Neurologji

Page 1

Neurologji

Dr. Besi


Sistemi Nervor Neuroanatomi, koncepte, semundje, ekzaminime, trajtime, fakte e shpjegime per gjendjet nervore

Dr. Besi


Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të. Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) qe u referohet traktati. Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: Sistemi nervor © Dr. Besi Korrik, 2015. Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Per informacion kontakto; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk

***

Sistemi nervor Nentor 2010 - Korrik 2015

Londer - Tirane © Dr. Besi



Struktura e Nervit Shumica e nervave formohen nga bashkimi I fibrave nervore te quajtura fashikuj (sic) fascicles. Nervat udhetojne te nje vend i caktuar i trupit dhe bartin dy tipe fibrash: sensore (aferente) qe percojne impulset; nga receptoret ne lekure, ndiejne organet dhe organet e brendshme; ne tru dhe palcen e kurrizit; dhe fibrat motore (eferente) qe transmetojne sinjalet nga truri dhe palca te nje muskul apo nje gjender.

Sjellja e neuroneve. Neuronet duhet te aktivohen nga nje stimul qe prodhon impulse nervore, te cilat jane vale elektrike qe levizin pergjate fibrave nervore. Kur nje neuron merr stimulin, elektriciteti brenda ne membranen qelizore ndryshon nga negative ne pozitive.


NEUROLOGJI

Impulsi nervor udheton neper fibren nervore te nje degezim sinaptik ne fund, dhe ben te leshohen neurotransmetuesit, te cilet jane substanca kimike qe kalojne hapesiren ne mes neuronit dhe qelizes – target, dhe kjo stimulon pergjigje nga qeliza e markuar.

Pikat ku neuronet komunikojne quhen sinapse. Inhibicioni. Neurotransmetuesit mund te inhibojne (sic) sinjalet ne ca zona te trupit, si dhe ti stimulojne ne zona te tjera. Kur kjo ndodh, kanalet ne qelizen e shenjuar nuk hapen qe te lene jonet e Na brenda. Por neurotransmetuesit hapin kanalet qe ose lejojne jonet pozitive te K te arratisen nga qeliza ose lene brenda jonet negative te Cl. Ne te dyja raste, elektriciteti ne qelize ngelet negativ dhe neuroni nuk mund te aktivohet. 6


Dr. Besi

Rigjenerimi. Fibrat nervore periferike qe jane te shtypura bile dhe te keputura, mundet qe gradualisht te rigjenerohen nese trupi i qelizes nuk eshte demtuar, vecanerisht nese ngelet i pademtuar indi lidhes ne te cilen impulset nervore udhetojne. Rigjenerimi nuk ndodh ne nervat e trurit dhe te palces. Substanca Gri. Krejt truri eshte i rrethuar nga nje shtrese e holle (korteksi) 2-6 mm, qe perbehet nga grupe te qelizave nervore. Poshte kesaj shtrese eshte nje substance e bardhe, me ishuj te substances gri. Substanca e bardhe perbehet nga aksonet e mbuluar me mieline ose fibrat nervore qe dalin nga trupi i qelizave nervore. Mbeshtjellja yndyrore - mielinike, sherben per te rritur shpejtesine e transmetimit te impulseve nervore.

Lengu cerebro-spinal. Pjeset e buta te trurit dhe palces se kurrizit jane te mbrojtura ne kafazet kockore te kafkes dhe vertebrave; per mbrojtje shtese, keto inde rrethohen nga nje leng i paster qe quhet


NEUROLOGJI

lengu cerebrospinal. Lengu prodhohet nga ventrikujt (dhomat) e trurit dhe ri-perteritet cdo 3-4 ne dite. Sherben si buffer (sic) ndaj goditjeve, dhe ndihmon per te mbajtur peshen e trurit, te ulin stresin e eneve te gjakut dhe te nervave. Ky leng permban glukoze per te furnizuar qelizat e trurit me energji. Prodhohet ne ventrikujt laterale dhe kullon ne ventrikulin e 3-te nepermjet nje vrime qe quhet forameni ventrikular. Pastaj kalon neper akuaduktin cerebral (kanal) dhe ne ventrikulin e 4-rt. Meningjet. Truri mbulohet nga tre membrana te quajtura meningje. Pjesen e brendshme te kafkes e mbeshtjell membrana e jashtme-dura mater, qe permban venat dhe arteriet furnizuese me gjak per kockat kraniale. Shtresa e mesme quhet araknoide (ngjan me merimangen) Kjo ka nje membrane nga e cila indet lidhore ne forme rrjetezash, projektohen ne hapesiren sub-araknoide. Zona qe permban lengun cerebrospinal si dhe ene gjaku. Prane korteksit eshte pjese delikate, membrana e brendshme, qe quhet pia mater.

8


Dr. Besi

Furnizimi i me gjak i trurit. Megjithese truri i njeriut ze vetem ~2% te peshesh se tij trupore, ai kerkon 20% te totalit te gjakut. Oksigjeni dhe glukoza e transportuar nga gjaku jane vitale per trurin; pa nje furnizim konstant, funksionet e tij degradojne shume shpejt. Gjaku i oksigjenuar nga arteriet percillet ne te gjitha pjeset e trurit. Gjaku i papaster kthehet ne zemer duke lene trurin nepermjet nje network-u venasha qe kullojne neper kanale te quajtura sinuse.

Zhvillimi i trurit Nje nder proceset me te rendesishme embrionike eshte zhvillimi i trurit, dhe ky ndodh shume shpejt. Nga pjeseza te vogla indore fillojne funksionet ne shume zona teper te specializuara te trurit. Shumica e zhvillimit te trurit dhe sistemit nervor ndodh qe ne javet e para te jetes se embrionit.


NEUROLOGJI

4 jave – tubi neural eshte zhvilluar, ka tre te ngritura qe quhen vesikulat primare ato formohen ne pjesen e siperme te tubit dhe me pas do behen tre pjeset kryesore te trurit; truri i perparme, i mesem dhe i pasem. 6 jave – tubi neural perkulet dhe fillojne te dalin nervat kraniale. Dy te ngritura jane formuar ne trurin e perparme qe me pas do behen dy hemisferat e trurit; pjesa me e madhe e nje truri te formuar. 11 jave – nga pjesa e pasme fillon te rritet cerebelliumi. Ndersa dy hemisferat e trurit po rriten me shpejtesi, dhe po fillojne te kalojne mbi trurin e pasem. 38-42 jave ne lindje – truri ka miliarda qeliza. Duke u rritur cerebelliumi kemi palosje te korteksi mbi tru. Cdo njeri ka te ulura dhe te dalura unike ne trurin e tij.

10


Dr. Besi

Network-u neural – ne lindje truri e ka kuoten e plote te qelizave nervore por nje network i plote i fibrave nervore akoma nuk eshte formuar. Deri ne moshen 6 vjecare, truri rritet dhe zhvillon network-un shume shpejt, pastaj zhvillimi eshte me i ngadalte deri sa truri arrin moshen e te rriturit.

***

Neuro-Anatomia Sistemi nervor ne vetevete eshte nje pjese sistemesh te kombinuara se bashku, ai ndahet ne SNQ – Sistemi Nervor Qendror dhe SNP – Sistemi Nervor Periferik.

Sistemi Nervor Qendror Perbehet nga dy pjese madhore, truri dhe palca e kurrizit. Truri peshon 1.3-1.4kg dhe perbehet nga 100 miliarde qeliza nervore, te cilat i quajme neurone. Keto ndihmohen nga triliona qeliza mbeshtetese qe quhen glia. Palca e kurrizit eshte gati 43 cm e gjate te femrat dhe 45 cm e gjate te meshkujt, ajo peshon nga 35-40 grame. Ndersa shtylla kurrizore ose kolona vertebrore qe e permban dhe mbron ate eshte gati 70 cm e gjate.


NEUROLOGJI

Sistemi Nervor Periferik SNP-ja ndahet ne dy pjese: sistemin nervor somatik dhe sistemin nervor autonom. Sistemi nervor somatik, perbehet nga qelizat nervore periferike qe cojne informacion ne sistemin nervor qendror dhe fibrat e nervave motore qe projektojne ne sistemin muskulo-skeletor. Sistemi nervor autonom, ndahet ne 3 pjese: (i) sistemi nervor simpatik (ii) parasimpatik dhe (iii) sistemi nervor enterik. Ky sistem kontrollon pjesen viscerale (organet e brendshme) te trupit tone dhe gjendrat. Sistemi enterik, si nen-ndarja e 3-te e sistemit autonom nervor eshte dicka qe nuk e njohin te gjithe, perbehet nga nje rrjetezim i fibrave nervore qe inervojne viseceren, traktin gastro-intestinal, pankreasin, fshikezen e temthit.

12


Dr. Besi

Truri I pare nga siper truri ndahet ne 2 pjese, qe i quajme hemisfera. Ato komunikojne se bashku me ane te corpus callosum, nje grupfibrash nervore. Ka dhe nje grup tjeter qe lidh dy hesferat qe quhet komiusra anteriore. (anterior commissure)

Ka ndryshim ne terminogjine e sistemeve, ne Sistemin Nervor Qendror dhe Sistemin Nervor Periferik emertimet ndryshojne. SNQ bashkimet e neuroneve quhen nuklei. SNP quhen ganglia. SNQ bashkimet e aksoneve quhen trakte, SNP bashkimin e aksoneve e quajme nerva.


