Mite & Sensacione

Page 1

Mitet & Sensacionet ne Mjekesi Dr. Besi


Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi

“Ne mund t’ja ndalojme nje femije te gjithe njohurite per mitet e meparshme, por ne nuk mund ti heqim atij deshiren per mitologjine” thote Carl Gustav Jung (Psikiater Sviceran psikolog dhe themeluesi i psikologjise analitike, 1875-1961)

Por, ne Mjekesi mitet dhe sharlatanizmi kane potencialin per demtimin e shendetit, ne disa raste dhe vete jetes.

Dr. Besi London – Tirane June 2015


Permbajtja Mite e Keqkuptime te Zakonshme ………………………………3 Perfitimet nga qumeshti i bletes……………………………… 6 Terapia Japoneze (me uje te ngrohte) ……………………………………. 9 Natyrale, Organike, Eko, Ambientale, Bio etj ……………..11 Sensacionet Mediatike per Shendetin ………………………14 OBEZITETI …………………………………………………………….16 Mos blini ilace ne Internet | DNP-ja …………………………19


Mite e Keqkuptime te Zakonshme (1.) Nese lexoni me drite te dobet ose ulesh afer TV, e kompjuterit, te semuren syte. Pervec rehatise, te beni te kunderten nuk ndikon shendetin e syve tuaj. Syri perbehet nga muskuj, si cdo muskul lodhet ose “tendoset” por afersia me objektet apo drita e pamjaftueshme nuk i ndikon ato. E vetmja drite qe e demton syrin eshte te shohesh direkt nga dielli ose nje rreze lazer. (2.) Te hash ushqime te skuqura apo cokollate, sjell pucrra. Keshillat e sotme mjeksore nuk perfshijne asnje lidhje mes ushqimeve te skuqura dhe pucrrave. Sigurisht eshte me e shendetshme te evitosh ushqime te tilla, por s’ndikojne tek lekura juaj. Per cdo problem te keni konsultohuni me dermatologun. (3.) Te kercasesh gishtat sjell artritin. Ne doni, kercisni gishtat gjithe diten pa frike se ndodh kjo. S'ka evidence shkencore te mbeshtese kete teori popullore. Artriti shkaktohet kur sistemi imun sulmon kycet, kjo eshte jashte kontrollit tuaj. Por keni kujdes, gisht-kercitja mund te sjell demtim tek kycet/lidhjet e gishtit. (4.) Mos notoni pasi keni ngrene ushqim. Mund te jete mire te prisni pak, por rrezik s'ka nese notoni pas ushqimit. Ne fakt shume profesioniste te notit, konsumojne ushqim para garave te distancave te gjata. S’ka nevoje te torturoni femijet te presin 1h para se te futen ne pishine. (5.) Ftohesh, po dole me koke te lagur. Ftohjet shkaktohen nga qindra tipe virusesh, qe perhapen me kontakt direkt me te infektuar te tjetre, nga e puthura, teshtitura, shtrengim dore etj. Ekspozimi ne te ftohte si shkakton ato, duket ashtu pasi te ftohtit zakonisht ndodh ne dimer. Stina ne te cilen njerezit rrine brenda, duke krijuar atmostfere optimale per viruset/mikrobet qe te perhapen. (6.) Vaksina e gripit - sjell gripin. Vaksina s'ka virus aktiv e s’ju infekton dot. Ne fakt kjo eshte menyra me e mire te evitosh gripin. Vaksina si parim, punon duke stimuluar trupin tuaj te prodhoje antitrupa. Nese je ne kontakt me virusin e influenzen, anti-trupat e shkaterrojne para se te semureni ju. (7.) Kafja ndihmon t’ju dale pija. Ta dime se kafeja s’ka asnje efekt te permbyse efektet intoksikuese te alkolit. Kafeina stimulon sistemin nervor qendror. Kjo mund te sjelle vigjilence te rritur, por jo te dale pija. E vetmja rruge eshte te presesh, s'ka asnje metode deri sot te shtosh ritmin ne te cilin trupi juaj eleminon alkoholin.


