Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza - From Gonxhe Bojaxhiu to Mother Teresa

Page 126

NGA GONXHE BOJAXHIU DERI TE NËNË TEREZA FROM GONXHE BOJAXHIU TO MOTHER THERESA

IV. DOKUMENTE ARKIVORE MBI JETËN DHE FAMILJEN E GONXHE BOJAXHIUTNËNË TEREZËS Dr. Nora Maliqi Zylali Në mungesë të faktografisë, shpesh ngjarjet e së kaluarës, sado të vërteta të kenë qenë, ato sërish nuk kanë mundur ta kenë vulën e vërtetësisë shkencore. Kështu ka ndodhur edhe me gojëdhënat rreth vdekjes së Kolë Bojaxhiut, babait të Nënë Terezës, por tash së fundmi në mënyrë të dokumentuar është hedhur dritë rreth kësaj vdekjeje, nëpërmjet një dokumenti arkivor të siguruar nga ITSHKSH-ja në Shkup, ku rezulton se ishte helmuar nga serbët në Beograd. Deri më tani është folur mjaft për këtë ngjarje, por kanë munguar faktet historike dhe tash e tutje hiqen të gjitha dilemat mbi rrethanat e vdekjes së Kolë Bojaxhiut. Sikundër dihet, Kolë Bojaxhiu ishte një biznesmen shqiptar dhe politikan, i cili e ndërtoi teatrin e parë të Shkupit, si dhe ka marrë pjesë në zhvillimin e linjës hekurudhore Kosovë – Shkup – projekt që ai e financoi personalisht. Kolë Bojaxhiu angazhimin e tij shoqëror, kulturor e politik, e kishte përfshirë edhe në kuadër të administratës së Qytetit të Shkupit, këshilltar i së cilës ishte. Sipas të dhënave që i kishte deponuar familja Bojaxhiu pas transferimit në Tiranë, merret vesh se nё vjeshtёn e vitit 1919, njё delegacion i kёshillit tё Qytetit tё Shkupit, ku bёnte pjesё edhe Kolё Bojaxhiu, udhёtuan pёr nё Beograd, tё ftuar pёr njё mbledhje. Posa u largua nga Beogradi, Kola u sёmur rёndё, duke pёrjetuar dhimbje tё mёdha. Pasi arriti nё Shkup u shtrua urgjentisht nё spital dhe vdiq disa orё mё vonё. Pas vdekjes së Kolës, në vitet ’30, familja Bojaxhiu shpërngulet në Tiranë.

~125~


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.