Revista Select (Issue 8)

Page 1

Flokët e shëndosha në diell!

Bukuria, CEP më CEP GLOBIT “Zig zag Orchestra” Veshja dhe Personaliteti

Miq dhe artistë Trendet

në kirurgjinë estetike

Kosovë: 3.00 €, Shqiperi: 400 L

Ushtrime për ditë të ngrohta

Pse gratë synojnë aq shumë të marrin vetë iniciativë?


GENTIVS

NEUCHÂTEL

SWITZERLAND

WWW.GENTIVS.COM



select REDAKSIA | Gusht 2010

Redaksia SELECT Drejtoreshë

Bashkëpunëtorë:

Flora ATASHI flora@revistaselect.com

Mr.Sc. Psikoligjike Blerta Perolli-SHEHU

Zv.drejtor

DEMERAL TRAINING CENTER Shkelzen Zenelaj

Arsim ATASHI arsim@revistaselect.com

Marigona KURSHUMLIU

Kryeredaktor

Lektor:

Florim ATASHI florim@revistaselect.com

Remzie Ajeti

Drejtor Fotografie

Gravitas MEDIA info@gravitasmedia.net +377(0)44 222 422

Bashkim HASANI bashkim@revistaselect.com

Marketing

Dizajner & Zhvillues Granit KADOLLI granit@gravitasmedia.net

Grimere Afërdita HOXHA aferdita@revistaselect.com

Kontakti:

Frizer

Nagip BINQE nagip@revistaselect.com

Stiliste Nesha-Nurgji TUMBAK nesha@revistaselect.com

Tel:

E-mail:

+377(0)44 44 22 26 +377(0)45 343 467 +386(0)49 852 767

www.revistaselect.com info@revistaselect.com revistaselect@gmail.com

4 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select EDITORIAL

ÇANTA dhe KËPUCËT Femrat që vishen me shije, të cilat ne i admirojmë, mund t’ju tregojnë se këtë gjë e kanë mësuar me mjaft vështirësi. Rregulla e parë lidhet ngushtë me këpucët dhe çantën. Këto dy pjesë duhet të jenë të një cilësie të lartë. A e keni vënë re se një çantë sa më e vogël të jetë, por është e punuar mirë, kushton shumë më shtrenjtë ? Një çantë e butë e punuar me një lëkurë shumë të mirë është e qëndrueshme dhe mund të përdoret mbi dhjetë vjet dhe mbetet kurdoherë moderne.

Vini re me kujdes: fustanet, bluzat, fundet, trikot mund t’ju rrinë për bukuri, edhe kur blihen më lirë. Por këpucët, çantat, dorezat kurdoherë duhet të jenë nga më të shtrenjtat. Mësoni se ku mund të kurseni për t’u veshur mirë. Edhe sikur të vishni rrobën më të shtrenjtë, në rast se e shoqëroni me një çantë të shëmtuar, do t’ju cilësojnë si një femër që është veshur keq!

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 5


select PËRMBAJTJA | Gusht 2010

PËRMBAJTJA MODË

7-13 Trendet Verore të veshjeve 14 Të jeshë kreative në kryeqytetin e Kosovës

INTERVISTA

AKTIVITETE 48-5I Doku Fest

KUZHINA

62-64 Koktela veror

22-29 Jonida Maliqi 36-39 Zig-zag Orkestra

SPORT PROFIL NDËRKOMBËTAR

60 Ushtrime për kohë të ngrohta 65 HOROSKOPI

56-58 Louise Brooks

BEAUTY

16 Flokët e shëndoshë në diell 21 Grimi për Verë

STREET STYLE

52-55 Prishtina Street Style

SHËNDETËSIA 18-19 Kozmetikologjia 40-43 Kirurgjia Estetike

SHOQËRIA

32-33 Veshja dhe Personaliteti 34 Pushimet 46 Të jetosh në shtëpinë e së ardhmes 44-45 Meshkujt & Femrat 59 Ëndrrat

6 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

Ballina: Jonida Maliqi Fotograf: Bashkim Hasani Grimere: Arta Prekazi Floket: Nagip Binçe Veshja: Jonida Maliqi


Foto: BASHKIM HASANI, Grimere: ARTA PREKAZI, Frizer: NAGIP BINÇE, Modele: VERONA AHMET

Gusht 2010 | select MODA

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 7


select MODA | Gusht 2010

Foto: BASHKIM HASANI Grimere: ARTA PREKAZI Frizer: NAGIP BINÇE Veshjet:DESIGN FACTORY Modele: MERITA BALA

8 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select MODA

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 9


select MODA | Gusht 2010

Foto: BASHKIM HASANI Grimere: ARTA PREKAZI Frizer: NAGIP BINÇE Modele: VERONA AHMETI

10 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select MODA

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 11


select MODA | Gusht 2010

Foto: BASHKIM HASANI Dizajnere: SARANDA VRANIQI Grimere: ARTA PREKAZI Frizer: KASTRIOT LLESHI-KACI Modele: ARTNESA KRASNIQI

12 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select MODA

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 13


select MODA | Gusht 2010

Flasin dizajneret Marigona Xharra dhe Saranda Vraniçi Të jeshë kreative në Kryeqytetin e Kosovës

MARIGONA XHARRA Marigona: Kur krijohet veshja unikate Marigona Xharra që nga pas lufta jetoi në Zeland të Re.Ajo studioj në një shkollë të artit dhe pas gati 11 vjet qëndrimi vendosi të kthehet në Kosovë. Gjatë viteve të studimit ka përgatitur edhe koleksione të modës, ndërsa ka punuar edhe si ligjeruese e dizajnit të modës në këtë shtet. “Kisha dëshirë të rikthehesha në Kosovë, të jap përvojën time nga Zelanda e Re dhe mund të them se më priu fati që tash e tre muaj të angazhohem si profesoresh në shkollën e lartë profesionale të modës ‘Design Factory’ në Prishtinë . Marigona shquhet për zgjdhjet e saj të veshjeve të cilat anojnë më shumë nga veshjet kreative, ndërsa i pëlqen se sa të interesuar janë në Kosovë për veshjen, sidomos nga ana e të rinjëve të cilët po përpiqen ta krijojnë stilin individual. “E bukura e tërë kësaj është që të mos kopjohemi. Është mirë kur ashtu si edhe dizajneri, edhe individi të ketë stilin e vet të veshjes, fundja të shpikin diçka të re. Ajo flet me ëndje për shkollën në të cilën ligjeron, ku studimet zgjasin tri vjet, profesorët i kanë të kualifikuar, një pjesë e të cilëve nga Europa. “Interesimi për tu shkolluar për modën është sidomos nga vajzat, por së fundi duket që edhe djemtë kanë shprehur interesim”. Marigona flet se Zelanda e Re është vend i qetë dhe njerëzit i ikin teprimeve në veshje duke e vlerësuar më shumë thjeshtësinë, më tepër se sa vlerësohet në Kosovë ku anohet më shumë nga stili europian, sidomos ai italian, angleze, franqeze. Marigona shton se kjo shkollë ka edhe produksionin e vet me koleksione të ndryshme të dizajnerëve ndërkombëtar dhe vendas, ndërsa së fundi janë duke punuar kostumet e filmit artistik “Heroi” të Luan Kryeziut, që në fakt janë edhe sponsorë të kostumografisë së këtij filmi. Marigona, nga emrat publik në Kosovë, i pëlqen veshja skenike e Leonora Jakupit. “në përgjithësi, stili i VIP-ave ëshët i vjedhur dhe rrallë sheh dikë që zgjedh diçka autentike.

14 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

SARANDA VRANIÇI Saranda: Kur sfilata varet nga gjendja shpirtërore Në Kosovë nga Zelanda e Re është kthyer më përpara se sa shoqja e saj Marigona. Tash ëshët diplomuar në shkollën “Design Factory”, ka realizuar një koleksion në rast të diplomimit të studimeve në Design Factory. “Ishte sfilata ime e parë, koleksion personal por në njëfarë mënyre edhe temë e hapur për mua. Isha vet që zgjodha se çfarë dua , ndërsa kostumet kanë shprehur edhe gjendjen time shpirtërore. Zgjedhja ime ka qenë ajo artistike e jo veshjet që mund të përdoren çdo ditë”. E vetëdijshme se reagimi pozitiv i publikut për sfilatën e saj ka qenë i sinqertë, Saranda për “Select” tregon se e ka plan të provojë të krijojë edhe stile të tjera, psh edhe pjesë të veshjeve kombëtare të stilizuara në mënyrë moderne. “Krejt varet se si ndjehem në kohën kur e përgatis koleksionin”, flet ajo dhe tregon se gjatë kësaj vere janë të pranishme më shumë ngjyra e verdhë, e gjelbërt dhe ajo portokalle. “Veshjet e VIP-ave nuk më duken me shumë imagjinatë sepse ai stili që sa më pak veshje në trup aq më mirë, krijon kundërefekt, plot gabime dhe kiç, pastaj nuk dijnë të luajnë mirë me ngjyra, grim i tepruar, etj.”. Mirëpo, ajo shquan dukjen e këngëtares Dafina Zeqiri. (n.b.)


KONKURS Shkolla e parë prestigjioze e modës në Kosovë “Design Factory” shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 2010 – 2011 “Design Factory” ofron plan - program të pasur shkollor, nën përkujdesjen e personelit pedagogjik - akademik, vendor si dhe atij ndërkombëtar. Ligjërojnë profesor me eksperienc në botën e modës ( Paris, Zeland e Re, Londër, etj) “Design Factory” si shkolla e parë profesionale e modës ofron mundësi avancimi për studentët që pretendojnë të jenë dizajner kreativ dhe të afirmuar në të ardhmen. Pse “Design Factory”? Bëhu dizajner duke përfituar nga përvojat e ligjëruesve me famë ndërkombëtare.


select FLOKËT | Gusht 2010

Flokët e shëndosha në DIELL! Mësohu t’i mbrosh në mënyrën më të mirë flokët dhe në vjeshtë nuk do të kesh asgjë për të vajtuar! Vera, sinonim i diellit, detit, jetës në hapësira të gjëra. Por kujdes: pushimi mund të përfaqësojë një rrezik për flokët tuaja - qoftë për ata që i mbajnë si Brad Pitt, qoftë për ata që kanë filluar t’i numërojnë qimet që i gjejnë në jastëk çdo mëngjes... Një ekspozim i tepërt nën rezet e diellit, në fakt, mund të dobësojë bulbin pilifer (rrënjën e qimes) dhe si rezultat i kësaj jetëgjatësia e flokut shkurtohet dhe floku ka tendencë që të bjerë para kohe. Efektet janë të dukshme përafërsisht pas dy muajsh, tashmë kur t’i jeni kthyer jetës normale, asaj monotonie të qytetit apo fshatit: ja pra, u shpjegua misteri pse flokët bien në vjeshtë! Është e qartë, pra nëse nuk dëshironi të ndiheni keq në fund të verës do të ishte mirë që të mendoni dhe të kujdeseni për këtë më herët. Kripa, rëra, djersa e ngulfatin flokun duke e dobësuar dhe defibruar. Prandaj, kështu i ekspozoheni një efekti të dyfishtë, efektit vrasës për flokun: reziku i rënies së flokëve dhe looku "llusteri" janë afër. Çka duhet bërë? Ja disa shembuj të situatave të pushimeve reale, në të cilat mund të gjindeni. Ja, një mundësi për të zbuluar së bashku me ne situatat "e rrezikshme" dhe masat që duhet ndërmarrë. Durrës, Klodi, 24 vjeç. Surfist i përbetuar, e kalon kohën më të gjatë në ujë. Dhe sapo është kthyer në tokë, ja sapo po luhej ndeshja e beach volley, ajo e futbollit buzë detit në mbrëmje... Thjesht, ai bënte një jetë dedikuar sportit, ndërsa pjesën e kohës së mbetur Klodi ua kushton vajzave rreth çadrës... Rreziku: mesatar Pse: Kripa do ta dehidratojë flokun, i cili nëse nuk shpërlahet me kujdes menjëherë pas larjes në det, bëhet i thatë dhe i ngatërrueshëm. Nëse rrini në ujë tërë ditën, veç tjerash, lëkura e kokës suaj do të thithë një sasi të lartë të rrezeve infra të kuqe, gjë të cilën as nuk do ta vëreni, juve do t’ju duket se jeni duke u freskuar në ujë... Rezultati: Bulbet pilifere (rrënjët e flokëve) do të skuqen dhe procesi i rënjes do të nxitohet! Para se të merreni me sportet tuaja të dashura "tokësore" vraponi dhe bëjeni një dush, në mënyrë që të eliminoni kripërat tashmë të depozituara në flokë. Pastaj gjatë marrjes me aktivitete sportive mos harroni të mbani një kapelë të pambuktë me ngjyrë të bardhë, për të mbrojtur më mirë kokën, le të themi edhe nga goditjet diellore! Në ruajtjen e flokëve ndihmojnë edhe produktet kozmetike specifike: vajrat dhe spray që përmbajnë filtera diellorë dhe agjent hidratues. Por kujdes tek përbërësit: nuk duhet të përmbajnë alkohol