Dr. Besi

(8.) Mund te merrni SST {semundje seksuale te transmetuara} nga ulja ne karriken e banjos (toilet seat) SST-te kontaktohen vetem nga kontakti seksual i drejtperdrejte, gjaku dhe nga nena tek femija i palindur. Shancet ta merrni kete ne banjo jane virtualisht zero. Mund te merrni semundje – si te ftohur, nga kontakti direkt me cdo siperfaqje te kontaminuar, por per sa kohe qe lani duart dhe perdornin sensin e mases, s'ka nevoje te evitoni banjot publike. (9.) Sa here teshtiteni zemra ndalon. Ne raste ne ralla mund te kete ritem te parregullt si rezultat i te teshtitures qe ndryshon presionin ne gjoksin tuaj, dhe kjo leviz paksa ritmin e qarkullimit te gjakut ne zemer. Por zemra KURRE s’ndalon! (10.) Jeni te sigurte te lepini plagen/plaget, bile e rekomandon dhe mjeksia. Ne fakt goja eshte plot bakterie, duke futur peshtyme ne plage ju rrezikoni nje infeksion. (11.) Duhen pire se s’ben 8 gota 2L uje ne dite. Shumica e njereve e marrin ujin e nevojshem nga ushqimi dhe lengjet, perfshire dhe ujin. Nese hani rregullisht, pini kur keni etje dhe ndiheni mire, harrojeni kete “rregull” Kur ju mungon uji, trupi ju tregon menjehere dhe me pas, me simptomat e dehidrimit: etje, marrje mendsh e dhimbje koke. Eshte veshtire te pish aq uje sa te demtosh veten, por rezultatet shkojne ne enjtje te trutit, marrje mendesh, lodhje, konfuzion, konvulsione dhe koma. (12.) Kur rruhesh shpesh, floket/qimet dalin me te erreta e te forta. Te rruarit eshte proces siperfaqsor, poshte saj vendoset paraqitja e perberja e flokut. Pra te rruarit nuk e ben flokun me te forte e te ashper. Ndjesia vjen pasi pamja e siperfaqjes duket me e mprehte, ne realitet s'eshte keshtu.

5


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

Perfitimet “e mrekullueshme” nga qumeshti i bletes. (Royal Jelly) Qumeshti i Bletes, ka 60% -70% uje, 12-15% proteina, 10-16% karbs, 36% yndyrna e 2-3% vitamina, kripera amino-acide, ne varesi te klimes e gjeografise. Emri vjen se perdoret per ushqimin e mbretereshes. (royal – mbreteror) Disa pretendojne se ka efekte te vecanta mjeksore te: astma, alegjia, semundje te melcise, ulcerat, veshkave, insomnia, frakturat, lekura, kolesteroli, tonik per shendetin, lufton procesin e plakjes, ndihmon shume sistemin imunitar e pa fund.

Shitet per i sigurte se "eshte Bio Ne nje artikull me poshte do shpjegojme se: Bio - S’kane produkte toksike: parabenz-et (butylparaben, ethylparaben, methylparaben, propylparaben) Jane agjente kurues. Ruajne shijen e produktit, ngjyren dhe perberjen. Bio jane dhe produktet e naftes, ngjyruesit, ngjitesit etj. Bio eshte etanoli dhe letra, bio eshte Nafta, por nuk i shesim per ushqim, as si kurues te semundjeve. Ne Britani 90 kapsula Royal Jelly nga 200mg kushtojne £25. Ja disa llogari. Nje koshere bletesh prodhon ~500 gr qumesht bletesh. 90 kapsula = 18.000 mg = 18 gram. 500/18 ~ 27 Mund te shesim 27 kutia nga 18 kapsula qe bejne £25 secila. 27 x 25 = £625 per 500 gram. Dikush shet Royal Jelly 750mg per £14! Ne kete rast 1kg ~£ 9-1000.

6


Dr. Besi

Problemi yne nuk jane parate nese doni ta bleni eshte puna juaj, por pretendimet e mrekullise. Te gjitha pretendimet per Qumeshtin e Bletes nuk qendrojne.

Deri tani kam gjetur vetem 3 studime te cilat jane nje ide ne tentative per sistemin imun dhe kolesterolin, te treja jane inkonkluzive e te llojit (tolerances) qe cdo e dhene mund te ishte arritur ne nje grup te vecante me efektin placebo. Ne moment qe shkruajme, nuk ka evidence solide shkencore, qe thote Qumeshti Bletes sheron 50 apo 80 nga semundjet per te cilen pretendojne shperndaresit e tij. Ne kontinentin tone institucioni me i larte per ushqimet eshte: Autoriteti Europian per Sigurine ne Ushqime “European Food Safety Authority” Ne 2011 ka deklaruar: "nuk ka asnje evidence shkencore per pretendimet e bera ne perberesit qe i bejne mire shendetit, nga qumeshti i bleteve." Keto do i japim ne origjinal nga faqja zyrtare, ti

