Kardio-Vaskulare

Page 1


Sistemi Kardio-Vaskular Zemra & Gjaku Anemite & Semundjet Mjekimit & Urgjencat Kardiake

Manual informativ per sistemin kardiovaskular

Dr. Besi


Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. © Dr. Besi Qershor 2015 Te gjitha te drejtat e rezervuara: “M a n u a l M j e k e s o r p e r S i s t e m i n K a r d i o Vaskular” NDALOHET MARRJA E MATERIALEVE TE KETIJ LIBRI, NDRYSHIMI, RIPRODHIMI, KOPJIMI, SHPERNDARJA DHE PUBLIKIMI I TYRE; NE CDO FORME, NGA KUSHTDO TJETER, PERVEC © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Edicioni i Pare. eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from:

     

copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet

Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

    

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention © 2015 Dr. Besi All rights reserved for: M a n u a l M j e k e s o r p e r Sistemin Kardio-Vaskular” © b.bestar, June 2015 London, United Kingdom

TITLE Copyright © 2015 by Dr. Besi. All rights reserved. No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations em bodied in critical articles or reviews. For information contact; Doctor Besi Medical Information. Book and Cover design by b. bestar | 1st Edition: 07. Mars 2011 | | 2nd Edition: 04. Mars 2012 | | 3rd Edition: 28. Mars 2015 |


Permbajtja 1. SISTEMI KARDIO-VASKULAR 1.1 STRUKTURA E ZEMRES 1.2 QARKULLIMI I DYFISHTE 1.3 SEMUNDJET KORONARE TE ZEMRES 1.4 INFARKTI Goditja ne Zemer e trajtimi

5 7 9 10 11

2. CRREGULLIMET MUSKULARE TE ZEMRES 2.1 Insuficienca kardiake 2.2 Perikarditi 2.3 [II] CRREGULLIMET STRUKTURORE TE ZEMRES 2.4 CRREGULLIMET E VALVULAVE 2.5 Pulsi i Crregullt 2.6 Digitalis & Varfarina

13

3 Arteriet 3.1 Gjendjet Mjeksore te Arterieve 3.2 Procedurat Mjeksore per Arteriet 3.3 Trajtimi per Arteriet 3.4 Yndyra nuk shkakton Semundje te Zemres 3.5 Zemra –flash card fakte 3.6 Plapitacionet dhe Fibrilacioni

24 25 26 27 28 28 29

4. Gjaku, Grupet dhe Transfuzioni 4.1 Grupet e Gjakut 4.2 Grupi Rhezus 4.3 transfuzioni i Gjakut

30 33 35 36

5. Anemia 5.1 Anemia dhe Reagimi i Trupit 5.2 Anemia hemolitike 5.3 Hemofilia 5.4 Drs DeBakey & Cooley

38 41 43 47 48

6. Shenjat e nje Urgjence Kardiake dhe si duhet te Veprojme 6.1 Ndihma e I-re dhe Infakti 6.2 Kompresioni Kardiak (CPR) 6.3 Hapat bazike te CPR 6.4 Kompresioni Kardiak - Shpejt dhe Fort

50 51 52 53 54

14 15 17 20 21


1 SISTEMI KARDIO-VASKULAR Sistemi i qarkullimit perbehet nga: zemra, enet e gjakut dhe gjaku. Megjithese zemra eshte e lidhur me virtutet dhe emocionet, si guximi dhe dashuria, eshte thjeshte nje pompe. Rrahjet e rregullta te saj cojne gjakun ne disa tuba te forte, dhe elastike, qe quhet arterie. Me pas ndahen, ne kapilare dhe cojne gjakun e pasur me oksigjen neper trupin tone. Substancat qe s’duhen, kalojne nga indet ne gjak dhe nxirren jashte. Kapilaret bashkohen e zgjerohen duke formuar tuba qe behen vena, te cilat kthejne gjakun ne zemer. Venat mbajne gjakun e pa-oksigjenuar. Gjaku dhe Enet e Gjakut. Ne nje te rritur gjaku eshte gati 1/12-ta e peshes trupore ose ~ 5 litra. Plazma ze 50-55% te gjakut, lengu neper te cilin shperndahen substancat si: glukoza, (sheqeri ne gjak) hormonet, enzimat dhe produktet qe do hiqen: ureja dhe acidi laktik.


Sistemi Kardio-Vaskular

Plasma permban proteina: albuminen, fibrinogjenin (duhet per mpiksjen e gjakut) dhe proteinat globulare (globulinat) alfa dhe beta globulinat duhen per transportimin e lipideve, qe jane substanca yndyrore si kolesteroli. Gama-globulinat jane substanca qe luftojne semundjet ose i njohim si antitrupat (antibodies/antikorpet etj) Pjese e ngelur 45% e gjakut perbehet nga tre tipe te specializuar qelizash. Eritrocitet, qelizat e kuqe jane mbarteset e oksigjenit, qelizat e bardha si leukocitet pjese e sistemit mbrojtes (sistemi imunitar) dhe pjeseza qelizore - plateletet ose trombocitet, ndihmojne ne mpiksjen e gjakut kur kemi plage.

ARTERIET Kalojne gjakun nga zemra te indet dhe organet. Pervec arterieve pumonare te gjitha kane gjak te oksigjenuar. Muret e tyre te trasha, dhe muskulare, dhe elastike, perballojne presion te larte kur zemra kontraktohet. Nje arterie ngushtohet kur zemra eshte ne qetesi qe gjaku te kaloje me pas. Arteria me e madhe Aorta me diameter 2.5cm (25mm) percon gjakun nga zemra me shpejtesi 40 m/s . Shumica e arterieve kane diameter nga 47mm dhe mure 1mm te trasha.

6


Dr. Besi

VENAT. Vena eshte shume me elastike se nje arterie dhe muret i kane me te holla. Gjaku brenda venes ka presion relativisht te tulet e si pasoje kalon me ngadale. Shume vena te medha, sidomos venat e kembes, kane valvula te formuara si xhepzime endoteliale. Keto se lene gjakun te “bjere pas” e ndihmohen nga muskujt qe kontraktohen ne levizje. Dy venat kryesore qe kthjene gjakun ne zemer nga pjesa e siperme/ poshteme e trupit quhen Vena Superiore Kava (superior cava) dhe Inferiore (inferior) KAPILARET Me te voglat dhe te shumtat ne numer nga enet e gjakut jane kapilaret, qe pasojne gjakun nga arteriet tek venat. Nje kapilar tipik eshte 1mm ne gjatesi dhe 0.011 mm ne diamter, pak me i gjere se nje qelize e kuqe e vetme, qe eshte 0.007 mm (1/3500 Inch) Shume kapilare futen ne inde duke krijuar rrjete kapilaresh, nje zone ku oksigjeni dhe substanca ushquese leshohen per trupin e merren ato te demshmet. Ne cdo moment, vetem 5% e gjakut tone qarkullon ne kapilare, 20% eshte ne arterie, dhe 75% tek venat.

STRUKTURA E ZEMRES Zemra eshte organ i fuqishem gati ne masen e grushtit tone, pesha~ 300g. Ndodhet majtas-qendres, mes mushkerive. Operon dy pompa te kordinuara qe cojne gjakun ne trup. Si cdo organ tjeter, zemra ka nevoje per gjak, si muskul aktiv ka nevoje per sasi te bollshme oksigjeni dhe energjie. FURNIZIMI I ZEMRES ME GJAK

Prandaj, muskuli i zemres ka nje rrjet vazal te quajtur arteriet koronare. Keto dy arterie, nje majtas e nje djathtas, dalin nga kryesorja - aorta direkt sa lene zemren e ndahen ne siperfaqjen e saj, duke cuar ene me te vogla gjaku ne gjithe muskulaturen e zemres. Keshtu ndodh dhe me venat koronare, shumica e gjakut mblidhet nga sinusi koronar, nje vene e madhe qe gjindet ne shpinen e zemres, dhe zbrazet ne atriumin e djathte. VALVULAT E ZEMRES. Per te kontrolluar fluksin e gjakut, zemra ka 4 valvula. Secila me nje strukture bazike, megjithese kane detaje te ndryshme. Dy valvulat atrio-ventrikulare jane ne mes atriumeve e ventrikuleve (dhomat – siper || barkushet - poshte) Majtas – valvula mitrale, ka dy kuspe (kllapa) ndersa valvula perballe-djathtas ka tre kuspe, valvula trikuspidale.

7


Sistemi Kardio-Vaskular

Dy valvulat semilunare (gjysme-hene) jane ne dalje te ventrikujve,valvula e arteries pulmonare, ne mes ventrikulit te djathte dhe arteries pulmonare; dhe valvula aortike, ne mes ventrikulit te majte dhe aortes. SKELETI KARDIAK. Ne pjesen e siperme te zemres kemi kater unaza fibrioze qe quhen skeleti kardiak. Unazat jane pika statike per kater valvulat e pjese te tjera te muskulit te zemres. Mbeshtjellja e fibrave muskulore ne muret e ventrikujve e sinkronizimi ne kontraktim, do thote qe ventrikujt nxjerrin gjak nga apeksi i zemres (maja fundore e zemres) pra nga poshte-lart, dhe nepermjet pulmonareve dhe valvola aortike. Sesa te “shtrydhin gjakun� nga lart poshte te na krijohet nje rezervuar tek maja fundore e zemres.

8


Dr. Besi

QARKULLIMI I DYFISHTE (1) Qarkullimi Pulmonar - pompon gjak tek mushkerite (2) Qarkullimi Sistemik - pompon gjak ne sistemet e trupit. (koke, gjymtyre, trup) Ky sistem mban te ndare gjakun e oksigjenuar, me ate te deoksigjenuar (de-humbur oksigjenin) • Ventrikuli i djathte - pompon gjak ne ne qarkullimin e vogel, Pulmonar. • Ventrikuli i majte ne qarkullimin e madh – Sistemik. Prandaj muret e te majtit jane me te trasha dhe me te forta. Sistemi Sistemik ka tre nenndarje.

(1) Qarkullimi Koronar mbulon furnizimin me gjak te zemres. (2) Qarkullimi Renal ploteson nevojat e veshkes. ¼-ta e gjakut qe del nga ventrikuli i majte e aorta, shkon per veshkat qe filtrojne mbetjet nga gjaku. (3) Qarkullimi Portal Hepatik, pergjigjet per melcine. Materialet qe na duhen (nutrients) kapen nga kapilaret ne zorren e holle e transportohen ne melci. Ushqyesit e tepert depozitohen aty per nevoja te ardhshme. Melcia merr gjak te oksigjenuar nga nje arterie e madhe qe degezohet nga aorta.

9


Sistemi Kardio-Vaskular

SEMUNDJET KORONARE TE ZEMRES Shkaktohet nga ngushtimi dhe ngurtesimi i arterieve. Nga depozitat yndyrore te quajtura - ateroma (atheroma) Procesi qe sjell arteriosklerozen fillon me nivele te larta te yndryrnave ne gjak. Keto subtanca infiltrojne muret arteriale e krijojne demtime mikroskopike (“gervishtje”) aq duhet, se shtresa e pare eshte vetem nje qelize e holle dhe formohen depozitat e quajtura atheroma. Kjo mund te ndodhe ne cdo pjese te trupit, tek truri kemi hemorragji cerebrale. ARTERIOSKLEROZA

Mini-depozitat, gradualisht formojne kore (plaques) brenda mureve arteriale, te mbuluara me cipe fibroze. Korja ngushton hapesiren ose lumenin e arteries, kjo ul rrjedhjen totale te gjakut neper inde. Krijohen vorbulla, duke ndikuar ne kalimin normal te fluksit te gjakut, po ashtu rritet rreziku per trombe [mpiksje gjaku] Shkaktaret madhore te arteriosklerozes: duhani, mungesa ushqimit, dieta e dobet e mbi-pesha.

- Angina Pectoris, dhimbje te gjoksit qe vijne me ushtrim fizik dhe qetesohen kur pushojme, shenje qe muskuli i zemres s’po merr furnizim te mjaftueshem me gjak. Vjen prej ngushtimit te arterieve nga arterioskleroza. Dhimbja, zakonisht fillon kur rritet ritmi i zemres, p.sh. gjate vrapimit dhe bie kur pushojme. Disa shkaktare qe sjellin anginen jane: stresi, te ftohtit, ose ushqim me tepri. ANGINA

Nje goditje tipike e angjines fillon me dhimbje ngushtuese pas derrases se gjoksit.

10


Dr. Besi

Mund te perhapet tek qafa, nofulla e poshte ne krahe, vecanerisht krahun e majte. Zakonisht iken qetesohet pas 10-15 minutash. Pacientet me angine shpesh marrin mjekime qe ul dhimbjen, duke bere qe arteria koronare te dilatohet (hapet) Procedure diagnostike e njohur si angiografi, qe tregon konturet e eneve te gjakut ne nje imazh te rrezeve X (imazh i specializuar) i quajtur Angiogram. Nje kateter shume i holle (tub) futet ne arterie, zakonisht nga kemba ose dora. Me kujdes shtyhet drejt zemres dhe aortes. ANGIOGRAFIA

Brenda kateterit injektohet nje substance kontrasti (Angl. dye) dhe imazhet e rrezeve X shikohen ne monitor. Keto tregojne “ngjyren� qe kalon ne rrjeten arteriale, qe funizon zemren dhe na tregojne bllokimet. Forma e arterieve koronare, ne shumicen e zemrave eshte i njejte. Per cdo arteria e rajon, kemi emertime te sakta.

INFARKTI Goditja ne Zemer Infarkti i miokardit eshte rezultat i semundjes koronare qe vjen nga arterioskleroza, dhe formimi i mepasshem i nje trombi. Kur formohet trombi, mund te bllokoje kalimin e gjakut ne nje zone te zemres, duke e lene pa oksigjen e kjo mund te shkaktoje vdekje te asaj pjese te indit/ zones te zemres.

11


Sistemi Kardio-Vaskular

NESE ka mundesi fluksi i gjakut te qelizat duhet rregulluar sa me shpejt te jete e mundur. Infarkti zakonisht vjen papritmas, me pak ose pa sinjale te meparshme. Dhimbja e gjoksit mund te duket e ngjashme me anginen, por eshte me e rende, jo domodoshmerisht vjen nga ushtrimi fizik (kete mbajeni mend!) dhe megjithese ju pushoni, vazhdon te persistoje. Infarkti i miokardit mund te shkaktoje djersitje, probleme me frymemarrjen, marrje mendesh dhe humbje te vetedijes. Trajtimi i Infarktit 

Trombolitiket, celesi ne trajtimin e infarktit eshte SHPEJTESIA. Sa me pare te hapet bllokimi ne arterie me shpejt fluski i gjakur rikthehet ne zonen e demtuar, e ajo pjese mund te kete shance te vete-riparohet. Ilacet tombolitike (shkrires te trombit) shpesh futen direkt ne qarkullimin e gjakut.

Keto ndihmojne ne shkrirjen e trombit qe bllokon arterien koronare, duke rritur nivelet e nje substance, plazminogjen; ky thyen pjeset fijet e fibrines qe mbajne trombin e bashkuar dhe trombi shkrihet. Ilacet antitrombocitare (drogat anti-platelet) jepen si rutine e per kohe pasi pacienti del nga spitali, se hollojne gjakun duke parandaluar formimin e trombeve te rinj. 

ka te njejtin parim si angiografia diagnotikuese, tani bejme dicka me teper. Angioplastia perdoret per te hapur nje seksion te arteries koronare qe eshte ngushtuar a bllokuar nga ateroma. Shpesh, perdoret per trajtimin e angines se rende apo pas infarktit. Nganjehere mund te behet direkt gjate angiografise, e cila vizualizon arterien koronare ne grafi (rreze X) nen anestetik lokal. ANGIOPLASTIA

Nje kateter i holle futet te arteria femorale (ne kofshe) ose ne krah dhe kalohet deri tek aorta e ne rrejtin koronar. Kur arrihet zona e prekur, fryhet nje ballon shume i vogel ne fund te kateterit dhe hap zonen e ngushtuar. Nje rrjete e hapshme (stent- mendojeni si susten e vogel ne maje te stilolapsit) lihet aty ne menyre te perhershme dhe terhiqet balona e kateteri. Kjo parandalon arterien qe te ngushtohet apo murin arterial te beje kolaps. ***

12


Dr. Besi

2 [ I ] CRREGULLIMET MUSKULARE TE ZEMRES

(1) INSUFICIENCA KARDIAKE

Pamjaftueshmeria dallohet shpejt, ka dhimbje te mprehte ne gjoks, probleme te marre fryme, mpihet nje ane e trupit a te dyja, enjtje te shpejta ne gjymtyre nga grumbullimi i lengjeve. (a) Insuficienca Kardiake Akute, nje traume ne zemer, demtim valvule a infarkt, ndodh ne dy anet e zemres. (b) Insuficienca Kardiake Kronike eshte afatgjate, me shume shkaqe. Tensioni i larte, semundje koronare, kardiomiopatia (cardiomyopathy) demtim ne valvul, crregullim ne ritem, emfizeme etj. Individi veren se ka probleme me frymemarrjen dhe humbje oreksi, si dhe ulje te kapacitetit per efort fizik. Jepen ilace per te qetesuar simptomat e ulur rrezikun e infarkteve, si->ACE, enzima qe konverton inhibitoret e angiotensines, qe punon duke hapur enet e gjakut per te rregulluar fluksin e tij e ulur mbilodhjen e zemres.

13


Sistemi Kardio-Vaskular

Mund te jepen beta-bllokues per te ulur ritmin ose ilace specifike per problemet shoqeruese. Mund te behet kirurgji urgjente per te parandaluar deshtimin total te zemres. Mjeket zakonisht stabilizojne zemren me ilace, pastaj me kirurgji pastrojne enet e gjakut qe jane bllokuar ose bejne procedure bypass-i. Nese zemra eshte demtuar aq sa nuk eshte ne gjendje te funksionoje, kardio-kirurget mund te implatojne brenda nje defribilator ose zemerpompe artificiale, qe gjaku te levize ne rregull. Ne konditat me ekstreme, per ti shpetuar jeten pacientit, nje transplant i zemres mund te jete i nevojshem.

(2) PERIKARDITI

Perikardiumi eshte nje qese me mur te dyfishte qe mbeshtjell zemren dhe enet e medha te gjakut. Kur inflamohet – nga viruset – kemi perikardit. Mund ta shkaktoje dhe penumonia bakteriale, tuberkulozi, perhapja e nje kanceri ne perikardium, semundjet autoimune si artriti reumatoid, insuficienca renale, infarkti apo dhe nje plage shpuese ne ate zone. Cdo perikardit i inflamuar, nuk lubrifikon dot levizjet e zemres normalisht, duke u ferkuar pergjate saj. Si simptoma ka dhimbje ne qender te gjoksit, e cila lehtesohet pak nese pacienti perkulet perpara por behet me keq kur merr fryme thelle, ka mungese fryme ose temperature. Zakonisht nuk eshte gjendje serioze dhe kurohet me trajtim ambulator.

14


Dr. Besi

Kemi 3 tipe te perikarditit:   

Perikarditi akut, me pak se 3 muaj. Me barna, ka raste qe shenjat ikin per 1 jave. Perikardit te ri-perseritur, me episode qe perseriten shpesh. Perikardit kronik, komplikacion te perikarditit, simptomat zgjasin mbi 3 muaj.

Kush preket nga Perikarditi? (1) Gati 5% e pacienteve te paraqitur ne Departamentin e Urgjences, me dhimbje te forta ne gjoks, diagnostikohen si Perikardite. (2) Perikarditit prek me shume burrat se grate, afekton te gjitha moshat por zakonisht ndodh tek te rriturit. Perikarditi akut tratohet me anti-inflamatoret jo steroidike (NSAID’s) Kur ka infeksion bakterial mund te perdoren antibiotiket. Ne ate te riperseritur perdoret nje mjekim i quajtur colchicine, qe mund te prandaloje simptomat te kthehen. Perikarditit kronik trajtohet ne varesi te shkakut, disa i pergjigjen mjekimit ndersa disa mund te kerkojne nderhyrje kirurgjikale.

[II] CRREGULLIMET STRUKTURORE TE ZEMRES. (1) DIFEKTET KONGJENITALE TE ZEMRES (te lindura) term i pergjithshem per nje game te difekteve te lindura qe ndikojne punen normale te zemres. Ngelet ne semundjet me te zakonshme ne difektet e lindjes. Ne Britani prek ~10 femije ne 1.000. Pse ndodh? Shpesh nuk kemi gjetur shkaqe aparente. Por ka disa faktore qe shtojne rrezikun:

• Sindromi Down (Down Syndrome) semundje gjenetike, prek zhvillimin normal fizik te femijes dhe krijon probleme me sjelljen e pergjigjen. • Nena ka kaluar disa infeksione specifike gjate shatzanise, si rubeola (rubella) • Nena ka diabet T1 ose T2 dhe nuk e kontrollon mire ate (T- tip)

Shume prej tyre i kapim ne skan (scan) para se te linde femija, tek difektet e komplikuar kjo s’eshte gjithmone e mundur. Shenjat e Difekteve Kongjenitale

• Ritem te shtuar te zemres • Ritem te shtuar te frymemarrjes

15


Sistemi Kardio-Vaskular

• Djersitje ne shkalle te larte • Lodhje ekstreme dhe dobesi te pergjithshme • Kolorit blu ne lekure (cianoze) • Lodhje dhe, marrje fryme me shpejtesi kur bebja po ushqehet.

Keto probleme dallohet shpejt sapo lind femija, kur defekti nuk eshte serioz mund te mos kapet deri me vone. Ka disa tipe te semundjeve te lindura te zemres, disa nga difektet me te zakonshme jane: • Difektet septale (septum-ndares) ku shihet nje vrime ndermjet dhomave te zemres. Sic thuhet “vrime ne zemer” • Koarktacioni Aortic (Coarctation of the Aorta) Aorta eshte me e ngushte se normale. • Stenoza e valvules pulmonare, qe kontrollon fluksin e gjakut • Zhvendosja e arterieve te medha (transpozicioni) ku valvulat aortike e pulmonare, dhe arteriert ku ato jane te lidhura, kane ndryshuar pozicion. • Tetralogjia e Fallot-it, kur te gjitha sa me siper (4) jane prezente ne nje pacient.

16


Dr. Besi

Behet ne varesi te difektit. Ato qe jane te buta, si “vrima ne zemer” ndoshta s’duan trajtim pasi mund te permiresohen vetvetiu, dhe nuk do shkaktojne probleme. Nese difekti eshte substancial, zakonisht duhet kirurgji. TRAJTIMI

Teknikat moderne kirurgjikale shpesh riparojne gati te gjitha funksionet normale te zemres dhe sot 80% e femijeve me probleme te lindura te zemres mbijetojne. Por u duhet trajtim mjeksor e ndjekje nga specialistet gjate moshes se femijerise e deri sa rriten, se ato mund te kene probleme te mevonshme me ritmin e zemres ose valvulat.

(2) CRREGULLIMET E VALVULAVE

Zemra ka 4 valvula: • Valvula trikuspidale, mes atriumit dhe ventikulit te djathte. • Valvula pumonare, mes atriumit te djathte dhe arteries pulmonare • Valvula mitrale, mes te atriumit te majte dhe ventrikulit te majte • Valvula aortike, mes ventrikulit te majte dhe aortes.

17


Sistemi Kardio-Vaskular

Ne esence, valvulat e zemres kane pergjegjesi qe gjaku kalon perpara e nuk kthehet pas apo te kete rrjedhje. Kur pacienti ka probleme me valvulen, kjo s’punon dot normalisht. Shkaku mund te jete (a) regurgitimi – rrjedhje te gjakut (b) stenoza (ngushtim i hapjes se valvules) ose nje kombinacion i te dyjave. Disa paciente kane simptoma, disa jo. Nje cregullim i valvules qe nuk trajtohet nga specialisti mund te sjelle hemoragji, infarkt ose tromboze. Pra eshte nder problemet me serioze te jetes se pacientit. • Prolapsi i Valvules Mitrale ose Sindromi Barlow. Ndodh kur mitralja s’mbyllet plotesisht, e nganjehere sjell qe gjaku kthehet pas ne atrium. Pacientet zakonisht nuk kane simptoma e nuk kerkojne mjekim. Por palpitacionet, mos-mbushja me fryme, dhimbje ne gjoks, lodhje dhe kolle; jane tregues qe trajtimi ne keto raste eshte i domosdoshme. Trajtimi eshte kirurgjikal. • Semundja e Bikuspidales Aortike Kur individi ka lindur me nje valvul qe ka 2 kllapa, ne vend te tre. Ne raste ekstreme simptomat dallohen qe ne lindje. Por ka njerez qe jetojne per dekada me kete, dhe pa e ditur. Valvula funksionon ne vite, dhe nuk diagnostikohet deri sa pacienti rritet, ne raste deri ne moshat 30-40 vjecare. Gati 80% e tyre kane nevoje me pas per kirkurgji korrektive te valvules ose zevendesim te saj. Pacienti ka marrje fryme, dhimbje ne gjoks dhe marrje mendesh, dhe mund ti bjere te fiket. • Stenoza Valvulare, valvula nuk hapet plotesisht dhe gjaku nuk kalon mjaftueshem nepermjet saj. Mund te ndodhe ne cdo valvule. Shkatohet nga trashja e tyre, ose “ngurtesimi” Si simptoma mund te paraqiten: dhimbje gjoksi marrje fryme, lodhje, marrje mendesh, dhe te fiket. Disa persona s’kane nevoje per trajtim. Te tjeter mund te bejne valvuloplasti, ku nje balon (tullumbace sh. e vogel) futet e fryn valvulen, ose vihet nje valvul tjeter me kirurgji. • Regurgitimi Valvular quhet dhe “valvula qe rrjedh” Ndodh ne cdo zemer ku valvulat nuk mbyllen mire; sepse gjaku kthehet nga pas. Simptomat jane: marrje fryme, kolle, lodhje, palpitacione, marrje mendesh, enjtje te kembeve e kyceve te kembes. Disa pacient duhen mbajtur nen vezhgim, disa duhet te marrin ilace qe parandalojne mbledhjen e lengut,nje pjese te riparojne valvulen ose te vene tjeter. Shkaktaret e Crregullimeve te Valvulave:

• Defektet e lindura • Endokarditi infektiv (inflamacion i indit te zemres) • Ethje reumatike (semundje inflamatore, vjen nga infeksion i streptokokut A)

18


Dr. Besi

• Probleme te lidhura me moshen (depozitimi kalciumit) • Infarktet • Semundja koronare • Kardiomiopatia • Sifilisi • Hipertensioni (tension i larte i gjakut) • Aneurizmat aortike (fryrje ose enjtje abnormale e aortes) • Miksomatoza (degjenerim/ dobesim i indit lidhes te valvules mitrale) • Lupus – semundje auotimune kronike. DIAGNOZA

• Mjeku me stetoskop. • Elektrokardiograme, ECG. Shihet aktiviteti elektrik i zemres e ritmi abnormal i saj • Ekokardiogram, ultrasound. Pamje te valvulave te zemres dhe hapesires se saj. • Kateterizim kardiak. Nje tub i holle (kateter) me kamera, futet brenda per te fotografuar zemren dhe enet e gjakut. Shihet shkalla e demtimit. • Grafi te gjoksit. Sheh nese zemra juaj eshte zmadhuar. • MRI (imazhi i rezonances magnetike) Pikture me e detajuar. • Test nen stres. Ndikimi nen ushtrime fizike. TRAJTIMI

Varet nga shkaku e simptomat, shume mjeke sugjerojne Terapi Konservative:

• Mbikqyrje nga mjeku • Ndalo duhanin • Diete e shendetshme

19


Sistemi Kardio-Vaskular

• Ilacet e dhena : beta-blocker e bllokuesit e kanaleve te kalciumit, per te kontrolluar ritmin e zemres dhe fluksin e gjakut • Diuretike, per te ulur grumbullimin e lengjeve. • Vazodilatatore, ilace qe hapin enet e gjakut • Kirurgjia, zevendesim valvule nga indi i pacientit, valvule me origine shtazore, nga dhuruesit ose valvula mekanike/artificiale.

Pulsi i Çrregullt Çrregullimi ritmit te zemres shkaktohet nga nje defekt ne prodhimin e korentit elektrik ne zemer, qe shkakton kontraktimin e murit muskular te saj. Ne forme alternative, mund te jete rezultat i nje defekti ne percimim e korentin pergjate zemres. Te dyja mund te shkaktohen nga nje mungese ne furnizimin e gjakut te muskulatures se zemres nga semundje e arterieve koronare ose nga substanca te ndryshme,nje nga me te zakonshmet eshte kafeina qe gjindet tek kafeja.

Pulsi mund te jete shume i shpejt ose shume i ngadalte, ose seria e rregullt e rrahjeve mund te nderpritet nga rrahje ekstra te cilat ndiqen nga disa pauza te shkurtra por alarmante. Ne disa raste pulsi mund te jete i crregullt si ne rrahje ashtu dhe ne force. Aritmite mund te shkaktojne palpitacione, te fiket, marrje mendesh ose angina (dhimbje gjoksi) Asnjehere nuk duhet injoruar crregullimi i aksionit te zemres.

20


Dr. Besi

Shkaku me i hasur – rrahje te parakohshme - (ekstrasistolike) zakonisht ka pak rendesi, por mund te jete tregues i nje semundje organike te zemres. Shkaqet e tjera jane gati gjithmone indikative qe dicka po ndodh, e cila kerkon hetime te kualifikuara mjeksore. Digitalis

Varfarina (Warfarin) Varfarina (emri i markes Marevan) si anti-koagulant parandalon formimin e trombeve te gjakut, zakonisht ne zonat ku gjaku qarkullon me ngadale, vecanerisht te kembet dhe pelvisi. Trombet ose gjaku i mpiksur, levizin dhe udhetojne nepermjet gjakut tek mushkerite, ku fiksohen dhe shkaktojne embolizem pulmonar. Ilaci po ashtu, perdoret per te ulur rrezikun e formimit te trombeve tek njerezit me fibrilacion atrial, ose pas venies se valvulave artificiale ne zemer. Trombet mund te udhetojne drejt trurit, duke shkatuar hemorragji cerebrale. Varfarina eshte nje anti-koagulant shume i perhapur por qe kerkon monitorim konstant per te kontrolluar dozen efektive. Meqe duhet 2-3 dite sa te hyje ne efekt, perdoret nje ilac tjeter me veprim afat-shpejte, si heparina, per te plotesuar trajtimin mjeksor.

21


Sistemi Kardio-Vaskular

Efekti anesor me serioz - si me te gjithe anti-koagulantet - eshte rreziku i hemorragjise masive, qe zakonisht vjen ne raste kur doza kalon nivele te larta. Grupi i Ilacit - antikoagulant Rreziku per overdoze - i larte Rreziku per varesi - i ulet Duhet recete mjeku - po Gjindet ne forme “gjenerike� - po Sigurohuni ti tregoni mjekut, ne raste se ju keni: Probleme afatgjata me melcine dhe veshkat Tension te larte te gjakut Ulcera peptike Gjaku juaj nuk ndalon normalisht (ne plage te lehta) Ilace te tjera Shtatzania - zakonisht nuk jepet. (a) ne fazat te hershme mund te sjelle keqformime te bebes se palindur (b) ne fazat e vonshme mund te shkaktoje hemorragji masive gjate lindjes. Ushqimi me gji - ilaci kalon nepermjet qumeshtit te nenes por ne doza normale nuk ka efekt antagonist tek femija. Bisedoni me mjekun tuaj. Femijet dhe bebet – doza reduktohet as per person. Mbi 60 vite - nuk jep efekte speciale shqetesuese. Ecja me makine - duhet kujdes. Qofte perplasjet e lehta e gervishtjet mund te sjellin hemorragji. Alkoholi - evitoni sasite e medha, pasi mund te shtoje efektin e ketij ilaci.

22


Dr. Besi

Bashkeveprimet Jane shume barna, si barbituratet, kontraceptivet orale, cimetidina, diuretiket, disa laksative dhe disa antibiotike, qe reagojne me varfarinen. Ose duke ja rritur ose duke ja ulur efektin. Aspirina mund ta zgjase (ose intesifikoje) veprimin e varfarines. Antidepresantet – SSRI – ka rrezik te shtuar nese varfarina merret me cilindo ilac te ketij grupi. Perdorimi aftagjate - nuk ka probleme speciale por analiza te rregullta gjaku behen gjate gjithe trajtimit me varfarine. Perdorimi 1 here ne dite. Spektri i dozes: 10 - 15mg ne dite, bazuar ne moshe dhe peshe. Doza fillestare eshte 3 - 9mg per dite, sic vendoset nga analizat e gjakut. (doza standarte) Efekti i plote 24 - 48 ore. Zgjat deri ne 2-3 dite. Ka rendesi te theksohet se varfarina nuk eshte ilac qe ju e ndaloni vete, prandaj duhet monitorim konstant dhe keshilla e mjekut. Nese ndaloni marrjen pa konsulta, kjo mund te perkeqesoje gjendjen shendetsore per te cilen ju eshte dhene ky ilac.

23


Sistemi Kardio-Vaskular

3 ARTERIET ARTERIET jane enet qe shperndajne gjakun e pasur me oksigjen nga zemra te indet e trupit. Cdo arterie eshte tub muskular “i shtruar nga brenda� me ind te bute dhe ka tre shtresa: Intima, cipa e brendshme e shtruar me nje ind te bute qe quhet endoteliumi. Media, cipa muskulare qe i lejon arteries te perballet me presionet e larta nga zemra Adventitia, cipa lidhese qe bashkon arteriet tek inde perreth tyre.

24


Dr. Besi

Aorta eshte arteria me e madhe, qe del nga ventrikuli i majte e me pas degezohet ne arterie me te vogla qe perhapen ne te gjithe trupin. Deget e vogla quhen arteriola dhe kapilare. Arteria pulmonare mban gjakun me oksigjen-jo-te-paster nga zemra te mushkerite nen presion te ulet, kjo eshte arterie unike.

Gjendjet Mjeksore te Arterieve Arterioskleroza: formimi i pllakezave brenda mureve arteriale. Arterioskleroza ne arteriet e zemres, trurit dhe qafes, mund te sjelle infarkte dhe aksidente cerebrale. Vaskuliti/s: inflamacion i arterieve, qe mund te perfshije nje ose disa arterie ne te njejten kohe. Zakonisht, shkaktohet nga mbi-reagimi i sistemit imun. Amaurosis fugax: humbje e shikimit ne njerin sy, shkaktuar nga humbja e perkohshme e fluksit te gjakut tek retina, pjese sensitive qe mbeshtjell fundin e syrit. Zakonisht ndodh kur nje pjese e pllakezave te kolesterolit ne arteriet karotide (ne te dy anet e qafes qe cojne gjakun ne tru) shkeputet dhe udheton tek arteria e retines. Stenoza Arteriale: ngushtim i arterieve, zakonisht e shkaktuar nga arterioskelroza. Kur kemi stenoze ne arteriet e zemres, qafes e trurit, mungesa e fluksit te gjakut shkakton probleme serioze te shendetit.

25


Sistemi Kardio-Vaskular

Semundja e arterieve periferike: arterioskelroza qe shkakton ngushtim te arterieve ne kembe dhe “nen vete� Kufizimet e fluksit te gjakut mund te shkaktojne dhimbje ne keto regjione, ose plageve u duhet kohe te mbyllen. Tromboza arteriale: nje tromb qe shkeputet dhe bllokon qarkullimin e gjakut. Duhet trajtim i menjehershem per te ri-hapur qarkullimin e gjakut ne kete zone. Infarkti i miokardit: tromb i menjehershem ne nje nga arteriet qe furnizon zemren me gjak – arterien koronare. Aksidenti cerebro-vaskular (pika/ hemorragjia cerebrale) nje tromb i cili bllokon enet e gjakut qe furnizojne trurin. Keto ndodhin dhe kur arteriet ne tru cahen, duke shkaktuar gjakrrjedhje. Arteriti temporal: inflamacion i arteries temporale ne skalp. Dhimbja ne nofulla kur pertypesh dhe dhimbja ne skalp jane simptomat baze. Semundja e arterieve koronare: arterioskleroze ne ngushtim te arterieve qe furnizojne zemren. Kjo semundje rrit shancet per infarkte ne zemer. Semundje e arteries karotide: arteroskleroze ne ngushtim te njeres ose te dy arterieve karotide ne qafe. Kjo semundje rrit shancet per nje hemorragji cerebrale.

Procedurat Mjeksore per Arteriet Angiograma: (angiografia): Nje tub i holle dhe elastik futet ne arterie, injektohet nje ngjyre/boje speciale, dhe grafia (rrezet-x) tregon qarkullimin e gjakut ne arterie. Zonat e ngushtuara ose qe kane hemorragji shpesh mund te indentifikohen me angiografi. Angiografia Tomografike e Kompjuterizuar: (CT-A Scan): Skaneri ben grafi te shumefishta, dhe kompjuteri i bashkon ne imazhe te detajuara te arterieve. Kjo metode shpesh mund te shohe ngushtime apo probleme te arterieve me me pak risk se angiografia. Testi i Stresit; me ushtrime fizike ose me ilace, stimulohet zemra qe te rrahe me shpejt. Keshtu rritet fluksi i gjakut ne te, ngushtimet ne arteriet koronare mund te zbulohen me teknika te ndryshme. Angiografia e Rezonanaces Magnetike (MRA scan): skaneri MRI perdor nje magnet shume te fuqishem dhe nje kompjutet qe detajon imazhet e

26


Dr. Besi

strukturave te trupit, duke na dhene keshtu paraqitjen me te shkelqyer te arterieve. Kateterizimi Kardiak: nje kateter (tub i holle, elastik) futet ne nje arterie (kofshe apo krah) dhe percohet deri tek zemra. Injektohet nje ngjyrosje per imazh kontrasti ne kateter dhe keshtu fluksi i gjakut shikohet ne monotorin me rreze-x. Gjinden bllokimet dhe trajtohen. Biopsia Arteriale: hiqet nje pjese e vogel nga arteria dhe ekzaminohet ne mikroskop, zakonisht per te diagnostikuar vaskulitin. Me shpesh kjo behet tek arteria temporale.

Trajtimi per Arteriet Statinat: barna qe ulin kolesterolin dhe merren si tableta, ketu futen: Crestor, Lipitor, Pravachol dhe Zocor. Te marra cdo dite, statinat ulin riskun e infarktit dhe hemorragjise cerebrale. Aspirina: pervec uljes se dhimbjen dhe temperaturen, aspirina nderhyn ne “mpiksjen e gjakut”. E marre ne menyre ditore, mund te parandaloje infarktin dhe hemorragjine cerebrale. Plavix: (clopidogrel): ilac qe nderhyn ne mpiksjen e gjakut, e ngjashme me aspirinen. Jepet pas infarkteve ose hemorragjive cerebrale per te parandaluar te tjera. Stenti Arterial: “tub i rrjetezuar” futet brenda arteries per ta mbajtur te hapur. Quhet stent ne Angl. Stenting me shume perdoret ne arteriet koronare. (ngjan si susta metalike tek rezerva e stilolapsit) Angioplastia: gjate kateterizimit te arterieve, nje ballon fryhet brenda saj per ta hapur. Kortikosteroidet: barna anti-inflamatore si prednisone ose Solu-Medrol, perdoren ne trajtimin e vaskulitit qe prek arteriet. Trombolitiket: ilace te forta qe “shperthejne” trombet, mund te injektohen ne trup per te shkrire nje tromb qe po shkakton infarkt apo hemorragji cerebrale. Pletal (cilostazol) dhe Trental (pentoxifylline) : barna qe rrisin presionin e gjakut ne arteriet e kembeve. Ne njerez me semundje arteriale periferike, keto ilace ulin dhimbjen qe vjen nga ecja.

27


Sistemi Kardio-Vaskular

Yndyra nuk shkakton Semundje te Zemres "Journal of Internal Medicine” publikon artikull qe sugjeron se nuk ka evidence qe mbeshtet rekomandimin qe mbizoteron ne mjeksi, per te kufizuar konsumimin e yndyrnave te saturuara. Pasyrohet ne media serioze: "s'eshte gjetur lidhje mes yndyrnave te saturuara e semundjve te zemres” e ne mediat sociale “yndyrnat e saturuara s'duhen demonizuar” (saturuar-ngopur) Nje tjeter “systematic review” nga fondet e British Heart Foundation me titull: “Shoqerimi i acideve yndyrore dietetare, te qarkullimit dhe suplementeve” krijoi shume dallge. Shkencetaret nga Oxford, Cambdrige e Harvard, ne mes te tjereve, ekzaminuan lidhjet e konsumimit te yndyrnave te saturuara dhe rezikut per semundje te zemres. Gjate kontrollit te mbi 80 studimeve ku jane perfshire 500.000 individe nuk u gjet evidence bindese "qe te hash yndyrna rrit rrezikun per semundje te zemres." Megjithe pati kritike, NHS Britanik deklaroi: “pjese kerkimore impresive, e detajuar, ekstensive, e cila ka mundesite per te shtyre drejt studimeve te metejshme” Studimi origjinal: "Association of Dietary, Circulating, &Supplement Fatty Acids With Coronary Risk: A Systematic Review & Meta-analysis" Rajiv Chowdhury, MD, PhD et al

28


Dr. Besi

29


Sistemi Kardio-Vaskular

4 Gjaku, Grupet dhe Transfuzioni Gjaku është mediumi ku qelizat aktive e indet e trupit mbahen ne marrëdhënie me njeri-tjetrin. Substancat ushqyese, përfshire oksigjenin, kalojnë materialet e padobishme përfshire acidin karbonik, nga indet ne gjak. Kjo lidhje furnizon indet me energji e lejon daljen e materialeve te padobishme. Sekrecionet e shume gjëndrave te trupit kalojnë nëpërmjet gjakut ne indet e ndryshme qe janë te destinuar te influencojnë. Qarkullimi i gjakut luan rol themelor ne mbajtjen konstante te temperaturës se trupit. Gjaku është ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin e me ere te dobët por karakteristike. Përbehet nga një likuid transparent, ngjyre te verdhe te hapur - quajtur Plazma - ose liquor sanguinis, ne te cilin "notojnë" një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha, te kuqe e plateletet e gjakut.

30


Dr. Besi

ERITROCITET - Qelizat e Kuqe Janë disqe te rrumbullakëta bi-konkave,

ngjyre te verdhe - kur shihen ne grup janë ne ngjyre te kuqe. Mesatarisht kemi rreth 5.000.000 eritrocite për një milimetër kub. Këto përmbajnë Hemoglobinën (Hb ose Hgb) e cila është një komponent i hekurit, me një afinitet për oksigjenin. Pra bazuar ne aftësinë e hemoglobinës për te "kapur" e transportuar oksigjenin nga mushkëritë ne inde, gjaku behet një nga komponentët baze te trupit njerëzor. Çdo qelize e kuqe ka një jetëgjatësi te shkurtër, kur "lodhet" atëherë trupi e shkatërron nëpërmjet mëlçisë a shpretkës dhe e ekskreton (jashteqet) me ane te biles.

LEUKOCITET - Qelizat E Bardha Janë qeliza pa ngjyre me forme e madhësi

te ndryshme. Me te mëdha se qelizat e kuqe por me te pakta ne numër (raporti 1:500). Gjithashtu ato kane dhe një veçori tjetër - lëvizje. Keshtu kalojnë nga muret e kapilareve ne lëngjet e trupit.

31


Sistemi Kardio-Vaskular

Invazioni nga mikro-organizmat sjell rritje te shumte te korpuskulëve te bardhë (leukocitozis) te cilët tentojnë te kongregohen tek vendi i infeksionit, duke rrethuar e shkatërruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet FAGOCITOZE - DHE ËSHTË NJË NGA MEKANIZMAT ME TE RËNDËSISHME NËPËRMJET TE CILIT TRUPI MBROHET ndaj Infeksioneve. Rruazat e bardha derivojne nga palca e kockave dhe nga gjëndrat limfatike, e këto ndahen ne tipe te ndryshme, sipas funksionit qe kane. janë qeliza ne forme disku, shume me te vogla se rruazat e kuqe, me origjine jo krejtësisht te qarte, por kane rol ne koagulimin e gjakut, janë rreth 300.000 për milimetër kub. TROMBOCITET

Një lëng ne te cilin trupat e përmendura me lart "notojnë", është solucion me vlera ushqyese e shërben për jashtëqitjen e produkteve te panevojshme. Plazma mban ne forme solucionesh proteina, yndyra, sheqerna, urenë, kripëra (me te njohurat klorurin e potasit dhe bikarbonatet) po ashtu dhe gazra-oksigjen, acidin karbonik e nitrogjenin. PLAZMA

Një nga proteinat e rëndësishme ne plazme quhet - Fibrinogjen, qe gjendet ne trajte solucioni por ne rastin e humbjes se gjakut HEMORRAGJI- alternohet e merr një forme tjetër te quajtur - Fibrine. Si rezultat i kësaj qelizat "ngatërrohen" e ngjiten me njëra tjetrën duke formuar TROMB-in i cili ne fillin është i bute e me pas forcohet plotësishtky proces njihet me emrin Koagulimi i Gjakut dhe është një mekanizëm natyror i mbrojtjes tone ndaj hemorragjisë pra një metode për te parandaluar humbjen e gjakut duke mbyllur enën e dëmtuar.

32


Dr. Besi

Sasia e plote e gjakut te një njeri ndryshon nga faktorë e individë te ndryshëm, por ka formula specifike për ta llogaritur atë me afërsi te kënaqshme, megjithatë s'është gabim te themi se një person i rritur, i shëndetshëm, ka rreth 5-6 litra gjak. Pas dhënies se këtij informacioni te shkurtër mbi gjakun, te cilin shume mund ta kenë dëgjuar ne periudha te ndryshme, gjate shkollës, leximeve apo nga kontakti me mjekun e spitalet, le te ndalemi te Grupet e gjakut. *** GRUPET e GJAKUT Është mese e mundur qe njerëzit ne te shkuarën te kenë menduar, se vdekja nga Hemorragjia - mund te parandalohet duke dhëne gjak nga një person te tjetri. Vështirësitë teknike e mungesa e njohurive e kane penguar këtë praktike te kaloje përtej spekulimit. Megjithatë, Richard Lower, ne 1666, tentoi te transfuzojë gjakun e qengjit ne një pacient qe vuante nga konvulsionet. Ne te njëjtën kohe te njëjtën gjë beri ne France, Jean Dean. Rezultatet ishin te pakëndshme; pak tentativa u bene me pas deri ne 1901. Pikërisht ne këtë vit Karl Landsteiner një patolog Amerikan, demonstroi se suksesi i një transfuzioni te gjakut varet nga dy gjera: qelizat e gjakut te donor-it (dhuruesit) plazma e recipientit (marrësit) Duke bere eksperimente te ndryshme - përzierjen e qelizave dhe plazmës ne kombinimet e mundshme - ai gjeti katër grupe gjaku. Këto grupe varen nga prezenca ne qelizat e kuqe te një substance, për te cilën sot dimë qe përmban proteine e karbohidrate. Substancat quhen - Antigjene. Te injektuara ne kafshe, detyrojnë organizmin qe te prodhoje antibodies (antitrupa). Megjithatë shume antitrupa janë prezentë qe ne lindje, si ne rastin e antitrupave te grupeve te gjakut.

33


Sistemi Kardio-Vaskular

Kemi dy substanca te grupeve te gjakut, te quajtura A dhe B, ose A e B te marra se bashku ose asnjërën prej tyre. Grupet e gjakut janë emëruar A, B, AB dhe O. Plazma përmban antitrupa te këtyre substancave ne një mënyrë te tille qe qelizat e individit nuk i shkatërrojnë ato. 

Qelizat e grupit A ekzistojnë ne plazmën e cila përmban një antiB antitrup.

Qelizat e grupit B jetojnë ne prezencën e anti -A antitrupash.

Qelizat e grupit AB s' janë te shoqëruara nga asnjë lloj antitrupash;

Personat me gjak te grupit O kane plazme qe ne përbërjen e saj gjinden dhe anti-A e anti B anti trupat.

Pra, nuk është absolutisht e domosdoshme tu japim njerëzve te njëjtin grup gjaku. P.sh një person me grup gjaku A mund te jete dhurues për një person me grup gjaku AB, se ne trupin e këtij te fundit nuk ka antitrupa. Kështu mund te themi se grupi i gjakut O mund ti jepet çdo personi pasi ky i fundit ne qelizat e tij nuk ka antigjene,

34


Dr. Besi

ky fakt na ka bere qe ne apelime te quajmë "Dhurues Universale" njerëzit me grup gjaku O dhe "recipientë universale" njerëzit me grup gjaku AB.

Vlen për te thënë këtu se këto "substanca" te grupeve te gjakut janë prezentë dhe ne indet e tjera veç gjakut. Kjo shpjegon vështirësitë qe lindin ne graftet e lëkurës apo gjate transplanteve. Pasi indet,ashtu si dhe gjaku, do shkatërroheshin nga anti-trupat. Nëse kjo ndodh, ky gjak "do sulmohej" e shkatërrohej nga antitrupat, nëse jepen sasi te mëdha gjaku atëherë mund te kemi dëmtime te pakthyeshme te veshkave, e vdekja mund te vije si rezultat i kësaj. C`NDODH NËSE JAPIM NJË GRUP GJAKU GABIM ?

*** Grupi RHESUS Është një grup tjetër me një rëndësi te konsiderueshme, ka marre emrin pasi për here te pare u gjend te majmunet Rhesus (Rhesus monkeys). Tek njeriu sillet si tek grupet e gjakut A, B, O - ne aspektin se është një antigjen prezent ne rruazat e kuqe, por ndryshe nga to s'ka antitrupa presente ne plazem. Thuhet se rreth 85 % e popullsise jane Rhesus positive - pra kane antigjenin resus, ndërsa 15 % ku antigjeni mungon është Rhesus negative. Njerëzit me grup Rhesus negative, ndryshe nga ata pozitive, prodhojnë antitrupa te ky rhesus antigjen - nese u injektohet. Kjo gjë mund te ndodhe gjate një transfuzioni, nëse përveç grupit te gjakut s'kontrollohet dhe faktori Rhesus.

35


Sistemi Kardio-Vaskular

Rëndësia e Faktorit Rhesus gjate Shtatzënisë Nëse nena e ka gjakun me Rhesus negativ dhe babai me Rhesus pozitiv; fëmija natyrisht mund te jete me gjak ose Rh - ose me Rh+. Kjo e fundit nuk paraqet problem, por nëse fëmija ka gjakun me Rh+, disa nga rruazat e kuqe te tij mund te futen ne qarkullimin e gjakut te nënës e për rrjedhoje trupi i saj stimulohet qe te prodhoje Rhesus-antitrupa. Ne një mënyrë a një tjetër këto antitrupa, mund te kthehen ne sistemin e fëmijës, dhe fillojnë te shkatërrojnë rruazat e kuqe te tij. Kjo mund te jete serioze dhe ne disa raste fëmija lind i vdekur ose provokohet lindje e parakohshme. Megjithatë tabloja e vërtete nuk është kaq e frikshme, ne realitet duhen 2 ose me shume shtatzëni për nënën qe trupi i saj te prodhoje antitrupa ne sasi te mjaftueshme qe te rrezikohet jeta e fëmijës se saj. Po ashtu ne analiza, mund te kapim shume shpejt e fare thjesht nëse gjate shtatzënisë trupi i nënës ka filluar te prodhoje antitrupa, nëse ato janë prezentë atëherë merren masa për te ruajtur jetën e fëmijës (natyrisht qe nena s'është ne rrezik ne këtë rast). Kjo fushe është akoma me e zgjeruar sesa po e paraqesim, pasi s'nuk mund te përmendim te gjitha teknikat qe mjekësia ka ne dispozicion për këtë problem, qe tashme është nen kontrollin e plote te mjekësisë moderne. GRUPE TE TJERA GJAKU

Janë shume grupe te tjerë gjaku qe njihen, por është tepër e rralle mundësia qe ato te shkaktojnë probleme ne çfarëdo lloj mënyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shume te tjerë, disa e kane marre emrin nga pacientet e pare ne te cilin janë zbuluar një mode mjekësore moderne kjo. Rëndësia kryesore ne studimin e këtyre grupeve e shume te tjerëve është ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjinës fisnore; ashtu si dhe ne mjekësinë ligjore ku përdoret ne rastet e përcaktimit te atësisë se fëmijës; por kurrë nuk mund ta provoje atë me ekzaktësi - sot për këtë problem përdoret testi i DNA, POR NE ANËN TJETËR KA FUNKSION PËRJASHTUES - P.SH MUND TE PROVOJE ME SAKTËSI QE NJË PERSON NUK ËSHTË BABAI I FËMIJËS - NE DISA KOMBINIME GRUPESH.

TRANSFUZIONI I GJAKUT Shenja me e qarte për një Transfuzion gjaku është ne rastet e Hemorragjisë, veçanërisht ne ato akute dhe masive (aksidente, trauma etj) ku gjaku i humbur duhet zëvendësuar me shpejtësi e ne sasinë e plote. Ne hemorragjitë e ngadalshme, gjaku zëvendësohet gjithashtu por jepet me kohe me te ngadalte - për te mos renduar punën e zemrës. Ne raste shoku (shock) apo gjate djegieve nuk humbet shume gjak por kemi humbje te plazmës e për pasoje presioni i gjakut bie. Kjo është tepër e rrezikshme!

36


Dr. Besi

Ne një moment hemorragjik humbja e plazmës konsiderohet me e rrezikshme sesa humbja e rruazave te kuqe! Ne fakt kur nuk kemi mundësi te japim direkt gjak apo plazme - ne rastet urgjente jepet një solucion te dobët salin (kripor) me PH te njejte me gjakun [NaCl – 0.9 %] për te restauruar presionin e gjakut derisa te arrijmë te marrim furnizime me gjak. Mund te mendohet se jepet transfuzion gjaku ne rastet me anemi, por meqë janë faktorë e mekanizma te tjerë ne veprim kjo aplikohet rralle, sepse: (1.) Anemia zakonisht trajtohet me metoda te zakonshme, si ilaçet. ( 2.) Ne Transfuzione gjithmonë ka një element Risku - sado te vogël. (3.) Anemia është ne qeliza dhe jo ne plazme, pra dhënia e sasive te mëdha te lëngjeve direkt ne qarkullimin vazal, mund te mbisforcoje një zemër paksa te dëmtuar nga anemia.

Ka dhe raste kur mund te behet transfuzion, ne anemi tepër te avancuara. Kjo behet me "qeliza te paketuara", duke hequr plazmën nga gjaku. Një rëndësi te veçante transfuzioni merr gjate operimeve kirurgjikale. Shume operacione kane humbje gjaku, pasi ka procedura ekstensive te cilat duan kohe. Kjo humbje gjaku ve ne pikëpyetje suksesshmërinë e operacionit. Transfuzione gjaku përpara, gjate dhe/ose pas operacioneve bëjnë te mundur qe kirurget te bëjnë ndërhyrje te tilla, qe paraardhësit e tyre shume vjet me pare veç mund ti ëndërronin. Ka raste te pafundme se kur mund te jepet një transfuzion gjaku, por mendja menjëherë te shkon te përdorimi numër një dhe ne shkalle masive i tij - e ku tjetër veçse ne lufte. S'mund te rrime pa kujtuar kirurget e mjeket e Luftës se dyte Botërore te forcave aleate, te cilët bene transfuzione e operime ne një shkalle te papare ndonjëherë. Me një guxim vetëmohues e organizim shembullor, sallat operatore e ekipet e transfuzionit - shpesh kane vepruar ne vijën e frontit apo fare pranë tij. Ky ka qene një faktor qe s'mund te konsiderohet i vogël ne fitoren përfundimtare.

37


Sistemi Kardio-Vaskular

5 ANEMIA Gjaku ka rendesi vitale per trupin tone, prandaj ka dy nen-specialitete per te; Hematologu e Hemo-patologu. Nga Greqishtja, αἷμα, haima "gjak" dhe –λoγία/ λόγος/ fjale. "Hematologjia: Shkenca qe studion Gjakun." Gjaku Duhet disa nete pune ne "Departamentet e Urgjences" per te kuptuar se trupi eshte “qese me gjak” Nje i rritur qe peshon 70 Kg, ka te pakten 5Litra gjak. Kjo perben 7% ne vellim. Ne rrethana normale “puna e Gjakut” eshte te rrije ku i takon; Zemer, ene gjaku dhe sinusoided e palces kockave, melcise e shpretkes. Ne 5Litra gjak, 2.25L (ose 45%) perbehet nga qelizat, pjesa e mbetur eshte plazma e gjakut. Mendojeni si leng ku notojne qelizat. Plazma eshte 97% Uje (ne peshe) dhe 7% trupa solide (proteina, shumica albumine) Ne 2.25 Litra qeliza, vetem 0.037 (1.6%) jane Leukocite (rruaza te bardha) Nese do purifikonin krejt Leukocitet e nje individi, nuk zejne vend me teper se 50ml (ekzakt eshte 40-45 ml) Po ta benim kete me plateletet - trombocitet, qe ndalojne gjak-rrjedhjen; i mbledhim ne nje luge çaji. Anemia eshte gjendje ku gjaku juaj ka pa-mjaftueshmeri Eritrocitesh / rruazat e kuqe, ose hemoglobine. Hb, eshte ajo pjese e gjakut qe lidhet me Oksigjenin [O2] Sa me pak qeliza te kuqe, ose te demtuara, me pak hemoglobine kemi.

38


Dr. Besi

Kur shihni nje anemik qe lodhet shpejt, kjo ndodh se ne organet e tij/saj mungon oksigjeni. • Kemi format hereditare te Anemise [e trasheguar] • Tek femrat cilki menstrual mund te sjell anemi me mungese hekuri [Fe] nga humbja e gjakut, ose rritje te kerkeses per te, gjate shtatzanise. • Mosha e 3-te ka rrezik te larte per anemi, kane semundje shtese e diete jo te rregullt. Ka disa tipe te Anemive, te gjitha ndryshojne ne origjine e trajtim mjeksor. Me e perhapura ngelet mungesa e Hekurit, qe kontrollohet me suplemente hekuri e ndryshime ne diete. Anemia no.2 qe pershkruam me lart - gjate shtatzanise - konsiderohet normale [e perkohshme] ndersa te tjerat jane te rrezikshme per jeten.

Anemite kane disa tipe klasifikimesh. Ndajme parimet thelbesore, per ta kemi: • Skemat Citometrike varen ne madhesi te qelizave e parametrave hemoglobike. • Skema Eritrokinetike - kalkulojne shkaterrimin e tyre/ sasine. Meshkujt: 4.7 to 6.1 milione qeliza per mikroliter (qeliza/mcL) Femrat: 4.2 deri 5.4 milione qeliza per mikroliter (qel./mcL) • Skema Biomolekulare konsiderojne etiologjine (shkaqet) e anemise, ne nivele molekulare.

39


Sistemi Kardio-Vaskular

Ja nje shembull. Marrim drepanocitozen, njohur si sickle cell anemia. Drepano / Sickle / do te thote DRAPER [e perdorim per te korrur] ate forme merr qeliza, behet abnormale, rigjide e si draper. Ato vdesin heret, ka raste qe ne ene shume te vogla gjaku ngelen [nga cepat/majat qe kane] duke shkaktuar dhimbje. Drepanocitoza do pershkruhej ne kete forme: • Klasifikim Citometrik: normokromatike / normoqelizore • Klasifikim Eritokinetik: hemolitike • Klasifikim Biokimik & Molekular: nje mutacion i ADN-se qe “zevendeson” amino-acidet ne zingjirin beta te Hb.

Kemi mbi 400 tipe Anemishe qe i ndajme ne 3 grupe te medha • Anemia shkaktuar nga humbjet e gjakut • Anemia shkaktuar nga ulja ne numer ose prodhim difektoz i eritrociteve • Anemia shkaktuar nga prishja e eritrociteve.

40


Dr. Besi

Ti sqarojme me rradhe. (1) Anemia shkaktuar nga humbjet e gjakut Eritrocitet mund te humbin nga hemorragjite, qe ndoshta dhe jane te ngadalta e per nje periudhe te gjate kohe, e mund te mos zbulohen direkt. Ky tip hemorragjie mund te vije nga: (a) Trakti Gastrointestinal, si p.sh. ulcerat, hemorroidet, gastriti [inflamacion i stomakut] dhe kanceri. (b) Perdorimi i anti-inflamatoreve jo steroidale (aspirina, indometacina, ibuprofeni etj) qe mund te shkaktojne ulcera e gastrit. (c) Menstruacionet dhe shtazania, sidomos kur gjakrrjedhja eshte e shumte, a ne rastet kur ka numra te larte shtazanishe. (2) Anemia shkaktuar nga ulja ne no. ose prodhim difektoz i eritrociteve Ne kete tip trupi (a) prodhon pak qeliza ose prodhon normalish por (b) qelizat nuk funksiojne per punen qe duhet bere. Ne te dy rastet ka anemi. Ketu ka abnormalitet, mungese mineralesh, vitaminash; qe qelizat e kuqe te punojne normalisht. Zakonisht shoqerohet me mungese Hekuri, mungese Vitaminash, probleme te palca e kockes dhe te tjera semundje. (3) Anemia shkaktuar nga prishja e eritrociteve.

ANEMIA dhe Reagimi Trupit [2] Anemine e hasim dhe ne individe te shendetshem ne periudha te shkurtra. Trupi ka mekanizma kompensatore per ulje ne “masen e Eritrociteve” Veshtruar nga ky kend, demtimet ne Trup, ne nje fare niveli, shkaktohen nga Hipoksia ose Anoksemia (an•ox•e•mi•a) ne Angl. Hypoxiation. Ne kete gjendje trupi ose nje pjese e tij, ka mungese ne furnizim te oksigjenit.

41


Sistemi Kardio-Vaskular

Kjo kushtezohet dhe nga rrethanat e jashtme, p.sh kur beni ngjitje ne Kilimanxharo (5000 m+) e s'ka oksigjenin adekuat, seeshte me i rralle ne ajer. Natyra na dhene mekanizma shtese, qe perkohesisht te na “nxjerrin ne anen tjeter” le te marrim disa. (1) Ne varesi te rrethanave ul/rrit, afinitetin e hemoglobines per Oksigjenin. Ne marrim ajer. Ajri ka Oksigjen qe difuzon ne gjakun qe eshte ne Mushkeri. Gjaku ka kapacitet te larte te “trese” oksigjenin, shume me teper se lengje te tjere. Hb-Hemoglobina e kap Oksigjenin, lidhet me te, dhe e transporton neper trupin tone. Permendem Lartesite, ne kete rast Hb rritet. Kjo ngelet nga rastet me te njohura te aklimatizimit [po ashtu kemi Palumbaret - zhytesit ne thellesi] Sa me shume rritet Hb, me shume rritet sasia e oksigjenit qe transportohet. Po ka nje rrezik tjeter kur ka shume hemoglobin, gjaku behet me viskoz / me i trashe e kjo sjell veshtiresi tek zemra ne pompim e siper. Nese ekspozoheni per kohe te gjate ndaj ketij fenomeni, mund te behet dhe kronike.

42


Dr. Besi

(2) Ri-shperndarja e fluksit te gjakut. Ne Anemi, trupi ndjek nje “protokoll prioritetesh” shume me strikt se ne rrethana normale; pasi Gjaku / Oksigjeni jane no1. Atehere kemi vazokonstriksion (shtrengim vazal te eneve te gjakut) ne pjese te trupit qe s'jane vitale, duke lejuar “me shume” gjak ne pjeset kritike. Te parat qe “dalin vullnetare” per kete sakrifice jane lekura e veshkat. Duhet kuptuar se sakrifice s'eshte metafore a koncept i perdorur lehte, eshte sic lexohet, sacrifice deri ne shkaterrim. Te dy keto organe jane gati te japin gjakun e tyre per pjeset kryesore te trupit; por kur tek lekura “na e mban xhepi” Veshkat jane vitale. Keto te fundit ne gjendje normale, zakonisht, marrin me teper gjak sesa u duhet, per problemet metabolike. Ketu kemi nje paradoks! Perkufizimi i Anemise tregon se ne paciente me Anemi Kronike ka mase totale te ulet te eritrociteve, Vellimi total i gjakut rritet, se rritet volumi i plazmes. Duke sikur trupi yne po mundohet te kompensoje me Sasi ate qe tashme i mungon ne ... Cilesi! (3) Rritet puna e Zemres. Ne te njejten kohe, trupi mobilizon cdo rezerve te mundshme. Mungesa / pakesimi i oksigjenit eshte “kerkese per ndihme” nga cdo qelize e jona. Pergjigja e zemres krijon efekt-zingjir. Sa me shume punon ajo, me shume ulet rezistenca vaskulare periferike dhe ulet vizkoziteti i gjakut. Kjo kuptohet lehte ...”gjaku i holle” leviz me shpejt se “gjaku i trashe” apo jo? Pse ndodh kjo? Se zemra duhet te shtoje produktivitetin pa e rritur tensionin e gjakut, qe do ish nje problem shtese ne kete moment te rendesishem. Por kjo ndodh ne raste ekstreme, kur anemia eshte ne shkalle shume serioze dhe Hb < 7g/dL! Spektri normal eshte 13.0-18.0 g/dL.

ANEMIA HEMOLITIKE [3] Palca e kockave prodhon "eritro, leuko e trombo-citet." Ne Anemine hemolitike, perfshihen vetem rruazat e kuqe // Eritrocitet. Kur ato vdesin - prishen, palca e kockave prodhon te tjera per te ruajtur balancen. Ne kete rast qelizat e kuqe qe jetojne gati 100 ~ 120 dite, vdesin para kohe, shume me shpejt se sa mund ti prodhojme ne. Termi shkencor eshte Hemolize. Hemo-gjak, lysis nga Greqishtja d.m.th “humb-prishet” Qelizes nen nje stimul apo efekt si virus, osmoze, enzime, i kompromentohet integriteti.

43


Sistemi Kardio-Vaskular

Kete mekanizem ne e perdorim ne shume ilace per “te care membranen e mikrobeve” Kemi dy forma te Anemise Hemolitike: (1) Anemia Hemolitike Ekstrinsike (extrinsic) Shpretka kap dhe shkaterron eritrocitet e shendetshme. Si pasoje e infeksioneve, tumoreve, semundjeve autoimune, efektet anesore te ilaceve, etj. (2) Anemia Hemolitike Instrinsike (intrinsic) kur qelizat e kuqe te prodhura jane me difekte. Zakonisht kjo gjendje eshte gjenetike, p.sh ne rastin e drepanocitozes apo te talasemise.

Kush eshte ne rrezik per Anemine? Kushtdo! Cdo njeri, i cdo grup-moshe, mund te kaloje ne anemi hemolitike. “Instituti Amerikan per Zemren, Gjakun e Mushkerite” mendon se prek me teper popullsine Afro-Amerikane se ate Kaukaziane (Caucasians) Kjo mund te vije se drepanocitoza ka prevalence te larte ne kete grup.

44


Dr. Besi

Incidenca ne disa semundje ka lidhje me origjinen, pershembull sic hasim disa semundje kardio-vaskulare apo diabetin me shpesh ne subkontinentin Indian. Shkaktaret e Anemise Hemolitike Ne kete rast shkaterrohen qelizat e kuqe te gjakut – Eritrocitet. Kjo mund te vije nga semundje te gjakut, infeksionet ose toksinat. Disa shkaktare te Anemise Hemolitike: • Hepatiti • Virusi Epstein-Barr (VEB / ne Angl EBV) • Tifo • E. Coli • Drepanocitoza • Leukemia • Streptokoku • Limfoma • Tumore • Penicilina • Ilacet per dhimbjen • Lupusi • Sindroma Wiscott Aldrige [gjendje imuno-deicience sh. e rralle]

45


Sistemi Kardio-Vaskular

Ndersa, per disa tipe anemie akoma si njohim shkaktaret. Simptomat a Anemise Hemolitike. 

Te zakonshme - Lekure e zbehte, lodhje, ethe, konfuzion, marrje mendesh, dobesi te pergjithshme.

Me pak te zakonshme – urine me ngjyre te erret, verdhezim ne lekure e ne te bardhen e syrit, palpitacione, “murmur-zhurme ne zemer” zmadhim te shpretkes e te melcise. Diagnoza e Anemise Hemolitike

Pasi merr anamnezen, mjeku ju kerkon te shtriheni ne tavolinen ekzaminuese, dhe prek lehte pjesen abdominale, ketu shikon per (1) mbindjeshmeri te regjionit (2) zmadhim te melcise. Per te konfirmuar diagnozen do ju coje per Analiza te Gjakut: (1) te kontrolloje nivelin ne Hb (2) numrin e Retikulociteve (sa qeliza te Kuqe prodhon trupi juaj) Te cilat jane eritrocitet e reja qe ne i prodhojne ne pergjigje te anemise. Mjeku kontrollon per infeksione dhe funksionin e melcise, e mund te marre pak leng nga palca e kockes. Ky eshte test invasiv - por minimal dhe i lehte - qe quhet “biopsi ose aspirim i palces kockes” Perdoret anestezi lokale per te parandaluar dhimbjet. Behet me nje shiringe ne kocke pas kurrizit ose ne ije, e terhiqet pak palce. Laboratori percakton cfare tipe qelizash po prodhohen. Po ashtu i kontrollon per abnormalitete. Mjekimi Varet nga serioziteti e progresis i anemise, mosha juaj, shendeti i pergjithshem dhe toleranca ndaj ilaceve te ndryshme. Strategjia eTrajtimit bazohet ne tre drejtime: • Uljen ose ndalimin e shkaterrimit te Eritrociteve. • Rritjen e numrit te Eritrocitve ne nivele te pranueshme • Trajtimi i shkakut, qe solli gjendjen ne keto nivele. Nder to futen, transfuzioni i gjakut, ilacet, plazmoforeza (Plasmapheresis) kirugjia, transplant i palces kockave e “qelizave Stem) si dhe ndryshime ne menyre jetese e dieten tuaj.

46


Dr. Besi

Hemofilia - "Semundja e Mbreterve" Hemofilia eshte gjendje mjekesore me ulje te aftesise te gjakut per tu mpiksur normalisht. Keshtu qe nje demtim apo gervishtje e vogel ben qe pacienti te humbd sasi te larta te gjakut. Kjo shkaktohet nga mungesa hereditare e faktoreve koagulues me shpesh faktorit VIII. Gjakrrjedhja ne disa raste eshte dhe e brendshme, dhe haset te gjunjte, brrylat dhe kaviljen e kembes. Femrat jane bartese e ketij difekti gjenetik, duke e pasuar ne gjeneraten tjeter por nuk vuajne nga hemofilia, ka dhe femra hemofiliake por ne raste shume te rralla [Femrat kane 2 kromozome X] Deri vone Hemofilia ka qene semundje e pa-trajtueshme, shume pak hemofiliake mbijetuan ne moshen reproduktive nje carje e vogel, rezultonte fatale. Hemofilia eshte quajtur “Semundje Mbreterore” pasi ne historine moderne kemi Mbretereshen Viktoria (Queen of England from 1837-1901) qe jua kaloi gjenin pergjegjes disa prej femijeve te saj. Po ashtu gjindet tek familjet mbreterore te Gjermanise, Spanjes dhe Rusise. Hemofiliaku me i njohur ka qene Aleksei, djali i Car Nikolles ne fillimet e 1900-es. Ketu kemi dhe besimin e nenes se tij te deshperuar, tek Rasputini si “kurues” gjate nje periudhe te veshtire per Rusine dhe Europen, ngjarjet e mevonshme ndikuan te gjithe shek XX.

47


Sistemi Kardio-Vaskular

Drs DeBakey & Cooley

Eshte i famshem rivaliteti permbi 40 vjet i dy kardiokirurgeve Amerikane, Dr. DeBakey dhe Dr. Cooley. I pari, kapi 100 vjet ne planetin tone, i dyti jeton sot. Me arritje te tilla ne mjeksi qe nuk del koha ti permendesh te tera. Sigurisht qe per shume nga ju keto figura jane te panjohura, por, per cdo mjek (kush lexon periodiket e fushes / dhe te rejat nga mjeksia) keto emra jane nder me te medhenjte e mjekesise bashkekohore.

Dr. DeBakey ngelet nje inovator, shkencetar dhe edukator. Nje“burre shteti" ne Mjeksi, i permasave nderkombetare. Ne 1939 -en, solli postulatin e lidhjes se duhanit me karcinomen e mushkrise (bashke me profesorin e tij) Nder te paret e bypass-it te arteries koronare, te paren endarteroektomi te karotideve. Pioner i zemres artificale, dhe i pari qe perdoi nje pompe te jashtme, me sukses, tek pacientet – pompen e bypass-it ventrikular te majte. Futi tekniken e "Dacron graftit" per te zevendesuar enet e gjakut, e beri angioplasti-ne e pare ne 1958. Ne fund te jetes, arrin nje rekord tjeter, ne moshen mbi 90-vjecare behet pacienti me i vjeter ne bote te kaloje proceduren kirurgjikale te cilen e kishte bere vete i pari (proceduren DeBakey) nga grupi qe kishte trajnuar vete. Pas 7 ore operim dhe 8 muaj rikuperim e merr veten serish.

48


Dr. Besi

Nder te paret qe futi kamerat ne salle te operacionit per publikime e tranjime. Dr. Cooley kirurg me fame boterore, pioner i mjaft teknikave kardiovaskulare. Ne SHBA eshte i pari qe beri transplantin e zemres ne 1968. (Transplanti i I-te i zemres ne bote, eshte bere ne Afriken e Jugut, me 3 Dhjetor-1967, nga Prof. Christiaan Barnard) Ne 1969 behet kirurgu i I-re ne bote qe implanton zemren artificale tek njeriu! Dr Cooley dhe stafi i tij, jane pergjegjes per 118.000 operacione te tipit “open heart” Open-heart quhen kur kardiokirurgu hap gjoksin e pacientit dhe punon ne zemren e tij, gjaku (ne shumicen e rasteve) kalon neper makinen “zemer-mushkeri” Eshte nder proponenet e “operacioneve pa gjak” (bloodless) Nje protokoll mjeksor, qe s'do te thote kirurgjia nuk perdor gjakun ose transfuzionin e tij, por behet pa transfuzion te gjakut allogenik. Dr. Cooley ka shkruajtur mbi 12 libra dhe 1400 artikuj shkencore, vetem apo me bashkepuntoret e tij. I mora si shembull keta dy mjeke te medhenj per nje ilustrim te vogel. Puna e tyre ka ndikuar 00-000 paciente ne bote, shume prej te cileve jane gjalle dhe sot fale tyre. “Zotat e Mjeksise Moderne” s’vijne me te medhenj se keta. Te lexojme cfare thote Dr. Cooley: “Ne mes te shume“ te Parava me te cilat jam perfshire ne Institutin e Zemres ne Teksas, perfshire dhe transplantin e pare me sukses ne SHBA e te paren zemer artificiale ne bote; arritja ime me e madhe qe ka pasur impaktin me te madh ne Shendetsi, s'ndodhi ne salle operacioni a ne laborator. Ndodhi ne nje cope leter. Kur ne krijuam te paren “pakete cmimesh per procedurat kardiovaskulare” [Medicare- sistemi shendetsor kompleks Amerikan e shume i shtrenjte ne keto operacione, tani pati nje opsion te ndermjetem re-imbursimesh.] Puna e tyre pertej asaj ditore e c'lane tek mjeket e tjere, ngelet ek Edukimi, Informimi dhe mundesia e dhene Pacientit per te hyre "ne sistem” me sa me pak probleme. Ne nje ane, por shume here me te vogel, kete po mundohemi te bejme dhe ne me kete projekt. Po hedhim “ne leter” Informacion Mjeksor ne Gjuhen Shqipe. Keshtu cdo pacient, familjar i tyre, student dhe profesionit i Mjeksise; do ti gjejne nen nje titull ato qe u duhen.

49


Sistemi Kardio-Vaskular

6 Shenjat e nje Urgjence Kardiake dhe si duhet te Veprojme

50


Dr. Besi

51


Sistemi Kardio-Vaskular

Kompresioni Kardiak (CPR) Kur zemra pushon se rrahuri kemi Arrest Kardiak. Termi mjeksor eshte IAM (Infarkti Akut i Miokardit) Behet CPR, “kompresione te gjoksit” qe pompojne zemren per te qarkulluar gjakun duke shpendare oksigjen te truri, derisa zemra rifillon punen.

Shkaqet e Arrestit Kardiak. Ndryshojne tek femijet dhe te rriturit. (a) te rritur - semundje zemre (75% i atribohen ketyre) trauma, probleme respiratore, varje. (b) femijet - “vdekja e papritur ne djep” qe nuk shpjegohet nga historiku mjeksor dhe shenjat (Sudden infant death syndrome (SIDS) semundjet kongjenitale kardiake, trauma dhe semundjet respiratore. Kur te bejme CPR? Nese nuk jeni te sigurte - filloni! Nese personit nuk i duhet CPR, ai do pergjigjet ndaj perpjekjeve tuaja. Duhen 4-5 minuta qe truri te pesoje demtime te pakthyeshme, nga mungesa e oksigjenit. Koha nuk pret. CPR NUK GARANTON SE PERSONI DO JETOJE, POR I JEP NJE SHANC

Aty Ku - nese nuk beni asgje - vdekja eshte e sigurte. Nese nje person nuk eshte ne arrest kardiak, shancet jane qe ju nuk do e demtoni ate. Nese eshte ne arrest kardiak dhe ju beni shtypje te forta, mund dhe te demtohet nje brinje, qe ne rezultat final nuk llogaritet para jetes se individit.

52


Dr. Besi

Hapat bazike te CPR Behet sa me pare te jete e mundur. Vetem kur personi nuk ka shenja jete: (1) pa ndjenja (2) nuk pergjigjet (3) nuk merr fryme - megjithese ne arrest kardiak disa njerez kane “gulce fryme� ato prape kane nevoje per CPR. Mos prit deri kur mos te marrin fryme fare. Nuk eshte thelbesore te kontrollosh pulsin kur nuk ka shenja jete. Nganjehere eshte e veshtire te gjindet dhe humb koha. Filloni pa vonesa. Hapat jane: 1. 2. 3.

Pergjigje?

Kerkoni ndihme [telefon ose ne person] 4.

Kontrollo rruget e ajrit

5.

Frymemarrje normale? 6.

7.

Rrezik?

Fillo CPR

Fillo me defribilator – nese eshte e mundur.

Vazhdo me CPR deri sa personi te marre fryme vete, nese po - ktheje ne nje ane, ne pozicion te sigurise, ndalo dhe prit. Nese ai ndalon prape frymemarrjen rifillo CPR. CPR Ndalohet kur (1) personi fillon te marre fryme vete (2) arrin personeli mjeksor (3) personi e ka te pamundur te vazhdoje fizikisht nga lodhja. Me poshte kemi nje video nga Fondacioni Britanik i Zemres, ku nje grup aktoresh bejne Kompresion Kardiak. Kjo metode e thjeshte ka shpetuar jete njerezish nese do shihni deshmite qe jepen djathtas ne video te tjera ne youtube. Ne nje revolucion ne ndihmen e I-re qe jepet ne raste arrestesh kardiake, ne 40 vitet e fundit, ekspertet e urgjences sot besojne se nuk ka kohe dhe as nuk eshte e nevojshme, frymemarrja goje-me-goje, pasi gjaku ka mjaftueshem oksigjen per nje fare periudhe.

53


Sistemi Kardio-Vaskular

Problemi kryesor eshte te pompohet ai gjate trupit dhe te rifilloje zemra. British Heart Foundation ka bere nje video me aktorin Vinnie Jones si mund te shpetohet nje jete gjate arrestit kardiak. https://www.bhf.org.uk/heart-health/nation-of-lifesavers/hands-only-cpr https://www.youtube.com/watch?v=ILxjxfB4zNk

Kompresioni Kardiak - Shpejt e Fort

Dr. Besi rezident ne Londer prej 2 dekadash, eshte Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, ai shkruan per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale e fushat humane http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk Dr. Besi June 2015

Dedication: This medical book is for the guy who told me once (Nov. 2011) You can write, you write well and you should write. Many thanks @ Mingu

54


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.