16 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

që ka tendencë të thajë flokun. Egjipt, Fatmiri, 29 vjeç, karrocier në Nil. Më në fund një udhëtim i këndshëm, pas gati një viti të kaluar me djersë prapa tavolinës dhe kompjuterit... Ekskursione, kalime nëpë bazare, darka tipike, në zbulim të kulturave të reja! Asgjë nuk mund ta ndalë sfidimin e një përvoje të tillë! Dhe dielli në këto pjesë përcëllon fort... Reziku: i lartë Pse: Shpesh mundohemi ta mbulojmë kokën dhe flokët nga dielli në momentet e pushimeve në det, derisa jemi duke u larë dhe duke u rrezitur. Fare gabim! Është themelore t’i mbrojmë flokët edhe në momentet e zbavitjes - udhëtimeve, ekskursioneve, sportit - larg nga uji, edhe më shumë kur gjindemi në vende tropikale. Mbaje në mend, mbaje gjithmonë atë kapelen e bardhë të pambuktë, për të mbrojtur jo vetëm qimet, por edhe lëkurën e kokës, sepse rrezet infra të kuqe djegin bulbin dhe rrënjët e flokut dhe tullacësimi është tek dera. Ju u keni thënë lamtumirë flokëve tuaja shumë më parë? Nuk është një arsye e mirë që të silleni me kokë lakuriq nën ato rreze përcëlluese. Djegiet në nivel të lëkurës së kokës janë shumë problematike dhe kanë tendencë që të paraformojnë ato shenjat ngjyrë kafe dhe plasaritjet e pashlyeshme. Ulçin. Iliri, 41 vjeç. Për një baba me familje pushimet jo gjithmonë gërshetohen me qetësi dhe çlodhje... Orë të tëra të kaluara në plazh për të kontrolluar vogëlushin, në hapat e para me ujin duke e mësuar artin e notit, pa ndihmesa gome, pastaj garat me kështjella rëre, në të cilat në mënyrë të paevitueshme në kokë do të gjeni më shumë rërë sesa flokë... E çka të themi, pastaj për zhytjet nën ujë me flutra deti, maska dhe gypa ajri duke e zbuluar detin? Reziku: i lartë Pse: Kini kujdes tek të gjitha ato mikro traumat, të cilat i çrrënjosin flokët, si në rastet kur e heqim dhe e vendosim disa herë maskën nënujore, si në rastet, kur e heqim dhe e vëmë kapelën (kaskon) e motoçiklistëve, këto veprime nuk e shkaktojnë rrënjën e flokëve, por këto veprime do t’i thejnë dhe do t’i dobësojnë ato. Jeni delikat në këto raste. Vetëm mbrojtja e flokëve nuk mjafton, duhet kushtuar një vëmendje të veçantë pastrimit, për të eliminuar tërësisht rërën, kripën dhe djersën e akumuluar më herët. Zgjedheni një shampo delikat që nuk shkumon shumë dhe kujdesuni që të ketë një pH të ulët (acide), në mënyrë që të mos i dëmtoni flokët me larje të shpeshta. Pra, pse të mos e vidhni balsamin e gruas, apo edhe ta bleni një pour homme (për meshkuj)? Balsami zbut, hidraton dhe e bën flokun më të krehshëm, duke evituar thyerjet me krehër Djema, Çuna, Vajza e Zonja, pushime të këndshme juve dhe Flokëve tuaj! Përpiluar nga: Shkëlzen Zenelaj DEMERAL TRAINING CENTER \ sektori - Kosovë


Gusht 2010 | select FLOKĂ‹T

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 17


select KOZMETIKOLOGJI | Gusht 2010

Bukuria, cep më cep GLOBIT Disa personazhe kanë se çfarë të tregojnë për jetën e tyre. Edhe protagonistja e “Select”-it, ka se çfarë të tregojë për përvojën e pasur të punës, të jetës, të udhëtimeve dhe të përjetimeve të pafund. Ka emër që ndeshet jo rrallë të vajzat e Kosovës. Violeta. Violeta Lluka, dhe tashmë ka katër vite që mbiemrit të vajzërisë ia ka shtuar edhe atë të burrit – Morina. Mban dy mbiemra, jeton në dy shtete (mike), është nënë e dy fëmijëve (binjakë) Protagoniste: Violeta Lluka / kozmetikolge

Fëmijëria në Venezuelë Pesë vite të fëmijërisë së saj, Violeta së bashku me familjen e vet i ka jetuar në Venezuelë, ku i ati punoi në ambasadën e ish shtetit jugosllav. Atje e kalon fëmijërinë prej nga bart kujtime interesante. Gjuha spanjishte, lagjet interesante të Karakasit, moshatarët e përzemërt, muzika plot ritme, vajzat e reja shumë të bukura, natyra e ngrohte (tropikale) e këtij shteti buzë Brazilit dhe Kolumbisë, qyteti ku jetonin i shtrirë pranë Detit të Karaibeve, i bëjnë kujtimet e Violetës, jo vetëm ekzotikë të një ëndërre të papërfunduar, por edhe realitet, të cilin e preku me dorë. Pas kthimit në Pejë, e kishte të vështirë të rifillonte shqipen në shkollë, aq shumë kishte qenë e lidhur me gjuhën spanjishte. Ajo nuk e mban në mend udhëtimin drejt Amerikës Latine, por atë të kthimit në atdhe, po. Pasi shkollohet në Pejë, vazhdon ta studiojë kozmetikën në Beograd e më pas në Francë dhe përfundimi i luftës e gjen përsëri në Pejë. “E shihja se nevoja për tu marrë me këtë veprimtari, njohuritë dhe shkollimi që kisha bërë, nuk më krijuan as më të voglën dilemë që ta vazhdoj veprimtarinë në fushën e kozmetikës. Salloni që kemi edhe sot në Pejë e që e pagëzuam ‘Bella sempre” (spanjisht: përherë e bukur), zuri të

18 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

frekuentohej nga gratë e vajzat jo vetëm të Pejës, por edhe të qyteteve të tjera. Kjo më nxiti që veprimtarinë ta zgjeroj, të punësoj herë pas herë vajza të reja”, tregon Violeta. Të përdoren bimët si maskë natyrale Ajo tregon se mirëmbajtja e trupit nga ana e femrave bëhet sidomos në stinën e verës, sepse gjatë kësaj stine lëkura më së shumti i ekspozohet rrezeve të diellit, të cilat dinë të jenë të dëmshme për lëkurën. “Para pushimit kërkohet sidomos depilimi, pastrimet e ndryshme. Në fakt, tretmani i fytyrës është më i dobishëm pas kthimit nga pushimi, ndërsa tretmani i trupit është më mirë të bëhet para se të shkohet në pushim, por edhe pas kthimit nga pushimi (sidomos nga bregdeti). “Unë si kozmetikologe, në njëfarë forme jam anti diellit, sidomos kur femra e ka lëkurën të thatë. Prandaj, në ditët me vapë, është e nevojshme që fytyra të mos i ekspozohet diellit, të mbrohet qoftë me kremra me faktorë të lartë mbrojtës, qoftë para se të hyhet në det, por edhe pas kthimit nën çadër, gjithsesi të përdoret si mbrojtëse edhe kapela”. Ajo këshillon që të përdoren maskat gjatë verës në mënyrë


HLX – WHITE GLOSS ANTIGIALLO Shampo anti e verdhë – Silver Shampoo që lëkura e fytyrës të krijojë njomështi. Madje, Lluka shton se edhe pemët dhe perimet natyrale janë mundësi e mirë dhe e lirë për të freskuar lëkurën e fytyrës. “Lëkura e trangullit ka lagështinë (ujin) shumë të domosdoshëm për fytyrën, e cila gjatë verës, nga vapa i humb këto cilësi. Pra, këto produkte nëse qëndrojnë disa minuta (15-20) në fytyrën tuaj, asaj i japin njomështi, njëjtë si edhe dredhëzat dhe bananet. Mund të përdoren edhe fetat apo lëkura e limonit për freskim të fytyrës, por kjo pemë preferohet vetëm për lëkurat e yndyrshme”. Violeta këshillon që pas njomësimit me bimë, mund të lahet fytyra, por mund të qëndrojë edhe ashtu. “Të nevojshme në këtë stinë janë edhe produktet e qumështit, ndërsa një maskë e përbërë nga ajka (pavllaku) dhe mjalta, pasi të qëndrojë 15 minuta në fytyrë prodhojnë një efekt pozitiv të maskës që është mjaft ushqyese për lëkurën tuaj”. Kozmetikologia Lluka këshillon që këto maska shumë të lehta duhet të bëhen së paku një herë në dy javë dhe efekti i tyre do të shihet vet. Ajo në fund apelon që pushuesit në plazh, po ashtu edhe njerëzit që kryejnë punët e tyre të pëdrditshme, t’u shmangen ekspozimeve në diell gjatë mesditës, por edhe nëse duhet të dalin, atëherë duhet të përdorin kapelat ose gjëra të ngjashme mbrojtëse. (n.b.)

Grimi permanent, edhe në verë

Ajo shton se në të gjitha vendet ku ka punuar, metodat e mirëmbajtjes së fytyrës dhe të trupit janë të ngjashme, por ndryshon vetëm teknologjia, e cila në disa vende është më e avansuar, sidomos në Francë dhe në Gjermani. Violeta, po ashtu shquan grimin permanent (për kohë më të gjatë), i cili praktikohet si në Kosovë, po ashtu edhe jashtë. “Një pjesë e madhe e femrave punojnë, ndaj mundësitë për të bërë grim të çdoditshëm po i kanë më të kufizuara. Grimi permanent i qepallave, i vetullave dhe i buzëve, qoftë në formë të korrigjimit, por edhe të një forme estetike, është mjaft i kërkuar edhe këtu, edhe jashtë”, tregon Violeta dhe shton se ky grim nuk e ka asnjë efekt anësor.

Vetitë: Në rastet e larjes së flokëve butësisht dhe me delikatesë, agjentët irideshent bëjnë që të neutralizohet refleksi i verdhë i flokëve të hirta, të dekoloruara, ose pjesërisht të dekoloruara me baza shumë të hapura, ndërsa kompleksi “CROMA Q16”, polimer silikonik neutro reflektues, amplifikon shkëlqyeshmërine e flokut.. Mënyra e aplikimit: Pasi të jenë lagur flokët të shpërndahet White Gloss dhe të shkumohet, të shpërlahet me shumë ujë dhe të vazhdohet me një tjetër aplikim duke e përdorur një sasi më të madhe të produktit; të krihen flokët dhe të pritet për reagim prej 3 deri në 10 minuta sipas neutralizimit të bazës që dëshirojmë të kemi. Në fund të shpërlahen flokët me shumë ujë. Flokët e zverdhura dhe të errësuara? Shkaqet! Për faj të agjentëve ambiental (smogu, tymi…) dhe atyre të sjelljes (shamponët jo adekuat, barëra armaceutik etj). Flokët e thinjura të pa trajtuara, ose pjesërisht / totalisht të dekoloruara me baza shumë të hapura prezentojnë probleme të ndryshme dhe mundohen të verdhësohen duke u errësuar gradualisht. Efektet Pasojë e këtyre ndodhive është një rezultat që na bën me flokë të verdha, të errësuara dhe pa shkëlqim. Zgjidhja e problemit White Gloss Antigiallo – Silver Shampoo është i studiuar enkas për flokët që tentojnë të zverdhen dhe që kërkojnë: - Larje delikate - Neutralizim të bazës së verdhë - Ekspozim në dritë


Revista SELECT | Gusht 2010

VELVET TOUCH FOUNDATION APRICOT PRIMER Matrixyl 3000 - një fytyrë peptide, Mbush poret e thella dhe linjave të bukura u jep formë, mat dhe siperfaqe të butë. Bazë e përkryer për të gjithë llojet e lekurës. Formula është pa konservanse dhe pa parfem.

VELVET TOUCH LIP PRIMER Mbushës i tejdukshëm i buzëve e cila mund të jetë veshur nën buzkuq për të përmirësuar pamjen e buzëve. Bën që buzëkuqi të qëndroj më gjatë. Pa parfem.

VELVET TOUCH EYE PRIMER

POWDER Një pluhur shumë i shëndritshëm metalik për përdorim për hije të syrit, vijave të syrit ose për një efekt të shkëlqyeshëm mbi qafë dhe supe. Mund të përdoret në të lëngët ose të thatë. Pa parfem.

Përdoret sidomos për të reduktuar paraqitjen e linjave së të qeshurave dhe për ti larguar rrudhat në anën e syve. Përdoret nën hijën e syve, ngjyrues i fortë, bazë dhe fsheh për qëndrueshmeri më të gjatë.

NAIL LACQUER Ka një konsistencë të butë e cila mund të vendoset shumë lehtë. Mbulim perfekt, cilësi e mirë e mbulimit dhe shkëlqim i bukur si dhe qëndrueshmëri.

LIGHT’N SHINE LIP GLAZE Ka një zbutje fantastike të këndshme dhe një cilësi me një fund super të lartë që shëndritë. Ajo ka të ndërtuar një dritë dhe një pasqyre. Pa parfem.

SHOW ME VOLUME MASCARA X-CEPTIONAL WEAR MAKE-UP Për shkak të një përmbajtje të lartë të mikro ngjyrave dhe ndriqimit të reflektuar pigmentet e lëkurës marrin një dukje natyrore për disa ore. Përmban Vitamin-E dhe Ultra Vjollce.

Një boje e veçant që u jep volum qerpikëve tuaj, e cila është intensifikuar për rezultat përfundimtar spektakolar. Pa parfem.


Foto: BASHKIM HASANI, Grimere: ARTA PREKAZI, Frizer: NAGIP BINÇE, Modele: ARTENA DUBOVA


select INTERVISTA | Gusht 2010

22 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


shpalos jetën e saj për Select

Jonida Maliqi

Gusht 2010 | select INTERVISTA

FOTO: Bashkim Hasani GRIMI: Arta Prekazi FRIZER: Nagip Binqe

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 23


select INTERVISTA | Gusht 2010

Jonida Maliqi

100% 100%

Ndikohem nga krijimtaria artistike

Prej një vajzushe të ndrojtur, kur këndoi në festivalin e këngës në RTSH më 1995 dhe 1997, së pari me Aleksandër Rrapin e më pas me Kastriot Tushën, dilte një zë interesant. Asokohe u prit mirë dhe kritika vlerësoi se do të bëhej këngëtare e shkëlqyer. Ata që e zgjodhën Jonidën në mesin e dhjetëra fëmijëve për të kënduar në dy edicionet e festivalit më prestigjioz të këngës shqiptare, tash do ta ndiejnë vetën krenarë. Jonida ka përparuar, ka marrë çmime të para në festivale, ka provuar të këndojë edhe muzikë popullore por edhe këngë dikur shumë të njohura dhe të ripërtërira në “Këngët e shekullit”, ku Jonida ishte e pranishme në pothuaj secilin edicion. Për “Select”, ajo shpalos jetën e saj, këngën, flet për vete e për miqtë, për bashkëpunëtorët, për angazhimet dhe pushimet.

