17 minute read

RRUGË E OBJEKTE TË RËNDËSISHME PUBLIKE

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

VI. Mirënjohja në vendin e lindjes

Advertisement

EMRI I NËNË TEREZËS NDERON SHUMË INSTITUCIONE, SHOQATA, RRUGË E OBJEKTE TË RËNDËSISHME PUBLIKE

Dr. Nora Maliqi Zylali

Me emrin e Nënë Terezës sot janë stolisur disa institucione shëndetësore e arsimore, si dhe disa shoqata, e objekte me rëndësi vitale për shoqërinë. Kjo dëshmon se Nënë Tereza paraqet me të drejtë një burim frymëzimi për të gjithë ata që duan ta paraqesin atë si model të humanizmit e altruizmit njerëzor. Në anën tjetër, ky emër është edhe përgjegjësi për të mbajtur gjallë urat e komunikimit e mirëkuptimit, duke integruar frymën e saj në të gjitha segmentet e jetës publike e shoqërore. Kjo frymë është arma më efikase kundër ksenofobisë, nacionalizmit dhe mbylljes në guackat e vetëmjaftueshmërisë etnike e fetare.

Çmimi shtetëror “Nënë Tereza”

Tabela e vendosur në hyrjen e Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup

Hyrja e Qendrës Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Spitali Gjinekologjik “Nënë Tereza” – Çair

Tabela me emrin e Autostradës (E-65) “Nënë Tereza”

VI.1. Një tempull i dijes në vendlindjen e shenjtores:

UNIVERSITETI I RI PUBLIK "NËNË TEREZA" NË SHKUP

Rektori Aziz Pollozhani në orën e parë akademike, më 27.10.2016, ka theksuar se Universiteti “Nënë Tereza” do të fokusohet në nevojat e tregut të punës dhe në kohezionin e brendshëm social të cilat, siç tha, janë parakusht për hapa të suksesshëm drejt integrimit gjithëpërfshirës. Ai ka paralajmëruar se do të organizohet mësimi i nëntë programeve studimore prej gjithsej 14 programeve të akredituara, me mënyrën e tillë të studimit, duke i shmangur programet masive dhe studimore të imponuara në mënyrë konjukturale.Pollozhani gjithashtu ka premtuar se do të sigurohen studime cilësore dhe përgatitje të kuadrit për kontekstin e ri teknologjik.

Konkursi i parë kishte parashikuar 1.220 vende për regjistrim në vitin e parë për të gjitha pesë fakultetet dhe se deri atëherë në aplikimin elektronik janë paraqitur 80 kandidatë për studime në universitetin e ri. Në konkursin e parë për kuadër arsimor, ndërkaq, kanë aplikuar 170 persona, ndërsa janë zgjedhur 45 të cilët i kanë plotësuar kushtet.

Për universitetin e ri nga buxheti shtetëror ishin siguruar 80 milionë denarë. Vendimi për hapjen e universitetit ishte marrë në dhjetor të vitit 2015, kur ishte paralajmëruar se mësimi do të zhvillohet në tri gjuhë – shqip, maqedonisht, anglisht.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

VI.2. Atdheu i Nënë Terezës është Shkupi

IN SHTËPIA PËRKUJTIMORE E NËNË TEREZËS NË SHKUP

Përpjekja ime është që kjo shtëpi përkujtimore të jetë pika botërore e pelegrinazhit për personalitetin e Nënë Terezës dhe të jetë burimi i referencës për të. Në këtë mënyrë atë e rikthejmë në vendlindjen e saj, ndërsa kështu e bëjmë atë edhe pronë e thesar kulturor të vendit tonë dhe emrin e saj e lidhin pandashëm edhe me kombin tonë...

Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup

Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës është institucioni i vetëm përkujtimor në Maqedoninë e Veriut, që është i lidhur me emrin e shenjtores shqiptare. Për herë të parë, pas themelimit, kjo shtëpi që nga viti 2018 udhëhiqet nga një kuadër i përkatësisë etnike të Nënë Terezës. Është ky Arian Asllanaj nga Shkupi. Rëndësia e pranisë së kësaj shtëpie përkujtimore në Shkup, funksionimi i saj dhe emërimi i drejtorit Asllanaj në krye të saj, ishin arsye që ta realizojmë me të një intervistë, për t’u informuar më hollësisht me veprimtarinë e kësaj shtëpie përkujtimore.

