48 minute read

SHESHIN E SHKUPIT

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

VENDOSJA E PLLAKËS PËRKUJTIMORE TË NËNË TEREZËS NË SHESHIN E SHKUPIT

Advertisement

Dr. Nora Maliqi Zylali

Në sheshin qendror të Shkupit ku gjendetj pllaka përkujtimore që identifikonte vendin e shtëpisë së Nënë Terezës, për herë të parë u vendos mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe. Beteja për vendosjen e dinjitetit në vendin e duhur, ndodhi me rikthimin e shenjave identifikuese e civilizuse, siç mund të jetë gjuha. Ky rikthim përkonte me 40-vjetorin e shpalljes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës- QYTETARE NDERI e Shkupit (1980), duke hapur një kapitull të ri në betejat tona kulturore e shoqërore, aty ku edhe duhet të realizohet barazia e plotë e njerëzve të këtij nënqielli.

Në sheshin qendror të Shkupit po troket jehona e historisë së lavdishme dardane.

ITSHKSH-ja dhe drejtori dr. Skender Asani, qëndroi me dinjitet në ballë të kësaj beteje, duke rikonfirmuar në praktikë arsyeshmërinë e themelimit të Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze, institucion i parë kërkimor ky në botë që merret në mënyrë të përkushtuar me studimin e figurës dhe veprës së Nënë Terezës.

Beteja për gjuhën shqipe nuk është kurrfarë zbulimi e as befasie, por dinjiteti që po vendoset në sheshin qendror të Shkupit shkon përtej një kauze thjesht gjuhësore.

E para, shoqëria shqiptare këtu përfundimisht po i vendos kauzat e veta të drejta në një rrafsh kulturor, ku ballafaqimi pritet të jetë edhe më i fortë. Kjo edhe për faktin se nuk po përdoren domosdoshmërisht veglat e politikës për të punuar ‘tokën’ e vështirë të barazisë.

E dyta, kjo frymë kulturore e shpirtërore që po ngrihet në normë idesh e veprimesh shoqërore të shqiptarëve të këtushëm, flet për zgjuarsinë që punët të kryhen në heshtje, pa pompozitet dhe pa adrenalinën e politikës ditore.

E treta, jo më pak e rëndësishme, Shkupi historik i Dardanisë së lashtë, për shumëçka në të kaluarën është afishuar si një ‘vilajet i errët’ që prodhon njëfarë regresi kulturor. Por tani, kur ka filluar të menaxhohet një kauzë që ka në fokus pikërisht rikthimin e frymës së gjuhës e identitetit.

Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në gjuhën shqipe, e vendosur me iniciativë të drejtorit të ITSHKSH-së, prof. dr. Skender Asani, në sheshin e Qytetit të Shkupit

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

III.1. Reagim i ITSHKSH-së:

TË MBROHEN GJURMËT E NËNË TEREZËS

Pas ndryshimeve të bëra në sheshin “Maqedonia” të Shkupit, me ç’rast janë mbuluar gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës, ndërsa me parkun e vendosur para pllakës përkujtimore, praktikisht është mbyllur rruga që të vendosen lule edhe te pllaka, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, përkatësisht Departamenti për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, shpreh indinjatë dhe habi të thellë për këtë veprim të papërgjegjshëm të Qytetit të Shkupit.

Në kohën që e gjithë bota mburret me emrin dhe veprën e Nënë Terezës,dhe ajo është bërë identiteti e letërnjoftimi i vendit tonë, të mbulohen gjurmët e shtëpisë së saj dhe të pengohet mundësia e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore nuk ka si lexohet ndryshe, pos si një veprim i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm për qytetin tonë, por edhe për gjithë vendin tonë.

Nisur nga kjo, kërkojmë nga Qyteti i Shkupit që sa më shpejt ta korrigjojë këtë lëshim, t’i rikthejë themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, ndërsa në të mirë të marrëdhënieve të mira ndëretnike, është koha e fundit që teksti në pllakën përkujtimore të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

Mbetemi me shpresë se nuk do të ketë nevojë për reagime në instanca më të larta vendore dhe ndërkombëtare dhe në forma të tjera.

Prof.dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së 11.5.2020, Shkup

Gjendja ne sheshin e Qytetit të Shkupitt, pas heqjes së gjurmëve të themeleve ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Dokument: Reagimi i drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, pas heqjes së shenjave ku kanë qenë themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, në sheshin e Qytetit të Shkupit

III.2 Fjalimi i parë i drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, pas heqjes së shenjave të themeleve të shtëpisë së Nënë Terezës në sheshin e Shkupit:

INDINJATË E THELLË PËR VEPRIMIN E PAPËRGJEGJSHËM – KY ËSHTË SULM NDAJ FIGURËS SË NËNË TEREZËS!

Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së

Të nderuar përfaqësues të medieve, të dashur qytetarë!

Jemi sot këtu, në sheshin e kryeqytetit, për të tërhequr vërejtjen për një veprim që është ndërmarrë nga Qyteti i Shkupit dhe që na ka shqetësuar, jo vetëm neve si studiues e si shkupjanë, por edhe shumë dashamirës të qytetit tonë, që i kanë sytë nga ne.

Siç e shihni, në këtë vend tashmë nuk ekzistojnë gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës dhe, pos kësaj, është bllokuar edhe rruga për të vendosur lule në pllakën përkujtimore të kësaj shtëpie. Pavarësisht thashethemeve, të

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

gjitha faktet flasin se këtu ka qenë shtëpia ku ajo ka lindur, andaj ky vend tashmë disa vjet konsiderohej si shenjë e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë dhe ishte shndërruar në një pikë pelegrinazhi për admiruesit e personalitetit të saj. Por, ja që tash, me një vendim që nuk dimë se si është marrë, kur është marrë dhe nga kush është marrë, ky park i ka mbuluar shenjat e shtëpisë së Nënë Terezës dhe, përveç kësaj, ka pamundësuar vendosjen e luleve në pllakën përkujtimore të saj.

Nisur nga kjo, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, si institucion i vetëm shkencor në vend që ka Departament për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, i cili është akredituar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh indinjatën e thellë për këtë veprim të papërgjegjshëm dhe konsideron se ky është një sulm ndaj figurës së Nënë Terezës, ndaj veprës së saj të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht, por edhe ndaj admiruesve të saj gjithandej nëpër botë.

Prandaj, ne sot ua kemi dërguar nga një letër presidentit të shtetit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, si dhe kryetarit të Qytetit të Shkupitt, që – konform kompetencave dhe mundësive të tyre – ta rikthejnë gjendjen e mëparshme në këtë vend derisa ky vendim nuk ka marrë përmasa ndërkombëtare, që vendi ynë të turpërohet nga kjo papërgjegjësi.

Duke qëndruar këtu, i bëjmë thirrje veçanërisht kryetarit të Qytetit të Shkupitt, si përgjegjësi kryesor i këtij sheshi dhe i kësaj pike përkujtimore, që ta rishqyrtojë këtë veprim. Jemi të sigurt se qyteti ynë ka plot punë për t’u bërë para se të vihet dorë mbi personalitetin e Nënë Terezës. Në këtë drejtim mund t’i propozojmë që teksti i pllakës përkujtimore të bëhet edhe në gjuhën shqipe, siç është përcaktuar tashmë me ligj.

Ne do të presim edhe disa ditë që Qyteti i Shkupit të reflektojë. Në të kundërtën, do të jemi të detyruar që këtë shqetësim ta ngremë në instanca të tjera vendore dhe ndërkombëtare, duke kërkuar ndihmë edhe nga miqtë e Nënë Terezës gjithandej nëpër botë.

12.5.2020, Shkup

Dokument: Letër zyrtare drejtuar Kryetarit të Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Dokument: Letër zyrtare drejtuar Presidentit të Shtetit, z. Stevo Pendarovski

Dokument: Letër zyrtare drejtuar Kryeministrit të RMV, z. Oliver Spasovski

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Dokument: Letër zyrtare drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi

II.3. Fjalimi i dytë i drejtorit të ITSHKSH-së, Skender Asani, pas heqjes së shenjave të themeleve të shtëpisë së Nënë Terezës:

REAGIM NDAJ DEKLARATAVE TË KRYETARIT TË QYTETIT TË SHKUPIT

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Ne sot jemi përsëri këtu, pasiqë dje e dëgjuam përgjigjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov.