NAIME BEQIRAJ

Jonida Maliqi 24 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


%

i

Gusht 2010 | select INTERVISTA Kanë kaluar vite, kur si fëmijë morët pjesë në festivalin e fundvitit. Ajo moshë dhe ai sukses jua injektoi dëshirën për këngën? -Kam përshtypjen se po. Unë jam rritur në skenën e festivaleve, si profesionalisht, ashtu edhe fizikisht, ndaj injektimin për të vazhduar më tej e nisa duke studiuar për solo-këndim, në të cilin drejtim edhe kam diplomuar. A është kjo Jonida që e keni ëndërruar në atë moshë? -Po, dhe këtë e them sinqerisht. A është më e fortë Jonida e sotme, apo e keni menduar veten ndryshe? -Forca vjen gradualisht falë punës, profesionalizmit dhe sigurisë që fiton me vetveten. Unë, kështu jam, nuk mund të mendoja ndryshe. Cilët nga artistët janë miqtë tuaj më të mirë? -Ne fakt unë me të gjithë kam miqësi, por meqenëse lista e tyre është e gjatë nuk do të doja të përmendja emra duke pasur parasysh që mund të harroj dikë. Teksti i një kënge që këndoni ju, thotë afërsisht kështu “... pak e qetë pak e krisur”. Ka diçka nga të dyja këto brenda Jonidës? -Më vjen për të qeshur, kur mendoj që secili që ka energji pozitive, gjen një gjë të përbashkët me qetësinë dhe te krisurit, duke marrë parasysh që kjo e fundit ka edhe kufijtë e saj. A është kënga arma juaj më e fortë? - Fatkeqësisht, sot është shumë e thjeshtë të bëhesh e suksesshme prej antivlerave, por kjo nuk do të thotë që ai, i cili e mbijeton skenën ndër vite, të jetë më pak. Sekreti qëndron: t’i rezistosh skenës dhe kohës. www.revistaselect.com | Revista SELECT | 25


select INTERVISTA | Gusht 2010

26 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select INTERVISTA Ç’vlerë ka sot të qenët artiste në Shqipëri? Është gjithçka kënaqësi, apo edhe sakrificë? - Varet se në ç’këndvështrim duhet ta shohësh. Për mua, për shembull, arti që krijohet duhet të të japë kënaqësi, në radhë të parë. Sakrifica është pjesë e saj, por detyrimisht e shkatërron artin e mirëfilltë. Fundja, secili është i lirë të ashtuquhet artist.

Keni interpretuar perla të muzikës shqipe në “Këngët e shekullit”. A mendoni se duhet të përtërihen, të riorkestrohen këto këngë që të mos humb tradita e këngës së bukur shqipe? -Patjetër. Ajo është pasuria e muzikës së lehtë shqiptare dhe i ka vlerat e padiskutueshme. A nuk ndieni dhe ju kënaqësi kur i ri-dëgjoni?

Jeni nga këngëtaret që luajnë herë pas herë me pamjen e jashtme. Ndiheni mirë brenda të ndryshmes? - Po, unë hyj të individët që u pëlqejnë të ‘kurojnë’ pamjen e vet brenda së ndryshmes duke e bërë atë pjesë të artit tim. E rëndësishme është të jesh gjithnjë vetvetja edhe atëherë kur flokët janë të verdhë apo edhe të kuq.

Jonida: Në “Select” prezantim profesional E kënaqur që është në ballinën e një reviste nga Prishtina, e cila ka zënë të pritet mirë edhe në Shqipëri, Greqi e diasporë, ajo ndihet e kënaqur me këtë prezantim. Përvoja e fotografive me fotografin, siç e quan të mrekullueshëm Bashkim Hasani, grimieren dhe parukierin, po ashtu edhe me editoren dhe bashkëpunëtorët e revistës do të mbetet e paharrueshme. “Faleminderit shumë”!

Por, jeni një nga këngëtaret që keni bërë duete me këngëtarë tashmë të konsoliduar, “Forca e femrës” me Tunën ka dalë interesante ashtu si edhe me Big Basta, Gjergj Lekën dhe me Flaka Krelanin. Si i zgjidhni kolegët për të bërë këngë në duet dhe në përgjithësi bashkëpunëtorët tuaj? - Në fakt, janë katër duete që kanë qenë fryt i bashkëpunimeve shumë të ndryshme nga njëri-tjetri duke u bazuar edhe nga ngjarjet ku janë shfaqur. Me duetet jam rritur. Do ta përmendja këtu debutimin tim në vitin 1995 në Festivalin e RTSH me tenorin Aleksandër Rrapin dhe më tej, në vitin 1997, në të njëjtin festival kam dalë me këngëtarin Kastriot Tusha. Pastaj, ideja për të bashkëpunuar me Tunën më lindi duke u frymëzuar nga albumi i saj, ndaj më pas vendosëm të ishim pjesë e festivalit “Top Fest 3”. Big Basten-in e kisha ndjekur prej kohësh me produksionet e tij dhe me pëlqente profesionalisht duke marrë parasysh që ka personalitetin e tij artistik. Profesor Gjergj Leka më ftoi të bashkëpunonim në një projekt muzikor në RTSH. Flaka Krelani gjithnjë më ka pëlqyer si artiste dhe kur e mora ftesën e saj, menjëherë pranova. Nuk kam strategji të caktuara, mirëpo, ndikohem 100% nga krijimtaria e artistike. www.revistaselect.com | Revista SELECT | 27


select INTERVISTA | Gusht 2010

28 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select INTERVISTA

Jonida Maliqi

Pritni të realizoni këngë dhe videoklip, apo kënga e radhës do të jetë këngë festivalesh? - Së shpejti do të realizoj videoklipin e një kënge shumë të dashur për mua. Jeta në dysh, si e martuar, a ju ka tjetërsuar paksa apo edhe ndryshuar? - Mendoj se ka ndikuar për ndryshim, por kurrsesi tjetërsuar. Unë me Gentin festojmë këtë vit dhjetëvjetorin e lidhjes sonë. Më shumë se dy vite të martuar dhe si duket po e shijoni martesën në dysh. Keni planifikuar ta zgjeroni familjen, të sillni në jetë një fëmijë? -Nuk më pëlqejnë planifikimet. Unë dhe Genti jemi të rinj, kështu që koha pret. Është kohë pushimesh. Si po e shijoni verën shqiptare? -Në fillim të muajit korrik i kaluam pushimet në ishullin e Sardenjës në Porto Cervo. Tashmë, fundjavat parapëlqejmë t’i kalojmë në jug të Shqipërisë, në Dhërmi.

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 29


select FASHION | Gusht 2010

Sarah Burton apo

Alexander McQueen

Si përfundim do të thosha se si duket duhet të pajtohemi me humbjen e një disenjatori të madh dhe të jemi më miqësor me personin, i cili e kishte guximin të vazhdojë punën e një artisti të adhuruar nga miliona njerëz. Duhet t‘ia japim shansin Sarës që të shprehet dhe të ikë nga hija e paraardhësit të saj. Brendi i disenjatorit Alexander McQueen gjithmonë kishte për synim ekstravagancën, e cila ishte karakteristikë themelore e krijuesit, i cili ndërroi jetë para disa muajsh. Por Sarah nuk ia arriti asaj që publiku priste prej saj. Veshjet e koleksionit duken fantastike Resort 2011, megjithatë janë shumë të thjeshta në krahasim me ato të McQueen. Ai i adhuronte siluetat brilante, ato që ta ndalojnë frymën, ato që të mbajnë në ankth, derisa modelja sfilon para këmbëve të tua nëpër pistë. Kreacionet e Sarah Burton nuk janë aq ekscentrike, nuk mund të konsiderohen modë e nivelit të lartë, por as “haute couture”

Megjithatë, nëse i shikojmë në mënyrë racionale këto kreacione duhet të pranojmë se duken shumë “shik”. Është shumë e pëlqyer gjatësia e pantallonave, silueta e fustaneve si atyre të mbrëmjes, po ashtu edhe fustaneve për kokteje. Rripat janë fantastik e disa prej këtyre kreacioneve mund të vishen edhe në punë - në zyrë. XHERALDINA

30 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

Edhe pse jam e vetëdijshme për punën e palodhshme të Sarah Burton për të krijuar koleksionin Resort 2011 pas vdekjes së Alexander McQueen, megjithatë mendoj se ky koleksion lë shumë për të dëshiruar. Për të qenë më precize më duhet të them se kjo modë është shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga kjo shtëpi mode.


Rr. Agim Ramadani, Sllovenia Sport, tel. 044 187 - 767

Foto: Bashkim HASANI, Grimere: Arta Prekazi, Floket: Nagip Binรงe, Modele: Artnesa Krasniqi


select PSIKOLOGJI | Gusht 2010

VESHJA PERSONALITETI VESHJA DHEDHE PERSONALITETI A gjykohet një libër nga kopertina e tij?! Shpesh po, meqë njerëzit në përgjithësi tentojnë t’i bazojnë gjykimet e veta në gjëra shumë sipërfaqësore (Zanden,1987- Social Psychology). E çfarë është tjetër veshja jonë, pos një kopertinë e jona. Veshja jonë flet shumë më shumë se sa që mendojmë ne dhe duke u bazuar në veshjen tonë, të tjerët i krijojnë përshtypjet e veta dhe gjykimet për ne. Një nga gjërat më të vështira, me të cilat ballafaqohen njerëzit është poenta që ata ta pëlqejnë veten. Gjithmonë diçka mungon në ne, gjithmonë ka vend për përmirësime. Ndaj, edhe i kushtojmë rëndësi veshjes, meqë është diçka që e plotëson unin tonë dhe i mbulon mangësitë që mendojmë se i kemi.

Me qëllim që një person të ndihet mirë në lëkurën e vet, ai duhet të vishet në mënyrën që e reflekton personalitetin e tij dhe e bën të ndihet mirë gjatë asaj dite apo situate përkatëse. Nëse mundohemi t’i përcjellim trendet e modës, por ato trende nuk i përshtaten fizikut apo psikikës sonë, atëherë i lëmë edhe trendet anash. Shumë shpesh ne vishemi varësisht nga gjendja shpirtërore, në të cilën jemi dhe nuk e vërejmë këtë fare. Por, të tjerët e shohin tek ne. Rrobat, ajo çfarë kemi veshur dhe mënyra si e kemi veshur, në çdo rrethanë mund të na ofrojnë një shenjë, se me çfarë personaliteti të njeriut kemi të bëjmë. Për shembull, është fakt i ditur që personat, të cilët me rrobat e tyre e mbulojnë pjesën më të madhe të trupit dhe ata që vishen me rroba të gjëra për të mos theksuar vijat e trupit, janë persona shumë të ndjeshëm, të cilët në vete mbajnë emocione të ndrydhura dhe në mënyrë

32 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

të pavetëdijshme dëshirojnë të fshehin këtë nga bota përmes veshjes së tyre. Përpos kësaj, ekspertë të ndryshëm kanë zbuluar se personat që kanë nevojë të mbështillen gjatë gjithë kohës, me bluza të gjëra apo me shalle të ndryshme, pavarësisht nga temperaturat jashtë, janë persona që vuajnë për afërsi. “Të mbështjellurit simbolizon sigurinë që foshnjat e kanë në barkun e nënës dhe kjo është arsyeja pse kur ndihemi të vetmuar, të lënduar apo të lënë anash dhe kur kemi nevojë për afërsi psikologjike, ne mbështillemi” Në anën tjetër, personat që kanë vetëbesim, vishen me më pak gardërobë, e ndonjëherë edhe më thjeshtë. Në disa raste, personat e tillë dëshirojnë të dërgojnë porosi se personaliteti i tyre është aq kompleks dhe janë aq të angazhuar, sa nuk kanë kohë për zbukurime. Por, shpesh për personat me shumë vetëbesim thuhet po ashtu që kanë jetë të gjerë sociale, vishen me shumë stil dhe ekstra stoli dhe në ca raste kanë nevojë të tregojnë edhe çmimet e rrobave të veta për të marrë admirim nga tjerët. Por, kujdes se mund të jetë edhe plotësisht e kundërta. Shpesh ndodh, që personat që vishen me rroba “fancy” dhe stolisen me shumë bizhuteri, janë persona që në realitet kanë jetë të mangët sociale dhe nuk kanë ku t’i ekspozojnë ato veshje e stoli pos në jetën e përditshme, në punë apo ndejë joformale. Po ashtu, personat të cilët kanë qejf të tregojnë çmimet e rrobave të veta shpesh kanë nevojë për një ngritje të vetëbesimit dhe pëlqyeshmëri nga ana e të tjerëve. Një aspekt tjetër që mund të reflektojë disponimin dhe tipin e personalitetit të njeriut është edhe ngjyra e rrobave tona. Për shembull, përderisa ngjyra e kuqe dhe e vjollce simbolizojnë dominimin, pasionin dhe ndjeshmërinë (sensualitetin), ngjyra e zezë simbolizon fuqinë, qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe përveç kësaj është simbol i elegancës, siç edhe ka qenë gjithmonë. Përderisa, ngjyrat rozë dhe pjeshkë paraqesin qetësinë, e bardha përfaqëson pastërtinë dhe thjeshtësinë. Më tutje, ngjyra e kaltër paraqet ngrohtësinë dhe besimin, përderisa e verdha shpreh ankthin dhe mërzinë. Ngjyra e gjelbër përfaqëson freskinë, relaksimin dhe qetësinë, ngjyra kafe besueshmërinë dhe mbështetjen dhe e hirta balancimin jetësor dhe elegancën. Kështu që, përpos dizajnit dhe materialit që zgjidhni, kushtoni rëndësi edhe ngjyrës, jo vetëm për shkak se një ngjyrë përkatëse ju shkon më shumë, por edhe për shkak të porosisë që mund të përcjellë ajo ngjyrë. Varësisht nga natyra e takimit që mund të keni. Në një intervistë pune mund të zgjidhni kombinimet me të zezë, kafe, hiri apo kaltër. Në një


Gusht 2010 | select PSIKOLOGJI

VESHJA DHE PERSONALITETI takim me partnerin ngjyrën e bardhë, të gjelbër, rozë apo të kaltër. Gjithmonë, jini të kujdesshëm para se të vishni rrobat me ngjyrë të verdhë, sepse përpos që mund të japin porosi jo të pëlqyeshme, ngjyra e verdhë mund të jetë negative, në disa raste edhe irrituese, edhe për disponimin tuaj. Në realitet, shumica e njerëzve nuk kanë një stil të veçantë të veshjes dhe shpesh janë një kombinim i stileve të ndryshme. Çelësi duhet të jetë gjithmonë në faktin që ju të visheni në mënyrën që ka më së shumti ndikim në disponimin tuaj, ju bën të ndieni vetëbesim dhe jua krijon mendimin se jeni në gjendje t’i mundni të gjithë rreth jush. Ja disa prej personaliteteve të ndryshme sipas veshjes, ku ndoshta mund ta gjeni veten, po pse jo edhe ta përshtatni veshjen tuaj sipas këtyre informatave. Personaliteti “i pakujdesshëm”: Rrobat e ndrydhura, me njolla, të pa kombinuara njëra me tjetrën - ilustrojnë se jeni person i tillë edhe në fushat e tjera të jetës. Ju leni përshtypjen se nuk ju intereson pamja juaj, takimi me personin që keni përpara, puna juaj, jeta juaj … Personaliteti “Dizajner”: Kujdes, kur visheni me rroba të shtrenjta dhe me dizajne unike! Njerëzit mund të mendojnë se jeni të suksesshëm, të sigurt në atë që dëshironi dhe dini të zgjidhni, por gjithashtu mund të mendojnë se jeni tejet materialist dhe të pasigurt në kualitetet tuaja ndaj edhe kërkoni të fshiheni pas rrobave dizajn. Personaliteti “i mangët”: Kur visheni me rroba, të cilat ekspozojnë pjesë të shumta të trupit, në shumë raste mund dukeni bukur dhe të leni përshtypjen që jeni person i sigurt në vete, por nëse përsëritet shpesh, njerëzit mund të mendojnë se dëshironi të tërhiqni vëmendjen vetëm tek trupi, meqë nuk keni çka të ofroni tjetër. Personaliteti “biznes”: Ka qenë dhe gjithmonë do jetë shenjë e vetëbesimit dhe një individualiteti kuptimplotë. Kostumet zyrtare do ta japin gjithmonë këtë përshtypje. Personaliteti “tërheqës”: Nënkupton që pavarësisht çfarë keni veshur, ju gjithmonë duhet të keni diçka që tërheq shumë vëmendje – kapelë, çantë, këpucë etj. Kjo zakonisht dërgon porosinë që keni dëshirë të veçoheni nga turma dhe ta shfaqni personalitetin tuaj në mënyrë që të tjerët t’ju vërejnë. Personaliteti “i mërzitshëm”: Rrobat me ngjyra neutrale, të thjeshta pa asgjë spikatëse, tregojnë se nuk dëshironi të veçoheni, jeni mirë e rehat nën hijen tuaj dhe nuk dëshironi që të tjerët t’ju vërejnë. Gjallërohuni pak, ju bën mirë për vetëbesim dhe disponim ! Personaliteti “Atlet”: Shpesh mund të tregojë se ju jeni person që kujdeseni për trupin tuaj dhe jeni të kujdesshëm në përgjithësi, por po ashtu mund të tregojë se keni mungesë kreativiteti apo shije për stile të tjera. Natyrisht, ka raste kur veshja me të vërtetë nuk ka rëndësi. Nëse keni një bluzë shumë të thjeshtë, por është kujtim nga një person shumë i dashur për ju, kjo juve ju bën të ndiheni mirë, pa marrë parasysh çfarë mendojnë të tjerët. Dhe mos harroni, që kur ju ndiheni mirë në rrobat tuaja, në lëkurën tuaj - do të reflektoni pozitivizëm gjithmonë dhe ky reflektim është ai që ndikon në rrethinë shumë më shumë, se sa ngjyra apo dizajni i veshjes suaj. Rrobat duhet ta reflektojnë atë që ju jeni, jo atë që ju dëshironi të jeni, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndiheni rehat në trupin tuaj. Mos lejoni që paragjykimet t’ju ndalin nga shprehja e karakterit dhe personalitetit tuaj të vërtetë. Blerta Perolli Shehu, Master i Shkencave Psikologjike

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 33


select PSIKOLOGJI | Gusht 2010

PUSHIMET PUSHIMET

Shumë njerëz supozojnë se sa më gjatë që e planifikojnë pushimin aq më i mirë do të jetë, në kuptimin që do të ndihen më të relaksuar, më të gatshëm për sfidat e reja dhe me stres më të reduktuar. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Kënaqësitë tona rreth pushimeve ndahen në tri faza: planifikimi, përjetimi dhe të kujtuarit. Dhe ajo që ndodh më së shpeshti është që më shumë kënaqemi në fazën e planifikimit të pushimit dhe të kujtuarit të tij, se sa gjatë përjetimit të vetë pushimit. Faza e parë është e kënaqshme, sepse jemi gjithmonë në shpresë të një pushimi të shumëpritur dhe të kënaqur për atë që po na pret. Faza e të kujtuarit zgjat më së shumti dhe gjithnjë tentojmë t’i kujtojmë anët pozitive, duke i bllokuar përjetimet më pak të pëlqyeshme. Por, vet pushimi është shpesh një periudhë, kur pa vetëdije i krijojmë vetes presion dhe stres që “duhet të kënaqem, duhet të kënaqem...” duke e humbur kështu gjithë magjinë e pushimit. Përpos kësaj, çështja tjetër me rëndësi është edhe fakti se sa kohë duhet të pushojmë. Studimet tregojnë se vet ngjarja që e përjetojmë ka shumë më shumë rëndësi, se sa koha sa zgjat ajo ngjarje, që do të thotë se organizimi i një pushimi më të shkurtër me lloj-lloj aktivitetesh të ndryshme për çdo ditë është shumë më relaksues dhe e largon stresin më shumë se sa një pushim më i gjatë dhe i rëndomtë. Ndaj, sot preferohen më shumë pushime të shpeshta, të shkurtra dhe shumë aktive, se sa një pushim dy javor me shumë gjumë dhe rrezitje. B.P.Shehu 34 | Revista SELECT | www.revistaselect.com



select INTERVISTA | Gusht 2010

Një pasdarke me

“Zig zag orchestra”

36 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select INTERVISTA

Djemtë që duan të sjellin risi në muzikën shqipe I kanë punuar dy këngë, të dyjat video-klipe dhe të dyjat janë bërë hite. Ndonëse këngë të njohura, pjesëtarët e “Zig zag orchestra”, thonë për “Select” se këto dy këngë nuk i kanë punuar rastësisht. U është dashur kohë që të përcaktohen se çfarë do të ripërtërijnë nga muzika me traditë. Duket që çelësin e kanë gjetur dhe ajo gjetje i ka nxitur të punojnë edhe më me seriozitet. Thonë se nuk do të ndalen. Edhe publiku duket që dëshiron po ashtu – muzikë që nuk njeh moshë.

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 37


select INTERVISTA | Gusht 2010

Nuk jemi rastësisht në muzikë Sado që ende të rinj, ata muzikën e kishin dashur prej kohësh. Disa prej tyre kanë bërë edhe shkolla të muzikës, kanë performuar edhe në bende të tjera, ndërsa forcohej edhe miqësia, edhe dijet, edhe talenti i tyre për muzikë. Ushtronin herë në banesat e njërit, herë të tjetrit. E formuan një grup dhe e pagëzuan “Zig zag orchestra”. Filluan të këndojnë në mbrëmje muzikore, koncerte, por as kjo nuk u mjaftoi. Donin të kishin këngë me identitet. Orkestra e tyre, e cila përbëhet prej tetë anëtarëve, nisi të punonte këngën “Jorgjica”, një serenatë korçare, e cila edhe kur u krijua si videoklip, zuri të pëlqehej mjaft nga publiku. Tash që kanë të incizuara dy videoklipe, djemtë e “Zig...” ndajnë mendimin se nuk e kanë në plan që të ndryshojnë stilin e tyre muzikor, i cili bazën e ka në muzikën shqipe, të inkorporuar edhe me muzikën ballkanike. Po, sepse dy nga anëtarët e grupit janë turq, dhe me shaka shtojnë, se derisa orkestra mund të rritet, atëherë s’është larg mendsh që grupit t’i bashkëngjitet edhe ndonjë pjesëtar tjetër nga komuniteti ballkanik. Të sigurt që kanë sjellë risi jo vetëm në Kosovë, djemtë nuk e kanë parësore ta paraqesin veten të vlefshëm. “Nuk duam t’i japin vetes rol të rëndësishëm, megjithëse kemi sjellë risi në Prishtinë e me sa e vërejtëm, edhe në Tiranë. Këta jemi ne, shprehet Dren Abazi për “Select”-in dhe shpreson të jenë edhe pjesë të festivaleve ndërkombëtare të muzikës në Romë e Paris. “Jemi ende në fazën e aplikimit”, thotë ai. Miq dhe artistë E krijuar njëkohësisht me stilin, ideja e këtij grupi përfshin laramani zhanresh muzikore, ku përfshihet muzika burimore shqiptare, të cilën e kanë si bazë, pastaj muzika xhaz, muzika ballkanike, muzika tradicionale izraelite, etj. Ndërsa pjesëtari tjetër i grupit Sezgin Curi, tregon se anëtarët e grupit, para së gjithash janë miq, ndërsa duke qenë si artistë në kolektivitet, ata kuptohen mirë me njëri-tjetrin, sepse edhe shijet artistike i kanë të përafërta. “Kemi edhe harmoni, edhe bashkëpunim, edhe mirëkuptim. Nuk jemi grup i vogël, mbase edhe zërat tanë janë të ndryshëm, mirëpo po arrijmë ta finalizojmë bukur atë që e kemi synim”. Ndërsa Dreni shton se përshtypja e plotë si orkestër krijohet kur muzika e grupit shijohet ‘live’. “Në

38 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

incizimet që kemi bërë, ne si grup kemi bërë përpjekje që të jemi të përafërt me muzikën ‘live’, përsëri, përkushtimi i plotë i publikut për grupin është kur muzika jonë shijohet ‘live’. Aty jemi ne 100%”. Rreth një vit e gjysmë në skenë (koncerti promovues ka qenë në teatrin ‘Oda”, në fund të vitit 2008), ndërsa ideja ka qenë që grupi të funksionojë si bend i koncerteve dhe i sallave. “Mirëpo, te ne fatkeqësisht nuk ka as salla, as industri të muzikës së mirëfilltë, e cila muzikën e mirë do ta nxiste drejt krijimit dhe rrugës së saj në formë koncertale. Ndaj u detyruam të veprojmë si shumica e grupeve te ne: të mbajmë mbrëmje muzikore nëpër kafene, diskoteka të ndryshme”, thekson Dren Abazi. Koshient se grupet e mëdha krijojnë emër me një këngë, djemtë e këtij grupi, thonë se publiku e ka ndier menjëherë mesazhin që kanë pasur. “Publiku, e ka ndier menjëherë energjinë tonë, duke na u bashkëngjitur edhe me duartrokitje, edhe me këndim, edhe me vallëzim”, tregon Sezgini ndërkaq sa u përket planeve të grupit në radhë është lansimi i albumit të tyre të parë, i cili do të jetë komplet në gjuhën shqipe, ndërsa në koncerte e mbrëmje përformojnë edhe në gjuhën portugeze, izraelite, etj. Ajri i dendur - art mes grupit dhe publikut Tash janë të kënaqur që kanë arritur ta mbajnë të gjallë dialogun në mes tyre dhe publikut. Ata komunikojnë natyrshëm me publikun, edhe me energjinë e tyre, edhe me këndimin, edhe me instrumentet muzikore sa që ajri mes tyre dhe publikut është i dendur dhe komunikon muzikë. “Vërtet jemi të kënaqur që kemi arritur ta shkrijmë distancën në mes nesh dhe publikut”, potencon Dreni dhe tregon se si ka lindur kënga “Jorgjica”, e cila është një serenatë e vjetër korçare dhe është interpretuar nga këngëtarë dhe grupe të ndryshme. “Isha fëmijë kur ndodheshim në Shqipëri si refugjatë gjatë luftës. Po t’i kisha dëgjuar disa zëra që thoshin se emri Jorgjica nuk është emër shqiptar, nuk do të realizohej kjo këngë”. Për këtë ide të dalë nga Dreni, Sezgini flet se edhe grupi ka pasur dilema që emri mund të tingëllonte pak më ndryshe. “Por as emri, as tingulli i këngës, më pas nuk na kanë lënë vend për dilemë”, thekson Curi dhe tregon se këtë këngë ende nuk e kanë kënduar në Korçë, aty ku në fakt ka lindur edhe kënga. “Në Shqipëri kjo këngë, edhe pse pas pak


Gusht 2010 | select INTERVISTA ditësh emetimi, e ka arritur statusin e një kënge shumë të dëgjuar, ashtu siç e ka edhe në Kosovë. Me gjithë dilemat që mund të kenë lindur, ‘Jorgjica’ e ka arritur statusin e këngës hit, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri”, mendon Dreni. Në fakt, kjo këngë, ashtu si edhe kënga tjetër që është edituar këto ditë “E dehur jam”, kanë shumë klikime në internet.