NEUROLOGJI

Neuronet e Sistemit Nervor periferik, ndahen ne 3 menyra sipas funksionit te tyre: Sensore (aferente) – cojne informacionin ne SNQ nga organet sensore ose motore motore (eferente)- cojne informacionin nga sistemi nervor, p.sh te muskujt. Kraniale – lidhin trurin me periferine ose spinale lidhin palcen e kurrizit me periferine. Somatike - lidhin lekuren ose muskujt me SNQ ose viscerale – lidhin organet e brendshme me SNQ Struktura e Trurit Korteksi Cerebral eshte pergjegjes per: Mendimin Levizjet e vullnetshme Gjuhen Arsye Perceptimin

Korteks ka origjine Latine, per “lekure” (mbeshtjelljen e nje peme) Kjo sepse korteksi eshte si mbeshtjellja e trurit nga jashte. Ajo ka trashesi nga 2-6mm. Ne mamalet e larte, sic eshte njeriu, kortesksi ka mjaft te futura e te ngritura, si dhe rrudha. Nje e ngritur quhet gyrus ndersa nje e futur quhet sulcus (gjirus / sulkus)

14


Dr. Besi

Cerebellumi eshte pergjegjes per (i) levizjen (ii) balancen (iii) qendrimin dhe ekulibrin. Si fjale nga Latinishtja do te thote “tru i vogel� dhe gjindet ne pjesen e poshtme te trurit, ai ngjan me korteksin cerebral sepsa ka hemisfera dhe nje korteks qe i mbeshtjell ato.


NEUROLOGJI

Pjesa e poshtme e trurit, te njerezit (zakonisht) ne e perdorim si term per te pershkruar medulla oblongata (myeloencefalon) ponsin (pjese e metencefalon) dhe trurin e mesem (mesencefalon) dhe eshte pergjegjes per (i) frymemarrjen (ii) ritmin e zemres dhe (iii) presionin e gjakut. Kjo pjese i referohet zones se trurit ne mes talamusit dhe palces se kurrizit. Si strukture e plote ai perbehet nga medulla oblongata, tektum, formacioni retikular dhe tegmentum; eshte strukture shume e rendesishme pasi pergjegjesite qe i korrespondojne me siper, jane funksionet bazike te jetes.

Hypothalamus hypothalamus (Greq. ὑπό, "poshte" dhe θάλαμος, "dhome") eshte pergjegjes per (i) temperaturen trupore (ii) emocionet (iii) sensacionin e urise (iv) sensacionin e etjes dhe (v) ritmet cirkadiene. Hipotalamusi eshte i perbere nga disa zona qe gjinden ne bazen e trurit, ai peshon ~ 1/300 e peshes totale te trurit. Nje funksion primar i tij eshte kontrolli i temperatures dhe te coje komanda per ta adjustuar ate, pak-a-shume eshte si tip termostati i 16


Dr. Besi

trupit tone. Nese hipotalamusi ndjen ethe (temperature te larte) ai con sinjale te kapilarte qe te zgjerohen dhe keshtu ftohet gjaku, duke ulur temperaturen e pergjithshme te trupit. Po ashtu, hipotalamusi kontrollon dhe gjendren pituitare.

Thalamus eshte pergjegjes per levizjen tone dhe analizon senset. Informacionet sensore nga zona te tjera te sistemit nervor vijne ne talamus, ai i percjell te korteksi. Po ashtu proceson informacionin qe ka lidhje me levizjen. Talamusi eshte dispaceri i sinjaleve sensore dhe motore ne koren mbeshtjellese te trurit (korteks) si dhe ka pjese ne rregullimin e vetedijes, gjumit dhe vigjilence.


NEUROLOGJI

Sistemi Limbik ka funksion per emocionet dhe kujtesen, eshte nje grup struktural ku futen amygdala, hipokampusi, trupat mamillare dhe girusi cingulate. Ky sistem shume kompleks nervash dhe network-u ne tru perfshin disa zona prane korteksit qe lidhen me instiktet dhe ndjenjat tona. Ketu kontrolloen emocionet bazike, si frika, kenaqesia, zemerimi dhe nevojat tona, si uria, seksi, dominimi, kujdesi per femijet etj. Njihet dhe ndryshe si grup struktura e evoluar e trurit primitiv.

Hippokampus ka si funksion (i) te mesuarit dhe (ii) kujtesen. Ne Lat. d.m.th. kali i detit. Hipokampusi eshte pjese e sistemit limbik

18


Dr. Besi

Ganglionet bazale ose gangalia bazale, jane nje grup-strukture, qe perfshijne globus pallidus, nukleusin kaudat, nukleusin subtalamik putamen dhe substancen negra; qe bashku kane rendesi ne kordinimin e levizjeve.

“truri i mesem� ose ai qe e quajme mesencefalon eshte pergjegjes per shikimin, degjimin, levizjen e syve dhe te trupit. Ketu perfshihen disa struktura, kolukuli inferior dhe superior (colliculi) dhe berthame e kuqe (red nucleus) Vjen nga pjesa primitive e trurit, dhe perbehet nga tektum, tegmentum, akuedukti cerebral dhe pendukuli cerebral, si dhe disa berthama dhe fascikuj.


NEUROLOGJI

Ilustrim ku lokalizohen zonat qe shpjeguam me siper.

Zonat specifike te trurit

20


Dr. Besi

Palca e Kurrizit Palca e kurrizit eshte nje kabllo e gjate gati 43 cm, qe vazhdon nga truri deri ne pjesen e poshtme te shpines tuaj. Ka dy tipe indesh. Pjesa e brendshme eshte grey-matter (substanca gri) qe perbehet nga trupat e qelizave nervore, aksone te pa-mielinizuara, qeliza gliale dhe ene gjaku. Pjesa e jasthme permban gjurme te white matter, subtanca e bardhe qe perbehet nga aksone te mielinizuar te cilet percjellin impulset nga dhe te palca e kurrizit dhe truri.

Gjate rritjes dhe zhvillimit te trupit, palca e kurrizit nuk zgjatet ne ate forme si dhe kockat spinale.


NEUROLOGJI

Prandaj ajo ze vetem 2/3-at e kolones vertebrale. Cilindrike dhe paksi i shtypur, palca e kurrizit eshte e trashe sa gishti juaj per gati te gjithe gjatesine; duke u shtrire nga pjesa e ulet e kurrizit jane nje pjese fibrash nervore individuale qe quhen kauda ekuina (cauda equina) Nervat Spinale. Me ane te 31 nervave spinale, palca e kurrizit lidhet me trupin. Nepermjet tyre , palca con dhe merr informacion nga truri. Nervat shpinore kalojne Ne mes te hapesirave vertebrore dhe futen brenda palces nga ku ndodhet rrenja e tyre.

22


Dr. Besi

Mbrojtja e Palces se Kurrizit ne pjesen kryesore mbrohet nga segmente kockore te kolones vertebrore dhe ligamentet mbeshtetese te saj. Mbrojtje te metejshme i jepet nga lengu cerebrospinal, qe vepron si absorbues i shokut dhe goditjeve, dhe hapesira epidurale, nje “jastek� yndyror dhe ind lidhor, qe gjindet ne mes periostum – it (membrana qe mbeshtjell kockat vertebrale) dhe dura mater, pjesa e jashtme e meningjeve (membranat qe mbeshtjellin palcen e kurrizit) Fibrat e palces se kurrizit. Fibrat nervore te mielinizuara mblidhen se bashku ne ate drejtim dhe tip impulsi qe do percojne ose marrin. Disa prej ketu trakteve lidhen dhe cojne impulse ne ca cifte te nervave spinale. Zona gri e palces se kurrizit organizohet ne zona qe quhen horns (bri/ briri/ brinje)


NEUROLOGJI

Nervat Kraniale Ne pjesen nesiperfaqesore te trurit, 12 cifte nervash kraniale (IXII) dalin nga sistemi nervor qendror (SNQ) per te formuar pjese te sistemit nervor perifierik (SNP) Nervat kraniale pergjigjen per funksionet motore ose sensore, zakonisht, ne pjesen e kokes dhe te qafes. Nente nerva me fibra motore gjithashtu kane fibra sensore, qe quhen proprioceptore, dhe percojne informacion te SNQ rreth tensionit muskular dhe balances se trupit.

24


Dr. Besi

Nervi Olfaktor (I) percon informacionin rreth nuhatjes, nervi olfaktor lidh pjesen e brendshme te hundes me qendrat olfaktore ne tru. Nervi Optik (II) secili nerv optik eshte nje bashkim i mbi nje milion fibrash qe cojne sinjalet vizuale nga retina ne trurin tone. Nervi Okulomotor (III) Troklear (IV) dhe Abducent (VI) keto tre nerva rregullojne levizjet e vullnetshme te muskujve te syrit dhe te qepallave. Po ashtu ato kontrollojne zgjerimin e pupiles dhe adxhustojne formen e lentes per tu fokusuar ne objektet e aferta. Nervi Trigeminal (V) deget e ketij nervi permbajne fibra sensore qe cojne sinjale nga syri, faqja dhe dhembet; fibrat motore inervojne mukulaturen e pertypjes. Degezimet e ketij nervi quhen: oftalmik, maksilar dhe mandibular. Nervi Facial (VII) deget e nervit facial inervojne zonat e shijes, lekuren e veshit te jashtem, gjendrat salivare (peshtymes) dhe lakrimale (te loteve) Muskujt qe perdoren ne mimike jane te kontrolluara nga ky nerv. Nervi Vestibulokoklear (VIII) fibrat sensore ne degezimet vestibulare dhe kokleare te ketij nervi transmetojne informacion rreth tingullit dhe balances si dhe orientimit te kokes. Nervi Glosofaringeal (IX) dhe Nervi Hipoglosal ( XII) fibrat motore nga keto nerva perfshihen te gelltitja, ndersa fibrat motore percojne informacion rreth shijes, prekjes, dhe nxehtesise, nga gjuha dhe faringu. Nervi Aksesor (XI) (Accessory) ky nerv kontrollon levizjen e kokes dhe te shpatullave. Po ashtu inervon muskujt e faringut dhe te laringut, dhe


NEUROLOGJI

perfshihet ne prodhimin e zerit. Nervi Vagus (X) deget e tij hyjne ne shume vende. Fjala vagus do te thote (shetites, bredharak) fibrat sensore dhe motore te nervit vagus pergjigjen per shume funksione te trupit, perfshire rrahjen e zemres dhe formimin e acidit te stomakut.

