Psikologjia Dr. Besi

Page 1

Psikologjia Dr Besi

Koncepte, Fenomene, Figura madhore te Psikologjise, Wundt, Ebbinghaus, Titchener, Frojd, Jung, Piaget, Rogers, Frankl, Ellis, Selye etj. Nga Anoreksia, Bulimia, Dhimbja, Dridhja, Gjumi, Harresa & Kujtesa, Insomnia, Inteligjenca, Paranoja, Paradokse, Placebo, Stresi, Ritmet Cirkadiene, Vetmia, Depresioni, Suicidi, Eutanazia, CBT, Mindfulness, te sjellja dhe mendimet tona; shpjeguar qarte per profesionistet dhe publikun Shqiptar.


DR B E S I

Psikologjia

Koncepte, Fenomene, Figura madhore te Psikologjise, Wundt, Ebbinghaus, Titchener, Frojd, Jung, Piaget, Rogers, Frankl, Ellis, Selye etj. Nga Anoreksia, Bulimia, Dhimbja, Dridhja, Gjumi, Harresa & Kujtesa, Insomnia, Inteligjenca, Paranoja, Paradokse, Placebo, Stresi, Ritmet Cirkadiene, Vetmia, Depresioni, Suicidi, Eutanazia, CBT, Mindfulness, te sjellja dhe mendimet tona; shpjeguar qarte per profesionistet dhe publikun Shqiptar.

2


P SI KO LO G J I A

Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Te gjitha te drejtat e rezervuara per: P S I K O L O G J I A NDALOHET MARRJA E MATERIALEVE TE KETIJ LIBRI, NDRYSHIMI, RIPRODHIMI, KOPJIMI, SHPERNDARJA DHE PUBLIKIMI I TYRE; NE CDO FORME, NGA KUSHTDO TJETER, PERVEC © Dr. Besi, Londer, Britani e Madhe. Edicioni i 3-te. Janar 2016 eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from:

     

copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet

Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

   

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention © b.bestar, June 2015 London, United Kingdom

TITLE Copyright © 2016 by Dr. Besi. All rights reserved. No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations em-bodied in critical articles or reviews. Book and Cover design by b. bestar For information contact; Doctor Besi Medical Information. | 1st Edition: September 2014 | 2nd Edition: 09 May 2015 | 3rd Edition: 13 January 2016

All rights reserved for: “P s i k o l o g j i a ” © 2016 Dr. Besi

3


DR B E S I

4


P SI KO LO G J I A

Kapitulli I Figura madhore te Psikologjise,

Wilhelm Wundt | 1832-1920 Hermann Ebbinghaus | 1850-1909 Edward Titchener | 1867 - 1927 Sigmund Freud | 1856 – 1939 Carl Gustav Jung | 1875 – 1961 Jean Piaget | 1896 – 1980 Carl Rogers | 1902 - 1987 Viktor Frankl | 1905 - 1997 Albert Ellis | 1913 - 2007 János (Hans) Selye | 1907 - 1982

5


DR B E S I

Wilhelm Wundt | 1832-1920 Psikologu Gjerman Wilhelm Wundt konsiderohet themeluesi i psikologjise si dege me vete, me pare ndahej mes filozofise e biologjise. Shkolla e tij psikologjike futi introspektimin, studiuesi raportonte permbajtjen e mendimeve. Laboratori i pare i psikologjise ne bote krijohet nga Wundt ne Leipzig ne 1879-en. Mjek nga profesioni, i diplomuar ne Universitetin e Heidelberg-ut, Wundt ndikohet nga Johannes Muller dhe Hermann von Helmholtz. Ne 1874 shkruan Parimet e Psikologjise Fiziologjike.

Dr. Wundt arriti te kuptoje se mendimet, ndjenjat dhe idete jane te lidhura ne nje proces strukturor, te cilat ne mund ti pershkruajme e kontrollojme deri diku nepermjet introspektimit, duke regjistruar e studiuar eksperiencat ne disa nivele. Ne nje ankete te vitit 2002 ai listohet nder psikologet me influenciale te shekullit te 20-te. Pervec studimeve eksperimetale krijoi journalin Studime Filozofike. Influenca e Wundt u perhap nepermjet studenteve duke ndertuar bazen per psikologjine e sjelljes (behaviorism) Metodat e tij eksperimentale jane ne perdorim dhe sot. Nder studentet me te njohur futen, Edward Titchener, James Mc Keen Cattell, G. Stanley Hall, Charles Judd dhe Hugo Munsterberg. Laboratorin e 2-te e ka krijuar G. Stanley Hall I John Hopkins University, qe ne 1892 behet Presidenti i Shoqates Amerikane te Psikologeve. Debatohet se i pari ka qene ne 1875-en ne Harvard nga William James por Wundt i takon krediti. Laboratori James perdorej per qellime mesimore dhe jo eksperimentale, keshtu qe quhet Lab. No.3.

6


P SI KO LO G J I A

Hermann Ebbinghaus | 1850-1909 Ka qene psikolog Gjerman dhe pioner ne studimin e memorjes. Njihet per “kurbaturen e harreses” dhe zbulimin e “kubatures se mesimit” duke na lene “efektin spacial” Fenomeni sipas te cilit kafshet (e njerezit) mbajne mend me lehtesisht disa objekte / ide qe studiohen te hapura ne nje kohe te gjate, sesa te gjitha se bashku ne menyre te perseritur e per nje kohe te shkurter. (prezantimi masiv) Ne praktike kjo do te thote qe studimi “ne minuten e fundit” psh per nje provim, nuk eshte aq efektiv se sa kur studion ne menyre sistematike gjate vitit. Ai ka qene babai i filozofit prominent neo-Kantian, Julius Ebbinghaus. Psikologjise) 1908 qene suksese te menjehershme, te ri-publikuara ne shume edicione dhe pas vdekjes se tij. Publikimet e tij jane: Die Grundzuge der Psychologie (Fundamentals of Psychology / Bazat e Psikologjise) ne 1902 dhe Abriss der Psychologie (Outline of Psychology / Konturet e Psikologjise) Ndersa Publikimi i tij i I-re Über das Gedächtnis ne 1885 (Per Kujtesen) tronditi bashkekohesit. Ne Anglisht kjo u perthye si "Memory. A Contribution to Experimental Psychology." Ebbinghaus la vetem 3 publikime e nuk pretendoi te jete i pari ne fushe, te themeloje nje disipline a te kete pasues. Kurbatura e Harreses - Ebbinghaus | Psikologji Kur njerezimi arrinte progress ne te gjitha fushat dhe “dikush-diku po studionte dicka” asnjeri nuk vuri re se per gati 2000 vite “memorja ishte harruar” Psikologjia doli si nen-dege e Filozofise (jo e mjeksise) dhe ka disa shpjegime per “njohurine e perberesit e saj” nga Immannuel Kant, ndersa Sir Francis Bacon pretendonte: observimi kazual ndaj nje liste qe e kemi mesuar me pare nuk i hynte ne pune “artit te kujteses” 7


DR B E S I

Ebbinghaus eshte i pari qe ndjeu dualitetin qe kish kujtesa, midis “studimit pershkrues e atij eksperimental” dhe ju vu punes. Megjithese disa e kane kritikuar se “nuk pati shume subjekte" (ne fakt kishte vec veten e tij) dhe paramntrat ndryshonin, ai shkaktoi revolucion ne kete fushe. Ne SHBA, vetem ne vitin 1894 u publikuan 32 studime per kujtesen. Reagimi i kolegeve te kohes ka qene shume pozitiv, psikologu i njohur William James i quajti studimet e tij "heroike, dhe investigimin e vetem e me brilant ne historine e psikologjise” Psikologu Anglez Edward B. Titchener, themeluesi i Strukturalizmit, thekson: ”studimet e Ebbinghaus jane puna me madhore ne fushen e Kujteses qe nga koha e Aristotelit”

Ai kreditohet me Iluzionin Ebbinghaus qe jep korrelacion ne “madhesine relative te perceptimit” Perdoret dhe sot ne studimet per “pathways" te trurit ne fushen e psikologjise konjiktive (cognitive psychology) Po ashtu, filloi ushtrimet per "mbarimin e fjalive" qe te studiojme aftesite e femijeve te shkollave. Keto ushtrime i huazoi Alfred Binet, qe me pas i inkorporon ne “Shkallen e Inteligjences Binet-Simon” Sot perdoren per te matur kujtesen, si dhe ne psiko-terapi per te motivuar e shtyre pacientet drejt nje jete me te mire. 8


P SI KO LO G J I A

Efekti i tij ndihet ne influencimin e Charlotte Buhler-it dhe Lev Vygotsky-t qe me pas studiuan kuptimin e gjuhes dhe te shoqerise. Ebbighaus futi metodologjine standarte ne Psikologji. Ne publikimin e studimit te pare, ai i pati ndare kerkimet ne 4 seksione: hyrje, metoda, rezultatet, dhe diskutimi. Kjo qartesi ne formatim ishte kaq impresionuese per bashkekohesit saqe e adaptuan te gjithe si “njesine metrike� te fushes, akoma dhe sot te gjitha raportet kerkimore te psikologjise kane standartin qe futi Ebbinghaus.

Edward Titchener | 1867 – 1927 Studion biologjy ne Oksord ne 1885 dhe me pas kalon ne psikologjine krahasuese (te materiali per Ebbinghaus, do shikoni se psikologjia u fut ne mode e fund-shek. 19-te,) dhe fillon te lexoje punimet e Wilhelm Wundt, me pas perkthen ne Anglisht librin e tij Parimet e Psikologjise Fiziologjike. Pas perfundimit te studimeve, shkon te studioje me Wundt ne Leipzig ne vitin 1890 ku ne 1892 merr PhD ne psikologji. Vazhdon si profesor i Psikologjise ne University in Ithaca, New York, ku themelon strukturalizmin, sipas te cilit kategorizimi sistematik i elementeve te mendjes na sjell 9


DR B E S I

kuptimin e plote te struktures se procesit mendor. Shpesh eshte quajtur si ndjekes i Wund-it por ne realitet Titchener ka pasur ide te tjera dhe shume me strikte se profesori i tij, atij nuk i interesonte nenvetedija dhe instinktet por vetem vetedija dhe 3 elementet baze: a) ndjenjat, b) sensacionet, dhe c) imazhet.

Ne 1897 boton Konturet e Psikologjise dhe Psikologjia Eksperimentale ne 4 vellime nga 1901-1905. Shkolla e tij e mendimit nuk mbjetoi pas vdekjes.

Sigmund Freud | 1856 - 1939 Neurolog Austriak e themeluesi i psiko-analizes, qe krijoi nje metode te re ne kuptimin e personalitetit njerezor. Mbahet si nje nga mendjet me influenciale dhe me kontraversiale, te shekullit 20-te. Pas mesimeve ne Viene e ne Paris, Frojdi hapi kliniken e tij ne Viene, duke u specializuar ne problemet nervore dhe te trurit.

10


P SI KO LO G J I A

Ketu zhvilloi teorine e tij: “njerezit kane nje konflikt qe eshte lufta mes nenvetedijes seksuale e agresive, me mbrotjen e vetedijshme ndaj saj” Ne 1900 librin i tij “Interpretimi i Endrrave” analizon duke u bazuar tek deshirat e eksperiencat. Nga 1902-38 ishte Profesor i Neuropatologjise ne Universitetin e Vienes. Megjithese establishmenti mjeksor i kohes nuk i pranonte teorite e tij, Frojdi krijoi nje grup ndjekesish. Nje nga perkrahesit e afert Carl Jung, krijoi Shoqaten e Psikoanalisteve e me pas u prish me Frojdin, duke zhvilluar teorite e veta.

Pas L1B, Frojdi ju largua punes klinike dhe u mor me aplikimin e teorive te tij ne histori, art, letersi e antropologji. Ne 1923 publikoi “Ego dhe Id” qe sugjeron nje model te ri strukturor te mendjes, i ndare ne “Ego, Superego dhe Id.” Ne 1933 Nazistet djegin ne menyre publike veprat e tij. Kur aneksuarn Austrine ne 1938, ai arrin te largohet ne Londer se bashku me te shoqen dhe vajzen Ana. Frojdi ishte diagnostikuar me kancer te nofulles qe ne 1923 dhe pati kalur nen 30 operacione. Vdiq ne 23 Shtator 1939. Teorite e tij u zevendesuan ne vitet 50-60-te nga Albert Ellis e te tjeret. Akoma ka qe besojne ne metoda – te hedhura poshte nga shume praktikante te fushes.

11


DR B E S I

Pandershmëria e Frojdit, në një nga Gabimet më të Medha të Mjekësisë

Ne 1888 S. Frojdi njihet me Wilhelm Fliess, ne 10 vitet ne vazhdim jane miq te ngushte e partnere intelektuale. Fliess per pak e terhoqi Frojdin drejt shkaterrimit. Te dy besuan se, se bashku ato do kuronin nje game semundjesh qe vinin nga masturbimi. Frojdi si mjek i nervave, do merrej me neuroastenite, dhimbje stomaku, dhimbje koke e histerine; Fliess do mjekonte semundjen alarmante qe ai e quante neuroza e refleksit nazal. Gjithe Fajin e Ka Hunda. Fliess ne kuptimin e tij Viktorian, besonte se duke trajtuar nje pike ne hunde do kuronte semundjet abdominale, nje pike tjeter menstruacionet e crregullta, tjetra koliken e keshtu me rradhe. Sigurisht, persa kohe qe zonjusha do ndalonte vete-abuzimin. “Femrat qe masturbojne vuajne nga dismenorreja – shkruan Fleiss ne 1902 – do i kuroj me nje operacion ne hunde, nese ndalojne kete praktike te demshme” Refleksi i Neurozes Nazale. Si cdo i cmendur tjeter, Fleiss ishte krejtesisht i bindur se per te kuruar nje semundje duhet te eleminohej burimi. Meqe burimi ishte ne hunde, me mire te hiqeshin kockt e saj, apo jo? Me ngadale. Fleiss donte ta bente kete por i mungonte trajnimi kirurgjikal, i vetmi qe e perkrahte ne kete deluzion ishte miku i tij Sigmund Freud. Perfundimisht, ngeli vetem Frojdi ai qe qe gati te conte nje qytetar ne duart e nje lunatiku per te provuar nje teori krejtesisht te pabaze. Tragjedia e Emma Ecktein. Pak vite me pare kjo vajze do lihej te vuante ne vetmine e saj por tani nje gjenerate e re doktoresh te nervave, ishin te vendosur te ndihmonin vajzat me dhimbje barku dhe te periodave. Trajtimi nga Frojdi, sipas borgjezise Viktoriane, dukej po aq i cmendur sa i Freiss qe propozonte kauterizimin e hundes. Mjeku i ri Frojd e degjoi Emen me kujdes per ankesat e saj, si dhe mesoi se ajo masturbonte. Po ashtu, kur kishte qene femije ishte abuzuar nga nje kusheri i rritur. Kete situate ai po e shihte ne shume paciente neurotike [abuzimin seksual] Duke mos pasur mbeshtetje, prova e bagazh intelektual, Frojdi fton Dr Fleiss ne Viene per ti hequr Emes kocken e hundes. 12


P SI KO LO G J I A

Dr Fleiss i heq kocken turbinate te majte dhe iken. Frojdi e mbajti Emen ne shtepi duke e favorizuar si pacienten e pare qe ju nenshtrua kures kirurgjikale te neuroastenise. Ne fakt, Emes, keta te dy i shkaterruan jeten. Hunda e saj refuzoi te sherohej dhe zuri qelb. Kjo ishte pertej aftesive te Frojdit, qe nuk kishte trajnim si ORL e as si kirurg i pergjithshem. Keshtu i kerkon ndihme kirurgut te madh nga Cekia, Dr Robert Gersuny (i cili me vone do kishte katastrofen e tij, duke perdorur parafine per te larguar rrudhat). Gersuny veren se kanali nazal eshte ngushtuar ne nje aperture te holle, duhej thyer hunda e bere rikonstruktim. Nje operacion qe do e bente vete nese gjendja e Emes s’do ishte perkeqesohej dhe me urgjence thirret nje kirurg tjeter. Operacioni 2. Dr. I. Rosanes fillon te pastroje hunden e Emes, nga ku vinte nje ere jashtezakonisht e keqe. Gjate operacionit ajo pati hemorragji masive dhe Dr Rosanes i gjen ne hunde nje garze 50cm te harruar brenda nga Dr Fleiss. I cili jo vetem po sheronte nje semundje imagjinare, praktikonte kirurgji pa licence, kishte care nje ene gjaku, dhe ne fund harruar nje garze ne hunde. Megjithe operacionin e Dr. Rosanes, Ema pati hemorragji per jave te tera. Ne fund vjen Dr. Gersuny dhe riparon hunden e saj. Pacientja lihet me ftyre te cfiguruar dhe pjese te faqes te futur brenda. Ema tashme rrinte vec ne shtepi, me dhimbje stomaku, hemorragji nga hunda dhe veshtiresi ne te ecur. Frojdi e Fleiss ishin ne rrezik serioz, sepse Doktoret Gersuny dhe Rosanes qene tmerruar nga sjellja e tyre. Duke folur me koleget, fjala doli dhe erdhi rreziku i nje hetimi profesional. Momenti Kyc. Perdhunimet dhe abuzimet seksuale qe pacientet i kishin treguar Frojdit ne mirebesim, tashme zbuten ne terminologji. Ai i emerton si joshje (seduction) dhe kategorikisht i hedh poshte si fantazi femijes. Ne Vienen e kohes karriera e te dyve do shkaterrohej plotesisht, te dy ishin fajtore pasi moren pjese ne nje operacion pa kirurg me eksperience. Frojdi qe i rekomandon pacientet per operim te nje jo-kirurg, dhe Fleiss qe hyri ne nje fushe per te cilen s’kishte asnje pergatitje. Tani, le te mos i pertypim fjalet, kemi te bejme me dy lunatike qe po ndjekin nje teori te cmendur dhe perdorin si kavje laboratori nje vajze te re e cila u besoi katerciperisht. 13


DR B E S I

Fati i mire Frojdit. Ema aq shume i besonte Frojdit, sa ajo mbrojti dhe Dr Fleiss. Kur i hoqen garzen e harruar ne hunde pacientja insistonte se nuk ishte faji i doktorit. Ne kete pike nje ankese formale nga Ema do ju hiqte licencen te dyve. Miqesia filloi te pesonte te cara, Frojdi me dhelperi filloi te distancohet nga Dr Fleiss. Ne nje leter te mire-kalkuluar ai i kujton Fleiss se si Dr Romanes operoi me saktesi dhe faji ishte vetem i tij qe beri operacionin. Justifikimi nga Dr Fleiss. Shpjegimet e tij per hemorragjine e here-pashershme te Emes kaluan ne kufinjte e surreales, keto i bente per te terhequar vemendjen nga kirurgjia ku kishte prere nje ene gjaku dhe thjesht lene nje garze brenda per ta ndaluar hemorragjine. Garzen qe ishte qelbezuar ne hunde. Ai sugjeroi qe te vajzat me dismenorre hemoragjite jane normale. Periodat e Emes 28 ditore dhe ato mashkullore ne 23 dite, per fat te keq koinciduan ne te njejten kohe, dhe llogaritja mistike ne zbritje, coi ne datat ku keq-balancimet ishin mbledhur ne nje kohe. Sigurisht, po flet nje i pa-afte. Ema vec ishte ankuar per perioda te parregullta, s’kishte perioda mashkulli dhe 28 e 23 nuk lidheshin askund. Profesioni Vjenez i mjekesise s'kish degjuar cmenduri te tilla qe nga koha kur mjeket merreshin me astrologji. Per Fleiss kjo mjaftonte per te thene se ndodhite me Emen nuk ishin pergjegjesia e tij. Dinakeria e Frojdit. Ky gjithmone mburrej se trajnimi mjeksor e kish bere shkencetar, megjithese psiko-analiza nuk kishte asnje menyre per tu matur ne baze te parametrave te shkences. Keshtu Frodji ja la histerise fajin per hemorragjine e Emes, kjo e fundit si pak naive pranoi se hemorragjia nga hunda mund te kishte qene imagjinare, ndersa pjesa tjeter shkaktuar nga mendja e saj dhe jo kasaphana e Dr Fleiss. Ketu Frojdi shpeton nga pergjegjesia qe sjell nje rekomandim te nje mjek i pa-afte dhe i patranjuar ne operacione. Pagesa dhe Pasojat. Per here te pare ne jeten e tij, Frojdin e lane nervat ne perballje me kritiken. Ketu duhej mbeshtetja e kolegeve qe te pranonin se deluzionet nga histeria jane shume te shpeshta. 14


P SI KO LO G J I A

Mjeket me te vjeter, tashme ishin ne kundeshti me teorine e tij se shume paciente histerike qene abuzuar seksualisht ne moshen e femijerise. Doktoret nuk mund te besonin se xhentelmentet e respektuar borgjeze shpesh abuzonin me vajzat e mbesat e tyre. Frojdi nderron pllaken duke braktisur raportin se Ema qe abuzuar seksualisht. Per kete pretendim ja la fajin imagjinates histerike. Kjo eshte pika kur te gjitha raportet per “perdhunim e abuzim seksual te femijet” filluan te quhen fantazi. Si pasoje, per gati 100 vite psikologet gjithmone neglizhuan rrefimet e abuzimeve seksuale nga pacientet e tyre. Miqte dhe perkrahesit e Frojdit arriten te shtypin ne menyre efektive historine e Ema Eckstein dhe Dr Fleiss, se bashku me konkluzionet fillestare te Frojdit: “se shume te rritur me probleme mendore, ne femijeri jane abuzuar seksualisht” E verteta. 

Ne 1985 Jeffrey Mason zbulon dhe publikon kete fakt nga letrat e Frojdit por ju nenshtrua nje presioni te larte nga komuniteti i psikologeve e media.

Per fat te mire, ne kete kohe qe kuptuar se nje sasi alarmante e numrit te femijeve nga shtresat e pasura, te mesme por dhe ato te varfera kishin pesuar abuzime seksuale.

Perfundimisht publiku pranon konkluzionet e J. Mason. Erdhi koha qe dhe Frojdianet u dorezuan. Idoli i tyre ishte perfshire ne nje nga Gabimet me te Medha te Mjekesise.

Kjo solli qe gjenerate famijesh u akuzuan per kallezime fallco dhe fantazi te pista e te semura, qe pergojojne te rriturit pa shkak.

15


DR B E S I

Carl Gustav Jung | 1875 – 1961 Nje nga mbeshtetesit origjinale te Frojdit dhe anetar i Shoqates se Psikoanalisteve Vieneze, me kerkesen e te dytit kur formohet Shoqata Nderkombetare e Psikoanalisteve, Jungu behet president i saj. Gjate nje vizite ne Amerike, ne vitin 1912, Jungu kritikon teorine e Frojdit per kompleksin e Edipit dhe theksin qe vinte ai ne seksualitetin infantil. Kjo carje publike me pas behet e pariparueshme dhe Jungu krijon versionin e tij ne psikoanalize. Megjithese pranonte se eksperiencat tona te shkuara ndikojne sjelljen tone ne te ardhmen, Jungu besonte se destinacioni yne varet nga aspiratat dhe deshirat qe zhvillojme me vone.

Teoria e Libidos, ne 1948 Jungu hedh poshte Frojdin ne rolin qe luan seksualiteti. Libido per te nuk eshte vetem energji seksuale por dhe formave te tjera. Energjia psiqike eshte faktor motivues ne disa aspekte; krijues, shpirteror, intelektual, moral etj, Po ashtu sherben si shtyse per te kerkuar kenaqesi dhe te reduktoje konfliktet. Teoria e Subkoshiences, per Jungun psiqika jone eshte e kompartamentalizuar por pjeset bashkepunojne; keto jane: ego, vetedija kolektive dhe subkoshienca personale (nen-vetedija) Ego perfaqeson mendjen e vetedijshme dhe perbehet nga mendimet, kujtime dhe emocionet personale. Identiteti e vazhdimesia jone, ne shumicen e tyre bazohen te ego. Subkoshienca ndahet ne dy shtresa: a) subkoshnjeca personale, pak a shume njesoj si e Frojdit, ka informacion te harruar dhe kujtesa te shtypura. 16


P SI KO LO G J I A

Jungu shton nje konceptin: komplekset. Kompleksi, si bashkim mendimesh, ndjenjash, kujtimesh e sjelljesh qe perqendrohen ne nje koncept te vetem, me shume elemente ka nje kompleks, me teper ndikohet individi. b) subkoshjenca kolektive – mendimi me origjinal ne teorine e personalitetit prej Jungut. Ne kemi level nenvetedije qe e ndajme me pjesetaret e tjere te species njerezore, vjen nga evolucioni e paraardhesit tane, ne do perdorja terminologjine e sotme; Jungu na pershkruan ne deri-diku sikur jemi te preprogramuar. Ne mbeshtetje te kesaj teorie citohen mjaft shembuj qe futen te predispozicionet universale (frika nga erresira, gjarperinjte, merimangat etj) te cilat ai i ka quajtur: kujtesat nga lashtesia dhe imazhe arketipe. Historia e afert u tregua me e favorshme per Frojdin se Jungun, mendohet se shkrimet e tij ishin me kompekse prandaj idete nuk u perhapen ne gjeresi. Dikush e ka kritikuar si “pseudo-filozof” te tjeret e kane quajtur si “New Age mystic” Te pakten ne nje aspekt nuk i bie vlera per kontributin ne fushen e psikologjise, Jungu ngelet i pari qe ndau dy orientimet e personalitetit, ne ekstroverte dhe introverte, ka pershkruar 4 funksionet bazike per tipet e personalitetit; mendimi, ndjenja, sensacioni, dhe intuita. Keto kane vene themelet ne teorite moderne te personalitetit tone.

17


DR B E S I

Jean Piaget | 1896 – 1980 Djali i nje profesori te literatures mesjetare, qe do e mbyllte jeten me 60 libra dhe qindra artikuj, shkruan ne moshen 11 vjecare per dallendyshet e bardha. Interesat e tij perfshinin zhvillimin konjitiv te femijeve, njohurite dhe si ata njihnin boten. Duke hartuar formulare per femijet e tij dhe femije te tjere, Piaget regjistronte pergjigjet e tyre spontane dhe konkludon se rritja intelektuale bazohet ne: a) faktorin hereditar, dhe b) faktorin ambjental. Argumenti i tij vazhdon, zhvillimi intelektual kontrollon cdo aspekt te zhvillimit – emocional, social dhe moral. Femijet kalojne neper 4 faza, te cilat jane ne sekuence te qarte kualitative, d.m.th, nje person nuk mund te kaloje nje faze apo t’ju ndryshoje renditjen. Megjithese cdo femije kalon neper to, Piaget la hapesire ne variacion te moshes: Faza sensorimotore – nga lindja deri ne 2 vjec. Faza paraoperacionale – nga 2 deri ne 7 vjec. Faza konkrete operacionale – nga 7 deri ne 11 vjec. Faza formale operacionale (mendimi abstrakt) nga 11 vjec e me vone.

Femija kalon neper cdo faze duke plotesuar detyrimet konjitive, ne fazen sensorimotore ai krijon strukturen mendore kryesisht te objekteve konkrete. Ne fazen preoperacionale ai meson simboliken, ne fazen konkrete, meson numrat, marredheniet dhe arsyetimin, ndersa ne fazen formale ai kontrollon mendimet.

18


P SI KO LO G J I A

Teoria e te mesuarit dhe te menduarit - nga Piaget - eshte se te dy proceset kerkojne perfshirjen e nxenesit; njohuria nuk jepet verbalisht por te konstruktohet e rikonstruktohet nga nxenesi. Femija duhet te njohe objektet dhe veprimet e tyre, duke qene aktiv ne mesim. Ne duhet te kuptojme se femijet nuk e mesojne dot dicka pa qene disa parakushte te pjekurise. Etapat nuk mund te digjen, femijet qe jane ne nje stad te caktuar te zhvillimit intelektual nuk mund te mesojne koncepte te fazes tjeter.

Zhvillimi intelektual kalon neper 3 procese: 

Asimilimi, perfshin regjistrimin e ngjarjeve te reja ne strukturat konjitive Strehimi, strukturat ekzistuese ndryshojne per ti dhene hapesire informacionit te ri.

Ekuilibrimi, personi krijon balancen mes vetes dhe ambjentit.

Kur femija provon nje eksperience te re kemi dis-ekuiliber, deri ne kohen kur ai eshte ne gjendje te asimiloje dhe strehoje infromacionin, duke krijuar ekuilibrin. Per Piaget, ky eshte faktori baze qe shpjegon pse disa femije avancojne me shpejte ne zhvillimin llogjik sesa te tjeret. Ne Librin e tij, “ Te Kuptosh eshte ne Inovosh” (To Understand Is to Invent) metoda aktive bazohet ne kete parim: “te kuptosh eshte te zbulosh, ose te besh rikonstruktim nepermjet rizbulimit, dhe keto kondita duhen plotesuar nese individi ne te ardhmen do formohet i afte per prodhimtari dhe krijime, dhe jo thjeshte perseritje”

19


DR B E S I

Carl Rogers | 1902 – 1987 Karl Rogers eshte nga psikologet me te medhenj te shek XX-te dhe themeluesi i “psikoterapise qe vuri personin-ne-qender” Mbaroi shkollen per agronomi, me pas u fut ne seminarin Protestant ne New York City, e la pas dy vitesh dhe kalon ne Kolegjin e Mesuesise ne Universitetin e Columbia-s. Ne vitin 1931 merr PhD ne psikologji. Fillon pune me “Shoqaten e Parandalimit te Abuzimit te Femijet” dhe si lektor ne Univesitetin e Rocherster-it. Ne 1939 publikon “Trajtimin Klinik te Femijes Problematik” Vazhdon si Profesor i Psikologjise ne Universitetin Shteteror te Ohio (Ohajo)

Ne 1942 formulon teorine e tij “Keshillimet dhe Psikoterapia” duke shpjeguar se nje person mund te marre kontroll te mjaftueshem mbi jeten e tij, nese formon nje marredhenie te respektueshme e pa paragjykime, me terapistin e tij. Ne 1945 pranon profesorship (sic) ne Chikago, ku formoi nje qender te quajtur “Terapia e Fokusuar te Klienti” ne vitin 1951. Ne 1954-en publikon “Psikoterapia dhe ndryshimet ne Personalitet” Kalon tek Universiteti i Wisconsin, deri sa shkon ne Kaliforni (California) ne vitin 1963 si bashkepuntor i “Institutit Shkencor te Sjelljes” Ne 1968 shume nga stafi i ketij Instituti lene punen, i bashkohen Karlit dhe formojne “Qendren per Studimet e Personit” ketu ndenji deri ne vitin qe vdiq, 1987. 20


P SI KO LO G J I A

Kontributet. Rogers kishte si idol Abraham Maslow-in, dhe besonte qe progresi personal bazohej shume tek ambjenti (Maslow, hartoi Piramiden e Hierarkise se Nevojave - Maslow's hierarchy of needs) Kjo krijoi bazen e tij, qe e quajti: "terapi e fokusuar tek personi." Keshtu titullohet dhe nje nga librat me te famshem qe ka shkruar: “Duke u bere nje Person” Rogers futi ne psikologji koncepte te ndryshme si: analogjia, kuptimi i empatise, pranimi pa kushte dhe ne menyre pozitive ne ambjentin e terapise per klientin, duke i krijuar atij hapesire dhe besim. Inkurajonte pasuesit e tij ti demonstronin keto aspekte dhe te ndihmonin klientet per te pare thelle ne vetevete, njohur ndjesite e tyre, vete-shprehite; dhe si te arrinin vete-pranimin e vete-aktualizmin. Rogers beson se nje person i vetepranuar dhe i kenaqur ne “lekuren e tij” ka 7 karakteristika baze: 1. I hapur ndaj eksperiencave dhe e ka braktisur qendrimin negativ ndaj tyre. 2. Jete ekzistenciale, qe fokusohet tek momenti pa e shtremberuar ate. 3. Besim ne vetevete. 4. Aftesia per te zgjedhur me vullnet te lire. Njerezit qe funksionojne normalisht jane te pergjegjshem per zgjedhjet qe bejne ne jete, dhe jane teper te fokusuar. 5. Jete krijues dhe te adaptueshem, perfshire dhe braktisjen e konformizmit. 6. Aftesia per tu sjellur ne menyre korrekte dhe te berit e zgjedhjeve konstruktive. 7. Nje jete e plote dhe e pasur, qe perfshin nje spekter te emocioneve njerezore. Terapia qe ka praktikuar Rogers ka marre aprovim te gjere. Sot aplikoheet ne shume fusha si ne arsim e shendetsi, marredheniet kulturore e ato interpersonale; dhe sherbimet te cilat jane ne ndihme te njeriut ne profesione te ndryshme. Ato kane influencuar shume psikoterapine moderne dhe kane gjetur hapesira qe kane ndikuar direkt fushen e shendetit mendor. Roger ngelet nder te paret qe ka popullarizuar humanizmin ne psikologji. 21


DR B E S I

Ne fakt u be levizje, qe fokusohej tek eksperiencat e njeriut ne lirite, zgjedhjet, vlerat dhe qellimet. Shpejt braktisi psikonalizen standarte dhe sjelljen, duke u fokusuar ne shendetin e plote psikologjik te klientit. Ne vend se te merrej me simptomat e tij, Roger i dha klientin fuqine per te arritur potencialin e plote gjate terapise, kur ne te kaluaren ishte terapisti ai qe diagnostikonte e merrte vendime per trajtimin e klientit. Nga fama e marre ne vite, Rogers-it i eshte kerkuar ndihme dhe ne konfliktet kulturore. Ka punuar me Katoliket dhe Protestantet ne Irlanden e Veriut, si ne Afriken e Jugut per ti dhene fund Aparteidit.

Viktor Frankl | 1905 – 1997 Gjimnazisti Viktor kishte korrespondence serioze me Frojdin. Ne vitin 1923 (17 vjec) shkruan nje ese komprehensive rreth aspekteve psiko-analitike te filozofise se Shopenhaurit (Arthur Schopenhauer) Ne Universitetin Mjekesor te Vienes, ka interesa per psikiatrine e neurologjine, dhe diplomohet ne vitin 1930. Frankl organizoi nje program falas duke ofruar “keshillime psikologjike” per gjimnazistet gjate kohes se provimeve ne Vjene dhe 6 qytete te Austrise. Fusha e interesit ishte per depresionin dhe suicidin. Ne vitin 1931 fale mjekut te ri Frankl, asnje student nuk beri vetevrasje. Fillon pune ne nje spital Vienez dhe behet shef i nje pavioni per grate qe kishin tentuar suicid, gjate kesaj kohe po specializohej ne Neurologji. Ne 1937 hap klinike private, por e vetmja mundesi per pune ishte te trajtonte pacientet Hebre, pasi dhe vete ishte i tille. Shume here falsifikonte diagnozat e tyre, per ti shpetuar nga rregullat qe kishin futur Gjermanet ne lidhje me “eutanzaine e pacienteve me semundje mendore” Ne kete kohe fillon te shkruaj librin “Doktori dhe Shpirti” Ne Shtator te vitit 1942, arrestohet se bashku me prinderit e tij dhe gruan - Tilly Grosser. Me pas deportohet ne nje kamp perqendrimi afer Prages. Aty fillon nje program te shendetin mendor per personat e kampit, ku jepte leksione per “Trupin e 22


P SI KO LO G J I A

Shpirtin” dhe “Problemet Ekzistenciale te Psikoterapise” Babai i vdes, ndersa Tilly, gruaja 24-vjecare i vritet ne burgun e Bergen-Belsen. Gjate rruges nje roje kampi ja zbulon manuskriptin per librin “Doktori dhe Shpirti” ja si e pershkruan Dr. Frankl kete moment: “Degjo, te lutem keto shenime jane per nje liber shkencor... . Me duhet ti mbaj me cdo kusht. Eshte puna e jetes time. E kupton kete?” Po, ai po fillonte ta kuptonte. Ngadale filloi te qeshe, ne fillim me kuriozitet, pastaj duke u tallur, derisa tha vec nje fjale: M*t” Ne kete moment e kuptova te verteten, e kjo ishte pike kulmore ne jeten time, faza 1 e reagimeve te mia psikologjike: i vura kryq jetes se meparshme!” Por Frankl s'kaloi ne deshperim ekzistencial, ne fakt kjo e beri te shtyhet drejt “justifikimit per jetesen” dicka qe e kishte filluar ta studionte qysh para luftes. Duhej te gjindej nje “kuptim” (Engl. meaning) sic e formuloi me vone: " “Zoti i pavetdijshem” eshte pergjegjes, pergjegjes ne menyre ekzitenciale, pergjegjes per ekzitencen e vetevetes." Ne vuajtje Frankl po gjente "Kuptimin e Ekzistences" tone. Jo thjeshte vuajtje per hir te denimit ose per hir te pendeses, por vuajtja e forcuar mbi ne sjell mundesine per tu fokusuar ne gjera qe vertete kane vlera.

“Shpetimi i Njeriut” vjen nga dashuria, kete e ka shkruar tek “Kerkimi i Njeriut per Kuptimin e Jetes” Nje liber qe ne momentin kur vdiq eshte shitur ne mbi 10.000.000 kopje (mund ta kerkoni si Man’s Search for Meaning”) Ne kampin e perqendrimit gati vdiq nga ethet e tifos por ne Prill 1945 shpetohet nga aleatet. Ne vitin 1946, per 9 dite shkruan librin e famshem “Man’s Search for Meaning” duke e diktuar ate. Gjate jetes ka shkruar 31 libra si dhe ka udhetuar ne te gjithe boten, per leksione profesionale mjeksore dhe te pergjithshme. 23


DR B E S I

Frankl, pati kuptuar se disa njerez i kishin kritikuar idete e tij, pasi ai refuzonte te shikonte Holokaustin si manifestim unik te djallezise njerezore. Gjithmone theksonte natyren individuale te fajit, jo fajin kolektiv te nje kombi, qofte dhe te nje familje. Te tjeret, ndoshta dhe nuk e kane pelqyer futjen e idese se “Shpirtit” ne trajtimin psikologjik. Vdiq ne Vjene ne moshen 92 vjecare, pas nje jete te jashtezakonshme me pune e ngjarje kulmore. Frankl kuptoi se ne kushte esktreme - ne kampet e perqendrimit - njeriu s'ka kontroll mbi jeten a vdekjen por konkludon: “Nje njeri mundet, dhe ne rrethana te tilla, te vendose cdo te beje me veten, menderisht e shpirterisht. Ai mund t'mbaje dinjitetin njerezor qofte ne kamp te perqendrimit. Po ta trajtosh njeriun si kafshe, ai mund te behet kafshe - ose mund te behet trim, me dinjitet dhe te ndihmoje te tjeret” ne kete menyre ai i jep kuptim te thelle jetes se tij. Ne "Man’s Search for Meaning" Frakl argumenton tezen e tij: “Cdo gje mund t’ja marresh nje njeriu por kurre nje gje: te fundmen e lirive njerezore - te zgjedhe sjelljen e tij ne cdo rrethane, te zgjedhe rrugen e tij."

Kjo eksperience ekstreme e shtyn Frankl ndaj nje teorie te personalitetit qe ai e quan Logoterapi. Perpara tij: 

Alfred Adler argumentonte se njerezit kane “fuqine e vullnetit Nitchean.” (Nietzsche)

Frojdi, pati thene se ne te gjithe jemi te motivuar nga “deshira per kenaqesi”

Frankl, besonte se njerezit jane lindur me “deshire/vullnet per kuptimin e jetes” si nevoje fondamentale per te gjetur kete kuptim.

24


P SI KO LO G J I A

Logoterapia ka 3 postulate: (a) Kerkesa per kuptimin e jetes eshte motivacioni baze i jetes tone. Ky Kuptim eshte unik dhe specifik per cdo person (b) Jeta ka Kuptim ne cdo rrethane, qofte ne ate me deshperuese. Cfare vlen s'eshte kuptimi akademik i jetes por kuptimi qe ka jeta ne jeten e personit, ne ate moment. (c) Njerezit kane vete-vendosjen. Kjo eshte so jo vetem ekzistojme, por zgjedhim se cfare ekzistence do kemi. Ndihemi te lire ne cfare bejme dhe cfare provojme, ose t'pakten si pergjigjemi ne cdo situate. Te marresh pergjegjesi te plote per zgjedhjet e sjellen tende, nuk eshte lehte, shume nga ne ja faturojne keto shancit, zotit a universit. Viktor Frankl dha nje dritare te vogel te shohim se, ne momentin kur heq frikerat dhe ben ate c'ka mundesh ; do zbulosh qe je shume me i lire sesa e ke menduar.

25


DR B E S I

Albert Ellis | 1913 – 2007 Ne nje ankete te bere me psikologet Kanadeze e Amerikane, Albert Ellis konsiderohet me influencial ne psikologji se Frojdi e Jungu (Freud & Jung) “Psychology Today” e quan: Princi i Arsyes. Nje nga problemet qe ka trajtuar ishte “ndjenja e turpit” Workshop-et qe mbante Ellis ne Manhattan ngelen legjendare per pjesmarrjen e gjere dhe rezultatet e arritura gjate trajtimeve qe ka bere. Terapia e tij - REBT - nje variant i terapise konjitive, ishte aq influenciale sa Shoqata e Psikologeve Amerikane e votoi si psikoterapistin me te madh te shekullit XX-te pas Carl Rogers. I 3-ti ishte Sigmund Freud, teorite e te cilit Albert Ellis i hodhi poshte pa meshire. “Frodi ja ka futur kot - deklaroi Ellis ndersa neuroza nje koncept bazik i modelit Frojdian te personalitetit, ka qene koncept i ngjashem me “ankesen” Ellis me gjithe te folur direkte dhe pa kompromise, ka qene shume observues, i mencur e praktik; esenca e mendimit te tij bazohej te afersia me njeriun, dashuria ndaj tij qofte dhe per gabimet e bera. Influencat i ka marre nga stoiket dhe Buda. Mendimi i Ellis bazohej ne faktin se ne s'reagojme ndaj ngjarjeve ne menyre negative, por tek besimet qe kemi ne per to. Duhen kerkuar keto reagime negative e modifikuar. Eshte kjo “kerkese e fshehur” prej nesh, qe realiteti duhet te jete ndryshe nga ai qe shohim. Jane “3-duhet” (Engl. musts) thonte Ellis, qe na terheqin ne pas:

26


P SI KO LO G J I A

Kerkesat jo-reale, qe te jemi perfekte dhe te tjeret te jene te mire me, jane absolutisht te demshme. Ne vete ne s'jemi perfekte; deshtojme ne pune, dashuri, shoqeri e familje, gjate te gjithe kohes. Dhe te tjeret, shume here, sillen si idiote. Thelbi i Terapise nga Albert Ellis, qendron ne trajtime te shkurtra, nese vazhdojme psiko-analizen Frojdiane, njerezit rrine aty flasin per 10 vite; duke ja lene fajin prinderve e kujtdo dhe pritur per “celesin magjik” Gjate jetes Ellis ka shkruajtur disa libra “Si te besh veten te Lumtur e me pak te Shqetesuar” dhe “Si te refuzosh me Kokefortesi te Merzitesh Rreth Cdo Gjeje, Po, Cdo Gjeje”

Jeta ne familje nuk ishte e lehte duke qene femija me i madh nder tre, me babain punonte larg dhe rralle ishte ne shtepi ndersa nena paksa dramatike. Qe ne moshen 5 vjecare shtrohet ne spital per semundje te veshkave. Pasi mbaron shkollen per biznes, fillon te merret me shume gjera gjate Depresionit ne New York. Me vone fillon si “keshillues” per ciftet pa pasur asnje kualifikim ne kete fushe.

27


DR B E S I

Ne moshen 20 vjecare ishte shume i turpshem me femrat, keshtu qe per nje muaj ne Parkun Botanik te Bronksit ulej ne nje stol e foli me 150 femra. S'fitoi dot asnje takim te 2-te me to, por nuk ishte ky qellimi. Sapo i pati provuar vetes se kur dikush te refuzon, megjithese nuk eshte ndjenje e mire, kjo s’eshte tragjike, atehere pse e ben te madhe? Asnje femer qe ndalova nuk me qelloi me shpulle, apo te thirrte policine, thjeshte “u mesova te flas me to, pa turp e frike” Kjo solli qe te bente disa “ushtrime psikologjike kunder Turpit. “Ndalo dike ne rruge - keshillonte Ellis - e thuaj: sapo kam dale nga Spitali Psikiatrik. Cfare muaji jemi tani?” Dhe mesohu te mos kesh turp, kur te shohin me tmerr apo me cudi. Ato mund te kujtojne se je cmendur, realiteti eshte se ju jeni me normal se ata. Pasi mori nje diplome ne Psikologji - ne 1943 e doktoraturen ne 1947-ten Ellis praktikoi Psikoanalizen per 6-7 vite. Deri kur ne 1959 u terhoq plotesisht nga praktikat Frojdiane duke krijuar Institutin Albert Ellis. Kjo i solli mjaft kritike por me kalimin e kohes shume institucione e adoptuan tekniken e tij. Nje nder ta NHS-i Britanik, qe sot perdor "cognitive behavior therapy" Disa e kane kritikuar per “tonin e larte” ai u thonte njerezve me depresion “te levizin, te bejne dicka per jeten e tyre” Ndersa homoseksualitetin e mendonte si semundje, jo gjendje natyrore. Kam zgjedhur per ju “12 besimet iracionale nga Albert Ellis” njeriu qe beri Frojdin te dukej demode. Kjo eshte esenca e REBT ose CBT-se sic perdoret sot., shih fig ne fq. 24. Ne vitet 60-te terapite e sjelljes paten mjaft perhapje dhe Ellis eshte nje nder te paret e Revolucionit Seksual, bile ka shkruar dhe nje liber: “Si te besh seks pa ndjere faj” Gjate gjithe jetes ka vuajtur nga probleme shendetsore vete dhe kjo e ka bere ta ndjeje e kuptojne burimin e dhimbjes njerezore. 28


P SI KO LO G J I A

Albert Ellis ka praktikuar “keshillime martesore e terapi seksuale� psikoterapi dhe keshillime psikologjike permbi 60 vite, si dhe tranjuar shume terapiste, me vone ka hapur Institutin e Psikologjise Albert Ellis ne Amerike

Ai ka shkruar rreth 1200 artikuj dhe gati 80 libra. Vdiq me 24 Qershor 2007, ne moshen 93 vjecare.

29


DR B E S I

Mindfulness & Stoiket

30


P SI KO LO G J I A

*** Jånos (Hans) Selye | 1907-1982 Mjek, endokrinolog, pioner i studimeve er stresin. Nena e tij ishte Austriake ndersa babai mjek ushtarak Hungarez. Familja u zhvendos ne Komaron (quhet Komarno, ne aneksimin Cek e Sllovak pas L1B) dhe shkollohet aty. Kur ishte student ne vitin e II-te mjeksi, fillon teorine e tij te famshme te stresit dhe aftesine e njerezve per ta perballuar ate. Zbuloi se shume paciente me semundje te ndryshme, manifestonin simptoma te ngjashme, per te cilat quan shkaktar mundesine e trupit te tyre per t’ju pergjigjur stresit qe sjell semundja. Kete koleksion simptomash e quajti GAS (general adaptations syndrome) sindromi i adaptimit te 31


DR B E S I

pergjithshem. Ka shkruar 30 libra gjate jetes e mbi 1500 artikuj per stresin dhe problemet qe lidhen me te. “Stresi i jetes” ne 1956. Aq impresive ishin zbulimet e tij, sa i jane referuar si “Anjshtanji i Mjeksise” Ka qene drejtues i Institutit te Mjeksise Eksperimentale e Kirurgjise ne Universitetin e Montreal-it nga 1946-1976. Themeloi Institutin Nderkombetar te Stresit ne 1977. Me shume se kushtdo tjeter, Seyle demonstroi rolin e pergjigjes emocionale te njeriut gjate jetes se tij: “Njeriu nuk duhet ta evitoje stresin, me shume se ai duhet ti largohet dashurise, ushqimit dhe ushtrimeve fizike”

Ne kete dokument te formatit pdf, ka nje 6 faqe me konkluzione nga vete autori, ne nje forme te kuptueshme per te gjithe. Ne fund e mbyll me: lufto per qellimet me te larta te mundshme, por mos rezisto pa kuptim. Klik ne titull: Nje Mesazh nga Hans Selye (ne Angl) 32


P SI KO LO G J I A

Kapitulli II Disa Simptoma & Semundje Organike

Dhimbja, Tipet dhe Klasifikimet e Dhimbjes Dhimbja e Kurrizit Dhimbje e Rreme per Pjese te Hequr - Phantom Pain Dridhja Dhimbja, Tipet dhe Klasifikimet e Dhimbjes

33


DR B E S I

Dhimbja Dhimbja ngelet nje nga metodat baze qe ka trupi yne per te na lajmeruar se dicka nuk shkon. Si dhe paralajmerim nga eksperienca apo stimuli momental, se nuk eshte ide e mire te mbash doren mbi nje sobe te nxehte. Trupi kerkon vemendje kur dicka ka shkuar gabim ne nje pjese te tij, ky eshte mesazhi kryesor i dhimbjes. Te jete pickim insektesh, semundje kronike apo thyerje e kockes, dhimbja eshte sensacion i papelqyeshem dhe nje eksperience emocionale. Dhimbja varion ne individe te ndryshem, nje lloj dhimbje te cilen dikush e duron, tjetrin mund te beje te humbe ndjenjat. Ka veshtiresi ta matesh ne njesi, si tensionin e gjakut, kolesterolin dhe temperaturen, por eshte e mundur te kategorizojme tipe te ndryshme dhimbjesh. Dhimbja Akute dhe Dhimbja Kronike Ka shume klasifikime per dhimbjen. Njera eshte ti ndadh ne Akute e Kronike. Dhimbja Akute vjen papritmas dhe ka kohezgjatje te kufizuar. Zakonisht shkaktohet nga demtime te indeve; si ne kocka, muskuj, organe; dhe shoqerohet me ankth e probleme emocionale. Dhimbja Kronike zgjat me teper, ne pergjithesi i reziston trajtimit mjeksor. Shoqerohet me semundjet kohegjata, si osteoartiti. Ne disa raste si fibromialgjia, eshte nje nga karakteristikat percaktuese te semundjes. Mund te vije nga demtime te indeve por me shume haset ne demtime te nervave. Si dhimbja akute dhe ajo kronike, ndikojne (dhe ndikohen nga) gjendja mendore e te semurit; duke rritur shancet per konsekuenca psikologjike, si ankth e depresion. Ne te njejten kohe, shqetesimet psikologjike aplifikojne dhimbjen. Mbi 70% e dhimbjeve kronike te trajtuar me ilace kunderdhimbjes, ne raste kur ilacet perdoren rregullisht, kane episode “dhimbje qe kalon barrieren� 34


P SI KO LO G J I A

Nganjehere kjo eshte spontane por dhe nga levizja me e vogel ne krevat. Ka raste kur efekti i ilaceve eshte ne renie dhe dhimbja fillon para dozes qe duhet marre. Menyra te tjera si klasifikohet dhimbja Shpesh klasifikohet nga tipi i demtimit qe e shkakton. Dy kategorite kryesore jane ato qe shkaktohen nga demtime te indeve e quajtur Dhimbja Nociceptive. Dhimbja e shkaktuar nga demtime te nervave, e quajtur Dhimbje Neuropatike. Ka kategori te 3-te, Dhimbja Psikogjenike me origjine fizike nga demtim indesh a nervash. Por dhimbja rritet nga faktoret psikologjike: depresioni, ankthi, frika, stresi. Ne disa raste, dhimbja vjen nga gjendjet psikologjike. Dhimbja mund te kasifikohet nga tipi i indit te perfshire ose pjesa e prekur e trupit. P.sh. ka dhimbje muskulare ose dhimbje te kyceve. Fibromialgjia eshte nje rast ilustrues. [A] Dhimbje e Shkaktuar nga Demtime te Indeve Ne shumicen e rasteve vjen nga demtimet ne inde; qe mund te jete inde te buta, organe e kocka. Shkaku eshte nje semundje, si kanceri. Ose demtime fizike, nje prerje ne mish a kocke e thyer. Dhimbja qe ndjeni mund te jete e forte, therese, ose pulsuese. Mund te shkoje-e-vije apo konstante. Ju mund te ndieni se dhimbja perkeqesohet kur levizni, qeshni, perkuleni ose merrni fryme; te gjitha keto mund te rrisin intensitetin e dhimbjes. Dhimbja nga demtimet ne inde mund te jete akute. P.sh. demtimet sportive, si nje kyc i demtuar ose gishtat e kembes dhe te dores, shpesh jane demtime te indeve te buta. Mund te jete kronike, si artriti e dhimbjet e perhershme te kokes. Disa mjekime mund te sjellin dhimbje, si radiacioni per kancerin qe demton indet dhe sjell dhimbje. 35


DR B E S I

[B] Dhimbja e Shkaktuar nga Demtimet e Nervave Nervat jane si kabllot elektrike te trupit, qe transmetojne sinjalet e dhimbjes, ne drejtim te / dhe nga truri. Demtimet te nervat krijojne interference me menyren e transmetimit te sinjaleve e kjo sjell qe sinjalet e dhimbjes jane abnormale. P.sh. ju mund te ndjeni nje sensacion djegje ne trup, dhe kur s’ka asnje lloj stimuli afer qe shkakton nxehtesi. Diabeti e semundje te ndryshme demtojne nervat, po ashtu traumat, ilacet e kimiterapise, hemorragjia cerebrale e infektimi me virus HIV (SIDA) Dhimbja qe vjen nga demtimi i nervave, mund te jete rezultat i demtimeve ne sistemin nervor qendror (SNQ) ku futen truri e palca e kurrizit. Ose mund te vije si rezultat i demtimit te nervat periferike, nervat ne pjesen tjeter te trupit qe cojne sinjalet tek SNQ. Dhimbja nga demtimet ne nerva, Dhimbja Neuropatike, pershkruhet si sensacion i djegjes dhe i te shpuarit nga brenda. Disa paciente thone: “duket si shok elektrik” te tjeret si te shpuarit nga gjelpera te vogla, te shpuarit me thike, disa jane mbisensitive ndaj prekjes e nxehtesise. Nje prekje qofte nga carqafet, mund te sjelle sensacionin e dhimbjes. Shumica e dhimbjeve neuropatike jane kronike. Shembuj te dhimbjeve nga demtimi i nervave: (1) Sindroma e dhimbjes qendrore - dhimbje kronike qe vjen nga demtime ne SNQ. Pasoje e nje hemorragjie cerebrale, sklerozes, tumoreve e semundjve te ndryshme. Dhimbja eshte e forte dhe konstante, prek nje pjese te madhe te trupit ose zona me te vogla, si kembet apo duart. Dhimbja perkeqesohet nga levizja, prekja, emocionet, dhe ndryshimet ne temperature. (2) Sindromi i dhimbjes regjionale komplekse - dhimbje kronike ne demtime serioze. Si ndjesi e te djegurit te perhershem. Shoqerohet me abnormalitete te ndryshme; djersitje te larte, ndryshime ne ngjyren e lekures, ose enjtje rreth zones se dhimbjes. (3) Dhimbja periferale neuropatike diabetike - vjen nga demtime te nervave ne kembe, duar, dhe krahe te shkaktuar nga diabeti. Ne kete rast dhimbjet jane si ndjesi nxehtesie, te shpuari, dhe si “miza36


P SI KO LO G J I A

miza” me sensacione qe ndryshojne ne kohe. (4) Neuralgjia post-herpetike (shingles) - infeksion lokal, vjen nga i njejti virus qe shkakton “chickenpox-in” Skuqja dhe dhimbja shoqeruese, qe mund te jete ekstreme, eshte ne nje ane te trupit pergjate rruges se nje nervi. Zakonisht zgjat nje muaj. (5) Neuralgjia trigeminale - vjen nga inflamacioni i nervave faciale. Dhimbja eshte e forte, prek buzet, skalpin, syte, gojen, hunden, mishrat e dhembeve dhe qafen, ne nje ane te faqes apo ne tjetren. Kjo dhimbje ri-aktivohet nga levizja me e vogel ose te prekesh zonen e afektuar. Konkluzion: Duhet te degjojme mesazhet e trupit, e ti ndjekim me kujdes mjeksor. Problemet me "frymemarrjen, hemorragjite e dhimbjen" jane triniteti themelor i ekzistences tone, e s'duhen injoruar. Mjeksia ka ne dispozicion barna e metoda per te vene dhimbjen ne kontroll, dhe e diagnostikuar burimin e saj ne menyre qe te keni permiresime. Eshte e rendesishme qe per nje dhimbje te “vogel a qe e keni neglizhuar” permbi 6 jave te kuptoni se quhet kronike, dhe te kerkoni trajtim te kualifikuar mjeksor.

Dhimbja e Kurrizit Dhimbja e kurrizit eshte problem i zakonshem qe prek gati te gjithe njerezit, gjate jetes se tyre. Dhimbja mund te filloje pasi rrini per nje kohe te gjate ne kembe, perkuleni ne ekstrem, ose ngrini pesha ne pozicion jo korrekt. Zakonisht, dhimbja e kurrizit nuk shkaktohet nga nje gjendje serioze dhe, ne shumicen e rasteve, permiresohet brenda 12 javesh. Trajtohet me sukses duke marre ilace per dhimbjen e duke qendruar aktive ne jeten e perditshme.

37


DR B E S I

Shkaktaret: Ne shumicen e rasteve nuk ka demtime serioze te organeve apo semundje por “terheqje te vogla” ose demtime te vogla, ose “pickim” e irritim te nervave. Dhimbja mund te vije nga aktiviteti ditor ne shtepi apo ne pune, ose mund te zhvillohet gradualisht. Ne shkaqet e mundshme futen: Perkulje ne pozicione ekstreme ose per nje kohe te gjate Ngritje, mbajtje ose shtyrje peshash te renda Rrotullime, perkulje te shpejta. Mbi-terheqje te muskulatures Nisja e makines ne pozicion te kerrusur ose per kohe te gjata pa pushime Mbi-perdorim te muskulatures gjate sporteve ose levizjeve te perseritura

Faktoret predispozues: 

Mbipesha duke shtuar presionin ne shtyllen kurrizore.

Duhani mund te sjelle demtime ne strukturen e indeve te kurrizit.

Njerezit qe pine duhan kane stil dhe jete me pak aktive.

Shtatzania pesha shtese e femijes sjell stres ekstra ne kurrizin tuaj.

Perdorimi per kohe te gjate i disa ilaceve dobeson kockat. (si 38


P SI KO LO G J I A

kortikosteroidet)

Stresi shkakton tension ne muskulaturen e kurrizit, kjo sjell dhimbje.

Depresioni dhimbja ne kurriz mund te sjell depresion, kjo mund te rezultoje ne rritje te peshes, e cila sjell rritje te dhimbjes se kurrizit, qe e perkeqeson depresionin. Pra kemi nje rreth vicioz. Tipet e Dhimbjes se Kurrizit Dhimbje ne qafe Dhimbje ne shpatull Shpatull "e ngrire” Spondiliti Ankiloz Hernie diskale e shtylles kurrizore Shiatika (probleme te nervit shiatik /sciatica Trajtimi i Dhimbjes se Kurrizit

Nese ju dhemb kurrizi eshte mire te jeni aktive dhe te vazhdoni jeten e perditshme. Ne te shkuaren mjeket rekomandonin qetesim e pushim per dhimbjen e kurrizit, sot shumica e eksperteve pranojne se po te jeni inaktive per kohe te gjate eshte me keq per dhimbjen e kurrizit tuaj. Aktivitet i moderuar, si te ecurit e puna e perditshme, ndihmojne ne permiresimin e dhimbjes.Mund te merrni qetesues si paracetamol ose ibuprofen, nese ndjeni se ju keni nevoje per to. Kompresa te ftohta ose te ngrohta mund te ndihmojne. Keto gjinden ne farmaci, ose perdorni zarzavate te ngrira qe mbajme te gjithe ne frigorifere. Po ashtu nje borse me uje te nxehte mund t’ju sjelle lehtesim. Gjendja mendore ka rol ne kete aspekt, sigurisht eshte e veshtire te jesh i lumtur kur ke dhimbje, studimet kane provuar se personat qe jane pozitive permiresohen me shpejt se ato qe kalojne ne depresion. Disa njerez zgjedhin te bejne terapi manuale, si fizioterapi, kiropraktike dhe osteopati, ne momentin qe u fillon dhimbja; kjo behet privatisht duke paguar per sherbime te tilla. Per dhimbje kurrizi qe 39


DR B E S I

zgjat mbi 6 jave (ate qe mjeksia e quan - kronike) trajtimi tipik perfshin qetesues, akupunkture, klasa me ushtrime fizike ose terapi manuale. Kur gjithshka deshton e s’ka permiresime, konsiderohet trajtimi kirurgjikal. Kur duhet te shkoni tek mjeku. Shumica e personave me dhimbje ne kurriz permiresohen pa nevoje te vizitohen tek mjeku, por nese keni problem me shkallen e dhimbjes, adresohuni si fillim tek mjeku i familjes. Duhet te kerkoni ndihme te menjehershme mjeksore kur dhimbja e kurrizit shoqerohet me: 

Temperature 38 grade, ose me shume

Humbje peshe te pashpjeguar

Enjtje ne kurriz

Dhimbje kurrizi konstante, qe nuk permiresohet pasi shtriheni

Dhimbje ne gjoks, ose ne pjesen me te larte te kurrizit (nga pas – gjoks / qafe)

Dhimbje ne kembe dhe poshte gjunjeve

Humbje te kontrollit te fshikezes se urines dhe te defekimit

Pamundesi per te urinuar

Mpirje perreth organeve gjenitale, te ndenjurave dhe regjionit anal.

Rritje e dhimbjes gjate nates (perkeqesim)

Keto shenja ne mjeksi quhen “red flad symptoms” dhe mund te jene tregues te problemeve serioze. Si te tilla s’duhen injoruar! Si te parandalojne dhimbjen e kurrizit. Menyra si rrini ne kembe, ulur, ne pune dhe veprimet gjate aktivitetit te perditshem; ndikojne ne shendetin e kurrizit tuaj. Mundohuni te evitoni presionin ekstrem ne kurriz qe ai te jete i forte dhe elastik. Ushtrime te ndryshme fizike dhe duke ndjekur sensin e mases; si ecja, noti, yoga ose pilates; permiresojne elasticitetin dhe sigurisht forcojne muskujt e kurrizit tuaj.

40


P SI KO LO G J I A

Dhimbje e Rreme per Pjese te Hequr - Phantom Pain Pershkrimin e pare shkencor e kemi nga Ambrose Pare, kirurgu ushtarak Francez. Ndersa termi na ka ngelur nga Silas Weir Mitchel, kirurg i famshem Amerikan i Luftes Civile te Shek XIX, “dhimbja e gjymtyres se munguar" Ai ka pershkruar me detaje teper te sakta per kete fenomen, te cilin akoma mundohemi ta kapim ne thellesine e tij. Mjeksia moderne se kupton mire, si dhe ngelet nje nga gjendjet mejksore me te veshtira per trajtim.

Dikur konsiderohej Semundje Psikiatrike. Tani jemi ne nivele te tjera, duke konsideruar ndryshimet ne aksin nervor, vecanerisht ne korteks, mechanismat nervore periferale e ato qendrore, jane disa nga hipotezat qe po pranohen tashme. Pacienti ndjen sikur pjesa e hequr e trupit, eshte akoma aty. Nese ka dhimbje atehere quhet “dhimbja e gjymtyres se munguar” (Engl. phantom pain) Kjo ndodh me teper, nese dhimbja ne pjesen e hequr ishte e larte, para se te hiqej. Nese ka pasur aksident me shume dhimbje, atehere shkalla e dhimbjes me pas rritet dhe me teper. Mendohet se ka nje ri-arranxhim te sistemit nervor qendror qe ndodh kur pacienti e kishte pjesen e humbur me pas. Kur hiqet pjese e demtuar, akoma ngelet kujtesa per te ne tru. Kjo eshte kujtese e pa-vetdijshme te cilen se kontrollojme dot, mendohet, se eshte e “regjistruar” ne me shume se nje zone te trurit e te shtylles kurrizore. 41


DR B E S I

Prandaj trajtimi eshte i veshtire. Aksonet (fibrat nervore) me te aferta formojne lidhje me neuronet receptore te palces kurrizore. Keshtu rriten aktiviteti i neuroneve, ka zgjerim te fushes receptive neurale dhe hipereksitim ne regjione te tjera. Ky proces njihet si “sensitizimi qendror” Me aktivitet ne rritje te receptoret NMDA te lidhura nga neurotransmetues sic jane: Substanca P (peptid) takikininat e neurokininat, e pjeses dorsale te palces se kurrizit. Ketu kemi nje fenomen te quajtur “fenomeni konkludues” ne te cilin ka rritje te pergjigjes ndaj stimulit te receptoreve zonale. (NMDA jane receptore nervore te glutamatit, qe kontrollojne (a) elasticitetin e sinapseve nervore (b) kujtesen) Trajtimi Nje studim ka zbuluar se acetaminofeni e NSAID-te jane ilacet me te zakonshme ne trajtimin e kesaj dukurie. Mekanizmin analgjezik te acetaminofenit, se dime qarte por perfshihen rruget serotonergjike dhe ato te tjera. Serotonergjike - te lidhura me neurotransmetuesin Serotonine. 

NSAID - Nonsteroidal Anti-Inflammatory Drugs | anti-inflamatoret jo steroidale, si aspirina, indometacina, ibuprofeni etj.

NSAID-te, frenojne enzimat e nevojshme per sintezen e prostalglandines, ulin receptoret receptoret e dhimbjes ne periferi dhe ne rruget e sistemit nervor qendror.

Opiatet - lidhen me receptoret e sist. periferik e qendror, sjellin anelgjezi (qetesim te dhimbjes) pa humbur sensacionin e te prekurit, perceptimin individual dhe vetedijen.

Anti-depressantet triciklike jane ne perdoruesit me te zakonshem per dhimbje te ndryshme neuropatike. Kjo vecori i atribohet inhibicionit te lidhjes "serotonien - norepinefrine" antagonizmit te receptoreve NMDA, e bllokimit te kanaleve Natriumit.

Anti-konvulsivet - si Gabapentina kane dhene rezultate te perziera, ku disa studime tregojne rezultate pozitive e disa te kunderten. Karbamazepina eshte regjistruar se ul sensacionet e dhimbjes se mprehte (te shpuarit me

42


P SI KO LO G J I A

thike / shigjete) qe zakonisht shoqerohet me kete fenomen. Oks-karbazepina (Oxcarbazepina) dhe pregabalina mund te kene rol ne kete trajtim por duhen me shume teste e studime. 

Kalcitonina - mekanizmi i veprimit te kalcitonines ne trajtimin e “dhimbjes se rreme” nuk eshte i qarte, dhe ketu studimet kane konkluzione te perziera.

Thyrocalcitonin (ose calcitonin) eshte hormoni tiroidal i prodhuar ne qelizat-C te gjendres tiroide. nje nga rregullatoret e nivelit te Kalciumit (Ca) ne trupin tone, dhe i perfshire ne procesin e kocke-formim / ndertimit.

Mjekime te tjera - beta bllokuesi propranolol dhe bllokuesi kanalit te kalciumit nifedipina (adalati) mund te perdoren ne keto raste.

Trajtim jo-farmakologjik, si "Terapia me Pasqyre" Pacientit i vihet nje pasqyre afer, dhe ai leviz gjymtyren e shendoshe derisa truri i tij percepton se jane dy gjymtyre. Pastaj mbulohet pasqyra e ne fund mbyllen syte, keshtu per disa dite nga 15 minuta.

Se fundmi behen nderhyrje kirurgjikale dhe terapi me elektroshock.

Konkluzioni: Nuk eshte e lehte te kuptohet fenomeni dhe kur shpjegimi final eshte i thjeshte: i eshte hequr pjesa / gjymtyra. Nga nje pjese e trupit qe s’eshte nje aty, pacienti ndjen dhimbje sikur akoma gjymtyra ekziston. Dikur besohej se ishte fenomen psikologjik, sot themi qe sensacionet e verteta e kane origjinen ne palcen e kurrizit dhe ne tru. Kjo ndodh zakonisht ne njerezit qe humbin nje kembe apo dore, por ka ndodhur dhe kur eshte hequr gjiri (te femrat] penisi, nje sy apo gjuha. Per disa paciente trajtimi mjeksor funksionon, per te tjere ka veshtiresi. Me gjithe termonologjine e perdorur, dhimbja eshte reale, ndersa sensacioni eshte " i manipuluar." 43


DR B E S I

Dridhja Doktoret perdorin termin alternativ, duke e quajtur tremor. Ky eshte nje orshilacion ritmik i cdo pjese te trupit, qe zgjat per te pakten disa sekonta, dhe vecanerisht prek duart, koken, nofullen ose gjuhen. Tremori eshte i zakonshem ne moshat e vjetra. Ne nje shkalle te lehte, dhe i njohur si tremori fiziologjik, eshte normal. Nga nje kohe ne tjetren kushtdo nga ne, provon dridhje qe ekzagjerohen deri ne piken ku dallohen lehte. Te muskujt, sidomos pas nje ushtrimi fizik mund te shohim tensionin dhe dridhje. Tremori gjate nje periudhe agjitimi dhe ankthi, bazuar ne nivele te rritura te adrenalines, eshte nje ekzagjerim i tremorit psikologjik. Tremori esencial familial Eshte gjendje qe shkakton turp tek te prekurit, prodhon nervozizem dhe trashegohet ne familje. Nuk progreson ne semundje serioze e mund te qetesohet nga perdorimi i alkoholit. Ne disa raste mund te kontrollohet me ilacet beta-bllokues. Mbi moshen 40 vjecare, 4 ne 100 te rritur e kane kete gjendje. Tremori i vazhdueshem ne qetesi. Me nje frekuence prej 4-5 cikle per sekonte, mund te jete tregues i semundjes se Parkinson-it, dhe nese tremori zhduket gjate nje periudhe relaksimi. Ky lloj tremori mund te jete ekstrem por ka me pak efekt ne levizjet e vullnetshme sesa pritet, dhe nje person qeka tremor te forte eshte ne gjendje te pije uje nga gota pa e derdhur. Tremori ekstrem eshte simptome ne: Sklerozen multiple Grumbullimin e bakrit (Cu) ne trup (semundja Wilson) Ataksine cerebellare Encefalitin Helmimin me zhive (Hg) Hiperaktivitetin e gjendres tiroide. 44


P SI KO LO G J I A

Tremoret e shkaktuar nga problemet e trurit (encefalopatite) nga insuficienca hepatike ose crregullimet metabolike quhet asteriksis (asterixis) Po ashtu nje varietet barnash mund te shkaktoje tremor: Amfetaminat Antidepresantet Kafeina Kortikosteroidet Litiumi Tremori i markuar eshte nje gjendje e zakonshme tek pacientet me trajtim barnash per disa crregullime psikotike por te sigurohemi qe nuk do kompromentohet kualiteti i jetes.

***

Shenim: keto i solla sepse psikologet, keshilltaret sociale dhe profesionistet e terapise duhet te kuptoje disa nga problemet organike te cilat ndikoje, dhe ndikohen nga crregullimet psikologjike, si dhe te orientojne pacientin drejt takimit me mjekun e tyre.

45


DR B E S I

Kapitulli III Fobite, Kujtesa, Inteligjenca dhe Crregullimet

Anoreksia Nervoza Bulimia Nervoza Çrregullimi Dismorfik - DismorfoFobia Fobia | Frika e Pa-arsyeshme Frika nga semundjet - Hipokondria Doktor, cfare do beje ti per vete? Humbja e Inteligjences Paradoksi i Moravecit | Inteligjenca Artificiale Humbja e Kujteses | Fugue & Dementia Iluzioni Ponzo Alienimi (sic) Agrafia - Pamundesia per te Shkruar Afazia - Pamundesia per te Folur Humbja e Oreksit

46


P SI KO LO G J I A

Anoreksia Nervoze Anorexia nervosa eshte nje problem serioz psikiatrik, dhe gati gjithmone e ne menyre ekskluzive, prek vajzat e reja. Shoqeruar kjo me nje tregues te rendesishem mortaliteti. Eshte nje difekt ne perceptimin e personit ndaj trupit te saj, qe sado e dobet te jete, ajo kujton se eshte e shendoshe.

Si rezultat, e con veten te vuaje nga uria. Duke kaluar ne esktreme per t’u larguar ushqimit dhe rezistuar cdo lloj tentative per trajtim. Ne kete gjendje vihen re: Humbje te medha ne peshe. Humbje e mases se muskulatures. Mbi-lodhje. Tharje te lekures. Dalin qime te holla ne trup. Ndalon cikli mentrual. Rrezik real per vdekje, nga uria. Asnjehere mos i nenvleftesoni rreziqet nga anoreksia nervoza. Personat e prekur nga ajo, nuk do e pranojne se kane probleme dhe do refuzojne te marrin trajtim mjeksor. Ajo do e mbaje ushqimin e goje, deri sa te gjeje nje vend ta hedhe. Mund dhe te haje per momentin, nen presion apo te kenaqe dike, dhe me pas fut gishtat ne goje duke provokuar vjelljen. 47


DR B E S I

Kjo gjendje kerkon trajtim nga ekspertet ne spitale dhe vonesa ne kerkimin e ndihmes mjeksore mund te jete e rrezikshme. Dhe pas nje trajtimi te plote dhe ri-marrjes se peshes deri ne kufinjte nomale, relapset jane te zakonshme. Anoreksia nervoza ka 10% mortalitet.

Bulimia Bulimia, ose bulimia nervoza eshte crregullim ne te ngrene dhe problem mendor. Gjate jetes eshte pare se prek 8 : 100 femra. Si me shume probleme te te ushqyerit bulmia shoqerohet me: abuzim te alkoholit, depresion, vetedemtimi dhe mendime jo te mira per veten. Ha shume, nxirre jashte. Ne Angl. quhet binge eating & purging. Ne kemi zakone te vecante ushqimore, ka njerez qe mbajne diete te shendetshme, ka qe nuk pelqejne disa tipe ushqimesh dhe nje grup te cileve ka ushqime qe nuk i tolerojne per arsye mjeksore. Njerezit me bulimi perdorin zakonet e ushqimet si mbeshtes te problemeve emocionale. Shpesh ato kane nje frike jo normale ndaj ushqimeve, kalorive, perberesve dhe se mos shendoshen. 48


P SI KO LO G J I A

Keshtu, kufizojne marrjen e ushqimit dhe ka raste marrin sasi te larta pasi humbin kontrollin. Me vone marrin laksative ose provokojne te vjella, duke nxjerre ato cfare kane ngrene. Frika se mos sherojne ne peshe, ndjenja e fajit dhe humbja e kontrollit i ben te ndihen fajtore dhe tu vije turp. Prandaj, njerezit me bulimi, e mbajne gjendjen e tyre sekrete. Kjo menyre te sjelluri nuk mbaron me nje here, eshte me teper mekanizem me te cilin individi perballons treisin dhe vazhdon ne periudhe ciklike. Shenjat e bulimise. Ka sjellje obsesive ndaj ushqimeve dhe te ngrenit, shihet nje mbi-kritike ndaj peshes dhe formes se tyre te trupit, dhe si vizita te shpeshta ne banjo pas ushqimit. Personi mund te duket i skuqur ne ftyre dhe gishtat mund te kene shenja, pasi i ka futur ne fut per te provokuar te vjellat. Nga perdorimi i laksativeve, te vjellave dhe nxjerrja e ushqimit, individi ka probleme fizike. Pas nje fare kohe jane zakonisht te shoqeruara me keq-ushqimin dhe mungesen e nutrieteve te domosdoshem per trupin. Ke prek Bulimia? Zakonisht, nga cregullimet e marrjes se ushqimit, me shume vuajne femrat. Por ne kohet e sotme po vihet re se ka filluar dhe ne djemte e burrat. Mendohet se shifrat kane shkuar 25% per meshkujt. Kjo gjendje prek cdo moshe, zakonisht nga 16-40 vjec, shumica a tyre fillojne ne moshen 18-19 vjecare. Ka te dhena qe sugjerojne se 8% e femrave vuajne nga bulimia ne nje eriudhe te jetes se tyre. A ka ndihme per bulimiket? Kur kemi probleme me ushqimit, hapi kryesor eshte te pranoni se keni problem. Pastaj shkoni te doktori per nje check-up dhe cfare trajtimi duhet marre. Nese ju mendoni se dikush tjeter ka bulimi, eshte mire te flisni me ta ne menyre te qete dhe pa i kritikuar duke u thene se kjo duhet diskutuar me doktorin. Kudo sot ka grupe bamiresie dhe pacientesh qe ndajne informacion per problemt e te ushqyerit dhe ato mendore, sikur te lidheni me nje grup te tille ndoshta do ju ndihmonte shume. Ka evidenca shkencore se te njohesh kete problem, dhe te bisedosh me ekspertet apo paciente qe kane vuajtur per kohe te gjate, ju ndihmon. 49


DR B E S I

Ne rrugen drejt kurimit do ishte mire qe t’ju perkrahte partneri dhe familja. Nese kjo nuk funksionon dhe pacienti ben relapse (sic) atehere mjeku mund te rekomandoje klinka te specializuara per crregullimet ne marrjen e ushqimet, te cilat kane programe te struktuara qe bejne CBT (terapi te sjelljes) dhe jepen anti-depresive (p.sh. fluoxetine / prozac) te cilet ulin tendencen per te vjellur. Procesi eshte i gjate dhe jo i lehte por duke zbuluar shkaqet e thella, ndryshuar menyren e te menduarit, ne shume paciente ka dhene rezultate. Ku ndryshojne Anoreksia dhe Bulimia? 

Anoreksia nervoza – personi tenton te mbaje peshen me te ulet te mundshme, p.sh. duke bere shume ushtrime fizike ose duke mos ngrene.

Bulimia nervoza – personi ha (binge eating) dhe ne sasi te medha, pastaj provokon te vjellet me gishta ose laksative, per te kontrolluar peshen.

DismorfoFobia Çrregullimi Dismorfik njihet dhe si dismorfofobia (dysmorphophobia) frike e te qenit i shemtuar a te pasurit dicka gabim ne trupin tuaj. Eshte crregullim i ankthit qe shkakton nje individ te kete ide te gabuara se si duken, te shpenzojne kohe te gjate duke u shqetesuar per paraqitjen e tyre. Dikujt i duket se e ka hunden abnormale ndersa nje tjeter mund te mendoje se nje cen, gervishtje apo plage, sado e vogel te jete, i ben te tjeret ta shikojne ate si me nje deformim madhor dhe kjo u ndikon jeten e tyre ne permasa qe te tjeret e kane te pamundur ta kuptojne. Personat e prekur nga Crregullimi Dismorfik i Trupit (Engl. BDD - Body Dysmorphic Disorder) nuk jane narcistike apo te obsesuar. Ne nje periudhe te jetes, te gjithe ne vuajne nga ky mendim, por keto mendime shkojne e vijne, disa here dhe harrohen. 50


P SI KO LO G J I A

Per individet qe besojne se kane crregullime te trupit, keto mendime jane shume shqetesuese, nuk largohen dhe kane impakt te larte ne jeten e tyre te perditshme. Mendohet se 1 ne 100 persona ne boten e zhvilluar preken nga ky crregullim. Incidenca per meshkuj dhe femra eshte gati e njejte. Kush preket. Prek te gjitha moshat, por zakonisht fillon ne adoleshence ose ne moshe te re, kur njerezit jane me te ndjeshem ndaj pamjes se tyre. Me shpesh haset tek individet me fobi sociale dhe qe kane histori depresoni. Shpesh eshte e shoqeruar me Crregullimet Obsesivo-Kompulsive dhe gjendje te pergjithshme ankthi. Mund te kete te pranishme dhe crregullime te oreksit, sic jane bulia dhe anoreksia nervoza.

Sjellja tipike e ketyre individeve. Ndikon jeten e perditshme, punen e marredheniet shoqerore te tyre. Personi qe vuan nga crregullimi dismorfik: 1.

Krahason pamjen e tij me te tjeret.

2.

Harxhon shume kohe para pasqyres por ka raste qe i largohet pasqyres.

3. Harxhon kohe te gjate duke u munduar te fshehe ate qe beson se eshte difektoze. 4. Ka ankth te shtuar per nje pjese te vecante te trupit (me shpesh ftyren) 5.

Ka ankth te shtuar ne rreth shoqeror dhe eviton situatat e tilla.

51


DR B E S I

6.

Eshte sekretiv, s’kerkon ndihme. Beson se do e quajne obsesiv ose narcistik.

7.

Kur kerkon ndihme, do kirurgji plastike. Me pas, as kjo nuk jua heq ankthin.

8.

Ben shume dieta dhe ushtrime fizike.

Ky crregullim nuk eshte njesoj si Crregullimi Obsesivo-Kompulsiv, por kane ngjashmeri. P.sh. nje person mund te perserise te njejtin ritual, shume here. Krehjen, makiazhin, ferkimin e lekures etj. Ne disa raste mund te sjelle depresion, vete-demtime dhe mendime te vetevrasjes. Cfare e shkakton? Nuk dihet. Mund te jete gjenetike nga nje disbalancim i substancave kimike te trurit. Eksperiencat e meparshme te jetes mund te ndikojne ne keto mendime; nese individi eshte ngacmuar nga femijet e tjere, tallur a ti kene permendur dicka qe nuk shkon me trupin e tij. Kur kerkohet Ndihme? Zakonisht nga stigmatizimi e kane veshtiresi te kerkojne ndihme. Por, nese ju vuani nga Crregullimi i Perceptuar Dismorfik i Trupit duhet ta dini se s’ka asgje te turpshme. Eshte gjendje shendetsore me shtrirje ne kohe, si problemet fizike. S’eshte faji juaj. Nese nuk kerkohet ndihme simptomat mund te perkeqesohen. Mjeku ben keto pyeje? A shqetesoheni per pamjen e jashtme, dhe deshironi te mendoni me pak per te? Cilat jane shqetesimet tuaja specifike per pamjen e jashtme? Ne nje dite te zakonshme, sa ore ne dite mendoni per paraqitjen e jashtme? Cili eshte efekti qe kjo ka sjelle ne jeten tuaj? A ndikon kjo ne pune, ne familje dhe me shoket?

Nese mjeku dyshon se keni crregullim dismorfik, mund t’ju referoje te nje specialist i shendetit mendor per ekzaminim dhe per trajtim te kualifikuar.

52


P SI KO LO G J I A

Trajtimi i Crregullimit Dismorfik. Me trajtim keta individe shohin se ju lehtesohen simptomat. Trajtimi specifik eshte ne varesi te seriozitetit te gjendjes. Per crregullime minore dhe mesatare, behet CBT (terapi konjitive, e sjelljes / mendimit) Rastet me serioze mund te trajtohen me ilace te grupit SSRI (selective serotonin reuptake inhibitors) e kombinuar me CBTne. Nese keto nuk jane efektive, mjeku mund te jape ilace nga grupi i antidepresiveve (p.sh. clomipramine) duke monitoruar progresin tuaj. Dhe si me cdo crregullim fizik apo mendor, hapi no.1 eshte te kuptohet dhe pranohet se keni nevoje per ndihme te kualifikuar mjeksore.

Frika e pa-arsyeshme Friken pa arsye, mjeksia e quan fobi. Fobite jane me intensitet, irracionale, nuk mund te injorohen e nuk mund te anashkalohen; dhe kur personi eshte plotesisht i vetedijshem, sic zakonisht ndodh, qe nuk ka arsye te kete frike. Frojdi i ka interpretuar fobite duke sugjeruar se ato jane efekt i nje ndergjegje te represuar qe do te shprehet, por qe ne menyre konstante po represohet akoma me teper. Fobite jane - mendonte ai - rezulat i konfliktit ndermjet kompleksit te Edipit te femijet me ankthin qe sjell “situata e kastrimit” tek te rriturit (kastrim - tredhje) Ne fakt fobite jane me te thjeshta, reflekse te kushtezuara te harruara, te cilat mbahen aktive (ri-forcohen) nga deshira e shtypur per te larguar eksperiencen e papelqyeshme. Kjo teori sot mbeshtetet nga “terapistet e sjelljes” (behaviour therapy) ne menyre qe te luftojne fobite gjate trajtimit te tyre. Fobite mund te lidhen me gati cdo situate, ide apo objekt. Shumica e njerezve kane nje fobi ne forme te lehte. Fobite ekstreme, megjithate, jane te demshme dhe tentojne te pengojne jeten normale te individit. Fobiat hasen ne nje larmi formash, ku perfshihen: 53


DR B E S I

Fobite Sociale (turpi dhe frika nga poshterimi) Akrofobia (frike nga lartesite) Agorafobia (frike nga hapesirat, sheshet e zonat jashte shtepise) Araknofobia (frike nga araknoidet / merimangat) Klaustrofobia (frike nga zonat e mbyllura, ashensore, etj) Ailurofobia (frike nga macet) Hidrofobia (frike nga uji) Nekrofobia (frike nga trupat e vdekur) Niktofobia (frike nga nata) Demofobia ose oklofobia (frike nga turmat, mitingjet) Zoofobia (frike nga kafshet)

Pergjigjet psikologjike ndaj fobive, sic jane puls i shtuar, djersitje, rritje e tensionit te gjakut etj, mund te kontrollohen nga ilacet beta-bllokues.

54


P SI KO LO G J I A

Frika nga semundjet - Hipokondria Njerezit kane frike nga semundjet serioze por eshte abnormale te kemi reagimin qe quhet hypochondriasis. Defekt i personalitetit qe sjell nje besim konstant e te pabazuar, dhe frike te pajustifikuar se vdekja do vije se shpejti. Hipokondriaku eshte i sigurte se vuan nga nje ose disa semundje, dhe ka nje tendence qe me kalimin e kohes ndryshon natyren e semundjes. Termi mjeksor eshte i komplikuar qe ne origjine. Vjen nga Gr. hypo-nen, e cartilage-kondros (chondros-kerc) Hypokondrium eshte pjese e abdomenit nen brinjet e poshtme, nga cdo ane. Greket e vjeter besonin se shpretka ishte zona ku fillon melankolia dhe pesimizmi – pra hipokondriaze. Me 1826, Prof William Cullen nga Edinburgh-u, na ka lene nje pershkrim klasik te hipokondrise: “Ne disa persona ka nje gjendje mendore qe dallohet nga keto rrethana: nje kundershti per te degjuar ose deshire per te kuptuar dhe zgjidhur ne raport me cdo lloj mundimi, nje predispozicion drejt seriozitetit, merzise dhe sensitivitetit, perkunder ngjarjeve te ardhshme, nje druajtje e me te keqes prej tyre, dhe keshtu, bazuar ne arsyen me te vogel, frika e nje katastrofe te madhe. Keta persona jane vecanerisht te kujdesshem ndaj gjendjes se tyre shendetsore, ndaj ndryshimeve me te vogla ne ndjesite trupore, dhe cdo ndjenje e cuditshme, sado e vogel te jete, parashikojne rrezik te larte, dhe vete vdekjen. Ne respekt te ketyre ndjenjave dhe druajtjeve, zakonisht hasen besimet me kokeforta ndaj cdo argumenti� (duket

me stakato, pasi i kam qendruar perkthimit origjinal te Anglishtes se kohes)

55


DR B E S I

Megjithese gjuha eshte e vjeter, veshtire ta thuash me mire se Prof Cullen. Kujtese per mjeket, qe jane gati te japin receta a te konfirmojne simptomat e hipokondriakeve, si haset te Molieri - nje hipokondriak i njohur. Duke luajtur si aktor ne pjesen e tij “La Malade Imaginaire” (Hipokondriaku) ku ishte vete aktor. Molieri pati dhimbje te renda ne gjoks, e moren nga skena dhe vdiq 2 ore me pas nga nje infarkt i miokardit. Ne Shqip kjo komedi brilante ka ardhur si “Doktori Pacient.” (Jean Baptiste Moliere, 1622-1673) Neuroza kardiake eshte nje nga format me te hasura te hipokondrise, mund te shfaqet ne dy forma. 1. Nje ndjenje shume e larte ankthi nga dikush qe ka kaluar nje infarkt te zemres dhe e ka marre veten. Ankthi manifestohet me goditje paniku dhe frike nga vdekja, ne menyre te perseritur. Shihen simptoma si: dhimbje ne gjoks, marrje fryme dhe palpitacione; megjithese keto nuk vijne nga semundja, dhe personi i ndikuar ka veshtiresi te medha ti kthehet jetes normale. 2. Nje besim i pajistifikuar se personi po vuan nga semundjet e zemres. Kjo eshte konstante, e jashtezakonisht e veshtire te trajtohet. Shpesh, ka histori familjare me semundje te zemres, dhe ekziston bindja qe semundja e zemres eshte e trasheguar (nuk eshte) Besimi bazohet ne simptoma te pademshme si palpitacione e dhimbje goksi, qe mund te vijne dhe nga probleme gastrike. Qofte pas ekzaminimeve te gjata e garancive mjeksore, pacienti nuk beson se kjo semundje eshte imagjinare dhe vetem ne mendjen e tij. Vazhdon duke shkuar nga mjeku ne mjek, duke shpresuar per nje konfirmim te frikes se tij. Shume pak gjera mund te behet te ndihmohen njerezit qe kane fatin e keq te jene ne kete situate. Argumentet llogjike dhe demonstrimet se ato jane te afte per ushtrime fizke, te cilat jane te pamundura per pacientet me semundje zemre, nuk i impresionojne fare. Ne shume raste, neurotiku kardiak jeton per kohe te gjate e pa probleme serioze mjeksore. Ne disa, si Molieri, ndodh e kunderta. 56


P SI KO LO G J I A

Ketu kemi dilemen me te cilen perballet mjeku. Ne shumicen me te madhe te rasteve, ankesat jane imagjinare dhe te behen ekzaminime e teste eshte jo vetem humbje kohe e financiare per mjeksine, por dhe nga ana tjeter riforcon besimin e tyre dhe i ben akoma me keq hipokondriaket. Doktori i mencur do harxhoje nje kohe te gjate duke mbajtur shenime per historikun e semundjes, do beje teste dhe ekzaminime, duke bere nje marreveshje paraprake, se po dolen negative, ky do jete fundi i vizites dhe i ankesave. Per fat te keq, natyra e vertete e hipokondriazes ngelet e erret, pra trajtimi llogjik i saj eshte i pamundur. Ka sugjerime qe e percaktojne si forme depresioni patologjik, por nuk i pergjigjet trajtimit me anti-depresive. Pacienti kupton gjithshka ne menyre te sakte, dhe nga perkufizimi, nuk mund te klasifikohet si psikotik. Me e aferta ku mund te futet eshte difekt i personalitetit qe karakterizohet nga nje kufi i vogel te “duroje dhimbjen” tendenca per sensacion dhe mbirritje e ndjeshmerise ndaj funksioneve te trupit. Ne esence, hipokondriaku, eshte nje peson qe vazhdimish po shikon nga brenda, dhe jo nga jashte.

Doktor, cfare do beje ti per vete? Publiku, megjithese evidenca per gjenerata eshte krejt e kundert, bile dhe disa te profesionit, nuk duan te pranojne se mjeksia ne pjesen me te madhe te saj eshte “Shkence e Rrezikshme, e Injorances dhe Pasigurise.” Vdekshmeria foshnjore ka rene e jeta mesatare eshte rritur, prape mjeksia s’ka panacea per te gjitha. Ne kohen qe bejme studime, shtojme teste per depistim e profilaksi, del dicka qe te ben te mendosh se mund te jemi dhe gabim. Nje profesor i kirurgjise tashti vone pretendoi ne “British Medical Journal” se trajtimi i panevojshem si konsekuence e mamografise, ishte pergjegjes per vdekjen e tre here me teper te numrit te femrave sesa jetet e shpetuara nga mamografia per te kapur kancerin e gjirit. Jo te gjithe pranojne kalkulimet e tij, por profesori ka shpenzuar nje jete duke studiur dhe eshte 57


DR B E S I

e cuditshme qe opinioni i tij te jete krejt absurditet, qofte dhe nese kalkulimet nuk jane te plotesisht te sakta. Behet fjale per “false positives” ku ne disa gra zbulohen lezione, te cilat mund te jene te pademshme dhe s’do vdisnin prej tyre. Por trajtimi nuk eshte i pademshem. Nese mjaft femra bejne trajtim te panevojshem, demi mund te kaloje perfitimin. Problemi qe kemi eshte se ne mjeksi flitet per “moving target” Shume gjera ndryshojne, si incidenca e semundjes dhe natyra e saj, por dhe agresiviteti dhe fataliteti. Efektiviteti i trajtimit, po ashtu, ndryshon me kohen. Ndryshim ka dhe ne saktesine e testeve dhe rezultateve. Jane shume komponente variable (te ndryshueshem) ne strategjite mjeksore, qe veshtiresojne efektet precize te depistimit, per te mire apo per te keq. Vete ekspertet, te gjithe njerez te ndershem, te arsyeshem, te mire-tranjuar dhe nen ankth te ndihmojne te tjeret, (pacientet / njerezit ne pergjithesi) nuk jane dakort ne pergjigje gjithe-perfshirese.

Nisur se trajtimet dhe procedurat mjeksore bazohen “per popullate” dhe jo tek efekti ne individin, kjo pasiguri ne mjeksi eshte krejt normale. P.sh. nje pacient qe merr ilace per tensionin e larte te gjakut, se kupton mire se shancet qe keto ilace ta ndihmojne jane te vogla, por te mirat qe mund te perfitoje jane te medha. (evitimi i nje infarkti ose hemorragjie cerebrale) Kjo eshte situate krejt ndryshe, nese nje pacient ka pneumoni bakteriale, dhe kur dihet se (gati) plotesisht do perfitoje nga antibiotiket. 58


P SI KO LO G J I A

Para se pacienti ti nenshtrohet nje procedure mjeksore ai firmos forma ne te cilat jep pelqimin e tij (Engl. form of consent) Por sa i informuar eshte ai? Cfare vendimi te arsyeshem mund te marre pacienti me informacionin qe i japim? Une mund te marr nje tablete per cdo dite dhe te duroj efektet anesore te ketij ilaci bazuar ne shancin se brenda 5 vjetesh do i shpetoj nje eventi katastrofik, ty ndoshta kjo nuk te pelqen. Asnjeri nga ne nuk eshte drejte apo gabim, thjeshte ne kemi prioritete dhe mendime te ndryshme. Problemi per cdo mjek ne kushte te zakonshme eshte se pasigurite jane te panumerta. Kur espertet nuk jane dakort ne shume ceshtje, cdo pritet nga nje mjek mesatar? Cfare ti thote ai pacientit te tij, qe kerkon pergjigje po apo jo, te marre a jo nje ilac, te beje a jo nje procedure. Po ashtu pacientet ndryshojne ne shkallezim se sa duan te perfshihen ne vendim-marrje. Disa duan te dine detajet e fundit te racionalitetit te problemit dhe efektin e terapise, te tjeret duan qe mjeku te vendose per ta dhe tu tregoje c’te bejne. Pergjigjet: “nuk e di si t’ja bej. Ti je doktori. Ti vendos. Si do beje ti vete?” vijne shpesh nga pacientet, pasi mjeku u ka shpjeguar argumenta pro dhe kunder. Ne fakt pyetja e tyre eshte mjaft e arsyeshme. Por dhe mjeku nuk di si te veproje, pasi nuk eshte nen lekuren e pacientit. Dhe sikur te ishte, nga pika mjeksore, prape nuk eshte pacienti vete. Ndershmeria e plote intelektuale dhe te sigurosh pacientin, jo gjithmone jane komplementare. Por siguria e besimi, jane njerezore dhe nje terapi ne vetevete. Nje here kur isha i semure, pata shume besim tek profesori qe me trajtonte se ai do gjende shkakun e semundjes time. Ai kurre nuk e gjeti dot, megjithese me futi nen nje sulm te panderprere me analiza, teste dhe nje grup ekzaminimesh. Por gjeja e fundit qe doja, ishte te perfshihesha ne vendimin se c’duhej te beja. Pra, a eshte parandalimi me i mire se kura? Relativisht, po. A duhet te vendosni vete apo mjeku? Kjo varet. Doktor, cfare do beje ti per vete? Nuk e di.

59


DR B E S I

Humbja e Inteligjences Kur nuk ka shenja te qarta te disa crregullimeve si dementia ose Semundja Alzhajmerit tek te moshuarit, meningjit, encefalit, goditje ne koke ose shkaqe te tjera te demtimeve te trurit tek me te rinjte, mjeku duhet te konsideroje mundesine e “helmimit nga Plumbi - Pb (Angl. - lead poisoning) Plumbi dhe substancat qe e permbajne ate ne kompozim, jane shume toksike nese gelltiten apo merren nepermjet frymemarrjes. (me avuj) Sasi te vogla por te marra per nje periudhe te gjate, kane efekt akumulues dhe efektet mund te jene katastrofike. Ekspozimet per kohe te gjate ndaj gazrave te benzines me plub (leaded petrol – Angl.) bojerave me plumb, ujit qe vjen nga tubacione te bera me plumb shkakton grumbullim te plumbit ne trup, vecanerisht ne melci, veshka dhe tru.

Ka pasur shqetesim madhor ndaj rrezikut te tetra-etilit-te-plumbit, qe perdoret si nje nga agjentet e benzines. Femijet e ekspozuar ndaj tymrave te makinave, mund te marrin semundje kronike. Kjo sjell demtime ne funksionin e trurit, humbje te kordinimit fizik, dhimbje koke, humbje te aftesive intelektuale, kujteses dhe sjellje abnormale. Ne te shkuaren, nje numer i larte femijesh kane pasur ne shkalle te ndryshme humbje te funksionit intelektual si rezultat i ekspozimit per kohe te gjate ndaj plumbit atmosferik. Tani qe publiku eshte edukuar per kete problem, qeverite kane marre masa per uljen e nivelit te plumbit ne ambjentin perreth dhe benzina pa plumb eshte ne perdorim te gjere. (unleaded petrol – Angl.) 60


P SI KO LO G J I A

Paradoksi i Moravecit* Inteligjenca Artificiale Ne vitet 80-te Moravec, Brooks and Minski, argumentojne: “ne kundershti me ate qe besojme ne, arsyetimet e niveleve te larta jane te lehta e kerkojne shume pak fuqi kompjuterike, por aftesite sensore dhe motorike jane te veshtira dhe kerkojne shume fuqi kompjutacionale.” Arsyetimi i Moravecit, bazohet tek evolucioni qe ka nje periudhe te gjate, ai i mendimit robotik sa ka filluar. Mendimi abstrakt njerezor eshte i ri, ~ gati 100.000 vjecar. Ky mund te kapet nga inteligjenca artificiale.

Problemi me i veshtire eshte “ndjenja dhe levizja” ate qe nje femije 4 vjecar e ben pa hezitim. Gjerat qe ne i bejme pa u menduar jane te veshtira per IA, ndersa ato qe ne na duken te veshtira jane shume te lehta per te. IA (Inteligjenca Artificiale - AI) filloi me mendimin kompleks, se themeluesit e saj ishin shkencetare, te cilet mendonin se shahu, integralet, algjebra dhe problemet e veshtira matematike; jane ato qe paraqesin veshtiresi. Ne fakt doli e kunderta. Henri Miller thote: Ne fund te fundit, cfare eshte potenciali i njeriut? A nuk eshte ai shuma e te gjitha pjeseve qe e perbejne ate? Me fjale te tjera, hyjnore? *Hans Moravec, lindur ne Austri, 1948. Ka punuar me robotiken, inteligjencen artificiale, impaktin e teknologjise, futuristiken, vizione e predikime per kompjuteret.

61


DR B E S I

***

62


P SI KO LO G J I A

Humbja e Kujteses | Fugue & Dementia Shkaku me pak i perhapur per humbjen e kujteses eshte amnezia. (amnesia) Ne kete rast kemi humbje te fuqive intelektuale per te “marre dicka nga magazina jone e kujteses” ose me rralle, humbje te fuqise per te memorizuar informacionin. Amnezia mund te shkaktohet nga demtime te disa pjeseve te trurit qe jane te lidhura me “regjistrim-kerkim” te informacionit, dhe me vone ruajne te dhenat e reja. Keto demtime mund te jene rezultat i demtimeve traumatike-fizike te trurit, efekti toksik i alkoholit ose efekti i deficences se tiamines (Vit. B1) Shpesh ka nje fare humbje kujtese per ngjarjet qe kane ndodhur gjate periudhes para se te fillojne problemet. Kjo quhet amnezia retrograde, dhe nje fare rekuperimi eshte i mundur. Nganjehere ka nje defekt ku informacionet e reja nuk ruhen gjate periudhes qe ndjek ngjarjen, ngjarjen qe shkakton amnezine. Kjo quhet amnezia anterograde, dhe zakonisht eshte e perhershme. Amnezia mund te jete nje maifestim i “fuges” ose fugue. Kjo eshte nje reagim shume i rralle psikologjik ne te cilin personi i prekur merr nje identitet te ri dhe leviz larg nga ambjenti i tij i perditshem. Ne dukje ka amnezi te plote nga jeta e mepershme. Keta persona mund te fillojne nje zanat te ti, dhe, ne fakt, fillojne nje jete krejt te re. Zakonisht jane te qete, jo ofensive, dhe jetojne te terhequr duke evituar terheqjen e vemendjes ndaj tyre. Fugue (mendohet) se vjen si pergjigje ndaj nje problemi te pa-tolerueshem dhe duket sikur amnezia eshte nje mekanizem mbrojtes qe i lejon personit te ndermarre nje veprim, i cili ne rrethana normale do dukej skandaloz apo i papranueshem. Amnezia eshte teper selektive ne kete rast dhe nuk fshin aftesite apo arsimimin qe ke marre me pare. Nese ka kurim per Fugue-n, ndodh amnezia per periudhen gjate se cilet individi kishte fugue. 63


DR B E S I

Dezertoret nga ushtria ose ato qe ikin nga grate-e-familja e tyre, jane shumica qe plotesojne rangjet e “viktimave” te fugue. Eshte aparente se per disa individe, fugue paraqet nje zgjidhje te arsyeshme dhe llogjike, ndaj nje problemi madhor qe u del ne jete. Dementia eshte nje sindrome e memorjes ne renie, dhe humbje progesive e aftesise intelektuale, varur kjo nga vazhdimesia e nje semundje degjenerative te trurit. Ky demtim i trurit mund te vije ne disa menyra: 50 % e individeve me dementia po vuajne nga “tharja e trurit” (atrofia - rrudhje) qe vjen nga semundja Alzhajmer. Rreth 10 % kane hemorragji cerebrale te vogla, te perseritura, duke shkaterruar ne menyre progressive indin e trurit. Ne 5 - 10 % te rasteve dementia vjen nga demtimi i shkaktuar nga perdorimi per nje kohe te gjate i alkoholit. Nje 7% i rendesishem, s’jane dementia por prob. psikiatrike: skizofreni, depresion, histeria te cilat imitojne dementian por mund ti pergjigjen trajtimit mjeksor. Gati 5% e tumoreve ne tru e 5% te tjera kane nje forme “uji ne tru” (hidroencefalia) Ne 3 % kjo vjen nga intoksikimi i drogerave te ndryshme e ne 3 % te tjera shkaku eshte kore-ja e Huntingtonit (Huntington’s chorea) semundje gjenetike e trurit. Ne shumicen e ngelur te 15 % a dicka, dementia eshte ose me origjine te panjohur ose shkatohet nga nje grup semundjesh te tjera si insuficenca hepatike, anemia pernicioze, sifilisi, semundjet tiroide, skleroza multiple, semundja Creutzfeldt-Jacob, epilepsia ose semundja e Parkinsonit.

Shenjat e para te dementias jane te buta dhe shancet jane qe vetem familja apo njerezit qe rrine shume prane, mund ti vene re ato. Mund te kete nje humbje interesi ne pune, ne aktivitete apo pasione te tjera; personit i terhiqet vemendja shpejt dhe shpesh harron. Diskutime te arsyeshme behen te pamundura. Me vone shihet se, vetem instruksionet me te thjeshta mund te ndiqen. 64


P SI KO LO G J I A

Orientimi ne zonat e njohura behet problematik dhe personi mund ta humbe rrugen dhe prane shtepise se tij. Gjykimi preket, difekti baze eshte ne memorje dhe ne gjuhen e folur. Nuancat e kuptimit kane humbur, varferohet fjalori duke u thjeshtezuar ne minimum. Biseda behet perseritese dhe e merzitshme, plot me klishe dhe fraza stereotipike. Zemerim i papritur e lote pa arsye jane te zakonshme ne kete faze, dhe personi behet melakolik e depresiv, duke shperthyer pa shkak. Emocionet ndryshojne ne menyre abnormale (labile) me levizje ekstreme nga te qeshura te shpejta ne te qara pa fund. Bien standartet normale te kujdesit dhe higjenes personale. Ka indiference ndaj normave sociale dhe opinionit te te tjereve. Deteriorimi fizik eshte pasoje konstante dhe gati shihet gjithmone nje humbje e oreksit, dobesim trupor dhe tendence per te marre infeksione ne menyre te shpeshte. Ne fund, personi me dementia rri ne krevat, i pandikuar nga stimujt, me kapsllek ose indiferent ndaj mungeses se rehatise, dhe nuk reagon ndaj dhimbjes. Duket si dicka “e meshirshme nga natyra e gjerave� qe individe ne kete situate jane plotesisht te pavetdijshem ndaj gjendjes vegjetative ne te cilen ndodhen. Pak mjeke e konsiderojne kete si pjese te detyres se tyre qe te mundohen ne menyre ekstreme per ti mbajtur ne jete keta individe, me trajtim intensiv antiobiotikesh.

65


DR B E S I

Iluzioni Ponzo

Alienimi

66


P SI KO LO G J I A

Agrafia

Afazia

67


DR B E S I

Humbja e Oreksit Termi mjeksor eshte anoreksia (anorexia) qe nuk duhet ngaterruar me anoreksia nervoza. Anoreksia thjeshte do te thote “ka ikur oreksi� Eshte simptome a nje game te gjere semundjesh dhe problemesh te medha apo te vogla, jo vetem e atyre te traktit digjestiv. Mund te jete shoqeruese e gjendjeve te vogla shqetesuese emocionale. Anoreksia eshte e pranishme ne gati te gjitha semundjet akute. Haset te pacientet me kancer, insuficience kardiake, semundje te melcise e te veshkes. Po ashtu, shkaktohet nga ilacet, ku perfshihen diuretiket, ato per tensionin e larte, narkotiket dhe digitalis. Pra ju do shihni, se humbja e oreksit ne vetvete nuk sugjeron diagnoze.

Ne shume raste humbja e perkohshme e oreksit nuk eshte e rendesishme por anoreksia persistente pa asnje shkak te dukshem duhet hetuar nga mjeket. Nga ana tjeter, sado i ulet te duket oreksi juaj, nese ju nuk po humbni ne peshe, nuk keni pse te shqetesoheni. Eshte e zakonshme per femijet te kene periudha kur refuzojne ushqimin dhe kjo mund te jete shqetesuese per prinderit e tyre. Por qofte dhe nje a dy dite me pak ushqim nuk i demton persa kohe qe i jepen lengje. Refuzimi i ushqimit eshte pjese normale e rritjes se femijeve, dhe femija do vrojtoje e me vone mund te manipuloje ankthin tuaj. Eshte e rendesishme te theksohet se ne raste anoreksie te zgjatur ose shoqeruar me probleme te tjera, duhet te drejtoheni tek mjeku. 68


P SI KO LO G J I A

Kapitulli IV – Gjumi Pagjumesia - Insomnia Gjumi - Pasojat nga Mungesa a Gjumit Rekordi per Pagjumesine Rimet Cirkadiene | Ora Biologjike | Jet Lag

69


DR B E S I

Pagjumesia - Insomnia Veshtiresia per te fjetur ose shqetesimet qe prishin gjumin normal, jane te zakonshme. Megjitheate, shume njerez, nuk e dine se tek individe te ndryshem kerkesat per gjume jane krejtesisht te ndryshme. Nuk ka arsye te besohet se periudhat me te shkurtera te gjumit jane te demshme. Veshtiresia per te fjetur shpesh vjen nga merzia, shqetesimet e tensioni, ndersa kur coheni heret e keni veshtiresi te flini serish mendohet se jane simptomatike gjate depresionit e moshes se vjeter. Tendenca per te ndenjur cuar ne nje kohe qe duket per ore te tera, pamundesia per tu qetesuar ose te lejoni veten te “rreshqisni ne gjume� shpesh vjen nga tensioni ditor, ardhur nga ai i punes familjes, personal ose shqetesime te tjera.

Keto duken te pazgjidhshme, sidomos ne mes te nates, por gjeja me e mire do ishte te mundoheni ti rregulloni ato gjate dites dhe ta beni si rregull qe naten mos te harxhoni kohe me to. Disa ushtrime relaksi, te praktikuara disa here, mund te te ndihmojne shume indivite. Sic dhe eshte mire te evitoni marrjen e sasive te larta te kafeines nga caji apo kafeja. Ka njerez qe i merr gjumi lehte por cohen shpesh dhe jane aq te lodhur, sa diten tjeter shkojne heret ne gjume, meqe u ka munguar ne naten me pare, dhe ky cikel perseritet. Disa individe qetesojne veten me alkohol cdo nate. Kjo i con shpejt ne gjume, por meqe efekti eshte i shkurter cohen heret. 70


P SI KO LO G J I A

Depresioni eshte shoqerues ose baze e nje gjumi te shqetesuar, dhe vihet re qe personi cohet heret nga gjumi. Nje shkak tjeter mund te jete dhimbja, si dhe tentativat per te na dhene tableta per gjume, per te cilat kemi fituar tolerance. Kur insomnia shihet qarte se vjen nga keto shkaqe zakonisht trajtimi i drejte eshte te merremi me shkakun. P.sh. ato persona qe shkojne te tejlodhur ne krevat mund te kene nevoje per gjume te shkurter gjate dites, kjo mund t’jua zgjidhe problemin. Depresioni i shkaktuar nga nje faktor i jashem ose vdekje ne familje, zakonisht do kaloje me kohen, por disa depresione kerkojne trajtim te kualifikuar. Dhimbja duhet te hetohet e te zgjidhet problemi nese eshte e mundur. Nese s'behet, trajtimi vazhdon me analgjezike per te lehtesuar dhimbjen, sa duke marre tableta qe te vene ne gjume. Ne nje te shkuar jo te larget, tabletat e gjumit jane dhene ne sasi te medha, ndoshta se mjeket nuk kishin kohe te merreshin me arsyet dhe detajet pse vjen Insomnia. Sot e dime qe zgjidhja per kete problem nuk bazohet ketu. Ne disa raste te vecanta, ka nje fare justifikimi per ilacet hipnotike, dhene me shprese se pacienti, do ri-kthehet ne nje ritem normal gjumi. Por te jepen ilace per gjume per nje periudhe te gjate jane mjeksi jo e pergjegjeshme. Shtohen shancet per varesi dhe “probleme te terheqjes” qe pasojne me vone. Shpejt vihet re tolerance ndaj ilacit dhe doza duhet te rritet ne menyre te ndjeshme per te arritur te njejtin efekt.

Gjumi - Pasojat nga Mungesa a Gjumit Ne 2006-en Amnesty International flet per “mungesen e gjumit” si nje nga format e tortures. Shtetet, nga USA (teknikat hetuese te CIA) Britania (akuzuar ne vitet 70-te) dhe Australia, duke u fshehur pas zhargonit linguistik te juriprudences e kane quajtur “cruel” Nga Angl., shkakton dhimbje pa u shqetesuar per fatin e tjetrit por jo torture. A. International theksoi: “ne rastin me te pakten eshte “cruel” dhe degradues. Por e perdorur per periudha te gjata kohe eshte nje nga format e tortures” 71


DR B E S I

Gjumi dhe Pasojat e Pagjumesise Duke shkruar keto rreshta por ne diten e fundit kam menduar shpesh per kete problem. Ka shume studime por prape ngelet me shume per tu bere. Kemi kuptuar shume pjese te tij, jo plotesisht. Trupi i njeriut eshte nje fabrike e mrekullueshme ku te gjitha pjeset jane te supozuara te punojne ne harmoni, dhe si i tille ai pershtatet me cdo lloj ambjenti [relativisht] duke u adaptuar dhe manipuluar kushtet ne favorin e tij; apo rezituar derisa ti vije ndihma; apo te mbijetoje deri ne nderrimin a permiresim te tyre.

Nese nje proces nderpritet, nese dicka nuk shkon mbare, nese kercenohet homeostaza; trupi yne kalon ne nivele te ndryshme gatishmerie; te cilat mund te klasifikohen nga mbi-reagimi dhe hiper-paniku (shok anafilaktik, reagimet auto-imune) ku kercenimi nuk i korrespondon pergjigjes; deri ne qetesi duke mos e treguar “doren e tij� sa te stabilizohet situaten. 72


P SI KO LO G J I A

Celesi eshte adaptimi. Mekanizmat kompensatore, nivelues, rregullatore dhe se fundmi ato sakrifikues; jane ne seri ku secili prej tyre vepron sipas nje parimi te sakte; ne mbrojtje te jetes. Jane te panumerta situatat jetekercenuese per ne; si dhe jane te shumta mekanizmat kunder-pergjigjes qe disponojme. Kur per cdo gje, ose te themi per shume “tipe mungesash” ne gjithmone e kemi nje back-up, nje tentative shtese a disa te tilla, nje kompensim dhe prape nje tjeter; tek Gjumi jemi “te vetmuar” Ngelet nje nga cudite e Natyres si nuk na ka dhene asnje lloj kompensimi minimal ne rast se na mungon gjumi. Ky eshte nje mendimet baze per te kuptuar rendesine e tij. Dhe aq rendesi ka, sa pa gjume mund te rrime maksimumi 10 dite a dicka, pa ushqim ne mund te rrime dhe 2-3 muaj, ose duke provuar dicka tjeter. Rekordi per Pagjumesine

Gjumi eshte i pazevendesueshem per trupin e njeriut. Ne sot i dime efektet qe vijne nga mungesa e gjumit; disa jane te zakonshme, pak i irrituar, i paperqendruar ne pune por a i dime te gjithe pasojat nga mungesa e tij? Duke punuar nga shtepia, me kompjuterat dhe nga stresi i pergjithshem, ne boten e zhvilluar, 1 ne 3 persona vuan nga nje forme e mungeses se gjumit. 73


DR B E S I

Sa gjume na duhet per nje dite? Zakonisht mjaftojne 8 ore per te funksionuar ne rregull, por disa duan me shume e disa me pak. Kjo varion ne individe te ndryshem. Si regull baze, nese coheni i lodhur dhe shpenzoni diten ne vazhdim duke kerkuar nje shans per te fjetur paksa, atehere nuk po beni gjumin e duhur. Disa faktore sjellin gjume te dobet, duke futur ketu dhe gjendje mjeksore, sic jane apnea e gjumit por ne shumicen e kohes, ngelet me teper ceshtje e menyres si jeni mesuar ju.

C’ndodh nese une nuk flej? Secili nga ju e ka provuar lodhjen dhe mungesen e perqendrimit qe ndjek nje nate me gjume jo te mjaftueshem. Kjo sjell disa pengesa por s’ndikon shendetin per 1 a 2 nete. Kur ndodh shpesh, ka efekte mendore. Truri mjegullohet e ka veshtiresi ne fokusim e vendimmarrje, ndiheni melankolike e ndoshta ju vjen gjume ku te jeni. Rritet rreziku per demtime e aksidente; ne shtepi, ne rruge a ne pune. Nese kjo gjendje vazhdon, ka shance me te larta per probleme serioze te shendetit, semundje te zemres, obezitetin, diabetin, tensionin e larte te gjakut etj. 74


P SI KO LO G J I A

Rimet Cirkadiene |Ora Biologjike | Jet Lag Cfare jane ritmet cirkadiene? Sipas NIGMS (The National Institute of General Medical Sciences) ritmet cirkadiene, jane ndryshime mendore dhe te sjelljes, qe ndjekin nje qark prej 24 oresh. Ato gjindet ne shumicen e gjallesave, pefshire kafshet, bimet dhe shume mikrobe. Studimi i ritmeve cirkadiene behet nga Kronobiologjia. A jane njesoj me oren biologjike? Jo, por lidhen se bashku. Ora biologjike percaktohet nga ritmet cirkadiene. Cfare jane oret biologjike? Oret Biologjike qe kontrollojne ritmet cirkadiene jane grupim molekulash bashkevepruese ne trupin tone. “Nje ore qendrore ne tru” kordinon te gjithe oret e trupit qe te jene ne sinkron se bashku. Cfare eshte Ora Qendrore? Kjo perbehet nga nje grup qelizash nervore ne tru te quajtura “nukleusi suprakiazmatik” ose NSK (Engl. SCN) NSK-ja ka rreth 20.000 qeliza nervore dhe gjindet ne hipotalamus, nje pjese e trurit pak me siper vendit ku kryqezohen nervat optik nga syri. A kane ritmet cirkadiene faktor gjenetik? Po, shkenctaret kane gjetur gjene qe drejtojne ritmet cirkadiene tek njerezit, mizat, kerpurdhat dhe disa modele te tjera organizmash qe perdoren per studime ne gjenetike. A i prodhon dhe i mban trupi ritmet e tij cirkadiene? Ritmet cirkadiene jane prodhuar nga faktore natyrale brenda trupit, por ndikohen dhe nga ambjenti. Faktori primar influencues eshte drita, qe hap e mbyll gjenet qe kontrollojne oret e brendshme te organizmit. Si ndikojne ritmet cirkadiene, ne funksionimin e trupit? Ritmet cirkadiene influencojne ciklin gjume-zgjim, leshimin e hormoneve, temperaturen e funksione te tjera. Ato jane lidhur me crregullime te ndryshme, si insomnia. Ritmet abnormale lidhen me obezitetin, diabetin, depresionin, crregullimet bipolare dhe ato afektivo-sezonale. 75


DR B E S I

Si lidhen ritmet cirkadiene me gjumin? Ora qendrore e trupit, ose NSK-ja, kontrollon prodhimin e melatonin-es, nje hormon qe ju ben te pergjumshem. Meqe eshte lokalizuar poshte nervit optik, i cili sjell informacion nga syte te truri, SNK-ja e merr informacionin nga drita e ardhur. Kur ka me pak drite - sic ndodh naten - qelizat e SNK-se i tregojne trurit te prodhoje me shume melatonine qe ju te ndiheni te pergjumur. Si lidhen ritmet cirkadiene me “jet lag”? Jet Lag ndodh kur udhetarit i crregullohen ritmet cirkadiene. Kur kaloni ne zona te ndryshme te kohes (time-zones) ora e trupit do jete e ndryshme nga ora qe keni ne dore. P. sh. gjate nje fluturimi nga California ne New York, ju “humbni” 3 ore kohe. Pra kur coheni nga gjumi ne 7.30 te mengjesit, trupi juaj kujton se eshte akoma ora 4 e mengjezit, dhe ju ndiheni te pergjumur e te keq-orientuar. Trupi juaj do e rregulloje oren e brendshme, por mund ti duhen disa dite ta beje kete. Si i studiojne shkenctaret ritmet cirkadiene? Ne organizma model me ore te “ngjashme” gjenetike. Eksperimente me alternim te drite-erresires e kerkuar per ndryshimet ne aktivitetin gjenetik e sinjalet molekulare. Si ndikon kerkimi shkencor ne ritmet cirkadiene te shendeti? Te kuptuarit e funksionit te oreve biologjike mund te sjelle ne trajtime e terapi per crregullimet e gjumit, si jet-lag dhe probleme te tjera te shendetit. Duke mesuar per ritmet cirkadiene mesojme per sist. biologjike dhe trupin.

76


P SI KO LO G J I A

Kapitulli V - Psikologji per Femijet

Ankthi i Ndarjes Enureza Nokturne - Femijet qe Urinojne Naten Te Ecurit Naten - Femijet Problemet me te Ecuren Konvulsionet O. James, P. Larkin e Albert Ellis, marredheniet prinder- femije. Femijet e Vegjel - Fakte

77


DR B E S I

PSIKOLOGJI - FEMIJET

Megjithese ka shkolla te ndryshme mendimi kur i afrohemi zhvillimit dhe evolucionit te rritjes se nje femije, tashme eshte pranuar se psikologjia te femijet eshte e vecante ne kompleksitetin e saj. Debatohet ne “nature vs nurture” (trashegimia apo edukimi) dhe nese jane eksperiencat e hershme, apo ato te vonshme qe na mbruajne ne. Kur Jean Piaget (1896-1980) hodhi hipotezen “se femijet mendojne ndryshe nga te rriturit” Albert Einstein proklamon: “kjo teori eshte kaq e thjeshte, vetem nje gjeni mund ta kishte menduar ate” Psikologjia e femijeve eshte nje dege e vecante e psikologjise, qe studion mendjen e sjelljen nga stadet e hershme ne adoleshence. Jane disa faktore qe e ndikojne zhvillimin e nje femije: Faktori Gjenetik, me trashegimine e tipareve te sjelljes, shijeve dhe mendimit nga prinderit dhe familja e tij Faktori Kultural, aty ku ai rritet, vlerat dhe traditat e komunitetit, menyra e jetes dhe arsimi ne dispozicion te tij, dhe kujdesi qe tregohet per te nga nje grup i tere. Faktori Social, marredheniet qe ka femija me shoket, shoqet e te rriturit, do i ndikoje ne mendime, te mesuarit dhe me pas ne zhvillimin total. Faktori Socio-Ekonomik, klasa dhe mireqenia kane te vecante; arsimi, burimet, te ardhurat e famijes, shendetsia, ushqimi dge mundesite qe do i jepen atij ne jete. Te kuptuarit e kontekstit dhe faktoreve ndikues te nje femije, sjell qe prinderit e profesionistet jane ne pozicion me te pergatitur ti ndihmojne femijet qe jane vene nen kujdesin e tyre. 78


P SI KO LO G J I A

Ankthi i ndarjes

Enureza Nokturne Femijet qe urinojne naten. Zakonisht me rritjen, enureza nokturne largohet vetiu por ka disa trajtime qe mund ti provoni. Ndoshta nuk e zgjidhin problemin por ndihmojne derisa te vije zgjidhja natyrale. Plani i trajtimit behet me mjekun e familjes ose pediatrin tuaj, ne varesi te: Frekuences se urinimit gjate nates. Problemet qe hapen per femijen dhe familjen. Vendit ku femija fle; vetem apo me femije te tjere. Kur duhet trajtim afat-shkurter (p.sh udhetim me shkollen a vizita) Si ndihet femija ne vetvete. Nuk ka trajtim te sakte qe funksionon per te gjithe por kombinime qe duhen provuar. Si fillim duhen bere disa ndryshime ne jeten e perditshme. Kontrolloni sasine e lengjeve qe merr femija juaj, zakonisht uji merret gjate dites, sasia prane nates eshte ~1/5 e asaj ditore. Mundohuni ti eleminoni lengjet me permbajtje kafeine (kolat, cajin, kakaon etj) sepse ato rrisin 79


DR B E S I

nevojen per urinim gjate nates. Perdorni banjon rregullisht - shumica e femijeve te shendetshem urinojne 4-7x ne dite - dhe inkurajoni te shkojne para gjumit. Ka rendesi qe mos ta denoni kete femije nese lag krevatin naten, shtyrja apo qendrimet agresive zakonisht jane kunder-produktive duke sjell stres te shtuar e ankth, qe me pas kontribon ne nje proces perkeqesimi te problemit. Sot ka “aparatura me alarm” te cilat i vesh femija naten (perdoren shume per femijet me probleme degjimi) qe kur laget sensori, japin sinjal apo vibrojne. Nuk besoj se jepen ne spitale apo klinika, por mund te blihen komercialisht. Kushtojne nga £40-£140 ne varesi te tipit qe do perdorni. Si alarmi, si skemat inkurajuese duhen perdorur rregullisht, ne ka shenja permiresimi trajtimi vazhdon, ne jo s’ka me kuptim te vazhdohet.

Mjekimet - jane disa te tilla, te cilat duhen administruar me kujdes, keto jua sqaron mjeku juaj. Desmopressin (variant i hormonit vazopresin) qe ul sasine e urines se prodhuar nga veshkat. Antikolinergjiket (si oxybutynin) relaksojne muskulaturen e fshikezes se urines, dhe kjo ndihmon kapacitetin e saj duke ulur ndjesine e urinimit gjate nates. Imipramine ka te njejtat efekte. Trajtimet duhen diskutuar ne 4 jave dhe 3 muaj per te pare ecurine e tyre. Po ashtu do kontrolluar nese femija ka ndonje semundje shtese. Mund ti lihet nje drite e vogel ndezur naten qe te kete lehtesi per te shkuar ne banjo, mund te perdoren mbulesa plastike ne krevate, ti nderrohen carcafet 80


P SI KO LO G J I A

shpesh dhe te ndihmohen nga prinderit per te minimizuar turpin dhe fajin qe mund te ndjeje famija. Ne disa raste perdoren “mbathje per urinimin� por kjo nuk duhet pare si pjese e trajtimit me teper si managjim kur nuk ka rezultate ne ane te tjera. Note: disa prinder perdorin terapite alternative e komplemetare, si hipnoza, akupunktura dhe kiropraktika; per te ndihmuar femijet e tyre. Keto trajtime nuk rekomandohen nga mjeksia zyrtare, evidenca mbeshtetese eshte shume e dobet. Duhen me shume kerkime e prova per te pare efektin e tyre, dhe sa te sigurta jane per perdorim ndaj femijeve qe lagin krevatin naten.

Te ecurit naten - femijet

81


DR B E S I

Probleme me te Ecuren

Konvulsionet

82


P SI KO LO G J I A

O. James, P. Larkin e A. Ellis; marredhenia prinder-femije!?

83


DR B E S I

Femijet e vegjel - fakte

***

84


P SI KO LO G J I A

Kapitulli VI - Dhuna dhe efektet e saj

Rastet e Shtuara te Dhunes Gjate Sezoneve Festive Dhuna Seksuale dhe Perdhunimi Nen Dhune, dhe pa Ndihme - Sindroma Kitty Genoveze Dhuna ne Familje - Abuzimi Domestik

85


DR B E S I

Rastet e Shtuara te Dhunes Gjate Sezoneve Festive Mjeksia ka doze te larte dhe te shendetshme skepticizmi ne raport me “festivitetet e konceptin e Lumturise.” Aty ku ka grupime dhe alkohol shpejt vijne problemet. Gjate periudhave te tilla shtohen paraqitjet e pacienteve si pasoje aksidentesh por dhe dhune. Sipas nje parimi bazik, per cdo mjek “lumturi eshte evitimi i dhimbjes” Prioriteti vihet aty ku e ka lene natyra. Vertete ngelet faktori nominal qe redukton “te gjitha arritjet e tjera te mjeksise” por keshtu duhet te jete. Ne raste dhimbjeje secili nga ne deshiron ti largohet; aty bie oreksi, ndalon normaliteti e secili kerkon qe dhimbja te largohet me cdo kusht.

Ka dhimbje dhimbje fizike e psikologjike por pak gjera jane me te dhimbshme per individin dhe shoqerine sesa kur vuan dhe sheh dhunen mbi nje femer. Doctor Besi Medical Information e ka trajtuar disa here “problemin e dhunes domestike e te abuzimit seksual ndaj femrave” gjate periudhes qe filluam si projekt mjeksor humanitar online ne gjuhen Shqipe.Do vazhdojme te sensibilizojme akoma me teper, te vetedijshem se duhet shume pune ne ndryshim mentaliteti, pergatitjen e profesionisteve, si dhe per strategjite pro-aktive nga agjensite e rendit dhe te ligjit. Hapi i 2-te per personelin mjeksor kudo te jete pas “tentativave per te larguar dhimbjen me mjekimet, kurimet, qetesimet e asistim ne plage trupore e mendore” eshte te kontaktojne organet e rendit publik, per te eleminuar kercenimet e mevonshme. 86


P SI KO LO G J I A

Me pas u perket atyre te ofrojne mbrojtje fizike ndaj individeve te dhunuar dhe te kapin dhunuesit. Historikisht gjate sezoneve festive dhe sipas statistikave te (1) policise (2) organizatave qe mbrojne grate, dhe (3) departamenteve te urgjencave; ka rritje te ndjeshme ne Dhunen Domestike, krahasuar me periudhat e tjera. Faktore kontribues jane stresi i shtuar, problemet monetare, borxhet, dhe per shume personave ngelet konsumimi i larte i alkoholit; te gjitha se bashku shtojne incidentet e dhunshme. Personat e perfshire ne abuzime fizike e mendore, ndaj femrave, gjate kesaj periudhe, atyre ne familje apo te panjohura, jane te vetdijshem marrin pjese ne akte kriminale; dhe si te tille i denon ligji i shteteve perkates.

Sjellim statistika per shtetin ku jetoj, te lexojme e te nxjerrim dhe te mos pajtohemi me status-quo-ne. Kur ne Britani nje ne dy femra dhunohet fizikisht te pakten 1 here ne jete, dhe cdo minute raportohet nje incident domestik, cfare ndodh ne Shqiperine tone?

87


DR B E S I

Dhuna Seksuale dhe Perdhunimi Ne 1998 - en, 18 vjecarja Linor Abargil, perfaqsonte Izraelin. Kur i therrasin emrin se fitoi kuroren e Miss World, asaj i dalin lote. Jo lote gezimi, vetem 6 jave me pare agjenti i saj, e kishte perdhunuar ne nje forme ekstreme ne Milano te Italise. Ndaluar ne nje rruge te shkrete, mbyllur gojen, vene nje thes mbi koke, ku nen kercenimin e thikes e perdhunon gjithe naten. Me vone thirret me marifet ne Izrael, ku arrestohet dhe denohet, pasi olicia Italiane e pati lene te lire. Gjate kesaj kohe Linor shpallet Miss Bota. Kjo zonje, pasi kaloi te gjitha ndjenjat qe provojne viktima te akteve te tilla, ka bere nje dokumentar - per te cilin ju desh 4 vite pune dhe intervista me femra qe kane kaluar situata te tille, klik ne titull “Brave MissWorld”

Linor, sot 34 vjecare dhe nene e 3 femijeve, lufton te edukoje te tjeret dhe shpreson se grate e dhunuara duhet te flasin “dhe ne mos e raportojne aktin e dhunshem te organet ligjore, femrat duhet te flasin me familjen e miqte, vetem dashuria eshte ajo qe heq friken, fajin e turpin” 88


P SI KO LO G J I A

Pasi pane filmin disa gra deklaruan se jane perdhunuar dhe bile jane martuar me dhunuesin e tyre, se u dukej vetja pa vlera e askush nuk do i pranonte me. Femrat duan struktura mbeshtetese dhe perkrahje. Nje femer e dhunuar jeton me frike gjate gjithe jetes, kujton se cdo burre eshte dhunes-potencial dhe humb besimin te te tjeret. Nese profesionistet, nga sherbimet sociale, shkollat, policia, gjykatat, mjeket e infermieret; deshtojne ne punen e tyre; besimi te gjithshka tjeter do bjere. Veshtiresite ne raport ne Perdhunimet Asnje krim tjeter madhor - sic jane vrasja, plagosja dhe vjedhjet - nuk paraqet me shume veshtiresi ne statistikat e sakta kombetare se perdhunimet. Nje raport i OKB-se, i komisionuar per 65 shtete dhe plotesuar nga qeverite e tyre, tregon se Policite e tyre kane regjistruar 250.000 raste perdhunimesh apo dhunime te mbetura ne tentative. Ka shume shkaqe per kete se femrat: (a) kane frike (b) nuk kane mbeshtetje (c) ndihen fajtore (d) autoritetet nuk i trajtojne gjithmone me korrektese e seriozitet. (e) turpi e stigmatizimi shoqeror (f) terrori qe ndjejne kur duhet te pyeten ne gjykim dhe ri-jetojne traumen perseri (g) perqindja e ulet e denime ne rastet e perdhunimeve nga gjykatat, e shume faktore te tjere. Nje studim ne Turqi, vuri re se 33% e oficereve te policise (!) ishin dakort me vezhgimin se “disa femra e meritojne perdhunimin” ndersa 66% e tyre pranuan se “pamja e jashtme dhe sjellja e disa grave i ben burrat qe ti perdhunojne ato” Por ky fenomen eshte ne rritje sot ne cdo vend. Studime dhe Statistika Shoqata e Mjeksise Amerikane raporton: “dhuna seksuale dhe perdhunimi ne vecanti, konsiderohet krimi i dhunshem me pak i raportuar ne shoqerine tone” (American Medical Association -1995) Kur pyeten grate e dhunuara, si shkak kryesor per mos-raportim te dhunes seksuale ato kane besim se kjo eshte ceshtje personale e private. 89


DR B E S I

Studimi i Qeverise Britanike per vitin 2007, thote: “kerkimet e bera sugjerojne se 75% - 95 % e krimeve te perdhunimit dhe dhunes seksuale nuk raportohen ne Polici” Nje raport i BBC-se percakton se ne nje vit ka ~85.000 perdhunime ne Britani, ky numer d.m.th qe 230 femra perdhunohen cdo dite. Vetem 800 persona kane vuajtuar denim me burg, kjo shifer eshte gati 1 person burgoset per cdo 100 raportime. Nje studim i 2009-es nga nje organizate bamiresie (NSPCC) tek te rinjte e moshave 13-18 vjec, zbulon se 33% e vajzave dhe 16% e djemve kane provuar dhunen seksuale, dhe gati 250.000 vajza adoleshente vuajne nga abuzimi ne cdo kohe. 12% e ketyre djemve pranuar se kane ushtruar dhune seksuale ndaj partnereve dhe kete e pohuan dhe 3% e vajzave.

Anketa nga “Kriza a Perdhunimit” (Rape Crisis) ne 1.000 femra, vuri re se ato kujtojne qe nje grua nuk e cila nuk proteston dhe lufton, nuk ka provuar perdhunim ne trupin e saj. Kurse 60 % e tyre mendonin se nje femer nuk eshte perdhunuar nese ajo nuk ka thene Jo, ne menyre deklarative. Mumsnet, ne 2012 publikon se ne mes 1609 femrave 10% e tyre jane perdhunuar. Ndersa The Havens, ne nje vezhgim gjeti se gati 50% e meshkujve Britanike, te grup-moshave 18-25 vjecare nuk e konsiderojne perdhunim, te forcosh nje femer e cila ka ndryshuar mendjen te vazhdoje aktin seksual. Marrim statistika nga Britania, shoqeri e zhvilluar, per te cilen thuhet se sot “eshte vendi me i mire ne planet te jesh femer sot” per te ilustruar, se ndryshimet duhen bere te mentaliteti yne.

90


P SI KO LO G J I A

Realiteti dhe Mentaliteti Abuzimi, dhuna seksuale e perdhunimi i nje femre, vertete jane akte kriminale qe i vuan ajo si invidid, por ne afat te gjate ndikojne te gjithe shoqerine. Pesonalitetin e saj, familjen, miqte dhe me teper se kaq. Kushdo qe njihet me nje rast te tille, duhet te inkurajoje viktimen te flase, nenat ti edukojne femijet e tyre me respekt ndaj femres, dhe shoqeria te shperndaje me ze te larte mesazhin se femra nuk eshte “prone” dhe kur thote Jo, ajo do lexuar sic eshte: Jo! Vendi, veshja provokative, gjendja e pamundshme (alkohol ne sistemin e saj) dhe cdo rrethane tjeter; nuk jane shkak, e as shtyrje, per dhunuesin dhe askend, te themi “vete e kerkoi” Krim eshte krim, do pare dhe denuar si i tille. Statistikat variojne ne cdo shtet e jane shume te veshtira te mblidhen, por mendohet se shumica e perdhunimeve ndaj femrave kryhen nga persona te cilat ato i kane njohur me pare. Burri, burri i ndare, nje i dashur, apo nje i dashur qe e ka lene, kolegu i punes, nje mik, mik i njohur pak, babai, kusheriri, vellai etj. Shancet qe nje femer te perdhunohet nga nje i panjohur jane 20%. Nga nje i njohur, jane 80%. Ne cdo 10 raste dhunimesh, 4 prej tyre ndodhin ne shtepine e saj. Mendohet se gjate jetes 1 ne 6 femra perdhunohen. Dhe se fundmi, duhen llogaritur dhe pasojat tek vajzat, sa me e re te jete nje femer ne moshe (femijet) me shume frike kane ato, dhe me pak i raportuar eshte ky krim. Raportimet, mbeshtetja dhe denimet, duhet te shkojne krah per krah me edukimin e shoqerise.

Nen Dhune dhe pa Ndihme Sindroma Kitty Genoveze. Kete vit u raportua nje lajm qe pershkoi te gjithe boten: “Një eksperiment social i kryer nga një televizion Britanik ka nxjerrë përfundim shokues. 91


DR B E S I

Dy vajza të vogla u shtirën sikur kishin humbur në një qendër tregtare, brenda një ore vetëm një grua e moshuar i pyeti në kishin ndonjë problem. Të paktën 600 të tjerë kaluan pranë tyre indiferentë. Motrat Uma, 7 vjeçe, dhe Ema, 5 vjeçe, e para me një lodër në dorë, ndërsa tjetra me gishtin në gojë; luajtën rolin sikur kishin humbur në turmën e madhe të njerëzve. Pak metra më tutje, së bashku me ekipin që mbante kamerat e fshehura, ndodhej nëna e tyre. Por nëse në një kohë të shkuar, shumë prej të rriturve do të kishin ndaluar për t’i pyetur vogëlushet se ku i kishin prindërit, duket se kjo nuk ndodh më. Empatia, kujdesi, altruizmi e qytetaria, duket se ia kanë lënë vendin indiferencës dhe ftohtësisë së njeriut të kohëve moderne. Ndersa ne Kriminalistike “Sindroma Kitty* Genoveze” u fut dekada me pare, si simbol i “moskokecarjes” ne jeten e Metropoleve. Kity, nje vajze e re, u masakrua disa here me thike e vdiq ne shkallet e pallatit; te gjithe e degjuan ate mbremje por asnje nuk nderhyri vete apo te therrase policine. Kur i pyeten me pas, komshinjte e saj thonin: “menduam se e beri dikush tjeter kerkesen per ndihme” Kjo quhet dhe “hollimi i pergjegjesise” kur ka shume njerez perreth, secili mendon se tjetri do beje / ose ka bere dicka.

92


P SI KO LO G J I A

Ne Britani mund te jene keto rrethana deri diku dhe shpjeguese: Distanca tradicionale dhe efekti i ftohjes, i.e. nuk eshte puna ime. Stacioni i Victoria-s eshte arterie e madhe transporti dhe kalimtaret se kane mendjen. Shume prejt tyre mund te mendojne se prinderit jane afer. Njerezit kane ndrojtje tu afrohen femijeve; me te friken se mund te akuzohen per pedofili. Tani ka publicitet te shtuar e mbindjeshmeri ne raport me femijet, pas deshtimeve te perseritura te Policise e Sherbimeve Sociale ne Rotherham,. Ato me Jimmy Saville ne studiot e BBC-se dhe disa spitale. Krimet seksuale historike, po ndiqen nga grupe te posatcme te policise, pasi gra te ndryshme sot po deshmojne se jane abuzuar nga "celebrities" - njerez te famshem, te kultures e artit, kur ato ishin ne moshe adoleshente 13-16 apo 18 vjecare.. * Catherine Susan "Kitty" Genovese (1935 – 1964) nje vajze nga New York City, vrare me thike perpara pallatit te saj ne Kew Gardens, New York, SHBA.

Dhuna ne Familje - Abuzimi Domestik Ne Anglisht ka ngelur nje shprehje, qe shume njerez e perdorin pa ja ditur origjinen; “rule of thumb” Para vitit 1824, nje burri i lejohej qe ligjerisht te rrihte te shoqen, persa kohe qe shkopi ishte me i holle (ne diameter) se gishti i madh. Dhuna domestike eshte problem social, mjeksia dhe organet e rendit jane ne front-line (sic) si te paret qe shohin dhe duhet te perballen me pasojat e saj. Shoqata te ndryshme mjekesh ne bote, nga ato per Urgjencen dhe Urdherat e Mjekeve ne pergjithesi, publikojne rregullore te cilat jane per manaxhimin e situatave te Dhunes ne Familje. Mos te kemi asnje iluzion ne kete aspekt viktimat e dhunes domestike jane rreth nesh, e ky problem na prek te gjitheve. Kjo do pare si ceshtje e shendetit publik. Literatura mjeksore sot s’ka perkufizim unik. 93


DR B E S I

Perdoren mjaft terma si: abuzim, dhune ndaj partnerit/-es, dhune nderpersonale, rrahje-e-gruas, dhune ndaj femres. Pas cdo termi vjen nje argument, nese themi “dhune ndaj gruas” dikush proteston: po dhuna ndaj burrave? Po ashtu, literatura mjeksore s'ka dhene mundesi identifikimi nese burrat e abuzuar, jane viktima apo abuzues te cilet jane sulmuar me pas nga viktimat e tyre. Pra, problemi eshte kompleks. Ne Amerike personi qe ushtron dhune domestike eshte dikush “qe ka pasur marredhenie me viktimen per te pakten 3 muaj” Ne Britani disa studime psikiatrike thone: "dikush qe pritej te ishte ne rol mbeshtetes” Probleme ka dhe me termin - dhune. Komuniteti mjeksor dhe publiku, fokusohen me shume te dhuna fizike. Kjo mund te vleje fare mire nga nje i panjohur, por jo plotesisht nga nje person me te cilin / cilen ke marredhenie intime. Aty futet dhuna verbale (me fjale) kontrolli ekonomik, kontrolli ne sjellje, dhuna mendore e se fundmi dhuna fizike. Referuar OBSH (WHO – WORLD HEALTH ORGANISATION) mund te themi: “... perdorimi me dashje i dhunes ose forces fizike, kercenimi dhe goditja, qe ose sjell, ose ka shume mundesi te sjelle, demtime, deme psikologjike, keqtrajtime, mungesa, dhe vdekje” Studimet ne Britani e percaktojne termin - domestik per te gjitha “marredheniet intime, pavaresisht nese ka bashkejetese” Ndersa - dhune “si plagosjet dhe agresionin” Ketu s’futen manifestimet jo-fizike te dhunes domestike, keto studime jane marre me perkufizimin e nje akti kriminal. Incidenca dhe Prevalenca. Meqe ka kaq shume debate e jo perkufizime te qarta ne literature, kjo do te thote qe krahasimet ne popullate nuk jane te te rregullta dhe as te sakta. Nje studim i bere ne departamentet e urgjences ne Amerike, e nxjerr figuren e plagosjeve domestike ne 11.5% Ne Britani nje studim konkludon se te pakten 1% e fermave qe vijne ne Urgjence, jane rezultat i drejteperdrejt i dhunes domestike. 94


P SI KO LO G J I A

Prevalenca gjate jetes ne dhunen domestike ne kete popullate ishte 22% Ne Skoci, ne nje studim nje-mujor, u pa se nga 60 gra te abuzuara 28 prej tyre ishin sulmuar ne shtepi. Ne Australi nje studim me i gjere, tregon se 30.7% e femrave dhe 15.5% e meshkujve kane qene viktima te dhunes domestike. Demografia. Shumica e viktimave jane femra. Por nuk kemi te bejme me, me nje ngjarje meshkuj tek femrat, tani ky problem njihet se prek edhe meshkujt. Faktoret jane te shumte, arsimi i ulet, keqperdorimi me alkolin, papunesia, paga te uleta dhe perdorim drogash. Pasojat. Tashme pranohet se dhuna domestike eshte ceshtje e shendetit publik. Ka dhe lidhje ndermjet saj e vete-demtimit, viktimat kalojne ne depresion dhe kane pasoja afatgjata ne shendetin e tyre. Nje studim ne SHBA identifikon nje fakt te qarte, personi i vrare nga partneri, ka qene ne urgjence te pakten nje here gjate dy vjeteve para vrasjes. Nje partner mashkull ne 33.6% te rasteve eshte pare se ka vrare nje femer, ndersa me pak se 8% te vrasjeve te meshkujve jane kryer nga nje femer. Ne Britani, 5.5% e krimeve totale jane bere nga nje partner, shte pare se ne vitet 19971999, 12% e grave kane raportuar dhune ndaj tyre, perpara se te vriteshin.

95


DR B E S I

Femijet. Femijet e viktimave vuajne shume gjate ketyre episodeve. Si dhe evidencat statistikore tregojne se femijet qe jetojne me prinder te dhunshem, kane me shume shance te abuzohen ne familje. Por studime te tilla jane te veshtira te behen qe te mblidhen prova. Demtimet. Ka disa demtime standarte me vlera te larta parashikuese ne abuzim-te-femijeve. Kete nuk e kemi per dhunen domestike,por hasen demtime ne koke, ftyre e qafe. Me e zakonshme eshte paraqitja e shpeshte tek mjeku. Po ashtu eshte vene re se shumica e grave qe paraqiten ne spitale pas ores 6 pasdite dhe perpara 6 te mengjesit, jane ne grupin te dhunuar, sesa ato femra te paraqiten jashte ketyre oreve dhe kane demtime aksidentale. Shume prej viktimave praqiten me demtime te vogla, qe nuk kerkojne shume trajtim mjeksor. Si te kuptojme se ka Dhune Domestike. Kjo nuk eshte aspak e lehte per personelin mjeksor. (a) kriteria ne literaturen boterore nuk eshte standarte, nese do nisemi me “hetime rutine” (b) shume mjeke dhe infermiere” mund te mos pranojne kete. (c) konfuzioni dhe mos-pasja e perkufizimeve te qarta, ka sjelle qe shtetet nuk bejne dot “programe skanimi e parandalimi” sepse nuk e dime plotesisht natyren e dhunes domestike. (d) shumica e studimeve jane bere nga organizata bamiresie e ato qe ndihmojne viktimat, dhe nuk munden te ndihmojne kedo (e) sapo te identifikohet incidenti domestik, asnje nuk e di se nderhyrja e autoriteteve mund te provokoje shtim dhune. (f) deri me sot s’ka evidence te mjaftueshme qe te “skanohet cdo femer” qe vjen ne departamentet e urgjences e institucionet mjeksore. Si ta dallojme Dhunen Domestike. Ka shume rendesi qe mjeket te jene ne gjendje te pergjigjen me korrektese dhe te ofrojne ndihmen e plote qe jep institucioni ne te tilla raste. Do ishte ideale sikur cdo vizite te jete ne nje dhome private me mjekun qe viktima te kete me shume besim. Por shpesh partneret inkurajohen te jene pjese e procesit ekzaminues. Nese do behej standarte per te gjithe qe partneri te prese jashte, ai / ajo qe insiston te rrije me te semurin, do dukej me i dyshueshem. 96


P SI KO LO G J I A

Ketu ka veshtiresi per te huajt qe nuk flasin gjuhen e vendit ku jane. Prandaj mjeket duhet te perdorin perkthyesit zyrtare. Ne Britani ka rregulla ku nje grua gjate periudhes ante-natale, intervistohet te pakten nje here e vetme nga personeli mjeksor. Pyetjet duhet te jene te thjeshta, te kuptueshme dhe jo paragjykyese. Ne SHBA, kur pyetjet jane bere ne menyre te tille, arriti qe shkalla e zbulimit ne incidente te dhunes domestike u rrit nga 1% ne 18% Po ashtu u vu re se kur pyetjet i bente personeli mjeksor i seksit femer, grate viktima u besonin atyre me teper se personelit mjeksor mashkull. Pyetjet standarte jane: A te kane qelluar, goditur me grusht, shkelm, ose ne forme tjeter gjate vitit te fundit? A ndiheni te sigurte ne kete marredhenie qe jeni? A ka partner nga marredhenie e meparshme qe ju ben te ndiheni te pasigurte?

Problem del dhe me personelin mjeksor, pasi shpesh besohet se dhuna domestike nuk ndodh ne grupet me te ardhura te larta. Mjeket ne shume raste nuk ndihen mire te bejne pyetje te tilla. Disa kane frike se mos ofendohet pacienti, dhe te tjere mendoje se kjo ul besimin ne marredhenien mjek-pacient. Shume shtete kane ligje mandatore qe kur nje mjek kupton e provon (qofte dhe dyshon) per dhune domestike duhet ta raportoje kete tek policia e sherbimet sociale. Pacientet duke e ditur kete nuk hapen me mjekun. Si te sillemi me nje viktime te Dhunes Domestike. Prioriteti eshte trajtimi i demtimit fizik. Pas kesaj duhet qe demtimet te rekordohen ne kartelen klinike e te behen fotografite perkatese. Duhet bere pyetje specifike nese viktima ka femije. Duhet pyetur nese keta femije jane ne rrezik dhune, duke i pyetur direkt dhe duke perfshire sherbimet sociale. Nje shqetesim i tille duhet te aktivoje disa mekaznima shteterore qe te kujdesen femijet. Viktima duhet te kuptoje se dhuna domestike eshte anti-ligjore. Eshte mire qe Policia te vije te takoje te departamenti i urgjences. Shpesh viktima s'pranon kete gje, nga frika e dhunes se metejshme apo se humb perkrahjen ekonomike. 97


DR B E S I

Ka dhe “safe houses� ku viktimat cohen ne shtepi te posatcme dhe adresa e te cilave nuk i tregohet personit te dyshuar qe i ka dhunuar, qofte ne rastet kur ka perfshirje apo ne ato qe s'perfshihet policia. Shancet jane per cdo mjek gjate karrieres, te takohet me nje viktime te dhunes ne familje. Pacientet qe raportojne kete direkt e kerkojne ndihme nga personeli mjeksor duhen ndihmuar te kontaktojne policine nga / dhe ne/ institucionin mjeksor, qe pa dalur prej aty.

Keshilla per Personelin Mjeksor si te kuptojne Dhunen Domestike Dhuna Domestike shpesh nuk i tregohet personelit mjeksor. Dhuna Domestike prek grate dhe burrat. Kur pacienti pyetet vecmas, shancet per ta zbuluar problemin rriten. Kur nje partner pohon se ka dhune domestike, ka mundesi qe femijet jane ne rrezik. Duhet shpjeguar tek viktimat se dhuna eshte ilegale dhe e papranueshme. Kontakti me policine e organizatat qe mbrojne viktimen, duhet ofruar nga siguria e spitalit, pa dalur prej aty. Nje pasqyre te dhenash per Dhune Domestike ne Britani. Dhuna Domestike ze 16-25% te krimeve te dhunshme. Nje incident i tille raportohet ne polici cdo 1 minute. 45% e grave dhe 26% e burrave kane qene viktima te saj, te pakten nje here ne jete. Ne nje vit ka 13.000.000 incidente te shkeputura, me dhune a kercenime dhune, ndaj femrave nga partneret ose ish-partneret. Femrat kane me shume shance te jene viktima te perseritura,e te dhunes seksuale: 32% e grave viktima kane provuar dhune domestike te pakten 4-5 ose me shume here. 54% e perdhunimeve ne Britani, behen nga partneri ose ish-partneri i femres. Mesatarisht 2 femra ne jave vriten nga partneri ose ish-partneri. 98


P SI KO LO G J I A

Dicka per Dashurine, nje nder motivuesit primar te qenies njerezore: Platoni, Aristoteli, Sofokliu, Pedro Calder贸n de la Barca, Gete, Gandi, Martin Luther King Jr

99


DR B E S I

100


P SI KO LO G J I A

101


DR B E S I

Kapitulli VII Fenomene Esenciale te Psikologjike Klinike

Pergjigja Placebo Paranoja Vertigo Vetmia Sindromi Mato Gruda - Vetmia 2 Depresioni SUICIDI - Vetevrasja

Overdoza (kujtese) Rrezik-Kerkuesit | Risk Takers

102


P SI KO LO G J I A

Pergjigja Placebo Fjala placebo nga latinishtja do thote “une do kenaq” dhe perdoret ne pershkrimin e substancave kimikisht inerte, qe jepen si zevendesim per nje ilac. Cdo perfitim qe merret nga placebo vjen sepse personi beson qe kjo substance e marre do i jape rezultat. Ilacet e reja gati gjithmone testohen perkundrejt placebos ne eskperimentet klinike, si nje menyre efikase per te shikuar efektivitetin e tyre. Placebo behet ne forme identike me ilacin, dhe vullnetaret nuk e dine nese kane marre ilacin aktiv apo placebo. Ka raste qe dhe mjeku nuk e di kete. Ky quhet si eksperiment “dyfish i verber” (duble blind trial) per te marre rezultate sa me realiste. Nganjehere marrja e nje ilaci ka efekt psikologjik qe prodhon pergjigje te mira fizike. Kjo forme pergjigje nga placebo mund te jape kontribut te rendesishem ne efektivitetin e pergjithshem te ilacit aktiv. Shihet zakonisht tek analgjeziket, antidepresantet dhe anti-anksiolitiket.

Disa njerez, te njohur si “qe i pergjigjen placebos” kane me shume shance te provojne kete tip reagimi sesa pjesa tjeter e popullates.Cdo permiresim ne gjendjen shendetsore te pacientit eshte i mirepritur por eshte me rendesi te mbani mend se per shume semundje ka trajtime te cilat japin efekt me te mire sesa placebo. Nese zgjidhni nje kure qe permban vetem efektin placebo, mund te humbisni perfitimet qe sjell nje trajtim i sakte. Ne mjekesine zyrtare evidenca ka rol te rendesishem, kur provoni ilacet, te jeni te sigurte se ekziston evidence shkencore qe jane funksionale per gjendjen tuaj e jane testuar per kohe te gjate me eksperimente te sakta shkencore. 103


DR B E S I

Paranoja Ngelet nje fjale jo e panjohur ne fjalorin tone te perditshem. Paranoja si semundje eshte crregullim madhor i moshes se pjekurise. E shohim ne moshat 30-50 vjecare, prek me shume burrat se grate. Duket sikur vjen papritur por ne shumicen e rasteve kemi manifestime konstitucionale mendore ...te cilat e kane shfaqur vetveten heret ne jeten e pacientit. Nje person me paranoje mendon vec per vete, eshte narcistik, i vetmuar, xheloz e teper dyshues. Shpesh, kane aftesi me t'larta se mesatarja, ne pergjithesi keto jane te tipit pervers. Ata kane nje mbi-ndjeshmeri morbide (te semure) te jetes se perditshme, bashkuar me nje tendence keqintepretimi, ndryshimi e zmadhimi te incidenteve te vogla.

Simptomat, fillimi i kesaj semundjeje paraqitet me ekzagjerimin e difekteve te personalitetit. Gjithashtu para "shperthimit" te plote te paranojes pacienti mund te kaloje nje faze depresioni, e cila i paraprin nje paranoje te perhershme e ne "lulezim". Deluzionet behen te pranishme, pergjithmone. Paranojaku ben deduksione racionale por nisur nga premisa false pasi gjykimi i tij eshte i kompromentuar. 104


P SI KO LO G J I A

Ai beson se disa njerez jane kunder tij, ata po konspirojne e komplotojne se bashku per ti shkaterruar shendetin a poziten. Ai "shikon" mesazhe te fshehura ne ngjarje rutine e te zakonshme, gjithshka qe ndodh ka nje reference speciale per ate vete. Ai eshte i persekutuar dhe i ndjekur nga influenca malinje.

Gradualisht, deluzionet thuren pergjate gjithe territorit te tij mendor dhe sjellin ndikim ne jeten e veprimet e Paranojakut. Pervec deluzioneve ka pak shenja te degradimit te intelektit. Kujtesa eshte normale, s'ka konfuzion te pergjithshem. Paranojaku pergjigjet me qartesi, shpesh here me argumente te konkrete por i mungon realizmi; ai eshte i bindur vec ne realitetin e deluzioneve te tij. Me progresimin e semundjes, Deluzionet behen akoma e me teper te tipit sistematik, shume me te shumta dhe te fiksuara.Persekutimi tani i atribohet perfundimisht agjensive a formave nga me ekstremet. Si hipnotizmi, valet e radios, televizorit, rrezeve X, CIA, FBI apo sekteve e besimeve te ndryshme si: spiritualistet, cifutet, masonet, katoliket etj. Vuajtjet e imagjinuara mund te manifestohen me nje intensitet te tille sa ai vendos ti drejtohet ligjit, a te marre hak vete mbi persekutoret. Ne kete pike paranojaku behet i rrezikshem, ai mund te ndermarre nje goditje vdekjeprurese reale mbi personin te cilin ai e imagjinon si pergjegjes per fatin e tij te keq. Shume njerez prominente, te shquar (ideja per paranojen, tendencat e saj, manifestuar ne udheheqes e diktatore te shumte) kane vuajtur nga kjo semundje, jo plotesisht e jo gjithmone e qarte; njerez te tjere kane vuajtur me ta ose popuj te tere. Nga paranojake "te zakonshem" e pa pushtet, kane vuajtur disa figura te shquara, te politikes, medias apo artit. Ne disa raste pergjigja ndaj ideve deluzionuese merr formen e letrave apo pamfleteve ndaj personit "qe i ka bere keq". 105


DR B E S I

Paranojaket i ndajme ne dy grupe kryesore: Ekscentriket & Egocentriket [1] Ekscentriket, i quajme "as ketej as andej njerez " Grup qe mjekesia i klasifikon si "Borderline Patients" Ku perfshihen njerez "te vecante", te shqetesuarit e medhenj, njerezit jo-praktike, me shume projekte e ide te parealizueshme; ai tip njerezish qe populli do thonte per ta: se po mundohen ta bejne "katrorin - rreth" ose do "zgjidhin" misterin e levizjes perpetuale. Menyra se si ekscentriku e shikon jeten eshte paksa e "coroditur", ai eshte pak a shume i pademshem. Ne rastin me te keq, i bezdishem, e ne rastin me te mire durohet si i vecante dhe origjinal. Kujtoni profesoret e "cuditshem" qe keni pasur, ate tip te vetmuar qe nuk krihej a nuk paraqitej ne rregull por e kishte nje shkendi prej gjeniu. [2] Egocentriket, nga ana tjeter, manifestojne tendenca te rrezikshme. Personaliteti i tyre eshte i demtuar plotesisht, dhe ne rrethana te ndyshme persona te tille duhen mbikqyrur ose instucionalizuar. Egocentriket, bazuar ne natyren e deluzioneve te tyre i pershkruajme si: te persekutuar, te zhurmshem, te ekzaltuar, hipokondriake, te dashur ne ekstrem ose teper religjioze. Cdo rast ka tiparet e tij, qe paraqitet me nje pasuri detajesh ku secili eshte "i cuditshem" e "i ndryshem" ne meriten e vet. Trajtimi. Paranoja eshte gjendje progresive, e megjithese nuk ka nje tendence per dementia-n (harrese) ka shume pak shprese per sherim. Jane pak ato tipe te crregullime mendore qe jane me te veshtira per tu trajtuar sesa paranoja. Frojdianet pretendojne se baza e kesaj semundje eshte nje homoseksualitet i represuar (shtypur), psiko-analiza si metode trajtimi ne kete rast eshte e destinuar te deshtoje, pasi nje paranojak ka "mungese" realizmi e eshte jobashkepunues; si person qe dyshon ne gjithshka. Me keta te semure mjekesia se ka te lehte. Nese jepen ilace, mund te kete efekte kunderindikative, pacienti mund te mendoje se po e demton ose po e helmon. Eshte e veshtire per nje profesionist te mjekesise te krijoje raport me pacientin qe vuan nga paranoja. 106


P SI KO LO G J I A

Fillohet me terapi dhe agjente kunder ankthit, nese ka ankth ekstrem e agjitim qe ndikon jeten normale te pacientit (diazepam) dhe mund te vazhdohet me anti-psikotiket. Ne raste kur Mjeku ka dyshim te arsyeshem se ky individ eshte kercenim ndaj (a) vetes dhe (b) te tjereve, me mbikqyrje institucionale.

Vertigo Vertigo eshte nje ndjenje, ne fakt nje iluzion, qe bota po rrotullohet. Ne disa raste, iluzioni eshte se ju po rrotulloheni. Efekti mund te jete i dobet dhe pak i dukshem ose aq ekstrem sa qe ju bini ne toke menjehere, sikur ju ka hedhur dikush. “Vertigo e bute� eshte shume e zakonshme dhe rralle ka semundje shoqeruese, dhe nuk kerkon mjekim. Ndjenja vjen papritmas, mund te zgjase per disa sekonta, por ka raste qe eshte konstante dhe zgjat per dite me rradhe; duke e bere shume te veshtire jeten normle te personit.

107


DR B E S I

Vertigo mund te shkaktohet nga: Frike nga lartesite “Semundja e udhetimit� Hipeventilimi Vertigo pozicionale paroksizmale beninje (VPPB ne Angl., BPPV) kur disa levizje te kokes shksktojne vertigo Migrena - dhimbje te forta te kokes Neuriti vestibular - inflamacion i nervit vestibular qe kalon ne veshin e mesem dhe percon mesazhe ne tru per kontrollin e balances. Alkoholi Ilace dhe droga te ndryshme Vertigo ne raste serioze mund te jete tregues per nje semundje te mekanizmit balancues ne veshin e brendshem, sic eshte Semundja a Meniere (Meniere’s disease) ose labirintitis, ose nje problem i makanizmave neurologjike per balacen ne tru, zakonisht nga pamjaftueshmeria me furnizim te gjakut (insuficience vertebro-bazilare) Nga nje tumor ose skleroza multiple. Shume te moshuar vuajne nga vertigo e per sa kohe qe nuk ka simptoma te tjera, problemi zakonisht eshte beninj. Megjitheate, nese vertigo vjen nga shkaqe te pashpjegueshme, duhet te konsultoheni me mjekun tuaj.

108


P SI KO LO G J I A

Vetmia Shume nga ne, se kuptojme mire Vetmine dhe efektet e saj ne jeten tone. Ne raste terheqje, ekzili te vete-imponuar e rrethanash te tjera; ka kundershti mes “vendimit e rrethanes” qe na shtyn drejt vetmise, me ndjenjen natyrale - "njeriu si “kafshe sociale“ qe ka nevoje te shoqerizohet me ekuivalentet e tij humane. Vetmia eshte pergjigje emotive ndaj izolimit, qe shoqerohet me ndjenjen e mungeses kontaktit per persona te tjere, tani dhe ne te ardhmen. Vetmia mund te ndihet dhe kur je i rrethuar nga te tjeret. Shkaqet e saj jane sociale, mendore dhe emocionale. Vetmia na prek te gjitheve, ne martesa, marredhenie, familje e ne karriera te sukseshme. Ngelet nje nga temat me te pasqyruara qe nga antikiteti, shume nga heronjte klasike jane te “cuditshem e te vetmuar” Lermontovi, autori qe vdiq ne moshe te re si pasoje e nje duel, na ka leni vetem nje roman "Nje Hero i Kohes Tone" ku pershkruan shume bukur ndjenjen e vetmise, boshllekut dhe te deshperimit; tek Pekorini [Pechorin] Vetmia percaktohet dhe si "Dhimbje Sociale." Nje mekanizem psikologjik aktivohet per te lajmeruar individin, qe te motivohet e perfshihet ne lidhje shoqerore. Keshtu ne lidhemi me njeri tjetrin, qofte online na krijohet ideja, se te pakten, jemi ne kontakt me persona qe i njohim. Shendeti dhe Lidhjet Shoqerore jane te nderthurura.

109


DR B E S I

Vetmia lidhet me shume rezultate negative te shendetit tone; deficence te sistemit imunitar, pagjumesi, rritje e rrezikut per mortalitet pas infarktit te miokardit. Te jetuarit me dike, krahasuar me jetesen e vetmuar ka provuar se jeta njeriut eshte me e gjate dhe me e lumtur. Ne krahasim me efektet negative ne shendet, mungesa e lidhjeve sociale eshte me e Demshme se Pirja e Duhanit. Ka nje ndervaresi tipike, sidomos ne moshat e treta kur prinderit jane pa femijet ose kur njeri vdes dhe tjetri ngelet i vetmuar. Do jete e arsyeshme te mbani kontakte te rregullta, ti vizitoni e t’ju jepni data ne te ardhmen ne forme piketash ose si “detyrime”. Ne Qershor ke ditelindjen e nipit, do shihemi per Vitin e Ri, ne Mars te pres ketu; e keshtu me rradhe. Kjo sjell nje fare mobilizimi te qenies per te arritur ate date, e keshtu me rradhe. Ne foto aktori Timo Flloko, me rolin Mato Gruda nga "Njeriu me Top" Ky film portretizon nje individ krejtesisht te izoluar gjate Luftes se Dyte Boterore. Kur vendi ishte i pushtuar dhe planeti digjej, Mato bente llogari si do merrte hakun e babait ndaj nje fisi tjeter qe kishte shume meshkuj, familja e plakut Mere. Ne historine e Letrave Shqipe, ngelet shembulli me i goditur i Vetmise dhe i Izolimit. Romani eshte shkruar nga Dritero Agolli. Kemi futur nje term te ri, ne Mjeksine Shqipe: "Sindromi Mato Gruda" per kohen tone" ku jemi "shume te lidhur" me ane te internetit, FB dhe rrjeteve sociale, dhe komunikimi i menjehershem eshte nje gisht apo nje mendim larg, por ne realitet te gjithe jane te Vetmuar.

Sindromi Mato Gruda - Vetmia 2 Kur shpjegojme per Sindromin Mato Gruda – Vetmine, Stresin, Depresionin dhe Vetevrasjen, lexuesi i vemendshem e kupton se nje nga bazat per ti luftuar keto eshte lidhja shoqerore dhe kujdesi nga te tjeret rreth jush. 110


P SI KO LO G J I A

E keni degjuar konceptin, 6 hapa larg? Ne Anglisht eshte “6 degress of separation” (6 shkalle ndarje) Shume nga ju nuk e dine autorin e ketij koncepti. Filloi si nje loje qe ju permendni nje aktor dhe duhet ta lidhni ate ne jo me shume se 6 filma. Aktori X ka qene tek filmi Z me aktorin Y, ky i fundit ka luajtur me Tom Cruise, dhe Tom luan me Kevin Bacon tek “Few Good Men” etj-etj Te gjithe duheshin lidhur me Kevin Bacon. Ne 1993 u be nje film ''Six Degress of Separation'' with Donald Sutherland, Will Smith e Stockard Channing. Personi qe formuloi kete koncept ne 1929, quhet Frigyes Karinthy. Ne kohen e tij bota kishte 1.5 Miliarde person, ideja ishte me “5 hapa” Kur popullata u shtua, u be me 6-te. Ndersa sot qe udhetimi dhe komunikimi jane bere masiv, mendohet te kete kaluar ne 4 hapa. Ky Hungarez i zgjuar, eshte themeluesi i konceptit te "Social Network-ut." Na e la kete te nje tregim pikant. Ne doni ta lexoni, gjeni ne Anglisht eshte falas online Klik “CHAIN- LINKS by Frigyes Karinthy (1929, Everything is Different)” te kuptoni fuqine e vezhgimit e te gjykimit qe ka Karinthy. (tregimi CHAIN eshte ne formatin Pdf) Karinthy ka qenen autor Hungarez, poet, gazear e perkthyes, ngelet akoma i respektuar per kombin Magjar. Duke llogaritur qe perkthimet humbin shume nga origjinali, me ka mrekulluar leximi i tij dhe kam menduar sa bukur duhet te tinggelloje ne gjuhen e tij; kur ai shkruan te duket se sheh dicka “filmike” me narrative fluide e pershkrime shume terheqese. Duke llogaritur qellimin terapeutik, ne lidhje me: Stresin Vetmine, Depresionin, dhe Suicidin; theksojme serish; cdo i interesuar qe na lexon sot, a do na lexoje me pas; duhet te kete parasysh se Ilacet s’jane panacea per cdo problem te jetes.

Njeriu duhet te krijoje lidhjet sociale e te bazohet ne to, per te jetuar nje jete aktive, ne raport me shoqerine e tij. Dr. Besi

111


DR B E S I

Stresi dhe Shkaktaret e Stresit Stresi eshte reagimi i trupit tone ndaj nje gjendje qe duket kercenuese, si pasoje krijohet nje pergjigje emocionale, mendore dhe fizike. Stresi sjell “leshimin e adrenalines” ne trup, kjo shton aftesine tone per tu perballur me presionin e kercenimin rradhes. Stresi mund te shkaktohet nga nje situate e pakendshme ose mendim qe na ben te ndihemi nervoze, te zemeruar dhe na fut nen ankth. Mund te jete nje ngjarje, shqetesim i vetem ose “mbushje graduale” e problemeve te vogla; dhe kerkesa e presioni nen te cilen shpesh e veme veten.

Shkaktaret e Stresit • Kur perceptojme nje kercenim ne kalojme ne stres. Ketu futen kercenimet fizike, morale, shoqerore etj. Mund ta coje individin drejt nje dobesie, pasi kjo i ndikon sensin e kontrollit te vetes dhe situates. • Problemet shendetsore, demtimet fizike, semundjet; mund te shkaktojne stres emocional dhe fizik. 112


P SI KO LO G J I A

• Pamundesia per te predikuar e kontrolluar ngjarjet e mevonshme; kjo gjendje pasigurie mund ta lere individin nen ndjenje frike ose kercenimi • Vdekja e nje anetari te familjes, miku ose dikujt afer me ju; krijon shume dhimbje dhe stres. • Abuzimi me drogat, alkoholi dhe vetedemtimet. • Ndryshime me familje: ndarje, divorce, nje femije i porsalindur. • Argumentet ne familje, pune, shoqeri e ne cdo situate. • Paraja. Ose mungese e saj. • Ndryshime te ambjentit: pune, shkolle, banese e re. • Studime te veshtira • Provimet. • Mungesa shendetsore ne pune e shkolle per nje kohe te gjate. • Ngacmimet (bullying) fizike, mendore dhe seksuale. • Cdo ndryshim nga rutina me te cilen jemi mesuar ne, ndaj te cilit ne jemi te pa-afte te adaptohemi ka potencialin te sjelle stres.

***

113


DR B E S I

Keshilla per te Luftuar Stresin - Si perballohet Stresi 1. Jeta aktive. Aktiviteti fizik nuk e zhduk stresin por ul sasine e intensitetit emocional, duke ju dhene nje gjendje me te pranueshme qetesie. 2. Kontrollo situaten. Cdo problem e ka nje zgjidhje! Kur mendon se asgje nuk eshte ne doren tende, stresi do perkeqesohet; beni dicka qe ju kenaq ju, jo te tjeret. 3. Lidhu me njerezit. Network-u (sic) familjar, shoket dhe miqte mund te ndihmojne qe problemet tuaja ne pune e jete, te shihen nga nje kend tjeter. Nese keto lidhje te mungojne, s’do keni mbeshtetje ne momentint qe ju duhen. 4. Koha per veten. Sot njerezit punojne shume, dhe fare pak kohe shpenzohet ne gjerat qe na pelqejne te bejme; shoqerizim, sporte a thjeshte pushim. Provo nje gje, qe te ben te ndihesh mire. 5. Testoje veten. Kurre s'eshte vone te fillosh dicka te re. Meso nje gjuhe te huaj, aktivizohu ne sport dhe praktika qe krijojne ndjesi proaktive. 6. Elemino zakonet e keqia. Mos u bazo tek kafeina, duhani apo alkoholi; si mekanizma qe “te ndihmojne ne halle.” Me kohe, keto, krijojne probleme te reja. Vihet re, se femrat, jane me te avancuara ne drejtimin e “kerkeses per mbeshtetje nga grupi i tyre social” 7. Beni pune vullnetare. Ka studime e evidenca, se njerezit qe ndihmojne te tjeret ne pune vulnetare ose te komunitetit, krijojne mekanizma me elastike ndaj goditjeve te jetes. Kur ndihmon ne situata qe jane me te veshtira se ato qe provon vete, problemi juaj kalon ne perspektive dhe kupton me mire prioritetet e jetes. Te jesh i dobishem per te tjeret, ndikon shume ne vete-besimin tuaj. Ne nivele te vogla beni dikujt nje nder, qofte nje kafe ne pune, nje perqafim e 114


P SI KO LO G J I A

buzeqeshje; apo ndihmoni nje zonje te moshuar te kaloje ne anen tjeter te rruges. Shpejt do e shihni ndryshimin. 8. Puno me mend. Beju ekonomik me kohen, gjej prioritetet e tua. Balanca, pune - familje - dhe - vetvete; s'eshte gjithmone e lehte te arrihet. Fokusi do vene tek ndryshimet esenciale dhe duhet te pranoni se gjithmone do ngelet nje pune e pabere. 9. Pozitivitet. Shiko per anen pozitive te jetes, gjerat per te cilat duhet te falenderojme natyren, familjen, miqte e fatin (ose Zotin) Njerezit harrojne cfare kane dhe kerkojne dicka qe nuk eshte. Perspektiva dhe realiteti jane shume te rendesishem ne luften ndaj stresit. 10. Prano fatin. Ka gjera qe jane pertej mundesive e aftesive te tua. Nje situate e veshtire do marre sic vjen, ka raste qe ti nuk e ndryshon dot. Nese eshte keshtu, pranoje gjendjen qe ke perpara dhe realitetin aktual. Me pas, vazhdo me gjerat mbi te cilat ke kontroll. (a) nese kompania juaj falimenton, s’ke c’ben me. Fokusohu ne nje pune te re. (b) nese te vjen nje semundje kronike, pranoje e merr sa me shume njohuri per te ne manaxhim afatgjate.

115


DR B E S I

STRESI - Pergjigja Lufto ose Fluturo Kur nje organizem eshte nen stres, kalon neper te 4 fazat e tij. 1. Shqisat tona, identifikojne stimulin, nga syte, hunda (tym) zhurme, prekje apo shije. 2. Truri interpreton & analizon nese stimuli eshte kercenim apo jo. 3. Trupi rri ne gjendje aktive derisa rreziku eshte larguar / eleminuar 4. Kemi kthim te homeostazes ne normalitet. Cfare eshte Stresi? Cdo situate qe tenton te crregulloje ekuilibrin mes nje organizmi dhe ambjentit te tij. Mund te sjelle ndryshime ne nivelet e serumit te shume hormoneve, perfshire glukokortikoidet, katekalaminat, hormonin e rritjes e prolaktinen. Ne 1936 bio-kimisti Hungarezo-Kanadez Hans Selye, publikon ne Montreal nje artikull me 74 rreshta ne revisten Nature. Dr. Selye ndau stresin ne dy tipe: eustress (stresi i mire) dhe distress (stresi i keq) Kete sindrome adaptimi ne e njohim sot si mekanizmin lufto ose fluturo (fight or flight response) Per Dr. H. Selye, autoritet boteror ne fushen e studimeve te stresit, kemi nje mini-bio ne botimet e DBMI ne plaftformen digjitale ISSUU. 116


P SI KO LO G J I A

Si ta kuptoni efektin e stresit ne trupin tuaj? Ja te marrim nje skenar. Jeni ne xhungel dhe papritmas ju del para nje ‌ tiger. Stresi eshte situate primitive. Ti marrim me rradhe pergjigjet e sistemeve te trupit tuaj. Truri – aktivohet nje pjese e tij e quajtur HPA, aksi hipotalamus-pituitare (gjendra) adrenale. Leshohen hormonet steroide (glukokortikoidet) dhe hormoni i stresit kortizoli, qe ka rendesi sepse organizon sistemet ne te gjithe trupin per tu marre shpejt me tigrin, perfshi: zemren, mushkerite, qarkullimin e gjakut, metabolizmin, sistemin imun, lekuren etj. Leshohen katekolaminat, keshtu HPA hedh ne gjak neurotranmetuesit (korrieret kimike) ne kete grup kemi dopamine, norepinefrine dhe epinefrine (ose adrenalina) Katekolaminat aktivojne nje pjese te trurit qe quhet amigdala (amygdala) supozohet se ajo sjell pergjigjen emocionale ndaj stresit. Ky emocion eshte natyrisht: frika. Leshohet neuropeptidi S, proteine qe ul gjumin e rrit vigjilencen, si dhe rrit ankthin. Pikerisht kjo na sjell sensin e alarmit dhe qe duhet te largohemi nga tigri. Efekti ne Kujtesen afatgjate e afatshkurter. Ne stres katekolaminat supresojne zonat frontale te trurit qe lidhen me memorjen afatshkurter, perqendrimin, inhibicionin e racionalitetin. Kjo mbyllje totale ben qe personi te marre vendime te menjehershme, te luftoje tigrin ose te largohet me vrap prej tij. Prandaj stresi ndikon ne mundesite tona per te perballuar normalisht situatat sociale, intelektuale e te sjelljes. Neurotransmetuesit sinjalizojne hipokampusin ta magazinoje kete kujtese shume emocionale si eksperience afatgjate. Ne kohen primitive kjo ka qene esenciale. Nese do harrohej, njeriu do shkonte pas 2 javesh te perqafohej me tigrin. Pra kujtesa dhe eksperienca jane kritike gjate-dhe-pas-stresit. Studimet kane vene re se ne stres ekstrem qelizat nervore keqinterpretojne sinjalet. Zemra, mushkerite e qarkullimi i gjakut. Sa me shume afrohet tigri aq me shume rreh zemra e rritet tensioni i gjakut. 117


DR B E S I

Shpeshtohet frymemarrja dhe merret me shume oksigjen. Shpretka “shperthen� duke leshuar qeliza te kuqe e te bardha te gjakut, keshtu transportohet akoma me shume oksigjen. Fluksi vazal rritet deri me 3400% duke parashikuar kerkesen masive per gjak te mushkerive, trurit e muskujve. Mundohuni ta imagjinoni veten ne xhungel, me tigrin perballe jush. Evolucioni po aktivon te gjithe mekanizmat qe ka ne dipozicion per t’ju dhene nje shanc te vetem. Te largoheni. Pra, jeta juaj eshte ne pikepyetje dhe nuk ka re-play. Si miu, kanguri a nje qingj, ju keni pak a shume te njejten pergjigje ne trup. Nuk behen punet pergjysme. Nuk mbahen rezerva. Nuk ka prova gjenerale. Nuk ka teknika qe ti ruajme per nje here tjeter. Hera tjeter nuk ekziston. Kjo, eshte, finale. Sitemi Imun. I ka marre te gjitha sinjalet dhe agresive ne zonat me kritike te trupit tuaj. aktivitetin e sistemit imun ne disa zona duke bardha ne disa zona te trupit, aty ku eshte me e lekure dhe linfonodulet.

parashikon nje mbrojtje Hormonet steoride ulin re-pozicionuar qelizat e lehte te demtoheni. Si ne

Goja dhe Fyti. Tigri po afrohet. Lengjet largohen nga zonat jo esenciale, perfshire gojen. Keshtu vjen tharja e gojes e fytit dhe veshtiresia ne te folur. Mund te kete spazma dhe problem ne gelltitje. Lekura dhe tigri qe tanime ka bere 5 hapa ne drejtimin tuaj. Stresi largon gjakun nga lekura pasi do mbeshtese zemren dhe muskujt. Natyra ka krijuar tigrin [nje krijese te pameshirshme] por po aq e pameshirshme eshte ne aktivimin e levave jete-shpetuese per ju (ruthless) Ju tani jeni futur instinktivisht ne ate proces qe quhet hierarkia e jetes. Natyra eshte ne gjendje te sakrifikoje cdo gje, perkohesisht a ne afat-tegjate, per te mbrojtur zemren e trurin. Trupi eshte gati per demtimet qe duhen perballuar, merret cdo mase ne parashikim te se keqes me te mundshme. 118


P SI KO LO G J I A

Mendojeni si nje godine me 12 kate, ku nga kati ne kat fiken dritat por jo ne katin 11 dhe 12-te. (zemra & truri) Largimi i gjakut nga lekura ben qe ulet fluksi i tij, keshtu ne rast plagesh do rrjedh jashte me pak gjak. Lekura ftohet dhe ka djersitje. Nje lekure e ftohte fillon dhe tkurret. Keshtu na duket se na cohen floket lart nga frika. Sistemi metabolik. Ne kriza, periudha afatshkurtera apo aktivitet te rende fizik, ky eshte nje funksion qe trupit si duhet. Mbyllet. Te gjithe ne themi ne jeten e perditshme, sot jam i merzitur dhe nuk me kalon ushqimi poshte. Sepse, stresi kundeshton proceset e marrjes dhe tretjes se ushqimit. Duke pare se nuk mund te lagoheni, mund te luftoni deri ne vdekje me tigrin. Por mund te ikni me vrap e po ashtu mund te ngriheni sa frika ju paralizon. Shancet jane qe pa nje arme, tigri do ju vrase por natyra ka marre masat duke bere c’eshte e mundur qe trupi juaj te rezistoje me te gjitha menyrat fiziologjike qe ka ne dispozicion. Ky reaksion zingjir, gradual por i shpejte, autonom e preciz; eshte parakusht per cdo organizem te gjalle te luftoje per maksimunin e shanceve qe ka ne skenaret me ekstreme per mbijetese. Pergjigja qetesuese. Kur kercenimi nga tigri largohet dhe duke llogaritur se nuk ju ka demtuar, te gjitha hormonet e stresit kthehen ne normalitet. Po ashtu, te gjithe sistemet e trupit kthehen ne normalitet. Po ne jeten e perditshme? Ne takohemi me stresin ne aspekte te ndryshme te jetes. Sistemet tona adaptuese pergjigjen sipas situatave, ka ndryshime te disa hormoneve, perfshire kortizolin, katekolaminat e hormonin tiroid. Te cilat jane te nevojshme per te perballuar stresin, dhe sic e pame ne nje situate jete-kercenuese jane te domosdoshme. Nese ne ekspozohemi ndaj stresit ne menyre te perseritur, konsekuencat mund te sjellin crregullime endokrine. Po ashtu, stresi ndikon ne ndryshimet e kursit klinik te semundjeve ekzistuese, sidomos te atyre te sistemit mendor e endokrin. Shkenca e mjekesise i njeh problemet qe mund te shkaktohen nga levizja e niveleve te kortizolit, kane potencialin: 119


DR B E S I

te ndikojne kujtesen e mesimin, ulin aftesite e sistemit imunitar, ulin densitetin kockor, rrisin peshen e trupit, ngrejne presionin e gjakut, kolesterolin, shancet per semundje te zemres etj. Stresi kronik dhe nivelet e larta te kortizonit rrisin shancet per depresion, semundje mendore dhe ulin jetegjatesine. bb. Londer, Korrik, 2012

Depresioni Depresioni Klinik - duhet bere dallimi me merzitjen, melankoline e kur “punet s’jane mire” - eshte semundje qe s’diskriminon dhe mund te preke kedo nga ne. Megjithese me shume perkufizime, paqartesi e argumente; tashme pranohet nga te gjithe se ndikon kualitetin e jetes normale per nje individ qe vuan nga depresioni. Theksojme: Depresioni Klinik eshte shume me teper se nje merzi disa ditore. Te gjithe kalojme situata kur jemi jo-mire, por kur ju vuani nga depresioni ndiheni keq per jave, muaj e vite me rradhe.Ka njerez qe akoma mendojne se depresioni eshte dicka minore dhe jo Gjendje Reale Shendetsore. Jane shume gabim. Depresioni eshte semundje e vertete. Me simptoma te verteta. Depresioni s'eshte shenje dobesie, dicka qe “e le” duke “mbledhur veten” sikur asgje s’ka ndodhur. Duke pohur kete, e folur per Status Semundje, marrim krahasimin me te thjeshte qe mund te behet. Asnje nga ju nuk i thote nje te pacienti me probleme te veshkes, melcise e zemres; “mblidhe veten, s'ke asgje, do t'kaloje” Keshtu duhet te sillemi e ta kuptojme depresionin. Por ka dhe lajme te mira, me trajtim mjeksor dhe mbeshtetje, shumica e njerezve sherohen. Si ta dini nese jeni ne Depresion. Efekti e ndikimi shpesh ndryshojne. Kemi nga merzi ekstreme e humbje-shprese deri ne humbje interesi ne gjera te cilat dikur na gezonin, e nje ndjenje “mbi-sensitivitetit, qe manifestohet me te qara. Shumica kane ankth e disa raste frike te pa-percaktuar. 120


P SI KO LO G J I A

Keto, here a vone, manifestohen dhe ne simptoma fizike cregullime te gjumit, lodhje, humbje te oreksit e te deshires seksuale dhe dhimbje te ndryshme. Depresioni ne fillimet e tij eshte “i bute” dhe ka ndjenje te pergjithshme si merzi e "mungese gezimi” Kur zhvillohet ne forme te plote, ne raste ekstreme, ju ben te mendoni se jeta s'vlen te jetohet, dhe konsiderohet vete-vrasja. Kur kerkohet Ndihme e Kualifikuar Mjeksore. Ka shume rendesi te “hapeni” me Mjekun tuaj, ketu nuk futet as turpi e as “sekreti” Per kete te fundit rrini te qete. Mjeku ka detyrime ndaj jush, profesionit e ligjit. Etika mjeksore e shume “artikuj te tjere” jane garantues rigoroz i sekretit tuaj. Kjo do thene, sepse shume njerezve u vjen zor ti besojne dikujt. Disa e konsiderojne “ndjenje dobesie” duke menduar se do u kaloje vetevetiu. Sa me shpejt te shihni Mjekun, me e shpejte do jete rruga juaj drejt sherimit. Nganjehere ka nje shkak (trigger) per depresionin. Evente qe ndikojne jeten tone ne menyre substanciale. Si rast vdekje ne familje, humbja e nje pune, lindja e nje femije, falimentimi ne biznes; te gjitha keto mund te sjellin depresion. Njerezit me histori depresioni ne familje, kane shance me te larta per ta provuar vete depresionin. Por mund te kaloni ne depresion klinik dhe pa shkaqe te dukshme. Ne nje pike te jetes, ai ndikon 1 ne 10 persona, burra e gra, te vjeter e te rinj; po ashtu mund te preke dhe femijet. Studimet ne Britanine e Madhe kane treguar se prek ~4% te grup-moshes 5-16 vjec, te cilet jane nen ankth ose kalojne ne depresion klinik. Mjekimi i Depresionit Terapia behet me ilace e biseda, ose kombinim i te dyjave. Trajtimi nga mjeku, varet nga tipi i depresionit qe keni ju. Meqe eshte subjekt sensitiv, ne kete rast s’do permendim asnje lloj ilaci e rekomandimi mjeksor; disa persona mund te bejne vete - diagnostikim duke blere ilace online, dhe fillojne vete-mjekim. Kjo ka dy pasoja: (1) ilacet online mund (a) te mos kene efekt te mire, jane te dobeta ose te skaduara (b) mund te jene te rrezikshme. 121


DR B E S I

(2) Vetem vizita tek mjeku ne person, sidomos ne kete situate serioze e shume sensitive per jeten tuaj, eshte gjeja e vetme qe duhet bere. Jetesa me Depresionin Pacientet me depresion perfitojne nga ndryshimet ne menyren e jeteses me ushtrime fizike, lenie te alkoholit e permiresim te dietes ushqimore. Bashkepunimi me shoqerine e familjen, te berit e dickaje te vlefshme dhe pjesemarrja ne aktivitete per te krijuar lidhje te dobishme; krijojne premisa pozitive drejt nje trajtimi sa me efikas.

***

122


P SI KO LO G J I A

SUICIDI || Vetevrasja Suicidi ka nje paradoks, ne fakt shume te tilla por do ndalemi ketu: (a) eshte ngjarje e rralle (b) problem i madh shoqeror. Ne SHBA 30.000 persona bejne vetevrasje. Sipas “Zyres Kombetare te Statistikave� ne Britani, ne vitin 2011, ~ 6000 persona kane vrare veten. Nje rritje ~ 500 personash krahasuar me vitin 2010. Ngelet nje nga problemet me shqetesuese te shoqerise. Nga filozfia te mjeksia jane munduar te shpjegojne shkaqet qe shtyjne dike drejt Suicidit.

suicidi ne nivel nderkombetar per 100.000

Pastaj vijne: Japonia, Sri-Lanka, Latvia, Bjellorusia, Ukraina, etj. Shkruaj me njohuri relativisht adekuate ne kete subjekt, per shume kohe kam ndjekur Prof. Dr. Thomas Joiner ne shpjegimet e tij si dhe kam lexuar studimet e librat e botuara nga te tjere. Dr. Joiner eshte i fushes se Psikologjise Klinke dhe autoritet per Suicidin. Kur ishte student, babai i tij vret veten dhe kjo i dha nje shtyse te studionte kete fenomen ne thellesi dhe shtrirje ne kohe; si ne historine e njerezimit ashtu ne karrieren ditore. Ai ka botuar 3 libra: 123


DR B E S I

• Kuptimi dhe parandalim i Suicidit | "Understanding Suicide and its Prevention" (co-autor) • Pse Njerezit Vrasin Veten | "Why People die by Suicide!” • Mite rreth Suicidit | "Myths about Suicide" Ne librin e fundit shpjegon me sinqeritet shtysen, dhe si ka ndikuar vetevrasja e babait ne jeten e tij. Librin “Pse Njerezit Vrasin Veten” Dr. Joiner e fillon: “Suicidi: Terrori me Bazik, Mendimet Tona me Tragjike” "Gjate gjithe historise se njerezimit, kush eshte veprimi me i stigmatizuar? Si ne Kristianizem dhe ne Islam? S’eshte Skllaveria, qe vazhdoi per 30 shekuj dhe te pakten disa pjese te shoqerise e perkrahen. As te Bibla s’eshte denuar. S’eshte Vrasja, se shpesh mbrohet ne shkalle te madhe si e domosdoshme nga politikanet, perkrahet nga popullata dhe tekstet fetare.

Pra, ne jo skllaveria e vrasja, kush? Eshte SUICIDI. Kurani (4:29) ne menyre shume kategorike e ndalon duke thene: “mos shkaterroni veten, dhe suicidi eshte Haram. Nga shek IV shkollaret e Krishtere, jane unanime ne denimin qe i bejne vetvrasjes, qe mori termin “mekati kunder Shpirtit te Shenjte” Pa dyshim i ndikuar nga keto, Dante ne rrethin e 7-te te Ferrit, futi personat qe bejne vetevrasje. Tek Hamleti, prifti refuzon ritet e plota te funeralit per Ofeline, sepse beri suicid. 124


P SI KO LO G J I A

Pse ky stigmatizim? Ne duhet te fusim ne koken tone se suicidi nuk eshte gje e lehte, pa dhimbje, akt i dobet, me vete-interes, hakmarres, ose i nxituar; qe s’vjen nga ilacet, apo metoda te “ngadaleta” si duhani apo anoreksia." (anoreksi/a - mungese ekstreme oreksi kur pacienti ha fare pak) Keto i thote Dr. Joiner ne librin e tij. Pervec ketyre, Dr. Joiner e ve fokusin te mundesite qe duhen eksploruar per te parashikuar kush eshte ne rrezik e per te parandaluar vetvrasjen. Ka propozuar nje teori te re pse njerezit vrasin veten, qe duket me e sakte se cdo ide qe kemi pasur deri me sot. • Modeli Schneidman's thote: faktori motivues qe con njerezit drejt vetevrasjes eshte Dhimbja Psikologjike. • Modeli Beck: faktori motivues eshte zhvillimi i ndjenjes se humbjes se shpreses dhe dobesise. Dr. Joiner sugjeron se keto jane korrekte, por te vagullta per te qene te dobishme ne qellimet tona prediktive e parandaluese, si dhe te na japin nje tablbo te plote te faktoreve motivues. Teoria e tij ka tre aspekte themelore: Sensi i te qenin barre tek te tjeret. Sensi i thelle i vetmise, izolimit dhe shkeputjes. Sensi i "mungeses-se-frikes"

Te treja keto, jane para-kushte qe duhet te ekzistojne, para se nje individ do tentoje suicidin. Dy te parat jane te vlefshme, por per sa kohe s’plotesohet kushti No. 3, qe nje person akoma ka frike nga vdekja dhe konsekuencat apo aksionet qe do e sjellin kete; akti i suicidit s’mund te ndodhe. Dr. Joiner* konkludon se shanci per suicid rritet ne menyre lineare me moshen, duke u plakur shtohen mundesite per vetvrasje. (lineare - rritet me te njejtin ritem/sasi, ne cdo hap te mevonshem) Sepse njerezit, bazuar ne eksperiencat e tyre, mundin friken dhe tashme “nje deshire e thjeshte” mund te kaloje ne aksione reale. Po ashtu Dr. Joiner flet shume per rritje te 125


DR B E S I

suicideve ne disa profesione qe jane ne kontakt me dhunen dhe vdekjen, si ushtaraket dhe mjeket. Nese ju apo dikush rreth jush, ka mendime te tilla, mos i injoroni ato: KERKONI NDIHME TE KUALIFIKUAR MJEKSORE.

Overdoza – nje kujtese Megjithese shumica e overdozave jane aksidentale ose si rezultat i nje besimi te gabuar se duke rritur sasine e ilacit do shtohen perfitimet prej tij, nganjehere ky veprim ndermerret me qellim per te shkaktuar demtime ose dhe per tentativa vetevrasje (suicid) Pavaresisht mendimit tuaj - nese kjo sasi ilaci shkakton pasoja apo jo – overdoza me dashje gjithmone duhet sjelle para vemendjes se mjekut.

Jo vetem eshte e domosdoshme te sigurohet se s’ka demtime fizike nga rezultati i overdozes, por situata psikologjike e personit qe ben nje veprim te tille konsiderohet si tregues i mjaftueshem qe nevojitet ekzaminim dhe ndihme e kualifikuar mjekesore. Vecanerisht, ne rastet kur individi eshte i moshuar, ka semundje fizike dhe dihet se vuan nga depresioni.

126


P SI KO LO G J I A

Rrezik-Kerkuesit | Risk Takers Rrezik-kerkues, quhet "ai individ a organizem qe tenton sjellje te pazakonta me potencial tu shkaktojne humbje fizike ose financiare, por gjithashtu qe paraqesin mundesi per shperblime.” (risk-taker - Angl.) Ka tipe te ndryshme, disa i gjejme tek fotografia. Le te fillojme nga nje ekstrem si Richard "The Iceman" Kuklinski, vrases me pagese qe vdiq ne burg para ca kohesh. Po intervistohej nga nje psikiater eminent Amerikan. Dr. Park Dietz, qe eshte marre shume me vrasesit seriale; motivimin e personalitetin e tyre. Ka intervistuar Jeffrey Dahmer per rreth 20 ore dhe ka qene ekspert per Prokurorine ne ceshtjen kunder tij. Deshmia e Dr. Diets e fundosi mbrojtjen e vrasesit te homoseksualeve (14 prej tyre) dhe kanibalit J. Dahmer. Ai nuk e blen teorine dikush eshte “i papergjegjshem per arsye cmendurie” kur njerezit bejne gjithshka per te fshehur krimin, nivelin per kete e ka rritur shume me standarte rigoroze.

Dr. Dietz po intervisonte Kuklinskin ne burg, dhe nga fundit vrasesi e pyet: "Doktor me thuaj, pse s'kam frike dhe me mungon empathia?" Mjeku pergjigjet: "Tek disa ky fenomen eshte natyror, ka njerez qe marrin rrrezikun ne sy, ne i quajme “fearless” (pa frike) ne fakt keto njerez kane nevoje ta provojne shancin. Jo te gjithe si ti, ata behen pilote qe testojne avionet, oficere policie e zjarrfikes; vendosin te vene guximin e tyre ne sherbim te te tjereve.” 127


DR B E S I

Do e trajtojme kete ne nje ane te pazakonte, te pakten per kulturen tone. Jane shume raste, dhe ekstreme ne “rrezik-kerkim” e cdo person mund te njohe dike te tille. Por nuk eshte kaq e thjeshte; te pyesesh nje zjarrfikes, nje polic ose nje mjek; sigurisht te gjithe duan ti sherbejne komunitetit, qofte dhe duke ditur rreziqet ekstreme. Por i pari nuk e ka menduar se do vdese duke fikur zjarret, ai beson se me grupin, me pajisjet e me tranjim adekuat; do jete ne gjendje ta kontrolloje zjarrin. Polici mendon njesoj, ne patrulle me shoket, i armatosur e nen uniformen dhe autoritetin qe i jep ligji; ai nuk del ne pune te vritet. Mjeku nuk nis shkollen duke menduar se do marre nje semundje ngjitese, kontaktoje hepatitin apo te vdese ne raste te semundjeve te rrezikshme infektive; ai beson se me pajisje e tranjim do i minimizoje rrisqet ne nivele te pranueshme. U ndalem ketu per te thene se nuk ka asgje heroike ne fillimet e ketyre puneve. Le te marrin nje shembull qe duket ekstrem.

Luften me Dema – Toreadoret Frojdi ka lene nje postulat qe “deshira per vdekje” eshte aq e fuqishme sa ajo per jeten, qe ndjekesi i tij W. Stekel, e quajti Tanatos. Sipas personifikimit mitologjik te Vdekjes – thanatos. Psikologjia moderne nuk e pelqen kete term, ajo preferon ta veshtroje sjelljen tone nen prizmin e evolucionit, bazuar ne suksesin e ri-prodhimit. S'besoj se ky eshte shpjegim i plote, as nga e shkuara e as duke veshtruar ne te “ardhmen e species” Ka dicka me te thelle ketu. 128


P SI KO LO G J I A

Greqia klasike, e te pakten per 25 shekuj na ngeli dhe ne, ne narrative e jep protagonistin ne format me te mundshme dramatike, ai karakter me te cilin identifikohemi ne zakonisht Vdes. Filloi me Eskilin, Sofokliun, e deri tek Shekspiri; keshtu perfundojne te gjithe heronjte e medhenj. Tek tragjedia me e madhe e shkruar ndonjehere – “Hamlet” Fortinbras-i i ri, kur sheh gjithe ato te vrare ne skene, shtyhet te thote: O Vdekje krenare, Cfare gostie eshte ne thellesite e tua Qe kaq shume princer, Kane marre me furi?

Kjo vihet re dhe tek Iluministet e Romantiket, megjithese me nje fare zbutje, heroi kishte jete dhe fund tragjik; deri sa erdhi Hollivudi (Hollywood) me te vetmin kontribut qe na ka lene. I “keqi” vdes dhe i “miri” triumfon. Corrida moderne, ose “lufta me dema” nuk eshte sport, nuk eshte lufte, e as nuk eshte ekspoze; ne fakt kemi nje Drame me tre akte: Matadori me “copen e kuqe” ne dore, ja kalon Demin... Pikadoreve, qe me heshtat e tyre, dhe kuajte e mbrojtur dhe te blinduar, e lodhin dhe e demtojne. Pastaj vijne... Badirillerot, qe me “shkopinjte e holle me gjemba” mundohen ta agjitojne serish.

Pastaj futet matadori me cohen e kuqe, dhe shpaten. Kjo vjen nga mesjeta kur kaloresit luftonin me buajt, ne fund ai vritej nga nje sherbetor – matador/i, qe fjale per fjale do te thote: Vrases. Ky proces ka nje histori te gjate por simbolika eshte e tille: Demi hyn ne arene si Force e Natyres, brutale dhe e paperballueshme; pastaj reduktohet - me demtime e lodhje deri ne ate pike sa matadori, duke levizur me nje elegance emocionale dhe pa-frike ndaj rrezikut te Demit, e vret ate. Njeriu vs Natyra.

129


DR B E S I

Kapitulli VIII - Flash Cards

Mrekullia e Komunikimit & Perceptimi i tij Humbja e Zerit Bllokim Mendor Kur Cohet Mishi Kokerr Lemshi ne Fyt - Globus Histerikus Kapaciteti i Trurit Vdekja e Trurit Pareidolia Friggatriskaidekaphobia Sindroma e Akcentit te Huaj Feminizimi Mashkullor Mashkilinizimi Zgjedhja e Sofies - Sophie’s Choice Kurbatura e Ndryshimit ne Modelin Kßbler-Ross

130


P SI KO LO G J I A

Mrekullia e Komunikimit & Perceptimi

Humbja Zerit

131


DR B E S I

Bllokim Mendor

Mishi Kokerr

132


P SI KO LO G J I A

Globus Histerikus

Kapaciteti i Trurit

Vdekja e Trurit

133


DR B E S I

Pareidolia

Sindroma e Akcentit te Huaj

134


P SI KO LO G J I A

Friggatriskaidekaphobia

Feminizimi Mashkullor

135


DR B E S I

Maskilinizimi

Zgjedhja e Sofies - Sophie’s Choice

136


P SI KO LO G J I A

*** Kurbatura e Ndryshimit ne Modelin Kübler-Ross

Modeli Kubler Ross eshte popullor e gjindet nga publikimet psikologjike te librat “vete-ndihmues” (self-help) Fazat: Mospranimi, Zemerimi Pazarlleku, Depresioni, Pranimi (bargaining - pazarllek, individi deshiron te shkembeje “me veten, natyren, fatin a zotin” kete event me “cdo gje tjeter”

137


DR B E S I

*** Kapitulli IX - Si reagojme dhe kushtezohemi ne

STRATEGJIA E DALJES nga HIRSCHMAN. Mbi - Ekspozimi, si e Ndryshon Sjelljen

138


P SI KO LO G J I A

STRATEGJIA E DALJES nga HIRSCHMAN ALBERT HIRSCHMAN ka qene person i rralle dhe me nje jete te pasur e plot

ngjarje. Lindur me 1915 ne Berlin, largohet nga Nazistet ne1933. Studion ne Londer e Paris, ndersa ne Trieste behet pjese e rezistences anti-fashiste. Prej aty shkon ne Spanje ku lufton per Brigadat Republikane. Futet ne ushtrine Franceze, derisa ato humbin luften ne 1940. Me pas organizon rruge ilegale per refugjatet qe emigronin ne Amerike. Iken dhe vete atje, e hyn ne ushtrine Amerikane. Pas Luftes II Boterore ka qene perkthyes ne Gjyqin e Nurembergut. Erudit influencial dhe me ide qe ja vlen te lexohen, Hirchman nuk arriti ta marre cmimin Nobel (ne ekonomi) se asnje nuk dinte si dhe ku ti klasifikonte shkrimet e tij.

Albert Hirchman ndikon mendimin e shkon kunder konvecionales me te cilen jemi mesuar ne. Ate qe e quajme “ tradite” apo “sens te mases” Qe mendja jone s'eshte mesuar ta kundershtoje, pra arrijme ne pranime universale. Ai ka shkruajtur nje liber te tere per kete te quajtur “Dalja” (Exit) Nese dicka na ben te ndihemi jo-mire, ne ikim. Shkak-pasoje, stimul i keq e rrezik, ti duhet te largohesh, apo jo? Gabim. Pervec konformizmit tradicional qe e marrin “me qumeshtin e gjirit” duke u rritur na mesojne te njejten gje; familja, shkolla, shoqeria, dhe vetja (ne fund fare) “me mire te ikesh / largohu” 139


DR B E S I

Kjo eshte me e shpejte, e sigurte dhe zgjidhja e vetme. Hirchman, e quajti kete “Kulti i Daljes. Ky mentalitet eshte pervaziv. Duke ikur gjithmone e mermeritur neper dhembe, nuk e kuptoni se kjo ri-forcon status-kuone. Ikja, betonizon mendimin e gabuar dhe friken, qe me pas kalon gjithmone e me keq. Nese ne ikim, iken dhe problemi keshtu mendohet shpesh. Te ikesh eshte gjeja me e lehte! Nuk e zbulove ti i pari, as te rrish indiferent. Ne jemi njerez te lire, bejme c’te duam. Por ka dhe raste kur duhet qendrur, pavaresisht mendimit dhe frikes tuaj, e pavaresisht stimulit jo te kenaqshem. Kjo vlen per individin, por dhe ne fenomenet sociale ku ne marrim pjese, si pjesez e shoqerise. Hirchman, tek “ Retorika e Reagimit” “The Rhetoric of Reaction” shkruan se ato qe na shesin ne “injorancen e turpshme te mos-reagimit” bazohen ne tre tipe argumentesh: Rrezik - nese une ndryshoj sjellje, e kundershtoj ato qe me bejne dem qe nga shitja e nje produkti, marredhenie dashurie a “kontrate me shtetin” do me kushtoje me shume. Perversiteti - nese ndryshoj reagimin tim, kjo me demton mua. Pafuqishmeria - problemi eshte kaq i madh, kaq i pa-rregullueshem, sa kot te lodhemi, me mire po ikim. (Dalje) Keto ai ilustron me shembuj nga vende e periudha te ndryshme, nga Alexis de Tocqueville tek George Stigler, Jay Forrester te Herbert Spencer, nga Edmund Burke te Charles Murray; te thote qe “frika per te ndryshuar status-kuone” ne raport me Shendetesine ne pergjithesi dhe ate mendor ne vecanti, si dhe gjithshka tjeter...nje dite do ju demtoje ju, ne permasa me dhe shume me te medha. Prandaj njerezit duhet te flasin dhe te argumentojne per problemet qe jane ne favorin e tyre. W. Churchill ka thene: Pa kurajon, te gjitha virtytet e tjera e humbin kuptimin. 140


P SI KO LO G J I A

Mbi - Ekspozimi, si e Ndryshon Sjelljen Ndryshimet ne Sjellje si pasoje e Desensitivizimit Sistematik nga (mbi) Ekspozimi. Leximin e Medias Shqiptare apo marrjen konstante me politike, nuk do e rekomandoja per ushtrime te shendetshme mendore. Replikat, kunder-replikat, letrat e hapura dhe toni jo-qytetar, shpesh te pezmatojne. Me keq akoma ne rrjetet sociale. Duhet 2 minuta per te lexuar “lideret” te skandalizohesh nga gjuha, vulgariteti, sulmet, pergjigjet personale dhe gjithshka e ulet ne kete toke. Por jo vetem. Ky eshte fenomen mbare-boteror, megjithese ne aspekte te tjera. Ate qe lejohet, cfare shohim te publikuar dhe si po ndryshojme ne dhe gjeneratat me pas. Cfare na duket ne shokuese varet - ne nje mase te madhe - nga ajo qe ne ekspozohemi cdo dite, dhe ato qe i quajme eksperienca normale. Ne nje bote kur gjithshka eshte jo vetem per tu pare por dhe shihet, asgje nuk shokon. Aty ku asgje nuk prodhon shok, cdo gje lejohet.

Ne FB, ka diseminim ekstrem qe cdo lloj foto, koncepti dhe ideje; ku individi pa ose duke menduar, publikon cfare ti vije mbare. Shoh 14 vjecare me pistolete, nena duke ja mbajtur doren. Te dyja duke qeshur. Cuditesh po sa here? Shoh nje Shqiptar te mire qe poston perla te tipit: “Nje Femer e Mire eshte Vetem Ajo qe Nuk i jep Mashkullit, shkak per ta rrahur!” 141


DR B E S I

Do ishte debat pa buke te thuash: "populli yne nuk i ka mire marredheniet me dhunen ndaj femres." Ne qofte nje popull qe duhet te jete ne anen e te shtypurit, viktimes, femres, te dobeteve e te semureve; pikerisht duhet te jemi ne, Shqiptaret! Si te vuajtur per gjenerata. Por s'ndodh keshtu. Pra, femra eshte ajo “qe e shtyn burrin ta rrahe” Dhe individi merr 50 LIKE me 25 te qeshura aprovuese. Shume prej tyre femra! Shaka? Ndoshta. Deshtova ta shoh si te tille. Nese ne Londer, femra dhunohet, rrihet, brutalizohet e perdoret si skllave; kemi shume shelters & women's refuge per viktimat e dhunes domestike ne Britani, nuk besoj se Shqiperia e ka kaluar fazen e “respektit total" ndaj femres, dhe po ben shaka me nje te shkuar tashme te zhdukur. Sot, kur flitet per te mbrojtur "fokat e vogla ne zonat te ftohta" nuk behet me shaka me "masakrimin brutal te gjysmes se popullsise – femrat, nga "pronari" mashkull.

2. Keshtu dridhet baza jone morale sepse gjithshka eshte relativizuar. Ne mos tek te gjithe, te pakten ne shume nga ne deshira per sensacion eshte e trasheguar. Nese ndonje nga ju dyshon per kete, me lejoni t’ju kujtoj interesin e kalimtareve ne nje aksident rrugor. Shume jane te zhgenjyer qe nuk kishte viktima. Oreksi vjen duke ngrene, apo jo? Mendoj se, ne nje shoqeri te civilizuar, imazhe te caktuara nuk duhet shperndare ne menyre masive. Nuk do me thene qe imazhet shokuese kurre s’do paraqiten per publikun, por kjo behet ne baza te pranueshme morale. Bazuar ne qellimin per te cilat tregohen. Do huazoj nje koncept qe perdorim ne disa dege te mjeksise; psikiatri (fobiat) imunologji, alergologji etj. Procesi i De-sensitivizimit, kalon neper 3 faza baze: Hapi i pare i desensitivizimit sistematik eshte identifikimi i stimulit, adresuar sipas hierarkise se tij. Nga me a pakta, e gradualisht rritet “doza” Te mesuarit me stimulin. Ulet reagimi. Arrijme ne pranimin e stimulit, ku “stimuli e frika bien” i.e. rutine. 142


P SI KO LO G J I A

Qellimi final: “me ose pa ndergjegje” individi (ose indet e tij) do mesohet dhe nuk do reagojne.

3. Ne 1856, del nje Raport Parlamentar nga Komisioni Special i Dhomes se Lordeve: “Per te konsideruar sjelljen e sotme te publikut gjate denimeve kapitale” Me fjale te tjera, cfare efekti kane ekzekutimet publike tek ato qe i ndjekin. Raporti publikohet ne Britani, 1 muaj pasi ne Stafford u mblodhen mbi 30.000 persona (me teper se popullsia e qytetit) per te ndjekur denimin me varje te William Palmer, njohur per kohen si Princi i Helmuesve. Komisioni Special pyeti Superintendentin e Policise se Londres per opinionin e tij ne efektin qe kane ekzekutimet. “Une jam i opinionit pergjigjet ai - nga cfare kam pare, se nje ekzekutim publik ngurteson ndjenjat e atyre qe e shikojne. Kete efekt e kam ndjere ne mendjen time. Ne 17 vitet e fundit pashe 20 ekzekutime. Ne te parin, s'me hiqej mendja, bile kisha ndrojtje para se te shkoja, kjo ndjenje ra me cdo ekzekutim qe pasoi me vone. Derisa fillova ti shikoj gati me indiference “ Ne mes te publikut, ai kishte pare “te gjitha llojet e banaliteteve, sharje, rremuje, te qeshura, zhurma, fishkellima, qofte dhe ne momentin kur litari po i vihej ne fyt te denuarit. Kur ai po vuan, kembet duke ju tundur ne ajer dhe qafa po i keputet, zhurma vazhdon, te sharat po ashtu. Cdo gje qe mund te imagjinohet kur turma sheh nje spektakel. Keshtu pra funksionon ne "Desensitivizimin Modern" dhe Ndryshimi ne Sjellje, nga mbi-Ekspozimi Sistematik; dhe vjen nje pike qe traumat pasuese jane jo te lehta per tu kuptuar, dhe ne pasojat e tyre afatgjata jane shume te veshtira per ti trajtuar.

143


DR B E S I

Kapitulli X - Jeta dhe Vdekja EUTANAZIA - Vdekje e Lehte Dr. Vdekja - Jack Kevorkian DNR || Te Mos Ri-Ngjallet Jeta pas Vdekjes - Dr Eben Aleksander I Paralizuari i I-re ne Bote, qe po Ecen

144


P SI KO LO G J I A

EUTANAZIA - "Vdekje e Lehte" Euthanasia si fjale e ka origjininen nga Greqishtja: εὐθανασία; "vdekje e mire": εὖ, eu; "e mire, e lehte" - θάνατος, thanatos; "vdekje” Eutanazia eshte mbarimi i jetes se nje personi shume te semure, me qellim qe ti japet fund dhimbjeve te tyre. Nje person qe kalon ne euthanazi ka semundje te pakurueshme. Por ka dhe gjendje ku njerezit duan ta mbyllin jeten e tyre. Shpesh, behet me kerkesen e pacientit. Ne rastet kur ato jane te pavetedijshem ose jo ne gjendje te qarte mendore, vendimi merret nga familja, mjeket dhe nga gjykatat. Ky problem eshte nje nder debatet me te nxehta prej shume vitesh, qe ka perreth tij konsiderata religjioze, etike, praktikale dhe ligjore.

Etika e Eutanazise. Kjo sjell shume dilema dhe agoni Ka kush te drejte te mbylle jeten e nje te semuri terminal qe po kalon dhimbje e vuajtje ekstreme? Cilat jane rrethanat qe justifikojne eutanazine, nese ka te tilla? Ka diference morale ndermjet vrasjes se dikujt dhe ti lesh ata te vdesin Pika qendrore e ketyre argumenteve eshte se njerezit kane ide te ndryshme per kuptimin dhe vleren e ekzistences te jetes. A duhet qe njerezit te kene te drejte te vendosin per jeten e vdekjen? Po ashtu ka probleme praktike. Disa njerez mendojne se eutanazia s’do lejuar dhe ne qofte e drejte moralish, pasi mund te abuzohet me te e te perdoret si mbulese per vrasjet. Vrasje apo te lesh dike te vdese? 145


DR B E S I

Eutanazia arrihet: (a) ne menyre aktive, duke dhene nje injeksion fatal ose (b) ne menyre pasive duke mos bere te nevojshmen qe mban dike ne jete. (qofte duke ndaluar tubin e ushqimit) Trajtim mjeksor “i jashtezakonshem” S'eshte eutanazi kur pacienti vdes nese i refuzohet trajtim mjeksor i jashtezakonshem (a.) Trajtim eksperimental (b.) Kur vuajtja nga trajtimi tejkalon perfitimet, shton agonine e pacientit, familjes, dhe efektet anesore jane me te demshme se perfitimet. Vende te ndryshme kane argument te ndryshem ligjore ne kete aspekt dhe perkufizimi nuk eshte universal. Eutanazia dhe ulja e dhimbjes. Nuk eshte eutanazi te japesh nje ilac qe ul dhimbjen, dhe nese ky ilac ben qe pacineti te vdese me shpejt. Kjo vjen se qellimi i mjekut eshte te lehtesoje dhimbjen, jo te vrase te semurin. Ky argument njihet si Doktrina e Efektit te Dyfishte. “Nese ben dicka te mire moralisht dhe ka efekte te demshme anesore, nga ana etike eshte OK te behet persa kohe qe efektet-anesore nuk jane te qellimshme. Kjo vlen, dhe nese ti e ke parashikuar qe nje efekt i demshen, MUND te ndodhe. Disa filozofe e quajne kete argument “shume kompleks dhe teper te zgjuar” Vrasjet nga meshira. Shpesh njerezit e quajne eutanazine “vrasje e meshirshme” ndoshta duke menduar se dikush ka semundje te pasherueshme, po vuan nga dhimbje te tmerrshme dhe te padurueshme. Pse njerezit duan eutanazine. Shumica e njerezve mendojne se dhimbja e padurueshme eshte shkaku baze pse kerkohet eutanazia por disa studime ne SHBA dhe Hollande tregojne se me pak se 33% fusin dhimbjen ekstreme si arsye. Njerezit me semundje terminale mund te kene kualitetin e jetes te demtuar dhe nga probleme fizike si kapslleku, marrje mendesh e te vjella, marrje fryme, paraliza dhe veshtiresi ne gelltitje. Faktoret psikologjike qe bejne disa te mendojne per eutanazine jane depresioni, frika nga humbja e kontrollit dhe dinjitetit, ndjesia e te qenit barre dhe pakenaqesia e te qenit i varur nga te tjeret. 146


P SI KO LO G J I A

FORMAT E EUTANAZISE

Eutanazia Pasive dhe Aktive. (1) tek e para lejohet pacienti te vdese (2) e dyta ndodh kur dikush perfshihet direkt ne vdekjen e tij. Pasivja arrihet duke terhequr apo ndaluar trajtimin Terheqje e trajtimit: fiket makina qe mban pacientin ne jete, qe ato te vdesin nga semundja e tyre. Ndaluar trajtimin: p.sh, duke mos bere nje praktike kirurgjikale qe mund t’jua zgjase jeten per pak kohe. Eutanazia Vullnetare dhe Jo e Vullnetshme. Tek e dyta personi ka humbur vetedijen ose nuk eshte ne gjendje te marre vendime inteligjente (bebe e vogel, ose me humbje te funksioneve te trurit) dhe nje person tjeter e merr kete vendim per ta. Zakonisht kjo quhet vrasje, por ka dhe raste kur te vrasesh dike mund te quhet si e bere “per te miren e tij” Tek rasti i pare vete pacienti e kerkon eutanazine. Eutanazia Indirekte. Kur jep trajtim (zakonisht per te ulur dhimbjen) qe si efekt anesor pershpejton vdekjen e pacientit. Meqe shkaku primar nuk eshte “qellimi te vrasesh” kjo shihet nga disa (jo te gjithe) si e pranueshme moralisht. Suicidi i Asistuar. Per rastet kur personi qe do vdese ka nevoje per ndihme dhe e kerkon ate. Mund te jete aq e thjeshte sa ti gjindet ilacet dhe ti afrohen qe ti marre vete. DNR - Do Not Resuscitate. Nga Angl. Do Not Resuscitate eshte nje urdher qe thote te mos ri-sillet ne jete. Nese kjo gjindet ne kartelen e te semurit, mjekut nuk i kerkohet qe te veproje kur pacientit i pushon zemra, ne menyre qe te parandalohen vuajtje te panevojshme. 147


DR B E S I

Zakonisht kjo behet ne keto rrethana: Kur nuk rifillon zemren dhe frymemarrjen. Kur nuk ka perfitim tek pacienti. Kur perfitimet jane shume me pak se vuajtjet. Urdherat DNR mund te shihen si forme eutanazie pasive, ato nuk jane problematike persa kohe qe nuk abuzohet me to. Ne shkrimin me poshte do shtjellojme DNR-ne. *** "Dr. Vdekja - Jack Kevorkian" Jack Kevorkian (1928 – 2011) njihet per “ndihmen dhene te semureve terminale per suicid te asistuar” Ka qene kampion per te drejten e shpesh eshte kuotuar duke thene “te vdesesh nuk eshte krim” Thuhet se ka ndihmuar me shume se 130 paciente te vdesin. Kevorkian ka pasur probleme me establishmentin mjeksor e me ligjin, beri dy makina te eutanazise: (1) Thanatron, qe perdor serum te injektoje pacientin me solucion kripor, sodium tiopental dhe potaciusm kloride (Na- sodium | K - potasium) (2) Mercitron, nje maske gazi per te administruar monoksidin e karbonit.

148


P SI KO LO G J I A

Veprimet e tij jane hetuar ne SHBA, ku arrestua dhe me pas eshte denuar per “vrasje te shkalles se 2-te� Ka bere burg nga vitet 1999-2007. Kevorkian lidhte makinerine ne trupin e pacientit, dhe vete pacienti duhet te shtypte nje buton qe i jepte fund jetes se tij. Disa e kane quajtur: "shume te obsesuar dhe shume fanatik ne interesin e tij ndaj vdekjes, qe te na jape ne drejtime ne kete aspekt." Te tjere kane thene: "ka bere histori megjithese nuk e ka kerkuar kete, duke na detyruar te hapim nje argument tabu, ne lidhje me suicidin dhe vdekjen e asistuar" *** DNR - Te Mos Ri-Ngjallet Urdheri DNR - Do Not Resuscitate, gjithmone eshte urdher mjeksor qe shkruhet nga mjeku. Duke instruktuar te gjithe profesionistet e mjeksise te mos bejne CPR, nese ndalon frymemarrja apo kur zemra pushon se rrahuri. Urdheri DNR, lejon te zgjidhni perpara se te vije situata urgjente, nese ju doni CPR apo jo. Ky urdher perfshin vetem CPR-ne. Nuk ndikon ne trajtimet e tjera, sic jane ilacet qe qetesojne dhimbjet, terapine standarte apo ushqimin. Doktori e ben kete vetem pasi ka folur me pacientin ose me familjaret e tij, nese ai nuk mund te komunikoje. CPR. Ky lloj trajtimi behet kur ndalon frymemarrja apo qarkullimi i gjakut, dhe perfshin: Tentativa te thjeshta si frymemarrja goje-me-goje ose shtypjet ne gjoks. Shok elektrik qe zemra te rifilloje punen. Tuba per te rihapur rruget e frymemarrjes. Ilace 149


DR B E S I

Vendimi. Nese jeni ne fund te jetes tuaj ose keni nje semundje qe nuk do permiresohet, ju mund te vendosni nese doni CPR apo jo. Nese DONI te merrni CPR gjate situatave urgjente, ju nuk duhet te beni gje. Nese NUK doni CPR, flisni me mjekun tuaj per nje Urdher DNR. Sigurisht kjo nuk eshte e lehte per ju apo per familjen tuaj. Nuk ka rregulla standarte per cfare mund te zgjidhni. Eshte mire te mendosh kete per sa kohe qe jeni ne gjendje te vendsoni vete. Mesoni per semundjen tuaj dhe cfare te prisni ne te ardhmen. Flisni me mjekun per faktet pro-e-kunder, te CPR-se.