Derisa kënga e parë ka marrë disa çmime, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë në “Video-fest 2010”, edhe kënga tjetër ka depërtuar thellë te publiku. “Nganjëherë edhe vet habitemi se sa i informuar është publiku dhe në ç’masë na përcjell në secilën paraqitje publiku”, flet Sezgini dhe shton se vetë realizimi i video-klipeve, në njëfarë mase e ka rritur shikueshmërinë e këngëve të tyre. Djemtë e grupit theksojnë se edhe prania e aktorit Sylejman Lokaj e ka zbukuruar klipin e tyre. “Skenarin e klipit e kam punuar vet, ideja më ka lindur spontanisht, ndërsa në lojën e këtij artisti të madh, ka pasur diçka melankolike e nostalgjike. Rrallë mund të takosh në jetë njerëz të mëdhenj si Sylejman Lokaj”, shton Dreni, krenar për këtë bashkëpunim, i cili këngës i solli çmimin për skenarin më të mirë në festivalin ”Netët e klipit shqiptar”, i cili u mbajt javë më parë në Tiranë. Sezgini, Dreni, Ilirja dhe anëtarët e tjerë të grupit, muzikën që e kultivojnë, nuk e kanë biznes. “Kurrsesi nuk jemi nisur me idenë e muzikës komerciale. Ndihemi mirë që publiku e ka ndier pozitivitetin e kësaj muzike, s’ka dyshim që e ka pritur mirë, ndërsa e mira e tërë kësaj është se kjo muzikë nuk njeh moshë. Shtatë djemtë dhe një vajzë e “Zig zag orchestrës” Grupi përbëhet nga tetë anëtarë: Dren Abazi (kitarë dhe zëri kryesor), Ertan Iliyaz (cajon, zë përcjellës), Sezgin Curi (bas), Ilir Livoreka (trombon), Gramoz Goranci (fizarmonikë), Ilire Avdiu (klarinet dhe saksofon), Ardit Piraj (trumbetë) dhe Fitim Halimi (korno). Muzika shqipe është energjike “Repertorin tonë e përshkon një energji e jashtëzakonshme. Ka ritme të forta, të cilat e karakterizojnë muzikën ballkanike dhe melodi shumë të bukura që e karakterizojnë muzikën shqiptare. Këto pasurohen me muzikën nga e gjithë bota, ndërsa njihet si muzikë

e botës”, e shpreh Dren Abazi, një pjesë të opusit dhe të ambientit artistik ku përformojnë me grupin “Zig zag orchestra”. Ndërsa sa u përket adhuruesve, ai shton se kanë komunikim të hapur me ta. “Më vjen mirë që TV-et tona kombëtare, sidomos RTK dhe KTV kanë krijuar një sitë sa u përket vlerave muzikore që shfaqen në ekranet e këtyre shtëpive televizive.

Përformim edhe në gjuhë të huaja Përveç në Kosovë dhe Shqipëri, grupi ka përformuar edhe në Shkup dhe pikërisht në një konferencë të donatorëve, ftesa e të cilëve për grupin ka qenë nderim i veçantë. “Kemi performuar muzikë edhe në gjuhë të tjera, të cilët janë ndarë të kënaqur nga përformasa dhe na kanë uruar me zemër”, tregon Sezgini dhe potencon se publiku i zgjedhur ka ngelur i befasuar me muzikën e tyre si dhe me muzikën shqiptare, versioni i së cilës i interpretuar nga ky grup, përbënte një shkoqitje artistike ndryshe e riorkestruar me tone të muzikës botërore. Dren Abazi dhe Flaka Goranci – dashuri edhe përtej muzikës Në mesin e koncerteve që kanë dhënë, grupit i është bashkëngjitur si mysafire speciale edhe mezo sopranoja shqiptare Flaka Goranci, e diplomuar për solo-këndim në Tiranë dhe tash është duke magjistruar në Izrael. Dreni nuk e fsheh dashurinë që ka çifti dhe ndihet krenar për sukseset muzikore të së dashurës. Ndërkaq Sezgini me shaka thotë se ne të tjerët jemi ende të lirë. Këngën turke “I dehur jam”, me nota shqiptare Kënga e fundit me videoklip e grupit është “I dehur jam”. Kjo këngë, dekada më parë është kënduar edhe nga Nexhmije Pagarusha, për interpretimin e së cilës Dreni shprehet se ka qenë vepër në vete. “Mënyra si e ka kënduar Nexhmija është aktrim në vete”. Ai e demanton se kjo këngë është vepër shqiptare. “Është këngë turke, e krijuar në vitin 1963 nga Dario Moreno – këngëtar dhe aktor i njohur turko-francez. “Përveç muzikës, edhe teksti është jo vetëm i përkthyer, por edhe i përshtatur në gjuhën shqipe”, thonë djemtë e “Zig zag orchestra”. INTERVISTOJ NAIME BEQIRAJ

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 39


select SHËNDETËSI | Gusht 2010 ÇKA ËSHTË KIRURGJIA ESTETIKE

Kirurgjia estetike është degë e kirurgjisë plastike që ka për qëllim modelimin dhe përmirësimin e pamjes fizike të fytyrës dhe pjesëve të ndryshme të trupit, të cilat nuk i pëlqejnë pacientit. Kirurgjia estetike është lami sa sfiduese, aq edhe emocionuese, si për kirurgun, ashtu edhe për pacientin, sepse mundëson përmirësimin e pamjes së njerëzve që kanë probleme të ndryshme estetike/kozmetike. Thjesht ajo nuk bën mrekulli, por ofron mundësinë që të përmirësohet kualiteti i standardit trupor dhe atij psikik të individit.

sa meshkujt operojnë barkun e varur dhe largimin e gjinjve (gjinekomastia). Nuk do të thotë që vetëm personat VIP bëjnë operacione estetike. Ne më shumë kemi pacientë të rëndomtë të profesioneve të ndryshme e besa edhe amvise. Cilët pacientë janë kandidatë më të mirë për intervenim kirurgjik Kandidatët më të mirë për intervenim kirurgjik estetik janë pacientet femra apo meshkuj, të cilët janë në aspektin psikik të shëndoshë dhe stabil, që presin nga intervenimi kirurgjik rezultate reale dhe të cilët presin që me pamjen e re të ndihen më mirë. Çdo herë para intervenimit kirurgjik estetik pacienti duhet të bisedojë me kirurgun me qëllim që kirurgu të kuptojë dëshirën e pacientit, se çka kërkon pacienti dhe të analizojë mundësinë se si të realizohet ajo dhe si do të jetë rezultati. A realizohen këto operacione në Kosovë Tabuja shumëvjeçare për këto operacione edhe në Kosovë ka filluar të thyhet, sepse operacionet estetike të pjesëve të ndryshme të trupit po bëhen edhe në Kosovë. Operacionet estetike për shkak të mungesës së hapësirës dhe mjeteve adekuate nuk mund të bëhen në QKUK. Ato bëhen në ordinancë private, gjegjësisht poliklinika Zatriqi në Prishtinë.

Mirëpo, duhet pasur parasysh që dëshirat e pacientit të jenë reale, sepse kirurgu plastik nuk mund të mjekojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet e tij. Në ditët e sotme çdo njeri ka mundësi të ndërrojë pamjen e vet falë të arriturave që janë bërë në mjekësi, gjegjësisht në kirurgjinë estetike që tani është prezente edhe tek ne në Kosovë.

Në cilën moshë kryhen intervenimet kirurgjike Mosha e pacientëve për intervenime kirurgjike varet nga lloji i operacionit, p.sh. për korrigjimin e veshëve mosha ideale është para moshës 6 vjeç d.m.th. para se fëmija të vijojë mësimin; korrigjimi estetik i hundës bëhet pas moshës 18 vjeç, ndërsa korrigjimi funksional mund të bëhet edhe para kësaj moshe; operacionet estetike të gjinjve (rritja e gjinjve, zvogëlimi i gjinjve dhe ngritja e gjinjve bëhet pas pubertetit, ndërsa liposukcioni (largimi i celulitit) mund të realizohet në çdo moshë, ngase disa pacientë që në moshën e re janë të trashë, ndërsa faceliftingu (largim i rrudhave nga fytyra dhe largimi i lëkurës së varur) pas moshës 40 vjeçare.

Cila është kategoria e njerëzve që kërkojnë intervenime estetike Të gjithë njerëzit e përkatësisë së dy gjinive mund t’u nënshtrohen operacioneve estetike. Femrat më së shumti bëjnë operimin e gjokseve dhe largimin e celulitit, si dhe tregojnë interesim që të bëjnë trajtime jo kirurgjike, siç është aplikimi i butoxit për largimin e rrudhave si dhe fryrje të buzëve, ndër-

Sa janë të rrezikshme intervenimet kirurgjike dhe cilat janë komplikimet e mundshme Operacionet estetike nuk janë të rrezikshme, për shkak se pacienti paraprakisht, para operimit u nënshtrohet analizave rutinore dhe nëse gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit është stabile, atëherë ai i nënshtrohet intervenimit kirurgjik estetik.

Kirurgu plastik ka mundësi që pacientit t’i ofrojë mundësinë që ai të duket më mirë, të ndihet më mirë duke ndikuar kështu në përmirësimin e kualitetit të jetës së tij.

40 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select SHËNDETËSI

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 41


select SHËNDETËSI | Gusht 2010 Komplikimet mund të jenë të zakonshme siç janë komplikimet, të cilat mund të paraqiten pas çdo ndërhyrjeje tjetër kirurgjike, si p.sh. hematome, dehiscence, por të cilat mund të korrigjohen. Cilat janë operacionet estetike që mund të aplikohen Operacionet estetike ndahen në dy grupe: Operacione jo-kirurgjike-estetike që nënkupton trajtime estetike pa ndërhyrje kirurgjike, pa skalper (bisturi), siç është rasti i largimit të rrudhave në fytyrë me injeksion Butox, për trajtimin e djersitjes – Hyperchidrosis-i, për të cilin tretman nuk ka nevojë hospitalizim dhe tretman post-operativ. Kjo ndërhyrje bëhet për 10 minutë. Trend në kirurgjinë estetike është aplikimi i fillerave – injeksioneve për trajtim të fytyrës Ato mund të jenë të përhershme apo të përkohshme (acid hijalurinidik 1 vjeçar). Me anë të injeksioneve mund të trajtohen rrudhat në fytyrë (vijat horizontale në ballë, në mes të vetullave, sulcuset nazolabiale) fryrja rreth syve, mollëzave, buzëve, faqeve. Pra, ka mundësi të ndryshme të aplikimit me ç’rast rezultatet shihen menjëherë dhe janë shumë falënderuese, sepse pacienti menjëherë mund t’u rikthehet aktiviteteve të përditshme jetësore. • • • • • • • • • • •

Operacionet kirurgjike- estetike Korrigjimi estetik i veshëve - Otoplastika. Korrigjimi estetik i hundës – Rinoplastika Facelifting - largimi i rrudhave në fytyrë Korrigjimi estetik i kapakëve të syve – Blefaroplastika Rritja e gjinjve – Augmenatatio mmamae Ngritja e gjinjve - Mastopexy Zvogëlimi i gjinjve – Mamoplastica redukcionale Largimi i gjinjve tek meshkujt – Gjinecomastia Largimi i barkut ti varur – Abdominoplasika . Largimi i celulitit – Liposukcioni

Ass. Dr. Violeta Zatriqi mr. sci Kirurge plastike-estetike Adresa: ,,Poliklinika Zatriqi" Prishtinë, rr. Aktash 1 Tel: 044136976 Email: vzatriqi@yahoo.com

42 | Revista SELECT | www.revistaselect.com



select KËSHILLA | Gusht 2010

Pse gratë synojnë aq shumë të marrin vetë iniciativë? Këtu dalin tri arsye, të cilat do të përpiqemi t’i shpjegojmë: Së pari: Duke marrë iniciativën, ju mendoni se burri do ta vlerësojë guximin, angazhimin dhe sakrificën tuaj, pra edhe do t’ju dojë më shumë. Kjo mënyrë gjykimi e ka origjinën larg, tek fëmijëria juaj, kur prindërit dhe mësuesit jua shpërblenin të gjitha me dashuri. Duke u rritur e keni ruajtur këtë mendësi. madje me një farë intuite e përforconi atë tani, meqë dashuria ju intereson shumë. Shumë femra janë të bindura se po qe se burri do t’i donte shumë, ai nuk do t’i braktiste kurrë ato. Por rezultati është ky: Sido që të veproni, përsëri do të mbeteni një grua që punon shumë për të siguruar dashurinë, por punoni e vetme dhe tepër. Vetë fjala “tepër” tregon diçka mbi normalen, siç e nënkupton atributi “e vetme” stërmundimin e pavlerësuar. Së dyti: ju mendoni se, po ta ndërprisni rolin tuaj aktiv, marrëdhëniet me burrin do të keqësohen dhe martesa mund të marrë fund. Me sa kuptoj shumë femra e motivojnë këtë lloj sjelljeje me mendime e supozime nga më të ndryshmet. Disa thonë se ”dashuria duhet ushqyer, përndryshe zbehet e shuhet” dhe nisur nga kjo, ato veprojnë si ajo mamaja e mirë që kujdeset për gjithçka lidhur me fëmijët dhe një dite e kupton se ka rritur fëmijë dembelë dhe sigurisht e qorton veten se duhet t’i kishte angazhuar ata më shumë me punë, por tani është tepër vonë. Kështu edhe në rastin tonë, femra krijon kushte që partneri të bëhet një “dembel emocional” dhe ajo për të plotësuar boshllëkun e kompenson mungesën e sjelljes së tij me shumëfishimin e përkujdesjeve dhe veprimtarisë së vet. Dhe duke vepruar kështu femrat jetojnë me bindjen se e kanë “siguruar” dashurinë e burrit, si diçka që e meritojnë. Mos e dhëntë Zoti që këtë burrë ”të paangazhuar” me problemet e familjes një ditë ta shohin “të angazhuar” jashtë familjes. Dhe femrave u rrofshin sakrificat, iniciativat e mbingarkesat! 44 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

Së treti: Femrat e kanë brengë zbrazëtinë, i tremben asaj dhe e urrejnë atë. Në të vërtet femrat i tremben zbrazëtisë në marrëdhëniet me meshkujt njëlloj si ndonjë dhome të errët, boshe e të ftohtë. Edhe brenda në shtëpi gratë i kanë bezdi vendet bosh, prandaj përpiqen gjithmonë që në hapësirat e zbrazëta të vendosin një vazo me lule ose një relikte për zbukurim. Për këtë arsye sipas psikologeve ato nuk e durojnë dot as heshtjen. Është një veti e mrekullueshme e femrave, të cilat përpiqen gjithmonë ta thyejnë heshtjen, ashtu siç i zëvendësojnë gjërat e vjetra me të reja.


Gusht 2010 | select KËSHILLA

Në vend të shpërndarjes ato përqendrohen si dëgjuese të mira duke mprehur vëmendjen që të mund të sajojnë gjithmonë diçka në kohën e zbrazët, ose të merren me ndonjë punë. Femrat sikur u tremben marrëdhënieve të ftohta, prandaj përpiqen gjithmonë të ushqejnë dashuri në. Kjo veti e bukur e femrave është për meshkujt vërtet një dhurate e çmuar, por problem është se burrat abuzojnë me këtë aftësi të femrës ose nuk e çmojnë sa duhet atë.

Në ç’mënyrë mund ta ndërpresim dhënien në dashuri më shumë nga sa marrim? Pra, si ta rregullojmë këtë të metë ? Në radhë të parë: Përpiquni të gjeni me saktësi sa për qind e deri në ç’masë jeni “brenda” këtij gabimi. Ta zëmë se jeni brenda 50 përqindëshit. Atëherë duhet ta hiqni tepricën. Nxiteni burrin që ai ta ndërtojë vetë gjysmën e planeve, pakësoni veprimet tuaja të mëparshme, siç ishte p.sh. të hedhurit në qafë, iniciativa për seks etj. Prisni dhe lejoni që iniciativa të merret prej tij. Në fund i thoni se u kënaqët shumë dhe se kjo mënyrë e gjallë e tij në seks ka qenë një surprize e vërtet për ju. Në këtë çast mashkulli do të ndiejë shumë kënaqësi shpirtërore dhe në të ardhmen do të përpiqet që ta përsërisë atë, pra të veprojë pikërisht kështu. Duhet vepruar me takt dhe me doza jo të rënda, sepse tërheqja e plotë është me rrezik. Le ta zëmë se ndoshta "të tepruarit" tuaj nuk shfaqet në të gjitha aspektet. Atëherë fillimisht duhet ta bëni një listë dhe t’i shënoni ato drejtime ku mendoni se keni me tepër dobësi e te meta, të cilat duhen rregulluar. Duke i lexuar ato çdo dite ndoshta do t’i mësoni përmendësh, derisa me kalimin e kohës do t’i rregulloni e kjo do t’ju bëhet zakon. Në radhë të dytë: Duhet t’i jepni mundësi partnerit tuaj që ta tregojë veten. Në radhë të tretë: Përpiquni që jeta juaj të zbukurohet edhe me gjëra të tjera me qellim që të mos jenë për ju e vetmja kënaqësi marrëdhëniet reciproke me burrin. Energjitë tuaja krijuese duhet t’ju sjellin “përrenj” të tjerë lumturie, të cilët kur bashkohen përbëjnë lumin e madh të lumturisë suaj. Duke i realizuar planet dhe qëllimet tuaja jetësore ju, si grua, do të ndiheni përsëri e gjallë dhe e gëzuar edhe nëse një ditë dashuria e burrit do “shterojë” për ju. Në radhë të katërt: Te gjitha problemet që ju shqetësojnë duhet t’i bisedoni me burrin, me qëllim që ai të ndërgjegjësohet dhe t’ju mirëkuptojë. Jo vetëm kaq, ai duke ju kuptuar do t’ju ndihmojë më shumë dhe do të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit që ju mundon.

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 45


select LIFE | Gusht 2010 Të jetosh në shtëpinë e së ardhmës Shtëpia e së ardhmes, ku dritat komandohen me zë, makina që pret barin ka mendjen e vet dhe në kuzhinë ka lidhje me fshesën elektrike për të pastruar ndonjë ndotje të zakonshme.

Të gjitha pajisjet shtëpiake ndërlidhen me njëra-tjetrën me teknologjinë pa tela dhe ekranet televizive monitorojnë çdo gjë që ndodh. Çelësat e shtëpisë janë zëvendësuar me skanuesit biometrikë të sigurisë. Kjo realizohet përmes shenjave të gishtave apo një karte magnetike. Një kamera sigurie regjistron se kush vjen. Të gjitha informacionet transmetohen tek një pajisje qendrore, që komandohet përmes një ekrani virtual të vënë afër frigoriferit. Sistemi i lidh të gjitha pajisjet së bashku dhe është i lidhur edhe me internetin. Gjithçka monitorohet gjatë gjithë kohës, madje kompjuteri e di se çfarë ka në frigorifer. Ushqimet porositen përmes internetit, por edhe qendra e kontrollit mund të porosisë ushqimet e duhura për një recetë të caktuar. Gjithashtu qendra e komandon furrën se ç’temperaturë duhet përdorur dhe kur duhet ndezur apo fikur.

46 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

Kur të vijnë ushqimet e porositura, punonjësi mund t’i fusë ushqimet në një frigorifer, të cilit i hapet dera edhe nga jashtë dhe pastaj kur të vijsh në shtëpi mund ta pastrosh. Thuajse çdo aspekt në shtëpi mund të komandohet nga ekrani, nga kompjuteri portativ apo komandat me zë.

Televizori i tyre është një qendër mediatike e lidhur edhe me internetin. Aty mund të ruash filmat, muzikën apo fotografitë. Ndryshe nga të tjerat, korrësja e barit nuk është e lidhur ende me internetin. Korrësja e pret barin brenda pak orëve dhe përdor vetëm energji diellore. Sensorët meteorologjikë në çati e udhëzojnë sistemin qendror që të mbyllë dritaret kur bie shi, apo të mbyllë perdet kur del dielli. Ndërsa kamera dërgon pamje të shtëpisë përmes internetit, në kohën kur të zotët janë në punë. Pjesa dërmuese e funksioneve mund të komandohen nga vetura apo përmes telefonit.


Gusht 2010 | select LIFE

LIFESTYLE® 48 DVD home entertainment system Fitues i çmimeve “LIFESTYLE® 48 Series DVD sistem-i”, është projektuar me kujdesin më të madh për ta shijuar muzikën në gjithë shtëpinë tuaj. E gjitha fillon me aftësinë e sistemit për ta regjistruar në mënyrë digjitale në CD muzikën tuaj. Ju pastaj mund ta shpërndani muzikën në zonat e ndryshme të shtëpisë suaj, ku keni të instaluar teknologjinë “Bose® Link”. Kjo zgjidhje audio për gjithë shtëpinë gjithashtu mundëson dy burime të ndryshme audio që mund të dëgjohen në të njëjtën kohë në zona të veçanta. Në dhomën kryesore, “LIFESTYLE® 48 sistemi” automatikisht e bën rregullimin akustik të audios për dhomën tuaj. Altoparlantët e “Premium” kinemasë shtëpiake do ta mbushin dhomën tuaj me zë emocionues 5.1. Shijoni filmat me “progressive scan DVD/CD player”.

“BOSE LIFESTYLE® V35 home entertainment sistem” “BOSE® LIFESTYLE® V-Class®” është sistem argëtimi për shtëpi, Ky sistem të sjellë rreth e rrotull zërin e gjallë, që i sjell muzikën dhe filmat në jetë. Ky sistem është i projektuar për t’jua mundësuar që të kënaqeni me aventurë më lehtë se kurrë më parë. I projektuar me teknologjinë ekskluzive “Bose Unify™, ky sistem përdor mënyrën, me të cilën mesazhet në ekran “ju përcillen lehtë” dhe ju udhëheqin drejtë procesit të instalimit. Kjo vërtetohet edhe kur ju të keni bërë lidhjen e saktë. Shfrytëzoni deri në 6 HD video dhe audio burime si “Blu-ray”, Video-lojëra, “Digital Receive”, etj. Sistemi gjithashtu përfshin edhe “AM/FM tuner” dhe dock-un për kyçjen e iPod-it apo iPhone-it. CineMate® GS digital home cinema speaker system Sistemi “BOSE® CineMate® GS” është mënyra më e lehtë për të shijuar performancen e “Bose ® 2.1” kinemasë shtëpiake dhe të sjellë audio potencialin e plotë të HDTV-së tuaj. Teknologjia “TrueSpace®” ua mundëson dy altoparlantëve “GEMSTONE®” dhe një moduli “ACOUSTIMASS®” që të japin zë imponues për filma, lojëra, sport dhe më shumë. Sistemi lidhet lehtë dhe direkt në TV-në tuaj, duke shmangur nevojën për shkëputje të burimeve të tjera. Dhe pa altoparlantë të pasmë, shmanget nevoja për shtrirje të kabllove

PROVA CENTER - Prishtinë, Kosovë

në anën e pasme të dhomës suaj. Një dirigjues universal i progra-

Tel & Fax: +381 (0)38 246 560, Mobile: +377 (0)44 50 33 22

muar e thjeshtëson funksionimin e burimeve të tjera të lidhura.

E-mail: info@provacenter.com, Web:www.provacenter.com

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 47


select DOKUFEST | Gusht 2010

Nga Fjolla Hoxha Kur para nëntë vitesh disa entuziastë dhe adhurues të filmit nga Prizreni e morën iniciativën që ta themelojnë një festival të filmit në një qytet, ku ekzistonte vetëm një kinema joaktive, askujt, ndoshta bile as vetë iniciatorëve nuk u shkonte ndërmend, se pas nëntë vitesh ky festival do të radhitej ndër më të mirët e botës dhe ndër më të rëndësishmit e filmit dokumentar në regjion. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër Dokufest, sot është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë. Festivali kryesisht mbahet në muajin gusht, në Prizrenin historik dhe piktoresk dhe tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe nga bota. Përveç filmave, festivali është i njohur edhe për netët plot gjallëri që e pasojnë shfaqjen e filmave. Festivalin e përcjellin edhe aktivitete si punëtori, ekspozita Dokufoto, kampingu i festivalit, koncerte e shumë aktivitete të tjera, të cilat ia veshin kështu qytetit një hijeshi të veçantë. Edicioni i tetë i Dokufest-it do të mbahet në mend për shumë gjëra: aplikimin e mbi 800 filmave, angazhimin e rreth 200 vullnetarëve, ardhjen e afro 100 mysafirëve dhe mbi të gjitha për kinemanë mbi lumë, e cila tërhoqi shumë vëmendje dhe ishte frymëzim për shumë shkrime të ngjashme me atë të autorit të filmit dokumentar dhe gazetarit turk Xhan Dyndar, i cili për gazetën Hurriet kishte shkruar: “Kurrë më parë në jetën time nuk kam shikuar film mbi lumë”. Tri kinematë e tjera ishin në dispozicion për seanca të rregullta projektimi për çdo ditë duke e thyer kështu mitin e një kinemaje të vetme joaktive dhe duke improvizuar lokacione të reja që tanimë janë bërë domosdoshmëri falë fluksit të madh të mysafirëve, të cilët e vërshojnë Prizrenin gjatë javës së festivalit. Kampi ishte rregulluar me shumë marifet, aq sa kampistët e kishin dhe dush-kabinën e tyre dhe mini-barin e tyre, hapësirën për të ndezur zjarr në mbrëmje, rreth të cilit në shoqërinë e disa kitarave, shumë të rinj përjetuan net të paharruara 48 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select DOKUFEST dhe lidhën shoqëri që zgjasin përjetësisht! Për t’u mishëruar sa më mirë me moton Doku Green, biçikletat e gjelbra ishin në dispozicion për një transportim sa më ekologjik, por nuk mungoi as mobilizimi për ta pastruar Lumbardhin, ku stafi i Dokufestit dhe vullnetarët u shkrinë në një. Edhe vitin e kaluar, Dokufesti e ruajti traditën e Dokufotos, por në një format pak më ndryshe se herëve të tjera: në vend të ekspozimit të fotografive u bë projektimi i tyre. Ajo që e bën të veçantë Dokufoton e vitit 2009 është tema: DOKUPHOTO PËR PAVARËSINË. Hapësira e hapur e Kinemasë Lumbardhi, ishte i stërmbushur me entuziastë që u brohoritnin fotove të 12 fotografëve kosovarë, sepse këto foto kishin për temë një ndjenjë, të cilën e kishin përjetuar të gjithë ata që ishin të pranishëm në sallë: Ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Fotografët, veprat e të cilëve u projektuan ishin: Atdhe Mulla, Visar Kryeziu, Samir Karahoda, Veton Nurkollari, Baris Karamuco, Edis Potori, Ermal Meta, Fisnik Dobreci, Astrit Ibrahimi, Petrit Rahmani, Kushtrim Trnava dhe Armend Nimani. Në vijim erdhi dita e shumëpritur: festivali u hap me shfaqjen e artistit prizrenas me bazë në Belgjikë, Maksut Vezgishti, me titullin provokues “Europa - Trier Antidepressure” interpretuar nga aktorja dhe balerina Agnes Nokshiqi. Vezgishi solli një përjetim personal të idesë aktuale për hyrje në Europë. ”Performanca është një lloj proteste ndaj mekanizmit europian, i cili i ka shtresat e veta, ndërsa ne ndodhemi diku në shtresat e arta të qymyrit,” thotë Vezgishi. Hapja solemne si zakonisht, u mbajt në Kinemanë Lumbardhi ose ndryshe në Kino Bahçe, e cila ishte e mbushur përplot me mysafir: artistë prizrenas si Petrit Çeku, politikanë dhe analistë si Shkëlzen Maliqi e Veton Surroi, mysafirë ndërkombëtarë, përfshirë regjisorët, producentët, anëtarët e jurisë dhe partnerët nga festivalet e ndryshme ndërkombëtare. Disa nga emrat që vlen gjithsesi të përmenden ishin: Eva Weber, Hamid Rahmanian, Phil Collins, Nezih Unen, Can Dundar, Sergio Trefaut, Atanas Georgiev, Isabella Nuzha dhe Alex Baladi. Festivali ishte hapur me filmin “Youssou Ndour - I Bring What I Love” të regjisores Elizabeth Chai Vasarhelyi që kishte për temë sfidat e këngëtarit të njohur Senegalez Youssou N’Dour, i cili me albumin e tij Egypt, e krijoi një lidhje të fortë në mes të fesë islame dhe muzikës. Një tjetër aktivitet që e mbajti zgjuar Prizrenin deri në mëngjes ishte DokuNights. Gjatë këtyre mbrëmjeve argëtuese të mbajtura “Te Mullini”, në zonën e gjelbër të Prizrenit, në Marash, vendasit dhe mysafirët ishin bërë një nën tingujt e muzikës së përnatshme dhe qe besa kishin iniciuar edhe ca projekte të përbashkëta filmike. Kur jemi tek pjesa kryesore e festivalit, pra programi filmik, vlen të përmenden programi risi Branding Kosovo, Tributi dedikuar Krzysztof Kieslowskit, Made in Portugal, Toffifest loves Dokufest, Retrospektiva: Kinostudio ‘Shqipëria e re’ 1975-1995, Retrospektiva ‘Stefan Taçi 1975-1995’ dhe mjaft programe të tjera. Për herë të parë vjet Dokufest-i e ndau shpërblimin Green Docs për filmin më të mirë dokumentar që trajton çështjet mjedisore, çmim i cili vazhdon të ndahet edhe sivjet. Ndërkohë që Prizreni vlonte nga punëtoritë e filmit për të rritur dhe fëmijë, njerëz, të cilët me harta në dorë shpejtonin www.revistaselect.com | Revista SELECT | 49


select DOKUFEST | Gusht 2010 nga një kinema në tjetrën për të mos e kapërcye asnjë film, gazetarët që në çdo kënd të qytetit intervistonin mysafirë të festivalit dhe derisa regjisorja Eva Weber i shijonte qebapët e shijshëm të Prizrenit, filmi i saj dokumentar “The Solitary Life of Cranes” kishte hyrë në garën për nominime për çmimin Oskar. Dhe kështu, pas një jave të bujshme erdhi nata e ndarjes së çmimeve për fituesit e festivalit. Kjo natë, aq sa është e këndshme, është edhe e hidhur sepse i jep fund javës më të larmishme të vitit në Prizren. • Shpërblimi për Filmin më të mirë të Shkurtër Ndërkombëtar i takoi filmit THE DINNER në regji të Karchi Perlmann • Mirënjohjen speciale për Garën e Filmit të Shkurtër Ndërkombëtar e mori filmi THE GRASS SNAKE në regji të Khayyam Abdoullayev dhe Elmaddin Aliyev. • Shpërblimi për Filmin më të mirë të Shkurtër Dokumentar i takoi filmit SOLITARY LIFE OF CRANES në regji të Eva Weber. • Shpërblimi për Filmin më të mirë të Gjatë Dokumentar i takoi filmit RENE në regji të Helena Treštíková. • Mirënjohja e parë speciale për Garën e Ndërkombëtare të Filmit Dokumentar shkon për filmin THE ONE MAN VILLAGE në regji të Simon El Habre. • Mirënjohja e dytë speciale për Garën Ndërkombëtare të Filmit Dokumentar shkon për filmin DEFAMATION në regji të Yoav Shamir. • Shpërblimi për Filmin më të mirë Dokumentar të Ballkanit i takoi filmit SISTERS OF LILITH në regji të Emel Çelebi. • Mirënjohja speciale për Garën Ballanike të Filmave Dokumentarë shkoi për filmin THREE në regji të Goran Devic. • Shpërblimi i publikut i takoi filmit ‘BLOODY MONDAYS & STRAWBERRY PIES’ në regji të Coco Schrijber. • Shpërblimi HUMAN RIGHTS i takoi filmit ‘THE GLASS HOUSE në regji të Hamid Rahmanian. • Shpërblimi ‘GREEN DOCS’ i takoi filmit ‘A SEA CHANGE’ në regji të Barbara Ettinger. • Shpërblimi ‘NATIONAL’ i takoi filmit ANTENA në regji të Gentian Koçit • Mirënjohjen speciale për garën Nacionale e mori filmi 1 DITË, 2 PICA DHE 1 SUPERMEN në regji të Valjet Rexhepit. • Shpërblimi ‘SORRA PRIZE’ i takoi filmit ‘TIK TAK’ të autoreve Adea Grezda dhe Vijona Bejtullahun nga Kosova. • Shpërblimi ‘LARA LARA’ i takoi filmit të animuar ‘ORGESTICULANISMUS’ në regji të Matheu Labayenga nga Belgjika. Festivali u mbyll me shfaqjen e filmit dokumentar ‘Waltz with Bashir’ në regji të Ari Folman. Dhe tani Dokufest 2010… Ndërkohë që ju e lexoni këtë shkrim, Dokufesti do të jetë në vlugun e tij të aktiviteteve, prandaj fillimisht do t’u ftoja ta merrni revistën me vete dhe të shpejtoni për në Prizren. Drejtori artistik i festivalit Veton Nurkollari dhe Samir Karahoda janë shprehur se ka qenë shumë e vështirë që të bëhet seleksionimi i 156 filmave nga numri i mbi 1300 i filmave sa kanë aplikuar në edicionin e sivjetmë të festivalit. Filmat sivjet do të garojnë në 5 kategori: Gara për dokumentarin më të mirë ndërkombëtar (që shkon për filmat dokumentarë të shkurtër dhe të gjatë), DokuGreen, Gara Nacionale, Gara Ballkanike dhe Gara e filmave të shkurtër. Në këndin më të larmishëm të festivalit në DokuKids, do të shfaqen 11 filma për fëmijë dhe do të mbahet punëtoria për animacion Animatori dhe Dokumente. Dokukids’i sivjet ia jep dhuratë Dokufest-it edhe një program të ri të filmave për të rinj. Programet e tjera speciale të Dokufest-it të sivjetmë janë: Retrospektiva e Želimir Žilnik-ut, ndërkaq vetë regjisori do të jetë në Prizren gjatë gjithë festivalit, Retrospektiva e regjisorit të Filipineve Khavn De La Cruz, një përmbledhje nga 50 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select DOKUFEST festivali më i vjetër i filmave të shkurtër e quajtur Oberhausen on Tour, programi Dokumentarist, dokumentarët që kanë për temë luftën në Afganistan me titull Spotlight Afghanistan, Cities on Speed, Made in Finland, Europe Next Door dhe Branding Kosovo, një përmbledhje e dokumentarëve të punuar nga autorë të huaj që kanë për temë Kosovën.

Ky edicion i Dokufest-it Prizrenit ia sjell edhe një kinema të re: Kino Kalanë, e cila do ta mbledhë një pjesë të adhuruesve të Prizrenit në pikën më të lartë të qytetit prej nga shihet i gjithë qyteti dhe prej nga për argëtim prizrenasit zakonisht mundohen t’i gjejnë shtëpitë e veta me gisht. Edhe sivjet, biletat e festivalit do të mund të blihen në DokuShop, ku mund të shkoni për të përcaktuar, se cilin film doni ta shihni. Aty njëherësh mund të bleni edhe ndonjë kujtim nga Prizreni dhe ndonjë suvenir të Dokufestit. Për të gjithë ata që duan të qëndrojnë sa më lirë në Prizren, Dokukampi do të jetë në dispozicion përsëri. Nuk do të mungojnë as netët e gjata të argëtimit në Dokunights. Ndërkaq, ndër mysafirët e shumtë që e kanë konfirmuar ardhjen në Dokufest janë: regjisori nga Hungaria Marcel Ivany i cili do ta udhëheqë punëtorinë me titull :”Prezenca e aktorit në kuadrin filmik”, Pamela Cohn: kritike e filmit nga SHBA-të, Pakize Emel Sonmez – regjisore, drejtoreshë e DocumentarIst, Alexander Nanau – regjisor i filmit “The World according to Ion.B.”, AJ Schnack – regjisor, producent e shumë të tjerë. Për fund do të ndalesha tek vlerësimi i AJ Schnack, i cili në listën e tij të festivaleve të sivjetme më të mira në botë, Dokufestin e radhiti të 22-tin. Ai i kishte mbledhur vlerësimet e krijuesve të filmit dhe mysafirëve të festivaleve të ndryshme të filmit në botë, për ta përpiluar listën e tij. Një ndër vizitorët anonim të Dokufestit kishte thënë: “Betohem në zot, është përvoja më e mirë që kam marrë nga ndonjë festival ndonjëherë. Pjesë e festivalit është përvoja e vizitës së vendeve interesante përreth. Këtu ka shumë të rinj. Të gjithë këtu janë vullnetarë. Shfaqen shumë filma në ambiente të hapura. Të rinjtë janë kudo. Po e ngrite kokën të shikosh sipër paftës së bardhë, ku shfaqet filmi, mund të shohësh ndërtesa të bombarduara. Është një nga festivalet me të vërtetë relevante. Përvoja është e mrekullueshme!”. www.revistaselect.com | Revista SELECT | 51


select STREET STYLE | Gusht 2010

Fatos Bajqinovci 52 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select STREET STYLE

PRISHTINA

Street Style

Fjolla Veliu-Karabeg www.revistaselect.com | Revista SELECT | 53


select STREET STYLE | Gusht 2010

Blerina, Maltina Shkodra 54 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select STREET STYLE

Korab Dragaj www.revistaselect.com | Revista SELECT | 55


select PROFIL | Gusht 2010

LOUISE BROOK

JETA E SAJ

Jeta dhe vepra e Yllit të filmave pa zë Louise Brooks (14 Nëntor 1906 – 8 Gusht 1985) ishte një aktore Amerikane dhe një ndër fytyrat më të njohura në ekranin e argjendtë. Kjo aktore është e njohur për filmat pa zë, siç janë Roaring Twenties i bërë në Shtetet e Bashkuara dhe tre filma të bërë në Europë në vitin 1929 dhe 1930. Prindërit e saj ishin inspirimi kryesor për të. Ata e inspiruan që të ketë dashuri ndaj librave dhe muzikës. Nëna e saj ishte pianiste e talentuar që kishte ekzekutuar në Debussy dhe Satie. Ajo e filloi karrierën e saj si një talente e vallëzimit dhe në rininë e saj ishte paraqitur në kompaninë moderne të vallëzimit "Denishaw" që ishte edhe pjesë e vallëzimit modern që përfshinte anëtarët si Martha Graham, Ruth St. Denis, dhe Ted Shawn. Pasi u largua nga "Denishaw"-i, ajo u kthye në shoqërinë e saj dhe shpejt u bë një valltare me influence në Ziegfeld Follies në Broadway dhe atje e drejtuan për në New York, në studion e filmave. Nënshkrimi i kontratës me kompaninë e filmit "Paramount Studio", mundësoi që ajo të krijojë një karrierë në filmin Amerikan, ku në vitin 1925 debutoi në filmin The Street of Forgotten Men. Gjatë asaj kohe ajo kishte luajtur një numër të madh të filmave pa zë dhe u bë e njohur për rolet e saj. Më vonë ajo e filloi bashkëpunimin me Adolphe Menjou dhe W.C.Fields si dhe me të tjerë. Ajo u bë e njohur në Europë me rolet e saj në Howard Hawks si dhe A Girl in Every Port në vitin 1928. Roli i saj më i mirë në filmat Amerikanë ishte roli në dramën e saj Beggars Of Life (1928). Në atë kohë ajo filloi të shoqërohej me persona të pasur dhe të famshëm dhe ishte mysafire e rregullt e William Randolph Hearst dhe dashnores së tij Marion Davies, tek San Simeon. Stili i saj i flokut i ngjashëm me atë të meshkujve njëkohësisht ishte edhe një karakteristike e saj që e veçonte nga të gjitha të tjerat, gjë që bëri që edhe shumë femra të tjera të inspiroheshin me stilin e flokëve të saj. Ajo kishte luajtur në vitin 1928 në filmin Pandora's Box, në rolin e një zogu të dënuar. Të gjithë këta filma ishin të censuruar rëndë, pasi që kishin në përmbajtje disa skena seksuale dhe 56 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select PROFIL ishin vetëm për të rritur. Por më vonë u bë shumë bujë lidhur me këta filma, sidomos u diskutua shumë për rolin e Lulu-së, që ky rol të pranohej si një ndër rolet me performancen më të mirë, që ka hyrë edhe në historinë e filmit. Louise ishte konsideruar një ndër aktoret e para natyraliste në film. Modestia dhe bukuria e fytyrës së saj e bënin atë jo vetëm një profesionaliste të filmit, por edhe një aktore të bukur. Po ashtu Louise gjithmonë ishte një udhëheqëse e vetvetes dhe përkundër kritikave, ajo me talentin e vet prej aktoreje arriti që të ecte përpara. Gjithashtu sa i përket pikëpamjes së saj që kishte për jetën dhe sjelljen ishte një femër shumë liberale për atë kohë dhe nuk u frikësohej eksperimenteve që bënte qoftë edhe nëse kërkohej që ajo bënte foto nudo për hir të artit. Ajo ishte e njohur si “dorëlëshuar”, por ishte shumë bujare kur ishin në pyetje miqtë e saj. Kur u kthye në Hollywood e gjeti veten në listën e zezë dhe nuk e kishte më atë privilegjin që e kishte më parë. Pas poshtërimit të saj nga "B pictures" ajo u ndëshkua nga studioja "Executive" për zërin e saj dhe performancën e dobët, Në vitin 1938 ajo u pensionua nga ky biznes. Louise fatkeqësisht ishte një adhuruese e alkoolit dhe ishte një alkooliste kronike. Një prej të dashurve të shumtë të saj ishte i riu William S. Paley, themelues i CBS. Ajo shumë rrallë paraqitej për të dhënë ndonjë intervistë për media, por pati raporte të veçanta miqësore me John Kobal dhe Kevin Brownlow, të cilët ishin historianë të filmit dhe arritën që të ndërtonin një personalitet të saj. Ajo kishte jetuar për një kohë të gjatë vetëm duke u përballur me të gjitha sfidat e jetës së saj prej një aktoreje shumë të famshme gjatë atyre viteve. Pas vdekjes së saj u gjirua një biografi filmike, e cila u editua në vitin 1998, ku tregohej se ajo ishte dy herë e martuar, por nuk pati fëmijë. Burri i saj i parë kishte qenë Edward Sutherland. Ndërsa martesa e dytë ishte me milionerin e Çikagos Deering Davis, me të cilin u martua në vitin 1933. Me Deering-un u nda pas pesë muajsh, por zyrtarisht u shkurorëzuan më 1938. Louise Brooks ende është e njohur për stilin dhe influencën e saj, por edhe si një ndër aktoret më të mira të filmit dhe një nder yjet më seksi të fotografuara ndonjëherë. www.revistaselect.com | Revista SELECT | 57



Gusht 2010 | select PSIKOLOGJI

ËËNDRRAT N D R R AT

Ëndrrat janë mendimet, ndjenjat, përjetimet gjatë kohës kur jemi në gjumë. Hulumtimet tregojnë se gjatë jetës njeriu kalon përafërsisht 6 vjet në ëndrra, që do të thotë diku dy orë çdo natë. Sipas psikologut të mirënjohur, Sigmund Frojd, ëndrrat janë shprehje e dëshirave tona të pavetëdijshme dhe se ëndrrat e këqija ia lejojnë trurit t’i kontrollojë ndjenjat që rezultojnë nga përvojat me trauma apo stresuese. Në përgjithësi, teoritë psikologjike rreth ëndrrave ndahen në dy grupe - ato që pohojnë se ëndrrat janë shfaqje e emocioneve të ndrydhura dhe fantazive më të thella dhe ato që pohojnë se ëndrrat janë rezultat i “spastrimit” të informatave të ndryshme nga truri gjatë natës. Por ajo që neve na bren gjithnjë është përmbajtja e vetë ëndrrave dhe domethënia e tyre. Sipas mendimeve psikologjike, ëndrrat janë shumë ngushtë të lidhura me

përvojat tona ditore dhe ambientin që na rrethon, por mbi të gjitha ëndrrat janë të lidhura shumë ngushtë me mënyrën se si ne vetë i shohim gjërat. Kur shohim një ëndërr rreth një martese për shembull, ne nuk e interpretojmë atë duke u bazuar në kuptimin e mirëfilltë të asaj se “çfarë do të thotë martesa” apo si një parandjenjë, si një gëzim. Por atë e analizojmë duke u bazuar në të dhënat se si e percepton vetë ai person martesën - si gëzim, lumturi, obligim, stres apo detyrë dhe varësisht nga kjo krijojmë lidhjet e mëtutjeshme. Nuk është më rëndësi çka simbolizojnë elementet e ëndrrës, por çfarë kuptimi kanë ato elemente në perceptimet tona dhe kjo rrjedhimisht na tregon se çfarë po provon të na tregojë pavetëdija jonë, që sipas Frojdit është shtytësi kryesor i jetës dhe aktivitetit tonë. B. P. Shehu

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 59


select FITNES | Gusht 2010 Ushtrime për kohë të ngrohta: Si të ndiheni më të freskët Stërvitjet në natyrë mund të jenë të vështira kur temperaturat janë të larta. Qëndroni të sigurt gjatë motit të nxehtë, bëni stërvitje duke pirë lëngje të freskëta, vishuni me rroba të përshtatshme dhe kaloni kohën tuaj duke bërë stërvitje, por duke iu shmangur të nxehtit ekstrem. Zemërimi juaj për një lojë basketbolli, apo për t’u çlodhur me një raund miqësor të golfit, është për shkak të temperaturave, të cilat janë në rritje. Ndërsa nëse ju keni vendosur të ushtroni jashtë në vapë, duhet të keni kujdes në mënyrë që të parandaloni disa sëmundje, të cilat janë të lidhura me vapën.

jë qark me biçikletë, për t’u spërkatur me ujë, për të shkuar në ndonjë pishinë ose vetëm për të luajtur me top andej rrotull, por ajo që është më qesharake është fakti se fëmijëve tuaj nuk u intereson a mund t’u bëni ballë temperaturave apo jo. Lindja e diellit dhe perëndimi janë kohët më të përshtatshme gjatë stinës së verës, për shkak të motit të mirë dhe të shoqëruar me ndonjë pije freskuese si dhe të përcjellë me ndonjë ushtrim me biçikletë apo ndonjë joga, kjo është koha ideale për një gjë të tillë. Frappe-t, çaji i ftohtë, uji i ftohtë etj. janë pijet, të cilat preferohen të konsumohen sa më shumë gjatë ditëve me temperatura të larta që të freskoheni sa më shumë gjatë bërjes së ushtrimeve, qoftë gjatë pasdites së ngrohtë, ose pas orarit të punës.

Si ndikon moti i nxehtë në trupin tuaj Ushtrimet e bëra në mote të ngrohta e rrisin stresin në zemër dhe mushkëri. Ushtrimet dhe temperatura e ngrohtë e ajrit e ngritin edhe temperaturën e trupit tuaj. Për ta zhdukur të nxehtit, në trupin tuaj duhet të qarkullojë më shumë gjak. Kjo lë më pak gjak për muskuj, gjë që i rrit të rrahurat e zemrës. Nëse lagështia është e lartë, atëherë trupi juaj përballet me një stres të shtuar, sepse djersa nuk zhduket lehtë nga lëkura juaj që shtyn më tutje temperaturën në trupin tuaj. Në kushte normale, lëkura juaj, enët e gjakut dhe niveli i djersës janë në rregull. Por këto sisteme natyrore ftohëse mund të dështojnë, nëse ju jeni të ekspozuar në temperatura të larta dhe në lagështi për një kohë të gjatë. Rezultat i vapës së madhe mund të jenë sëmundjet, që manifestohen me dhimbje, lodhje apo goditje nga nxehtësia. Top 10 mënyrat për t’u relaksuar gjatë Verës Le të mos marrim shumë kohë dhe le të flasim për 10 arsyet kryesore pse duhet dhe si duhet bërë ushtrime në verë: Gjatë verës është nxehtë, gjë që do të thotë se koha është e përkryer për pantallona të shkurtra dhe për ndonjë kapelë verore për kokë. Ju nuk duhet të shqetësoheni, sepse pantallonat e shkurtra do t’jua mundësojnë të ndiheni më lehtë, kur të filloni me stërvitjet tuaja, ose kur të uleni për t’u qetësuar. Fëmijët adhurojnë që të jenë në ambiente të hapura gjatë kohës së verës, po ashtu ju jeni më të lirë që të dilni për ndon-

60 | Revista SELECT | www.revistaselect.com

Drita e diellit dhe Lumturia – Kur dielli është i ndritshëm dhe të nxehtit nuk është në një shkallë të lartë gjë që është e mirë për t'ju ndihmuar në rritjen e muskujve gjatë kohës së bërjes së ushtrimeve. Ushtrimet nën dritën e flakadanit janë shumë relaksuese, sepse gjatë kohës së mbrëmjes ose pas mesnate, kur qetësia e trupit është në një shkallë të lartë dhe bërja e ushtrimeve ose meditimit nën dritën e flakadanit është shumë relaksuese për trupin tuaj. Ngasja e biçikletës çdo ditë në mëngjes gjatë kohës së verës është shumë e shëndetshme për trupin, gjë që ndihmon në mbajtjen e kondicionit gjatë gjithë kohës dhe do ta ndieni veten shumë të relaksuar gjatë gjithë kohës. Koha e pishinave- Çdo paradite duhet të planifikohet që të shfrytëzohet ndonjë orë në pishinë, duke notuar, luajtur ndonjë water-pool, por të mos harrohet lyerja e trupit me krema për mbrojtje nga dielli. Ekzistojnë arsye të shumta për të punuar në mëngjes. Mirëpo, në mëngjes gjatë verës është kohë shumë e përshtatshme për t’iu shmangur ushqimeve të pjekura dhe është kohë e shkëlqyeshme për të bërë ushtrime në mëngjes. Ushtrimet, të cilat bëhen gjatë kohës së verës janë edhe një arsye më shumë për t’u bërë, sepse ka shumë faktorë, të cilët ndikojnë pozitivisht në trupin e njeriut, edhe pse mbretërojnë ditë të nxehta.


Gusht 2010 | select FITNES

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 61


select COCTAIL | Gusht 2010

MOJITO (MOHITO) Gota Akull i bluar fletë e pepermintit lime (limon i gjelbër) rum i bardhë havane (havana rum blanco) ujë i thartë (soda water) sheqer ngjyrë kafe Përgatitja : E copëzon gjysmë lime në gotë, ia shton 2 lugë e gjysmë të reçelit sheqer ngjyrë kafe, 2 grushte fletë të pepermintit, pastaj e merr drurin special që shërben për shtypje të lime-tit dhe i shtyp deri të bëhen të gjitha si një masë homogjene. E mbush me shumë akull të bluar, ia shton rumin deri 2 gishta para se të mbushet gota. Pastaj pjesën tjetër të gotës e mbush me ujë të thartë. Pastaj me një lugë të gjatë e përzien. Keni kujdes, mos e futni në përzierës pijesh, sepse gjërat me gaz nuk bën në futen në përzierës pijesh.

62 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select COCTAIL

DAKIRI DREDHËZASH - (strawberry daiquiri) Akull i bluar rum i bardhë havane (havana rum blanco) dredhëza të freskëta shurup dredhëzash shurup i ëmbël dhe i thartë (sweet and sour syrup / sherbet me limon) Përgatitja: Në mikser hidhet një gotë e gjysmë akull të bluar, shtohet një gotë me dredhëza, 4 cl rum, pastaj sipas dëshirës i shtohet shurupi dredhëzës, pastaj i shtohet shurupi i ëmbël dhe i thartë (sweet and sour syrup) dhe në fund i shtohet rumi në sasi sa një kapak i shishes së rumit. E kyç mikserin dhe i bluan deri sa të arrihet një masë homogjene. Në fund e qet në gotë. Ju bëftë mirë !!!

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 63


select COCTAIL | Gusht 2010

AMARETTO SOUR akull në kube liker amareti (amaretto liquer) lëng portokalli shurup i ëmbël dhe i thartë (sweet and sour syrup/ sherbet me limon)

Përgatitja: Gota mbushet me akull, i shtohet 4 cl liker amareti (amaretto liquer), rum (në sasi të një kapaku të shishes së rumit), shurup të ëmbël dhe të thartë (sweet and sour syrup/ sherbet me limon), lëng portokalli deri sa të mbushet gota. Tërë kjo masë hidhet në përzierësin për pije dhe përzihet. Në fund kthehet në gotë dhe pihet. Kujdes: Mos e përdorni koktejin, kur hani qebapë, fli, jahni apo përpeq!!!!! Ju bëftë mirë !!!

64 | Revista SELECT | www.revistaselect.com


Gusht 2010 | select HOROSLOPI

DASHI

Tani gjerat jane duke rrjedhur ne nje drejtim te qendrueshem , me ndikimin e planeteve te tjera gjate ketij muaji ju do te keni nje varg ndryshimesh ne aspektin e jetes suaj.Duhet qe te perpiqeni me shume qe mendimet tuaja te behen realitet,jeta e juaj sentimentale ose ajo e dashurise eshte e mundur nese ju do te jeni me te vendosur.

DEMI - Nganjehere ekziston nje hendek ne mes te te kuptuarit tone te nje situate dhe pranimit te saj.Ne mes te ketij muaji ju duhet te siguroheni qe ti zgjidhni disa problem me tension te ulet dhe me daashuri.Asgje nuk mund ta ftohe optimizmin tuaj.

BINJAKĂ‹T - Gushti eshte nje muaje ne nje harmoni te brendshem.Ata kane nevoje per nje drite te ngrohte qe te ndiejne veten se nje familje.Eshte e rendesishme qe te keni nje mbrojtes te emocioneve ne menyre qe te mos te humbni emocionet tuaja.Poashtu kete muaj mos beni ndonje risk financiar .

GAFORRJA - Udhetimi eshte ne mendjen tuaj tani dhe do te ju beje qe te ndiheni mire qe te keni nje pushim kete muaj.Dikush afer juve eshte duke u ndier sigurte me sjelljet dhe veprimet tuaja. Disa lajmet nga shoket do te ju bejen qe ju te ndihen xheloze por eshte me mire sepse ju do te ndiheni edhe te lumtur .

LUANI - Emocionet dhe frustrimet do ju perfshiejne kete muaj, pra kjo trego se dikush afer juve ,ka disa qellim jo te mira ndaj jushe.Por ne anen tjeter eshte nje plus sepse keni nje fakt ne aspektin e biznesit dhe ate financiar.Behuni gati qe te kapni nje mundesi tani.

VIRGJĂ‹RESHA - Financat,kjo eshte nje nder pikat me te larta te vitit per ju dhe eshte shume me rendesi sepse do te keni mjaft kohe ne dispozicione qe te kapni kete shance edhe pse puna e veshtire do te filloj nga Shtatori.

PESHORJA - Ju jeni duke e vrejtur se ku jeni dhe deshironi qe te pozicionoheni ne diqka me te rendesishme.Kjo eshte e lehte qe ti arrini keto qellime sepse tani jeni edhe ne pjesen e dyte te muajit tek I cili e keni perkrahjen e tij.Disiplina dhe perkushtimi jane gjerat te cilat do te ju ndihmojne qe te arrini suksesin tuaj.

AKREPI - Akrepi tregon se gjate ketij muaji do te kete ndikimin e planeteve tjera te cilat do ta ndihmojne ne zgjidhjen e shume problemeve.Ju duhet qe ta shfrytezoni kete perparesi qe keni tani.Poashtu ne gjate fundit te ketij muaji do te keini disa qaste me romatike poashtu edhe ana juaj financiare nuk do te ju mungoje.

SHIGJETARI - Shigjetar ju tani jeni ne nje project

BRICJAPI - Bricjapat do te jene te relaksuar ne

UJORI - Tani eshte koha qe te hidheni ne aksion

fillim te muajit por duhet te kene me shume kujdes ne lidhjen e tyre te re.Mendoni dy here para se te vendoseni sepse gjerat nuk jane ashtu siq duken.Financat jane nje pjese tjeter te cilat do te vijne nga mesi I muajit por ju duhet te keni nje pushim edhe nese ju duhet qe te merrni leje nga

te mire per ju por eshte pak me rrezik per shkak se I keni thyer premtimet te cilat I keni dhene nje personi.Nuke eshte muaji I pershtatshem qe te dashuroni shume por duhet qe te keni me shume kujdes ne fjalen e dhene .Java e fundit e muajit do te ju sjelle nje fat te paparapare !

per planet tuaja veqanerisht per aspiratat e tuaja profesionale.Marrdhenjet ndoshta do te paraqiten ne fillim te muajit por ju duhet te pergaditeni edhe per nje shanse te dyte.

puna.

PESHQIT - Peshqit do te ndiejne nje ndryshim te

ndjenjave kete muaj.Per shkak te nervozizmit te tyre eshte mire qe te kene nje pushim te shkurte.Kjo eshte nje mundesi e mire per ti treguar aftesite e tyre creative.Poashtu ju jeni duke menduar nje plane per kursimin e parave tuaja .

www.revistaselect.com | Revista SELECT | 65


Rr.Lidhja e Pejës, Bresje në kilometrin e 8-të Prishtinë-Aeroport. Bizzarro II- Gjilan rruga e Ferizajit




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.