sqarojme ne gjuhen shqipe per te gjithe: "Pretendimet shendetesore jane ato qe perkufizohen si “cdo pretendim qe thote, shtron ose nenkupton qe ekziston nje marredhenie ndermjet nje kategorie ushqimore, nje ushqimi ose nje nga perbersit e tij” Ne perputhje me Artikullin 13 (1) pretendimet shendetsore pervec atyre qe referohen ne reduktimin e semundjes dhe zhvillimin e femijeve dhe qe pershkruhen ose referohen si: a) roli i nje nutrienti ose substance ne rritjen, zhvillimin e funksionimin e trupit, ose b) funksionet psikologjike dhe te sjelljes, ose c) pa paragjykime te Direktiva 96/8EC, renien ne peshe, dobesimin ose uljen e sensit te urise ose nje rritje te sensit te ngopjes ose uljen e energjise te pranishme nga dieta. Te perfshihesh ne listen e Komunitetit per pretendimet e pranuara te shendetit keto kerkesa do te jene: (i)

(ii)

Zakonisht te bazuara ne evidence te pranueshme shkencore Te kuptueshme shume mire nga klientet.

Ekziston nje grup i madh shprehish qe mund te perdoret per te percuar marredhenien ne mes ushqimit dhe funksionit te tij.

7


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

Kjo mund te vije nga praktikat komerciale, perceptimi i klienteve dhe diferencat gjuhesore apo ato kulturore pergjate Komunitetit Europian.

Megjithe ate, termat-fjalet e perdorura ne pretendimet shendetsore duhet te jete te verteta, te qarta, te sigurta dhe te dobishme per klientin qe te zgjedhe nje diete te shendetshme.” "Nje marredhenie shkakpasoje nuk mund te provohet ndermjet ushqimit/ perberesve ushqimore qe jane subjekt i ketij opinioni dhe pretendimeve te propozuara." Me kete EFSA i jep fund “perfitimeve terapeutike” nga qumeshti i bletes, duke hedhur poshte cdo lloj pretendimi. Ne FB e ne website, per interesa komerciale, jepen “doza, semundje, efekte anesore" por keto s'bejne qumeshtin e bletes ilac; as suplement me perfitime ndaj shendetit. EFSA conclusion in English: Health claims are defined as "any claim that states, suggests or implies that a relationship exists between a food category, a food or one of its constituents and health". In accordance with Article 13 (1) health claims other than those referring to the reduction of disease risk and to children's development and health are health claims describing or referring to: a) the role of a nutrient or other substance in growth, development and the functions of the body; or b) psychological and behavioural functions; or c) without prejudice to Directive 96/8/EC, slimming or weight control or a reduction in the sense of hunger or an increase in the sense of satiety or to the reduction of the available energy from the diet. To be included in the Community list of permitted health claims, the claims shall be: (i)based on generally accepted scientific evidence; and (ii)well understood by the average consumer There is potentially a plethora of expressions that may be used to convey the relationship between the food and the function. This may be due to commercial practices, consumer perception and linguistic or cultural differences across the EU. Nevertheless, the wording used to make health claims should be truthful, clear, reliable and useful to the consumer in choosing a healthy diet Royal jelly related to ―natural defence/immune system‖, ―metabolism‖, ―vascular function‖, ―glands function‖, ―skin health‖, ―tonus/vitality‖, ―anti-asthénique, immunostimulant‖, ―ménopause, effet oestrogénique‖, hypolipidémiant‖, ―vitalité physique et intellectuelle‖ and ―helps heart health and to maintain a balanced level of cholesterol and lipids in the body‖ (ID 1225, 1226, 1227, 1228, 1230, 1231, 1326, 1328, 1329, 1982, 4696, 4697)

A cause & effect relationship can’t be established between foods/food constituents, which are the subject of this opinion, & the proposed claimed effects. Mund te verifikohet refuzimi i perfitimit nga qumeshti i bletes (roayl jelly) nga Autoriteti Europian per Sigurine ne Ushqime “European Food Safety Authority” duke shkuar ne faqen e tyre zyrtare online dhe lexuar 34 fq konkluzione.

8


Dr. Besi

Terapia Japoneze (me uje te ngrohte)

“Terapia rekomandohet ne semundjet kardiake” Ne google dilte “Mjekimi Japonez me Gota Uji te Ngrohte” ne vendin e 3-te. Sot ne vend te 9-te gjindet “Pupla Kardiake” e jona. Nje postim-kujtese, ironike, sa nevoja kemi per informacion te sakte. Por nuk ngelet ketu, ne timeline disa dite me pare “Uji i Ngrohte” me doli ne FB, pashe se sihte lexuar nga30.000 Shqiptareve te mire, nga ku te pakten + 1/3-ta e kane bere Share (rreth 8.000 prej tyre) Numer shume i larte, te mendosh se eshte postim rastesor apo Shqiptari s'ka nevoje per edukim mjeksor te pergjithshem. Nese 1:4 Shqiptare, ne model shkalle (30.000 : 8.000) besojne se, dhe shperndajne e japin deshmi per perfitimet e “ujit te ngrohte te stilit Japonez” ku mjaftojne 4 gota nga 160ml cdo mengjes te ndihmojne per: Dhimbje koke, trupi, artrit, epilepsi, bronkit, astmen, meningjitin, veshkat, obezitetin, gastitin dhe diarrene, diabetin dhe kapsllikun, te gjitha semundjet e syrit, ne veshe dhe ne fyt, dhe madje edhe kancerin” Dicka ketu nuk shkon... . Nuk mund te bejme lufte me mullijte e Internetit dhe keto postime do jene se sharlatanet kane ekzituar ne cdo kohe. Por Uji i Ngrohte qe eshte i tille, i ngrohte, e thjeshte uje; eshte ne domenin e hidraulikeve, nuk ka lidhje me zemren, mjekesine dhe terapite per te cilet merr ash shume mbeshtetje. Vecse, kur na i japin "terminologji, teknike dhe ekzotike" me "ri-paketim" si Uje-Japonez e cudiberes, do ju sjellim faktet nga Shendetesia Japoneze. Ju vendosni vete. Pertej ironise “uji i ngrohte" ne internetin Shqip, dhe jo vetem, ka nje shperndarje si pak terma e terapi te tjera. Shpresojme qe me ta, tashme lexuesi te kete ne dispozicion dhe sqarimet tona te sakta per kete uje cudiberes, dhe per mjekesine Japonze ne pergjithesi. Popullata e atij vendin nuk ka arritur parametra shendetesore qe e fusin ne 10 vendet e para te planetit, dhe jetegjatesi te larte, duke perdorur “ujra dhe kura magjike”

9


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

10


Dr. Besi

Natyrale, Organike, Eko, Ambientale, Bio etj Te gjithe keni degjuar: bio, eko, organike, natyrale pa ditur plotesisht ke te zgjidhni e diferencen mes tyre. Nje trend i ri eshte bio-organike. Bejme flasim per ushqime, produkte kozmetike, produkte pastrimi dhe suplementare te ushqimeve; qe jane bere nga “prodhimi ne toke” me perberes organike jo te modifikuar nga ana gjenetike e pa shtuar kimikate. Bio - S’kane produkte toksike: parabenz-et (butylparaben, ethylparaben, methylparaben, propylparaben) Jane agjente kurues. Ruajne shijen e produktit, ngjyren dhe perberjen. Bio jane dhe produktet e naftes, ngjyruesit, ngjitesit etj. Organike - fillon ne ferme, ku prodhimet rriten ne menyre organike, pa insekticide, pa plehra kimike dhe hormone. Magazinimi po ashtu eshte strikt. Organiket jane 100% te patrajtuara me produkte artificiale. Kompanite e medha i japin rendesi formes me departamentet e tyre PR, duke prezantuar emertime te ndryshme dhe njeriu mesatar behet konfuz. Shtojne elementa Natyral (jo domosdoshmerisht organik) nje “gjethejeshile” ne etikete e fjala natyrale, shet produktin si...natyrale. Nese lexon perberesit dallohet sa larg eshte nga natyra, aq me teper te jete organike. Kjo shihet ne Industrine Kozmetike, qe ka shume terma te ngaterruar: Kozmetike Organike Kozmetike Natyrore Kozmerite Jeshile (green) Kozmetike Ekologjike Kozmetike Ambientaliste Bio-Kozmetike

...e keshtu me rradhe. Dhe kane filluar te shtojne “produkt qe nuk eshte testuar tek kafshet” Pra, ato kujdesen per te gjitha (1) natyren. (2) njeriun (3) kafshet ... po paraja? Sipas USDA-se (Departamenti i Agrikultures te SHBA-se) ky eshte perkufizimi per ORGANIKE: “Ushqimi ose cdo produkt i agrikultures, qe eshte prodhuar me metodat e aprovuara. Ketu futen praktikat kulturale, biologjike dhe mekanike; qe promovojne ri-ciklimin e burimeve natyrore, ruajne balancen ekologjike dhe mbrojne bio-diversitetin. Plehrat kimike, irridimi me rreze dhe ingjinieria gjenetike nuk lejohen te perdoren nese produkti do emertohet si organik”

11


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

Per nje produkt kozmetik, te quhet organik - te pakten 95% e perberesve duhet te jene te tille. Mbetja prej 5% mund te jene minerale, p.sh dioksidi i titanit. Lejohen disa aditive (shtues-additives) nga nje liste a kufizuar (!) vetem nese perberesi organik s'gjindet e s’duhet te jete gjenetikisht i modifikuar. Perkufizimet, dhe do fillojme me Bio-n, kam pare disa here te perdoret ne Shqip pa u kuptuar mire dhe vend e pa vend.

Prodhimet Bio: sipas Aktit te 2002 nga Ministria Agrikultures se SHBA-se, “produkt industrial apo komercial (pervec ushqimit) qe behet nga materialet e agrikultures (perfshire kafshet dhe produktet e detit) ose te pyjeve. (Pra dhe etanoli e letra jane Bio – por ne nuk i hame ato.) Prodhimet Organike: nje produkt i cili ka te pakten 95% te perberesve te tij nga “barerat, prodhimet e tokes e mineralet, dhe 10% e perbersve duhet te vijne nga ferma organike; qe do te thote, pa ingjineri gjenetike, kimikate artificiale e pesticide. Prodhime Ekologjike: nje produkt i cili ploteson kriteret ne perberje dhe ambalazhim, qe te kete sa me pak impakt tek ambjenti. Kjo s’do te thote se produkti i pergjigjet respektit per njeriun dhe ambjentin gjate gjithe jetes se tij te ri-cikluar. Prodhimet Natyrore: produkt i marre nga natyra. Instrumentat ligjore jane shume konfuze ne fjalen natyre. Se nje produkt merret nga natyra, s’do te thote qe respekton konsumatorin dhe ambjentin. Shume substanca natyrore i klasifikojme si toksike, ose si alergjike. Produktet jeshile: barishtet, (green product) produkte me origjine, zakonisht, bimore.

12


Dr. Besi

Produkte friendly ndaj ambjentit: ose “produktet ambjentale” quhen ato te cilat kane shkalle te mire biodegradimi (shperberje) dhe eko-toksicitet shume te ulet, ne respekt ndaj njeriut; pasi njerezit jane pjese e ambjentit. Stampa “European Ecolabel” garanton klientin se produkti i blere ka vlera te mjaftueshme per kualitetin ambjental. Po shkruajme per Bio-n, se ne shume portale, forume, gazeta, e informacion ne gjuhen Shqipe te gjitha jane konfuze (te paqarta e te gabuara) Si nga Shqiperia dhe Kosova. Dhe ekspertet [qe ndihmonin bujqit] vinin shenje barazie ndermjet produktit Bio - me mungesen e pesticideve apo plehrave kimike. Ngaterrohet bio me organike, organike me ambjentale dhe i kane bere lemsh. Tani keto po i sqarojme nga ana mjeksore, perkufizimet dhe klasifikimet.Nuk kemi rreshtuar kimikate e terma perberesish te demshem, ta mbajme lexuesin te fokusuar te esenca e terminologjise. Ndoshta do na duhet nje shkrim i 2-te. Ju lutem qartesohuni per diferencat, kjo jo vetem mos te ndikojne blerjet qe beni (te planifikuara a ne impuls) por te dini cfare bleni, pavaresisht pretendimeve (a injorances) te komercit; dhe "eksperteve".

