Si Funksionojne
Organe, Sisteme & Aparatura Mjekesore Si Funksionojne? Dr. Besi
***
© 2014-2016 DBMI Te gjitha te Drejtat e Reservuara
2
DBMI
Parathenie Ne feedback lexuesit shkruajne: “per menyren e shpjegimit e sa qarte me kuptojne” Kjo eshte inkuarajuese ndaj jam munduar te fus dhe aparatura mjeksore ne menyre qe publiku te marre esencen e funksionit te tyre. Per tematiken e mjekesise, nga specialitete, semundje e ilace, tendenca eshte ti shpjegojme per njeriun mesatar pervec rasteve kur theksojme se materiali eshte vetem per profesionistet e shendetit. Ka nje dileme per cdo edukator te gjeje balancen mes kerkesave te publikut e profesionisteve. Mendoj se shume here ja kemi arritur por ne disa raste nuk mund te kenaqesh te gjithe me ‘te njejten menyre te shkruari’ ose eshte krejtesisht e pamundur te reduktosh koncepte vitale te profesionit qe jane pertej kuptimit te njeriut te zakonshem. P.sh. ne rastin e meningjitit e ndava ne 2 pjese: Meningjiti per pacientet e prinderit, Meningjiti per profesionistet e shendetesise. GJithsesi DBMI eshte platforma me e lexuar ne mjekesine Shqipe pasi nje nga faktoret baze, pervec cilesise e sasise, ngelet lehtesia ne te kuptuar. Me kerkesat, vizitat, dhe fjalet e tyre lexuesit e kane vertetuar kete fakt.
3
Si Funksionojne
4
DBMI
5
Si Funksionojne
6
DBMI
7
Si Funksionojne
8
DBMI
9
Si Funksionojne
10
DBMI
11
Si Funksionojne
12
DBMI
13
Si Funksionojne
14
DBMI
15
Si Funksionojne
16
DBMI
17
Si Funksionojne
18
DBMI
19
Si Funksionojne
20
DBMI
21
Si Funksionojne
22
DBMI
23
Si Funksionojne
24
DBMI
25
Si Funksionojne
Ne materialet e ardhshme te DBMI do ndalemi ne sqarime te detajuara te biologjise qelizore, imunologjine, gjenetiken dhe metodat e reja te kurimit.
26
DBMI
27
Si Funksionojne Wilhelm Roentgen (1845 - 1923) beri histori me rrezet-X, kjo i solli fame nderkombetare dhe cmimim Nobel ne Fizike ne 1901 (i pari qe e mori) Si adoleshent perjashtohen nga shkolla per pasoje s’lejohet te shkoje ne asnje shkolle te ngjashme ne Hollande. Aplikon ne nje kolegj ne Zyrih ku studion per ing. mekanik. Kalon ne Universitetin e Strasburgut si lektor e me pas profesor i fizikes. Statusi i tij kish arritur ne permasa, qe me 1899 qeveria Bavareze kerkoi te behet Shefi i Dept. Fizikes ne Universitetin e Mynihut. Zbulimi i madh u be me 1895-en, rrezet - x., termi vjen nga simbolin matematik per te panjohuren. Shume njerez i quajten rrezet Rontgen, ai preferoi rrezet-X. Imazhi i dores se gruas se tij Anna, me unazen e marteses, u be i famshem ne boten e shkences. Per ironi te fatit Rontgen e vonoi publikimin duke kujtuar se koleget do talleshin, ndodhi e kunderta. Ne librin “Historia e Mjeksise” Robert Margotta thekson: “Per pak jave nga ky zbulim, e gjithe bota e pranoi si nje nga me te rendesishmit ne historine e mjeksise." Rontgen refuzoi te bente patente, duke e lene falas per te gjithe,
dhe parate e cimmit Nobel ja dha Universitetit. Vdiq me Shkurt 1923 pasi la amanet qe cdo leter e korrespondence nga ai te digjej. Kjo deshire ju plotesua. Ne 2004 nje element kimik emertohet Rontgen.
(marre nga Libri i DBMI Historik i Mjekesise)
28
DBMI
29
Si Funksionojne
30
DBMI
Integration of the multislice PET scanner into a 7-T MRI apparatus.
http://www.nature.com/nm/journal/v14/n4/fig_tab/nm1700_F1.html
31
Si Funksionojne
32
DBMI
Si shoqeri kemi kaluar ne fazen: over-reliance on technology (sic) dhe mjekesia nuk ben perjashtime. Perceptimi qe kemi dhe menyra si e perdorim skanerin MRI, sherben si ilustrim tipik i ketij fenomeni. Sigurisht, kompjuteret jane te mrekullueshem pasi ndihmojne jeten tone ne shume menyra por ne kete fushe duhen konsideruar per ate cfare jane: mjete ndihmese diagnostike. Kur ben dicka be all and end all (sic) krijojme pritshmeri te rreme, nenvlehtsojme detajet dhe, arrijme ne konkluzione te gabuara.
Dhe pika me kryesore. Shqiperia eshte vend me pervoje te mire mjekesore. Nisur se kudo ne bote, mjekesia mori zhvillim ne 150 vitet e fundit, nuk jemi shume prapa por mungesa e arsimimit solid te popullates ne te njejten periudhe, ka lene pas disa problematika ne koncepte dhe mentalitet. Mjekesia Shqiptare ne 60 vite plus, ka pasur mjeke terreni, kliniciste & edukatore te shkelqyer, te cilet arriten te shtojne numrin e popullates nhere ne pika qe s’ishin menduar 2 gjenerata me pare; nga lindjet e vaksinimet, nutricioni & edukimi shendetesor, aksidentet e semundjet kronike; krijuan degezime, kontroll dhe mbulim disa-nivelesh qe eshte paprecedente ne shpejtesine e tij. Duke mbi-protestuar per “nje skan� nenvleftesohet dhe puna e mjekeve sot, jane me 00-000 ekzaminime, konsulta, vizita ne shtepi, ilaca te dhena e procedura te kryera. 33
Si Funksionojne Dite dhe nate, ne cdo 24, ne te gjithe vendin, te cilat behen (dhe) pa skan. Kjo sjell ne piken 4… Mjekesia ka shume rutine, pa permendur regjistrimin e bureokracine; si art bazohet te kujdesi & humanizmi i personelit. Me ose pa skan, puna vazhdon dhe natyra ben te veten. Ne bote eshte e veshtire te ndash implikimet ligjore nga ato mjeksore, ne Shqiperi do shtoja dhe politiket. Skaneri me shume se proteste po behet si ‘ankesa ku bashkohet te gjithe’
MRI skan nuk duhet bere nga demtimi por shenjat specifike klinike e simptomatika e demtimit.
MRI jep strukturat anatomike, ne disa raste mund te na tregoje ku gjenerohet dhimbja por nuk jemi te afte te ndajme abnormalitetet normale nga abnormalitetet pa dhimbje. p.sh abnormalitetet ne shpatullen dhe shpinen-lumbare ne njerez asimptomatike jane aq te perhapura, sa gjetjet asimptomatike shkojne nga 30-60% Ne keto abnormalitete futen atropatite, semundjet degjenerative te disqeve, kompresion te nervave, dhe protruzione te diqeve.
Ne shume demtime muskulo-skeletore, problemet me serioze ose kirurgjia patologjike mund te eleminohen nga ekzaminimi i kujdeshem fizik, marrja e anamnezes dhe imazhet bazike (grafi)
Shpesh ndodh, qe mbi-hetimet dhe duke u bazuar shume te skaneri, pa simptoma dhe shenja specifike klinike; me shume turbullojne sesa qartesojne problemet e pacientit.
Skaneri eshte i kushtueshem dhe kerkon shume resorce ne cdo sistem shendetesor. Pacientet e referuar ne skan, kerkojne me pas interpretim nga specialistet, pritjet per vizita, konsulta e programe, shtojne ankthin e pacientit, vonojne trajtimet e terapine, kthimin ne pune dhe sherimin.
False Positives (sic) Disa here interpretimet jane bere gabim dhe perdoren kunder pacientit, ne demtime, aksidente, komisione shendeti (skaneri thote Jo) e gjetjet abnormale ne MRI s’konsiderohen kur abnormaliteti mund te jete shkaktari i dhimbjes.
34
DBMI
Skaneri eshte nje nder veglat e diagnostikes, “as me i miri e as me i sakti!” duke u bazuar ne shume ne te, tek nje pacienet mund te perdoret si evidence e gabuar. Nje problem neurologjik ne MRI-scan te nje pacient ne dhimbje, mund te jete asimptomatik te tjetri. Skaneri mund te dale normal, struktura mund te jete me dhimbje! Kjo teknologji, si cdo tjeter, ka kufizimet e saj, per nje pacient, profesionistet dhe per shoqerine. More treatments = better care. (sic) Po mesojme pacientet me kete ekuacion, ‘me shume trajtim = me i mire kujdesi’ kur po na ndodh e kunderta. Me shume trajtim po i demton duke i lene me pasoja atagjata, pa llogaritur vonesat qe kjo sjell ne trajtimet standarte, paralizimin e sistemit dhe humbjen e besimit te pacientit te shendetesia. Mjeket gjithmone kane qene nen presion te kenaqin pacientin, tashme ka kaluar ne nivele ekstreme duke ‘hapur rruge’ e shtuar ‘nje skan me teper’ po rriten nivelet e ankthit dhe vonohen qofte diagnoza rutine. Ne 2012 nje studim nga Yale School of Medicine gjeti se <5% e MRI ose CT scans te bere ne dhomat e urgjences per dhimbjet e kokes tregoi evidence per probleme serioze, si tumore ne tru, aneurizma a hemorragji cerebrale. Po gjinden korrelacione mes gjykimit te dobet klinik dhe deshires se mjekut per te cuar pacientin ne skan. Atij i duhet me pak kohe te rekomandoje nje skan sa te beje ekzaminim fizik te hollesishem. Overuse & overkill. (sic) Nje studim tjeter gjeti se ne 221 paciente qe bene MRI, rezultatet treguan se vetem 5.9% u duhej. Ndersa 94.1% sakrifikuan kohe e para, per me keq perdorimi i MRI nuk eshte aq efektiv sa metodat e tjera. Po ashtu, thuhet se klinicistet e mire “nuk perdorim skanerin te gjeje dicka, ne 90% te rasteve ata e kane per te konfirmuar dicka” Scanning Everbody (sic) ne 5 Tetor 2010 ne JAMA The Journal of the American Medical Association nje studim analizon data ne gjithe Ameriken, nga 65.376 demtime ne ER (dhomat e urgjences) vitet 1998-2007. 35
Si Funksionojne Ne 1998 nje person ne ER kish 6% shanc per te pasur CT ose MRI scan. Ne 2007 numri kalon 15% Gjendjet jete-kercenuese jane zbuluar ne 1998 ne 1.7% ne 2007 gati 2% Si thote nje studiues "'What the heck are these people doing? They're just scanning everybody,'" [cfare dreqin po bejne keta njerez? ata po skanojne te gjithe] Dicka qe ka filluar te ri-permendet jane niveli i dozave te radiacionit qe pacientet marrin krejt pa qene nevoja. Kirurgu Amerikan Atul Gawande shkruan ne The New Yorker, me 11 Maj 2015: “studimet tregojne se virtualisht cdo familje ne kete vend, i eshte nenshtruar mbi-testimeve dhe mbi-trajtimeve ne nje forme ose ne nje tjeter.
DMI (Direct Medical Imaging), a Private Medical Practice dmi-uk.com
Nese kerkon ne internet, pavaresisht per ‘dhunen ne mjekesi a tarifat e studimit’ te del para i shumepermenduri skan. Skaneri erdhi, u hoq, u prish, u rregullua, u inagurua, skan te privati, s'ka skan, s'punohet pa skan, mjeket ankohen per skanerin, i semuri ne koma skan s’ka etj. Lexuesi i rregullt i DBMI eshte i bindur se nuk hedhim poshte vlere e skanerit, si nje vegel te dobishme ne diagnostike (nje prej disash) qe ndihmon klinicistet ne vendime. Kur ben dicka be all and end all (sic) krijojme pritshmeri te rreme, nenvlehtsojme detajet dhe arrijme ne konkluzione te gabuara.
36
DBMI
Angiograma: (angiografia): Nje tub i holle dhe elastik futet ne arterie, injektohet nje ngjyre/boje speciale, dhe grafia (rrezet-x) tregon qarkullimin e gjakut ne arterie. Zonat e ngushtuara ose qe kane hemorragji shpesh mund te indentifikohen me angiografi.
Angiografia Tomografike e Kompjuterizuar: (CT-A Scan): Skaneri ben grafi te shumefishta, dhe kompjuteri i bashkon ne imazhe te detajuara te arterieve. Kjo metode shpesh mund te shohe ngushtime apo probleme te arterieve me me pak risk se angiografia. Testi i Stresit; me ushtrime fizike ose me ilace, stimulohet zemra qe te rrahe me shpejt. Keshtu rritet fluksi i gjakut ne te, ngushtimet ne arteriet koronare mund te zbulohen me teknika te ndryshme.
37
Si Funksionojne Angiografia e Rezonanaces Magnetike (MRA scan): skaneri MRI perdor nje magnet shume te fuqishem dhe nje kompjutet qe detajon imazhet e strukturave te trupit, duke na dhene keshtu paraqitjen me te shkelqyer te arterieve.
Biopsia Arteriale: hiqet nje pjese e vogel nga arteria dhe ekzaminohet ne mikroskop, zakonisht per te diagnostikuar vaskulitin. Me shpesh kjo behet tek arteria temporale.
www.slideshare.net
38
DBMI
39
Si Funksionojne TRANSFUZIONI I GJAKUT
Shenja me e qarte për një Transfuzion gjaku është ne rastet e Hemorragjisë, veçanërisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zëvendësuar me shpejtësi e ne sasinë e plote. Ne hemorragjitë e ngadalshme, gjaku zëvendësohet gjithashtu - por jepet me kohe me te ngadalte - për te mos renduar punën e zemrës. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegieve nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmës e për pasoje presioni i gjakut bie. Kjo është tepër e rrezikshme!
Ne një moment hemorragjik humbja e plazmës konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe. Ne fakt kur nuk kemi mundësi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet një solucion te dobët salin (kripor) me PH te njejte me gjakun [NaCl – 0.9 %] për te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijmë te marrim furnizime me gjak. Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqë janë faktorë e mekanizma te tjerë ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse: (1.) Anemia zakonisht trajtohet me metoda te zakonshme, si ilaçet. ( 2.) Ne Transfuzione gjithmonë ka një element Risku - sado te vogël. (3.) Anemia është ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhënia e sasive te mëdha te lëngjeve direkt ne qarkullimin vazal, mund te mbisforcoje një zemër paksa te dëmtuar nga anemia.
40
DBMI
Ka dhe raste kur mund te behet transfuzion, ne anemi tepër te avancuara. Kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmën nga gjaku. Një rëndësi te veçante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku, pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikëpyetje suksesshmërinë e operacionit. Transfuzione gjaku përpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bëjnë te mundur qe kirurget te bëjnë ndërhyrje te tilla, qe paraardhësit e tyre shume vjet me pare veç mund ti ëndërronin. (foto http://www.aviva.co.uk)
Ka raste te pafundme se kur mund te jepet një transfuzion gjaku, por mendja menjëherë te shkon te përdorimi numër një dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjetër veçse ne lufte. S'mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftës se dyte Botërore te forcave aleate, te cilët bene transfuzione e operime ne një shkalle te papare ndonjëherë. Me një guxim vetëmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijën e frontit apo fare pranë tij. Ky ka qene një faktor qe s'mund te konsiderohet i vogël ne fitoren përfundimtare.
41
Si Funksionojne
42
DBMI
43
Si Funksionojne
44
DBMI
EKG-ja eshte test per kontrollin e (i.) ritmit te zemres (ii.) aktivitetit elektrik te saj. Sensoret te ngjitur ne lekure diktojne sinjalet elektrike qe prodhon zemra juaj ne cdo rrahje. Sinjalet regjistrohen nga makina dhe analizohen nga mjeku per anomali. Kardiologu ose cdo mjek, mund te kerkoje EKG-ne per ju, kur mendojne se keni probleme me zemren. Testi administrohet ne spitale por e ben dhe mjeku i familjes. Megjithse emrin duket njesoj elektrokardiograma s’eshte njesoj me ekokardiogramen, qe eshte skan i zemres. Ketu shikoni si funksionon sistemi elektrik i zemres, klik Aritmia. Kur perdoret. Zakonisht se bashku me testime te tjera per te monitoruar dhe diagnostikuar problemet qe ndikojne zemren. Mjeku e rekomandon kur ka dhimbje ne gjoks, ndryshime te ritmit (palpitacione) marrje mendesh e marrje fryme. Cfare dallon EKG-ja? Ajo ndihmon per te diktuar: • Aritmite kur zemra rreh shume shpejt, shume ngadale apo ne forme te crregullt • Semundjet koronare te zemres, kur furnizmi me gjak i zemres bllokohet ose nderpritet nga depozitet yndyrore ne arteriet koronare • Goditjet ne zemer, kur qarkullimi i gjakut ne zemer nderpriret menjehere • Kardiomiopatite, kur muret e zemres zgjerohen ose trashen. EKG perdoret disa here gjate kohes qe jeni dagnostikuar me probleme kardiake ose kur merrni barna me potencial te ndikojne zemren.
45
Si Funksionojne Tipet e EKG-se. Jane tre metoda kryesore: • EKG ne pushim, kur jeni i shtrire ne pozicion te rehatshem. • EKG nen stres, kur jeni duke i dhene nje biciklete ne kabinetin mjekesor • EKG ambulatore, elektrodat lidhen ne nje makine portative, keshtu monitorohet zemra juaj ne shtepi per nje ose me shume dite. Cilin tip do zgjedhe mjeku per ju eshte ne varesi te simptomave tuaja dhe dyshimeve qe ka ai. p.sh. nese simptomat vijne pas aktivitetit fizik zgjidhet metoda no.2 por nese ato jane te papredikueshme dhe vijne papritmas mund te behet metoda no.3.
EKG standarte me 12 lidhje
Efektet anesore EKG-ja eshte test i shpejte, i sigurte e pa dhimbje. Gjate kesaj procedure s’futet elektricitet ne trupin tuaj por rekordohen ato te zemres. Ka nje fare bezdie kur hiqen elektrodat, e disa njerez kane pak skuqje per nje fare kohe.
46
DBMI
Ekziston nje shanc qe gjate EKG-se nen stres ju mund te keni dhimbje ne gjoks, ritem te crrregullt te zemres e ne pak raste goditje ne zemer; por jeni nen monitorim konstant nga personel i mire-tranjuar te njohin keto efekte dhe ti pergjigjen cdo lloj urgjence, kjo behet ne spitale dhe testi mund te ndalohet nese nuk ndiheni mire.
Dializa eshte nje procedure mjekesore qe heq produktet jashteqitese dhe lengun e shtuar nga gjaku ne rastet kur veshkat nuk funksionojne normalisht. Zakonisht behet duke kaluar gjakun neper nje makineri qe e pastron ate. Pse behet dializa? Normalisht filtrimi i gjakut eshte pune e veshkave, ato heqin lengjet e tepert duke prodhuar urinen dhe pastruar substancat e demshme. Kur veshkat demtohen si ne raste te semundjve kronike, p.sh. insuficence renale, keto substanca e lengu mblidhen ne trup ne nivele te rrezikshme. Lene te patrajtuara ata sjellin simptoma te demshme deri ne fatalitete. Pikerisht kete e parandalon dializa. Sa kohe rrihet ne dialize? Varet. Ka raste kur insuficenca renale eshte e perkohshme dhe dializa ndalohet kur veshkat e ri-marrin funksionin. Por shpesh ne insuficence renale do duhet nje transplant i veshkave dhe dializa ju ndihmon deri ne kohen qe gjindet nje donator i pershtatshem. Si dhe ka raste, kur transplanti nuk eshte per ju, ndoshta nuk jeni ne gjendje te perballoni nje operacion madhor dhe dializa vazhdon gjate gjithe jetes.
47
Si Funksionojne Si funksionon dializa? Ka dy tipe te dializes: ď&#x201A;ˇ
hemodialize
ď&#x201A;ˇ
dialize peritoneale
Foto ilustruese nga www.healthxchange.com.
A) Hemodializa eshte me zakonshmja dhe ajo qe dine me shume njerezit (haemo-gjak) Nje tub lidhet me krahun tuaj nepermjet nje gjelpere. Ne te kalon gjaku qe hyn ne makinen filtruese perpara se te ri-kthehet ne krah nepermjet nje tubi tjeter. Zakonisht behet 3x/jave, ku cdo seance zgjat ~4h. B) Dializa peritoneale, perdor pjesen e brendshme te abdomenit tuaj (peritoneumin) si nje filter, dhe jo makinerine. Po ashtu si veshkat, peritoneumi ka mijera ene te vogla gjaku, duke u bere mekanizem i dobishem filtrues. Para trajtimit behet nje incizion ne trupin tuaj (prerje) dhe futet nje tub i holle (kateter) ne hapesiren abdominale ose kavitetin peritoneal. Tubi lihet aty ne menyre permanente. Lengu pompohet ne kete kavitet (hapesire) nepermjet kateterit. Kur gjaku kalon ne enet e holla qe jane aty, produktet e demshme e lengu i tepert terhiqen nga gjaku dhe kalojne ne lengun e dializes. 48
DBMI
Lengu i perdorur mbahet ne nje qese per disa ore dhe zevendesohet ne leng te fresket. Ndryshimi lengut zgjat 30-40 minuta, dhe behet 3-4x /dite. Disa preferojne qe kjo te ndodhe naten kur jane duke fjetur. Cila eshte dializa me e mire? Ne shume raste pacienti zgjedh vete dializen e tij, te dy teknikat ndryshojne, kane avantazhe e disavantazhe, sip.sh: â&#x20AC;˘ Hemodializa ka trajtim 3x ne jave e ju keni 4 dite te lira, por trajtimi zgjat shume dhe ndoshta duhet bere ne spitale. â&#x20AC;˘ Dializa peritoneale behet ne shtepi e disa here kur pacienti eshte ne gjume, por duhet te behet cdo dite. Per te marre nje vendim qe i pershtatet pacientit, bisedohet me grupin kurues dhe ka mundesi te provohen te dyja, derisa te vendoset me e pershtatshmja per individin. (foto nga www.mmgazette.com)
Efektet anesore. Haemodializa sjell krampe muskulare e kruarje ne lekure. Dializa peritoneale ju ve ne rrisk per peritonit (infeksion i membranes se holle te mbeshtjell abdomenin) te dyja tipet ju lene mjaft te lodhur. 49
Si Funksionojne Jeta me dialize. Shume individe vazhdojne jeten e tyre normale dhe nese ndihen mire ato merren me: pune, studime, i japin makines, bejne not e shkojne me pushime. Ky trajtim kompenson ne menyre te pjesshme dhe nuk zevendeson plotesisht veshkat tuaja. Kjo d.m.th qe shume njerez qe jane ne dialize vdesin nese nuk kane transplant te veshkes.
http://www.slideshare.net/doctorrao/human-safety-in-dialysis-units
Zakonisht kjo ndodh me te moshuarit ose pacientet me probleme te tjera shendetesore. ď&#x201A;ˇ
Nje individ qe fillon dializen ne moshen 30 vjecare ka jetegjatesi 20 vite ose me shume,
ď&#x201A;ˇ
ndersa dikush mbi 75 vjec mund te mbijetoje vetem 2-3 vite.
Por duhet te jemi optimiste pasi keto shifra po permiresohen ne kete dekade dhe shancet jane ne rritje. 50
DBMI
Auriskop/i, instrument mjekesor qe ka drite dhe lente zmadhuese perdoret per ekzaminimin e veshit te jashtem – vecanerisht membranes timpanike. Ndryshe quhet dhe otoskop/i
Tonometri (the tonometer) Mat presionin ne sy. Mjeku hedh “nje ilac mpires” ne syrin tuaj. Uleni afer nje llampe, vini mjekren e ballin tek aparatura, dhe doktori sheh nje imazh te zmadhuar te syrit tuaj, qe levizet perpara derisa tonometri, nje prizem plastik, gati prek kornean per te matur PIO. Ky test eshte i shpejte, i lehte e pa dhimbje.
Pakimetri
(the
pachymeter)
Mat
GJQK
(gjeresine
qendrore
te
kornese/kornea) Si me tonometrin doktori “anastezon syte tuaj” e vendos perpendikular me te nje aparature te vogel.
51
Si Funksionojne Testi i Vizionit Periferik. Ne glaukoma, pikerisht vizioni perferik demtohet me shpesh, per kete ai mund te perdore metoda te ndryshme. Nje teknike moderne sot eshte te afrosh mjekren perpara nje ekrani konkav, kur sheh nje drite qe hapet-e-iken, shtyp nje buton. Ne fund mjeku ka rezultatet per vizionin tuaj periferik.
Oftalmoskopi. Eshte nje instrument me te cilin mjeku shikon direkt nepermjet puplies tuaj tek nervi optik. Ngjyra dhe paraqitja i tregojne nese ka filluar demtimi nga glaukoma dhe ne câ&#x20AC;&#x2122;shkalle ka arritur. Kjo teknike e thjeshte, dhe sot, ngelet me themelorja ne diagnositikim e monitorizim te glaukomes.
Tomografia me Rreze Lazer. (HTR3) Polarimetria me Lazer (GDX) dhe Tomografia e Qartesise Okulare (OCT, e vjetra ose OCT-ja e re- spektrale) dhe Fotografime te nervit optik. Gonioskopia. Shikon kendin irido-korneal.
52
DBMI
53
Si Funksionojne
Laparoskopia, eshte procedure mjekesore gjate te ciles kirurgu futen ne zonen abdominale dhe pelvis pa bere carje te medha ne lekure. Njihet si kirurgjia invazive minimale ose ne anglisht keyhole surgery. (keyhole â&#x20AC;&#x201C; vrima e celesit) Meqe kirugu perdor nje instrument te quajtur laparoskop, ka mundesi te evitoje incizione te medha gjate laparoskopise. Nje tub i holle me burim drite e kamera, percon imazhet e brendshme te abdomenit e pelvisit ne nje monitor televiziv. Kjo teknike ka disa avantazhe krahasur me kirurgjine tradicionale: koha e permiresimit te zones se hapur dhe e ndenjes ne hospital eshte me e shkurter, ka me pak dhimbje e gjakrrjedhje pas operacionit, po ashtu shenja e lene eshte me e vogel. Ku perdoret Laparoskopia? Perdoret ne shume gjendje shendetesore per te diagnostikuar ose ne procedura kirurgjikale per te hequr pjese te semura e te demtuara ose per te marre nje moster per biopsi. (klik per Biopsia) Laparoskopia perdoret zakonisht ne gjinekologji - ne sistemin riproduktiv femeror, gastroenterologji - per gjendjet qe prekin sistemin digjestiv dhe, urologji - per problemet e sistemit urinar. Si behet laparoskopia? Procedura nuk ka dhimbja pasi kryhet nen anestezi te pergjithshme. Kirurgu ben nje a me shume incizione te vogla ne abdomen, ku fut laparskopin, veglat e vogla kirurgjikale dhe nje tub qe pompon gaz ne abdomen. Keshtu e ka me te lehte te shohe dhe te operoje. Pas procedures, gazi hiqet, incizionet mbyllen dhe vihet garza mbi plage. 54
DBMI
Ne shume raste ju mund te shkoni ne shtepi brenda dites, ose mund te rrini nje nate ne spital. A eshte e sigurte laparoskopia? Sot kjo eshte nje teknike e zakonshme dhe komplikacionet serioze jane te rralla. Ato grupohen ne: Komplikacione minore: • Infeksione • Gjakrrjedhje te vogla • Ndjesi te vjelli ose te vjella • Komplikacionet serioze
Komplikacione serioze, qe jane te rralla dhe ndodhin 1 ne 1000 paciente, ketu futen: • Demtim ne nje organ, si ne zorre ose fshikezen e urines, qe mund te sjelle humbje te funksionit. • Demtim ne nje arteri madhore • Komplikacion nga perdorimi i gazit CO2, bulezat e tij mund te hyjne ne vena e arterie. • Reaksion serioz alergjik ndaj anestezise se pergjithshme. • Tromb ne vena, zakonisht ne venat e kembes qe mund te largohet dhe udheton drejt mushkerive, duke bllokuar qarkullimin e gjakut.
55
Si Funksionojne
56
DBMI
57
Si Funksionojne
58
DBMI
59
Si Funksionojne
60
DBMI
61
Si Funksionojne
DBMI Shtator 2016
62