1 minute read
Pasqyrim i biodiversitetit të Liqenit të Shkodrës
Tuz – Muzeu i Historisë së Natyrës i Malit të Zi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, hapi të enjtën (13 prill 2023) ekspozitën “Segmente të natyrës sonë”, të autorëve Msci. Çeda Ivanoviq dhe Spec. Sci Stefan Ralleviq dhe Millan Mijushkoviq, ku qenë të pranishëm numër i konsiderueshëm i publikut, përfaqësues të muzeut në fjalë, të Komunës së
Tuzit, të QKI-së “Malësia”, nxënës të shkollave fillore, etj. Drejtori i QKI “Malësia”, Vasel Berishaj në fjalën e rastit tha se për herë të parë në Malësi u hap një ekspozitë e këtij lloji, dhe shtoi se për herë të parë banorët e Komunës së Tuzit do të kenë rastin të njihen me segmentin autentik të jetës së një bote të veçantë, të një bote zemërgjerë dhe tejet të rëndësishme për jetën tonë.
Advertisement
“Prandaj, duhet të punojmë shumë në ndërgjegjësimin dhe edukimin e gjeneratave të reja për ruajtjen e kësaj pasurie të paçmuar. Ju më së miri do ta ndjeni dhe kuptoni bukurinë e natyrës me shikimin e këtyre eksponateve që në heshtje e rrëfejnë tregimin e vet dhe shpërndajnë mesazhe të veçanta”, u shpreh në mes tjerash Vasel Berishaj
“Prandaj, duhet të punojmë shumë në ndërgjegjësimin dhe edukimin e gjeneratave të reja për ruajtjen e kësaj pasurie të paçmuar. Ju më së miri do ta ndjeni dhe kuptoni bukurinë e natyrës me shikimin e këtyre eksponateve që në heshtje e rrëfejnë tregimin e vet dhe shpërndajnë mesazhe të veçanta”, u shpreh në mes tjerash Vasel Berishaj. Sakaq, mbi rëndësinë e ekspozitës në fjalë foli edhe Vahid Dresheviq, menaxher i politikës programore në QKI “Malësia”.
Ndërkaq, drejtoresha e Muzeut të Historisë së Natyrës të Malit të Zi, znj. Natalia Çagjenoviq duke folur mbi veprimtarinë e muzeut që drejton dhe selinë e tij, tha se duke qenë muze shtetëror ky institucion ka obligim që të afirmojë pasuritë natyrore dhe kulturore me të cilat