Ndonëse na duket pa vend argumentimi se a kemi reaguar apo jo në të kaluarën kur vendi i shtëpisë së Nënë Terezës kishte kaluar në pronësi private, dëshirojmë ta informojmë kryetarin Shilegov se ne edhe atëherë kemi reaguar, porse për ne është e habitshme që reagimi ose mosreagimi të jetë arsye për të bërë gabime sot. Pos kësaj, mendoj se është e njohur tashmë se ne nuk kemi asnjë pushtet ekzekutiv që ta detyrojmë qytetin ose ndonjë pushtet tjetër shtetëror që të veprojë ndryshe. Ne jemi institucion shkencor dhe kulturor, dhe detyra jonë është ta themi fjalën tonë përkitazi me këto figura të rëndësishme të historisë që dalin përtej kufijve tanë etnikë, urbanë e shtetërorë.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Prandaj, duke u nisur nga kjo, për ne nuk janë kontestuese faktet që i shpalosi kryetari Shilegov, por është me rëndësi perceptimi që ka pushteti ndaj figurës së Nënë Terezës. Nëse nobelistja e vetme nga Shkupi, Nënë Tereza, nuk është një figurë me përmasa botërore që e nderon më shumë se askush tjetër qytetin tonë dhe gjithë shtetin, dhe një figurë që e kthen vëmendjen e gjithë botës drejt nesh, atëherë ne kemi problem serioz me faktin se cili është standardi i vlerësimit të figurave të këtilla. Derisa bota mundohet të nxjerrë figura të këtij profili edhe aty ku nuk ka realisht, ndërsa ne duke e pasur një figurë të tillë ta nëpërkëmbim duke ia zhdukur gjurmët e pranisë së saj në kryeqytet, kjo më shumë flet keq për ne sesa për të.

Prandaj, unë jam sot këtu që ta lus kryetarin Shilegov të gjejë një zgjidhje, qoftë duke e kthyer atë në pronë publike, qoftë duke ndjekur procedurë gjyqësore ose duke gjetur mundësi të tjera çfarëdo qofshin ato, pos kësaj gjendjeje të turpshme që e shohim sot këtu. Kërkesat tona janë modeste: të rikthehen shenjat e themeleve të shtëpisë së Nënë Terezës, të krijohet një shteg për të vendosur lule në pllakën përkujtimore dhe teksti i pllakës ta reflektojë identitetin dygjuhësh të kryeqytetit, të sanksionuar edhe me ligj.

Ajo që është për keqardhje, është se kryetari Shilegov lejon që “qytetarë të ndërgjegjshëm në mënyrë vullnetare të mund t’i mbulojnë gjurmët e shtëpisë së Nënë Terezës”, ndërsa Qyteti i Shkupit, si bashkësia më e madhe e vetëqeverisjes vendore me pushtet ekzekutiv, nuk paska mundësi të bëjë asgjë për ta rikthyer në gjendjen paraprake një pikë të rëndësishme pelegrinazhi dhe turizmi në kryeqytet, e cila – pos tjerash – flet për gjurmët e bamirësisë që kanë buruar nga ky vend dhe janë shpërndarë në gjithë botën.

Sidoqoftë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, përkatësisht Departamenti për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, nuk do të ndalet këtu. Duke pritur mbështetje edhe nga opinioni më i gjerë, ne prej sot do të fillojmë të kërkojmë përkrahje edhe nga faktorë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa do t’i drejtohemi me letër edhe kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut, që edhe ai të ndihmojë në mënyrën e tij për t’i ndërgjegjësuar autoritetet tona për rëndësinë e prezantimit të personalitetit të Nënë Terezës.

Ju faleminderit! 14.5.2020, Shkup Prof. dr. Skender Asani, Drejtor i ITSHKSH-së

III.4. Fjalimi i tretë i drejtorit të ITSHKS-së, Skender Asani, pas heqjes së shenjave të themeleve të shtëpisë së Nënë Terezës:

PAS REAGIMEVE, HAPET SHTEGU DERI TE PLLAKA PËRKUJTIMORE E GONXHE BOJAXHIUT

Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së

Të nderuar përfaqësues të medieve!

Jemi sot këtu, disa institucione, që jemi bashkuar pa dallim etnie e përcaktimi tjetër, si dhe pa kurrfarë tendence, por duke u lidhur gjithnjë dhe vetëm për emrin e nobelistes sonë të madhe nga Shkupi – Nënë Terezës. Përveç Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, që e përfaqësoj unë, këtu është edhe Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, Shoqata Qytetare “Shkupjania Nënë Tereza” – Shkup dhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” – Strugë.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Ne jemi sot këtu që t’jua kumtojmë se – për fatin e mirë të të gjithëve – Qyteti i Shkupit ka reflektuar dhe, ndonëse bëhet fjalë për një pronë të privatizuar padrejtësisht dhe në kushte të tjera, është arritur të gjendet një zgjidhje, duke mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur lule te pllaka përkujtimore e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, si dhe për përcaktimin e vijave të themeleve të shtëpisë Bojaxhiu.

Duke falënderuar Qytetin e Shkupit dhe të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, ne e përshëndesim këtë vendim dhe shpresojmë që mos të ketë nevojë të shtrohet më kjo çështje.

E kur jemi këtu, duam ta përmendim edhe një fakt tjetër, që është po i aq i rëndësishëm.Ky bredh, që është në këtë park, në të vërtetë është bredhi që Nënë Tereza më 1980 – gjatë vizitës së saj në Shkup – e ka mbjellë me duart e saj, duke e shënuar pikën ku dikur ka qenë shtëpia e saj. Prandaj, duke i pasur parasysh këto elemente, ne në të ardhmen do të hartojmë një elaborat që do t’u dorëzohet institucioneve përkatëse të kulturës, që kjo zonë të shpallet e mbrojtur dhe të mos mund të rrezikohet më nga askush në të ardhmen.

Figura e Nënë Terezës është pasuria më e madhe shpirtërore që mund ta ketë një shtet si ky i yni për faktin se ajo prej këtu doli në botën e madhe, ku i shpërfaqi të gjitha vlerat më kulmore të humanizmit dhe solidaritetit, prandaj kërkojmë që institucionet tona të gjejnë një modalitet ligjor për ta shpallur trashëgiminë e saj shpirtërore e materiale si aset kombëtar nën mbrojtjen e shtetit.

Themelet e shtëpisë së Nënë Terezës janë pika mbase më e rëndësishme e historisë së një personaliteti që e ka nderuar më shumë se askush tjetër qytetin tonë në botë, ndërsa – përveç të tjerash – ajo është pika e vetme e pelegrinazhit në Shkup, si dhe një pikë e rëndësishme turistike e kryeqytetit. Prandaj, duke i pasur në konsideratë këto fakte, ne do të jemi këtu gjithnjë për ta afirmuar këtë ide, ndërkaq jemi shumë të bindur se edhe autoritetet do të jenë po kaq të interesuara për këtë.

E derisa të gjithë jemi në favor të promovimit të personalitetit të figurës dhe veprës së Nënë Terezës, në frymën e dashurisë e mirëkuptimit që ajo e promovonte në botë, do të donim që edhe teksti i pllakës përkujtimore këtu ta reflektojë respektin tonë të ndërsjellë qytetar, si dhe përkufizimin ligjor për përdorimin e gjuhëve në kryeqytetin tonë.

Mbrojtja e figurës dhe veprës së Nënë Terezës nuk kërkon kurrfarë protagonizmi shoqëror, për arsye se mbrojtja më e mirë që mund t’i bëhet

asaj, është qasja konstruktive e të gjithë neve, duke përfshirë edhe mediet, si ato në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë maqedonase, të cilat gjatë gjithë këtyre ditëve ishin në nivel të lakmueshëm të profesionalizmit dhe nuk lanë kurrfarë hapësire keqkuptimi publik. Kjo qasje profesionale meritojnë një duartrokitje nga të gjithë ne që ishim këtyre ditëve pjesëmarrës në këtë debat konstruktiv.

Me respekt: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup Shoqata Qytetare “Shkupjania Nënë Tereza” – Shkup Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” – Strugë Shkup, 19.5.2020

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

III.5. Një përgjigje ndaj atyre që po kërkojnë me shpejtësi të rikthehet gjendja siç ka qenë më parë në kompleksin që shënon gjurmët e dikurshme të shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës:

PUNËT E MIRA VIJNË NGADALË, POR JANË MË TË SIGURTA

Nga Skender ASANI

Pas një beteje të gjatë publike-mediatike, Qyteti i Shkupit dhe ITSHKSH-ja gjetën një pakt mirëkuptimi që situata problematike rreth zhvendosjes së gjurmëve që lidhen me trashëgiminë e Nënë Terezës, të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

Na vjen mirë që autoritetet e Shkupit reflektuan pozitivisht dhe zgjodhën rrugën e shtegdaljes, duke i lënë hapësirë dialogut dhe zgjidhjes me konstruktivitet të problemeve të paraqitura. Fillimisht u premtua se do të hapet një qasje që do të shërbejë si shteg për pelegrinazh në pllakën përkujtimore që shënon vendndodhjen e shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës dhe kjo u bë me vendosjen e zhavorit, pastaj edhe të disa pllakave, por krejt këto në funksion të gjetjes së zgjidhjes sa më adekuate.

Ne shpresojmë se ky projekt do të përfundojë brenda pak ditësh dhe kryetari i Shkupit, z. Shilegov, do ta mbajë fjalën, duke i rivendosur shenjat e themeleve të shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës dhe hapjen e një shtegu

për pelegrinazh. Me këtë do të shuhet edhe kureshtja e të gjithë atyre që këtyre dy ditëve ishin shumë të zellshëm me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjetet sociale.

Krejt këtë sqarim po e bëj në funksion të përgjigjes ndaj të gjithë skeptikëve qëllimmirë të cilët kërkojnë që brenda natës të kryhen këto punë, por, siç thotë populli, punët e mira vijnë ngadalë. Prandaj nuk kemi arsye të mos besojmë se Qytetit i Shkupit, ndonëse ka pranuar se ka qenë i ekspozuar ndaj presionit publik, kësaj radhe do të jetë në anën e duhur të krejt kësaj historie, duke u bërë edhe vetë pjesë e ruajtjes dhe kujdesit ndaj trashëgimisë shpirtërore e materiale të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës.

Ne në asnjë moment nuk kemi dashur që ta radikalizojmë situatën, qoftë me veprime konkrete, qoftë me gjuhën e shprehur publike, për arsye se konsiderojmë se Nënë Tereza nuk e meriton të bëhet mollë sherri në mes të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këto hapësira dhe më së paku të jemi ne si institucion shkaktar i polarizimeve të panevojshme. Përkundrazi, pikërisht fryma e saj e tolerancës dhe mirëkuptimit na ka shërbyer edhe neve, qoftë duke hapur fillimisht një departament për mbrojtjen dhe studimin e figurës dhe veprës së Nënë Terezës, qoftë duke dëshmuar me sjelljen tonë kulturën e mirëkuptimit qytetar, në mënyrë që edhe Qytetit të Shkupitt t’i lihet hapësirë për reflektim pozitiv.

Me këtë rast dua të them se në këtë betejë humane e civile nuk ishim vetëm, ndaj falënderoj publikisht edhe të gjitha ata që na mbështetën, sidomos Universitetin “Nënë Tereza”, IN Shtëpia Përkujtimore “Nënë Tereza”, shoqatat joqeveritare në Shkup e Strugë që mbajnë emrin e nobelstes sonë, mediet dhe gazetarët, si dhe të gjithë individët me vullnet të mirë.

Shkup, 20.5.2020

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

III.6. Reagime të shumta nga personalitete të shquara:

KËRKOJMË NGA AUTORITETET E SHKUPIT TA RIKTHEJNË LAVDINË E NËPËRKËMBUR TË NËNË TEREZËS!

Nga e djathta në të majtë: Mehmet Prishtina, Qamil Ismail Vlora, Marin Mema dhe Gazmend Boletini

Shkupi, këtyre ditëve, është bërë epiqendra e një denigrimi të paparë ndaj figurës së Gonxhe Bojaxhiut, e shenjta Nënë Tereza, e pranuar gjithkund në botë si humanistja më e madhe që ka pasur deri më sot njerëzimi. Por çuditërisht, vetëm autoriteteve zyrtare të Shkupit, si duket po u pengon fama dhe lavdia e Nënë Terezës, sepse s’ka si të shpjegohet ndryshe tendenca për ta denigruar atë maksimalisht, duke i fshirë dalëngadalë gjurmët e shtëpisë ku ajo para 110 viteve lindi dhe kaloi një pjesë të rinisë së saj.

Në vazhdën e këtyre denigrimeve, ditë më parë Qyteti i Shkupit e ndërmori një hap arbitrar, duke shkulur themelet e kësaj shtëpie dhe duke vendosur një park para pllakës përkujtimore të Nënë Terezës, me çka është

pamundësuar qasja deri te kjo pllakë. Me këtë veprim të shëmtuar autoritetet e Shkupit pamundësuan çfarëdo lloj pelegrinazhi që mund të bëhet në vendin ku dikur ka qenë shtëpia e Nënë Terezës.

Prandaj, ne fuqishëm e përkrahim Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe drejtorin Prof. Dr. Skender Asani në sensibilizimin që po ua bën veprimeve të shëmtuara të autoriteteve zyrtare të Shkupit, duke kërkuar njëherësh edhe rikthimin e gjendjes ashtu siç ka qenë më parë – rivendosjen e themeleve të shtëpisë së lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, hapjen e një shtegu për pelegrinazh dhe vendosjen e gjuhës shqipe në pllakën përkujtimore.

Ne e inkurajojmë z. Asani që të vazhdojë me përpjekjet e tij këmbëngulëse e argumentuese në rikthimin e lavdisë së nëpërkëmbur të figurës dhe veprës së Nënë Terezës, sepse vetëm duke mbrojtur vlerat që na afirmojnë në botën e civilizuar, ne mbrojmë një kauzë të drejtë për të cilën ishte angazhuar gjatë gjithë jetës Nënë Tereza – që të jetë në shërbim të njerëzve pa krah, e me shëndet të dobët, në shërbim të zërave që bota e luksit dhe shfrytëzimit i kishte shurdhuar.

Askush nuk do ta besonte se pikërisht në vendlindjen e Nënë Terezës, sot dikush do të guxonte që të shkulte themelet e shtëpisë së lindjes së saj, në emër të një rirregullimi të ri urbanistik, i cili nuk është asgjë tjetër, pos një diversion anticivilizues mbi vlerat që simbolizon emri dhe vepra e Nënë Terezës dhe gjithçka që lidhet me trashëgiminë e saj familjare.

Në emër të paraardhësve tanë, të cilët qysh para një shekulli Shkupin e kishin pjesë të kauzave të tyre liridashëse e humane, kërkojmë me ngulm nga faktorët politikë e institucionalë të Maqedonisë së Veriut që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta rikthyer në gjendje paraprake kompleksin historik ku para 110 viteve kishte lindur Nënë Tereza, duke i rivendosur themelet e shtëpisë së saj të lindjes dhe duke hapur shtegun për pelegrinazh deri te pllaka përkujtimore, e cila gjithsesi duhet të jetë e shkruar edhe në gjuhën amtare të Gonxhe Bojaxhiut.

Me respekt:

Përfaqësuesi i familjes së Ismail Qemalit, Qamil Ismail Vlora; përfaqësuesi i familjes së Hasan Prishtinës – Mehmet Prishtina; përfaqësuesi i familjes së Isa Boletiniit, Gazmend Boletini; për Gjurmë Shqiptare, Marin Mema; kryetari i SHSHKSH-së – Shoqatës së Shqiptarëve të Shperngulur nga Trojete Tyre, z. Jahja Lluka; përfaqësuesi i malësorëve

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

të Tring Ismailit dhe Ded Gjo Lulit - Martin Berisha; përfaqësuesi i familjes së heroit Afrim Zhitia -Sylë Zhitia; përfqësuesi i familjes së heroit Hajrullah Murtezi -Tërpeza, Ilir Murtezi; përfaqesues të AFEDS-së Shqiptarëve të Medvegjës-Muharrem Salihaj, Flora Ferati Sachsenmaier dhe Shkëlzen Boroci; studiuesit Mark Palnikaj, Pjeter Meta; aktivistët Irfan Domnori dhe Elida Jorgoni.