26


Dr. Besi

Nervat Spinale Nervat spinale jane 31 cifte te nervave periferike qe dain nga palca e kurrizit nepermjet hapesirave intervertebrale. Cdo nerv ndahet e nen-ndahet ne degezime; dy degezimet jane per pjesen e perparme dhe te pasme ne regjionin qe ai nerv eshte pergjegjes. Deget e nje nervi spinal mund te lidhen me nerva te tjere per te formua grupime nervore te quajtura pleksus (plexus) keto invervojne zona komplekse ne funksion ose levizje; si p.sh shpatulla ose qafa. Zonat e Sensacionit Dermatones


NEUROLOGJI

Refleksi Spinal

28


Dr. Besi

Qelizat Nervore Njeriu reagon ndaj ambjentit nepermjet dy sistemeve te ndervarura, sistemit nervor dhe sistemin hormonal (endokrin) Sistemi nervor i trupit kontrollon cdo proces; nga frymemarrja te prodhimi i enzimave, te kujtesa e inteligjenca. Sistemi nervor perbehet nga qelizat nervore, te cilat i quajme neurone


NEUROLOGJI

30


Dr. Besi

Neuroni ka trup qelizor me zgjatime qe dalin jashte tij. Dentritet dhe aksonet i japin siperfaqe te madhe per tu llidhur me neuronet e tjere dhe percuar impulset nervore neper trup. Nje akson i vetem merr impulsin nga trupi, ai eshte 10Âľm ne diameter por ne disa kafshe shkon dhe ne 4 metra. Shumica e neuroneve kane qeliza shoqeruese - qelizat Schwan, te cilat mbeshtjellin membranen e tyre qelizore perreth aksonit disa here ne nje spirale per te formuar nje cipe lipidesh qe e quajme mbeshtjellja mielinike. Impulset nervore pasohen nga aksoni i nje neuroni tek dentroni i nje tjerti te pika a sinapsit. Nervi ne vetevete eshte mbeshtjellje e mijera aksoneve neurale. Ndryshimet mes aksoneve dhe dentriteve.


NEUROLOGJI

Ngjashmeria dhe ndryshimi i neuroneve me qelizat e tjera te trupit

Sistemi Simpatik & Parasimpatik, ri-kujtese

32


Dr. Besi

Ekzaminimi Neurologjik Menyra sesi network-u i fibrave nervore kalon neper te gjithe trupin tone, funksioni dhe procesimi i punes se tyre jane komplekse dhe jo plotesisht te kuptuara. Megjithe testet laboratorike dhe teknologjine moderne, informacioni nga nervat jo gjithmone eshte i plote. Nje Ekzaminim i plote neurologjik perfshin pyetje dhe testime qe na japin informacione te rendesishme rreth sistemit nervor. Kjo menyre jo-invasive dhe pa shpenzime te metejshme, ne shumicen e rasteve na jep nje indikator per problemet perkatese. Ekzaminimi ndahet ne disa pjese: gjendjen mendore, nervat kraniale, sistemin motor, sistemin sensor, reflesin e tendineve, kordinimin dhe cerebelliumi, qendrimin dhe ekulibrin. Nese keto teste nuk behet te sakta, mund te sjellin keq-diagnoze, per ti mbyllur me rezultate optimale ne ndihme te tabllose se pergjithshme duhet praktike nga mjeku, intuite e deduksione, dhe bashkepunim i plote nga ana e pacientit. Gjendja mendore, ketu futen disa pyetje te thjeshta por specifike per te testuar aftesine konjitive te pacientit. Si fillim behet ekzaminimi i tij, ndergjegja: eshte i pergjegjshem, njeh ambjentin perreth dhe sjellja e tij ne teresi. Paraqitja dhe menyra si reagon Mendimet dhe te shprehurit, ketu kerkohen referenca ne kohe dhe hapesire. Vezhgohet vemendja dhe kujtesa e tij, gjykimi dhe arsyetimi abstrakt, te folurit dhe gjuha, si dhe kapaciteti i inteligjences. Pacientit i kerkohet te mbaje mend ide dhe objekte nga biseda, te perserise fjali te ndryshme, te zgjidhe nje problem te thjeshte matematik, te pikturoje nje ore me numrat dhe akrepat ne


NEUROLOGJI

pozicionin korrekt. Shihet te folurit dhe aftesia e te kuptuarit, si dhe menyra si reagon ngaj komandave te thjesha. Po ashtu verehen mundesite e tij ne te shkruar dhe te lexuar. Gjate te gjithe kohes shihet sjellja e tij ne pergjithesi. Jane shume semundje neurologjike, si dementia, qe shkaktojne manifestime ne emocione dhe intelekt, duke ndryshuar aspekte te personalitetit. Keto dallohen gjate ekzaminimit neurologjik. Kjo pjese ka rendesi te vecante nese testet e tjera nuk tregojne asnje anomali. Sepse ndryshime te vogla ne te folur, memorjen dhe kapacitetin intelektual, ne disa raste jane tregues per problemet ne vijim. Keshtu mund te arrihet nje fare prognoze dhe te vendoset per trajtimin dhe / ose teste te metejshme. Nervat kraniale, jane 12 te tille qe percjellin mesazhet ne tru, koke dhe qafe dhe kontrollojne aftesite tona sensore dhe motore, perfshire ketu shikimin, nuhatjen, levizjen e gjuhes dhe te kordave vokale. Ketu perfshihet testimi i funksionit te 12 nervave kraniale, sepse kjo eshte pjese thelbesore e ekzamnimit. Nder to testohet forca e qepallave dhe funksioni vizual, vizioni periferik, refleksi i pupilave ndaj drites, levizja e muskulatures se syve, forca e muskujva faciale, refleksi i te gelltiturit, levizjet e gjuhes, aftesia per nuhajte, degjimi dhe sensacionet ne qafe, koke dhe fytyre. Sistemi Motor, ketu kemi rruget motore te trurit dhe palces se kurrizit dhe te gjithe nervat motore dhe muskujt e trupit tone. Zakonisht duke pare forcen e muskulatures ne dallojne crregullimet. Pacientit i kerkohet te zhvishet, qe mjeku te shohe muskujt e tij dhe te kontrollje per atrofi, tike nervore, ose levizje 34


Dr. Besi

abnormale. Keshtu testohet te gjithe grupet madhore te muskulatures. Pergjigja Babinski (refleksi plantar) ka rendesi te vecante. Mjeku prek ose gervish kemben nga thembra ne gishta, pjesen e jashte te kembes dhe ne pacientet mbi 2 vjecare, gishat normalisht marrin kurbature nga poshte. Nese cohet nga siper, kemi nje regues per demtim te trurit ose te palces se kurrizit. Jane disa crregullime neurologjike qe sjellin pergjigjen Babinski.

Sistemi Sensor, ndjeshmeria eshte ne varesi te impulseve qe vijne nga stimulimi i receptore qe gjinden ne lekure, muskuj e tendine; dhe percohen nepermjet fibrave nervore ne SNQ. Ekzaminimi sensor shikon per sensacione abnormale, kualitetin dhe tipin e sensacionit, dhe shkallen e perfshirjes te indit te stimuluar. Ketu futet temperatura, dhimbja, presioni dhe pozicioni. Mund te provohet me nje krurese ekzaminuse te vogel, per te pare pergjigjen ne pjeset e kunderta te trupit, po ashtu provohet me objekte te ftohta dhe te ngrohta, per te testuar reagimin ndaj


NEUROLOGJI

temperatures. Per te kontrolluuar pozicionin, pacientit instruktohet te mbylle syte dhe te identifikoje objektet me sy mbyllur duke i prekur ato me dore. Testi sensor mund te perseritet disa here per te provuar rezultat e sakta. Pergjigjet variojne ne dia faktore, dhe eshte mire qe kjo pjese te jete ne kohen kur pacienti eshte i clodhur dhe ne fillim te ekzaminimit. Refleksi i tendinit, reflekset jane pergjigje te pavullnetshme, ndaj impulseve qe shkojne ne sistemin nervor. Nder shenjat e para te crregullimeve neurologjike jane problemet me reflekset. Ketu duhet praktike dhe vemendje. Meqe reflekset nuk varen ne bashkepunimin e feedback-un nga pacienti, mjeku duhet te observoje me shume kujdes. Jane qindra reflekse te njeriu por ne ekzaminimet neurologjike behen vetem reflekset per tendinet e thella ose sic njihen, reflekset e muskulatures se mbledhur. Duke stimuluar tendinet me nje cekic gome, fibrat muskulore kontraktohen. Pergjigjet abnormale mund te perdoren per te gjykuar nese ka demtime ne rruget nervore qe prodhojne keto reflekse. Cerebelluimi dhe kordinimi, kjo pjese e trurit kontrollon levizjet e vullnetshme dhe kordinimin lokomotor, perfshire dhe qendrimin. Pacientit i kerkohet te levize gishtin nga hunda e tij te gishti i mjekut, duke e perseritur disa here kete proces. Po ashtu duke bashkuar gishtat e te dy duarve te tij, te perfshije dhe levizjen sikur lan duart, ne nje forme sa me te kenaqshme qe mundet. Kordinimi i gjymtyreve te poshtme testohet duke i thene te ferkoje nje thember kunder kaviljes dhe pjeses se siperme te kembes tjeter. 36


Dr. Besi

Qendrimi dhe ekulibri, shume nga ne nuk mendojme se si ecim, sepse duket e thjeshte, por te ecurit eshte nje proces kompleks fiziologjik. Procesi influencohet nga nje numer mekanizmash trupore dhe refleksesh nervore. Trupi duhet te rrije drejt, kembet, koka dhe trungu duhet te jene ne pozicionin korrekt; personi duhet ti kordinoje te gjitha keto ne nje sistem integral. Meqenese perfshihen shume mekanizma ne kete proces, te ecurit ndikohet nga shume crregullime neurologjike. Pacientit i kerkohet te ece ne menyra te ndryshme, si kemba pas kembes ne nje linje te drejte, te kthehet menjehere, te ece ne thembra dhe te vrapoje. Sipas deduksionit perkates mjeku vazhdon teste te tjera ose jep prognozen e problemit. Konkluzione, objektivi i nje ekzaminimi neurologjik ka 3 aspekte: 1. identifikimin e abnormaliteteve ne sistemin nervor 2. diferencimin ne vendodhje, sistem periferik apo qendror 3. te siguroje vazhdimesi dhe percaktoje nese gjetjet ne nje pacient specifik jane variante te normales. Per ta kuptuar cdo lexues, mjekesia ka shume teste, nje nder to eshte testi Romberg (Rhomberg) Doktori kerkon qe pacienti te rrije ne kembe me thembrat e bashkuara, dhe te mbylle syte. Nese pacienti humb balancen, testi konsiderohet pozitiv. Arsyetimi i mjekut: per te arritur balancen nje person ka nevoje per te pakten 2 nder 3 kombinime te korteksit. 1. Konfirmim vizual te pozicionit. 2. Konfirmim jo-vizual te pozicionit (perfshire te dhenat proprioceptive dhe vestibulare) 3. Cerebellum qe funksionon normalisht. Pra, nese pacienti humb balances pasi rri ne kembe ne syte e mbyllur, por ai ka balance normale me syte e hapur, mendohet se mund te kete problem (demtim) ne zonen e cerebellumit)


NEUROLOGJI

Humbja e Inteligjences Kur nuk ka shenja te qarta te disa crregullimeve si dementia ose Semundja Alzhajmerit tek te moshuarit, meningjit, encefalit, goditje ne koke, ose shkaqe te tjera te demtimeve te trurit tek me te rinjte, mjeku duhet te konsideroje mundesine e “helmimit nga Plumbi – Pb (Angl. - lead poisoning) Plumbi dhe substancat qe e permbajne ate ne kompozim, jane shume toksike nese gelltiten apo merren ne nepermjet frymemarrjes. (me avuj) Sasi te vogla, te marra per nje periudhe te gjate, kane efekt akumulues, dhe efektet mund te jene katastrofike. Ekspozimet per kohe te gjate ndaj gazrave te benzines me plub (leaded petrol – Angl.) bojerave me plumb, ujit qe vjen nga tubacione te bera me plumb shaaton grumbullim te plumbit ne trup, vecanerisht ne melci, veshka dhe tru. Ka pasur nje shqetesim madhor ndaj rrezikut te tetra-etilit-teplumbit, qe perdoret si nje nga agjentet e benzines.

38


Dr. Besi

Femijet e ekspozuar ndaj tymrave te makinave, qe rezulton nga nje benzine e ketij lloji, mund te marrin semundje kronike dhe kjo sjell demtime ne funksionin e trurit, mumbje te kordinimit fizik, dhimbje koke, humbje te aftesive intelektuale dhe kujteses, dhe sjellje abnormale. Ne te shkuaren, nje numer i larte femijesh kane vuajtur ne shkalle te ndryshme, humbje te funksionit intelektual si rezultat i ekspozimit per nje kohe te gjate ndaj plumbit atmosferik. Tani qe publiku eshte edukuar me shume per kete problem, qeverite kane marre masa per uljen e nivelit te plumbit ne ambjentin perreth dhe benzina pa plumb eshte ne perdorim te gjere. (unleaded petrol – Angl.)

Humbja e Kujteses Shkaku me pak i perhapur per humbjen e kujteses, eshte amnezia. (amnesia) Ne kete rast kemi humbje te fuqive intelektuale per te “marre dicka nga magazina jone e kujteses” ose me rralle, humbje te fuqise per te memorizuar informacionin. Amnezia mund te shkaktohet nga demtime te disa pjeseve te trurit qe jane te lidhura me “regjistrim-kerkim” te informacionit, dhe me vone ruajne te dhenat e reja. Keto demtime mund te jene rezultat i demtimeve traumatike-fizike te trurit, efekti toksik i alkoholit ose efekti i deficences se tiamines (Vit. B1) Shpesh ka nje fare humbje kujtese per ngjarjet qe kane ndodhur gjate periudhes para se te fillojne problemet. Kjo quhet amnezia retrograde, dhe nje fare rekuperimi eshte i mundur. Nganjehere ka nje defekt ku informacionet e reja


NEUROLOGJI

nuk ruhen gjate periudhes qe ndjek ngjarjen, ngjarjen qe shkakton amnezine. Kjo quhet amnezia anterograde, dhe zakonisht eshte e perhershme. Amnezia mund te jete nje maifestim i “fuges” ose fugue. Kjo eshte nje reagim shume i rralle psikologjik ne te cilin personi i prekur merr nje identitet te ri dhe leviz larg nga ambjenti i tij i perditshem. Ne dukje ka amnezi te plote nga jeta e mepershme. Keta persona mund te fillojne nje zanat te ti, dhe, ne fakt, fillojne nje jete krejt te re. Zakonisht jane te qete, jo ofensive, dhe jetojne te terhequr duke evituar terheqjen e vemendjes ndaj tyre.

Fugue (mendohet) vjen si pergjigje ndaj nje problemi te patolerueshem dhe duket sikur amnezia eshte nje mekanizem mbrojtes qe i lejon personit te ndermarre nje veprim, i cili ne rrethana normale do dukej skandaloz apo i papranueshem. Amnezia eshte teper selektive ne kete rast dhe nuk fshin aftesite apo arsimimin qe ke marre me pare. Nese ka kurim per Fugue-n, ndodh anmezia per periudhen gjate se cilet individi kishte fugue. Dezertoret nga ushtria ose ato qe ikin nga grate-e-familja e tyre, jane shumica qe plotesojne rangjet e “viktimave” te fugue. 40


Dr. Besi

Eshte aparente se, per disa individe, fugue paraqet nje zgjidhje te arsyeshme dhe llogjike, ndaj nje problemi madhor qe u del ne jete. Dementia eshte nje sindrome e memorjes ne renie, dhe humbje progesive e aftesise intelektuale, varur kjo nga vazhdimesia e nje semundje degjenerative te trurit. Ky demtim i trurit mund te vije ne disa menyra: 

50 % e individeve me dementia po vuajne nga “tharja e trurit” (atrofia – rrudhje) qe vjen nga semundja Alzhajmer.

Rreth 10 % kane hemorragji cerebrale te vogla, te perseritura, duke shkaterruar ne menyre progressive indin e trurit.

Ne 5 - 10 % te rasteve dementia vjen nga demtimi i shkaktuar nga perdorimi per nje kohe te gjate i alkoholit.

Nje 7% i redesishem, nuk jane fare me dementia, por kane probleme psikiatrike si: skizofrenia, depresioni dhe histeria te cilat imitojne dementian por mund ti pergjigjen trajtimit mjeksor.

Gati 5 % e tumoreve ne tru dhe 5 % te tjera kane nje forme “uji ne tru” (hidroencefalia)

Ne 3 % kjo gjendje vjen nga intoksikimi i drogerave te ndryshme dhe ne 3 % te tjera shkaku eshte kore-ja e Huntingtonit (Huntington’s chorea) semundje gjenetike qe prek trurin.


NEUROLOGJI

Ne shumicen e ngelur te 15 % a dicka, dementia eshte ose me origjine te panjohur ose shkatohet nga nje grup semundjesh te tjera si insuficenca hepatike, anemia pernicioze, sifilisi, semundjet tiroide, skleroza multiple, semundja Creutzfeldt-Jacob, epilepsia ose semundja e Parkinsonit. Shenjat e para te dementias jane te buta dhe shancet jane qe vetem familja apo njerezit qe rrine shume prane, mund ti vene re ato. Mund te kete nje humbje interesi ne pune, ne aktivitete apo pasione te tjera; personit i terhiqet vemendja shpejt dhe shpesh harron. Diskutime te arsyeshme behen te pamundura. Me vone shihet se, vetem instruksionet me te thjeshta mund te ndiqen. Orientimi ne zonat e njohura behet problematik dhe personi mund ta humbe rrugen dhe prane shtepise se tij. Gjykimi preket, difekti baze eshte ne memorje dhe ne gjuhen e folur. Nuancat e kuptimit kane humbur, varferohet fjalori duke u thjeshtezuar ne minimum. Biseda behet perseritese dhe e merzitshme, plot me klishe dhe fraza stereotipike. Zemerim i papritur e lote pa arsye jane te zakonshme ne kete faze, dhe personi behet melakolik e depresiv, duke shperthyer pa shkak. Emocionet ndryshojne ne menyre abnormale (labile) me levizje ekstreme nga te qeshura te shpejta ne te qara pa fund. Bien standartet normale te kujdesit dhe higjenes personale. Ka indiference ndaj normave sociale dhe opinionit te te tjereve. Deteriorimi fizik eshte pasoje konstante dhe gati shihet gjithmone nje humbje e oreksit, dobesim trupor dhe tendence per te marre infeksione ne menyre te shpeshte. Ne fund, personi me dementia rri ne krevat, i pandikuar nga stimujt, me kapsllek ose indiferent 42