Popullariteti i Nënë Terezës si shenjtore dhe nobeliste e bën shtëpinë tonë përkujtimore një pikë pelegrinazhi për të gjithë njerëzit anekënd botës që e admirojnë veprën e saj. Fakti se këtu vijnë diku 180.000 vizitorë në vit, që është sigurisht numër me të cilin nuk mund të mburret asnjë institucion kulturor tjetër në vendin tonë, flet shumë për respektin që e gëzon nëna jonë në botë, për rëndësinë e kësaj shtëpie përkujtimore, por edhe për ne si shqiptarë dhe si shkupjanë që kujdesemi për të. Pos të tjerash, personaliteti i nënës dhe kjo shtëpi e luajnë edhe rolin e ambasadorit më të mirë të kombit tonë në vendin tonë, në gjeografinë shqiptare e ballkanike, por edhe në përmasa planetare.

Historiku i shkurtër i kësaj shtëpie përkujtimore

Kjo shtëpi është ngritur me iniciativë të motrave të Nënë Terezës (Motrat e Mëshirës), Kishës Katolike në vendin tonë, por edhe shumë shoqatave joqeveritare, komunitetit katolik shqiptar dhe shumë personaliteteve të tjera të vendit. Si rezultat i atij angazhimi më 9 maj të vitit 2008 u vendos gurthemeli i kësaj shtëpie përkujtimore, ndërsa më 30 janar të vitit 2009 u bë hapja solemne e saj.

Në vendin ku sot gjendet Shtëpia Përkujtimore e Nënës Terezë dikur ka qenë Kisha Katolike “Zemra e Krishtit”, ndërsa në këtë hapësirë të qytetit ka qenë edhe lagjja e shqiptarëve katolikë. Rruga që sot quhet “Maqedonia”, që është në qendër të Shkupit, aty ku edhe gjendet edhe Shtëpia Përkujtimore, është quajtur “Jeni Xhade” (turq. Rruga e Re). Ne kemi dhe artefakte të asaj kohe dhe fotografi të kishës në fjalë, të cilat janë të ekspozuara në galerinë tonë.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Rëndësia e kësaj shtëpie përkujtimore

Te ne ka një mori artefaktesh që i kemi të ekspozuara në galeri, disa nga të cilat janë materiale origjinale, disa janë riprodhime, ndërsa ka edhe shumë fotografi dhe dokumente për jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Këtu po e përmendin Letrën e Pagëzimit, që është dokument i pagëzimit të Gonxhes, pastaj e kemi një SARI (mbuloje për kokë, që është shami origjinale e Nënë Terezës), e kemi pastaj kopjen e certifikatës së çmimit Nobël dhe shumë fotografi të jetës së saj prej lindjes e deri në fund të jetës së saj.

Vitin që shkoi (2019), bashkë me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, dr. Skender Asanin, dhe studiuesin shqiptar në Zvicër, dr. Albert Rama, ishim në Arkivin e Lucernit në Zvicër, ku kemi gjetur mjaft materiale për personalitetin e Nënë Terezës dhe kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, që shpresoj të rezultojë me dërgimin e shumë materialeve, origjinale dhe të kopjuara, që do të na dorëzohen neve. Jam i bindur se ato do të jenë një pasuri shtesë e shtëpisë sonë përkujtimore, por edhe për plotësimin e mozaikut të personalitetit të nobelistes shqiptare.

Çfarë ka ndryshuar në këtë shtëpi përkujtimore?

Ndonëse kjo shtëpi ka funksionuar mirë edhe para ardhjes sime në krye të saj, ajo që mendoj se ka qenë vlerë shtesë pas ardhjes sime, është asociacioni i krijuar se shtëpinë përkujtimore të shenjtores shqiptare nga Shkupi ta drejtojë një bashkëkombës i saj. Prandaj, me ardhjen time këtu jam kujdesur që gjuha shqipe të jetë e pranishme gjithkund në këtë institucion, kjo jo vetëm për shkak të detyrimit ligjor, por aq më shumë për respektin që kemi ndaj përkatësisë etnike të Nënë Terezës. Pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e personelit, veçanërisht të elementit shqiptar, por edhe me realizimin e projekteve të tjera për afirmimin e figurës së Nënë Terezës jashtë mureve të shtëpisë, veçanërisht për brezat shkollorë, që janë mundësuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Papa Françesku vizitoi shtëpinë përkujtimore