III.7. Raportime mediatike:

KUSH PO LUAN ME PLLAKËN E NËNË TEREZËS?!

Autoritetet e Shkupit duket se nuk e kanë me rëndësi se si duhet të duket pllaka përkujtimore e shtëpisë memoriale të “Nënë Terezës”.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov njëherë tha se pllaka do të qëndrojë e bllokuar dhe nuk do të investojë para publike për të krijuar qasje deri te pllaka, kurse tash një gjë e tillë sërish ndodhi.

Por edhe kjo rrugë qasëse nuk është praktike, sepse gurët qëndrojnë shumë larg njëri-tjetrit sa nuk mund t’i kapë me lehtësi një hap i njeriut.

Nga pamjet mund të shihet se në këtë vend në fillim është vendosur zhavor, por më pas është larguar.

Të gjitha këto ndryshime janë bërë nga Qyteti i Shkupit, bëri të ditur drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani.

“Dje ne kemi pasur një takim joformal me investitorin i cili është drejtor i Rrugëve të Shkupit dhe ai na ka premtuar se tërë natën do të punojë dhe do ta shtrojë një rrugë deri atje që dalëngadalë të rikthehen pozicionet ashtu siç kanë qenë, ndoshta edhe më mirë. Kjo që po e shohim sot nuk është ajo që e kemi kërkuar, por besoj se është një shenjë se do të bëhet diçka”, tha Skender Asani, drejtor i ITKSHSH-së.

Pyetëm në Qytetin e Shkupit se si u bë që Shilegov ndërroi mendje dhe a është kjo zgjidhje e përhershme? Na u përgjigjën se vendosja e gurëve erdhi pas reagimit të publikut dhe nuk kanë ndikim financiar shtesë, ndërkaq nuk treguan se a është kjo zgjidhje e përkohshme.

Qyteti i Shkupit:

“Në drejtim të tejkalimit të këtij problemi, Qyteti i Shkupit ka vendosur gjelbërim me të cilin mundësohet qasje deri te pllaka-përkujtimore.Këto pllaka janë nga rezervat e NP “Rrugë dhe rrugica” dhe vendosja e tyre nuk ka ndikim financiar shtesë”.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Ndërkaq Asani paralajmëroi edhe reagime të tjera deri sa të arrihet zgjidhje ideale dhe njoftoi se do të kërkojë që kjo hapësirë të shndërrohet në objekt të mbrojtur kulturor.

“Po qe se neglizhohet kjo dhe manipulohet ky reagim i yni, unë besoj se kështu si jemi mbledhur sot, ne do t’i përdorim edhe reagimet e tjera si institucionale, por edhe qytetare”, tha Skënder Asani, drejtor i ITKSHSHsë.

Reagimeve u janë bashkëngjitur edhe Shtëpia Muze “Nënë Tereza”, Universiteti “Nënë Tereza” dhe shoqatat “Nënë Tereza” në Strugë dhe Shkup. Debati për bllokimin e pllakës ka një javë që po zhvillohet, por ende pa zgjidhje të denjë. /TV SHENJA, 19.05.2020 /

III.8. Reagon Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Etnike në Prishtinë, si dhe ShHB “Nënë Tereza” nga Struga:

TË KTHEHEN MENJËHERË SHENJËZIMET DHE THEMELET E SHTËPISË SË NËNË TEREZËS NË SHKUP

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Etnike në Prishtinë me reagim ndaj heqjes së shenjëzimit të shtëpisë në Shkup të shenjtëreshës Nënë Tereza

Në mbledhjene e mabjtur të kryesisë së SHKSHSHDH-së u vendos që të bëjmë reagim me shkrim drejtuar instancave shtetërore të Maqedonisë së Veriut që t’i kthejnë shenjëzimet e themeleve të shtëpisë së shenjtërisë sonë dhe të mbarë botës, Nënë Terezës.

Qyteti i Shkupit, kohë më parë, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë arsyteim, e pa u marrë as vendimi paraprak në instancat komunale e as në ato shtetërore, por në mënyrë dinake, i ka hequr shenjat që simbolizonin vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së shenjëtërisë, Nënë Terezës, aty ku ajo u lind , në sheshin qendror në Shkup.

Kjo ka nxitur indinjatë te qytetarët shqiptarë, ka nxitur reagimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që kërkon kthimin sa më parë të këtyre shenjave, dhe do të njoftojë përfaqësitë diplomatike dhe Vatikanin.

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Etnike në Prishtinë kerkon nga komuna e Shkupit që t’i kthejë shenjat në sheshin e qytetit që simbolizonin themelet e shtëpisë në të cilën kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu, e shenjta Nënë Tereza. Këto shenja ndodheshin mbi asfalt në një pjesë të sheshit kryesor në hyrje të qendrës tregtare të qytetit. Qyteti i Shkupit i hoqi ato gjatë një rinovimi që i bëri kësaj pjese të sheshit dhe pikërisht në vendin ku ndodheshin shenjat, bashkia mbolli bar. E gjithë kjo ndodhi gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Një reagim të ngjashëm e bëjme edhe ne Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Etnike dhe kërkojmë që sa më parë të kthehen shenjëzimet e të ruhen ato që janë pasuri shtetërore dhe traditë e kujtesës historike e kulturore. Me Nënë Terezën krenohet mbarë bota e në veçanti këtë krenari duhte ta ndjejë populli shqiptar që i përket e shenjtëruara Nënë Tereza, e po ashtu edhe qyteti i Shkupit.

Me shpresë se reagimi ynë do të mirëkuptohet si një ndihmesë për komunën e Shkupit, na mban shpresa se sërish do të kthehet shenjëzimi që është symbol i identitetit human e njerëzor të Qytetit të Shkupitt dhe të vetë qytetarëve.

Prishtinë, 16 maj 2020

Kryetari i SHSHKSH-së Jahja Lluka

Dokument: Reagim i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” nga Struga, ndaj heqjes së shenjave të themeleve ku ka qenë shtëpia e Nënë Terezës

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

III.9. Pas presionit të madh publik Qyteti i Shkupit korrigjon gabimin

KA MBARUAR ME SUKSES BETEJA PËR RIKTHIMIN E DINJITETIT TË NËPËRKËMBUR TË NËNË TEREZËS

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof Dr.Skendr Asani, bashkë me përfaqësuesit e institucioneve tjera, qëndrojnë në sheshin e Qytetit të Shkupit, ku nëpërmjet medieve dhe opinionit publik kërkojnë që vendi ku ka qenë shtëpia e Nënës Tereze të kthehet në gjendjen e mëparshme

“Figura e Nënë Terezës është pasuria më e madhe shpirtërore që mund ta ketë një shtet si ky i yni për faktin se ajo prej këtu doli në botën e madhe, ku i shpërfaqi të gjitha vlerat më kulmore të humanizmit dhe solidaritetit, prandaj kërkojmë që institucionet tona të gjejnë një modalitet ligjor për ta shpallur trashëgiminë e saj shpirtërore e materiale si aset kombëtar nën mbrojtjen e shtetit”, tha Prof. Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së.

Sot përfundimisht ka mbaruar me sukses beteja për rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur të fugurës së Nënë Terezës, me rivendosjen e gjurmëve të themeleve të shtëpisë së lindjes së saj dhe rihapjen e një shtegu që shpie te pllaka përkujtimore.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në krye me drejtorinProf. Dr. Skender Asani është bartës i këtij suksesi, ku nuk munguan edhe presionet publike të medieve e asociacioneve të ndyrshme.

Sot në Shkup, përpos ITSHKSH-së në një konferencë për medie, kishin ardhur edhe Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, Shoqata Qytetare “Shkupjania Nënë Tereza” – Shkup, Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” – Strugë, të cilët shprehën kënaqësinë e tyre që, më në fund, u gjet një mirëkuptim me Qytetin e Shkupit, që një padrejtësi e shkaktuar kohët e fundit, të korrigjohet dhe gjendja të rikthehet siç ka qenë më parë.

