Libër mësuesi Edukata shoqërore 5 Përgatitur nga: Brisida Çekrezi Ilda Alushaj
170
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
171
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
172
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
173
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” KAPITULLI I ZHVILLIMI INDIVIDUAL DHE IDENTITETI
Tema 1. Familja
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të përshkruajë familjen si një grup shoqëror. • Të dallojë dy llojet e familjes, duke u bazuar në numrin e çifteve që bëjnë pjesë në të. • Të përshkruajë pjesëtarët e familjes në lidhje me të. • Të diskutojë mbi situatat problemore në lidhje me familjen.
? ? ?
Fjalë kyç:
martesë, familje, çift, familje e hapur, familje e mbyllur.
Mjetet:
teksti i nxënësit, lapsa.
Aftësitë:
të përshkruarit, të dalluarit, të diskutuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Kllaster
Ndërtimi i njohurive
Pyetje-përgjigje, ditar trepjesësh, punë në dyshe
Përforcimi
Mendo-diskuto
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Kllaster Në një fletë të bardhë plotësohet kllasteri.
anëtarët Familja ime
adresa
banesa
etj.
Sot do të mësojmë më shumë për familjen, 2 llojet e familjeve e hapur dhe e mbyllur. Ndërtimi i njohurive: Pyetje-përgjigje, ditar trepjesësh, punë në dyshe Lexohet në role nga nxënësit dialogu midis mamit dhe Erës. Më pas mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme: - Çfarë dhurate u bëri mamaja e Erës prindërve të saj? (Librin e familjes.) - Çfarë mendoni se është një libër i familjes? (Të dhëna mbi gjyshërit, stërgjyshërit, hallat, tezet, dajat, pra, të dhëna mbi anëtarët me të cilët kemi lidhje farefisnie, në librin e familjes ka edhe foto, histori të martesave, lindjeve, gëzimeve dhe hidhërimeve.) - Cilët ishin në foton e parë? (Gjyshërit e Erës.) - Po në foton e dytë? (Familja e mamit të Erës: gjyshi, gjyshja, babai, mamaja, mamaja e Erës dhe vëllai i saj.) - Sa anëtarë mund të ketë një familje? - Sa anëtarë kishte familja e stërgjyshit të mamit të Erës? - Po familja e hallës së saj? - Sa anëtarë ka familja juaj? Nxënësit lexojnë rubrikën ku shpjegohet koncepti i familjes dhe llojet e saj. 174
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Punohet ditari trepjesësh: Di/ Mësova/ Dua të di më shumë. Di Familja përbëhet nga disa pjesëtarë. Familja është e madhe ose e vogël. Pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë. Familja krijohet nga martesa.
Mësova
Pjesëtarët e familjes janë persona të lidhur nga gjaku. Pjesëtarë janë dy a më shumë persona të lidhur nga birësimi. Familja e hapur ka shumë anëtarë. Familja e mbyllur ka pak anëtarë.
Dua të di më shumë Për birësimin. Për personat e lidhur nga gjaku.
Për martesat me mblesëri. ...
Nxënësit mund të kenë më shumë pyetje rreth asaj që lexuan, kështu që mësuesi/ja i nxit me pyetje. Punë në dyshe. Lexohen situatat problemore. U jepen përgjigje pyetjeve. Situata 1 Vera jetonte me prindërit, vëllanë, gjyshërit dhe vëllanë e babait. Pasi u martua, vëllai i babait donte të jetonte më vete. - Ç’familje kërkonte të ndërtonte xhaxhai? (Familje të mbyllur.) - Ç’lidhje kishte midis anëtarëve të familjes së Verës? (Lidhje gjaku.) Situata 2 Kjo është një situatë e këndshme ku nxënësit mund të japin ide dhe mendime të ndryshme. - Mendoni se para se të martohen të rinjtë duhet ta njohin njëri-tjetrin? - Po prindërit tuaj si janë njohur? - A kanë vendosur vetë ata për krijimin e familjes? Përforcimi: Mendo-diskuto Punohen ushtrimet 2,3 dhe 4 të tekstit në faqen 5. Në ushtrimin 2, nxënësit duhet të shkruajnë pjesëtarët e familjes dhe të tregojnë lidhjen që kanë ata me ty. Emrat e pjesëtarëve të familjes Lidhja me mua Suela Gjyshja ime Siriu Gjyshi im Gerti Xhaxhai im Arditi Babi im Olta Mami im Livia Motra ime Në ushtrimin 3, nxënësit japin përgjigje mbi llojin e familjes së tyre: familje e hapur ose e mbyllur. Në ushtrimin 4 qarkojnë alternativën e saktë: janë alternativat a, d.
?
Detyrë shtëpie. Ushtrimi 1. Bisedoni me prindërit dhe dalloni cilat nga familjet e të afërmve tuaj janë të hapura apo të mbyllura.
Fjalor: Birësim - kalimi në mënyrë ligjore i një fëmije për t’u rritur dhe edukuar nga njerëz që nuk janë prindër biologjikë. Birësimi lejohet vetëm në rast se është në interesin e lartë të të miturit dhe garanton respektimin e të drejtave të tij themelore. Birësohet vetëm i mituri. Birësuesi duhet të ketë një diferencë moshe të paktën 18 vjet me të birësuarin. 175
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 2. Historia e familjes
?
? ? ?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë tri fazat e zhvillimit të familjes bazuar në materialin e dhënë. • Të dallojë ndryshimet dhe të përbashkëtat e familjes gjatë këtyre tri fazave. • Të argumentojë pëlqimin ose mospëlqimin e familjeve të mbyllura. • Të gjejë gjëegjëzën popullore me anë të një organizuesi grafik. Fjalë kyç:
historia e familjes, familje fisnore, familje patriarkale, familje e mbyllur.
Mjetet:
teksti i nxënësit, fletë të bardha A4, lapsa.
Aftësitë:
të përshkruarit, të dalluarit, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Pyetja sjell pyetjen
Ndërtimi i njohurive
Të nxënit në bashkëpunim, mbajtja e strukturuar e shënimeve
Përforcimi
Shkrim argumentues, gjëegjëzë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Pyetja sjell pyetjen Kujtojmë lëndën e historisë.
Në lëndën e historisë në klasën e katërt ne mësuam për njerëzit në lashtësi. Le të përpiqemi të kujtojmë disa gjëra. - Si jetonin njerëzit e lashtë? Ku jetonin ato? - Me se ushqeheshin? - Cilat ishin punët që bënin gratë? - Po burrat? - A është e njëjta situatë dhe në ditët tona? Pse? Nxënësit japin ide të tyre, të cilat mësuesi/ja në fund i përmbledh me pak fjalë. Shoqëria ka ndryshuar, është zhvilluar dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me familjen. Edhe ajo ka ndryshuar. Sot do të njihemi me historinë e familjes në përgjithësi, dhe me tri fazat në të cilat ka kaluar ky zhvillim. Ndërtimi i njohurive: Të nxënit në bashkëpunim, mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin figurat. - Çfarë shohim në to? Fotografia e parë tregon një familje të madhe. Fotoja e dytë një familje jo shumë të madhe, ndërsa fotoja e tretë një familje të vogël. Era vazhdon të pyesë mamin e saj mbi familjen. Të njëjtën pyetje që iu bëra edhe unë juve. Lexoni përgjigjen e mamit të Erës. Lexohet përgjigja. Mbajtja e strukturuar e shënimeve. Tani do të lexoni me kujdes tri fazat e zhvillimit të familjes. Gjatë leximit duhet të plotësoni grafikun organizues që do të keni në çdo grup. Fazat Faza I Faza II Faza III 176
Lloji i familjes
Anëtarët
Lidhja midis Drejtuesi anëtarëve Familje fisnore Shumë anëtarë Lidhje gjaku Më i madhi i fisit Familje patriarkale Më pak anëtarë Paraardhës i Burri përbashkët Familja e mbyllur Pak anëtarë
Martesa Midis anëtarëve të fisit. Interesat e familjes. Vendosnin të tjerët për çiftin.
Prindërit dhe Të dy prindërit Duke njohur dhe duke dashur fëmijët njëri-tjetrin.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Secili grup prezanton punën e tij. Në grup punohet situata problemore. o Grupi i parë. Formoni një familje fisnore. Kryetari i fisit të ndajë detyrat për çdo anëtar të fisit. o Grupi i dytë. Formoni një familje patriarkale. Burri i familjes të ndajë detyrat. o Grupi i tretë. Formoni një familje të mbyllur. Secili anëtar të thotë detyrat e veta. - Cilat mund të ishin detyrat e anëtarëve të një familjeje fisnore? (Sigurimi i ushqimit, veshjes me lëkurët e kafshëve, pastrimi i vendbanimit, kujdesi për fëmijët, gjuetia etj.) - Cilat janë detyrat e anëtarëve të një familjeje patriarkale? (Burri më i madh në moshë i familjes ndan detyrat. Mbjellja dhe korrja e drithërave, kujdesi për bagëtitë, kujdesi për fëmijët, gatimi i ushqimit për familjen, mirëmbajtja e vendbanimit, shitja e prodhimeve në treg, bërja e pazarit etj.) - Cilat janë detyrat e anëtarëve të familjes së mbyllur? (Sigurimi i të ardhurave nëpërmjet punës nga prindërit, sigurimi i ushqimit, veshjeve, banesës, shkollimi i fëmijëve, argëtimi i fëmijëve, ndihma karshi prindërve në punët familjare, ndihma në mbajtjen e vëllezërve dhe motrave më të vogla etj.) Nxënësit bëjnë një paraqitje të punëve për çdo familje dhe marrin vlerësimet e njëri-tjetrit për këto prezantime, gjejnë ndryshimet në ndarjen e punëve mes anëtarëve të familjes. Përforcimi: Shkrim argumentues, gjëegjëzë - Pse sot mbizotëron familja e mbyllur? - A jeni dakord me ekzistencën e një familjeje të tillë? Mos ndoshta preferoni dy mënyrat e tjera të zhvillimit të familjes. Nxënësit punojnë për 5 minuta dhe më pas disa prej tyre lexojnë arsyet. Mësuesi/ja shkruan 3-4 arsye të forta dhe të qarta rreth kësaj teme. Lexohet gjëza popullore, ku nxënësit duhet të gjejnë sa breza përmenden aty. “Moj e bija e sime bije, I thuaj sat bije, se po i qan djali”. Nxënësit lihet të gjejnë numrin e brezave dhe nëse shfaqin vështirësi orientohen të shohin figurën. Janë 4 breza: gjyshja, vajza e saj, mbesa e saj dhe djali i mbesës (stërnipi). Detyrë: Shkruani si ka ndryshuar familja e babait ose nënës suaj. Plotësoni grafikun. Numri i anëtarëve sipas viteve
5 anëtarë
4 anëtarë 3 anëtarë 2 anëtarë Viti i krijimit të familjes sate 1997 1998 2001 2005 2009 * Shënim. Nxënësve u jepet grafiku i paplotësuar, grafiku i mësipërm është një model. Për orën tjetër nxënësve u kërkohet që të sjellin në klasë foto ku janë fiksuar momente të rëndësishme që kur ke lindur dhe deri tani.
177
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 3. Funksionet e familjes
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë 4 funksionet e familjes, duke u bazuar në materialin e dhënë. • Të përcaktojë funksionin e familjes në situata problemore të caktuara. • Të argumentojë sipas mënyrës së tij/saj mënyrën e organizimit të familjes së vet në të ardhmen.
? ? ?
Fjalë kyç:
funksion, funksionet: riprodhues, shoqëror, emocional, ekonomik.
Mjetet:
teksti i nxënësit, albume me foto të fëmijëve.
Aftësitë:
të përshkruarit, të përcaktuarit, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Diskutim në dyshe, lexo-shëno
Ndërtimi i njohurive
Grupet e ekspertëve
Përforcimi
Shkrim imagjinar
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Diskutim në dyshe, lexo-shëno Mësuesi/ja i orienton nxënësit t’i tregojnë njëri-tjetrit fotot që kanë sjellë. Përshkruani momentet kur janë realizuar këto foto dhe si keni ndryshuar ju. - Sot Kaltrina do të na tregojë për një dhuratë shumë të bukur që i bënë prindërit për ditëlindje. Me laps do të shënoni në tregim se çfarë kishte ndodhur me Kaltrinën gjatë këtyre viteve, si ishte ndihmuar ajo nga prindërit dhe gjyshërit e saj. Një nxënës lexon tregimin e Kaltrinës. Nxënësit e tjerë mbajnë shënime me laps. Lexojnë ato që kanë nënvizuar. Ndërtimi i njohurive: Grupet e ekspertëve Nxënësit ndahen nga 1 deri në 4, duke formuar grupet bazë. Më pas njëshat formojnë grupin e ekspertëve, të cilët do të lexojnë paragrafin e parë mbi funksionin riprodhues të familjes. Por, ky grup duhet të gjejë në situatat problemore se cila situatë shpreh këtë funksion. Dyshat formojnë grupin e dytë të ekspertëve, të cilët duhet të mësojnë mbi funksionin shoqëror të familjes dhe më pas të gjejnë se në cilën nga 4 situatat problemore shprehet ky funksion. Kështu vazhdohet dhe me treshat dhe katrat. Pasi lexojnë dhe diskutojnë informacionet, grupet e ekspertëve kthehen në grupet bazë dhe i prezantojnë njëri-tjetrit ato që mësuan. Lexohen situatat dhe pyetjet mbi situatat problemore. Nxënësit tashmë e kanë gjetur funksionin e familjes për secilën situatë. Përforcimi: Shkrim imagjinar Përshkruani si e mendoni familjen tuaj të ardhshme. Si do ta krijoni familjen, banesën që do të zgjidhni, fëmijët që dëshironi të keni, edukimin e tyre, punën që do të kryeni, ndihmën ekonomike që do t’i jepni familjes dhe prindërve tuaj. Nxënësit lihen të punojnë dhe më pas të lexojnë me dëshirën e tyre punimet. Mund të krijohet një situatë gazmore në klasë që gjithsesi është e këndshme.
