8 minute read

BOJAXHIUT- NËNË TEREZËS

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

IV. DOKUMENTE ARKIVORE MBI JETËN DHE FAMILJEN E GONXHE BOJAXHIUT- NËNË TEREZËS

Advertisement

Dr. Nora Maliqi Zylali

Në mungesë të faktografisë, shpesh ngjarjet e së kaluarës, sado të vërteta të kenë qenë, ato sërish nuk kanë mundur ta kenë vulën e vërtetësisë shkencore.

Kështu ka ndodhur edhe me gojëdhënat rreth vdekjes së Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, por tash së fundmi në mënyrë të dokumentuar është hedhur dritë rreth kësaj vdekjeje, nëpërmjet një dokumenti arkivor të siguruar nga ITSHKSH-ja në Shkup, ku rezulton se ishte helmuar nga serbët në Beograd.

Deri më tani është folur mjaft për këtë ngjarje, por kanë munguar faktet historike dhe tash e tutje hiqen të gjitha dilemat mbi rrethanat e vdekjes së Kolë Bojaxhiut.

Sikundër dihet, Kolë Bojaxhiu ishte një biznesmen shqiptar dhe politikan, i cili e ndërtoi teatrin e parë të Shkupit, si dhe ka marrë pjesë në zhvillimin e linjës hekurudhore Kosovë – Shkup – projekt që ai e financoi personalisht.

Kolë Bojaxhiu angazhimin e tij shoqëror, kulturor e politik, e kishte përfshirë edhe në kuadër të administratës së Qytetit të Shkupit, këshilltar i së cilës ishte.

Sipas të dhënave që i kishte deponuar familja Bojaxhiu pas transferimit në Tiranë, merret vesh se nё vjeshtёn e vitit 1919, njё delegacion i kёshillit tё Qytetit tё Shkupit, ku bёnte pjesё edhe Kolё Bojaxhiu, udhёtuan pёr nё Beograd, tё ftuar pёr njё mbledhje. Posa u largua nga Beogradi, Kola u sёmur rёndё, duke pёrjetuar dhimbje tё mёdha. Pasi arriti nё Shkup u shtrua urgjentisht nё spital dhe vdiq disa orё mё vonё.

Pas vdekjes së Kolës, në vitet ’30, familja Bojaxhiu shpërngulet në Tiranë.

Dokument: Dosja në të cilën jepet informacion rreth vdekjes së Age Kolë Bojaxhiut

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

MINISTRIA E PUNËVE TË MBRENDSHME DREJTORIA E PARË

DOSJA Nr. 298, Viti 1989

TITULLI I DOSJES

Për Age Kol Bojaxhiun, informacion drejtuar Ramiz Alisë, Adil Çarçanit, Hekuran Isait dhe Reis Maliles

Afati i ruajtjes i përhershëm Ka filluar më 13.6.1989 Sasia e fletëve 7 Ka mbaruar 13.6.1989

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË Sekret MINISTRIA E PUNËVE TË MBRENDSHME Ekzemplar Nr.5 DREJTORI Tiranë, më 13.6.1989 Nr.5591

Lënda: Për Age Kol Bojaxhiun JU DËRGUA SHOKUT RAMIZ, ADIL, HEKURAN DHE REIS TIRANË

Age është e bija e Kolës dhe e Dranes (Rozës), lindur në Shkup në vitin 1913, me arsim fillor, e pamartuar, e paorganizuar në Parti, me profesion rrobaqepse, me kombësi e shtetësi shqiptare, vdekur më 1973.

E përmendura me orgjinë të hershme është nga rrethi i Korçës. Rreth viteve 1900 janë stabilizuar familjarisht në Shkup të Jugosllavisë. Në vitin

1930 i jati i Agës është helmuar nga jugosllavët, pasi ka qenë aktiv për

çështjen kombëtare shqiptare. Mbas vdekjes së tij, familja e përbërë nga e shoqja, Dranja (Roza), e bija Agia dhe i biri Llazri Bojaxhiu u stabilizuan në Tiranë.

Dranja nuk ka ushtruar ndonjë profesion dhe ka bashkëjetuar vazhdimisht me të bijën në Tiranë. Në vitin 1971 vdiq. I vëllai saj, Llazri ka

mbaruar Liceun e Korçës dhe studimet e larta për oficer në Itali. Deri në vitin 1939 ka punuar si oficer në rrethet Berat e Shkodër.

Theksojmë se Agë Bojaxhiu ka motër Marie Terezën (Bojaxhiu) me banim në Kalkutë të Indisë, me profesion murgeshë e bëmirëse, e cila njihet si personalitet i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e fesë. Maria ka mbajtur korespodencë të rregullt me nënën Drane e motrën Agen, nga viti 1951 deri 1971. Disa nga letrat e dërguara kanë përmbajtje fetare.

Përveçë nënës e motrës, të cilat kanë vdekur, Maria Tereza nuk ka të afërm të tjerë në vendin tonë. Rezulton se Age Bojaxhiu ka një djalë halle të quajtur Lorenco Antonio, me banim në Prishtinë, profesor në Akademinë e Shkencave, aktualisht në pension.

Lorenco ka ardhur në vendin tonë para vitit 1981 me grupet e profesorëve kosovarë.

Lidhja më e afërt shoqërore e Drane dhe Age Bojaxhiut është artistja Maria Kraja, e cila ka treguar kujdes të vazhdueshëm ndaj tyre. Mbas vdekjes, Maria ka shitur sendet e orenditë shtëpijake dhe me këto të ardhura ka ndërtuar dy varret e tyre, të cilat janë me mermer dhe në gjendje të mirë.

MINISTRIA E PUNËVE TË MBRENDSHME SIMON STEFANI

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

IV.1. LETRA QË NËNË TEREZA I DËRGOI PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË, RAMIZ ALIA, NË VITIN 1989

Tiranë, 16.8.1989

I nderuar Z. President i vendit tonë të dashur Shqipëri,

Pas shumë vitesh lutje dhe dëshirë për të vizituar vendin tim, pasi vizitova kaq shumë nëpër botë, më në fund Zoti i mirë më dha këtë dhuratë të bukur për të ardhur dhe për të parë njerëzit e mi.

Familja ime jetoi këtu për shumë vite dhe ata gjithashtu vdiqën këtu, kështu që unë munda të vizitoja varret e tyre.

Ndërsa motrat e mia Misionaret e Bamirësisë janë në shumë vende, unë kam shumë dëshirë t'i sjell këtu së paku katër nga ata – me qëllim që të dhurojnë dashuri të butë, kujdes ndaj të moshuarve, të vetmuarve, të pa-dashurve, të sëmurëve mendorë, e kujtdo që ka nevojë për dashuri të butë dhe kujdes, ata janë njerëzit tanë, prandaj më lejoni të sjell motrat e mia këtu – tek ne nuk ka vënd biznesi dhe politika.

Unë nuk kam as ar, as argjend, por unë ju jap motrat e mia dhe shpresoj se së bashku do të bëjmë diçka të bukur për Perëndinë dhe popullin tonë.

Mirënjohja ime për ju është lutja ime për ju dhe njerëzit tuaj që ju shërbeni.

Zoti ju bekoftë,

Teresa

Menjëherë pas kësaj letre pason përgjigjja e presidentit Ramiz Alia, i cili më 2 shtator 1989 i shkruan Nënë Terezës me një ton dashamirës duke i kujtuar se:

“Njerëzit tanë njohën nga afër bashkatdhetaren e tyre fisnike që u ka dhënë ‘besën’ të varfërve”, gjë që për kohën kur u shkrua letra ishte një përgjigje shumë domethënëse. Por, përgjigjja e tij ishte refuzuese për pranimin e “Misionareve të Bamirësisë” në Shqipërinë e asaj kohe.

Dokument: Letra që Nënë Tereza i dërgoi presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, në vitin 1989

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Dokument: Letra që Nënë Tereza i dërgoi Presidentit të Shqipërisë, Ramiz Alia, në vitin 1989

IV.2. DEKORATA QË PRESIDENTI I SHTETIT SHQIPTAR I NDAU NËNË TEREZËS ME RASTIN E 80-VJETORIT TË LINDJES SË SAJ

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

IV.3. DËSHMI QË FLASIN VETË

PRONËSIA E SHTËPISË SË GONXHE BOJAXHIUT – DËSHMI PËR SHQIPTARËSINË E SHESHIT TË SHKUPIT (DOKUMENT)

Dr. Skender ASANI, ITSHKSH − Shkup

Emri i nobelistes shqiptare me përmasa botërore, Gonxhe Bojaxhiut– Nënë Terezës, lidhet ngushtë me qytetin e Shkupit, aty ku ajo lindi, u rrit dhe mori hapat e parë për të qenë në shërbim të njerëzimit. Për fëmijërinë saj në qytetin e Shkupit ka shumë pak informacione, dhe këtë mungesë shumë mirë e kanë (keq)shfrytëzuar disa qarqe që kanë tentuar për t’ia ndryshuar edhe identitetin e saj etnik. Për pjesën e rinisë së Gonxhe Bojaxhiut më së miri do të shprehet biografi i saj personal, don Lush Gjergji, i cili shkruan: “Çdo gjë, apo gati çdo gjë dihet për Nënë Terezën, por pothuajse asgjë për Gonxhe Bojaxhiun, ndonëse është fare e qartë se nuk ka Nënë Tereze pa Gonxhe Bojaxhiun.43

Që nga viti 2006 institucionet shtetërore filluan ta realizojnë projektin “Shkupi 2014“, i cili kishte për synim të zhdukte kujtesën historike për sheshin e Shkupit dhe në shënjestër ishte asgjësimii themeleve të shtëpisë ku kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu. Qëllimi kryesor ishte të mënjanohet elementi i fundit shqiptar në këtë shesh. Jorastësisht, në fillim aty u tentua të ndërtohet Kisha “Shën Elena dhe Konstantini“, dhe tash së fundmi parashihet të ndërtohet edhe një hotel. Edhe ndërtimi i shtëpisë memoriale Nënë Tereza ishte në shërbim të dislokimit në një vend tjetër me synimpër të realizuar projektin e paraparë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dhe për të zhdukur kujtesën historike, se në këtë shesh asnjëherë nuk ka ekzistuar lagjja e shqiptarëve katolikë dhe shtëpia e Gonxhe Bojaxhiut.

Duke hulumtuar në Arkivin e Qytetit të Shkupit, konkretisht fondin “Градско поглаварство“, hasa në disa dokumente gjyqësore ku shihej se Nikollë Bojaxhiu, shtëpinë e cila gjendej në sheshin e sotëm të Shkupit, para

43Don Lush Gjergji, Nëna e Dshurisë, Prizren, 2010, fq. 35.

vdekjes ia kishte lënë në pronësi bijës së tij, Gonxhe Bojaxhiut. Kur ndërroi jetë Nikolla, Gonxhja ishte në moshën nëntëvjeçare. Këto dokumente korrespondojnë me vitin 1928, kur ajo mori vendimin të niset në misionin e shenjtë. Sipas këtyre dokumenteve kuptojmë se ajo për shkaqe të përcaktimit të saj jetësor, kishte marrë vendim që të shlyhej nga çdo pasuri e këtushme që ishte në emër të saj, dhe pronësinë e shtëpisë e hedh në emër të së ëmës, Drane Bojaxhiu.

Ky dokument është shumë i rëndësishëm për qenësinë e shqiptarëve katolikë në Shkup, dhe veçanërisht për trashëgiminë kulturore e historike të familjes Bojaxhiu. Nëna e mbarë botës – Nënë Tereza, padyshim që meriton më shumë kujdes nga të gjithë ne, meqë shtëpia e saj që ndodhej dikur në sheshin e Shkupit, është një dëshmi e padiskutueshme për shqiptarësinë e këtij sheshi dhe gjithë Shkupit.

Dokument: Pronësia e shtëpisë së Gonxhe Bojaxhiut - Nënë Terezës

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

Gjyqi Komunal i Shkupit

Lidhur me subjektin e të ndjerit Nikolla Bojaxhieviq, ish− qytetar i Shkupit.

Gjykatësi për trashëgimi i këtij gjyqi i rekomandon gjyqit tonë që të propozohet një person juridik si kujdestar i pronës së Gonxhes, vajza e Nikolla Bojaxhieviq (sipas nenit 158, Ligji i Trashëgimisë), në mënyrë që kujdestaritë mundë të japë dakordim për shitjen e shtëpisë, në vend të Gonxhes (e mitur). Prona kryesore i është huazuar Drania Bojaxhieviqit nga Nikola Bojaxhieviqi. Lidhur me këtë pronë, i vetmi trashëgimtar i rritur, Lazari, ia donoi trashëgiminë e tij të ndjerit Bojaxhieviq.

Nr.38822 10.12.1928

Gjykatësi për trashëgimi, Shkup

~136~

This article is from: