Dorëzimi Përvec dy modeleve që pershkruam më lartë ka edhe nje model të tretë. Ky model fillon me pranimin e arsyetimit se “ndërprerja e ekonomisë” që shkaktohet si në modelin “Ngrirje në vend” dhe në “Mobilizim dhe Tranzicion” krijon kosto të tilla mbi shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve që vështirë të llogariten dhe ato duhet të vihen në peshore kundrejt kostove afat-shkurtra të jetëve njerëzore që do të humbasin për shkak të virusit. Ky model bazohet në pikëpamjen që një karantinë afat-gjatë në nivel kombëtar ose pothuaje kombëtar, sjell kosto të mëdha të papranueshme. Në këtë model, politika më e mire është që virusi të lejohet të ndjekë rrjedhën e tij. Përgjatë një periudhe 305 mujore, 2 milion njerëz do të vdesin në SHBA dhe ajo që quhet “imuniteti i tufës” do të ketë filluar të krijohet, por ndërkohë goditjet dhe dëmet e mëdha ekonomike që do të vinin në rast të modeleve “Ngrirje në vend” dhe “Mobilizim dhe Tranzicion” do të mund të shmangeshin. Pavarësisht ndjesisë intuitive se “Dorëzimi” ka më pak “kosto” (në kuptimin e ngushtë ekonomik) se dy modelet e tjera, llogaritjet ekonomike tregojnë në fakt se ky model (Dorëzimi) është më i kushtueshëm se dy opsionet e tjera. Vlera në dollarë që zakonisht i përcaktohet humbjes së një jete njerëzore (si statistikë) si nga ekonomistët dhe agjensitë qeveritare është midis 5 deri 10 milion dollarë. Nëse do ta përdornim këte shifër në skemën kosto-përfitim, atëherë në terma qartësisht vetëm ekonomike “për të shpëtuar” 2 milionë jetë njerëzore do të duheshin 10-20 trilione dollarë. Përkundër kësaj shifre, edhe në rastin më të keq të modelit “Ngrirje në vend” që do të merrte 12-18 muaj, kostoja do të ishte diku midis 10-15 trilione dollarë. Ndërkohë që sic është treguar më lart kostoja për modelin “Mobilizim dhe Tranzicion” është 2-3 trilione dollarë. Edhe sikur ta shikojmë thjesht dhe vetëm në aspektin ekonomiko-utilitar “Dorëzimi” nuk është modeli për t’u ndjekur dhe Mobilizim dhe Tranzicion ka profilin më të mire kosto-përfitim. Megjithatë, ne nuk e mbështesim përzgjedhjen e qasjen më të mirë bazuar vetëm mbi konceptin e kostove relative të paraqitur në vlera monetare tek modelet e Ngrirjes, Mobilizimit dhe Dorëzimit. Edhe pse ne e kuptojmë fuqinë dhe forcën e arsyetimit lidhur me një sërë ndikimesh të ndryshme mbi shëndetin, në peshimin midis jetëve të humbura ndaj virusit dhe jetëve të ndikuara negativisht nga mbyllja e shkollave, dëmet në shëndetin mendor nga izolimi dhe ndërprerjen e ekonomisë, ne mendojmë që pyetja themelore është e një tjetër lloji. Në kuptueshmërinë tonë të situatës, angazhimi ynë ka të bëje me gjetjen e një zgjidhjeje se si shoqëria mund, në rradhe të parë, të ofrojë atë që duhet të bëjnë institucionet, puna e së cilëve është të shërojnë, edukojnë dhe punësojnë. Ndaj dhe sa i takon përkufizimit për qasjen e tretë, nuk ka mundësi tjetër, vecsë ta përkufizojmë si “Dorëzim”.