Semundjet Reumatizmale

Page 1

Semundjet R e u m a t i zm a l e Manual

Reumatizmale Dr. Besi Londer 2015


Manual per Semundjet Reumatizmale, iflamacionin & dhimbjen, ne / rreth kyceve te trupit tone.

Dr. Besi


Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. © Dr. Besi Qershor 2015 Te gjitha te drejtat e rezervuara: “M a n u a l Mjekesor per Semundjet Reumatizmale”. NDALOHET MARRJA E MATERIALEVE TE KETIJ LIBRI, NDRYSHIMI, RIPRODHIMI, KOPJIMI, SHPERNDARJA DHE PUBLIKIMI I TYRE; NE CDO FORME, NGA KUSHTDO TJETER, PERVEC © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Edicioni i Pare. eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from:

     

copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet

Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

    

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention All rights reserved for: “M a n u a l Mjekesor per S e m u n d j e t R e u m a t i z m a l e ” © 2015 Dr. Besi © b.bestar, June 2015 London, United Kingdom

TITLE Copyright © 2015 by Dr. Besi. All rights reserved. No part of this book may be used or reproduced in any manner without written permission except in the case of brief quotations em- bodied in critical articles or reviews. For information contact; Doctor Besi Medical Information. Book and Cover design by b. bestar | First Edition: Mars 2011 | 2nd Edition: February 2015


Permbajtja

Artriti

5

Artriti e Semundjet Reumatizmale si Problem Shoqeror

11

Spondiloartroza, Spondiliti Ankiloz, SpondiloArtropatia

13

Spondiloartroza Cervikale

18

Radikulopatia Cervikale

24

Mielopatia Cervikale

26

DHIMBJA, Tipet dhe Klasifikimet e Dhimbjes

28

Dhimbja e Kurrizit

33


,


1 ARTRITI Nga Greqishtja: arthro - kyce + itis inflamacion. Ka mbi 200 gjendje muskuloskeletore. Termi-artrit eshte per inflamacionin ne kyce. Reumatizmi eshte term i pergjithshem per dhimbjet ne dhe rreth kyceve. Mjeket nuk e perdorin shume termin reumatizem, i referohen diagnozes specifike, ose bazohen te pjesa e prekur e trupit. Ka nje game te gjere semundjesh qe i njohim si “problemet muskulo-skeletore” ose “semundjet reumatike”

Artiti Inflamator, perdoret per te treguar nje grup semundjesh qe ndikojne sistemin tuaj imun. Kjo prek te gjithe trupin, pasi sistemi mbrojtes i tij fillon te godase indet e veta, ne vend se te sulmoje viruset, mikrobet dhe substancat e huaja. Sjell shimbje, demtim dhe “ngurtesim” te kyceve. Njihen dhe si, semundje autoimune. 3 forma te hasura shpesh jane: Artriti Reumatoid Spondiliti Ankiloz Artriti Psoriatik


Dr. Besi

Semundje te tilla quhen semundje sistemike, ndikojne (1) te gjithe trupin (2) mund te ndodhin ne cdo moshe. Nuk kemi kura por permiresim ne trajtim krahasuar me 30 vite me pare. Trajtimi eshte me i hershem, me agresiv e ka me shume barna ne dispozicion, (1) me pak demtime ne kyce (2) ulur numri i nderhyrjeve operatore (3) me pak komplikacione. Arthriti eshte gjendje mjaft e perhapur qe sjell: a) dhimbje dhe b) inflamacion te kyceve. Dy format kryesore jane: 1. Osteoartiti – zakonisht prek moshat 50 vjec e me lart, por mund te filloje ne cdo moshe nga aksidentet apo gjendje qe ka demtuar kycet. Ne fillim preket substanca kartilagje (kerci) e kycit, kjo veshtireson levizjen duke sjelle “ngurtesim” e dhimbje. Kerci hollohet e indet brenda kyecit behen me aktive. Pastaj kemi enjtje te kycit, krijim te “cepave” e korne qe quhen osteofite (osteophyte) Ne osteoartrit, kercet (indet lidhese) ne mes te koskave gradualisht demtohen, dhe kockat ferkojne njera tjetren. Pjeset qe preket me shpesh jane: duart, shtylla kurrizore gjunjte dhe ijet. 2. Artriti Reumatoid – zakonisht fillon ne moshat 40-50 vjecare. Prek femrat 3x me shume se meshkujt. Artriti Reumatoid dhe Osteoartriti, jane dy gjendje te ndryshme. Kjo ndodh kur sistemi imun i trupit fillon te sulmoje kycet e demtuara, qe sjellin dhimbje dhe enjtje. Pjesa e jashtme mbeshtjellse (membrana sinoviale) eshte vendi i pare qe demtohet. Kemi perhapje tek kycet, me teper enjtje e ndryshm te formes se kyceve. Shkon deri ne prishje te membranes e te kockes.

7


Semundjet Reumatizmale

Te semuret me artrit reumatoid kane probleme me indet dhe organet ne te gjithe trupin. Tipe te Artriti dhe gjendje te lidhura me te: Spondiliti Ankiloz – gjendje afatgjate inflamatore, prek kockat, muskujt dhe ligamentet e shtylles kurrizore, qe sjell “ngurtesim” te saj. Enjtje tendinesh, te syve dhe kyceve e medha. Spondiloza Cervikale – ose osteoartriti degjenerativ, prek kycet dhe kockat e qafes, mund te sjelle dhimbje dhe “ngurtesim” Fibromialgjia – prek e sjell dhimbje tek muskujt, ligamentet dhe tendinet. Lupus / i - gjendje autoimune, prek organe e inde te ndryshme te trupit. Guta (gout) tip artriti, i shkaktuar nga perqendrime te larta te acidit urik. Zakonisht, depozitohet ne kyce (shpesh ndikon gishtin e madh te kembes) dhe shkakton enjtje e dhimbje te larta. Artriti Psoriatik – inflamacion kycesh qe prek pacientet me Psoriaze. Artriti Enteropatik – forme kronike e artritit inflamator e shoqeruar me “semundjen inflamatore te zorreve”. Dy tipet me te hasura jane Koliti ulceroz e semundja Kronit (Crohn’s disease) Kush ka keto dy probleme, 1 ne 5 paciente ka dhe artritin enteropatik. Zonat me te prekura jane gjymtyret e pjeset periferike, dhe shtylla kurrizore. Artriti Reaktiv – sjell inflamacion kycesh, syve e uretres. Zakonisht fillon pas infeksionit ne zorre, traktin gjenital ose (me rralle) pas infeksioni te fytit. Artriti Sekondar – vjen pas nje demtimi (aksident) te kycit. Ka raste, qe vjen vite me pas. Polimialgjia Reumatike – nje gjendje qe prek moshat mbi 50 vjecare. Sistemi imun sjell dhimbje ne muskuj dhe inflamacion te kyceve.