?
Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimit 2. A ngjan punimi yt me familjen tënde? A ka gjëra në jetë që do t’i bëje ndryshe nga prindërit e tu? Nëse po, pse?
178
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 4. Përgjegjësitë në familje
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të listojë disa përgjegjësi të anëtarëve të familjes, duke u bazuar në përvojën e tij/saj familjare. • Të diskutojë mbi rolin pozitiv të zbatimit të përgjegjësive në mbarëvajtjen e familjes. • Të zgjidhë situatat problemore të dhëna, bazuar në argumentin dhe arsyetimin e tij/saj. • Të ofrojë rrugëzgjidhje të mosmarrëveshjeve në familje bazuar në përvojën e tij/saj.
? ? ?
Fjalë kyç:
përgjegjësi, mbarëvajtje, detyrim, mosmarrëveshje.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të listuarit, të dalluarit, të diskutuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Lexo-diskuto
Ndërtimi i njohurive
Punë në dyshe, punë në grupe
Përforcimi
Plotëso-diskuto
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Lexo-diskuto Paraqitet në tabelë titulli i mësimit Përgjegjësitë në familje. Arbeni një moshatari i juaj ka dëshirë që të ndajë me ne një fletë nga ditari i tij. Besoj se nëpërmjet kësaj flete ai do të na ndihmojë për të kuptuar temën e mësimit të sotëm. Lexohet ditari nga një nxënës. Drejtohen pyetje rreth tij. - Pse ishte i mërzitur Arbeni? - Çfarë përgjegjësish kishin prindërit e tij? Sigurimi i të ardhurave në familje nëpërmjet punës së tejzgjatur të babait për të plotësuar nevojat e familjes, përgjegjësia e mamit për mirërritjen, të ndenjurit pranë Arbenit dhe motrës së vogël. Përgjegjësia e Benit për të ndihmuar mamin. - Pse Beni ishte treguar i papërgjegjshëm? Ka marrë një notë negative. Ai nuk ka realizuar përgjegjësinë kryesore të tij, të mësuarin në shkollë. - Kështu ne u njohëm me disa përgjegjësi në familje. Në rubrikat e mëposhtme do të mësojmë më shumë. Ndërtimi i njohurive: Punë në dyshe, punë në grupe Nxënësit vendosen të punojnë në dyshe. Lexoni me vëmendje rubrikën me kornizë të kuqe. Më pas plotësoni grafikun organizues.
Ç’do të thotë përgjegjësi?
Listoni disa përgjegjësi të anëtarëve të familjeve
Çfarë sjell realizimi i përgjegjësive?
Çfarë sjell mosrealizimi i përgjegjësive?
179
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Punë në grupe. Klasa ndahet në tri grupe. Lexohen situatat problemore dhe nëpërmjet pyetjeve iu jepet zgjidhje situatave. Sigurisht që nxënësit kanë mendimet e tyre vetjake, të cilat dëgjohen nga shokët dhe diskutohet për to. Ata nxiten të tregojnë një situatë konflikti në familjet e tyre dhe të tregojnë zgjidhjen e saj ose, ndoshta të kërkojnë mendimin e shokëve për zgjidhjen e situatës. Sigurisht fëmijët e kanë të vështirë të shprehin situata konflikti, si pasojë e rasteve të dhunës në familje, të cilat për hir të së vërtetës ekzistojnë. Gjithsesi mund të ofrohen dhe shembuj të thjeshtë, p.sh.: Mami i Mirës është mësuese. Ajo ka dëshirë të vazhdojë studimet pasuniversitare. Sigurisht kjo kërkon kohë dhe do të thotë që në një pjesë të kohës mami nuk mund të kujdeset për Mirën dhe vëllanë e saj. Babi i Mirës punon inxhinier. Ai nuk e përkrahu mendimin e mamit të Erës për të vazhduar studimet. Në shtëpi plasi grindja. Si duhet zgjidhur? Shkaku i problemit: Mami dëshiron të vazhdojë studimet pasuniversitare. Arsyet pro vazhdimit të studimeve. • Mami ka të drejtë të zhvillohet nga ana profesionale. • Mundësitë për një punë më të mirë dhe një pagesë më të mirë në të ardhmen rriten. • Mami ka nevojë të shtojë njohuritë. Arsyet kundër vazhdimit të studimeve. • Kufizohet koha e angazhimeve në familje. • Shkolla zhvillohet në ditët e pushimeve. • Babit do t’i duhet të rrijë më shumë me familjen. Zgjidhja e konfliktit. Mami dhe babi duhet të diskutojnë me njëri-tjetrin. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të bëhen të përgjegjshëm për të ndihmuar familjen, në mënyrë që të ndihet pak angazhimi i mamit në shkollë. Përforcimi: Plotëso-diskuto Pasi të plotësoni tabelën diskutoni se cilat nga përgjigjet tuaja mund të sjellin konflikte në familje. Nxënësit plotësojnë dhe diskutojnë mbi plotësimet e bëra.
?
Detyrë shtëpie. Diskutoni në familjen tuaj rastin e mamit të Mirës. Çfarë zgjidhjeje ofrojnë prindërit e tu? A është e njëjtë zgjidhja me zgjidhjen që ofroni ju? Nëse jo çfarë do t’u thoni prindërve?
180
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Veprimtari shoqërore Tema. Të kemi familje të lumtur
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të listojë disa përgjegjësi të prindërve në familje. • Të diskutojë rreth situatave problemore të dhëna. • Të punojë në grup. • Të ofrojë zgjidhje të konflikteve në familje bazuar dhe në përvojën e familjes së tij/saj.
Kjo orë mësimi do të zhvillohet në bashkëpunim me prindërit. Pra, prindërit do të jenë pjesë e kësaj ore, ku mendimi dhe idetë e tyre do të jenë të vlefshme. Hapi I. Prezantohet nga mësuesi/ja tema e veprimtarisë shoqërore. Mësuesi/ja u kërkon prindërve të ulen në një kënd të klasës për të formuar grupin e prindërve dhe në të njëjtën kohë të prezantohen. Emri, prindi i cilit nxënës janë, shkollën që kanë mbaruar, profesionin që kryejnë. Nxënësit janë ulur në grupe në mjediset e klasës. Hapi II. Me një stuhi mendimesh, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të kujtojnë çfarë mësuan për familjen. Llojet e saj, fazat e zhvillimit, funksionet e familjes, përgjegjësitë në familje. Hapi III. Pas kësaj mësuesi/ja vazhdon punën në grupe. o Grupi i prindërve - Listoni përgjegjësitë e prindërve në familje. o Grupi i nxënësve - Listoni përgjegjësitë e nxënësve në familje. Pasi përfundon puna ftohen prezantuesit e grupeve të lexojnë punën e tyre. Mësuesi/ja kërkon nga prindërit të japin mendimin e tyre, nëse ka përgjegjësi të tjera në familje të fëmijëve, sa i kryejnë realisht ato, sa të kënaqur janë prindërit me realizimin e përgjegjësive të tyre në familje. Grupi i nxënësve jep opinionet mbi përgjegjësitë që kanë prindërit në familje. Sa ata ndjejnë se këto përgjegjësi realizohen nga prindërit e tyre. Hapi IV. Paraqitet një situatë problemore. Familja e Olës jeton në një qytet të vogël. Mami i saj punon juriste, kurse babi punon arkitekt. Familja e tyre është një familje e lumtur. Firma ku punonte babi i Olës u mbyll dhe atij i duhej të gjente një punë tjetër. Qyteti ku ishin nuk ia ofronte një mundësi të tillë. Ai propozoi që të largoheshin në një qytet më të madh. Mamaja e Olës nuk pranoi. Ajo ishte shumë mirë me punë. Në qytetin tjetër mund të mos gjente punë. Kështu prindërit e Olës filluan të debatonin, të ngrinin zërin, të përplasnin dyert. Çfarë duhet të bënin? Në familjen e tyre kishte lindur një konflikt. Si do ta zgjidhnin? Ndiq udhëzimet. Shkaku i problemit: Largimi në një qytet tjetër për të gjetur punë. Pasojat: mami nuk donte të larohej, nuk mund të gjente punë, iu duhej të gjenin një banesë tjetër, fëmijët duhet të regjistroheshin në një shkollë tjetër, të njiheshin me shokë të rinj, gjyshërit do të ishin larg, kështu ata nuk do të kishin ku të qëndronin kur të shkonin prindërit në punë. Zgjidhja e problemit: Largimi i babit derisa të gjente punë, gjetja e shtëpisë, aplikimet për mamin për të gjetur punë. Situata mund të marrë zgjidhje të ndryshme e rëndësishme është që të arrihet në zgjidhjen më të mirë. Pasi përfundon diskutimi, mësuesi/ja i falënderon pjesëmarrësit për ndihmën që ata dhanë. Hapi V. Në sfond vë muzikën e filmit: “Kur po xhirohej një film” ose “Në shtëpinë tonë” dhe i fton nxënësit që nën tingujt e muzikës të plotësojnë një pesëvargësh për familjen. Familja e madhe e dashur gëzohemi
diskutojmë
komunikojmë
Familja ime është ngrohtësia ime. dashuri Në fund mësuesi/ja merr një opinion rreth emocioneve që përjetuan fëmijët dhe prindërit gjatë kësaj ore mësimi. 181
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” KAPITULLI II NJERËZ, VENDE DHE MJEDISE
Tema 1. Grupet shoqërore
?
? ? ?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përkufizojë grupin shoqëror. • Të dallojë grupet shoqërore nga grupet e rastësishme, duke u bazuar në përkufizimin e dhënë. • Të krijojë një grup shoqëror me karakteristikat e tij.
Fjalë kyç:
grup shoqëror, qëllim i përbashkët, karakteristikë.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të përkufizuarit, të dalluarit, të krijuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Stuhi mendimesh
Ndërtimi i njohurive
Diskutim, punë në grupe
Përforcimi
E vërtetë apo e gabuar
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimesh Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë fjalitë: Ne bëjmë pjesë në disa grupe shoqërore. - Po cilat janë ato? shkollë familje klasë skuadra e notit skuadra e alpinistëve Grupet shoqërore
skuadra e basketbollit
skuadra e biologëve rrethi i matematicienëve
etj.
Nxënësit japin idetë e tyre. Midis këtyre ideve nëse nxënësit japin ide jo të sakta mësuesi/ja i rrethon ato. - Sot ne do të mësojmë më shumë mbi grupet shoqërore, si t’i dallojmë ato nga grupet e zakonshme dhe sa të rëndësishme janë këto grupe në zhvillimin e mirë dhe të shëndetshëm të njeriut. Ndërtimi i njohurive: Diskutim, punë në grupe Lexohet nga një nxënës rubrika “Çfarë do të mësoj?” dhe fjalët kyç të kësaj ore mësimi. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë me vëmendje fjalitë e mëposhtme. Me një laps ajo iu kërkon nxënësve të vënë kryq në fjalitë, ku grupet e njerëzve formojnë një grup shoqëror. Nga lista e mësipërme grup shoqëror formojnë: o Grupi i klasës. o Grupi i balerinëve. o Grupi i lojës. o Grupi i banorëve të pallatit. Ndërsa grupet e tjera janë grupe të rastësishme, të cilat nuk formojnë grup shoqëror. Lexohet përkufizimi mbi grupin shoqëror. Grupi shoqëror - një bashkësi njerëzish, - të cilët kanë ide, pikëpamje dhe qëllime të përbashkëta, - dhe që bashkëveprojnë një kohë e caktuar. Mësuesi/ja i orienton nxënësit t’i rikthehen dhe një herë dy figurave të mësipërme. 182
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” - Në cilat nga këto figura kemi të bëjmë me një grup shoqëror? Pse? Grupi i nxënësve të klasës. Janë një bashkësi nxënësish që veprojnë, punojnë së bashku për një kohë të caktuar, kanë qëllim të përbashkët të mësojnë. Grupi i njerëzve që mbajnë radhë në supermarket është një bashkësi njerëzish, por që janë mbledhur rastësisht, pra nuk ndërveprojnë me njëri-tjetrin, nuk e njohin njëri-tjetrin, kanë një qëllim të përbashkët ose jo, të blejnë, por dhe thjesht të shohin, por secili blen për veten e tij. Vazhdohet më pas me situatat problemore, ku nxënësit lexojnë dhe japin përgjigje sipas pyetjeve përbri çdo situate. Pasi kanë diskutuar situatat, mësuesi/ja i fton nxënësit të listojnë karakteristikat e grupeve shoqërore. Punë në grupe. Klasa ndahet në 5 grupe. Secili grup do të propozojë mënyrën e krijimit të një grupi shoqëror në ndihmë të skuadrës së futbollit të shkollës. Emri i shoqatës: Djemtë bardhë e blu Qëllimi i shoqatës: përkrahja financiare e ekipit të futbollit të shkollës për të rritur cilësinë dhe arritur rezultatet e dëshiruara. Sasia e parave që do të derdhë secili: 500 lekë të reja. Rregullat e shoqatës: 1. Çdo anëtar duhet të derdhë kuotën e përcaktuar. 2. Secili ka të drejtë të kërkojë mbledhjen e kryesisë së shoqatës për transparencën e buxhetit. 3. Çdo anëtar i shoqatës ka të drejtën e një vote. Organizimi: Kryetari i shoqatës: Nxënësi X Sekretari: Nxënësi Y Kohëzgjatja e detyrës së kryetarit: 9 muaj Këshilli drejtues: Numri i anëtarëve të zgjedhur me votë. Emrat dhe funksioni i tyre. 1. Nxënësi I - Mbledhja e fondeve. 2. Nxënësi II - Përcaktimi i nevojave të ekipit. 3. Nxënësi III - Shpenzimi i fondeve sipas nevojave. Kohëzgjatja e detyrës së tyre 9 muaj me të drejtë rizgjedhjeje.
Nxënësit prezantojnë skedat në tabakë të bardhë letre dhe diskutojnë. Mësuesi/ja përzgjedh grupin që ka ditur të plotësojë më mirë punën. Përforcimi: E vërtetë apo e gabuar Nxënësit vendosin kryq në ato bashkime njerëzish që formojnë grup shoqëror. Nxënësit e klasës. Skuadra e futbollit të qytetit. Anëtarët e një ekipi zbuluesish. Aktorët e një komedie. Ekuipazhi i aeroplanit. Kolektivi i mësuesve të shkollës.
?
Detyrë shtëpie. Listoni disa nga përfitimet që të krijon të qenit në një grup shoqëror. 183
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Informacion për mësuesin/en. Disa nga përfitimet pozitive të të qenit në një grup janë: 1. Njohja me njerëz të tjerë. 2. Krijimi i përvojave të reja. 3. Njohja e vetvetes. 4. Vënia në provë e njohurive të tua me të tjerët. 5. Krijimi i ndjenjës së konkurrencës, sfidës, besimit te vetja. 6. Marrëdhënia, ndërveprimi me të tjerët. 7. Të mësuarit nga dështimi. 8. Kënaqësia dhe fitimi i vlerave të reja, të cilat s`do të mund të arriheshin duke qenë vetëm. Rregullat e një grupi shoqëror. Çdo grup shoqëror ka rregullat e veta, të cilat vendosen nga anëtarët e një grupi të sapokrijuar ose ekzistojnë dhe mund të ndryshohen ose të pasurohen vazhdimisht. Disa rregulla të përgjithshme mund të jenë: 1. Respektimi i mendimeve dhe ideve të njëri-tjetrit. 2. Komunikimi i sinqertë midis anëtarëve të grupit. 3. Ndihma dhe bashkëpunimi etj.
Tema 2. Grupet e mia shoqërore
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përkufizojë grupin shoqëror. • Të dallojë grupet shoqërore nga grupet e rastësishme bazuar në përkufizimin e dhënë. • Të krijojë një grup shoqëror me karakteristikat e tij.
? ? ?
Fjalë kyç:
unë, anëtar, rol, sjellje.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të diskutuarit, të përshkruarit, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Përzgjidh-argumento
Ndërtimi i njohurive
Lexim i drejtuar, studime rasti
Përforcimi
Diskuto-argumento
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Përzgjidh-argumento Që një grup shoqëror të funksionojë si duhet, cila mendoni se është gjëja më e rëndësishme: a. Një udhëheqës i zoti i grupit. b. Rregulla të qarta për të gjithë. c. Marrëdhënie të mira bashkëpunimi me njëri-tjetrin. d. Realizimi me përgjegjësi i roleve në grupin shoqëror. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të ngrenë dorë kush është për alternativën a, për alternativën b, për alternativën c, për alternativën d apo për të gjitha së bashku. Nëse nxënësit kërkojnë të ndryshojnë mendim, mësuesi/ja u bën të qartë se gjatë një procesi kur duhet të zgjedhin, duhet të shqyrtojnë me vëmendje të gjitha alternativat. - Sot ne do të trajtojmë grupet shoqërore ku ju bëni pjesë, detyrat dhe rolet që ju luani aty dhe rëndësinë e përmbushjes së përgjegjësive. 184
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar, studime rasti Lexim i rubrikës “Çfarë do të mësoj” dhe fjalët kyç. Lexim i drejtuar i të dhënave mbi Vesën. Lexohet nga nxënësit dhe drejtohen pyetjet: - Cilat janë grupet shoqërore ku bën pjesë Vesa? (Familje, shkollë, senati i shkollës, i shoqeve te pallatit, basketbollit.) - Çfarë marrëdhëniesh janë krijuar në familjen e Vesës? - Si merren vendimet në familjen e saj? - Çfarë e zgjodhën shokët e klasës? - Si do të veprojë ajo? - Si i marrin vendimet me shoqet e pallatit? - Po në skuadrën e basketbollit si veprohet? Pse? Punë individuale. Nxënësit shënojnë me X grupet shoqërore ku bënte pjesë Vesa dhe grupet ku bëjnë pjesë ato. Mësuesi/ja i nxit të përshkruajnë mënyrën e organizimit të këtyre grupeve shoqërore, si dhe mënyrën e marrjes së vendimeve në to. Punimi i situatave problemore të paraqitura dhe diskutimi i tyre. Përforcimi: Diskuto-argumento - Cilat janë rolet e tua në grupet ku bën pjesë? Për të kuptuar më mirë këtë pyetje, mësuesi/ja sqaron kuptimin e fjalës rol që është marrë nga fjalori i gjuhës shqipe. Grupi shoqëror ku bëj pjesë
Roli që kam
Roli që do të doja të kisha
- Çfarë është më e rëndësishme për ty të marrësh pjesë në një grup apo të jesh lider i këtij grupi? Në një grup anëtarët dhe drejtuesit duhet të plotësojnë përgjegjësitë e tyre për të arritur qëllimin e dëshiruar. Nëse të gjithë do të donim të ishim drejtues, çfarë do të ndodhte? Listoni disa faktorë që çojnë në një grup të suksesshëm
Lideri _____________________ Anëtarët __________________
Detyrë shtëpie. Cilat janë rolet e prindërve tuaj në familje. Në një spital rolet janë të ndara: Kryemjeku i pavijonit, mjekët e pavijonit, infermierët, sanitarët, roja i pavijonit, punonjësit që shpërndajnë ushqimin. Në një sallë operacioni secili punonjës ka rolet e veta: kirurgu, anestezisti, kryeinfermieri, infermieri, punonjësit e mbajtjes pastër dhe sterilizimit të pajisjeve të sallës së operacionit.
?
Për mësuesin/en. Në një grup shoqëror individi ka status dhe rol të caktuar. Në familje një fëmijë ka statusin e fëmijës, kurse roli i tij është të ndihmojë prindërit, të mbajë pastër mjedisin e shtëpisë, të kujdeset për motrat dhe vëllezërit më të vegjël në një kohë të caktuar. Në klasë statusi i fëmijës është statusi i një nxënësi, kurse roli i tij është të zbatojë rregullat e klasës. 185
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 3. Grupet e mia shoqërore
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të listojë cilësitë e një drejtuesi grupi. • Të diskutojë mbi rëndësinë e organizimit të grupit për të qenë i suksesshëm. • Të argumentojë rëndësinë e përzgjedhjes së një lideri nëpërmjet një procesi votimi të fshehtë ose të hapur. • Të argumentojë të drejtën që ka çdo individ për t'u përfshirë në procesin e të zgjedhurit dhe të zgjedhjes.
? ? ?
Fjalë kyç:
drejtues, lider, organizim, cilësi, zgjedhje, votë, votim.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të diskutuarit, të përshkruarit, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Studim rasti
Ndërtimi i njohurive
Mbajtje e strukturuar e shënimeve, punë në grupe
Përforcimi
Shkrim argumentues
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Studim rasti Lexohet situata e nxënësve të klasës së pestë. - Çfarë problemi iu lindi fëmijëve? - Çfarë i mungonte grupit të teatrit? - Ç’kuptoni ju me organizim të grupit? Për çfarë kishte nevojë ky grup? - Si mendoni se do të arrijnë në zgjedhjen e drejtuesit të grupit? Pas mendimeve dhe ideve që japin nxënësit mësuesi/ja prezanton se çfarë do të mësojnë dhe diskutojnë së bashku. Paraqiten objektivat dhe fjalët kyç të orës së mësimit. Ndërtimi i njohurive: Mbajtje e strukturuar e shënimeve, punë në grupe Punohet situata problemore. Mësuesi/ja i fton nxënësit të ndjekin se si nxënësit e klasës së pestë zgjodhën liderin e tyre të grupit të teatrit. Mbani në një fletë shënime se çfarë procedure u ndoq ose renditjen e veprimeve. Nxënësit lexojnë në heshtje dhe renditin në një fletë radhën e veprimeve. 1. Zgjedhja e drejtuesit të grupit. 2. Ndihma e mësueses. 3. Përcaktimi i cilësive të një lideri. 4. Propozimet dhe argumenti mbi propozimin. 5. Zgjedhja nëpërmjet votimit të fshehtë. 6. Ngritja e komisionit të votimit. 7. Përgatitja e materialeve. 1. Votimi. 2. Nxjerrja e rezultatit. 3. Shpallja e fituesit. Pasi nxënësit prezantojnë punën mësuesi/ja i drejton të sjellin në mend raste analoge që ata kanë realizuar vetë në klasë, në familje ose kanë parë në televizor. I gjithë ky proces që zhvilluan nxënësit e klasës së pestë është shumë i ngjashëm me zgjedhjen e një deputeti të një partie të caktuar politike. Mësuesi/ja u drejton pyetjet se pse shokët e klasës zgjodhën Artanin? - Çfarë cilësish kishte ai? Punohet diagrami mbi përzgjedhjen e një drejtuesi grupi. 186
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Nxënësit përcaktojnë se cili pëlqehet më shumë dhe a mund të jetë ai drejtuesi i grupit. Punë në grupe: Lojë në role. Improvizoni zgjedhjen e senatorit/senatores së klasës suaj. Si keni vepruar? Përforcimi: Shkrim argumentues Argumento pse nxënësi që keni zgjedhur si senator të klasës suaj e meriton besimin tuaj. - Cilat janë disa cilësi të tij/saj? - A iu ka përfaqësuar ai/ajo si duhet në senatin e shkollës? Lexohen disa nga punimet e nxënësve.
?
Detyrë shtëpie. Ti dëshiron të jesh senator i klasës. Cilat nga cilësitë e tua do të favorizonin ty në procesin e zgjedhjes?
Tema 4. Ndal, mendohu, pastaj fol ose vepro!
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të vlerësojë vetëpërmbajtjen si një cilësi të një njeriu të qytetëruar. • Të sjellë shembuj të demonstrimit të vetëpërmbajtjes së tij në shkollë, familje etj. • Të argumentojë zgjidhje të situatave nëpërmjet zbatimit të vetëpërmbajtjes dhe kompromisit.
? ? ?
Fjalë kyç:
masë, vetëpërmbajtje, vetëkontroll, kompromis, zgjidhje.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të diskutuarit, të vlerësuarit, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Stuhi mendimesh
Ndërtimi i njohurive
Punë në grupe
Përforcimi
Rrjeti i diskutimit
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimesh - Si i kuptoni fjalët:
vetëpërmbajtje
kompromis
Vetëpërmbajtja është aftësia për të kontrolluar sjelljen tonë. Kompromisi është marrëveshje midis dy a më shumë personave apo palëve, duke i bërë lëshime njëra-tjetrës për çështje të caktuara, të cilat mund të jenë pak të rëndësishme ose shumë të rëndësishme. Nxënësit japin idetë e tyre. - Sot do të trajtojmë në situata të caktuara këto dy terma. Do të analizojmë dhe vlerësojmë rëndësinë e tyre në jetën tonë të përditshme. Duke ditur të jemi të vetëpërmbajtur ne kemi fituar vlera të qytetarisë. Duke ditur të zgjidhim situata nëpërmjet kompromisit ne bëhemi qytetarë të besueshëm dhe të respektuar nga të tjerët. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe Lexohen nga nxënësit dy situatat dhe nënvizohet fjala që përmendet më dendur. Nxënësit nënvizojnë fjalën masë. Ata diskutojnë se çfarë iu ndodhi Altinit që e kaloi masën në të ngrënë, çfarë ndodhi me mamin e Gonit që e kaloi masën në të folur. 187
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Lexohet pjesa sqaruese mbi vetëpërmbajtjen dhe kompromisin. Punë në grupe. Nxënësit ndahen në 6 grupe. Grupet do të diskutojnë dhe analizojnë tri situatat problemore. Dy grupe - një situatë. Nxënësit do të zgjidhin situatat duke iu përgjigjur pyetjeve përbri. Gjithashtu nxënësit gjatë prezantimit të punës do të lexojnë situatat në role, në mënyrë që të jenë të kuptueshme dhe për grupet e tjera. Përforcimi: Rrjeti i diskutimit Mësuesi/ja ndërton në tabelë të zezë rrjetin e diskutimit dhe pret sugjerimet e nxënësve, të cilët në fund duhet të arrijnë në një përfundim të përbashkët. Po
Pyetja A është vetëpërmbajtja një cilësi e lindur apo ajo fitohet gjatë jetës? Pse?
Jo
Argumentoji përgjigjet tuaja.
?
Detyrë shtëpie. Nga jeta në klasë sillni një situatë ku juve iu ka munguar vetëpërmbajtja dhe një situatë ku ju keni përdorur kompromisin për zgjidhjen e saj.
Tema 5. Ky është modeli im
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të diskutojë mbi një model qytetar, duke u bazuar në cilësitë dhe vlerat që përçon ai. • Të vlerësojë një model të klasës së tij/saj. • Të argumentojë rëndësinë e realizimit të përgjegjësive në komunitet, duke u bazuar në veprimtarinë e modeleve qytetare.
? ? ?
Fjalë kyç:
qytetari, tolerancë, durim.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të diskutuarit, të vlerësuarit, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Diskutim argumentues
Ndërtimi i njohurive
Studime rasti
Përforcimi
Rrjeti i diskutimit
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Diskutim argumentues Mësuesi/ja paraqet para nxënësve një foto të Nënë Terezës. - Pse Nënë Tereza është një model i rrallë qytetarie? Është Nëna e të gjithë të varfërve të botës. Ajo ia kushtoi jetën njerëzve në nevojë, si dhe ngriti institucione të bamirësisë në ndihmë të të varfërve. Fitoi çmimin Nobel. I edukoi njerëzit të mos përçmonin të varfrit. Na mësoi të gjithëve se pasuria e vërtetë nuk janë paratë, por ndihma dhe kontributi për një njeri në nevojë. Nxënësit japin idetë dhe mendimet e tyre. Sot do të njohim disa modele të qytetarisë dhe do të mësojmë se si mund të bëhemi të tillë. 188
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Ndërtimi i njohurive: Studime rasti Leximi i dy situatave të dhëna në tekst të ilustruara me figurat përkatëse. Mësuesi/ja mund të shtojë informacione mbi veprimtarinë e Nënë Terezës, si dhe shoqatave në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Punë në grupe. Studimi dhe analizimi i situatave problemore. 1. Drita kohët e fundit ka rënë shumë nga mësimet. Ajo rri e veçuar dhe duket shumë e mërzitur. Shokët e shoqet e saj u shqetësuan shumë për të. - Ç’mund t’i ketë ndodhur asaj? Mund të ketë ndonjë problem në familje, mund të jetë e sëmurë. - Çfarë bënë shokët dhe shoqet e saj? E mbajtën pranë, shkuan në shtëpi dhe këtë shqetësim ia përcollën dhe prindërve të Dritës. - Cilën ndjenjë shfaqën shokët dhe shoqet e Dritës? Ndjenjën e miqësisë dhe shoqërisë së vërtetë. - Si do të veproje ti? 2. Te pallati i Gencit ishte çarë tubi dhe rridhte uji pa pushim. Askush s’po vinte ta rregullonte. Pas tri ditësh babai i Gencit shkoi në zyrën e ujësjellësit. Banorët e pallatit u treguan indiferentë karshi një problemi që i shqetësonte të gjithë. Ata duhet të kishin lajmëruar ujësjellësin që në momentin e problemit dhe kishin të drejtë të kërkonin zgjidhjen e problemit nga një ndërmarrje që është në shërbim të komunitetit. Veprimi i babit të Gencit është veprimi i një qytetari që i njeh të drejtat e tij. 3. Anës oborrit të shkollës janë mbjellë fidanë të rinj. Ata duhet të mbillen që të mos thahen. Nxënësit e klasës së VA vendosën që të bënin një grafik të ujitjes së pemëve. E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë
Irisi, Nevina, Bjorni, Andi Ela, Miri, Diana, Vera Elona, Mirela, Dejvi, Kleidi Dioni, Livia, Ami, Erga Eni. Evisi, Marlini, Heliosi Xhoi, Klea, Genci, Denisi
Pas mësimit Pas mësimit Pas mësimit Pas mësimit Pas mësimit Paradite
Në ditën e shtunë u vendos të vini shokët dhe shoqet që i kishin shtëpitë shumë afër shkollës. Nxënësit e klasës së VA shfaqën ndjenjën e përgjegjësisë ndaj të drejtës së tyre për të pasur një mjedis të gjelbër dhe çlodhës. Ata kryen një detyrë qytetare në komunitetin e tyre. Nxënësit orientohen të lexojnë poezinë “Nëse gjej një monedhe”. Të japin mesazhin e saj. Djali apo vajza që shpreson të gjejë një monedhë do t’ia japë mikut ose mikes së saj, sepse ky veprim i sjell atij/asaj shumë kënaqësi. Ka shumë njerëz në botë që e gjejnë lumturinë e vërtetë në ndarjen e asaj që kanë me të tjerët që nuk kanë. Gjyshet tona janë modele të qytetarisë. Ato na mësojnë, të mos përbuzim një njeri që është i varfër, por ta ndihmojmë me aq sa mundemi. Përforcimi: Rrjeti i diskutimit Mësuesi/ja ndërton në tabelë të zezë rrjetin e diskutimit.
189
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Po
Pyetja A mund të jetë model i klasës vetëm një nxënës shumë i mirë me mësime? Nëse nuk je shumë i mirë me mësime, a ke mundësi të jesh modeli i klasës tënde?
Jo
Nxënësit diskutojnë japin argumentet e tyre. Veprimtaria mbyllet kur nxënësit kanë dhënë argumentet e tyre. Kjo në fakt është një veprimtari që ka rëndësi të zhvillohet. Ndodh që nxënës shumë të mirë në mësime të kenë cilësi, të cilat nuk mund ta bëjnë atë modelin e klasës dhe ndodh që nxënës jo shumë të mirë në mësime të jenë modele të ndihmës karshi shokëve, guximit dhe kurajës për të shprehur mendime dhe ide të pavarura, iniciativës për të zhvilluar aktivitete të dobishme për klasën.
?
Detyrë shtëpie. A janë prindërit e tu modeli yt? Pse?
Tema 6. Komuniteti, llojet e tij
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë komunitetin mbi bazën e materialit të dhënë. • Të listojë llojet e komuniteteve. • Të dallojë llojet e komuniteteve. • Të diskutojë mbi komunitetin ku bën pjesë. • Të vlerësojë ndikimin e komunitetit në jetën e individit.
? ? ?
Fjalë kyç:
komunitet, lloje komunitetesh.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të përshkruarit, të diskutuarit, të vlerësuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Stuhi mendimesh
Ndërtimi i njohurive
Kllaster, studime rasti, punë në dyshe
Përforcimi
Listo-diskuto
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Stuhi mendimesh Mësuesi/ja i pyet nxënësit: Ne kemi diskutuar dhe kemi përmendur shpesh fjalën komunitet. - Çfarë na vjen ndërmend kur dëgjojmë këtë fjalë?
grup njerëzish që jetojnë në një vend të caktuar
kanë origjinë të përbashkët
Komunitet
Sot do të trajtojmë më gjerësisht komunitetin dhe llojet e tij.
190
kanë kulturë të përbashkët
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Ndërtimi i njohurive: Kllaster, studime rasti, punë në dyshe Mësuesi/ja fton nxënësit të lexojnë ç’është komuniteti dhe llojet e tij. Mësuesi/ja sqaron nxënësit mbi të gjitha paqartësitë që shfaqin nxënësit. Më pas plotësojnë një kllaster në tabelë mbi komunitetin dhe llojet e tij. Nxënësit diskutojnë mbi Komunitetin Evropian. Çfarë përfaqëson ky komunitetin, sa vende bëjnë pjesë në të, pse është e rëndësishme pjesëmarrja në këtë komunitet. Punohen situatat problemore. Nxënësit diskutojnë rreth situatave mbi bazën e pyetjeve. Në situatën e parë problemore nxënësit diskutojnë mbi komunitetet e popujve të Ballkanit, të cilët në festivalin e teatrove sjellin kulturat e vendeve të tyre. Në situatën e dytë problemore diskutohet mbi komunitetet fetare në vendin tonë. Mësuesi/ja iu bën me dije nxënësve se një nga vlerat tashmë të njohura dhe të vlerësuara të popullit shqiptar janë toleranca dhe bashkëjetesa paqësore midis komuniteteve fetare. Në vendin tonë komunitete kryesore fetare janë: komuniteti mysliman, ortodoks, katolik, bektashian. Punohet në dyshe rubrika “Aktiviteti yt”, ku nxënësit gjejnë në formën e një diagrami Veni të përbashkëtat dhe ndryshimet midis fshatit dhe qytetit. Përforcimi: Listo-diskuto Paraqit në formën e rrathëve komunitetin ku ti bën pjesë duke filluar nga familja. Listoni disa nga dobitë që ju siguron pjesëmarrja në komunitete. Nxënësit vihen të diskutojnë dhe të vlerësojnë argumentet e njëri-tjetrit.
?
Detyrë shtëpie. Hartoni një shkrim me temë: “Së shpejti dhe ne do të jemi pjesë e komunitetit të Bashkimit Evropian.”
Tema 7. Për t’u bërë qytetar i mirë
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të diskutojë për cilësitë e të qenit qytetar i mirë. • Të sjellë shembuj nga përvoja e tij/saj rreth sjelljeve qytetare që ka demonstruar. • Të analizojë situatat e rastit duke dhënë ide dhe mendimin e tij/saj. • Të vlerësojë dobinë e të qenit një qytetar i përgjegjshëm në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit.
? ? ?
Fjalë kyç: Mjetet: Aftësitë: Struktura PNP
qytetar, qytetari, vlerë qytetarie, dashuri, humanizëm, besë, guxim. teksti i nxënësit. të diskutuarit, të analizuarit, të vlerësuarit. Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Plotëso mendimin
Ndërtimi i njohurive
Punë në grupe
Përforcimi
Studim rasti
Koha
191
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
?
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Plotëso mendimin Mësuesi/ja shkruan në tabelë: Dua të jem një qytetar/e e mirë. Po si? Sjellja ime duhet të jetë______________________ Më duhet të ndihmoj_________________________ Nuk duhet të paragjykoj të tjerët në lidhje me ____________________ Duhet të plotësoj përgjegjësitë e mia në ____________, _____________, ____________, _____________ Ky është një aktivitet hyrës ku nxënësit lexojnë pa drojë plotësimin e fjalive. Mësuesi/ja prezanton se çfarë do të mësohet sot. - Së bashku do të diskutojmë më shumë se çfarë na nevojitet për t’u bërë qytetarë të mirë. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe Leximi i dy situatave të dhëna mbi të kuptuarin e qytetarisë së mirë. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të shkruajnë me laps në hapësirën bosh të librit cilësitë që demonstrohen në situatën e parë dhe në situatën e dytë. Lexohet nga një nxënës situata e ndihmës që populli shqiptar i Shqipërisë i dha shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës. Cilësitë që u shfaqën: humanizmi, mikpritja, bujaria, dashuria, sakrifica, Në situatën e dytë demonstrohen cilësitë e ndihmës, bashkëpunimit, kujdesit të fqinjëve dhe shokëve në rast vështirësie dhe nevoje. Nxënësit nxiten të diskutojnë dhe të sjellin shembuj konkretë nga jeta dhe përvoja e tyre ose e miqve të tyre. Nxënësit vihen të lexojnë në kor shpjegimin mbi fjalën qytetar. Punë në grupe. Nxënësit ndahen në tri grupe dhe punojnë situatat problemore. • Në situatën e parë. Cilësitë e Dhuratës: pasioni dhe dëshira për t’u shkolluar. Ajo shkon në universitet dhe pse është në një moshë më të madhe se studentët e tjerë. E zgjuar, tolerante, e vetëpërmbajtur ajo u bë modeli i studentëve të tjerë dhe një shoqe e mirë. • Në situatën e dytë. Babi i Altinit shfaq cilësitë e një babai të kujdesshëm, që mban fjalën, gëzon respektin e shokëve të punës dhe ndihmohet prej tyre për të qenë i pranishëm në ditëlindjen e djalit të tij. • Në situatën e tretë. Në klasën e Borës këtë vit erdhi Dritoni. Ai vinte nga një qytet tjetër. Në fillim ai ndihej shumë i vetmuar .... Mësuesi/ja drejton pyetjet: - Cilat cilësi të qytetarit të mirë treguan shokët dhe shoqet e klasës? Përfshirjen e tij në lojëra, veprimtari të përbashkëta, ndenjes pranë. - Cilat cilësi tregoi Dritoni? Cilësitë e një shoku të mirë, bashkëpunimit dhe përfshirjes. Nxënësit nxiten të luajnë në role sjelljen e Dritonit dhe shokëve të klasës. Përforcimi: Studim rasti - Si do të veproje ti? Në hyrje të pallatit t’i gjen një çantë të vogël në formë kulete. E hap dhe sheh aty se ka dokumente dhe një shumë të hollash. Nxënësit japin zgjidhje e tyre. Mësuesi/ja vlerëson.
?
Detyrë shtëpie. Cilat janë vlerat qytetare të prindërve tuaj? Shkruajini dhe më pas kërkojuni prindërve t’i lexojnë ato. A mendoni se ju demonstroni disa nga këto vlera? Pse?
192
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 8. Ç’është një grup vullnetar
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë një grup vullnetar bazuar në qëllimin, interesin, ndihmën. • Të listojë 2-3 organizata vullnetare. • Të krahasojë grupet vullnetare me grupet shoqërore duke gjetur të përbashkëtat dhe dallimet. • Të vlerësojë dobishmërinë e pjesëmarrjes në grupet vullnetare.
? ? ?
Fjalë kyç:
vullnetar, grup vullnetar, vullnetarizëm, ndihmë.
Mjetet:
teksti i nxënësit, fletëpalosje dhe informacione të organizatave vullnetare.
Aftësitë:
të përshkruarit, të krahasuarit, të vlerësuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Stuhi mendimesh
Ndërtimi i njohurive
Diagrami i Venit
Përforcimi
Punë në dyshe
Koha
Parashikimi: Stuhi mendimesh - Si e kuptoni shprehjen grup vullnetar? Nxënësit japin ide dhe mendime nga ato që kanë dëgjuar ose kanë parë në televizor. - Sot do të marrim më shumë informacion mbi këto grupe vullnetare. Lexohet rubrika ”Çfarë do të mësojmë”, si dhe fjalët kyç të mësimit. Ndërtimi i njohurive: Diagrami i Venit Lexohen dy situatat e mëposhtme dhe diskutohet mbi vlerat qytetare që ato përcjellin. Në situatën e parë nxënësit duhet të dallojnë vlerën e ndihmës dhe solidaritetit të banorëve të zonës për të zhbllokuar rrugën. Në situatën e dytë duhet të dallojnë vlerën e ndihmës dhe dhurimit të gjakut nga studentët për personat që kanë nevojë, pa kurrfarë shpërblimi. Lexohet dhe sqarohet kuptimi për grupet vullnetare dhe vullnetarizmin. Më pas nxënësit plotësojnë diagramin e Venit duke gjetur të përbashkëtat dhe dallimet midis grupeve shoqërore dhe grupeve vullnetare.
nuk ka shpërblim
krijohet për të ndihmuar
në rast nevoje, fatkeqësie natyrore, në kohë lufte, paqeje, për mbrojtjen e kafshëve, bimëve
Grupet vullnetare
Grupet shoqërore
kanë një shpërblim të caktuar ka shumë lloje të këtyre grupeve
1. kanë një qëllim të përbashkët 2. formohen nga disa individë
Nxënësit gjejnë të përbashkëtat dhe dallimet dhe nxjerrin një diagram të përbashkët në tabelën e zezë. Diskutohet mbi situatat problemore. Në situatën e parë nxënësit diskutojnë mbi dy organizatat e fuqishme vullnetare që punojnë në mbarë botën, si: Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Nga bashkimi i tyre është formuar Kristali i Kuq. Mësuesi/ja duhet t’i sqarojë 193
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” nxënësit se këto organizata kanë një bazë fetare. Në situatën e dytë diskutohet për shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Përftimi i këtyre vullnetarëve nuk është financiar, por është një përfitim jetësor i përbashkët. Në situatën e tretë diskutohet mbi ndihmën që jepet për të gjetur njerëzit e humbur. Informacionet që ofrojnë shqiptarët kudo në botë në fakt janë vullnetare. Përforcimi: Punë në dyshe Nxënësit në dyshe punojnë një listë të arsyeve për të cilat duhet të formohet një grup vullnetar. - Cila nga këto arsye është më e lehtë për t’u realizuar nga ju? Pse? Grupe vullnetare mund të ngrihen për: Të ndihmuar një mik, shok ose të panjohur që është i sëmurë. Të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara. Të mbajtur pastër plazhin. Të ndihmuar fëmijët jetimë. Të ndihmuar personat e moshës së tretë. T’u kujdesur për kafshët që janë në rrezik zhdukjeje. Të gjelbëruar oborrin e shkollës etj.
Tema 9. Një grup vullnetarësh
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përcaktojë mënyrën e formimit të një grupi vullnetar bazuar në materialin e dhënë. • Të listojë aspektet pozitive të të qenit në një grup vullnetar. • Të krijojë një grup vullnetar duke punuar në grup. • Të vlerësojë dobishmërinë e pjesëmarrjes në grupet vullnetare.
? ? ?
Fjalë kyç:
vullnetar, grup vullnetar.
Mjetet:
teksti i nxënësit, fletëpalosje dhe informacione të organizatave vullnetare, etiketa.
Aftësitë:
të përshkruarit, të krijuarit, të vlerësuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Pyetja e ditës
Ndërtimi i njohurive
Punë në grupe
Përforcimi
Mendo-argumento
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Pyetja e ditës - A mund të krijojmë një grup vullnetar? Mësuesi/ja paraqet para nxënësve pyetjen dhe kërkon që të japin mendimin e tyre. Më pas i njeh me objektivat e orës së mësimit. Sot do të mësojmë se si krijohet një grup vullnetar, madje do të përpiqemi të krijojmë një grup vullnetar të ndarë në grupe. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe Le të shohim se si nxënësit e klasës së pestë të një shkolle kanë krijuar një grup vullnetar. Lexohet nga nxënësit shembulli i dhënë. Mësuesi/ja u drejton pyetjet për të përmbledhur atë që lexuan. 194
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” - Cila ishte arsyeja që i nxiti nxënësit të ngrinin një grup vullnetar? Flori ishte i sëmurë. Shërimi i tij mund të realizohej në një klinikë jashtë vendit. Për këtë familja e tij kishte nevojë për të ardhura. - Si e organizoi punën grupi i vullnetarëve? Grupi i parë - Ndërtimi i një kutie. Për të realizuar këtë ndihmoi dhe babai i Besmirit. Grupi i dytë - Përgatitja e posterit, shumëfishimi, ngjitja dhe afishimi në qytet. Zhvillimi i një emisioni në një televizion lokal. Hapja e një numri në një llogari bankare, ku të gjithë mund të derdhnin shumën që dëshironin. Kërkimi i ndihmës nga institucionet lokale dhe nga bizneset e ndryshme. Nisja e Florit drejt shtetit fqinj ku do t’i nënshtrohej operacionit. - Cilat cilësi u shfaqën nga njerëzit që ofruan ndihmë? (Humanizmi, dashuria, solidariteti.) Punë në grupe. Nxënësit ndahen në 5 grupe. Çdo grup duhet të krijojë një grup vullnetar sipas një qëllimi të caktuar. Mësuesi/ja ka përgatitur etiketa, në të cilat janë shkruar qëllimet dhe janë hedhur në vazo. Përfaqësuesi i çdo grupi tërheq etiketën. Për të ndihmuar një mik, shok ose të panjohur që është i sëmurë. Për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara. Për të mbajtur pastër plazhin. Për të ndihmuar fëmijët jetimë. Personat e moshës së tretë. Për t’u kujdesur për kafshët që janë në rrezik zhdukjeje. Për të gjelbëruar oborrin e shkollës etj. Për t’i orientuar në punën që do të kryejnë mësuesi/ja paraqet një grafik që do t’i ndihmonte nxënësit për të shprehur në mënyrë të sistemuar idetë e tyre. Emri i grupit
Arsyeja e krijimit
Grupet
Veprimtaritë që do të kryhen
Bashkëpunëtorët
Shembull: Grupet
Emri i grupit
Arsyeja e krijimit
Veprimtaritë që do të kryhen
Bashkëpunëtorët
Grupi I
Miqtë e festës
Të festojmë me miqtë tanë në Qendrën e Zhvillimit.
Aktivitet artistik me këngë, vjersha.
Mësuesit, prindërit.
Grupi II
Bamirësit e vegjël
Fëmijëve festën e Vitit të Ri.
Mbledhja e fondeve për dhuratat.
Prindërit, bizneset e komunitetit.
Grupi III
Blerësit e vegjël
Të blejnë dhuratat e duhura me rastin e festës.
Blerja e dhuratave dhe paketimi i tyre.
Prindërit
Grupi IV
Duarartët krijues
Të krijojë një poster për festën që do të organizohet.
Përgatitjen e një posteri me vizatime të ndryshme për festën.
Mësuesit, prindërit.
Grupi V
Organizuesit e festës
Të organizojnë bukur festën.
Bërja e ftesës medies lokale.
Prindërit.
195
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Gjatë kësaj ore mësimi mund të ketë një situatë të shkollës, prandaj mund të shfrytëzohet si shembull. Përforcimi: Mendo-argumento - Çfarë dobie sjell pjesëmarrja në një grup vullnetar? 1. Njeh më mirë problemet dhe shqetësimet e të tjerëve. 2. Hyn në marrëdhënie me shokë dhe miq të rinj. 3. E ndjen veten të dobishëm dhe të vlefshëm. 4. Rrit besimin te vetja. 5. Ti ndihesh pjesë e komunitetit. 6. Shpenzon kohën në mënyrë pozitive. 7. Aftësohesh në të punuarin në grup. 8. Krijon një përvojë që mund të të shërbejë në të ardhmen. Nxënësit lexojnë dhe mësuesi/ja bën një përmbledhje të shkurtër.
?
Detyrë shtëpie. Interesohu për grupet vullnetare në komunitetin tuaj. Mendo dhe zgjidh një grup ku ti mund të bësh pjesë.
Tema 10. Nderi i vendit tim
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të diskutojë mbi vlerat që duhet të ketë një njeri për të qenë nder i vendit të tij/saj. • Të analizojë situatat problemore të dhëna, duke dhënë mendimin e tij/saj. • Të shprehë vlerësimin e tij/saj.
? ? ?
Fjalë kyç:
qytetar nderi, arsim, kulturë, dije, përparim, shembull.
Mjetet:
teksti i nxënësit, informacione mbi qytetarët e nderit të qytetit ose zonës ku banon.
Aftësitë:
të diskutuarit, të analizuarit, të vlerësuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Pyetja sjell pyetjen
Ndërtimi i njohurive
Punë në grupe, studime rasti
Përforcimi
Rrjeti i diskutimit
?
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Pyetja sjell pyetjen - Çdo të thotë të jesh qytetar nderi? - Në qytetin tuaj cilët janë qytetarët e nderit? - Si mendoni se jepet një titull i tillë? Nxënësit japin idetë dhe mendimet e tyre mbi këtë temë. Mësuesi/ja prezanton temën që do të trajtohet. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe, studime rasti Lexohet situata e Blertës nga një nxënës. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: - Cilët e merituan titullin qytetar nderi? - Kush ua dorëzoi këtë titull? - Pse iu dha ky titull tre përfaqësuesve të feve kryesore? 196
Koha
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë pjesën ku jepen sqarime për “qytetarët e nderit”. Mësuesi/ja kërkon që nxënësit të paraqesin cilësitë e një qytetari nderi në formën e mëposhtme.
Qytetar nderi
Njeri i respektuar, sjell ndryshime pozitive në vendin e tij/saj i njohur për veprimtarinë e tij/saj, simbol respekti, simbol dinjiteti, njeri i ditur i kulturuar.
Nxënësit lexojnë shembuj për atdhetarët dhe patriotët që dijet e tyre i vunë në shërbim të atdheut të tyre. Punohen në grupe situatat problemore. Situata e parë. Rruga që lidh qytetin e Arlinës me kryeqytetin është shkatërruar. Biznesmenët e qytetit, grumbulluan paratë dhe kërkuan një inxhinier për të bërë projektin e rrugës. Ata nxorën një njoftim në TV. Qyteti kishte besim se kishte nxjerrë arkitektë të zotë, të cilët do të ofronin ndihmën e tyre për vendlindjen. Nxënësit do t’i përgjigjen pyetjeve. E rëndësishme është që ata të ofrohen në mendimet e tyre rreth faktit se patjetër që do të ofrohen arkitektë dhe inxhinierë, të cilët do ta quajnë privilegj të kontribuojnë në ndërtimin e rrugës. Sigurisht këta njerëz e meritojnë të jenë nder i qytetit. Situata e dytë. Grupi i famshëm “Preluders” është formuar nga 5 vajza që këndojnë dhe vallëzojnë në Gjermani. Njëra prej tyre është Mirjami një vajzë nga Shqipëria. Çdo vit në pranverë Mirjami bashkë me shoqet e saj vijnë në Shqipëri dhe japin koncert në qytetin e saj. Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve. Mirjami po sillet si një qytetare e denjë e qytetit të saj. Ajo nuk e ka harruar vendlindjen dhe në shenjë mirënjohje dhe respekti vjen çdo vit. Ajo në fakt është në rrugën e mbarë për të merituar titullin “qytetare nderi”. Situata e tretë. Ai quhet Bardhyl. Ka 22 vite që rregullon lulishten e lagjes së tij. Ai asnjëherë nuk u mburr dhe nuk kërkoi para për këtë. Sa herë që kalon nëpër lagje të tërë e respektojë dhe e përshëndesin është banor i respektuar. Nxënësit i përgjigjen pyetjeve. Bardhyli është një qytetar i nderuar. Ai në fakt nuk e ka marrë titullin, por në të vërtete respekti dhe mirënjohja e banorëve të lagjes është në fakt titulli i vërtetë. Përforcimi: Rrjeti i diskutimit Mësuesi/ja drejton pyetjet dhe nxënësit japin mendimet e tyre. Po
Pyetja A mendoni se të gjithë qytetarët kanë mundësi të barabarta për të qenë nder i vendit të tyre? Pse?
Jo
Nxënësit japin argumentet e tyre. Ata duhet të arrijnë në përfundimin se: Të gjithë kanë mundësi të barabarta, por e rëndësishme është se si sillen dhe veprojnë ata si qytetarë.
?
Detyrë shtëpie. Gjeni në internet ose në udhërrëfyesin e qytetit tuaj se cilët janë qytetarët e nderit të qytetit. 197
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Orë e lirë (Orë për përforcim njohurish) Çfarë mësova nga kapitulli Komuniteti 1. Vendos X tek ato bashkime njerëzish që formojnë grup shoqëror: 1. nxënësit e klasës, 2. pushuesit në plazh, 3. shikuesit në kinema, 4. banorët e pallatit. 2. Ti mund të jesh drejtuesi/ja e një grupi. Listo 5 cilësi që ty të bëjnë të besueshëm te anëtarët e tjerë të grupit. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 3. Çdo të thotë të jesh i vetëpërmbajtur? _____________________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________________ 4. Prindërit të kanë blerë një kompakt disk për ditëlindje. T’i kthehesh një ditë nga shkolla dhe vë re se vëllai po dëgjon muzikë me të. Ti ia kërkon dhe ai nuk ta jep kompakt diskun. Si do ta bindësh atë? Ofro një zgjidhje. _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________ 4. Nisur nga komuniteti gjeografik ti bën pjesë në: 1. fshatin, 2. qytetin, 3. shtetin, 4. kontinentin. 5. Listo tri lloje komunitetesh. __________________, __________________,__________________. 6. Cilët janë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. ____________________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________________ 7. Një fëmije që lyp në rrugë është më mirë t’i falim diçka apo ... A mund të ofrosh një zgjidhje tjetër. ___________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________ 8. Në cilin nga grupet vullnetare dëshiron të jesh: 1. për fëmijët me aftësi të kufizuara, 2. për personat e moshës së tretë, 3. për fëmijët jetimë, 4. për mirëmbajtjen e pyllit. 9. Cilat janë cilësitë që një njeri e bëjnë qytetar nderi të vendit të tij/saj. ____________________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________________ 198
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” KAPITULLI III PUSHTETI, AUTORITETI, QEVERISJA
Tema 1. Pushteti vendor
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë organet e pushtetit vendor bazuar në materialin e dhënë. • Të listojë disa kompetenca të organeve të pushtetit vendor që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve. • Të gjejë të përbashkëtat midis qeverisjes vendore dhe Qeverisë së Nxënësve. • Të plotësojë të dhënat mbi territorin ku banon me ndihmën e mësuesit/es.
? ? ?
Fjalë kyç:
pushtet vendor, komunë, bashki, prefekturë, qark, rreth, kryetari i Bashkisë/ Komunës, këshill bashkiak/ komune.
Mjetet:
të dhëna mbi territorin ku banojnë nxënësit në lidhje me numrin e popullsisë, shtrirjen, numrin e këshilltarëve, kryetarin e bashkisë ose komunës.
Aftësitë:
të dalluarit, të krahasuarit, të vlerësuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Pyetja sjell pyetjen
Ndërtimi i njohurive
Punë në grupe, studime rasti
Përforcimi
Mendo-diskuto
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Pyetja sjell pyetjen - Cilat janë organet që udhëheqin dhe drejtojnë banorët e një komuniteti? Bashkitë dhe komunat - Si i zgjedhin banorët e komunitetit njerëzit që do t’i drejtojnë? - A mendoni se ata e justifikojnë zgjedhjen e tyre? Mësuesi/ja prezanton nxënësve temën e mësimit. - Sot do të mësojmë më shumë për pushtetin vendor, drejtuesit e tyre, mënyrën se si zgjidhen, kompetencat dhe detyrat e këtyre organeve. Fjalët kyç që ne do të hasim më shumë lexohen këto fjalë nga një nxënës. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe, studime rasti Lexohet materiali i dhënë në tekst. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: - Si e kuptoni Ditën e Dyerve të Hapura? - A ka një ditë të tillë në qytetin tonë? - Cilat ishin funksionet e Bordit të senatorëve të shkollës? - Me kë ngjason ky Bord? - Cilat ishin shërbimet që ofronte Bashkia? - Si i dalloni nevojat e qytetarëve? Lexohet rubrika ku jepen sqarime mbi pushtetin vendor. Mësuesi/ja paraqet një skemë të këtij organizimi: Vendi ynë ka 12 qarqe. Në krye të qarkut është prefekti dhe Këshilli i Qarkut. Vendi ynë ka 65 bashki. Në krye të bashkisë është kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak. 199
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Një bashki ka minibashkitë e veta. Në krye të minibashkive qëndron kryetari i minibashkisë. Vendi ynë ka 306 komuna. Në krye të komunës qëndron kryetari i komunës dhe Këshilli i Komunës. Çdo 3 vjet në territorin e Republikës së Shqipërisë zhvillohen zgjedhjet vendore, në të cilat shtetasit shqiptarë zgjedhin me votim të fshehtë Kryetarin e Bashkisë, Komunës dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe Komunës. Prefekti nuk zgjidhet, por emërohet nga Kryeministri dhe është personi që bashkërendon punën mes organeve vendore dhe organeve të tjera të pushtetit, si: qeveria, ministritë. Punohet situata problemore. Kjo është një situatë problemore, e cila ka ndodhur në shumë nga shkollat e vendit. Për hir të së vërtetës në kryeqytet janë ndërtuar shkolla bashkëkohore më një infrastrukturë të admirueshme. Punë individuale. Gjej në fjalor kuptimin e fjalës rreth. Plotëso të dhënat. Unë banoj në bashkinë_____________. Banorët e bashkisë (komunës) ku unë banoj quhen______________. Kryetari i bashkisë (komunës) ku unë bëj pjesë quhet____________. Numri i banorëve të bashkisë (komunës) ku unë bëj pjesë është _______. Numri i këshilltarëve të bashkisë (komunës) ___________________. Nga ata ________________ janë femra. Zgjedhjet e fundit në bashki (komunë) janë bërë më ________________. Zgjedhjet e tjera do të jenë në vitin______________. Rrethet që bëjnë pjesë në qarkun tim janë: _______________________. Mësuesi/ja është përgatitur me informacionet e nevojshme.
Përforcimi: Mendo-diskuto - Çfarë është shqetësuese për komunitetin tuaj dhe që duhet rregulluar? - Cilat janë rrugët që duhen ndjekur për zgjidhjen e shpejtë të problemit?
?
Detyrë shtëpie. Plotësoni grafikun mbi numrin e banorëve të minibashkisë gjatë 20 viteve të fundit.
Jepuni prindërve të plotësojnë një pyetësor 1. Cili është kryetari i minibashkisë ose i komunës suaj? _____________________________________________________ 2. Shkruaj tri emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. _________________, _________________, _________________, 3. Cilat janë shërbimet që ofron Minibashkia? _________________________________________________________________________________ 4. A keni marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara nga minibashkia ose Këshilli Bashkiak? _____________ 5. Në rast se ju shqetëson diçka në lidhje me komunitetin ku duhet të drejtoheni?
200
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 2. Marrëdhëniet e komunitetit me pushtetin vendor
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të diskutojë për shërbimet që ofron pushteti vendor. • Të vlerësojë domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis organeve të pushtetit vendor dhe banorëve të komunitetit. • Të ofrojë zgjidhje të situatave problemore.
? ? ?
Fjalë kyç:
marrëdhënie, shërbim, llogaridhënie.
Mjetet:
teksti i nxënësit, pyetësorët.
Aftësitë:
të diskutuarit, të analizuarit, të vlerësuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Diskutim mbi pyetësorët
Ndërtimi i njohurive
Studime rasti
Përforcimi
Punë në grupe
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Diskutim mbi pyetësorët Mësuesi/ja në mënyrë të shpejtë bën një analizë të rezultateve të paraqitura nga pyetësorët e sjella nga nxënësit. Sipas përgjigjeve ndërtohet dhe zhvillimi i mëtejshëm i orës së mësimit. Në fakt në qytetet e mëdha ka një mungesë informacioni mbi punën e anëtarëve të këshillave bashkiakë, vendimet që ata marrin, por ajo që duhet të edukojmë është fakti se është e drejta e qytetarëve të njihen me vendimet, madje të çojnë zërin e tyre lidhur me problemet që shfaqen në komunitet. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të njihen me shërbimet e tjera që ofrojnë organet e pushtetit vendor. Ndërtimi njohurive. Studime rasti Lexohen dhe komentohen paragrafët e dhënë. Nxënësit nxjerrin çështjet kryesore: - Këshilli Bashkiak, mbledhjet dhe vendimet e hapura. - Takimet e kryetarit të bashkisë me banorët e komunitetit. - Shërbimi i ndihmës sociale për kategorinë e njerëzve të papunë dhe me të ardhura të pakta. - Ndërtimi i një parku dhe kujdesi për mirëmbajtjen e tij. Punohen situatat problemore, duke dhënë zgjidhjet e duhura ndihmuar dhe nga pyetjet përbri. Përforcimi: Punë në grupe Një problem shqetësues për banorët e qyteteve të mëdha është mungesa e parqeve të gjelbëruara në lagje. Hapësirat dikur të gjelbëruara i kanë lënë vend pallateve shumëkatëshe pa parkingje. Edhe ato pak oborre pallatesh janë kthyer në sheshpushime të makinave. Ku do të luani ju?! Dërgojini një mesazh kryetarit të bashkisë suaj. Nxënësit punojnë në grupe dhe në fund përzgjedhin mesazhin e duhur.
?
Detyrë shtëpie. Kërkojuni prindërve të shprehin nëse janë të kënaqur me punën e organeve të pushtetit vendor të zgjedhura prej tyre. Listoni pesë arsye të të qenit dakord dhe 5 arsye të të qenit kundër me këtë përzgjedhje. 201
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Për mësuesin/en. - Cilat janë funksionet e organeve të qeverisjes vendore? Infrastruktura dhe shërbimet publike: Furnizimi me ujë të pijshëm. Funksionimi i kanalizimit të ujërave të bardha dhe të zeza. Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, shesheve publike dhe trotuareve. Ndriçimi i mjediseve publike. Funksionimi i transportit publik urban. Administrimi i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit. Shërbimi i dekorit. Administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbra publike. Grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave. Planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehim i përcaktuar me ligj.
Tema 3. Ne dimë të zgjedhim
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të pushtetit vendor. • Të krahasojë procedurat e zgjedhjes së përfaqësuesve në pushtetin vendor me përfaqësuesit në klasë. • Të diskutojë për cilësitë e kandidatëve për zgjedhje. • Të vlerësojë procesin e zgjedhjeve si një tregues i demokracisë së përparuar të një vendi.
? ? ?
Fjalë kyç:
zgjedhje, përgjegjësi, kritere, premtim.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të përshkruarit, të krahasuarit, të vlerësuarit, të diskutuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Analizë e pyetësorit
Ndërtimi i njohurive
Studime rasti
Përforcimi
Mendo-argumento
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Analizë e pyetësorit - A kanë ditur të zgjedhin prindërit tuaj? Mësuesi/ja ka bërë një analizë të përgjigjeve që prindërit iu kanë dhënë nxënësve dhe paraqet para klasës përqindjen e rezultateve dhe komentet e bëra nga prindërit. Sipas rezultateve i jepet përgjigje pyetjes së mësipërme. Mësuesi/ja i njeh nxënësit me objektivat e kësaj ore mësimi. - Sot ne do të trajtojmë rëndësinë e procesit zgjedhor, përgjegjësinë që duhet treguar në përzgjedhjen e kandidatëve që e meritojnë vërtet. Ndërtimi i njohurive: Studime rasti Lexohet informacioni mbi Vesën, Zamirin dhe Arditën. Punohet situata problemore. Paraqiten cilësitë e Vesës, Zamirit dhe Arditës. Cili do të ishte senatori? 202
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” Nxënësit i përgjigjen pyetjeve mbi situatën problemore. Lexohet më pas rëndësia e të marrit pjesë në zgjedhje. Punohet vazhdimi i situatës problemore duke iu përgjigjur pyetjeve. Mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të rikujtojnë procesin e zgjedhjes së senatorit/es së klasës së tyre në fillim të vitit dhe të argumentojnë pse ata ishin dakord me zgjedhjen e bërë. Përforcimi: Mendo-argumento Krahasoni votuesit në klasë dhe votuesit në një bashki/komunë. Ku dallojnë ato? (Votuesit në klasë janë fëmijë, kurse votuesit e bashkisë/komunës janë të rriturit që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Votuesit janë nxënës në klasë, kurse votuesit e bashkisë/komunës janë të rritur të profesioneve të ndryshme.) Çfarë u premton zgjedhësve një kryetar bashkie/komune? Po një senator/e klase? Një kryetar bashkie/komune u premton një drejtim dhe menaxhim të ndershëm, të barabartë për të gjithë qytetarët me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe përmirësimin e jetesës së banorëve të komunitetit. Një senator klase iu premton pasqyrimin e të gjitha probleme dhe shqetësimeve në qeverinë e nxënësve dhe zgjidhjen e këtyre problemeve bashkërisht. Duke pasur parasysh kriteret për t’u bërë senator, cilat mendoni ju se duhet të jenë kriteret për t’u zgjedhur kryetar bashkie/komune? Shkruajini ato. 1. Të jetë shtetas shqiptar dhe qytetar i qytetit/ komunës. 2. Të jetë një qytetar i nderuar, i njohur dhe vlerësuar nga banorët e qytetit/komunës. 3. Të jetë i komunikueshëm, i thjeshtë, të dëgjoj mendimet e të tjerëve. 4. Të jetë krijues dhe përkrahës i ideve novatore. 5. Të jetë një drejtues i aftë dhe të shfaqë aftësi vendimmarrëse etj. Pse mendoj se ................ duhet të jetë senatore (apo senator) i kasës? Këtë pyetje ia bën çdo qytetar apo anëtar komune vetes, por të ndryshuar. Si është ajo pyetje? Shkruaje. Pse do të votoj për ................. që të jetë kryetar i bashkisë ose komunës? Cila nga dy pyetjet është më e rëndësishme, ajo e nxënësit apo ajo e një qytetari apo anëtari komune. Janë njëlloj të rëndësishme. Pse? Edhe për nxënësit zgjedhja e senatorit është njëlloj e rëndësishme si për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë ose komunës nga të rriturit. Nxënësit lexojnë përgjigjet. Vlerësohen nxënësit që janë shprehur qartë dhe me argumente bindëse.
?
Detyrë shtëpie. Pyetjet që zhvillove në klasë bëjua prindërve të tu. Shkruaji përgjigjet dhe vëzhgo nëse kanë ndryshime. Komentoji dhe diskutoji në klasë me shokët. Pyetësor për prindërit 1. A keni votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 2. Pse keni votuar. Rrethoni një nga alternativat. a. Është detyrë dhe përgjegjësi. b. Më është bërë zakon të votoj. c. Jam i detyruar të votoj. 3. Si e vlerësuat ju procesin zgjedhor? a. shumë të mirë, b. të mirë, c. aspak të mirë. 4. Votimi juaj ishte: a. i fshehtë, b. i hapur.
Po
Jo
203
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 4. Fuqia e votës së lirë
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të përshkruajë votimin si një detyrë qytetare. • Të listojë arsyet e votimit nga qytetarët. • Të argumentojë zgjidhjen e situatave problemore të dhëna, duke shprehur hapur mendimin e tij/saj. • Të dallojë dy llojet e votimit që përdoren.
? ? ?
Fjalë kyç:
votë, votim, votë e lirë, votë e fshehtë.
Mjetet:
teksti i nxënësit.
Aftësitë:
të dalluarit, të përshkruajë, të argumentuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Analizë e pyetësorit
Ndërtimi i njohurive
Punë në grupe
Përforcimi
Shkrim i lirë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Analizë e pyetësorit Analizohet pyetësori i plotësuar nga prindërit. - Pse kanë votuar prindërit tuaj? Mësuesi/ja nxjerr rezultatet e përgjigjeve që kanë dhënë prindërit. I informon nxënësit për temën që do të trajtojnë. Sot do të trajtojmë fuqinë e votës së lirë, pse është e rëndësishme pjesëmarrja në procesin zgjedhor, cilat janë llojet e votimeve, cila është fuqia e votës së lirë. Ndërtimi i njohurive: Punë në grupe Lexohet intervista që ka bërë një nxënës-votues dhe pse duhet të votojë. Lexohet informacioni mbi votën e lirë. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të nënvizojnë ato ç’ka iu duken më të rëndësishme. Punë në grupe. Punohen situatat problemore. Nxënësit ndahen në katër grupe. Orientohen t’iu përgjigjen pyetjeve. Në situatën e parë nxënësit duhet të argumentojnë rëndësinë e votës së lirë, e cila bëri që të fitojë kandidati i preferuar dhe më i mirë. Në situatën e dytë nxënësit argumentojnë se një mënyrë për të zgjedhur midis dy alternativave është dhe votimi i hapur. Në rastin e paraqitur ky votim është i drejtë, sepse diskutohet për të shkuar në një vend apo në një tjetër nga anëtarët e familjes, ku secili e shpreh lirisht mendimin e tij/saj pa qenë e nevojshme vota e fshehtë. Në situatën e tretë nxënësit duhet ët kuptojnë se vota është e fshehtë dhe askush nuk të detyron ta tregosh atë, madje as anëtaret e familjes. Në situatën e katërt nxënësit duhet të sjellin argumentin se të gjithë gëzojmë të drejtën e votës. Përforcimi: Shkrim i lirë Shprehu me shkrim për njërën prej temave: Unë di të votoj. Unë dua ta shpreh lirshëm mendimin tim. Ja pse duhet të votosh dhe ti, babi. 204
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Orë e lirë Tema: Një ditë me kryetarin e minibashkisë/komunës
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:
• Të njihet me kryetarin e minibashkisë ose të komunës ku jeton. • Të drejtojë pyetje që e shqetësojnë atë si banor i komunitetit drejtuesit të
minibashkisë/komunës.
• Të listojë disa nga shërbimet që e ofron minibashkia/komuna.
• Të përcaktojë funksionet e Këshillit Bashkiak ose të Këshillit të Komunës.
? ? ?
Fjalë kyç:
kryetar, minibashki, komunë.
Mjetet:
bllok shënimesh, stilolaps, aparat fotografik.
Aftësitë:
të përcaktuarit, të listuarit, të pyeturit.
Hapi I. Prezantim Prezantimi i kryetarit të minibashkisë/komunës. Hapi II. Pyetje-përgjigje I drejtohen pyetje kryetarit mbi përvojën e tij profesionale të deritanishme.
- Pse mendon ai se zgjedhësit e kanë votuar?
- A ka ndikuar pjesëmarrja e tij në një parti të caktuar politike apo personaliteti i tij është i
pamohueshëm?
Hapi III. Prezantimi i premtimeve të realizuara. - Cilat janë shërbimet që ka ofruar minibashkia/komuna? Hapi IV. Drejtimi i pyetjeve, të cilat janë përgatitur më parë. Shqetësimet që kanë fëmijët dhe çfarë është menduar të ofrohet si zgjidhje nga minibashkia? - Si funksionon këshilli bashkiak? - Sa anëtarë ka ai? Hapi V. Falënderimi i kryetarit për shpjegimet e dhëna. Dhe fotografimi i mjediseve të mimibashkisë ose komunës.
205
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Orë përforcimi Çfarë mësova nga kapitulli mbi qeverisjen. 1. Listo organet e pushtetit lokal. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 2. Shkruaj 4 shërbime që duhet të ofrojë bashkia/komuna për qytetarët. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 3. Vendos X për personat që zgjidhen nga populli. a. Prefekti, b. Kryetari i Bashkisë, c. Kryetari i Këshillit Bashkiak, ç. Kryetari i Komunës, d. Kryetari i Këshillit të Komunës. 4. E vërtetë apo e gabuar. V
G
Të drejtën për të votuar e gëzojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
V
G
Je i detyruar të votosh.
V
G
Votimi është dy llojesh i fshehtë dhe i hapur.
V
G
Votën duhet ta tregosh.
5. Listo 4 cilësi që duhet të ketë një kryetar komune/bashkie. _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 6. A duhet të japin llogari personat e zgjedhur para zgjedhësve? Pse? _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ 7. Nëse ti do të ishe kryetar bashkie/komune çfarë ndryshimi do t’i sillje komunitetit tënd? _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________
206
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” KAPITULLI IV EDUKIMI RRUGOR
Tema 1. Automjetet dhe rreziqet
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të flasë për llojet e automjeteve. • Të dallojë rreziqet dhe rregullat për shmangien e tyre. • Të vlerësojë situata të ndryshme kritike në rrugë.
? ? ?
Fjalë kyç:
Mjetet: Aftësitë:
automjet, pasagjer, pika të verbra, siguri, këmbësor. teksti i nxënësit, pamje të automjeteve të ndryshme, shenjat e qarkullimit rrugor. të folurit, të diskutuarit, të vepruarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bisedë përgatitore për diskutim
Ndërtimi i njohurive
Debat me nxënësit
Përforcimi
Veprimtari praktike në klasë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Bisedë përgatitore për diskutim Bisedohet me nxënësit. - Ç’janë automjetet? (Automjetet janë mjete me motor (me rrota) që shërbejnë për transportimin e udhëtarëve ose të mallrave nga një vend në një vend tjetër në rrugë tokësore.) - Cilat janë llojet e automjeteve? Veturat që transportojnë njerëz. Autobus për transport njerëzish. Automjete për transport mallrash. Kamion për transport mallrash. Automjete për transport të veçantë (autobot, p.sh.: me ujë ose naftë). Autokampe që shërbejnë si shtëpi lëvizëse, për të kaluar pushime në vende të ndryshme në mal ose në det. Diskutim me nxënësit për edukimin rrugor. - Kur udhëton me një automjet si quhesh? (Pasagjer.) - Kur ecën vetë në rrugë si quhesh? (Këmbësor.) - Pse shoferët e automjeteve duhen të jenë të kujdesshëm? (Sepse ata rrezikojnë jetën e tyre dhe të pasagjerëve.) Ndërtimi i njohurive: Debat me nxënësit - A dini ju rrugë të tjera në qytetin ose lagjen tuaj, që nuk sigurojnë fushë-pamje? - Si quhet kjo rrugë? Nxënësit përgjigjen nga leximi i një fragmenti në tekst: - Kjo lloj rruge quhet “pikë e verbër”, sepse nuk siguron pamje për shoferin (shoferi duhet të ulë shpejtësinë). - Ç’duhet të bëjë këmbësori në një rrugë të tillë? (Këmbësori duhet të kontrollojë rrugën me dëgjim e vështrim.) - Çfarë rreziku ka në rast se kalojmë midis makinave të ndaluara? - Ç’mund të ndodh nëse shoferi nuk i sheh fëmijët dhe nis makinën? (Të kontrolloni nëse është brenda shoferi i makinës dhe të jeni siguruar që ju sheh. Atëherë u siguruat – Nisuni!) Përforcimi: Veprimtari praktike në klasë Sillen në klasë automjete-lodra të llojeve të ndryshme. Praktikoni me shokët e shoqet e klasës rastet e rrezikut që mësuan më lart dhe tregoni se si do t`i shmangni rreziqet. Detyrat tona: Të respektojmë rregullat në rrugë si pasagjer ose këmbësor. Kjo jep siguri. 207
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 2. Së bashku si përdorues të rrugës
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të dallojë rreziqet e këmbësorëve. • Të listojë rregullat e këmbësorëve. • Të diskutojë për rreziqet që paraqet kalimi i rrugës përpara dhe ndërmjet makinave të parkuara.
? ? ?
Fjalë kyç:
Mjetet: Aftësitë:
distancë, vija të bardha, vendqëndrim, kryqëzim, respektimi i rregullave. teksti, rregulla të qarkullimit në rrugë, foto të ndryshme që tregojnë qarkullimin në rrugë. të dalluarit, të diskutuarit, të listuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bisedë dhe diskutim
Ndërtimi i njohurive
Veprimtari praktike
Përforcimi
Aktivitet praktik
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Bisedë dhe diskutim Flitet për rregullat e këmbësorëve në rrugë. - Ku duhet të ecin këmbësorët? (Në trotuar dhe duhet të ruajnë largësinë nga buza e rrugës.) - Ku duhet të ecim kur rruga nuk ka trotuar? (Ne duhet të ecim në të majtë të rrugës që të shohim makinat që vijnë në krahun tonë. Kur jemi shumë duhet të ecim në rresht.) - Kur ecni natën në rrugë çfarë rrobash duhet të vishni? (Është mirë të vishni rroba të dukshme ose të keni elektrik, që t`u shohin më mirë shoferët.) - Për kalimin e rrugës si duhet ta zgjedhim vendin më të sigurt? (Vendet më të sigurta janë nënkalimet, mbikalimet dhe vendet me semafor ose polic trafiku.) - Si duhet ta kalojmë rrugën kur automjetet vijnë papritur? (Kur automjeti është afër lëre të kalojë. Kur automjeti është larg llogarit kohën që të duhet për të kaluar rrugën. Mos vrapo kur kalon rrugën, sepse rrezikon jetën.) - Kur rruga ka vija të bardha si duhet të kalojmë? (Të kalojmë vetëm në vijat e bardha dhe të kontrollojmë kalimin në anën tjetër të rrugës.) - Si duhet të kalojmë në kryqëzim rruge? (Shikoni me vëmendje në të gjitha anët e rrugës. Sigurohuni që nuk ka makina, pastaj kaloni rrugën.) Ndërtimi i njohurive: Veprimtari praktike në klasë Sillni në klasë disa lloje makinash (lodra) dhe praktikoni në klasë, si duhet t’i respektoni rregullat e qarkullimit në rolin e këmbësorit. Përforcimi: Aktivitet praktik në rrugë Nxënësit dalin në rrugë dhe vënë në praktik rregullat e qarkullimit të këmbësorit, duke shmangur rreziqet që paraqet kalimi i rrugës. Të sigurojmë jetën tonë nga aksidentet në rrugë.
?
208
Detyrë shtëpie: Cilat janë rregullat e qarkullimit në rrugë?
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 3. Rruga ku kalojmë
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të përdorë me sukses rrugën. • Të zbatojë rregullat e qarkullimit si këmbësor. • Të diskutojë për konflikte që lindin ndërmjet përdoruesve të rrugës së këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë.
? ? ?
Fjalë kyç:
pedalues, përdorues rruge, rrugë e sigurt, rrugë e pasigurt.
Mjetet:
teksti, pamje automjetesh, pamje rrugësh.
Aftësitë:
të diskutuarit, të zbatuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Diskutim
Ndërtimi i njohurive
Debat
Përforcimi
Shkrim i lirë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Diskutim Shikoni me vëmendje figurën në tekst faqen 44 dhe përcaktoni gabimet e bëra nga secili prej përdoruesve të rrugës. Diskutohet me nxënësit e klasës për rrezikun e secilit rast.
Ndërtimi i njohurive: Debat - A duhet të lëvizin njerëzit me biçikleta çift në rrugë makine? (Nuk duhet bllokuar rruga me biçikletat çift, sepse rrezikojmë jetën tonë.) - A duhet të ecim me motoçikletë në mes të rrugës? (Jo, rrezikojmë jetën.) - Çfarë gabimi po bën shoferi? Figura 4. (Shoferi po ecën me makinën në trotuar ku lëvizin këmbësorët.) - Çfarë veprimi të gabuar po bëjnë fëmijët në rrugën e makinës? (Ata nuk duhet të luajnë me lodra në rrugën e makinës, sepse rrezikojnë jetën.) - Çfarë mund të shkaktojë lëvizja e qenit përkrah lëvizjes me biçikletë? Figura 5. (Ky veprim shkakton aksident në rrugë.) - Çfarë gabimi bën këmbësori? (I ka dalë përpara autobusit ndërkohë që po ecën në rrugë.) - A duhet të luajnë këta fëmijë këtu midis shinave të trenit? (Ata nuk duhet të luajnë këtu, sepse rrezikojnë jetën.) - Çfarë kujdesi duhet të bësh kur del nga makina? (Duhet të hapësh derën me kujdes dhe të zbresësh në trotuar ose në anën ku nuk ka makina.)
Përforcimi: Shkrim i lirë Nxënësit shkruajnë çfarë ndodh, në qoftë se përdoruesit nuk i respektojnë rregullat e rrugës. Lexohen shkrimet e nxënësve duke veçuar më të saktat Detyrat tona: 1. Të njohim dhe të zbatojmë praktikisht rregullat e qarkullimit në rrugë si këmbësorë. 2. Të ndihmojmë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit që të respektojnë rregullat e rrugës, për të shmangur aksidentet me rrezik jete. 209
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 4. Kujdesi ynë-siguria e të gjithëve
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të tregojë rregullat e çdo rruge. • Të përdorë e respektojë rregullat në rrugë. • Të diskutojë për ndikimin që ka sjellja e përdoruesve të rrugës (këmbësor ose pasagjerë) për vete dhe për të tjerët.
? ? ?
Fjalë kyç:
kujdes, respektimi i rregullave, siguri.
Mjetet:
teksti i nxënësit, pamje të ndryshme.
Aftësitë:
të treguarit, të zbatuarit, të diskutuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bashkëbisedim, debat
Ndërtimi i njohurive
Veprimtari praktike në klasë
Përforcimi
Aktivitet jashtë klase
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Bashkëbisedim, debat Bashkëbisedohet me nxënësit për rrugë të sigurta: - Cila quhet rrugë e sigurt? (Rruga e përdorur mirë kur i njeh rregullat dhe i respekton ato me përpikëri. Edhe fëmijët duhet ta dinë se trotuari është rruga e këmbësorëve.) - Cila rrugë quhet autostradë? (Rruga e madhe plot makina që ikin e vijnë.) - Po si veprojmë për të kaluar në anën tjetër të autostradës? (Kalimi i autostradës bëhet vetëm me anë të mbikalimeve. Kështu jemi më të sigurt.) - Çfarë nuk duhet të harrojë shoferi kur nis makinën? (Nuk duhet të harrojë asnjëherë të vendosë rripin e sigurimit.) - A duhet t`i flasim shoferit kur nget makinën? (Nuk duhet t`i flasim shoferit kur nget makinën, sepse i largon vëmendjen nga rruga.) Ndërtimi i njohurive: Veprimtari praktike në klasë - Mësuesi/ja u tregon nxënësve në klasë pamje të figurative me 7-8 shenja rrugore, pastaj u thotë nxënësve: “shkruani në fletore këto shenja dhe tregoni për secilën se përse shërbejnë ato në rrugë”. - Plotësoni me ngjyra semaforët sipas treguesve që keni ne tekst faqe 45. - Vizatoni në klasë shenja rrugore kryesore që të keni një siguri në respektimin e rregullave në rrugë. Përforcimi: Aktivitet jashtë klase Bëni një shëtitje me prindërit në një rrugë kryesore të qytetit tuaj dhe bisedoni si t’i respektojmë rregullat në rrugë. Kujdes shikoni se çfarë tregojnë shenjat në rrugë. I zbatoni praktikisht disa rregulla kryesore dhe ua thoni shokëve e shoqeve në klasë.
210
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5” KAPITULLI V PRODHIMI, SHPËRNDARJA, KONSUMI
Tema 1. Biznesi dhe prodhimi
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të dallojë prodhimin dhe biznesin. • Të tregojë elementet e prodhimit dhe biznesit. • Të krahasojë elementet e tyre, duke vënë në dukje lidhjen që ato krijojnë.
? ? ?
Fjalë kyç: Mjetet:
Aftësitë:
prodhim, sipërmarrës, biznesmen, ndërmarrje, fabrikë, biznes, lëndë e parë, biznes i madh, biznes i vogël. teksti i nxënësit, pamje nga tregu dhe qendra tregtare. të dalluarit, të treguarit, të krahasuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bisedë
Ndërtimi i njohurive
Diskutim
Përforcimi
Veprimtari praktike në klasë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Bisedë - Ç’kuptojmë me fjalët produkte, prodhim, lëndë e parë, biznes i vogël ose i madh? Sendet që ne përdorim në jetën e përditshme, si: djathi, gjalpi, kosi, akullore, veshjet e ndryshme etj., quhen produkte. Produktet prodhohen në fabrika. Për prodhimin e tyre duhet lënda e parë. Kështu, p.sh., në fabrikën e përpunimit të qumështit, ku prodhohen nënproduktet e tij, si: djathi, gjalpi, gjiza, kosi etj., në fillim duhet të sigurohet lënda e parë që është qumështi. Ai që drejton dhe organizon punën e fabrikës quhet sipërmarrës ose biznesmen. - Kush quhet biznes i vogël apo i madh? Ai biznesmen që ka një aktivitet të vogël, p.sh., një dyqan ku shet fastfud, akullore ose paketa cigaresh quhet biznes i vogël, kurse ai që ka një aktivitet të madh, si p.sh., fabrika e coca-cola-s, fabrika e këpucëve, ndërtim objektesh quhet biznes i madh. - Çfarë kuptojmë me fjalët: prodhim, sipërmarrës, biznes? Prodhim quhet nxjerrja ose përpunimi i një lënde të parë për të përfituar një produkt të caktuar: bukë, reçel, këpucë, veshje. Sipërmarrës quhet ai individ që ka një biznes të vogël ose të madh. Biznes quhet çdo veprimtari tregtare, prodhuese, shërbimi që kryet për qëllime fitimi. Ndërtimi i njohurive: Diskutim Diskutohet me nxënësit: - Përse i shërbejnë bizneset komunitetit? Këto biznese (fabrikë, mobilieri, dyqane, ushqimore etj.) i shërbejnë sipërmarrësit për të nxjerrë fitime. - Çfarë pune bën babai i Verës? Babai i Verës ka një biznes të vogël, ka një dyqan ku shet sanduiçë, hamburge, doner, si dhe produkte të tjera për qëllime fitimi. Përforcimi: Veprimtari praktike në klasë Shkruani në fletore për aktivitetin e një biznesmeni, duke plotësuar tabelën e tekstit (në fund të faqes 47). Lexohen plotësimet nga nxënës të ndryshëm, duke veçuar ato më të saktat. biznes i vogël
numër i vogël punëtorësh, fitime të vogla, xhiro e vogël.
211
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 2. Produkti dhe konsumi
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të dallojë ç’është produkti dhe konsumi. • Të vlerësojë punën dhe elementet e saj. • Të përcaktojë lidhjen midis prodhimit, produktit dhe çmimit.
? ? ?
Fjalë kyç:
Mjetet:
produkt, produkt ushqimor, konsumator, konsum, cilësi.
Aftësitë:
teksti i nxënësit, pamje nga produkte të ndryshme. të dalluarit, të treguarit, të diskutuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Diskutim paraprak
Ndërtimi i njohurive
Debat
Përforcimi
Shkrim i lirë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Diskutim paraprak - Ç’kuptojmë me fjalën produkt? Sendet me vlerë që përdor njeriu për nevojat e veta: bukë, sheqer, oriz, veshjet etj., quhen produkte. Pra, çdo gjë që prodhohet nga puna e njeriut quhet produkt. Kur produkti shërben si ushqim quhet produkt ushqimor. - Ç’ndryshim ka produkti që blejmë në dyqan ose pastiçeri nga ai që e bëjmë në shtëpi? Pastiçeri, p.sh., e prodhon kekun për ta shitur, kurse mami në shtëpi e gatuan për të kënaqur pjesëtarët e familjes. Në të dyja rastet kemi të bëjmë më një produkt ushqimor. - Ç’kuptojmë me fjalët: konsum, konsumator, cilësi? Fëmijët blejnë shumë ëmbëlsira në pastiçeri ose ua bën mami në shtëpi. Sa më të mira të jenë ëmbëlsirat aq më shumë konsumohen. Pra, që të pëlqehet një produkt duhet të jetë me cilësi të mirë. Përdorimi si sendeve për të plotësuar nevojat vetjake quhet konsum. Njerëzit që i konsumojnë quhen konsumatorë. Ndërtimi i njohurive: Debat Diskutohet dhe debatohet me nxënësit për situatat problemore: a. Pse Diana zgjedh pastiçerinë për të blerë biskota? (Diana e zgjedh pastiçerinë që bën biskotat me cilësi më të mirë.) b. Cilat janë produktet që konsumohen më shumë? Pse? (Perimet dhe frutat që janë më të ushqyeshme.) Përforcimi: Shkrim i lirë Shënoni në fletore disa produkte që keni në foto, faqe 49. Shkruani produktet ushqimore që ju pëlqejnë më shumë dhe vendin ku prodhohen ato. Shënim: Aktivitet praktik jashtë klase. Bashkë me mamin ose babin bëni një shëtitje në tregun e lagjes. Shënoni në fletoren tuaj: - Cilat janë produkte ushqimore, cilat nuk janë? - Cilat janë produktet ushqimore (ato që shikove në treg) me cilësi të mirë? - Cilat produkte kishin çmim më të lartë? Pse? 212
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 3. Nisja e biznesit tim
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të dallojë llojet e punës. • Të zhvillojë një plan të vogël biznesi për prodhimin e një produkti. • Të identifikojë qëllimin e punës.
? ? ?
Fjalë kyç:
Mjetet:
qëllimi i punës, lloji i punës, studim.
Aftësitë:
teksti i nxënësit, produkte të ndryshme ushqimore, fletë formati. të dalluarit, të diskutuarit, të praktikuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bisedim
Ndërtimi i njohurive
Diskutim
Përforcimi
Punë praktike në klasë
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Bisedim - Ç’kuptojmë me qëllim të punës dhe llojin e punës? Para se të nisësh punën për të prodhuar diçka duhet të dish qëllimin e saj. Pra, duhet një plan ose studim. - Çfarë bën biznesmeni për të hapur, p.sh., një dyqan ushqimor? Së pari, përcakton (bën planin e tij) se cili është produkti ushqimor më i shitur në lagjen apo bllokun ku ai banon. - Çfarë gjërash pëlqejnë më shumë fëmijët? Fëmijët pëlqejnë më shumë: patatina, pasta, hamburger, akullore etj. Këto i shkruan në një plan, pastaj fillon punën për të prodhuar pasta, hamburger, sanduiç. Ndërtimi i njohurive: Diskutim Diskutohet me nxënësit: - Si bëhet plani i biznesit? a. Cilët punëtor duhet të marrin pjesë për të gatuar pastën, picën etj.? (Punëtori që përgatit produktin ushqimor (pastën, picat etj.). Punëtori që pjek në furrë pastën ose picën. Pastruesi, paketuesi, shitësi. b. Çfarë lloj pune duhet për të prodhuar pastat? (Gatimi, pjekja, përgatitja e kremit dhe mbushja, zbukurimi i pastave.) c. Çfarë nevojitet tjetër? (Lënda e parë: miell, sheqer, gjalpë etj.) d. Ku do të prodhohen pastat? (Lokali që do të merret me qira.) e. Ku do të gjenden paratë? (Në bankë.) Përforcimi: Punë praktike në klasë Ndahen nxënësit në dy grupe: o Grupi i parë - bëni studimin e mësipërm. Vendosni produktin ushqimor që do të prodhoni ju. o Grupi i dytë - përcaktoni etapat e punës për të prodhuar produktin ushqimor, p.sh.: tortat. Llogaritni lëndën e parë dhe sasinë e saj. Aktivitet praktik jashtë klase Të shoqëruar me babin, vizitoni një biznes që keni në lagjen tuaj (si p.sh., një furrë buke, pastiçeri) dhe bisedoni se si e ka filluar pronari biznesin e tij. A është i kënaqur nga ajo që fiton? 213
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 4. Llogaritja e shpenzimeve
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të përcaktojë çmimin e një produkti. • Të identifikojë koston e një produkti. • Të bëjë llogaritjet e një biznesi.
? ? ?
Fjalë kyç:
kosto, çmim, shpenzime.
Mjetet:
teksti, fletë formati, laps.
Aftësitë:
të llogariturit, të identifikuarit, të përcaktuarit, të bashkëbiseduarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bashkëbisedim
Ndërtimi i njohurive
Veprimtari praktike
Përforcimi
Aktivitet praktik
Koha
?
Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Bashkëbisedim Bashkëbisedohet me nxënësit: - Si bëhet llogaritja e shpenzimeve? - Sa duhet të shpenzosh për të bërë një tortë? Para se të fillohet nga puna nxënësit në bashkëpunim me mësuesen duhet të llogarisin: 1. Sa do të shpenzonin për të prodhuar tortën? Llogaritet puna e punëtores dhe lënda e parë që duhet për tortën. 2. Me çfarë çmimi duhet ta shisni tortën që të paguani të gjitha shpenzimet dhe të kishin fitimet e tyre? Ndërtimi i kuptimit: Veprimtari praktike Llogaritja e shpenzimeve të një torte. Çfarë nevojitet? Sa nevojitet për një tortë? Sa kushton një produkt? Lënda e parë Miell = 200g 1 kg miell = 70 lekë Sheqer = 200g 1 kg sheqer = 70 lekë Vezë = 5 kokrra 1 kokërr vezë = 10 lekë Krem = 200g 1 kg = 200 lekë Lajthi = 200g 1 kg lajthi = 1000 lekë Gjalpë = 200g 1 kg gjalpë = 400 lekë Punonjësit 4 punëtore 1 punëtor = 20000 lekë në muaj Qiraja e lokalit 30000 lekë në muaj Energjia elektrike 40000 lekë në muaj Pra, kostoja e prodhimit të një torte ishte 400 lekë. Kosto prodhimi quhet sasia e shpenzimeve material dhe sasia e punës që duhet për të prodhuar një produkt. - Me çfarë çmimi do ta shisnin ata tortën? (Çmimi që do ta shesin 700 lekë.) - Sa lekë fitim u ka mbetur atyre? (300 lekë fitim) - Nëse qiraja e lokalit do të rritet nga 30000 lekë në muaj në 40000 lekë çfarë do të ndodhë me koston e prodhimit? (Nëse qiraja do te rritet edhe kostoja e prodhimit do të rritej.) - Nëse çmimi i lëndëve të para do të ulej çfarë do të ndodhte me koston e një torte? (Kostoja e tortës do të ulet dhe fitimi do të jetë më i madh për pronarin.) Përforcimi: Aktivitet praktik jashtë klase Bëhen llogaritje në fletore për sasinë e shpenzimeve material dhe sasinë e punës për të prodhuar një kek ose një bakllavë.
?
214
Detyrë shtëpie. Siguroni në shtëpi një libër kuzhine.
Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 5”
Tema 5 Bëj llogaritë e fitimit tim
?
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • Të llogaritë fitimin nga një biznes. • Të llogaritë çmimet. • Të llogaritë fitimin.
? ? ?
Fjalë kyç:
fitim, llogaritje.
Mjetet:
teksti i nxënësit, pamje nga dyqane të ndryshme.
Aftësitë:
të llogariturit, të diskutuarit, të praktikuarit.
Struktura PNP
Metoda, teknika e veprimtari
Parashikimi
Bashkëbisedim
Ndërtimi i njohurive
Diskutim
Përforcimi
Punë e pavarur
?
Koha
Zhvillimi i mësimit
Parashikimi: Bashkëbisedim Bashkëbisedohet me nxënësit: - Si llogaritet fitimi? Pasi nxorëm koston e prodhimit të një torte vendosëm çmimi i saj të ishte 500 lekë. Atëherë ne llogaritim fitimin që kemi për çdo tortë. Çmimi i një torte
500 lekë
Kostoja e prodhimit
400 lekë
Fitimi
100 lekë
Fitimi është pjesa e të ardhurave që mbetet pas i zbriten shpenzimet që janë bërë për prodhimin e saj, p.sh., shpenzimet për lëndën e parë, për pajisjet e prodhimit, për qiranë, për pagesën e punëtorëve, për energjinë elektrike, për ujin dhe për transportin e mallit deri në dyqan. Ndërtimi i njohurive: Diskutim Diskutohet me nxënësit për situatat problemore: Në lagjen tuaj janë dy lokale që prodhojnë hamburger. Pronari i dyqanit të parë (Flamuri) e ka dyqanin me qira dhe e shet një hamburger me 70 lekë. Pronari i dyqanit të dytë (Blerimi) e ka dyqanin të vetin dhe e shet një hamburger 50 lekë. Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen: - Pse kushton më shtrenjtë hamburger i Flamurit? Hamburgeri i dyqanit të Flamurit kushton më shtrenjtë, sepse në llogaritjen e kostos së prodhimit është qiraja e dyqanit. - Çfarë duhet të bëjë Flamuri që të rritë fitimin? Duhet të ulë koston e prodhimit. Përforcimi: Punë e pavarur Plotësoni tabelën në faqen 54 të tekstit për çdo ditë të javës, duke llogaritur sasinë e pastave të shitur në çdo ditë, sasinë e parave të grumbulluara dhe fitimin nga shitja e pastave (në çdo ditë të javës). Aktivitet praktik: Bëni llogaritjen e parave të grumbulluara nga shitja e pastave çdo ditë, nxirrni fitimin e çdo dite dhe pastaj në fund të çdo jave. 215