Urdheri DNR mund te jete pjese e planit tuaj ne “shtepite e perdorura per kujdesin palliativ” (hospice) ku fokusi eshte ne trajtimin e simptomave te dhimbjes, te mbahet frymemarrja por jo te zgjatet jeta. Nese keni nje urdher DNR, gjithmone keni te drejte te ndryshoni mendjen e te kerkoni CPR. Si behet nje urdher DNR? Pasi keni vendosur, flisni me mjekun tuaj duke i treguar se c’doni ju. Doktori duhet te plotesoje deshiren tuaj, ose: T’ju tranferoje te nje mjek qe eshte i gatshem te ndjeke deshiren tuaj. Doktori duhet ta zgjidhe kete konflikt brenda 72 oresh, nese jeni pacient ne spital. Mjeku ploteson formularin per urdherin DNR. Nese jeni i hospitalizuar e shkruan ne kartelen tuaj mjeksore. Ju meson ku te gjindet nje karte, byzylyk ose forme identifikimi, ta keni me vete kur nuk gjindeni ne spital, qe kushtdo te kuptoje deshiren qe keni shprehur. 150


P SI KO LO G J I A

Format standarte i shperndan Ministria e Shendetsise e cdo shteti. Nuk duhet harruar: Ta perfshini deshiren tuaj ne testament ose a te hartoni prokure perfaqesie. Informoni familjen dhe te afermit, per vendimin qe keni marre. Nese ndryshoni mendje, jeni plotesisht ne te drejten tuaj ta beni kete. Lajmeroni familjen dhe personelin qe kujdesen per ju. Sigurohuni qe keni shkaterruar cdo dokument apo shenje qe per urdherin e I-re DNR. Personat e pa-afte te marrin vendime. Ne varesi te semundjes ju mund te mos jeni ne gjendje te komunikoni deshirat tuaj ne lidhje me CPR-ne. Nese doktori ka bere nje urdher DNR sipas kerkeses tuaj, familja nuk mund ta rrezoje kete urdher. Dikush mund te flase per ju, person me te drejta ligjore i cili pranon qe urdheri DNR te futet ne dokumentat tuaj mjeksore. Nese ju nuk keni caktuar askend te flase per ju, nje anetar i familjes mund te pranoje te beje urdher DNR per ju, kur: Jeni ne faze terminale te semundjes Jeni i pamundur te vendosni pergjate gjithe kohes CPR nuk do funksionoje per ju CPR mund te shkaktoje me shume probleme mjeksore per ju. C’kuptojme me stade “fundore te gjendjes mjeksore e ato terminale” Behet fjale per gjendje mjeksore qe eshte e pakurueshme dhe e pakthyeshme, ne stad te avancuar qe vjen nga demtimet, semundjet ose probleme shendetsore; te cilat ne varesi te opinionit te doktorit tuaj, ne shkalle te arsyeshme te parashikimit mjeksor; do sjellin vdekje pavaresisht trajtimit dhe vazhdimit te tij. Nese pacienti eshte “ne gjendje fundore e terminale” (si koncepte jane te ndryshme) ka arsye per te kerkuar nje urdher DNR dhe per jashte spitalit, qe cilido nga personeli mjeksor eshte ne gjendje ta kuptoje dhe te respektoje deshirat e pacientit. Te gjithe personat qe jane qe faze terminale, kane nje “gjendje fundore” sipas parametrave mjeksore. Megjithese urdherat DNR mund te shihen si forme “pasive e eutanazise” ato nuk jane problematike vecse ne rastet kur abuzohen. 151


DR B E S I

Sepse ato jane paramenduar te parandalojne vuajtje te panevojshme per pacientet nga efekti qe mund te sjelle CPR-i : thyerje brinjesh, fraktura te tjera, carje te shpretkes dhe demtime te trurit. Kemi nje shkrim ne kete liber per implikimet e Eutanazise. Abuzimi me DNR. Ka udhezime te qarta qe ri-freskohen ne disa vite, ne disa vende paciente te shendetshem zbuluan urdhera DNR ne kartele, pa konsultim me ta e familjen. Kjo ka sjelle probleme, gjyqe, ndjenja te demtuara e problematike per spitalet e paciente e perfshire ne te. Disa here eshte pare se mjeket e rinjvene urdhera DNR pa u konsultuar me mjekun specialist, ne rastet kur ai ka qene i zene per ate moment. Ne menyre strikte urdherat DNR, njihen dhe si DNAR (do not attempt resuscitation) Sqarojme Kjo eshte e vlefshme per vendet ku aplikohet DNR sipas parametrave te mesiperm. Pyesni mjekun tuaj si qendron ky koncept ne raport me "ringjalljen ne institucionet mjeksore" ne baze te rregullave e legjislacionit perkates te vendit ku ndodheni ju. Jam konsultuar me Profesor Arben Gjata - kirurg, i cili me ka sqaruar se ne Shqiperi, pavaresisht gjendjes mjeksore a deshires; personeli mjeksor ne spitalet tona, automatikisht aktivon te gjitha procedurat perkatese per ta rikthyer pacientin ne jete.

Referenca Rregullat e Trusteve Shendetsore Britanike | NHS Trusts Guidelines . Udhezimet e Keshillit te Mjekeve Britanike | Guidelines issued by the British Medical Association. Udhezimet nga Kolegji mbreteror i Infermierise | Guideelines issued by the Royal College of Nursing. Age Concern - Shoqate qe mbron te drejtat e te moshuarve. David C. Dugdale, III, MD, Professor of Medicine, Division of General Medicine, Department of Medicine, University of Washington School of Medicine. David Zieve, MD, MHA, Medical Director, A.D.A.M. Health Solutions, Ebix, Inc. (reviewer) 152


P SI KO LO G J I A

"Jeta pas Vdekjes" Ne bestseller-in “Prova e Parajses” (Proof of Heaven) neurokirurgu Amerikan, Dr. Eben Alexander, pretendon se ka jete pas vdekjes. Kaloi nje periudhe 7 ditore ne koma, duke mos pasur asnje funksion te korteksit te trurit. Pasi zgjohet eshte ne gjendje te tregoje eksperiencat e tij dhe “cfare kishte pare” gjate kesaj kohe. Dr. Alexander eshte praktikues i besimit kristian dhe njeri i shkences, ndjekur gjurmet e babait ne neurokirurgji. Me perpara - thote ai – nuk kish besuar ne nje fenomen te tille, sot mendon se ka jete pas vdekjes. Ndergjegja ekziston ne nje dimension tjeter, jashte trupit.

Nese lexuesi do qe te njihet me teper me kete histori personale, e cila ka provokuar debate ne shume vende te botes, nga mediat deri ne qarqet akademike, mund te kerkoje per argumentet pro e kunder qe jane dhene per kete liber.Ne Angl., quhen “near death experiences” “eksperienca afer vdekjes” dhe pretendime te tilla jane te lashta sa vete njerezimi. Tashme ka studime, eksperienca dhe kujtesa te pacienteve qe po futen ne rekorde dhe po mundohen shkencetare te ndryshem te kuptojne dicka me teper. Sic ka dhe te tjere qe jane adamante dhe e quajne kete te pamundur. Sa racional eshte argumenti e nese ju besoni ne te, ngelet ceshtje personale e kujtdo.

153


DR B E S I

I Paralizuari i I-re ne Bote qe po Ecen. Ne 2010-en, Darek Fidyka nje zjarrfikes 40 vjecar nga Polonia, sulmohet me thike. Nga goditja brutale i keputet palca e kurrizit e me pas ngelet i paralizuar. Fale terapise revolucionare qe perfshin transplantim te qelizave nga hunda ne palcen e kurrizit, sot nje i paralizuar eshte ne gjendje te ece. Profesori Britanik Geoff Raisman e quan: “arritjen me impresive qe nga koha kur njeriu hodhi hapat e pare ne Hene” Kirurget Polake ne bashkepunim me shkencetaret Britanike, duket se po i japin nje shanc per jete normale.

Jane perdorur qelizat olfaktore (te nuhatjes) si “qeliza percuese, qe sjellin rigjenerim te fibrave nervore. Shkencetaret mendojne se qelizat olfaktore po krijojne rruge qe ben ri-lidhjen e fibrave nervore siper dhe poshte demtimit. Nervi nga pacienti eshte grafti qe do lidhe pjesen e demtuar ne palcen e kurrizit. D. Fidyka ka qene i paralizuar per 2 vite, dhe megjithe fizioterapine shume intensive s’ka pasur asnje permiresim. Qendra e Neuro-Rehabilitimit te Aksoneve ne Wroclaw (Poloni) vuri re se: 3 muaj pas trajtimit kofsha e tij filloi te kete rritje muskulature. 6 muaj me pas z. Fidyka filloi te beje disa hapa me ndihmen e paraleleve e te fizioterapistit. 2 vite me pas ai mund te ece me ndihmen e nje skeleti metalik (karrike me rrota ku mbeshtet duart) dhe mund te ngase makinen. 154


P SI KO LO G J I A

Sot ka fituar nje fare funksioni te fshikezes se urines, zorreve dhe te funksionit seksual. Dr Pawel Tabakow, neuro-kirurgu i spitalit te Universitetit te Wroclav-it, thote: “eshte fantastike te shohesh rigjenerimin e palces se kurrizit. Dicka e pamundur per shume vite, sot po behet realitet”

Dua ta mbyll me fjalet e Prof Raisman: “Do ishte mburrja me e madhe e jetes time, nese do themi qe asnje pacient, askund, nuk ka paguar asnje cent, per njohurite qe do japim ne. Te gjithe mjeket kane refuzuar te perfitojne nga ky zbulim; nese do kerkohen patenta s'do behet per perfitime financiare."

Ne bote sot jane 3.000.000 persona te paralizuar.

155


DR B E S I

Psikologjia e Panikut Moral si Rezultat i Histerisë Kolektive Sipas profesorit Stanley Cohen autoritet boteror ne fushen e sociologjise, paniku moral nuk do te thote se dicka nuk ekziston apo s’ka ndodhur, dhe reagimi eshte i bazuar ne histori, deluzione e iluzione ose po te genjejne me te fuqishmit. Por 2 konkluzione te lidhura se bashku, qe shtrirja dhe rendesia jane ekzagjeruar: (1) ne vetevete, krahasuar me burime te sakta dhe objektive (2) krahasuar me probleme me serioze dhe precedente te meparshme. Jane te shumte faktoret pergjegjes per zhvillimin dhe rritjen e nje epidemie te tille, ku asnje kulture e grup s'eshte imun nga ky fenomen. Histeria masive manifestohet ne shume forma, religjioze, sensore, shikim i objekteve te cuditshem, te vepruarit si kafshe a te provuarit e ndjesive pa baze ne realitet. Histeria kolektive eshte term i vaget per shume tipe iluzore, sot njihet si MSI ‘mass sociogenic illness’ Ne Shqip – SKM – Semundja Kolektive Masive. Nje rast i njohur eshte programi i radios ne Tetor, 1938, i adaptuar nga libri The War of the Worlds, i H. G. Welles. Meqe formati ishte si buletini lajmesh, mijera veta kaluan ne panik duke besuar se toka eshte pushtuar nga Marsianet. Ka raste nga antikiteti e deri ne mesjete, ku histeria kolektive eshte raportuar tek murgeshat kristiane, dhe deri ne ditet tona. Ja disa shembuj te regjistruar: Gjermani shek XV, disa murgesha filluan te kafshojne njera tjetren. Lille, France 1639 ne nje shkolle vajzash, mesuesja bind 50 prej tyre se jane nen influencen e djallit. Vajzat pranuan se fluturonin si shtriga ne bishtin e fsheses dhe kishin ngrene mish bebesh. Per fat shpetuan nga turra me dru kur hetimi kaloi tek mesuesja, e cila zhduket ne momentin e fundit. 156


P SI KO LO G J I A

Fshati Salem, (Massachusetts, ShBA) 1691-93 paniku moral ndoqi akuzat per magji dhe kjo solli tortura, gjyqe e ekzekutime. 8 vajza paraqiten me konvulsione, crregullime ne te folur dhe histeri. Qindra rezidente filluan te akuzohen per magji dhe arrestohen. Londer, Angli, 1761. Pas nje termeti te vogel ne 8 Shkurt, pati nje te dyte me 8 Mars. Pastruesi i oxhakeve nje djalosh i quajtur Bell, parashikon se me 5 Prill eshte termeti final qe do rrafshoje qytetin. Te gjithe largohen ne zonat e fshatit neper kampingje fushash, data arriti dhe kaloi e Londra prape qe aty. Leeds, Angli, 1806. Paniku fillon kur u perfol se vezet e nje kllocke ne fshatin tjeter, kishin mesazhin “Krishti po vjen” Njerezit u zhgenjyen kur dikush kapi pulen fajtore dhe zbuloi se ne vezet e saj ishte shkruar me boje korrozive. 1835, gazetari Richard Locke, raporton se astronomi Sir John Hershel pasi zbuloi teleskopin me te forte ne bote, kishte pare forma jete ne Hene, arinj me brire, zebra e zogj. Po ashtu dhe njerez me krahe qe u quajten "vespertilio-homo” (bat-man) te cilet jo vetem jetonin ne harmoni me kafshet por ishin dhe vegjetariane. Ky hoax filloin nga New York Times dhe kapi gazetat madhore te kohes. Afrika e Jugut, koloni Britanike ne 1914. Gazeta raportonin inkursione masive aeroplanesh nga kolonite kufitare Gjermane. Mijera rezidente tregonin per zhurme ne qiell e vizione avionesh, megjithese keto fluturime ishin te pamundura nga ana teknologjike. (kish vetem bi-plane) Indonezi 1937 ne ishullin Banda, perfshihet nga nje psikoze masive kur njerezit filluan te besojne se nje i derguar i qeverise kishte ardhur per te grumbulluar koka njerezish. Mattoon, Illinois, 1944, banoret besonin se nje anestezist po u hidhte spray ne rruge. Simptomat e raportuara perfshinin marrje mendesh, te vjella, tharje te gojes dhe palpitacione. 157


DR B E S I

Porto Riko, 1953. Gati 150.000 banore prisnin te dilte Virgjeresha Marie, se keshtu kishin parashikuar kalamanjte e lagjes. Dy psikologe qe moren intervista per 6 ore vune re se njerezit raportonin unaza te shndritshme, virgjereshen ne qiell, gjendje te mire shpirterore dhe po shpresonin ne kura per te cilet mjeket nuk kishin mjete. Fantoma e Tajvanit, 1956, residentet kaluan ne panik pasi u mor vesh se dikush i priste kalimtaret e pafajshem majtas dhe djathtas, bile kishin plage per ta provuar kete. Ne fund raporti policor konkludon: nga 21 viktima, 5 ishin raporte fallco dhe padashje, 7 ishin demtime te bera vete, 8 ishin prerje por jo me brisk/thike dhe nje ishte krejt fantazi. UFO-t ne Amerike te vitit 1947. Keneth Arnold ne aeroplan privat shikon 9 objekte te shndritshme siper malit Rainer. Duke menduar se jane raketa nga nje fuqi e huaj, niset per ti raportuar. Meqe zyrat e FBI ishin mbyllur, ai shkon ne gazeten lokale. Gazetari, pershkrimin e dhene nga “objekte qe ngjanin si disqe� e ben ne disqe fluturuese. Kete e merr Associated Press dhe ne mengjes del ne 150 gazeta. Zeitoun, Egjip, 1968-1971, gati 100.000 persona pane me syte e tyre virgjereshen Marie ne kishen koptike. Bregu Perendimor i Lumit Xhordan, Mars-Prill 1983. Shumica qe raportuan ishin femra; me dhimbje koke, te barkut e marrje mendesh. Kjo koncidoi me nje raport se Izraeli ka perdorur gaz helmues. Ne fund u vizituan 879 femra. Testet mjeksore dolen negative per 879 prej tyre. Ripon, North Yorkshire, Nentor 2015. Mbi 40 femije te shkolles paten marrje mendesh e te fiket. Zjarrfikesit s'gjeten asnje substance kimike. Kur 4 femije u ndine keq ne sallen e shkolles, si ambjent i mbi-nxehur gjate perkujtimit te te reneve nga L1B, kjo gjendje u induktua te te tjeret. Pas kerkimeve nga ekspertet per ndonje burim gazi dhe vizites nga mjeku, te gjithe femijet ju kthyen mesimit. 158


P SI KO LO G J I A

Megjithese kemi shembuj nga e gjithe bota dhe ne cdo periudhe historike, eshte e veshtire te parashikohet nje rast i histerise kolektive. Faktoret fillestare mund te vijne nga cdo ane dhe ndikohen nga bestytnite, dinamika e grupit, koha, klima, situata e vendit dhe gjendja psikologjike e personit. Semundjet kolektive socigjenike mund te regjistrohen por shkaqet nga vijne dhe kurat per to, jane pertej mundesive tona. Fenomenin e induksionit masiv, nepermjet perhapjes se panikut moral e gjen shpesh ne rrjete sociale dhe media, ku paniku, imitimet dhe precedentet jane te shumte. Fakt: gjate gjuetise se shtrigave ne Europe nga 1400 ne 1650, per kete akuze jane ekzekutuar 200.000 persona. mos nenvleftsoni kapacitetin njerezor per tu manipuluar, e vepruar ne ate cfare beson dhe "ka pare" 100% me syte e tij. Ne 1992, psikiatri Nigerian, Dr. Sunny Ilechukwu, raporton per epidemine e gjenitaleve “te humbura” Burra dhe gra ishin “viktima” te ketij krimi ne vende publike. Viktima ndiente nje lloj djegje a sensacion te papercaktuar ne gjenitale ne moment kur nje i huaj i prekte pa dashje, pastaj e akuzonin per vjedhje te gjenitaleve. Personi zhvishej per te provuar vjedhjen te kalimtaret. Meqe zgjatimet ishin aty, te vendi normal, viktima pretendonte se qe zvogeluar ose ish bere i padukshem. Ne ca raste turma i kthehej “hajdutit” duke e rrahur dhe masakruar. Nje prift katolik Nigerian citonte nga Bibla: “Por Krishti tha, dikush me preku. Tani e di pse me braktisi fuqia” dhe kete e paskesh (sipas tij) ne reference te gjenitaleve te ...vjedhura. Referenca Stanley Cohen, Folk Devils and Moral Panics (Routledge Classics) Paperback – 4 Apr 2011 Bartholomew, R.E., and Erich Goode, Mass Delusions and Hysterias: Highlights from the Past Millennium Skeptical Inquirer Volume 24.3, May / 159


DR B E S I

June 2000 Bartholomew, R.E., and F. Sirois. 1996. Epidemic hysteria in schools: An international and historical overview. Educational Studies 22(3):285-311. KharabshehS, Al-Otoum H, Clements J, Abbas A, Khuri-Bulos N, Belbesi A, et al. Mass psychogenic illness following tetanus窶電iphtheria toxoid vaccination in Jordan. Bull World Health Organ 2001;79(8):764-70 Robert Bartholomew The Martians Have Landed: A History of Media-Driven Panics and Hoaxes, Gary Small MD, The Naked Lady Who Stood on Her Head: A Psychiatrist's Stories of His Most Bizarre Cases," Jones TF. Mass psychogenic illness: role of the individual physician. Am Fam Physician 2000;62:2649-53,2655-6

***

160


P SI KO LO G J I A

Psikologji: Mendo Pak, te Ndryshosh Shume Britaniku R. Wiseman eshte nje individ unik, disa publikime shkencore e quajne: psikologun me interesant dhe novator sot ne bote. Ai ka shkruajtur bestsellers, kerkohet neper forumet madhore te shkences dhe librat e tij jane perkthyer ne 30 gjuhe te botes. Cfare e ben te kualifikuar per te qene ne kete pozicion? Si fillim eshte jeta. Ne femijeri i bie ne dore nje liber magjie, pasioni solli qe deri ne moshen 18 vjecare filloi te bente numra magjie ne Britani & SHBA. Kjo i dha nje kuptim per mahnitjen njerezore, perceptimet, deduksionet si dhe lirshmeri ne komunikimin me publikun. Pasi studion Psikologji ne Londer & Edingburgh shkon ne Universitetin e Hertfordshire duke u bere profesori i I-re ne Britani per “Public Understanding of Psychology”(sic) Menyra analitike me te cilen ai i afrohet problemeve te perceptimit dhe ekzaminet rigoroze e kane cuar ne pararoje te kundershtareve ndaj sharlataneve qe pretendojne fenomene paranormale. Si anetar i Komitetit per Hetimet Skeptike (Commitee for Skeptical Inquiry – CSI) Prof Wiseman ka publikuar ne gazeta e revista akademike, shfaqet ne konferenca e programe televizive. Ka shkruar per rastesine, mundesite dhe fatin, DBMI do rekomandonte per lexuesin librin e tij - The Luck Factor. Gjate nje eksperimenti me 100 individe ai konkludon: duke pretenduar se ju mendoni qe dikush eshte tip terheqes rriten ndjenjat tuaja ndaj ketij personi si dhe shancet per te rene ne dashuri me ta. Implikimet e ketij eksperimenti, megjithese ne grup to vogel dhe jo te njohur jashte fushes (pra do marre me reserva) do te thone: sjellja con ne disa emocione te caktura, po aq sa disa emocione ndikojne sjelljen tuaj. Ate qe e quajta Efekti Wiseman, ne fakt eshte “veprimi pozitiv” Keshtu pershpejtohen disa ndjenja ne nje marredhenie te re, ose ri-ngjallen ndjenja te vjetra ne nje marredhenie qe ka kohegjatesi. Ne 100 individe, te 161


DR B E S I

cileve ju kerkuar te shikonin njeri-tjetrin ne sy e te pershperisnin sekrete mes tyre, u vu re se dy here me shume persona qe kishin “pretenduar pelqim / terheqje” donin te shikonin njeri tjetrin serish, ne krahasim me mesataren. Gati 45% e individeve qe hyne ne lojen psikologjike duke pretenduar gjate takimit se jane ne dashuri, donin te takoheshin perseri, krahasuar me 20% te cilet ishin ne nje skenar te sjelljes normale mes dy personave, mashkull-femer. Cilat jane implikimet e ketij konkluzioni? Njesoj sikur buzeqeshim me zor e ndihemi pak me te lumtur, po ashtu ciftet e njerezve te cilet sillen sikur e pelqejne njeri-tjetrin fillojne te ndjejne aferi nga ana emocionale. Ne Psikologji deri tani eshte menduar se “emocioni te con drejt veprimit” ky eksperiment provon se ndodh dhe e kunderta, veprimi mund te sjelle emocionet. Konkluzionet e tij Prof Wiseman i paraqet ne librin Rip It Up (gris librin ose prishi rregullat) duke stresuar se: "veprimet jane format e rruget me te shpejta, te thjeshta dhe te fuqishme, per te ndryshuar menjehere menyren si ju mendoni dhe ndiheni” Per nje kohe te gjate ai ka ekspozuar mite, ka publikuar per shume fenomene psikologjike si dhe paraqitur keshilla si njerezit duhet te veprojne per te arritur qellimet dhe deshirat e tyre. Prof Wiseman shkruan per kujtesen e sjelljen, friken e mendimin pozitiv, marredheniet njerezore e rruget te cilat duhen eksploruar per te ndryshuar sjelljen e emocionet tona. Mendo pak, te ndrysho shume – kjo eshte motoja e tij. Ne nje bote konfuze e me sasi te larta stresi, me humbje vlerash dhe dominace te siperfaqesores; aty ku marrredheniet jane ndikuar rrenjesisht nga teknologjia e progresi; mendoj se nese lexuesi i DBMI njihet me teknikat e materialet e Prof Wiseman, do pajisej me dicka te dobishme ne aspektin e te menduarit pozitiv.

162


P SI KO LO G J I A

Dedikime dhe pershtypje Kete shenime qe i kam mbajtur e pasuruar nder vite; nga puna, leximet, eksperiencat personale, perkthimet, pyetjet e njerezve, leximi i librave dhe literatures shkencore; vendosa ti ndaj me lexuesit e mi te projektit mjeksor Doctor Besi Medical Information. Duke kaluar dite dhe jave, vura re se po rritej interesi i lexuesve. Tashme po i kalojme keto shenime ne formatin e nje libri per njerezit e zakonshem, studentet e psikologjise, shkencave sociale, te mjeksise dhe psikiatrise; nese neser kane nevoje ti lexojne dhe tu referohen. Kam pasur qe ne moshe te hershme tendence per te pelqyer dhe lexuar historite e vogla, ku jepet qarte jeta, vuajtja e triumfi i shpirtit individual; ketu futej filozofia e psikologjia e njeriut, theksoj se psikologjia ka filluar si dege e filozofise. Megjithe perpjekjet dhe dashamiresine e e punonjesve te cdo Biblioteke, qe ne rastin me te mire thonin: “oh jo, prape ky; cfare ti japim tani?” prape ishte e veshtire per materiale. Ne Universitet kam bere Psikiatrine me Prof Dr. Ylvi Vehbiu, njeri teper inteligjent dhe me takt. Per disa kohe ne Tirane kam njohur Prof. Dr. Nasi Bozhekun, njeri me shpirt fisnik dhe i disponueshem; duke me dhene “celesat e klinikes” ne nje kohe kur akoma nuk kisha mbaruar Fakultetin e Mjeksise. Mbaj kujtimet me te mira per keta mjeke te rralle te Psikiatrise e Neuro-Psikiatrise Shqiptare. Ne rradhe te pare ishin njerez me zemer te madhe, profesionalizmi i tyre shtonte nje karakteristike ekstra. Profesorati Shqiptar i pre-viteve 90-te, te pergatitur nga shkolla jone apo ajo e huaj; ishin te kudogjendshem e te papertuar. Shumica eapolitike, me heshtjen e dijetareve vete-sakrifikues, vazhduan pa pushim te lehtesojne vuajtjet fizike e mendore te nje popullate te izoluar permbi 45 vite. Mjeket e Asaj Periudhe, jane Asketet e Humanizmit tone, dhe Stoiket e Medhenj.

163


DR B E S I

164


P SI KO LO G J I A

Si pasthenie, Koncepti i Altruizmit Altruizmi, ka kuptim te ndryshem ne gjuhen e zakonshme, dhe ne biologjine evolucionare. “Altruizem - qellimi final per te ndihmuar dike pavaresisht nese ke perfitime direkte apo indirekte per veten” Por si mund te kuptojme qellimet dhe motivacionin kur kjo vihet re ne jo-njerezit? “Altruizmi Biologjik – nje veprim qe forcon fuqine e dikujt tjeter, qofte duke humbur forcen tuaj” Shkenca argumenton se evolucioni njerezor, nepermjet seleksionit ne grupe, ka krijuar movitacione altrusitike. Karl Popper (1945) ja ve fajin Platonit sepse ka identifikuar konceptin moral te altruizmit me koletivizmin dhe per kontrastin mes tyre: Sipas Plato, altruizmi individual nuk ekziston. Ai e identifikon individualizmin me egozimin dhe altruizmin me koletivizmin. Kjo nuk eshte terminologji, ose thjesht fjale, por ne 4 mundesi, Platoni identikon vetem 2. Konfuzioni qe ka krijuar, ekziston deri ne diten tona. Darwin (1859) shpjegon: “kur dy fise, qe jetonin ne nje vend, ufuten ne konkurrence, ai fis qe kishte me shume anetare te guzimshem, besnike dhe sakrifikues, qe ndihmonin njeri-tjetrin ne rrezik, per te mbrojtur te vetet, arriti te fitoje mbi tjetren. Por ai qe ka qene ne gjendje te sakrifikoje per te tjeret, sado barbar dhe primitive ne ate kohe, ne vend se te tradhetonte shoket, shpesh nuk do linte pasardhes” Nese kjo lexohet drejt, do menduar se altruzimi, gradualisht do ishte zhdukur. Por kjo vecori eshte e shpeshte ne natyre. Darvinisugjeron dhe mekanizmat brenda fisit per te shpjeguar nje fenomen te tille, si perfitimet dhe shperblimet, por dhe denimet. Pra seleksionimi duket individual, jo ne grup. Disa te tjere jane munduar ta shpjegojne altruizmin si pjese e konformizmit (regjimet totalitare) ose nga perspektiva e gjenit, duke tentuar te zgjidhin problemin Darvinia, pa referenca tek mekanizmat ne nivel grupi. Nganjehere duket si forca e grupit ka me shume rendesi se e individit, dhe kjo trashegohet ne strukturen e popullatave me vone. 165


DR B E S I

Argumenti jo-empirik. Seleksioni ne grup ka dy koncepte, seleksionimin dhe adaptimin por nuk do harruar tranzicioni evolucionar. Ne nuk e dime nese vajza do i ngjaje nenes apo grupit, dhe sa ndikon ketu shanci apo ngjarjet jo normale. Ketu nuk behet fjale vetem per gjenin, por se si fenotipet dhe gjenotiper, dalin dhe co-ekzistojne ne strukturat shoqerore. Kemi te bejme thjeshte me seleksionin ne grup apo multi-faktoret perfaqesues? Argumenti empirik. Pavaresisht semantikes nese grup-popullatat kane trashegimi ne forcen perfaqesuese, qkjo ngelet nje pyetje empirike Nese ka ndryshime ne forcen e grupit kjo nuk varet nga struktura e grupit, nese nuk ka proces seleksionimi ne mes grupeve. Por kur individi dhe grupi ne procesin selektiv, kane nje vecori te pasuruar nga ndryshimet, qe kanlojne mesataren mes grupeve, seleksionimi eshte me efektiv. Per ta thjeshtezuar konceptin, dhe pertej filozofise duhet ti zbresim “majmunet ne toke” Ne kete moment ne historine e evolucionit tone, nenat e pane se pa bashkepuni, ishte e pamundur te mbronin femijet e tyre. Pra celesi - per mua – eshte bashkepunimi, sa me e larte kjo marredheni aq me shume ka shance per mbijetese per grupin perkates. Megjithese dhe kjo nuk e shpjegon plotesisht, pse njerezit “jane te interesuar ne mendimet, ndjenjat dhe nevojat e dikujt tjeter” dhe keto quhet vecorite e nevojme per “hiper-bashkepunim” dhe komunikim substancial. Pra ka nje shikim konfliktual: Seleksioni natyror eshte proces i pameshirshem, si mund te lejoje vazhdimesine e krijesave altruiste? Darvini e kuptoi veshtiresine dhe u mundua te ofroje ca zgjidhje. Duket se kemi nje “mister dhe nje mallkim” pse organizmat njerezor, dhe jo-njerezor, do vepronin ne forma qe demtojne veten dhe perfitimin e merr tjetri? 166


P SI KO LO G J I A

Profesor David Sloan Wilson (Profesor i Biologjise dhe Antropologjise ne Universitetin e Binghamton) ka krijuar nje hipoteze te re: Teorine e Seleksionit me Multi-Nivele. Nese ti pyet sot per evolucionin e altruizmit, shancet jane qe pak ta degjosh kete, pasi nuk ka sume ndjekes, por Profesor Wilson shpjegon thjeshte: debati i problemitte altruizmit tashme eshte zgjidhur. Ne fakt eshte aq i qarte, sa sot duhet te jete problem i historianeve te shkences. Teoria me multi-nivele shpjegon evolucionin e institucioneve shoqerore te njerezimit. Lidhja mes seleksionit natyral ndikon boten tone biologjike, ndersa arranxhimi i shoqerive njerezore eshte i qarte, kjo eshte lidhje e rendesishme. Pra altruizmi ekziston, por per Wilson duhen dalluar dy parime baze: Mendimet – mendimet, ndjenjat dhe retorika kane rendesi per altruizmin, per aq kohe sa motivojne aksionet tona dhe permiresojne shancet e grupit. Aksionet dhe veprimet qe kane vlera, jane ato q kontribojne direkt ne nivelin-funksional dhe organizativ te grupit. Nje sjellje e tille, e kombinuar, nu kvaret nga seleksioni i individit me te forte, sic sugjeron teori e seleksionit natyror. Shkaku eshte me i thjeshte. Jep-e-merr, eshte norma e jetes. Kur Individet veprojne per te cuar me lart interesat e tyre, ato nuk permiresojne interesat e grupit. Ne fakt individet qe kane me shume fitime, jane ato qe bejne ile. Pra si evolon altruizimi? Fare lehte thote Wilson, grupet qe kane me shume invidide altruiste, kane me teper rezultate se grupet qe nuk kane individe te tille. Ne termat e biologjise, duke seleksionuar me te fortin, rritet numri i individeve altrusite me kalimin e kohes. Ne natyre, selsionimi natyral ne nivele te ndryshme - brenda grupeve dhe ndermjet grupeve – ndodh ne te njeten kohe. *** 167


DR B E S I

Londer- Tirane, Janar 2016

168


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.