Papa Françesku vitin e kaluar e vizitoi Shkupin dhe patëm privilegjin që ta kemi mysafir në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, ndërsa unë kisha nderin të jem nikoqir i të parit të Kishës Katolike. Kisha kënaqësi që t’ia shtrëngoj dorën atij dhe t’i them se unë jam pasardhës i Nënë Terezës edhe si shqiptar edhe si shkupjan. Ia dhurova edhe një portret të Nënë Terezës. Do të jetë ajo ndër përvojat më të këndshme në jetën time.

Me erdhi mirë që papa u bind se kjo shtëpi dhe kujdesi për shenjtoren shqiptare nga Shkupi është në duar të sigurta.

Hulumtimet shkencore

Vitin që shkoi (2019), së bashku me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, e organizuam një konferencë shkencore, që u mbajt me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së babait të Nënë Terezës, Kolë Bojaxhiut. Aty morën pjesë personalitete të rëndësishme shkencore nga vendi ynë dhe nga Kosova, dhe mua më vjen mirë që kjo ishte ngjarja e parë shkencore e organizuar në Shtëpinë Përkujtimore dhe ngjarja e parë e organizuar në gjuhën shqipe. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë.

Përveç kësaj, ne kemi organizuar ekspozita e promovime, kemi marrë pjesë në shumë projekte vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa kemi nënshkruar edhe disa memorandume bashkëpunimi me institucione relevante shkencore të vendit dhe të huaja.

Planet për zhvillimin e kësaj shtëpie përkujtimore

Synimi ynë është që atdheu i Nënë Terezës të jetë në Shkup jo vetëm në kuptimin gjeografik e administrativ, por do të doja që gjithçka që lidhet me emrin e saj, adresën ta ketë në Shkup, më saktë në këtë shtëpi përkujtimore. Prandaj, përpjekja ime është që kjo shtëpi përkujtimore të jetë pika botërore e pelegrinazhit për personalitetin e Nënë Terezës dhe kjo shtëpi të jetë burimi i referencës për të. Në këtë mënyrë atë e rikthejmë në vendlindjen e saj, ndërsa kështu e bëjmë atë edhe pronë e thesar kulturor të vendit tonë dhe emrin e saj e lidhin pandashëm edhe me kombin tonë.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Përveç kësaj, kemi edhe një varg projektesh të tjera që rrjedhin dhe që do të realizohen ndërkohë. Gjithsesi, jam i bindur se asnjëherë më shumë se sot dhe asnjëherë më shumë se kaq nuk kemi pasur interesim dhe kujdes për ta ruajtur personalitetin e Nënë Terezës dhe identitetin kombëtar të saj. Ndërkaq, duke e pasur frymëzim punën e saj, amanetin dhe misionin e saj, synojmë ta përçojmë në gjithë botën, pikërisht siç e meriton Shën Tereza.

Arian ASLLANAJ, drejtor i Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup

VI.3. Humanizmi dhe bamirësia

HISTORIKU DHE AKTIVITETET E SHHB „NËNA TEREZE” – STRUGË

Shoqata Humanitare Bamirëse ,,Nëna Tereze” u formua në Prishtinë në maj të vitit 1990 dhe u regjistrua në ministrinë përkatëse të ish Jugosllavisë. Në bazë të ligjeve të atëherëshme, kjo shoqatë gëzoi të drejtën e formimit të degëve të saj brenda territorit të ish Jugosllavisë. Njëra nga degët e shoqatës po atë vit u themelua në Strugë më datë 24.10.1990.

Si pasojë e shpërbërjes së ish federatës jugosllave, dega e shoqatës në Strugë u detyrua të regjistrohet dhe të funksionojë sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë. Kështu shoqata u regjistrua më 26.1.1993 dhe që

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

atëherë funksionon si shoqatë e pavarur. Selia e shoqatës ndodhet në Strugë, e cila veprimtarinë e vet e mbështet ekskluzivisht në parime humanitare dhe bamirëse. Shoqata është organizuar sipas parimit territorial dhe i ka themeluar degët e saj në Strugë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Kërçovë, Prespë dhe Manastir.

Shoqata u formua me qëllim që veprimtarinë e vet humanitare ta drejtojë kryesisht në Kosovë. Ajo nga viti 1990 e në vijim deri në fillimin e luftës së vitit 1999 grumbulloi ndihma të shumta dhe me anë të shoqatës humanitare bamirëse në Prishtinë ka bërë shpërndarjen e ndihmave nga Maqedonia. Shuma më e madhe e këtyre mjeteve u është shpërndarë minatorëve të Trepçës, arsimtarëve në formë pagash,përkatësisht një pjese të konsiderueshme të shkollave. Kjo ndihmë është realizuar nëpërmjet aksioneve të grumbullimit të vazhdueshëm në terren.

Kontributi i SHHB ,,Nëna Tereze” - Strugë

SHHB ,,Nëna Tereze” në Strugë prej muajit shkurt të vitit 1998 u gjend në një situatë krejtësisht tjetër, pas spastrimit etnik nga makineria kriminale serbe në Kosovë, kur me qindra e mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë nga trojet e veta dhe, për të shpëtuar nga krimet, gati 300000 deri në 400000 kosovarë u detyruan të orientohen drejt Maqedonisë. Në afatin kohor derisa ishin të strehuar në Maqedoni, shoqata arriti të sigurojë ndihma në artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe medikamente. Ajo mori pjesë në rehabilitimin e rreth shtatëdhjetë fëmijëve jetimë dhe të traumatizuar nga lufta, duke organizuar turne pushimesh për rehabilitim, nga tri turne në pushimoret e Strugës. Për këta fëmijë u kujdesën kujdestarë dhe psikologë të angazhuar nga shoqata.

Pas kthimit të kosovarëve në trojet e tyre, shoqata ,,Nënë Tereza” aktivitetin e vet e orientoi përsëri në dërgimin e ndihmave në Kosovë. Kjo u bë për shkak se pasojat ishin të rënda nga lufta, edhe gjendja ishte shumë e rëndë.

SHHB ,,Nënë Tereza” e Strugës, gjatë vitit 1992/93 ofroi ndihma të konsiderueshme për banorët në Shqipëri në rrethet e Korçës, Pogradecit, Prrenjasit, ku janë shpërndarë ndihma në veshëmbathje, artikuj ushqimorë, materiale shkollore etj. Radiotelevizionit Shqiptar i janë dërguar mjete pune, si letër, kaseta apo bombina për kamerat etj. Poashtu u ndihmuan banorët e fshatrave të Pogradecit, Korçës dhe Librazhdit me një aksion të

gjerë me traktorë në lavrimin e tokës. Kështu 115 traktorët dhe traktoristët e angazhuar struganë qëndruan shtatë ditë në rrethet e Pogradecit, Korçës dhe Librazhdit, duke punuar dhe lavruar deri nga dhjetë orë në ditë. U realizuan 8050 orë pune kryesisht në lëvrimin e tokave.

Gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë shumë ushtarë shqiptarë u gjendën atje, kështu që disa u përfshinë në luftime, kurse disa dezertuan. Një pjesë e tyre u strehuan në fushën e Labinotit në kazermën e Elbasanit. Shoqata në bashkëpunim me veprimtarin e shquar tanimë të ndjerë, Zekeria Cana, u kujdesën dhe siguruan veshëmbathje, mjete higjenike dhe medikamente.

Shoqata jonë për 200 të rinj të arratisur nga Kosova, për të mos u rekrutuar në ushtrinë jugosllave dhe më pas, dërgimin e tyre në luftrat e Bosnjës dhe të Koroacisë, arritëm që t’i sistemojmë në Strugë, nëpër shtëpitë e aktivistëve të shoqatës sonë. I gjithë ky aktivitet u organizua me ndihmën e Zekeria Canës.

Organizimi i aktiviteteve shkencore dhe kulturore

Shoqata Humanitare Bamirëse „Nëna Terezë“ organizoi tribunën shkencore “Kombi dhe feja“ në Strugë, Pogradec dhe Dibër.

Shoqata jonë realizoi proektin më të rëndësishëm në sferën e shëndetësisë,siç ishte Poliklinika. Ky porojekt ishte i qëlluar, sepse gjatë luftës në Kosovë ofroi shërbime mjekësore ku u mjekuan nëmënyrë korekte një numër i math i pacientëve kosovarë.

Me rastin e kremtimit të 90-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës dhe 10-vjetorin e themelimit të shoqatës, organizoi akademi solemne, që u mbajt në qytetin e Shkupit, duke theksuar që manifestimi kishte karakter mbarëkombëtar. Bartëse kryesore e menifestimit ishte shoqata jonë dhe në të ishin ftuar artistë të shquar në nivel kombëtar. Po ashtu me rastin e kremtimit të 90 vjetorit shoqata shpalli konkurs për krijime poetike kushtuar Nënë Terezës dhe jehonës së veprës së saj madhështore. Për krijimin poetik ndau tri çmime: Ali Pordrimja, Visar Zhiti dhe Vjosa.

Segment i veçantë i aktivitetit gjatë viteve 2000 ishte ngritja e një biblioteke me libra në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Biblioteka arriti të pajiset me rreth 17500 libra dhe rreth 1500 tituj. Shërbimet janë bërë dhe bëhen edhe sot falas dhe numri i lexuesve ka

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

arritur deri në 1750. Njëkohësisht u hap edhe një sallë me kompjuterë pranë selisë së shoqatës për nxënësit e shkollave fillore e të mesme. Kursin e kanë kaluar 450 nxënës me shërbime gratis dhe ligjërues të kualifikuar.

Menaxhimi i pasojave nga lufta e vitit 2001

Gjatë konfliktit të vitit 2001 në rrethinën e Likovës dhe Tetovës, shoqata edhe kësaj radhe pjesën dërfmuese të aktiviteteve të saj e përqëndroi në atë zonë. Kështu shoqata u mor me sistemimin e qytetarëve që u detyruan të largohen nga vatrat e konfliktit dhe me dërgimin e ndihmave humanitare.

Shoqata Humanitare Bamirëse „Nëna Tereze”, për Tanushën, Brezën dhe Malinën dërgoi 22000 kg. fara patatesh, për 140 familje me 1064 anëtarë. Nga këto ndihma fshati Brezë me 42 familje dhe 327 anëtarë, pranuan 7000 kg. fara patatesh për çdo familje nga 166 kg. fshati Tanushë me 35 familje dhe me 236 anëtarë, pranuan 7000 kg. fara patatesh, për çdo familje nga 200 kg. fara, fshati Malinë me 47 familje dhe 405 anëtarë, pranuan 7000 kg. fara për çdo familje nga 150 kg. dhe fshati Goshincë me 22 familje dhe 133 anëtarë pranuan 4000 kg. fara për çdo familje nga 180kg.

Për persona me kualifikime të larta shkollore, por të papunë, sidomos për ata pa asnjë të ardhur materiale, shoqata ofroi mundësi modeste për të zhvilluar ekonomizim ose ndonjë veprimtari afariste.

Aktivitetet kulturore me rastin e lumturimit të Nënë Terezës

Në prag të lumturimit të Nënë Terezës shoqata mori vendim që nga viti 2003 e deri tani të organizojë manifestime kulturore për nder të lumturimit të saj nga ana e Vatikanit me titullin ,,Nëna e botës së përvuajtur”. Kështu më 4.9.2003 në këtë manifestim „Nëna e Botës së Përvuajtur“organizoi shfaqjen teatrore,letrare dhe muzikore ku morën pjesë personalitete të artit, aktorët Llesh Nikolla, Adem Karaga, Teuta Jegeni, instrumentistët Blerim Grubi, Sihana Badivuku, Antonio Gashi, Lisa Bauta dhe çifti me i spikatur i baletit nga Republika e Shqipërisël Gerti Vasa dhe Enola Hoxha.

Struga mburret me shtatoren e Nënë Terezës

Shoqata me mund shumë të madh arriti të sigurojë nga autoritetet shtetërore leje për ngritjen e shtatores së Nënë Terezës në qytetin e Strugës.

Struga, si bartëse e aq aktiviteteve humanitare, bamirëse e kulturore, e meritonte që me emrin e humanistes sonë të madhe ta ketë një përmendore të një figure kaq të madhe. Shoqata përcolli me shqetësim realizimin e shtatores nga skluptori dr. Xhelil Rufati, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme. Kështu më 17 prill 2004 u bë realitet.Shoqata për të begatuar manifestimin e inaugurimit ftoi misafirç nga Shqipëria, Kosova, nga vendi dhe SHBA-ja.

