Qyteti për Personat me Aftësi të Kufizuara

Page 1

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR ËNDRRA TË BARABARTA MUNDËSI TË BARABARTA


© FRIEDRICH EBERT STIFTUNG Tiranë 2016 ISBN: 0000-000-00-0 QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA Ëndrra të barabarta, mundësi të barabarta

Ky libërth u mbështet financiarisht nga: © Friedrich Ebert Stiftung, Rr. “Abdi Toptani”, Torre Drin, kati i 3-të, KP1418 Tiranë Tel. +355 (0)4 22 50 986 e-mail: info@fes-tirana.org web: www.fes-tirana.org U realizua nga: Fondacioni Së Bashku, Rr. “Dritan Hoxha”, blloku “Gintash”, objekti nr.2, zyra nr.14, KP1023 Tiranë Tel. +355 (0)69 269 4515 e-mail: fondacionisebashku@gmail.com © STUDIOARCH4, Rr. “Besim Imami” , Nr 34, kati i 1 Tiranë Tel. +355 (0) 69 54 42 379 e-mail: contact@studioarch4.com web: www.studioarch4.com


PËRMBAJTJA

Aftësia e kufizuar dhe barrierat në mjedis Personat me aftësi të kufizuar dhe barrierat e tyre të përditshme në Shqipëri

4

Raportet trupore dhe këndi i shikimit për personat me aftësi të kufizuar

8

5

Legjislacioni shqiptar për një mjedis të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar 9 Qyteti

14

Kalimi në kryqëzime 16 Ndërtesat publike 20 Transporti publik 24 Hapësirat publike 28 Mjedisi i punës dhe vendbanimi

32

Standardet për hyrjet e pallateve, banesave dhe zyrave Standardet për hapësirat e brendshme të banesave dhe zyrave Intervista, si e përjetojnë qytetin tre persona me aftësi të kufizuara të ndryshme

34 36

Përfundime

44

40

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

3


AFTËSIA E KUFIZUAR DHE BARRIERAT NË MJEDIS Ka dy dokumentë të rëndësishëm ligjor që përcaktojnë se cilët janë personat me aftësi të kufizuar. Dokumenti i parë është Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Kjo Konventë është ratifikuar nga shteti shqiptar në 11 shkurt të vitit 2013 dhe thotë që aftësia e kufizuar është një koncept në evoluim dhe përkufizimi i dhënë nuk duhet marrë si i ngurtë: "Personat me aftësi të kufizuar përfshijnë ata që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afat-gjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabartë me të tjerët." (Neni 1 i Konventës) Po në frymën dhe gjuhën e Konventës është edhe përkufizimi i dhënë nga LIGJI Nr. 93/2014 "PER PERFSHIRJEN SOCIALE DHE AKSESUESHMERINE E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA": “individët që kanë dëmtime afatgjata fizike, mendore, intelektuale ose ndijore, dëmtime të cilat, në bashkëveprim me pengesat e ndryshme, përfshirë ato mjedisore dhe të qëndrimit, mund pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët” Ajo që është e qartë është se aftësia e 4

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

kufizuar është një ndërveprim ndërmjet dëmtimit të vetë personit dhe mjedisit/ shoqërisë që e rrethon. Kur flasim për persona me aftësi të kufizuar kemi parasysh personat me aftësi të kufizuar në lëvizje, në shikim, në dëgjim dhe të folur dhe aftësinë e kufizuar intelektuale. Për lehtësi referimi, ky libërth është ndërtuar duke patur parasysh këto lloje të aftësisë së kufizuar dhe vështirësitë që ata hasin në qytet. Përshtatshmëria është një term i përgjithshëm që përdoret për të përshkruar shkallën, bazuar në të cilën një produkt (pajisje, shërbim apo mjedis) është i arritshëm nga një numër sa më i madh personash. Përshtatshmëria është një koncept i lidhur ngushtë me projektimin universal. Projektimi universal është një filozofi projektimi dhe ndërtimi, i cili duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë arkitektët dhe ndërtuesit në mënyrë që produktet të jenë të përshtatura për të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse kanë ose jo aftësi të kufizuara. Kur flasim për përshtatshmërinë duhet të kemi parasysh se vetëm nëse funksionon si zinxhir dhe të gjitha hallkat e këtij zinxhiri janë të përshtatura, mund të sjellin pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha aspektet e jetës së përditshme.


PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR DHE BARRIERAT E TYRE TË PËRDITSHME NË SHQIPËRI qëllimi i këtij libërthi

Synimi i këtij publikimi është të bëjë një analizë të thjeshtë se sa i përshtatshëm është qyteti për personat me aftësi të kufizuara, duke marrë si shembull kryeqytetin, Tiranën. Përveç evidentimit nëpëmjet fotove të marra nëpër qytet të problematikave, ky publikim bën edhe udhëzuesin e atyre elementëve pa hyrë në detaje teknike, të cilat do ta bënin Tiranën të përshtatur për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Ky publikim synon të tërheqë vëmëndjen e vendimmarrësve lokalë e qëndrorë, të ndërtuesve dhe aktorëve të tjerë shoqëror lidhur me detyrimin ligjor për të ndërtuar një qytet që nuk i përjashton personat me aftësi të kufizuar.

Ky libërth, përpiqet të ndërgjegjësojë dhe edukojë në lidhje me ato element të përshtatshmërisë, të cilët duke qenë të pranishëm në trotuaret e qytetit, në ndërtesa, në transport etj. lehtësojnë të përditshmen e personave me aftësi të kufizuar por edhe të të moshuarve dhe nënave me fëmijë. Përshtatshmëria është një element kyç për realizimin e të drejtave të përsonave me aftësi të kufizuar. Ata nuk mund të punojnë, shkollohen, të marrin pjesë në jetën sociale e kulturore të qytetit pa mundur të lëvizin lirshëm nëpër qytet. Ndaj, përshtatshmëria konsiderohet jo vetëm një e drejtë por edhe një parakusht për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera nga ana e personave me aftësi të kufizuar.

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

5


PUNËSIM

PJESËMARRJA NË AKTIVITE SPORTIVE

PJESËMARRJE E PLOTË DHE EFEKTIVE NË SHOQËRI

MUNDËSI PËR PJESËMARRJE NË JETËN SOCIALE E KULTURORE TË QYTETIT

MUNDËSI PËR TË GËZUAR NJË JETË FAMILJARE SI GJITHË TË TJERËT


SOCIALIZIM

AKSES NË KUJDESIN SHËNDETËSOR

MJEDIS I PËRSHTATUR

INFRASTRUKTURË E PËRSHTATSHME ARSIMORE

PJESËMARRJE E PLOTË DHE EFEKTIVE NË SHOQËRI


170 cm

60 cm

80 cm

60 cm

120 cm

HAPËSIRA E NEVOJSHME PËR AKOMODIMIN NË TAVOLINAT E BAREVE APO RESTORANTEVE

RAPORTET TRUPORE DHE KËNDI I SHIKIMIT

HAPËSIRA E NEVOJSHME PËR MANOVRIME PËR PËRDORUESIT E KARROCËS ME RROTA

30

0

30 50 25 0 15 35

15 75

70 cm

90-120 cm

60 cm

HAPËSIRA E NEVOJSHME PËR NJË PERSON, I VERBËR APO PËRDORUES I PATERICAVE PËR TË ECUR NË TROTUAR

DUHET MARRË PARASYSH SE KËNDI I SHIKIMIT PËR NJË PERSON TË ULUR DHE NJË MË KËMBË ËSHTË I NDRYSHËM


LEGJISLACIONI SHQIPTAR PËR NJË MJEDIS TË PËRSHTATSHËM PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Kuadri ligjor shqiptar ka parashikuar të drejtën për përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuara me anë të disa ligjeve. Shteti shqiptar ka ratifikuar në 11 shkurt 2013 Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara, duke e kthyer këtë dokument ligjor ndërkombëtar në të detyrueshëm në kuadrin ligjor të brendshëm. Kjo Konventë e trajton përshtatshmërinë edhe si parim të përgjithshëm, edhe si të drejtë më vete në nenin 9, por kërkon realizimin e përshtatshmërisë nw nenet ku flitet për të drejtën për arsim, punësim, jetësë të pavarur etj. Ndaj është e qartë se përshtatshmëria është parakusht për gëzimin e të gjitha të drejtave të tjera nga ana e personave me

aftësi të kufizuara. Pjesëmarrja e plotë dhe efektive në shoqëri është e mundur vetëm nëse kemi mjedis, transport dhe mjete komunikimi të përshtatura. NENI 9 Neni 9 i kësaj Konvente parashikon se shtetet palë kanë detyrimin të marrin masa për eleminimin e pengesave dhe barrierave: "1. (a) Në ndërtesa, rrugë, transport, në ambjente të brendshme apo të jashtme, përfshirë shkollat, strehimin, qendrat shëndetësore apo ambjentet e punës; (b) Informacion, komunikim dhe shërbime të tjera, përfshirë shërbimet elektronike dhe ato të urgjencës.

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

9


2. Gjithashtu, shtetet Palë duhet të marrin masat e duhura për: (a) Të zhvilluar, shpallur dhe monitoruar zbatimin e udhëzimeve dhe standardeve minimale në lidhje me aksesin ndaj objekteve dhe shërbimeve të hapura apo të siguruara për publikun; (b) Tu siguruar që subjektet private të cilat ofrojnë objekte dhe shërbime, të cilat janë të hapura apo të siguruara për publikun të marrin parasysh të gjitha aspektet e aksesit për personat me aftësi të kufizuar; (c) Të ofruar trajnim për aktorët e interesit lidhur me problemet që kanë të bëjne më aksesin për personat me aftësi të kufizuar; (d) Tu siguruar që ndërtesat dhe objektet e tjera publike të përmbajnë shenja në gjuhën Braille dhe në forma lehtësisht të lexueshme dhe të kuptueshme; …etj" Një tjetër document ligjor i rëndësishëm është: Ligj Nr. 93/2014 PER PERFSHIRJEN SOCIALE DHE AKSESUESHMERINE E PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA Një ndër qëllimet e këtij ligji është:

10

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

" të përcaktojë përgjegjësinë e të gjitha strukturave publike dhe jopublike, përfshirë organet shtetërore, qendrore dhe vendore, në zbatimin e parimeve të përfshirjes dhe aksesueshmërisë për të zvogëluar, deri në heqje, barrierat për personat me aftësi të kufizuara me qëllim mundësimin e pjesëmarrjes së tyre të barabartë në shoqëri." NENI 11 Neni 11 i këtij ligji parashikon se ndërhyrjet për eleminimin e barrierave financohen përmes buxhetit të shtetit: " Institucionet shtetërore, qëndrore dhe vendore, marrin gradualisht masat për sigurimin e fondeve të nevojshme për mënjanimin e pengesave mjedisore dhe infrastrukturore në ofrimin e shërbimeve publike garanton që të gjithë personat me aftësi të kufizuara janë të barabartë përpara ligjit". Si rrjedhojë, janë pikërisht institucionet qëndrore dhe vendore të cilat do të marrin masat gradualisht për ofrimin e përshtatshmërisë dhe jo vetëm kaq, por kanë detyrimin për të ofruar shërbime dhe informacion të përshtatur. Po ky ligj thekson se aksesueshmëria dhe transporti i përshtatur janë element


kyç në mënyrë që personat me aftësi të kufizuar të kenë mundësi për jetesë të pavarur. Një tjetër ligj i rëndësishëm që merret ndër të tjera edhe me përshtatshmërinë është LIGJI “PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”, Nr. 10 221, datë 4.2.2010. Objekti i këtij ligji është të rregullojë zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me racën, gjininë… dhe aftësinë e kufizuar. Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi e bën të detyrueshme ofrimin e shërbimeve dhe të mirave të përshtatura për personat me aftësi të kufizuar si nga subjektet publike ashtu edhe për ata private. Kjo do të thotë se edhe një dyqan i vogël lagjeje por edhe një spital i madh privat duhet të ofrojnë elementët e përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuara, në të kundërt përbën diskriminim. Ky ligj parashikon si një formë diskriminimi mohimin e përshtatjes së arsyeshme, koncept ky që lidhet veçanërisht me personat me aftësi të kufizuar. Përshtatja e arsyeshme ka të bëjë me ato modifikime ose përshtatje të cilat bëjnë të mundur që një person

me aftësi të kufizuar të kryejë një punë apo të marrë një shërbim në kushte të barabarta me të tjerët. I vetmi kufizim në ligj është që përshtatja e arsyeshme të mos përbëjë një barrë të tepruar për subjektin që ka detyrimin për ta realizuar atë. Për herë të parë në vitin 2008 hartohet rregullorja për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara “Zbatimi i rregullave për eliminimin e barrierave akritektonike në banesat, hapësirat dhe shërbimet publike”. Kjo është një rregullore e cila përmban të gjitha detajimet teknike për realizimin e elementëve të përshtatshmërisë në standartet e duhura. Megjithëse kuadri ligjor duket i plotë për të garantuar përshtatshmërinë në qytetet tona, në transport e informacion, zbatimi i tij mbetet problematik. Le të shërbej ky libërth për dhënien e informacionit bazë për detyrimin ligjor për garantimin e përshtatshmërisë dhe për elementët më të rëndësishëm të cilët duhet të jenë të pranishëm në të gjitha hallkat e mjedisit urban sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha aspektet e jetës.

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

11


2

1 Neni 6 Hapësirat për këmbësorët Projektet e hapësirave publike dhe urbanizimi duhet të parashikojnë një rrugë hyrëse për përdorimin e impianteve ngritëse për nga shërbime sociale dhe shrytëzimin e ambienteve.

Neni 9 Shkallët dhe platformat Shkallët duhet të sigurojnë ecje të rregullt dhe të njëtrajtëshme përgjatë gjithë gjatësisë së tyre. Shkallët dhe rampat si dhe platformat duhet të kenë një gjerësi min.120 cm në hapësirat e jashtme dhe 110 cm në hapësirat e brendshme, me një pjerrësi të kufizuar dhe konstante. Rampa duhet të ketë pjerrtësi deri 1:20 (5%), dorëza mbajtëse me lartësi 10 cm dhe sipërfaqe kundër rrëshqitjes.

3 Neni 19 Sinjalistika Sinjalistika në ndërtesa dhe hapësirat e arritshme të vendosen në mënyrë të dukshme me udhëzime për orientimin dhe shfrytëzimin e hapësirave të ndërtuara.

Zbatimi i Rregullave "Për eliminimin e barrierave arkitektonike në banesat, hapësirat dhe shërbimet publike"

1

12

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

3


4 Neni 26 Vendparkimet Në parkimet dhe garazhet publike, si dhe pranë objekteve ndërtimore 5% e vendeve përshtaten në raport me numrin total të vend parkimeve, por jo më pak se një.

6 2

5 Neni 10 Dhoma, klasa dhe hapësira e punës Dhoma, klasa dhe hapësira e punës duhet të kenë hapësirë komunikimi të lirë për lëvizje me karrocë për PAK, me diametër 150 cm; tavolinë pune me lartësi 85 cm, gjerësi 70 cm dhe thellësi 50 cm.

Neni 11 Ambientet e shërbimit Ambientet e shërbimit si bar dhe restorant, duhet të kenë: kalim të sigurtë ndërmjet tavolinave me gjerësi 100 cm, banak dhe tavolina të realizuara në lartësi 85cm, gjerësi min. 70 cm, dhe thellësi 50 cm. Muret, dyshemtë dhe dyert të jenë me ngjyra në kontrast. Lloji i materialit që përdoret për dysheme të jetë praktik për lëvizjen e karrocave të PAK dhe shenja treguese për orientim.

7 5

Neni 25 Ndërtesat e institucioneve arsimore Ndërtesat e institucioneve parashkollore, shkollore, universitetet dhe institucione të tjera duhet të sigurojnë përdorimin për nxënës me aftësi të kufizuar lëvizëse. Mobilimi duhet të ketë karakteristika të veçanta për personat me aftësi të kufizuar.

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

13


QYTETI

QYTETI

vendbanimi

lëvizje e pavarur park/ sport

rampa për të dalë nga shtepia në rrugë

vazhdimësia e rrugëve me reliev

paralajmërim për praninë e një rruge apo kryqezimi

muze, teatër “miqesorë” ndaj personave me aftësi të kufizuara

prania e rampave për të aksesuar ndërtesat publike

autobuze të aksesueshëm nga persona me aftësi të kufizuara

prania e semaforeve interaktive

kalimi në vija të bardha me siperfaqe me reliev

aktivitete kulturore

transport publik

prania e një vendi të përshtatshëm pritjeje në stacionin e autobuzit

jeta sociale

punësim

institucione edukuese për individë me nevoja të veçanta

vendparkime të përshtatshme

mundësi arsimimi

14

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

ndërtesa publike me shërbime të veçanta

bar/restorante


universitet spital

bar

parking

bankë

teatër policia

shtëpi

park

pallat stacion autobuzi


!

!

KRYQËZIMET

Problemet që hasen në kryqëzimet e Tiranës duke filluar nga trotuarët, në semaforët dhe vijat e bardha për kalimin e rrugës

16

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

!


!

!

!

! QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

17


KRYQËZIMET

Kryqëzimet në Tiranë nuk përmbushin kriteret e nevojshme për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara. Vështirësitë hasen kur këta persona janë të shoqëruar, ndërsa lëvizja e pavarur është e pamundur. Problemi fillon me trotuarët, të cilët nuk janë të gjerë mjaftueshëm dhe të shtruar me materialin e duhur. Ndërsa lëvizja për personat e verbër është e pamundur kur mungojnë linjat orientuese dhe informacioni në lidhje me kontekstin kaotik dhe shpesh të rrezikshëm të kryqëzimeve në Tiranë. Në skaj të rrugës shpesh mungojnë ose janë të dëmtuara rampat me material taktil dhe jo të rrëshqitshëm për kalimin e disnivelit midis trotuarit dhe rrugës motore. Kalimi i rrugës nga persona me shikim të kufizuar është i pamundur sepse mungojnë semaforët interaktivë (me sinjal zanor). Ndërkohë që vijat e bardha, jo vetëm që nuk janë taktile por jo rrallë janë të padukshme edhe për dikë me shikim normal . 18

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

kryqëzimi "21 dhjetori"


guida me reliev të vazhdueshme për orientimin e personave të verbër prania e sipërfaqeve me reliev, paralajmëruese të një rruge motore apo kryqëzimi pajisja me semaforë interaktivë në çdo kalim rruge

vija të bardha me material taktil për kalimin e rrugës Kryqëzimet midis vendkalimeve të këmbësorëve duhet të jenë të sinjalizuara edhe për personat e verbër dhe me shikim të kufizuar. Vendkalimi për këmbësor duhet të ketë semaforin e përshtatur me sinjalizim zanor dhe vijat relievore drejtuese. Vija relievore paralajmëruese realizohet deri tek skaji i pjerrtësisë së kalimit në gjatësi jo më të vogël se 110 cm. Kur në udhëkryq nuk mund të evitohen pengesat në nivel të njëjtë, realizohen nënkalime ose mbikalime me aplikimin e elementeve përshtatës për arritjen në nivele me lartësi të ndryshme sipas dispozitave të kësaj rregulloreje.

koka e semaforit

sinjal zanor për këmbësoret pllaka me reliev për orientim 1220 mm MIN

buton me ngjyrë kontrasuese vija të bardha me sipërfaqe me reliev

1065 mm rampa

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

19


!

! NDËRTESAT PUBLIKE Vështirësitë për të aksesuar ndërtesat publike duke filluar nga shkallët që nuk përmbushin kriteret dhe mungesës totale të rampave

20

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

!


!

!

! QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

21


NDËRTESAT PUBLIKE

Zinxhiri i vështirësivë që personat me aftësi të kufizuara hasin për të lëvizur dhe arritur në pika të caktuara të qytetit ndiqet nga vështirësitë për të aksesuar ndërtesën. Shumë ndërtesa publike në Tiranë janë të paaksesueshme nga personat me karrocë për shkak të mungesës së rampës. Në raste të tjera, kjo rampë është e vendosur në hyrje dytësore të ndërtesës. Në shumë raste mungon emërtimi i institucionit në hyrje të ndërtesës, mungesë që u krijon vështirësi personave me degjim të dëmtuar, ndërsa për personat me kufizim në shikim mungon informacioni në Braille. Gjithashtu, shkallët nuk përmbushin parametrat e duhura. Në shume raste mungojnë korrimanot për mbështetje dhe sipërfaqet me reliev që japin informacion në lidhje me fillimin dhe mbarimin e shkallës. Univeristeti Politeknik i Tiranës 22

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA


integrimi i rampave në shkallët ekzistuese për të aksesuar ndërtesat publike nga hyrja kryesore pajisja me një shirit me reliev, kontrastues të shkallëve vendosja e korrimanove në anë të shkallës dhe e një korrimanoje qëndrore për shkallë më të gjëra se 5 m

Ndërtesat publike, të cilat arrihen nëpërmjet shkallëve, duhen të jenë të pajisura edhe me rampë e cila mundëson aksesin nga hyrja kryesore e ndërtesës edhe për personat me aftësi të kufizuar. Konsiderohet i arritshëm kalimi i një disniveli deri në 320 cm nëpërmjet platformave të pjerrëta të vendosura njëra pas tjetrës. Sinjalistika në ndërtesa duhet të vendoset në mënyrë të dukshme që të shihen lehtësisht tabelat me udhëzime për orientimin dhe shfrytëzimin e hapësirave të ndërtuara.

1670 mm MIN.

0.6 m MIN. (0.3 m nese dera hapet ne te kundert te rampes)

1.1 m MIN.

1.7 m MIN.

1.7 m MIN. 9m MAX.

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

23


!

! TRANSPORTI PUBLIK Problematika e transportit publik: stacione pritjeje të papërshtatshëm dhe autobusë të paaksesueshëm për PAK

24

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

!


!

! QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

25


TRANSPORTI PUBLIK

Transporti publik është një ndër problematikat kryesore që personat me aftësi të kufizuar përballën çdo ditë në Tiranë. Personat me aftësi të kufizur kanë vështirësi të aksesojnë transportin publik meqenëse nuk kanë aksesin e duhur për personat me aftësi të kufizuar. Në shumicën e rasteve personat me aftësi të kufizuar me karrocë kanë problem të aksesojnë transportin publik, si p.sh. stacionin e autobusit, sepse janë të paaksesueshëm dhe kanë vështirësi hipjen në autobus. Disa nga mjetet e transportit urbanistik posedojnë një rampë për personat me aftësi të kufizuar, por në shumicën e rasteve personat përgjegjës nuk e kanë vëmendjen e duhur për të hapur rampën, çka bën që PAK me karrocë të mënjanohen apo largohen për të përdorur transportin publik. Ndërsa personat me aftësi të kufizuar në dëgjim kanë vështirësi perceptimi për vendodhjen e tyre në mungesë të sistemeve akustike. 26

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Vendi: Stacion Autobusi përball Teatrit Kombëtar

Stacion autobuzi përballë Muzeut Kombëtar


Struktura me thepa për rrugë me rrezik

3

Struktura me lugje për rrugë të vazhdueshme

4

5

1 2

Struktura me thepa të gjëra për rrugë me rrezik

1 Orientim nëpërmjet sipërfaqeve taktile

2 Rampa

3 Stacion autobuzi

4 Hypje në autobuz

b a

Info në lidhje me 5 shërbimin e autobuzave

Stacioni i autobusit duhet të jetë i pajisur me plane të pjerrta (rampa), platforma të lëvizshme ose mjete të tjera të përshtatshme për ngritje, me qëllim që të lehtësojnë hyrjen e personave me vështirësi lëvizëse. Në çdo rast duhet të rezervohet një numër i përshtatshëm vendesh për t'u ulur për personat me aftësi të kufizuara lëvizëse ose ndijuese. Transporti i karriges me rrota kryhet falas.

rrotullim 360 gradë në varësi të diellit tekst dhe imazh informacion zanor ekrani paneli i kontrollit tastiere e zakonshme dhe tastierë taktile

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

27


!

HAPËSIRAT PUBLIKE Hapësirat publike: parqe të (pa) aksesueshme me vështirësi dhe mungesa e infrastrukturës për lëvizjen e pavarur dhe çlodhjen për PAK

28

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

!


!

!

! QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

29


HAPËSIRAT PUBLIKE Hapësirat publike konsiderohen të jenë të aksesueshme lehtësisht nga të gjithë personat, duke mos i veçuar personat me aftësi të kufizuar. Por, nga personat me aftësi të kufizuar kjo hapësirë është konsideruar me vështirësi për arsye të një zinxhiri pengesash për të mbërritur atje. Kjo bënë që hapësirat publike/parqet të jenë të vizituar jo shpesh nga personat me aftësi të kufizuar. Vështirësia qëndron që nga transporti, trotuaret dhe vetë këto hapsira nuk kanë maksimumin e përshtatshmërisë. Po ashtu personat me aftësi të kufizur në dëgjim kanë vështirësi për të ditur vendndodhjen e tyre ngaqë varen nga sisteme të veçanta dëgjimi me akustikë. 30

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Sheshi "Tre vëllezërit Frashëri"


2

1 2

1

3 5

3

i

5

4

i

4

Hapësirat publike ku kërkesat do të konsiderohen të plotësuara nëse ekziston të paktën një rrugë lehtësisht e shfrytëzueshme nga personat me aftësi të kufizuara levizëse ose ndijuese. Ndryshimet e nivelit të sipërfaqeve publike të rrugëve janë të lidhura me njëri-tjetrin me elemente përkatës përshtatjeje për ndryshim të lartësive. Të gjitha pajisjet komunale (stola, tavolina, shenja, shtylla ndriçuese, mbajtës për biçikleta dhe të ngjashme) vendosen pranë skajit të sipërfaqes publike në mënyrë që të mos pengojë personat e verbër apo me karrocë. Personat me dëmtime në dëgjim varen nga harku induktiv ose rrethi transmetues, për të larguar zhurmën nga rrethi dhe për të përmirësuar cilësinë e zërit.

1 Dallimi i vendkalimeve të ndryshme me anë të strukturave të ndryshme sipërfaqësore dhe kromatike sistem dëgjimi me radio transmetim

2 Kufizimi optik dhe i hapësirës së prekshme nga një zonë në tjetrën 3 Përfundimi i hapësirës së prekshme për vendpushim

sistem dëgjimi: "loop system"

4 Kryqëzime të hapësirave me kontrast visual dhe taktil

5 Instalimi i sistemeve të dëgjimit për personat me dëgjim të dëmtuar QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

31


MJEDISET E PUNËS DHE VENDBANIMI

hyrje në ndërtesë

parkimi i makinave mjedis parkimi për pasagjerët me aftësi të kufizuar

vazhdimësi e guidave me sipërfare me reliev

paralajmërim për praninë e një rruge apo kryqëzimi

aksesi në ndërtesën e banimit nëpërmjet rampës

lëvizje vertikale

lëvizja lehtësisht rreth shtëpisë dhe punës

tavolinë pune ku lartësia nga dyshemeja është 85 cm

marrëdhëniet jashtë-brenda

32

hapësirë komunikimi për lëvizje rreth objekteve me gjerësi 120 cm

kuzhina me parametrat e rekomanduar

dhomë ndenjeje e liruar nga sendet e panevojshme për të lehtësuar lëvizjen

lartësia e dritareve lejon kontaktin viziv me të jashtmen

dhoma e gjumit: hapësira për të lëvizur dhe sendet lehtësisht të arritshme

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

prania e ashensorit të përshtatshëm

banja: instalimi i tubave mbajtës pranë WC dhe dushit


banesa

mjedisi i punĂŤs


STANDARDE PËR HYRJET E PALLATEVE, BANESAVE DHE ZYRAVE

1

5

4 3

6

2

34

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA


1 gjerësia min. e derës së ashensorit: 80 cm 2 tubat mbajtës dhe paneli i kontrollit të ashensorit jo me lart se 90 cm 3 citofoni i vendosur në lartësi 110-130 cm 4 zilja e vendosur në lartësi 40-140 cm 5 gjerësia min. e derës së jashtme: 90 cm 6 doreza e derës e vendosur në lartësi 85-95 cm 7 çelsat elektrikë të vendosur në lartësi 60-140 cm 8 telefoni i vendosur në lartësi 100-140 cm 9 dalje elektrike të instaluara në lartësi 45-115 cm

7

(cm)

8

140 9

130 120 110 100 90 80 70 60 50 40 30 20 10

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

35


AKSESI DHE STANDARDET E BANJËS PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA 8 9 4

1

5

2

3

36

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

4

6


1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

gjerësia min. e derës së jashtme 90 cm dorëza e derës e vendosur në lartësi 85-95 cm lavamani i vendosur në lartësi 70 cm tuba mbajtës horizontalë në lartësi 40-75 cm tuba mbajtës horizontalë të vendosur në lartësi 100 cm letra higjienike e vendosur në lartësi 80 cm tuba mbajtës vertikalë të vendosura në lartësi 140 cm tuba mbajtës horizontalë të vendosur në lartësi 80 cm ulëse e palosshme e vendosur në lartësi 45 cm tuba mbajtës vertikalë të vendosur në lartësi 140 cm

7

10

(cm) 140 130 120 110 100 90 80

8

70 60 9

50 40 30 20 10

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

37


plani i banjës për persona me aftësi të kufizuara

lartësia e wc-së dhe ndenjëses së dushit, 45 cm hapësirë për manovrime

tuba mbajtës vertikalë me lartësi, 140c m

1.5 0m

hapësira e dushit min. 1.5m x 0.9m

Vend për ulje

tuba mbajtës horizontalë me lartësi, 80 cm lavamani, lartësia optimale 75 cm

gjerësia e derës rreth 90 cm

38

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Plani i banjës për personat me aftësi të kufizuara


STANDARDET NË KUZHINË

60-65 cm

60-65 cm

70 cm

80-85 80-85 cm 70 cm cm

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

39


intervistë me

SUELA LALËN Suela është 33 vjeçe dhe banon në Tiranë. Ajo është përdoruese e karriges me rrota.

1. SA E LEHTË ËSHTË PËR JU TË LËVIZNI NË TROTUAR? Nuk është aspak e lehtë. Shpesh trotuarët nuk janë të gjerë mjaftueshëm. Në shumicën e rasteve nuk kanë elementët e përshtatshmërisë, edhe kur këto elementë gjenden nuk janë në standartet e duhura. Vështirësia më e madhe për të lëvizur në Tiranë janë pikërisht trotuarët. Ata e bëjnë të pamundur lëvizjen si i pavarur, por edhe me shoqërues është shumë e mundimshme.

40

4. A I VIZITONI HAPËSIRAT PUBLIKE/PARQET DHE SA E LEHTË ËSHTË PËR JU? Rrallë, sepse është e vështirë për shkak të një zinxhiri pengesash për të mbërritur atje. Vështirësia qëndron që nga transporti, trotuarët dhe vetë këto hapsira nuk kanë maksimumin e përshtatshmërisë.

5. A MUND TË KALONI NJË KRYQËZIM PA NDIHMËN E DIKUJT? ÇFARË JU PENGON? Jo, sepse trotuarët kanë lartësi dhe kjo gjë pengon kalimin. 6. MUND TË DILNI E VETME NË QYTET PËR NJË SHËTITJE? Jo, unë nuk e kam bërë kurrë këtë gjë në Shqipëri. Lëvizja ime e pavarur do të ishte e mundur vetëm me anë të një karrigeje elektrike, por edhe duke përdorur karrige manuale, është e pamundur për shkak të trotuarëve të papërshtatur dhe godinave të të paaksesueshme. Një shëtitje e pashoqëruar është një nga ato gjëra që më mungon. 7. HASNI VËSHTIRËSI PËR TË AKSESUAR BANESËN TUAJ? Tani jo më. Në ndërtesën ku banoj nuk ka shkallë në hyrje dhe kemi një ashensor të gjerë mjaftueshëm.

2. CILËT ELEMENTË DO TË LEHTËSONIN AKSESIN TUAJ NË NJË NDËRTESË PUBLIKE? Elementi më i rëndësishëm është rampa në hyrje të ndërtesës, e cila duhet të jetë në pjerrtësinë e duhur dhe jo e rrëshqitshme. Dyert duhet të jenë mjaftueshëm të gjera dhe optimale do të ishte prania e një ashensori për të mbërritur në katet e sipërme.

8. SHKONI SHPESH NË TEATËR, OPERA, MUZE, ETJ.? A JANË TË PËRSHTATURA PËR JU? Përpiqem të shkoj por nuk është e lehtë. Disa prej ndërtesave nuk kanë rampë në hyrje dhe brenda në sallë nuk ka vende të rezervuara për personat që përdorin karrigen me rrota. Asnjë nga këto godina nuk ka tualete të përshtatura.

3. SA SHPESH E PËRDORNI TRANSPORTIN PUBLIK DHE ÇFARË VËSHTIRËSISH KA PËRDORIMI I TIJ ? Unë kam vite pa marrë autobusin. Në ato pak raste kur mjetet e transportit urban kanë një rampë, ata janë të tejmbushur dhe faturinot nuk kanë vëmendjen e duhur për ta hapur rampën. Një problem tjetër është se stacionet janë të paaksesueshme dhe e vështirësojnë hipjen në autobus edhe në rast se këta të fundit kanë rampë.

9. A LËVIZNI ME MAKINË? NËSE PO, PARKONI NË VENDET E REZERVUARA PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR DHE SA I LEHTË ËSHTË PËRDORIMI I TYRE? Mundësia ime e vetme për të lëvizur është makina. Në Tiranë, ka vetëm dy vende të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara, pranë stadiumit kombëtar. Është e nevojshme të ketë më shumë vende të tilla në të gjithë qytetin.

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA


1. SA E LEHTË ËSHTË PËR JU TË LËVIZNI NË TROTUAR? Nuk është e lehtë. Mungojnë vijëzimet orientuese në fillim të shkallëve, trotuarët janë të ngushtë e të lartë. Vatrat e pemëve më të gjera seç duhet, hapësirat e kalimtarëve shpesh të bllokuara me karriget e tavolinat e kafeneve dhe shitësit ambulantë e bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen. Mungojnë sinjale me tingull që semaforin ta degjojmë kur njofton kalimin për njerëzit. Lëvizja e pavarur është e pamundur dhe e rrezikshme por edhe me shoqërim nuk ështëe lehtë. 2. CILËT ELEMENTË DO TË LEHTËSONIN AKSESIN TUAJ NË NJË NDËRTESË PUBLIKE? Do ta lehtësonte një shirit orientues tek shkallët dhe përgjatë korridoreve që të tregojë kthesat dhe drejtimin, një ashensor i pajisur me numra ne brail dhe me hapesirë të mjaftueshme, me sinjal zanor kur ndërron katin apo hap e mbyll dyert që e kanë shumica e ashensorëve të prodhuar prej vitesh. 3. SA SHPESH E PËRDORNI TRANSPORTIN PUBLIK DHE ÇFARË VËSHTIRËSISH KA PËRDORIMI I TIJ ? E përdor mesatarisht shpesh, 1 herë në javë. Autobusët kanë hyrjet shumë të larta, shpesh vendet për personat me aftësi të kufizuara zihen dhe faturinot nuk përpiqen t’i lirojnë ato, por mbetet në vullnetin e pasagjerëve nëse ta lirojnë vendin. Shoferet ecin me shpejtësi të pakontrolluar që bëhet edhe më e rrezikshme për personat me aftësi të kufizuar duke qenë në këmbë pa mundësi për t'u mbështetur. Neve nuk na krijohet akses për të hyrë dhe dalë lehtë nga mjeti. 4. A I VIZITONI HAPËSIRAT PUBLIKE/PARQET DHE SA E LEHTË ËSHTË PËR JU? I vizitoj, por nuk është e lehtë, ka shumë shkallë, nuk kanë ashensor. 5. A MUND TË KALONI NJË KRYQËZIM PA NDIHMËN E DIKUJT? ÇFARË JU PENGON?

intervistë me

ANISA PRODËN Anisa është person me aftësi të kufizuar në shikim.

Jo, sepse trotuarët nuk kanë shenja kur fillojnë e mbarojnë, nuk ka semafor që të më tregojë kur është radha e këmbësorëve.

6. MUND TË DILNI E VETME NË QYTET PËR NJË SHËTITJE? Jo, sepse ka rrezik dhe në qytet as nuk ofrohen kurse që të më mësojnë lëvizjen e pavarur, të më trajnojnë të njoh zonat dhe të shmang pengesat. 7. HASNI VËSHTIRËSI PËR TË AKSESUAR BANESËN TUAJ? Jo. 8. SHKONI SHPESH NË TEATËR, OPERA, MUZE, ETJ? A JANË TË PËRSHTATURA PËR JU? Shkoj, por jo vetëm. 9. A LËVIZNI ME MAKINË? NËSE PO, PARKONI NË VENDET E REZERVUARA PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR DHE SA I LEHTË ËSHTË PËRDORIMI I TYRE? Po, por parkingjet nuk i përdor, sepse nuk e di ku janë, janë të pakët dhe shpesh zihen. QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

41


intervistë me

FLORJAN ROJBA Florjani është 33 vjeç dhe banon në Tiranë. Ai komunikon me anë të gjuhës së shenjave dhe mban aparat dëgjimi.

4. A I VIZITONI HAPËSIRAT PUBLIKE/PARQET DHE SA E LEHTË ËSHTË PËR JU? Po, unë i vizitoj hapësirat publike, parqet si çdo njeri tjetër pa asnjë lloj pengese.

5. A MUND TË KALONI NJË KRYQËZIM PA NDIHMËN E DIKUJT? ÇFARË JU PENGON? Asnjë problem përsa kohë funksionojnë semaforët.

6. MUND TË DILNI I VETËM NË QYTET PËR NJË SHËTITJE? Pa asnjë problem në përgjithësi.

1. SA E LEHTË ËSHTË PËR JU TË LËVIZNI NË TROTUAR? Për mua nuk ka asnjë vështirësi lëvizja në trotuar përsa kohë në të kalojnë vetëm këmbësorë.

2. CILËT ELEMENTË DO TË LEHTËSONIN AKSESIN TUAJ NË NJË NDËRTESË PUBLIKE? Do të ishte lehtësuese për një person si unë që nuk dëgjon nëse do ishin tabelat ku do shënohej emri i institucionit dhe zyrat përkatëse dhe informacion i shkruar shtesë diku në një pjesë të dukshme të tij.

3. SA SHPESH E PËRDORNI TRANSPORTIN PUBLIK DHE ÇFARË VËSHTIRËSISH KA PËRDORIMI I TIJ ? Unë e përdor autobusin në ditët e javës për aktivitet e mia. Të them të drejtën, nuk është se për mua përbën vështirësi përdorimi i tij por do ishte shumë mirë nëse çdo autobus brenda në një vend të dukshëm të kishte në mënyrë grafike itinerarin e plotë që zhvillon me stacionet përkatëse. Kjo ndihmon shumë në raste kur jam në një linjë që e përdor për herë të parë dhe mund të orientohem vetë pasi në rast se më duhet të pyes dikë, komunikimi me një person që dëgjon do ishte i vështirë për mua. 42

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

7. HASNI VËSHTIRËSI PËR TË AKSESUAR BANESËN TUAJ? Jo. Vetëm se në banesë është e nevojshme të instaloj zile me dritë në një vend të dukshëm. Dmth nëse dikush i bie ziles unë e kuptoj nga drita që ndizet që dikush është tek dera.

8. SHKONI SHPESH NË TEATËR, OPERA, MUZE, ETJ? A JANË TË PËRSHTATURA PËR JU? Nuk kam qënë kurrë. Dua shumë të shkoj në teatër apo opera. Mangësia në dëgjim dhe sidomos mungesa e një interpreti të gjuhës së shenjave për të më komunikuar materialin në gjuhën time më penalizon për të shijuar kësi shfaqjesh. Ndërkohë që, në muze nëse shoqërohet me informacion qoftë dhe në gjuhën e shkruar e bën më të lehtë për mua ta vizitoj atë.

9. A LËVIZNI ME MAKINË? NËSE PO, PARKONI NË VENDET E REZERVUARA PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR DHE SA I LEHTË ËSHTË PËRDORIMI I TYRE? Unë lëviz me makinë. Më pëlqen të përdor vendet e rezervuara për personat me aftësi të kufizuar nëse gjej të lira por ka pak jo shumë të tilla.


PLOTËSIMI I KRITEREVE PËR TË LËVIZUR DHE JETUAR NË QYTET SUELA

ANISA

FLORJANI 1.

LËVIZJA NË TROTUAR

2.

AKSESI NË NDËRTESAT PUBLIKE

3.

TRANSPORTI PUBLIK

4.

HAPËSIRAT PUBLIKE

5.

KALIMI NË KRYQËZIME

6.

SHËTITJE PA SHOQËRIM

7.

AKSESI NË BANESËN PRIVATE

8.

AKSESI NË TEATËR, OPERA APO MUZE

9.

PARKIMI

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

43


PËRFUNDIME

Vëzhgimi nxjerr në pah një sërë problematikash që lidhen me përshtatshmërinë dhe barrierat e personave me aftësi të kufizuar, situatat janë komplekse dhe të ndryshme. Studimi është fokusuar në Tiranë, dukë gjykuar nga statistikat është qyteti me përqëndrimin më të madh të popullsisë dhe me infrastrukturë të plotësuar. Problemi shfaqet në tre kategori: a) Infrastrukturë e vjetër ekzistuese e papërshtatur për personat me aftësi të kufizuar, këtu përfshihet e gjithë infrastruktura rrugore, hapësira publike dhe ndërtesa me funksion publik. b) Infrastrukturë e vjetër ekzistuese e përshtatur për personat me aftësi të kufizuar por e përshtatur në mënyrën e gabuar, këtu përfshihet e gjithë infrastruktura rrugore, hapësira publike dhe ndërtesa me funksion publik. c) Infrastrukturë e re e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar por që paraqet probleme që në projektim dhe në ndërtim. Në këto rrethana qyteti shfaqet i ngurtë dhe dëmton pjesëmarrjën e plotë dhe efektive në shoqëri. Punësimi, pjesëmarrja në aktivitete sportive, pjesëmarrja në jetën sociale e kulturore, mundësia për të gëzuar një jetë familjare si gjithë të tjerët vështirësohet dhe shpesh herë bëhet një barrierë e fortë për të gjithë grupimet. Duke krijuar një mjedis të përshtatshëm ne ofrojmë më shumë mundësi për socializim, më shumë akses në sistemin shendetësor, më shumë infrastrukturë të përshtatshme në arsim dhe sigurojmë pjesëmarrje të plotë dhe efektive në shoqëri.

44

QYTETI PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA




Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.