Syri, Semundje te Syrit

Page 1

Syri & Sëmundje të Syrit

Dr. Besi


Manual Mjekesor per Syrin & Semundjet e Syve

Astigmatizmi, Strabizmi, Colour Blindness, Konjuktiviti, Miopia, Hipermiopia, Glaukoma etj

Dr. Besi


Syri & Sëmundje të Syrit

Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Dr. Besi Qershor 2015 Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: Syri & Sëmundje të Syrit

Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Per informacion kontakto; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk

***

Syri & Semundjet e Syrit Mars 2012 - Qershor 2015

Tirane - Londer © Dr. Besi


Fakte per Syrin


Anatomia e Syrit

Kornea:

pjesa e qarte ne fillim te dritares se syrit. Kornea transmeton dhe fokuson driten ne sy.

Irisi:

pjesa me ngjyre e syrit. Irisi ndihmon ne rregullimim e sasise te drites qe hyn ne sy.

Lente:

struktura transparente brenda syrit qe fokuson rrezete e drites ne retine.

Macula:

nje zone e vogel ne retine ne qeliza sensitive ndaj drites. Makula na lejon te shohim qartesisht detajet e imeta.

Nervi Optik:

nervi qe lidh syrin me trurin. Nervi optik percon sinjalet qe formohen te retina drejt trurit, aty interpretohen si imazhe.

Pupila:

qendra e erret ne mes te irisit. Pupila vendos sa drite do te lihet brenda ne sy. Ndryshon madhesine per te lejuar sasine e drites me te cilen perballemi ne.

Retina:

mbeshtjellja nervore ne fund te syrit. Retina ndjen driten dhe krijon impulset qe nervi optik percjell ne tru.

Vitreous: substanca e qarte ne forme xhelationze qe mbush mesin e syrit.


Astigmatizmi Megjithese termi tingellon i frikshem dhe s & z e bejne pak si te rrezikshem, ne realitet eshte nje gjendje minore e syrit, qe sjell vizion te turbullt apo te zhvendosur. Vjen kur kornea dhe lentja e syrit nuk kane formen e kurvatures perfekte sic duhet te jete ne ate vend. Shumica e njerezve qe mbajne syze kane nje fare shkalle astigmatizmi. Mjekesia e klasifikon te gjendjet e syrit qe i quajme gabimet refraktive, po aty ky fusim miopine dhe hipermiopine. Nese ju keni astigmatizem te padiagnostikuar shancet jane se mund t’ju shkaktoje dhimbje koke, lodhje te syve dhe mungese te aftesise per tu perqendruar gjate puneve te zgjatura ne kohe, si psh. nje detyre ose lexim ne libra dhe kompjutera.

Shkaktari i astigmatizmit. Zakonisht vjen nga kornea ose lenteja ne forme te crregullt. Kornea eshte pjesa transparente e indit qe e shohim ne fillim te syrit. Ajo duhet te kete kurvature si siperfaqja e nje topi futbolli, ne disa raste ngjan me shume me nje top regbie 6


(rugby) Keshtu, rrezet e drites qe hyjne brenda nuk fokusohen dhe kjo sjell imazhe te turbullta. Ne shumicen e rasteve astigmatizmi eshte i lindur por dhe zhvillohet pas nje demtimi te syve ose vjen si pasoje e komplikacioneve post-operatore te syrit. Tipet e astigmatizmit Ka dy tipe te tij, te rregullt dhe te crregullt. Astigmatizmi i rregullt eshte ne rastet kur kurbatura e kornese tenton te jete me shume ne nje drejtim se sa tjetrin. Haset me shpesh dhe korrektohet mjaft lehte me syze ose lente optike. Atigmazitmi i crregullt eshte kur kurbatura e kornese nuk eshte as pergjate siperfaqes se syrit. Ne vend se te jete ne nje drejtim, shihet ne shume drejtime, ose kurbatura e kornese shkon nga poshte dhe drejte fundit. Zakonisht vjen nga plage pas demtimeve ne sy. Nuk rregullohet me syze por me lente kontakti.

7


Syri i Skyqur Megjithese shumica nga ne gjate nje periudhe te jetes mund te perballemi me kete gjendje, shkakun e qarte etiologjik akoma nuk ja kemi percaktuar. Zakonisht mund te jete konjuktivit akut por origjinen e kemi veshtire t’ja gjejme. Duhet ekzaminim i plote mjeksor ne fytyre, qepalla, konjuktive dhe ne korne; per te vazhduar trajtimin mjeksor. Per te dy keto gjendje, konjuktivitin dhe syte e skuqur, do shtjellojme ne faqet ne vijim.

Konjuktiviti Konjuktiviti eshte inflamacion i konjuktives, pjesa e holle qe mbeshtjell syrin dhe siperfaqjen e brendshme te syrit. Kjo sjell enjtje te eneve te gjakut, dhe per pasoje te dy syte duken te skuqur, Ka lengezim dhe kruarje te syve ndersa ne pjesen e jashtme ka nje substance qe ngjitet ne qepalla. Konjuktiviti shkaktohet nga nje infeksion, alergji ose nje irritant, si. p.sh. klori ose pluhuri. Trajtimi behet ne varesi te shkakut, gjendjes dhe stadit; ne disa raste nuk ka nevoje per trajtim pasi permiresohet vetevetiu. 8


Duhet pastruar korja ngjitese rregullisht. Nuk duhen mbajtur lentet e kontaktit gjate kesaj periudhe. Te lahen shpesh duart dhe te mbahen jastike e peshqire te vecante qe gjendja mos te perhapet tek te person tjeter (ne rast se eshte infektive)

Katarakti Kataraktet zakonisht jane pjese e procesit te moshes dhe shume njerez e ri-fitojne shikimin pas nje katarakti, duke vazhduar jeten normale. Katarkti eshte nje mjegullim gradual i lentes se syrit qe sjell imazhe te turbullta dhe sensitivitet ndaj drites. Kirurgu oftalmolog heq lenten e demtuar duke e zevendesuar ate me nje lente te paster artificiale. Ky eshte proces shume i shkurter dhe pacienti shkon ne shtepi brenda nje dite. Per kataraktet nuk ka parandalime por ju mund te ulni deri diku faktoret qe ndikojne trupit tone si per cdo semundje tjeter; alkoholin, duhanin, stresin, te beni jete aktive dhe duke mbajtur kontakt te ngushte me mjekun. 9


Semundja Graves Ne kete rast kemi zmadhim apikal te muskujve te syve dhe ky proces pastaj stimulon fibroblaste te tjera (apikal - lidhet me zgjatimet, apendikset) Lengu thithet ne muskuj dhe ruhet aty, derisa kjo krijon probleme te mevonshme te indet perreth. Si rezultat, enjtja e muskujve e shtyn syrin perjashte dhe duket ne formen protrude (sic) (protrude – te dalur) Semundja Graves eshte gjendje e gjendres tiroide dhe do trajtuar ne kompleksitetin e saj, problemi te syte eshte nje nga efektet. Pacientet mund te kene veshtiresi ne mbylljen e syve, dhe kjo sjell tharje, irritim e inflamacione te shtuara. Tentativat per te mbyllur qepallat shtojne enjtjen e muskujve dhe keshtu mund te kete kompresim te metejshem te nervit optik qe sjell dhe humbje te shikimit nese nuk ka trajtim te specializuar mjekesor.

10


Semundja Graves eshte gjendje autoimune me aspekte te shumta sistemike e lokale, nder to futen dhe okulopatite qe kane efekt madhor ne jeten e pacientit, si nga ana funksionale dhe ajo estetike e psikologjike. Diagnoza diferenciale nepermjet analizave dhe gjykimit klinik duhet bere per te filluar nje trajtim te shpejte ne format e moderuara apo te renda te saj. Ka kombimine mjekesore dhe terapi kirurgjikale. Semundja Graves eshte shkaku kryesor i hipertioridizmit (gjendra tiroide behet hiper-aktive) tek te rinjte, duke prekur me shume femrat sesa meshkujt. Pacientet dhe profesionistet e mjekesise, qe deshirojne informacion te detajuar per tiroiden, mund te drejtohen ne kete link dhe te konsultojne librin (klik) Gjendra Tiroide nga Prof. Dr. Arben Gjata.

11


Vizioni - Shikimi i ulet Megjithe progresin e mjekesise moderne ne pergjithesi dhe te oftalmologjise e okulistikes ne vecanti, ekziston nje segment te vogel te popullates qe jeton me vizion te reduktuar te syve. Adaptimi ndaj ketyre ndryshimeve graduale nuk eshte i lehte por ka specialiste te vizionit te ulet te cilet i ndihmojne pacientet per tu pershtatur deri diku me aftesine e shikimit qe u ka ngelur. Vizioni i ulet mund te ndikoje te gjitha moshat, zakonisht haset me shume ne moshat e treta. Jane nje grup crregullimesh qe ndikojne syrin dhe shkaktojne vizion te ulet. Ketu futen difektet nga lindja, demtimet gjate jetes dhe disa semundje trupore si dhe procesi i plakjes. Shkaku primar i shikimit te ulet eshte degjenerimi makular, nje semundje e retines ose e pjeses se brendshme te syrit qe ndien driten dhe na lejon ne te shohim.

Ulja qendrore ose vizioni per te lexuarin eshte tipi me i zakonshem, tipe te tjera jane reduktimi i vizionit anesor (periferal) dhe humbja e shikimit me ngjyra. Syte mund te humbin aftesine per tu adaptuar ndaj drites, shkelqimit e kontrastit. Tipe te ndryshme te humbjes se vizionit, kerkojne trajtime specifike. 12


Degjenerimi makular Degjenerimi makular ngelet shkaku kryesor qe sjell humbje te shikimit sot ne bote. Makula eshte nje pjesez vogel afer fundit te syrit qe percon imazhin qe ju shihni ne tru. Duke u degraduar me moshen ju mund te keni keto simptoma: 

Shikimi te turbullt qendor



Linja valore ose te crregullta dhe humbje te detajeve ne objekte



Veshtiresi ne dallimin e ngjyrave

Neuropatia Optike Neuriti optik ose neuriti retro-bulbar (neuropatia e demielinizuar optike) eshte proces inflamator akut i nervit optik, qe zakonisht haset ne te rriturit. Manifestohet si nje fillim i humbjes akute te shikimit dhe gati gjithmone eshte unilaterale [ne nje sy] Humbja e shikimit progreson per disa dite dhe ngelet stable per 1-2 jave, pastaj ne menyre graduale permiresohet. Prognoza per sherim, me ose pa trajtim mjekesor eshte shume e mire. 13


Por mjekesia i inkurajon keta paciente te kerkojne trajtim, sepse kjo gjendje ka rrezik te shtuar per zhvillimin e sklerozes multiple (English MS - Multiple Sclerosis) Eshte pare se aplikimi i solucioneve intravenoze me steroide nuk alteron prognozen imediate te shikimit por mund te ngadalesoje zhvillimin e mevonshme te MS, ne te pakten dy vitet e ardhshme.

Shkeputja e Retines. Retina eshte nje zgjatim sensitiv-ndaj-drites i trurit, qe mbeshtjell siperfaqjen e bulbit te syrit. Ajo dikton driten dhe konverton imazhet e botes se jashtme ne impulse eelktrike qe percillen nga syri ne try per tu interpretuar pergjate nervit optik. Mund te bejme nje analogji duke i dhene ngjashemeri retines me filmin e nje kamera. Nese retina nuk funksionon mire, vizioni ka probleme ose mund te humbe krejtesisht. Shkeputja ose demtimi i retines ka dy tipe: 14


Eksudative, kur ka mbledhje te likidit (lengut) ndermjet retines dhe pjeses se jashtme te syrit. Ky likid mund te kete origjine te ndryshme, nga ajo inflamatore deri te tumoret. Kur retina shkeputet nga syri ajo nuk funksionon mire, duke sjelle vizion te turbullt ne zonen e demtimit. Regmatogjenoze, vjen nga vrimat qe ka retina, te cilat lejojne lengun nga kaviteti vitreal te cojne (lart) retinen nga pjesa e jashtme e syrit. Keto te cara ose vrima ne retine, vijne nga traumat, miopia e larte ose disa jane semundje familjale te syve.

Strabizmi Ky term perdoret ne rastet kur njeri ose te dy syte, nuk jane te centruar plotesisht. Hasen tre tipe me te zakonshme te strabizmit. Ezotropia ose kthimi i syve nga brenda. Kjo i referohet rasteve kur syte kryqezohen ose rrudhen.

15


Ekzotropia ose kthimi i syve nga jashte. Kjo i referohet rasteve ku syte divergojne. Hypertropia ose strabizmi vertikal, d.m.th syte jane jashte centrimit vertikalisht.

Syte e Skuqur Ne disa raste mund te duket alarmante sidomos nese merreni aspirin ose warfarin (keto ulin aftesine e gjakut per tu mpiksur) por zakonisht jane shenje e konjuktivitit ose te problemeve te tjera minore te syrit. Syte e skuqur shkaktohen nga cdo lloj stresi ne siperfaqen e syrit, si p.sh. : Alergjite Tymi Klori ne pishina (Cl) Lenset e kontaktit

16


Era e forte Pagjumesia Konuktiviti, uveiti anterior Glaukoma akute, kjo eshte urgjence mjeksore dhe mjeku ju referon te oftalmologu. Ulcer e kornese Kur nje trup i huaj futet afer siperfaqes se syrit

Trajtimi i Syve te Skuqur Aplikohen pako te vogla me akull duke mbajtur syte mbyllur, qe te tkurren enent e gjakut. Kur syte jane te lodhur perdor kompresa te ngrohta per 15 minuta. Nese keni kafshe shtepiake, lani duart pasi luani me to. Peshtyma dhe qimet e kafsheve jane irritante te zakonshem te syve tane. Nese syte e tu ndihen te thate, perdor “lote artificiale� Nese ju mbani lente kontakti (contact lenses) per 2-3 dite mund te keni nevoje te perdorni syze, duke i dhene siperfaqes te syve pak pushim. Evitoni vendet ku mund t’ju acarohen syte, nga tymrat dhe pluhuri. Nese te gjitha keto deshtojne ose ka simptoma shoqeruese, ju duhet te drejtoheni te mjeku specialist.

17


Miopia - vizion i shkurter Shikimi i shkurter, i njohur ne mjeksi si miopia, eshte nje gjendje ku fuqia fokusuese e syrit eshte aq e forte, sa imazhet e objekteve ne distance vijne ne fokusim perballe retines. Rrezet nga objektet qe jane afer, divergojne me shume kur hyjne ne sy, dhe keto fokusohen me larg, shpesh ne retine. Pra nje person me miopi nuk i sheh mire objektet ne distance por i sheh fare mire objektet afer tij.

Kjo gjendje vjen nga deshtimi i marredhenies ndermjet kurvatures se kornese pergjate gjatesise se syrit dhe fuqise e pozicionit te lentes interkristaline. Per te kompensuar per miopine ju keni nevoje per lente me minus, ose konkave. Miopia zakonisht shfaqet gjate pubertetit por mund te shihet ne cdo grup-moshe deri ne 25 vjec. Eshte e rralle per miopine te haset pasi ka mbaruar rritja trupore, sa me shpejt te filloje akoma me e larte do te jete me pas.

18


Atyre qe u shfaqet miopia ne adoleshence asnjehere nuk kalojne ne miopi ekstreme. Meqe kjo gjendje ka origjine dimensionale nuk eshte cudi te vihet re ne familje. Miopia ne shumicen e rasteve nuk eshte me teper se nje bezdi dhe ne adaptohemi thjeshte me lente dhe syze. Por ne shkallet e larta ka nje shanc te rritur te crregullimeve te syrit si shkeputje te retines, degjenerim te retines dhe hemorragji retinale per te cilat duhen nderhyrje te specializuara nga mjeku.

19


Hiper-Miopia - vizion i gjate Shikimi i larget ose hipermetropia eshte gjendja ne te cilin syte, kur jane ne pozicion qetesie nuk jane ne gjendje te shohin objektet qe jane larg ose afer, ne menyre te qarte. Veshtiresia me e madhe provohet per te pare objektet afer. Termi “larg-pames” ose “sheh mire larg” ka ngaterruar shume njerez, sepse, qofte ne te parit ne distance, njerezit me hipermetropi duhet te bejne mundim me fokusin e tyre (akomodim) qe te shohin qarte.

Kjo eshte e lehte per te rinjte qe kane fuqi fokusuese dhe per te cilet hipermetropia eshte zakonisht e maskuar nga nje proces automatik (dhe i pavetdijshem) i adaptimit. Meqe fuqia adaptuese ulet gradualisht me moshen, heret a vone, hipermetrofia behet e qarte dhe duhen syze. Me serioze hipermetropia, me e ulet eshte mosha ne te cilen shfaqet ky problem. 20


Ne fillim ka shqetesime me punen e afert, por me vone shikimi ne distance behet po ashtu i turbullt. Ne hipermetropi syri eshte shume i shkurter per gjatesine fokale te kombinuar te korneas dhe lentes se brendshme. Ose, e pare ne nje ane tjeter, sistemi i lenteve nuk eshte i forte sa te fokusohet te retina. Difektet hipermetropike korrigjohen me lente te zakonshme konvekse.

Presbyopia eshte efekti qe zakonisht haset pas moshes 45 vjecare, i humbjes graduale dhe progresive te aftesise se syrit qe te fokusohet ne vizionin e afert (adaptim) Fuqia adaptuese eshte me e larte ne femijeri dhe dobesohet me moshen, derisa sa ne moshen 65 vjecare shume pak ngelet nga fuqia e fokusimit.

21


Efekti i kesaj humbje graduale eshte se pika me e afert ne te cilen shikimi i qarte eshte i mundur, largohet gradualisht e me shume. Nje person do jete ne gjendje te lexoje shkronja qe jane te medha, por efekti i perspektives mund te beje te pamundur leximin e shkronjave te vogla. Lentet e thjeshta zmadhuese, qe jepen si syze leximi, e kompensojne presbyopine. Duke supozuar se distanca e shikimit eshte normale, rreth moshes 45 vjecare, lentet do jene me fuqine nje dioptri (1 dioptre - lente me gjatesi fokale 1m) keto do rriten ne menyre progresive ne fuqi, ne intervale, pergjate 20 viteve, derisa vjen nje kohe qe i gjithe fokusimi behet me syze. Zakonisht syzet e leximit nderrohet cdo 2-3-4 vite, cdo here fuqia vjen duke u rritur me 0.5 dioptre. Korrektimi i zakonshem, ne moshe 60 vjecare, per nje person me shikim normal ne distance, eshte gati 2.5 dioptre. Lentet me kete fuqi fokusohen ne 40 cm – distanca normale e leximit – pa nevoje adaptimi. Fuqia e duhur per syzet e leximit ndikohet nga refraksioni bazik ne distance. Personi me vizion ne distance ka nevoje per lente te forta, dhe ai me distance te dobet shikimi ka nevoje per lente te dobeta. Nje person me 2 ose 3 dioptre-s te miopise kurre nuk do kete nevoje per syze leximi

22


GLAUKOMA

Nga fillimet e 1880-es deri ne fund te shekullit 20-te, glaukoma ish perkufizuar si: ”presion brenda syrit me i larte se statistikat normale te popullsise” Besohej se ky presion i rritur intraokular (brenda syrit) shkaktonte nje tip demtimi tek nervi optik, dhe lene pa trajtim do sillte verbimin. Sot, shumica e mjekeve te syrit pranojne se glaukoma eshte nje grup problemesh, qe karakterizohen nga nje forme demtimi e nervit optik, shpesh por jo gjithmone, shoqeruar me rritje te presionit intra-okular. (PIO)

Vecorite e Glaukomes. Akademia Amerikane e Oftalmologjise, e perkufizon Glaukomen:“Grup semundjesh me karakteristika te vecanta, perfshire dhe PIO-ne, qe eshte shume e larte per te lejuar shendetin e vazhdueshem te Syrit” pra nga PIO si faktor baze sot jemi tek PIO nje nga faktoret. Nje grup semundjesh – sipas perkufizimit modern mjeksor – shkaktuar nga probleme te ndryshme. 23


Kemi rritje te PIO-se brenda syrit qe sjell lengu ne sy. Kjo demton nervin optik. Nese shenjtat kapen shpejt, diagnostikohet e trajtohet, mjeku mund t’ju shpetoje shikimin. Syri Mendojeni ate si lavamanin, uji rrjedh dhe vrima shkarkuese poshte eshte gjithmone e hapur. Humori Aqueous qarkullon ne dhomen e perparme (anterior chamber) Prodhohet nga nje gjenderz, qe quhet ciliary-body (trupi ciliar) qe eshte pas Irides (iris) Kalon ne mes irisit e lentes, pasi ushqen kornea-n dhe lenten, vazhdon nepermes nje “indi-sfungjeror” gati 4-6 mm i gjere. Rrjeta trabekulare (trabecular meshwork) gjindet tek kendi ku iris takohen me kornean. Kur kanali bllokohet, lengu fillon e grumbullohet. Meqe syri eshte zone e mbyllur nuk kemi rredhje nga mbushja e lavamanit por uji qe ngelet krijon rritje te presionin brenda syrit. Kete ne e quajme “glaukoma e kendit te hapur”

Per ta kuptuar sesi rritja e presionit ndikon tek syri, le ta mendojme syrin si nje

Kur e fryejme shume, presioni rritet, derisa shperthen. Syri eshte teper i forte te shpertheje, dorezohet aty ku eshte pika e tij me e dobet qe eshte pjesa ne sklere, ku Nervi Optik del nga syri. TULLUMBACE.

24


Nervi Optik Pjese

e sistemit qendror nervor dhe kalon informacionin pamor (vizual) nga syri tek truri. Ky nerv kranial (i kafkes) perbehet nga me teper se 1.000.000 aksone nervore (axon/axons) qe jane zgjatime fibrore nervore te ganglioneve te qeliza retinale. Kur presioni ne sy rritet dhe/ose ka faktore te tjere, nervi optik demtohet dhe ganglionet retinale qelizore kalojne ne nje proces te ngadalshem te vdekjes qelizore te quajtur - apoptosis. Vdekja e qelizave retinale, e degjenerimi progresiv i fibrave nervore sjell humbje te perhershme te shikimit – d.m.th. verbim. Mendojeni si nje kamera, ka lente qe fokuson driten ekzakt si lenteja e kameres. Imazhi i fokusuar regjistrohet ne film. Ne sy nje imazh i fokusuar eshte formuar ne retine. Ne fund te syrit. Informacioni nga ky imazh, si levizje, Syri 2. Thjeshtezuar akoma

ngjyre apo forme, percohen ne tru nepermjet nervit optik, i cili lidh syrin me trurin. Qarte deri ketu? Ose si kamera digjitale qe lidhet tek kompjuteri juaj me kabllo. Imazhet tranferohen ne kompjuter. Ne rastin ku ka glaukoma, lenteja e retina funksionojne normalisht por nervi optik eshte demtuar, dhe imazhet nuk kalojne dot ne tru.

25


Kemi disa tipe Glaukomash, permendim ato me te hasurat: 

Glaukoma Primare e Kendit-te-Hapur

Glaukoma me Tension Normal

Glaukoma me Kend te Mbyllur

Glaukoma Akute

Glaukoma Pigmentare

Sindroma e Eksfoliacionit. (prodhim abnormal ekstraqelizor i materialit fibrilar)

Glaukoma e lidhura me Traumat / Aksidentet ne sy.

Glaukoma e Femijerise.

Ke prek Glaukoma? Te gjithe duhet te jemi te vetedijshem per pasojat e saj, prek kedo nga bebet deri tek moshat e 3-ta. Keshillohen kontrolle periodike te syve per te gjithe. Sa me shpejt te kapet kjo gjendje serioze per shendetin e syrit aq me mire do ishte. Ngelen e vetmja metode qe kemi per te parandaluar humbjen e shikimit dhe verbimin e plote. Disa nga ne jane me ne rrezik: 

Popullata mbi 40 vjec. Glaukoma zhvillohet ne cdo moshe, por haset me shume duke u plakur.

Njerezit me histori familjare te glaukomes. Mendohet se ka nje tendence hereditare por s’do te thote qe dhe ju mund ta keni se e ka dikush ne familje.

Njerezit me PIO te shtuar (presion-intra-okular) Nje nga rreziqet baze te demtimit. Popullata me origjine Latine e Afrikane, ka tendence me shume

per glaukomen e kendit-te-hapur, sesa rracat e tjera. Asiatiket kane me teper per kendin e mbyllur dhe glaukomen e tensionit normal.

26


Te tjere: (a) Diabetiket (b) Miopia (problem me shikimin afer) (c) Perdorimi per nje kohe te gjate i steroideve (kortizonikeve) (d) Demtime te meparshme te syrit (e) Histori familjare (f) Tension shume i larte/i ulet i gjakut. Diganoza e Glaukomes

Mjeku i syrit ka nje arsenal ne dispozicion, per te vendosur nese ju keni apo jo, glaukome, qofte dhe perpara se ju te keni simptoma. 

Tonometri (the tonometer) Mat presionin ne sy. Mjeku hedh “nje ilac mpires” ne syrin tuaj. Uleni afer nje llampe, vini mjekren e ballin tek aparatura, dhe doktori sheh nje imazh te zmadhuar te syrit tuaj, qe levizet perpara derisa tonometri, nje prizem plastik, gati prek kornean per te matur PIO. Ky test eshte i shpejte, i lehte e pa dhimbje.

Pakimetri (the pachymeter) Mat GJQK (gjeresine qendrore te kornese/kornea) Si me tonometrin doktori “anastezon syte tuaj” e vendos perpendikular me te nje aparature te vogel.

Testi i Vizionit Periferik. Ne Glaukoma, pikerisht vizioni perferik demtohet me shpesh, per kete ai mund te perdore metoda te ndryshme. Nje teknike moderne sot eshte te afrosh mjekren perpara nje ekrani konkav, kur sheh nje drite qe hapet-eiken, shtyp nje buton. Ne fund mjeku ka rezultatet per vizionin tuaj periferik.

27


Oftalmoskopi. Eshte nje instrument me te cilin mjeku shikon direkt nepermjet puplies tuaj tek nervi optik. Ngjyra dhe paraqitja i tregojne nese ka filluar demtimi nga glaukoma dhe ne c’shkalle ka arritur. Kjo teknike e thjeshte, dhe sot, ngelet me themelorja ne diagnositikim dhe monitorizim te glaukomes.

Tomografia me Rreze Lazer. (HTR3) Polarimetria me Lazer (GDX) dhe Tomografia e Qartesise Okulare (OCT, e vjetra ose OCT-ja e re- spektrale) dhe Fotografime te nervit optik.

Gonioskopia. Shikon kendin irido-korneal. Mjekimi i Glaukomes

Glaukoma trajtohet me “pika ne sy” me tableta, kirurgji lazer, me kirurgji tradicionale ose kombinim te ketyre metodave. Qellimi yne eshte te parandalojme humbje te shikimit, cdo humbje qe vjen nga glaukoma eshte ireversible (e pakthyeshme) Sot ajo mund te manaxhohet mire, nese kapet ne stadet e hershme. Me mjekime dhe trajtime kirurgjikale, shumica e njerezve me glaukoma nuk verbohen. Mjekimet duhen marre rregullisht, kjo eshte esenciale per te parandaluar demtim te metejshem. Shume ilace kane efekte anesore, keto i diskutoni me mjeku tuaj. Ka paciente qe s'provojne efekte anesore, kjo ndryshon ne individe te ndryshem. Mjeku dhe ju, keni shume variante ne keto lloj mjekimesh e duhet te punoni se bashku per te zgjedhur ate me optimal. Ka shume rendesi qe njerezit te bejne kontrolle te rregullta te syrit, zakonisht mbi 40 vjec 1 kontroll ne dy vjet per njerezit e shendetshem. dhe nje here ne vit per ato me probleme kronike si diabeti, hipertensioni etj.

28


29


Colour Blindness Colour Blindness eshte pamjaftueshmeria vizive per te ndare ngjyrat. Ose deficenca e shikimit ne raport me ngjyrat. Ky koncept eshte kompleks, jo sic rendom paraqitet per “boten bardhe e zi� Eshte nje gjendje qe prek 1 ne 12 meshkuj dhe 1 ne 200 femra sot ne bote. P.sh ne Britani ky problem ndikon te pakten 2.700.000 individe ( ~4.5% te popullates) dhe incidenca me e larte haset te meshkuj. Shkaqet jane te ndryshme, ne shumicen e rasteve jane gjenetike te trasheguara nga nena, megjithese ka dhe njerez qe u eshte zhvilluar me vone gjate jetes, si nga diabeti, skleroza multiple, ilacet ose nga procesi i plakjes.

Shumica e njerezve me colour blindness, i shikojne objektet ne rregull por nuk shikoje qarte ngjyren e kuqe, jeshile ose blu. Ka tipe te ndryshme te colour blindness dhe ne raste shume te rralla disa individe nuk shohin asnje lloj ngjyrimi.

30


Forma me e hasur eshte verbimi kuq / jeshil, dhe e kane shumica e njerezve qe bartin kete problem. Kjo s’do te thote qe personat ngaterrojne te kuqen me jeshilen, por ato perziejne ngjyrat qe kane dicka te kuqe ose jeshile ne pjesen totale te ngjyrimit. P.sh. nje person i tille me verbim kuq/jeshil, ngaterron blu dhe vishnjen sepse “nuk sheh dot” elementin e kuq te ngjyres vishnje. Probleme te ngjashme vijne ne spektrin e ngjyrave qe ndikojne te kuqet, jeshilet, portokallite, bojekafet, vishnjet, rozat dhe bojehirtat. Qofte dhe e zeza ngaterrohet si jeshile e erret ose blue e erret.

31


Efekti ne keta indivite mund te jete i bute, i moderuar ose serioz. 

rreth 40% e tyre lene shkollen ne moshe 16 vjecare pa e ditur se e kane kete problem.

Ndersa 60% kane probleme ne jeten e perditshme.

Zakonisht eshte pare se ne nje kuti lapsash me 24 ngjyra personat qe kane formen e moderuar, gjejne saktesisht te pakten 5 prej tyre.

Perfundimisht duhet kuptuar se nuk ka verbim por veshtiresi per te dalluar “hijet dhe ndryshimet ndermjet ngjyrave”

***

32


Rreth Autorit: Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale dhe fushat humane. Ka publikuar libra dhe artikuj studimore per problemet humanitare qe ndikojne shoqerine tone, nga vetmia, stresi, depresioni te ngacmimet seksuale, dhuna ndaj femres dhe abuzimi domestik dhe shendeti publik. Edicioni i I-re.

Copyright Notice © 2015 Dr. Besi All rights reserved for Syri & Sëmundje të Syrit No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. Book & cover by designer © May 2015 b.bestar, London, United Kingdom. 1st Edition For information contact go to http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk

33


34


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.