Me refugjatët që janë larguar gjatë krizës në Lindjen e Mesme

Gjatë krizës në Lindjen e Mesme, numri refugjatëve që kaluan përmes territorit të Maqedonisë ishte shumë i madh. Kjo bëri që si çdoherë shoqata jonë të mobilizohet me aktivistët e degës së saj të Kumanovës. Meqë refugjatët ishin tranzitë, shoqata u siguroi ushqime energjetike, që ishin të lehta për t’u bartur, por që ofronin shumë energji. Këtë aktivitet shoqata e zhvilloi për tri vite rresht deri sa u mbyll ruta ballkanike për shkak të tranzitimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Si pasojë e krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe fluksi i madh i refugjatëve dhe për shkak të pozicionit gjografik të Republikës së Maqedonisë, ky vend u bë qendra kryesore e rutës ballkanike drejt rrugëtimit tranzit nëpër shtetet evropiane. Edhe me këtë rast, shoqata humanitare bamirëse “Nënë Tereza”- Zvicër, në bashkëpunim me shoqatën tonë, për festën e Kurban Bajramit u shpërndanë për refugjatët 800 copë bakllava dhe 600 pako ushqimore.

Vërshimet në Hasanbeg të Shkupit

Shoqata veprimtarinë e vet e ka shtrirë edhe me ndihma humanitare në raste fatkeqësish natyrore, edhe pse këtë veprimtari nuk e ka pasur prioritet. Më i theksuar është rasti i lagjes Hasanbeg të Shkupit, kur me rastin e vërshimit dhe përmbytjeve të mëdha u dëmtuan dhe u shkatërruan shumë objekte banimi dhe pati viktima. Ky vendbanim me 21600 banorë natën e 26 gushtit të vitit 2016 pati 57 viktima, nga të cilat 33 janë të zhdukur, me ç’rast shoqata dërgoi tetë tonë artikuj ushqimorë.

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Bashkëpunim me shoqata të tjera

Shoqata jonë ka pasur një bashkëpunim të frytshëm ma shoqatën simotër ,,Nënë Tereza” në Zvicër. Kjo shoqatë e ndihmoi shoqatën tonë në disa aktivitete humanitare, kulturore dhe shëndetësore. Kështu, me rastin e 95-vjetorit jubilar të lindjes së Nënë Terezës dhe në 15-vjetorin e themelimit të shoqatës sonë, kjo shoqatë e Zvicrës e financoi botimin e dramës së autorit Bashkim Kozeli me titull ,,Kur Nënë Tereza ishte Gonxhe”.

Aktivitetet për nder të përvjetorëve të lindjes së Nënë Terezës

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza”, u organizua një tryezë së rumbullakët me temë “Nënë Tereza dhe humanizmi”. Krahas tryezës u organizua dhe manifestimi Ditët Përkujtimore të Nënë Terezës shoqëruar me defilimin e 100 fëmijëve nëpër sheshin e qytetit të veshur me bluza të bardha me portretin e Nënë Terezës dhe me tullumbaca në duar, të cilët qëndruan te përmendorja e Nënë Terezës. Prej atij momenti filloi programi artistik në të cilin nxënësit recituan poezi për Nënë Terezën nga libri që u botua nga shoqata jonë me titull “100 Gonxhe për Nënën”.

Veprimtaria kaq e gjerë e shoqatës u zhvillua edhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare ndërkombëtare dhe ato nga vendi. Bashkëpunim më të gjerë ka pasur me Caritasin e Austrisë, Diaconia nga Gjermania, Piple and nit të Çekisë, Cap Anamur e Gjermanisë, Mercy Corps e SHBA-së, CRS poashtu nga SHBA-ja, SHHB ,,Nëna Terezë” Zvicër dhe një shoqatë australiane.

Realizimi i të gjitha këtyre aktiviteteve është rezultat i projekteve të vetë shoqatës së Strugës. Për të gjitha këto aktivitete humanitare e bamirëse, meritë të posaçme kanë edhe aktivistët e palodhur, qytetarët që nuk janë kursyer në dhënien e ndihmave dhe bashkëpunëtorët e saj. Jashar POLLOZHANI, Kryetar i Shoqatës Humanitare Bamirëse „NËNA TEREZE” – Strugë

~168~

This article is from: