Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza - From Gonxhe Bojaxhiu to Mother Teresa

Page 78

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

VENDOSJA E PLLAKËS PËRKUJTIMORE TË NËNË TEREZËS NË SHESHIN E SHKUPIT Dr. Nora Maliqi Zylali Në sheshin qendror të Shkupit ku gjendetj pllaka përkujtimore që identifikonte vendin e shtëpisë së Nënë Terezës, për herë të parë u vendos mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe. Beteja për vendosjen e dinjitetit në vendin e duhur, ndodhi me rikthimin e shenjave identifikuese e civilizuse, siç mund të jetë gjuha. Ky rikthim përkonte me 40-vjetorin e shpalljes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënë Terezës- QYTETARE NDERI e Shkupit (1980), duke hapur një kapitull të ri në betejat tona kulturore e shoqërore, aty ku edhe duhet të realizohet barazia e plotë e njerëzve të këtij nënqielli. Në sheshin qendror të Shkupit po troket jehona e historisë së lavdishme dardane. ITSHKSH-ja dhe drejtori dr. Skender Asani, qëndroi me dinjitet në ballë të kësaj beteje, duke rikonfirmuar në praktikë arsyeshmërinë e themelimit të Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Tereze, institucion i parë kërkimor ky në botë që merret në mënyrë të përkushtuar me studimin e figurës dhe veprës së Nënë Terezës. Beteja për gjuhën shqipe nuk është kurrfarë zbulimi e as befasie, por dinjiteti që po vendoset në sheshin qendror të Shkupit shkon përtej një kauze thjesht gjuhësore. E para, shoqëria shqiptare këtu përfundimisht po i vendos kauzat e veta të drejta në një rrafsh kulturor, ku ballafaqimi pritet të jetë edhe më i fortë. Kjo edhe për faktin se nuk po përdoren domosdoshmërisht veglat e politikës për të punuar ‘tokën’ e vështirë të barazisë. E dyta, kjo frymë kulturore e shpirtërore që po ngrihet në normë idesh e veprimesh shoqërore të shqiptarëve të këtushëm, flet për zgjuarsinë që punët të kryhen në heshtje, pa pompozitet dhe pa adrenalinën e politikës ditore. E treta, jo më pak e rëndësishme, Shkupi historik i Dardanisë së lashtë, për shumëçka në të kaluarën është afishuar si një ‘vilajet i errët’ që prodhon njëfarë regresi kulturor. Por tani, kur ka filluar të menaxhohet një kauzë që ka në fokus pikërisht rikthimin e frymës së gjuhës e identitetit.

~77~


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.