Udhezues gjuha 5

Page 1

Libër mësuesi

Libër për mësuesin “Gjuha shqipe 5” Përgatitur nga: Brisida Çekrezi Ilda Alushaj Artan Xhaferaj

Botime shkollore Albas

1


Metoda

Botues: Latif AJRULLAI Rita PETRO Redaktore: Natasha PEPIVANI Redaktore letrare: Jorina KRYEZIU Arti grafik: Ledia KOSTANDINI Eva KUKALESHI © Albas, Tiranë 2008 Ribotim, 2009, 2010 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara Shtëpia Botuese Albas Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Construction”, zyra nr. 2 Tel/Fax: ++ 355 4 2379184 e-mail: albas_tr@yahoo.com Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105 Tel: 044 344047 e-mail: albas_te@yahoo.com Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47 Tel: 038 5457139 e-mail: albas_pr@yahoo.com

2


Metodë:

tërësia e mënyrave dhe mjeteve që përdoren për të shpjeguar diçka

1. -

Mendo-Çifto-Shkëmbe

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Mendo-Çifto-Shkëmbe është një metodë diskutimi, e cila mund të përdoret si një aktivitet para leximit, për të zgjidhur një problem ose si një aktivitet shoqërues. Çdo nxënës shndërrohet në një pjesëmarrës aktiv. Procedura e metodës: 1. Fillo me sugjerimin e një teme ose duke bërë një pyetje. 2. Kërkoju nxënësve të mendojnë për pak minuta për përgjigjen e tyre. 3. Ndaji nxënësit në çifte dhe kërkoju atyre të diskutojnë idetë e tyre. 4. Në përfundim nxënësit rikthehen së bashku dhe ndajnë idetë e tyre. Varianti i kësaj metode- Shkruaj – Çifto - Shkëmbe Në këtë variant, nxënësit fillimisht shkruajnë mendimet e tyre para se të ndahen në çifte dhe të shkëmbejnë idetë e tyre.

2.

- Shënimet

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Shënimet përdoren për të dalluar pjesë të një teksti, të cilave nxënësit duan t’u rikthehen. Këto pjesë mund të jenë të vështira dhe mund të kërkojnë sqarim të mëtejshëm ose përcjellin një mesazh të fortë, të cilin nxënësit duan ta diskutojnë ose t’ua bëjnë të njohur edhe të tjerëve. Këto pika ndalimi mund të përdoren për të nxitur diskutime ose për të frymëzuar të shkruarin. Procedura e metodës: Për tekst artistik ose narrativ: Nxënësit duhet të lexojnë një tekst letrar në mënyrë të pavarur dhe të mbajnë shënime të shkurtra në ato pjesë të tekstit për të cilat duan të flasin. Këto mund të jenë pjesë për të cilat atyre u kanë lindur pyetje ose fragmente që u pëlqejnë, si p.sh., ndonjë pjesë humoristike ose një përshkrim i bukur. - Ndaji nxënësit në çifte dhe kërkoju të shkëmbejnë tekstet ku kanë mbajtur shënimet. - Kërkoju të diskutojnë në dyshe pse i kanë dalluar ato pjesë. - Fillo diskutimin me të gjithë nxënësit për pjesët e zgjedhura. - Ndaj tabelën në dy pjesë dhe shëno pjesët që kanë kërkuar sqarime dhe pjesët që u kanë pëlqyer. Për tekste informative/shpjeguese: Nxënësit lexojnë një tekst informativ, shkencor në mënyrë të pavarur dhe mbajnë shënime në pika për të cilat ata duan të flasin. Këto mund të jenë pjesë të cilat ata i kuptojnë dhe mund t’i shpjegojnë, pjesë të cilat kërkojnë sqarime të mëtejshme. Nëpërmjet shënimeve nxënësit mund të shtojnë informacionin krahas atij të tekstit.

3


Metoda P.sh., mund të shtojnë ilustrime, diagrame, shembuj nga përvoja e tyre personale ose të ripërkufizojnë idetë e autorit. - Ndaji nxënësit në çifte dhe kërkoju të shkëmbejnë tekstet ku kanë mbajtur shënimet. - Kërkoju të diskutojnë në dyshe pse i kanë dalluar ato pjesë. - Fillo diskutimin për shënimet që kanë bërë, duke përfshirë pyetjet dhe shtesat që i kanë bërë tekstit. Kërkoju nxënësve të japin arsyet se pse kanë zgjedhur ato pjesë.

3.

-

Mendo me zë të lartë

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Kjo metodë i ndihmon nxënësit të kuptojnë procesin mendor që përdoret nga lexuesi për të nxjerrë informacionin ose idetë e tekstit. Mësuesi fut në përdorim këtë metodë në momentin kur nxënësi lexon një fragment me zë të lartë. Kjo nxjerr në pah se cilën aftësi të të lexuarit lexuesi mendon, ndërsa lexon. Procedura e metodës: 1. Shpjegoju nxënësve se të lexuarit është një proces që përfshin të menduarit dhe të kuptuarit e asaj që lexohet. 2. Përzgjidh një pjesë nga teksti për ta lexuar me zë të lartë, e cila mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar prej tyre, pasi ka shumë fjalë të panjohura, një përshkrim të paqartë ose një shpjegim konfuz ( të ngatërruar). 3. Drejtoju pyetjet paraprake për të demonstruar metodën që do t’ju tregojë se çfarë duhet të mendojnë gjatë leximit të pjesës, 4. Nxënësit duhet të lexojnë në heshtje, ndërsa mësuesi/ja lexon me zë të lartë. 5. Ndrysho tonin e zërit në mënyrë që nxënësit të kuptojnë diferencën ndërmjet teksti dhe se çfarë po mendon ti. 6. Disa kërkesa për këtë metodë përfshijnë: Të bërit parashikime, përshkrimi i pikturave që shikon, krijimi i analogjive, evidentimi i pengesave dhe gjetja e zgjidhjeve. 7. Pas trajtimit të kësaj metode, jepu mundësi nxënësve të praktikojnë këtë metodë në mënyrë të pavarur në çifte ose në grupe të vogla.

4.

-

Fytyra e tregimit

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Fytyra e tregimit është një grafik organizues, i cili ndihmon nxënësit të kuptojnë tekstin narrativ (tregimtar). Ai funksionon si një hartë e tregimit, duke i lejuar nxënësit të fiksojnë pjesë përbërëse të rëndësishme të një teksti, si: vendi i ngjarjes, personazhet kryesore, problemet, ngjarjet dhe përfundimi.

4


Metoda Procedura e metodës: 1. Shiko së bashku me nxënësit grafikun Fytyra e tregimit para se të lexosh tekstin. 2. Kërkoju nxënësve të gjejnë në tekst informacione për vendin e kohën e ngjarjes, personazhet kryesore, problemet, ngjarjet dhe përfundimi. 3. Kërkoju nxënësve të lexojnë tekstin dhe të plotësojnë Fytyrën e tregimit individualisht ose në grupe të vogla. Fytyra e tregimit mund të plotësohet gjatë tregimit ose pas mbarimit të tij.

Personazhet kryesore

Vendi dhe koha e ngjarjes

Problemi

Ngjarjet

1

5. -

2

3

4

Nënvizim përzgjedhës

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Nënvizimi përzgjedhës si një metodë studimi e ndihmon nxënësin të kuptojë se çfarë ka dashur të thotë autori dhe të organizojë informacionin e tekstit. Procedura e metodës: 1. Shpjegoju nxënësve që, në qoftë se përdoren në mënyrë të përzgjedhur, nënvizimi i pjesëve dhe marrja e shënimeve anash tekstit, të ndihmojnë për të kuptuar një tekst. Shpjegoju që nënvizimi është një mënyrë e organizimit të informacionit në tekst. 2. Në fillim lexo pjesën, pastaj rilexoje dhe fillo nënvizimet, jo të të gjithë fjalisë, por të fjalëve dhe fjalive që japin idetë kyç. Shënoji idetë kyç me numra dhe shkruaj anash disa tituj të shkurtër për çdo pjesë. 3. Nënvizo idetë kryesore dhe detajet me ngjyra të ndryshme. 4. Kur pikat kryesore nuk vihen re në tekst, atëherë krijoji vetë dhe shënoji në anë të tregimit.

5


Metoda 6.

-

Testet e parashikimit

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Testet e parashikimit mund të përdoren për të aktivizuar ose testuar njohuritë që nxënësi ka marrë për një etapë të caktuar në mënyrë që të evidentohen njohuritë që nxënësi ka fituar sipas objektivave të parashikuar. Këto teste promovojnë leximin aktiv dhe mendimin kritik. Procedura e metodës: 1. Identifiko konceptet kryesore që nxënësi duhet të fitojë nëpërmjet leximit. 2. Zgjidh alternativa se si këto koncepte mund të mbështesin ose sfidojnë atë që besojnë nxënësit. 3. Formulo 4-6 kërkesa mbi një temë për të cilën nxënësit mund të kenë njohuri ose informacion të mëparshëm. Nxirr pikat e rëndësishme, konceptet kryesore, idetë kundërshtuese dhe keqkuptimet. Mos përfshi formulime të thjeshta, të cilat mund t’u përgjigjen thjesht me po ose jo. 4. Shpërndajua testet nxënësve. Lëri ata të reagojnë ndaj çdo formulimi, duke formuar përgjigjen e tyre dhe duke u përgatitur të mbrojnë opinionin e tyre. 5. Diskutoji këto formulime në klase. Pyet se sa ranë dakord ose jo me çdo formulim. Nxënësit që kanë pikëpamje të ndryshme duhet të argumentojnë zgjedhjet ose përgjigjet e tyre. 6. Lejoji nxënësit të lexojnë tekstin e zgjedhur në mënyrë që të gjejnë prova mbështetëse ose kundërshtuese për përgjigjet e tyre. Nxënësit mund të konfirmojnë përgjigjet e tyre fillestare, të rimendojnë përgjigjet e tyre në qoftë se është e nevojshme dhe të shtojnë ndonjë informacion. 7. Diskuto me klasën se çfarë mësuan nga leximi.

7.

-

Grafikët organizues

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Grafikët organizues paraqesin informacion pamor të qartë dhe të kuptueshëm. Qëllimi nuk është thjesht paraqitja e përmbajtjes së informacionit, por krijimi i një lidhjeje midis ideve. Ato i ndihmojnë nxënësit të tregojnë dhe rikujtojnë informacionin që kanë në dorë si dhe në kuptimin e asaj që lexojnë. Procedura e metodës: 1. Shpjegoju nxënësve qëllimin dhe dobinë e përdorimit të grafikëve organizues. Tregoju nxënësve se, duke përdorur një grafik organizues, ata mund të shtojnë aftësitë e tyre shprehëse dhe të të mbajturit mend. 2. Shpjegoju konkretisht një grafik organizues. 3. Shpjegohu dhe modelo se si të përdorin një grafik organizues me informacionin të njohur, pastaj me informacionin e ri.

6


Metoda 4. Caktoji nxënësit në grup të plotësojnë një grafik organizues me informacione të njohura, përpara se ta zbatojnë me informacione të reja. 5. Kërko opinionin e nxënësve se çfarë u pëlqen nga grafiku dhe si mund ta përdorin për qëllime të tjera. 6. Krijoju mundësi nxënësve të përdorin grafikun organizues. 7. Inkurajoji nxënësit të ndërtojnë grafikët e tyre organizues.

8.

-

Fjalët e reja

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Kjo metodë përdoret zakonisht para leximit. Ajo i njeh nxënësit me fjalët kyç, duke i lejuar të kenë njohuri paraprake për temën. Nxënësve u kërkohet t’i ndajnë fjalët sipas kategorive, duke justifikuar veprimin e tyre ne bazë të njohurive të mëparshme. Kjo metodë funksionon më mirë me tekst joartistik. Procedura e metodës: 1. Në tabelën e zezë, shkruaji 6-10 fjalë të reja ose të pazakonta nga teksti, duke i shpërndarë fjalët rreth titullit të tregimit. 2. Lexo me zë të lartë së bashku me nxënësit çdo fjalë. 3. Kërkoju nxënësve të punojnë në grupe. Nxënësit duhet të klasifikojnë fjalët në grupe duke argumentuar pse disa fjalë shkojnë së bashku. 4. Kërkoju nxënësve të shkëmbejnë grupimet e tyre të fjalëve dhe arsyetimin me klasën. 5. Kërkoju nxënësve të bëjnë parashikime se për çfarë mund të bëjë fjalë teksti bazuar në fjalët e reja. 6. Nxënësit duhet ta lexojnë tekstin me zë të ulët. Kërkoju të konfirmojnë ose të mendojnë parashikimet e tyre tashmë në bazë të asaj që kanë lexuar.

9.-

Lexo-Çifto- Shkëmbe

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Metoda e leximit, Lexo-Çifto- Shkëmbe, është e bazuar në idenë që lexuesi përmbledh dhe qartëson më lehtësisht me mbështetjen e shokut. Përmbledhja i ndihmon nxënësit të tregojnë kuptimin e mirëfilltë të tekstit, dhe qartësimi i ndihmon të pyesin dhe t’u përgjigjen pyetjeve mbi tekstin. Procedura e metodës: 1. Zgjidh një tekst për nivelin e nxënësve. Ndaje tekstin në pjesë dhe shëno vendet ku nxënësit do të ndalojnë për diskutime. Shpërndajua tekstin nxënësve. 2. Ndaji nxënësit në çifte. Cakto një nxënës në çdo çift të jetë përmbledhësi dhe tjetri të jetë sqaruesi. 3. Modelo procedurën me pjesën e parë të tekstit, duke marrë si partnerin tënd një nxënës të mirë. Nxënësit lexojnë një pjesë të tekstit me zë të ulët dhe pastaj ndalojnë të përmbledhin e të sqarojnë. Përmbledhësi ripërkufizon idetë e rëndësishme shkurt, ndërkohë që sqaruesi dëgjon dhe pyet (bën pyetje sqaruese). Pastaj sqaruesi shton

7


Metoda informacion të rëndësishëm që mund të jetë harruar. 4. Kërkoju çifteve të nxënësve të lexojnë dhe të ndalojnë, të përmbledhin dhe të sqarojnë. Pasi diskutuhen disa pjesë, nxënësit duhet të ndërrojnë rolet. Kjo procedurë duhet të vazhdojnë derisa të përfundojë teksti. 5. Nxënësit duhet të vizatojnë diagrame ose të përmbledhin pasazhe të tëra në grup ose individualisht të demonstrojnë kuptimin e tërë tekstit.

10.

-

Marrëdhënia Pyetje - Përgjigje

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Metoda pyetje - përgjigje është e bazuar në idenë që nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve të ngritura në tekst. Përgjigjet që nxënësi mund të marrë në tekst janë të niveleve të ndryshme: 1) lexuesi i dallon lehtësisht ne tekst, 2) lexuesi i kërkon përgjigjet dhe më në fund i gjen me mend, 3) autori dhe lexuesi japin informacion që e drejtojnë lexuesin te përgjigja, 4) lexuesi i nxjerr përgjigjet në bazë të njohurive dhe përvojave personale. Procedura e metodës: 1. Zgjidh një tekst në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve, jepua atyre dhe shoqëroje me një sërë pyetjesh. Kërkoju nxënësve të lexojnë tekstin me zë të ulet. 2. Lexo me zë të lartë pyetjen e parë dhe përcakto se cilin nga 4 tipat e përgjigjeve kërkon. Më pas përgjigjju pyetjes. 3. Vazhdo të lexosh, identifiko dhe përgjigjju pyetjeve, derisa të identifikosh të katër nivelet e përgjigjeve. 4. Zgjidh një tekst tjetër në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve, jepua atyre dhe shoqëroje me pyetje dhe përgjigje të përgatitura më parë. Cakto partnerët dhe ndërto çifte të lexojnë tekstin. 5. Kërkoju çifteve të gjejnë marrëdhënien pyetje-përgjigje për çdo pyetje të ngritur. 6. Diskuto marrëdhëniet pyetje-përgjigjem dhe korrigjo çdo keqkuptim. 7. Kërkoju nxënësve të përsërisin procesin me partnerë të ndryshëm ose individualisht. 8. Zgjidh një tekst tjetër në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve një ditë tjetër. Jepua atyre ta lexojnë. 9. Cakto partnerë dhe udhëzoji çiftet të krijojnë një pyetje për secilën nga 4 nivelet e mësipërme. 10. Kërkoju nxënësve të ndërrojnë pyetjet e tyre, të identifikojnë marrëdhënien pyetjepërgjigje dhe të shkruajnë përgjigjen. 11. Metodën pyetje-përgjigje zbatoje në një tekst me variacion pyetjesh.

8


Metoda Marrëdhënia pyetje- përgjigje-(Vizuale) Niveli I Ku është përgjigja? Përgjigja është KËTU

Niveli II Ku është përgjigja? Mendo dhe Kërko

Niveli IV Ku është përgjigja? Te njohuritë e mia

-

Ideja është në tekst, por duhet të mendohem që të përgjigjem

Teksti

Niveli III Ku është përgjigja? Lexuesi dhe autori

11.

Përgjigjja është në tekst

Teksti

w w

Kisha informacione për ketë dhe autori me dha me shume informacion. Ky kombinim me çoi te përgjigjja.

Përgjigjja ishte në kokën time.

Kërkesa

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Metoda e kërkesës bazohet tek ideja që lexuesi duhet të formulojë pyetje informuese në mënyrë që të kuptojë diçka të re. Kërkesa është e rekomanduar për lexuesit më të dobët, sepse përfshin një pjesë të shkurtër teksti, grupe të vogla dhe model mbështetëse mësimdhënieje. Procedura e metodës: 1. Zgjidh një tekst në nivelin e leximit të nxënësve, kërkoju atyre të lexojnë paragrafin e parë ose disa paragrafë në heshtje. 2. Formulo pyetje dhe drejtojua nxënësve në bazë të paragrafit të leximit. Kërkoju të përgjigjen pa u konsultuar me tekstin. Me pas lejoji t’i referohen tekstit për pyetjet që

9


Metoda nuk mundën t’u përgjigjen në mënyrë të pavarur. 3. Me pas, kërkoju nxënësve të lexojnë grupin tjetër të paragrafëve, ndërto pyetje dhe pyet nxënësit në bazë të paragrafit të leximit. Kërkoju të përgjigjen pa u konsultuar me tekstin. Më pas lejoji t’i referohen tekstit për pyetjet që nuk munden t’u përgjigjen në mënyrë të pavarur. 4. Kërkoju nxënësve të vazhdojnë të lexojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve derisa të punojnë në mënyrë të pavarur.

12.

-

Përmbledhja në grup

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Përmbledhja është e vështirë, prandaj nxënësve duhet t’u tregohen një sërë mënyrash që të perfeksionojnë aftësitë e tyre për ta realizuar këtë. Rregulla, modele, grafikët organizues dhe bashkëpunimi janë të gjitha efektive. Metoda e përmbledhjes në grup i lejon nxënësit të ndajnë një tekst në pjesë të menaxhueshme dhe të mësojnë nga njëri tjetri pas çdo procesi përmbledhës. Procedura e metodës: 1. Zgjidh dhe shkruaj një tekst informues në nivelin e nxënësit, i cili ka katër nënçështje në të. Shpërndaje tekstin dhe kërkoju nxënësve ta lexojnë. 2. Kërkoju nxënësve të ndajnë një copë letër në 4 pjesë, bëj të njëjtën gjë në tabele si model dhe për të treguar punën që do të bëjnë nxënësit. 3. Vendos titullin e çdo nënçështjeje në secilin kuadrat të tabelës dhe thuaju nxënësve të bëjnë të njëjtën gjë në letër. 4. Ndaje klasën në 4 grupe dhe caktoji çdo grupi një pjesë nga teksti për ta rilexuar dhe përmbledhur. Përmbledhjen ta shkruajë prapa fletës së ndarë në 4 pjesë. Nxënësit duhet të inkurajohen për të bashkëpunuar. 5. Kërkoju nxënësve të shkruajnë në kuadratin përkatës të letrave të tyre përmbledhjen e grupit. Kërkoji çdo grupi t’i paraqesë përmbledhjen e tij pjesës tjetër të klasës. 6. Nxënësit duhet të plotësojnë kuadratet e tjera me përmbledhjet e grupeve të tjera.

13.

- Përmbledhja bashkëpunuese

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Procedura e metodës: 1. Zgjidh një tekst në nivelin e leximit të nxënësve dhe kërkoju ta lexojnë dhe ta përmbledhin atë. Në qoftë se është e nevojshme, limito numrin e fjalive që duhet të përdorin nxënësit. 2. Krijo grupe prej 4-5 vetash dhe udhëzo çdo pjesëtar të grupit të lexojë përmbledhjen me zë të lartë, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të grupit shënojnë pjesët e përmbledhjes së tyre, të cilat janë të ngjashme me përmbledhjen e lexuar. Vazhdohet kështu derisa çdo pjesëtar i grupit ta ketë lexuar përmbledhjen e tij. 3. Kërkoji çdo nxënësi të zbulojë ndonjë temë të përmbledhjes që nuk është nënvizuar

10


Metoda dhe të shikojë mos është ndonjë pikë kyç. 4. Kërkoji çdo grupi të bëjë një listë bashkëpunuese me pika kyç të përmbledhjes. 5. Udhëzo çdo nxënës të rishkruajë përmbledhjen e bazuar në listën bashkëpunuese. Në qoftë se është e përshtatshme kufizo numrin e fjalive qe mund të përdorin nxënësit. 6. Jepu nxënësve kohë të shkëmbejnë përmbledhjet e rishkruara dhe të diskutojnë përmirësimet e bazuara në bashkëpunim.

14.

- Shkrimi biografik (autobiografik)

Vështrim i përgjithshëm mbi metodën Metoda e shkrimit të biografisë përdor modele, të cilat lejojnë lexuesin të mësojë për jetën e një personi ose jetën dhe veprën artistike të një krijuesi, personaliteti, të një personazhi etj. Mësuesit duhet t’i drejtojnë fillimisht nxënësit të shkruajnë biografinë të bazuara në të dhënat e tyre para se t’u kërkojë të shkruajnë biografinë të bazuar në personazhet e tregimit. Procedura e metodës: 1. Zgjidh një tekst artistik ose biografik në nivelin e leximit të pavarur të nxënësve. Kërkoju nxënësve ta lexojnë tekstin individualisht ose në grup. 2. Tregoju ose shpërndaju formulën e shkrimit të biografisë. Bëj një model të saj, nëse nxënësit janë të paqartë. 3. Kërkoju nxënësve të shkruajnë për jetën e personazheve të tekstit. Kërkoju nxënësve të shkëmbejnë krijimet e tyre dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin të përmirësojnë ndonjë pjesë të pambaruar. 4. Kërkoju nxënësve të rimendojnë dhe të ilustrojnë shkrimin biografik me foto, ilustrime, faksimile, dokumente etj. 5. Shkëmbe dhe/ose tregojua shkrimet klasës. Formula e shkrimit biografik 1:

Emri

2:

Katër karakteristika që dallojnë personazhin (zakonisht mbiemra)

3:

Të afërmit (vëllai..., motra... etj.)

4:

Vendbanimi në (qytet/shtet)

5:

I dashur me (tri gjëra ose njerëz)

6:

Çfarë ndien (tre emra ose fjali)

7:

Kush ka nevojë (tri fjali)

8:

Nga se ka frikë (tri emra)

9:

Çfarë kërkon të arrijë (tri fjalë ose fjali)

11


Emri..................................

Data.............................

Grafiku organizues

1

Rrjedha e ngjarjes Shkruaj temën. Listo ngjarjet sipas kohës kur kanë ndodhur.

Tema: Vëllai i vogël Babai hyn në shtëpi. Puth vajzën e vogël. Babai pyet fëmijët nëse i kanë bërë mësimet.

Djali kafshon thonjtë. Nëna hedh supën në pjata. Djali nuk ha.

Nëna hedh supën në pjata. Djali nuk ha. Nëna pyet djalin.

Motra e vogël tregon shkakun. Djali kërcënon motrën. Babai pyet djalin.

Vëllai i vogël do që Mira të presë flokët. Vëllai i vogël po qan. Mira rri e heshtur.

12


Metoda Emri..................................

Data.............................

Grafiku organizues

2

Porta e kopshtit Shto detajet në secilën pjesë të dërrasave.

Tema

Pikat e planit.

13


Emri..................................

Data.............................

Grafiku organizues

3

Harta merimangë Shkruaj përemra për çdo lloj, rolin në fjali dhe jep shembuj.

cilët janë

shembuj

roli në fjali pytës

roli në fjali

idhor mer l përe

cilët janë

shembuj

Tema: Llojet e përemrave

ar

14

ër përem

cilët

aktu

shembuj

I pac

roli në fjali

mër

përe

cilët

roli në fjali shembuj


Metoda Emri..................................

Data.............................

Harta e ngjarjes 1 Shkruani në secilën ndarje Vendi:

Koha: Festa e Karnavaleve

Një fshat në malet e Bergamos

Personazhet: Arlekinoja, mamaja, shokët e Arlekinos

Problemi: Arlekinoja nuk do të shkonte në festë. Ai ishte i varfër dhe s’kishte se çfarë të vishte.

Ngjarjet: Shokët e tij i dhuruan nga një copë që u kishte mbetur nga kostumi i tyre. Nëna i qepi kostumin.

Zgjidhja: Ditën e karnavaleve Arlekinoja doli nga shtëpia me kostumin e tij që ishte një vepër dashurie, më i bukuri, më origjinali.

15


Metoda Emri..................................

Data.............................

Harta e ngjarjes 2 Shkruani në secilën ndarje

Tema:

Fati do kapur prej flokësh

Ku: Kur:

Në një mbretëri. Një herë e një kohë

koh

a

i end

të papërcaktuar

v

Personazhët kryesorë:

vajza e mbretit, mbreti

Personazhet ndihmës:

dyqanxhiu, çobani, Fatat

Problemi:

Vajza nuk kishte fat. Fati i saj bënte dëme të mëdha.

Ngjarja 1 Mbreti e çoi vajzën në shkretëtirë.

Zgjidhja:

16

Ngjarja 2

Ngjarja 3

Vajza shkon në një dyqan.Fati vjen dhe shkatërron dyqanin. I zoti i dyqanit e këshilloi të shkojë te një çoban.

Porosia e çobanit. Therrja e dashit Takimi me kësmetet Marrja e Fatit të saj

Kapja e fatit dhe kthimi te i ati. Vajza martohet dhe i ati ngre një pallat të madh për të.


Metoda Emri..................................

Data.............................

Diagrami i pemës

veprim

përshkrim

mendim

informacion

dëftore pyetëse

dëshirore nxitëse

17


Libër mësuesi për tekstin

18

“Gjuha shqipe 5”


Libër mësuesi

19


Libër mësuesi për tekstin

20

“Gjuha shqipe 5”


Libër mësuesi

21


Libër mësuesi për tekstin

22

“Gjuha shqipe 5”


Libër mësuesi

23


Libër mësuesi për tekstin

24

“Gjuha shqipe 5”


Libër mësuesi

25


Libër mësuesi për tekstin

26

“Gjuha shqipe 5”


Libër mësuesi

27


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

I Pasqyra e ditës KAPITULLI

Para se të filloni zhvillimin e temës së parë mësimore shfrytëzoni një orë të lirë ku nxënësit të diskutojnë mbi pushimet e verës. Nxitini të tregojnë, të përshkruajnë me shkrim, me vizatime se si i kaluan pushimet. Më pas ditën e dytë nxënësit të punojnë me tekstin e gjuhës shqipe.

Rubrika: Të lexojmë Tema: Mirupafshim gjyshër, mirupafshim verë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin rrjedhshëm dhe me intonacionin e duhur. • T’iu përgjigjet pyetjeve me gojë mbi emocionet që i shkakton fillimi i vitit shkollor. • Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit. • Të dallojë kohën dhe vendin e zhvillimit të ngjarjes duke ilustruar me pjesë nga tregimi. • Të përshkruajë emocionet e personazheve duke ilustruar me pjesë nga tregimi. • Të diskutojë për emocionet që ndien ai/ajo,kur mbarojnë pushimet e verës, duke i krahasuar me ato të personazheve. • Të diskutojë mbi titullin e tregimit.

Mjete: foto të pushimeve. Fjalë kyç: pushime, gjyshër, mirupafshim, bagazh, trishtim, i mallëngjyer. Metodologjia: parashikim me anë të titullit, të nxënit bashkëpunues,

diagram Veni, shkrim i lirë.

Struktura mësimore: ERR Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e tregimit: “Mirupafshim pushime!” dhe pyet: - Si mendoni, pse personazhet e tregimit kanë përdorur një titull të tillë? Nxënësit japin idetë e tyre, të cilat shkruhen në një tabak letre ose në dërrasën e zezë.

28


Libër mësuesi

 Realizimi i kuptimit.

Lexim i tregimit nga mësuesi/ja. Nxënësit udhëzohen të ndjekin me vëmendje leximin dhe të nënvizojnë fjalët e reja. Pas leximit të pjesës punohen fjalët e fjalorit me të cilat formohen dhe fjali. Lexim i tregimit nga disa nxënës. Punohet rubrika: Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të lexuara po prej tyre. Të nxënit bashkëpunues. Nxënësit të ndarë në grupe punojnë pyetjet 7, 8, 9, 11.  G rupi i parë. Nxënësit do të përshkruajnë nëse emocionet e tij/saj janë të njëjta me ato të personazheve të tregimit.  Grupi i dytë. Realizon një diagram Veni duke krahasuar sjelljen e gjyshërve të tij/saj dhe sjelljen e gjyshërve të tregimit.

Gjyshërit e mi

Gjyshërit e tregimit

Grupi i tretë. Përshkruaj emocionet që ndien kur mbarojnë pushimet e verës.  Grupi i katërt. Cilat janë përgatitjet që bën para se të fillojë shkolla.  Grupi i pestë. Si e përshkruan autorja sheshin para bibliotekës.

Prezantuesit e grupeve paraqesin punën e grupit.

 Punohet rubrika: Analizo gjuhën.  Reflektimi: Shkrim i lirë.

Përshkruaj momentin e ndarjes me gjyshërit ose të afërmit pas pushimeve. Kujdes, ki parasysh përshkrimin e detajuar që bën autorja e tregimit. Nxënësit që kanë dëshirë mund të vizatojnë.

Detyrë shtëpie: Shkruaj një tekst të shkurtër për pushimet që kalove. Rubrika: Flasim

Tema: Tregimi realist

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë dy llojet e tregimeve: realist dhe fantastik bazuar në elementet e tyre. • Të dallojë elementet e një tregimi të dhënë (autori, tema, ideja, personazhet, ngjarja, koha, vendi). • Të dallojë paragrafët e tregimit të dhënë.

29


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

• Të diskutojë mbi ndërtimin e secilit paragraf duke u bazuar në të dhënat që ata përmbajnë.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: tregim realist, hyrje, zhvillim, mbyllje. Metodologjia: vëzhgo-diskuto, punë në çifte, analizë. Zhvillimi i mësimit

 Evokimi: Prezantimi i detyrave të shtëpisë. Lexohen përshkrimet që nxënësit kanë krijuar. Vlerësohen krijimet më të mira.

Realizimi i kuptimit. Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetje mbi punën me shkrim të detyrës së shtëpisë. • Cilës gjini letrare u përkasin punimet tuaja që sapo lexuat. • Çfarë lloj tregimi janë ato? • Pse quhen tregime realiste? Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se ata kanë përshkruar ngjarje reale që kanë ndodhur në të vërtetë.

 Lexohet rubrika A. Cilat janë elementet e një tregimi?  Lexohet rubrika B. Tri pjesët kryesore të një tregimi.

Punim i rubrikës Ushtrohu. Nxënësve u kërkohet t’i rikthehen dhe njëherë tekstit. Ata mund t’i punojnë në çifte të katra pyetjet. Mësuesi/ja monitoron nxënësit gjatë punës. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin pjesët e vijëzuara anash: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

Reflektimi: Analizoni të gjitha elementet që mësuam te tregimi “Mirupafshim pushime!” Nxënësit nxiten t’i përgjigjen duke iu drejtuar pyetjeje.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni në bibliotekën juaj një tregim të shkurtër realist. Duke iu përgjigjur pyetjeve të rubrikës Ushtrohu tregoni veçoritë e tregimit realist në tregimin e zgjedhur prej jush. Punimet e nxënësve ditën tjetër ekspozohet në një kënd të klasës.

30


Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Teksti dhe paragrafi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë paragrafët në një tekst të dhënë, nisur nga përdorimi i kryeradhës. • Të përcaktojë veçoritë e çdo paragrafi sipas skemës së dhënë. • Të dallojë pjesët kryesore të një tregimi (hyrje, zhvillim, mbyllje).

 Fjalë kyç: tekst, paragraf, kryeradhë, skemë, tregim. Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të menduarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur. Struktura: ERR.

Mjete: teksti, tabela, fisha me paragrafë, skema e veçorive të paragrafëve, fletore, stilolaps.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Paraqitet në një flipçart një tekst. Mund të përdoret edhe teksti “Mirupafshim pushime”. Pyeten nxënësit: - Çfarë vini re në tekst? Teksti ka një ose disa paragrafë Kryeradhë

jep të dhëna

Fjalitë lidhen sipas kuptimit

veprime

dialog

Paragrafi krijohet kur jep të dhëna të ndryshme

përshkruan vendin

mendimin e personazheve

Lexohet teksti. Përcaktohen paragrafët dhe veçoritë e çdo paragrafi.

 Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim. Hapet teksti në faqe 13. lexohen shembujt e dhënë në tekst, veçoritë e paragrafëve sipas skemës.

31


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Ndahet klasa në grupe. Jepet detyra për çdo grup.  Grupi i parë. Dalloni hyrjen, zhvillimin, mbylljen.  Grupi i dytë. Caktoni paragrafët e tekstit të dhënë. Paragrafi 1: Unë ... aq të dashura. Paragrafi 2: Si t’ia bëj? ... zemërimin e nënës. Paragrafi 3: Sa e lezetshme ... dy shkëndijëza. Paragrafi 4: Mamaja .... mace. Paragraf 5: përmban dialog. Paragrafi 6: tregon veprime. Çdo përfaqësues grupi përgjigjet për punën e bërë.

 Reflektimi: punë e pavarur - Zbatimi i rregullave të mësuara.

Çdo nxënës përcakton në librin e tij paragrafët e tekstit dhe gjen ç‘tregon secili paragraf. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Vazhdimi i punës së filluar në klasë dhe punimi i ushtrimeve në Fletoren e punës.

Rubrika: Të lexojmë Tema: Telashet e Katerinës

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të parashikojë brendinë e tregimit nisur nga titulli i tij. • Të lexojë tregimin e dhënë me intonacionin e duhur. • Të dallojë numrin e paragrafëve të tregimit të dhënë. • Të nxjerrë mesazhin e pjesës duke iu përgjigjur pyetjeve. • Të krahasojë veten me Rinën në situata të ngjashme. • Të dallojë monologun në tekstin e dhënë. • Të diskutojë për rëndësinë e bërjes së gjërave në orarin e caktuar. • Të diskutojë mbi gjendjen e Rinës pas çdo telashi duke kujtuar veten në situata të tilla.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: telash, e mbrapshtë, ters, gulçoj. Metodologjia: pyetja sjell pyetjen, të nxënit në bashkëpunim, punë në çifte,

rrjet diskutimi.

32


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

 Evokimi: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet: • • • •

Si e kuptoni fjalën telash? A ju kujtohet ndonjë telash që keni kaluar gjatë kësaj jave? A mund ta tregoni atë? Si mendoni, cila ishte arsyeja e krijimit të këtij telashi?

 Realizimi i kuptimit. Prezantimi i titullit të tregimit dhe pjesës nga është

shkëputur tregimi. Katerina është një moshatarja juaj. Sot ne do të njihemi me telashet e Katerinës në mëngjes para se të shkojë në shkollë. Lexohet tregimi nga nxënësit duke i korresponduar një nxënës një telash. Punohet fjalori. Formohen fjali me fjalët e fjalorit. Të nxënit në bashkëpunim. Nxënësit të ndarë në grupe punojnë ushtrimet e aparatit pedagogjik.  Grupi i parë. - Si e shpjegon titullin e tregimit?  Grupi i dytë. - Trego si është ndier Katerina pas çdo telashi. Mund të përdorni gjestet, mimikën e fytyrës pse jo dhe një lojë në role.  Grupi i tretë. - Pse Katerinës i ndodhin tërë këto gjëra të pakëndshme?  Grupi i katërt. - Tregoni në grup një situatë të ngjashme me atë të Katerinës. Përzgjidhni situatën që mendoni se është më interesante. Si kanë reaguar prindërit?  Grupi i pestë. - Pse gjithçka shkon për së mbari kur ngrihesh në orarin e duhur? Prezantohen punët nga përfaqësuesi i grupit. Nxënësit nxiten të shtojnë dhe të plotësojnë njëri-tjetrin. Punë në çifte. Punimi i rubrikës Analizo gjuhën. Punimi i ushtrimit 7. Shkruaj titullin e secilit paragraf. Mësuesi/ja sqaron nxënësit për pjesën e tekstit ku personazhi kuvendon me veten. Lexohet dhe sqarohet kuptimi i monologut.

 Reflektimi: pyetja binare Po

A do të vazhdojë Katerina të ketë telashe të tilla dhe në ditët në vazhdim? Pse? Nxënësit grupohen sipas përgjigjeve të tyre. Japin argumentet pro dhe kundër.

Jo

 Përfundimi. Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin.

Nëse organizon kohën dhe zbaton programin ditor, Katerina dhe të gjithë ne s’do të kemi telashe të tilla.

33


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri për gjuhën Tema: Paragrafi dhe fjalia

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë fjalinë kryesore në paragrafët e një teksti të dhënë. Të dallojë fjalinë a fjalitë plotësuese në paragrafët e tekstit të dhënë. Të ndërtojë një tekst me 6 -7 fjali duke përdorur fjalë kyç.

Mjete: teksti, flipçart me një tekst të shkurtër, fisha me fjalë. Fjalë kyç: paragrafë, fjali, fjali kryesore, fjali plotësuese. Aftësitë: të dalluarit, të rindërtuarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, shkrim i lirë. Struktura: ERR Zhvillimi i mësimit

 Evokimi: Diskutimi i ideve. Kujtoni pjesën “Telashet e Katerinës”. - Sa paragrafë kishte pjesa? - Ç’dini për paragrafët? Paragrafi Fjalë kyç

- Fjalia kryesore - Jep thelbin e mendimit

Përbëhet nga një ose disa fjali

Fjalitë plotësuese Japin hollësi për të marrë më shumë informacion

Paraqitet në flipçart një tekst i shkurtër. Në këtë tekst caktohen paragrafët, fjalia kryesore, fjalitë plotësuese, fjalët kyç të çdo paragrafi.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapen tekstet e Gjuhës shqipe 5 në faqe 16: lexohen shembujt e dhënë në tekst, kujtohen njohuritë që nxënësit mësuan për paragrafin, plotësohen fjalitë kryesore të çdo paragrafi te tregimi “Telashet e Katerinës”.

34


Libër mësuesi 1. 1. 2. 3. 4.

Rinës i këputet kopsa. Rina derdh ibrikun me çaj. Rinës i këputet lidhësja e këpucës së majtë. Rina s’po gjen fletoren e hartimit në çantë. Rina del shumë vonë nga shtëpia.

Gjeni fjalitë plotësuese të paragrafit të dytë, sipas shembullit në tekst: Rinës i këputet kopsa. → fjalia kryesore Rina merr bluzën e kuqe me kërpudhë të madhe të qëndisur. Mamaja habitet, pasi ajo nuk e vishte, sepse nuk i pëlqente fare}→ fjali plotësuese Gjeni fjalët kyç në çdo paragraf.

Përgjigja: Paragrafi 3 → ibriku Paragrafi 4→ lidhësja Paragrafi 5→ fletorja Paragrafi 6 → vonesa

Lexohet teksti i dhënë në rubrikën Ushtrohu. Përcaktohen paragrafët (5 paragrafë). Në çdo paragraf nënvizohet fjalia kryesore. 1. Sot na erdhi mësuesi i ri. 2. “Duket shumë i zoti”. 3. Mësuesi sheh Besmirin me çudi. 4. Kollitja e dytë ndërpreu sërish mësimin. 5. Në klasë shpërtheu e qeshura. Më pas lexohen fjalitë që sjellin hollësi në paragrafin e dytë të tekstit. Nxënësit kërkonin fletoret poshtë bankës. Besmiri kollitet fort, sa kolla u duk si zhurmë makine.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Me fjalitë kyç të dhëna në tekst dhe duke parë figurën e tekstit, nxënësit ndërtojnë një tekst me 6 -7 fjali. Jepet një model, por nxënësi është i lirë të krijojë vetë. P.sh.: Në mëngjes Mira ngrihet në orën 600. Ajo bën gjimnastikë, lan sytë, ha mëngjesin dhe niset për në shkollë në orën 745. Rrugës ajo ecën me nxitim për të kapur orarin. Në orën 755 mbyllet porta e shkollës. Nxënësit rreshtohen dhe me rregull futen në klasë. Sapo futen në klasë bëhen gati për fillimin e mësimit. Mira asnjëherë s’vjen me vonesë në shkollë. Vlerësimi i nxënësit. Detyrë shtëpie. Punohen 2 ushtrimet e fletores së punës fq 5.

35


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexojmë Tema: E mira dhe e bukura nuk kanë fund

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin me intonacion. • Të dallojë personazhet e tregimit të dhënë. • Të gjejë pikat e planit të tekstit të dhënë duke u bazuar te paragrafët. • Të ritregojë tregimin me anë të pikave të planit. • Të komentojë me fjalët e tij titullin e tregimit. • Të analizojë strukturën e tregimit duke u bazuar në vetën dhe kohën e zhvillimit të ngjarjes. • Të vlerësojë dobinë e të punuarit me kujdes duke u bazuar në veprimet e Gentit.

Mjete: teksti, pamje, foto të objekteve të ndryshme arkitekturore, artizanale etj.

Fjalë kyç: e mira, e bukura s’kanë fund. Metodologjia: shiko-diskuto, punë në çifte, të nxënit bashkëpunues,

analizë personazhesh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Prezantohen pamje ndërtimesh të bukura, me fantazi dhe tërheqëse. Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet: • Si quhen personat që i kanë projektuar këto ndërtime? • Si mendoni, për të projektuar ndërtime të tilla si punojnë ata? • Ju mendoni se ka qenë e lehtë apo e vështirë? Nxënësit nxiten të tregojnë se ndërtuesve u është dashur kohë, kanë vizatuar shumë herë derisa kanë arritur në një projekt përfundimtar.

Realizimi i kuptimit:

Lexim në heshtje i tregimit nga nxënësit. Lexim në role i tregimit.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen. Punimi në çift i kësaj rubrike. Në një fletë ose në tekst nxënësit do të shkruajnë personazhet e tregimit, si dhe do të hartojnë pikat e planit. Hartimi i pikave të planit. • • •

36

Biseda e Gentit me Jolën. Tregimi i Jolës. Mërzitja e Jolës.

• • •

Qetësimi i vajzës nga babi. Tregimi i poezisë së bërë nga babai. Falënderimi i Gentit.


Libër mësuesi 3 - 4 nxënës nxiten të tregojnë tregimin sipas pikave të planit. Të nxënit në bashkëpunim. Punë në grupe.

   

Grupi Grupi Grupi Grupi

i i i i

parë. dytë. tretë. katërt.

 Grupi i pestë.

- Pse u çudit Genti me fjalët e motrës? - Si u transmetua këshilla e babait te Genti? - Jepni 2-3 ide nga komenti që i bëtë titullit të tregimit. - Trego ndonjë rast kur i je kthyer disa herë punës për ta korrigjuar? - Në sa pjesë është ndarë tregimi? Tregoni vetën me të cilën është shkruar secila pjesë?

Prezantohet puna nga përfaqësuesit e grupeve. (Përfaqësuesi i grupi është mirë të ndryshohet vazhdimisht, në mënyrë që të gjithë pjesëmarrësit të aktivizohen dhe të kenë mundësi të prezantojnë punën e grupit, gjë që iu shton besimin në veten e tyre.) Punohet ushtrimi 8. Nxënësit tregojnë kohën dhe vendin kur zhvillohet ngjarja.

Reflektimi: Analizë personazhesh. Genti Djalë i mirë

Jola Motër e dashur

Motra ose vëllai im Është më i rritur.

Ka dëshirë të mësojë.

Ndihmon vëllanë e saj.

Ka bezdi të më marrë me vete me shokët e tij/saj.

I kërkon ndihmë motrës.

Nuk mërzitet për ta mësuar atë.

Përton të më ndihmojë në mësime.

Unë

Krahaso motrën ose vëllanë tënd me Jolën. Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre.

Detyrë shtëpie: Sill në klasë një vizatim ose krijim, të cilin ti e ke korrigjuar dhe Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Tipat e fjalisë sipas kuptimit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë tipat e fjalisë sipas kumtimit në tekstet e dhëna duke u ndihmuar nga into nacioni dhe shenjat e pikësimit. • Të dallojë nuancat kuptimore të secilit tip fjalie. • Të përdorë shenjat e pikësimit sipas tipit të fjalisë.

37


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, fisha me shenja pikësimi, fisha me tipe fjalish Fjalë kyç: fjali dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse, pika, pikëpyetja, pikëçuditje. Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të shkruarit. Metodologjia: harta e mendimit, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur. Zhvillimi i mësimit

 Evokimi: harta e mendimit.

Paraqiten në fisha tipa të ndryshëm fjalish shkëputur nga pjesa “E mira dhe e bukura nuk kanë fund!” Çdo fjali kumton mesazhe të ndryshme. tregojmë

lutje

urdhër

nxitëse këshillë

informacion

dëftore

. .

shprehim dëshira

.

pyesim

fjalia

pyetëse

dëshirore

?

!

urojmë

Për çdo rast japim nga një shembull fjalie.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti i gjuhës në faqen 19. - Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregullat përkatëse. - Punohet së bashku me nxënësin ushtrimi i tekstit. Nxënësit lidhin me shigjetë tipin e fjalisë me atë që kumton ajo. Fig 1. fjali që tregojmë (dëftore) Fig 2. fjali që urojmë (dëshirore) Fig 3. fjali që pyesim (pyetëse) Fig 4. fjali që lutemi (nxitëse) Ndahet klasa në tri grupe (sipas niveleve).

38


Libër mësuesi

 Grupi I. Lidhni fjalitë e tekstit, tregoni tipin dhe çfarë kumton. (fjalia 1, 2, 6, 7 → fjali dëftore) Informacion raporton për diçka (fjalia 3 → pyetëse (fjalia 8 → fjali dëshirore (fjalia 4, 5→ fjali nxitëse )

tregon diçka pyesim) urim)

lutje urdhër  Grupi II. Dalloni tipin e fjalisë. Thoni çfarë kumton secila (dëftore, dëftore, dëftore, dëftore, dëftore, pyetëse, pyetëse, dëftore, këshillë, keqardhje, lutje) nxitëse  Grupi III. Dalloni llojin e fjalisë. Vendosni shenjat e pikësimit (kur mungojnë) në tekstin e dhënë. Çdo përgjegjës grupi jep shpjegimin e grupit. Vlerësohen grupet për punën e bërë.

Reflektimi: puna e pavarur → zbatimi i njohurive të marra.

Përzgjidhet një tekst me 7- 8 fjali. Nxënësit shkruajnë tekstin me të diktuar duke vendosur shenjat e pikësimit sipas intonacionit dhe tipit të fjalisë. Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Punohet faqja 7 e ushtrimeve të Fletores së punës. 

Rubrika: Flasim Tema: Letra personale

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë letrat e dhëna në tekst. Të dallojë strukturën e shkrimit të letrave të dhëna. Të diskutojë duke u bazuar në pyetjet e dhëna në tekst. Të analizojë qëllimin e shkrimit të dy letrave duke i ilusruar me leximin e pjesëve të letrave. Të përzgjedhë përgjigjet e sakta duke u bazuar në arsyetimin e tij/saj.

Mjete: letra të korrespondencës me shokë/shoqe ose të afërm. Fjalë kyç: letër personale, letër zyrtare, hyrje, zhvillim, mbyllje. Metodologjia: diagrami i Venit, punë në çifte, përzgjidh-argumento.

39


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

 Evokimi: Rikujtoni njohuritë.

Mësuesi/ja nis orën e mësimit me një bisedë. - Në klasat paraardhëse ne kemi mësuar të shkruajmë letra. A ndryshojnë letrat sipas personave që u dërgohen? - Cilat janë llojet e letrave? - Ku ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Çfarë kanë të përbashkët? Nxënësit japin idetë e tyre, të cilat ose shkruhen në dërrasë, ose jepen në formën e diagramit të Venit.

letër zyrtare

letër e thjeshtë

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton temën e rubrikës, pjesën nga janë shkëputur këto letra.

Lexohen letrat nga dy nxënëse, pa dashur të kundërshtojmë barazinë gjinore, gjithsesi mendojmë se është më mirë t’i lexojnë vajzat që t’i përafrohemi botës shpirtërore të dy shoqeve. Kështu mësuesi/ja ngre një nxënëse dhe i kërkon asaj të zgjedhë një shoqe të saj për të lexuar letrën tjetër. Ky lexim mund të bëhet dhe nga një çift tjetër vajzash. Pas kësaj nxënësit të ndarë në grupe do të punojnë ushtrimet. Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë strukturën e letrave: hyrja, zhvillimi dhe mbyllja dhe shënimin në fund të letrës. Mësuesi/ja e shkruan në dërrasë dhe sqaron kuptimin e simbolit (P.S) që do të thotë pas shkrim. Pra, kur duam ta shkruajmë diçka që e kemi harruar ta shkruajmë në letër, e shkruajmë në fund shoqëruar me inicialet PS (latinisht post scritus, që kanë kuptimin pas shkrim). Në ushtrimin 2 nxënësit do të duhet të tregojnë se çfarë iu mungon letrave. Në ushtrimin 3 nxënësit udhëzohen të lexojnë me zë të lartë pjesën ku Dajana i sqaron Anës shkakun që nuk takohet me të. Në ushtrimin 4 nxënësit duhet të lexojnë me zë pjesën, ku Ana e përligj veprimin e shoqes. Në ushtrimin 5 nxënësit do të lexojnë pjesën ku shoqet betohen se asnjëherë nuk do ta zëvendësojnë njëra-tjetrën. Në ushtrimin 6 nxënësit do të dallojnë llojin e letrave (personale).

Reflektimi: Përzgjidh-arsyeto. Punohet ushtrimi 6. Cili është qëllimi kryesor për të cilin shoqet i shkruajnë njëratjetrës? Duan të tregojnë gjëra që iu kanë ndodhur. Të zgjidhin një keqkuptim. Janë shumë larg-njëra-tjetrës. Ta ftojnë për një rast. Arsyeto zgjedhjen tënde. Mund të zhvillohet edhe veprimtaria tjetër.

40


Libër mësuesi Në letrat e sjella në klasë nxënësve u kërkohet të dallojnë strukturën e tyre. Në rast se nxënësit nuk ofrojnë letra të tilla, atëherë nxiten t’i shkruajnë nga një letër shokut/shoqes së tyre të klasës. Pasi ta mbarojnë, le ta hedhin në një kuti të improvizuar në klasë. Në fund të orës secili nxënës merr letrën e tij/saj. Detyrë shtëpie. Analizo letrën që të ka dërguar shoku/shoqja sipas pyetjeve 1 dhe 6.

Rubrika: Shkruajmë Tema: Letra dhe posta elektronike

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë llojet e letrave si mjete komunikimi. • Të dallojë mënyrën e shkrimit të një letre që dërgohet me e-postë (e-mail) duke u bazuar në shembullin e dhënë. • Të shkruajë një letër personale duke u bazuar në situata të dhëna.

Mjete: teksti, letra personale dhe zyrtare të shkruara me dorë, fletë formati, stilolaps.

Fjalë kyç: letra zyrtare, personale, posta elektronike (e-mail), adresë, dërguesi, marrësi, mesazhi.

Aftësitë: të dalluarit, të vepruarit, të shkruarit, të punuarit në grup.

Metodologjia: diskutimi i lirë, punë në grup, zbatim i njohurive të marra. Zhvillimi i mësimit

 Evokimi: diskutimi i lirë.

Pyeten nxënësit: - Ç’ndieni kur merrni një letër nga një shok ose kur shkruani përgjigjen e letrës? - Me se i dërgoni letrat? Posta elektronike (e-mail): - Cili dërgues është më i shpejti? Letrat:

Kutia postare:

  zyrtare, personale

s’është e shpejtë, zarf me adresat e marrësit, adresat e dërguesit

e shpejtë, adresë, tekste të gjata, imazhe, shpenzon pak

41


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

-U paraqiten nxënësit modele letrash zyrtare dhe personale duke bërë dallimin mes tyre.

Realizimi i kuptimit: punë në grup: Hapet teksti në faqen 22. - Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe diskutohet rreth tyre. - Përdorimi i e-postës (e-mail) është mënyra më e shpejtë për të dërguar mesazhe nëpërmjet internetit. - Çdo përdorues i e-postës ka një adresë të tij të vetme. - Çdo adresë e i-meilit ka tri pjesë: emrin e dërguesit (përdoruesit), simbolin @; emrin e domain-it (emri i serverit që drejton mesazhet te ju). P.sh.: Oerta Korfuzi < oekorfuzi@yahoo.com > Ndahet klasa në grupe: grupi A dhe grupi B. A. Shkruani një letër personale falënderim për gjyshërit që të kanë sjellë një pako me postë. B. Shkruani një letër personale mësuesit/es, ku i tregoni se si po i kaloni pushimet e dimrit. - Lexohen letrat e çdo grupi duke përzgjedhur më të mirat. Kujdes! Kur të shkruani letrat mbani parasysh 5 elementet e letrës: koka, pjesa përshëndetëse, përmbajtja e letrës, mbyllja, nënshkrimi.

Reflektimi: zbatim i njohurive të marra.

Me ndihmën e mësuesit/es është gjetur adresa e një shkolle në një qytet tjetër. -Përgatitet letra për drejtorin e shkollës që të na tregojë me cilën klasë të komunikojmë. -Letra fillohet me një prezantim të klasës sonë dhe vendi nga i cili shkruajmë. -Letra dërgohet me adresën e e-mail-it të shkollës ku mëson. -Me ndihmën e drejtorit të shkollës vazhdohet korrespondenca me informacione e kuriozitete të ndryshme.

Detyrë shtëpie: Punim i Fletores së punës, faqe 7.

Rubrika: Lexojmë

Tema: Hartimi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

42

Të dallojë llojin e tregimit duke u bazuar në elementet e tij. Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit. Të përzgjedhë alternativat e dhëna duke u bazuar në arsyetimin e tij/saj. Të analizojë me fjalët e tij/saj dy nga tri shprehjet e dhëna në libër.


Libër mësuesi • Të krahasojë dy tregime humoristike duke dalluar ngjashmëritë dhe të veçantat. • Të tregojë situata të ngjashme vetjake me atë të personazhit kryesor. • Të dallojë elementet humoristike në tregim duke ilustruar me pjesë të shkëputura nga tregimi.

Mjete: teksti. Fjalë kyç: engledisem, hartim, udhëtim, shkretëtirë, biçikletë. Metodologjia: shkrim i lirë, të nxënit në bashkëpunim, përzgjidh-argumento. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Shkrim i lirë.

Mësuesi/ja shkruan në dërrasë temën e shkrimit. “ Nëse ju shkoni në shkretëtirë dhe duhet të merrni me vete një send të vetëm, cilin do të parapëlqenit? Parashtroni arsyet tuaja”. Nxënësit lihen të punojnë 5 - 7 minuta. Leximi do të zhvillohet në fund të orës së mësimit.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim

Prezantimi i titullit të tregimit nga mësuesi/ja. - Sot do të lexojmë një tregim, i cili mua më ka pëlqyer shumë. Më mësoi disa gjëra që nuk i dija. Mësuesi/ja e tregimit u ka dhënë nxënësve të saj një temë hartimi si ajo që unë ju dhashë tani. Le të shohim se çfarë ka shkruar një moshatarja juaj. Në fund do të krahasoni veten tuaj me të. Lexim i tekstit nga disa nxënës sipas paragrafëve. Teksti ka 6 paragrafë.

 Grupi i parë.

- Cili është shkaku që vajza është e mërzitur. Pse asaj nuk i pëlqen tema e hartimit?

 Grupi i dytë.

- Cilat janë librat që vlerëson mësuesja e tregimit? I ke lexuar ato apo thjesht ke dëgjuar për to? - Ky tregim na bën për të qeshur. Autori shkruan me humor. Rendit sendet që vajza do të marrë në shkretëtirë si dhe arsyet. - Kë thumbon autori me shprehjet: T’i merrja me vete librat në shkretëtirë m’u duk vërtet një budallallëk me brirë. Mësuesit gjithmonë duan t’u flasësh për çka duan ata. Vajzat e klasës nuk munguan madje ta shprehnin këtë për t’i bërë qejfin e për të marrë notë të mirë në regjistër ? - Pse shkalla e humorit në fund arrin kulmin me fjalitë: Një biçikletë në shkretëtirë!!! A e përfytyron dot?

 Grupi i tretë.  Grupi i katërt.

 Grupi i pestë.

Prezantimi i punës nga përfaqësuesit e grupeve. Mësuesi/ja nxit nxënësit me anë të stuhisë së mendimit që ata të paraqesin sa më shumë ide në fletët e tyre.

43


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Reflektimi: përzgjidh-argumento.

- A të ndodh dhe ty që të ndihesh keq para një flete të bardhë? Gjej dhe shpjego arsyet pse ndodh kjo: • tema është e vështirë, • tema nuk ka kuptim, • përton të shkruash, • nuk ke frymëzim, • ke nevojë për ndihmë? Shpreh mendimin tënd nëse të pëlqen sinqeriteti i vajzës. Në shkrimin tënd ti mendon se ke shkruar në mënyrë kaq kritike? Krahasoje. Shkrimet e nxënësve ekspozohen në një kënd të klasës. Nxënësit inkurajohen të flasin pa droje. Mësuesi/ja mund ta mbyllë gjithë diskutimin me fjalët: Si mendoni, a ishte vërtet një budallallëk me brirë që iu dhashë një temë të tillë në fillim të orës?

Detyrë shtëpie: Lexim i tregimit. Kujto ndonjë tregim tjetër të shkruar me humor, që ke studiuar vitin e kaluar. Krahasoje me tregimin e mësipërm.

Rubrika: Njohuri për gjuhën Tema: Fjalia dëftore

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë fjalitë dëftore në një tekst duke u nisur nga intonacioni dhe shenjat e pikësimit. • Të dallojë mesazhet që kumtojnë fjalitë dëftore të dhëna në një tekst. • Të përdorë drejt shenjat e pikësimit, pikë dhe pikëçuditje në fund të fjalisë dëftore dhe dëftore-thirrmore duke u bazuar në kumtimin e saj.

Mjete: teksti, tabela, fisha me fjali e shenja pikësimi, fletore, stilolaps. Fjalë kyç: fjali dëftore, dëftore-thirrmore, pikë, pikëçuditje, informacion,

veprim, mendim, përshkrim.

Aftësitë: të dalluarit, të zbatuarit, të shkruarit. Metodologjia: përvijim i të menduarit, punë e drejtuar, punë në grupe,

punë e pavarur

44


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit.

Paraqiten në fisha fjali dëftore që kumtojnë mesazhe të ndryshme. Në fillim me anë të stuhisë së mendimit nxënësit plotësojnë kllasterin për fjalinë dëftore. Vendosin shembujt pranë çdo informacioni që kanë shkruar në kllaster. veprim (Vrapova me nxitim për në shkollë.)

Fjalia dëftore:

përshkrim (Qyteti është i bukur, tërheqës dhe plot gjallëri.)

informacion (Këto pushime i kalova mjaft mirë.)

mendim (Veshja e saj m’u duk e papërshtatshme për në shkollë.)

Fjalia dëftore kur shoqërohet me një ndjenjë të veçantë (habi, gëzim, frikë, hidhërim, kënaqësi, keqardhje etj.) quhet fjali dëftore-thirrmore. Në fund të saj vihet pikëçuditje (!). -

Ua, sa flokë të bukur! Sa ditë e bukur! Sot shkolla qenka zbukuruar! Ti e paske thyer vazon!

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar, punë në grupe Hapen tekstet në faqen 24. Lexohen nga nxënësit shembujt e dhënë në tekst. Lexohen rregullat gjuhësore për fjalinë dëftore dhe dëftore-thirrmore. Ndahen nxënësit në tri grupe:  Grupi I: Përshkruani nga ana e jashtme shokun apo shoqen tuaj. Grupi II: Shpreh mendimin: Pse vendosëm të krijojmë një grup teatri në klasë?  Grupi III: Sillni të dhëna për klasën tuaj. Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi duke veçuar ato më të saktat. Lexohen fjalitë dëftore të dhëna në ushtrimin 4 duke treguar (në të djathtë) çfarë kumton secila. 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.

... mendim ... informacion ... habi ... përshkrim ... veprim ... mendim ... informacion

Reflektimi: punë e pavarur - zbatim i rregullave të mësuara. 45


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Shkruani tekstin e ushtrimit 5 duke vendosur shenjat e pikësimit dhe shkronjën e madhe aty ku duhet. Është verë. Lushi po kalon në rrugicën përmes lulishtes. Aromat e trëndafilave dhe karafilave përhapeshin gjithandej. Sa ngjyra të bukura kishte aty! Djali zgjati dorën. Një karafil i bukur i mbeti në dorë. Ç’erë të mirë kishte! Ai do t’ia falte ato motrës. Po ajo kënaqësi nuk zgjati shumë. Një dorë u mbështet mbi supin e tij. E këpute? – e pyeti një burrë i moshuar. Sa turp i erdhi! Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, faqe 8.

Rubrika: Lexojmë Tema: Mironi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin qartë. • Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit të dhënë. • Të luajë në grup lojën mbi ngjyrat. • Të dallojë pjesën përshkruese dhe treguese të tregimit të dhënë. • Të analizojë figurën e Mironit sipas portretit fizik dhe karakterit. • Të krahasojë figurën e Mironit me një personazh të ngjashëm të lexuar më parë.

Mjete: teksti. Fjalë kyç: simpatik, çunak. Metodologjia: thesi i komplimenteve,

lexim në heshtje, të nxënit në bashkëpunim, analizë, pyetje-përgjigje, lojë në grup.

Hapi i parë.

Zhvillimi i mësimit

Nxënësit udhëzohen të shkruajnë në një fletë letre një kompliment për shokun e bankës. Më pas këtë letër e hedhin në thes. Pastaj nxënësit orientohen të nxjerrin nga thesi letrat, të lexojnë komplimentin dhe të gjejnë se kujt mund t’i jetë drejtuar ky kompliment. Nxënësit orientohen që të fillojnë leximin me fjalët: Unë mendoj se ky kompliment të përket ty.........

46


Libër mësuesi

Hapi i dytë.

Lexim i tregimit nga nxënësit në heshtje. Lexim i fjalëve të fjalorit dhe shpjegimi i tyre me ndihmën e mësuesit/es.

Hapi i tretë. Klasa ndahet në dy grupe.

Grupi i parë do të hartojë pyetjet dhe grupi i dytë do t’iu përgjigjet atyre. Kështu ndarja në grupe bëhet duke numëruar nga një në dy. Kjo veprimtari parapëlqehet të zhvillohet në çifte, por për arsye të menaxhimit të klasës mund të punohet në grupe. Ndoshta mund të ndani më shumë grupe sipas paragrafëve, duke i vënë nxënësit në rolin e hartuesit të pyetjeve dhe në rolin e personit që përgjigjet. Duhet mbajtur parasysh që në veprimtari të ngjashme nxënësit të ndërrojnë rolet. Analiza do të përmbajë: hartimin e pyetjeve nga nxënësit dhe përgjigjet e tyre. Në këtë pjesë realizohet rubrika Kupto përmbajtjen. Gjithashtu nxënësit gjatë kësaj kohe punojnë dhe rubrikën Analizo strukturën. Nxënësit japin alternativa të ndryshme rreth titullit të dy pjesëve.

Hapi i katërt. Për ushtrimin 7 nxënësve u kërkohet të lexojnë tregimin duke shkruar anash p, në pjesën ku përshkruhet, dhe t në pjesën ku tregohet ngjarja.

Hapi i pestë. Nxirret mesazhi i tregimit.

Nxënësit do të përzgjedhin alternativat dhe do t’i ilustrojnë me pjesë nga tregimi për të arsyetuar përzgjedhjet e tij/saj.

Hapi i gjashtë. - Cili shok i klasës ngjan me Mironin? Lojë në grup. Detyrë shtëpie. Përshkruaj personazhin e Mironit duke përdorur sa më shumë mbiemra. Në këtë orë mësuesit mund të punojnë dhe me metodën e Kubimit. Përshkruaj Mironin nga pamja fizike. Listo cilësitë fizike dhe të brendshme të Mironit. Krahaso Mironin me ndonjë personazh tjetër ose me veten. Analizo cilësitë e Mironit. Përmblidh me 4-5 fjali gjithçka di për Mironin. Argumento. A do të dëshiroje të kishe në klasë një shok si Mironi? Pse?

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkrimi i personazhit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dëgjojë leximin e pjesës duke pasuruar fjalorin me emra abstraktë dhe mbiemra që i nevojiten për përshkrimin e pamjes fizike dhe botës shpirtërore të personit. • Të përshkruajë një person duke përzgjedhur një nga alternativat e dhëna.

47


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, tabakë të bardhë letre, fletë formati, stilolaps, figura me profesione të ndryshme.

Fjalë kyç: përshkrim, person, ana fizike, gjendja shpirtërore, veçoritë e karakterit. Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të krahasuarit. Metodologjia: dëgjim – mendim i drejtuar, punë në grupe, punë në dyshe. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: dëgjim – mendim i drejtuar.

Lexohet në tekst nga mësuesi/ja përshkrimi i Kleas. Pyeten nxënësit: - Ç’vutë re gjatë leximit të përshkrimit të Kleas? - gjendja shpirtërore (gëzim, kënaqësi, qetësi etj.)

Përshkrimi i Kleas:

- pamja fizike (mosha, tiparet)

- karakteri i saj (e gëzuar, e dashur, e ëmbël etj.) Paraqiten në tabakët e letrës fjalët që shprehin ndjenja dhe gjendje shpirtërore dhe që tregojnë karakterin e një personi.

1.Realizimi i kuptimit: punë në grupe. Hapet teksti në faqen 29. – Lexohet rubrika Kujto dhe shtoni njohuritë. – Ndahen nxënësit në grupe:  Grupi I - Përshkruani një person nga ana fizike.  Grupi II - Përshkruani një person nga gjendja shpirtërore.  Grupi III - Përshkruani një person nga veçoritë e karakterit. Një përfaqësues i çdo grupi lexon punën e grupit të tij.

2.Reflektimi: punë në dyshe.

- Përshkruani personin që ushtron një nga profesionet: sportist, kuzhinier, piktor, mjek.

P.sh. Ky është një futbollist. Ka trup të fuqishëm dhe të gjatë. Ka mustaqe të zeza dhe flokë të zinj. Është veshur me bluzë të kuqe me vija të bardha. Është i shkathët dhe plot energji, i qeshur kureshtar dhe luan shumë bukur. Gjatë lojës do të jetë në qendër të vëmendjes. Tregohet shumë i sigurt në lojë. Është optimist dhe mirënjohës.

48


Libër mësuesi Gjatë kësaj faze mund të punohen ushtrimet e F. së punës , fq 9. Në ushtrimin 1 nxënësit vendosin në tekst fjalët që tregojnë cilësitë e Jonit. Në ushtrimin 2 nxënësit përshkruajnë një shok ose shoqe të klasës duke përdorur sa më shumv mbiemra. Më pas punën tënde krahasoje me atë të shokut, duke shkëmbyer fletët. Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Përshkruani personin që doni më shumë. Rubrika: Njohuri për gjuhën Tema: Fjalia pyetëse

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë fjalitë pyetëse në fjalitë e dhëna me ndihmën e intonacionit dhe shenjës së pikësimit. • Të dallojë dy llojet e fjalive pyetëse tërësore dhe të pjesshme në fjalitë e dhëna. • Të intervistojë shokun duke përdorur pyetje tërësore apo të pjesshme.

Mjete: teksti, fisha me fjali pyetëse, shkumësa me ngjyra, fletë formati, stilolaps.

Fjalë kyç: fjali pyetëse, pyetëse tërësore, pyetëse të pjesshme. Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit, të intervistuarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, punë në dyshe, punë e drejtuar, punë në

grupe, partneri përballë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve, punë në dyshe.

Paraqiten në fisha fjali pyetëse të ndryshme. Lexohen nga nxënësit dhe rikujtohet prej tyre fjalia pyetëse. - Përse përdoren fjalitë pyetëse? - të pjesshme kur pyetja i drejtohet një pjese të fjalisë E gjetët rrugën shkurt? Po. (E gjetëm.)

Fjalia pyetëse:

- tërësore –

kur pyetja i drejtohet foljes, gjithë pjesës, së fjalisë Kush më kërkon? (Mësuesja.)

Përgjigjja me:në asnjë mënyrë, patjetër, sigurisht, me folje (po ose jo)

49


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Punë në çift. Me shokun e bankës nxënësit dialogojnë me njëri-tjetrin duke përdorur pyetje tërësore dhe pyetje të pjesshme (njëri pyet, tjetri përgjigjet dhe anasjelltas).

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 30. - Lexohen shembujt e dhënë në tekst. - Lexoni me vëmendje rregullat për dallimin e pyetjeve tërësore nga pyetjet e pjesshme. - Dalloni pyetjet tërësore nga ato të pjesshme në fjalitë e shoqëruara me figurat përkatëse: 1. pyetje tërësore 2. pyetje e pjesshme 3. pyetje pjesshme Në ushtrimin 1 nxënësit u përgjigjen pyetjeve dhe vendosin në kutizë T (tërësore), P (e pjesshme) Përgjigjet: (T, T, P, P, P, P, T) Në ushtrimin 2 Përgjigjjuni fjalive me po ose jo, me fjalë të tjera përcaktuese ose folje sipas shembullit. - Mos vallë s’e arrijmë dot trenin? Jo. (Patjetër, arrijmë.) - A erdhi mësuesja e fizikës? Po. (Sigurisht, erdhi.) - Thua të kem ngatërruar ushtrimin? Jo. (Në asnjë mënyrë.) Në ushtrimin 3 ndërtoni pyetje për përgjigjet e dhëna: - Sa veta jeni në familje? ______ vetë. - A është mësuesja me ne? Po ose Jo. - Çfarë profesioni ka ai? Inxhinier. - Çfarë profesioni ka ajo? Mësuese. Në ushtrimin 4 shkruani me cilën pjesë të fjalisë i dhe përgjigje pyetjes. (kryefjalë, kundrinor, kundrinor, kundrinor, rrethanor, rrethanor)

Reflektimi: partneri përballë.

Intervisto nxënësin që ke përballë duke përdorur pyetje tërësore dhe pyetje të pjesshme, tjetri përgjigjet. Juria e zgjedhur nga klasa vlerëson një nxënës për pyetjet dhe një nxënës për përgjigjet më të bukura.

Detyrë: Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 10.

50


Libër mësuesi

Rubrika: Lexojmë Tema: Vëllai i vogël

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin me role. • Të dallojë mjedisin dhe personazhet që veprojnë në të duke ilustruar me pjesë nga teksti. • Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u ndihmuar nga pyetjet e dhëna. • Të tregojë situata të ngjashme me atë të personazheve të tregimit.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: vëlla, familje, brengë, dënesë. Metodologjia: intervistë, lexim në role, të nxënit bashkëpunues, lexo-dallo-

rendit.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Intervistë.

Mësimi nis me një intervistë që mësuesi/ja bën me nxënësit. Sa fëmijë jeni në familjen tuaj? Ti je më i/e vogli/a apo më i madhi/ja? Si janë marrëdhëniet tuaja me vëllezërit ose motrat më të rritura? A grindeni ndonjëherë? Pse? Në rast se grindeni këtë gjë e bëni në prani të prindërve apo kur jeni vetëm? Pse? Këto janë disa pyetje që mësuesi/ja mund t’iu drejtojë nxënësve. Mund të shtoni dhe të tjera. Intervista mund të zhvillohet me disa nxënës. Mund të vini në rolin e intervistuesit dhe nxënësit, të cilët mund të punojnë në çifte.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit bashkëpunues.

Prezantimi i titullit të tregimit nga mësuesi/ja. Leximi i tregimit nga disa nxënës. Punimi i fjalëve të fjalorit. Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen. Identifikimi i personazheve të tregimit. Lexim me role i tregimit.

 Grupi i parë.  Grupi i dytë:  Grupi i tretë.

- Cila ishte ajo gjë e errët që kishte lindur në shpirtin e vëllait të vogël? Ilustroje me tekstin. - Për çfarë të vjen keq dhe për çfarë e gjykon djaloshin? - A ka ndodhur me motrat ose vëllezërit tuaj ndonjë situatë e ngjashme?

51


Libër mësuesi për tekstin

 Grupi i katërt: motrën  Grupi i pestë:

Reflektimi:

“Gjuha shqipe 5” - A ka të drejtë vëllai që ta ndalojë ose të urdhërojë për gjëra që i takojnë vetëm asaj? - A është një sjellje e denjë që vëllai të marrë në familje rolin e prindërve? Pse jo? Prezantohen punimet nga përfaqësuesi i çdo grupi.

Punim i rubrikës Analizo strukturën. Renditi veprimet e personazheve. -

Babai hyn në shtëpi. Puth vajzën e vogël. Vajza merr pallton që t’ia varë. Babai pyet fëmijët nëse i kanë bërë mësimet. Djali kafshon thonjtë. Nëna hedh supën në pjata. Djali nuk ha. Nëna pyet djalin. Motra e vogël tregon shkakun. Djali kërcënon motrën. Babai pyet djalin. Vëllai i vogël do që Mira të presë flokët. Vëllai i vogël po qan. Mira rri e heshtur. Mira dhe motra bisedojnë në darkë.

Detyrë shtëpie. Shkruaj me tri-katër fjali mendimin tënd për sjelljen e vëllait të

vogël.

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Drejtshkrim Tema: Shenjat e pikësimit në dialog

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë fjalët e folësit dhe autorit në dialogët e dhënë. • Të përdorë shenjat e pikësimit në tekstet e dhëna. • Të shkruajë një tekst me 5 fjali duke kthyer fjalët e personazheve në dialog.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fisha me shenjat e pikësimit - , : . Fjalë kyç: dialog, shenja pikësimi, vizë, dy pikësh, folës, autor. Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të shkruarit, të zbatuarit. Metodologjia: lojë dramatike, punë e drejtuar, shkrim i lirë.

52


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: lojë dramatike.

U paraqitet nxënësve një pjesë dramatike. (Pjesa e dramatizuar përzgjidhet nga mësuesi/ja.) Lexohet me grupe nxënësish duke ndarë rolet e personazheve që marrin pjesë në tregim. (tregimtari, ___, ___, ___, ___) Në tekstin e shkruar vizat në dialog tregojnë fjalët e thëna nga folësi dhe bashkëbiseduesi (personave që marrin pjesë në bashkëbisedim, ku ai që e fillon bisedën quhet folës dhe ai që i përgjigjet quhet bashkëbisedues). Gjatë lojës dramatike nxënësit do të kuptojnë se në të folur hiqen disa elemente që përdoren në të shkruar, si p.sh., fjalitë e tipit: tha ai, e pyeti ai, iu përgjigj me inat etj. Në komunikimin me shkrim → përdoret gjuha e shkruar dhe shenjat e pikësimit. Në komunikimin me gojë → përdoret gjuha e folur dhe mjete të tjera të komunikimit, si: intonacioni, gjesti, shikimi.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapen tekstet e Gjuhës shqipe 5 në faqen 34. Lexohen shembujt e dhënë në tekst. Lexohen me shumë vëmendje rregullat e dialogut dhe pjesët përbërëse të një dialogu (fjalët e folësit, bashkëbiseduesit, autorit). Në tekstin e dhënë nxënësit nënvizojnë fjalët e folësit dhe të bashkëbiseduesit me të kuqe dhe fjalët e autorit me blu dhe rrethojnë shenjat e pikësimit të përdorura në dialogun e dhënë. Në ushtrimin 1 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit në dialog. (- në fillim të fjalëve të folësit dhe pas fjalëve të folësit ose - para fjalëve të autorit) Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë fjalët e folësve dhe të autorit. Vendosni shenjat e pikësimit që mungojnë. Anika u zgjua dhe shkoi te shtrati i Tomit: - Zgjohu, Tomi, - i tha ajo. - Mezi pres... . Sa hap e mbyll sytë, Tomit i kishte dalë gjumi. - E beson, Anika, - tha ai, - mezi e prita mëngjesin. - Mund ta di, - e pyeti mamaja, - ç’ju shtyn që nguteni kaq shumë? - Në shtëpinë ngjitur ka ardhur një vajzë, - tha Tomi. (Në ushtrimin e mësipërm shenat që duhen vendosur janë shënuar me të zezë.)

Reflektimi: shkrim i lirë.

Shkruani një tekst me jo më pak se 5 fjali, duke kthyer fjalët e personazheve të figurës në dialog.

53


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

P.sh.: Nxënësit e klasës së pestë do të nisen për piknik. Fëmijët diskutojnë me njëritjetrin për orën e nisjes. - Në ç‘orë do shkojmë nesër në piknik? – pyeti Klajdi. - Të pyesim edhe Eartën për orarin, - tha Redi. Earta propozoi: - Nisemi në orën shtatë. Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimeve të F. së punës, fq 11.

Rubrika: Lexojmë Tema: Një natë ...në flakë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin duke respektuar shenjët e pikësimit. • Të dallojë shkakun e ngjarjes dhe pasojën duke ilustruar me pjesë nga teksti. • Të dallojë strukturën e tregimit duke ilustruar paragrafët përkatës. • Të shkruajë fjali (nga një për çdo rast) që kumtojnë të dhëna, ndjenja, dëshira.

Mjete: teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra. Fjalë kyç: dritë, ndezur, zjarr, flakë, rregullore, shkak, pasojë. Metodologjia: mendo-shkruaj-diskuto, të nxënit bashkëpunues. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mendo-shkruaj-diskuto.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme: Lexohen nga disa nxënës idetë e tyre.

Realizimi i kuptimit: Të nxënit bashkëpunues.

Prezantimi i titullit të tregimit “Një natë ... në flakë”. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin figurën. - A mund të parashikoni nëpërmjet figurës se për çfarë flet ngjarja? Nxiten nxënësit të japin idetë e tyre. Leximi tregimit nga disa nxënës. Lexim i tregimit në role. Nxënësit ndahen në grupe ekspertësh. Mësuesi/ja ka përgatitur pyetjet për çdo grup.

54


Libër mësuesi

 Grupi i parë. Lexoni pjesën e parë të tekstit. Përgjigjjuni pyetjeve. - Kur ra zjarr? - Ku shpërtheu zjarri? - Cili ishte shkaku i rënies së zjarrit? - Si veproi babai i Lilianës? Renditni veprimet që bëri ai? - Dalloni fjalët e gjyshes së Mirit. Çfarë shprehin këto fjali?

 Grupi i dytë. Lexoni pjesën e dytë të tregimit. Përgjigjjuni pyetjeve. - Ku zhvillohen ngjarjet. Cilat janë personazhet e kësaj pjese? - Çfarë u tregoi Liliana shoqeve dhe shokëve të klasës? - Cilat janë pyetjet që mësuesja iu sugjeroi nxënësve të saj? - Çfarë i kërkuan nxënësit mësueses?  Grupi i tretë. Lexoni rregulloren. Përgjigjjuni pyetjeve. - Sa rregulla ka shkruar mësuesja? - Krahasojini me rregullat që ju shkruat në fillim? - A ka në banesën tuaj dalje sigurie ose shkallë antizjarr? - Pse nuk duhet përdorur asnjëherë ashensori në rast zjarri? - Pse duhet të ecim këmbadoras dhe të kërrusur? - Pse duhet mbrojtur fytyra me një shami të lagur? - Çfarë kumtojnë rregullat? Cilat tipa fjalish janë përdorur? Nxënësit prezantojnë punët e tyre dhe vlerësohen. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të grupojnë dhe njëherë fjalitë që shprehin: Këshillë............................................................................................ Urdhër.............................................................................................. Urim................................................................................................ Mallkim.......................................................................................... Të dhëna..........................................................................................

Reflektimi:

Nxënësit sjellin përvoja të ngjashme me atë të tregimit dhe tregojnë se si kanë dalë nga rreziku. Në një fletë të bardhë nxënësit punojnë rregulloren e dhënë në libër. Më pas e ekspozojnë në muret e klasës.

Detyrë shtëpie. Shkruaj se si do të veprosh në rastin e mëposhtëm:

Ti je në shtëpi vetëm me motrat ose vëllezërit e tu. Padashur gjatë lojës motra ose vëllai i vogël gëlltit diçka, një pjesë lodre, një zar ose diçka tjetër. Si do të veprosh? Renditi veprimet e tua.

55


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Fjalia dëshirore dhe nxitëse

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë fjalitë dëshirore dhe nxitëse në fjalitë e dhëna, duke u nisur nga intonacioni dhe shenjat e pikësimit. • Të ndërtojë fjali nxitëse dhe dëshirore duke u bazuar në situatat e dhëna. • Të shkruajë nga dy fjali për çdo figurë të dhënë në tekst (dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse).

Mjete: teksti, tabela, fisha me fjali, fletore, stilolaps. Fjalë kyç: fjali dëshirore, urim, mallkim, fjali nxitëse, urdhër, këshillë, porosi, lutje. Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të krahasuarit, të krijuarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, punë në dyshe, shkrim i lirë Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve

Paraqiten para nxënësve fisha me fjali që shprehin urim, mallkim, kërkesë, këshillë, urdhër, udhëzim, porosi. Grupohen fjalitë sipas kumtimit. urdhër

porosi

lutje

kërkesë

nxitëse

pikë (.)

nxitëse-thirrmore

urim

mallkim dëshirore

Fjalia

gjithmonë thirrmore

pikëçuditje (!)

pikëçuditje (!)

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim. Hapet teksti në faqe 38. Lexohen shembujt e dhënë në tekst. Lexohen rregullat dhe dallimet mes fjalisë dëshirore dhe fjalisë nxitëse. Ndahen nxënësit në 4 grupe: lutje urdhër porosi

Grupi I. Ushtrimi 1.

Dalloni llojin e fjalisë duke shkruar nxitëse apo

dëshirore.Zgjidhja: (nxitëse, dëshirore, nxitëse, nxitëse, dëshirore, nxitëse, nxitëse, nxitëse, dëshirore, dëshirore)

56

kërkesë

nxitëse

pikë pikë

nxitëse thirrmore pikëçuditje


Libër mësuesi

 Grupi II: Ushtrimi 2. Lidhni fjalinë nxitëse me mesazhin që kumton. Zgjidhja: (kërkesë, lutje, këshillë, ftesë, porosi, kërkesë, propozim, urdhër, këshillë, propozim)

 Grupi III: Ushtrimi 3. Ndërtoni fjali nxitëse sipas situatës së dhënë. P.sh.: a. Ndihmomë ta zgjidh këtë problem. b. Ndalo aty! c. Të ftoj nesër në ditëlindje. ose Eja të diel për drekë te ne. ç. Mos kalo rrugën pa parë majtas e djathtas. d. Dido, pas stërvitjes, merr motrën në kopsht. 

-

Grupi IV. Shkruani disa urime sipas situatave të dhëna. Dalsh i pari! I gëzofsh këpucët e reja! Udhë të mbarë!

Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi, duke veçuar më të saktat.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Sipas figurave të tekstit nxënësit shkruajnë nga dy fjali për çdo figurë. Fjalitë mund të jenë dëftore, pyetëse, nxitëse, dëshirore. Lexohen nga nxënësi. Vlerësohet nxënësi për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të F. së punës fq 12.

Rubrika: Lexojmë Ora e parë Tema: Një e diel për t’u mbajtur mend

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit. • Të dallojë personazhet e tregimit. • Të renditë të papriturat që i ndodhën Peros duke ilustruar me pjesë nga tregimi. • Të argumentojë pse kjo e diel ishte e veçantë.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: e diel, vizitë, e papritur, e veçantë. Metodologjia: mendo-trego, lexim i drejtuar, lexo-argumento. 57


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja iu parashtron nxënësve një pyetje, si:

-Mendoni dhe tregoni se cila është gjëja më e bukur që ju ka ndodhur gjatë kësaj jave ose gjatë fundjavës. Nxiten nxënësit të tregojnë të gjithë rreth asaj që iu është dukur gjëja më e bukur, por pa dhënë arsye pse.

Realizimi i kuptimit.

Prezantohet titulli i tregimit nga mësuesi/ja “Një e diel për t’u mbajtur mend”. - Sot do të njihemi me një djalë me emrin Pero. Ai do të na tregojë se si e ka kaluar një të diel në shtëpinë e mikut të tij, Ivos dhe për të kjo e diel vërtet ia vlente ta mbaje mend. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shohin figurat që ilustrojnë tregimin. Lexim i tregimit me ndalesa. Ndalesa e parë Kur po i bija ...deri te ... si burrat. Ku zhvillohen ngjarjet? Kë priste Peroja që t’i hapte derën? Si e përshkruan Peroja babanë e Ivos? Si e kuptoni shprehjen: Ia shtrënguam duart fort njëri-tjetrit, si burrat. A mendoni se kjo mund të jetë e papritura e parë e Peros? Ndalesa e dytë Apartamenti i tyre...deri te ... biftek e kështu me radhë. Si e priti Ivoja Peron? Çfarë gatoi babai i Ivos? Pse Ivos nuk i pëlqente gatimi i babait të tij? Po mamaja e Peros çfarë gatuante? Pse Peros nuk i pëlqente? Po ty të pëlqejnë gatimet e mamasë sate? Cila ishte e papritura e dytë për Peron? Ndalesa e tretë Pas dreke ...deri te ... më e lezetshme se Princi i Persisë. Çfarë i mësoi xhaxhi Luka, Peros? Cilat ishin lojërat që ata luajtën në kompjuter? Cili ishte profesioni i xhaxhi Lukës? Pse fitonte ai shumë para? Cila ishte e papritura e tretë për Peron? Ndalesa e katërt Kur mbaruam së luajturi ... deri në fund. Cilat ishin gjërat që Ivoja i tregoi Peros në dhomën e tij? Cila ishte dëshira më e madhe e Ivos? A jeni në gjendje të thoni të papriturën e katërt? Leximi i tregimit nga disa nxënës.

Reflektimi: Punim i pyetjeve 7 dhe 8 të rubrikës Nxirr mesazhin. Pse Peroja e pëlqeu babanë e Ivos?

58


Libër mësuesi Peroja e pëlqeu babanë e Ivos, sepse

Arsyet 1 2 3 4 5

Unë e pëlqej babanë e Ivos, sepse

Arsyet 1 2 3 4

Detyrë shtëpie. Lexim i tregimit, ritregimi i përmbajtjes. 

Ora e dytë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë në role tregimin. • Të hartojë pikat e planit duke u bazuar në paragrafët e tekstit. • Të ritregojë tregimin sipas pikave të planit. • Të diskutojë mbi ëndrrat e tij/saj.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: pika plani, ritregim, lexim në role. Metodologjia: mendo-trego, lexim në role, lexo-përmblidh, punë në çifte. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo - trego

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet. Cilat janë disa nga gjërat që ti i ke shumë për zemër në dhomën tënde? Tregoja shokut tënd të bankës. A ka ndonjë gjë të ngjashme me ato të Ivos? Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit rreth gjërave të tyre.

Realizimi i kuptimit.

Lexim i tregimit në role nga disa nxënës. Hartimi i pikave të planit. Peroja shkon te shtëpia e Ivos. Prezantimi me babanë e Ivos. E papritura e parë.

59


Libër mësuesi për tekstin -

“Gjuha shqipe 5”

Kënaqësia e Ivos për ardhjen e Peros. Përgatitja e drekës nga babai i Ivos. E papritura e dytë. Peroja mëson kompjuterin nga babai i Ivos. Peroja luan në kompjuter dy lojëra. Peroja mëson mbi profesionin e babait të Ivos. E papritura e tretë. Dhoma e Ivos dhe gjërat e tij. Ëndrra e Ivos për t’u bërë alpinist. E papritura e katërt.

Ritregimi i pjesës duke u bazuar në pikat e planit. Punimi i ushtrimit 10 të rubrikës Analizo gjuhën. Lidhe titullin e pjesës me fjalën kyç të tregimit e papritur. Kthehu te teksti dhe shkruaj fjalitë që tregojnë se të papriturat që i ndodhën Peros ishin të këndshme. Çfarë tregojnë këto detaje.

Reflektimi: Punë në çift.

Ëndrrën tënde shkruaje në një letër. Këmbeje me shokun e bankës. A është një e papritur për të apo ia ke treguar më parë? Nxënësit nxiten të diskutojnë.

Detyrë shtëpie. Shkruaj në 5-6 rreshta cilat janë cilësitë e ngjashme dhe të ndryshme ndërmjet babait tënd dhe babait të Ivos.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruaj dhomën

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të shoqërojë përshkrimin me dëgjimin e pjesës nga mësuesi/ja. • Të përshkruajë dhomën duke u bazuar në figurën e tekstit. • Të dallojë elementet e një pikture (forma, funksionimi, ngjyra, gjendja). • Të përdorë në përshkrim elementet e duhura.

Mjete: teksti, fletore klase, pamje e dhomës së nxënësit në foto ose vizatim. Fjalë kyç: përshkrim, dhomë, pikë e këndvështrimit, vendndodhja e objekteve,

forma, funksioni, ngjyra, gjendja e objekteve.

Aftësitë: të lexuarit, të përshkruarit, të dalluarit, të zbatuarit. Metodologjia: dëgjim – mendim i drejtuar, përshkrim individual, diskutim i

përshkrimit.

60


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: dëgjim – mendim i drejtuar.

Lexohet përshkrimi i një dhome realizuar në bazë të pikturës së piktorit të njohur holandez Van Gog. - Çfarë ka dashur të thotë artisti me shprehjen “Ja, kaq.” (Dhoma e tij ishte e thjeshtë, siç e kishte pikturuar ai.) Lexohet përshkrimi që ka bërë një bashkëmoshatar për dhomën e tij. - A ju pëlqen përshkrimi që dëgjuat? Pse? - Çfarë ka të përbashkët në përshkrimin e kësaj dhome me atë të dhomës së Ivos? Për të përshkruar një dhomë duhet të mbash parasysh këto:: - Gjej pikën e këndvështrimit tënd. - Përshkruaj vendndodhjen e objekteve. - Përqendrohu te forma, funksionimi, ngjyra, dhe gjendja e tyre.

Realizimi i kuptimit: përshkrim individual.

Çdo nxënës përfytyron ose nxjerr foton apo vizatimin e dhomës së tij. Duke u mbështetur te modelet e tekstit dhe elementet përbërëse të përshkrimit të dhomës, çdo nxënës krijon një tekst përshkrues me jo më pak se 10 fjali.

Reflektimi: diskutim i përshkrimit.

Lexohen përshkrimet e nxënësve me zë. Diskutohen me njëri-tjetrin mënyrat e përshkrimit të dhomës. Përzgjidhen përshkrimet më të mira duke i ekspozuar në këndin e klasës. Vlerësimi i nxënësit për punët e bëra.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të F. së punës fq 13. Rubrika: Njohuri për gjuhën

Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit në ligjëratën e drejtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë ligjëratën e drejtë në tekstet e dhëna duke u bazuar në shenjat e pikësimit: dy pika, thonjëzat, viza. • Të përdorë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë. • Të shndërrojë ligjëratën e zhdrejtë të dhënë në ligjëratë të drejtë.

Mjete: teksti, tabela, shenjat e pikësimit në fisha, shkumës me ngjyra, stilolaps, fletore, tabakë të bardhë letre (flipçart).

61


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Fjalë kyç: ligjëratë e drejtë, e zhdrejtë, thonjëza, dy pika, vizë. Aftësitë: të dalluarit, të vrojtuarit, të zbatuarit, të shndërruarit, të shkruarit. Metodologjia: stuhi mendimesh, punë e drejtuar, punë e pavarur - zbatimi i njohurive. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: stuhi mendimesh.

Në një flipçart paraqitet një tekst me raste të ndryshme të përdorimit të ligjëratës së drejtë ku fjalët e autorit janë para, në mes ose pas. Fjalët e autorit dy pika vizë dy viza

Ligjërata e drejtë: Biseda që është bërë më parë

Fjalët e folësit

jepen pa asnjë ndryshim futen mes thonjëzave

Të gjitha rastet e dhënë gjatë stuhisë së mendimeve shoqërohen me shembuj të dhënë në flipçart.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 45. Lexohen shembujt e dhënë në tekst. Lexohen rregullat drejtshkrimore për çdo rast të përdorimit të ligjëratës së drejtë. Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë me të kuqe ligjëratën e drejtë në tekstin e dhënë. Rretho me laps shenjat e pikësimit që përdoren në ligjëratën e drejtë. Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit në ligjëratat e dhëna në tekst. Punohen ushtrimet 3-6 nën drejtimin mësuesit/es.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive drejtshkrimore.

Në fjalinë e dhënë, nënvizo ligjëratën e drejtë dhe përdore në tri pozicione: para fjalëve të autorit, në mes, në fund. Mirela thotë: “Arbri më vonon shumë”. “Arbri më vonon shumë”, - thotë Mirela. “Arbri, - thotë Mirela, - më vonon shumë.” Mësuesi/ja këmbëngul që nxënësit të përdorin drejt shenjat e pikësimit. Nxënësve u kërkohet të ngjyrosin shenjat e pikësimit, që t’i ngulitin. Në fjalitë me ligjëratë të drejtë, sipas shenjave të pikësimit dhe përdorimit të ligjëratës shpjegohet kuptimi i çdo fjalie: 1. “Ani, - thotë Erta, - mëson shumë.” 2. Ani thotë: “Erta mëson shumë.” 3. “Erta mëson shumë,” - thotë Ani. Vlerësimi i nxënësve. Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve te F së punës fq 15.

62


Libër mësuesi

Rubrika: Flasim Tema: Flasim me intonacionin e duhur.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tekste me intonacionin e duhur. • Të dallojë tipat e fjalive sipas intonacionit. • Të interpretojë biseda në çift duke përdorur intonacionin e duhur.

Mjete: teksti gjuha shqipe 5. Fjalë kyç: intonacion, këshilla. Metodologjia: dëgjo –vëzhgo-zbulo, lojë në grup. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja drejton pyetje në mënyrë që nxënësit të rikujtojnë njohuritë e marra. - Nisur nga përmbajtja e tyre, çfarë lloje tekstesh njihni? - Tekst shkencor, tekstin me rregulla, tregimin, poezinë, fabulën etj. - Çfarë respektojmë kur lexojmë një tekst? - Çfarë funksioni kanë shenjat e pikësimit? Nga të gjitha këto që thatë, arrijmë në përfundimin: Nëse arrijmë të lexojmë duke respektuar shenjat e pikësimit, ne kemi lexuar pjesën me intonacion. Mësuesi/ja paraqet elementet e intonacionit. Intonacioni ngritja dhe ulja e zërit

shqiptimi i qartë i fjalëve

theksimi i fjalëve

Realizimi i kuptimit. Dëgjim –vëzhgim-zbulim.

Nxënësit udhëzohen të dëgjojnë leximin nga mësuesi/ja. Gjatë leximit të mësuesit/es duhet të shënojnë me shpejtësi vetëm fjalitë që kumtojnë kënaqësi, dyshim, frikë, shqetësim etj. Kujdes! Shikoni shenjat e pikësimit. Ato do t’ju ndihmojnë ta realizoni si duhet këtë proces. Lexohet teksti nga mësuesi/ja më një intonacion të qartë. Nxënësit nënvizojnë fjalitë. Pasi i nënvizojnë, orientohen t’i shkruajnë. Punohen së bashku me mësuesin/en për të qartësuar se çfarë shprehin fjalitë. Sa bukur ngjaja! Ku i dihej! Sa u tremba!

63


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

- Si do të bëj unë i shkreti kur të martohem?! Ç’mrekulli të luash futboll! I poshtri! Do të ma paguajë! - Penallti! Penallti! - Oh tani humbëm fare! - Zot, çfarë ditë! - Më të mirit në fushë! - Sa i zoti jam! Ky është një ushtrim i një shkalle vështirësie jo të ulët. Inkurajoni nxënësit për gjetjet e tyre. Ndonjë fjali që ata nuk e kanë nënvizuar, mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që ta lexojnë dhe njëherë. Nxënësit lexojnë këshillat e dhëna në tekst në rastin kur flasin dhe në rastin kur dëgjojnë. Në këto këshilla nxënësit nxiten të tregojnë raste kur ata nuk kanë vepruar sipas këtyre këshillave.

Reflektimi: Lojë në grup. Nxënësve iu sqarohet loja që do të luajnë. Iu sugjerohet të zgjedhin shokët me anë të lojës Lëviz, krijo dyshe. Në këtë lojë nxënësit ecin në klasë dhe në momentin që mësuesi/ja thotë stop nxënësit do të formojnë çifte me shokun që janë pranë. Pasi formohen çiftet, nxënësit punojnë në një fletë bisedën që do të zhvillojnë duke shfaqur një emocion, si zemërim, gëzim. Iu sugjerohet të sjellin në mendje ngjarje të gëzuara, emocionale që iu kanë ndodhur. Më pas zhvillojnë bisedën pas perdes së improvizuar me anë të një cope bezeje. Nxënësit e tjerë do të gjejnë se për çfarë ndjesie bëhet fjalë. Nxënësit përzgjedhin grupin që prezantoi më mirë.

Rubrika: Njohuri për gjuhën (drejtshkrim) Tema: Përdorimi i shenjave të pikësimit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë me intonacionin e duhur fjalitë e dhëna duke u bazuar në shenjat e pikësimit. • Të përdorë shenjat e pikësimit në fjalitë e dhëna. • Të drejtshkruajë shenjat e pikësimit në ligjëratën e drejtë dhe në dialog.

Mjetet: teksti, kartolina me shenjat e pikësimit, shkumësa me ngjyra. Fjalë kyç: shenja pikësimi, ., !, ?, :, “ ”, -. Aftësitë: të lexuarit, të zbatuarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, diktim. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Në flipçart paraqitet një tekst ku janë përdorur shenjat e pikësimit të mësuara në orët e kaluara.

64


Libër mësuesi Pyeten nxënësit: - Ç’shenja pikësimi janë përdorur? - Pse janë përdorur këto shenja pikësimi? Lexohet teksti me intonacion nga nxënësit.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti i gjuhës në faqen 49. - lexohen shenjat e pikësimit të vendosura në kutiza, - lexohet me kujdes rubrika Kujto, - mësuesi/ja u paraqit nxënësve shenjat e pikësimit në kartolina. Grupohen shenjat e pikësimit: pikëpyetja?

pika.

pikëçuditja!

Shenja pikësimi në fjali të ndryshme:

pikëpresja;

presja,

dypikëshi Shenja pikësimi në dialog e ligjëratë të drejtë

thonjëza

viza

dy vizat

- Në tekstin e ushtrimit 1 nxënësit nënvizojnë shenjat e pikësimit dhe tregojnë për se janë përdorur. - Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit aty ku mungojnë (?, -, :, -, ., -, ?, -, ., -, !) - Në ushtrimin 3 nxënësit vendosin shenjat e pikësimit ku mungojnë. (., -, ., -, ., ., ., “ ”, :, “, “ ”, ., :, “ ”)

Reflektimi: diktim – zbatim i njohurive të mësuara.

- Përzgjidhet nga mësuesi/ja një tekst, ku të jenë përdorur shenjat e pikësimit të mësuara më lart. - Diktohet pjesa nga mësuesi/ja. - Shkruhet teksti nga nxënësit duke pasur kujdes në drejtshkrimin e shenjave të pikësimit. Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie. Punim i ushtrimeve të F. së punës fq 16.  Rubrika: Lexojmë Tema: Paniku Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin rrjedhshëm, qartë. • Të hartojë pikat e planit të tregimit.

65


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

• Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve. • Të pasurojë fjalorin me shprehje frazeologjike. Të zëvendësojë shprehjet frazeologjike me fjalë të tjera. • Të diskutojë mbi gjendjen shpirtërore të Mimozës duke bërë krahasime me veten e tij/saj në situata të ngjashme.

Mjete teksti: teksti “Gjuha shqipe 5”. Fjalë kyç: mësimi i matematikës, nxënëse e re, panik, e shtangur. Metodologjia: mendo-diskuto, parashikim me anë të titullit, të nxënit në

bashkëpunim, shkrim argumentues.

Zhvillimi i mësimit

Hapi i parë: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen: - Çfarë mendon para se të fillojë ora e mësimit? Jep mendimin tënd. jam e kënaqur, kam frikë, jam e emocionuar, jam e shqetësuar, nuk jam e sigurt për mësimet. Nxënësit lihen të japin idetë e tyre dhe arsyet pse ndihen të tillë. - A ju ka zënë ndonjëherë paniku? Cila ka qenë arsyeja e vërtetë? - Si e ke mposhtur atë? Kush ta ka ndihmuar?

Hapi i dytë. Mësuesi/ja prezanton titullin e tregimit. - Një nxënëse më emrin Ardita Mero, sot do të na tregojë një moment kur atë e ka zënë paniku? Si mendoni ju, cila mund të ketë qenë arsyeja? Nxënësit shprehin mendimet e tyre. Lexohet tregimi nga dy-tre nxënës. Lexohen fjalët e reja dhe formohen fjali me to. Gjithashtu, punohet dhe pyetja 6 e rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit punojnë individualisht në ndarjen në fragmente të tregimit dhe hartimin e pikave të planit. 1. Gjendja e Mimozës në shkollën e re. 2. Ngritja në mësim. 3. Hutimi i Mimozës. 4. Pyetje e mësueses. 5. Vazhdimi i gjendjes së hutimit. 6. Padurimi i shokëve. 7. Përgjigjja e një shoku. 8. Inati i Mimozës. Në çift nxënësit krahasojnë punën e njëri-tjetrit. Lexojnë punën e tyre dhe mësuesi/ ja përzgjedh punimet më të sakta.

66


Libër mësuesi Mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të dallojnë në tekst fjalitë ku shprehet gjendja shpirtërore e Mimozës dhe ta ritregojnë me fjalët e tyre. Të nxënit në bashkëpunim. Grupi i parë. - Pse Mimozën e ka kapur paniku? Jep disa arsye. Grupi i dytë. - Përshkruaj raste kur ju keni qenë në një situatë të tillë. Si mendoni, cili ka qenë shkaku dhe pasoja?  Grupi i tretë. - Si mund ta mposhtim frikën dhe ankthin?  Grupi i katërt. - Gjeni fjalët kyç që lidhen me gjendjen e panikut të Mimozës. Ndalu te ndjesitë dhe veprimet.  Grupi i pestë. - Zëvendëso shprehjet frazeologjike me fjalë të tjera. nuk e hapa gojën – nuk fola fare. provova të hapja gojë - provova të flisja. m’u zgjidh gjuha – fillova të flisja pa drojë. bëra të flas - u mundova të flisja.

 

Reflektimi: shkrim argumentues.

Si mendoni se kanë menduar shokët për Arditën në një situatë të tillë? Mos harroni se ajo është një nxënëse e re në këtë klasë. Argumento përgjigjen tënde.

Detyrë shtëpie. Përshkruaj një rast ku familjen tënde e ka zënë paniku. Nëse nuk keni një rast të tillë, atëherë vër në lëvizje kujtesën tënde, kur ke qenë i/e vogël ose prindërit t’iu tregojnë një rast nga vetja e tyre.

Rubrika: Shkruajmë Tema: Përshkrimi i ndjenjave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë: • Të përshkruajë ndjenjat duke u bazuar në pamjen e jashtme të personit • Të përshkruajë sjelljen e një personi në një situatë të dhënë • Të tregojë ndjenjën që i bën më shumë përshtypje në pamjen e jashtme tek një person.

Mjete: teksti, pamje që tregojnë gëzim, frikë, zemërim, trishtim, fletë formati, stilolaps, laps. Fjalë kyç: përshkrim, ndjenja, shkak, pasojë, person. Aftësitë: të përshkruarit, të dalluarit, të demonstruarit. Metodologjia: diskutim – demonstrim, të nxënit në bashkëpunim, shkrim i lirë, Turi i galerisë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim – demonstrim.

Secili prej nesh provon ndjenja e gjendje shpirtërore të ndryshme

67


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

zemërim (rrudhja e ballit) trishtim (shprehja e syve)

pakënaqësi (mënyra se si silleni)

shenjat e jashtme

gëzim

mërzi (toni i zërit)

- Paraqiten pamje të ndryshme të gjendjes shpirtërore nga nxënës të ndryshëm para klase.

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim. Hapet teksti në faqen 52. Lexohen njohuritë e dhëna për përshkrimin e ndjenjave. - Vëreni me kujdes figurat dhe përshkruani sjelljen e personazheve. Ndahen nxënësit në grupe. Çdo grupi i caktohet një situatë që të përshkruaj sjelljen e një personi: Grupi I: takimi i papritur me një mik. Grupi II: dhënia e një lajmi të mirë Grupi III: një telefonatë e mërzitshme Grupi IV: një ndeshje në televizion Grupi V: një stuhi e fortë Çdo përfaqësues grupi jep përgjigjen për situatën e dhënë.

Reflektimi: shkrim i lirë, Turi i galerisë.

U kërkohet nxënësve të paraqitin me anë të vizatimit ndjenja shpirtërore të ndryshme. Pas përfundimit të detyrës nxënësit i ekspozojnë në muret e klasës vizatimet. Përzgjidhen vizatimet më të mira nga vetë nxënësit.

Detyrë shtëpie. Shkruani për një sjellje që ndikon pozitivisht në gjendjen tënde shpirtërore.

Rubrika: Njohuri për gjuhën Tema: Shprehjet frazeologjike

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të zëvendësojë shprehjet frazeologjike të dhëna me një fjalë të vetme. • Të formojë fjali me shprehjet frazeologjike. • Të shkruajë 5 fjali duke përdorur shprehje frazeologjike.

Mjete: teksti, tabela, fisha me shprehje frazeologjike, fjalori i gjuhës shqipe. Fjalë kyç: Shprehje frazeologjike, grup fjalorësh, fjalë e vetme, fjali. Aftësitë: të zëvendësuarit, të formuarit, të shkruarit. Metodologjia: mendo – punë në dyshe – shkëmbe me të tjerët, 68


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – punë në dyshe – shkëmbe me të tjerët.

Në çifte nxënësit i drejtojnë njëri-tjetrit një shprehje frazeologjike. Shoku mendon dhe e zëvendëson me një fjalë të vetme. Shkëmbehen rolet në dyshe. (Mësuesi/ja u ka kërkuar paraprakisht nxënësve të gjejnë disa shprehje frazeologjike.) grupe fjalësh që kanë kuptimin e një fjale të vetme

Shprehje frazeologjike:

zëvendësohen me një fjalë të vetme pasurojnë fjalorin

kanë mundësi shprehëse

kanë ngarkesë emocionale

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues. Hapet teksti në faqe 53: lexohet teksti, fjalët me ngjyrë zëvendësohen me një fjalë të vetme. më ngriu gjaku → u tremba më mbeti fjala në buzë → pa folur u tret si kripa në ujë → u zhduk m’u zgjidh gjuha → fola -

Lexohen me kujdes fjalitë në kuadrate për shprehjet frazeologjike. Ndahen nxënësit në grupe:

 

Grupi 1: Lidhni shprehjen frazeologjike me fjalën që e zëvendëson. Grupi 2: Shprehjet frazeologjike zëvendësoji me një fjalë të vetme. i jap zemër → kurajë i lë punët varur → pa mbaruar ia ka varur punës → nuk punon i jap dorën → e ndihmoj bëj be e rrugë → betohet mbeta pa mend → u habita ia mbush mendjen → e bind me mend në kokë → mendohu s’lë dy gurë bashkë → i lëvizshëm Grupi 3: Shkruaj 4-5 fjali ku të përdoren disa nga shprehjet frazeologjike nga ushtrimi 2.

Dëgjohen punët e çdo grupi, duke dhënë edhe vlerësimin përkatës.

Reflektimi: punë e pavarur - zbatimi i njohurive të marra. 69


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Nxënësit nxjerrin nga fjalori shprehje frazeologjike duke dhënë edhe shpjegimin e tyre. Nxënësit punojnë në dyshe. Punohen ushtrime nga Fletorja e punës fq 18. Vlerësimi i nxënësve për kontributin që japin në grup. Detyrë shtëpie. Gjeni 6 shprehje frazeologjike dhe formoni fjali me to.

 Rubrika: Lexojmë

Tema: Ah, këto vajzat....

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin qartë. • T’iu përgjigjet pyetjeve duke ilustruar me pjesë nga tregimi. • Të diskutojë mbi personazhin dhe gjendjen e tij shpirtërore. • Të japë mendimin e tij mbi temën e tregimit. • Të krijojë një tregim humoristik me 5-6 rreshta duke u bazuar në figura.

Mjete: teksti Gjuha shqipe 5. Fjalë kyç: honeps, thithëlopë, shastis, kaptoj, depërtoj, duan edhe bëjnë. Metodologjia: parashikim me anë të titullit, punë në çifte, punë në grupe,

shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja orienton nxënësit.

- Lexoni titullin e tregimit. - A ju ndihmon ai të mësoni se për kë bëhet fjalë në tregim? - Ju mendoni se vajzat do të lavdërohen apo e kundërta? - Po të shikoni me vëmendje titullin do të vini re se mbaron me tri pika. Kjo tregon se kuptimi nuk është i plotë. Ai do të zbulohet gjatë leximit.

Realizimi i kuptimit:

Lexim i tregimit nga nxënësit sipas paragrafëve. Nxënësit udhëzohen që gjatë leximit të tregimit të nënvizojnë fjalët që nuk ua dinë kuptimin. Leximi i fjalëve të fjalorit. Shpjegimi me ndihmën e mësuesit/es.

Punohet rubrika Kupto përmbajtjen. Në pyetjen 1 të kësaj rubrike nxënësit duhet të dallojnë nëse Grioleti e ka fjalën për ndonjë vajzë në veçanti apo për vajzat në përgjithësi.

70


Libër mësuesi Në pyetjen 2 nxënësit, pasi lexojnë tekstin, duhet të thonë disa nga mendimet e Grioletit mbi vajzat. Ato që mbajnë mend, sepse e gjithë pjesa ka të bëjë me mendimet e Grioletit. Në pyetjen 3 nxënësit diskutojnë se cili mund të jetë shkaku që ka çuar në një gjendje të tillë shpirtërore të Grioleti.

Nxënësit punojnë në çift rubrikën Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 7 nxënësit përzgjedhin alternativat mbi shkakun që ka çuar në një gjendje të tillë shpirtërore të Grioleti. Ata shkruajnë përbri shprehjeve që përdor Grioleti të kundërtat e tyre.

Kanë frikë nga gjithçka. Nuk duan të rrezikojnë. S’dinë të ruajnë fare të fshehtën. As trimëri, as guxim dhe as forcë nuk kanë. Kur u thua një fjalë të mirë të nxjerrin gjuhën.

Nuk kanë frikë nga asgjë. Duan të rrezikojnë. Dinë të ruajnë të fshehtat. Kanë forcë, guxim dhe trimëri. Kur u thua një fjalë të keqe të buzëqeshin.

Në ushtrimin 8 nxënësit përpiqen të gjejnë në tregim tri shprehje frazeologjike. Ato mund të jenë: mos të të shkojë mendja → mos e mendo ia japin të qarit → qajnë as që u vjen zor → nuk turpërohen Reflektimi: Punë në grup, shkrim i lirë. Klasa ndahet në dy grupe. Në dy tabakë letre vajzat japin mendimet e tyre se çfarë u pëlqen dhe çfarë nuk u pëlqen te djemtë. Të njëjtën gjë bëjnë dhe djemtë. Prezantohen punët dhe mësuesja nxit nxënësit të duartrokasin njëri-tjetrin dhe të kalojë gjejnë zgjidhje pozitive për gjërat që vajzat dhe djemtë nuk pëlqejnë te njëri-tjetri. Nxënësit hartojnë një shkrim me humor me 5-6 rreshta duke parë figurat. Vajza dëshiron t’i dhurojë shokut një lule. Djali mbyll hundën se nuk ia duron dot erën. - Pse lule duan djemtë, moj?! - i thotë ai. - Mua do të më pëlqejë ndonjë top, libër me luftëtarë. Pse vajzë jam unë? Kjo orë mësimi shërben shumë mirë si pjesë e një ore të lirë ku duam të edukojmë barazinë gjinore mes nxënësve. Detyra shërben si pikënisje e një ore të tillë.

Rubrika: Njohuri për gjuhën Tema: Sinonimet, antonimet

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë sinonimet dhe antonimet në një tekst të dhënë. • Të krijojë çifte antonimike me emra, folje, mbiemra, dhe ndajfoljet e dhëna. • Të shndërrojë fjalitë e dhëna në kuptimin e tyre të kundërt.

Mjetet: teksti, tabela, fisha me sinonime, antonime, shkumësa me ngjyra, 71


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

fletë formati, stilolaps. Fjalë kyç: sinonim, antonim, çift, emra, mbiemra, folje, ndajfolje. Aftësitë: të dalluarit, të krijuarit, të shndërruarit, të shkruarit.

 

Struktura e mësimit Fazat e strukturës Strategjitë mësimore

Veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i nxënësve

a. Parashikim

diskutim për njohuritë paraprake

diskutim i ideve

punë në grupe

b. Ndërtim i njohurive

fjalë të reja kuptimore

të nxënit bashkëpunues

punë në grupe

c. Përforcim

ushtrime të reja

zbatim i njohurive të marra

punë me shkrim

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: diskutimi i njohurive paraprake.

Ndahen nxënësit në grupe të vogla me 5-6 nxënës. Në fletët e formatit çdo grup gjen të shkruara 5 fjalë. Gjeni të kundërtat e secilës fjalë apo fjalë të tjera që kanë të njëjtin kuptim ose kuptim të përafërt.

 Grupi I:

vesh → ngjit → vij → mbledh → mbush →

 Grupi II:

keq → ngadalë → shkurt → afër → prapa →

 Grupi III:

i shëmtuar → i vogël → i veshur → i ulët → i drejtuar →

 Grupi IV:

frikë → mbarësi → zemërim → emër → vajzë →

- Si quhen fjalët me kuptim të njëjtë? - Po fjalët me kuptim të kundërt? Sinonimet:

Antonimet:

-

fjalë me kuptim të njëjtë ose afërsisht të njëjtë, mënjanojnë përsëritjen e fjalëve, të rëndësishme, japin nuanca të reja kuptimore. -

fjalë me kuptim të kundërt.

Cili grup i gjeti më shpejt sinonimet dhe antonimet?

72


Libër mësuesi

Ndërtimi i njohurive: formim fjalësh të reja kuptimore, të nxënit bashkëpunues.

- Lexohen shembujt e dhënë në tekst për sinonimet dhe antonimet. - Lexohen me vëmendje njohuritë gjuhësore për sinonimet dhe antonimet, të dhëna në tekst. - Kalohet në punimin e ushtrimeve të tekstit. Sipas grupeve nxënësit punojnë ushtrimet 1, 2, 3, 4, 5.

Ushtrimi 1: Shkruani përbri figurave fjalë sinonime. -

vajzë çikë gocë çupë

- djalë - çun - voc

- laps - kalem

Ushtrimi 2: Në fjalët e dhëna vijëzo fjalët që s’janë sinonime (pakënaqësi, shkoj, fatkeqësisht).

Ushtrimi 3: Zëvendëso fjalën e nënvizuar me sinonimet në kllapa.

Nis – fillon; shtëpitë – banesat; të bukura – të mrekullueshme; bënë – zhvilluan; drejtonte – udhëhiqte; i pashëm – i hijshëm.

Ushtrimi 5: Ndrysho fjalitë në mënyrë që të tregojnë të kundërtën. ....vjetrit ... ngadalë ... rinjtë .... shpejt

- Çdo grup jep përgjigjen sipas kërkesës.

Përforcimi: zbatim i njohurive të reja – punë me shkrim.

- Punohet ushtrimi 4. Nxënësit do të punojnë me shkrim në tekst. Shkruani çifte antonimesh: folje, ndajfolje, mbiemra, emra. Sipas kohës në dispozicion punohen ushtrime nga Fletorja e punës. Vlerësohen nxënësit për punën me shkrim që kanë bërë. Detyrë shtëpie. Shkruani 5 sinonime dhe 5 antonime. Formoni fjali me to ose ushtrimet 2, 6, 7 te Fletorja e punës.

 Rubrika: Lexim

Tema: Pipi Çorapegjata

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin qartë dhe në role. • T’u përgjigjet me gojë pyetjeve rreth tregimit. • Të pasurojë fjalorin me fjalë te reja dhe t’i përdorë në fjali. • Të ilustrojë përgjigjet e tij/saj me pjesë të shkëputura nga teksti. • Të analizojë personazhin e Pipit dhe shokët e saj. • Të shprehë mendimin e tij/saj mbi personazhin e Pipit.

73


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

• Të dallojë shprehjet frazeologjike në tregim. Mjetet: teksti i gjuhës, libri “Pipi Çorapegjata” Fjalë kyç: Pipi Çorapegjata, zdap, vajzë e cuditshme, mbërthej nga krahët,sokëllij, kundroj, e zgërdhirë, çapezvarrë, huazoj, nduk, mështekën, shakulleps, gjep. Metodologjia: kllaster, lexim në role, të nxënit në bashkëpunim, rrjet diskutimi.

  

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Hapi i parë. Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin figurën e dhënë në libër. Aty është paraqitur Pipi Çorapegjata. -Nga ato që keni lexuar apo parë në film përshkruani Pipin nga pamja e jashtme dhe karakteri i saj. Pamja e jashtme flokëkuqe dy çorape të gjata dy bishtaleca të ngritur

Karakteri Pipi Çorapegjata

e dashur e shkathët ndihmon shokët e saj

dy këpucë të mëdha

tërheqëse

fytyrën me quka

interesante

Realizimi i kuptimit. Hapi i dytë. Mësuesi/ja lexon pjesën sqaruese se nga është marrë teksti. Ky shënim i prezanton nxënësit me tregimin. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të lexojnë në heshtje tregimin. Shpjegohen fjalët e fjalorit me ndihmën e fjalorit shpjegues. Nxënësit identifikojnë personazhet e tregimit: Pipi, Tomi, Anika, Uilli, Bengti, Më pas nxënësit lexojnë në role. Të nxënit në bashkëpunim.

  

Grupi i parë. - Cilët nga fëmijët po grindeshin dhe kundër kujt? Cili ishte shkaku i grindjes? - Cila është arsyeja pse Pipi u fut në mes të grindjes? Grupi i dytë. - Ritregoni kulmin e zhvillimit të ngjarjes. Ritregoni fundin e ngjarjes. Grupi i tretë. - Kujtoni shprehjet e Grioletit për vajzat. A përputhen me ato çka bën Pipi? Mendimet e Grioletit

74

Pipi

Grupi i katërt. - Pse personazhi i Pipit është për fëmijët e çdo kohe model krahasimi?


Libër mësuesi Ilustrojini me tekstin cilësitë e mëposhtme: e shkujdesur tërheqëse mbrojtëse guximtare e zgjuar e fortë  Grupi i pestë. Në dialogun midis Pipit dhe djemve ka disa shprehje frazeologjike që përdoren në të folurin e përditshëm nga fëmijët e kësaj moshe. Gjejini ato. ________________________________________________________________ __________________________________________________________________ __________________________________________________________________ ___________________________________________________________ Nxënësit prezantojnë punën e grupeve të tyre. Vlerësohen nga shokët dhe mësuesi/ja. Nxënësit punojnë ushtrimin 12 ku gjejnë se nga cili emër formohen mbiemrat: burracak dhe burrëror. Këto fjalë formohen nga emri burrë.

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Nxënësit ndahen në dy grupe, vajza dhe djem. Pyetja për vajzat: Jo A do t’iu pëlqente ta kishit Pipin shoqe të ngushtë?

Po

Përfundimi: Po do të më pëlqente. Ajo është e sjellshme, e dashur dhe ndihmon shokët e saj. Unë do të kisha nevojë për një mike që të ndihmon. Pyetje për djemtë: Jo A do të ndiheshit në siklet po të kishit një shoqe si Pipi?

Po

Detyrë shtëpie. Jep opinionin tënd duke sjellë disa arsye, se përse prindërit dhe mësuesit nuk e marrin asnjëherë si shembull një tip si Pipi.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Një mik i madh; Fjalori

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë llojet e fjalorëve • Të dallojë elementet ndihmëse në gjetjen e fjalëve në fjalor • Të rendisë fjalë të caktuara sipas rendit alfabetik. • Të gjejë fjalën bazë, nëpërmjet së cilës fjala gjendet në fjalor.

Mjete: fjalori i gjuhës shqipe, fjalor të ndryshëm, teksti, laps, ngjyra, rend alfabetik. Fjalë kyç: fjalor, fjalë, rend alfabetik, veçori gramatikore, fjalë të pandryshueshme. Aftësitë: të dalluarit, të treguarit, të provuarit. Metodologjia: pyetja e ditës, veprimtari e drejtuar, punë në grupe, punë e pavarur, punë në çifte.

75


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

U paraqiten nxënësve disa fjalorë të tipave të ndryshëm. Pyeten nxënësit: - Përse fjalori është një mik i madh për këdo? Idetë e nxënësve shkruhen në tabelë:

Veçoritë gramatikore të fjalës

 Fjalori

Të tregon si ta shkruash fjalën

Përmban fjalë të gjuhës shqipe e të një gjuhe të huaj

Shpjegon kuptimin e fjalëve

Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar, punë në grupe. Hapet teksti në faqen 61. Lexohen njohuritë gjuhësore të dhëna në tekst për fjalorin, si një mik i madh. Kujdes të madh u kushtohet rubrikave: a)

Si e gjejmë fjalën në fjalor ( kërkojmë fjalën në fjalor duke parë shkronjën e parë, dytë, tretë). Lexohet shembulli në tekst.

b)

Gjendet kuptimi i fjalës.

c)

Shihen veçoritë gramatikore të fjalës për emrin, foljen, mbiemrin.

Ndahen nxënësit në grupe me 4-5 vetë. Çdo grup duhet të ketë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.

 Grupi I: Plotësoni tabelën duke shkruar me laps emrat dhe foljet që ndihmojnë për të gjetur fjalët në fjalor. Emra (plak, mik, djalë, grua, lumë, park, fik) Folje (këndoj, shkruaj, pastroj, vizatoj, marr, takoj shikoj)  Grupi II: Shkruani sipas rendit alfabetik, fjalët e dhëna. (alarm, anëtar, bashkëpunim, buri, copëtoj, detyrim,dimër, dhomë, fitoj, garë, gjatësi, gjethe, ilustrim, letër, mirësi, nis, pemë, përgjegjësi, shënjestër, shkollë, titull, tokë, zile, zhapik).

76


Libër mësuesi

 Grupi III: Zgjidh një nga fjalët në kllapa dhe vendose ndërmjet dy fjalëve të dhëna: pemë pikturë pjeshkë; natë nepërkë nesër; qafë qendër qerre;  Grupi IV: Shkruani fjalët sipas rendit alfabetik, kur ato fillojnë me të njëjtën shkronjë: B

bagëti, banesë, burim;

Ç

çati, çifteli, çudi;

F

festë, fizarmonikë, fustan, fushë;

G

gabim, gatim, gërshet, gërshetim, godit, grindem, gur, gyp;

P

papirus, paradoks

Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi duke bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Reflektimi: punë e pavarur, punë në çifte.

Nënvizoni në tekst fjalët që janë shkruar gabim dhe ngjyrosni fjalën bazë që shërben për të gjetur fjalën në fjalor (verifiko me ndihmën e fjalorit. Nxënësit punojnë në çifte për gjetjen e fjalëve të dhëna nga shoku i tij në fjalor.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3, Shkruaj sipas rendit alfabetik fjalët e dhëna. Rubrika: Lexojmë

Tema: Një ditë vere në fermë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• • • • •

  

Të lexojë tregimin qartë. Të ilustrojë përgjigjet e tij/saj me pjesë të shkëputura nga teksti. Të dallojë personazhet e tregimit. Të përzgjedhë pjesën që i pëlqen më shumë dhe arsyet e përzgjedhjes. Të diskutojë mbi shqetësimet që i krijohen në familjen e tij/saj kur prindërit kanë probleme. Mjete: teksti, Fjalë kyç: fermë, shi, të korra, ëndrra. Metodologjia: mendo-diskuto, lexim në role, ditari dypjesësh.

77


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

Mësuesja iu drejton nxënësve pyetjet e mëposhtme: - A keni qenë ndonjëherë në fshat? - Cilat janë punët që zhvillojnë fermerët? - Po fëmijët a ndihmojnë më të rriturit në punët e fermës? Cilat janë disa nga punët që bëjnë ato?

Realizimi i kuptimit: Lexim në role. Prezantimi me temën e re dhe librin nga është shkëputur pjesa. Lexim i tregimit nga disa nxënës njëri-pas tjetrit. Punim i fjalëve të fjalorit. Dallimi i personazheve të tregimit: Garneta, Xhei, Sitronela, prindërit e Garnetës. Leximi i tregimit me role nga disa nxënës.

Punimi i rubrikës Kupto përmbajtjen. Reflektimi: Ditari dypjesësh. Fragmenti

komenti

Nxënësit zgjedhin një fragment që iu pëlqen dhe e komentojnë atë.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit dhe ritregimi i përmbajtjes. Ora e dytë Tema: Një ditë vere në fermë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë. • Të hartojë pikat e planit të tregimit. • Të analizojë personazhet: Garnetën, Sitronelën dhe Xhein duke i përshkruar nga pamja fizike dhe bota e tyre shpirtërore. • Të diskutojë mbi dëshirat e fëmijëve duke i krahasuar me dëshirat e tij.

Fjalë kyç: ritregim, personazhe, përshkrim. Mjete: teksti i gjuhës shqipe 5. Metodologjia: ruaje fjalën e fundit për mua, punë në çifte, të nxënit në

bashkëpunim, grafik organizues.

78


Libër mësuesi

Zhvilimi i mësimit

Evokimi: Hapi I.

Ruaje fjalën e fundit për mua. Nxënësit përzgjedhin një fragment dhe shkruajnë komentin e tyre për të. Dëgjohet komenti i të njëjtit fragment dhe nga disa nxënës. I fundit lexon komentin nxënësi i parë.

Realizimi i kuptimit. Hapi II. Punë në çifte. Nxënësit orientohen të lexojnë tregimin në heshtje, ta ndajnë në pjesë dhe të shkruajnë pikat e planit. Për nxënësit e nivelit bazë mësuesi/ja mund të sugjerojë krijimin e dysheve me nxënësit cilësorë. Pikat e planit mund të jenë: • Përshkrimi i ditës së verës. • Përshkrimi i Garnetës. • Biseda e Garnetës me Sitronelën. • Dëshirat e vajzave. • Marrja e letrave në kutinë e postës. • Shqetësimi i Garnetës. • Dëshirat e Xheit dhe Garnetës. • Gëzimi për rënien e shiut. Hapi III. Leximi dhe tregimi i përmbajtjes në bazë të pikave të planit nga disa nxënës. Nxënësit punojnë në grupe.  Grupi i parë. Përshkruaj Garnetën: Pamjen fizike Botën e brendshme Ndjenjat  Grupi i dytë: Gjej në tekst dhe lexo dialogun mes Garnetës dhe shoqes së saj si dhe mes Garnetës dhe vëllait të saj.  Grupi i tretë: Garneta është një vajzë ëndërrimtare. A ju pëlqejnë ëndrrat e saj? Pse?  Grupi i katërt: Garneta, ndonëse është e vogël, shqetësohet për problemet e familjes së saj. Po ju a e bëni një gjë të tillë? Pse duhet të shqetësohemi?  Grupi i pestë: Lexoni me intonacionin e duhur pjesën prej Natën vonë Garneta u zgjua... deri në fund.

Reflektimi: Nxënësit plotësojnë grafikun organizues. Punimet e tyre ngjiten në një kënd të klasës dhe lexohen në formën e Turit të Galerisë. Shkruaj në një tabelë: Dëshirat e Garnetës Shqetësimi i Garnetës

Dëshirat e Xheit

Dëshirat e Sitronelës

Dëshirat e mia

Shqetësimi im

79


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Të shkruajmë

Tema: Të shkruash një kronikë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë: •Të shkruajë një kronikë mbi bazën e pyetjeve. •Të ndjekë rendin kohor të ngjarjeve.

Mjete: teksti, skema me pyetjet themelore të një kronike, fletore klase, stilolaps. Fjalë kyçe: kronikë, skemë, skedë, rend kohor. Aftësitë: të shkruarit, të menduarit, të treguarit. Metodologjia: vëzhgo –diskuto, punë e drejtuar, shkrim i skeduar. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: vëzhgo – diskuto.

Një orë më parë nxënësve u është ngarkuar një detyrë: Shkruani një kronikë që keni parë në televizor, lexuar në gazetë apo që ju ka ndodhur juve. Kronika → shtjellimi i ngjarjeve të vërteta, në një rend kohor të caktuar. Pse? (arsyeja pse ndodhi)

Kur? (koha në të cilën ndodhi)

Si? (mënyra si rrodhi ngjarja)

Pyetjet themelore për të shkruar një kronikë

Çfarë? (ngjarja që tregohet)

Kush? (kush u përfshi)

Ku? (vendi ku ndodhi ngjarja) Vëreni me kujdes kronikat tuaja duke ndjekur gjashtë pyetjet më lart dhe diskutoni rreth tyre. Lexohet një model kronike para klasës.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 66. Lexohet në tekst skema për të shkruar një kronikë me gjashtë pyetjet themelore. Kalohet në rubrikën Ushtrohu. Shkruani një kronikë për një ngjarje që të ka ndodhur ty apo ke parë. Kujdes! Ndiq rrëfimin tënd duke ndjekur gjashtë pyetjet. P.sh.:

80


Libër mësuesi

Ky është qyteti im. Sot ai duket sikur ka lindur në mes të liqenit. Shirat e vazhdueshme gjatë natës kanë mbuluar rrugët e qytetit plot e përplot me ujë. Gjithçka është fshehur nga uji. Është e vështirë ta besosh. Çdokush që e shikon për herë të parë qytetin i zgjon dëshirën për t’u larë, por është vetëm një imagjinatë e përkohshme. Çdo gjë duhet të normalizohet që qyteti të gjallërohet përsëri.

Reflektimi: shkrim i skeduar.

Nxënësit shkruajnë kronikën e një shëtitjeje që kanë bërë në fshat. Udhëzohen nxënësit të kujtojnë ndodhitë e veçanta duke i shënuar në një skedë (sipas modeli në tekst). Lihen nxënësit të lirë të shkruajnë qartë, me zhdërvjelltësi, duke ngjallur interes për atë që e dëgjon. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Shkruani një kronikë për një ndodhi të veçantë sipas një rendi kohor.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Fjala dhe përbërësit e saj

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë përbërësit e fjalës (rrënja, tema, mbaresa, parashtesa, prapashtesa) • Të gjejë mbaresat e duhura në fjalë të ndryshme.

Mjete: teksti, shkumësa me ngjyra, tabela, ngjyra, laps, tekst i shkurtër i shkruar në një tabak të madh të bardhë. Fjalë kyçe: rrënjë, mbaresë, temë, parashtesë, prapashtesë. Aftësitë: të menduarit, të dalluarit, të vepruarit. Metodologjia: mendo – trego – diskuto, punë e drejtuar, punë e pavarur zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – trego – diskuto.

Në një tabak të madh letre është shkruar teksti “Gjyshi dhe nipi”. Lexohet në heshtje nga nxënësit. Pyeten nxënësit: - Cila fjalë është përdorur më shumë në këtë tekst? (Gjysh) - Në ç’forma paraqitet ky emër? (gjyshi, gjyshit, gjyshin, gjyshit) - Çdo fjalë e gjuhës shqipe ndahet në pjesë të tjera më të vogla.

81


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

prapashtesa → i shtohet temës për të formuar fjalë të reja dhe qëndron pas rrënjës.

rrënja → pjesa e fjalës që nuk ndryshon.

Përbërësit e fjalës

parashtesa → Pjesë e fjalës që qëndron para temës për të formuar fjalë të reja.

tema → Pjesa e fjalës që mbetet pasi i heqim mbaresën.

mbaresa → Pjesa e fjalës që ndryshon (i, it, in)

Jepen dy shembuj në tabelë: sh = parashtesa je = prapashtesa

faq = rrënja

Shfaqjen

shfaqje = tema

n = mbaresa

Shokun

tema = shok = rrënja un = mbaresa

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqe 67. Lexohen njohuritë gjuhësore për përbërësit e fjalës: rrënja, tema, mbaresa, parashtesa, prapashtesa. U tërhiqet vëmendja nxënësve të vëzhgojnë me kujdes dy shembujt e tekstit. Kalohet në rubrikën Ushtrohu. Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë me ngjyrë të kaltër temën dhe me të kuqe mbaresën te fjalët e dhëna: qytetit, luanin, të mira, mësueset, rrugëve, sheshet Në ushtrimin 2 plotësojnë fjalët me mbaresën e duhur. Parku ndodhet pranë bregut të detit. Ngjyrat e gjetheve ishin shumë të bukura.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra. Çdo nxënës në një fletë formati plotëson tabelën e tekstit:

Nr. 1 2 3 4 5

Fjala vështirësi fermeri detarit zbukuroj kutinë

Tema vështirësi fermer detar zbukuro kuti

Mbaresa -i - it -j - në

Rrënja vështirë ferm det bukur kuti

Parashtesa z -

Prapashtesa si er ar o -

Vlerësohen punët e nxënësve. Detyrë shtëpie. Gjeni pjesët përbërëse të fjalëve: nguros, përballoj, përfundoj, çarmatosi, pagjumësia, përqindje, çlirimtari.

82


Libër mësuesi

 Rubrika: Lexojmë Tema: Udha

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë tregimin qartë. Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna. Të diskutojë mbi këshillat që babai i jep djalit të tij. Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në shprehje të caktuara. Të vlerësojë mesazhin e dashurisë për vendin si gjënë më të çmuar.

  

Mjete: Fletë të bardha., lapsa me ngjyra. Fjalë kyç: këshilla, detyra, udhë, patericë, brutal, çapet, Metodologjia: Kujto- shkruaj, argumento, lexim i koduar i tekstit, diskuto - argumento, lexim në kor.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Kujto- shkruaj, argumento.

Mësuesi/ja iu kërkon nxënësve të kryejnë detyrën e mëposhtme. - Listoni 4 këshilla që mbani mend nga ato që iu kanë dhënë prindërit. - Cila është arsyeja që prindërit u japin këshilla fëmijëve? Renditni 3 arsye.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton tregimin e ri. Pjesa Udha është shkëputur nga romani i njohur për fëmijë “Zemra”, i shkrimtarit të njohur italian Edmond de Amiçis. Në klasën e tretë ju keni lexuar një tregim nga ky autor. A i kujtohet ndonjërit prej jush? Mësuesi/ja u kujton tregimin Dita e parë e shkollës, ku personazhi kryesor ishte Eriku. Në këtë orë mësimi pjesa është mirë të lexohet në fillim nga mësuesi/ja, pasi është në formën e një këshille që një i rritur i jep djalit të tij. Lexim i tregimit nga nxënësit dhe vendosja e K në çdo këshillë. Në fund nxënësit diskutojnë se sa këshilla i dha babi Erikut.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen. Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit do të dallojnë se tregimi është

shkruar në vetën e dytë. Ai i ngjan një bashkëbisedimi ndërmjet babait dhe djalit. Nxënësit duhet të plotësojnë në vetën e parë fjalitë e dhëna. Punë në grupe. Klasa ndahet në grupe. Secili grup zgjedh këshillën që i ka pëlqyer më shumë dhe e shkruan me shkronja të mëdha me ngjyra.

Reflektimi: diskuto – argumento.

Nxënësit punojnë rubrikën Nxirr mesazhin duke diskutuar së bashku. - Si e kuptoni shprehjen Nderoje udhën ! ?

83


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

- Kur duhet t’i dalësh për zot atdheut? Në fund mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë në kor fragmentin “Studioji udhët, studioje qytetin ku jeton .... deri në fund.

Detyrë shtëpie. Pyet prindërit se si e kuptojnë shprehjen Nderoje udhën! Nëse përgjigjja e tyre s’të kënaq, atëherë tregoju përgjigjen e duhur që ti mësove në shkollë.

 Rubrika: Flasim

Tema: Mbështetje, jo mëshirë.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dëgjojë leximin e tregimit me qëllim që të marrë informacion mbi personat me aftësi të kufizuara. • Të përzgjedhë alternativat e sakta , nga disa të dhëna, nëpërmjet të dëgjuarit të tregimit. • Të diskutojë mbi mbështetjen që u duhet dhënë personave me aftësi të kufizuara.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: mëshirë, mbështetje. Metodologjia: studim rasti, veprimtari diskuto.

e dëgjimit të drejtuar, mendo-

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Hapi i parë: Mësuesi/ja lexon informacionin e mëposhtëm dhe u kërkon

nxënësve të japin opinionet e tyre. Në një emision televiziv e transmetua lajmi se, një vajze të vogël, së cilës i është prerë krahu nga një aksident tragjik në një fshat në periferi të qytetit të Tiranës, njerëzit i ofruan shuma të ndryshme parash dhe dhurata. - Si mendoni ju, ky veprim është mbështetje për të apo mëshirë që njerëzit tregojnë ndaj saj. Nxënësit mund të kenë probleme për të nxjerrë kuptimin e saktë të këtyre fjalëve, atëherë mësuesi/ja i sqaron ata. Nxënësit duhet të arrijnë në përfundimin se ky veprim është një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për një njëri në nevojë aq më tepër për një fëmijë të pafajshëm.

Realizimi i kuptimit.  Hapi i dytë. Lexohet nga mësuesi/ja situata e një vajze të paralizuar. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të dëgjojnë me vëmendje. Hapi i tretë. Punim i rubrikës Plotëso alternativën e saktë.

84


Libër mësuesi

Hapi i katërt. Të nxënit në bashkëpunim:    

Grupi i parë. Si mendoni ju, Ardita ka nevojë për mëshirë apo mbështetje? Pse? Grupi i dytë. Si e shprehin disa njerëz mëshirën? Grupi i tretë. A e keni ndier veten të fyer nga mëshira? Grupi i pestë. Nxënësit përzgjedhin alternativat e dhëna.

Reflektimi: diskutime mbi ngjarje të ndodhura në klasë.

Nxënësit nxiten të sjellin raste të solidaritetit të tyre ndaj shokëve ose shoqeve që kanë pasur nevojë. Kjo orë mund të shërbejë edhe si një parapërgatitje për veprimtaritë edukative që kanë në fokus fëmijët me aftësi të kufizuara.

Detyrë shtëpie. Shkruaj se cila do të ishte dhurata jote për një fëmijë të verbër?

Rubrika: Njohuri Gjuhësore

Tema: Fjalët e parme dhe të prejardhura

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë fjalët e parme dhe të prejardhura duke zbuluar përbërësit e fjalës. • Të klasifikojë fjalët sipas fjalëformimit të tyre ( e parme, e prejardhur, e përbërë). • Të formojë fjalë të reja duke iu shtuar parashtesë dhe prapashtesë fjalëve të dhëna.

Mjete: teksti, tabela e zezë, shkumësa me ngjyra, laps. Fjalë kyç: fjalë të parme, të prejardhura, të përbëra. Aftësitë: të vëzhguarit, të menduarit, të dalluarit, të analizuarit. Metodologjia: vëzhgo – kujto – diskuto, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: vëzhgo – kujto – diskuto.

Në një tabak të bardhë letre ose në tabelë është shkruar një tekst me tri fjali. Nga teksti veçohen fjalët: çast, porta, vërshoi, çunak, trupmadh, përballet. - Kujtoni përbërësit e fjalës (rrënjë, temë, mbaresë, parashtesë, prapashtesë): Çast → rrënjë = temë Porta → port = rrënjë = temë; a = mbaresë

85


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Fjalët janë: Kokëkrisur

të parme

Fjalët

të përbëra

tema + mbaresa të prejardhura

dy tema + mbaresa

përballimi

klasës

tema + mbaresa + parashtesë + prapashtesë

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 71. Lexohen njohuritë gjuhësore për fjalët e parme, të prejardhura dhe të përbëra, shoqëruar dhe me shembujt përkatës. Ndahen nxënësit në grupe më 4-5 nxënës. Çdo grupi i caktohet ushtrimi përkatës nga teksti. Grupi I: Dalloni fjalët e parme, të prejardhura dhe të përbëra në ushtrimin 1. Të parme: sytë, gënjej, goja, mburr, thurje. Të prejardhura: urdhëroj, sekretaria, përkëdhelim, gënjeshtra, përshëndet. Të përbëra: furrëpjekësi, librashitësi, flokëverdhë, udhëheqësi, këmbëngul. Grupi II: Plotëson tabelën e ushtrimit 2 sipas modelit të tekstit. Grupi III: Lidhni me shigjetë foljet e prejardhura, vendosini në vetën e parë shumës, koha e tashme. (zhdukim, bëjmë, përshkruajmë, përveshim, përbëjmë, papastra, palara, papjekura). Grupi IV: Formoni fjalë të prejardhura duke lidhur prapashtesën me temën. (dëlirësi..., luftëtar..., korçar) Grupi V: Formoni fjalë të prejardhura me fjalët e ushtrimit 5: arsim (tari), sport (isti), arkë (tari), peshk (atari) ... Grupi VI: Në ushtrimin 7 nënvizoni me të kuqe fjalët e parme dhe me blu fjalët e prejardhura. Rrethoni mbaresën. Fjalë të parme: qielli, re, shkëlqimi, diellit, sytë, shiu, Garneta, tokë, pikave, shiut. Fjalë të prejardhura: papritur, shfaqeshin, padurim, përplasjen. Jepen përgjigjet nga çdo përfaqësues i grupit.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra. Nxënësit shkruajnë sipas shembullit të librit përbërësit e fjalëve të dhëna në ushtrimin 6.

86

guroren = gur + ore + n

shkrimtar = shkrim + tar

vendos = vend + os

burrëria = burrë + ri + a


Libër mësuesi i padrejtë = pa + drejtë

papastër = pa + pastër

fluturimit = flutur + im + it

fatkeqi = fat + keq + i

përkushtoj = për + kusht + o + j

Vlerësimi i punëve të nxënësve në detyrë. Detyrë shtëpie. Formoni fjalë të prejardhura me fjalët: punë, peshk, not, zemër, pjesë, i drejtë, vend, mal, i bukur, udhë, dorë.

 Rubrika: Lexojmë

Tema: Do të ish mirë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• • • • • • •

Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur. Të interpretojë vjershën. Të shprehë opinionet e tij/saj duke u bazuar në titullin e vjershës. Të dallojë gjuhën e përdorur nga poeti. Të dallojë fjalët rimuese në vjershë. Të nxjerrë mesazhin e vjershës. Të shndërrojë poezinë në prozë me fjalët e tij/saj.

Mjete: fletë të bardha, lapsa me ngjyra. Fjalë kyç: poezi, prozë, rimë, dëshirë, ndjenjë. Metodologjia: parashikim me anë të titullit, përzgjidh-argumento, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:  Hapi I: Mësuesi/ja shkruan titullin e poezisë në tabelën e zezë.

DO TË ISH MIRË. -Si mendoni ju, çfarë do të ishte mirë të bëhej? Nxënësit japin alternativat e tyre.

Realizimi i kuptimit: Hapi II. Lexim i poezisë nga mësuesi/ja me një ton zëri të qetë dhe me ngadalë. Lexim i poezisë nga disa nxënës. Leximi mund të bëhet dhe me vargje, pra një nxënës një varg.

87


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Hapi III. Punim i rubrikës Kupto dhe nxirr mesazhin.

Në këtë hap punohen ushtrimet 1 dhe 2. Nxënësit duhet të përzgjedhin alternativat se si e kuptojnë titullin e vjershës. Në ushtrimin 2 nxënësit do të tregojnë se kujt ia drejton poeti poezinë: vetvetes, dikujt që njeh, çdo lexuesi.

Hapi IV. Punim i rubrikës Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë rimën e poezisë. Në ushtrimin 2 do të shtojnë pas foljeve fjalët që mendojnë.

Reflektimi: Shkrim i lirë. Hapi V.

- Ç’cilësi fiton secili prej nesh nëse plotësojmë këshillat që na jep poeti? Nxënësit lexojnë opinionet e tyre. Gjatë kësaj ore mësuesi/ja vë në sfond muzikë, nxënësit shohin peizazhe të ndryshme në foto, kartolina.

Detyrë shtëpie. Shkruaje poezinë në formën e këshillave. 

Rubrika: Lexojmë Tema: Mollëkuqja e fëmijërisë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë vjershën qartë. • Të dallojë strofat, vargjet me rimë në vjershë. • T’u përgjigjet me gojë pyetjeve mbi poezinë. • Të diskutojë mbi mallin që ka për vitet e fëmijërisë së hershme. • Të krijojë një poezi ose prozë, sipas dëshirës, duke u mbështetur në temën e vjershës “ Mollëkuqja e fëmijërisë”.

Mjete: fletë të bardha, me ngjyra, lapsa. Fjalë kyç: Mollëkuqe, mall, rimë, strofë Metodologjia: mendo-përgjigju, dora e fshehtë, shkrim i drejtuar Zhvillimi i mësimit Në sfond mësuesi/ja vë një pjesë muzikore instrumentale. Ideale do të ishte pjesa muzikore “Mall” Mendo-përgjigju. - Çdo të thotë fjala mall? - Cilat janë ato gjëra për të cilat keni mall? - Cilët janë njerëzit për të cilët keni mall?

88


Libër mësuesi

Realizimi i kuptimit: Dora e fshehtë.

Nxënësve iu shpërndahen në fisha vargjet e vjershës. Më pas ato i renditin saktë vargjet sipas strofave dhe i komentojnë. Lexim i plotë i vjershës nga mësuesi/ja ose nxënësit.

Punim i rubrikës Kupto dhe nxirr mesazhin e pjesës. Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të arsyetojnë pse poezia është një poezi malli? - Për cilën kohë ka mall poeti? Në ushtrimin 2 nxënësit renditin shkaqet pse djali s’donte të flinte. Dëgjonte mbi pemë kokoshin. Ndiqte me mendje një flutur. Dëgjonte si këndonte gjinkalla. Luante me mollëkuqen e fëmijërisë.

Punim i rubrikës Analizo strukturën.

Në ushtrimin 4 nxënësit dallojnë strofat dhe vargjet e secilës strofë. Në ushtrimin 5 dallojnë vargjet me rimë dhe pa rimë. Në ushtrimin 6 shpjegojnë kuptimin e figurshëm të vargut: Kur eci me tri këmbë, duke trokitur trak e trok!

Reflektimi: Shkrim i drejtuar. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të shprehen me shkrim për 6 minuta rreth fëmijërisë së tyre duke u ndihmuar nga pyetjet e mëposhtme: - Po ti a ke mall për kohën e para 4-5 viteve? Kujto: Shokët e dikurshëm; lojërat më interesante Lodrat më të bukura; marrëdhëniet me prindërit etj. -Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë vazhdon të jetë si më parë? Në vend të përshkrimi, mund të vizatosh një send të fëmijërisë për të cilin ke mall. Nxënësit paraqitin punimet e tyre dhe më pas i ekspozojnë në një kënd të klasës të cilin e titullojnë: “Gjërat për të cilat kam mall” Detyrë shtëpie. Pyet prindërit ose gjyshërit për kujtimet e tyre të veçanta, për të cilat ata kanë mall. Bëj një poezi me katër vargje sipas shembullit të mësipërm ose një shkrim në prozë me 3-4 rreshta ku të paraqitësh kujtimet e gjyshërve ose prindërve të tu. Trego a ngjasojnë ato me kujtimet e tua?

 Rubrika: Lexim

Tema: Më pëlqen të fluturoj

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• • • •

Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur. Të nxjerrë mesazhin e vjershës duke iu përgjigjur pyetjeve. Të përmbledhë në një fjali përmbajtjen e secilës strofë të vjershës. Të diskutojë mbi ndjesitë që i krijohen kur luan me shilarës.

89


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç: fluturoj, shilarës, vërtik. Metodologjia: imagjinatë e drejtuar, punë në çifte, punë në grup, shkrim i lirë. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

- Mbyllni sytë. Tani jemi në një ballon të madh duke fluturuar mbi qytet. Shikoni poshtë tarracat e pallateve. Si duken ato? Vazhdoni të përshkruani udhëtimin. - Tani po kalojmë mbi një liqen. Edhe pak po ngjitemi në malin e Dajtit. Po fryn erë. Bobo, balloni po ndryshon drejtim! Ku po shkojmë kështu? Hapini sytë.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja prezanton titullin e poezisë. - Autorja Melsi Qirici na fton të fluturojmë më një mjet vërtet të këndshëm. Ai është shilarësi. Vërtet fluturohet me të? Le ta shohim. Lexohet vjersha në strofa nga nxënësit.

Punohet rubrika: Kupto dhe nxirr mesazhin. Mund të punohet në grupe ose në çifte. Në ushtrimin 1 nxënësit përmbledhin me një fjali secilën strofë. Më pëlqen të fluturoj me shilarës. Gjithë botën e shoh kur ngjitem lart. Ju ftoj, o miqtë e mi, ta provojmë këtë gëzim! Në ushtrimin 2 nxënësit do të tregojnë se me fjalët e kujt na drejtohet autorja. Në ushtrimin 3 nxënësit do të dallojnë se kë fton në këtë lojë fëmija. Në pyetjen 4 të kësaj rubrike nxënësi jep përgjigjet e tij: - Se të jep krahë për t’u ngjitur në lartësi. - Të jep zemër për të fluturuar. - Të jep liri për të menduar. Në ushtrimin 5 nxënësi duhet të paraqesë ndjesitë shpirtërore dhe fizike që e pushtojnë kur është në pikën më të lartë të shilarësit. Ndihesh i lirë, i lumtur, pa frikë, të tjerët janë të vegjël para teje. Kur ulesh vërtik poshtë. Si një zog, si një aeroplan që ulet në pistë.

Reflektimi: Shkrim i lirë.

- Shkruaj se cila është loja që të pëlqen më shumë. Si ndihesh kur luan. Përshkruaj me 4 fjali ndjesinë shpirtërore dhe fizike që ndien. Nxënësit lexojnë punimet e tyre.

Detyrë shtëpie. Mësimi i vjershës përmendësh. Shënim. Në Fjalorin e gjuhës shqipe fjala gjendet shilarës dhe jo lisharës. 90


Libër mësuesi

II Pasqyra e dëshirave KAPITULLI

 Rubrika: Lexim

Tema: Meri Popinsi del shëtitje

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin. • Të pasurojë fjalorin me fjalë dhe shprehje të reja frazeologjike. • Të dallojë personazhet e tregimit. • Të ilustrojë dëshirat e Merit dhe Bertit me pjesë të shkëputura nga teksti. • Të dallojë në tekst përshkrimet gjatë shëtitjes imagjinare të të rinjve.

Mjete: Teksti i nxënësit, libri “Meri Popinsi “i shkrimtares Pamela Travers. Fjalë kyç: ditë pushimi, pikturë, shëtitje, rroba të reja, tryezë, ora shtatë,

kangjella, mantel, xhevahir, mjedër, karusel, madam.

Metodologjia: imagjinatë e drejtuar, veprimtari e leximit të drejtuar, rrjet diskutimi.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Imagjinatë e drejtuar.

Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet: - Imagjinoni cili do të ishte vendi ku do të donit të ishit tani? - Si e përfytyroni atë? Mund ta përshkruani shkurt atë? - Ky është një vend real apo thjesht imagjinata juaj? - Si mendoni a ekziston diku ky vend?

Realizimi i kuptimit. Veprimtaria e leximit të drejtuar. Mësuesi/ja lexon pjesën sqaruese në fillim të pjesës. Ai/ajo mund të nisë një bisedë nëse nxënësit e kanë parë filmin dhe si u është dukur ai. Lexim i koduar i tekstit. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit të lexojnë tregimin në heshtje ose mund të lexohet me zë të lartë nga tre nxënës. Nxënësit duhet të dallojnë ndërkohë sa paragrafë ka teksti. Në paragrafët përshkrues duhet të vënë një p. Gjithashtu nxënësit duhet të nënvizojnë dhe fjalët e reja. Punohen fjalët e reja. Identifikohen personazhet e tregimit. Meri, Berti, kamerieri. Të nxënit në bashkëpunim. Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe sipas paragrafëve dhe iu lë si detyrë të hartojnë pyetje për paragrafin përkatës. Teksti ka 10 paragrafë, pra formohen pesë grupe nga dy paragrafë secili.

91


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Pyetjet mund të jenë të ndryshme. Njëri grup drejton pyetjet, grupi tjetër përgjigjet e kështu me radhë. Në këtë mënyrë realizohen kërkesat e rubrikës Të kuptojmë përmbajtjen.

Reflektimi: Rrjet diskutimi. Jo

Të pëlqeu shëtitja imagjinare e dy të rinjve?

Po

Përfundimi. Më pëlqeu, sepse kur gjërat janë të vështira të realizohen në të vërtetë, le t’i realizojmë me fantazinë tonë.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit. Ora e dytë Tema: Meri Popinsi del shëtitje

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• • • • •

Të lexojë tregimin. Të interpretojë në role tregimin. Të ilustrojë dëshirat e Merit dhe Bertit me pjesët e shkëputura nga teksti. Të krijojë në prozë deri në një faqe një shëtitje imagjinare. Të shprehë ëndrrat dhe dëshirat e tij/saj.

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç: përshkrim, shprehje frazeologjike. Metodologjia: shkrim i lirë, punë në grupe, lojë në role. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Shkrim i lirë.

- Po ti a ëndërron? A të realizohen gjithnjë dëshirat në ëndrra? Po në realitet? Lexohen 3 - 4 punime të nxënësve.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit udhëzohen të lexojnë tregimin. Punohet pyetja 5 e rubrikës Të kuptojmë përmbajtjen. - Çfarë dëshironin të rinjtë? Nxënësit komentojnë duke ilustruar me pjesë nga teksti. Punohet pyetja 6 e rubrikës Nxirr mesazhin. Punohet pyetja 9 e rubrikës Analizo gjuhën. Punë në grupe. Nxënësit duhet të luajnë në role tregimin. Në këtë veprimtari mund të prezantohen deri në tri grupe.

92


Libër mësuesi

Reflektimi: shkrimi i drejtuar.

Nxënësit vihen të krijojnë një shëtitje imagjinare. Lexohen disa prej tyre dhe vlerësohen.

Rubrika: Flasim Tema: Ditari

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë një fletë ditari të dhënë në tekst. Të dallojë strukturën e një flete ditari: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen. Të diskutojë mbi mënyrën e shkrimit të fletës së ditarit të dhënë. Të shprehë opinionin e tij/saj mbi rëndësinë e mbajtjes ose jo të ditarit.

Fjalë kyç: ditar, strukturë: hyrje, zhvillim, mbyllje Mjete: fletë ditari, lapsa,. Metodologjia: stuhi mendimi, mendo-diskuto, rrjet diskutimi. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh. Kam besim te ai i tregoj të fshehtat. Nuk mund të rri dot pa të.

DITARI IM miku im

E mbaj me vete, kur largohem diku. Më kupton kur jam i shqetësuar.

Plotësohet në dërrasë skememe mendimet e nxënësve. Këto janë disa nga mendimet e mia për ditarin.

Realizimi i kuptimit: Lexohet fleta e ditarit nga 2 nxënës. Mësuesja i udhëzon nxënësit që do t’u përgjigjen më pas pyetjeve: - Cila është pjesa hyrëse e ditarit? - Sa paragrafë dalloni në të? - Çfarë i ka ndodhur vajzës? - Si ju duket reagimi i mësueses ndaj vajzës? - A të ka ndodhur dhe ty të gjendesh në një situatë të tillë? - Cilat janë fjalët me të cilat ajo i drejtohet ditarit? - A nuk të duket se ajo e ka një shok të mirë atë? Pse? - Si ju duket rrëfimi i vajzës? Nxënësit u përgjigjen pyetjeve. - Përcaktoni në këtë fletë ditari: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

93


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Reflektimi: Rrjet diskutimi. Po

A është e rëndësishme mbajtja e ditarit? Pse?

Jo

Përfundimi: Detyrë shtëpie: Shkruani një fletë ditari për ngjarjet që të kanë ndodhur ditën

e sotme.

Rubrika: Shkruajmë Tema: Shkruaj ditarin

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë rregullat për shkrimin e një flete ditari • Të shkruajë një fetë ditari duke u bazuar në udhëzimet e dhëna • Të shkruajë duke shmangur gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore në një fletë ditari.

Mjete: tabela, teksti, fletë formati, stilolaps. Fjalë kyç: ditar, rregulla, hyrje, zhvillim, mbyllje, fletë ditari e plotësuar, modele ditaresh të ndryshme.

Aftësitë: të lexuarit, të zbatuarit, të shkruarit. Metodologjia: përvijim i të menduarit, puno në dyshe, shkëmbe mendimet, Turi i galerisë,

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit

Mësuesi/ja shkruan në qendër të tabelës fjalën “ditar” dhe pyet nxënësit: - Ç’ju kujton kjo fjalë? shkrim personal bllok ku mbahen shënimet e një dite Hyrje

DITARI IM

Zhvillim (shtjellon ngjarje që i kanë ndodhur gjatë ditës, përdor kohën e tashme apo të kryerën e thjeshtë, sipas ngjarjes që tregon, përdor vetën e parë apo të dytë, kur i drejtohesh ditarit) Mbyllje

94

(data, fjalët hyrëse, “I dashur ditar”)

(fjalët mbyllëse “Të dua...”, apo “Takohemi së shpejti”...)


Libër mësuesi Paraqiten para nxënësit modele të ndryshme ditarësh të ndryshëm duke u mbështetur te sugjerimet e tekstit.

1. Realizimi i kuptimit: puno në dyshe, shkëmbe mendimet. Hapet teksti në faqen 82. Lexohen 5 sugjerimet e dhëna në tekst në heshtje dhe me zë. Duke u mbështetur në këto sugjerime, nxënësit fillojnë të plotësojnë një fletë ditari. Lexohen ditarët e nxënësve në dyshe duke shkëmbyer mendimet e tyre për njëri-tjetrin.

2. Reflektimi: Turi i Galerisë.

Ngjiten fletët e ditarit në faqet e mureve të klasës. Nxënësit ngrihen dhe lexojnë punimet e njëri-tjetrit. Përzgjidhen ditarët më të mirë. (Ata ku është zbatuar si duhet struktura e ditarit, sugjerimet praktike.)

Detyrë shtëpie. Shkruani ditarin tuaj një javor. Punim i ushtrimeve të fletores së punës, fq 26.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Emri i përgjithshëm, i përveçëm, konkret, abstrakt

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• •

Të dallojë emrat në fjali. Të klasifikojë emrat e dhënë sipas llojit: i përgjithshëm, i përveçëm, konkret dhe abstrakt. • Të shoqërojë emrat e përgjithshëm të dhënë me emra të përveçëm. • Të dallojë emrat në një tekst të dhënë duke i vendosur në një tabelë sipas kërkesave dhe shembullit të dhënë.

 Fjalë kyç: emër, i përgjithshëm, i përveçëm, abstraktë, konkretë. Aftësitë: të dalluarit, të klasifikuarit, të shoqëruarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i njohurive paraprake, punë e drejtuar – të nxënit

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fisha me emra, stilolaps, fletore klase.

bashkëpunues, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

1. Evokimi: diskutimi i njohurive paraprake.

U paraqiten nxënësve fisha me emra të përgjithshëm e të përveçëm dhe u drejtohet pyetja: - Ç’dini për emrin?

95


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

KUJTO!

fjalë që tregon njeri, kafshë a send

i përveçëm:

i përgjithshëm:

Emri:

tregon një njeri, kafshë, send, a vend duke e dalluar nga të tjerët

tregon njeri, kafshë, send, vend pa e dalluar nga të tjerët

shkruhet me shkronjë të madhe

shkruhet me shkronjë të vogël

Emrat janë:

Konkretë: qenie të gjalla, gjëra që perceptohen me anë të shqisave Abstraktë: ndjenja, gjendje shpirtërore, sjellje, gjëra që s’mund t’i perceptosh me shqisa.

Jepen shembuj emrash abstraktë dhe konkretë. Emra konkretë: qen, fëmijë, karafil, fshat, zjarr, vallëzim, dritë etj. Abstraktë: hidhërim, respekt, muaj, dashuri etj. Fjalët e paraqitura në fisha nxënësit i klasifikojnë në emra abstraktë dhe konkretë.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar – të nxënit bashkëpunues. Hapet teksti në faqen 83. Lexohen shembujt e dhënë në tekstin 1. Plotësohen shtyllat e tabelës me emrat e nënvizuar.

Emra njerëzish: Meri, Berti, kamerieri, të rinjtë (emër që vjen nga mbiemri).

Emra kafshësh: ketra, zogj, kërmij.

Emra sendesh: korije, këngë, shesh, tryezë, mal, pasta, pjata, shkopinj, guaska, bukuri, lumturi.

Lexohen me vëmendje rregullat gjuhësore në tekst për emrat e përveçëm, të përgjithshëm, konkretë, abstraktë. Lexohet teksti 2 në heshtje. Nxënëst nënvizojnë emrat. Plotësojnë tabelën duke i ndarë emrat në të përveçëm dhe të përgjithshëm.

96


Libër mësuesi

Emra të përgjithshëm Njerëz:

Kafshë:

shoferi, bariut, të rinjtë

dhen, qeni, dash

-

Emra të përveçëm:

Sende: udhëtim, malin, rruga, kthesa, makina, kthesat, lehtësi, kujdes, restorant, majën, pushim, pamja, kryeqytetit, tujë, këmborë, kopenë, udhëtimit, gjelbërimi, qetësia, bukuria, natyrës.

Njerëz:

Kafshë:

Erdeta, Semela, Eltoni, Artini

Reks

Sende: Dajtit, Volksvagen, “Dreri”, Tiranës.

Nënvizoni me të kuqe emrat abstraktë.

Plotësoni me vizatim emrat konkretë të dhënë dhe vendos X për emrat abstraktë që s’mund të vizatohen (kënaqësi, detyrime, përgjegjësi, fitore, pendim). Shkruani përbri emrit të përgjithshëm një emër të përveçëm: qytet - Tirana, 1) djalë - Aldo, 2) vajzë - Oerta, 5) mace - Pisika, 6) qen - Balo, shkollë – “Lidhja e Prizrenit”, kukull – Barbi, makinë – Polo, 3) xhaxha – Hamiti, hallë – Mira, mal – Dajti, shtet – Shqipëria.

3. Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

– Lexoni me kujdes tekstin 3. Nënvizoni emrat. Vizatoni në fletore të klasës tabelën e librit dhe plotësojeni sipas shembullit të dhënë.

Emra natën krisma monedha

i përgjithshëm + + +

i veçantë -

konkret

+

abstrakt

-

Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Nga libri personal zgjidh një tekst me jo më pak se 8 fjali dhe vendosi emrat në tabelë siç punove në klasë. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 27, 28.

97


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexim Tema: Matia dhe gjyshi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi, të jetë i aftë:

•Të lexojë tregimin me role. •Të dallojë dialogun si mënyra kryesore me të cilën është shkruar tregimi. •Të dallojë me anë të leximit dy situatat reale dhe imagjinare në të cilat ndodhet Matia. •Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në shprehjet e tekstit. •Të diskutojë mbi marrëdhëniet e tij/saj me gjyshërit e tij/saj. •Të krahasojë veten me Matian në një situatë të ngjashme.

Mjete: teksti, foto të fëmijëve me gjyshërit e tyre. Fjalë kyç: gjysh, nip. Metodologjia: stuhi mendimesh, veprimtari e leximit të drejtuar, shkrim argumentues.

Evokimi: shkrim i lirë.

Zhvillimi mësimit

Nxënësit i tregojnë njëri-tjetrit fotot e sjella nga shtëpia. Mësuesi/ja: - Shkruani në një fletë disa nga cilësitë e gjyshërve tuaj. Kini parasysh kur duam të nxjerrim në pah cilësi përdorim mbiemra. Ngjitni dhe foton e gjyshit.

Nxënësit shkruajnë dhe më pas disa lexojnë në tabelë punimet e tyre.

Realizimi i kuptimit: Mësuesja paraqet titullin e tregimit dhe lexon pjesën sqaruese në tekst. Më pas realizohet veprimtaria e leximit të drejtuar. Në këtë rast ndoshta është më mirë që leximin ta realizojë mësuesi/ja. Lexohet pjesa e parë e tregimit. Midis kujt po zhvillohet dialogu? Si mendoni ku është gjyshi i Matias? Si e komentoni shprehjen e gjyshit. Një fëmijë është një vend i mirë për të jetuar? Leximi i pjesë së dytë: Çfarë ka ndodhur në shtëpinë e gjyshit? Pse janë mbledhur aq shumë njerëz? Po gjyshi ku është tani në të vërtetë? Po sipas Matias ku ndodhet ai? Çfarë i tha babai Matias?

98


Libër mësuesi -

A jeni dakord ju me të? A jeni dakord me situatën imagjinare që krijoi Matia? Pse?

Lexim në role i tregimit. Nxënësit nxiten të lexojnë qetë, me ngadalë. Punimi i pyetjes 3 të rubrikës Kupto përmbajtjen. Nxënësit shkruajnë nga dy fjali përmbledhëse për

 

pjesën e parë: Matia po zhvillon një bisedë imagjinare me gjyshin. Gjyshi tani është brenda Matias dhe ndihet i lumtur.

pjesën e dytë: Në shtëpinë e gjyshit janë mbledhur shumë njerëz. Babai është dakord me Matian se një njeri që duam qëndron gjithmonë brenda nesh. Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Në ushtrimin 8 nxënësit duhet të dallojnë fjalitë pyetjet tërësore dhe të pjesshme. I gjithë tregimi është ndërtuar mbi bazën e dialogut. Në ushtrimin 9 mësuesi/ja i orienton nxënësit të gjejnë fjalët që mungojnë në dialog. Ai/ajo i nxit ata të gjejnë fjalët në dialogun e dhënë në tekst. P.sh.: - Ku je gjysh? - Jam këtu, brenda teje. - Je këtu bashkë me mua dhe jo atje i shtrirë? - Po, - i tha gjyshi. Unë jam me ty. E dija që ti je këtu me mua, - i tha Matia dhe buzëqeshi lehtë.

Reflektimi: shkrim argumentues

-Si mendoni pse gjyshërit i duan shumë nipërit dhe mbesat? Rendit disa arsye sipas mendimit tënd?

Nxënësit plotësojnë dhe i lexojnë punimet e tyre.

Detyrë:Shkruaj në formë dialogu një bisedë ndërmjet teje dhe gjyshit ose

gjyshes. Përgatit disa pyetje më parë që ta kesh më të lehtë.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

(drejtshkrim) Tema: Përdorimi i shkronjës së madhe

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: •Të përdorë ku duhet shkronjën e madhe duke dhënë shembuj të ndryshëm. •Të përdorë si duhet shkronjën e madhe •Të korrigjojë përdorimet e gabuara të shkronjës së madhe në tekstin e dhënë. •Të përshkruajë një vend duke përdorur jo më pak se 4 emra të përveçëm.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fletore, klase, stilolaps, fisha me rregulla për përdorimin e shkronjës së madhe.

99


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Fjalë kyç: shkronjë e madhe, emra të përveçëm, rregull, nofka, ofiqe, pseudonime, institucione, organizata shoqërore, parti politike. Aftësitë: të menduarit, të vepruarit, të shkruarit, të përshkruarit. Metodologjia: pyetja e ditës, të nxënit në bashkëpunim, shkrim i lirë Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë pyetjen: - Ku përdoret shkronja e madhe? Idetë e nxënësve shkruhen në tabelë: emrat e festave

emrat e rrugëve, shesheve, shkollave

fillon fjalia pas shenjave të pikësimit ., ?, !

titujt e librave, revistave, gazetave nofkat, ofiqet, pseudonimet emrat e institucioneve

SHKRONJA E MADHE

ligjërata e drejtë, dialogu emrat e mbiemrat e njerëzve

emrat e organizatave shoqërore, partive politike

-Për çdo rast u paraqiten nxënësve shembuj të ndryshëm të shkruara në fishë.

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim. Hapet teksti në faqen 89. Lexohen me kujdes në tekst rregullat gjuhësore të përdorimit të shkronjës së madhe. Plotësohen me laps shembuj sipas rregullave të dhëna në tekst. Ndahen nxënësit në grupe.  Grupi I: Korrigjoni fjalët e shkruara gabim. Shkruajini si duhet ato. Lexoni me vëmendje emërtimet e mëposhtme. Nënvizoni shkronjën e madhe. Ministria e Punëve të Jashtme; Ministria e Ekonomisë; Akademia e Shkencave; Partia për të Drejtat e Njeriut; Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë.

100


Libër mësuesi

Grupi II: Nënvizoni në tekstin e dhënë rastet kur shkronja e madhe s’është përdorur si duhet. “Ali Demi”, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme; Rruga e Elbasanit; “Zyber Hallulli”, Ambasada Amerikane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Gjeologjisë. Përgjegjësit e grupit paraqitin dhe shpjegojnë punën e grupit. Vlerësohet grupi dhe anëtarët e grupeve që e kanë plotësuar më saktë detyrën.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Përshkruani një vend duke përdorur sa më shumë emra të përveçëm (sipas figurës në tekst) P.sh.: Është mbrëmje. Qyteti i Tiranës ndriçon nga dritat vezulluese. Në qendër të qytetit duket qartë “Xhamia”, “Sahati”, Bashkia e Tiranës, qendra “InfoSoft”. Mua më pëlqen shumë kjo pamje, prandaj dal shpesh me prindërit e mi. -

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë. Lexohen dhe ekspozohen punët më të mira para klasës.

Detyrë shtëpie: Në një zarf shëno adresën tënde dhe të shokut.

Shkruaj nga një shembull për çdo rregull të përdorimit të shkronjës së madhe. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 29.

Rubrika: Lexim

Tema: Një plak i Vitit të Ri ndryshe nga të tjerët

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexoje qartë tregimin. • Të dallojë personazhet e tregimit. • Të analizojë personazhet duke i ilustruar me pjesë nga tregimi. • Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve. • Të shprehë opinioni e tij mbi ekzistencën e Plakut të Vitit të Ri. • Të zhvillojë një diskutim të ngjashëm me atë të tekstit mbi temën e ekzistencës se Plakut të Vitit të Ri.

Fjalë kyç: Plaku i Vitit të Ri, dëshira, legjendë. Mjete: teksti i nxënësit. Metodologjia: shkrim i lirë shoqëruar me vizatim, lexim i drejtuar, rrjet diskutimi

101


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Përshkrim.

Mësuesi/ja i orienton nxënësin për të realizuar një përshkrim me shkrim ose me vizatim. - Përshkruani me 4-5 fjali Plakun e Vitit të Ri. Personazhi të përshkruhet nga ana fizike (ana e jashtme) dhe nga ana shpirtërore. Në fletën e bardhë vizatoni një plak të Vitit të Ri dhe realizoni përshkrimin mbi të. Lexohen përshkrimet e disa fëmijëve dhe ekspozohen vizatimet.

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar. Mësuesi/ja prezanton titullin e tregimit dhe pjesën sqaruese nga është marrë ky tregim. Ndan në disa pjesë tekstin dhe kërkon që nxënësit të lexojnë në heshtje dhe t’u përgjigjen pyetjeve. Ndalesa e parë. Atë ditë ... deri te ... drama kishte nisur. Ku zhvillohen ngjarjet? Çfarë detyre iu dha mësuesi nxënësve? Çfarë mund të ndodhë më pas? Ndalesa e dytë. Të gjitha letrat ... deri te .... duke më falënderuar më parë. Si ishin letrat që lexoi Këmbëdrunjti? Po letra e Adelbertit? Çfarë dëshironte ai që t’i sillte Plaku i Vitit të Ri? Ndalesa e tretë. Kur ai mbaroi... deri te .... ekzistonte me të vërtëtë? Cilat janë fëmijët që i bënë pyetje Adelbertit? Çfarë pyetjesh i bënë ato? Cila ishte dilema e Adelbertit. Lexojeni në tekst. Ndalesa e katërt. Këmbëdrunjti nuk dinte ... deri në fund. Si u ndie këmbëdrunjti? Pse? Si u mundua ai të dilte nga situata? Si mendoni ju po këmbëdrunjti kishte dëgjuar për plakun e Vitit të Ri? Çfarë po mendonin tani fëmijët? Identifikohen personazhet e tregimit: Adelberti, Këmbëdrunjti, Miriami, Ualidi Lexohet tregimi me zë të lartë me role. Punohet rubrika Analizo gjuhën. Në pyetjen 7 nxënësve u kërkohet të dallojnë letrën e Adelbertit. - A ka ajo strukturën e letrës së zakonshme.

102


Libër mësuesi Nxënësit dallojnë hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen e saj. Nxënësit vihen të punojnë ushtrimi 8. Në tekst ata do të dallojnë fjalët që përshkruajnë gjendjen fizike dhe shpirtërore të personazheve. Këmbëdrunjti Adelbertit Miriamit Ualidit Nxënësit do të gjejnë dhe lexojnë pyetjet që i bëjnë më shumë për të qeshur.

Reflektimi

Punohet rubrika Nxirr mesazhin. Nxënësit do t’u përgjigjen 2 pyetjeve. Formohen dy grupe duke u ndarë në njësha dhe dysha. Këto pyetje do të punohen me teknikën e rrjetit të diskutimit.

Grupi i parë Jo

Po ti a beson te ekzistenca e Vitit të Ri?

Po

Përfundimi: Më pëlqen të besoj te ekzistenca e tij. Është një gjë e bukur që më shton shpresat për realizimin e dëshirave.  Grupi i dytë Jo

A besojnë te vegjlit te ekzistenca e Plakut të Vitit të Ri?

Po

Përfundimi: Disa besojnë te ekzistenca e Vitit të Ri. Kanë dëshirë të fantazojnë, si fëmijët dhe kjo lidhet me dëshirat e paplotësuara por dhe me dëshirat që duan t’iu plotësohen. Shënim: Përfundimet do të jenë ato që do të nxjerrin fëmijët.

Detyrë shtëpie. Shkruaj një kartolinë, të cilën do t’ia drejtosh Plakut të Vitit të Ri. Në këtë kartolinë do të shkruash për dëshirat e tua.(Si model ndiq atë të Adelbertit).

Rubrika: Shkruajmë Tema: Ftesa

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• •

Të dallojë llojet e ftesave për raste të ndryshme. Të shkruajë një ftesë sipas modeleve të dhëna në tekst.

Mjete: teksti, ftesa të ndryshme, fletë formati kartoni, laps, ngjyra. Fjalë kyç: ftesë, personale, zyrtare. Aftësitë: të dalluarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë krijuese, Turi i galerisë.

103


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Evokimi: diskutim i ideve.

Zhvillimi i mësimit

Pyeten nxënësit: - Përse shërbejnë ftesat? - Në ç’raste përdoren ftesat? festa të ndryshme ditëlindje

mbledhje koncert

FTESA

dasma

- Ç’lloj ftese ke marrë apo dërguar ti? U paraqiten nxënësve disa modele ftesash për festa të ndryshme.

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim Hapet teksti në faqen 93. Lexohet situata e dhënë në tekst (ftesë për ditëlindje). Lexohen modelet e ftesave për persona të ndryshëm: shokut të bankës, shokut që ka ardhur i ri në klasë, mësueses, miqve. Ndahen nxënësit në tri grupe:  Grupi I: Shkruaj një ftesë për një festë personale. Grupi II: Shkruaj një ftesë për një shëtitje personale.

 Grupi III: Shkruaj një ftesë për një aktivitet zyrtar. Dëgjohen punët e çdo grupi, duke vlerësuar punën më të kujdesshme.

Reflektimi: punë krijuese.

Modelo një ftesë për llojin e festës që dëshiron. Përzgjidhen më të mira, duke i ekspozuar në këndin e klasës. Detyrë shtëpie. Shkruani një ftesë për një festë zyrtare.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Gjinia dhe numri i emrit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna. Të klasifikojë emrat e dhënë sipas numrit dhe gjinisë së tyre. Të dallojë mbaresën që merr emri në numrin shumës në emrat e dhënë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fisha me emra të gjinisë mashkullore dhe femërore.

104


Libër mësuesi

 Aftësitë: të dalluarit, të klasifikuarit, të shkruarit. Metodologjia: harta e koncepteve, punë e drejtuar në tekst, punë e pavarur

Fjalë kyç: femërore, mashkullore, njëjës, shumës, mbaresë, temë, prapashtesë.

– zbatim i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: harta e koncepteve.

Paraqiten para klasës fishat me emra e gjinisë mashkullore dhe femërore. Në ç‘gjini janë emrat e fishave në të majtë? Në ç‘gjini janë emrat e fishave në të djathë? mbaresë

Emrat:

gjini femërore gjini mashkullore

gjinia

trajta

(-a; -ja) (-i, -u)

numri

Ktheni në numrin shumës (trajtë e shquar dhe e pashquar), emrat e gjinisë femërore e mashkullore: p.sh. ujku – ujqërit, disa ujqër lule – lulet, disa lule

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar në tekst. Hapet teksti në faqen 94. Lexohen shembujt e dhënë në tekst. Lexohen rregullat gjuhësore. Kalohet në punimin e ushtrimeve në tekst.

Ushtrimi 1: Nënvizoni me ngjyrë të kuqe emrat e gjinisë femërore dhe me blu emrat e gjinisë mashkullore.Udhëzohen nxënësit t’i kthejnë në fillim emratnë numrin njëjës, trajta e shquar, rasa emërore. Femërore - festa, letër, motër, mamasë, shoqeve, klasës, punën, shkollës, kërkesa, makina, telekomandë, dëshirat. Mashkullore - Noeli, plakut, vitit, fillim, kujdesin, mësimet, respektin, babait, mësuesve, dajës, xhaxhait, shokëve, komunitetet, grupin, teatrit, fund, gjemboj, libra, plaku.

Ushtrimi 2: Shkruani përbri emrave të gjinisë mashkullore, emrat e gjinisë femërore.

105


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

mësues – mësuese, doktor – doktoreshë, luan – luaneshë, shitës – shitëse, skulptor – skulptore, princ – princeshë, nxënës – nxënëse, mbret – mbretëreshë.

Ushtrimi 3 – 4: Nxënësit rrethojnë M nëse emri është mashkullor, F nëse emri është femëror, nënvizojnë emrat ku tema dhe rrënja janë të njëjta (shkollë, gëzim, libër, pemë, grafik, vazo).

Ushtrimi 5: Nxënësit kthejnë në numrin shumës emrat e gjinisë mashkullore. Nënvizojnë mbaresën (disa shitës, disa dema, disa kodra, disa fotografë, lumenj, fshatra, mallra, gëzime, lejlekë, tituj, miq, detarë, djem, pleq).

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra. Vendosni në tabelë emrat e dhënë. Gjinia femërore: Njëjës:

Shumës:

heshtje, dorë, legjendë, letre, çantë, lule, pikturë, rrugë, fletë, kuti, fole, fokë, fëmijë.

heshtje, legjenda, letra, lule, piktura, rrugë, kuti flete, fole, flokë, fëmijë.

Gjinia mashkullore: Njëjës: diskutim, plak, shitës, mësues.

Shumës: libra, shitës, mësues.

Vlerësimi i nxënësve duke diskutuar me njëri-tjetrin punimet e tyre. Detyrë shtëpie. Nga libri personal zgjedhni një pjesë dhe nënvizoni emrat duke i klasifikuar sipas gjinisë, numrit, trajtës në tabelë. Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 31-32.

Rubrika:

Lexim Tema: Historia e Arlekinos

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë tekstin e dhënë duke respektuar shenjat e pikësimit. Të tregojë përmbajtjen e tekstit duke iu përgjigjur pyetjeve. Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në arsyetimin e tij. Të dallojë elementet e ndërtimit të tregimit: hyrja, zhvillimi dhe mbyllja. Të gjejë 1-2 kuptime të reja të shprehjeve të dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit, copëza stofrash, penj, ngjitës, gjilpërë. Fjalë kyç: karnavale, fëmijë, i varfër, copëza stofrash, kostum, Arlekino. Metodologjia: mendo - diskuto, lexim i drejtuar, harta e personazheve. 106


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: A e dini se ç’ është një Arlekino? Kur vishet kostumi i Arlekinos? A keni pasur mundësi të vishni një kostum të tillë?

Realizimi i kuptimit: Mësuesi/ja prezanton temën e re. Sot ne do të njihemi më një histori interesante. Me historinë e Arlekinos. Lexim i drejtuar. Ndalesa e parë. Shumë kohë më parë ... deri te ... se si do të visheshin. Ku zhvillohen ngjarjet? Si përshkruhet Arlekinoja? Cila festë po afrohej në fshatin e Arlekinos? Cili ishte preokupimi më i madh i fëmijëve? Po Arlekinoja si mendoni çfarë do të vishte për festë? Ndalesa e dytë. Unë do të vishem si musketier ... deri te ... pa përshëndetur shokët e tij. Si do të visheshin fëmijët e fshatit? Po Arlekinoja? Pse u largua ai? Ndalesa e tretë. Të gjithë fëmijët shikonin ... deri te .... u nisën të qetë në shtëpitë e tyre. Pse u shqetësuan miqtë e Arlekinos? A e mësuan arsyen e vërtetë të largimit të Arlekinos? Si menduan ata ta ndihmonin Arlekinon? A jeni dakord me idenë e tyre. Ndalesa e katërt. Në prag të festës ... deri në fund. Ç’ndjeu nëna e Arlekinos, kur miqtë e tij i shkuan në shtëpi? Si mendoni, pse kostumi i Arlekinos ishte më i bukuri? A mendoni se Arlekinoja është krenar për shokët e tij? Pse? Lexohet tregimi nga disa nxënës. Mund të lexohet dhe në role. Punohen fjalët e fjalorit. 2-3 nxënës tregojnë shkurt historinë e Arlekinos.

Punohet rubrika Analizo strukturën. Nxënësit do të shënojnë në tregim strukturën e tregimit: hyrjen, zhvillimin, mbylljen. Në ushtrimin 12 ata shkruajnë me fjalë të tjera shprehjet: me gjysmë zëri - me zë të ulët nuk e bën fjalën dysh - nuk kundërshton para të shkoqura - monedha Nxënësit diskutojnë për kuptimin e shprehjeve të mësipërme.

Reflektimi.

Punohet rubrika Nxirr mesazhin.

107


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Nxënësit punojnë ushtrimin 8. Ata shprehin mendimin e tyre mbi veprën bujare të fëmijëve. Në ushtrimin 9 ata shprehin se si do të ndiheshin po të ishin në vend të Arlekinos. Në këtë rubrikë mund të punohet dhe Harta e personazheve.

Miqtë e tij

Arlekinoja I mirë

i qeshur

të dashur

I bindur nuk e bënte fjalën dysh

mësonte

të zgjuar

mbështetës

të sjellshëm

Detyrë shtëpie. Shkruani një rast kur ju keni ndier mbështetjen e miqve tuaj ose një rast kur ju keni mbështetur ndonjë shok që ka pasur nevojë. Në orën e aftësimit teknologjik përpiquni të krijoni kostumin e Arlekinos me materialet e sjella. Sillni në klasë informacione për Festën e Karnavaleve, për kostume të karnavaleve që keni parë, etj.

Rubrika: Flasim

Tema: Festa e karnavaleve

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: • • • • •

Të komentojë figurat e dhëna. Të diskutojë për Festën e Karnavaleve duke u bazuar në pyetjet e dhëna. Të shprehë opinionin e tij/saj për këtë festë. Të vizatojë kostumin e tij/saj të karnavaleve. Të grumbullojë dhe të sjellë informacione për Festën e Karnavaleve.

  

Mjete: lapsa me ngjyra, foto të Festës së Karnavaleve, veshje të Karnavaleve, CD me këngë të karnavaleve. Fjalë kyç: karnavale, kostum, maskë. Metodologjia: stuhi mendimesh, shiko – mendo - diskuto,

Zhvillimi i mësimit Parapërgatitja e nxënësve gjatë pushimit. Nxënësit veshin kostumet e tyre të karnavaleve, vënë maskat dhe kështu hyjnë në atmosferën e Festës së Karnavaleve.

Evokimi: Stuhi mendimesh - Çfarë janë karnavalet?

108

KARNAVALE


Libër mësuesi

Realizmi i kuptimit. Shiko – mendo – diskuto. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të shohin figurat dhe t’u përgjigjen pyetjeve: Çfarë vë re në figurat? Si janë veshur njerëzit? Si janë trukuar në fytyrë? Çfarë ngjyrash kanë përdorur për veshje? Punohen pyetjet e dhëna në tekst. Mësuesi/ja duhet të ketë përgatitur materiale të shumta, krijo në dyshe, diskuto me ta për festën e Karnavaleve. Karnavalet festohen në të gjithë botën. Kulmin e tyre ato e arrijnë në Brazil në qytetin e Rio de Zhanerios, ku Karnavalet festohen në mënyrë më fantastike. Nga e gjithë bota venë miliona turistë për të marrë pjesë në këtë festë. Pjesëmarrësit konkurrojnë për veshjet më të bukura. Shquhen për kërcimet ritmike dhe veshjet e paimagjinueshme. Në vendin tonë qytetet që e kanë traditë të hershme janë Korça dhe Shkodra. Nëse mësuesi/ja ka siguruar disqe me këngë të Karnavaleve ose muzikë festive, mund t’i vërë në sfond që atmosfera të jetë sa më festive. Nxënësit që kanë veshur kostumet e Karnavaleve mund të komentojnë veshjet e tyre. Të shprehin se cili kostum do t’u pëlqente më shumë.

Reflektimi:

Punohet rubrika Argëtohu duke vizatuar. Nxënësit vihen të pikturojnë kostumin e tyre të preferuar të karnavaleve. Udhëzohen të përdorin larmi ngjyrash. Më pas punimet e nxënësve ngjiten në muret e klasës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Emrat e gjinisë mashkullore që formojnë shumësin me -ë dhe -ra.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të formojë shumësin e emrave mashkullorë të dhënë. • Të dallojë emrat mashkullorë që mbarojnë në shumës me -e dhe -ra. • Të shoqërojë emrat e gjinisë mashkullore shumës me mbiemra dhe fjalë të tjera përcaktuese në gjininë femërore. • Të drejtshkruajë shumësin e gabuar të emrave mashkullorë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, flipçarte me emra mashkullorë me -e dhe -ra, fletore klase, stilolaps. Fjalë kyç: emra mashkullorë, shumës, mbiemra, fjalë përcaktuese, femërore, grupe emërore. Aftësitë: të krijuarit, të dalluarit, të shoqëruarit, të shkruarit. Metodologjia: mendo, krijo në dyshe, diskuto, të nxënit bashkëpunues, diktim – sipas rregullave të mësuara.

109


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo, krijo në dyshe, diskuto.

Në një flipçart mësuesi/ja paraqet emra të gjinisë mashkullore në numrin njëjtë. A mund të formoni shumësin e pashquar të këtyre emrave? Me çfarë mbarojnë këta emra në shumës? Nxënësit mendojnë secili më vete. Krahasojnë përgjigjet me partnerët në dyshe. Zgjedhin informacionin që do të thonë para klasës.

Shumësi i emrave mashkullorë: me -ë (punëtorë, farmacistë)

me -a (lapsa, karafila)

me -e (stadiume, dete)

me -ra (dhjamra, vajra)

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

Hapet teksti në faqen 100. Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregullat gjuhësore për drejtshkrimin e emrave mashkullorë që e formojnë shumësin me -e dhe -ra. Formohen grupe 5-6 nxënës. Çdo grup i jepet detyra përkatëse.  Grupi I: Ktheni në njëjës të pashquar emrat e shumësit me –ra.  Grupi II: Formoni grupe fjalësh me emrat e ushtrimit 1. P.sh.: ujëra të ëmbla, dhjamra të shumta, mishra të pjekura, miellra të situra, leshra të drejta, drithëra të sivjetshme.  Grupi III: Vendosni përbri çdo emri një mbiemër. Kthe në numrin shumës grupet emërore që formove. P.sh: metal i rëndë → metale të rënda → këto metale libër i ri → libra të rinj → këto libra restorant i madh → restorante të mëdha → këto restorante send i fortë → sende të forta → këto sende letër e bardhë → letra të bardha → këto letra ketër i shpejtë → ketra të shpejtë → këto ketra kafaz i mbyllur → kafaze të mbyllura → këto kafaze -

Secili përgjegjës grupi jep përgjigjet e grupit të tij.

Reflektimi: diktim – sipas rregullave të mësuara.

Shkruhet në fletore të klasës me të diktuar teksti i dhënë në ushtrimin 3. Gjatë të diktuarit nxënësit shkruajnë si duhet fjalët e diktuara gabim. Nënvizoni me laps emrat mashkullorë që në shumës mbarojnë me -e dhe –ra.

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Shkruani 5 emra me -e dhe -ra dhe formoni fjali me to. Punim i ushtrimeve I dhe II të Fletores së punës, fq 32-33.

 110


Libër mësuesi

Rubrika: Lexim

Tema: Princi i lumtur

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• • •

Të lexojë tregimin rrjedhshëm duke respektuar shenjat e pikësimit. Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve. Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç: princ, i lumtur, dallëndyshe, njerëz të varfër, fletë ari, diamant Metodologjia: mendo-diskuto, lexim i drejtuar, ditar dypjesësh

Evokimi: mendo-diskuto.

Zhvillimi i mësimit

Kur një njeri e quajmë princ? Princ është titulli i lartë që mban i biri i një mbreti a perandori ose i një anëtari të familjes mbretërore. Zakonisht pas vdekjes së mbretit, froni i mbetet atij. Në Shqipëri pasardhës i mbretit Zog është princi Leka. Në botë ka shumë princër, si: princi Çarl i Anglisë, i Monakos, princër arabë etj. Si mendoni, ju kur një princ mund të jetë i lumtur? (Kur populli i tij është i lumtur.)

Realizimi i kuptimit: Të nxënit në bashkëpunim. Mësuesi/ja u prezanton temën e re nxënësve. Lexon pjesën sqaruese nga është marrë tregimi. Klasa ndahet në dy grupe. Mësuesi/ja i jep secilit grup një fletë ku ka përgatitur pyetje, të cilave do t’u përgjigjen pasi të lexojnë tekstin e ndarë në dy pjesë.  Grupi i parë: Për pjesën e parë mësuesi/ja mund të përgatitë këto pyetjet: Cilat janë personazhet e tregimit në pjesën e parë? Pse princi i veshur në ar nuk është i lumtur? Çfarë i kërkoi ai të bënte dallëndyshja? A i ndihmoi të varfrit ari që iu dha Dallëndyshja? Ku duket kjo? Lexojeni në tekst.

 Grupi i dytë. Për pjesën e dytë. Cilat personazhet që shfaqen në këtë pjesë. Pse u çudit kryetari i bashkisë? Me kë e krahasoi ai princin? Çfarë urdhëresë nxori ai? Po nëpunësit e bashkisë me kë mund t’i krahasosh? (Me njerëzit servilë dhe jo të mençur.) Pse nuk shkrihej zemra prej plumbi e princit?

111


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

A jeni dakord se zemra e princit dhe dallëndyshja ishin dy gjërat më të çmuara të qytetit? Lexohen dhe punohen fjalët e reja të rubrikës Fjalor. Pas kësaj veprimtarie nxënësit do të lexojnë në role pjesën. Nxënësit mund të ritregojnë përmbajtjen në bazë të pyetjeve ose me fjalët e tyre.

Reflektimi: Ditari dypjesësh. Fragmenti

Komenti im

Nxënësit zgjedhin një fragment dhe e komentojnë atë.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit. Ora e dytë Tema: Princi i lumtur

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit. • Të hartojë pikat e planit duke u bazuar në paragrafët e tregimit. • Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet e dhëna. • Të analizojë personazhet duke i ilustruar me pjesë të shkëputura nga teksti. • Të dallojë fjalitë që shprehin veprim, përshkrim dhe çudi në tekstin e dhënë.

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç: mesazh, pika plani, analizë personazhesh. Metodologjia: mendo-diskuto, lexim në role, të nxënit bashkëpunues, rrjet diskutimi, hartë personazhesh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-argumento. Mësuesi/ja i pyet nxënësit: - Si u ndjetë gjatë leximit të këtij tregimi. Pasi i dëgjon nxënësit, mësuesi/ja shpreh dhe mendimin e saj. -Jam ndier e emocionuar, mësova se dashuria e vërtetë nuk është paraja. - Po dashuria për njerëzit dhe sidomos për ata që janë në nevojë?

Realizimi i kuptimit. Leximi tregimit në role. Hartimi i pikave të planit. 1. Dallëndyshja kthehet te princi. 2. Lutja e princit për vajzën e vogël.

112


Libër mësuesi 3. 4. 5. 6. 7.

Këputja e fletëve të arit dhe dhënia njerëzve të varfër. Gëzimi i njerëzve. Habia e Kryetarit të Bashkisë. Urdhëresa e tij. Dy gjërat më të çmuara të qytetit.

Punim i rubrikës: Analizo gjuhën. Të nxënit bashkëpunues.  Grupi I. Në ushtrimin 10 nxënësit do të dallojnë në tekst dhe do të shkruajnë

për çdo rast nga tri fjali që tregojnë: Përshkrim: Pastaj erdhi dëbora e pas dëborës cingërima. Rrugët shkëlqenin e ndrinin kaq shumë sa dukeshin si të argjendta. Nëpër strehët e shtëpive vareshin heje të gjata akulli, si shigjeta të kristalta. Veprim: Paragrafi: Fletë-fletë e këputi dallëndyshja .... deri te... brohoritën në rrugë. Habi: Zot, o zot! Sa i çuditshëm duket Princi i lumtur! etj.

 Grupi II: Në tekst nxënësit do të ndalojnë në dialogun midis Princit e Dallëndyshes dhe Kryetarit e këshilltarëve të tij. - Cilat janë cilësitë që vë në dukje autori?

Dallëndyshja

Princi fisnik

i dhembshur

u sakrifikua për njerëzit

Kryetari i Bashkisë

u sakrifikua për mikun e saj mike e mirë

Këshilltarët e Bashkisë Servilë

Mendon vetëm për vete Jep urdhra të pamenduara servilë

miratojnë fjalët e kryetarit mbështesin vendimet e kryetarit

Nuk i interesojnë njerëzit nga të cilët ka marrë votat

113


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Grupi III: Nxënësit i japin përgjigje pyetjes nr 11. - Pse emrat e Dallëndyshes dhe Princit autori i shkruan me shkronjë të madhe?

Reflektimi: Rrjet diskutimi. Jo

A shpërblehet sakrifica dhe vepra e mirë?

Po

- Për t’iu përgjigjur pyetjes bazohu në sakrificën dhe shpërblimin që morën Princi dhe Dallëndyshja. Përfundimi: Ata që sakrifikohen për të mirën e njerëzve, gjithmonë do të marrin shpërblimin e merituar. Mësuesja mund të sjellë raste të sakrificës së shumë atdhetarëve, shkencëtarëve, heronjve etj., të cilët kanë sakrifikuar jetën për vendin e tyre dhe shpërblimi është: ata kujtohen nga brezat, veprat e tyre u kanë shërbyer brezave.Për t’i kujtuar shumë shkolla, rrugë, institucione mbajnë emrat e tyre; përkujtohen në përvjetorët e lindjes e të vdekjes dhe vepra e tyre mësohet nga brezat.

Detyrë shtëpie. Pyet prindërit e tu se cilat janë disa nga sakrificat e tyre për rritjen tuaj. Cili është shpërblimi që ata presin nga ty?

Kjo është një orë mësimi me shumë veprimtari. P.sh.: nxënësit mund të krahasojnë kryetarin e bashkisë të tregimit, me kryetarin e fshatit Balzat, që donte të ngjitej në hënë duke hipur mbi fuçi, me kryetarin e Bashkisë/ Komunës së tyre etj.

Rubrika:

Njohuri gjuhësore Tema: Parafjalët

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë parafjalët në tekstet e dhëna. Të klasifikojë parafjalët sipas rasave të emrit. Të dallojë parafjalët nga ndajfoljet sipas pozicionit që ato kanë në fjali.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra Fjalë kyç: parafjalë, ndajfolje, rasa emërore, gjinore, kallëzore, rrjedhore. Aftësitë: të dalluarit, të klasifikuarit, të menduarit, të shkruarit. Metodologjia: përmbledhje e strukturuar, punë e drejtuar, Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përmbledhje e strukturuar.

Lexohet tregimi në tekstin e gjuhës. - Veçohen fjalët me ngjyrë të kuqe. - Ku qëndrojnë këto fjalë?

114


Libër mësuesi Qëndron zakonisht para emrave

Parafjala:

Lidh gjymtyrët e fjalisë me njëra-tjetrën. • emërore (te, tek, nga)

Përdoren me 4 rasa

• gjinore (me anë, në mes, për hir, për nder, me rastin) • kallëzore (me, në, për, mbi, nën) • rrjedhore (pas, para, prej, afër, nëpërmjet)

Kujdes! Mos ngatërroni parafjalën me ndajfoljen. Jepet një shembull: afër Afër shtëpisë sime është një supermarket. (parafjalë) Mos më kalo afër. (ndajfolje)

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. -

Lexohen rregullat gjuhësore për parafjalën dhe shembujt e dhënë në tekst. Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Ushtrimi 1. Dalloni parafjalët në tekstin e dhënë dhe nënvizoni me të kuqe. (në, në, në, prej, para, te, prej, nga) Ushtrimi 3. Dalloni parafjalët nga ndajfoljet në tekstin e dhënë. Fjalia 1 – ndajfolje (poshtë) Fjalia 2 – parafjalë (poshtë) Fjalia 3 – parafjalë (para) Fjalia 4 – ndajfolje (para) Fjalia 5 – parafjalë (afër) Fjalia 6 – ndajfolje (afër) Fjalia 7 – parafjalë (prapa) Fjalia 8 – ndajfolje (prapa)

3. Reflektimi: punë e pavarur – zbatimi njohurive të marra. Shkruani tekstin e dhënë në ushtrimin 2 dhe duke vendosur një nga parafjalët në kllapa. (për, në afër, tek, me, për, me, nga, te, në mes) Shënim: Parafjalët janë vendosur sipas radhës që do të zëvendësohen në tekstin e dhënë. Vlerësimi i nxënësit për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Formoni fjali duke i përdorur fjalët para, poshtë afër, pranë, prapa si parafjalë dhe si ndajfolje. Punim i ushtrimeve të Fletës së punës, 33-37.

Rubrika: Lexim

Tema: Me gjithë shpirt

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: 115


Libër mësuesi për tekstin • • • • •

“Gjuha shqipe 5”

Të lexojë vjershën qartë dhe me intonacion. Të dallojë strofat dhe vargjet në vjershën e dhënë. Të dallojë dy llojet e rimës së përdorur për çdo strofë. Të nxjerrë mesazhin e vjershës duke analizuar vargjet. Të krahasojë mesazhin e vjershës me atë të tregimit të Arlekinit.

Mjete: Teksti i nxënësit. Fjalë kyç: shpirt, mik, pikëllim. Metodologjia: stuhi mendimi, lexim i drejtuar, punë në çifte. Zhvillimi i mësimit: stuhi mendimi.

Çfarë do t’i dhuroje një miku në nevojë?

Dashuri, miqësi, gjëra materiale, nëse ai nuk ka.

Realizmi i kuptimit: lexim i drejtuar. Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë vjershën. Më pas të plotësojnë tabelën. Gjendja e djalit Çfarë i mungon atij? i pikëlluar këmbëzbathur i lodhur

Çfarë i fal autori buzëqeshje këpucët e tij ëndrrën e tij, një zile, një bisk të blertë, një pëllumb të bardhë

Shpirtërore + + + +

materiale + + + +

Nxënësit punojnë në çift. Punohet rubrika Kupto përmbajtjen. Në pyetjen 1 nxënësit do të gjejnë se kujt i drejtohet poeti. Poeti i drejtohet mikut, të panjohurit, çdo njeriu. Në pyetjen 2 nxënësit do të gjejnë ato gjëra që e trishtojnë poetin. Punim i rubrikës Analizo strukturën. Nxënësit do të dallojnë numrin e strofave dhe vargjeve. Do të njihen me rimën ABAB dhe AA sipas fjalëve rimuese.

Reflektimi.

Nxënësit sjellin situata, kur një miku i tyre ka qenë i mërzitur dhe tregojnë se si e kanë ndihmuar atë. miku im Arlekinoja Punojnë dhe ushtrimin 5. i mërzitur i pikëlluar e ndihmojnë shokët.

Detyrë: Mëso vjershën përmendsh. 116


Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Lakimi i emrave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna. Të klasifikojë emrat sipas lakimit të tyre. Të lakojë emrat e lakimit të parë duke dalluar dhe rasën e tyre. Të krijojë fjali me emrat e lakimit të parë, duke i përdorur në 5 rasat.

Mjete: nteksti, tabelë e lakimit të parë, fisha me rasat e emrave, shkumësa me ngjyrë. Fjalë kyç: lakim, lakim I, lakimi II, lakimi III, lakimi IV, rasat: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore. Aftësitë: të dalluarit, të klasifikuarit, të zbatuarit, të krijuarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, loja me fisha, punë e drejtuar – ushtrohu me ushtrimet përkatëse, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

1.Evokimi: diskutimi i ideve; loja me fisha. Mësuesi/ja shkruan në tabelë emrat: djali, miku, fletorja, të menduarit dhe pyet nxënësit: - Ç’dini për këta emra? Në fjali emri merr forma të ndryshme sipas rasave. Emri ka 5 rasa. U paraqiten nxënësit fishat me rasat e emrave. Këto rasa vendosen sipas radhës së tyre. (Me nxënësit bëhet loja e fishave, fiton ai grup që i vendos brenda një kohe të shkurtër sipas radhës.) Ndryshimet që pëson emri sipas rasave quhet lakim.

Lakimi: i parë (emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -i) i dytë (emrat e gjinisë mashkullore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -u) i tretë (emrat e gjinisë femërore, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -a ose -ja) i katërt (emrat e gjinisë asnjanëse, që në trajtën e shquar, njëjës mbarojnë më -t) -

Ndalohet te lakimi i parë në dy trajtat e njëjësit dhe shumësit. Paraqitet tabela e lakimit të emrit princ. Lexohet lakimi i emrit princ në tabelë. Tërhiqet vëmendja e nxënësit për të dalluar më lehtësisht rasat:

117


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

• me pyetjet e çdo rase; • rasa gjinore ka përpara gjithmonë nyjet i, e, të, së; • rasa dhanore përdoret gjithmonë pa parafjalë; • rasa kallëzore përdoret pa parafjalë dhe me parafjalët: me, në, për, nëpër etj.; • rasa rrjedhore përdoret zakonisht me parafjalët: prej, pas , para, nëpërmjet etj., por edhe pa parafjalë. Shënim: U sqarohet nxënësve se në r. rrjedhore, të pashquar, n. shumës, emri mund të dalë në dy trajta me mbaresën -sh dhe -ve. P.sh.: emrash, emrave; peshqish, peshqve; lulesh, luleve.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar – ushtrohu me ushtrimet përkatëse. Hapet teksti në faqen 108. - Lexohen shembujt e tekstit dhe rregullat gjuhësore. - Kalohet në rubrikën “Ushtrohu”.

Ushtrimi 1: Dalloni lakimin e emrave, në fillim i ktheni në trajtën e shquar (njëjës). Mirë është të bëhet një tabelë. lakimi I

lakimi II

ar- ari, akull-i

pirg-u, zog-u

syri, qelq-i

prag-u

lakimi III

lakimi IV

shkrepëse – shkrepësja, dallëndysh-e/ja të punuarit Borë-a, varfëri-a, nat-a/ë, lagj-ja/e

të mësuarit

Ushtrimi 2: Plotësoni tabelën e lakimit të emrit vëlla, kalë.Mësuesi tërheq vëmendjen e nxënësve se emrat : vëlla, baba - në rasën kallzore bëjnë vëllanë, babanë, kurse kalë bën kalin.

Ushtrimi 3: Nënvizo emrat e lakimit të parë. Thuaj rasën.(Edhe këtu mund të përdoret tabelë.) mëngjes → kallëzore; kryetari → emërore; këshilltarin → kallëzore; pirgut → rrjedhore; sytë → kallëzore; statuja → emërore, zot → emërore; princi → rasa emërore; çudi → rasa emërore; këshilltarët → rasa emërore; rubini → rasa emërore; sytë → rasa emërore; ari → rasa rrjedhore; kryetari → rasa emërore, një lypës – emërore; urdhëresë → kallëzore, këmbët → kallëzore, ndalimin → kallëzore; zogjve → gjinore, i bashkisë → gjinore; propozim → kallëzore.

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra. - Lakoni emrat lumë dhe djalë duke krijuar dhe fjali. P.sh.: lumë: Një lumë i madh kalon mes përmes Shqipërisë. Emri i lumit është Drin. Lumit është ndryshuar drejtimi. Dritoni e kaloi lumin me varkë. Fshati ynë lagej prej lumit Osum. djalë - Djali po pikturon me bojëra uji. Vizatimi i djalit është shumë magjepsës. Djalit i pëlqen të pikturojë shumë. Mamaja ndihmon djalin e saj. Afër djalit qëndron mamaja e tij. - Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lakoni emrat plumb, qytet dhe krijoni fjali me to. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 34 - 35.

118


Libër mësuesi

Rubrika: Lexim Tema: Ngjyrat

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë vjershën me intonacion. Të dallojë strofat dhe vargjet në vjershën e dhënë. Të nxjerrë mesazhin e barazisë midis njerëzve duke iu përgjigjur pyetjeve. Të dallojë figurën e krahasimit në vjershën e dhënë duke u ndihmuar nga pjesëza si.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: ngjyra, lëkurë, zemër. Metodologjia: mendo-argumento, të nxënit në bashkëpunim. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-argumento. -

Ku ndryshojnë njerëzit nga njëri-tjetri? Po ngjyrat e natyrës si janë? E imagjinoni natyrën vetëm me një ngjyrë? Si do të na dukej ajo? Po botën e imagjinoni vetëm me njerëz që janë njësoj në tipare? Si do të dukej ajo?

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë poezinë në heshtje. Më pas bëhet leximi i vjershës. Leximi vjen zinxhir, në vargun e fundit të strofës së parë dhe të dytë nxënësit udhëzohen ta lexojnë të gjithë bashkë. Të nxënit në bashkëpunim  Grupi I: Pse poeti i quan të rëndësishme të gjitha ngjyrat? A mund të ekzistojë ylberi pa të gjitha ngjyrat?  Grupi II. Poeti përveç qëllimit të vlerësojë ngjyrat, kërkon të vlerësojë të gjithë njerëzit, pavarësisht ngjyrës dhe racave të tyre. Nxirr mesazhin me një fjali.

 Njerëzit janë të gjithë njësoj, pavarësisht ngjyrës së lëkurës. Shkruajeni në një fletë të bardhë dhe lexojeni në grup para shokëve.  Grupi III: Çfarë cilësish ka një njeri, për të cilin themi se e ka zemrën të zezë dhe njeriu, për të cilin themi e ka zemrën e bardhë. Nxënësit duhet të përzgjedhin dhe të argumentojnë përzgjedhjet e tyre.  Grupi IV: Në poezi poeti krahason ngjyrat e lëkurës me dukuritë e natyrës. Përshkruani duke përdorur figurën e krahasimit si e përfytyroni ju çdo ngjyrë duke e lidhur me dukuritë e natyrës.

Reflektimi:

Mblidhuni në rrathë dhe recitojeni vjershën bashkuar dorë për dore.

119


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Detyrë shtëpie. Bëj një pikturë, duke u frymëzuar nga ky imazh. Rubrika Flasim

Tema: Mesazhi - Jemi miq në këtë botë të vogël

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

T’u përgjigjet pyetjeve duke dëgjuar leximin e tregimit. Të dallojë elementet e një posteri të dhënë. Të nxjerrë mesazhin e posterit duke u bazuar në elementet e tij.

Mjete: postera të ndryshëm Fjalë kyç: poster, mesazh, tekst, slogan, foto të fëmijëve, foto të veprimtarive të përbashkëta Metodologjia: vëzhgo-diskuto, dëgjo-diskuto, ditari dypjesësh Evokimi: vëzhgo-diskuto.

Zhvillimi i mësimit

Posterat e sjella në klasë komentohen nga nxënësit sipas mënyrës së tyre. Në shumë shkolla organizata të ndryshme joqeveritare çojnë postera, të cilat ekspozohen në muret e shkollës dhe nxënësit janë familjarizuar me to. Në projektet e ndryshme të orëve të lira një vend zë dhe krijimi i posterit që ka lidhje me projektin. Gjithsesi kjo orë do të shtjellojë në mënyrë më të detajuar elementet e një posteri.

Realizimi i kuptimit. Veprimtari e drejtuar.

Mësuesi/ja lexon tekstin dhe më pas u drejton nxënëve pyetjet: - Nga është marrë teksti? Nga libri “Një plak i Vitit të Ri ndryshe”. - Çfarë mendoni për përshkrimin që iu bën mësuesi nxënësve të tij? - Si e përshkruan Çangun, Ualidin, po Miriamin, po Adelbertin? - Cili është mesazhi që kërkon të na përcjellë? Të gjitha racat njerëzore kanë tiparet e e tyre të bukura, secila në veçantinë e saj. Mësuesi/ja i orienton të shohin posterin dhe elementet e tij. Nxënësit i lexojnë. Mësuesi/ja lexon tekstin e posterit. Ky është një tekst që e kanë shkruar të rriturit. Ata mësojnë nga sinqeriteti i fëmijëve, të cilët nuk duan t’ia dinë se kujt race i përkasin. Për ata të gjithë janë njësoj mjafton të jenë shokë dhe miq për kokë.

Sqarohet fjalët poster dhe slogan. (vijnë nga anglishtja. Poster do të thotë afishe, pllakat, kurse slogan do të thotë parullë, fjali propagandistike). Zakonisht slogani shprehet me fjali të shkurtra ose fjali emërore, ku përdoren shumë kontrastet të dhëna nëpërmjet antonimeve, si p.sh.: Jo dukurisë negative dhe po dukurisë pozitive.

Reflektimi: elementi = komenti.

- Cili nga elementet e posterit të tërheq më shumë. Argumentoje.

Detyrë shtëpie. Ndahuni në grupe dhe mundohuni të realizoni një poster. Shfrytëzoni orët e lira.

120


Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri Gjuhësore Tema: Lakimi i dytë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë emrat e lakimit të dytë që mbarojnë me – u në të shquarën. • Të lakojë emrat e lakimit të dytë të dhëna në tekst. • Të vendosë në rasën e duhur emrat e dhëna në tekst (që i përkasin lakimit të dytë).

Mjete: teksti, tabela e lakimit të dytë të emrit “shok”. Fjalë kyç: lakim, emra mashkullorë, trajta e shquar, pashquar, numri njëjës, shumës, rasë. Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Thoni disa emra të gjinisë mashkullore. pinoku

lapsi

djali

maçoku Emra të gjinisë mashkullore fiku libri

shoku miku

Qarkoni emrat mashkullorë që mbarojnë me – u. - Si mund të lakohen këta emra në njëjës, shumës, të pashquar, të shquar? Paraqitet para nxënësve tabela e lakimit të emrit shok. Vihet theksi te mbaresat e çdo rase. Emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë me – u i përkasin lakimit të dytë. Si emri shok lakohen të gjithë emrat që mbarojnë me – u. Nxënësit provojnë të lakojnë disa nga emrat e qarkuar më lart.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar.

Hapet teksti në faqen 111. - Në tekstin e dhënë nënvizoni emrat e lakimit të dytë (plaku, çangut maçoku, banakun, byrek). Plotësohet me ndihmën e mësueses tabela e lakimit të dytë të emrit mik. Vendosni në rasën e duhur emrat në kllapa të ushtrimit 3. (peshkatari, Pinoku, peshkatarit, qenit, buratinin, barkun, zëri, tigani, zërin,

121


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

mikut, qenit, pinokun, dhëmbë, bregun, peshkatari, vrapit). - Shkruani rasën e emrave të nënvizuar në ushtrimin 4. Thoni nëse janë shoqëruar ose jo me parafjalë. qenin → kallëzore, pa parafjalë buratinit → dhanore, pa parafjalë shokun → kallëzore, pa parafjalë qeni → emërore, pa parafjalë pinokut → dhanore, pa parafjalë shokun → kallëzore, me parafjalë buratinit → rrjedhore, me parafjalë burrit → rrjedhore, me parafjalë

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra. Lakoni në fletore emrat peshk dhe fik në dyja trajtat e njëjësit dhe të shumësit. Vlerësohet puna e nxënësit.

Detyrë shtëpie. Lakoni emrin ujku në dy trajtat e njëjësit dhe të shumësit Në librin personal shënoni emrat e lakimit të dytë duke treguar rasën e tyre.

122


Libër mësuesi

III Pasqyra e fantazisë KAPITULLI

Rubrika: Lexim (Ora e parë)

Tema: Nilsi shndërrohet në Gishto

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: -

Të lexojë përrallën rrjedhshëm. Të lexojë fjalorin e të përvetësojë fjalët e reja të përrallës. Të tregojë përmbajtjen e përrallës duke iu përgjigjur pyetjeve. Të nxjerrë mesazhin e përrallës duke u bazuar në veprimet e Nilsit.

Mjete: teksti i nxënësit, libri për fëmijë “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit” Fjalë kyç: gishto, grunar, haur, gazmend, pata, patok, grishë, ledh, trumbë. Metodologjia: analogji, parashikim me anë të titullit, lexo-krijo pyetje, rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: analogji. Mësuesja/si mund ta fillojë mësimin me historinë e një djali, i cili i ngacmonte milingonat dhe u prishte foletë. Por befas një ditë ndodhi një magji dhe ai u kthye e u bë sa një milingonë. Vetëm kur jetoi mes tyre ai e kuptoi se ato ishin qenie të gjalla që punonin shumë, kujdeseshin për familjet e tyre. Ai i ndihmoi milingonat dhe, pasi u kthye si më parë, nuk i ngacmonte më ato. Një histori të ngjashme ne do të lexojmë dhe sot. Kjo histori është bërë edhe film me kartona dhe është shumë e këndshme të shohësh aventurat e Nilsit.

Realizmi i kuptimit: parashikim me anë të titullit.

Paraqitet titulli i tregimit: Nilsi shndërrohet në Gishto. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të parashikojnë se pse ai është shndërruar në gishto. Nxënësit japin parashikimet e tyre. Lexohet pjesa sqaruese mbi autoren e librit dhe në mënyrë të përmbledhur historia e Nils Holgersonit. Më pas mësuesi/ja kërkon që nxënësit të ndajnë në paragrafë tekstin dhe të hartojnë pyetje rreth tyre. Janë 8 paragrafë.

123


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Paragrafi

Pyetjet

I

Çfarë i ka ndodhur Nils Holgersonit? Cilat gjëra do të humbiste pasi u shndërrua në Gishto? Si përshkruhet shtëpia e tij?

II

Si vazhdon përshkrimi i shtëpisë?

III

Si përshkruhet natyra? Çfarë po shikonte Nilsi?

IV

Për çfarë i ftuan patat e egra patat e buta? Pse patat e buta nuk pranuan?

V

Çfarë ndodhi me patokun? Pse u grish ai nga thirrjet e patave të egra?

VI

Pse Nilsi e harroi shqetësimin e tij? Çfarë do të bëjë ai?

VII

Ç’ndodhi me patokun dhe Nilsin? A ishte e lehtë të qëndronte mbi kurrizin e patokut?

Nxënësit i drejtojnë pyetje njëri-tjetrit. Lexohet fjalori nga nxënësit. Lexohet tregimi nga 3-4 nxënës. Tregohet tregimi shkurt nga dy nxënës.

Reflektimi: Rrjet diskutimi. Jo

A je dakord me shndërrimin e Nilsit në gishto?

Po

Përfundimi: Kur Nilsi e pa se shumë gjëra për të tani s’do të mund t’i realizonte, e kuptoi se sa të rëndësishme ishin ato.

Detyrë shtëpie. Leximi i tregimit. Tema: Nilsi shndërrohet në gishto (Ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të nxjerrë mesazhin e përrallës duke u bazuar në veprimet e Nilsit. • Të analizojë elementet fantastike të përrallës.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: mesazh, veprime, element fantastik. Metodologjia: kujto-trego, lexo-përzgjidh-argumento, ditar dypjesësh. 124


Libër mësuesi

Evokimi: kujto-trego.

Zhvillimi i veprimit

Nxënësit tregojnë aventurat e Nilsit gjatë fluturimit për në Lampland.

Realizmi i kuptimit. Leximi i tregimit zinxhir.

Punimi i rubrikës: Nxirr mesazhin. Në pyetjen 7 nxënësit përzgjedhin alternativën se çfarë ndiejnë për Nilsin dhe e argumentojnë atë. Punim i ushtrimit 8. Në këtë ushtrim nxënësit diskutojnë për faktin se autori i jep një shans Nilsit për të shlyer gabimet e tij. Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit plotësojnë tabelën mbi veçoritë e tregimit fantastik.

Reflektimi: Komenti – fragmenti.

Në ushtrimin 9 nxënësit komentojnë mendimin e Nilsit: “Por, megjithëse të tëra qenë aq të vogla dhe varfanjake, për të ato ishin gjithmonë të bukura, edhe sikur për banesë të kishin pasur një brimë në dyshemenë e grunarit.”

Detyrë shtëpie. Imagjinoje veten mbi kurrizin e patës. Përshkruaj me 3-4 fjali ndjesitë e tua dhe si do të dukej bota poshtë. Përdor shprehje të figurshme.

Rubrika

Njohuri gjuhësore Tema: Lakimi i tretë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të dallojë emrat në fjalitë e dhëna. Të lakojë emrat që i përkasin lakimit të tretë. Të dallojë emrat e lakimit të tretë. Të krijojë fjali me emra të lakimit të tretë. Të analizojë emrat e dhënë sipas kategorive gramatikore.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, tabela e lakimit të tretë, teksti. Fjalë kyç: emra femërorë me -a ose -ja, lakimi i tretë, rasë, gjini, numër, trajtë, analizë morfologjike. Shprehitë që zhvillohen: të lakuarit, të dalluarit, të krijuarit, të analizuarit. Metodologjia: përvijim i të menduarit, punë e drejtuar, të ushtruarit, punë e pavarur – analizë morfologjike.

125


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Përvijim i të menduarit.

Shkruhen në tabelë emra të gjinisë femërore dhe pyeten nxënësit: - Si të lakohen këta emra të gjinisë femërore? Paraqitet tabela e lakimit të emrave: “dorë” dhe “fletore” në dy trajtat e njëjësit dhe shumësit. Ky është edhe lakimi i tretë (emrat femërorë që mbarojnë me -a ose -ja). Në këtë lakim hyjnë edhe emrat mashkullorë që tregojnë frymorë, si: dajë, axhë, fëmijë.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar, të ushtruarit. Hapet teksti në faqen 116. Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregullat gjuhësore që i përkasin lakimit të tretë.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë emrat e lakimit të tretë në tekstin e dhënë. Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë tabelat me lakimin e emrave “racë” dhe “ide” në dy trajtat dhe dy numrat.

Në ushtrimin 3 nxënësit vendosin në rasën e duhur emrat në kllapa: (arushës, brinjët, shtëllunga, klithmën, korijes, gojën, klithma, ulërima, arushat, batanijet). Në ushtrimin 5 nxënësit vendosin rasën e emrit të nënvizuar sipas shembullit (shtëpia→ E, e Pipit → Gj, para shtëpisë → Rr, kalin → K, shtëpi → K, një kuzhinë → K, një dhomë → K pritjeje → Rr, dhomë → K, gjumi→ Rr, dhomat → E, mamanë → K, babanë → K, miqve→ Dh, dhurata → K) Në ushtrimin 6 shkruajnë emrat në kllapa në rasën e duhur. (Tomit, Anikës, shoqet, Tomit, Anikës, vrapit, lulet, tërheqjeje, Pipit, lajmin, Tomin, kaçubeje, trëndafili). Shënim: Ushtrimet do të plotësohen në tekst me laps dhe kontrollohen në çifte punët e njëri-tjetrit.

Reflektimi: Punë e pavarur – analizë morfologjike.

Analizoni 6 emra nga ushtrimi 6 sipas kërkesës së tabelës. (Analizë morfologjike), p.sh., Tomit→ emër i përveçëm, njëjës, mashkullore, i shquar, lakimi i parë, rasa gjinore nëna→ emër i përgjithshëm, konkret, njëjës, femërore, i shquar, lakimi III, r. emërore çaj→ i përgjithshëm, konkret, njëjës, mashkullore, i pashquar, lakimi I, rasa kallëzore. etj. (3 emra të tjerë si më lart) Vlerësimi i nxënësve bëhet duke këmbyer tekstet dhe mbajtur shënimet përkatëse për shokun.

Detyrë shtëpie. Lakoni emrat punë dhe mësuese. Ushtrimi 4. Lako emrin miqësi duke krijuar fjali. Punim i ushtrimeve të Fletores së Punës, fq 36-37.

126


Libër mësuesi

Rubrika: Lexim

Tema: Aventurat e Lushit në gjithësi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të lexojë tregimin qartë duke respektuar shenjat e pikësimit. • Të lexojë fjalorin dhe të përvetësojë fjalët e reja të tregimit. • Të dallojë fjalët e fjalorit shkencor bazuar në njohuritë që ka nga dituria e natyrës. • Të dallojë mënyrën e veçantë të shkrimit të tregimit me rimë. • Të imagjinojë një aventurë në gjithësi, ashtu si personazhi i Lushit. • Të nxjerrë mesazhin duke u bazuar në veprimet e personazhit.

Mjete: teksti i nxënësit, libri “Aventurat e Lushit” . Fjalë kyç: aventurë, Lushi, gjithësi, udhëtim, ëndërr, peshë, gravitet, rrokopujë, dinamik. Metodologjia: mendo-diskuto, lexim i drejtuar, të nxënit në bashkëpunim, ditari dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: - A keni lexuar mbi udhëtimet e njeriut në hapësirë? - Me se i realizon ai këto udhëtime? - A ka jetë në hapësirë? - Si ecin kozmonautët në hapësirë? - A do t’ju pëlqente një udhëtim në hapësirë? Pse?

Realizimi i kuptimit: lexim i drejtuar. Mësuesi/ja informon nxënësit se pjesa e re është shkëputur nga libri me të njëjtin titull i shkrimtarit kosovar Arif Demolli. Nxiten nxënësit të kujtojë se ky personazh është takuar dhe në tekstin e Gjuhës shqipe 4.

Ndalesa e parë.

Kënaqet Lushi... deri te .... të gjitha rrokopujë. - Ku po udhëton Lushi? - Cilët janë Magelani, Kolombi, Gagarini, Armstrongu? Nëse nxënësit nuk kanë informacion, mësuesi/ja jep informacione për secilin prej tyre.

127


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Ferdinand Magelani - njeriu që i ra botës rreth e qark për 80 ditë. Kristofor Kolombi - spanjolli që zbuloi Amerikën. Juri Gagarin - njeriu i parë (rus) që udhëtoi rreth planetit Tokë me anije kozmike. Neil Armstrongu – kozmonauti (amerikan) që shkeli i pari në Hënë.

 

-

Çfarë ndodh me sendet në gjithësi? Pse ndodh një gjë e tillë?

-

Ndalesa e dytë: Po, së pari, sa për njoftim ... deri te .... ma tërheq. Ç’ndodh në qytetin real? Po në hapësirë? Renditni disa veprime. Lushi vërtet po udhëton në hapësirë apo....? Kush vjen e ia prish ëndrrën?

Ndalesa e fundit: Zgjohu ... deri në fund. - Pse është i mërzitur Lushi? - Çfarë e pret në jetën e përditshme? - Punohen fjalët e fjalorit. - Lexohet tregimi nga disa nxënës ose zinxhir. Lexohen fjalët e fjalorit. - Punimi i rubrikës Analizo gjuhën. Të nxënit në bashkëpunim. Nxënësit të ndarë në grupe punojnë pyetjet 4, 5, 6,7 ,8.  Grupi I. Nxënësit do ta përfytyrojnë veten si në ëndrrën e Lushit. Shtojini diçka origjinale udhëtimit tuaj.  Grupi II punon ushtrimin 5. Pse Lushi thotë se nuk ka shpëtim? Ëndrra është ëndërr dhe realiteti realitet. Komentojeni.  Grupi III punon ushtrimin 6. Nxënësit të dallojnë shprehje që tregojnë se tregimi është shkruar me humor.  Grupi IV. Në ushtrimin 7 nxënësit dallojnë fjalët (që rimojnë me njëratjetrën. Rima është karakteristikë e poezisë, por shkrimtari e shkruan tregimin në një lloj proze, ku fjalët rimojnë dhe tregimi ngjan si poezi.

Reflektimi: fragmenti - komenti.

Në ushtrimin 8 nxënësit duhet të komentojnë fjalinë e fundit. Duhen përveshur llërët, se e tillë është jeta në planet: çdo gjë e ka peshën e vet. Madje dhe luga që pranë pjatës më pret! Nxënësit dallojnë dhe dy kuptimet e fjalës peshë: pesha e trupit dhe pesha e përgjegjësive që kemi në jetë.

Detyrë shtëpie. Nxirr fjalë nga teksti për të krijuar një fjalorth shkencor. Shto dhe vetë fjalë të tjera.

Rubrika

Njohuri gjuhësore Tema: Mbiemri (2 orë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: •

128

Të dallojë mbiemrat në fjalitë e dhëna.


Libër mësuesi • • •

Të klasifikojë mbiemrat sipas numrit, gjinisë, rasës dhe llojit. Të shoqërojë emrat e dhënë me mbiemra. a) të përshtatë mbiemrat me emrat e dhënë; b) të krijojë çifte mbiemrash të kundërt; Të analizojë mbiemrin në lidhje me emrin që e shoqëron.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, fishe me mbiemra, tabelë e lakimit të emrave femërorë e mashkullorë. Fjalë kyç: mbiemër, lakimi, rasë, gjini, numër, i nyjshëm, i panyjshëm, mbaresë, nyje, të kundërt. Aftësitë: të dalluarit, të klasifikuarit, të shoqëruarit, të përshtaturit, të krijuarit, të analizuarit. Metodologjia: diskutim i ideve, punë e drejtuar në grupe, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Paraqiten fisha me mbiemra dhe pyeten nxënësit: - Ç’dini për mbiemrat? rasë

numër

lakohet

tregon cilësitë e emrit që e shoqëron

mbiemri

i, gj.mashkullore i nyjshëm

gjini

i panyjshëm

a, gj. femërore të, shumës

f m

Lakohet grupi emëror vajzë fisnike në dy numrat e dy trajtat.

Rasa

Njëjës T. e pashquar

emërore gjinore dhanore kallëzore rrjedhore

një vajzë fisnike i, e një vajze fisnike një vajze fisnike një vajzë fisnike një vajze fisnike

Shumës T. e shquar

T. e pashquar

vajza fisnike i vajzës fisnike vajzës fisnike vajzën fisnike vajzës fisnike

ca vajza fisnike ca vajzave fisnike ca vajzave fisnike ca vajza fisnike ca vajzave fisnike

Trajtë e shquar vajzat fisnike vajzave fisnike vajzave fisnike vajzat fisnike vajzave fisnike

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar në grupe; të nxënit në bashkëpunim.

Hapet teksti në faqen 120 Lexohet në tekst rubrika Kujto dhe nxënësit nënvizojnë me të kuqe mbiemrat e nyjshëm e me blu mbiemrat e panyjshëm.

129


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Lexohen rregullat gjuhësore për mbiemrin: tabela e lakimit të grupeve emërore bluzë e kaltër, xhup i kaltër, djali fisnik. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve: - Cili nga mbiemrat nuk ndryshoi gjatë lakimit? (Mbiemrat e panyjshëm) - Çfarë ndryshon gjatë lakimit te mbiemrat e nyjshëm? (Nyja) Klasa ndahet në grupe të vogla me 5 - 6 veta.  Grupi I. Vendosni pranë emrave një mbiemër që tregon cilësinë apo tiparin e tij. p.sh., nxënës i sjellshëm, mal i lartë, dhelpër dinake etj.  Grupi II. Plotëso mbiemrin me nyje ose mbaresë sipas gjinisë e numrit. p.sh., pallto e gjatë, djalë i vogël, flokë të kuq, shoferi i aftë.  Grupi III. Gjej të kundërtin e mbiemrave të dhënë: i trishtuar – i gëzuar e tejdukshme – e patejdukshme i kënaqur – i mërzitur i qetë – i trazuar  Grupi IV. Lidh me shigjetë sipas shembullit, p.sh.: veshje të brendshme, mure të ngurta, djem të shkathët, vajza çapkëne, biblioteka e re.  Grupi V. Shoqëro emrat abstraktë me një mbiemër. p.sh., trishtim i madh, pastërti shembullore, rini e gëzuar etj.  Grupi VI. Shkruaj dy mbiemra për emrat e dhënë. P.sh., veror e prerë stani kashtë i madh e kalbur Raportohen përgjigjet nga çdo përfaqësues i grupi. • Ushtrimi 5. Plotësohet në tekst duke prishur mbiemrin e papërshtatshëm. (e palarë, e bukur, e shpejtë, e ngarkuar)

Reflektimi: punë e pavarur – zbatim i njohurive të marra.

Në tekstin e ushtrimit 8 nënvizoni mbiemrat dhe analizojini nga ana morfologjike, p.sh.,vizitë të shumëpritur – i nyjshëm, femërore, njëjës, rasa kallëzore. (e) shokut të ngushtë – i nyjshëm, mashkullore, gjinore. Në klasë do të analizojnë 6 mbiemra, të tjerat lihen detyrë shtëpie + ushtrimi 7.

Rubrika: Flasim

Tema:Teksti letrar dhe teksti shkencor.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të përcaktojë llojin e tekstit të dëgjuar duke u bazuar në përmbajtjen dhe intonacionin. • Të analizojë llojet e teksteve duke u bazuar në informacionin që transmetojnë.

130


Libër mësuesi

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç: informacion, intonacion, tekst letrar, informativ, shkencor Metodologjia: stuhi mendimesh, lexo-argumento Zhvillimi i mësimit

Evokimi: stuhi mendimesh. -

Cilat janë llojet e teksteve nisur nga përmbajtja e tyre. përralla

informativ

fabula

tekstet shkencore

letrare

poezia tregimi

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të dëgjojnë tekstin që lexohet prej saj. Nxënësit duhet të përqendrohen në përmbajtjen e tekstit dhe intonacionin që përdor mësuesi/ja gjatë leximit. Në tekstin e parë nxënësit do të dallojnë që është një tekst letrar. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të diskutojnë rreth përmbajtjes së këtij teksti. Pra, nxënësit njihen me dy personazhe: Xhekun dhe Enin, që kanë arritur në Hënë dhe po lënë një mesazh. Ky është një tekst letrar i llojit fantastiko shkencor. Teksti i dytë është i llojit shkencor, pra nxënësit marrin njohuri mbi ajrin dhe përbërësit e tij. Teksti i tretë është tekst informativ. Në këtë tekst merret informacion mbi UFO-t bazuar në dëshmitë e disa personave, të cilët besojnë se kanë parë UFO-t. Nxënësit iu përgjigjen pyetjeve rreth teksteve. Në tekstin e parë ngjarja është joreale, ka dialog. Tekstet e tjera janë të një natyre tjetër. Tekste shkollore janë dy tekstet e para.

Reflektimi: Mësuesi/ja ka përgatitur tri lloje tekstesh, të cilat janë fotokopjuar dhe

u shpërndahen nxënësve për të përcaktuar llojin e tyre. Nxënësit ndërkohë duhet të argumentojnë zgjedhjen që bëjnë.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni nga një revistë një tekst informativ dhe argumentoni përse është i tillë

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Përemrat vetorë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë përemrat vetorë në fjalitë e dhëna. • Të tregojë rastet e përdorimit të përemrave vetorë. • Të krijojë një tekst të shkurtër, duke përdorur përemra vetorë.

131


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fisha me përemrat vetorë, fletore klase, stilolaps.

Fjalë kyç: përemra vetorë, kryefjalë, njëjës, shumës. Aftësitë: të dalluarit, të treguarit, të krijuarit, të shkruarit. Metodologjia: Diskutim i ideve; paraqitje skematike, punë e drejtuar, shkrim i drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Diskutim i ideve; paraqitje skematike

Pyeten nxënësit: - Cilët janë përemrat vetorë të njëjësit e të shumësit? kanë tri veta

I- unë II - ti III - ai ajo

Përemrat vetorë

njëjës

I - ne II - ju III - ata ato shumës

Përemrat vetorë të vetës I dhe II përdoren vetëm për njerëz. Përemrat vetorë të vetës III përdoren për: - frymorë, e - sende. - të mos përsëritur një emër që është përdorur më përpara. Mësuesi/ja ka shkruar në tabak letre ose në dërrasë tabelën, ku së bashku me nxënësit e plotësojnë: përemrat vetorë dhe ku përdoren. (shih tabelën e tekstit). unë veta I → njëjës – personi që flet. ti → veta II → njëjës – personi që dëgjon. ai → veta III → njëjës - personi për të cilin flitet, gjinia mashkullore. ajo → veta III → njëjës - personi për të cilën flitet, gjinia femërore. ne → veta I → shumës – personat që flasin, ku është dhe folësi ju → veta II → shumës –personat që dëgjojnë, ku është dhe dëgjuesi. ata → veta III → shumës – personat për të cilët flitet, gjinia mashkullore. ato → veta III → shumës – personat për të cilat flitet, gjinia femërore.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 124. Lexohet teksti duke veçuar fjalët me të kuqe si përemra vetorë. Vështrohet me kujdes tabela e koncepteve për përemrat vetorë. Lexohen rregullat gjuhësore për përemrat vetorë. Kalohet tek rubrika Ushtrohu. Në tekst plotësohen ushtrimi 1, 2, 3.

Ushtrimi 1. Qarko me të kuqe përemrat vetorë: (ne, ju, ne, unë, ai, unë, ai, ata, ajo).

132


Libër mësuesi

Ushtrimi 2. Plotësoni fjalitë me përemrin vetor që duhet: (unë, ne, ju, ato, ajo, ti) Ushtrimi 3. Plotësoni fjalitë me përemrat vetorë që janë kryefjalë. (ju, ne, ajo, ajo, ai, ti, ata). Diskutojnë me njëri-tjetrin ushtrimet e plotësuara.

Reflektimi: shkrim i drejtuar.

Krijoni një tekst të shkurtër me temë “Unë dhe shokët e mi” ku të përdorësh përemra vetorë. P.sh., Unë kam shokë të mirë. Ata më dëgjojnë me vëmendje kur flas. Ne, së bashku, organizojmë lojëra të ndryshme, ekskursione, gara sportive etj. Njëri prej tyre mëson shumë mirë. Ai është Klajdi. Unë ndihem i qetë pranë shokëve të mi. Lexohen disa krijime para klasës. Vlerësimi i nxënësve për krijimet e bëra.

Detyrë shtëpie. Shkruaj një tekst ku të përdorësh përemra vetorë. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 38.

Rubrika: Lexim

Tema: Arinjtë fluturues.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të lexojë tregimin qartë. • Të diskutojë mbi vendin ku zhvillohen ngjarjet bazuar në informacionet dhe njohuritë që ka. • Të dallojë elementet fantastikë të tregimit duke i ilustruar me shembuj nga tregimi. • Të dallojë pjesën shkencore në tregim duke e ilustruar me leximin e saj. • Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në pyetjet. Mjete: Teksti i nxënësit Fjalë kyç: arinj, imitoj, dhimbje. Metodologjia: kllaster, punë në çifte, të nxënit në bashkëpunim, grupet e ekspertëve, ditari i të nxënit

 

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Punë në çifte.Stuhi mendimi.

-Shkruani çfarë dini për arinjtë polarë. ku jetojnë?

me se ushqehen ?

Arinjtë polarë

në cilat lloj të kafshëve bëjnë pjesë?

si kujdesen për të vegjlit e tyre?

Nxënësit lexojnë punimet e tyre, të cilat punohen në çift.

133


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Realizimi i kuptimit. Prezantohet titulli i tregimit. Mësuesi/ja sqaron që teksti është marrë nga libri “Shtëpia magjike në pemë” e autores Meri Pop Ozborn. Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe ekspertësh. Secilit grup i jep një fletë me pyetje, të cilave duhet t’u përgjigjen. Nxënësit lexojnë në heshtje tekstin. Më pas ekspertët prezantojnë punët e tyre në grupet bazë. Fleta e parë - Ku zhvillohen ngjarjet? - Ku ndodheshin arinjtë e vegjël? - Pse ishte e shqetësuar arusha? - Renditni veprimet e arushës për të shpëtuar këlyshët e saj. Fleta e dytë - Cili është informacioni shkencor për arinjtë polarë? Lexim i tekstit në role nga nxënësit.

Punim i rubrikës Kupto përmbajtjen. Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Nxënësit do të nënvizojnë në tregim pjesën që ka informacion shkencor.

Ndonëse një arushë polare mund të peshojë ... deri te .... me kthetra mbi akull. Fjalët e fjalorit shkencor janë: peshojë deri në 759 paund. (1 paund = 454 g), shtresë akulli, ekuilibër. Në ushtrimin 9 nxënësit dallojën situatat fantastike në tregim.

Reflektimi: punë në grupe. Nxënësit të ndarë në tri grupe punojnë ushtrimet e rubrikës Nxirr mesazhin.  Grupi I punon ushtrimin 5 në formën e një ditari të të nxënit. Di Jetojnë në Polin e Veriut. Poli i Veriut është i mbuluar nga akulli. Këtu temperaturat janë shumë të ulëta. Arinjtë polarë ushqehen me peshk. Janë të rrezikshëm po t’i ngacmosh

Mësova Peshojnë 759 paund.(afërsisht 345 kg.) Mbajnë në ekuilibër peshën e vet. Rrëshqasin në akull duke u mbajtur me kthetra. Njeriu ka mësuar nga arinjtë. Në Polin e Veriut jetojnë arinj polarë, foka, pinguinë. Jetojnë eskimezët, njerëz të cilët i janë përshtatur klimës shumë të ftohtë me shtëpitë e tyre karakteristike të ndërtuara me blloqe akulli.

Grupi II: Në ushtrimin 6 nxënësit shprehin në mënyrë imagjinare ndjesitë që iu krijohen nëse do të ishin arinj polarë fluturues. Më pas i krahasojnë me ndjesinë e Nilsit që fluturoi në qiell.  Grupi III: Në ushtrimin 7 nxënësit diskutojnë për përpjekjet e arushës për të shpëtuar të vegjlit e saj.

Detyrë shtëpie. Të komentojnë me shkrim fjalët: Gjuetari i fokave tha se njerëzit kanë mësuar nga arinjtë polarë.

134


Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Lakimi i përemrave vetorë dhe trajtat e shkurtra

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë përemrat vetorë në fjalitë e dhëna. • Të lakojë përemrat vetorë. • Të dallojë trajtat e shkurtra të përemrit vetorë në fjalitë e dhëna. • Të shkruajë si duhet përemrat e shkruar gabim.

Mjete: tabela, teksti, tabelë e lakimit të përemrave vetorë, shkumësa me ngjyra, fletore klase, stilolaps. Fjalë kyç: përemra vetorë, trajta të shkurtra, lakim, rasë. Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të shkruarit. Metodologjia: mendo-diskuto-krahaso, punë e drejtuar, diskutim-zbatim i rregullave të mësuara.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto-krahaso

Mësuesi/ja paraqet para nxënësve lakimin e përemrave vetorë në tabelën e kartonit. - Vëreni me kujdes lakimin. Në rasën kallëzore dhe dhanore përemri vetorë shoqërohet nga trajta e shkurtër. qëndrojnë para foljeve më i trajta të shkurtra të u përemrave vetorë të e

ju

na

Lexohet teksti i dhënë në libër. Veçohen përemrat vetorë nga trajtat e shkurtra duke i krahasuar me njëra-tjetrën. Trajtat e shkurtra më ( v.I), të (v. II) njëjës, na (v.I), ju ( v.II) - shumës dalin me të njëjtën formë në r. dhanore e kallëzore.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 128. Lexohen me kujdes rregullat gjuhësore për përemrat vetorë, trajtat e shkurtra dhe lakimi i përemrave pronorë. Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë përemrat dhe trajtat e shkurtra (për t’i dalluar përdorin ngjyrat e kuqe, blu). përemrat (ai, ajo, ajo, unë, ajo, ti, ajo) trajtat e shkurtra (e, më, e, e, më, e, i, ty të, të, e, më) Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin trajtën e shkurtër në vendin e duhur në tekstin e dhënë (të, ju, ne na, e, i, i, na, më, të, më, ty të).

135


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 3 nxënësit nënvizojnë përemrat dhe trajtat e shkurtra dhe thonë rasën e tyre. p.sh., asaj → përemër vetorë, rasa dhanore (kujt?) i → trajtë e shkurtër e përemrit vetor (atij i) atë → përemër vetorë, rasa kallëzore (kë?) e → trajtë e shkurtër etj... (atë e)

Reflektimi: diskutim-zbatim i rregullave të mësuara.

Mësuesi/ja dikton tekstin e ushtrimit 4, nxënësit duhet të shkruajnë saktë përemrat vetorë që janë shkruar gabim. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Zgjidhni një tekst nga libri “Gjuha shqipe 5” ose një libër tjetër dhe nënvizoni me ngjyra të ndryshme përemrat vetorë dhe trajtat e shkurtra. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 38.

Rubrika: Lexim

Tema: Aventurat në ishullin lundrues (Ora e parë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të parashikojë zhvillimin e ngjarjes duke u bazuar në fjalët kyç. Të lexojë tregimin duke respektuar rregullat e intonacionit. Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja të tregimit. T’iu përgjigjet pyetjeve.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: aventurë, ishull lundrues, vrundujt, i çmeritur, synajë. Metodologjia: parashikim me terma paraprakë, lexim i drejtuar, diskutimit.

rrjet i

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikimi me terma paraprake.

Janë dhënë fjalët: përmbytje, aventurë, ishull lundrues, kthim në shtëpi. Nxënësit shkruajnë një tregim të shkurtër me këta terma. Lexohen punimet e dy -tre nxënësve.

Realizimi i kuptimit: Lexim i drejtuar. 

136

- Prezantimi i titullit të tregimit. - Leximi i pjesës sqaruese nga është marrë tregimi.

-

Ndalesa e parë. Ato ditë marsi ... deri te... rrethuar me pisha dhe palma. Kur zhvillohen ngjarjet? Po ne në ç’vit jemi tani? Çfarë lloj teksti mund të jetë teksti që po lexojmë?


Libër mësuesi

   

- Cilat ishin lajmet që transmetonin kanalet e radiove dhe televizioneve? - Emri i qytetit të Durasinit me emrin e cilit qytet të ngjason? - Si mendoni se do të vazhdojë ngjarja? Ndalesa e dytë. Vigani vrapoi... deri te... të zinte veshët me duar. - Cili personazh na prezantohet tani? - Ku jeton ai? - Si përshkruhet moti? Çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tij? Ndalesa e tretë. Ndërkohë shpërtheu ... deri te... plotësisht i çmeritur. - Si vazhdojnë të zhvillohen ngjarjet? - Çfarë mesazhi merr Vigani në kompjuter? - Çfarë ka ndodhur me shtëpinë e tij? A ishte i saktë parashikimi juaj? - Çfarë mendoni se do të bëjë Vigani? Ndalesa e katërt. Tungjatjeta Vigi ... deri te... për atë që po ndodhte. - Çfarë shkruhej në mesazhin elektronik? - Cili është urdhri që i japin Vigit? - A do të shpëtojë ai? - A mendon se Vigi ka frikë? Ndalesa e fundit. Ndërkohë, në fund të synojë ... deri në fund. - Si vazhdon mesazhi? - A mendoni se ai do të pajtohet me humbjen? - A do t’ia dalë ai? Ku e mbështet argumentin tënd.

Leximi i tregimit nga disa nxënës. Punim i fjalëve të fjalorit. Rrjet i diskutimit. Jo

A është i përshtatshëm emri që autori i ka vënë personazhit kryesor?

Po

 

Përfundimi. Vigan do të thotë i madh, i pamposhtur, trim. Një situate të tillë të jashtëzakonshme mund t’i kundërvihen njerëzit trima dhe guximtarë. Detyrë shtëpie. Lexim i tregimit.

Tema: Aventurat në ishullin lundrues (Ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë numrin e paragrafëve në tekstin e dhënë. • Të përcaktojë fjalitë përmbledhëse të çdo paragrafi. • Të dallojë elementet fantastikë dhe shkencor duke ilustruar me pjesë nga tregimi. • Të analizojë me fjalët e tij shprehjet e dhëna në tekst.

Metodologjia: shkrim argumentues, të nxënët në bashkëpunim, ditar dypjesësh, Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjen. 137


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

-

A të ka ndodhur të humbësh mendjen pas një loje elektronike? Shkruaj me 4 fjali si je ndier. Lexohen disa punime të nxënësve.

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar në grupe; të nxënit në bashkëpunim. Paragrafi I

Fjalia përmbledhëse Ato ditë marsi të 2019- të kanalet e radiove dhe televizioneve paralajmëronin për përmbytje dhe shkatërrime në qytetin e Durasinit dhe rrethinat e tij.

II

Vigani ndodhej i vetëm në shtëpinë e tij të bukur, ndërtuar në breg të detit mbi një kodër.

III

Një xhungël e bardhë dallgësh dukej sikur po përplasej pranë shtëpisë së tij.

IV

Përmbytja po ndodhte dhe në kompjuterin e tij mbërrin një kumt në të cilin lexohej: Udhëtimet e Vigit në ishullin lundrues.

V

Vigit i dukej se ishte në një anije që lëkundej vazhdimisht.

VI

Në kumtin elektronik atij iu bë e ditur se duhej ta çonte deri në fund në të kundërt shtëpia e tij do të humbiste bashkë me të.

VII

I tmerruar, ai pa se gjithçka po dridhej, prandaj lajmëroi Këshillin e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

VIII

Ai kishte humbur në hapësirë dhe kohë, prandaj duhet të ndiqte fatin e tij.

IX

Vigi duhej të luftonte për t’u kthyer në vendin e tij.

Punohet rubrika Kupto përmbajtjen. Nxënësit ndajnë tekstin në paragrafë dhe shkruajnë një fjali përmbledhëse për çdo paragraf. Ky ushtrim punohet në grupe. Në fund përfaqësuesi i grupit prezanton grafikun e plotësuar nga të gjithë bashkë. Tre-katër nxënës duke u bazuar në këto fjali, ritregojë përmbajtjen e tekstit dhe vlerësohen. Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Lexohet ushtrimi Kujto dhe shto njohuritë nga një nxënës. Në këtë rubrikë nxënësit marrin informacion mbi tekstet fantastiko-shkencore.

Reflektimi: imagjino-përshkruaj, fragmenti-komenti. Punim i ushtrimeve 4, 5 të rubrikës Nxirr mesazhin. Në ushtrimin 4 nxënësit duhet të përfytyrojnë veten në vend të Vigit mes stuhive dhe dallgëve. Në një fletë shprehin se si do të ndiheshin. Në ushtrimin 5 nxënësit komentojnë fjalët: Frikacakët nuk i ndihmon fati,

mendoi. Ai u takon vetëm trimave. Provo t’u dalësh vështirësive përballë i vetëm.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 7, në të cilin nxënësit duhet të analizojnë pjesën “Aventurat në ishullin lundrues” duke nxjerrë karakteristikat e një tregimi fantastikoshkencor. Koha: mars 2019. Moti: dallgë të furishme, re të zeza si përbindësha, erë e fuqishme, shoqëruar me

138


Libër mësuesi shi të vrullshëm. Mjeti elektronik: kompjuteri. Vendi:Durasini dhe rrethinat e tij. Ngjarja: përshkrimi i një stuhie të fuqishme. Fjalori.

Rubrika Njohuri gjuhësore (drejtshkrim) Tema: Përdorimi i apostrofit në trajtat e shkurtra të bashkuara

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të dallojë trajtat e shkurtra në fjalitë e dhëna. Të dallojë trajtat e bashkuara në fjalitë e dhëna. Të përdorë apostrofin gjatë shkrimit të trajtave të shkurtra të bashkuara. Të korrigjojë trajtat e shkruara gabim në tekstin e dhënë Të krijojë një tekst me 6 fjali, duke përdorur trajta të shkurtra të bashkuara.

Mjete: teksti, tabela, fisha me trajta të shkurtra të bashkuara, stilolaps. Fjalë kyç: apostrof ( ’ ), trajta të shkurtra të bashkuara. Aftësitë: të dalluarit, të përdorurit, të shkruarit, të krijuarit. Metodologjia: përvijim i të menduarit, punë e drejtuar, shkrimi i lirë Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit.

- Rikujtoni: ç’mbani mend për trajtat e shkurtra? u e

i

qëndrojnë para foljeve

Trajtat e shkurtra

më (mua) na (neve; ne)

i ju (juve; ju)

të (ty)

Trajtat e shkurtra më dhe të kur bashkohen me trajtën e shkurtër i, formojnë trajta të shkurtra të bashkuara dhe shkruhet me apostrof. P.sh., (paraqiten fishat me trajtat e bashkuara) më + i = m’i të + i = t’i p.sh., m’i dha librat t’i tregonte dëshirat

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 133. Lexohet teksti dhe vihet re përdorimi i apostrofit në trajtat e shkurtra duke rrethuar trajtat e shkurtra të bashkuara. Kalohet në rubrikën Ushtrohu.

139


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë trajtat e shkurtra duke rrethuar trajtat e shkurtra të bashkuara. - trajtat e shkurtra (mua më, mua më, ma) - trajtat e shkurtra të bashkuara (t’i, m’i, t’i, m’i, t’i) Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin apostrofin ku duhet. Korrigjojnë gabimet. Shkruhet teksti i saktë në fletore të klasës.

(m’a – ma; ti – t’i, mi – m’i, m’ë – më, ti – t’i)

Reflektimi: shkrim i lirë.

Duke u ndihmuar nga figura, nxënësit krijojnë një tekst me 6 fjali, ku përdorin dhe trajtat e shkurtra të bashkuara. P.sh.: Mua më pëlqejnë shumë librat, - thotë Artani. Kam dëshirë të t’i tregoj edhe ty. Ai m’i solli librat pranë. Jam shumë kureshtar t’i shoh librat e tij. Mua më pëlqyen shumë. Shumë nga ngjarjet e librave që m’i solli Artani, i kam parë dhe filma. Vlerësimi i nxënësve për krijimet e bëra, duke dalluar më të saktat.

Detyrë shtëpie. Shkruani një tekst me jo më pak se 6 fjali ku të përdorni trajtat e shkurtra të bashkuara. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 39.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Përshkruaj veçoritë e zërave dhe të zhurmave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• Të përshkruajë me shkrim, duke u mbështetur në sëndukun e fjalëve. • Të përshkruajë duke u bazuar në figurat e dhëna.

Mjete: teksti, tabela, sënduku i fjalëve, shkumësa me ngjyra, fletore klase, stilolaps. jalë kyç: përshkrim, zëra, zhurma, sënduk, fortësi, lartësi, timbri, gjatësia. Aftësitë: të përshkruarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, dëgjim i drejtuar, punë në dyshe, shkrim i lirë, Turi i galerisë.

Evokimi: diskutim i ideve.

Zhvillimi i mësimit

Në lëndën e Diturisë së natyrës dhe Muzikës keni mësuar për tingullin dhe veçoritë e tij.

140


Libër mësuesi Pyeten nxënësit: - Ç’dini për veçoritë e tingullit?

gjatësia (i gjatë, i shkurtër, i shpejtë)

lartësia (i lartë, i ulët, i mprehtë) Tingulli fortësia (i lehtë, i butë, i hollë, i fuqishëm)

timbri (melodioz, i qartë i gjallë, i këndshëm, i ashpër)

Realizimi i kuptimit: dëgjim i drejtuar, punë në dyshe.

Lexohet nga mësuesi/ja pjesa 1 dhe 2. Pas çdo leximi nxënësit vendosin sipas pjesëve, fjalët e zërave dhe të zhurmave. a) vrundujt, shungullima, erë e marrë, shi të vrullshëm, kërkëllinin, bubullimat e shpeshta, zhaurima, rrëkeve. b) rënkimet, kërkëllimat e ngjirura, goditjet e thata, përplasja. Lexohet sënduku i fjalëve për një tingull. Nxënësit në dyshe plotësojnë duke përdorur mbiemra nga sënduku i fjalëve. Flladi i lehtë i erës pranverore. Zhurma shurdhuese e qytetit.

=> Fortësia

Fishkëllima e lartë e arbitrit. Notat e larta të basit.

=> Lartësia

Tingulli melodioz i violinës. Zëri i ngjirur i sorrës.

=> Timbri

Gjëmimi i shpejtë i bubullimës. Tingëllima e zgjatur e ziles.

=> Gjatësia

Reflektimi: shkrim i lirë.

- Përshkruani një situatë duke u bazuar në një nga ilustrimet e dhëna në tekst, duke përdorur sa më shumë mbiemra nga sënduku i fjalëve. P.sh.: Çukitja e fortë e qukapiku në trungun e pemës dëgjohej larg. (fortësia) Cicërimat e gëzueshme të zogjve... (timbri) Zëri melodioz i bilbilit, i laureshës ... (timbri) Trokitja e pikave të shiut mbi çati ... (gjatësia)

Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Plotësoni ushtrimet e Fletores së punës. Përshkruaj veçoritë e zërave dhe zhurmave në fjali të ndryshme.

141


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Përemrat pyetës

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë përemrat pyetës në fjalitë e dhëna. Të përdorë përemrat pyetës në fjali. Të lakojë përemrat pyetës, duke i vënë përemrat kush? cili? në rasën e duhur. Të krijojë fjali pyetëse duke përdorur përemrat pyetës të dhënë.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, tabela e lakimit të përemrave kush? cili?, stilolaps. Fjalë kyç: përemra pyetës, fjali pyetëse, rasa, lakim. Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të përshtaturit, të krijuarit, të shkruarit. Metodologjia: harta e mendjes, të nxënit bashkëpunues, punë e pavarurzbatim i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: harta e mendjes.

Sipas kuptimit dhe funksionit që kryejnë në fjali përemrat janë disa llojesh: vetorë lidhor

përemrat

për frymorë dhe jofrymorë

të pacaktuar pyetës

kush, cili, sa, i sati, çfarë, sa, i sati, ç’, me se

pronorë

vetëm për frymorë

dëftorë -

Cilët nga këta përemra njihni?

- Përemrat pyetës shërbejnë për të ndërtuar fjali pyetëse. - Përemrat pyetës kush, cili etj. lakohen. Paraqitet tabela me lakimin e përemrave pyetës. - Përemrat pyetës çfarë, ç’ nuk lakohen dhe as ndryshojnë.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues. Hapet teksti në faqen 136. Lexohen shembujt e dhënë në tekst me kujdes dhe vëmendje (duke vënë theksin te

142


Libër mësuesi lakimi dhe ndryshimet nga rasa në rasë gjatë lakimit). Rubrika Ushtrohu realizohet duke u punuar në grupe nxënësish (sipas niveleve).  Grupi I. Nënvizoni në tekstin e dhënë përemrat pyetës. ( kush, cila, cili, sa, çfarë, me se, i sati, ç’)  Grupi II. Përdorni përemrin kush në fjalitë e dhëna, sipas rasës së shënuar. (kush, i kujt, kujt, kujt, kë).  Grupi III. Plotësoni fjalitë me përemrat e dhënë (çfarë, cili, e sata, cilin, kush, ç’, sa, me se).  Grupi IV. Përdorni përemrat në rasat e duhura. (i cilit, prej kujt, me kë). Dëgjohen përgjigjet nga njëri përfaqësuesi i secilit grup. Dallohet grupi që ka punuar më saktë.

Reflektimi: punë e pavarur - zbatim i njohurive të marra.

Duke parë figurën, krijoni fjali pyetëse duke përdorur përemrat e dhënë. P.sh.: - Ç’lojë po luajnë fëmijët? - Çfarë ndien Arbeni? - I sati doli Arbeni? - Sa vetë po luajnë me top? - Cilin pëlqeni më shumë në lojë? etj...

Vlerësohen nxënësit për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Shkruani fjali pyetëse duke përdorur përemrat pyetës kush, cili në të 5 rasat. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 41.

Rubrika: Flasim

Tema: Të shtrydhësh idetë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të dallojë rregullat e një shkrimi didaktik. Të ilustrojë elementet e tregimit me pjesë të shkëputura nga teksti. Të nxjerrë mesazhin e tregimit me anë të pyetjeve. Të dallojë strukturën e tregimit. Të dallojë dy tekstet brenda tregimit.

Mjetet: teksti i nxënësit Fjalë kyç: ide, rregulla, shkrim didaktik, strukturë Metodologjia: mendo-diskuto, dallo-analizo, diskutim idesh. 143


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Evokimi: mendo-diskuto. -

Zhvillimi i mësimit

A keni provuar të shkruani një tregim thjesht me dëshirën tuaj, pa ua kërkuar? Ka qenë e lehtë një gjë e tillë apo...? Ju është nevojitur ndihma e dikujt? Si keni vepruar? Ia keni lexuar dikujt krijimet tuaja apo ato flenë në sirtar?

Realizimi i kuptimit

Në këtë orë mësimi mësuesi/ja do të lexojë fragmentet me shkronja të zeza, kurse një nxënës fragmentet me shkronja të kuqe. Realizohet leximi, i cili është i shoqëruar dhe me figurat. Punohet ushtrimi 1 ku nxënësit do të lexojnë njëri pas tjetrit rregullat që duhen për të shkruar. Titulli i pjesës

Emri i nxënësit

Arritja

Përballo këto sfida dhe do të arrish gjëra të mëdha.

Përpjekja e tretë Përpjekja e dytë

Përpjekja e parë

Rruga nuk është gjithmonë e lehtë në jetë, por po të përpiqesh do të arrish suksesin.

Mund të plotësohet grafiku dhe të ngjitet në muret e klasës. Të gjitha këto rregulla ilustrohen nga nxënësit me pjesë nga teksti. Punim i rubrikës C. Në ushtrimin 5 nxënësit rikthehen në tekst. Ata dallojnë dhe lexojnë dy tekstet brenda tregimit. Tekstin e autorit dhe tekstin e Andrit. Ushtrimin 6. Në krijimin e Andrit nxënësit do të dallojnë strukturën e përrallës: hyrjen, zhvillimin dhe mbylljen.

Reflektimi: diskutim.

Punim i rubrikës b. Në formën e diskutimit nxënësit shprehin idetë dhe mendimet e tyre për pyetjet që shtrohen në këtë rubrikë. Në një fletë ata shprehin arsyet e tyre nëse tregimi ishte i lodhshëm dhe e kundërta, nëse ishte interesant.

Detyrë shtëpie. Shkrimi i një tregimi fantastik. 144


Libër mësuesi

Shënim. Në këtë orë mund të nisë një projekt. Projekti mund të titullohet: Unë di të shtrydh ide dhe t’ia dalë mbanë për të shkruar një tregim fantastik.

Këto dy orë le të jenë në kuadrin e orëve të lira. Nxënësit të mësojnë si shkruhet dhe më pas të provojnë të shkruajnë. Të dramatizojnë atë që krijuan. Të ilustrojnë me figura. Të prezantojnë punën e tyre para prindërve. Do të ndihen krenarë ata vetë dhe ju bashkë me ta. Provojeni. Në pasqyrën e përrallave janë paraqitur dy tema për projekt: Marta dhe xhuxhi Tremontino dhe në rubrikën Flasim Drama. Orë shumë të bukura për projekte. Gjithashtu dhe pjesa Historia e Arlekinos dhe Karnavalet mund të realizohen shumë bukur miniprojekte.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Përemrat e pacaktuar

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

Të dallojë përemrat e pacaktuar në fjalitë e dhëna. Të përdorë përemrat e pacaktuar në fjali, duke ndërtuar një tekst me jo më pak se 6 fjali.

Mjete: fisha me përemrat e pacaktuar, tabela, teksti, fletore, stilolaps. Fjalë kyç: përemra të pacaktuar, informacion të përcaktuar, të papërcaktuar. Aftësitë: të dalluarit, të krahasuarit, të menduarit, të krijuarit, të shkruarit. Metodologjia: mendo-diskuto-reflekto, ushtrim i drejtuar, punë e pavarurshkrim sipas njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-diskuto-reflekto.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë: Mirela shkruan në fletore. Të gjithë nxënësit shkruajnë në fletore. - Çfarë informacioni jep secila fjali? fjalia e parë → informacion të përcaktuar. fjalia e dytë → informacion të papërcaktuar.

145


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

tregojnë frymorë a sende në mënyrë të pacaktuar për sende një, njëri, ndonjë, ndonjëri, secili,gjithsecili, cilido, gjithë, çdo

përemra të pacaktuar

për njerëz e sende

për njerëz dikush, ndokush, gjithkush, asnjeri, njëritjetri, askush, kushdo, shoku-shokun

gjithfarë, tjetër, gjë, asgjë,diçka, gjithçka, çfarëdo, çfarëdolloj Përemrat e pacaktuar përdoren më vete, por edhe të shoqëruar me emra. Jepen shembuj. Dikush trokiti në derë. (më vete) Çdo nxënës është i përgjegjshëm për punën që bën në klasë (i shoqëruar me emër)

Realizimi i kuptimit: ushtrim i drejtuar. Hapet teksti në faqen 141. Lexohet teksti me vëmendje. Tërhiqet vëmendja te fjalët me të kuqe. - Ç’informacion japin ato? Lexohen përemrat e pacaktuar sipas grupeve të dhëna në tekst. Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë përemrat e pacaktuar. (diçka, dikë, askush, të gjithë, askush, diçka, askujt, të gjitha). - Tregoni ç’tregon secili përemër i pacaktuar? P.sh., diçka-send, dikë-frymorë etj. Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin në tekst aty ku duhet, përemrat e pacaktuar të dhënë. (të gjithë, diçka, dikush, të tjerë, të gjithëve, diçka, asgjë, kushdo) Në ushtrimin 3 nxënësit plotësojnë fjalitë me përemrat e pacaktuar. (dikush, dikë, gjithkush, të gjithë, njëri-tjetrit)

Reflektimi: punë e pavarur-shkrim sipas njohurive të marra. Ndërtoni një tekst me jo më pak se 6 fjali, ku të përdorni përemra të pacaktuar. Nxënësit lihen të lirë të shkruajnë tekstin. Lexohen tekstet më të mira para klase. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë

shtëpie. Shkruani një tekst dhe më pas nënvizoni përemrat e pacaktuar. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 42.

146


Libër mësuesi

 Rubrika: Flasim Tema: Poezia Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • •

Të lexojë vjershën e dhënë në tekst duke respektuar dialektin e gegërishtes. Të kuptojë përmbajtjen e poezisë. Të dallojnë vargjet e figurshme. Të dallojë elementet e një vjershe: strofat, vargjet dhe rimën. Të dallojë llojet e rimave në vjershat e dhëna. Të argumentojë me fjalët e tij muzikalitetin e vargjeve të poezisë.

  

Mjete: teksti, fishe, libra me poezi. Fjalë kyç: poezi, strofa, rimë, vargu, llojet e rimave. Metodologjia: Diagrami i Venit, veprimtari e drejtuar, veprimtari individuale.

Në një fishë të madhe mësuesi/ja në orën e aftësimit teknologjik ose edukimit figurativ bashkë me nxënësit ka shkruar: Nëse ke dëshirë të dëgjosh muzikalitetin e fjalëve që të burojnë nga zemra, atëherë dije se kjo është poezia. Kjo fishë vendoset në një pjesë të murit ku ekspozohen krijimet e nxënësve.

Evokimi: Diagram Veni. Poezia

Krijime letrare

Proza

Përfundimi: Poezia dhe proza janë krijime letrare. Ato na ndihmojnë të shprehemi bukur dhe me ndjenjë.

Realizimi i kuptimit

- Leximi i vjershës nga mësuesi/ja, i cili sqaron se poezia është shkruar në dialektin e gegërishtes. Vjersha lexohet nga nxënësit në strofa. - Punohet rubrika Ushtrohu. Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të gjejnë detajet me të cilat poeti përshkruan dimrin. Nëpër male e nëpër fusha Fryn murlani me duhi. (është dimër i madh, i ashpër) - Kush e ndien më shumë dimrin? Në poezi është dhënë si një lutje që plaku ia drejton dimrit, që të mos bëjë shumë ftohtë se ai është i vjetër dhe të ftohtit do t’ia ngrijë gjakun (do ta vdesë). Ky bashkëbisedim i plakut me dimrin e bën më konkret pamjen e natyrës në një dimër të madh. Në ushtrimin 2 nxënësit duhet të shpjegojnë me fjalët e tyre si i kuptojnë vargjet e figurshme. Po del dimni me kosë në dorë. Dimri me të ftohtin e vet, me borën dhe akullin që mbulon gjithçka, i than dhe i ngrin njerëzit, që janë të varfër, njësoj si kosa që pret barin.

147


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

O murlan atë frymë ndale. (Poeti e shkruan murlan me r dhe jo me rr.) (Murrlani është një erë e ftohtë që fryn nga veriu.) Poeti i lutet murrlanit që të mos fryjë shumë. Ushtrimi 3. Nxënësit gjejnë se poezia ka 6 strofa dhe 12 vargje. Punohet rubrika llojet e rimave. Nxënësit marrin informacion mbi llojet e rimave. Duke lexuar poezinë nxënësit vënë re se si rimojnë vargjet në strofën e parë e të dytë. Në strofën e parë vargu i parë rimon me të dytin dhe i treti me të katërtin, kurse në strofën e dytë vargu i parë rimon me të tretin dhe i dyti me të katërtin. Mësuesi/ja thekson se në rastin e parë ku rima ka skemën AABB quhet rimë e përputhur dhe në rastin e dytë, me skemë ABAB quhet e kryqëzuar. Në ushtrimin 4 nxënësit gjejnë llojet e rimës në vjershën e Mjedës. Në dy strofat e para rima është ABAB Në strofën e tretë rima është AA Në strofën e katërt dhe të pestë rima është ABAB Në strofën e pestë AA

Reflektimi

Në poezinë Me gjithë shpirt f. 106 përcakto llojin e rimës për çdo strofë. Nxënësit lexojnë punën e tyre dhe vlerësohen.

Detyrë shtëpie. Nga librat jashtëshkollorë që keni lexuar ose po lexoni, analizoni një poezi. Gjeni numrin e strofave, të vargjeve dhe llojin e rimës. Përpiquni të dalloni vargjet me kuptim të figurshëm.

Rubrika: Lexim

Tema: Në ajrin e mbrëmjes

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur. Të përshkruajë peizazhin duke iu përgjigjur pyetjeve. Të analizojë fjalët e rralla që përdor poeti në vjershë. Të dallojë figurën e krahasimit në vargjet e vjershës me ndihmën e pjesëzës si.

Mjete: teksti i nxënësit, lapsa me ngjyra, fletë format A4. Fjalë kyç: mbrëmje, ajër, i amullt, i përhimët, heshtim, imcake, ndriçuar, ar. Metodologjia: diskutim, të nxënët në bashkëpunim. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim me nxënësit. -

Çfarë të pëlqen më shumë të lexosh poezi apo prozë? Pse? A mund të renditësh disa arsye? Nxënësit shprehin idetë dhe mendimet e tyre rreth kësaj pyetjeje.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja prezanton titullin e poezisë dhe lexon pjesën sqaruese mbi autorin dhe

148


Libër mësuesi përdorimin e figurës së krahasimit. Lexohet poezia nga nxënësit në heshtje. Lexohet dhe nga 2 nxënës me zë të lartë. Punohen fjalët e fjalorit. Punohet rubrika Kupto përmbajtjen.

Punohet rubrika Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 5 nxënësit duhet të shkruajnë me fjalë të tjera fjalët e rralla. pemët e amullta - pemët e qeta, të palëvizura, që rrinë në një vend. ajri i butë i mbrëmjes - ajri i freskët, i lehtë i mbrëmjes. zog i përhimët - zog me pendë ngjyrë hiri. Në ushtrimin 6 nxënësit lexojnë dy vargjet ku janë përdorur krahasimet. Pemët e kopshtit janë si pemët e pikturuara në një pëlhurë të hollë. Hëna që pasqyrohet në ujin e liqenit është si një barkë imcake, e vogël. Hëna kur pasqyrohet në liqen duket si një barkë e vogël. Pra, është e ngjashme në formë. Në ushtrimin 7 nxënësit japin opinionet e tyre se cili është elementi mbizotërues në poezi. Heshtja. Zogu hesht për të mos e prishur qetësinë e mbrëmjes.

Reflektimi. Mund të punohet në grupe. Një grup vizaton peizazhin e përshkruar, një grup e shndërron poezinë në prozë, një krijim me 5 fjali.

Detyrë shtëpie. Shkruani me 3-4 fjali se cilat janë ngjyrat me të cilat është përshkruar peizazhi.

Rubrika Njohuri gjuhësore (Drejtshkrim)

Tema: Përdorimi i apostrofit pas përemrit pyetës ç’

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë përemrat pyetës dhe të pacaktuar në fjalitë e dhëna. Të përdorë apostrofin pas përemrit pyetës ç’. Të drejtshkruajë përemrin pyetës ç’ sakatë duke korrigjuar gabimet në tekstin e dhënë.

Mjete: tabela, teksti, shkumësa me ngjyra, fisha me përdorime të apostrofit. Fjalë kyç: apostrof, përemër pyetës, përemër i pacaktuar. Aftësitë: të dalluarit, të drejtshkruarit, të zbatuarit. Metodologjia: diskutim i ideve, punë e drejtuar, punë në dyshe. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë: - Ç’të solli tezja nga Italia?

149


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

- Çdokush mendon për veten e tij. - Çfarë filmi pe dje? Nxënësit nënvizojnë përemrat në çdo fjali (ç’, çdo, çfarë). - Ç’lloj përemrash janë? (pyetës, i pacaktuar, pyetës) - Ç’vini re në shkrimin e këtyre përemrave? në trajtat e shkurtra të bashkuara m’i, t’i në pjesëzën mohuese s’

apostrofi

te përemri pyetës ç’

‘ (shenjë dalluese)

Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. Hapet teksti në faqen 146. Lexohen rastet e përdorimit të apostrofit. Kalohet në rubrikën Ushtrohu. Në ushtrimin 1 nxënësit dallojnë përemrat pyetës nga përemrat e pacaktuar duke përdorur ngjyra të ndryshme përemra pyetës (ç’, çfarë) përemra të pacaktuar (çdo, çfarëdolloj, çdokush) Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë fjalitë me përemra pyetës ose të pacaktuar (çfarëdolloj, çfarë, çdo, ç’, çfarë) Në ushtrimin 3 nxënësit korrigjojnë fjalët ku apostrofi s’është përdorur ku duhet. fjalia → 1 ç’ fjalia → 2 çdo fjalia → 3 çdo, çfarë fjalia → 4 çfarëdolloj

Reflektimi: punë në dyshe.

Nxënësit punojnë në dyshe, duke krijuar tri fjali ku të përdoret apostrofi. Fjalitë mund t’i diktohen shokut dhe më pas i korrigjon si i ka shkruar. Shkëmbehen rolet. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Shkruani 5 fjali ku të përdorni apostrofin dhe 5 fjali ku të përdorni përemra të pacaktuar. Punim i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 43.

Rubrika:

Lexim Tema: Dorëzohet bora

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë: •

150

Të lexojë vjershën me intonacionin e duhur.


Libër mësuesi • • •

Të përshkruajë dukurinë e zëvendësimit të stinëve duke u bazuar në njohuritë e marra. Të dallojë kuptimet e figurshme në vargjet e poezisë. Të krijojë një fjalorth poetik duke u bazuar në vjershat mbi peizazhin.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: dorëzohet, pikëz uji, gjerb, vezullim, Metodologjia: imagjinatë e drejtuar, të nxënët në bashkëpunim, shkrim i lirë. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Imagjinatë e drejtuar. -

Jemi në fund të dimrit. Ti je një pikë uji në një degë peme. Çdo të ndodhë me ty? U kërkohet nxënësve: Shkruaj në një fletë udhëtimin tënd imagjinar. Ekspozohen punimet në një kënd të klasës. Nxënësit udhëzohen t’i lexojnë në fund të orës.

Realizimi i kuptimit

Prezantohet poezia. Mësuesi/ja i njeh me autorin Xhevahir Spahiu si një nga poetët më të mirë shqiptarë. Lexohet poezia nga nxënësit në heshtje dhe më pas me zë të lartë nga dy-tre nxënës. Në grupe nxënësit do të analizojnë strofat e poezisë.  Grupi I. Titullin dhe strofën e katërt. Në prag pranvere bora dorëzohet, dimri ia lë vendin pranverës. Ndonëse rrezet e diellit janë ende të dobëta e të pakta, që autori në mënyrë figurative e shpreh me fjalët gishta rrezesh, bora dorëzohet nga rrezet e para të diellit, pra bora shkrihet e bëhet ujë. Imagjinojmë qiellin në pranverë mbushur me re dhe rrezet e diellit që përpiqen të gjejnë rrugën përmes tyre për të ardhur në tokë.  Grupi II. Strofën e parë. Krahasohet pika e ujit me një pikë loti. Ashtu si loti përpëlitet në qepallat e syrit, ashtu dhe pika e ujit përpëlitet nëpër qepallat e gjetheve dhe kur bie tretet në harrim (humbet thellë në tokë).  Grupi III. Strofën e dytë. Vera pret të vijë, por më parë duhet të vijë pranvera, se ndryshe s’ka si të ndodhë.  Grupi IV. Strofën e tretë. Një zog po pi vezullimin, vesën. Dhe pika e ujit si një perlë hyn brenda zogut dhe niset në udhëtim së bashku me të, kushedi se ku. Dhe u nxitet kujtesa nxënësve të kujtojnë nga lënda e diturisë së natyrës qarkullimin e ujit në natyrë, pika e ujit bie në tokë e më pas avullon e ngjitet përsëri në qiell, e më pas bie përsëri në tokë.  Grupi V. Strofën e fundit. Dhe bora e shkrirë fillon avullon, bëhet re dhe reja bëhet ëndërr. Ndoshta një ëndërr e bukur apo... s’e dimë. Nëpërmjet punës së grupeve analizohet gjuha figurative e përdorur në poezi, në mënyrë që nxënësit të arrijnë ta kuptojnë mesazhin e saj, sepse kjo është një poezi, figuracioni i së cilës kërkon përqendrim gjatë leximit.

151


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika Kupto dhe nxirr mesazhin mund të bëhet në fillim për t’i ndihmuar në punën në grupe. Në ushtrimin 2 nxënësit gjejnë shprehjet e figurshme me të cilat jepen dukuritë natyrore në poezi: Një pikëz uji sa një pikëz loti. E vetme vera në mes të udhës mbetet. Në gishta rrezesh dorëzohet bora. E reja bëhet ëndërr. Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë kuptimin e parë dhe të figurshëm të titullit “Dorëzohet bora”. Kuptimi i parë: i dorëzoj, i jap dikujt në dorë diçka dorëzohem – pranoj humbjen, pranoj se u munda. Dorëzohet bora para diellit, pranon se ai e mundi, pra dimri duhet të tërhiqet dhe t’ia lërë vendin pranverës.

Reflektimi: krijo duke parë figurën. Shikoni figurën në tekst. Si duken pikat e ujit që janë ngjitur pas degës? Çfarë kanë brenda? A nuk të bëjnë të ëndërrosh? Shkruani sipas dëshirës rreth kësaj pamjeje. Lexohen punimet e disa nxënësve duke inkurajuar ata nxënës që kanë krijuar me fantazi. P.sh.: Tri pika të mëdha uji janë mbi degën e pemës. Rrezet e diellit kanë filluar t’i përkëdhelin. Duan që t’i shkëputin nga pema. Lulet brenda tyre ngjajnë si një kaleidoskop. Pikat e ujit u luten rrezeve të diellit t’i marrin me vete që të shohin vende të tjera. Ato e dinë se të largohesh do të thotë të mos kthehesh më te pema e tyre. Por ato janë të gëzuara se do të shkojnë Lart, lart dhe dikur përsëri do të bien në tokë... -

Detyrë shtëpie. Bëni një fjalorth me fjalë të rralla poetike nga të tri poezitë e fundit. Ky fjalorth do të t’ju shërbejë për të shkruar dhe ju poezi.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Përemri lidhor

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

   

Të dallojë përemrat lidhorë në fjalitë e dhëna. Të lakojë përemrin lidhor në njëjës e shumës. Të dallojë përemrin lidhor nga lidhëza. Të plotësojë fjalitë e dhëna me përemra lidhorë.

Mjete: tabela e lakimit të përemrit lidhor “i cili”, shkumësa me ngjyra, fletë formati, stilolaps. Fjalë kyç: përemër lidhor, lakim, njëjës, shumës, femërore, mashkullore. Aftësitë: të dalluarit, të lakuarit, të krahasuarit, të menduarit, të shkruarit. Metodologjia: mendo-puno në dyshe, të nxënit bashkëpunues, krahasimi me anë të Diagramit të Venit.

152


Libër mësuesi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo-puno në dyshe

Shkruani në çifte sa më shumë përemra të llojeve të ndryshme (duke i nënvizuar me ngjyra të ndryshme).

P. i pacaktuar

P. vetor

P. pyetës

unë, ti, ai, ajo,

Kush? Cili? Ç’,

gjithë, secili, kush-

ne, ju, ata, ato

Çfarë? I sati? Me se?

do, askush, njëri, çdo, njëri-tjetri, çdonjëri

- Tregoni, ç’funksion luan në fjali çdo lloj përemri? Përveç këtyre që kemi mësuar kemi dhe një lloj tjetër përemri. nuk ndryshon

lidh dy fjali

përemri lidhor

i cili femërore mashkullor

lakohet

zëvendëson një emër që mos të përsëritet

njëjës shumës

Paraqitet tabela e lakimit të përemrit i cili në njëjës, shumës, femërore, mashkullore. Kujdes! S’duhet ngatërruar përemri lidhor që me lidhëzën që. Kur fjala që nuk zëvendësohet me përemrin lidhor i cili, ajo është lidhëz.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues. Hapet teksti, lexohen shembujt e dhënë dhe rregulla gjuhësore për përemrin lidhor. Lexohet me kujdes lakimi i përemrit lidhor i cili. Ndahen nxënësit në grupe (sipas niveleve).  Grupi I. Në fjalitë e ushtrimit dallo përemrin që nga lidhëza: p.sh., te fjalitë 1, 2, 5 që është lidhëz, te fjalitë 3, 4, 6 që është përemër lidhor.  Grupi II. Lidh fjalitë dy e nga dy me përemra lidhorë sipas shembullit. p.sh., Diana ha frutat që janë të freskëta. Djali ka marrë një dhuratë që ia solli një shoqe. Në librari mund të gjesh librin e ri që është interesant. Në këtë rast u thuhet nxënësve se fjalia e krijuar është e përbërë, sepse ka dy kallëzues, duke futur konceptin e fjalisë së përbërë.  Grupi III. Në fjalitë e ushtrimit 3 shkruaj ku duhet përemrat lidhorë të dhënë në tekst (e cila, për të cilin, nga i cili, në të cilën, i cili, së cilës, të cilat, të cilit). Çdo përfaqësues grupi përgjigjet rreth punës së kryer.

Reflektimi: Diagrami i Venit. 153


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Paraqitni në diagram të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet përemri lidhor që dhe i cili.

i cili

që - shërbejnë për të lidhur dy pjesë të fjalisë - kryejnë funksione

nuk ndryshon ka vetëm një formë, nuk ndryshon në numër, rasë

gramatikore

ka forma të vecanta për gjininë, numërin, rasën. lakohet

Jepni dy shembuj shembuj me fjali.

Detyrë shtëpie. Shkruani 4 fjali ku të përdorni përemrin lidhor që si lidhëz dhe si përemër lidhor.

Rubrika: Shkruajmë Tema: Luajmë dhe shkruajmë poezi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit, nxënësi të jetë i aftë:

• • •

Të paraqesë poezi të ndryshme në kaligrame të ndryshme. Të krijojë poezi sipas modelit që pëlqen. Të luajë me shkronjat në poezi, duke krijuar fjalë të ndryshme.

Mjete: teksti, kaligrame me forma të ndryshme, poezi të sjella nga nxënësit, fletë formati. Fjalë kyç: poezi, kaligram, krijo, luajë, shkronjë, fjalë. Aftësitë: të krijuarit, të shkruarit, të menduarit, të vepruarit. Metodologjia: mendo – trego – reflekto, të nxënit në bashkëpunim, punë krijuese.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – trego – reflekto.

Nxënësit nxjerrin mbi bankë poezitë e krijuara vetë ose të marra nga libra të ndryshme. - A mundet që vargjet e poezive t’i vendosim në forma të caktuara? U paraqiten nxënësve forma të ndryshme kaligrami (lojë gjuhësore) në fletë formati. (re, lule, diell, gjethe)

154

k   


Libër mësuesi Sipas modelit të paraqitur nga mësuesja, nxënësit plotësojnë 2-3 kaligrame me ndihmën e mësueses në tabelë.

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues. Hapet teksti në faqen 150. Lexohen në tekst poezitë e dhëna në kaligramin e parë, dytë, tretë. Për çfarë flasin kaligrami i dytë dhe i tretë? (diellin, gjethen) Lexohen krijimet sipas figurave: libri, shtëpia, pranvera. Vihet re se me shkronjën e parë të çdo vargu ose ndërmjet vargjeve, krijohet fjala e figurës. Ndahet klasa në dy grupe.

 Grupi I: Krijo poezi dhe ato paraqiti në një kaligram. P.sh., vizatohet një lule manushaqe dhe në petalet e saj shkruhen vargjet: E bukur si ngaherë lulëzon çdo pranverë era e saj kundërmon çdo njeri e dëshiron

 Grupi II: Krijo me shkronjën e parë të çdo rreshti fjalën. (luajmë me shkronjat në fjalë) P.sh., gjethet e thata janë andej – këndej lepuri endacak pa ujkun rishtaz këmba është mbështetur brenda atletes Çdo përfaqësues i grupi jep përgjigjet e detyrës.

Reflektimi: punë krijuese.

Krijo një poezi të shkurtër, ku shkronja e parë e çdo vargu apo ndërmjet vargjeve të krijohet një fjalë (sipas modelit në tekst). Lexohen krijimet e nxënësve dhe vlerësohen ato.

Detyrë shtëpie: Vazhdohet puna e nisur në klasë në shtëpi.

155


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

IV Pasqyra e pyllit KAPITULLI

Rubrika: Lexim Tema: Rrëmbimi i Elonës

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • • •

Të lexojë tregimin me intonacionin e duhur. Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja. Të ritregojë tregimin në vetën e tretë. Të krahasojë tregimin me tregimin “Arinjtë fluturues”. Të dallojë figurat e përdorura për përshkrimin e pyllit dhe të natyrës. Të përshkruajë natyrën dhe pyllin me fjalët e veta. Të shpjegojë me fjalë të tjera shprehjet e dhëna në tekst.

Mjete: teksti i nxënësit, foto të kafshëve, foto të bëra në cirk gjatë vizitave me shokët ose me familjen. Fjalë kyç: rrëmbim, cirk, ari, arushë. Metodologjia: parashikim me terma paraprakë, të nxënit në bashkëpunim, diagrami i Venit, rrjet diskutimi.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikimi me terma paraprakë.

U kërkohet nxënësve që me fjalët: ari, cirk, arushë rrëmbim të formojnë një tekst. Nxënësit punojnë për 7-8 minuta. Lexohen disa prej punimeve të tyre.

Realizimi i kuptimit

Mësuesi/ja orienton nxënësit të shohin figurat në tekst. Lexohet teksti nga disa nxënës me zë të lartë. Punohen fjalët e fjalorit.

Punohet rubrika: Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të rubrikës. Nxënësit lihen të lexojnë dhe njëherë tekstin në heshtje dhe më pas të ritregojnë në vetën e tretë ngjarjen. Mësuesi/ja i orienton nxënësit që të përcaktojnë strukturën e tregimit dhe kështu do ta kenë më të lehtë ta ritregojë atë.

Punohet rubrika: Analizo gjuhën.

Në ushtrimin 7 nxënësit duhet të gjejnë fjalët dhe shprehjet e figurshme me të cilat është përshkruar pylli dhe natyra. Si një sy kaltërosh.

156


Libër mësuesi Pylli dukej sikur fliste me gjuhën e drurëve. Një puhizë përkëdhelëse rrëshqiste gjetheve. Liqeni i bukur nuk e fshihte fundin e vet. Ca rrudha të imta si ato që formohen në ballin e vogëlushëve. Nxënësit do të dallojnë figurën letrare të krahasimit. Në ushtrimin 8 nxënësit shkruajnë shprehjet me fjalë të tjera. Zemra na dërrmonte brinjët - zemra rrihte aq fort sa dukej se shtypte brinjët në kraharor. U nisëm me të katra - u nisëm me të shpejtë. E humba fare - u hutova M’u këput diçka brenda kraharorit - u ndjeva keq.

Reflektimi: të nxënit bashkëpunues.

Nxënësit ndahen në grupe dhe punojnë ushtrimet e rubrikës Nxirr mesazhin.  Grupi I: Në ushtrimin 5 nxënësit krahasojnë nënën arushë të pyllit me arushën polare të tregimi “Arinjtë fluturues”.

 Grupi II:  

Ushtrimi 6. Argumentoni pse ju pëlqeu tregimi duke u nisur nga fjalët e dhëna. Grupi III: punon ushtrimin 7. A duhet të ishte arushi i vogël në pyll apo më mirë në cirk? Nxënësit shprehin mendimet dhe opinionet e tyre. Grupi IV: Renditni veprimet që bën arusha kur del nga shpella deri në fund. Dalja nga shpella. Larja e këlyshëve në liqen. Largimi për të ngrënë gjethe Rrëmbimi i dy këlyshëve. Tërbimi i arushës. Frika dhe paniku i kafshëve dhe dy rrëmbyesve. Lëshimi i ariut të vogël. Sigurimi në shpellë nga arusha.

Detyrë shtëpie.

Leximi i pjesës ku arusha ndjek nga prapa rrëmbyesit e të voglit.

157


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri gjuhësore

Tema: Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë rastet kur fjalët ndahen ose nuk ndahen në fund të rreshtit. • Të ndajë fjalët e dhëna në fund të rreshtit duke zbatuar rregullat. • Të ndajë fjalët e përbëra dhe me vizë në mes në fund të rreshtit. • Të gjejë në një tekst fjalët e ndara saktë dhe fjalët e ndara gabim dhe t’i korrigjojë ato.

Mjete: teksti i nxënësit. Fletore pune, fletëza të vogla të verdha që ngjiten në dërrasë. Fjalë kyç: ndarje e fjalëve në fund të rreshtit Metodologjia: vëzhgim, punë në çifte

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Nxënësit janë njohur dhe në klasat e mëparshme me ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit, prandaj mund të kujtohen disa nga rregullat duke ndarë në fund të rreshtit fjalë, një rrokëshe, dyrrokëshe, trerrokëshe etj., si: rrap, lumë, pushka, mushama Erioni, Olesia, luledele, vajtje-ardhje Nxënësit ngjitin copa letre në tabelë dhe mësuesi/ja shikon se si kanë punuar ata. Kur vë re gabime, mësuesi/ja u kthen fletët dhe i udhëzon nxënësit të shohin në libër.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit orientohen të lexojnë rregullin e parë të ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit. Nxënësit ilustrojnë me fjalë të tjera rregullin. Kështu veprohet për të gjithë rregullat, pasi lexohen me zë të lartë. Nxënësit vazhdojnë punën me ndarjen e fjalëve të përbëra dhe fjalëve që shkruhen me vizë në mes. Korrigjohen fjalët që janë ndarë gabim.

Reflektimi: punë në çifte. Shkruani 5 fjalë dhe jepjani shokut të bankës t’i ndajë. Të njëjtën gjë bën dhe shoku i bankës me ju. Vlerësoni njëri-tjetrin.

Detyrë shtëpie. Lexoni një gazetë të përditshme dhe nxirrni gjashtë fjalë që janë ndarë si duhet dhe gjashtë fjalë që janë ndarë gabim. Diskutoni në klasë cilat rregulla janë shkelur.

158


Libër mësuesi

Rubrika: Flasim Tema: Përshkrimi objektiv dhe subjektiv

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • Të dallojë përshkrimin objektiv dhe subjektiv në tekstet e dhëna. • Të dallojë llojin e përshkrimit duke dëgjuar leximin e tekstit. • Të dallojë elementet e ngjashme të tekstit shkencor dhe të përshkrimit objektiv në tekstet e dhëna. • Të dallojë ngjyrimin emocional në përshkrimin subjektiv.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: përshkrim, subjektiv, objektiv. Metodologjia: mendo-diskuto, punë në dyshe. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo – diskuto.

Shtrohet për diskutim pyetja: - Kur përshkruajmë një njeri, ku bazohemi? dhe plotësohet kllasteri. fizik emocional

pamja e jashtme

bota e brendshme

- Autorët e tekstit dëshirojnë që ju të shtoni njohuritë mbi përshkrimin. Në tekst paraqiten dy lloje përshkrimesh: përshkrimi objektiv dhe subjektiv. Gjuha e përdorur në përshkrimin objektiv është e ngjashme me gjuhën e një teksti shkencor. Në përshkrimin subjektiv përshkrimi është emocional, autori shpreh mendimet e ndjenjat e tij.

Realizimi i kuptimit: veprimtaria e mendimit të drejtuar. Mësuesi/ja lexon, ndërsa nxënësit udhëzohen të dëgjojnë me vëmendje. Pas dëgjimit të teksteve ata do të përcaktojnë llojin e përshkrimit. - teksti i parë është një përshkrim subjektiv, ku autori shpreh ndjenjat dhe emocionet e tij, - teksti i dytë është përshkrim objektiv, pasi na njeh me të dhëna shkencore mbi ketrin. Punë në grupe dyshe. Në dyshe nxënësit do të punojnë ushtrimet 1, 2 , 3, 4.

159


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 1 nxënësit do të dallojnë pjesët ku përshkruhen. - Pamja dhe zakonet e ketrit. - Ndjesitë dhe mbresat e autorit. Në tekstin e parë përshkrimi është emocional: Buzë rrugës vura re të avitej një turi i kuqërremtë e me sy të përqendruar, të cilët nuk dukeshin se të përgjonin. Bishti i madh i përpjetë, si freskore e ngritur erdhi drejt meje. Trupi i vockël u ngrit, i hollë dhe elegant pak më i gjatë se bishti i ngritur. Ja ku putrat e parme çuan lajthinë në gojë, si të ishin duar. Në tekstin e dytë përshkrimi është i saktë dhe i drejtpërdrejtë. I gjithë përshkrimi tregon pamjen dhe zakonet e ketrit. Në të nuk shprehen ndjesitë e autorit. Në ushtrimin 2 nxënësit dallojnë që teksti i parë është kryesisht emocional dhe teksti i dytë është kryesisht informativ. Në ushtrimin 3 nxënësit duhet të rilexojnë tekstin dhe të nënvizojnë detajet me të cilat shprehen ndjesitë e autorit. Në ushtrimin 4 nxënësit gjejnë elemente të përbashkëta që lidhen me: - ushqimin: ushqehen me lajthi - lëvizjen: i përqendruar, i zhdërvjellët - pamjen fizike: bishti i madh, i gjatë, trupi i hollë dhe elegant, putrat me pesë gishtat, brejtja me dhëmbë të mprehtë.

Reflektimi:

Në ushtrimin 5 nxënësit plotësojnë tabelën.

Përshkrimi Bishti

Putrat

Subjektiv I madh, i përpjetë si një freskore e ngritur, e shndritshme

Putrat e parme çuan lajthinë në gojë, si të ishin duar. Ishin dy doçka të lehta të bardha, që nuk kishin asgjë prej egërsire e dukeshin si të ishin duke luajtur, si duke shqepur një dantellë delikate.

Objektiv Bishti i gjatë dhe i dendur i shërben jo vetëm si ekuilibrues, kur vrapon me një shkathtësi mbi një degë ose kur kacavirret nëpër degëzat e holla, por edhe për t’u dërguar sinjale ketrave të tjerë. Katër putrat e tij përfundojnë me pesë gishta të gjatë e të hollë, të pajisur me kthetra majëmprehta, të cilat bëjnë të mundur të kapet mbi lëvoret e drurëve kaq ngultas, sa të mbahet dhe kokëposhtë. Ketri e mbërthen ushqimin me gishtat dhe putrat e parme dhe me anë të dhëmbëve të mprehtë e të mëdhenj, të ngjashëm me sqeparin, bren mbështjelljen drunore të frutave të thata.

Detyrë shtëpie. Në Enciklopedinë për fëmijë zgjidhni një përshkrim për një kafshë dhe dalloni se çfarë lloj përshkrimi është.

160


Libër mësuesi

Njohuri gjuhësore Tema: Folja

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• Të dallojë foljet në fjalitë e dhëna. • Të klasifikojë foljet sipas zgjedhimit duke u bazuar në mbaresën me të cilën mbarojnë foljet në kohën e tashme, veta e parë, numri njëjës. • Të analizojë foljet: në kohë, vetë, numër dhe zgjedhim.

Fjalë kyç: folje, zgjedhim, mbaresë, kohë, vetë. Mjete: teksti i nxënësit, fletore pune. Metodologjia: stuhi mendimesh, punë në dyshe, veprimtari e drejtuar Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh.

- Çfarë dimë rreth foljes. Nxënësit shprehin njohuritë e tyre rreth foljes. Me ç’pyetje gjendet, sa kohë ka, vetat, numrat. Në tekstin e dhënë nxënësit udhëzohen të nënvizojnë foljet. Foljet janë: shkuam, arritëm, rrëshqiste, shkon, shkova, tregoi, është, do të lajë, lan, erdhën, mori, futi, lau, luajnë. Nxënësit do të analizojnë dy foljet sipas modelit të dhënë.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja i orienton nxënësit të lexojnë tri fjalitë e dhëna në tekst. Unë po punoj në kompjuter. Ndërpres punën dhe luaj pak. Unë rri para kompjuterit. Analizojmë tri foljet e nënvizuara: duke gjetur kohën, vetën, numrin. U tërhiqet vëmendja me se mbarojnë këto folje në vetën I, n. njëjës, k. e tashme. Sot ne do të njihemi më një kategori tjetër gramatikore të foljes që është zgjedhimi. Foljet grupohen në tri zgjedhime: I. II, III. Për të dalluar zgjedhimin, folja duhet vendosur në kohën e tashme, veta e parë numri njëjës. Në zgjedhimin e parë grupohen foljet që mbarojnë më -j. Në zgjedhimin e dytë grupohen foljet që mbarojnë me bashkëtingëllore. Në zgjedhimin e tretë grupohen foljet që mbarojnë me zanore. Lexohen shembujt e dhënë në tekst. Nxënësit punojnë rubrikën Ushtrohu dhe ushtrimet e dhëna në tekst. Në ushtrimin 1 nxënësit vendosin foljet e dhëna në vetën e parë dhe dallojnë zgjedhimin e tyre. Në ushtrimin 2 nxënësit lexojnë pjesën dhe nënvizojnë të gjitha foljet. Në ushtrimin 3 nxënësit pasi dallojnë foljet, nënvizojnë me të kuqe temën dhe me

161


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

blu mbaresën e tyre. Dallojnë dhe zgjedhimin e tyre. Në ushtrimin 4 nxënësit nënvizojnë foljet dhe shkruajnë përbri kohët.

