Vitaminat dhe Mineralet

Page 1


VITAMINAT & MINERALET

© 2014-2019 Dr. Besi / DBMI Londer, Britani e Madhe


Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Te gjitha te drejtat e rezervuara per Vitaminat & Mineralet © 2014-2019 Dr. Besi/ DBMI: Ndalohet Marrja e materialeve te ketij libri, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © Dr. Besi, Londer, Britani e Madhe. Edicioni i 3te. Janar 2019-01-28. Materialet kane perkthime se ne manual duhen shifra ekzakte, po ashtu pershtatje e shenime ne 25 vite, botuar ne 2014-15 te DBMI & DBMI_ISSUU ne liber me 3 pjese: Urgjenca, Drogat, Vitaminat e Mineralet. Ne Anglisht publikuar e-book 25fq. (klik) Vitamins and Minerals Ky eshte versioni origjinal ne Shqip megjithese ka te tilla pjese ne disa forume e projekte te ndryshme. Perpara vitit 2014 s’kam marr pjese ne projekte as rrjete sociale, [shume ralle ne pak forume] ne vite, ndoshta 15 vite me pare, kam hedhur ~300-400fq materiale mjekesore, ne forme anonime. Kur u ktheva ne 2014, tentova te kontaktoj disa faqe, ishin perhapur shume e disa s’pergjigjeshin (disa jane mbyllur) per tu stabilizur si autori origjinal, gjithsesi nese dikush ka probleme te me kontaktoje. Online, DBMI eshte projekti me i plagjiarizuar, e jo vetem Mjekesi, ku materialet merren ne gati 5 vite, pa na dhene kredit e duke ndryshuar autoresine. eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from: copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention © b.bestar, June 2014-2019 London, United Kingdom TITLE Copyright © 2019 by Dr. Besi. All rights reserved. No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations em-bodied in critical articles or reviews. Book & Cover design by b. bestar For information contact; Doctor Besi Medical Information. | 1st Edition: September 2014 | 2nd Edition: 09 May 2015 | 3rd Edition: 13 January 2019 All rights reserved for: Vitamins and Minerals © January, 2019 Dr. Besi/ DBMI


Dedikim Nder e-books te pare te projektit informativo-edukativ DBMI, me titullin origjinal: Urgjencat, Drogat, Vitaminat dhe Mineralet, dedikimi ngelet i njejte si ne 2015, edicioni I-re. Ky e-book i dedikohet vellait tim te shtrenjte Glentit e nipit tim Felix, qe jetojne ne Madrid, Spanje. Dashuria e besimi i tij absolut tek une, se bashku me inkurajimin konstant qe do e sjell me fjalet e tij: “ke me shume per te dhene se nje-ne-nje” (person ne person) ngelet faktor thelbesor ne shtysat e mia per te filluar kete projekt mjekesor, dhe arritur deri aty ku as vete nuk e mendoja; duke u kthyer ne ‘edukator kombetar te Mjekesise ne gjuhen Shqipe, me lexues nga 176 vende te globit (Gusht 2014-Janar 2019) ku shumica e tyre; qe vine e lexojne, referohen e mesojne, marrin materiale e bejne download (sic) nga vitaminat e mineralet te kartat e urgjences; nuk e dine se jam autori por shohin longon: DBMI (Doctor Besi Medical Information) dhe plotesojne nevojat qe kane. Plani origjinal ishte per projekt gjitheperfshires ne Mjekesine Shqipe online, falas per te gjithe ne piken e pare te kontaktit (sa kerkojne - gjejne materialin) ku pretendoja te mbledh 20-30 e pse jo edhe 50 a me shume profesioniste te mjekesise nga Shqiperia dhe ata qe jane ne bote, per te informuar, edukuar e ndihmuar komunitetin Shqiptar. Planet jane plane por dhe realiteti qe arrita s’eshte pak. DBMI eshte kthyer ne fq nr.1 ne Shqiposfere me cilesi e sasi materialesh te pa-rivalizuar ne 4 kombe, te cilave 4 shtete e institucionet e tyre (Shq. Ks. Mk & Mali i Zi) e kane detyrim ndaj taksa-paguesve tu permbushin nevojat thelbesore e vitale per informacion mjkesor. Glenti me durim e pasion me ndoqi ne fillimet e projektit, pasi pa shenimet e punen time, ambicjen e mundesine, e ne hamendesine e pare tha: ‘do marresh rankim nga Google brenda 6 muajsh’ (duhen 18-24 muaj edhe ta besh me pagese, duke thirrur profesioniste; SEO-te) realisht, e nisur nga shpejtesia, intensiteteti fenomenal ne postime e sasia e larte e materialeve, DBMI mori certifikate sigurie ne pak jave e rankim te plote ne 2-3 muaj. Kur ja tregova arritjen u pergjigj me ton dismisiv (sic) ‘cuditem si te shkoi kaq gjate, 3 jave e te tepronin’ Ne ane serioze vazhdoi: “duhet ta kishe filluar me pare’ Dhe kishte te drejte. Jam me 20 vite vonese ne informacion-edukim mjekesor online. (sipas standartit boteror, pasi ne Shqiposfere s’ka ndryshuar shumecka) megjitheate arrita shume me teper se parashikimi fillestar. Besoj se precedenti i DBMI do sherbeje jo vetem ne anen ditore & legacy (sic) per neser por dhe si informacion per kedo qe mund te beje dicka.


Vitaminat dhe Mineralet Informacion i detajuar per 24 vitaminat madhore e mineralet. Substanca qe jane esenciale por trupi nuk i ben dot vete. Profilet jane ne renditje alfabetike, ku perfshihen (1) emra te tjere, (2) jepen me recete apo jo, (3) ushqimet ku gjinden, (4) doza ditore e rekomanduar, (5) si zbulohen deficencat, (6) si dhe kur te suplementojme dieten; (7) rreziqet qe vijne nga marrja me teprice. Dozat bazohen ne Tregues Ditor Ushqimor, sasia e perberesit qe eshte i mjaftueshem per 97% te popullates. Dozat per trajtimin e deficencave jane shume me te larta, ato vendosen nga mjeku. Publikoj nje punim te plote ne Shqip per V & M. Dalin 30.000 rezultate(2015) ne Google (sot janar 2019, jane 181.000 rezultate) qe kapin qofte fjalen vitamine e mineral por s’ka asgje adekuate. Ka perkthime te pjesshme, siperfaqsore, pershtatje e doza jo te sakta, dozat per femije s’gjinden e me rradhe. DMBI sjell 25 V & M qe i duhen shendetit tone; substanca qe jane esenciale per jeten por qe trupi yne nuk i prodhon. Ketu perfshijme vitaminat baze, A, C, D, E, K, H dhe 6 Vitaminat B- se bashku me 13 minerale.

Profilin e krijuar do e mbajme ne rendin alfabetik, rolin ne trup, duhet recete apo jo, ushqimet ku gjindet, emrat e tjere per cdo kimikat, ku merret ne diete e rreziqet qe shoqerohen me deficencat & marrjen e tepruar te vitaminave te ndryshme. Sipas literatures, norma ditore e vitaminaave mineraleve bazohet ne TMU (Treguesi i Marresit Ushqimor) ose ne Angl quhet RNI (Reference Nutrient Intake) qe eshte sasia e secilit perberes per ~ 97% te popullise. Dozat qe kurojne pamjaftueshmerine e vitaminave-dhe-mineraleve (deficencen) zakonisht jane shume me te larta, por keto duhen vendosur ngmjeku juaj.


Situata ku eshte sot Mjekesia Online ne gjuhen Shqipe

Vec T

Te

Vec sa me siper ne karte, rezultate me print-screen nga Google-search per ‘vitaminat dhe mineralet’ veshtire te shtohet me. Mund te perdoret toni me diplomatik I mundshem, dikush mund te beje akuza e te tjere mund ta injorojne kete fakt; ne cdo ane ta marresh demtimi rezultant i djerrines informative te mjekesise Shqipe online ka pasoja serioze per publikun, studentet, profesionistet e mjekesise dhe pacientet. ne nje e-book tjeter: “ Si Funksionon Mjekesia Online’ do sjell analize te plote te fenomenit boteror qe ka ndryshuar: sjelljen, pritshmerine, kurimet, marredhenin doktor-pacient e menyren si harmonizohet mjekesia ne terren me ate online. Sot nese nuk ekzisto online – si thote maksima informative – nuk ekziston askund. Kjo duhet ndryshuar (po stresoj me durim e persistence qe nga 2014) se jemi shume vone si profesioniste, shendetesi publike e si komb ne mjekesine online qe duhet te flase ne gjuhen tone, Shqipe. Besoj, do vije dita te kuptohet kjo nevoje qe (2019) eshte ne rankun e domosdoshmerive esenciale te ketij profesioni [mjekesise] dhe te fillohet nga baza duke arritur tek ‘Bibla e Mjekesise Shqipe online” sic e meritojne te gjithe lexuesit Shqiptare kudo ne bote!


Kjo karte ka lidhje me te paren pasi kerkimi behet ne te njejtat terma: “vitaminat dhe mineralet” ne vend te shohim ‘fjalet’ kerkojmete figurat (Google Images) Rezultati eshte njesoj, Shqiposefera si ajo mjekesore si ne profesione te tjera, indeksohet ne sasi dhe jo ne nevoje, prioritet, cilesi, profesion dhe ekspertize. Kjo ndodh vetem per nje arsye, dhe nje arsye te vetme; mungon shteti Shqiptar dhe Institucionet e tij me prezence ne mjekesine online dhe rezultantja eshte wild wild west. (nuk ka rankim te sakte)


Per versionin ne Anglisht, klik ne titullin e ketij e-book: Vitamins & Minerals


Vitamina A Emra te Tjere: Beta-karoteni, karotenoide, acidi retinoik, retionoidet, retinoli, palmitati i retinolit Jepet Pa recete, ne formen e retinolit, retinol palmitate dhe beta-karotenit, i vetem ose me preparate multi-vitaminash dhe mineralesh. Veprimi ne trup. Vitamina A, eshte esenciale per rritjen normale dhe kocka e dhembe tek femijet. Eshte thelbesore per shikimin normal dhe strukture te shendetshme qelizore. Ndihmon te mbaje lekuren te shendetshme, dhe mbron veshjen e brendshme te gojes, hundes, fytit, mushkerive dhe trakteve digjestiv e urinar, kunder infeksioneve. Vitamina A eshte po ashtu e domosdoshme ne fertilitetin e te dy sekseve. Dieta dhe burime te tjera. Melcia (burimi me i pasur) vaji i melcise se peshkut, vezet, produktet e qumeshtit, portokallet dhe zarzavater e verdha dhe frutat (domate, karrota, kajsia dhe pjeshka) si dhe salatat jane burime te mira dietetike te saj. Vitamina A ne disa raste shtohet te margarina.

Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave kane sasi te mjftueshme te vitamines A. Dietat shume te uleta ne yndyrna dhe proteina mund te sjellin pamjaftueshmeri te Vit A. Mund te duhen doza shtese tek njerezit me probleme te zorreve, fibrozen cistike, bllokimin e duktit biliar (te fshikeza e temthit) diabetin melit, dhe mbi-aktivitet te gjendres tiroide. Si dhe per pacientet qe po marrin trajtim-afatgjate me ilace qe ulin nivelin e yndyrnave, sepse keto ilace ulin dhe absorbimin e vitaminaes A nga zorret. Simptomat e pamjaftueshmerise. Verbim naten (flasim per humbje te aftesise per te pare ne drite te dobet) eshte nder simptomat e para te deficences te Vit A.


Te tjera jane: tharje e lekures, humbje oreksi dhe diarre. Bie rezistenca ndaj infeksioneve. Syte mund te behen te thate dhe te inflamuar. Pamfjaftueshmeri ekstreme e kesaj vitamine mund te sjelle: ulcera, dhembe e kocka te dobeta. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Pamjaftueshmeria ekstreme e vitamines A, ne te rriturit dhe femijet mbi 8 vjec ne fillim trajtohet me 15mg ne dite, derisa sasia e vitamines A ne gjak kthehet ne normalitet. Simptomat e rreziqet ne raste kur merret me shumice. Marre per nje kohe te gjate dhe ne doza te larta ( >30 mg / dite) tek te rriturit shkakton diarre, tharje lekure, humbje flokesh dhe humbje te oreksit. Mbilodhje dhe crregullime te ciklit menstrual jane te zakonshme. Dhimbje koke, dobesi e pergjithshme dhe te vjella mund te vijne si rezultat i rritjes se presionit te lengut qe rrethon trurin. Ne raste ekstreme, ka dhimbje kockash dhe rritje te melcise dhe te shpretkes. Doza te larta te beta-karotenit mund te bejne lekuren ngjyre portokalli por nuk jane te rrezikshme. E marre me teprice gjate shtatzanise mund te sjelle difekte te fetusit.

