NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA
VI. Mirënjohja në vendin e lindjes
EMRI I NËNË TEREZËS NDERON SHUMË INSTITUCIONE, SHOQATA, RRUGË E OBJEKTE TË RËNDËSISHME PUBLIKE Dr. Nora Maliqi Zylali Me emrin e Nënë Terezës sot janë stolisur disa institucione shëndetësore e arsimore, si dhe disa shoqata, e objekte me rëndësi vitale për shoqërinë. Kjo dëshmon se Nënë Tereza paraqet me të drejtë një burim frymëzimi për të gjithë ata që duan ta paraqesin atë si model të humanizmit e altruizmit njerëzor. Në anën tjetër, ky emër është edhe përgjegjësi për të mbajtur gjallë urat e komunikimit e mirëkuptimit, duke integruar frymën e saj në të gjitha segmentet e jetës publike e shoqërore. Kjo frymë është arma më efikase kundër ksenofobisë, nacionalizmit dhe mbylljes në guackat e vetëmjaftueshmërisë etnike e fetare.
~153~