S Ë IC IF R K A S I R A Ç E R
R
U
G
Ë
P
Ë
R
S
H
K
R
IM
I
2
5
V
J
25 VJET SAKRIFICË
S
Ë
F
U
T
B
O
L
L
IT
F
O
T
O
A
L
B
U
M
01
ED E KOSOVË FFO O ER T BATA A L L EFFEUDTEBOLLIT R AT I O N O F K O SSO V A F U T B A L S K I S AV E Z K O S O VA
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
02
FE DERATA
E
F U T B O L L I T
E
KO S OV Ë S
R RU G Ë P Ë R S HKR I M I I P RA N IM I T TË FFK-së N Ë U E FA D H E FIFA . — FOTO A LB U M
PRI SHTI N Ë , 2 0 16
25 VJET SAKRIFICË
PREJ DUMNICËS N’BUDAPEST
1
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
2
PËRMBAJTJA BUDAPESTI / 02 RRUGË E GJATË... / 03 DUMNICA / 04 FOTO ALBUMI / 05 FUTBOLLI / 01
4-9
10-21
22-23
24-55
56-71
3
Të nderuar kuvendarë; zyrtarë të FFK-së, kryesi dhe drejtues të klubeve, dikur dhe sot; lojtarë, trajnerë, gjyqtarë, donatorë, gazetarë, publik, tifozë, dashamirë dhe gjithë ju që e adhuroni dhe e propagoni futbollin, po ju drejtohem me përgëzimet më të sinqerta për të gjitha të mbërrimet që na shpuren në këtë epokë, e cila merr me vete vulën e kohës dhe sakrificës së secilit që nga mëvetësimi e deri me sot!
President
E kam thënë dhe vazhdojë ta them me respekt të posaçëm se ne, e vazhduam ëndërren e pararëndësve, të cilët me guxim e kurajo i kishin nisur hapat e parë dhe për këtë u jam mirënjohës, madje gjithë atyre që punuan, ndihmuan dhe e mbajtën gjallë futbollin dhe aktivitetin e këtij sporti kaq fisnik! Pas gjithë kësaj që ndodhi, që FFK të pranohet me të drejta të plota në dy shtëpitë më të mëdha në UEFA dhe në FIFA, emocionet dhe përgjegjësitë sa vijnë e shtohen, sepse tani Kosova ka adresën e vet në Evropë dhe në Botë dhe e barasvlefshme garon në të gjitha nivelet, me klube e me përfaqësuese! Të nderuar! Përpara keni një botim përmbledhjesh, të sajuar me fotografi e me pak fjalë, duke e kujtuar edhe një herë sakrificën e të gjithëve, pa asnjë dallim, por edhe pa spikatje individualitetesh, duke e lënë në arkivat tonë, si pasuri të kohës dhe të një periudhe apo të një pjesë të jetës dhe të përkushtimit tonë ndaj futbollit! Me respekt Fadil Vokrri, president i FFK-së
25 VJET SAKRIFICË
Fadil VOKRRI
E vlerësoj shumë sakrificën e secilit, kontributin, ndihmën, mbeshtetjen aq të fuqishme që na erdhi pothuajse nga secili nga JU, pa kurrfarë përjashtimi, në realizimin e misionit tonë të përbashkët, për ç’gjë luftuam aq shumë dhe në të gjitha drejtimet, e që gjithsesi nga pesha dhe rendësia duhet të quhet dhe të zë vendin si të tillë: historia më e re e futbollit tonë!
BUDAPESTI
/01
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
4
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë adresimit në Kongresin e 40-të të UEFA-s, në Budapest të Hungarisë. E martë, 3 maj 2016. (foto: AP)
5
25 VJET SAKRIFICË
6
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
BUDAPEST, 3 MAJ 2016 ORA: 9.30 KONGRESI I 40-të i UEFA-s
Ditë e vrenjtur, me riga lokale shiu! Në afërsi të hotelit edhe salla e kongresit që kishte ngre kokën me petkun solemn. Turmat e njerëzve, të njohur e të panjohur ngadalë mushnin sallën grandioze. Një tavolinë ishte në qendër të vëmendjes ku ishin ulur presidenti Vokrri dhe sekretari Salihu. Kamera e fotoaparate gjithandej. Kurreshtarë të gjithë. Në rend dite pranimi i Kosovës! Në foltore, Vokrri me një të folme elokuente frenge. Rivali i tij e ndiqte me mëni, për shkak të gjuhës dhe për shkak të përmbajtjës! “...të gjitha Federatat tashmë janë pranuar, përveç futbollit. 60 përqind e popullit tonë është e moshës më të re se 16 vjet. Ka një marrëveshje Kosovë - Serbi që të mos pengojë njëra tjetrën. Ne duam vetëm të luajmë, e jo të bëjmë politikë. Prandaj, ju lus ta votoni Kosovën”! Ata që ishin kundër, kryesisht vinin nga shtetet, të cilat mund të prekëshin rreth futbollistëve me prejardhje kosovare, por edhe nga blloku aleat me Serbinë! Votimi për pranim të Kosovës me aklamacion refuzohet. Skandaloze. Duhej votuar. Debat...flet edhe Duka: “Ata nuk janë pjesë e Serbisë. Ju po
ju mohoni fëmijëve të Kosovës që mos të luajnë futboll. Edhe ne kemi në kombëtare futbollistë kosovar, dhe jo vetëm shtete të tjera”! Kongresi votoi kundër ndryshimit të statutit që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura. Por, kështu nuk mendoi pëprfaqësuesi ligjor britaniku, Alas Deil, i cili në hollësi dhe me shumë zgjuarsi shpjegoi se si duhet vepruar me rastin e Kosovës, që nënkupton se Neni i shtatë nuk vlenë për UEFA-n dhe se kërkesa e Kosovës mund të hidhet në votim! Kështu edhe ngjau. Shkohet në votim. Bëhet! Ndrotje, ankth, qetësi - pason numërimi - shpallët vendimi: Kosova anëtarja e 55-të e UEFA-s me 28 vota pro, 24 kundër, dy vota të pavlefshme! Shpërthim në kupë të qiellit nga të gjithë, pa përjashtim! Festë. Shfryerje. Gëzim. Lot...krenari dhe mall për sukses! Shtetet që votuan: Shqipëria, Armenia, Andorra, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Çekia, Danimarka, Anglia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Maqedonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gjibraltari,
Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Kazakistani, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Holanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portgalia, Republika e Irlandës, Rumania, Rusia, San Marino, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicrra, Turqia, Ukraina dhe Uellsi. UEFA hapi dyert për ekipet e Kosovës për gara evropiane, si dhe hapi rrugën e anëtarësimit në Federatën Botërore të Futbollit FIFA, me 13 maj në Meksikë! RIKUJTIM: FIFA, në janar të vitit 2014, i ka lejuar Kosovës që të luajë ndeshje miqësore kundër shteteve anëtare të FIFA s, në nivele përfaqçsuesesh dhe klubesh, por me kusht që të mos luajë kundër përfaqësueseve dhe ekipeve nga shtetet e ish Jugosllavisë. Kosova të paraqitet me fusnotë dhe pa simbole e himn shtetëror!
7 MEKSIKO SITI 12\13 MAJ 2016
25 VJET SAKRIFICË
Kongresi i 66-të i FIFA-s i zhvilloi punimet në Meksikë. Nga FFK pjesmarrës kryetari Fadil Vokrri dhe anëtari i KE të FFK-së, Flamur Bunjaku. Budapesti nuk zhbëhej, parndaj Meksika vetëm sa e verifikoi anëtarësimin e Kosovës edhe në FIFA! 13 maji 2016 datë historike për të mbërrimet e FFK-s në anëtarësim me të drejtat e plota, në dy asociacionet më të mëdha botërore, të futbollit! Dhe që nga kjo ditë flamuri i Kosovës valon nepër të gjitha aktivitetet botërore dhe natyrisht nepër ngjarje ku paraqitet përfaqësuesja dhe delegacioni zyrtar i FFK-së! Kosova ka zërin, votën dhe ndikimin tani, në FIFA e në UEFA!
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
8
Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, me gazetarët në momentin e shokut! Kosova pranohet si anëtare e plotë në UEFA me 28 vota! (fotot: AP)
9
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
10
/02
RRUGË E GJATË...
11
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
12
Rrugë e mundimshme, e vështirë, e stërgjatur e përdredhur, me kthesa e leqe të shumta, të rrëpishme dhe përpjetë e tatëpjetë; me ngjarje të pritura e të papritura; me optimizëm e defetizëm, por gjithmonë me shëpresë! Mbi dy shekuj zhagitje e lojë me top! Në varësi të statusit, futbolli u organizua si aktivitete shoqërish, rajonesh e shumë pak i përfshirë nepër organizma e sisiteme, por që mund të quhet si periudhë zanafille...flasim për vitet e para të shekullit IX-të! Pas të 40-tave, Kosova pjesë e ish-Jugosllavisë, ndërsa në vitin 1946 thëmelon Lidhjen e Futbollit, që përfaqësohet me klubet e saja, nepër liga krahinore, rajonale, republikane dhe federative! Si pjesë e Federatës jugosllave, Kosova ishte pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s, sepse klubet përfaqësoheshin në gara evropiane siç ishte një herë Prishtina në Kupën e Evropës së Mesme, por edhe duke zhvilluar ndeshje miqësore nderkombëtare, që si të tilla u quajten edhe takimet me klubet nga Shqipëria në vitet e 70-ta! Në këtë periudhë ndryshon struktura, shpërthejnë talentët, trajnerët shqiptarë,
kryesitë dhe mbi të gjithat tifozët... Liga e dytë federative ishte rang i lartë për ekipt e Kosovës, për Trepçën, Prishtinën, Vëllaznimin, Buduqnostin (Pejë), Lirinë, Obiliqin, Ramiz Sadikun, Gjilanin, për të qenë minatorët të parët që prekin rangun elit në vitin 1978, për të vazhduar Prishtina prej vitit 83 e deri më 88-të! Kosova e kishte edhe reprezentacionin e vet, atë olimpik, të të rinjëve dhe u përfasësua nepër turne e grumbullime të ndryshme; u shqua me rezultate dhe me talentë! Përkeqësimi i situatës politike ndikoi që më 20 gusht 1991 të themelohet Federata e Kosovës, për të hapëruara drejtë mëvetësimit të sportit! E pavarur me të gjitha organet e saja: kryetarin, bordin prej 12 anëtarëve nga 7 qendrat rajonale, komisionet, shoqatat etj. Ndeshja e parë u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, më 13 shtator 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të pavarur. Liga e parë e Kosovës numëronte 20 skuadra, ndërsa ligat tjera varësisht nga rajonet! Situatë e rëndë, e nderë; luhej nepër fusha të imoprovizuara, nepër luadhe e djerrina, të ndjekur e të përndjekur
sa për ta mbajtur gjallë, për dëshmi, për të qenmën, për krenarinë, për mospërbuzjen! Federata kishte nisur kontaktet e para me UEFA-n dhe periudha kaloi në hezitim të evropianëve, nuk e dinin edhe ata ç’të bënin me ne, e as ne me ta!? Vështirë, por asnjëherë nuk u tret entuziazmi, dëshira! Maltretimet, burgosjet, rrahjet ishin të pranishme në çdo javë, deri në janar të vitit 1998. Sot për atëherë lavde e krenari për të gjithë, për federatë, lojtarë, trajnerë, klube e bamirës që nuk e lanë të fiktë shpresa e mëvetësimit! Pas përfundimit të luftës më 1999, u riorganizua FFK ja dhe rinisin aktivitetet. Konstituohet Kuvendi, miratohet Statuti, konfirmohen klubet pjesëmarrëse, caktohen komisionet, shoqatat, etj. Liga e parë numëronte 18 skuadra, Liga e dytë dy grupe me nga 14 suadra. Gjithmonë në futbollin e Kosovës është luajtur sipas rregullave të UEFA së dhe FIFA s. Tani, Kosova ka Superligën me 12 skuadra, Ligën e parë me 16 skuadra, Ligën e dytë dy grupe me nga 16 skuadra... pastaj Ligat e juniorëve dhe të gjitha grupmoshat që garojnë sipas sistemit të garave të UEFA së.
13
I pranishëm edhe futbolli i femrave dhe futsalli, në ligë e turne të ndryshme dhe me suksese të mëdha! Ndërkaq, gara më masive është Kupa e Kosovës, e cila vazhdon traditën edhe sot e kësaj dite! KRYESIA E PARË E MËVETËSISHME E FFK-së
KRYESIA E DYTË! 1. Rexhep Abdullahu, kryetar 2. Arsim Fehmiu 3. Luan Prekazi 4. Jashar Peci 5. Faruk Domi 6. Qemajl Nallbani 7. Sami Ahmeti 8. Halil Kika 9. Jakup Berisha 10. Ismet Shurdhani (SHGJFK së) 11. Flamur Vala (SHT) 12. Ali Shkreli, sekretar Ndërkohë lista ka pësuar ndryshime për shkak të tërheqjes së disa personave!? Me 1996 kryetari Abdullahu merr votbesimin dhe vazhdon aktivitetin edhe për katër vjet (2000)! Pas luftës, në rifreskim të kryesisë, nënkryetar për një vit ishte Adem Qollakaj!
PAS LUFTËS! Me 2000-tën, pas dy mandateve të kryetarit Abdullahu, organizohen zgjedhjet e reja! Kandidatë Sabri Hashani, inxhinier, ping-pongist i njohur, por edhe futbollist dhe Luan Prekazi, futbollist dhe trajner yni i spikatur! Bindshëm fiton Hashani, i cili vjen në një nga periudhat më të ndjeshme, kur tentohej rimëkëmbja, organizimi i mirëfilltë, profesionalizmi i FFK-së, nderkombëtarizimi, përfqësuesja... Filloi lobimi aq sa mundej të depërtohej, aq sa lehohej. Takim me Johanesonin me Platinin, por vetëm tentativa... KRYESIA E TRETË E FFK-së 1. Sabri Hashani, kryetar 2. Adem Çollkaj, nënkryetar 3. Afërditë Fazlija, nënkryetare 4. Haki Demolli 5. Blerim Vula 6. Hamdi Govori 7. Agim Elshani 8. Tasin Pajaziti 9. Skender Ramadani 10. Refik Hydaverdi 11. Naim Besimi 12. Nazmi Kelmendi 13. Ismajl Kosumi 14. Hidajete Beqiri Ndërkohë edhe kjo listë ndryshon, por jo në esencë!
25 VJET SAKRIFICË
Kryesia e parë e FFK-së: 1. Agim Bytyqi, kryetar (1992 - 1994) 2. Hamdi Tovërlani, nënkryetar 4. Gafurr Kabashi, nënkryetar 5. Xhafer Morina, anëtar 6. Jakup Berisha, anëtar 7. Bajram Bardhi, anëtar 8. Bedri Hamza, anëtar 9. Beqir Aliu, anëtar 10. Ferat Qorri, anëtar 11. Enver Nuredini, anëtar 12. Sejdi Mërkoja, sekretar 13. Ajet shosholli 14. Shinasi Berisha 15. Arbnor Morina 16. Shpëtim Kuqi 17. Bajram Zeqiri 18. Skender Selmani 19. Haki Loci Disa prej këtyre anëtarëve janë inkuadruar më vonë! Për shkaqe shëndetësore, kryetari Bytyqi dorëhiqet ndërsa Kuvendi i parakohshëm i FFK-së (23 tetor 1994) konstituoi kryesinë e re, në ballë të së cilit u emërua veprimtari dhe patrioti i madh, Rexhep Abdullahu.
Në këtë periudhë nisen edhe kontaktet e para me UEFA-n. Informohej ky institucion me të gjitha problemet, me okupimin e egër, me dëbimin e sportistëve nga stadiumet etj! Kërkohej antarësimi! U intensifikuan marredhenjët me Federaten Shqiptare të Futbollit, me Turqinë me Ligën Amerikane - Shqiptare, me Tetovën, ndërsa klube e përzgjedhje nepër turne e takime miqësore! Shkresë edhe FIFA-s me 1997-tën dhe kërkesë për pranim, por tani gjërat ishin komplikuar edhe më shumë!? Lufta në prag të shtëpisë, topi nuk ndalej...
14
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
MANDATI I DYTË! (2004-2006) 1. Sabri Hashani, kryetar 2. Haki Demolli, nënkryetar 3. Hidajete Beqiri 4. Naser Rexhepi 5. Luan Prekazi 6. Hysen Gashi 7. Skender Berisha 8. Skender Morina 9. Refik Hydaverdi 10. Maliq Lushaku 11. Nazmi Kelmendi 12. Ismajl Kosumi 13. Isuf Ajeti 14. Isa Govori 15. Blerim Vula, sekretar MANDATI I TRETË! (2006-2008) 1. Sabri Hashani, kryetar 2. Haki Demolli nënkryetar 3. Bekim Haxhiu, nënkryetar 3. Agim Ademi 4. Xhelal Broja 5. Agim Maloku 6. Luan Vokshi 7. Shemsedin Muhaxheri 8. Iljaz Mjaku 9. Murat Hoxha 10. Mehmet Shkreli 11. Isa Govori 12. Eroll Salihu, sekretar Mbyllet një kapitull me ndeshjen e parë nderkombëtare miqësore me Arabinë Saudite në Ankara në vitin 2007!
EPOKA E RE! Pas shumë përpjekjeve për ndryshime ato erdhën, erdhën atëherë kur elektorati i kërkojë ato dhe në Kuvendin e një dite para se të shpallej Pavarësia e Kosovës, pra më 16 shkurt 2008, Fadil Vokrri, futbollisti ynë më i njohur emërohet kryetar i FFK-së! KRYESIA E RE! 1. Fadil Vokrri, kryetar 2. Agim Ademi, nënkryetar 3. Bekim Haxhiu, nënkryetar 4. Predrag Joviq, nënkryetar 5. Agim Maloku 6. Luan Vokshi 7. Vjollcë Krasniqi 8. Xhelal Broja 9. Murat Hoxha 10. Iljaz Mjaku 11. Fisnik Ademi (Murat Hoxha) 12. Bakir Burri 12. Eroll Salihu, sekretar Po kjo kryesi me ndonjë ndryshim të vogël, me ndonjë emër të ri funksionon edhe sot pas dy kuvendeve të tjera (2012 dhe 2016).
15
Për kohën e sakrificës...
Rexhep ABDULLAHU
Sabri HASHANI
“Dëbimi na terboi. Nuk e dinim se si të reagojmë, në një situatë të tillë aq të nderë. Okupimi i egër na kishte pushtuar. Apardhejdi na gllabëroi. Tytat e automatikëve na vunë në shënjestër. Federata filloi punën. Më kishin caktuar të parin. E ndjeja në thellësi sakrificën time e të familjes. Sa ishte nder e kënaqësi ishte përgjegjësi e themelimit të institucionit të parë të Pavarur! Hatri i futbollistëve ishte i madh, por edhe i dashamirëve. Kishim nevojë për ndeshje, për lojë ndonëse nuk e dinim se ku do të mbërrijmë!” (RTV21)
“Për futboll dhe për atdhedashuri nuk ka kush të me ndealojë. Në këtë kohë të veprimtarisë sonë, pajtohem që duhet të punojmë konform ligjeve dhe rregullorës së FIFA-s, por kur është në pyetje ekzistenca, mbarëvatja, uniteti të gjitha rregulloret i shkelë me vetëdije vetëm e vetëm që Kosova të ecën përpara! Nëse ka kundërshtime nga FIFA le të na pranojnë dhe ne sillemi ndryshe. Kjo nuk ka sens, ne me ta, e ata, as që na njohin”! (TopSport)
“Nuk ma ka marr mendja se në “liri” do të ecin kaq vështirë punët në organizimin e futbollit. Interesat, klanet po e shkatërrojnë çdo gjë që po përpiqemi ta ndërtojmë! Në njerën anë UNMIK-u në tjetrën “komandantat”, po na vëjnë në siklet të përditshëm. Memzi po eksizojmë, fonde nuk ka, mjetet janë të pakta. Administratën e kemi keq, nuk po mund ta profesionalizojmë, ta funksionalizojmë, të angazhojmë profile ekspertësh, të cilët kërkojnë t’u shpaguhet mundi, kontributi fundja puna e tyre! Dhe kur këto mungojnë, atëherë është e kuptueshme se ka pakënaqësi, pështjellime dhe ngarendin gabimet. Por, megjithatë rezultatet janë evidente dhe ato për aq kohë sa jam kryetar, nuk mund të fshihen. Kemim pasur kontakte me EUFA-n, kemi luajtur ndeshje me përfqësuesen e Kosovës, siç ishte ajo me Shqiperinë, në kohë dhe moment të duhur. Pastaj, me Aabinë Saudite e shumë aktivitete të tjera. Kam mbledhë për rreth kuadro të mira dhe një pjesë e madhe e tyre vazhdon të jetë në FFK. Edhe për këtë jam i lumtur”! (RTV21)
25 VJET SAKRIFICË
Agim BYTYQI
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
16
17
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
18
19
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
20
21
25 VJET SAKRIFICË
22
DUMNICA
/03
Dumnicë, Viti 1996
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Vjeshtë e ftoftë! Në fushën e futbollit, në Dumnicë, e cila ishte shndërruar në një nga “stadiumet” me vlimet më të mëdha, jo vetëm për klubet llapjane, u luajt ndeshja Besiana - Kosova (P) (1:1). Të kënaqur me një pikë, kryeqytetasit vajten nepër “barrikada policore”, ndërsa të zhngënjyer futbollistët e Besianës, kërkuan “freskun” në lum! Në këtë fotografi, e cila kishte marrë dhenë dhe ishte botuar edhe në revista të ndryshme evropiane (iniciativë e fotoreporterit të TopSportit), disa prej futbollistëve mund të identifikohen siç janë: Gani Zhugolli, Eroll Konushevci, Përparim Buzaku, Agim Hoxha dhe Adil Vokrri etj., të cilët si në “teatër” luanin kaptinën e fundit të kësaj drame futbollistike, e cila tani kishte marrë përmasa të mëdha, madje edhe ndërkombëtare! Kështu luhej, frymohej, jetohej, veprohej, “argëtohej” nëpër të gjitha cepet e Kosovës pa ndonjë dallim të theksuar. Kudo entuziazëm, kudo varfëri, kudo përpjekje, kudo shpresë për një ditë të mirë...”Budapesti” dukej ëndërr... Lavdi atyre që nuk janë në mesin tonë, krenarë me të gjithë ata që organizuan, u përfshinë, përfaqësuan, luajtën, shikuan, ndoqën, shkruan dhe sot bashkarisht i kujtojnë ditët më të vështira, më të dhëmbshmet! Respekt për SAKRIFICËN e tyre!!!
Fotografia: Tarik Pagarusha
23
25 VJET SAKRIFICË
FOTO ALBUMI
/04
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
24
Foto album (futbolli gjatë viteve të ‘90-ta). Foto: Gani Kosumi
25
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
26
27
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
28
29
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
30
31
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
32
33
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
34
35
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
36
37
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
38
39
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
40
41
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
42
43
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
44
45
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
46
47
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
48
49
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
50
51
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
52
53
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
54
55
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
56
/05
FUTBOLLI
57
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
58
KOSOVA‑ HAITI 0:0 Mitrovicë 5 mars 2014, ora 15.00 Stadiumi “Adem Jshari” Shikues: rreth 18 mijë Moti i vrantë dhe me shi Historia shkruhet me barazim! Fishekzjarrë me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës kanë përcjell fillimin e këtij takimi. Kosova paraqitet pa simbole shtetërore e pa intonim të himnit, ndërsa “fusnota” është e pranishme. Stadiumi i stërmbushur me tifozë nga të gjitha anët e Kosovës. Rrjeti social “Facebook” vërshohet me fotografi që tifozët kanë postuar. Në stadium edhe Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministri i sportit Memli Krasniqi, kreu i FFK‑së, Fadil Vokrri kanë përshëndetur futbollistët e të dyja skuadrave. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e figura të tjera të politikës, të kulturës dhe të sportit në lozh dhe në tribuna. Më shumë se 110 mediume janë akredituar për të përcjellë ndeshjen e parë të njohur ndërkombëtarisht për shtetin më të ri në Evropë (Koha net). KOSOVA: S. Ujkani, L. Sadiku (65’ Rexhepi), A. Pepa, F. Perdedaj, K. Nushi A. Gashi (70’ Krasniqi), A. Rashkaj, E. Alushi, Sh. Hasani (85’ Kastrati), A. Bunjaku ( 70’ Toski), I. Azemi (65’ Bytyqi). PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
59
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
60
KOSOVA‑ TURQIA 1:6 Mitrovicë 21 maj 2014, ora 16.00 Stadiumi: “Adem Jshari” Shikues: rreth 20 mijë Moti me diell Golashënues: A. Bunjaku (35’).- Ozek (31’), Kisa (35), Sahan (49’), Pektemek (54’,71’), Potuk (87’) Goli i parë dhe humbje e thellë! Përfaqësuesja e Kosovës sfidonë Turqinë, në ndeshjen e dytë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA‑së dhe përballët më njërën ndër kombëtaret më të forta, pasi një pjesë e ekipit turk ka emra të mëdhenj, lojtarë që luajnë në klube të famshme evropiane! Për sigurinë e kësaj ndeshjeje janë angazhuar 450 policë të Kosovës dhe një njësitë shtesë! Për shkak të punimeve në rrugën Prishtinë ‑ Mitrovicë u shkaktua tollovi e madhe në komunikacion! (Press) KOSOVA: K. Mushica, K. Nushi, L Rexhepi, D. Curri, F. Perdedaj, F. Toski, E. Alushi, A. Rashkaj, M. Hetemaj, A. Bunjaku, D. Rexhepi. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
61
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
62
63
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
64
SENEGALI ‑ KOSOVA 3:1 Zvicër 25 maj 2014, ora 17.00 Stadiumi: “Stad de Geneve” Shikues: rreth 12 mijë Golashënues: Bunjaku (26’).- Niasse (40’,48’), Sakhio (50’) Rikthimi i besimit! Ndeshja e parë jasht kosovës u zhvillua në Zhenvë të Zvicrës. Mergimtatrët ishin shumë kurreshtarë për ta ndjekë këtë takim. Përzgjedhësi i Senegalit dhe miku i Fadil Vokrrit, Alan Zhires kishte filluar përgatitjen për kualifikimet e botërorit në Rio! Loja qe interesante, ndërsa avancimin e parë e arriti Kosova me golin e Bunjakut, por në pjesën e dytë u shemb kështjella kalter-verdh dhe Senegali me kompakt fitoi. Megjithatë, mbresat ishin të mira, sepse u rikthye shpresa e rezultateve më të mira, sidomos pas humbjes së thellë me Turqinë! (RTV21) KOSOVA: K. Mushica, Sh. Metaj, E. Alushi, A. Rrahmani, L. Krasniqi, I. Bunjaku, F. Toski, K. Nushi, A. Bunjaku, A. Avdijaj, D. Rexhepi. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
65
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
66
KOSOVA ‑ OMANI 1:0 Prishtinë, ora 15.00 07 shtator 2014 Stadiumi i kryeqytetit Shikues: rreth 10 mijë Golashënues: Imran Bunjaku 84’ (pen.)
WIL‑ KOSOVA 0:1 Zvicër, ora 14.00 12 tetor 2014 Stadiumi: ICP Arena Shikues: mbi 3.000 Golashënues: Kushtrim Lushtaku (77’)
Prishtina luan para përfaqësueses!? Ndeshja e tretë miqësore nën ombrellen e FIFA-s. Kryeqyteti dhe e tërë Kosova në festë. Për dy ditë dy ndeshje të mëdha në kryeqytet. Një ditë përpara luajti Prishtina me Sivasportin. Të nesërmen kishte zbritur skuadra e Omanit, për të cilën publiku i gjerë nuk kishte shumë njohuri, por vinte një ekip me aspirata të mëdha, siç pohoi përzgjedhësi, Pol Leguen, i njohur me PSZH-n dhe reprezentues i Francës. Omani ekip stabil dhe i fortë. Në përmbyllje penallti me të drejtë për Kosovën. Realizator I. Bunjaku për t’i kënaq të pranishmit dhe audiencën e gjërë me fitoren e parë të Kosovës!
Fitorja e dytë! Për ta mbajtur formën dhe për ti testuar disa prej futbollistëve, ndeshja e katërt miqësore u zhvillua me skuadren zvicerane Wil dhe që në masë të madhe i sherbei përzgjedhësit në prag të takimeve të tjera. Fitorja i justifikoi të gjithat! KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, I. Bunjaku, I. Berisha, K. Nushi, M. Brahimi (A. Emerllahu), A. Rashkaj, F. Toski, F. Kastrati (K. Lushtaku), A. Bunjaku (E. Bunjaku), Celina. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, A. Pepa, I. Berisha, L. Pacarada, A. Rashkaj, L. Sadiku, A. Gashi (I. Bunjaku), K. Nushi, Sh. Hasani, B. Celina (K. Lushtaku). PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
EINTRACHT F. ‑ KOSOVA 0:0 Frankfurt, ora 19.00 24 mars 2015 Stadiumi: Frankfurter Volksbang Arena Shikues: rreth 5 mijë Në mungesë të rivalit zulmëmadh, por edhe të kostos që kërkonin kundërshtarët e mundshëm për të zhvilluar ndeshje me Kosovën, organizohen dy ndeshje jasht Kosovës me rivalë jo shumë të denj, por të respektuar parasegjithash për shkak të bashkëpunimit të jashtëzakonshëm dhe shumë frytdhënës me Federaten Gjermane. Ndeshja i kënaqi shikuesit e në veçanti mergatën tonë e cila kishte mbërritur nga cepe të ndryshme të Gjermanisë dhe të Evropës! KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, I. Berisha, A. Pepa, K. Nushi, F. Toski, E. Alushi, B. Celina, B. Halimi, V. Sulejmani, E. Fejzullahu. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
67
KOSOVA‑ GUINEA EKUADORIALE 2:0 Prishtinë, ora 15.00 10 tetor 2015 Stadiumi i qytetit Shikues: rreth 4 mijë Golashënues: Mergim Ibrahimi (2’ e 47’)
Kjo humbje e brengosi paksa përzgjedhësin Bunjaki, por vendosmëria e tij për kërkime, renovime nuk pushoi! KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, I. Berisha, A. Pepa, E. Alushi, K. Nushi, V. Sulejmani, E. Fejzullahu, B. Celina, B. Halimi, F. Toski. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
Një rival pak i njohur për ne, por i dnej për brezin aktual të Kosovës. Një fitore e cila sikur rikthen gjithë besimin, forcën...ndeshje e mirë me shumë aksione dhe në fund komplimente të mëdha për angazhim dhe disiplinë! KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj (D. Markaj), I. Berisha, I. Bunjaku, L. Paqarada, E. Zejnullahu, L. Sadiku, M. Brahimi, B. Halimi, B. Berisha, E. Fejzullahu. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
KOSOVA‑ SHQIPËRIA 2:2 Prishtinë, ora 15.00 13 nëntor 2015 Stadiumi i qytetit Shikues: mbi 25 mijë Golashënues: Bersant Celina (pen.) (58’), Elbasan Rashani (69’) .- 54’ Rej Manaj (54’), Amir Rrahmani (73’) Më në fund një ndeshje e lejuar nga FIFA, një ndeshje vllazërore dhe për shuarjen e kurreshtjes së të gjithëve. Stadiumi sa kuq e zi aq kaltër e verdhë. Tifo sa andej e sa këndej. Brtima, ovacione, përkrahje dhe në fund festë e përbashkët! KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, L. Sadiku (A. Pepa), I. Berisha (A. Pnishi), L. Paqarada (D. Markaj), E. Alushi (H. Kryeziu), E. Zejnullahu, M. Brahimi (Sh. Hasani), B. Halimi (V. Sulejmani) B. Berisha (E. Rashani), B. Celina. PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
25 VJET SAKRIFICË
WERDER BREMEN ‑ KOSOVA 2:0 Verder, ora 18.30 27 mars 2015 Stadiumi: Eeserstadion Shikues: rreth 5 mijë Golashënues: Levent Aycicek (27’), Fin Bartels (90’)
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
68
KOSOVA ‑ ISHUJT FAROE 2:0 Frankfurt, ora 20.00 3 qershor 2016 Frankfurter Volksbang Stadion Shikues: rreth 4 mijë Golashënues: A. Bunjaku (44’), Elbasan Rashani (90’) Para sfidës eliminatore! Një nga ndeshjet sprovë para eliminatoreve për kampionatin botëror “Rusi 2018”! Ishujt Faroe rival që menjëherë e konfirmoi ndeshjen në Frankfurt. Takim i fortë dhe i pëlqyeshëm, mbase për ti heq edhe dilemat e fundit përzgjedhësi Bunjaki me bashkëpunëtorë. Rezultati rrjedhë e lojës së mirë me individ të dalluar. Frymarrje shumë më e lehtë... KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, A. Pepa, B. Jashanica (L. Rexhepi), L. Paçarada, E. Alushi, H. Kryeziu, B. Berisha (F. Kastrati), B. Halimi (V. Sulejmani), B. Celina, A. Bunjaku (E.Rashani). PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
69
Debutim i suksesshëm! Ndeshja e parë zyrtare e Kosovës me flamur e himn shtetëror. Eliminatorët për botëror sjellin emocion, përgjegjësi! Kosova me pak fat më shumë ka mundur të fitoi, këtë e thotë secili që e ka shikuar ndeshjen. Debutimi i suksesshëm dhe shpresëdhënës për stabilitet të përfaqësueses dhe për sfida të reja... KOSOVA: S. Ujkani, F. Perdedaj, A. Pnishi, A. Rrahmani, L. Pacarada, E. Alushi, H. Kryeziu, B. Berisha (B. Halimi), M. Rashica, V. Berisha (A. Meha), A. Bunjaku (B. Celina). PËRZGJEDHËS: Albert Bunjaki
25 VJET SAKRIFICË
FINLANDA ‑ KOSOVA 1:1 Turku, ora 20.45 5 tetor 2016 “Veritas Stadion” Shikues: rreth 10 mijë Golashënues: Valon Berisha (60’).- Araajuri (18’)
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
70
71
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS FOOTBALL FEDERATION OF KOSOVA FUTBALSKI SAVEZ KOSOVA
SHËNIM: Foto albumi botohet me rastin e 25 vjetorit të pavarësimit të futbollit - viti final i një çerekshekulli nga izolimi i futbollit, dhe si rezultat i pranimit në UEFA dhe FIFA. Të gjitha shënimet tjera, kampionatet vendore dhe historiku i FFK-së, është i përfshirë në monografinë e botuar në vitin 2011, me rastin e 20 vjetorit të mëvetësimit të FFK-së. Për botimin e këtij libri është përkujdesur kompania Dukagjini. AUTORI
AUTORI: AGIM BINAKU / DIZAJNI: MUMIN NEXHIPI / SHTYPI: DUKAGJINI
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
72
BU
25 VJET SAKRIFICË
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
BV
FFK — anëtare e plotë nga viti 2016