Shtese: Vitamia A dhe Shtatzania. Doza shume te larta te vitamines A ne javet e para te shtatzanise, rralle shkaktojne defekte tek femijet, te cilat mund te jene ene fytyre, veshe, sy ose ne palate. Grate shtatezena ose ato qe duan te ngelen shtatezena eshte mire ti permbahen dozes qe u jep mjeku dhe te mos shtojne vete vitamine A apo te hane Melci. (Nje racion me melci mund te kete 4-12 here dozen ditore te vitamines A per nje grua shtatzene) Nuk ka nevoje per kufizime te tjera dietetike.


Roaccutane, qe ka si ingredient aktiv isotretinoin-en e perdoret (zakonisht) nga adoleshentet per raste ekstreme te Pucrrave, eshte Retioid. Pra “analog ose i lidhur me” Vit. A. Ky ilac ka sjelle disa probleme ne disa vende te botes, jane raportuar ekfekte te ndryshme anesore, deri ne depresion e vete-vrasje.

Vitamina B1 – Tiamina Emra te Tjere Tiamine, hidrokloridi i tiamines, mononitrati i tiamines. Vitamina B1

Jepet Pa recete, i vetem ose me preparate multi-vitaminash dhe mineralesh. Veprimi ne trup. Tiamina ka nje rol themelor ne aktivitetin e sume enzimave. Eshte senciale per shperbashkimin dhe perdorimin e yndyrnave alkoholit dhe karbohidrateve. Eshte e rendesishme per sistemin nervor, muskulature te shendetshme dhe funksion normal te zemres. Dieta dhe burime te tjera. Gjindet ne te gjitha ushqimet e pa-rafinuara. Burimet me te pasura dietetike jane buka me miell te bluar “trashe” pra me embrionin, substancen starch dhe “levozhga mbeshtjellese”

ne krahasim me buken qe bluhet vetem me

“starchin, pjesen e bardhe ushqimore [Engl, wholemeal ~ germ, endsperm and bran] Orizi boje-kafe, makaronat, mekcia, veshkat, mishi, peshku fasulet, arroret, vezet dhe shumica e zarzavateve. (embrioni dhe levozhga e shume bimeve jane burime shume te mira te kesaj vitamine)


Kur jane te nevojshme. Nje diete e balncuar zakonisht sjell te gjithe sasine e duhur te tiamines. Megjitheate, suplementet mund te jene te nevojshem ne disa raste ku ka shpenzime te larta energjie p.sh. nga mbi-aktiviteti i gjendres tiroide ose pune te rende fizike. Si dhe me kerkesat e vitaminave te tjera te grupit B, keto rriten gjate semundjeve te renda, kirurgjise, demtimeve dhe aksidenteve, dhe stresit afatgjate psikologjik. Tiamina qe jepet shtese duhet bere me keshillen e mjekut, sepse deficenca shoqeruese ul absorbimin e substancave ushqyese ne zorre, kjo vlen dhe per semundjet e gjata te melcise dhe alkoholizmin kronik. Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesat e lehta te tiamines mund te sjellin lodhje, irritim, humbje oreksi dhe shqetesime te gjumit. Mungesat e renda te saj mund te sjellin konfuzion, humbje te kujteses, depresion, dhimbje abdominale, konstipacion dhe semundjen beri-beri; nje gjednje qe sjell sensacion “miza-miza ose djeges� ne kembe, krampe (ngerc) ne muskujt e pulpes, mungese kordinimi, palpitacione, te dridhura, dhe insuficience kardiake. Ne alkoholiket kronike, dhe te varurit ndaj grupit te opioideve, qe jane te keq-ushqyer deficenca e tiamines mund te sjell nje renie karakteristike te sistemit nervor qendor, njohur si Sindroma Vernike (Wernick’s syndrome) Kjo sjell paralize te muskujve te syrit, humbje te medha te kujteses, dhe dementia, per te cilat duhet trajtim urgjent.

Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga natyra dhe serioziteti i shqetesimit por, ne pergjithesi, 5-25 mg jeper 3 here ne dite nga goja. Injeksionet e Vit B1, jepen ne rastet kur deficenca eshte ekstreme dhe simptomat jane te menjehershme.


Simptomat e rreziqet ne raste kur merret me shumice. Rreziku i marrjes ne doza te demshme eshte shume i ulet, sepse cdo doze shtese eleminohet shume shpejt me urinen. Por, marrja per nje kohe te gjate e dozave te larta te tiamines mund te eleminoje viatminat e tjera B, dhe duhet dhene ne formulimin si Vit B komplekse.

Vitamina B2 Emra te Tjere Roboflavina, Vit B2, Vitamina G.

Jepet Pa recete, i vetem ose me preparate multi-vitaminash dhe mineralesh. Veprimi ne trup. Roboflavina ka rol vital ne aktivitetin e disa enzimave. Perfshihet ne shperbashkimin dhe perdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave dhe ne prodhimin e nergjise tek qeizat qe perdorim oksigejnin. Eshte e novjshme per te marre dobine e vitaminave te tjera B dhe prodhim te hormoneve nga gjendra adrenale. Dieta dhe burime te tjera. Riboflavina gjindet ne shumicen e ushqimeve. Burime te mira dietetike te saj jane melcia, qumeshti, djathi, vezet, zarzavatet me gjethe e fasulet. Maja e birres po ashtu, eshte nje burim shume i pasur ne Vit. B2.

Kur jane te nevojshme. Nje diete e balancuar zakonisht prodhon sasi te mjaftushme te riboflavines. Suplementet mund te duhen per njerezit qe jane ne diete me kalori te ulet. Kerkesa per riboflavinen mund te rritet nga perdorimi per nje kohe te gjate i antipsikotikeve ftenotiazide, antidepresanteve triciklike, dhe kontrecaptiveve me baze estrogjeni. Suplementet kerkohen ne raste e diarreve kronike qe shoqerohen me ulje


te absorbimit te substancave ushqimore ne zorre. Si dhe me vit e tjera te gurpit B, nevoje per riboflavine shtohet ne aksidente e demtime, kirurgji, semundje te renda, dhe stres te gjate psikologjik. Ne te gjitha rastet, trajtimi me suplemente funksionon me mire nese jepet ne formulimin si Vit B Komplekse. Simptomat e pamjaftueshmerise. Defienca per nje kohe te gjate mund te sjelle carje te holla ne buze, dhe “pucrra ne cepat e gojes, gjuhe te skuqur dhe te dhimbshme, dhe probleme te lekures ne zonen gjenitale. Syte mund te kruhen, djegin dhe te behen sensitive ndaj drites. Tike tek qepallat (levizje te pavullnetshme te tyre) dhe shikimi i turbullt gjithsahtu mund te ndodhe. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Zakonisht trajtohet me 5-25 mg / dite ne nje kombinim me vitaminat e tjera B. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Marrja ne sasi te teperta nuk duket se shkakton probleme. Megjitheate, perdorimi per nje kohe te gjate ne doza te larta te riboflavines mund te ule sasine e vitaminave te tjera B, prandaj eshte mire te merret e kombinuar me vitaminat e tjera te grupit B.

Ka disa kerkime qe sugjerojne se: “vitamina B2 mund te ndihmoje ne parandalimin e katerakteve dhe dhimbjeve te kokes nga migrena por duhen me shume studime te tjera. Po ashtu, ka disa gjetje ne femijet me autizem, suplementet me vitaminat B2, B6, e Magnezium

ulin

medicalnewstoday)

nivelet

abnormale

te

acideve

organike

ne

urine�

(sipas


Vitamina B3 – Niacina Emra te Tjere. Niacinamid, nikotiamid, acidi nikotinik, tartrati alkoholit nikotinil, Vit B3.

Jepet Pa recete, i vetem ose me preparate multi-vitaminash dhe mineralesh. Megjitheate, ne doza te larta acidi nikotinik gjindet vetem me recetet nga mjeku. Veprimi ne trup. Niacina luan rol vital ne aktivitetin e shume enzimave. Ka shume rendesi ne prodhimin e energjise nga sheqeri ne gjak, dhe ne prodhimin e yndyrnave. Niacina eshte thelbesore per funksionin e rregullt te sistemit nervor dhe per lekure te shendetshme dhe trakt digjestiv te rregullt. Po ashtu ka vlera ne prodhimin e hormoneve seksuale (estrogjen, progresteron, dhe testosteron) Dieta dhe burime te tjera. Melci, mishin pa dhjame, pulat, peshku, arroret dhe fasulet e thata jane disa nga burimet me te mira te niacines.

Kur jane te nevojshme. Dieta normale sjell plotesim te nevojes ditore per niacine, dhe deficenca e saj eshte e rralle. Suplementet duhen kur pamjaftueshmeria shoqerohet me probleme te zorreve, pasi ne keto raste ulet absorbimi i substancave ushqimore, dhe per njerezit me alkoholizem serioz e ato me probleme te melcise. Dozat e larta te niacines ( > 9 gram / dite) nganjehere perdoren ne trajtimin e hiperlipidemise (rritje e nivelit te yndyrnave ne gjak) Nuk ka evidence te kenaqshme shkencore per te thene se niacina ndihmon semundjet psikiatrike (pervc rasteve me pellagra. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca serioze e niacines shkakton pellagra (fjale per fjale lekure-e-ashper)


Simptomat jane lekure e thare, e care, e skuqur, ne zonat e ekspozuara ndaj diellit, ferkimit dhe presionit, inflamacion i gojes dhe gjuhes, dhimbje abdominale dhe distension, marrje mendesh dhe diarre, dhe crregullime mendore, si depresion dhe dementia. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Per raste esktreme te pellagres, te rriturit zakonisht trajtohen me 100-500 mg/ dite nikotiamide, ndersa femijeve u jepen 100-300mg / dite. Per deficensa me pak ekstreme dozat ditore jane 20-50 mg/ dite Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Ne doza mbi 50mg, niacina (acidi nikotinik) mund te shkaktoje te kruara qe shkojne e vijne, te nzhete ne fytyre, e dhimbje koke. Forma sintetike e niacines – niacinamidi – ose nikotinamidi, nuk i ka keto efekte. Doza te larta te Vitamines B3 mund te sjellin te vjella dhe te acarojne nje ulcer peptike. Kjo mund te parandalohet duhe i marre ato pas ushqimit. Ne doza mbi 2grame / dite (te cilat perdoren ne trajtim te hiper-lipidemise) ka rrezik per guten, demtim te melcise, dhe rritje te nivelit te glukozes ne gjak, duke sjelle etje ekstreme dhe nervozitet.

Per te gjithe grupin B, dhe ne vazhdim, burimi me i mire i vitaminave eshte mishi. Disa sasi gjinden te dritherat (karbohidratet jo-te-procesuara) sasi kjo qe bie pas bluarjes (prishet cipa/levozhga) dhe ne shume shtete perfshire Ameriken kerkohet me ligj te shtohen vitaminat B (tiamina, riboflavina, niacin, acid folik etj) ne miell pas procesimit. Ne Anglisht njihet si ‘enriched flour’ mielli me vitamina te shtuara.


Vitamina B5 – Acidi Pantotenik Emra te Tjere Pantotenati i kalciumit, pantenol, pantotenol, Vit B5. Jepet Pa recete, i vetem ose me preparate multi-vitaminash dhe mineralesh Veprimi ne trup. Acidi pantotenik luan nje rol vital ne aktivitetin e shume enzimave. Ngelet esencial per prodhimin e nergjise nga karbohidratet e yndyrnat, prodhimin e yndrynave, kortikosteroideve dhe hormoneve seksuale, per perdorimin e vitaminave te tjera, per funksionin normal te sitemit nervor dhe te gjendrave adrenale dhe per rritjen e zhvillimin e trupit. Dieta dhe burime te tjera. Vit B5 gjindet ne gati te gjitha zarzavatet, cerealet dhe produktet shtazore. Melcia, veshkat, zemra, peshku, dhe e kuqja e vezesjane burime te mira dietetike. Gjindet dhe tek maja-ja e birres, tharmi i brumit/ bukes, dhe “qumeshti i bletes” (substanca me te cilat ushqehet bleta-mbretereshe) Kerkesa normale ditore. Akoma nuk ka reference te stabilizuar per normat ditore te Vit B5, por kerkesat plotesohen ne kete spekter: 3-7mg / dite.

Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave sjellin sasi te mjaftusheme te acidit pantotenik. Mungesat zakonisht hasen ne grup me vitaminat e tjera B. Si p.sh ne raste me pellagra (shih –Niacinen - Vit B3) bebi-beri (shih – timinen - Vit B1) ose ne alkoholizem, dhe do trajtohen me vitaminen B komplekse. Disa besojne se ne doza te larta Vit B5 parandalon thinjen e flokeve, problemet nervore tek diabetiket dhe semundjet psikiatrike; por nuk ka evidence te sakte per kete. Si dhe me vitaminat e tjera B, nevoja per Vit B5 rritet gjate aksidenteve e demtimeve, semundjeve te renda, dhe stresit psikologjik.


Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Gjate eksperimenteve dozat e acidit pantotenik ne 1000 mg ose me shume nuk kane sjelle efekte toksike. Rreziku i toksicitetit konsiderohet shume i vogel, meqe Vit B5 eshte “water-soluble� (e tretshme ne uje) dhe nuk akumulohet ne indet e trupit. Cdo mbi-shtese eleminohet shpejt me ane te urines. Megjitheate, dozat >10-20 mg/ dite mund te shkaktojne diarre.

Vitamina B6 – Piridoksina Emra te Tjere Hidrokloridi i piridoksines, Vit B6

Jepet Piridoksina e hidrokloridi i piridoksines jepen pa recete dhe ne nje larmi formash me nje perberes ose ne preparate me multi-vitamina e minerale. Veprimi ne trup. Piridoksina ka rol vital ne aaktivitetin e shume enzimave. Kjo vitamine B, eshte esenciale per karbohidratet e ruajtuara ne melci dhe muskuj per energji; per shperbashkimin dhe perdorimin e proteinave karbohidrateve dhe yndyranave nga ushqimet; dhe per prodhimin e Niacines (Vitamina B3) Duhet per prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut (eritrocitet) dhe antikorpeve, per lekure te shendetshme dhe eper traktin digjestiv. Po ashtu ka rendesi ne funksionin normal te sistemit nervor qendor dhe per mekanizmin e veprimit te disa hormoneve.


Dieta dhe burime te tjera, Melci, pule, peshk, cerealet e bluar “trashe” (me embrin e levozhge) tharmi i bukes, dhe vezet jane burime te mira te Vit B6. Gjindet dhe tek avokado bnanja dhe patatet. Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave te balancuara permbajne sasi te mjaftueshme te piridoksines, dhe prodhohet ne sasi te vogla nga bakteiet intestinale. Megjitheate femijet qe po ushqehen me gji dhe te moshuarit mund te kene nevoje per sasi te shtuar. Suplementet jepen sipas keshilles se mjekut ose bashke me vitaminat e tjera B, tek njerez me gjendje te ndryshme mjeksore, ku absorbimi nga zorret eshte i ulur.

Jepen dhe per parandalimin ose trajtimin e deficencave te shkatuara nga alkoholizmi dhe trajtimi me ilace: si izoniazid, penicilamina dhe hidrolazine. Mund tep erdoret per te ulur gjendjen depresive tek grate te cilat jane duke perdorur kontraceptive orale me baze estrogjeni, dhe mund te parandaloje “ semundjen e mengjesit” (te vjellat) gjate shtatzanise. Perdoret gjate tensioni pre-menstrual, depresionit, irritimit nervor, dhe kur gjoksi behet i dhimbshem ne prekje. Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesa e piridoksines mund te sjelle dobesi, nervozizem, irritim, depresion, probleme me lekuren inflamacion te gojes dhe gjuhes, dhe buze te cara. Ne te rriturit, deficenca sjell anemi (nivele abnormale te qelizave te kuqe – nivel te ulet!) Tek femijet mund te kemi dhe konvulsione. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi, natyra e serioziteti i gjendjes shqetesuese. Ne pergjithesi, deficenca trajtohet me 5-25 mg / dite, per 3 jave. Ndjekur kjo me 1.5-2.5mg / dite multivitamina per aq kohe sa eshte e nevojshme.


Deficenca qe vjen nga crregullimet gjenetike, qe parandalojne perdorimin e Vit B6, trajtohen me doza 1-15mg / dite per femijet e vegjel dhe 10-250mg / dite te rriturit e femije. Dozat nga 50mg / dite me vitamina te tjera B, nga dita 10 e ciklit menstrual tek dita 3 e ciklit qe pason mund te lehtesojne simptomat e sindromes pre-menstruale. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Dozat ditore mbi 500mg te marra per nje kohe te gjate mund te demtojne sitemin nervor, duke sjelle humbje ekuilibri, mprije, dhe ngathtesi ne duar.

Vitamina B12 – Kobalamina Emra te Tjere Kobalamine, Kobalamina, cianokobalamine, hidroksikobalamine Jepet Vit B12 jepet pa recete ne nje game preparatesh. Hidroksikobalamina jepet vetem me injeksione nen mbikqyrje mjeksore. Veprimi ne trup. Vitamina B12 ka rol vital ne aktivitetin e shume enzimave. Eshte esenciale per prodhimin e materialit gjenetik te qelizave dhe keshtu per rritjen e zhvillimin e organizmit. Formimi i qelizave te kuqe te gjakut ne palcen e kockave varet shume tek kjo vitamine. Perfshihet ne perdorimin e Acidit Folik dhe karbohidrateve ne diete, dhe eshte e nevojshme per te mbajtur nje sitem nervor te shendetshem.


Dieta dhe burime te tjera. Burimi me i mire per VitB12 eshte melcia, gjindet ne sasi te larta ne gati te gjitha produktet shtazore por jo ne ato bimore. Kur jane te nevojshme. Nje diete e balancuar zakonisht mjafton per Vit B12, deficenca me shpesh haset ne rastet kur ka probleme te absorbimit nga zorret sesa nga sasia e ulet ne diete. Megjitheate, nje diete strikte vegjetariane, pa veze e produkte te qumeshtit sjel mungesa ne vit. B12. Rasti me i shpehte ne keto mungesa eshte anemia pernicioze. Ne te cilen absorbimi i Vit B12 ulet, pasi stomaku e humb mundesine te sektretoje nje substancae te quajtur glukoproteine – qe ndihmon, kombinohet me pas me Vit B12 e absorbohet ne zorre. Jepet si mjekim shtese ne rastet kur ka semundje te traktit digjestiv, ne semundjen koleika dhe steatorrene, pas operacioneve ne stomak dhe ne zorre dhe pas infektimit te traktit me parazitet/ krimbat (cestoda/cestode)

Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca nga Vit b12 zakonisht do muaj apo vite te zhvillohet, sepse melcia mund te mbaje rezerva te saj deri ne 6 vjet. Deficenca e Vit B12 kalon ne anemi. Goja dhe gjuha demtohen. Truri e palca kurriozre mund te preken duke sjelle mpirje ne gjymtyre, humbje te kujteses dhe depresion. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi, gjendja e serioziteti i mungeses se Vit B12. Anemia pernicioze (qe vjen nga mungesa e Vt B12) tek te rriturit trajtohet me 1.000 mgc /2x ne javen e I-re. Ndjekur me 100-200 mgc me injksione mujore derisa te largohet anemia. Doza me te larta per muaj, deri ne 1.000 mcg te Vit B12, se bashku me acidin folik, mund te jepen nese deficneca eshte shume e rende. Femijet trajtohen me 30-50 mcg ne dite. Zakonisht perdoret suplementi oral nga 6 mcg / dite. Bebet marrin 2-3 mcg ne dite.


Deficenca qe ka ardhur si rezultat i defekteve gjenetike qe parandalon perdorimin e Vit B12 trajtohet cdo 3 jave me nga 250 mcg, pergjate gjithe jetes. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Efektet e demshme nga dozat a larta te Vit B12 nuk njihen akoma. Mund te kete raste te ralla alergjie kur preparati i papaster jepet me injeksion.

Vitamina C Emra te Tjere Acidi askorbik, askorbati i kalciumit, askorbati i natriumit.

Jepet Pa recete, dhe ne nje larmi formash me nje perberes ose ne preparate me multivitamina e minerale. Askorbati i natriumit jepet me injeksione vetem nen mbikqyrje mjeksore. Veprimi ne trup. Vitamina C ka rol themelor ne aktivitetin e shume enzimave. Duhet per mirembajtjen e kockave te shendetshme, dhembet mishrat e dhembeve, ligamentet dhe enet e gjakut, dhe eshte perberes i rendesishem i te gjitha organeve te trupit. Ka rendesi per prodhimin e disa neurotranmetuesve dhe hormoneve adrenale. Duhet per te perdorur acidin folik dhe absorbimin e hekurit. Kjo vitamine eshte e nevojshme per pergjigjen normale te sistemit imun ndaj infeksioneve dhe mbylljes se plageve.


Dieta dhe burime te tjera. Vit. C gjindet ne frutat e zarzavatet e fresketa. Familja Citrore {portokalle, lemona qitro} domatet, patatet dhe salatat, jane burime te mira dietetike te saj. Kjo vitamine shkaterrohet shume shpejt gjate gatimit; prandaj disa zarzavate te freskta e te pa-gatuara duhet te hahen perdite. Rekomandohet dhe lengu i fresket i frutave-zarzavateve cdo dite. Kur jane te nevojshme. Nje diete e shendetshem zakonisht i ploteson kerkesat per vitaminen C. Por, konsumohet shume hspejt gjate nje demtimo, kirugjie madhore, djegjeve, dhe ne temperatura te larta. Suplementet und te duhet per te trajtuar te moshuarit dhe te semuret kronike si dhe ato me alkoholizem kronik. Femrat qe marrin kontraceptive me baze estrogjeni mund te kene nevoje per Vit C te shtuar. Nuk ka evidence shkencore qe pranon se vitamina C ne doza te rritura parandalon te ftohurat dhe gripin, megjithese mund te ule disi simptomat e tyre.

Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesat e uleta mund te sjellin dobesi, dhimbje, mishra te dhembeve te enjtur dhe gjakrrjedhje nga hunda. Mungesat esktreme mund te sjellin skorbutin (Angl.Scurvy) simptomat jane: gingiva te inflamuara dhe qe rrjedhin gjak, gjakrrejdhje te brendhsme. Ne te rriturit kockat thyhen me kollaj dhe dhembet bien shpejt / levizin. Ne femijet ka zhvillim abnormal te dhembeve dhe kockave. Plaget nuk mbyllen dhe infektohen. Deficenca e Vit C shpesh sjell anemi (nivele te uleta te qelizave te kuqe te gjakut) me simptomat qe jane: zbardhje ne ftyre dhe lodhje, marrje fryme, dhe palpitacione. Skorbuti i patrajtuar mund te sjelle te fiket, koma dhe vdekje. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Ne raste me skorbut jepen 300 mg te Vit C per disa jave me rradhe. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Rreziku i efekteve te demshme eshte i ulet, meqe Vit C eksretohen nga urina.


Megjithate dozat mbi 3gram ne dite, mund te sjellin diarre, te vjella e marrje mendesh, dhe krape ne stomak Mund te formohen dhe gure ne veshka. Per nje periudhe te gjate njerezimi se ka kuptuar funksionin ushqimor, ne shume semundje. Nje nga problemet e keq-ushqimit ka qene skorbuti (Angl.scurvy) dhe nuk dihej shkaku i sakte nga vjen, deri ne 1930 kur Albert Szent-GyÜrgyi zbuloi acidin askorbik –te njohur si Vit. C - qe i jep truput eficence ne perdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Kohe me pare pare marinaret vuanin nga hemorragji ne mishrat e dhembeve,, dhembet u binin, lekura kishte merragji dhe plaget mbylleshin me vones, shpesh kete grup simptomash e ndiqte vdekja. Keto shenja jane rekorduar dhe tek kryqtaret e udhetaret ne udhetime te gjate pa ushqime te fresketa. Megjithese marinaret Daneze e dinin kete gjendje, dhe fusnin limona dhe portokalle ne anijet e tyre, ne Britani kjo u arrit vetem ne 1753, kur u kuptua se skorbuti vjen nga nje lloj mangesie ne ushqime. Nuk e dinin cfare, por pas eksperimenteve te shume mjekeve (njeri vdiq duke provuar grupe te ndryshme e mos ndryshuar ushqimin per nje kohe te gjate) u arrit te kuptohej se limonat/portokallet e parandalonin kete.

Funksionet e Vitamines C – acidit askorbik. Ndihmon te mbroje qelizat dhe i mban ato te shendetshme, Mban te shendetshme strukturat lidhese te indeve, qe mbeshtesin dhe indet e organet. Ndihmon ne sherimim e plageve. Ku gjindet Vit C? Portokallet, specat jeshil dhe te kuq, luleshtrydhet, manaferrat, broccoli, patatet


Sa vitamine C kemi nevoje ne nje dite? Te rriturit duan 40mg ne dite. Vitamina C nuk ruhet ne trup, prandaj duhet ta kemi ne diete cdo dite. Cfare ndodh po mora shume vit. C? Po te marresh sasi te medha (>1000 mg) shkakton: flatulencen (gazra) diarre, dhimbje stomaku. Sapo te ndalohet Vit C keto kalojne menjehere.

Vitamina D – Kalciferoli Emra te Tjere Alfakalcidol, kalcifediol, kalciferol kalcitriol, kolekalciferoli, ergokalciferol, Vit D2, Vitamina D3.

Jepet Pa recete dhe ne nje larmi formash me nje perberes ose ne preparate me multivitamina e minerale. Injeksionet jepet vetem nen mbikqyrje mjeksore. Veprimi ne trup. Vit D (se bashku me homonin para-tiroid) ndihmon ne rregullimin e balances se kalciumit dhe te forsforit ne trup. Ndihmon absorbimin e kalciumit nga trkti intestinal, dhe eshte thelbesore per kocka dhe dhembe te forta. Dieta dhe burime te tjera. Margarina (ne te cilen shtohet me detyrim ligjor) vajrat e peshkut (sardelet, salmon peshku ton) melcia prodkutet e qumeshtit, dhe e kuqja e vezes, jane burime te mira te vitamines D. Gjithashtu formohet, nga ragimi i rrezeve ultravjollce me kimikatet naturore te lekures. Drita e diellit eshte nje burim i vitamines D per shume njerez.

Kur jane te nevojshme.Kerkesat per Vit D zakonisht jane te vogla dhe mbulohen ne menyre te kenaqshme nga dieta dhe ekspozimi ndaj rrezeve te diellit. Megjitheate nje diete e varfer dhe mungesa e drites se diellit mudn te sjelle deficenca te Vit D,


njerezit me lekure te erret (me teper ato qe jetojne ne zona urbane qe kane smog) dhe punonjesit e turneve te nates jane me shume ne rrezik. Ne zonat me rreze te moderuar dielli mund te jepen suplemete tek bebet. Femijet e lindur premature vegjetarianet strikt, dhe te moshuarit mund te perfitojne nga suplementet e kesaj vitamine. Shtesat jepen gjithmone me keshille mjeksore te parandalohen apo te trajtohen shqetesimet me kocakt qe jane te lidhura me mungesen e Vit D, dhe per gjendje kur absorbimi i saj i plote nga zoret nuk eshte i mundshem, mungesat qe lidhen me semundje te melcise, disa semundje te veshkave, perdorim per nje ohe te gjate i disa barnave, dhe defektet gjenetike. Po ashtu perdoret ne trajtimin e hipo-paratyroidizmit. Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesa e vitamines D per nje kohe te gjate shkkton ulje te nivelit te kalciumit dhe te fosforit ne gjak, qe sjell dobesim (zbutje) te kockave. Ne femijet kjo mund te shkaktoje probleme abnormale te kockave (raketizmin –rickets/ Angl) dhe tek te rriturit osteomalic, dhimbje te shpines, dobesim muskular, dhimbje kockash dhe/ ose fraktura. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Zakonisht, raketizmi i ardhur nga mungesa e vit D trajtohet si fillim me 5.000 – 10.000 UI te vitamines D cdo dite, pasur kjo me doze mbajtese nga 400 UI. Osteomalacia e shkatuar nga mungesa e Vit D. Trajtohet me 3.000- 50. 000 UI ne dite, ndjekur me doza-mbajtese nga 400 UI ne dite. Deficenca e shkatuar nga keq-absorbimi intestinal trajtohet me doza 10.000- 50.000 UI (te rriturit) dhe 10.000 – 25.000 UI ne dite (femijet)

Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Dozat mbi 400 UI te vitamines D nuk japin perfitime per shumicen e njerezve, dhe rrisin rrezikun per efekte anesore.


Perdorimi er nje kohe te gjate crregulllon balancen e kalciumit ne indet e buta muret e eneve te gjakut, dhe veshkat, dhe demton zhvillimin tek femijet. Kalciumi me shumice mund te sjlle simptoma si; dobesia e pergjithshme, etje te pazakonte, rritje te urinimit, probleme gastro-intestinale, dhe depresion. Dozat ditore mbi 25 mcg (1.000UI) tek femijet dhe 1.25 mg (50.000) ne te rriturit dhe femijet konsiderohen si shume te larta.

Vitamina E – Tokoferoli Emra te Tjere. Acetati i alfa tokoferolit, tokoferol, tokoferolet. Jepet Vit E jepet pa recete dhe ne nje larmi formash me nje perberes ose ne preparate me multi-vitamina e minerale. Futet dhe ne kremrat per lekuren. Forma me e fuqishme e saj eshte Alfa Tokoferoli. Veprimi ne trup. Vit E eshte anti-oksidant i fuqishem, vital per strukturen e shendetshme dhe per ngadalesimin e procesit te plakjes ne qelize, dhe per aktivitetin e disa enzimave. Vit. E mbron mushkerite dhe indet e tjera nga demtimi i shkaktuar prej ndotesve, dhe mbron qelizat e kuqe te gjakut kunder shkaterrimit nga helmet qe gjinden ne gjak. Po ashtu ndihmon te formohen qelizat e kuqe dhe perfshihet ne prodhimin e energjise ne zemer dhe ne kuskuj. Ka disa te dhena se vitamina E mund te mbroje nga semundjet koronare te zemres dhe kanceri, por duhet me shume evidence per kete. Dieta dhe burime te tjera.

Disa vajra vegjetale jane burime te mira. Gjindet tek

zarzavatet jeshile dhe gjethete e tyre, drithra e “bluara trashe� ( me embrion dhe levozhge) dhe tek tharmi i bukes.


Kerkesa normale ditore. Vitamina E matet me ekuivalente ne miligrame te alfatokoferolit – mg alfa-TE. Ne disa vende nuk ka rekomandime ditore per te, pasi varet ne marrjen e aciddeve yndyrore te pasaturuara, gje qe varet ne nje spekter shume te gjere. Por do trajtojme “marrjen e rekomanduar ditore” sipas parametrave ne SHBA. Kur jane te nevojshme. Nje diete normale mjafton per sasite e duhura te Vit E, dhe rralle ka nevoje te behen shtesa. Megjitheate, njerezit qe konsumojne sasi te larta te yndyrnave te poli—pa-saturuara me origjine nga vajrat vegjetale, vecanerisht nese gatuhen ne temperatura te larta, mund te kene nevoje per suplemente. Po ashtu suplementet rekomandohen ne lindjet e parakohshme te femijeve dhe tek njerezit me probleme te absorbimit ne zorre, semundje te melcise ose ne fibrozen cistike. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca e Vit E con drejt shkaterrimit te qelizave te kuqe (hemolize) dhe me pas anemi simpatomat e te ciles jane zbehje ne fytyre, lodhje, marrje fryme dhe palpitacione. Tek te vegjlit, deficenca sjell the retension te likidit. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Doza ne keto raste jane x4-5 me lart se “doza e rekomaduar ditore” (shih me siper) tek te rriturit e femijet, bazuar ne moshe/gjini Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Efektet e demshme jane te ralla, por perdorimi per nje kohe te gjate i dozave mbi 250 mg / dite, mund te sjelle marrje mendesh, te vjella, dhe diarre. Dozat e larta mund te ulin sasine e Vit A, D dhe K te absorbuara ne zorre.


Vitamina H – Biotina Emra te Tjere Koenzima R, Vitamina H.

Jepet Pa recete dhe ne nje larmi formash me nje perberes ose ne preparate me multivitamina e minerale. Veprimi ne trup. Biotina ka rol vital ne aktivitetin e disa enzimave. Eshte esenciale per shperbashkimin e karbohidrateve dhe acideve yndyrore ne dieten per konvertimin e tyre ne energji, per prodhimin e yndyrnave, dhe per jashteqitjen e produkteve te mbetura nga shperbashkimi proteinik. Dieta dhe burime te tjera. Gjurme te Vit H gjinden ne shume ushqime. Burimet me te pasura jane melcia, arroret, bizelet, fasulet dhe e kuqja e vezes, dhe lulelakra. Nje sasi e madhe e biotines qe na duhet prodhohet nga b flora bakteriale e zorreve.

Kur jane te nevojshme. Dieta normale dhe prodhimi i saj nga bakteria ne zorre, jane te majftushme per aq sa i duhet nje organizmi te shendetshem. Por deficna mund te jete e pranishme tek personat qe konsumojne per nje kohe te gjate te bardhen e vezes. Ne te ka nje protein tte quajtur avidin qe qe parandalon absorbimin e vitamines H ne zorre. Rreziku i deficences eshte ne rritje gjate kohes se trajtimit te gjate me anti-bakterialet sulfonamide, te cilet mund te shkaterrojne bakterien biotin-prodhuese ne zorre. Megjithese, ne shumicen e rasteve botina shtese nuk eshte e nevojshme. Simptomat e pamjaftueshmerise. Ne simptomat e deficences te Vit H perfshihen: lodhja, humbje oreksit, renie e flokeve dhe depresioni. Deficencat ekstreme mund te sjellin ekzema ne fetyre dhe ne trup, dhe inflamacion te gjuhes.


Simptomat e pamjaftueshmerise. Ne simptomat e deficences te Vit H perfshihen: lodhja, humbje oreksit, renie e flokeve dhe depresioni. Deficencat ekstreme mund te sjellin ekzema ne fetyre dhe ne trp, dhe inflamacion te gjuhes.

Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet tek individ dhe natyra e crregullimit. Ne pergjithesi deficenca dietatike trajtohet me 150-300 mcg te biotines ne dite. Defiecenca e biotines qe vjen nga defektet gjenetike, qe kufizon perdorimin e saj nga qelizat e trupit trajtohet me doza shume te larta, nga 5mg dy here ne dite. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Nuk njihen asnje.

Vitamina K – Menadioni Emra te Tjere Vit K1, Vit K2, Vit K3, menadion e fitomenadion. Jepet Pa recete dhe ne nje larmi

formash me nje perberes ose ne preparate me multi-vitamina e minerale. Preparatet orale dhe a ato me injeksion qe perdoren ne hemorragjite jepen vetem me recete. Veprimi ne trup. Vit K eshte e nevojshme per formimin e disa substancave ne melci, qe krijojne mpiksjen e gjakut (faktoret e koagulimit te gjakut) duke pershire faktorin II – protrombinen.


Dieta dhe burime te tjera. Burimet me te mira jane zarzavatet jeshile, sallatat dhe rrenjet e zarzavateve, frutt, farat, qumeshti i lopes dhe kosi. Alfalfa, po ashtu eshte nje burim i shkelqyer per vitaminen K. (alfalfa - Medicago sativa) Kerkesa normale ditore. S’ka “kerkese standarte ditore” te stabilizuar, por te rriturit kane nevoje per gati 0.001 mg / dite te vita. K, per cdo kg peshe trupore. Nje personqe peshon 65kg ka nevoje per 0.065 mg ne dite Vit K. Nje 78kg ka nevoje per 0.078 mg ne dite, etj. Cdo sasi e vit. K qe trupi nuk e perdor menjehere ruhet ne melci per te ardhmen. S’ka nevoje te jete cdo dite ne dieten tuaj. Nuk ka kerkesa shtese per te gjate ushqimit me gji e ne shtatzani. Deficencat trajtohen me keshillen e mjekut kur merren sulfanamined per nje kohe te gjate, ose kur absorbimi nga zorret ka crregullime; si ne rstet e semudjeve te melcise, obstruksionet biliare e gjendjet intestinale qe shkaktojne diarre. Vitamina K mund te jepet per te ulut sasine e gjakut te humbur gjate lindjes ose pas operacioneve kirurgjiakle tek njerezit qe marrin aspirine apo antikoagulante orale. Vitamina K, po ashtu, i kundervihet overdozes nga antikoagulantet orale.

Simptomat e pamjaftueshmerise. Nivele te uleta te vitamines K sjellin nivele te ulura te protrombines (hipoprotrombinemia) dhe te faktoreve te tjere koagulues, duke sjelle vonese ne mpiksje dhe tendece per gjakrrjedhje. Kjo sjell demtime te lehta nga ferkimet e lekures, plage qe nuk mbyllen, rredhje gjaku nga hundet dhe mishrrat e dhembeve zorret e trakti urinar, dhe rrale ne tru. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga idnvidi dhe serioziteti i gjendjes te crregullimit.


Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Marrja me teprice e vtiamines K nuk ka efekte te demshme.Vitamina K ne forme sintetike (menadioni) mund te shkaktoje demtim te melcise ose carje te qelizave te kuqe (hemolize) ne doza te larta. Dhe ne njerez me deficence te G6PD (glukoze-6-fosfat-dehidrogjenazes) Kjo mund te sjelle te urina te jete e kuqe ne bojekafe, dhe ne, raste ekstreme, ne anemi. Efektet e demshme jane teper te rralla ne preparatet e Vit K te marra nga goja.


Acidi Folik (Vit M) Emra te Tjere Folacine, Vitamina M, folati i natriumit folatet. Jepet Pa recete dhe ne nje larmi formash me nje perberes ose ne preparate me multivitamina e minerale. Dozat 500 mcg e lart duhen dhene me recete. Veprimi ne trup. Acidi folik eshte i domosdoshem per aktivitetin e shume enzimave. Kerkohet per prodhimin e acidit nukleik – struktura gjeteike e qelizes – dhe keshtu, per proceset e rritjes dhe te riprodhimit. Eshte esencial per formimin e qelizave te kuqe nga palca e kockave dhe per zhvillimin e funksionin normal te sistemit nervor qendror. Dieta dhe burime te tjera. Burimet me te mira jane zarzavatet jeshile me gjete, maja, melcia, Rrenje zarzavatesh, arroret, e kuqja e vezes jane po ashtu burime te kenaqshme.

Kur jane te nevojshme. Nje diete normale e pasur ne zarzavate zakonisht mjafton per kersat ditore te acidit foli. Megjitheate deficenca minore jane gati te zakonshme, dhe mund te riparohet fare lehete duke ngrene nje frut/ zarzavate apo pire lengun e tyre. Suplementet jepen zakonisht gjate shtatzaninse dhe ushqimit me gji, dhe ek femijet e lindur para-kohe ose femijet e lindur nen peshe, ose femijet qe i ushqejne me qumesht dhie [qumeshti i nenes dhe qumeshti i lopes kane sasi te majtueshme te acidit folik) Mjeket mund te rekomandojne acidin folik per pacientet ne hemodialize, ato me disa probleme te gjakut, psoriazen, crregullimi ku eshte demtuar absorbimi normal nga zorret, alkohilizmin kronik, ose semundje te melcise. Suplementet mund te jene te dobishem nese pini shume alkohol ose merrni ilace qe ulin sasite e acidit folik. Ne keto ilace futen antikonvulsivet, antimalariket, kontraceptivet me baze estrogjeni,


disa analgjezike, kortikosteroidet dhe antibakterielet sulfonamidike. Rrreziku per te lindur femije me spina bifida, tek ato gra qe jane ne grup-risk, mund t eulet nese suplementet e acidit folik fillohen dy muaj para shtatzanise dhe vazhdohen per tre muajt e pare te saj. Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesa e acidit folik mund te sjelle numrat te ulur te qelizave te kuqe (anemi) Simptomat baze jane: lodhja, marrje mendesh, diarre dhe humbje te flokeve. Dalin pucrra ne goje dhe ne gjuhe. Deficenca e A. Folik mund te ndikoje ne rritjen e bebeve dhe te femijeve. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Simptomat nga anemia zakonisht trajtohen me 15 mg te acidit folik ne dite, te marra bashke me Vit B12. Doza mbajtese mund te filloje pasi simptomat jane nen kontroll. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Ne sasi te larta acidi folik nuk eshte toksik. Megjitheate, mund te perkeqesoje simptomat e nje deficence ko-ekzistuese te Vit B12 dhe kurre nuk duhet te merret ne trajtimin e anemive pa u hetuar plotesisht shkaktari i anemise.


Grup-Vitaminat B, perfshijne vitaminen: B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9, B12. Nje studim ne Zhengzhou Kine, mbi 6 muaj me >50.000 paciente, vuri se se pervec rolit qe ka familja e vitaminave B ne metabolizem (si koenzima & prekursore) ne lekure e floke, lidhen me nje incidence te ulur te hemorragjise cerebrale (gjendje ku formohen trombe/bllokime gjaku ne tru ose cahet nje ene gjaku ne tru) ne nje shifer ku faktori riks ulej me 7% (revista klinike e neurologjise 2013) Burimi per tabelen, klik ketu


Vit. B17 “Vitamina e Mrekullise” Nuk ka vit B17 por ka 00 - 000 website ne internet qe pretendojne se kuron kancerin. Ne fakt substanca quhen Laetrile. Nuk do ruajme strukturen si per vitaminat qe kemi bere deri tani (13 te tilla) vetem do japim informacion te jeni te qarte perse behet fjale. Laterili njihet si: beta D gentibiozide i mandelonitrilit, beta glukuronidi i mandelonitrilit, laevorotator, purasin, amygdaline, nitrilosid. Zakonisht gjindet si substancen natyrore amygdaline por prodhohet dhe ne forme sintetike. Amigdalina (amygdalina) eshte ne farat e shume ushqimeve te gjalla, si dhe tek frutat, p.sh kajsiat. Po ashtu e hasim tek erezat (karafili) dhe disa lloje fasulesh.

Pse e perdorin disa paciente? Ata besojne se permireson shendetin, nivelet e energjise dhe i ben “detoks trupit, duke e pastruar” (trupi s’ka nevoje detokse nga ne, i ben vete keto) dhe i ndihmon te jetojne me gjate. Disa paciente qe nuk kane shprese te mjeksia dhe nuk ka me kurim per ta, shpresojne se laterili do i ndihmoje ne kete drejtim. Laterili jepet me injeksione, si tableta, leng per te perdorur ne lekure, dhe leng per tu marre nga anusi. Tabletat kane efekte anesore me te renda se injeksionet. Sistemi yne i tretjes dhe bakteriet ne te, e shperbashkojne laterilin dhe leshohet cianid. Perserisim – Cianid – helm. Ato qe e rekomandojne, flasin per dieta speciale, enema, lyerje te lekures, doza te larta te “Vit B17” dhe keshtu krijojne nje trajtim “kompleks e special” ne dukje. Efektet anesore te Laterilit. Laterili - e thame - permban cianid, qe eshte tip helmi. Pra efektet anesore te tij, jane njesoj si te cianidit. Dhimbje koke, marrje mendesh, demtim te melcise, mungese te oksigjenit ne indet e trupit, renie e tensionit te gjakut, te rena, ethe, demtime te mbaresave nervore, humbje te balances dhe probleme me ecjen, konfuzion, koma, dhe ne fund vdekje.


Mendohet se nese hani 50 - 60 berthama kajsie pa nderprerje, ose 50g te laterilit, kjo sjell vdekjen. Nese e merrni ne forme tabletash eshte e rendesishme qe nuk perdorni ushqime qe kane ne perberje amigdaline, si p.sh. bajame, fara te frutave, kajsia, pjeshka, bishtaja, karrota, doza te larta te Vit C, fasule, flaks seed, dhe arroret.

Keto ushqime nuk sjellin probleme kur hahen normalisht – pa laetrilin – pasi sasite e amigdalines ne to jane te uleta. Po ashtu pacientet me demtime te melcise duhet te kene kujdese se laetrili e demton me shume kete organ. Meqe nuk ka evidence shkencore qe kuron kancerinm ky ilac eshte i ndaluar ne SHBA, nga Agjensia e Drogave dhe Ushqimit (FDA) si dhe nga Bashkimi Europian por ne website te ndryshme, shitet nga $400 - 500 per injeksionet ne 21 dite dhe $150 - 200 per tabletat per nje muaj. DBMI keshillon qe mos ta perdorni “Vitaminen B17” dhe per cdo problem qe te keni konsultohuni me mjekun tuaj.

***


MINERALET Mineralet jane substanca inorganike qe i duhen trupit per te funksionuar rregullisht dhe te rrije i shendetshem. Mineralet perdoren ne sasi vogla per arsye te ndryshme, nga perberja skeletore tek impulset nervore, nga perdorimi te hormonet te mbajtja e nje ritmi normal te zemres. Mineralet me esenciale jane Bakri, Fluori, Jodi, Hekuri, Kalciumi, Kaliumi, Kromi, Magnezi, Natriumi, Seleniumi, Zinku dhe ne kete editim do shtoj Fosforin, duhet dhe te tjeret por jane ne sasi akoma me te vogla. Nje deficence, ose me mire marrja jo e plote e mineraleve ndodh ne rastet kur trupi (a) nuk i merr nga nje diete e balancuar, dhe (b) semundje/ faktore te ndryshem s’lejojne marrjen e tyre ose sjellin dalje te pershpejtuar [humbje] Kjo me pas, kalon ne nje game shqetesimesh shendetesore, nga probleme te zemres, kockave, funksionet kognitive e ulje te eficences te sistemit imunitar. Trupi i njeriut ka nevoje per sasi te ndryshme, te mineraleve te ndryshme. Kjo variaon sipas moshes, gjinise, aktivitetit, gjendjes fiziologjike (p.sh shtatzania) e shendetit ne teresi. Njesoj si me vitaminat, nje diete e balacuar duhet te jete e mjaftueshme per te gjitha mineralet qe i duhen trupit te jete ne gjendje te funksionoje ne menyre normale. Disa minerale duhen ne sasi me te larta (kalcium, fosfor, magnez, natrium dhe kalium) ndersa disa kerkohen ne sasi akoma me te vogla (si hekur, zink, iod, flour, selenium dhe baker) por te dyja grupet kane rendesi per trupin pavaresisht sasise se kerkuar. Absorbimi me i mire i tyre eshte permes ushqimit sa te merren ne forme suplementesh. Sipas NDNS (The National Diet and Nutrition Surveys, in Great Britain) disa nen-grupe kane me pak marrje-mineralesh se te tjeret, meshkujt ne kalium, magnez dhe zink, ndersa femrat ne hekur, kalcium baker dhe jod. Problematike eshte kjo tek te rinjte, sidomos vajzat e reja ne varesi te nje djete te varfer dhe moskujdesjes per ushqimet (ushqime te gatshem, te procesuar,a, etj) sjellje e cila ka pasoja aft-shkurtra por dhe afagjata ne mbajtjen funksionale te nje trupi te shendetshem, me rritjen dhe ne moshat e 2-ta e te 3-ta si dhe gjate eventualiteteve e semundjve ne vazhdim. Ka dhe shqetesime sipas vecorive te deficencave, te cilat nuk dallohen deri ne stadet e vona, p.sh. marrja e kalciumit te femijet dhe adoleshentet ose nivelet e ulura te hekurit tek vegjetarianet apo femrat ne moshe te rritur.


Mbi dhe nen-marrja e mineraleve - sipas Eksperteve Britanike ne Vitaminat dhe Mineralet* problemi me i perhapur i deficencave ne bote shihet ne rastin e hekurit (Fe) ne anemite qe prekin shpesh femijet dhe femrat. Po ashtu, deficenca e jodit dhe me pak e seleniumit. Ndersa ne marrjen e shtuar te mineraleve problemi kryesor ne bote eshte kripa (natriumi - Na) dhe fluori - F qe ne doza te larta [nga uji, ushqime e preparate] mund te sjelle fluoroze skeletore. Informacion me te detajuar mund te gjeni ketu. [(*Expert Group on Vitamins and Minerals (EVM) (http://www.food.gov.uk/)]

Sipas British Nutrition Foundation kemi disa parametra ne kerkesa ushqimore. DRVs (Dietary Referenca Values) referenca e vlerava dietetike jae nje seri kalkulimesh [pak a shume] ne sasine e energjise dhe ushquesve qe duhen nga grupe te ndryshme te popullates ne cdo vend. Percaktimi ka 3 tipe: RNIs, EARs & LRNI (Reference Nutrient Intakes, Estimated Average Requirements & Lower Reference Nutrient Intakes) 

RNIs, referenca e nutrienteve te marre perdoret per vitamina e minerale, dhe jane sasia e mjaftueshme per nevojat e shumices se grupit te cilit i referohen.

EARs, mesatarja e kerkesave te nevojshme, perdoren per energjine, dhe,

LRNIs, referenca e ulet e marrjes se nutrienteve qe eshte gati gjithmone e pamjaftueshme per shumicen e njerezve.

***,


Bakri (Cu) Njihet si çelati amino acidik i bakrit, kloridi bakrit, dihidrati i kloridit te bakrit, glukonati i bakrit, sulfati i bakrit. Celati, glukonati dhe sulfati i bakrit jepen ne forma orale dhe pa recete. Kloridi i bakrit eshte ne forme injeksioni dhe e vlefshme vetem me recete apo ne ambjente spitalore. Dihidrati i kloridit te bakrit eshte pjese e nje preparati me shume perberes dhe zakonisht eshte vetem per perdorim spitalor.

Veprimi ne trup. Bakri eshte perberes esencial i shume proteinave dhe enzimave. Luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e qelizave te kuqe, ndihmon te formoje nje pigment te erret qe ngjyros floket dhe lekuren, dhe ndihmon trupin tone te perdore vitaminen C. Eshte esencial per formimin e kollagjenit dhe te elastine – proteina qe gjinden ne ligamente,, muret e eneve te gjakut dhe ne mushkeri – dhe per formimin e sakte dhe mirembajtjen e kockave. Po ashtu, kerkohet nga aktiviteti i sistemit nervor qendror. Dieta dhe burime te tjera. Shume ushqime te freskete permbajne baker. Melcia, midhjet, arroret, kerpurdhat, dritherat, dhe fasulet e thata, jane burime te mira. Uji “i bute” mund te marre baker nga tubacionet. Kur jane te nevojshme. Nje diete e cila perfshin ushqimet e permendura me siper, eshte e mjaftueshme per sa baker i duhet trupit. Suplementet rralle jane te nevojshme. Megjitheate,Dr. mund te keshillojne baker shtese ne rastet e femijeve te keq-ushqyer. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca e Bakrit eshte shume e rralle. Ndryshimi madhor eshte animeia, qe varet nga deshtimet ne prodhimin e qelizave te kuqe, shenjat kryesore jane “fytyre e zbehte”lodhje, marrje fryme dhe palpitacione. Ne raste shume serioze, mund te kemi ndryshime abnormale te kockave. Ka nje crregullim gjenetik te trasheguar qe quhet sindroma Menke, qe rezulton ne degjenerim trunor, bllokin te rritjes, pak here dhe te “thyeshem” dhe kocka te dobeta. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi dhe nga natyra dhe serioziteti i gjendjes te crregullimit.


Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Fare pak, qofte dhe 10-15mg baker mund te sjellin efekte toksike. Simptomat e helmimit perfshijne marrje mendesh, te vjella, dimbje abdominale, diarre, dhe dhimbje te pergjithshme te trupit. Overdozat e larta te bakrit mund te shkaktojne shkaterrimin e qelizave te kuqe (anemia hemolitike) dhe demtime me veshka e ne melci.

Ne semundjen Wilson, nje crregullim gjenetik, pacienti nuk mund te ekskretoje bakrin dhe vuan nga helmimi afat-gjate me baker dhe gradualisht ka demtime ne melci dhe ne tru. Semundja trajtohet me agjentet รงelatike, si penicilamina. Helmimi akut me baker mund te ndodhe ne individe qe pijne alkol te bera ne shtepi, te distiluar nepermjet tubave te bakrit.


Kalciumi (Ca) Njihet si çelati amino acidik i kalciumit, karbonati i kalciumit, kloridi i kalciumit, citrati i kalciumit, glubionati i kalciumit. Gluceptati i kalciumit glukonati i kalciumit laktati i kalciumit.

Jepet Ne forme orale jepet pa recete. Format me injektim te kalcimuit jepen vetem nen mbikqyrjen mjeksore. Veprimi ne trup. Minerali me i perhapur ne trup, kalciumi perben ~ 90% te substances solide ne kocka dhe tek dhembet. Eshte esencial per formimin dhe mirembajtjen e kockave te forta dhe dhembeve te shendetshem, si dhe per koagulimin e gjakut, transmetimin e impulseve nervore, dhe kontraktimin e muskujve. Dieta dhe burime te tjera. Me kryesoret jane qumeshti dhe produktet e tij, sardelet, zarzavatet jeshile, fasulet bizelet dhe arroret. Kalciumi mund te merret duke pirre uje ne zonat ku ka “uje te forte” (me sai te larte Ca)

Kur jane te nevojshme. Persa kohe qe nuk merren produkte te qumeshtit ne menyre te mjaftueshme ( ~ 450 gr qumesht ~ 600mg Ca) dieta mund te mos kete aq kalcium sa ka nevoje trupi, dhe mund te duhen suplemente. Nenat qe ushqejne femijet me gji, futen ne grupin qe kane dobesi si rezultat i kalciumit te pamjaftueshem, pasi kerkesat per te rriten shume (shih shifrat me siper) dhe kjo kerkese do plotesohet duhe hequr kalciumin nga skeleti i trupit te saj. Osteorporoza (kocka te dobeta) lidhet me deficencen ne diete te kalciumit ne disa raste, por mund te mos ndihmojne suplementet tek te gjitha femrat. Mund te jete e nevojshme HRT – terapia zevendesuse me hormone.


Simptomat e pamjaftueshmerise. Simptomat e deficences nuk fillojne sepse, kur sasia ditore ne djete eshte e pamjaftueshme, trupi e merr kalciumin qe i duhet nga skeleti. Mungesat per nje kohe te gjate mund te sjellin ne dobesim te kockave. Te femijet mund te kemi rritje abnormale te kockave (raketizmi) dhe ne te rriturit shihet osteomalacia, qe shkakton dhimbje te kurrizit, dobesi te muskulatures, dhimbje ne kocka, dhe fraktura te koskave te gjata. Osteoporoza, po ashtu, rrit faktorin risk per fraktura te kockave, vecanerisht ne vertebrat, bacin (zona legenit) dhe kycet e duarve. Deficencat ekstreme, qe rezultojne ne nivele te uleta te kalciumit ne gjak, shkatojne stimul abnormal ne sistemin nervor, qe manifestohet ne spazma (ngerce) te duart, kembet dhe fytyre. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise.

Per femijet raketike, keshillohen

suplemente me 800mg/ dite, te kalciumit, dhe deri ne 1000mg/ dite mund te jepen per osteoporozen dhe osteomalacine. Deficencat ekstreme trajtohen ne ambjente spitalore, me injeksione intravenoze te kalciumit. Vitamina D zakonisht jepet se bashku me kalciumin per te rritur absorbimin nga zorret. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Marrja me shumice e kalciumit mund te reduktoje sasine e hekurit e zinkut te absorbuar; mund te sjelle marrje mendesh e konstipacion. Ka nje rrezik te rritur per palpitacione e tek disa individe, ka predispozicion qe kalciumi te depozitohet, duke sjelle gure ne veshka. Keto simptoma nuk zhvillohen persa kohe qe kalciumi nuk merret me sasi te larta te Vitamines D.


Kromi (Cr) Njihet si รงelati amino acidik i kromit, FTG - faktori i tolerances se glukozes, Angl - GTF Jepet: Suplementet e kromit jepen pa recete.

Veprimi ne trup. Cr. luan rol vital ne aktivitetin e disa enzimave. Perfshihet ne shperbashkimin e sheqernave e perdorimin e tyre per energji, ne prodhimin e disa yndyrnave. Punon se bashku me insulinen duke u bere esencial per aftesine e trupit ne perdorimin e glukozes. Cr. mund te perfshihet ne prodhimin e proteinave ne trup. Dieta dhe burime te tjera. Kromi, ne sasi shume te vogla, gjindet ne ushqime te ndryshme; mishi, produkte qumeshtit e drithera te bluara trashe (me embrion e levozhge)

Kur jane te nevojshme. Shumica e njerezve qe marrin nje diete normale me ushqime te fresketa dhe te pa-procesuara e kane aty sasine e mejftueshme te kromit. Megjitheate, suplementet keshillohen per femijet e keq-ushqyer dhe tek moshat e vjetra (trupi i tyre se mban mire kete mineral) Diabetiket mund te perfitojne nga sasi shtese te kromit. Suplementet mund te jene te nevojshme nese simptomat sugjerojne deficence te kromit. Simptomat e pamjaftueshmerise. Ne boten e zhvilluar deficenca e kromit eshte e rralle. Nje diete me shume ushqime te procesuara mund te kontriboje ne mungesat e kromit. Marrja e pamajftueshme e kromit per nje kohe te gjate mund te ule aftesine e trupit per te perdorur shqernat, duke sjelle nivele te rritura te sheqerit ne gjak. Megjitheate, ne shumicen e rasteve, nuk ka simptoma. Ne disa njerez mund te kete simptoma te ngjashme me diabetin, si lodhje, konfuzion mendor, dhe mpirje ne duar dhe kembe. Tek diabetiket deficenca e kromit mund te perkeqesoje simptomat dhe mund te ndikoje


tek procesit i rritjes tek femijet. Gjithashtu, ka sugjerime se mungesat e kromit mund te ndikojne te progresi i arteriosklerozes. (ngushtimi i arterieve) Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Mungesat ekstreme te kromit mund te trajtohen me doza ditore deri ne 10 mcg Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Ne sasi te larta, kromi eshte toksik. Nivelet te cilat sjellin simptoma, zakonisht jane te shoqeruara nga ekspozimi i ndotjeve industriale te hedhura ne ujin e pijshem ose ne atmosfere, jo nga mbi-marrja e kromit ne diete. Simptomat perfshijne: inflamacion te lekures, dhe nese merret me inhalim, demtohen rruget nazale. Individet qe jane te ekspozuar ndaj avujve te kromit kane nje nivel shume te larte rreziku per te pasur kancer te mushkerive.

Fluori (F) Njihet si Fluoridi i kalciumit, Fluoridi i natriumit, monofluorosulfati i natriumit, fluoridi i “teneqezuar� (teneqe) - SnF2. Jepet, Fluoridi i natriumit mund te shtohet ne ujin e pijshem dhe jepet me recete ne preparate me nje ose disa perberes.


Shplaresit e gojes dhe pastat e dhembeve, qe permbajne fluorid te natriumit, monofluorosulfatin e natriumit & fluorin e teneqezuar gjinden ne shume dyqane. Fluoridi i kalciumit eshte forma natyrore e ketij minerali. Veprimi ne trup Fluori. ndihmon ne parandalimin e demtimit te dhembeve dhe kontribuon ne forcimin e kockave. Mendohet, se forcon perberjen minerale te dhembeve ne pjesen e enamelit, duke e bere te rezisten ndaj goditjes acidike te gojes. Efektin kryesor fluoridi e ka kur merret ne femijeri, gjate formimit te dhembeve. Po ashtu mund te ndihmoje ne forcimin e kockave. Dieta dhe burime te tjera. Fluori eshte shtuar ne ujin e pisjhem ne shume zona, dhe uji ngelet burimi primar ku mund ta marrim keet mineral. Nga zone ne zone, nivelet e fluorit ndryshojne, megjitheate, qofte dhe uji i patrajtuar me flour shtese, ka nje fare permbajte fluori. Ketu kontribojne dhe pijet apo ushqimet qe rriten ose pergatiten me uje te trajtuar me fluor. Burime te mira te tij jane caji dhe peshku i detit.

Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave prodhojne 0.9 – 2.6mg fkourid ne dite, ne varesi te zones qe permban kete mineral ne uje. Uji ka 1 pjese ne 1.000.000 fluoride (ppm – pjesez per milion) duke dhene 1.4 – 1.8mg fluorid shtese per te rriturit dhe 0.4 – 0.8mg fluorid shtese per femijet. Nese niveli i tij ne ujin e pijshem nuk eshte adekuat, femijeve mund tu jepet fluorid me pika ose ne forme tabletash. Perdorimi i fluorit per parandalimin dhe trajtimin e osteoporozes (kocka te dobeta) ne kohen qe po shkruajme eshte akoma nen hetim shkencor. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca F rrit rrezikun per kariesin dentar te femijet.


Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Suplemente ne dite mund tu jepen femijeve kur perqendrim i fluorit ne rezervat e ujit eshte me pak se 0.7 ppm. Kur fluori gjindet ne sasi me te vogla se 0.3 ppm, doza ditore qe rekomandohet eshte 0.25mcg (nga lindja - 2 vjec) 0.5mcg (2-4vjec) dhe 1mcg (4 vjec e siper) Kur perqendrim i fluorit eshte 0.3 - 0.7, per femijet nen 2 vite suplementet nuk rekomandohen, dhe doza ditore per femijet me te rritur eshte 0.25mcg (2 - 4 vjec) dhe 0.5mcg per femijet 4vjec e siper. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Ne doza te larta fluori mundte shkaktoje helmin te ngafalshem, te qujtur fluorosis. Marrja per nje kohe te gate e ujit te pijshem qe ka me shume se 2ppm fluor mund te coje ne c’ngjyrosje te enamelit ose ngjyre bojekafe, tek dhembet qe po zhvillohen. Nivele shume te larta > 8ppm mund te sjelle cregullime kockore dhe ndryshime degjenerative ne veshka, melci, gjendrat suprarenale, zemer, sistemin nervor qendor, dhe organet riprodhuese. Disa sugjerime qe ka lidhje ndermjet fluorit dhe kancereve, deri tani jane pa baza. Nje femije qe merr aksidentalisht nje numer tabletash fluori mund te kete te vjella dhe te humbe vetedijen. Jepini qumeshte nese e ka vetedijen, dhe kerkoni ndihme te menjehershme mjeksore.


Jodi ( I ) Njhet si Iodidi i kalciumit iodidi i kaliumit, iodidi i natriumit. Jepet Ne forme tabletash, disa preparate me multivitamina dhe minerale dhe preparate te lekures si antiseptike jepen pa rrecete nga mjeku. Je sasi e vogel e jodit shtoehen ne menyre rutine ne kripen e gjelles per te parandaluar deficencen e jodit. Trajtimet per supresim tiroid dhe disa shurype ekspektorante te cilat permbajne jodion jepen vetem me rrecete.

Veprimi ne trup. Iodi eshte esencial per formimin e hormoneve tiroide, qe rregullojne prodhimin e energjise ne trup, ndihmon rritjen dhe zhvillimin si dhe djegjen e yndyrnave shtese. Dieta dhe burime te tjera. Ushqimet me prejardhje nga deti jane burimet me te mirat te jodit, produktet e qumeshtit dhe buka, jane burimet kryesore te shume dietave. Po ashtu kripa e gjelles e jodizuar. Jodi mund te merret me fryme nepermjet atmosferes ne zonat bregdetare ose nga ndotja qe prodhohet nga djegja e karburantit te automobileve.

Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave permban jod ne sasi te mjaftueshme, dhe perdorimi i kripes se jodizuar zakonisht i ploteson mungesat. Suplementet rralle jane te nevojshme pervecse kur jepen me keshillen mjekut. Megjithe ate po te hash shume lakra apo arrore, ulet sasi a jodit te marre ne gjendren tiroide dhe mund te sjelle deficence te tij, nese merret pak jod ne diete. Individet e ekspozuar ndaj rrezatimit me me jod radioaktiv te leshuar ne atmosfere mund tu jepet iodid i natriumit nga 10-100mg ne dite (per te rritur dhe femije mbi 1 vjec) ose 15mg ne dite per femijet nen 1 vjec, per 3 – 10 dite.


Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca mund te sjelle rritje te gjendres tiroide dhe hipotiroidizem (defience te hormonit tiroid) Simptomat e hipotiroidizmit perfshijne lodhje, ngadalesim mendor dhe fizik, rritje ne peshe, fryrje te fytyres, dhe konstipacion. Femijet e lindur nga nenat qe kane deficence te jodit jane letargjike dhe te veshtire per tu ushqyer. Te lene pa trajtim mund te zhvillojne probleme mendore dhe rritje te dobet. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Deficenca mund te trajtohet me doza te jodit nga 150mcg ne dite, dhe vazhdohet duke u siguruar qe individi do perdore kripe te jodizuar. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Sasia e jodit qe ne e marrim me ushqime, zakonisht nuk eshte toksike, por perdorimi per nje kohe te gjate i sasive te larta (me teper se 6mg ne dite) mund te supresoje aktivitetin e gjendres tiroide. Overdozat masive me jodin (sumbstanca qe e kane ne perberje) sjell dhimbje abdominale, te vjella, diarre me gjak, dhe enjtje te gjendres tirodide dhe te gjendrave te peshtymes. Limiti maksimal i sigurte eshte 1.000mcg ne dite.


Hekuri (Fe) Njihet si Fumarati ferrik, glukonati ferrik, sulfati ferrik, dekstrani i hekurit, kompleksi i polisakarideve te hekurit. Jepet pa recete pervec dekstranit te hekurit, ne forme injeksionesh, per te cilin duhet recete nga Dr.

Veprimi ne trup. Hekuri luan nje rol te rendesishem ne formimin e qelizave te kuqe te gjakut ( te cilat permbajne 2/3-at e hekurit ne trup) dhe eshte nje komponent vital i pimentit oksigjen-bartes, hemoglobines, perfshihet ne formimin e miglobines, nje pigment qe ruan magazinon oksigjenin ne muskuj per perdorim gjate ushtrimeve fizike. Po ashtu, eshte

perberes esencial i disa enzimave, dhe perfshihet ne marrjen e

oksigjenit nga qelizat dhe konvertimin e sheqernave ne energji. Dieta dhe burime te tjera. Burimi me i mire dietetik per hekurin, eshte melcia. Mishi (vecanerisht organet e brendshme) veza, peshku, pula, zarzavatet jeshile, dritherat e bluara trashe (me embrion dhe levozhge) makaronat, arroret dhe fasulet e thata, jane burime te mira te tij. Hekuri absorbohet me mire nga mishi, vez, pula dhe peshku, sesa nga zarzavatet. Ushqimet qe pembajne Vit C. Rrisin absorbimin e tij ne trup.

Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave sjellin nje furnizim adekuat me hekur. Megjithe ate, sasite duhet shtuar gjate shtatzanise ku jepen suplemente te hekurit, deri ne 2-3 muaj pas lindjes per te ri-mbyshur rezervat e hekurit ne trupin e nenes. Femijet e lindur para kohe mund te marrin hekur direkt pas lindjes (ato qe ushqehen me gji) ose pas 6 muajash ato qe marrin qumesht-formula, per te parandaluar deficencat.


Suplementet mund te jene te nevojshme ne te rinjte vegjetariane, femrat me perioda te renda, dhe individe qe kane humbin gjak ne menyre kronike (p.sh. ne ulcerat peptike) Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesa e hekurit sjell anemi, me simptoma si: zbehje, lodhje, marrje fryme, dhe palpitacione. Apatia, irritabiliteti, dhe rezistence a ulur ndaj infeksioneve, mund te jene po ashtu te pranishme. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi dhe serioziteti i problemit. Ne te rriturit me deficence te hekurit anemia zakonisht trajtohet me 30100mg hekur 2-3 here ne dite. Te femijet, doza adxhustohet ne varesi te moshes dhe peshes. Suplementet e hekurit nga 30-60mg ne dite jepen gjate gjithe shtatzanise. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Nje overdoze me tableta Fe eshte jashtezkonisht e rrezikshme. Dhimbje abdominale, marrje mendesh dhe te vjellat, mund te ndiqen nga ethet, fryrje tezones abdominale, dehidrim, dhe ulje te nivele te rrezikshme te tensionit te gjakut. Vemendja e menjehershme mjeksore eshte e domosdoshme. Marrja te niveleve te larta te hekurit, vecanerisht kur merret me sasi te medha te Vit. C mundet qe ne disa individe te shkaktoje grumbullime te hekurit ne organe, duke shkaktuar deshtim kongjestiv te zemres, cirroze te melcise dhe diabet melit. Kjo gjendje ne mjeksi njihet si hemokromatoze. (hemochromatosis)


Kaliumi (K) Njihet si Acetati i kaliumit, kloridi i potasit, citrati i potasit, glukonati i potasit, K. Jepet Kriperat e kaliumit ne doza te uleta gjindet pa recete ne nje numer preparatesh me multivitamina a suplemente. Ne doza te larta si suplemente ne diete e per te balancuar disa diuretike qe sjellin humbjen e K ne urine (Burinex-K) jepen me recete. Kriperat e kaliumit gjinden lehtesisht si zevendesues te kriperave qe nuk kane natrium (Na)

Veprimi ne trup. Kaliumi vepron se bashku me natriumin per te kontrolluar balancen e ujit ne trup, percimin e impulseve nervore, kontraktimin e muskujve, dhe per te mbajtur nje ritem normal te zemres. Kaliumi eshte esencial per magazinimin e karbohidrateve dhe shperbashkimin e tyre per energji. Dieta dhe burime te tjera. Burimet me te mira ne diete per kaliumin jane gjethet jeshile te zarzavateve, domatet, portokallet, patatet e bananet. Mishi pa dhjame, fasulet, cokollata, kafeja e qumeshti po ashtu, jane te pasura me mineralin e kaliumit. Shume metoda ne pergatitije dhe konservim ushqimesh mund te ulin nivelin e kaliumit ne to.

Kur jane te nevojshme.Nje diete e zakonshme ka majft kalium te plotesoje kerkesat e trupit, dhe ne rrethana normale suplementet mund te perdoren shume rralle. Megjithe ate, njerezit te cilet konsumojne shume alkohol dhe hane ushqime me sasi te larte kripe, mund te kene humbje te lehta te kaliumit. Individet me diabet ose disa semundje specifike te veshkave mund te kene deficenca te kaliumit, por shkaku kryesor ngelet trajtimi mjeksor per nje kohe te gjate me diuretike. Perdorimi afat-gjate i kortikosteroideve mund te te shkaktoje humbje te kaliumit nga trupi.


Te vjellat, dhe/ ose diarreje per nje kohe te gjate mund te sjellin deficence te kaliumit, prandaj njerezit qe abuzojne me laksativet mund te ndikohen nga kjo. Suplemente jepen vetem kur ka defience dhe me keshille te mejkut, ose per njerezit qe jane ne grup-risk. Simptomat e pamjaftueshmerise. Simptomat e para te deficences se K mund te perfshijne dhimbje te muskulatures, lodhje, marrje mendesh e konfuzion mendor. Problemet pasuese te funksionit te nervave e te muskujve mund te shkaktojne crregullime te ritmit te zemres, paralize te muskujve skeletore e rektale, qe sjell konstipacion (kapsllek) Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi, shkaku dhe serioziteti i gjendjes. Ne pergjithesi dozat ditore ekuivalente me 4-6 gram klorid te kaliumit jepen per te parandaluar deficencat (p.sh tek pacientet qe po marrin diuretike, te cilet ulin sasine e kaliumit ne trup) Dozat ekuivalente te 3.0-7.2g klorid te kaliumit ne dite, jepen per te trajtuar deficencat. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Niveli i kaliumit en gjak normalisht rregullohet nga veshkat dhe cdo sasi e tepert eleminohet ne urine. Dozat qe jane me te larta se 18mg shkaktojne crregullime serioze teritmit te zemres dhe paraliza muskulore. Te njerezit me funksion te ulur te veshkave, potasiumi mund te akumulohet ne trup e rreziku per helmim nga potasi shkon ne rritje. Njerezit qe marrin trajtim me hemodialize duhet te marrin nivele te uleta te kaliumit nen monitorim rigoroz mjeksor.


Magnezi (Mg) Njihet si çelati amino acidik i magnezit, glukonati i magnezit hidroksidi i magnezit, oksidi i magnezit, sulfati i magnezit. Jepet Pa recete ne nje larmi multivitaminash dhe preparatesh minerale.Magnezi po ashtu eshte perberes i shume medikamenteve antacide dhe laksative qe mund te jepen pa recete por nga keto burime nuk absorbohet mire.

Veprimi ne trup. Rreth 60% e magnezit te trupit gjindet tek dhembet dhe kockat. Magnezi eshte esencial per formimin e kockave dhe dhembeve te shendetshme, percimin e impulsve nervore dhe kontraktimin e muskujve. Aktivon disa enzima qe jane te rendesishme per konvertimin e karbohidrateve yndrynave dhe proteinave ne energji. Po ashtu ndihmon ne termo-rregullimin e trupit. Dieta dhe burime te tjera. Burimet me te mira dietetike per magnezin jane zarzavatet jeshile. Dritherat, arroret, soja (soya bean) djathi dhe prodhimet e detit, po ashtu, jane te pasura me magnez. Uji “i rende” ne disa zona eshte nje burim magnezi.

Kur jane te nevojshme Nje diete te pasur nuk i mungon magnezi, sidomos ne zona me “uje te rende” Suplementet merren vetem me keshillen e mjekut, per deficenca te cilat lidhen me disa gjendje specifike ku eshte demtuar absorbimi nga zorret, gje qe vjen ne rastet me diarre dhe te vjella te perseritura, semundje te avancuara te veshkave, alkoholizem kronik, ose trajtim i gjate me diuretike. Estrogjenet e kontraceptivet orale me baze estrogjeni mund te ulin nivelet e magnezit ne gjak, por femrat me nje diete te larmishme nuk kane nevoje per magneze shtese.


Simptomat e pamjaftueshmerise. Simptomat e deficences te magnezit perfshijne: ankth, padurim, dridhje, konfuzion, palpitacione irritim, depresion dhe disorientim. Defienca ekstreme e magnezit shkakton mbistimulim te sistemit nervor, dhe rezulton ne te dridhura dhe spazma ne forme ngerci ne duar dhe ne kembe. Marrja e pamjaftueshme e ketij minerali mund te jete nje faktor ne semundjet koronare te zemres, dhe mund te sjelle ne depozitim te kalciumit ne veshka, duke sjelle kalkuli renale – gure ne veshka. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi, natura dhe serioziteti i gjendjes se crregulluar. Deficencat ekstreme zakonisht trajtohet ne spitale, me injeksione te sulfatit te magnezit. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Toksiciteti nga magnezi – hipermagnezemia – eshte e rralle, por mund te ndodhe tek pacientet me veshka te demtuara pasi ato kane marre sasi te larta per nje kohe te gjate (me shume se 3.000 mg ne dite) keto gjinden tek laksativet dhe anta-acidet. Simptomat perfshijne: marrje mendesh, (ulet tensioni i gjakut) te vjella dhe dobesi te muskulatures. Doza shume te larta te magnezit mund te sjellin insuficence respiratore dhe arrest kardiak.


Natriumi (Na) Njihet si Bikarbonati i natriumit (bikarbonati i sodes) kloridi i natriumit (kripa e gjelles) laktati i natriumit fosfati i natriumit. Jepet Natriumi eshte shume i perhapur ne formen e kripes (sodium kloridi) Bikarbonati i sodes perdoret ne shume ilace anta-acide qe gjinden lehtesisht. Laktati i natriumit jepet vetem me recete dhe ne forme intra-venoze. Fostati i natriumit zakonisht jepet me recete si laksativ.

Veprimi ne trup. Na vepron me K per te kontrolluar balancen e ujit ne trup, percimin e impulseve nervore, kontraktimin e muskujve, dhe mbajtjen normale te ritmit te zemres. Dieta dhe burime te tjera. Natriumi, gjindet gati ne te gjitha ushqimet si perberes natyral i tyre. Burimet kryesore jane kripa, ushqimet e procesuara, djathi, buka, dritherat,mishi e peshku, i thare apo i kuruar me kripe. Perqendrime te larta te tij gjindet tek turshite, patatinat e ullinjte. Natriumi, po ashtu, gjindet ne zona ku uji trajtohet me “zbutes” Shumica e dietave sot permban me shume natrium sesa keto parametra, konsumimi mesatar i tij ne boten e zhvillur eshte 3-7 grame ne dite. Nje luge caji me kripe permban rreth 2gram Na (sodium)

Kur jane te nevojshme. Nevoja per suplemente eshte e rralle ne vendet me klime normale, qofte dhe ne dietat me “kripe te ulur” Ne zonat tropikale, suplementet e natriumit mund te merren per parandalimin e ngerceve dhe ndoshta problemeve te metejshme (heatstroke – pika nga dielli) qe vjen si rezultat i humbjes se natriumit nga djersitja gjate puneve te renda dhe cdo aktiviteti te shtuar fizik ne keto zona/periudha; tranjimet, vrapimet dhe ecja per nje nje kohe te gjate.


Suplementet mund te jepen me keshillen e mjekut per te zevendesuar kriperat e humbura nga diarreja per nje kohe te gjate e te vjellat, zakonisht te bebet; mund te jepen per te trajtuar/ prandaluar deficencat ne disa crregullime te veshkave, fibrozen cistike, insuficence te gjendres adrenale, perdorim te diuretikeve e hemorragji masive. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca e natriumit nga mungesa e tij ne diete eshte shume e rralle. Zakonisht eshte pasoje e problemeve qe sjellin humbje te natriumit nga trupi, si diarreja, te vjellat, dhe djersitja e shtuar. Simptoamt fillestare perfshijne letargji ngerce, dhe marrje mendesh. Ne raste ekstreme, mund te kemi ulje te medha te presionit te gjakut, qe sjellin konfuzion, te fiket dhe palpitacione. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individ e serioziteti i simptomave. Ne raste ekstreme duhet dhene solucione intravenoze me klorid Na, Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Sasite e medha te natriumit mendohet se kontribojne ne rritjen e tensionit te gjakut, dhe kjo mund te sjelle rrezik te shtuar per semundje te zemres, hemorragji cerebrale, dhe semundje te veshkave. Problemet shtese mund te jene, mbatje abnormale e likidit, qe sjell enjtje ne fytyre dhe tek ekmbet. Overdoza te medha, qofte te kripes se gjelles, mund te sjellin konvulsione e te jene fatale. Kripa e gjelles kurre s’do perdorur si emetik. (per te induktuar te vjellat)


Fosfori (P) Emri i fosforit vjen nga mitologjia Greke, (Φωσφόρος) ‘bartes-i-drites’ dhe eshte izoluar ne 1669 ne formen e fosforit te bardhe; procesi oksidativ quhet fosforeshence ndersa sot perdoret si kemiluminishence. Klasifikohet si pniktogjen, grupi 15-te ne Tabele Periodike: Azoti (N) Fosfori (P) Arseniku (As) Antimoni (Sb) Bismuthi (Bi) e Moskovium (Mc) Merret direkt me ushqime ose me recete ne solucionet IV (intravenoze) fosfori eshte minerali i dyte qe gjindet me me shumice ne trupin e njeriut (pas kalciumit) dhe haset ne formen e kriprave te kalciumit.

Veprimi ne trup. Marrja e fosforit ne doza te larte per nje kohe te shkurter shoqerohet me dhimbje stomaku dhe diarre. Nese e merrni per nje kohe te gjate mund te ulet kalciumi (Ca) ne trupin tuaj dhe kjo mund te rezultoje ne dobesi te kockave (d.m.th. fraktura) Fosfori eshte ne mineralet qe ndikon e ndihmon ne perberesit e kockave dhe dhembeve dhe ne forcimin e tyre. Te rriturit kane nevoje per 550mg fosfor/dite. Zakonisht kjo sasi merret nga dieta juaj. Ndaj keshillohet se nese merrni suplemente mos te kaloni 250mg/dite (plus ate qe merrni ne diete normale)

Dieta dhe burime te tjera. Shume ushqime permbajne fosfor, ai gjindet ne mishin e kuq, peshkun, pulat, vezet, buken, orizi, prodhimet e qumeshtit (gjalpi, kosi, djathi) etj. Kur jane te nevojshme. Nje diete e cila perfshin ushqimet e permendura me siper, eshte e mjaftueshme per sa fosfor sa i duhet trupit. Suplementet nuk jane te nevojshme. Megjitheate, mjeket mund te keshillojne fosfor shtese ne varesi te semundjes e pacientit. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca e plote e fosforit eshte gati e pamundur te arrihet, haset ne rastet e gati-urise se plote. Ne njerez te paushqyer per kohe te gjate dhe ata me probleme renale (veshkave) Ne raste te tilla kemi nje urgjence te mirefillte mjekesore – hipofosfatemi; ku niveli i fosforit ne gjak (perqendrimi ne serum <2.5mg/dL - 0.81mmol/L) vjen edhe nga alkoholizimi akut, djegiet, diuretiket dhe uria;


manifestimet jane me dobesi muskulare, konfuzion mendor, humbje oreksi, mbi-lodhje, probleme me kockat e frymemarrjen; deshtim respirator, te dridhura, insuficence deri ne deshtim kardiak, dhe koma & vdekje. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Deficenca e fosforit eshte shume e rralle sepse gjindet ne shume ushqime por duhet kujdes ne njerezit me semundje koliake e te aparatit tretes, te alkoholistet kronike e pacientet diabetike; sa me siper hasen nivele te ulura te fosforit ne trup. Sipas manualeve mjekesore: (a) trajtohet problemi primar (qe e ka sjelle) (b) jepet fosfor nga goja (c) jepet me serum intravenoz, <1mg/dL (<0.32mmol/L) ne rast kur simptomat jane shume serioze. Trajtimi me suplemente orale mjafton ne shumicen e rasteve e kur pacientet jane asimptomatike. Nese pihet nje liter qumesht merret 1g fosfor, sasi e mjaftueshme per ate dite. Kur hipofosfatemia eshte kronike shihet per probleme hormonale (hiperparatiroidizmi, semundja Cushing, hipotiroidizmi etj) perdorimi kronik i diuretikeve ose i antacideve (preparateve me perberja alumini - Al) e pacienteve me semundje kronike te veshkave. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice. Kur akumulohen shume fosfate ne trup mund te arrijne nivele toksike. Po ashtu, kjo ndikon aftesine e trupit per te perdorur me efektivitet hekurin, magnezin, zinkun dhe kalciumin. Kjo ndodh shume rralle por nese haset dhe arrin perqendrime te larta ne gjak, mendohet se ka lidhje me problemet kardio-vaskulare dhe deri mund te sjelle vdekje.

forfori ne dieten tuaj, healthline.com / dbmi


Selenium (Se) Njihet si Acidi i selenit, sulfati i selenit, maja-ja e seleniumit (“selenium i fermentuar�) seleniti natriumit. Jepet Pa recete ne tabletat me nje perberes (50 & 200 mcg) si dhe ne kapsula te kombinuara me Vitamen E. Jepet me recete ne nje larmi preparatesh me multivitamina e minerale.

Sulfidi i seleniumit eshte perberesi aktivi shume shampove kunder zbokthit. Veprimi ne trup. Seleniumi punon se bashku me vitaminen E per te ruajtur elasticitetin e indive, keshtu ngadaleson procesin e plakjes. Duke permiresuar furnizimin me oksigjen te muskulatures se zemres, rrit qendrueshmerine tone. Seleniumi eshte i nevojshem per krijimin e nje grupi substancash qe i qujme prostaglandina, te cilat na japin mbrojtje ndaj tensionit te larte te gjakut dhe ndihmojne ne parandalimin e mpiksjes abnormale te gjakut ne arterie, qe mund te sjelle goditje ne zemer apo aksidente cerebrale. Prostaglandinat, po ashtu, stimulojne kontraksionet e mitres gjate shtatzanise. Dieta dhe burime te tjera. Mishi, peshku, dritherat e bluara trashe (ne levozhge dhe embrion) dhe produktet e qumeshtit jane burime te mira dietetike. Sasia e seleniumit te gjendur tek zarzavatet eshte ne varesi te perqendrimit te tij, ne token ku jane rritur.

Kur jane te nevojshme. Shumica e dietave normale kane sasi adekuate te seleniumit, dhe suplementet jane, ne kete llogjike, te panevojshme.


Ne kete moment nuk ka evidence solide mjeksore per te mbeshtetur disa pretendime qe thone seleniumi mund te sjelle mbrojtje ndaj kancerit ose se te zgjat jeten. Nje doze ditore mbi 150mcg nuk rekomandohet, pervecse nen keshillat e mjekut. Simptomat e pamjaftueshmerise. Mungesat per nje kohe te gjate te seleniumit mund te sjellin humbje te qendrueshmerise ne ushtrime te gjata fizike dhe reduktim te elasticitetit te indeve, duke sjelle plakje parakohe. Deficencat ekstreme mund te sjellin dhimbje ne muskuj, dhe ne fund sjellin nje forme fatale te semundjes se zemres ne femijet, ne ato zona ku perqendrimet e seleniumit ne diete jane shume te ulura. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet tek individi, natyra dhe serioziteti i crregullimit. Deficencat ekstreme te seleniumit mund te trajtohen me doza ditore deri ne 200mcg Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice Marrja me teprice mund te shkaktoje humbje te flokeve, humbje te dhembeve dhe te thonjve, marrje mendesh, te vjella dhe ere nga goja qe ngjan me qumeshtin e prishur. Doza ditore totale nuk duhet te kaloje 450mcg, overdozat e larta mund te jene fatale.


Zinku (Zn) Njihet si: Acetati i zinkut, kloridi i zinkut, oksidi i zinkut. Jepet Suplementet e zikut jepen pa recete ne nje larmi preparatesh me nje perberes apo ne multi-vitamina e preparate minerale. Kloridi i zinkut eshte ilac qe merret em injektim nen mbikqyrje mjeksore dhe jepet ne forme intravenoze. Zinku, po ashtu, perfshihet ne shume pomada e preparate qe perdoren ne trajtimet e vogla te acarimeve te lekures, zbokthit, hemorroideve dhe infeksioneve kerpudhore.

Veprimi ne trup. Zinku ka nje rol vital ne punen e mbi 100 enzimave. Eshte esencial per prodhimin e proteinave dhe te acideve nuleike (materialin gjenetik te qelizave) dhe perfshihet ne funksionin e horminit insuline per te shfrytezuat karbohidratet. Eshte i domosdoshem per rritjen normale te trupit, zhvillimin e organeve seksuale, funksionin normal te prostates, dhe mbyllejn e djegjeve dhe plageve. Dieta dhe burime te tjera. Zinku gjindet ne shume ushqime, ne sasi te vogla. Ky mineral obsorbohet me lehtesisht nga ushqimet shtazore sesa nga ato bimore. Ushqime e pasura me protiena, si mishi dhe produktet e detit, jane burime te mira zinku. Buka me miell te bluar trashe(me embrion dhe levozhge) dritherat, si dhe fasuloret e thare, jane po ashtu burime te mira.

Kur jane te nevojshme Nje diete e balancuar me ushqime natyrale dhe pa ushqime te procesuara, zakonisht sjell te gjithe sasine e zinkut qe i duhet trupit. Deficencat nga zinku jane te rralla, dhe haset tek personat e keq-ushqyer, si ne moshat e vjetra ne ata persona per te cilet qe s’kujdeset kush ose individe me diete te varfer ushqimore.


Suplementet zakonisht jepen me keshille te mjekut per ato qe kane demtime ne absobimin e mineralit ne disa semundje qe prekin zorret si p.sh. fibrozen cistike; tek ata me kerkesa te shtuara per zink qe vijne nga drepanocitoza (anemia ku qelizat e kuqe hollohen, marrin forme draperi, ne Angl. sickle-draper) djegjet masive, dhe per ato qe kane demtime ne melci, si rezultat i marrjes se sasive t elarta te alkoholit. Ka evidence se suplementet e zinkut ulin gjatesine e preiudhes se gripit te zakonshem. Simptomat e pamjaftueshmerise. Deficenca e zinkut mund te sjelle humbje te oreksit dhe ndikim ne sensin e shijes. Te femijet, mund te ndikojne procesin e rritjes, dhe ne raste te renda, vonon zhvillimin seksual dhe i le te shkurter. Ne raste shume serioze, marrja per nje kohe te gjate e zinkut mund te sjelle nje crregullim te rralle te lekures, me humbje te flokeve, skuqje, inflamacion te lekures mepustula, dhe inflamacion te gojes, gjuhes, qepallave, dhe perreth thonjve. Spektri i dozes ne trajtimin e pamjaftueshmerise. Varet nga individi dhe serioziteti i deficences. Ne pergjithesi, 30-50mg ne dite eshte doze e mjaftueshme, zakonisht ne formen e sulfatit te zinkut. Simptomat dhe rreziqet ne raste kur merret me shumice Rreziku per efekte te demshme eshte i ulet. Por perdorimi per nje kohe te gjate i dozave te larta te zinkut mund te crregulloje absorbimin e hekurit dhe te bakrit, duke sjelle defience te ketyre mineraleve, dhe mund te shkaktoje te vjella, marrje mendesh, dhimbje koke, ethe, dhe dhimbje abdominale.


Referenca: 1. Nicola Reavley The New Encyclopedia of Vitamins, Minerals, Supplements, & Herbs, 1998-99, 726 pages 2. Mary Dan Eades, The Doctor's Complete Guide to Vitamins and Minerals Random House Publishing Group, 2000, 559 pages 3. Vitamins and Minerals: Rea Quick Access Reference Chart 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11.

Gerald F. Combs, JR, The Vitamins (Fourth Edition) 598 pages https://www.nhs.uk/conditions/vitamins-and-minerals/ https://www.nhs.uk/conditions/vitamins-and-minerals/vitamin-b/ https://www.nutrition.org.uk www.food.gov.uk family-practice-notebook https://fpnotebook.com Vitamins and Minerals www.nia.nih.gov/health/vitamins-and-minerals WebMd, Vitamins & Minerals How Much Should You Take: https://www.webmd.com/vitamins-and-supplements/vitamins-minerals-how-muchshould-you-take#1 12. FDA Vitamins and Minerals Chart https://www.accessdata.fda.gov/scripts/interactivenutritionfactslabel/factsheets/vita min_and_mineral_chart.pdf Ne 4 vite, Dr. Besi ka publikuar > 45 e-book te DBMI_ISSUU e 00-000 materiale ne tre platforma (google blog, twitter & facebook) si autori me prolifik e me i lexuar ne mjekesi ne historine e shkrimit Shqip.


Ne kete format e njohin lexuesit e-book nr.3 publikuar ne 2015, pas nje permbledhje aforizmash, Thenia e Dites nga 29.08.2014 te DBMI & Psikologjia, me titull Urgjencat, Drogat, Vitaminat dhe Mineralet, tashme eshte ne versionin me te plote, si dhe 2 te tjerat do ndahen.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.