Për të shprehur detajet e këtij mirëputimi, dr. Skender Asani, para medieve dhe gjithë opinionit publik tha se jemi sot këtu, disa institucione, jemi bashkuar pa dallim etnie e përcaktimi tjetër, si dhe pa kurrfarë tendence, por duke u lidhur gjithnjë dhe vetëm për emrin e nobelistes sonë të madhe nga Shkupi – Nënë Terezës.

“Përveç Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, që e përfaqësoj unë, këtu është edhe Universiteti “Nënë Tereza” – Shkup, IN Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës – Shkup, Shoqata Qytetare “Shkupjania Nënë Tereza” – Shkup dhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” – Strugë.

Ne jemi sot këtu që t’jua kumtojmë se – për fatin e mirë të të gjithëve – Qyteti i Shkupit ka reflektuar, dhe ndonëse bëhet fjalë për një pronë të privatizuar padrejtësisht dhe në kushte të tjera, është arritur të gjendet një zgjidhje, duke mundësuar hapjen e një shtegu për të vendosur lule te pllaka përkujtimore e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, si dhe për përcaktimin e vijave të themeleve të shtëpisë Bojaxhiu.

Duke falënderuar Qytetin e Shkupit dhe të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, ne e përshëndesim këtë vendim dhe shpresojmë që të mos ketë nevojë të shtrohet më kjo çështje.

E kur jemi këtu, duam ta përmendim edhe një fakt tjetër, që është po i aq i rëndësishëm.Ky bredh, që është në këtë park, në të vërtetë është bredhi që Nënë Tereza më 1980 – gjatë vizitës së saj në Shkup – e ka mbjellë me duart e saj, duke e shënuar pikën ku dikur ka qenë shtëpia e saj. Prandaj,

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

duke i pasur parasysh këto elemente, ne në të ardhmen do të hartojmë një elaborat që do u dorëzohet institucioneve përkatëse të kulturës, që kjo zonë të shpallet e mbrojtur dhe të mos mund të rrezikohet më nga askush në të ardhmen.

Figura e Nënë Terezës është pasuria më e madhe shpirtërore që mund ta ketë një shtet si ky i yni për faktin se ajo prej këtu doli në botën e madhe, ku i shpërfaqi të gjitha vlerat më kulmore të humanizmit dhe solidaritetit. Prandaj, duke i pasur parasysh këto elemente, ne në të ardhmen do të hartojmë një elaborat që do u dorëzohet institucioneve përkatëse të kulturës, që kjo zonë të shpallet e mbrojtur dhe të mos mund të rrezikohet më nga askush në të ardhmen.

Themelet e shtëpisë së Nënë Terezës janë pika mbase më e rëndësishme e historisë së një personaliteti që e ka nderuar më shumë se askush tjetër qytetin tonë në botë, ndërkaq – përveç tjerash – ajo është pika e vetme e pelegrinazhit në Shkup, si dhe një pikë e rëndësishme turistike e kryeqytetit. Prandaj, duke i pasur në konsideratë këto fakte, ne do të jemi këtu gjithnjë për ta afirmuar këtë ide, ndërsa jemi fort të bindur se edhe autoritetet do të jenë po kaq të interesuara për këtë.

E derisa të gjithë jemi në favor të promovimit të personalitetit të figurës dhe veprës së Nënë Terezës, në frymën e dashurisë e të mirëkuptimit që ajo e promovonte në botë, do të donim që edhe teksti i pllakës përkujtimore këtu ta reflektojë respektin tonë të ndërsjellë qytetar, si dhe përkufizimin ligjor për përdorimin e gjuhëve në kryeqytetin tonë.

Mbrojtja e figurës dhe veprës së Nënë Terezës nuk kërkon kurrfarë protagonizmi shoqëror, për arsye se mbrojtja më e mirë që mund t’i bëhet asaj është qasja konstruktive e të gjithë neve, duke përfshirë edhe mediet, si ato në gjuhën shqipe, ashtu edhe ato në atë maqedonase, të cilat gjatë gjithë këtyre ditëve ishin në nivel të lakmueshëm të profesionalizmit dhe nuk lanë kurrfarë hapësire keqkuptimi publik. Kjo qasje profesionale meriton një duartrokitje nga të gjithë ne që ishim këtyre ditëve pjesëmarrës në këtë debat konstruktiv”, tha dr, Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së në Shkup.

III.10. Në prag të 40-vjetorit të vizitës së Nënë Terezës në Shkup

KAUZAT HUMANE TË NËNË TEREZËS, UDHËRRËFYES PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN TONË

Sot në sheshin qendror të Shkupit, para nesh po hapet një prej skenave më të bukura që ndërlidhet me një ngjarje të shënuar, që ka ndodhur këtu e dyzetë (40) vite më parë, atëherë kur bija e qytetit tonë, e Shkupit tonë të lashtë, Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, vizitoi vendlindjen e saj dhe me atë rast u shpall QYTETARE NDERI E SHKUPIT.

Ne si Institut i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në koordinim edhe me Universitetin “Nënë Tereza”, Shtëpinë e Muzeut NËNË TEREZA, Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, Shoqatën Qytetare ‘Shkupjania Nënë Tereza’, ndihemi të privilegjuar që po e nderojmë kujtimin për Nënë Terezën, pikërisht në një moment kur të gjithë së bashku, me ndihmën edhe të autoriteteve të Qytetit të Shkupitt, po i rikthejmë gjurmët e traditës dhe identitetit, që lidhen me vendin ku kishte lindur Nënë Tereza dhe me gjuhën e saj. Tash e tutje gjuha e Nënë Terezës do të jetë e stampuar bashkë me gjuhët e tjera në pllakën përkujtimore,një fakt ky që plotëson mozaikun e realitetetit tonë shumetnik e shumëgjuhësor.

Ne si institucione dhe si shoqëri civile e kemi obligim ta ruajmë trashëgiminë kulturore e shpirtërore të figurës sublime të Nënë Terezës, e cila për ne shkupjanët mbetet simboli më autentik i një aseti kombëtar, që tash e tutje do të duhej të mbrohej edhe me ligj. Vetëm në këtë mënyrë mund të patentohet trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore që na e la Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, duke filluar që nga fëmijëria e saj, në kalldrëmin e Shkupit të lashtë e deri në frymën e fundit, në Kalkutën e largët, atje ku ajo mirësinë njerizore e shndërroi në mision.

Nënë Tereza është simboli më përbashkues i vlerave e aspiratave tona, sepse vetë fryma që ajo e promovoi në botë ishte një shkollë e tërë ku bota

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

kishte rastin të mësojë mbi tolerancën, mirëkuptimin, paqen, mëshirën, dhembshurinë, humanizmin etj.

Nuk është edhe aq lehtë të bëhesh nxënës i kësaj shkolle, prandaj ne si institut kemi themeluar një departament të posaçëm, i pari i këtij lloji në botë, i cili do të merret me studimin dhe kultivimin e shumanshëm të figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës, duke ngritur në shkallë institucionale kulturën e mbamendjes kolektive.

Sot kur po flasim për figurën sublime të Nënë Terezës, nuk do të donim që emrin e saj ta përdorim për ndonjë betejë që do të ishte në kundërshtim me frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit që ajo praktikonte.

Ne si ITSHKSH dhe si shoqëri civile nuk kemi dashur që debatin tonë argumentues ta vendosim brenda ndonjë konteksti që do ta përjashtonte figurën e Nënë Terezës nga imazhi i urtësisë dhe dashurisë për gjithë njerëzimin. Përkundrazi jemi munduar, dhe kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen, që nëpërmjet debateve civilizuese të demonstrojmë në praktikë se i përkasim frymës dhe nurit që rrezaton emri dhe lavdia e Nënë Terezës. Pra, në asnjë mënyrë nuk do të donim që me veprimet tona të hedhim hije mbi këtë frymë, e me këtë t’i minojmë urat e bashkëpunimit në mes etnive e feve tona.

Çdo shtet dhe çdo shoqëri i ka brendet e veta, me të cilat mburret. Fati ynë është që simbolika e identifikimit tonë kalon përmes një figure që tashmë është ngritur në monument planetar, ndërkohë që një shoqëri që identifikohet me madhështinë e Nënë Terezës, duhet të punojë që fryma e saj të jetë e pranishme në çdo pore të saj. Sepse nuk mjafton që ne të identifikohemi me të, por edhe të jemi shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit të çdoditshëm.

Nderimi më i mirë që mund t’i bëhet figurës madhore të Nënë Terezës në 40-vjetorin e shpalljes QYTETARE NDERI E SHKUPIT, është përvetësimi nga ana e jonë e kuazave humane të Nënë Terezës, duke i vendosur ato në kontekst tëkomunkimit dhe mirëkuptimit tonë qytetar.

Shkup, 27 qershor 2020

Prof. dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH-së

III.11. Një nismë e mbarë e realizuar

INSTITUCIONALIZOHET DEPARTAMENTI PËR HULUMTIMIN DHE DOKUMENTIMIN JETËS DHE VEPRËS SË NËNË TEREZËS

Përfaqësuesit e të gjithë insitucioneve duke vendosur lule në pllakën memoriale të Nënës Terze, me rastin e 40-vjetorit nga Shpallja e saj si “QYTETARE NDERI E QYTETIT TË SHKUPIT”

Dyzet vjet më parë nobelistja e paqes Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza u shpall qytetare nderi e Shkupit. Sot, pas dyzet vjetësh, në vendin ku gjendet shtëpia ku u lind ajo në qendër të Shkupit, u vendosën lule.

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve njoftoi se departamenti i cili do të duhet të grumbullojë dhe arkivojë kujtime për Nënë Terezën tashmë është regjistruar edhe në Regjistrin Qendror, ka marrë tiparin e një institucioni shtetëror.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

“Do të merret me studime dhe kultivimin e shumëanshëm të figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës, duke e ngritur në shkallë institucionale kulturën e mbamendjes kolektive”, tha Skender Asani.

Vendimi për institucionalizimin e departamentit u dorëzua në fushatë zgjedhore nga ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Arbër Ademi.

Pllaka përkujtimore tashmë reflektonte prejardhjen e saj, sepse shkruante edhe në shqip, por që të vendosen lulet në pllakën përkujtimore duhej të shkilej bari, sepse ende nuk është krijuar shtegu që të dërgon tek ajo.

Por, nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore dhe Shoqata humanitare “Nënë Tereza” në Strugë edhe sot kërkuan që të krijohet shtegu deri te pllaka përkujtimore.

“Në fund shpresoj se do të ketë zgjidhje të shpejtë për regullim të pllakës përkujtimore dhe hapësirës nga ana e qytetit”, u tha nga Shoqata “Nënë Tereza”.

Nevoja për formimin e një shtegu që do të mundësonte qasje deri te pllaka erdhi pasi hapësira para pllakës u mbulua me gjelbërim.

Shkup, 27.6.2020

III.12. Fjalimi i kryetarit të SH.Q “Shkupjania Nëna Tereze”, Dimçe Petrushevski:

40-VJET NGA SHPALLJA NËNËS TEREZE “QYTETARE NDERI E QYTETIT TË SHKUPIT”

Të nderuar të pranishëm, të nderuara media...

Sot shënohen plot 40 vite nga shpallja e Gonxhe Bojaxhiut-Shën Nënës Tereze, “Qytetare Nderi e Qytetit të Shkupit”

Në këtë ditë, 40 vjet më parë, më 27 qershor të vitit 1980, Nënë Tereza erdhi në qytetin e saj të lindjes në Shkup për të tretën herë me rradhë, me ftesë të kryetarit të atëhershëm Metodi Antov.

Ajo erdhi erdhi bashkë me katër motrat e saja të mëshirës, të cilat do ti lente në Shkup me qëllim që tu shërbejnë të varfërve, të padëshiruarve dhe të sëmurëve, në emër të Zotit dhe të dashurisë.

Kryetari Metodi Antov, e mirëpriti shumë ngrohtë dhe e përshëndeti Nënën Tereze bashkë me motrat e saja, në hapësirat e komunës.

Ishte një nder i madh që një çmim i tillë “Qytetare Nderi e Qytetit të Shkupit”, ti jepet një qytetareje të merituar, një bashkëqytetareje tonës, Shkupjanes Gonxhe Bojaxhiu, humanistes më të famshme dhe Nobelistes Nënës Tereze.

Në ato momente gëzimi dhe kënaqësie, kryetari Metodi Andov, do të thotë këto fjalë miradije:

“Në emër të Këshillit të qytetit të Shkupit, ju uroj mirëseardhje të përzemërta në qytetin tuaj. Ju përgëzoj për marrjen e çmimit Nobël për Paqe. Shkupi u bë shndërrua në një qytet të solidaritetit dhe humanizmit në një shkallë globale, menjëherë pas tërmetit katastrofal të vitit 1963. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës që ju me autoritetin tuaj human pa u kursyer u angazhuat dhe lobuat në të gjithë botën, për të ndihmuar në zbutjen e pasojave katastrofike të tërmetit. Shkupi juaj është krenar për punën tuaj sot. Ne ju shpallim një Qytetare të Merituar të vendlindjes tuaj. Ju jeni krenaria jonë. Shkupi dhe Maqedonia janë me ju.”

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Me varfërinë e saj, Nënë Tereza e mori pllakatën “Qytetare Nderi e Qytetit të Shkupit” dhe tha: “Ju faleminderit nga thellësia e zemrës sime për gjithë këtë. Më vjen mirë që u këtheva përsëri pas 52 vjetësh. Megjithëse Shkupi ka ndryshuar shumë, duket krejtësisht ndryshe, për mua Shkupi është qyteti ku kam lindur, ku e kalova fëmijërinë së bashku me familjen time, një vend ku isha tejet e lumtur. Ishin ditë të bukura ato. Tani unë jam veçanërisht e lumtur që motrat tona do të jenë në gjendje t’i japin dashurinë e tyre popullit tonë si një falënderim për të gjithë këtë. Ne e japim dhe e bëjmë këtë nga zemra. Shpresoj se të gjithë së bashku po bëjmë diçka të bukur për Zotin”.

Ndërsa për mirënjohjen do t’i thotë këto fjalë: “Kam pranuar shumë çmime në emër të të varfërve në Botë. Fitova dhe çmimim Nobël për Paqe, por këtë mirënjohje nga Shkupi, e kam veçanërisht në zemër, sepse do ta pranoj nga bashkëqytetarët e mi – Shkupjanët. Do ta ruaj në zemër.”

Po të njëjtën ditë, me të njëjtin rast, Nënë Tereza, Metodi Antov dhe Peshkopi Josip Herbut do të mbjellin nga një bredh në emër të dashurisë dhe mëshirës.

Pikërisht ato pemë po rriten këtu përpara nesh sot, ndërsa nën to po qëndron pllaka përkujtimore në vendin e saj të lindjes, si dëshmi e shtëpisë ku lindi Gonxhe Bojaxhiu, e cila është vendosur në vitin 2000, nga ana e SHQ “Shkupiania Nënë Tereza” - Shkup.

Një ditë më pas, më 28 qershor 1980, Nënë Tereza do të vizitojë varrin e babit të saj Nikollë Bojaxhiut, duke kujtuar kujtime nga fëmijëria, dhe duke i cituar këto fjalë të tij: “Njeriu lind i vetëm dhe jeton me të gjithë të tjerët”.

Në fund, shpresoj për një zgjidhje sa më të shpjetë për rregullimin e pllakës përkujtimore dhe hapësirës përreth saj, nga ana e Qytetit të Shkupit.

Shkup, 27.06.2020

Dimçe Petrushevski Kryetar i SHQ “Shkupiania Nënë Tereza” - Shkup.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Dokument: Kërkesa që SH.Q “Shkupjania Nëna Tereze”nga Shkupi, i dorëzoi kryetarit të Qytetit të Shkupit, Z.Shilegov, me qëllim të kthimit të pllakës përkujtimore në gjendjen e mëparshme, dhe rregullimin e hapësirës rreth saj

III.13. Koment

PËR NJË SHKUP TË TOLERANCËS DHE PA POLARIZIME

Një shoqëri që identifikohet me madhështinë e Nënë Terezës, duhet të punojë që fryma e saj të jetë e pranishme në çdo pore të saj

Nga dr. Skender ASANI

Historia e transformimeve historike e sociale në Maqedoninë e sotme, që prej një viti ka një emërtim të ri gjeografik, gjithmonë është përcjellë edhe me dilemën nëse ajo do të mbështetet në polarizime dhe stereotipe apo në tolerancë dhe mirëkuptim.

Maqedonia e Veriut ndonëse shoqëri me diversitete etnike, fetare e gjuhësore, nuk e ka luksin të bartë mbi shpinë animozitetet e së kaluarës, që në të shumtën e rasteve ishin të imponuara nga politikat hegjemoniste të Beogradit.

Tani kur shteti ka marrë datën e negociatave me BE-në dhe kur është bërë anëtar fuqiplotë i NATO-s, është anakronike të flitet për hendeqe që i bëjnë të pakapërcyeshme kalimet kulturore e civilizuese në mes të etnive. Sigurisht që ndryshimet nuk do ta kenë efektin e shkopit magjik, por ajo që është tepër esenciale të thuhet lidhet, para se gjithash, me gjeopolitikën e ndryshimeve rajonale, ku Maqedonia e Veriut përfundimisht është shkëputur nga ethet e ftohta të stepave dhe nga të gjitha ndikimet që vijnë prej andej.

Çdo shtet dhe çdo shoqëri i ka brendet e veta, me të cilat mburret. Dikush ka një simbol qëndrese, një tjetër ka një zbulim shkencor, kinezët, bie fjala, e kanë murin e tyre grandioz, me të cilin kanë tërhequr vëmendjen e gjithë botës tash e disa qindra vjet.

Fati ynë është që simbolika e identifikimit tonë kalon nëpërmjet një figure që tashmë është ngritur në monument planetar, ndërkohë që një shoqëri që identifikohet me madhështinë e Nënë Terezës, duhet të punojë

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

që fryma e saj të jetë e pranishme në çdo pore të saj. Sepse nuk mjafton që ne të identifikohemi me të, por edhe të jemi shembull i tolerancës dhe mirëkuptimit të çdoditshëm. Madje ne si shtet dhe si shoqëri jemi vonuar në kodifikimin legjislativ të shëmbëlltyrës së Nënë Terezës, duke e konservuar trashëgiminë e saj edhe në rrugë ligjore.

ITSHKSH-ja mund të jetë mbase institucioni i vetëm në botë që në kuadër të fushëveprimit të vet ka përfshirë edhe një segment të rëndësishëm të zhvillimit shkencor e hulumtues, duke themeluar Departamentin për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. Studiuesit dhe hulumtuesit e këtij departamenti kanë objektiva të qarta që të riaktualizojnë gjithë historinë familjare e individuale të Nënë Terezës, duke e digjitalizuar një pjesë të madhe të materialit arkivor, i cili pastaj do të na shërbente për projekte e ide që lidhen me veprimtarinë botuese, filmike-dokumentare dhe me projekte të caktuara shkencore.

Qyteti i Shkupit ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes për disa veprime të ngutshme që nuk i bënin nder bashkëqytetares sonë, Gonxhe Bojaxhiut. Efektet e kësaj ngutje fatkeqësisht patën edhe impakt shoqëror, pasi një debati konfrontues në mes autoriteteve të Shkupit dhe neve që përfaqësonim zërin e pavarur të qytetarisë.

Por, mënyra se si e zhvilluam dhe e plasuam në opinionin publik këtë debat, krijoi një efekt pozitiv, duke u mundësuar krerëve të Qytetit të Shkupitt të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje që do kthente situatën në gjendjen paraprake, që nënkupton kthimin e gjurmëve që shënjojnë themelet shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës, hapjen e shtegut për pelegrinazh te pllaka përkujtimore, që nënkupton edhe përfshirjen e realitetit gjuhësor brenda asaj pllake.

Jemi në pritje të përmbushjes së premtimeve që i ka dhënë i pari i Qytetit të Shkupitt, z. Shilegov, i cili me deklaratat publike ka dhënë shpresë se kur arsyeja dominon mbi inatet politike, është i mundur çdo kompromis, por edhe çdo hap që na bën të barabartë në rrugëtimin tonë drejt asaj që dikur Nënë Tereza thoshte: “Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të”.

III.14. Koment

NËNË TEREZA - GJURMA QË NUK ZHBËHET

Sa budalla duhet të jesh,që të mendosh se do të gjesh sot shqiptar që do të ndihet indiferent, kur dikush guxon të prekë mbi gjurmët katolike të shqiptarësisë së Shkupit.

Nga Emin AZEMI

Një gur në sy është bërë për autoritetet e Shkupit figura dhe vepra e Nënë Terezës. Tash së fundmi, në emër të ‘zbukurimit’ të Shkupit, me vendosjen e një parku prej kartoni para pllakës përkujtimore të shtëpisë së lindjes së Nënë Terezës, autoritetet e Shkupit dëshmuan botërisht se sa qesharakë e joseriozë janë edhe kur mundohen ta zhbëjnë një histori dhe një të kaluar. Gjurmët e shtëpisë së shenjtores shqiptare, aty ku para 110 vjetëve lindi Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza, nuk mund t’i mbulojë ky instalacion që emrin e ka park, sepse gjurmët nuk fshihen mekanikisht. Gjurmët mund të fshihen vetëm nëse del nga kujtesa një emër a një vepër. Me këtë veprim të shëmtuar, autoritetet e Shkupit rrënjosën edhe më thellë në kujtesën e shqiptarëve dhe gjithë botës së qytetëruar emrin dhe lavdinë e Nënë Terezës.

Sa jokreativ paskan qenë këta që e udhëheqin sot Shkupin, teksa kanë menduar se veprimet e tyre të shëmtuara mund t’i ndërmarrin në kohën kur botën e ka kapluar një pandemi e neveritshme dhe kur në vijim e sipër është muaji i Ramazanit.

Ish-nomenklatura politike e komunistëve maqedonas (Kolishevski, K. Cërvenkovski, Mojsov, Gligorov) pretendonin se identiteti fetar i shqiptarëve të këtyre trevave është me mbidominim mysliman dhe në emër të kësaj mendësie ata janë munduar të shkulin nga kujtesa kolektive rrënjët jomyslimane të shqiptarëve. Kështu vepruan me ortodoksinë shqiptare të Rekës së Epërme, prej nga u shpërngulën jo vetëm fizikisht mijëra familje,

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

por prej atje u zhbë edhe sentimenti i të qenit shqiptar me përkatësi të krishterë.

Recidivizmi i komunizmit maqedonas u rishfaq sërish këtyre ditëve mu në qendër të Shkupit, duke i vënë para një sprove false shqiptarët, për të cilët ende mendohet se ata para myslimanizmit të tyre, pikërisht në muajin e Ramazanit, nuk vënë asgjë tjetër, madje as të krishterën Gonxhe Bojaxhiu. Por, kjo është një lajthitje lapidare, për arsye se shqiptarët janë shembulli më unik në bota brenda të cilëve bashkëjetojnë në harmoni tri religjione dhe ata kanë hyrë tashmë edhe në analet e udhëpërshkruese të huaj si respektues fanatikë të fesë së tjetrit.

Shqiptarët e Shkupit, ndonëse myslimanë, treguan solidaritet të paparë gjatë Luftës së Dytë Botërore teksa shpëtuan nga kthetrat naziste dhjetëra familje hebraike dhe kjo i bën ata të vaçantë për sa i përket tejkalimit të përkatësisë fetare në emër të veprave humane e fisnike.

Sa budalla duhet të jesh, që të mendosh se do të gjesh sot shqiptarë që do të ndihet indiferent kur dikush guxon të prekë mbi gjurmët katolike të shqiptarësisë së Shkupit.

III.XV. Koment

SHQIPJA E NËNË TEREZËS RIKTHEHET NË FOLENË E SAJ

Kjo çka po ndodh aktualisht në Shkup flet për mënyrën se si mund të menaxhohet një kauzë e drejtë, pa pasur nevojë të përdoret ‘artileria politike’.

Nga Emin Azemi

Kjo çka po ndodh aktualisht në Shkup flet për mënyrën se si mund të menaxhohet një kauzë e drejtë, pa pasur nevojë të përdoret ‘artileria politike’.

Beteja për vendosjen e dinjitetit në vendin e duhur, po ndodh me rikthimin e shenjave identifikuese e civilizuese , siç mund të jetë gjuha. Ky rikthim po ndodh në 40-vjetorin e shpalljes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës - QYTETARE NDERI e Shkupit (1980), duke hapur një kapitull të ri në betejat tona kulturore e shoqërore, aty ku edhe duhet të realizohet barazia e plotë e njerëzve të këtij nënqielli. Kjo çka po ndodh aktualisht në Shkup flet për mënyrën se si mund të menaxhohet një kauzë e drejtë, pa pasur nevojë të përdoret ‘artileria politike’. Ende është herët të hapet shampanja e ngazëllimit, por ajo që duket hëpërhë, inkurajon fillet e një procesi, i cili nëse ushqehet me kondicion të koordinuar shoqëror, ka gjasa të vendosë një linjë përkufizuese që ndan letargjinë e ankimeve nga aksioni qytetar.

Beteja për gjuhën shqipe nuk është kurrfarë zbulimi e as befasie, por dinjiteti që po vendoset në sheshin qendror të Shkupit shkon përtej një kauze thjesht gjuhësore.

E para, shoqëria shqiptare këtu përfundimisht po i vendos kauzat e veta të drejta në një rrafsh kulturor, ku ballafaqimi pritet të jetë edhe më i fortë. Kjo edhe për faktin se nuk po përdoren domosdoshmërish veglat e politikës për të punuar ‘tokën’ e vështirë të barazisë.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

E dyta, kjo frymë kulturore e shpirtërore që po ngrihet në normë idesh e veprimesh shoqërore të shqiptarëve të këtushëm, flet për zgjuarsinë që punët të kryhen në heshtje, pa pompozitet dhe pa adrenalinën e politikës ditore.

E treta, jo pak më e rëndësishme, Shkupi historik i Dardanisë së lashtë, për shumëçka në të kaluarën është afishuar si një ‘vilajet i errët’ që prodhon njëfarë regresi kulturor. Por, tani kur ka filluar të menaxhohet një kauzë që ka në fokus pikërisht rikthimin e frymës së gjuhës e identitetit, s’ka si të mos imponohet një pyetje e logjikshme: Çka po ndodh me kauzat e tjera në Tiranë (Gjergj Kastrioti - Skënderbeu) dhe në Prishtinë (Adem Jashari), të cilat aktualisht do të duhej të prodhonin një frymë më mobilizuese që do të shprehej në të gjitha betejat, duke filluar nga Teatrit Kombëtar në Tiranë, i cili u shemb pikërisht nga mungesa e kësaj fryme dhe deri te vendosja e një kriteri të ri në nderimin e të kaluarës së lavdishme në Kosovë, e cila nuk mund të bëhet vetëm duke u thurur elozhe heroizmave të individëve dhe duke lënë në harresë kalvarin e vuajtjeve të një popullit të tërë. Investimi joproporcional në projekte që lartësojnë vetëm triumfalizmin patetik dhe anashkalojnë statusin e viktimës në shoqërinë kosovare, ka krijuar një keqkuptim esencial edhe te miqtë ndërkombëtarë, të cilët aq shumë investuan në arritjen e lirisë dhe të paqes në Kosovë.

Mund të tingëllojë paradoksale, por për shumëçka Shkupi kulturor i shqiptarëve, në krahasim me qendrat e tjera- Prishtina e Tirana, po prin me ide e kauza që kanë të bëjnë me ngritjen e vëmendjes ndaj identitetit e kulturës, duke shënuar ngjarje e data. Mjafton t’i përkujtojmë disa: nga shënimi dinjitoz i Ditëve të Alfabetit, deri te përvjetorët e lavdishëm që rikthejnë kujtesën në pikën ku njeriu investon më të shtrenjtën – njerëzoren, siç është, bie fjala, sakrifica sublime e shqiptarëve të Shkupit në shpëtimin e hebrenjve nga kthetrat vrastare të fashistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj promovimi dhe idejimi i shumë projekteve të fushës së kërkimit shkencor e shpirtëror, siç është, bie fjala, ndriçimi i sagës së madhe familjare të fisnikëve katolikë të Shkupit në dekadat e shkuara, e deri te ngjarja e fundit- vendosja e pllakës përkujtimore të Nënë Terezës në gjuhën e saj amtare, aty ku ajo para 110 viteve kishte lindur dhe kishte marrë edukimin fillestar, për të nisur pastaj rrugëtimin e gjatë të përkushtimit ndaj të vetmuarve e të sëmurëve.

ITSHKSH-ja dhe drejtori Prof.Dr. Skender Asani, po qëndron me dinjitet në ballë të këtyre betejave kulturore e civilizuese, njëherësh duke

rikonfirmuar edhe në praktikë arsyeshmërinë e themelimit të Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-NënësTereze, institucion i parë kërkimor ky në botë që merret në mënyrë të përkushtuar me këtë problematikë. Në sheshin qendror të Shkupit po troket jehona e historisë së lavdishme dardane.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

III.16 Mbështje prej vëllezërve nga Kosova, Shqipëria e diaspora:

AMANETI I GJYSHËRVE TANË NA THËRRET TA NDEROJMË KUJTIMIN PËR SHKUPIN TONË TË LAVDISHËM

Në Shkupin tonë të lashtë, në Shkupin e udhëkryqeve historike e civilizuese, ditëve të fundit po ndodh rikthimi i dinjitetit kulturor të shqiptarëve, nëpërmjet vendosjes së një figure sublime të përmasave planetare, siç është Nënë Tereza, në kontekstin e zhvillimeve që lidhen me barazinë gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në krye me drejtorin, Prof.Dr. Skender Asani dhe shoqëria civile në Shkup, po bën hapa kolosalë në ridizajnimin e një fryme kombëtare që i bën shqiptarët të ndihen krenarë në vatrat e tyre stërgjyshore, dhe ne pinjollët dhe trashëgimtarët e figurave të shquara të kombit, i gëzohemi kësaj fryme ringjalljeje që po ndodh aktualisht në Shkup, dhe njëherësh mbështesim çdo nismë dhe çdo aksion që vendos standarde të reja në kultivimin e traditës dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.

Duke i rikthyer gjurmët identifikuese kombëtare në vendin ku para 110 viteve kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, që nënkupton themelet e shtëpisë së lindjes, si dhe gjuhën e Nënë Terezës në pllakën përkujtimore që shënon origjinën e kësaj tradite, e që ndërlidhet edhe me 40-vjetorin e shpalljes së Nënë Terezës, QYTETARE NDERI E QYTETIT TË SHKUPITT, ne pasardhësit e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit,Bajram Currit,Elez Isufit, Idriz Seferit e Azem Bejtes,bashkë me figurat e shquara publike të gazetarisë dhe mendimit shqiptar, i urojmë sukses dr. Skender Asanit dhe gjithë bashkëpuntorëve të tij, dhe njëherësh i inkurajojmë ata që të vazhdojnë këtë rrugë të shenjtë, sepse vetëm në këtë mënyrë ruhet i freskët kujtimi për të kaluarën e lavdishme të Shkupit tonë dardan.

Prishtinë, 27 qershor 2020

Me respekt:

Mehmet Prishtina, Gazmend Boletini, Qamil Vlora, Qamil Mata, Cezar Ndreu, Qamil Sahiti, Marin Mema, prof.Eqrem Zenelaj, Ndriçim Kulla, Elena Kocaqi, Pjer Meta, Pjetër Coli, Ladi Pjetergjokaj, Martin Berishaj, Romeo Gurakuqi, Sandër Kovaçi, gjeneral Hisen Berisha, Ismet Sopi, Ismet Sylejmani, Arben Meha, Besnik Fahredin Hoti, Fatmir Shurdhaj, Viktor Merhana, Ismet IbrahimI...

This article is from: