MjekĂŤsia Gjenito-Urinare Dr. Besi
MjekĂŤsia Gjenito - Urinare
Se bashku me semundjet mendore keto jane grup-semundjet per te cilat nuk kerkojme ndihme ne kohe. Injoranca, turpi dhe hezitimi, ne disa njerez rezultojne fatale. Le te mesojme dicka se bashku ne shkaqet, efektet dhe pasojat e tyre. Duke edukuar vetveten e te tjeret, qartesohemi se ne keto raste, Mjeku eshte aleati juaj, me i mire, dhe i Vetem.
Dr.Besi
Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Shkurt 2015 Dr. Besi Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: Mjekesia Gjenito-Urinare Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Copyright Notice ”© 2016 Dr. Besi All rights reserved EBOLA No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews Book and Cover design by Designer © May 2016 DBMI, London, United Kingdom.
Tetor 2014 Qershor 2015 Maj 2016 Londer Per informacion kontakto http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk
Sistemi Gjenito-Urinar Cfare eshte sistemi gjenito-urinar? Ose uro-gjenital? Ky sistem perfshin organet qe filtrojne gjakun, lengjet shtese dhe materialet qe nuk i duhen trupit tone, dhe prodhojne, mbledhin, mbajne e nxjerrin jashte urinen. Ketu futen veshka, ureteret, fshikeza e urines dhe uretra. Si dhe ato qe perfshihen ne traktin ri-prodhues femeror. Urologjia eshte dega e mjekesise qe merret me problemet e traktit urinar ne te dy sekset, dhe traktit gjenitalo-rirprodhues te meshkujt. Nefrologjia eshte dega qe pergjigjet per veshkat. Veshkat kane dhe funksion ekstra si gjendra, prodhojne hormonet qe duhen per ndertimin e struktures te qelizave te kuqe, si dhe angazhohen ne rregullimin e presionit te gjakut.
Cfare mund te shkaktoje probleme ne traktin urinar? Jane disa te
tilla qe sjellin deshtim i veshkes te beje punen e saj. Manifestohen ne forme akute ose kronike; ka obstruksione (ngushtime) gjate traktit urinar (sistemit te tubacioneve) dhe abnormalitete qe nga lindja. Ne cdo semundje qe kalon veshka kemi ndryshime te perhershme ose te perkohshme te funksionit e struktures te eneve dhe tubave brenda saj. Nese kemi infeksione qe perseriten krijohen cikatrice, (scars) te cilat nje dite mund te sjellin deshtim total te veshkes. Dhe / ose te krejt sistemit. Veshkat jane organe-cift, individi mund te vazhdoje nje jete normale, qofte me veshken e mbetur. Cilat semundje sjellin demtime te veshkes? Glomerulonefritet, sindroma hemolitiko - uremike, hidronefroza, semundja policistike e veshkes dhe infeksionet e traktit urinar. Shume here problemet ne traktin urinar lidhen me bllokimin qe ndalon shprazjen e fshikezes se urines. Nje obstruksion ose nje gur (calculus) bejne q urina te mblidhet ne forme “pellgu� ne zona te ndryshme te sistemit urinar dhe kudo qe ndodh kjo, ne fshikez, uretere apo veshka; mund te sjelle infeksione, demtime and deshtime afatgjata funksionale. Te gjitha persa me siper kane manifestime qe variojne, dhe duhet trajtuar nga mjeku juaj. Cilat semundje sjellin obstruksion te trakti urinar? Megaureteri, valvulat posteriore te uretres, dublikimi uretral (ose ureterocele) refluksi veziko-uretral (refluks, kur lengu kthehet pas) fshikeza neurogjenike e urines. Kush i shkakton semundjet uretrale te meshkujt? Jane te ndryshme, testet undescended (qe nuk kane rene plotesisht ne qeset, vendet e tyre
pas
lindjes)
hydrocelia,
hyposasdia,
hernia
inguinale,
mikropenisi (penis i vogel) dhe torsioni testikular. (torsion d.m.th
rrotullim, kur testi/testet rrotullohen ne vetvete duke mbledhur korden spematike e cila sjell gjakun aty. Pasojat nuk jane te mira) Mjekesia gjenito-urinare ka ne dispozicion nje arsenal analizash e testesh per te diagnostikuar dhe me pas tentuar te reversoje ne nje fare menyre demtimet qe mundojne pacientin; nga ultrasoundi fetal deri ne futjen e mikro-kamerave ne sistemin urinar per te pare live dhe operuar zonen e demtuar. VESHKAT Substancat qe nuk duhen e lengjet me tepri, eleminohen me urinen, prodhimi i saj perfshin hapa komplekse te eksretimit e te riabsorbimit. Proces i domosdoshem per te mbajtur nje balance te qendrueshme te substancave. Veshkat rregullojne kriperat trupore, natriumin e perberjen acidike. Prodhojne hormone qe ndikojne organet e tjera. Veshkat jane fabrika te fuqishme qe: 1. Eleminojne produktet e demshme. 2. Eleminojne ilacet. 3. Balacojne lengjet. 4. Leshojne hormone qe rregullojne tensionin e gjakut. 5. Prodhojne nje forme aktive te Vit D qe nevojitet per kocka te forta e te shendetshme. 6. Kontrollojne prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut.
Dr. Besi
9
MJEKESIA GJENITO-URINARE Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme - IST Ne Angl. STD - Sexually Transmitted Diseases. Me sakte eshte STI Sexually Transmited Infections. IST-te pasohen nga nje personi te tjetri gjate aktit te pambrojtur seksual ose kontaktit gjenital. Quhen dhe Semundje Veneriane - SV. (Engl. VD - Venerian Diseases.) Pervec ketyre te trajtuara me poshte, me rruge seksuale transmetohet: Hepatiti B, Hepatiti C, Vaginoza Bakteriale, Limfogranuloma Veneriane dhe infeksione kerpudhore. Testimet behen ne klinikat seksuale, mjeksine gjenito-urinare dhe te mjeku i familjes.
Gonoreja (Gonorrhoea) Eshte semundje bateriale qe transmetohet lehte gjate seksit. Gati 50% e femrave dhe 10% e meshkujve nuk kane simptoma, dhe jane te pavetedijshem se kane marre kete semundje. Te femrat, gonoreja mund te shkaktoje dhimbje dhe sensacion djegje gjate urinimit, sekrecione vaginale (te ujshme, jeshile ose te verdha) dhimbje ne pjesen e poshtme te abdomenit gjate ose pas seksit, ose ne mes te periodave dhe nganjehere shkaktojne dhimbje te shtuar gjate periodave. Te meshkujt, gonoreja shkakton dhimbje ose djegje gjate urinimit, sekrecion te bardhe, te verdhe ose jeshil nga maja e penisit, e dhimbje ose sensitivitet te shtuar ne teste gjate prekjes. Po ashtu, eshte e mundur te kesh infeksion nga gonoreja ne rektum, fyt e ne sy. Gonoreja diagnostikohet me nje test te urines, ose duke marre kulture nga zona e prekur. Infektioni pergjigjet mire ndaj antibiotikeve por mund te sjelle pasoja serioze ne afat te gjate, nese problemi lihet pa trajtim mjeksor. Pershire ketu, dhe infertilitet.
10
Dr. Besi Herpesi Gjenital Infeksion i zakonshem qe shkaktohet nga VHS (Virusi i Herpesit Simpleks) Eshte i njejti virus qe shkakton “pucrrat, e te carat ne cepat e gojes” (Engl., HSV- Herpes Simplex Virus.) Disa individe kane simptoma pak dite pasi jane ne kontakt me VHS. Zona te skuqura, te perthara e te dhimbshme, vihen re shpesh, dhe mund te kete kruarje, ose dhimbje gjate urinimit. Pasi jeni infektuar, virusi ngelet dormant (i fjetur) per shumicen e kohes. Megjitheate, ka disa faktore qe e re-aktivojne ate, duke sjelle demtimet e para, te cilat kete rradhe jane me te vogla dhe me pak te dhimbshme. Eshte e lehte te testoheni per VHS nese keni simptoma. Megjithese nuk ka kure per herpesin gjenital, simptomat mund te kontrollohen me perdorimin e barnave antivirale.
Klamidia (Chlamydia) Ngelet nga infeksionet me te perhapura dhe pasohet lehtesisht gjate aktit seksual. Shumica e njerezve nuk kane simptoma, pra jane te pavetedijeshem se e kane kete infeksion. Te femrat, klamidia mund te shkaktoje dhimbje dhe sensacion djegje gjate urinimit, sekrecione vaginale, dhimbje ne pelvisin e poshtem gjate ose pas seksit, hemorragji gjate ose pas seksit, ose ne mes dy periodave. Mund dhe te shkaktoje perioda te renda e te dhimbshme. Te meshkujt, klamidia mund te sjelle ndjenje djegje gjate urinimit, sekrecione “te turbullta dhe te ujshme” nga maja e penisit dhe dhimbje ose ndjeshmeri gjate prekjes te testet. Po ashtu, eshte mundur te keni infeksion me klamidia ne zonen rektale (anus) fyt dhe ne sy. Diagnoza e klamidias behet thjeshte, me nje test urine apo duke marre kulture nga zona e ndikuar. Infeksioni trajtohet mire me antibiotike, por mund te sjelle
11
MJEKESIA GJENITO-URINARE efekte serioze afatgjata per shendetin, nese problemi lihet pa kujdes mjeksor. Perfshire ketu dhe infertilitetin.
Lythat Gjenitale (Genital Warts) Jane rritje te vogla mishtore, kokrrizore ose ndryshime te lekures, qe shfaqen ne ose perreth duarve ose ne zonen e anusit. Ato shkaktohen nga VPN-Virusi i Papilomes Njerezore (HPV-Human Papilloma Virus) Zakonisht jane pa dhimbje, por mund te kete ndjenje te te kruarit dhe skuqje. Ne disa raste mund te sjellin gjakrrjedhje. Nuk eshte e nevojshme te kete seks penetrativ te percohet ky infeksion sepse VPN perhapet nga kontakti lekure-ne-lekure. Ka disa tipe trajtimesh per lythat gjenitale, perfshire kremerat dhe krioterapine (ngrirja e lythave)
Morri pubik (Pubic lice) Pasohet tek te tjeret nepermjet kontaktit te afert gjenital. Zakonisht gjinden ne zonen pubike por jetojne dhe ne qimet e sqetullave, te trupit, mjekrrat dhe ne disa raste ne qerpike e vetulla. Morri pubik (eshte ektoprazit, ushqehet me gjakun e pritesit) zvarrite nga floku ne flok por nuk fluturon nga nje person te tjetri. Mund te kalojne disa jave para se ju te shikoni simptomat. Shumica e njerezve kane kruarje, dhe vihen re morrat ose vezet e tyre (therrinjat) ne qimet e flokeve. Zakonisht trajtimi eshte me kremera speciale apo shampo medicinale qe jepen pa recete ne shume farmaci ose nga mjeku i familjes. Nuk ka nevoje te hiqen qimet pubike ose te trupit, qe trajtimi te jete i suksesshem.
12
Dr. Besi
Sifilisi Eshte infeksion bakterial qe ne stated fillestare sjell “pucrra” me infektivitet te larte ne zonen gjenitale ose te gojes. Keto zgjasin deri ne 6 jave perpara se te zhduken. Simptomat sekondare jane te ngjashme me gripin, me vone pasohen me renie te flokeve. Keto mund te zhduket per disa jave, gjate kesaj kohe do keni nje periudhe pa simptoma. Fazat e fundit ose sifilisi terciar, zakonisht shfaqet pas disa vitesh dhe mund te shkaktoje probleme serioze, si probleme te zemres, paraliza dhe verbim. Simptomat e sifilisit jane te veshtira te diagnostikohen. Nje test i thjeshte i gjakut mund te perdoret per te diagnostikuar sifilisin ne te gjitha stadet e tij. Mund te trajtohet me antibiotike, zakonisht injeksione me peniciline. Kur sifilisi mjekohet me rigorozitet, stadet e fundit parandalohen.
Trikomona Vagjinale (Trichomonas vaginalis) Eshte semundje seksuale e transmetuar, qe shkaktohet nga nje parazit shume i vogel. Mund te percohet lehtesisht gjate seksit. Shumica e jerezve nuk e dine se jane te infektuar. Te femrat mund te sjell sekrecione vagjinale “ne forme shkume te verdhe” me ere te pakendshme, djegje e skuqje rreth vagjines dhe dhimbje gjate urinimit.
Te meshkujt, rralle shkakton simptoma. Mund te kete
dhimbje ose djegje gjate urinimit, sekrecione te bardha, ose inflamacion ne foreskin. Nganjehere TV eshte e veshtire te diagnostikohet, dhe mjeku i familjes mund t’ju drejtoje tek klinikat speciale qe merren me semundjet seksuale per teste te urines ose svab. Sa te diagnostikohet, fillon mjekimi me antibiotike.
13
MJEKESIA GJENITO-URINARE
HIV Zakonisht perhapet nepermjet seksit te pambrojtur, por mund te transmetohet dhe nga kontakti me gjakun e infektuar – psh, kur perdoren shiringa gjate injektimit te steroideve ose ilaceve. VirusiHIV godet e dobeson sistemin imunitar, duke i ulur aftesine te luftoje infeksionet e semundjet. Nuk ka kure per HIV-in, por trajtime qe u lejon pacienteve te jetojne nje jete te gjate e produktive. Faza finale e HIV eshte SIDA (Engl., AIDS) ku trupi humb mundesine te luftoje infeksionet qe kercenojne jeten. Shumica e njerezve me SIDA, duken e ndihen te shendetshem, dhe nuk kane simptoma. Kur keni HIV, mund te provoni simptoma te ngjashme me gripin, temperature, probleme me fytin ose te skuqura. Kjo quhet semundja serokonvertive. Nje test i thjeshte gjaku perdoret per te hetuar per pranine e HVI. Disa klinika kane dhe testime te shpejta, duke marre nje pike gjaku ne gisht, ose qofte me nje specimen peshtyme.
Zgjebja (Scabies) Shkaktohet nga parazite te vegjel qe germojne ne lekure. Mund te pasohet nga kontakti i afert trupor ose akti seksual, ose nga rrobat e infektuara, mbulesat e krevateve dhe peshqiret. Nese ju kap zgjebja, mund te keni te kruara te cilat perkeqesohen gjate nates. Kruarja eshte ne zonen gjenitale, por dhe ne mes te gishtave, ne parakrahe dhe kycet e kembeve, poshte kraheve, ose ne trup dhe ne gjoks. Mund te keni te skuqura, ose pikeza te vogla. Ne disa njerez, zgjebja ngaterrohet me ekzemen. Eshte shume e veshtire te shihet agjenti i zgjebes. Zakonisht trajtohet
14
Dr. Besi me kremera speciale dhe shampo medicinale qe jepen pa recete ne shume farmaci, ose nga mjeku i familjes. Te kruarat vazhdojne dhe per nje periudhe pas trajtimit efektiv.
Amenorea - mungesa e periodave | menstruacionit
15
MJEKESIA GJENITO-URINARE
Termi mjeksor eshte Amenorrhoea, dhe vjen nga shkaqe te ndryshme. Menstruacionet fillojne zakonisht pas moshes 11 vjecare dhe duhet te jene te pranishme nga mosha 16 vjece. Nese nuk kane filluar nga kjo moshe, kerkoni nje vizite tek mjeku. Kur periodat ndalojne pasi kane filluar ne menyre te rregullt, mund te jene nje number faktoresh, me i zakonshmi eshte shtatzania. Kur ndalohet “tableta anti-kontraceptive” (the pill) pas nje perdorimi te gjate, ndodh qe periodat s’jane te pranishme per 6-8 jave, ne disa raste dhe 1 vit. Shkaqe te tjera perfshijne:
Probleme ekstreme te shendetit mendor e crregullime emocionale. Anorexia nervosa Aktivitet atletik me intensitet te larte dhe ne kohezgjatje Ciste ose tumore te ovareve Sindroma policistike (e ovareve / vezoreve) “ku ovaret nuk leshojne veze ne menyre te rregullt - ovulimi” Amenorea hipotalamike – ku, pjesa e trurit qe rregullon ciklin menstrual ndalon se funksionuari ne menyre korrekte (ushtrime te
16
Dr. Besi forta fizike, humbje ekstreme ne peshe, stres) Hiperprolaktinemia – kur nje person ka nivele abnormale ne gjak (te larta) te nje hormoni qe quhet prolaktin. Ovaret ndalojne se punuari ne menyre te parakohshme, para moshes se menopauzes. Menopauza Trajtimi zakonisht varet nga shkaku, nese fajtore jane ushtrimet fizike, ulet intensiteti. Ne raste te tjera jepen hormone, disa here mjeku rekomandon te presesh dhe ne disa raste periodat nuk mund te kthehen me. Menopauza mund te filloje aq heret sa ne moshen 40 vjecare por zakonisht fillon ne grate 45-50 vjece. Amenorrhoea eshte e perheshme, sigurisht, nese mitra hiqet me metoda kirurgjikale (hysterectomy)
Dhimbja Gjate Menstruacioneve – Dismenorreja Dysmenorrhoea – menstruacionet e dhimbshme – provohen kohe pas kohe nga gati te gjitha femrat, te cilat akoma nuk kane bere femije. Simptomat fillojne gati perpara ose ne fillimin e ciklit menstrual, dhe permbledhin: krampet (ngerce) dhimbje ritmike ne pjesen e poshtme te abdomenit dhe ne kurriz, e zakonisht zgjasin disa ore, ka te tilla qe vazhdojne per gjithe diten. Ne raste ekstreme dhimbja mund te zgjase gjate gjithe periudhes menstruale. Dhimbja shkaktohet nga kontraktime te forta te mitres dhe me hapjen e qafes se mitres (cerviks) Ne realitet, dismenorreja eshte si tip mini-lindje. Mund te vihet re marrje mendesh, te vjella, diarre dhe ngerce, ose dhimbje tip kolike ne zorre. Disa femra kane raste te fikti. Rreth 10% e femrave jane te prekura aq shume, sa nuk munden te
17
MJEKESIA GJENITO-URINARE punojne ose te vazhdojne rutinen e tyre ditore. Dismenorreja, gati gjithmone kurohet pasi keni lindur nje femije, por masat me pak drastike se kjo po ashtu mund te jeten efektive. Ilacet e tipit anti-prostaglandine (ibuprofen, paracetamol e aspirin) jane te dobishme. Ne raste ekstreme menstruacionet mund te ndalohen plotesisht duke marre kontraceptivet orale ne menyre te vazhdueshme. Duhet ta beni gjithmone nen mbikqyrjen e mjekut.
Kjo gjendje mund te jete dhe si efekt sekondar i inflamacionit te pelvisit, dhe semundjeve te tjera lokale, sic jane fibroza a mitres ose endometrioza. Ne keto raste, antibiotiket per infeksionin dhe kirurgjia mund te jene te nevojshme per te arritur kurim te suksesshem.
18
Dr. Besi Dhimbja Gjate Urinimit & Cistiti –et Shkaku me i zakonshem per dhimbjen gjate urinimit eshte Cistiti. (cystitis) Ky eshte inflamacion i fshikezes se urines i shkaktuar nga nje infeksion. Simptomat jane te mirenjohura, vecanerisht tek femrat te cilat preken me shume nga ky shqetesim, se meshkujt; per nje arsye; tubi nga fshikeza deri ne dalje (uretra) eshte me i shkurter. Ka sensacion djegje gjate kalimit te urines (ne menyre te shpeshte e ne sasi te vogel) si dhe nje deshire te shtuar per te shkuar ne banjo, dhe nganjehere duke lene te dale jashte nje pjese e vogel urine kur kolliten ose qeshin. Kjo quhet inkontinenca e stresit.
Nganjehere pak gjak kalon ne urine, dhe individet e prekur duhet te cohen gjate nates. Mund te kete dhe ethe dridhje, dhimbje ne pjesen fundore te kurrizit dhe probleme te pergjithshme me marrje mendesh e ndjenje semundje te krejt trupit. Cistiti ne meshkuj shpesh shoqerohet me infeksion dhe inflamacion te gjendres se prostates (prostatitis)Ekzaminimi i urines shpesh tregon se ka mikrobe prezente. Njihen si organizmat koliforme (Escherichia coli) qe jetojne te pademshem, e normalisht ne zorre. Megjitheate, cistiti vjen nga organizma te tjere perfshire ato qe
19
MJEKESIA GJENITO-URINARE merren nga aktete seksuale sic jane:
Chlamydia trachomatis,
Trichomonas vaginalis, Haemophilus vaginalis ose Candida albicans. Trajtimi me antibiotike ka efektivitet te larte. Nese jo duhen hetime me te plota ne rast se infeksioni eshte perhapur, ose mund te lidhet me probleme te tjera te fshikezes se urines dhe veshkave.Mund ta evitoni cistitin duke pire shume lengje per “ ta lare� ate nga sistemi juaj urinar. Po ashtu, te provohet qe fshikeza eshte zbrazur plotesisht pas urinimit (urinim i dyfishte) Kjo mund te kerkoje pak durim dhe pritje. Do jete ide e mire te urinonit pas aktit seksual, te evitoni te brendshmet prej najloni dhe deodorantet vaginale. Ne femrat me menopauze, cistiti mund ti pergjigjet me mire trajtimit nga kremra me baze estrogjeni se sa antibiotikeve.
Dhimbja Gjate Aktit Seksual Termi mjeksor per kete eshte d-i-s-p-a-u-r-e-n-i-a (dyspaurenia) Ky eshte jo vetem nje problem mjeksor, por shpesh ndikon marredhenien ndermjet partnereve. Do e sqarojme me poshte, qe meshkujt ti kuptojne probleme te tille, dhe ne mos arrijne ta marrin vesh plotesisht, te jene te bindur se kemi te bejme me nje situate te vertete mjeksore. Kur nje femer ndjen dhimbja gjate interkursit, kjo zakonisht vjen si rezultat i nje spektri te crregullimeve gjinekologjike, qe perfshijne: Himen te trashe (imperforate) Cdo lloj inflamacioni ne zonen e jashtme gjenitale (vulva) Inflamacion te gjendrave-mukoze-sekretuese te labias. (bartholinitis) Inflamacion te tubit urinar (urethritis) Inflamacion te vagines (vaginitis)
20
Dr. Besi Cikatricet nga epizotomia (episiotomy) Tharje te vagines nga mungesa e estrogjenit (pas menopauzes) Atrofia senile ose post-radiacionale ee vagines Ndarja qendore kongjenitale e vagines (septumi vaginal ose vaginadyshe) Ne kete liste nuk mund te perfshijme te gjitha por pjesen me te madhe te shkaqeve organike te problemit. Shpesh Dispaurenia vjen nag spazma te fuqishme vaginale (vaginismus) me origjine psikologjike. Kjo mund te jete kaq ekstreme sa dhe nje gisht nuk mund te hyje brenda.
Vaginismus zakonisht shkaktohet nga nje “mungese deshire� per akt seksual me partnerin, ose nje frike reale nga seksi. Keto spazma jane reflektiv edhe te pavetdijshme, dhe mund te perfshijne jo vetem te gjithe muskujt e pelvisit por dhe muskujt qe mbyllin kofshet se bashku. Shihet qarte se trajtimi i dispaurenise nga te gjithe keto faktore eshte trajtimi i shkakut. Duket ironike, vaginismus eshte shpesh me i veshtire te trajtohet sesa ato me orgjine fizike. Ne disa raste, ne varesi te individeve te perfshire, trajtimi i vaginismus mund te mos jete ide e mire. Ketu futen hetime te plota mjeksore, psikoterapi e kualifikuar dhe keshilla, nje shpjegim i kujdeshem i origjinies se problemit, trajnim ne teknikat qetesuese, dhe inkurajim
21
MJEKESIA GJENITO-URINARE i fuqishem drejt vete - familjarizimit me zonen gjenitale; e kur te jete e mundur perdorimi nga vete gruaja e prekur, i dilatatoreve progresive (zgjerues) vaginale. Gjeja e fundit qe ka nevoje nje femer me vagisnimus eshte te forcohet per akt seksual nga nje mashkull qe i ben presione. Kjo thjeshte shkakton dhimbje, dhe e perkeqeson situaten.
Inflamacioni i Penisit | Fimoza e Parafimoza Termi mjeksor per inflamacionin e glans (struktura bulboze ne fund te penisit-koka) dhe brenda ne lafshe quhet balanitis. Kjo gjendje e pa-rehatshme shkakton kruarje te medha dhe, ne raste ekstreme, dhimbje ne zonen e prekur. Ndoshta, shkaku me i zakonshem ne raste me balanitis eshte neglizhimi i higjenes personale tek meshkujt qe nuk jane bere synet, dhe kjo sjell akumulimin e poshte lafshes, te nje materiali te bardhe, me ere te keqe e ne konsistence djathi; qe e quajme smegma, e cila shpejt infektohet dhe behet shume acaruese. Shkaqe te tjera perfshijne: Infeksionet kerpudhore (Candida spp.) qe zakonisht merren gjate aktit seksual Infeksione te ndryshme si: gonoreja, klamidia, sifilisi etj. Kur foreskin eshte shume i shtrenguar Kur acarohet nga kremrat kontraceptive Larja e perditshme e zones poshte lafshes eshte esenciale. Pasi, ne shumicen e rasteve kjo eshte kura. Nje antibiotik ose kream antifungal mund te nevojitet ne raste te tjera. Nese gjendja eshte mjaft shqetesuese pergjigja e vetme ngelet syneti. Ne lafshe jane dy gjendje te tjera ne rastet kur personi nuk eshte
22
Dr. Besi bere synet ose syneti nuk eshte bere me saktesi.
Fimoza Phimosis, ndodh kur lafsha nuk terhiqet pas glans (kokes se penisit) Zakonisht haset te femijet dhe rralle tek te rriturit. Fimoza fiziologjike eshte normale ne vitin e I-re te jetes kur foreskin nuk terhiqet. Por mund te ndodhe deri ne vitin e 3-te. Kjo nuk eshte gjendje kongjenitale sic eshte “penisi i humbur / varrosur) kur gjindet nen lekuren abdominale. Fimoza shpesh sjell nje infeksion te dhimbshem – balanitis.
Parafimoza
23
MJEKESIA GJENITO-URINARE
Paraphimosis, kjo gjendje eshte gati e kunderta e fimozes. Lafsha terhiqet, bllokohet dhe fillon te enjtet pas kokes se penisit. Enjtja mund te sjelle bllokim te fluksit te gjakut ne penis, e cila mund te kaloje ne gangrene te trupit dhe zgjerim te kokes se penisit. Parafimoza konsiderohet si nje urgjence serioze. Syneti (heqja kirurgjikale e lafshes) gjate lindjes ose korrigjimi i nje syneti te meparshem e parandalojne kete gjendje.
Perdorimi ditor – lafsha Lat. – prepucium Angl. – foreskin
Ereksioni i Vazhdueshem – Priapizmi Priapizmi nuk eshte shaka. Termi mjeksor ka marre emrin nga Priapus, perendia e seksit mashkullor. Me duket krejtesisht i papershtatshem, se priapizmi eshte gjendje mjeksore jo vetem e dhimbshme por dhe e rrezikshme. Kemi ereksion (ngritje) te penist me dhimbje e per nje kohe te gjate, ne periudhe kur mungon deshira per aktin seksual. Priapizmi eshte pasoje e deshtimit te kthimit
24
Dr. Besi normal te gjakut nga corpora cavernosa e penisit ne qarkullimin e gjakut ne fund te periudhes te eksitimit seksual. Kjo mund te vije per shume arsye. Ne disa raste kemi shqetsime te kontrollit nervor te fluksit te gjakut drejt, dhe nga penisi, bazuar ne disa semundje te palces se kurrizit ose trurit. Ne raste te tjera, crregullime te gjakut sic jane leukemia ose drepanocitoza, mund te kemi koagulim te pjesshem te gjakut te mbetur (mpiksje) ne penis. Ose, mund te hasim procese te tjera semundjesh, si inflamacion i prostates (prostatiti) gure ne fshikezen e urines (kalkuli) ose uretritis, te cilat ndikojne levizjen normale te gjakut nga penisi. Sipas NHS-se Britanike, priapizmi shkaktohet dhe si efekt anesor nga Viagra, e perdorur gjate trajtimit te disfunksionit erektal.
25
MJEKESIA GJENITO-URINARE Ereksioni per nje kohe te gjate eshte i rrezikshem sepse, shtohen shancet per koagulim ne korporan kavernoze te penisit. (pjesa sfungjerore) Tromboza te tilla prodhojne pasoja serioze deri ne humbje te funksionit erektil, pra trajtimi duhet te jete i menjehershem dhe efektiv. Ndjenja e turpit ndaj ketij problemi, kurre nuk duhet t’ju ndikoje te kerkoni ndihme te mjeku. Per fat te keq, trajtimi nuk eshte gjithmone i lehte, sepse shkaku i problemit shpesh ngelet i erret, ose nuk gjindet pernjehere. Prioriteti i pare eshte te ndihmohet penisi te kthehet ne gjendjen normale. Sa me vone qe lihet kjo me e veshtire behet, sepse gjaku merr konsistencen e “vajit te trashe” Anestezia spinale mund te ndihmoje por dekompresioni kirurgjikal mund te jete i nevojshem, duke lene gjakun te dale me nje age te trashe. Bulbi (glans) i penisit kurre nuk ndikohet dhe nganjehere eshte e mundur te behet drenjimi i coropora-s. (indit erektil) nga brenda bulbit.
26
Dr. Besi
Kanceri Cervical - Kanceri i qafes se mitres Kanceri Cervical ze vendin e 3-te te kanceret ne boten ne zhvillim, ne keto vende eshte fajtori kryesor per vdekjen e femrave. Por ne ndryshim me shume kancere, kanceri cervical mund te parandalohet. Studimet kane pare se ne ~99% te rasteve me kancer cervical ka prezence te DNA-se se VPN- se (virusi i papilomes njerezore, ose HPV) qe infekton qelizat e cerviksit dhe ngadale shkakton ndryshime para-kanceroze, qe me pas progresojne. Parandalimi i VPN-se eshte gati i pamundur, ky agjent transmetohet lehtesisht me rruge
27
MJEKESIA GJENITO-URINARE seksuale dhe nuk ka kurim per te. Grate e infektuara jane ne pergjithesi asimptomatike. [pa shenja] Kanceri cervikal zhvillohet te pjesa nga vagina ne miter - qafa e mitres. Ne fazat e para nuk ka simptoma. Nese po, ka gjakrrjedhje vaginale qe mund te vije pas seksit, me mes dy periodave ose after menopauzes. Daljet jo normale te gjakut nga vagina nuk jane prove e kancerit por duhet hetuar me tej, nese dyshohet dicka e tille ju duhet te vazhdoni testet me nje mjek specialist, brenda 2 javesh. Pse ndodh kanceri cervical Gati te gjitha rastet shkaktohen nga Virusi Papilomes Humane (Engl-HPV) qe perhapet nepermjet seksit. Njihen mbi 100 tipe te VPH-se, vec disa prej tyre aktivojne fillimet e kancerit.VPH 16 & VPH 18 jane pergjegjese per ~70% te rasteve me kancer cervikal. Simptoma nuk ka, shume femra se dine se jane te infektuara. Jo te gjitha femrat qe kane kete virus zhvillojne kancerin cervical. Perdorimi i preservativeve jep mbrojtje por nuk parandalon infeksionin. Nje vaksine e HPV-se eshte bere ne 2008-en dhe u jepet vajzave 12-14 vjecare.
Kontrolli per Kancerin Cervikal Qelizat ne siperfaqjen e cerviksit kalojne neper ndryshime me kalimin e kohes. Ne raste te rralla qelizat pre-kanceroze kthehen ne kanceroze.
28
Dr. Besi Por mund te dallohen ne stadet e hershme dhe keshtu ulim rreziqet. Ne vendet e zhvilluara ka programe qe kontrollojne te gjitha femrat mbi 25 vjece per abnormalitete, ky test quhet “cervikal smear test� Abnormaliteti i pare ne mikroskop nuk eshte shenje perfundimtare se keni kancer, sepse keto vijne dhe nga infeksionet. Femrat 25-49 vjece duhen kontrolluar cdo 3 vite, ato 50-64 vjece cdo 5 vite. Trajtimi i kancerit cervikal Nese kapet heret trajtohet me kirurgji. Ne disa raste nuk preket mitra, por dhe mund te hiqet. Procedura kirurgjikale quhet histerektomi. Nje alternative tjeter ne fazat e hershme eshte radioterapia, qe perdoret dhe bashke me kirurgjine. Ne faza te avancuara perdoret kimio-terapia. Dhe ne fund nje kombinim i radioterapise me kimio-terapine. Disa trajtime kane efekte madhore dhe afatgjata duke sjelle infertilitet ose menopauze te parakohshme. Komplikacionet Shumica e femrave me kancer cervikal kane komplikacione, si efekte anesore te radioterapise, kirurgjise ose kimioterapise. Te cilat jane te vogla, nga hemorragjia vaginale ose nevoje per te urinuar shpesh, ne ato jete-kercenuese, si hemorragjia masive deri ne insuficiencen renale. Prognoza.
29
MJEKESIA GJENITO-URINARE Kanceri Testikular 他-at e kancereve te testikujve jane pa dhimbje dhe zbulohen vetem kur shihet enjtje a nje gjender. Pjesa e mbetur shkakton dhimbje dhe kjo mund te shoqerohet me inflamacion. Kanceri i testikujve prek te rinjte dhe burrat ne moshen e mesme, vihet re si nje enjtje e forte ne njerin testikul. Nese nuk ka vetekzaminime rutine te bera ne menyre te rregullt, shancet jane qe kanceri i testikujve nuk do zbulohet deri sa te jete ne stade te avancuara.
Prognoza ne fazat e hershme eshte shume e mire, por perkeqesohet gjate vonesave. Cdo ndryshim, gjender apo dhimbje ne zonen e testeve duhen raportuar tek mjeku.
30
Dr. Besi 10 fakte per kancerin testikular: Rreziku per nje burre gjate jetes se tij te preket nga kanceri testikular eshte 1 ne 250. Kanceri testikular ze 1% te kancereve qe prekin meshkujt Zakonisht, prek burrat nga mosha 20-39 vjecare. Kanceri testikular ka shkallen me te larte te kurimit nga te gjitha kancerert (> 90%) Por, si te gjithe kanceret, mund te ri-kthehet Kanceri testikular prek me teper popullsine Kaukaziane sesa AfroAziatike. Dy tipet me te hasura: (a.) seminomat (zhvillohen ngadale) (b.) nonseminomat (zhvillohen shpejt) Simptomat kryesore perfshijne dhimbje, enjtje, gjendra/ kokrra ne zonen e testikujve. Faktoret
kryesore
te
rrezikut
jane
testi
undescendent
(kriptorkidizmi) historia familjare, parotidi epidemik dhe hernia inguinale. Heqja kirurgjikale e testit nuk ndikon ne fertilitet. Kimoterpia mund te demtoje qualitetin dhe sasine e spermes. Ne keto raste mund te konsiderohet depozitim i saj ne “bankat e spermes�
Kanceri i Prostates Kanceri i prostates - forma me e zakonshme e kancereve per burra ne Britani, cdo vit diagnostikohen rreth 40.000 individe. Ndersa ne SHBA ne 2014-en jane diagnostikuar 233.300 persona, cdo vit vdesin 29.480 paciente, pra > 10% e tyre. Megjitheate, e kapur ne kohe, mundesite per te kontrolluar kanceri i prostates jane te larta. Ne moshe te thyer, ju keni me shume shance te vdiqni me te, sesa nga ai.
31
MJEKESIA GJENITO-URINARE Kanceri i prostates zhvillohet ngadale, per shume vite mund te mos jape shenja. Ky tip kanceri nuk krijon simptoma, deri kur rritja eshte mjaftueshmerisht e larte qe te ushtroje presion (shtypje) tek uretra.
Kjo normalisht, rezulton ne problemet qe shoqerohen me urnimin. Simptomat perfshijne: Nevoje te shtuar per urinim, shpesh gjate nates Nevoje per te shkuar ne banjo Veshtiresi ne fillim te urinimit (hezitim) Shtrengese ose kohe e gjate per te urinuar Rrjedhje / fluks, i dobet. Ndjenje se fshikeza juaj e urines nuk eshte shprazur plotesisht.
32
Dr. Besi Keto simptoma nuk duhen injoruar por nuk do te thone qe ju perfundimisht keni kancer te prostatets. Prostata e shume burrave zmadhohet kur ato fillojne te plaken, sipas nje gjendje jo-kanceroze qe e njohim si: hiperplazia beninje e prostates. Simptomat qe kanceri mund te jete perhapur, perfshijne dhimbje te kurrizit e te kockave, humbje te oreksit, dhimbje ne testikuj, dhe renie te pashpjegueshme ne peshe.
10 fakte per Kancerin e Prostates Prostata eshte nje gjender ne madhesi te arres, gjindet poshte fshikezes se urines dhe rrethon uretren. Forma e saj ndryshon gjate jetes, me nje rritje te shpejte ne adoleshence. Funksioni i saj eshte te sekretoje lengun prostatik, nje leng qe perben ~ 25% te spermes. Kanceri i prostates eshte tipi me i zakonshem ne kanceret qe prekin meshkujt ne Europe, pas kancerit te mushkerive. Ne Europe diagnostikohen 300.000 raste cdo vit.
33
MJEKESIA GJENITO-URINARE Ne Britanine e Madhe, ze vendin e pare per kanceret tek meshkujt, si total kap Ÿ-en e te gjitha kancereve te diagnostikuara tek meshkujt Nje faktor rreziku i larte, eshte mosha. Kjo semundje eshte shume e perhapur ne moshat e vjetra. Rastet e hasura ne personat nen 50 vjec jane te rralla. Megjithese duket se diagnoza e kancerit te prostates eshte ne rritje ne 30 vitet e fundit, pjesa me te madhe te ketyre shifrave vjen nga rritja e edukimit, testeve dhe percaktimi i hershem i diagnozes. Meshkujt me origjine nga Afrika dhe Karaibet jane ne grupin me rrezik me te larte sesa popullata Kaukaziane. Popullata Aziatike eshte ne grup risk me te ulet sesa ajo Europiane. Simptomat mund te jete te ngjashme me problemet urinare qe kane individet me hiperplazine beninje te prostates (HBP) Kjo gjendje nuk eshte kanceroze. Prognoza zakonisht eshte e mire, ž-at e burrave mbijetojne me shume se 5 vite pas diagnozes. Kanceri i prostatets diagnostikohet me ekzaminim klinik dhe teste laboratorike. Nese shihet e nevojshme, behet dhe biopsia e prostates. Trajtimimi i kancerit te prostates gjithmone behet rast-pas-rasti. Nese kanceri eshte lokal, qellimi eshte te kurohet semundja. Nese kanceri eshte perhapur, qellimi eshte te ngadalesohet ose ti ndalojme progresin. Trajtimi jo gjithmone eshte i nevojshem. Ne kanceret lokale kur prognoza eshte e kenaqshme, nganjehere mjafton te monitorojme semundjen.
34
Dr. Besi Tumoret e fshikezes se urines Fshikeza e Urines perbehet nga 3 shtresa kryesore, shih fig. Kemi urotelium-in, nen te eshte “struktura indore lidhese” e me thelle gjindet muskuli muror i fshikezes. Kanceret ne kete rajon te trupit emertohen sipas tipit te qelizes ku fillon semundja.
• Karcinoma trans-qelizore (Angl. TCC / Transitional cell carcinoma ) • Karcinoma e qelizes squamoze (SCC- Squamous cell carcinoma) • Adenokarcinoma • Karcinoma e qelizave te vogla Keto kancere ndahen ne 5 kategori madhore, bazuar ne faze-zhvillim dhe grade: • Kancer i Fshikezes me risk te ulet, jo-muskulo invaziv. Zakonisht jane me pak se 3 cm, grada e ulet G 1 ose G2.
35
MJEKESIA GJENITO-URINARE • Kancer i Fshekezes me risk mesatar, ose disa te tille. Ne grade te ulet. pTa ose pTi futen ne kete kategori. Nese rriten, prape i fusin ne kete klasifikim. • Kancer i Fshikezes me risk te larte, jo muskulo-invaziv te grades G3, pTa ose p T1. Te gjithe duhet te jene me te medhenj se 3 cm. Ose kanceret multiple. • Kancere te Fshikezes muskulo-invaziv. pT2 ose pT3. • Kancere te avancuar. Ketu jemi tek Pt4 ose ato qe kane perhapur limfo-nodula (N1,N2 ose N3) ose ne pjese te tjera te trupit (M1) SIMPTOMAT - Hematuria eshte simptoma dominante ne tumoret malinje, nese nje tumor rritet ne kryqezimin ndermjet ureterit e fshikezes se ujit kjo mund te sjelle dhimbje ne kurriz e ne veshka dhe te pengoje rrugen e urines.
SHKAQET - Ashtu si me shume kancere te tjere, mosha dhe pirja e duhanit jane faktore risku. Risk eshte dhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve.
36
Dr. Besi
INCIDENCA - Varion ne shtete te ndryshme, por ne pergjithesi mosha mesatare e diagnostikimit te ketyre pacienteve eshte 65 vjec. Mbi 3/4 e ketyre tumore hasen te burrat. TRAJTIMI - Diagnoza e tumoreve te fshikezes se urines behet duke perdorur cistoskopin, nje instrument shikimi i cili futet ne ureter. Cistoskopi - ne tumoret e hershme ne kete rast - me nxehtesi i djeg keto tip tumoresh, teknika quhet diatermi. Tumoret e avancuara kerkojne kirurgji ose kimio-terapi. Ne raste ekstreme hiqet krejtesisht fshikeza e urines, teknika quhet-cistektomi. PARANDALIMI - Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjere. Krahasimet ne Europe. Specialistet thone qe eshte e veshtire te behen krahasime nderkombetare pasi shpesh tumoret beninje te fshikezes se urines regjistrohen se bashku me tumoret malinje, megjithate pranohet qe shancet per te jetuar (5 vjet pas diagnozes) jane gati njesoj kudo, rreth 50 % . Tumoret e Traktit Urinar - Veshkave Trakti apo sistemi urinar perbehet nga dy veshkat, ureteret, fshikeza e urines dhe uretra. Tumoret e veshkave SIMPTOMAT.
Ndahen
sipas
grupimeve
dhe
etno-patologjise
Urologjike. Ne kete teme ne do i thjeshtezojme per arsye te kuptohen nga te gjithe publiku. Si shumica e tumoreve, dhe ato te traktit urinar; te kapura ne kohe gjithmone ka shanca te rritura per kurim.
37
MJEKESIA GJENITO-URINARE
Tumoret beninje te veshkave zakonisht jane pa simptoma, ka tre tipe tumoresh malinje te veshkave: * Karcinoma qelizore renale. Pacienti ka hematuri (gjak ne urine) dhimbje nder vete, temperature, nje si gjender ne regjionin e barkut dhe/ose humbje ne peshe. * Nefroblastoma-zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale. * Karcinoma trans-qelizore - si simptome dominante ka hematurine. SHKAQET Tumoret e veshkave normalisht fillojne jeten e tyre ne veshka. Karcinoma trans-qelizore eshte rritje malinje e qelizave qe shtrojne pelvisin renal (aty ku mblidhet urina para se te hyje ne fshikez); njerezit qe pijne duhan; marrin shume qetesues te ndryshem, ose te ekspozuar ndaj disa substancave kimike, jane ne rrezik.
38
Dr. Besi INCIDENCA Rreth 80% e kancereve te veshkes jane karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet te kete lidhje me moshen, pasi haset teper rralle nen 40 vjecaret. Nefroblastoma eshte pergjegjese per 1/10-ten tek kanceret e femijve. TRAJTIMI Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultra-tingull, CT ose skaner MRI. Urografia, ose pielografia (pyelography) gjithashtu perdoren - ku nje lende ngjyruese futet ne gjak e cila duket nen rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje te veshkave mund te rrijne ne trup si te pademshem. Tumoret malinje shpesh jane ne stad te avancuar kur ne i zbulojme, e ne pergjithesi nuk i pergjigjen mire trajtimit mjekesor. Per kete arsye, veshka e semure zakonisht hiqet ne nje nefroektomi (heqje-veshke). Kerkimet shkencore - Nje grup urologesh ne Londer kane vite qe po hetojne se pse tumoret e veshkave nuk i pergjigjen mire ndaj kimioterapise si p.sh tumoret e testeve. Eshte pare qe jane disa enzima te cilat i ndihmojne keto tip tumoresh ta rimarrin veten pas kimioterapise. Kjo ndoshta mund t´i hape rruge zbulimit farmaceutik te nje ilaci. Ne se do gjindej nje ilac i tille per ta "fikur" gjenin qe i ben kanceret renale kaq vdekjeprures, shancet per mbijetese do rriten se tepermi. Krahasimet ne Europe. Austria ka 59 % per burra e 71 % per gra, shance per jete 5 vjete pas diagnozes. Franca 58 % per te dy sekset. Italia 54 %, Britania 40 %, Shumica e vendeve europiane sillen rreth 50 %, por Danimarka ka shancet me te vogla per jetese pas Anglise.
39
MJEKESIA GJENITO-URINARE Enureza Nokturne (femijet qe urinojne naten) Zakonisht me rritjen, enureza nokturne largohet vetiu por ka disa trajtime qe mund ti provoni. Ndoshta nuk e zgjidhin problem por ndihmojne derisa te vije zgjidhja natyrale. Plani i trajtimit behet me mjekun e familjes ose pediatrin tuaj, ne varesi te: Frekuences se urinimit gjate nates Problemet qe hapen per femijen dhe familjen. Vendit ku femia fle; vetem apo me femije te tjere Kur duhet trajtim afat-shkurter (p.sh udhetim me shkollen a vizita) Si ndihet femija ne vetvete.
S’ka trajtim te sakte qe funksionon per te gjithe por kombinime qe duhen provuar. Si fillim behen disa ndryshime ne jeten e perditshme. Kontrolloni sasine e lengjeve qe merr femija, zakonisht uji merret gjate dites, sasia prane nates eshte ~1/5 e asaj ditore. Mundohuni ti eleminoni lengjet me permbajtje kafeine (kolat, cajin, kakaon etj) ato rrisin nevojen per urinim gjate nates. Perdorni banjon rregullisht, shumica e femijeve te shendetshem urinojne 4-7x ne dite, inkurajoni te shkojne para gjumit. Ka rendesi qe mos ta denoni kete femije nese lag krevatin naten, shtyrja apo qendrimet agresive zakonisht jane kunder-produktive duke sjell stres te shtuar e ankth, qe me pas kontribon ne nje proces perkeqesimi te problemit. Sot ka “aparatura me alarm” te cilat i vesh femija naten (perdoren shume per femijet me probleme degjimi) qe kur laget sensori, japin sinjal apo vibrojne. Nuk besoj se jepen ne spitale apo klinika, por mund te blihen komercialisht. Kushtojne nga £40-£140 ne varesi te tipit qe do perdorni.
Si alarmi, si skemat inkurajuese duhen perdorur
rregullisht, nese ka shenja permiresimi trajtimi vazhdon, nese jo nuk ka me kuptim te vazhdohet.
40
Dr. Besi Mjekimet - jane disa te tilla, te cilat duhen administruar me kujdes (keto jua sqaron mjeku juaj) Desmopressin (variant i hormonit vazopresin) qe ul sasine e urines se prodhuar nga veshkat. Antikolinergjiket
(si
oxybutynin)
relaksojne
muskuaturen
e
fshikezes se urines, dhe kjo ndihmon kapacitetin e saj duke ulur ndjesine e urinimit gjate nates. Imipramine ka te njejtat efekte. Trajtimet duhen diskutuar ne 4 jave dhe 3 muaj per te pare ecurine e tyre. Po ashtu do kontrolluar nese femija ka ndonje semundje shtese. Mund ti lihet nje drite e vogel nezur naten qe te kete lehtesi per te shkuar ne banjo, mund te perdoren mbulesa plastike ne krevate, ti nderrohen carcafet shpesh dhe te ndihmohen nga prinderit per te minimizuar turpin dhe fajin qe mund te ndjeje famija. Ne disa raste perdoren “mbathje per urinimin� por kjo nuk duhet pare si pjese e trajtimit me teper si managjim kur nuk ka rezultate ne ane te tjera.
Shenim: disa prinder perdorin terapite alternative e komplemetare, si hipnoza, psikoterpaia, akupunktura dhe kiropraktika; per te ndihmuar femijet e tyre. Keto trajtime nuk rekomandohen nga mjeksia zyrtare, pasi evidenca mbeshtetese eshte shume e dobet. Duhen me shume kerkime dhe prova per te pare efektin e tyre dhe sa te sigurta jane per perdorim ndaj femijeve qe lagin krevatin naten.
41
MJEKESIA GJENITO-URINARE
42
Dr. Besi
43
MJEKESIA GJENITO-URINARE
44
Guret ne Veshka Veshkat e njeriut jane ne forme fasuleje, gjinden ne fund te abdomenit ne te dyja anet e shpines. Ato sherbejne per te pastruar gjakun nga produktet e jashteqitjes. Gjaku i paster transferohet ne trup ndersa produktet e panevojshme dalin jashte nepermjet urines. Nje veshke eshte mesatarisht 11-14 cm e gjate, 6 cm e gjere dhe 4cm e trashe.
Substanca e veshkave (parenkima) ndahet ne dy pjese strukturore, korteksi renal dhe ne thellesi kemi medulen renale. Kur kemi gure ne veshka perdorim termin mjekesor nefrolitiazis. Kur guri ne veshka shkakton dhimbje te larta, perdorim termin kolike renale. Urolitiaza eshte termi mjekesor qe perdoret per pershkrimin e gureve ne traktin urinar. Ka dhe terma qe perdoren ne varesi te vendodhjes se gurit ne traktin urinar, p.sh. uretrolitiaze tregon qe guri gjindet ne ureter. Cfare eshte guri ne veshka. Nje gur ne veshka eshte ne forme materiali solid, qe mund te rrije ne veshka ose udheton neper traktin urinar. Guret variojne ne madhesi dhe perberje. Guret e vegjel mund te dalin jashte pa veshtiresi ose me pak dhimbje ndersa guret e medhenj mund te ngelin ne traktin urinar, bllokojne fluksin e urines,
MJEKESIA GJENITO-URINARE shkaktojne komplikacione shoqeruar me gjakrrjedhje, infeksione dhe dhimbje shume te forta.
Incidenca. Guret ne veshka jane problemi me i zakonshem ne urologji, ne SHBA rreth 1.000.000 vizita ne vit behen per kete arsye ndersa 300.000 paciente perfundojne te urgjenca per probleme qe krijojne guret ne veshka. Zakonisht guret ne veshka hasen ne pacientet nga 30-60 vjecare, ato gjinden me shume te meshkujt se sa te femrat. Mendohet se kolika renale prek 10-20% te meshkujve dhe 3-5% te femrave. Pse formohen guret ne veshka. Shkaqet specifike nuk dihen por me kalimin e kohes produktet e jashteqitjes, ne disa raste, formojne kristale dhe kristalet agregohen se bashku. Kjo gjendje ka me shume shance te ndodh nese nuk pini lengje te mjaftueshme, keni gjendje te vecante shendetesore qe rrit nivelin e disa substancave ne urine ose merrni disa tipe ilacesh, si p.sh diuretiket dhe antacidet me baze kalciumi. Simptomat. Guret ne veshka shkaktojne dhimbje te larta dhe simptomat mund te mos shfaqen per sa kohe qe guri nuk leviz nga veshka ne uretere. Dhimbjet mund te lokalizohen ne nje ane te kurrizit tuaj ose ne abdomen. Ne meshkujt dhimbja projektohet ne zonen nder-vete. Dhimbja eshte me periudha te ndryshme gjate dites
46
Dr. Besi dhe zakonisht eshte e shume larte. Pacienti nuk gjen rehati ne asnje pozicion dhe ndihet i shqetesuar. Kjo dhimbje qe shkon dhe vjen, quhet kolika renale. Ka dhe simptoma shtese sic jane: gjak ne urine, te vjella, marrje mendesh, urine me ere te keqe ose te cngjyrosur, te dridhura, ethe, ndjesi e urinimit te shpeshte, urinim ne sasi te ulet etj. Ne raste kur guri eshte i vogel, kalon vetiu dhe pa dhimbje ose simptoma te tjera. Rekomadohet qe gjate kohes qe keni krize nga guret ne veshka te urinoni ne nje garze ose kulluese ne menyre qe rrjeta ta kape gurin, me pas ja jepni mjekut tuaj i cili e con per analizat perkatese. Duke njohur perberjen, mund te percakohet terapia parandaluese per krijimin e gureve te mevonshem.
Tipet e gureve ne Veshka Njihet 4 tipe madhore te formojne guret ne veshka: gure me perberje kalciumi, mbahen si grupi me i zakonshem dhe variojne nga raporti ne raport por shkojne gati ne 80% te te gjithe gureve te hasur ne veshka. Me te perhapurit jane oksalatet e
47
MJEKESIA GJENITO-URINARE kalciumit dhe fosfatet e kalciumit. Shkatohen nga nje kombinim i urines me pH te larte (urine alkaline, baze) dhe koncetrim i larte i kalciumit ne urine. guret e acidit urik, formohen kur urina eshte acidike. Zakonisht haset ne individet qe kane diete te larte me purina (gjindet ne produktet shtazore si mishi, peshku, midhjet etj) Keshtu krijohen gure ne formen e acidit urik ose bashkohet me kalciumin. guret struvite qe vijne nga infeksionet e veshkave. guret cistine, vijne nga nje crregullim gjenetik qe lejon rrjedhjen e cistines ne urine dhe krijimin e kristaleve qe formojne guret. Si jane guret e veshkave. Nuk ka standarte per ta, guret ndryshojne ne forme, madhesi, perberje, konsistence e menyre krijimi. Ka gure qe jane sa nje kokerr rere dhe ka gure qe shkojne ne disa cm, ka raste ku jane gjetur guret te medhenj sa nje mandarine. Mund te jete te lemuar, te mprehte, me forma te parregullta dhe ngjyre te verdhe ose bojekafe.
Diagnoza e gureve ne veshka. Ne fillim mjeku merr anamnezen e pacientit, duke regjistruar historikun familjar per semundje te veshkave, dieten, semundje shoqeruese dhe probleme te tjera qe ka ai. Pastaj vazhdon me nje ekzaminim fizik dhe nese e sheh te nevojshme kerkon teste te metejshme.
48
Dr. Besi Urinanaliza. Testohet nje pjese e urines ose cohet ne laborator per te kontrolluar nese ka infeksion ne veshka ose substanca qe tentojne te formojne guret. Teste te gjakut. Per parametrat biokimike qe sjellin gure ne veshka. Radiografi abdominale. Ne keto raste lokalizohet guri ne veshka. CT scan. Perdorin kombinim mes rrezeve X dhe teknologjise se kompjuterizuar, duke na dhene imazhet 3D (3 dimensionale) Skaneri tregon vendodhjen e gurit si dhe gjendjet shendetesore qe mund te kene ndikuar ne formimin e gurit. Trajtimi i gureve ne veshka. Teknikat per mjekim variojne ne madhesi te gurit, nese ka obstruktim (bllokim) te traktit urinar dhe nese ka dhimbje te pacienti. Kur guret jane te vegjel ata mund te dalin vete, zakonisht pa dhimbje dhe pa mjekime. Mjekimet jepen nga mjeku i familjes ose urologu duke kombinuar nje spazmolitik dhe nje qetesues te moderuar (tamsulosin + diclofenac) Tamsulosin (Flomax) eshte Îą1a selektiv alfa bllokues, dhe perdoret ne rastet e hiperplazise se prostates, per guret ne veshka jep efekte spazmolitike, i.e relakson spazmat / konvulsionet e muskujve te bute. Rekomandohet qe pacienti te konsumoje sasi te larta lengjesh. Nese dhimbja eshte e larte dhe kur dehidrohet pacienti (kur ka te vjella) mund ti jepen serume dhe qetesues me te fuqishem. Ne rastet kur guri eshte i madh duke bllokuar kalimin e urines dhe pacienti paraqitet me dhimbje shume te larte, mund te kete nevoje per trajtim urgjent, sic eshte: Litotripsia. Nje aparat i quajtur litotripter perdoret per te shtypur /care gurin ne veshka. Procedura behet nga urologu qofte ne kushte ambulatore. Aparatura gjeneron vale qe percjellin shok ne trupin e pacientit duke thyer gurin ne pjeseza te vogla te cilat mund te
49
MJEKESIA GJENITO-URINARE kalojne me lehte neper traktin urinar. Uretroskopia. Nje instrument ne forme tubi, futet ne uretren e pacienti dhe kap gurin ose e thyen ate me energjine lazer. Procedura behet nga urologu ne spitale dhe nen anestezi. Zakonisht personi shkon ne shtepi brenda dites. Nefrolitotomia perkutane. Gjate kesaj procedure, nje instrument ne formen e nje teli te holle, i quajtur nefroskop, perdoret per te lokalizuar gurin. Kete e ben urologu kur pacienti eshte nen anestezi. Pastaj nje tub futet direkt ne veshke nepermjet nje incizioni ne kurrizin e pacientit. Nese guri eshte i madh, futen sonda ultrasonike qe veprojne si litotripter duke percuar valet qe e thyejne gurin ne pjese me te vogla, keshtu hiqet me lehte. Pacienti mund te shpenzoje disa dite ne spital
dhe mund te kete nje tub nefrostomie pas
procedures, qe hyn permes lekures ne veshka. Tubi sherben per drenimin e urines dhe fragmenteve reziduale te gureve ne nje qese qe pacienti e ka ne trup. Tubi mbahet per 2-3 dite.
50
Dr. Besi Fakte per guret ne veshka Guret ne veshka jane ne rritje qe nga fillimi I shek 20-te. Meshkujt preken me shume se femrat. Kur arrini moshen 70 vjecare, rreziku per gure ne veshka eshte 1 ne 8. Formimi i gureve varet nga (a) faktore te brendshem (hereditare, mosha, seksi) dhe (b) faktore te jashtem (vendodhia gjeografike, klima, uji & dieta) Kombinimi i dietes te larte ne proteina, sasia e larte e sheqerit dhe marrja jo adekuate e lengjeve; rrit shume rrezikun per formimin e gureve ne veshka. Ka nje lidhje mes gureve ne veshka dhe Sindromes X (sindromi metabolik) Shancet per tu perseritur guri ne veshka jane te larta; pas 5 vitesh jane 20%, pas 10% jane 35% ndersa pas 20 vitesh shkojne ne 70% Referenca
Litwin MD, Saigal CS, eds. Urinary tract stones. Urologic Diseases in America. Department of Health and Human Services, Public Health Service, National Institutes of Health, National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases. Washington, D.C.: Government Printing Office; 2012. NIH publication 12–7865.
Scales CD, Smith AC, Hanley JM, Saigal CS. Prevalence of kidney stones in the United States. European Urology. 2012;62:160–165.
Macneil F, Bariol S; Urinary stone disease - assessment and management. Aust Fam Physician. 2011 Oct;40(10):772-5.
Worcester EM, Coe FL; Clinical practice. Calcium kidney stones. N Engl J Med. 2010 Sep 2;363(10):954-63.
Renal or ureteric colic - acute; NICE CKS, April 2015 (UK access only)
NKF (National Kidney Federation)
The British Association of Urological Surgeons - Kidney Stones
51
MJEKESIA GJENITO-URINARE
52
Dr. Besi Infeksioni në Veshka Shumica e ITU-ve, infeksionet e traktit urinar, ndodhin në fshikëzën e urinës dhe në uretrë. (pjesa e poshtme e sistemit urinar) Veshkat filtrojne gjakun për të prodhuar urinën, si dhe eleminojnë substancat e dëmshme. Dy tubat që quhen ureterë, përcojnë urinën nga veshkat ne fshikëzën e urinës. (shih fig) Nga fshikëza, me anë të uretrës, urina del jashtë trupit tuaj. Infeksioni ne veshka mund të ndodhë kur një ITU progreson duke përfshirë pjesën e sipërme të sistemit urinar. veshka, ureterët, fshikëza e urinës dhe uretra
Infeksioni ne veshka eshte semundje e dhimbshme, shkaktuar nga bakteriet qe udhetojne nga fshikeza e urines te njera apo te dyja veshkat. Kjo gjendje eshte me serioze se cistiti, nje infeksion i zakonshem qe ben urinimin e dhimbshem. Nese trajtohet shpejt e sakte, nuk le pasoja, nese nuk trajtohet ne kohe mund te perkeqesohet e te shkaktoje demtime permanente.
Ne mjekesi
infeksioni i veshkave quhet pielonefrit. Simptomat vijne ne pak dite ose dhe per disa ore, ju mund te keni ethe, temperature, dhimbje ne pjesen e pasme ose anash.
53
MJEKESIA GJENITO-URINARE Me te hasurat jane: dhimbjet anesore, ne pjesen e fundit te shpines dhe perreth organeve gjenitale, temperature te larte > 39째C dridhje, mbi-lodhje, humbje oreksi dhe diarre.
Ju mund te keni dhe simptoma te tjera nese kjo shoqerohet me cistit e uretrit (infeksion te uretres) sic jane: dhimbje ose djegje gjate urinimit, nevoje per urinim te shpeshte, ndjesi per urinim urgjent, ndjesi se nuk mund te urinoni deri ne fund, gjak ne urine, urine e turbullt dhe/ose me ere te keqe, dhimbje ne pjesen e poshtme te abdomenit.
54
Dr. Besi Simptomat te femijet paraqiten me humbje te energjise, acarime, te vjella dhe humbje oreksi, dhimbje abdominale, verdhez (zverdhet lekura dhe pjesa e bardhe e syve) gjak ne urine, ere e keqe e urines, lagje te krevatit. Mjekimi Shumica e infeksioneve te veshkave kurohen me antibiotike, ne disa raste mund te kete nevoje per qetesues. Zakonisht kjo zgjat per 2 jave. Ka raste te rralla kur infeksioni sjell problem te tjera si: ‘helmim te gjakut’ (sepsis) dhe grumbullim qelbi ne veshka (abces) Shkaktaret Zakonisht vjen kur bakteria, tipi E. Coli, hyn ne uretren tone, udheton lart ne fshikezen e urines dhe me pas ne veshka. Kategorite ne rrezik Kane nje incidence ~ 1:1.000 persona. P.sh ne Britani infeksioni ne veshka prek 1 : 830 persona ne vit. Mund te shfaqet ne cdo moshe por me teper haset te femrat. Shancet te femrat per infeksione ne veshka jane 6x me te larta se te meshkujt, sepse uretra e femres eshte me e shkurter dhe bakteria e ka me te lehte te kaloje te veshkat. Me shume ne rrezik jane femrat e moshes se re qe jane seksualisht aktive. Duke bere seks ne menyre te shpeshte rritet shanci per infeksion te veshkave. Femijet qe lindin me abnormalitete te traktit gjenito-urinar jane ne grup-risk te larte per infeksion ne veshka. Gjendja quhet refluksi-veziko-uretral, ku ka backflow (kthim) te urines nga fshikeza ne veshka. Si mund ta parandalojme kete infeksion? Mund ti ulni shancet duke mbajtur uretren dhe fshikezen e urines pa bakterie. Kjo arrihet duke marre lengje, kujdes me higjenen e organeve gjenitale dhe trajtuar ne kohe konstipacionin (kapsllekun) Trajtimi ne Spital Behet ne rastet kur: jeni shtatzene,
55
MJEKESIA GJENITO-URINARE keni shume te vjella, dehidrim, nuk i pergjigjeni terapise me antibiotike, keni septicemi dhe risk te shtuar per komplikacione e semundje shoqeruese. Ka disa raste qe duhet nderhyrje kirurgjikale nese ka obstruksion (p.sh. gure ne veshka) ne ureter apo ne veshka. Dializa Dializa eshte nje procedure mjekesore qe heq produktet jashteqitese dhe lengun e shtuar nga gjaku ne rastet kur veshkat nuk funksionojne normalisht. Zakonisht behet duke kaluar gjakun neper nje makineri qe e pastron ate.
Pse behet dializa? Normalisht filtrimi i gjakut eshte pune e veshkave, ato heqin lengjet e tepert duke prodhuar urinen dhe pastruar substancat e demshme. Kur veshkat demtohen si ne raste te semundjve kronike, p.sh. insuficence renale, keto substanca e lengu mblidhen ne trup ne nivele te rrezikshme. Lene te patrajtuara ata sjellin simptoma te demshme deri ne fatalitete. Pikerisht kete e parandalon dializa.
56
Dr. Besi Sa kohe rrihet ne dialize? Varet. Ka raste kur insuficenca renale eshte e perkohshme dhe dializa ndalohet kur veshkat e ri-marrin funksionin. Por shpesh ne insuficence renale do duhet nje transplant i veshkave dhe dializa ju ndihmon deri ne kohen qe gjindet nje donator i pershtatshem. Si dhe ka raste, kur transplanti nuk eshte per ju, ndoshta nuk jeni ne gjendje te perballoni nje operacion madhor dhe dializa vazhdon gjate gjithe jetes. Si funksionon dializa? Ka dy tipe te dializes: hemodialize dhe dialize peritoneale
Foto ilustruese nga www.healthxchange.com. A) Hemodializa eshte me zakonshmja dhe ajo qe dine me shume njerezit (haemo-gjak) Nje tub lidhet me krahun tuaj nepermjet nje gjelpere. Ne te kalon gjaku qe hyn ne makinen filtruese perpara se te
57
MJEKESIA GJENITO-URINARE ri-kthehet ne krah nepermjet nje tubi tjeter. Zakonisht behet 3x/jave, dhe cdo seanca zgjat ~4h. B) Dializa peritoneale, perdor pjesen e brendshme te abdomenit tuaj (peritoneumin) si nje filter, dhe jo makinerine. Po ashtu si veshkat, peritoneumi ka mijera ene te vogla gjaku, duke u bere mekanizem i dobishem filtrues. Para trajtimit behet nje incizion ne trupin tuaj (prerje) dhe futet nje tub i holle (kateter) ne hapesiren abdominale ose kavitetin peritoneal. Tubi lihet aty ne menyre permanente. Lengu pompohet ne kete kavitet (hapesire) nepermjet kateterit. Kur gjaku kalon ne enet e holla qe jane aty, produktet e demshme e lengu i tepert terhiqen nga gjaku dhe kalojne ne lengun e dializes. Lengu i perdorur mbahet ne nje qese per disa ore dhe zevendesohet ne leng te fresket. Ndryshimi lengut zgjat 30-40 minuta, dhe behet 3-4x /dite. Disa preferojne qe kjo te ndodhe naten kur jane duke fjetur. Cila eshte dializa me e mire? Ne shume raste pacienti e zgjedh vete dializen e tij, te dy teknikat ndryshojne, kane avantazhe dhe disavantazhe, si p.sh: • Hemodializa ka trajtim 3x ne jave e ju keni 4 dite te lira, por trajtimi zgjat shume dhe ndoshta duhet bere ne spitale. • Dializa peritoneale behet ne shtepi e disa here kur pacienti eshte ne gjume, por duhet te behet cdo dite. Per te marre nje vendim qe i pershtatet pacientit, bisedohet me grupin kurues dhe ka mundesi te provohen te dyja, derisa te vendoset me e pershtatshmja per individin. Efektet anesore. Haemodializa sjell krampe muskulare e kruarje ne lekure. Dializa peritoneale ju ve ne rrisk per peritonit (infeksion i membranes se holle te mbeshtjell abdomenin) te dyja tipet ju lene mjaft te lodhur.
58
Dr. Besi
Jeta me dialize Shume individe vazhdojne jeten e tyre normale dhe nese ndihen mire ato merren me: pune, studime, i japin makines, bejne not e shkojne me pushime. Ky trajtim kompenson ne menyre te pjesshme dhe nuk zevendeson plotesisht veshkat tuaja. Kjo d.m.th qe shume njerez qe jane ne dialize vdesin nese nuk kane transplant te veshkes. Zakonisht kjo ndodh me te moshuarit ose pacientet me probleme te tjera shendetesore. Nje individ qe fillon dializen ne moshen 30 vjecare ka jetegjatesi 20 vite ose me shume, ndersa dikush mbi 75 vjec mund te mbijetoje vetem 2-3 vite. Por duhet te jemi optimiste pasi keto shifra po permiresohen ne kete dekade dhe shancet jane ne rritje.
59
MJEKESIA GJENITO-URINARE
60
Dr. Besi
61
MJEKESIA GJENITO-URINARE
62
Dr. Besi
63
MJEKESIA GJENITO-URINARE
64
Dr. Besi
65
MJEKESIA GJENITO-URINARE
66
Dr. Besi Rreth Autorit: Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, Ka publikuar libra, ese, anazlia e artikuj studimore per problemet mjeksore e humanitare qe ndikojne shoqerine dhe shendetin publik. Mjekesia Gjenito-Urinare Ed 2.-te. Materiale te Tjera nga Dr. Besi mund te gjinden ne Platformen digjitale te publikimit ISSUU Facebook Twitter Google-Blog-Arkiva e DBMI duke kerkuar: Š Doctor Besi Medical Information http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk
67
MJEKESIA GJENITO-URINARE
68