Klodian Aliu – ekspert mjedisi Per Komisionin Parlamentar per Veprimtarite Prodhuese Tregtine dhe Mjedisin 17 Shkurt 2015
Argumenta per ndryshimet e propozuara ne ligjin e vleresimit te ndikimit ne mjedis nr. 10440 date 7.7.2011
Te pergjithshme Shqiperia ka miratuar ligjin e pare per vleresimin e ndikimit ne mjedis (VNM) ne vitin 2003. Ky ligj i hapi rrugen zbatimit te nje procedure te posatshme per VNM dhe mundesoi krijimin e pervojes kombetare. Ne vitin 2006 ne kuader te vleresimeve per proceset e integrimit ne EU u vleresua qe ligjin (8990/2003) nuk ishte i plote dhe duhej nje ligj i bazuar ne direktiven perkatese te BE dhe angazhimet e MSA. Kjo u realizua nepermjet nje projekti ne kuader te CARDS (projekti Implementation of National Plan for Approximation of Environmental Legislation- http://epanet.pbe.eea.europa.eu/european_epas/countries/al)
Ky projekt hartoi nje projekligj i cili nuk perkoi me prioritetet politike ne kohen qe duhej te miratohej, kjo sepse Qeveria ndermori Reformen Rregullatore dhe frenoi miratimin e akteve ligjore qe mendohej se pengonin investimet. Kjo u diktua edhe nga krijimi i QKL-se dhe imponimi i saj ne sistem si model suksesi. Ne keto kushte u ben ndryshime te thella ne projektligj duke e cenuar perafrimin dhe krijimin e nje standarti te plote per procesin e VNM. Perfshirja e QKL ne procedure u kritikua nga ekspertet e projektit dhe Delegacioni BE. Te metat e ndryshimeve te propozuara ne ligjin e VNM-2015 1. Kthen procesin mbas ne kohe dhe paraktike, kjo sepse ne draft kompetencat e shqyrtimit te projekteve dhe raporteve te VNM synojne te kthehen ne Ministri. Ky propozim bie ndesh me kuadrin ligjor ne fuqi forcimin e Agjencise Kombetare te Mjedisit (AKM). AKM po punon drejt forcimit te kapaciteteve te saj dhe reformat e viteve te fundit jane perqendurar pikerisht ne kete proces. Ministria ka funksione politikberese dhe nuk do mund te sjelle asnje ndryshim pozitiv nese rimerr kete funskion. Roli primar i saj eshte hartimi i legjislacionit dhe standarteve per te cilat ajo vete ka mangesi duke i shtuar edhe funksione zbatuese per VNM do kompromentohet roli i saj dhe demtohen reformat. Ne cilesine e specialistit te VNM per 8 vjet ne Ministri gjykoj se pavarsisht nevojes per permiresim AKM eshte ne rruge te mbare ne zbatimin e procedures se VNM. Ajo cka duhet eshte mbeshtetja e saj ne forcmimin e kapaciteteve si dhe mbikqyrje me shume nga Ministria - http://akm.gov.al/ 2. Shton veprimtari qe do jene te detyruara te zbatojne proceduren. Lista e veprimtarive qe gjendet ne 2 shtojca ne ligj eshte percaktuar ne saj te nje pervoje 20 vjecare ne BE. Ajo eshte percaktuar me procese vleresimi dhe ekspertize dhe me fokus te beje proceduren e dobishme per elementet sociale, ekonomike dhe pa dyshim mjedisor. Shtimi i kesaj liste me veprimtarite e propozuara bie ndesh me parimet e Direktives dhe krijon kosto te panevojshme, keto veprimtari jane hequr pikerisht per lehtesimin e procesit dhe perqendrimin e energjive ne ato veprimtari qe duhet. Shenimet perkatese i kam bere ne projekligj;
3. Nuk adreson forcimin e sistemit dhe krijon nje kthim mbas ne vizion duke demtuar investimet e bera ne AKM perfshi edhe krijimin e nje sektori specifik per VNM, trajnime e stafit nga projekti SELEA; 4. Kerkon nje sere ndryshimesh ne aktet ligjore te miratuara vitet e fundit; 5. Humbet nje mundesi ligjberese per te ndrequr sadopak proceduren, duke krijuar dhe humbje ne kohe dhe zgjatje te perafrimit e permiresimit.
Anet pozitive 1. Perjashton QKL nga procedura. Analiza per kete ceshtje jepet me poshte. 2. Korrekton disa terma ne ligjin egzistues;
QKL dhe procedura QKL u krijua ne 2009 si strukture lehtesuese per binznesin, dhe tashme mund te thuhet se ka patur sukses megjithate ne aspektin lejeve dhe licensave ne fushen e mjedisit nuk mund te thuhet se ka patur ndonje ndikim thelbesor e te rendesishem. Kam qene pjese e procesit te Refores Rregullatore dhe krijimin e QKL. Ishte nje nisme e mire sepse nxorri ne pah nje sere burokracish te panevojshme per mbrojtjen e mjedisit dhe njekohesisht penguese per biznesin. Te tilla si rinovimi i lejeve mjedisore; monitorimin intensiv dhe me kosto; pra ndreqi ne nje fare mase disa probleme te panevojshme. Arsyet kryesore qe QKL u perfshi ne procedure:
Si strukture informuese dhe lehtesuese per biznesin; Si strukture qe do luftonte korrupsionin nepermjet shmangies se kontakteve midis investitoreve dhe organeve miratuese;
Per te mbikqyrur kete nisme u krijua dhe nje Task Force e cila drejtohej nga PM dhe qe u kthuy ne nje idhtare te QKL dhe demtuese te proceseve te mjedisit sidomos perafrimin e legjislacionit. Fakti qe jemi ende ne kete situate eshte pikerisht imponimi qe ju be Ministrise se Mjedisit per te leshuar kompetenca QKL-se. C’fare tregon pervoja 5 vjecare e perfshirjes se QKL ne proceduren e VNM dhe lejeve 1. QKL eshte sportel per aplikim per leje dhe licensa por vendimarrja behet ne AKM, ne kete aspekt QKL vetem sa vendos nje afat kohor per vendimarrje por nuk ndikon apo kontrollon cilesine e vendimarrjes. Ne kete kontekst ajo nuk i ben dot asnje lehtesim apo avokati biznesit sepse nuk ka tager e kapacitete teknike, ne nje situate te tille biznesi e kerkon zgjidhjen vete ne AKM dhe keshtu ndodh. Kur subjektet kerkojne sqarime per refuzime te pa drejta QKL i derjton ne AKM dhe nuk mban pergjegjesi dhe s’ka si ta mbaje. Prandaj qellimi per lehtesi ndaj biznesit dhe shmangien e kontaktit rrezohet vetem me kete fakt. Une kam praktikuar mbi 3 vjet sistemin vendimarres me QKL. 2. Ka kuader ligjor dhe funksione licensuese qe nuk perkojne me proceduren e VNM dhe avancimin ne perafrimin e legjislacionit. Kuadri ligjor i QKL per lejet dhe licensat u hartua ne rrethana dhe kohe tjeter dhe nuk parashikon as formatin perkates per kete forme vendimarrje. Sqaroj se procesin i VNM permbyllet me nje vendim ose deklarate qe eshte oponence apo kriter per lejet dhe licensat per projektin, pra nuk te autorizon ne veprime konkrete ne terren. Duhet thene se pavarsisht kjo ka ndikim
ne proceset licensuese por nuk eshte objekt i ligjit te lejeve dhe licensave. Prandaj prej kesaj perfshirja e QKL ka ndikuar dhe defrmuar ligjin dhe proceduren madje duke bllokuar per me shume se 1 vit proceuren gje qe ska ndodhur ndonjehere mbas vitit 2003, pran nga shkurti 2013 deri ne shtator 2014); 3. Duke qene se QKL nuk ka lidhje me procese planifikuese (VSM) ka krijuar nje amulli e precedente pengues per biznesin dhe rendues per vendimarrjen. Duke mos qene kompetente ne ceshtje teknike si diferencimi dhe klasifikimi i projekteve apo nenprojekteve ajo fut ne proceure edhe veprimtari qe nuk jane kerkese e ligjit (shtojcave). Une kam patur vetem pak dite me pare nje rast per nje objekt te vogel qe nuk kerkon procedure. Panifikimi i teritorrit perfshin edhe VSM dhe miratim nga Ministria e Mjedisit te tij, ne kete kontekst vendimarrja mjedisore eshte marre per objektet qe perfshin plani dhe nuk kerkohen nga listat e ligjit te VNM, behet fjale per banesa, pallate etj. Direktiva e VSM dhe VNM kerkon dhe rregullon shmangien e dublikimit te procedurave, prej kesaj Shqiperia me aq invenstime dhe popullsi realizon numer procedurash VNM qe perafron me Gjermanine me 82 milion banore dhe GDP 3,000 milirad Dollare..???..pra kemi nje harxhim energje qe nuk perligj as gjendjen e mjedisit. Pra QKL per arsye teknike, ligjore apo vullneti krijon kosto dhe precedente duke futur ne procedure projekte qe sduhet nga ana tjeter AKM dhe kjo per arsye teknike dhe vullneti ndjek trendin dhe jep vendime e miratime per to duke mos dashur te konfliktohet me QKL etj. Ky problem egziston edhe ne miratimet e pyjeve dhe ujerave...QKL e pretendon me VKM (2012 per hece etj) dhe praktikisht nuk e ushtron dot sepse kuadri i pyjeve ka procedure tjeter. 4. Vete sistemi elektronik i QKL pengon bashkepunimin dhe nderveprimin ligjor gjate procedures sepse njeh vetem refuzim dhe miratim, pra mungon hallka e keshillimit dhe kerkimit te sqarimeve duke bere qe subjekti te prese 5 deri ne 10 jave per te mesuar qe u refuzua se i mungon nje fotografi nga zona. Tashme ky problem dihet dhe subjektet e dine qe mbas aplikimit duhet bere kujdes ne AKM nese mungon ndonje informacion pra behet i domosdoshem nga vet QKL nevoja per komunikim midis paleve ne proces. Pervec kesaj, shumica e procedurave fillojne sepse strukturat e zbatimit te ligjit ARM/ISHPM i konstatojne ne terren dhe i detyrojne dhe kjo eshte korrekte ne kete pike QKL nuk mund te pengoje kontaktet dhe bashkepunimin paraprak. 5. Percjellja i dokumentave ne forme elekronike demton cilesine ne shqyrtim, per arsye kostosh etj raportet e materialet nuk printohen dhe leximi e shqyrtimi i tyre behet me veshtiresi. Per kete arsye TAP mbas aplikoi ne QKL solli ne Ministri 30 kopje te shtypura te raporteve. Investitoret serioze duan te konsultohen parparkisht per normat dhe standartet dhe vendosin kontakte komunikimi, dhe kjo eshte shume korrekte e normale per te marre informacionin e duhur. Vete faqja elektronike e QKL eshte shume e paplote (madje permban akte te shfuqizuara) dhe nuk te jep mundesine te sqarohesh c’ka e ben te domosdoshem komunikimin paraprak me AKM. 2011 1. QKL imponuese dhe me mbeshtjete te pakufi politike. Bindje totale ndaj QKL. 2. Kapacitete te pakta ne MM 3. Parashikim dhe pritshmeri per sukses pra mungesa e pervojes aktuale; 4. Status tjeter me te ulet me BE
2015 1. QKL me racionale ne rolin e saj, faktori politik me i qarte per te (fakti qe jemi ketu) 2. Krijimi i AKM dhe shtimi i kapaciteteve me 50% (trajnime dhe asistence nga BE, pozitiv fakti qe nuk u hoqen personat e trjanuar nga SELEA) 3. Statusi kandidat dhe nevoja per progress te metejshem; 4. Vete raporti i progresit 2014 e citon perseri; 5. Ndarja e roleve midis MM dhe AKM ka shtuar nje strukture monitoruese, pikerisht sektorin e VNM ne Ministiri qe mund te mbikqyre cilesine procedures dhe raportoje;
6. Nevoja per korrektim dhe perafrim te plote te akteve, nese nuk behet dhe me kete rast do zgjatet me vite, theksoj se pasja e nje ligji te tille ka nisur qe ne 2006 me CARDS dhe INPAEL dhe ende nuk e kemi. Aquis te BE jane rreth 1,000??? 7. Eshte krijuar nje sistem ankimin administrativ i posatshem si Gjykata Administrative qe eshte nje hallke e qe mungonte ne ate kohe.
Pse duhet hequr QKL 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.
Demton proceduren dhe aktet ligjore; Nuk ndikon aspak ne cilesine e procesit dhe VNM Krijon vonesa ne procesin e integrimit te EU dhe bie ndesh me parimet e direktives; Nuk e permbush dot rolin e saj (per arsye teknike e ligjore) Nje mburoje pengesash dhe shtese burkoratike; Demton invensimet e bera nga BE (6 mil Euro) duke vene ne dyshim financime ne te ardhmen; Mban gjalle “gogolin� e korrupsionit dhe pamundesine e organeve kompetente per te vepruar (audite, KLsh, etj) duke ulur dhe vigjilencen dhe shmangur pergjegjesite;
Nese behet ky korrektim, clirohet energji pozitive ne shume drejtime sidomos ne raport me integrimin dhe kjo mund te evidentohet ne progres raportet e ardhshme.