8


Dr. Besi

SIMPTOMAT Jane ne varesi te tipit te artritit, prandaj eshte e nevojshme te keni diagnoze te sakte: 

Dhimbje kycesh, sensitivitet e ngurtesim te kycit.

Inflamacion ne / dhe rreth kyceve

Levizje te kufizuar ne kyce

Lekure te skuqur e te ngrohte rreth kyceve

Dobesim dhe humbje te tonicitetit muskulor.

ARTRITI Tek FEMIJET Mendohet se Artriti eshte semundje te moshes se 3-te, por prek dhe femijet. Shumica e tyre njihen si Artriti Juvenil Idiopatik, ne Anglisht quhet JIA – Juvenile Idiopathic Arthritis, quhet i tille nese: (a) Ka dhimbje dhe inflamacion kycesh (b) Per te pakten 6 jave /+ Shkaktarin e AJI-se nuk e njohim, simptomat zakonisht permiresohen kur femija rritet, d.m.th. mund te kene jete normale (idiopatik- nuk dihet shkaku.

9


Semundjet Reumatizmale

JIA - Oligo-articular Atriti Oligo-Artikular AJI, eshte me i zakonshmi. Prek me pak se 5 kyce ne trup; gjunjte, kembet dhe kycin e dores. Sherohet me kohen dhe efektet afat-gjata jane te rralla. Por ka rrezik se disa femije kane probleme me syte, prandaj u behen kontrolle te rregullta te oftalmologu. JIA – Poliartikulare Mund te ndodhe ne cdo moshe te femijerise dhe prek me teper se 5 kyce. Simptomat jane gati njesoj seiartriti reumatoid tek te rriturit. Ka skuqje dhe temperature, 38 grade + JAI – Sistemike Fillon me temperature, skuqje, letargji, dhe gjendra te enjtura. Me pas, enjten dhe kycet e ka inlfamacion. Prek cdo moshe femijesh.

MJEKIMI

PER ARTRITIN NUK KA KURIM POR ka trajtime e terapi e ndryshme, qe mund te ndalojne progesin e tij.

Per Osteortritin perdoren: NSAID’s (anti-inflamatoret jo-steroide) dhe kortiko-steroidet. Ne raste te renda, perdoret kirurgji:

10


Dr. Besi

Artroplasti (zevendesim i kycit)

Arthodesis (pjeset fundore te dy kockave bashkohen me vida, por humbin levizjen natyrore.)

Osteotomi (nje kocke pritet dhe ri-arranxhohet)

Kur trajtojme artritin reumatoid, qellimi yne eshte te ngadalsojme progresin e kesaj semundje dhe te ulim shkallen e demtimit ne kyce, per kete efekt ne perdorim: 

Analgjeziket (te ulim dhimbjen)

Anti-reumatiket (grup ilacesh qe modifikojne semundjen)

Fizio-terapine

Ushtrime te rregullta fizike

Artriti dhe Semundjet Reumatizmale si Problem Shoqeror Ne Britani, mbi 4.5 milione persona jane nen dhimbje dhe/ose te demtuar ne shkalle te ndryshme, vetem nga Osteoartriti i Gjurit, nga format me te perhapura te kesaj semundje. Parashikimet jane qe ne 2035 do preken 8.300.000 individe. 4.000.000 te tjere kane probleme me osteoartritin ne ije, kycet e kembes \ dores, qe u ndikon ne jeten e perditshme. Ne total, prej formave te ndryshme te artritit, ne Britani vuajne gati 10.000.000 njerez. Nese do merrnim kete raport, qe eshte 1:6 per popullate e transferojme ne faqen tone mjeksore, ne model shkalle, nga 400-600 vete qe na lexoni (audienca jone mesatare per cdo artikull ne Tetor 2014) atehere 70 - 100 nga ju vuajne ne forma te ndryshme, nga ky problem. Ne Shqiperi i bie te vuajne ne total ~300.000 – 500.000 persona.

11


Semundjet Reumatizmale

Shefi Ekzekutiv i “Kerkimeve Shkencore per Artritin ne Britani” Dr. Liam O’ Toole thote: “Po kalojme ne nje Epidemi te Artritit ne Britani, qe do shtype nen peshen e saj, sherbimet sociale dhe te shendetsise, do ndikoje sherbimet e urgjences, ekonomine e vendit dhe individin. Duhet kombinim i politikave qeveritare dhe lokale, per te punuar me shkaqet e artritit dhe kujdesur per shendetin e kyceve, muskujve dhe kockave.” Profesor Alan Silman, drejtori mjeksor i promovimit te shendetit

thote: "Njerezit kane arritur te kuptojne mesazhin qe ka dieta e ushtrimet fizike per semundjet e zemres dhe diabetit, na duhet nje fokusim i njejte dhe per uljen e atritit qe ndikon miliona nga ne”

Kete problem e hasim dhe ne SHBA, ku artriti eshte shkaku me i zakonshem i inkapacitetit. Jane mbi 20.000.000 persona qe u ndikon ne jeten e perditshme. Artriti shton dhe eshte i shoqeruar me risk-faktore te tjere. Ekonomia humb, nga ditet qe njerezit jane “me raport mjeksor” ndersa semundje e ben te veshtire qe shume nga to te jene aktive, e si rezultat mbyllen ne shtepi.

Shqiperia ka nevoje per nje strategji mbare-kombetare ne ane e sensibilizimit dhe edukimit te popullates. Dhe ne kontrolle e mjekime me aktive, te semundjeve reumatoide, sa me pare te jete e mundur.

12


Semundjet Reumatizmale

2 Spondiloartroza, Spondiliti Ankiloz SpondiloArtropatia Spondiloartroza eshte gjendje kronike ku shpina dhe pjese te tjera te trupit inflamohen. Spondiloartoza ose Spondiliti Artritik, paraqitet me simptoma te ndryshme, por zakonisht hasim: 

dhimbje te shpines, qe qetesohet me ushtrime fizike.

dhimbje dhe ngurtesim te pjeseve te trupit, si ijet, gjunjte dhe brinjet.

lodhje (lodhje ekstreme)


Semundjet Reumatizmale

Simptomat jane graduale qe fillojne per muaj e vite me rradhe, e gjate kesaj kohe shkojne dhe vijne. Ne disa paciente situata permiresohet me kohen, tek disa perkeqesohet. Ne Shqip i themi spondilo-artroze, sipas definicionit Amerikan; Britaniket perdorin termin Spondiliti-Ankiloz. Ankylosis ose anchylosis nga Greqishtja, ἀγκύλος - e perkulur, e shtrembruar. Nga Greqishtja spondylo - vertebra, dhe arthro – kyc/kyce. – itis – inflamacion. Ne shumes i themi arthritides / artritet. 

Spondilopati jane term i gjere per problemet me vertebrat.

Spondilit kur kemi inflamacion.

Spondilo-artro-patia

(spondyloarthropathy)

perfshin

“lidhjet

vertebrore”

Te dyja situatat mund te kene spondilopati dhe spondiloartropati. Entesopatia, eshte problem i enteses (entheses) lidhja kockore. Nese ka dhe inflamacion atehere ne menyre me precize e quajme enthesitis. Entesopatite jane shqetsime te ligamenteve periferale ose te muskujve, abnormalitete ne zonen lidhese, per ligamentet dhe tendinet tek kockat. Ne Spondiliatroze ose Ankilitin Spondiloz, pjese te ndryshme te shpines e kyceve inflamohen. Pervec dhimbjes, ngurtesimit e enjtjes, me kalimin e kohes inflamacioni mund te demtoje zona te tjera te trupit. Ne disa raste mund te sjelle “saldim” (fusion/fusing) te kockave me njera tjetren. Procesi quhet – ankiloze. (ankylosis) Kjo eshte gjendje kronike qe akoma s'ja dime shkaktarin, mendohet se ka nje lidhje me gjenin HLA-B27.

14


Dr. Besi

Kush preket nga Spondiliti Ankiloz (Spondiloartroza) Zakonisht fillon tek

adoleshentet dhe te rriturit ne moshe te hershme. Prek njerezit ne moshen 20-30 vjecare, nje pjese e vogel shihet ne moshat mbi 45 vjece. Spondiloartroza haset 3 here me shume tek meshkujt, se tek femrat. Eshte problem mjaft i perhapur, p.sh. ne Britanine e Madhe ka ~250. 000 individe qe vuajne nga Spondiliti Akiloz. Simptomat Ndryshojne ne paciente te ndryshem, zakonisht zhvillohen gradualisht e per muaj me rradhe. (1) Dhimbje te shpines dhe ngurtesim. Keto jane simptomat kryesore, por mund te shihet: a.

Ushtrimet fizike e permiresojne dhimbjen, dhe qetesia nuk e pushon

ose e perkeqeson. b.

Dhimbja eshte me e larte ne mengjes dhe naten. Ndoshta coheni disa

here nga gjumi. c.

Keni dhimbje ne zonen rreth te ndenjurave.

15


Semundjet Reumatizmale

(2) Artriti Pervec simptomave ne shtylle kurrizore dhe ne shpine, Spondiloartroza mund te sjelle inflamacion te kyceve ne pjese te tjera te trupit, si ne ije dhe ne gjunje. Simptomat kryesore te shoqeruara me artritin jane: a. dhimbje kur leviz kycet e prekura nga artriti b. mbi-ndjeshmeri ne zonat e kyceve te prekura nga artriti c. nxehtesi dhe enjtje te ketyre zonave (3) Entesiti (Enthesitis) Entesiti eshte inflamacion i dhimbshem kur kocka lidhet me nje tendin ose ligament. Tendin / net - “litar� i forte indor, qe lidh muskujt me kockat. Ligament / e – lidhje e holle indi, qe lidh kockat me kockat. Zonat ku haset me shume Entesiti jane: a.

ne pjesen e siperme te Tibias (kocka qe lidh kemben me gjurin)

b.

pas tendinit-te-Akilit (pas thembres)

c.

nen-thember

d.

ne pjesen ku lidhen brinjet me sternumin (drrasen e kurrizit)

16


Dr. Besi

Ne raste kur ndikohen brinjet, ju mund te keni dhimbje te gjoksit, do jete e veshtire te hapet gjoksi kur te merrni fryme thelle. (4) Lodhja Eshte simptom tipik i Spondiloartrozes te pamjekuar. Ju ben te ndiheni te lodhur shpejt, e me mungese energjie. Mjekimi. Spondiloartroza s'ka mjekim, eshte e pamundur te riparojme demtimet e shkaktuara. Megjithese ka mjekime per te lehtesuar simptomat e per te parandaluar progresin me aq sa mundemi. Zakonisht trajtimi mjeksor konsiston ne kombinime te: a. Ushtrimeve fizike individuale e ne grupe, per te ulur shimbjen dhe ngurtesimin. b. Fizio-terapi – ku masazhi e manipulimi, perdoren per te sjelle qetesim dhe elasticitet te shtylles kurrizore. c. Ilace per te ulur dhimbjen e inflamacionin – si p.sh. nje tip barnash te quajtura anti-FNT (faktori nekrozes tumorale / Angl - TFN tumoral necrosis factor) FNT eshte substance kimike e prodhuar nga qelizat ne raste inflamacioni. Keto ilace jepen me injeksione. d. Nganjehere perdoret trajtim kirurgjikal per te riparuar kycet e demtuara shume ose korrektuar perkuljet ne shpine, por kjo nuk eshte shume e zakonshme. Prognoza. Ecuria e kesaj semundje ndryshon ne paciente te ndryshem. Per disa behet me mire pasi bie inflamacioni, tek te tjeret shkon duke u perkeqsuar akoma me shume. Gati 70-90% e te ndikuarve nga Ankilitit Spondiloz, jane te pavaruar ose me pak handikape ne afat te gjate.

17


Semundjet Reumatizmale

Megjithese, disa demtohen shume e nuk funksionojne dot normalisht, pasi kockat e shtylles se kurrizit “saldohen� ne pozicion fiks dhe demtojne kycet, sic jane ijet dhe gjunjte. Mjeksia moderne ka arritur te kontrolloje deri diku spondilitin ankiloz e mos ta lejoje te ndikoje jeten tuaj ne menyre masive, por kjo gjendje shoqeroeht dhe me disa probleme qe kercenojne jeten. Spondiloartroza mund te sjelle osteoporozen (dobesim te kockave) fraktura te shtylles kurrizore dhe probleme kardiovaskulare.

***

3 Spondiloartroza Cervikale Ne fillim do kuptuar Struktura e Qafes. Pjesa e pasme e qafes perfshin shtyllen kurrizore, muskujt dhe ligamentet qe e rrethojne, dhe e mbeshtesin ate. Pjese cervikale perbehet nga 7 kocka qe i quajme – Vertebra. 2 te parat ndryshojne pak nga te tjerat, se ato bashkohen me fundin e kafkes, duke lejuar koken te kthehet nga nje ane tek tjetra. 5 vertebrat e tjera me poshte, qe emertohen C3 - C7, lidhen, e jane forme gati cilindrike, me projektime kockore.

18


Dr. Besi

Shih fig. per ta kuptuar me mire, muskuj e ligmentet nuk jane perfshire aty.

Anet e vertebrave lidhen me siperfaqje te forta/ te lemuara me njera tjetren. Ndermjet cdo vertebre ka nje “disk”. Disqet perbehen nga nje siperfaqje e jashtme, e forte, fibroze dhe nga nje “xhel” ne pjesen e brendshme. Disqet jane ato qe absorbojne/ amortizojne levizjen dhe lejojne shtyllen kurrizore te jete elastike. Ligamentet lidhen tek vertebra ngjitur, per ti dhene mbeshtetje shtese, dhe forcuar ate me teper. Muskuj te ndryshem lidhen me shtyllen kurrizore, duke i lejuar asaj perkuljen dhe levizje ne kende te ndryshme. Shtylla kurrizore, e cila permban substancen nervore (palcen e kurrizit) percjell mesazhet nga/tek truri, mbrohet nga vertebrat. 

Nervat prej shtylles kurrizore, dalin ndermjet vertebrave ne qafe duke cuar/marre mesazhe tek qafa e krahet.

Nje arterie e madhe, e quajtur arteria vertebrale, kalon ne mes te vertebrave duke cuar gjak ne pjesen e pasme (posteriore) te trurit.

19


Semundjet Reumatizmale

Spondiliti Cervical / i qafes Zakonisht, eshte nje degjenerim / konsumim qe vjen nga mosha (perdorimi) i kockave (vertebrave) dhe disqeve ne qafe. Ne nje fare forme te gjithe kalojme ne degjenerim te vertebrave kur plakemi. Fillon gjate moshesh 30 vjecare. Nje vecori e kesaj eshte se ne cepat e vertebrave shpesh krijohen disa kockeza te vogla, qe quhen osteofite (ostephytes) Me moshen hollohen dhe disqet. Kjo eshte normale, njesoj si rrudhat ne ftyre. Ne shume njerez ky degjenerim nuk sjell simptoma. P.sh ne radiografi, osteofitet dallohen ne shume te moshuar dhe nuk ka simptoma. Por ne disa te tjere, muskujt, ligamentet dhe nervat mund te irritohen (acarohen) ose “shtyhen/shtypen� nga ndryshimet degjenerative. Pra, Spondiliti Cervical shpesh nuk ka probleme por mund te behet shkaku i dhimbjes ne qafe, zakonisht ne moshe te vjeter

20


Dr. Besi

Simptomat e Spodilitit Cervical - kur kemi paraqitje te tyre, mund te jene nga te buta ne ekstreme. Ketu perfshihen: 1.

Dhimbje ne qafe:

(i) Kjo mund te perhapet tek shpatullat dhe bazen e kafkes. Levizja e qafes e acaron dhimbjen. (ii) Dhimbja nganjehere perhapet poshte te krahu, dora dhe gishtat. Kjo mund te vije nga acarimi i nje nervi qe kalon nga shtylla kurrizore te qafa. (iii) Dhimbja paraqitet me shkuarje-e-ardhje, kohe-pas-kohe. Ka dhimbje kur levizni qafen papritur, ose keni “terhequr” nje muskul, a ligament te qafes. (iv) Dhimbje qe vjen pa shkaqe te dukshme. Disa paciente kane dhimbje kronike. 2. Ngurtesim te qafes, zakonisht pas keni fjetur gjate nates. 3. Dhimbje koke, zakonisht fillon ne bazen e saj, pak mbi qafe dhe udheton ne pjesen e ballit. 4. Dhimbje te mprehta si gjilpera, ne dore apo krah. Kjo simptome vjen nga acarimi i nervit spinal qe ka lene pjesen kockore te vertebres. Duhet te lajmerosh mjekun nese ne nje pjese te dores/ krahut e ndjen se ke humbur sensacionin.

Keto

sugjerojne

per

presion/shtypje

te

nvervit-

e

“radikulopatia cervikale” 5. Me rralle shohim ngathtesi ne duar, probleme me ecjen, probleme me kontrollin e fshikezes se urines; ndodh kur presioni nga nje verteber e konsumuar ose disqet, demtojne palcen e shtylles kurrizore. Kjo quhet Mielopatia Cervicale (cervical myelopathy) Perserisim: ka shume rendesi qe te gjitha keto t’ja raportoni mjekut. [do i shpjegojme ne fund te ketij artikulli mjeksor]

21


Semundjet Reumatizmale

Mjekimi per Spondiloartrozen Cervikale 1. Ushtrimet Fizike - Qafa duhet mbajtur ne pozicion normal. Ne raste dhimbjesh – kjo mund te jete dhimbje e forte – mund te keni nevoje per 1-3 dite qetesi. Sa me pare te mundeni beni disa ushtrime te lehta. S'duhet lene “te ngurtesohet” Dhe shtohet levizja gradualisht sipas keshilles se fizioterapistit tuaj. Zakonisht behet keshtu: (1) ne 2-3 h levizni qafen ne drejtime te ndryshme. (2) perseriteni kete disa here ne dite. Vazhdoni aktivitetet e jeten normale, me aq sa keni mundesi. NUK E DEMTONI QAFEN SEPSE PO E LEVIZNI.

Mjekimi - Zakonisht jepen qetesues. 

Paracetamoli à shpesh mjafton. Te rriturit 2 tableta / 500mg, 4 here ne dite. Kujdes - doza ditore e paracetamolit eshte 8 tableta nga 500 mg / ne dite.

Qetesuesit Anti-inflamatore - per disa paciente keto funksionojne me mire. Merren te vetme ose te shoqeruara me paracetamol, ibuprufen ose diklofenak (diclofenac) ose naproksen (naproxen) Pacientet qe kane: ulcera te stomakut, insuficience renale, insuficience kardiake (pamjaftueshmeri/ demtim) nuk mund ti marrin disa tipe barnash anti-inflamatore.

Kodeina (codeine) eshte mundesi tjeter nese anti-inflamatoret (a) nuk funksionje (b) ju demtojne ju. Codeina shpesh shoqerohet me paracetamolin, ka si efekt anesor - konstipacionin, prandaj rekomandohet te merret me ushqime qe permbajne fibra dhe te pini mjaftueshem lengje.

Antidepresantet Triciklike - ne doza te vogla, si amiptriptilina (amitriptyline)

perdoren ne disa raste kur dhimbja eshte persistente.

Doza eshte 10-30 mg para gjumit. Ne doza te larta anti-depresivet triciklike perdoren per trajtim te depresionit. Megjithate, ne doza

22


Dr. Besi

te ulete eshte vene re se ndihmon ne lehtesimin e dis tipeve te dhimbjes, si p.sh. dhimbja ne qafe. Fizioterapia - Nese simptomant nuk permiresohen per nje jave a dicka me gjate, mjeku mund t’ju rekomandoje nje fizio-terapist, keshtu keni ndihme shtese per ushtrime specifike te qafes. Fizio mund te perdore teknika te ndryshme, si nxehtesi, kompresa te ftohta, manipulime ne qafe etj. Vlera e ketyre trajtimeve s'eshte provuar plotesisht. Studimet japin te dhena konfliktuale (per disa ben mire/ tek te tjere nuk japin efekt) Terapia standarte eshte e tille: (a) mjeku, ju jep qetesues (b) ju vete ose fizioterapisti, praktikoni ushtrime fizike per qafen. Trajtime te tjera qe mund t’ju ndihmojne. (a) Pozicionim korrekt i trupit dhe i kokes. Nese jeni ulur para kompjuterit/ TV per nje kohe te gjate, shikoni qendrimin tuaj. Jo me koken perpara e pak te terhequr! Rrini drejt. Mund te perdorni Joga, akupunkture, pilates etj. Mos degjoni cfare thone: kjo ose ajo nuk funksionon, nese ju ul dhimbjen dicka atehere eshte e mjaftueshme per ju. (b) Jastik i mire, ndihmon gjate gjumit. Mos perdorni me teper se nje te tille. Ne varesi te simptomave qe mund te ndryshojne/ shtohen, shkoni tek mjeku serish: (a) Dhimbja perkeqesohet. (b) Nese keni humbje te ndjeshmerise, dobesi ose sensacionin e “te shpuarit me gjelpera”, ne pjese te dores apo krahut. (c) Fillojne probleme me ecjen apo kalimin e urines. Keto jane tregues qe sugjerojne zhvillim te Miopatise Cervikale si komplikacion i spondilozes cervikale. (d) Nese keni marrje mendsh ose ju bie te fiket kur ktheni koken pas a perkulni qafen. Kjo sugjeron se arteria vertebrale qe furnizon trurin me gjak, po shtypet/shtyhet nga ndryshime degjenerative te shtylles kurrizore.

23


Semundjet Reumatizmale

Ne disa paciente, Dhimbja Kronike shoqerohet me ankth dhe depresion, qe mund te kete nevoje per trajtim te kualifikuar mjeksor. Radikulopatia Cervikale dhe Mielopatia Cervikale. Latinisht- radicula – rrenjez/ rrenje e vogel, demtim i rrenjeve nervore per cdo lloj shkaku. Greqisht – myelos –palce, shpina kurrizore Pathos – semundje Cervicale – qafe / e qafes Spondylos – vertebra - itis - inflamacion.

Te dyja, persa me siper kerkojne trajtim te kualifikuar mjeksor. Jo barna popullore apo “keshilla nga “njerez te mire” “ _____________________________ Radiopatia Cervikale Ndodh, kur rrenja e nervit shtypet se demtohet sapo del jashte shtylles kurrizore (kanalit vertebror) ne pjesen e qafes. Ka shkaktare te shumte, nje e tille eshte dhe radikulopatia. Ndryshimet degjenerative te lidhjeve/kyceve rreth vertebrave dhe formimi i osteociteve [shiko Artritin/ ri-lexo fillimin e ketij artikulli] krijojne zona te ngushta te cilat mund te shtypin nervin. Shkak tjeter eshte Prolapsi i diskut, kur disku shtypet dhe substanca xhelatinoze brenda tij, del jashte si henie e shtyp nervin/nervat. Populli e quan “disk i dale/ rreshkitur” , megjithese disku s’ka levizur ne te vertete. Cfare ndodh eshte se pjese te zones se bute, shtyhen pak me jashte (prolap) tek nje dobesim i pjeses se forte (te jashtme) te diskut. Kjo shtyp nervin qe kalon nepermes vertebrave.

24


Dr. Besi

Pervec dhimbjes ne qafe, simptomat e radikulopatise perfshijne humbje (mpirje) te ndjeshmerise, “te shpuara si me gjelpere� dhimbje e dobesi ne pjese te krahut a dores qe furnizohet nga ky nerv. (inervohet) Keto mund te jene ne realitet simptomat baze, se sa dhimbja ne qafe. Mund te kete nje dhimbje therese pergjate krahut. Zakonisht jane me te renda ne nje dore por mund ti ndikoje te dyja.

Dhimbja mund te jete aq e larte sa krijon pagjumesi. Cervikalet e fundit jane ato qe preken zakonisht, dhe sjellin simptomat ne krah. Megjithate, nese perfshihet vertebrat e siperme, dhimbja dhe mpirja gjinden tek pjeset e pasme dhe anesore te kokes. Mjeku juaj dyshon per radikulopati nese keni simptomat tipike. Ekzaminimi mjeksor mund te zbuloje ndryshimet ne ndjeshmeri, force dhe reflekse te zonave qe mbeshtetet nga nervi i prekur. Mund te behet teste te tjere, si MRI (skan i rezonances magentike) qe tregon nese ka shtypje ne rrenjet e nervave. Mjekimi varet nga shkalla e shtypjes dhe demtimit te nervit. Ka raste qe simptomat stabilizohen me kohen.

25


Semundjet Reumatizmale

Fizioterapia dhe nje “kollare ortopedike per qafen” mund te ndihmoje per nje periudhe. Ka situata kur rekomandohet kirurgjia, qe tenton te liroje presion nen te cilin ka hyre nervi i demtuar. Kjo varet nga shkaku, nese eshte disku apo vertebra pergjegjese per kete shqetesim. _____________________

Mielopatia Cervikale

Eshte dhimbje nga palca e kurrizit, ne zonen e qafes. Vjen kur ka shtypje a demtim ne palcen kurrizore. Perseri, Spondiloza Cervikale eshte shkaku kryesor i kesaj gjendje. Ndryshimet degjenerative tek vertebra ngushtojne kanalin neper te cilin kalon palca e kurrizit. Prolapsi i diskut cervikal mund te shkaktoje mielopati, nese prolapsi ndodh ne pjesen qendrore te kanalit vertebral. Vjen menjehere ose per kohe te gjate. Ka disa shkaqe te tjera, me te rralla, qe shkaktojne mioelopatine cervikale. Nje tumor ose infeksion qe ndikon kete zone te palces se kurrizit. Meqenese palca perbehet nga grupe fibrash nervore qe sjellin mesazhe tek truri, nga pjese te tjera te trupit, presioni ne keto nerva, sjell simptoma ne vende te ndryshme te trupit. Simptomat e Mielopatise perfshijne: 

Probleme me ecjen. P.sh. kembet ndihen te mpira dhe te ngatheta.

Ndryshime te sensacionit tek duart. P.sh. mund te jete e veshtire te

26


Dr. Besi

ndiesh dhe njohesh objekte ne menyrat e zakonshme, dhe keni tendence t'jua bien gjerat nga dora. 

Probleme me kontrollin e fshikezes se urines. Si p.sh inkontinence.

Ekzaminimi mjeksor mund te tregoje ndryshime ne ndjeshmeri, force e reflekse te tendineve te kembeve dhe kraheve. Ndoshta ju referojne tek nje specialist per teste te tjera, zakonisht nje skan te rezonances magnetike (MRI) Kjo tregon si eshte ndikuar palca e kurrizit e nese duhet trajtim kirurgjikal per te liruar presionin e vendosur ne te.

***

27


Semundjet Reumatizmale

4 DHIMBJA, Tipet dhe Klasifikimet e Dhimbjes Dhimbja ngelet nje nga metodat baze qe ka trupi yne per te na lajmeruar se dicka nuk shkon. Si dhe paralajjmerim nga eksperienca apo stimuli momental, se nuk eshte ide e mire te mbash doren mbi nje sobe te nxehte. Trupi kerkon vemendje kur dicka ka shkuar gabim ne nje pjese te tij – ky eshte mesazhi kryesor i dhimbjes. Te jete pickim insektesh, semundje kronike, thyerje e kockes, dhimbja eshte sensacion i papelqyeshem dhe nje eksperience emocionale.

28


Dr. Besi

Dhimbja varion ne individe te ndryshem, nje lloj dhimbje te cilen dikush e duron, tjetrin mund te beje te humbe ndjenjat. Ka veshtiresi ta matesh ne njesi, si tensionin a gjakut, kolesterolin e temperaturen, por eshte e mundur te kategorizojme tipe te ndryshme dhimbjesh. Dhimbja Akute dhe Dhimbja Kronike Ka shume klasifikime per dhimbjen. Njera eshte ti ndash ne Akute e Kronike. 

Dhimbja akute vjen papritmas dhe ka kohezgjatje te kufizuar. Zakonisht shkaktohet nga demtime te indeve; si ne kocka, muskuj, organe; dhe shoqerohet me ankth e probleme emocionale.

Dhimbja Kronike zgjat me teper, ne pergjithesi i reziston trajtimit mjeksor. Shoqerohet me semundjet kohe-gjata, si osteoartiti. Ne disa raste, si fibromialgjia, eshte nje nga karakteristikat percaktuese te semundjes. Mund te vije nga demtime te indeve, me shume haset ne demtime te nervave. Si dhimbja akute dhe ajo kronike, ndikojne (dhe ndikohen nga) gjendja mendore e te semurit duke rritur shancet per konsekuenca psikologjike, si ankth e depresion. Ne te njejten kohe, shqetesimet psikologjike, aplifikojne dhimbjen.

Mbi 70% e dhimbjeve kronike te trajtuar me ilace kunder-dhimbjes, kane episode “dhimbje qe kalon barrieren”. Ne raste kur ilacet perdoren rregullisht. Nganjehere spontane, por dhe nga levizje e vogel ne krevat. Ka raste kur efekti i ilaceve eshte ne renie dhe dhimbja fillon para dozes qe duhet marre.

29


Semundjet Reumatizmale

Menyra te tjera si klasifikohet dhimbja Shpesh klasifikohet nda tipi i demtimit qe e shkakton. Dy kategorite kryesore jane ato qe shkaktohen nga demtime te indeve e quajtur Dhimbja Nociceptive, dhimbja e shkaktuar nga demtime te nervave, e quajtur Dhimbje Neuropatike. Ka kategori te 3-te Dhimbja Psikogjenike me origjine fizike nga demtim indesh a nervash, por dhimbja rritet nga faktoret psikologjike: depresioni, ankthi, frika, stresi. Ne disa raste, dhimbja vjen nga gjendjet psikologjike. Dhimbja mund te kasifikohet nga tipi i indit te perfshire ose pjesa e prekur e trupit. P.sh. ka dhimbje muskulare ose dhimbje te kyceve. Fibromialgjia eshte nje rast ilustrues. [A] Dhimbje e Shkaktuar nga Demtime te Indeve. Ne shumicen e rasteve vjen nga demtimet ne inde; mund te jete inde te buta, organe e kocka. Shkaku eshte nje semundje, si kanceri. Ose demtime fizike, nje prerje ne mish a kocke e thyer. Dhimbja qe ndjeni mund te jete e forte, therese, ose pulsuese. Mund te shkoje-e-vije apo konstante. Ju mund te ndieni se dhimbja perkeqesohet kur levizni, qeshni, perkuleni ose merrni fryme; te gjitha keto mund te rrisin intensitetin e dhimbjes. Dhimbja nga demtimet ne inde mund te jete akute. P.sh. demtimet sportive, si nje kyc i demtuar ose gishtat e kembes dhe te dores, shpesh jane demtime te indeve te buta. Mund te jete kronike, si artriti e dhimbjet e perhershme te kokes. Disa mjekime mund te sjellin dhimbje, si radiacioni per kancerin qe demton indet dhe sjell dhimbje. [B] Dhimbja e shkatuar nga Demtimet e Nervave. Nervat jane si kabllot elektrike te trupit, qe transmetojne sinjalet e dhimbjes, ne drejtim te/ dhe nga truri. Demtimet tek nervat krijojne interference me menyren e transmetimit te sinjaleve e kjo sjell qe sinjalet e dhimbjes jane abnormale.

30


Dr. Besi

P.sh. ju mund te ndjeni nje sensacion djegje ne trup, dhe kur s’ka asnje lloj stimuli afer qe shkakton nxehtesi. Diabeti e semundje te ndryshme demtojne nervat, po ashtu traumat, ilacet e kimiterapise, hemorragjia cerebrale e infektimi me virus HIV (SIDA) Dhimbja qe vjen nga demtimi i nervave, mund te jete rezultat i demtimeve ne sistemin nervor qendror (SNQ) ku futen truri e palca e kurrizit. Ose mund te vije si rezultat i demtimit te nervat periferike, nervat ne pjesen tjeter te trupit qe cojne sinjalet tek SNQ. Dhimbja nga demtimet ne nerva, Dhimbja Neuropatike, pershkruhet si sensacion i djegjes dhe i te shpuarit nga brenda. Disa paciente thone: “duket si shok elektrik” te tjeret si te shpuarit nga gjelpera te vogla, ose te shpuarit me thike, disa jane mbi-sensitive ndaj prekjes e nxehtesise. Nje prekje e vogel, qofte nga carqafet, mund te sjelle sensacionin e dhimbjes. Shumica e dhimbjeve neuropatike jane kronike. Shembuj te dhimbjeve nga demtimi i nervave: (1) Sindroma e dhimbjes qendrore – dhimbje kronike qe vjen nga demtime ne SNQ. Pasoje e nje hemorragjie cerebrale, sklerozes, tumoreve e semundjve te ndryshme. Dhimbja eshte e forte dhe konstante, prek nje pjese te madhe te trupit ose zona me te vogla, si kembet apo duart. Dhimbja perkeqesohet nga levizja, prekja, emocionet, dhe ndryshimet ne temperature. (2) Sindromi i dhimbjes regjionale komplekse – dhimbje kronike ne demtime serioze. Si ndjesi e te djegurit te perhershem. Shoqerohet me abnormalitete te ndryshme; djersitje te larte, ndryshime ne ngjyren e lekures, ose enjtje rreth zones se dhimbjes. (3) Dhimbja periferale neuropatike diabetike – vjen nga demtime te nervave ne kembe, duar, dhe krahe te shkaktuar nga diabeti. Ne kete rast dhimbjet jane si ndjesi nxehtesie, te shpuari, dhe si “miza-miza” me sensacione qe ndryshojne ne kohe.

31


Semundjet Reumatizmale

(4) Neuralgjia post-herpetike (shingles) – infeksion lokal, vjen nga i njejti virus qe shkakton “chickenpox-in”. Skuqja dhe dhimbja shoqeruese, qe mund te jete ekstreme, eshte ne nje ane te trupit pergjate rruges se nje nervi. Zakonisht zgjat nje muaj. (5) Neuralgjia trigeminale – vjen nga inflamacioni i nervave faciale. Dhimbja eshte e forte, prek buzet, skalpin, syte, gojen, hunden, mishrat e dhembeve, dhe qafen ne nje ane te faqes apo ne tjetren. Kjo dhimbje riaktivohet nga levizja me e vogel ose te prekesh zonen e afektuar. Konkluzion: Duhet te degjojme mesazhet e trupit, e ti ndjekim me kujdes mjeksor. Problemet me "frymemarrjen, hemorragjite e dhimbjen" jane triniteti themelor i ekzistences tone, e s'duhen injoruar. Mjeksia ka ne dispozicion barna e metoda per te vene dhimbjen ne kontroll, e diagnostikuar burimin e saj, ne menyre qe te keni permiresime. Eshte e rendesishme qe per nje dhimbje te “vogel a qe e keni neglizhuar” permbi 6 jave te kuptoni se quhet kronike, dhe kerkon trajtim te kualifikuar mjeksor.

32


Dr. Besi

5 DHIMBJA E KURRIZIT Dhimbja e kurrizit eshte problem i zakonshem qe prek gati te gjithe njerezit, gjate jetes se tyre. Dhimbja mund te filloje pasi rrini per nje kohe te gjate ne kembe, perkuleni ne ekstrem, ose ngrini pesha ne pozicion jo korrekt. Zakonisht, dhimbja e kurrizit nuk shkaktohet nga nje gjendje serioze dhe, ne shumicen e rasteve, permiresohet brenda 12 javesh. Trajtohet me sukses duke marre ilace per dhimbjen e duke qendruar aktive ne jetene perditshme. Shkaktaret: Ne shumicen e rasteve nuk ka demtime serioze te organeve apo semundje por “terheqje te vogla” ose demtime te vogla, ose “pickim” e irritim te nervave. Dhimbja mund te vije nga aktiviteti ditor ne shtepi apo ne pune, ose mund te zhvillohet gradualisht. Ne shkaqet e mundshme futen: 

Perkulje ne pozicione ekstreme ose per nje kohe te gjate

Ngritje, mbajtje ose shtyrje peshash te renda

Rrotullime, perkulje te shpejta

Mbi-terheqje te muskulatures

Nisja e makies ne pozicion te kerrusur ose per kohe te gjata pa pushime.

Mbi-perdorim te muskulatures gjate sporteve ose levizjeve te perseritura

33


Semundjet Reumatizmale

Faktoret predispozues: 

Mbipesha – duke shtuar presionin ne shtyllen kurrizore

Duhani – mund te shkaktoje demtime ne strukturat e indeve te kurrizit. Njerezit qe pine duhan kane stil-jete me pak aktiv.

Shtazania – pesha shtese e femijes sjell stres ekstra ne kurrizin tuaj

Perdorimi per kohe te gjate i disa ilaceve dobeson kockat. (si kortikosteroidet)

Stresi – shkakton tension ne muskulaturen e kurrizit, kjo sjell dhimbje.

Depresioni – dhimbja ne kurriz mund te sjell depresion, kjo mund te rezultoje ne rritje te peshes, e cila sjell rritje te dhimbjes se kurrizit, qe e perkeqeson depresionin. Rreth vicioz.

Tipet e Dhimbjes se Kurrizit 

Dhimbje ne qafe

Dhimbje ne shpatull

Shpatull "e ngrire”

Spondiliti Ankiloz

Hernie diskale e shtylles kurrizore

Shiatika (probleme te nervit shiatik /sciatica

Trajtimi i Dhimbjes se Kurrizit Nese ju dhemb kurrizi eshte mire te jeni aktive dhe te vazhdoni jeten e perditshme. Ne te shkuaren mjeket rekomandonin qetesim e pushim per dhimbjen e kurrizit, sot shumica e eksperteve pranojne se po te jeni inaktive per kohe te gjate eshte me keq per dhimbjen e kurrizit tuaj. Aktivitet i moderuar, si te ecurit e puna e perditshme, ndihmojne ne permiresimin e dhimbjes. Mund te merrni qetesues si paracetamol ose ibuprofen, ne ndjeni se keni nevoje per to. Kompresa te ftohta ose te ngrohta mund te ndihmojne. Keto gjinden ne farmaci, ose perdorni zarzavate te ngrira qe mbajme te gjithe ne frigorifere. Po ashtu nje borse me uje te nxehte mund t’ju sjelle lehtesim.

34


Dr. Besi

Gjendja mendore ka rol ne kete aspekt, sigurisht eshte e veshtire te jesh i lumtur kur ke dhimbje, por studimet kane provuar se personat qe jane pozitive permiresohen me shpejt se ato qe kalojne ne depresion. Disa njerez zgjedhin te bejne terapi manuale, si fizioterapi, kiropraktike dhe osteopati, ne moment qe fillon dhimbja; kjo behet privatisht duke paguar per sherbime te tilla.

35


Semundjet Reumatizmale

Per dhimbje kurrizi qe zgjat mbi 6 jave (mjeksia e quan – kronike) trajtimi tipik perfshin qetesues, akupunkture, klasa me ushtrime fizike ose terapi manuale. Kur gjithshka deshton e s’ka permiresime, konsiderohet trajtimi kirurgjikal. Kur duhet te shkoni tek mjeku: Shumica e personave me dhimbje ne kurriz permiresohen pa nevoje te vizitohen tek mjeku, por nese keni problem me shkallen e dhimbjes, adresohuni si fillim tek mjeku i familjes. Duhet te kerkoni ndihme te menjehershme mjeksore kur dhimbja e kurrizit shoqerohet me: 

Temperature 38 grade, ose me shume

Humbje peshe te pashpjeguar

Enjtje ne kurriz

Dhimbje kurrizi konstante, qe nuk permiresohet pasi shtriheni

Dhimbje ne gjoks, ose ne pjesen me te larte te kurrizit (nga pas – gjoks/qafe)

Dhimbje ne kembe dhe poshte gjunjeve

Humbje te kontrollit te fshikezes se urines dhe te defekimit

Pamundesi per te urinuar

Mpirje perreth organeve gjenitale, te ndenjurave dhe regjionit anal.

Rritje e dhimbjes gjate nates (perkeqesim)

Keto shenja ne mjeksi quhen “red flad symptoms” dhe mund te jene tregues te problemeve serioze. Si te tilla s’duhen injoruar! Si te parandalojne dhimbjen e kurrizit: menyra si rrini ne kembe, ulur, ne

pune dhe veprimet gjate aktivitetit te perditshem; ndikojne ne shendetin e kurrizit tuaj. Mundohuni te evitoni presion ekstrem ne kurriz qe ai te jete i forte dhe elastik. Ushtrime te ndryshme, me mase, si ecja, noti, yoga ose pilates, permiresojne elasticitetin dhe forcojne muskujt e kurrizit tuaj. Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, shkruan per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale dhe fushat humane. http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk London, June 2015

36


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.