Dr. Besi

ndaj mungeses se rehatise, dhe nuk reagon ndaj dhimbjes. Duket si dicka “e meshirshme nga natyra e gjerave” qe individe ne kete situate jane plotesisht te pavetdijshem ndaj gjendjes vegjetative ne te cilen ndodhen. Pak mjeke e konsiderojne kete si pjese te detyres se tyre qe te mundohen ne menyre ekstreme per ti mbajtur ne jete keta individe, me trajtim intensiv antiobiotikesh. Ndoshta shkaku me i zakonshem i humbjes se memories eshte Semundja e Alzhajmerit. ***

Semundja Alzhajmer Ne 1901 nje grua 51 vjecare, Auguste D, shtrohet ne azilin shteteror te Frankfurtit. Simptomat: deficit conjitiv dhe ne te folur, halucinacione auditore, deluzione, paranoje dhe sjellje agresive. Mjeku qe e studjoi kete ceshtje ishte Alois Alzheimer (1864–1915) qe me pas e paraqiti kete para shoqates se mjekeve. Sot eshte e debatueshme nese Dr. A. Alzheimer e "zbuloi" kete semundje (ai asnjehere nuk pretendoi dicka te tille) apo dikush tjeter. Nje semundje e keqkuptuar, ne Perendim e degjojme shpesh, dhe na na duket se ja kemi kapur kuptimin turbull. Do e sqarojme me poshte sa pak njihet kjo semundje ne popullate e sa pak kujdes eshte treguar nga politikat shtetrore. Ne 193 shtete pjesetare te OBSH-se (Organizates Boterore e Shendetsise) vetem 13 prej tyre kane plane kombetare per dementia-n.


NEUROLOGJI

Lat. shek 18-te - demen/ dement “te iken mendja” Dementia-> kategori e semundjeve te trurit, vjen nga humbja e mundesise per te menduar e arsyetuar qarte, mjaftueshem te ndikoje jeten tuaj. Termi pershkruan nje “humbje te aftesise mendore, shoqeruar me vdekjen graduale te qelizave te trurit” Shkakun e sakte nuk e dime por disa gjera mendohet se rrisin rreziqet per te kete gjendje.

· Mosha · Faktori hereditar [trashegimia] · Traumat / demtime te meparshme te kokes · Gjendje qe shoqerohen me semundjet kardiovaskulare. Simptomat e Alzhajmerit. Alz-hi-mer, shqip Alzhaimer, eshte semundje progresive-degjenerative, e pakthyeshme e trurit. Ka pasur shume paciente me profil te larte, ne 1994 Presidenti R. Reagan deklaroi ”Jam me Alzhaimer” Simptomat vijne gradualisht e perkeqesohen me kalimin e kohes. Ne fillim ka probleme te 44


Dr. Besi

vogla p.sh. harrese e bisedave apo ngjarjeve te meparshme, dhe harrese vendesh e sendesh. Me zhvillimin e metejshme, problemet e kujteses behen me te renda: 

Mungese orientimi dhe konfuzion

Ndryshime ne personalitet, agresivitet te shtuar, rritje dyshimesh ndaj te tjereve.

Halucinacione (gjera qe nuk jane aty) dhe deluzione (gjera qe jane te paverteta)

Gabime ne shprehite gramatikore dhe te folurit

Probleme me levizjen e orientuar dhe pa ndihme nga te tjeret.

Kush preket nga Alzhajmer-i ? Zakonisht haset ne moshat mbi 65 vjecare. Prek me teper (pak me shume) grate se burrat. Rreziku per Alzhajmer e tipe te tjera te dementia-ve rritet me moshen. Pasi kalon 80 vjec shihet ne 1 nga 6 persona. Por ne cdo 20 raste “Alzhajmeri klasik” 1 shihet ne moshat 40-60 vjecare. Shpesh ka veshtiresi te kuptohet kjo semundje. Vete pacienti apo ato rreth tij e quajne “dicka te moshes” pa kuptuar diferencat ndremjet semundjes dhe “harresave te moshes” Test standart per kete s'ka por mjeku ben pyetje te ndryshme per te perjashtuar semundje ose probleme, dhe disa analiza. Nese dyshohet per Alzhajmer, atehere rekomandon nje specialist per te konfirmuar diagnozen dhe filluar nje plan trajtimi mjeksor. Trajtimi i Alzhajmer. Nuk ka kurim si semundje por ka mjekime te ndryshme per te permiresuar disa nga simptomat, e zvogeluar progresin e tyre ne disa paciente. Ka mbeshtetje ne forma te


NEUROLOGJI

ndryshme te ndihmoni nje te prekur nga Alzhajmeri, sic dhe ndryshime qe mund te beni ne shtepite tuaj per lehtesine ne levizje. Trajtimet Psikologjike si Stimulimi Conjitiv mund te behen per te permiresuar kujtesen, zgjidhje problemesh te thjeshta dhe aftesite gjuhesore Prognoza. Pacientet me Alzhajmer, jetojne mesatarisht 8-10 vjet pasi u fillojne simptomat. Por kjo varion nga nje person tek tjetri. Disa mund te jetojne dhe me gjate, te tjeret jo. Alzhajmeri nuk eshte zakonisht shkaku i vdekjes, por ngelet nje faktor kontribues. P.sh. nje shkak kryesor i vdekjes tek paciente me Alzhajmer eshte pneumonia (infeksion i mushkerive) e cila shkon pa trajtim pasi njerezit me Alzhajmer nuk jane ne gjendje ta kuptojne se jane te semure ose ti tregojne dikujt se ndihen keq. Ka mundesi te parandalohet Alzhajmeri? Meqe s'ja dime shkakun nuk kemi asnje mundesi sot ta parandalojme kete semundje. Mund te merren disa hapa, per te reduktuar zhvillim e plote te saj. 

Ndaloni duhanin. Ndaloni/ulni sasine e alkoholit

Mbani diete te mire ushqimore

Kontrolle periodike te shendetit

Ushtrime fizike dhe mendore

Aktivitetet, si lexime, lojra, levizje etj, jane te rendesishme.

Persa me siper, ulin rrezikun e semundjve kardiovaskulare e permiresuar shendetin tuaj mendor. Ne SHBA, Alzhajmeri eshte i perhapur e futet ne faktorin e 6-te kontribues te vdekshmerise. 46


Dr. Besi

Sot vuajne 5.2 Milione persona dhe shifrat projektuese per 2050-en thone qe do kaloje ne 16.000.000. Ne Bote, sot jane 44.400.000 individe me Alzhajmer, sipas ADI-se (Alzheimer’s Disease International) Keto numra do kalojne ne 135.500.500 ne vitin 2050 dhe shumica e tyre do gjinden ne vendet e zhvilluara. Ne 2010, kostot per mjekimin e pacienteve me Alzhajmer arriten $604.000.000.000 ($604 Miliard) Sipas Drejtorit te ADI-se: “Nese mjekimi per Dementian do ish Kompani, ne do kishim shpenzime me te medha qe do ja kalonin Wal-Martit ($414 miliard) dhe Exxon Mobil te naftes ($313 miliard) Popullata e pergjithshme nuk i njeh faktet baze e semundja keqkuptohet megjithese ne njerezit qe u shpjegohet, ngelet Semundja me e frikshme pas kancerit. Sipas nje studimi nderkombetar, bere ne 6.307 te rritur te moshes mbi 18 vjec, ne 12 vende, perfshire Austraine, Brazilin Kandane, Indine, Nigerine e Britanine e Madhe; gati 65% e njerezve besojne se Alzhajmeri eshte pjese e procesit te plakjes. Ne Indi ky besim i gabuar shkonte ne 84% Ne Arabine Saudite 81% Dhe ne Kine 89% Fondet per studimin dhe managjimin e kesaj semundje jane te uleta. Ne SHBA, Instituti Kombetar i Shendetit ka dhene: $ 5.3 miliard per Kancerin $ 3 miliard per HIV/SIDA $ 1.2 Miliard per semundjet kardiovaskulare $ 0.5 miliard per Alzhajmerin.

Lexoni kete artikull infromativ e percilleni tek personat qe e kane kete problem & familjaret e tyre. Nje dite mund t’ju duhet te ndihmoni dike, qofte veteveten, ne dyshimet e hershme.


NEUROLOGJI

Dhimbja dhe tipet e Dhimbjes Dhimbja ngelet nje nga metodat baze qe ka trupi yne per te na lajmeruar se dicka nuk shkon. Si dhe paralajjmerim nga eksperienca apo stimuli momental, se nuk eshte ide e mire te mbash doren mbi nje sobe te nxehte. Trupi kerkon vemendje kur dicka ka shkuar gabim ne nje pjese te tij – ky eshte mesazhi kryesor i dhimbjes. Te jete pickim insektesh, semundje kronike, thyerje e kockes, dhimbja eshte sensacion i papelqyeshem dhe nje eksperience emocionale. Dhimbja varion ne individe te ndryshem, nje lloj dhimbje te cilen dikush e duron, tjetrin mund te beje te humbe ndjenjat. Ka veshtiresi ta matesh ne njesi, si tensionin a gjakut, kolesterolin e temperaturen, por eshte e mundur te kategorizojme tipe te ndryshme dhimbjesh.