13


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

Si duhen lexuar pretendimet Mediatike per Shendetin Media ja ka vene vetes detyre te hyje “ne sinkron me lexuesin”duke i sjelle nen hunde, pikerisht “studime te vogla” qe tregon cilat gjera na bejne mire. Vera? 100% e dobishme! Cokollata? Shpeton, lumturon dhe parandalon, sa me shume te hame, aq me mire. Pretendime te tilla do i shihni pergjate vitit, dhe shume nga ju kapin ate qe gazeta/mediat japin ne titull. Nese lexohet krejt artikulli, gjerat dalin ndryshe. Megjithese ka manipulime spektakolare, ne emer te "injorances koletive, sensacionit dhe komercit" Kjo e fundit, duket motori levizes i cdo gjeje. 1) Nese eshte Interesante, shancet jane qe eshte Fallco. Nuk ka zbulime radikale ne Shendetsi, progresi eshte rruge e perpjete me shume testime e deshtime, shkendijat qe dalin duhet kohe te kthehen ne perfitime apo kura; kjo ne rastin me te mire. Ne 120 vitet e fundit, numerohen ne gishtat e nje dore zbulimet te cilat u adoptuan menjehere dhe pa kushte. Rrezet X, qe shiheshin qarte nga te gjithe apo antibiotiket qe nuk kaluan mes testimeve, pasi perfitimet nuk diskutoheshin. Shumica kerkimeve shkencore sot vecse konfirmon ate qe e dime. Kur ka devijime dhe 50 te tjera e kundeshtojen, shancet jane qe eshte fallco. 2) Detajet jane ne artikull, jo ne titull. Nje titull bombastik “karrotat sherojne Kancerin” terheq lexuesin, derisa arrin ne par. 22 dhe shikon qe thote shkarazi, “ky studim ishte per efektin e vitaminave dhe mineraleve ne semundjet pulmonare dhe nuk gjeti asnje lidhje ne mes te vlerave ushqimore te karrotave kunder kancerit” Titulli automatikisht del pa lidhje - si dhe juristet e gazetes jane te mbuluar nese dikush kundershton - por lexuesi ka rene brenda. Ne Britani per Krishtlindje shume media dolen me kete titull: “Pse Vera e Bardhe i Cmend Femrat?” U krijua ideja e “femrave psikotike” qe dicka brenda ne vere, i terboka fare. Sigurisht shume komentues shtojne “historite te tyre autentike” (anekdotike) ne fund te cdo shkrimi dilte...se sot “ne pime me shume se dje, gotat jane me te medha etj” pra asgje nuk ka brenda Veres se Bardhe. Thjeshte alkohol. 3) Karremi dhe Shpjegimi, me pas. Vera a kuqe - meqe e filluam me vererat - parandalon Kancerin, ne varesi te shtetit ku jeni, kete titull mund ta shihni disa here ne vit. “Po te pini me mase, mund te luftoni kancerin” bubullojne gazetat. Lexuesi ne kete moment mendon se studimi eshte “per veren e kuqe!!” dhe efektet e saj qe luftojne kancerin. Ne fakt eshte per efektin e Resveratrol, substance kimike qe gjindet ne lekuren e rrushit (pra dhe te vera e kuqe) te kanceri. Dhe, po, duket se e ul shancin per te marre disa kancere. Por dihet se alkoholi sjell kancer, pra duke pire vere s’ti ul shancet per ta pasur kancerin. Vete autoret thone: “sa me shume te pish, me shume demtohet AND-ja juaj, dhe rritet shanci qe nje ose me shume qeliza do kene kete demtim te AND-se, qe sjell kancerin.

14


Dr. Besi

Resveratrol shkaterron keto qeliza te demtuara.” Pra jepet karremi, dhe gjate rruges, ndryshon idja fillestare, qe kjo s’ka te beje me veren, por nje kimikat qe publiku se ka degjuar kurre. Me shprese se njerezit, nuk e kuptojne kete sensacion. 4) Ku eshte testuar? Cfare ju duhet ju, jane statistika qe provojne se “zbulimi i ri” eshte testuar te njerezit dhe ka dhene efekt ne teste “random dhe double blind”. Ne shume - shume njerez. Jo ne minj, majmune, miza, apo inde ne laborator. Dhe jo ne 1 apo 20 persona, qe mendojne se ju ka bere mire. Sidomos, duhet kujdes, me “personin” qe ka nje liber te publikoje, nje emision, apo diete; dike qe do t’ju shese dicka. “Dieta alkaline jo vetem me humbi 15kg peshe por dhe me permiresoi degjimin” thote njera, dhe tjetri vazhdon “Dieta me leng panxhari, uli peshen por dhe sheroi Anemine” Dhe ju do blini librin me instruksione. Disa here kjo dhe ndodh, se simptomat e nje semundje permiresohen vetvetiu, dhe njeriu mendon “meqe gjate kesaj kohe, bera pikerisht kete gje, atehere ky eshte shkaku” Kjo nuk quhet evidence. Sa here degjoni dhe lexoni histori te tilla, mos u besoni shume, ketu futen interesa financiare ne studime (a) ato qe marrin fonde nga kompani te vecanta, farma / kozmetika / ushqimore, (2) fonde nga taksapaguesit, qe rekomandojne metoda “efektive ne kosto” Deduksionet epidemiologjike, te vertetat e shkences, kundershtite e lobeve te ndryshme (sipas interesave) dhe keshtu pa fund; dhe ne fund si konkluzion: “nese ju do mendoni se “zgjidhjet shkencore” jane te mundimshme dhe jo interesante atehere nuk do ju peshkojne dot lehtesisht.

15


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

OBEZITETI

(Jo Sic Ju Kane Thene)

Sot mjeksia, nuk ka me problem me te “mbrapshte e te shkeputur” se Obesiteti. Eshte mjaft kompleks ne argumenta e kunder-argumenta; megjithese ju duket se e dini, ja vlen te lexoni pak. Gati te gjithe e dine se obeziteti/mbipesha, eshte prekursori qe sjell cdo semundje te koherave moderne. Thjeshtezimi s'eshte dhe aq i lehte, jo vetem per faktin se une nuk besoj tek “tranjimi standart” qe kemi marre ne origjinen e tashme kurimin e problemeve qe rrjedhin prej saj por qofte dhe “tradita zyrtare” ka kompleksitetin e saj.

Ne figure japim lidhjen ne mes te obezitetit dhe semundjeve te tjera. Cfare pranojne te gjithe? Kur je obez, risku per semundje rritet. Por argumenti (-at) fillojne tek pyetja: “cfare na ben ne obeze?” Obeziteti. Problem i akumulimit te yndrynave – qelizat yndyrore grumbullojne shume yndyrna, ne forme relative me shpejtesine ne te cilin trupi yne i shperbashkon (perdor) ato. Sot “mendimi standart thote, obziteti eshte kur (1) ha shume (2) ben pak ushtrime fizike/ jete sedentare. [ne fakt keto nuk jane dy gjera te njejta!]

Le ti referohemi nje burimi te respektuar te informacionit mjeksor: Lehninger’s Principles. Ate qe ne e quajme “Bibla e Biokimise” Nese jeni te regjistruar aty e shtypni kete pyetje: “cfare i ben qelizat dhjamore - me me shume dhjame?” {what makes fat cells fat} qe ne ane teknike duhet bere: “cfare shkakton qe qelizat adipoze t'akumulojne trigliceride” do merrni kete pergjigje:

16


Dr. Besi

“ Niveli i larte i glukozes ne gjak sjell leshimin e Insulines, e cila shpejton kapjen e glukozes nga indet dhe favorizon magazinimin e “djegesve” (karburanteve) si glikogjen dhe triaglicerols, duke shtypur / frenuar (inhibiting) mobilizimin e acideve yndyrore ne indet adipoze." E perkthejme kete per ju lexues: te hash shume Glukoze (karbohidrate CHO) rrit nivelin e insulines ne truping tone. Insulina kalon glukozen ne melci dhe qelizat muskulore si Glikogjen (ne sasi te vogla, me nje fare maksimumi jo pa fund) dhe qelizat yndyrore si trigliceride (ne sasi te pafundme, pa limite) Insulina, po ashtu, frenon shperbashkimin dhe perdorimin e Yndyrnave. Ne menyre parentetike (nga paranteza) asnje se kundershton kete konkluzion. Pyetja tjeter, nga e njejta Bibel, “cfare i ben njerezit te shendoshe” ana teknike ta bejme kete eshte: “what causes human obesity?” dhe merrni kete pergjigje: “Obeziteti eshte rezultat i marrjes se me shume kalorive ne diete sesa jane harxhuar nga trupi per aktivitetet energjikonsumuese” Drejt? Pra te thote: Njerezit shendoshen sepse ato hane me shume sesa bejne ushtrime levizje fizike. Ketu nuk do hyjme ne koncepte pertej hapesires se nje artikulli - sic jane une nuk besoj tek “kalorite dhe mundesia per ti kalkuluar ato, etj-etj” Keto i kemi sqaruar ne projektin tone Mjeksor qe ne Tetor 2014. Por si mund te jene te dyja pergjigjet korrekte? (1) Qelizat yndyrore behen “me te yndyrshme” sepse i influencon Insulina, por (2) Njerezit shendoshen sepse mbi-hane?

Njeri nga keto eshte korrekt, tjetri jo. Ja ta provojme. Eshte nje fushe shume kontraversale, dhe mjeket qe e kane kundershtuar sot kete teori ne bote [proponentet me eminente] numerohen me gishta. Kjo eshte tragjedia e Mjeksise Moderne dhe e te gjithe epokes tone. Ne ane empirike, kur njerezit rriten nga lart, asnje nuk e kundershton se eshte problem hormonal! Mjeket, por dhe popullata tashme e di kete, quhet Hormoni i rritjes (growth hormone) Ka raste te rralla, kur disa paciente kane tumor ne gjendren pituitare (nga ku sekretohet ky hormon) dhe kemi mbi-prodhim te tij. Keshtu c’rregullohet rritja dhe personi rritet nga Lart. Zgjatet. Asnje ne mjeksi se kundershton kete! Pse rritja horizontale, (obeziteti) duhet te jete ndryshe? Tashme argumenti duhet bere: qe “rritja horizontale” po ashtu rregullohet nga nje hormone – insulina. Ne te dyja rastet, rritje vertikale dhe ate horizontale – hormonet pergjegjese e bejne personin te haje me teper sesa ka nevoje (apo ka nevoje te djege si energji)

17


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi”

Personi qe ka shkuar gati 2.70 meter hengri shume te rritej aq, por nuk u rrit aq sepse hengri aq shume. Ai u rrit sepse pati mbi-prodhim te nje hormoni qe e beri ate te haje me teper sesa pati mundesi te djege si energji. Establishmenti i sotem mjeksor sot na thote: personat obeze kane ndrene shume. Ata hane shume {ne menyre relative me energjine e shpenzuar} sepse ne trupin e tyre ka nje hormon tjeter – insulinen - qe I bejne te hane shume. Eshte tabu ne rrethet mjeksore (keshtu na kane tranjuar permbi 50 vjet) te thuash se personi qe eshte Obez, dhe se ka kete “per mungese vullneti a ushtrimesh fizike” Mjeket nuk e pranojne qe e verteta eshte me e thjeshte {e njekohesisht me komplekse} se kaq. Hormonet jane pertej vullnetit apo balances tuaj me ushtrime fizike, ne fakt nese nje person i tille do beje ushtrime ai do kerkoje te haje me shume; dhe / ose do hyje ne “starvation diets” ose do rrezikoje shendetin me teper. Ndryshimi eshte kauzal (sic) [ndryshimi mes ngjarjes/shkakut 1 e 2] dhe keqkuptimin qe e ndjek; qe ka sjelle te gjitha keshillat e shendetsise dhe ushqimit, qe jane rrenja e problemeve shendetsore qe na ndikojne te gjithe ne. Megjithe luften e bere, fushatat, barnat, aparaturat ne perdorim keshillat e dhena, obeziteti eshte ne rritje, komplikacionet nga diabeti e rritja e kesaj semundje jane ne stratosfere; Mjeksia akoma se ka kuptuar se strategjite e sotme terapeutike nuk po funsksionojne. Sot ne USA vdesin 4.000 persona nga komplikacionet e diabetit ne dite. Nese kjo do ishte nje industri e vecante thuaje aeronautika, ku te kishim 10 aviona me 400 persona te bienin nga qielli cdo dite, FLUTURIMET DO ISHIN PEZULLUAR. Inxhinieret do ktheheshin te parimet bazike te fluturimit, kraheve te avionit, karburantit dhe helikave; ne akoma vazhdojne ne rrugen e gabuar. Perserisim: Obeziteti nuk vjen nga: (1) Mbi-ngrenia (2) Nen-levizja. Nuk eshte faji i personit obez per kete. Eshte sindrome qe vjen nga cregullimet hormonale e do trajtuar si e tille. NHS Britanik, po diskuton, qe personave obeze, po s'rane ne peshe e po s’lane duhanin... tu refuzohet trajtimi. Ketu na ka sjelle nje qendrim i tille shume dogmatik, qe ne 20-30 vite do quhet krejtesisht “kriminalisht i papergjegjshem” Kur kjo ndodh ne Britani e USA, nuk priten ndryshimet e para nga Shqiperia, por secili mund te edukoje vetveten disi. S'kemi rruge tjeter. Rezultati i sotem eshte katastrofik.

18


Dr. Besi

Mos

blini

ilace

ne

19

Internet

|

DNP-ja


“Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi” Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Maj 2015 Dr. Besi Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: “Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi” Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Per informacion kontakto; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk

Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale dhe fushat humane. Ka shkruar mjaft artikuj studimore per problemet humanitare qe ndikojne shoqerine tone, nga vetmia, stresi, depresioni e suicidi; te ngacmimet seksuale, perdhunimet, dhuna ndaj femres dhe abuzimi domestik. Copyright Notice ”© 2015 Dr. Besi All rights reserved ““Mitet dhe Sensacionet ne Mjekesi” No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews Book and Cover Designer © May 2015 b.bestar, London, United Kingdom. For information contact; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk 1st Edition: January 2015

***

20


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.