48


Dr. Besi

Dhimbja Akute dhe Dhimbja Kronike Ka shume klasifikime per dhimbjen. Njera eshte ti ndadh ne Akute e Kronike. Dhimbja akute vjen papritmas dhe ka kohezgjatje te kufizuar. Zakonisht shkaktohet nga demtime te indeve; si ne kocka, muskuj, organe; dhe shoqerohet me ankth e probleme emocionale.Dhimbja Kronike zgjat me teper, ne pergjithesi i reziston trajtimit mjeksor. Shoqerohet me semundjet kohe-gjata, si osteoartiti. Ne disa raste, si fibromialgjia, eshte nje nga karakteristikat percaktuese te semundjes. Mund te vije nga demtime te indeve, me shume haset ne demtime te nervave. Si dhimbja akute dhe ajo kronike, ndikojne (dhe ndikohen nga) gjendja mendore e te semurit duke rritur shancet per konsekuenca psikologjike, si ankth e depresion. Ne te njejten kohe, shqetesimet psikologjike, aplifikojne dhimbjen. Mbi 70% e dhimbjeve kronike te trajtuar me ilace kunderdhimbjes, kane episode “dhimbje qe kalon barrieren�. Ne raste kur ilacet perdoren rregullisht. Nganjehere spontane, por dhe nga levizje e vogel ne krevat. Ka raste kur efekti i ilaceve eshte ne renie dhe dhimbja fillon para dozes qe duhet marre. Menyra te tjera si klasifikohet dhimbja Shpesh klasifikohet nda tipi i demtimit qe e shkakton. Dy kategorite kryesore jane ato qe shkaktohen nga demtime te indeve e quajtur Dhimbja Nociceptive, dhimbja e shkaktuar nga demtime te nervave, e quajtur Dhimbje Neuropatike. Ka kategori te 3-te, Dhimbja Psikogjenike me origjine fizike nga demtim indesh a nervash, por dhimbja rritet nga faktoret psikologjike: depresioni, ankthi, frika, stresi. Ne disa raste, dhimbja vjen nga gjendjet psikologjike. Dhimbja mund te


NEUROLOGJI

kasifikohet nga tipi i indit te perfshire ose pjesa e prekur e trupit. P.sh. ka dhimbje muskulare ose dhimbje te kyceve. Fibromialgjia eshte nje rast ilustrues. [A] Dhimbje e Shkaktuar nga Demtime te Indeve Ne shumicen e rasteve vjen nga demtimet ne inde; mund te jete inde te buta, organe e kocka. Shkaku eshte nje semundje, si kanceri. Ose demtime fizike, nje prerje ne mish a kocke e thyer. Dhimbja qe ndjeni mund te jete e forte, therese, ose pulsuese. Mund te shkojee-vije apo konstante. Ju mund te ndieni se dhimbja perkeqesohet kur levizni, qeshni, perkuleni ose merrni fryme; te gjitha keto mund te rrisin intensitetin e dhimbjes. Dhimbja nga demtimet ne inde mund te jete akute. P.sh. demtimet sportive, si nje kyc i demtuar ose gishtat e kembes dhe te dores, shpesh jane demtime te indeve te buta. Mund te jete kronike, si artriti e dhimbjet e perhershme te kokes. Disa mjekime mund te sjellin dhimbje, si radiacioni per kancerin qe demton indet dhe sjell dhimbje.

50


Dr. Besi

[B] Dhimbja e shkatuar nga Demtimet e Nervave Nervat jane si kabllot elektrike te trupit, qe transmetojne sinjalet e dhimbjes, ne drejtim te/ dhe nga truri. Demtimet tek nervat krijojne interference me menyren e transmetimit te sinjaleve e kjo sjell qe sinjalet e dhimbjes jane abnormale. P.sh. ju mund te ndjeni nje sensacion djegje ne trup, dhe kur s’ka asnje lloj stimuli afer qe shkakton nxehtesi. Diabeti e semundje te ndryshme demtojne nervat, po ashtu traumat, ilacet e kimiterapise, hemorragjia cerebrale e infektimi me virus HIV (SIDA) Dhimbja qe vjen nga demtimi i nervave, mund te jete rezultat i demtimeve ne sistemin nervor qendror (SNQ) ku futen truri e palca e kurrizit. Ose mund te vije si rezultat i demtimit te nervat periferike, nervat ne pjesen tjeter te trupit qe cojne sinjalet tek SNQ. Dhimbja nga demtimet ne nerva, Dhimbja Neuropatike, pershkruhet si sensacion i djegjes dhe i te shpuarit nga brenda. Disa paciente thone: “duket si shok elektrik” te tjeret si te shpuarit nga gjelpera te vogla, ose te shpuarit me thike, disa jane mbi-sensitive ndaj prekjes e nxehtesise. Nje prekje e vogel, qofte nga carqafet, mund te sjelle sensacionin e dhimbjes. Shumica e dhimbjeve neuropatike jane kronike. Shembuj te dhimbjeve nga demtimi i nervave: (1) Sindroma e dhimbjes qendrore – dhimbje kronike qe vjen nga demtime ne SNQ. Pasoje e nje hemorragjie cerebrale, sklerozes, tumoreve e semundjve te ndryshme. Dhimbja eshte e forte dhe konstante, prek nje pjese te madhe te trupit ose zona me te vogla, si kembet apo duart. Dhimbja perkeqesohet nga levizja, prekja, emocionet, dhe ndryshimet ne temperature.


NEUROLOGJI

(2) Sindromi i dhimbjes regjionale komplekse – dhimbje kronike ne demtime serioze. Si ndjesi e te djegurit te perhershem. Shoqerohet me abnormalitete te ndryshme; djersitje te larte, ndryshime ne ngjyren e lekures, ose enjtje rreth zones se dhimbjes. (3) Dhimbja periferale neuropatike diabetike – vjen nga demtime te nervave ne kembe, duar, dhe krahe te shkaktuar nga diabeti. Ne kete rast dhimbjet jane si ndjesi nxehtesie, te shpuari, dhe si “mizamiza” me sensacione qe ndryshojne ne kohe. (4) Neuralgjia post-herpetike (shingles) – infeksion lokal, vjen nga i njejti virus qe shkakton “chickenpox-in”. Skuqja dhe dhimbja shoqeruese, qe mund te jete ekstreme, eshte ne nje ane te trupit pergjate rruges se nje nervi. Zakonisht zgjat nje muaj. (5) Neuralgjia trigeminale – vjen nga inflamacioni i nervave faciale. Dhimbja eshte e forte, prek buzet, skalpin, syte, gojen, hunden, mishrat e dhembeve, dhe qafen ne nje ane te faqes apo ne tjetren. Kjo dhimbje ri-aktivohet nga levizja me e vogel ose te prekesh zonen e afektuar. Konkluzion: Duhet te degjojme mesazhet e trupit me kujdes. Problemet me "frymemarrjen, hemorragjite e dhimbjen" jane triniteti themelor i ekzistences tone, dhe nuk duhen injoruar. Mjeksia ka barna e metoda per te kontrolluar dhimbjen, e diagnostikuar burimin e saj.. Eshte e rendesishme qe per nje dhimbje te “vogel te neglizhuar” permbi 6 jave te kuptoni se quhet kronike, dhe kerkon trajtim te kualifikuar mjeksor. 52


Dr. Besi

Dhimbja e Kurrizit Dhimbja e kurrizit eshte problem i zakonshem qe prek gati te gjithe njerezit, gjate jetes se tyre. Dhimbja mund te filloje pasi rrini per nje kohe te gjate ne kembe, perkuleni ne ekstrem, ose ngrini pesha ne pozicion jo korrekt. Zakonisht, dhimbja e kurrizit nuk shkaktohet nga nje gjendje serioze dhe, ne shumicen e rasteve, permiresohet brenda 12 javesh. Trajtohet me sukses duke marre ilace per dhimbjen e duke qendruar aktive ne jetene perditshme. Shkaktaret: Ne shumicen e rasteve nuk ka demtime serioze te organeve apo semundje por “terheqje te vogla” ose demtime te vogla, ose “pickim” e irritim te nervave. Dhimbja mund te vije nga aktiviteti ditor ne shtepi apo ne pune, ose mund te zhvillohet gradualisht. Ne shkaqet e mundshme futen: 

Perkulje ne pozicione ekstreme ose per nje kohe te gjate

Ngritje, mbajtje ose shtyrje peshash te renda

Rrotullime, perkulje te shpejta

Mbi-terheqje te muskulatures

Nisja e makies ne pozicion te kerrusur ose per kohe te gjata pa pushime.

Mbi-perdorim te muskulatures gjate sporteve ose levizjeve te perseritura

Faktoret predispozues:  

Mbipesha, duke shtuar presionin ne shtyllen kurrizore Duhani, mund te shkaktoje demtime ne strukturat e indeve te kurrizit. Njerezit qe pine duhan kane jete me pak aktive.


NEUROLOGJI

Shtazania – pesha shtese e femijes sjell stres ekstra ne kurrizin tuaj

Perdorimi per kohe te gjate i disa laceve dobeson kockat. (si kortikosteroidet)

Stresi – shkakton tension ne muskulaturen e kurrizit, kjo sjell dhimbje.

Depresioni – dhimbja ne kurriz mund te sjell depresion, kjo mund te rezultoje ne rritje te peshes, e cila sjell rritje te dhimbjes se kurrizit, qe e perkeqeson depresionin. Rreth vicioz.

Tipet e Dhimbjes se Kurrizit 

Dhimbje ne qafe

Dhimbje ne shpatull

Shpatull "e ngrire”

Spondiliti ankiloz

Hernie diskale e shtylles kurrizore

Shiatika (probleme te nervit shiatik /sciatica

54


Dr. Besi

Trajtimi i Dhimbjes se Kurrizit Nese ju dhemb kurrizi eshte mire te jeni aktive dhe te vazhdoni jeten e perditshme. Ne te shkuaren mjeket rekomandonin qetesim e pushim per dhimbjen e kurrizit, sot shumica e eksperteve pranojne se po te jeni inaktive per kohe te gjate eshte me keq per dhimbjen e kurrizit tuaj. Aktivitet i moderuar, si te ecurit e puna e perditshme, ndihmojne ne permiresimin e dhimbjes. Mund te merrni qetesues si paracetamol ose ibuprofen, ne ndjeni se keni nevoje per to. Kompresa te ftohta ose te ngrohta mund te ndihmojne. Keto gjinden ne farmaci, ose perdorni zarzavate te ngrira qe mbajme te gjithe ne frigorifere. Po ashtu nje borse me uje te nxehte mund t’ju sjelle lehtesim.Gjendja mendore ka rol ne kete aspekt, sigurisht eshte e veshtire te jesh i lumtur kur ke dhimbje, por studimet kane provuar se personat qe jane pozitive permiresohen me shpejt se ato qe kalojne ne depresion. Disa njerez zgjedhin te bejne terapi manuale, si fizioterapi, kiropraktike dhe osteopati, ne moment qe fillon dhimbja; kjo behet privatisht duke paguar per sherbime te tilla. Per dhimbje kurrizi qe zgjat mbi 6 jave (mjeksia e quan – kronike) trajtimi tipik perfshin qetesues, akupunkture, klasa me ushtrime fizike ose terapi manuale. Kur gjithshka deshton e s’ka permiresime, konsiderohet trajtimi kirurgjikal. Kur duhet te shkoni tek mjeku: Shumica e personave me dhimbje ne kurriz permiresohen pa nevoje te vizitohen tek mjeku, por nese keni problem me shkallen e dhimbjes, adresohuni si fillim tek mjeku i familjes. Duhet te kerkoni ndihme te menjehershme mjeksore kur dhimbja e kurrizit shoqerohet me: 

Temperature 38 grade, ose me shume


NEUROLOGJI

Humbje peshe te pashpjeguar

Enjtje ne kurriz

Dhimbje kurrizi konstante, qe nuk permiresohet pasi shtriheni

Dhimbje ne gjoks, ose ne pjesen me te larte te kurrizit (nga pas – gjoks/qafe)

Dhimbje ne kembe dhe poshte gjunjeve

Humbje te kontrollit te fshikezes se urines dhe te defekimit

Pamundesi per te urinuar

Mpirje perreth organeve gjenitale, te ndenjurave dhe regjionit anal.

Rritje e dhimbjes gjate nates (perkeqesim)

Keto shenja quhen “red flad symptoms” mund te jene tregues te problemeve serioze. Si te tilla s’duhen injoruar.

Si te parandalojne dhimbjen e kurrizit: menyra si rrini ne kembe, ulur, ne pune dhe veprimet gjate aktivitetit te perditshem; ndikojne ne shendetin e kurrizit tuaj. Mundohuni te evitoni presion ekstrem ne kurriz qe ai te jete i forte dhe elastik. Ushtrime te ndryshme, me mase, si ecja, noti, yoga ose pilates, permiresojne elasticitetin dhe forcojne muskujt e kurrizit tuaj. 10 keshilla per manaxhuar dhimbjen kronike

56


Dr. Besi

Phantom Pain Dhimbje e Rreme per Pjese te amputuar. Pershkrimin e pare shkencor e kemi nga Ambrose Pare, kirurgu ushtarak Francez. Ndersa termi na ka ngelur nga Silas Weir Mitchel, kirurg i famshem Amerikan i Luftes Civile te Shek XIX, “dhimbja e gjymtyres se munguar" Ai ka pershkruar me detaje teper te sakta per kete fenomen, te cilin akoma mundohemi ta kapim ne thellesine e tij. Mjeksia moderne se kupton mire, si dhe ngelet nje nga gjendjet mejksore me te veshtira per trajtim. Dikur konsiderohej Semundje Psikiatrike. Tani jemi ne nivele te tjera, duke konsideruar ndryshimet ne aksin nervor, vecanerisht ne korteks, mechanismat nervore periferale e ato qendrore, jane disa nga hipotezat qe po pranohen tashme. Pacienti ndjen sikur pjesa e hequr e trupit, eshte akoma aty. Nese ka dhimbje atehere quhet “dhimbja e gjymtyres se munguar” (Engl. phantom pain) Kjo ndodh me teper, nese dhimbja ne pjesen e hequr ishte e larte, para se te hiqej. Nese ka pasur aksident me shume dhimbje, atehere shkalla e dhimbjes me pas rritet dhe me teper. Mendohet se ka nje ri-arranxhim te sistemit nervor qendror qe ndodh kur pacienti e kishte pjesen e humbur me pas. Kur hiqet pjese e demtuar, akoma ngelet kujtesa per te ne tru. Kjo eshte kujtese e pa-vetdijshme te cilen se kontrollojme dot, mendohet, se eshte e “regjistruar” ne me shume se nje zone te trurit e te shtylles kurrizore. Prandaj trajtimi eshte i veshtire. Aksonet (fibrat nervore) me te aferta formojne lidhje me neuronet receptore te palces kurrizore.


NEUROLOGJI

Keshtu rriten aktiviteti i neuroneve, ka zgjerim te fushes receptive neurale dhe hiper-eksitim ne regjione te tjera. Ky proces njihet si “sensitizimi qendror� Me aktivitet ne rritje te receptoret NMDA te lidhura nga neurotransmetues sic jane: Substanca P (peptid) takikininat e neurokininat, e pjeses dorsale te palces se kurrizit. Ketu kemi nje fenomen te quajtur fenomeni konkludues ne te cilin ka rritje te pergjigjes ndaj stimulit te receptoreve zonale. (NMDA jane receptore nervore te glutamatit, qe kontrollojne (a) elasticitetin e sinapseve nervore (b) kujtesen)

Trajtimi Nje studim ka zbuluar se acetaminofeni dhe NSAID-te jane ilacet me te zakonshme ne trajtimin e kesaj dukurie. Mekanizmin analgjezik te acetaminofenit, se dime qarte por rruget serotonergjike dhe ato te tjera, perfshihen ketu.

58


Dr. Besi

Serotonergjike - te lidhura me neurotransmetuesin Serotonine.

NSAID - Nonsteroidal Anti-Inflammatory Drugs | antiinflamatoret jo steroidale, si aspirina, indometacina, ibuprofeni etj. NSAID-te, frenojne enzimat e nevojshme per sintezen e prostalglandines, ulin receptoret receptoret e dhimbjes ne periferi dhe ne rruget e sistemit nervor qendror.

Opiatet - lidhen me receptoret e sist. periferik e qendror, sjellin anelgjezi (qetesim te dhimbjes) pa humbur sensacionin e te prekurit, perceptimin individual dhe vetedijen.

Anti-depressantet triciklike jane ne perdoruesit me te zakonshem per dhimbje te ndryshme neuropatike. Kjo vecori i atribohet inhibicionit te lidhjes "serotonien - norepinefrine" antagonizmit te receptoreve NMDA, e bllokimit te kanaleve Natriumit.

Anti-konvulsivet - si Gabapentina kane dhene rezultate te perziera, ku disa studime tregojne rezultate pozitive e disa te kunderten. Karbamazepina eshte regjistruar se ul sensacionet e dhimbjes se mprehte (te shpuarit me thike / shigjete) qe zakonisht shoqerohet me kete fenomen. Oks-karbazepina (Oxcarbazepina) dhe pregabalina mund te kene rol ne kete trajtim por duhen me shume teste e studime.

Kalcitonina - mekanizmi i veprimit te kalcitonines ne trajtimin e “dhimbjes se rreme” nuk eshte i qarte, dhe ketu studimet kane konkluzione te perziera.


NEUROLOGJI

Thyrocalcitonin (ose calcitonin) eshte hormoni tiroidal i prodhuar ne qelizat-C te gjendres tiroide. nje nga rregullatoret e nivelit te Kalciumit (Ca) ne trupin tone, dhe i perfshire ne procesin e kocke-formim / ndertimit.

Mjekime te tjera - beta bllokuesi propranolol dhe bllokuesi kanalit te kalciumit nifedipina (adalati) mund te perdoren ne keto raste.

Trajtim jo-farmakologjik, si "Terapia me Pasqyre" Pacientit i vihet nje pasqyre afer, dhe ai leviz gjymtyren e shendoshe derisa truri i tij percepton se jane dy gjymtyre. Pastaj mbulohet pasqyra e ne fund mbyllen syte, keshtu per disa dite nga 15 minuta.

Se fundmi behen nderhyrje kirurgjikale dhe terapi me elektroshock.

Konkluzioni: Nuk eshte e lehte te kuptohet fenomeni dhe kur shpjegimi final eshte i thjeshte: i eshte hequr pjesa / gjymtyra. Nga nje pjese e trupit qe s’eshte nje aty, pacienti ndjen dhimbje sikur akoma gjymtyra ekziston. Dikur besohej se ishte fenomen psikologjik, sot themi qe sensacionet e verteta e kane origjinen ne palcen e kurrizit dhe ne tru. Kjo ndodh zakonisht ne njerezit qe humbin nje kembe apo dore, por ka ndodhur dhe kur eshte hequr gjiri (te femrat] penisi, nje sy apo gjuha. Per disa paciente trajtimi mjeksor funksionon, per te tjere ka veshtiresi. Me gjithe termonologjine e perdorur, dhimbja eshte reale, ndersa sensacioni eshte " i manipuluar 60


Dr. Besi

Paraliza


NEUROLOGJI

62


Dr. Besi

Vertigo Vertigo eshte ndjenje, ne fakt nje iluzion, qe bota po rrotullohet. Ne disa raste, iluzioni eshte se ju po rrotulloheni. Efekti mund te jete i dobet dhe pak i dukshem ose aq ekstrem sa qe ju bini ne toke menjehere, sikur ju ka hedhur dikush.

“Vertigo e bute” eshte shume e zakonshme dhe rralle ka semundje shoqeruese, dhe nuk kerkon mjekim. Ndjenja vjen papritmas, mund te zgjase per disa sekonta, por ka raste qe eshte konstante dhe zgjat per dite me rradhe; duke e bere shume te veshtire jeten normle te personit. Vertigo mund te shkaktohet nga: 

Frike nga lartesite

“Semundja e udhetimit”

Hipeventilimi

Vertigo pozicionale paroksizmale beninje (VPPB ne Angl., BPPV) kur


NEUROLOGJI

disa levizje te kokes shksktojne vertigo 

Migrena – dhimbje te forta te kokes

Neuriti vestibular – inflamacion i nervit vestibular qe kalon ne veshin e mesem dhe percon mesazhe ne tru per kontrollin e balances.

Alkoholi

Ilace dhe droga te ndryshme

Vertigo ne raste serioze mund te jete tregues per nje semundje te mekanizmit balancues ne veshin e brendshem, sic eshte Semundja a Meniere (Meniere’s disease) ose labirintitis, ose nje problem i makanizmave neurologjike per balacen ne tru, zakonisht nga pamjaftueshmeria me furnizim te gjakut (insuficience vertebrobazilare) Nga nje tumor ose skleroza multiple. Shume te moshuar vuajne nga vertigo e per sa kohe qe nuk ka simptoma te tjera, problemi zakonisht eshte beninj. Megjitheate, nese vertigo vjen nga shkaqe te pashpjegueshme, duhet te konsultoheni me mjekunj.

64


Dr. Besi

Dridhja Doktoret perdorin termin alternativ, duke e quajtur tremor. Ky eshte nje orshilacion ritmik i cdo pjese te trupit, qe zgjat per te pakten disa sekonta, dhe vecanerisht prek duart, koken, nofullen ose gjuhen. Tremori eshte i zakonshem ne moshat e vjetra. Ne nje shkalle te lehte, njohur si tremori fiziologjik, eshte normal. Nga nje kohe ne tjetren kushtdo nga ne, provon dridhje qe ekzagjerohen deri ne piken ku dallohen lehte. Te muskujt, sidomos pas nje ushtrimi fizik mund te shohim tensionin dhe dridhje. Tremori gjate nje periudhe agjitimi dhe ankthi, bazuar ne nivele te rritura te adrenalines, eshte nje ekzagjerim i tremorit psikologjik.

Tremori esencial familial, eshte gjendje qe shkakton turp tek te prekurit, prodhon nervozizem dhe trashegohet ne familje. Nuk progreson ne semundje serioze e mund te qetesohet nga perdorimi i alkoholit. Ne disa raste mund te kontrollohet me ilacet betabllokues. Mbi moshen 40 vjecare, 4 ne 100 te rritur e kane kete


NEUROLOGJI

gjendje. Tremori i vazhdueshem ne qetesi, me nje frekuence prej 4-5 cikle per sekonte, mund te jete tregues i semundjes se Parkinson-it, dhe nese tremori zhduket gjate nje periudhe relaksimi. Ky lloj tremori mund te jete ekstrem por ka me pak efekt ne levizjet e vullnetshme sesa pritet, dhe nje person qe ka tremor te forte eshte ne gjendje te pije uje nga gota pa e derdhur. Tremori ekstrem eshte simptome ne: 

Sklerozen multiple

Grumbullimin e bakrit (Cu) ne trup (semundja Wilson)

Ataksine cerebellare

Encefalitin

Helmimin me zhive (Hg)

Hiperaktivitetin e gjendres tiroide.

Tremoret e shkaktuar nga problemet e trurit (encefalopatite) nga insuficienca hepatike ose crregullimet metabolike quhet asteriksis (asterixis) Po ashtu nje varietet barnash mund te shkaktoje tremor, ketu futen: 

Amfetaminat

Antidepresantet

Kafeina

Kortikosteroidet

Litiumi

Tremori i markuar eshte nje gjendje e zakonshme tek pacientet me trajtim barnash per disa crregullime psikotike. 66


Dr. Besi

Tumoret e Trurit Ne tumoret e trurit kemi nje numer i qelizave te tij qe shumezohen ne menyre abnormale e te pakontrolluar. Megjitheate, nuk jane kanceroze ne te gjitha rastet. Ka klasifikime te ndryshme, marrim ate standart qe bazohet ne sjelljen dhe shpejtesine e perhapjes se tyre. Ne kete forme, tumoret e trurit i gradojme nga shkalla 1 deri ne 4. Tumoret Beninje (jo-kanceroze) Ne pergjithesi, tumoret e grades se ulet - shkalla 1 ose 2 - rriten ngadale dhe nuk perhapen. Ato jane zakonisht beninj (jo-kanceroze) qe do te thote, se tentojne te rrijne ne nje vend dhe nuk pushtojne zona te tjera te trurit apo te perhapen ne pjese te trupit. Nganjehere hiqen me nderhyrje kirurgjikale dhe nuk kthehen me, duke mos sjelle probleme te metejshme. Por disa tipe tumoresh te shkalles se 2-te dhe mund te kthehen.


NEUROLOGJI

Tumoret Malinje te Trurit Ato mund te jene primare ose sekondare. Me te zakonshmit perhapen ne tru, nga tumoret qe jane jane trupit (tumore sekondare) Trajtimi tenton te zgjase jeten e te semurit dhe te permiresoje simptomat. Tumoret malinje primare, ose ato te grades se larte (shkalla 3 dhe 4) qe fillojne ne tru, ne pergjithesi rriten shpejt. Keto tumore duhen trajtuar sa me shpejt te jete e mundur per te parandaluar perhapjen e tyre, dhe demtimet qe ato sjellin ne zona te tjera te trurit e te palces se kurrizit. 1. Me te perhapurit ne keto tumore jane kanceret e pjesve te tjera te trupit (si p.sh mushkerite, gjiri, koloni ose prostata) qe arrijne ne zonen e trurit. 2. Tumoret primare te trurit e kane origjinen ne tru. Sipas OBSH-se (Organizata Boterore e Shendetesise) sot kemi mbi 126 tumore te listuara. 3. Glioma eshte me i zakonshmi ne tumoret primare dhe e ka orgjinen tek qelizat mbeshtetese te trurit qe quhen qelizat gliale. 50% e te gjitha tumoreve ne tru, fillojne si tumore beninje. 4. Nje tip tumoresh quhen Astrocitomat, emeruara se qelizat duken si yje. (astro ne Lat. d.m.th yll) Meningiomat, fillojne nga meningjet, mbulese mebranoze qe mbeshtjell sitemin nervor qendror.

68


Dr. Besi

5. Nje tumor primar i trurit zakonisht gjindet ne tru dhe nuk perhapet ne organet e tjera. Nese ka vdekje te trurit ne keta paciente, eshte mundur te dhurohen organet e tyre. 6. Ne shumicen e rasteve shkaqet e tumore te trurit nuk njihen. Ato nuk diskrimojne ne sex, klase apo etnicitet. 7. Ne SHBA cdo vit ka ~ 200.000 persona te cilet diagnostikohen me tumor metastatik ose te trurit. 8. Simptomat me te hasura te tumorit te trurit jane: dhimbje koke, te dridhura, ndryshime te personalitetit, dobesim te syve, marrje mendesh, te vjella, crregullime ne te folur dhe humbje kujtese. 9. Mbi-jetesa nga tumori i trurit per 5 vitet e para eshte gati 30% 10. Tumoret e trurit mund te trajtohem me kirurgji, terapi me rreze (radioterapi) radioterapi stereotaktike, (nje kirrugji invazive minimale, jep mundesine qe pjesa a markuar te trajtohet me saktesi) kimioterapi, ose duke perdorur nje kombinim te tyre. Problemi me i rendesishem ne trajtimin e ketyre pacienteve eshte jo vetem tentativa per kurim, por te sigurohemi qe kualiteti i jetes nuk do kompromentohet.


NEUROLOGJI

Fakte per Trurin

70


Dr. Besi

Kontuzionet

Konvulsionet


NEUROLOGJI

Si veprohet ne Kriza Epileptike

72


Dr. Besi

Stiripentol – orphan drug (ilac specifik) me efekte te mira ne Epilepsi


NEUROLOGJI

Rekordi i pagjumesise

74


Dr. Besi


NEUROLOGJI

Keto 2 materiale jane pershtatur prej literaturs boterore nga Dr. Isid Xhura MD

76


Dr. Besi


NEUROLOGJI

78


Dr. Besi


Dedikim Per nje mikeshe Shqiptare me rezidence disa vjecare ne Greqi. Ka qene pjese e profesionit te mjekesise ndersa sot punon si mesuese e Anglishtes. Si nder perkraheset e para dhe me solide te projektit mjekesor: Doctor Besi Medical Information, filluar ne Shtator 2014, ajo na ka ndihmuar ne menyre substanciale. Me shume mirenjohje, kete liber modest mjekesor ja dedikoj:

znj. Esmeralda Arifi


Author Name

Rreth Autorit Dr. Besi eshte rezident ne Londer dhe Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale dhe fushat humane. Ka publikuar libra e artikuj studimore per shendetin publik dhe problemet humanitare qe ndikojne shoqerine tone.

Sistemi Nervor Edicioni i I-re Korrik, 2015.

Copyright Notice Š 2015 Dr. Besi All rights reserved for Sistemi Nervor

No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. Book & cover by designer Š May 2015 b.bestar, London, United Kingdom. 1st Edition For information contact go to http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk

81


Š 2015 Dr. Besi London, United Kingdom


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.