Reflektimi: Punë në dyshe.

Formo tri fjali. Jepja shokut të bankës të nënvizojë foljet dhe të dallojë zgjedhimin, kohën, vetën dhe numrin. Të njëjtën gjë bëj dhe ti me fjalitë që ka krijuar shoku /shoqja e bankës.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 46. Shënim. Për mësimin e ardhshëm nxënësit duhet të gjejnë në revista ose në internet të dhëna mbi kafshët që po rrezikohen nga zhdukja.

Rubrika: Shkruajmë

Tema: Posteri për mbrojtjen e kafshëve

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë elementet e një posteri të dhënë. Të diskutojë mbi problemin e ruajtjes së kafshëve bazuar në informacionet që di. Të realizojë në grup një poster për mbrojtjen e kafshëve.

Mjete: kuriozitete dhe informacione të ndryshme për kafshët e rrezikuara nga zhdukja, tabakë letre, lapsa me ngjyra, ngjitës. Fjalë kyç: poster, mesazh, pamja, fotografia, ngjyrat, teksti, logoja, slogani. Metodologjia: kujto-diskuto, analizo- diskuto Zhvillimi i mësimit

Evokimi: kujto –diskuto. Prezantohen informacionet e gjetura. (Mësuesi/ja

duhet të sjellë informacione në mënyrë që të jetë i përgatitur për çdo të papritur, pasi nxënësit mund të mos kenë realizuar detyrën e ngarkuar.) Nxënësit nxiten të lexojnë kuriozitetet e sjella në klasë mbi kafshët. Ekspozojnë fotot e gjetura mbi kafshët.

Realizimi i kuptimit. Rikujtohen elementet e një posteri. Mesazhi, pamja, fotografia, ngjyrat, teksti, logoja (shenja dalluese), slogani. Nxiten nxënësit të diskutojnë mbi foton e dhënë.

-Mesazhi. Kafshët janë miqtë tanë. -Teksti: Planeti ynë i mrekullueshëm ka vend për të gjithë. Le t’i mbrojmë dhe të kujdesemi për kafshët. Bashkë me to jeta në planet do të jetë më e kuptimtë. -Logoja -Slogani. Jo zhdukjes së kafshëve. Ky është një plotësim modeli i dhënë në tekst. Nxënësit të ndarë në grupe do të

162


Libër mësuesi krijojnë një poster të ngjashëm. Në tabakun e letrës ata do të ngjitin fotot e gjetura dhe më pas do të plotësojnë mesazhin, tekstin, logon dhe sloganin. Mësuesi/ja vëzhgon punën e tyre dhe jep udhëzimet e nevojshme.

Reflektimi: Posterat e përgatitur ekspozohen në muret e klasës dhe përfaqësuesit e çdo grupi lexojnë dhe i interpretojnë ato. Nxënësit vlerësojnë posterin me gjetjen më interesante. Detyrë shtëpie: Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 47.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Mënyrat e foljes

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

Të dallojë mënyrat e foljeve të dhëna duke u bazuar në veprimin që tregon dhe formën që merr folja. Të dallojë nuancat kuptimore të çdo mënyre në foljet e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit, fletore pune Fjalë kyç: folje, mënyrë, formë, veprim. Metodologjia: kujto-diskuto, veprimtari e drejtuar, punë e pavarur, zbatim i njohurive.

Shënim. Kjo është një temë mësimore në të cilën nxënësi njihet dhe me kategorinë e mënyrës së foljes. Është një njohuri që jepet në një orë. Nxënësi thjesht prezantohet me një kategori të re. Ai do të mësojë më shumë për mënyrën në klasat e tjera.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: kujto-diskuto. Rikujtohen njohuritë për foljen: veta, numri, koha,

zgjedhimi. Nxënësit udhëzohen të shikojnë fjalitë në tekst. Mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të përqendrohen në foljet e fjalive të dhëna. Është e njëjta folje e cila ndryshon formë: lexoj, lexuake, të lexosh, do të lexoja, lexofshim, lexo.

Realizimi i kuptimit: veprimtari e drejtuar. Mësuesi/ja vazhdon sqarimin e nxënësve. Veprimi i foljes shprehet në mënyra të ndryshme: mund të jetë i sigurt, i pasigurt, i dëshirueshëm apo në formën e urdhrit. Mënyrat e ndryshme me të cilin shprehet veprimi quhen mënyra. Folja ka gjashtë mënyra. Lexohen nga mësuesi/ ja. Nxënësit lexojnë tabelën në tekst dhe mësuesi/ja kërkon prej tyre të japin shembuj

163


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

për çdo mënyrë. Punim i rubrikës Ushtrohu. Në ushtrimin 1 nxënësit lidhin me shigjetë. Ju folët shumë gjatë me mësuesen Kalofshi mirë. Ne sot e paskemi pushim!

veprim i sigurt. veprim i dëshirueshëm veprimi i sigurt shoqërohet me ndjenjë habie . Do të vija dhe unë me ju, por… veprimi varet nga një tjetër. Mund të shkojmë pasdite te ditëlindja... veprim i pasigurt Dilni të gjithë nga klasa. veprim në formën e urdhrit. Nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin alternativat e zgjedhura. Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë foljet dhe gjejnë mënyrën e tyre. Nxënësit ndihmohen nga fjalët e dhëna përbri fjalive. Mund të bjerë shi pasdite. Lidhore Paska rënë borë përjashta! Habitore Mos shty! Urdhërore Do të dilja më mirë në testim, sikur... Kushtore Shkova të dielën në teatër. Dëftore. Mos pafshi kurrë të këqija! Dëshirore. Mësuesi/ja mund të kërkojë nga nxënësit t’i krahasojnë mënyrat dhe të gjejnë se cilat mënyra kanë të përbashkëta: (sigurinë - mënyra dëftore e habitore, e pasigurinë – mënyra lidhore e kushtore.) Në ushtrimin 3 nxënësit do të nënvizojnë foljet. Shkruajnë se çfarë shpreh veprimi i tyre. Në ushtrimin 4 Nxënësit dallojnë mënyrat e foljeve në fjalitë e dhëna dhe i shkruajnë në kuti.

Reflektimi: Punë krijuese.

- Krijoni një tekst me 5-6 fjali duke i përdorur foljet në mënyra të ndryshme. Nesër mund të dal shëtitje me biçikletë. Nëse do të jetë kohë e mirë, patjetër që do të dal. Dil dhe ti me shokët, – thotë mami. Të premten dola me Mirën para pallatit. Paska dalë dhe Mimoza llastica me makinën e saj! Dalshi sa më mirë në garën e së dielës.

Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës, fq 48. Rubrika: Lexim Tema: Mogli

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

164

Të lexojë tekstin me intonacion dhe qartë. Të dallojë personazhet e tregimit.


Libër mësuesi • • •

Të lexojë tregimin në role. Të krahasojë dy tekstet e dhëna duke u bazuar në gjuhën dhe personazhet. Të dallojë ngjashmëritë midis jetës së njerëzve dhe kafshëve duke u bazuar në tregimin e lexuar.

Mjete: teksti i nxënësit, libri për fëmijë “Libri i xhunglës”, kuriozitete nga jeta e ujqërve, Fjalë kyç: ujqër, njeri, ariu, pantera. Metodologjia: diskuto-argumento, diagrami i Venit, ditar dypjesësh. Zhvillimi I mësimit

Evokimi: Diskutim.

Mësuesi/ja shtron për diskutim pyetjen: -A mundet një njeri të jetojë me kafshë të egra, si: ujk, ari, luan, tigër? Jepni argumentet tuaja. Nxënësit shkruajnë në një fletë arsyet pse janë pro apo kundër.

Realizimi i kuptimit: lexim me kodim teksti.

Paraqitet titulli i tregimit nga mësuesi/ja. - A ju kujton diçka personazhi i Moglit? - A e ka lexuar ndonjëri nga ju librin “Libri i Xhunglës” të autorit anglez Rudyard. Kipling. Ai është fitues i çmimit Nobel për letërsinë. Mësuesi/ja i orienton nxënësit se në këtë pjesë do të njihen me disa personazhe, prandaj është mirë që gjatë leximit të nënvizojmë personazhet. Lexohet tregimi nga nxënës që lexojnë bukur dhe saktë.

Punohet rubrika Të kuptojmë përmbajtjen. Punohet rubrika Nxirr mesazhin.

Në ushtrimin 5 me anë të Diagramit të Venit nxënësit nxjerrin dallimet dhe ngjashmëritë midis jetës së njerëzve dhe kafshëve. Kllaster Ujqërit Akala, udhëheqësi i Njerëzit tufës së ujqërve, janë të Baba ujku është kreu i Familja ka një kryefamiljar. organizuar në familjes së tij. I diskutojnë së bashku. bashkësi Tufa e ujqve mblidhet Problemet kanë një drejtues. çdo muaj këtë mbledhje diskutojnë për Moglin.

Punohet ushtrimi 7. Lexohet tregimi në role. Nxënësit analizojnë personazhet e tregimit dhe i emërtojnë.

165


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Personazhet

Baba Ujku Mama Ujkonja Akela Udhëheqësi i Tufës së ujqërve

ujqërit

kafshët e tjera

njeriu

Katër këlyshët Baluja Ariu i murrmë gjumash

Sher Kani ujk

Mogli

Bagera pantera e zezë si nata. Lexohet nga mësuesi/ja fragmenti i shkëputur nga një libër me kuriozitete shkencore. Në këtë fragment nxënësit njihen me dy personazhe Amalën dhe Kamalën, të cilat që bebe kanë jetuar me ujqërit dhe kanë mësuar sjelljet dhe zakonet e ujqërve. Diagrami i Venit

Teksti i parë

Teksti i dytë

Tekst artistik

Tekst shkencor

Rrëfim imagjinar

Rrëfim real

Mogli, personazh i trilluar nga shkrimtari

Amala dhe Kamala persona realë

Gjuha është emocionale

Gjuha e drejtpërdrejtë

Të dyja tekstet kanë të përbashkët temën: jetesa e njeriut me ujqërit. Nxënësit komentojnë fjalët e Akelës:

Reflektimi: Fragmenti Komenti Fragmenti

Komenti

“Njerëzit janë të zgjuar. Ndoshta ky këlysh njeriu do të na ndihmojë kur të rritet. Merreni me vete dhe mësojeni mirë”. Nxënësit lexojnë komentet e tyre. Mësuesi/ja i rikthehet dhe njëherë ushtrimit të zhvilluar në fillim të mësimit. - A ndryshuat opinion mbi jetën e njeriut me kafshët apo vazhdoni të mbani qëndrim të parë. Nxënësit japin mendimit e tyre. Një nga përfundimet e tyre mund të jetë: Duke jetuar me kafshët njeriu mëson zakonet dhe jetesën e tyre. Kjo ia vështirëson atij të përshtatet më pas me jetën e njerëzve. Gjithsesi librat artistikë i përshkruajnë bukur marrëdhëniet e njerëzve me kafshët, ndoshta për të na treguar se kafshët, ashtu si dhe njerëzit e kanë të fortë instinktin e familjes e të nënës. Ato nuk i vrasin bebet e njerëzve në rast se humbasin, por i marrin në shtrofullat e tyre dhe i ushqejnë me gji ashtu si dhe njerëzit.

166


Libër mësuesi

Njohuri gjuhësore

Tema: Kohët e foljes në mënyrën dëftore

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë foljet e dhëna në tekst. Të dallojë kohët kryesore të mënyrës dëftore të foljeve të dhëna. Të klasifikojë foljet e mënyrës dëftore sipas kohës.

• • •

Mjete: teksti i nxënësit, fletore pune, tabak letre me kohët kryesore të foljes në mënyrën dëftore, tabak letre me të gjitha kohët e foljes në dëftore. Fjalë kyç: mënyra dëftore, koha e tashme, e shkuar e ardhme, e pakryer, e kryer e thjeshtë, e kryer e tejshkuar, më se e kryer. Metodologjia: kllaster, vëzhgo-dallo, diskuto. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Kllaster

e pakryer shkoja

e kryer e thjeshtë shkova

e shkuar

e kryer kam shkuar

e ardhme do të shkoj

e tashme

shkoj

më se e kryera kisha shkuar

Koha:

KOHËT E FOLJES

e kryera e tejshkuar pata shkuar

e ardhme

e ardhme e përparme do të kem shkuar

Folja e tashme Sot Jona po shkon për pushime. e shkuar Dje Jona shkoi për pushime. e ardhme Nesër Jona do të shkojë për pushime.

Nxënësit lexojnë në tekst sqarimet që janë dhënë për veprimin e foljes në kohët e dhëna. Gjithashtu nxënësit rikujtojnë dhe kohën e pakryer dhe të kryerën e thjeshtë. Mësuesi/ja i nxit të krijojnë fjali me folje në kohë të ndryshme të dëftores.

Realizimi i kuptimit:

Mësuesi/ja vendos në dërrasën e zezë tabelën me kohët e foljes në mënyrën dëftore,

167


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

të cilën e lë të ekspozuar në një kënd të klasës. Tabela lexohet dhe sqarohet nga mësuesi/ja. Punohet rubrika Ushtrohu. Në ushtrimin 1 nxënësit dallojnë kohët duke lidhur foljet me kohën përkatëse. Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë foljen dhe thonë kohën e tyre. Në ushtrimin 3 nxënësit përzgjedhin foljen e duhur nga foljet e dhëna në kllapa.

Reflektimi.

Ushtrimi 4 është i një shkalle vështirësie më të lartë, po që ka kërkesa për nxënësit e të gjitha niveleve. Nxënësit duhet të klasifikojnë foljet e nënvizuara sipas kohës, mënyrës, vetës dhe numrit në tabelën e dhënë. Shënim: Në fazën e reflektimit nxënësit mund të punojnë dhe ushtrime në Fletoren e punës.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 50,51. Njohuri gjuhësore

Tema: Kohët e thjeshta dhe kohët e përbëra.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë foljet në tekstet e dhëna. Të grupojë kohët e foljeve në të thjeshta dhe të përbëra. Të dallojë kohët e përbëra të foljes duke u bazuar në foljet ndihmëse kam dhe jam.

Mjete: teksti i nxënësit, Fletore pune. Fjalë kyç: kohë, folje ndihmëse, kam, jam, kohë e përbërë, kohë e thjeshtë. Metodologjia: vëzhgo-hulumto, lëviz, ndalo, krijo dyshe. Evokimi: vëzhgim dhe hulumtim.

Nxënësit udhëzohen të punojnë në libër. Në fjalitë e mëposhtme dalloni foljet lexoj dhe foljen dhuroj. Nxënësit lexojnë fjalitë dhe dallojnë foljet lexoj të shkruar me ngjyrë të kuqe, që janë në kohët e thjeshta dhe foljet dhuroj të shkruar me ngjyrë vjollcë, që janë në kohë të përbëra. Mësuesi/ja i nxit nxënësit: - Ku dallohen këto folje? E para, shprehin kuptime të ndryshme. E dyta, dalin me forma të ndryshme: folja lexoj del e vetme, kurse folja dhuroj del e shoqëruar me foljen ndihmëse kam dhe pjesën dhuruar që nuk ndryshon.

Realizimi i kuptimit.

Lexohet nga mësuesi/ja shpjegimi i dhënë në tekst. Lexohen me zë të lartë nga nxënësit dy tabelat e dhëna.

168


Libër mësuesi Mësuesi/ja i sqaron nxënësit se në kohën e përbërë folja është e përbërë nga folja kam dhe jam e cila ndryshon formë sipas kohës dhe nga pjesorja e foljes. Mësuesi/ja paraqet një listë me folje, të cilat nxënësit i thonë në kohë të përbëra dhe mësuesi/ja shkruan përbri pjesoren. Mirë është të plotësohet një tabelë: folja

folja në kohë të përbërë

pjesorja

laj

kam larë

larë

luaj

kisha luajtur

luajtur

punoj

pata punuar

punuar

dëgjoj

do të kem dëgjuar

dëgjuar

rri

kam ndenjur

ndenjur

mbjell

kam mbjellë

mbjellë

Ushtrimi bëhet në mënyrë intuitive. Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu. Lëviz. Ndalo. Krijo dyshe. Ushtrimi 1 nxënësit nënvizojnë me të kuqe foljet në kohët e thjeshta dhe me të kaltër foljet në kohët e përbëra. Në kuti shkruajnë Th për kohët e thjeshta dhe P për kohët e përbëra. Në ushtrimin 2 nxënësit plotësojnë tekstin me folje në kohët e thjeshta dhe të përbëra.

Reflektimi.

Nxënësit punojnë ushtrimin 3. Duhet të shkruajnë 4 fjali më foljet vrapoj, harroj, këndoj, shaj në kohët e përbëra. Vazhdon puna në dyshe. Nxënësit punojnë në mënyrë të tillë: Njëri nxënës vendos dy foljet e para në kohë të përbëra. Shoku krijon fjali. Më pas ndërrojnë rolet. Lexohen dhe vlerësohen punimet e tyre.

Detyrë shtëpie. Punimi i ushtrimeve të Fletores së punës. 

Rubrika: Lexojmë Tema: Përmes mimozave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë tregimin me intonacion. Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja. Të tregojë brendinë e tregimit duke u bazuar në pyetjet. Të shprehë ndjesitë që i krijohen duke imagjinuar veten në vendin e ngjarjes. Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në veprimet e gjirafës dhe leopardit.

169


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti i nxënësit, atlas i kafshëve, kuriozitete mbi Afrikë. Fjalë kyç: gjueti, gjirafë, leopard, akacie, fushim, fildish, lagunë. Metodologjia:parashikim me terma paraprakë, lexim i drejtuar, ruaje fjalën e fundit për mua.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Parashikim me terma paraprakë. Me fjalët leopard, gjirafë, dyluftim, gjueti, Afrikë bëni një krijim të shkurtër për 5-6 minuta. Nxënësit shkruajnë dhe më pas lexohen disa prej krijimeve të tyre.

Realizimi i kuptimit. Mësuesi/ja lexon pjesën sqaruese të tregimit duke u treguar nxënësve se pjesa është marrë nga libri me të njëjtin titull i autorit Majn Rid. Lexim i drejtuar.

-

Ndalesa e parë. Të gjenin gjirafa ... deri te... thirri Hendriku. Cili ishte qëllimi i gjuetarëve? Si po e përgatitnin planin e tyre? Ku zhvillohen ngjarjet? Si përshkruhet pylli? A do të gjuajnë gjirafa gjuetarët? Pse?

Ndalesa e dytë. Pas disa çastesh ... deri te... dhjetë herë më të vogël se ajo vetë. - Cila ishte pamja që u shfaqet para syve gjahtarëve? - Pse leopardi mund ta ketë sulmuar gjirafën? - Cilat ishin kafshët me të cilat ushqehej leopardi zakonisht? - Si mendoni ju leopardi do ta vrasë gjirafën? Ku e mbështetni pohimin ose mohimin tuaj?

Ndalesa e tretë. Dy qentë deri ... në fund. - Çfarë donin të bënin qentë e gjuetarëve? - Si veproi gjirafa? - A të pëlqen fundi i tregimit? - Si mendon se mund të kishte ndodhur ndryshe? Punohen fjalët e fjalorit. Mësuesi/ja i pyet nxënësit nëse i afrohej ngjarja e krijuar prej tyre ngjarjes së dhënë në tekst. Cili nga nxënësit i është përafruar më shumë. Lexim i tregimit nga 3-4 fëmijë të tjerë. - Imagjinoje veten pas drurëve në vendin e gjahtarëve dhe ritregoje me fjalët e tua. - Si u zhvillua ky dyluftim? Nxënësit nxiten të ritregojnë me fjalët e tyre.

Reflektimi: Ruaje fjalën e fundit për mua.

Zgjidhni fragmentin më të bukur. Nxënësi i parë lexon fragmentin. Nxënësit e tjerë që kanë zgjedhur të njëjtin fragment japin komentet e tyre mbi përzgjedhjen. Në fund komentin e bën nxënësi i parë.

Detyrë shtëpie. lexim, ritregim. 170


Libër mësuesi

Ora e dytë Tema: Përmes mimozave

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit. Të hartojë pikat e planit duke u bazuar në paragrafët. Të ritregojë përmbajtjen duke u bazuar në pikat e planit. Të përshkruajë gjirafën, leopardin, pyllin, dyluftimin duke përdorur epitet gjatë përshkrimit. Të tregojë kuriozitete nga jeta e kafshëve në Afrikë bazuar në njohuritë që ka lexuar ose parë në TV.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi:

Përshkruaj pamjen fizike të: gjirafës E gjatë veçanërisht qafa shumë e gjatë. Trupi i mbuluar me pulla kafe me të verdhë në bezhë.

leopardit I ngjashëm me tigrin Trupi ngjyrë kafe me vija të zeza

Nxënësit që duan mund t’i vizatojnë dhe nuk i përshkruajnë me fjalë.

Realizimi i kuptimit:

Nxënësit orientohen të hartojnë pikat e planit të tregimit. - Gjuetia e gjirafave. - Gjurmët e gjirafave në lagunë. - Pamja e çuditshme: leopardi në kurrizin e gjirafës. - Arsyetimi i gjuetarëve. - Ndjekja e gjirafës nga dy qentë. - Fundi i gjirafës dhe leopardit. Ritregohet tregimi mbi bazën e pikave të planit nga 2-3 nxënës. Punohet rubrika Analizo gjuhën. Nxënësit, duke përdorur sa më shumë epitete, përshkruajnë cilësitë e gjirafës, leopardit, pamjen e dyluftimit dhe pyllit.

Reflektimi: rrjeti i diskutimit.

Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe shtron para nxënësve pyetjet:

Grupi I

Jo

A të vjen keq për gjirafën që bie viktimë e leopardit?

Po

Përfundimi:

Leopardi rrezikoi jetën për të ushqyer këlyshët e tij. Si e vlerëson këtë cilësi të tij?

171


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Në fakt këto dy pyetje kanë lidhje me njëra-tjetrën, prandaj mësuesi/ja mund të shtrojë këtë pyetje. Grupi II Jo

Të vjen keq për gjirafën që bie viktimë e leopardit

Po

po për leopardin që rrezikon jetën për të ushqyer fëmijët e tij?

Përfundimi: Për të dyja kafshët më vjen keq. Ndoshta leopardi duhej të kishte sulmuar një antilopë ushqimin e tij të zakonshëm, por ndoshta nuk ishte mundësi. Gjithsesi në xhungël mbizotëron ligji i xhunglës. Kafshët mishngrënëse ushqehen me kafshët barngrënëse. Ky është fati i tyre. Në minutat e mbetura nxënësit mund të lexojnë kuriozitete nga bota e kafshëve dhe për Afrikën.

Rubrika: Flasim

Tema: Ritmet e pyllit të madh

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të përzgjedhë alternativat e sakta gjatë vëzhgimit të tablosë. Të krahasojë leopardin e tablosë me atë të tregimit Përmes mimozave. Të luajë lojën e ritmit.

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç: ritëm, pyll, lojë, tinguj, zhurma. Metodologjia: vëzhgo-përzgjidh-argumento, imagjino-përshkruaj, lojë Zhvillimi i mësimit

Nxënësit janë porositur të sjellin maska kafshësh.

Hapi i parë. Vëzhgim i tablosë. Përzgjedhja e alternativave të sakta. -

Tabloja na jep një skenë të jetës në xhungël. Leopardi ndjek drenushat që po largohen në drejtime të ndryshme. Nxënësit nxiten të tregojnë. Leopardi është një kafshë mishngrënëse më e shpejta në botë. Një nga strategjitë që përdor është ndarja e drenushës nga kopeja dhe kapja e saj.

Hapi i dytë. Nxënësit dallojnë të përbashkëtat ndërmjet leopardit të tablosë dhe atij të tregimit.

Hapi

i tretë. Në ushtrimin 2 nxënësit vëzhgojnë pjesët e lojës formuese. Nxënësit vendosin shenjën në kutizën pranë pjesës që nuk i takon tablosë.

Hapi katërt. Në ushtrimin 3 nxënësit mbyllin sytë dhe imagjinojnë kafshët që vrapojnë, që hungërijnë, klithin etj.

172


Libër mësuesi

Hapi i pestë. Loja e ritmit.

Lexohet udhëzimi për zhvillimin e lojës. Lexohet nga grupet poezia dhe nxënësit do të këndojnë duke e shoqëruar me ritëm. Nxënësit përzgjedhin grupin më të mirë. Nëse mbetet kohë nxënësit mund të vizatojnë kafshën e xhunglës që iu pëlqen më shumë.

Njohuri gjuhësore Tema: Përdorimi i zanores i dhe y, i dhe y. (Drejtshkrim)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: -

Të shqiptojë qartë fjalët e tipit lepur, qilim, kukull, ylber etj. Të shkruajë saktë fjalët e tipit lepur, qilim, kukull, ylber etj. Të dallojë fjalët e shkruara gabim në fjalitë e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit., fletore pune Fjalë kyç: drejtshkrim, zanoret u, y, i . Metodologjia: diskuto, Zhvillimi i mësimit.

Evokimi: Mësuesja nis një bisedë me nxënësit. -

-

Gjatë bisedave me njëri-tjetrin ne shpesh vëmë re se shumë fjalë shqiptohen gabim. Ndonjëherë na vjen për të qeshur kur i dëgjojmë. E rëndësishme është që ne t’i eliminojmë gabimet dhe t’i shqiptojmë qartë dhe pa gabime. A mundet që ndonjëri prej jush të tregojë ndonjë fjalë që gjyshi/gjyshja ose ai vetë shqipton fjalë ndryshe nga mënyra se si i lexon në tekstet shkollore. Nxiten nxënësit të tregojnë raste që ata I kanë kapur vetë ose I kanë vënë re shokët.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesja i fton nxënësit të shkruajnë fjalët poshtë figurave. Më pas nxënësit i lexojnë . Në rast se mdonjë nxënës i ka shkruar gabim, mësuesja i veçon rastet e gabuara në dërrasë. Lexohet rregulli i shkruar në libër. Në ushtrimin 2 nxënësit vendosin kryq te fjalët e shkruara gabim. Në ushtrimin 3 nxënësit do të dallojnë shtatë fjalët e shkruara gabim dhe do t’i shkruajnë si duhet ato. Lexohet rregulli i dhënë në tekst. Në ushtrimin 4 nxënësit shkruajnë fjalët nën figura: ylber, rrip, qilim.

Reflektim. Punohet ushtrimi 1 i Fletores së punës.

Nivelit të lartë të nxënësve u jepet të gjejnë fjalë ku zanorja u dhe y nuk përdoren si duhet dhe të shkruajnë si duhet fjalët me këto zanore.

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 2 i Fletores së punës. 173


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexim

Tema: Përroi i argjendtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: -

Të parashikojë përmbajtjen e tregimit duke u nisur nga titulli i tij. Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit. Të zbulojë kohën kur zhvillohet ngjarja dheta ilustrojë me pjesë nga teksti. Të përshkruajë emocionet që i shkakton një natyrë kaq magjike. Të dallojë fjalët kyç me të cilat autori përshkruan natyrën dhe ndjesitë e djalit.

Mjete: teksti i nxënësit, fletë të bardha, lapsa me ngjyra. Fjalë kyç: përroi i argjendtë, Xhodi, burim, liqen, shteg, manjolë, frashër, lug, i tejpashëm, sumbulla, marramenthi Metodologjia: parashikim me anë të titullit, të nxënët bashkëpunues, imagjinopërshkruaj, rrjet diskutimi

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikim me anë të titullit.

-Ç ’mund të jetë një përrua i argjendtë. Shkruani në një fletë mendimin tuaj. Dy-tre nxënës lexojnë krijimin e tyre.

Realizimi i kuptimit:

Lexim i tregimit nga nxënësit sipas paragrafëve. Gjatë leximit nxënësit janë udhëzuar të nënvizojnë fjalë të reja. Punim i fjalëve të fjalorit. Nxënësit në bashkëpunim me mësuesen mësojnë kuptimin e fjalëve. Mësuesi/ja i drejton nxënësit të krahasojnë parashikimin me atë që lexuan. Të nxënit bashkëpunues.  Grupi I: - Në cilën kohë të ditës zhvillohet ngjarja? Ilustroje me pjesë nga teksti zgjedhjen tënde.  Grupi II: - Cilin vend autori e quan fshehtësirë të magjishme? Pse?  Grupi III: - Pse Xhodi e quan burimin vendin e tij dhe të kafshëve të pyllit?  Grupi IV: Ritrego rrugën që bën lumi nga burimi në oqean, duke përdorur fjalë nga tregimi.  Grupi V: Gjej fjalë dhe shprehje kyç me anë të të cilave autori përshkruan: Ngjyrat e pyllit Zhurmat Aromat Ndjesitë e djalit

174


Libër mësuesi

 Grupi VI: Shkruaji me fjalë të tjera shprehjet e figurshme: Hapet qielli Dita qe zhdukur Dielli u fsheh I gufoi zemra. Të gjithë nxënësit punojnë ushtrimin 6: Mbyll sytë dhe përpiqu të përfytyrosh veten në vend të hodit. Përshkruaj me fjalët e tua atë që arrin të ndjesh në një natyrë kaq magjike. Dëgjohen disa nga përshkrimet e nxënësve dhe bëhet vlerësimi i krijimit më të mirë.

Reflektimi: Rrjet diskutimi.

Jo

A jeni dakord se natyra e bën më të mirë, më të hapur , më me shpirt njeriun?

Po

Përfundimi.

Detyrë shtëpie: Punohet ushtrimi a i detyrës së shtëpisë, ku nxënësit duhet të

plotësojnë fjalët me prapashtesa përkëdhelëse –zë dhe ushtrimi b, të gjejnë fjalë tingullimituese, si pllaqurit, llapashit, që janë krijuar duke imituar zërat a zhurmat e qenieve, të sendeve, të dukurive të natyrës etj.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Lidhëza

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

Të dallojë lidhëzat në fjalitë e dhëna. Të klasifikojë lidhëzat sipas llojit: bashkërenditëse dhe nënrenditëse nga funksioni lidhëz në fjali. • Të dallojë lidhëzën që nga përemri lidhor që në fjalitë e dhëna. • Të krijojë një tekst ku të përdorë lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse Mjete: teksti, fletore pune, tabela në tabakë letre me dy llojet e lidhëzave Fjalë kyç: lidhëz, bashkërenditëse, nënrenditëse. Metodologjia: zbatim i njohurive, veprimtari e drejtuar, punë në dyshe.

  

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjen: - Cili është funksioni i lidhëzave në fjali? Për të lidhur dy fjalë ose dy ose më shumë pjesë të një fjalie. Nxënësit lexojnë tekstin dhe vënë re se çfarë lidhin lidhëzat me ngjyrë të kuqe dhe lidhëzat me ngjyrë blu.

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja ka përgatitur në dy tabela lidhëzat sipas llojeve, të cilat ekspozohen në një kënd të klasës në fund të orës së mësimit. Nën drejtimin e mësuesit/es nxënësit punojnë ushtrimin mbi lidhëzat bashkërenditëse, pasi janë njohur me funksionin e tyre. Lexohen lidhëzat nënrenditëse dhe funksioni i tyre. Nxënësit punojnë në dyshe ushtrimet e dhëna në tekst.

175


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 1 nxënësit do të vendosin lidhëzat nënrenditëse që duhen. Në ushtrimin 2 nxënësit bashkojnë fjalitë duke përdorur lidhëzën që duhet. Kur fëmijët mbaruan pushimet, u kthyen në shtëpi. Fëmijët mbaruan pushimet dhe u kthyen në shtëpi Pasi i përcolli fëmijët, gjyshi hyri në shtëpi. Ardi ndihej keq, sepse ishte i zbehtë dhe kishte temperaturë. Mjeku vizitoi Ardin dhe shkroi recetën për barnat. Nxënësit lexojnë variantet e tyre dhe përzgjedhin variantet më të sakta me ndihmën e mësuesit/es. Në ushtrimin 3 nxënësit duhet të ndërtojnë fjali duke përdorur lidhëzat. Nuk kam shumë uri, kur jam në shkollë. Dejvi është i mërzitur, por do t’i kthehet buzëqeshja shumë shpejt. Mira nuk e dinte, prandaj nuk ka ardhur. Era vraponte, sepse ishte bërë vonë për në shkollë. Ti shiko majtas, ndërsa unë po shoh djathtas. Ose eja tani, ose mos hajde fare. Do të luaj futboll dhe do të shkoj në pishina. Edhe Mira, edhe Egla po thoshin të njëjtat fjalë. Në ushtrimin 4 nxënësit dallojnë dhe nënvizojnë që si përemër lidhor dhe që si lidhëz.

Reflektim: Punohen ushtrimet e Fletores së punës, fq 53. Detyrë shtëpie. Ushtrimi 5. Përshkruaj figurën me 4-5 fjali ku të përdorësh lidhëza bashkërenditëse dhe nënrenditëse.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Klasat e fjalëve

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë fjalët e ndryshueshme nga ato të pandryshueshme. Të klasifikojë fjalët në klasa duke u bazuar në kuptimin dhe veçoritë gramatikore. Të klasifikojë klasat e fjalëve në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme gjatë përdorimit të tyre në fjali.

Mjete: teksti i nxënësit, tabelë ku të jenë shënuar klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Fjalë kyç: klasat e fjalëve, i ndryshueshëm, i pandryshueshëm. Metodologjia: mendo-diskuto, vëzhgo-dallo-grupo, konkurs. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: mendo dhe diskuto.

Si grupohen njerëzit sipas seksit? Meshkuj dhe femra. Si grupohen sipas moshës? Fëmijë, të rinj, të moshuar.

176


Libër mësuesi Edhe fjalët grupohen sipas kuptimit dhe veçorive gramatikore. - Çfarë kemi mësuar deri tani për fjalët. Si i klasifikojmë ato? parafjalë

pjesëza

pasthirrma

emra

nyja

Fjalët mbiemra

përemra

folje

lidhëza

ndajfolje

Realizimi i kuptimit.

Mësuesi/ja i drejton nxënësit të lexojnë fjalitë e shkruara me ngjyra të ndryshme dhe të tregojnë se çfarë janë fjalët brenda kutive: emër, folje, parafjalë, emër, përemër, parafjalë, emër, mbiemër, lidhës, përemër, folje, ndajfolje. Pasi nxënësit i cilësojnë emrat, foljet etj., mësuesi/ja i orienton të dallojnë se cilat fjalë ndryshojnë dhe cilat mbeten të pandryshueshme. Lexohen dy tabelat nga nxënësit. Ushtrimet e rubrikës ushtrohu nxënësit i punojnë në grupe. Klasa ndahet në pesë grupe dhe nxënësit punojnë ushtrimin 1 dhe 2.

Reflektimi. Konkurs. Çdo grup ka shkruar një fjalë nga teksti i ushtrimit 2. Fjala i jepet mësueses në një copë letër. Ka mundësi ose 1 për të gjetur fjalën e saktë. Fiton grupi që e gjen me pak alternativa fjalën e saktë. Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet e Fletores së punës f.....

Rubrika: Lexim

Tema: Në kamping natën (ora e parë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit. Të dallojë personazhet e tregimit. Të lexojë fjalorin e fjalëve të reja. Të nxjerrë mesazhin e tregimit duke u bazuar në veprimet e personazhit kryesor: dëshira për të udhëtuar dhe eksploruar vende të panjohura. Të komentojë fragmentet e dhëna.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: kamping, eksploroj, ndjell. Metodologjia: pyetja sjell pyetjen, parashikim me anë të titullit, ditar dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja sjell pyetjen.

Mësuesi/ja nis mësimin me pyetjet: - A e dini se ç’do të thotë fjala kamping?

177


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

-

A keni kaluar pushimet në ndonjë kamping? A do të kishit dëshirë të pushonit me shokët ose të afërmit në një kamping? Nxënësit shprehin mendimet dhe idetë e tyre mbi ndonjë përvojë të jetuar.

Realizimi i kuptimit:

Prezantimi i tregimit nga mësuesi/ja. Në kamping natën. - A ju ndihmon titulli për të parashikuar se përse bëhet fjalë në tregim. Nxënësit japin idetë e tyre. Lexohet tregimi nga nxënësit. Identifikohen personazhet.

Punohet rubrika: Kupto përmbajtjen. Nxënësit u përgjigjen pyetjeve të kësaj rubrike. Punohet rubrika Nxirr mesazhin. Në ushtrimin 6 nxënësit do të shprehen nëse do t’u pëlqente të ishin në vend të Mimit. - Cilat janë gjërat që do t’i bënin si ajo dhe cilat ndryshe. Në ushtrimin 7 nxënësit do të shprehin dëshirën për të udhëtuar ose jo. Në ushtrimin 8 nxënësit do të japin ide rreth faktit se udhëtimi dhe eksplorimi e mbushin jetën e njeriut dhe e bëjnë interesante.

Reflektimi: Ditari dypjesësh. Komento dy paragrafët e fundit. Fragmenti

Çfarë ndjesie më krijon

Detyrë shtëpie: lexim i tregimit. Tema: Në kamping natën ( ra e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë tregimin duke respektuar shenjat e pikësimit. Të hartojë pikat e planit të tregimit. Të ritregojë përmbajtjen në vetën e tretë duke u bazuar në pikat e planit. Të dallojë në tekst shprehjet që përshkruajnë ndjesitë e Mimit.

Mjete: teksti i nxënësit Fjalë kyç:pika plani, ritregim, ndjesi. Metodologjia: shkrim i lirë, lexo-sintetizo, dallo-përshkruaj. Evokimi: shkrim i lirë. -

178

Zhvillimi i mësimit

A të ka ndodhur të kesh pasur frikë? Kur dhe pse? Përshkruaje me katër-pesë fjali.


Libër mësuesi Nxënësit lexojnë përshkrimet e tyre.

Realizimi i kuptimit. lexo-sintetizo. Lexim i tregimit nga disa nxënës. artimi i pikave të planit. - Kënaqësia e Mimit për kampingun. Përshkrimi i udhëtimit. - Ngritja e çadrës. - Eksplorimi i vendit. - Eksplorimi natën. Zhurmat e pyllit. - Fikja e dritës. - Frika dhe ankthi i Mimit dhe dëshira për t’u kthyer në kamp. - Ndihma nga një pushues. - Arritja në çadër dhe meditimi i Mimit mbi pyllin dhe zhurmat e tij.

Ritregimi i përmbajtjes në bazë të pikave të planit.

Punim i rubrikës Analizo gjuhën. Në ushtrimin 9 nxënësit duke përdorur shprehje nga teksti përshkruajnë ndjesitë e Mimit. Në ushtrimin 10 nxënësit përshkruajnë se çfarë iu shkakton: Errësirë dhe drita e elektrikut (hijet që lëshon ajo). eshtja dhe tingujt dhe zhurmat e pyllit.

Reflektimi: dallo –përshkruaj.

Përshkruaj vendin ku ke dëshirë të pushosh në një kamping. Vizatoje atë.

Detyrë shtëpie. Paragrafin e fundit të tekstit shndërroje në poezi. Shto dhe fjalë dhe figura të imagjinatës sate.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Fjalia e thjeshtë dhe pjesët e saj

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë pjesët përbërëse të fjalisë së thjeshtë: gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta. Të dallojë fjalinë e thjeshtë dhe fjalinë e thjeshtë të zgjeruar duke u bazuar në gjymtyrët kryesore dhe gjymtyrët e dyta. Të krijojë një tekst jo më pak se 4 fjali duke përdorur fjali të thjeshta dhe fjali të thjeshta të zgjeruara duke u bazuar në figurë.

Mjete: teksti i nxënësit, Fjalë kyç: fjali e thjeshtë, fjali e thjeshtë e zgjeruar, gjymtyrë kryesore, gjymtyrë plotësuese. Metodologjia: vëzhgo-analizo, të nxënit bashkëpunues, krijo-argumento. 179


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Evokimi: vëzhgo-analizo. Në tabelë mësuesi/ja paraqet fjalitë: Dejvi noton. Dejvi noton në pishinë me kamerdaren e tij. - Çfarë kanë të përbashkët dhe ku ndryshojnë dy fjalitë e mësipërme? Nxënësit arrijnë në përfundimin se fjalia e parë është e vogël, dhe përbëhet nga kryefjala dhe kallëzuesi, kurse fjalia e dytë është e zgjeruar, sepse përveç kryefjalës dhe kallëzuesit ka dhe rrethanorin, kundrinorin me parafjalë dhe përcaktorin.

Realizimi i kuptimit.

Lexohen fjalitë. Dallohen pjesët e tyre. Në fjalinë e parë: Aeroplani fluturon, nxënësit dallojnë kryefjalën dhe kallëzuesin. Kjo fjali e vogël quhet edhe fjali e thjeshtë e përbërë nga dy pjesë. Fjalia tjetër: Mimi vuri mollët në një shportë të madhe, përbëhet nga pesë pjesë: kryefjala, kallëzuesi, kundrinori, rrethanori, përcaktori. - Çfarë kanë të përbashkëta këto fjali: - Kryefjalën dhe kallëzuesin. Këto quhen gjymtyrë kryesore. Gjymtyrët e tjera që plotësojnë kuptimin e gjymtyrëve kryesore quhen gjymtyrë të dyta. Mësuesi/ja lexon rregullin e paraqitur në tabelë. Punohen ushtrimet e rubrikës Ushtrohu. Të nxënit bashkëpunues. Nxënësit ndahen në grupe sipas shkallës së vështirësisë së ushtrimeve. Në ushtrimin 1 nxënësit duke u ndihmuar nga fjalët e dy bashkësive ndërtojnë fjali të thjeshta dhe i shkruajnë ato në fletë ose fletore. Në ushtrimin 2 nxënësit shkruajnë gjymtyrën që mungon, pastaj zgjerojnë fjalinë më të vogël me gjymtyrë të dyta. Ashensori zbret ngadalë na katin e parë. Gjethet fëshfërijnë në pyllin e madh. Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë fjalinë e thjeshtë nga fjalia e thjeshtë e zgjeruar. Gjymtyrët e dyta i nënvizojnë me ngjyra të ndryshme. Këtu duhet pasur kujdes se në ushtrimin 3 fjalia: ai gjen një grykë mes malesh është fjali e thjeshtë. Të gjitha pjesët janë të domosdoshme në fjali. Po të hiqet një prej tyre fjalia e humbet kuptimin. Mësuesi/ja thekson se kemi fjali kur ajo ka kuptim. Provoni të hiqni pjesë, ka kuptim ajo? Në ushtrimin 4 nxënësit nënvizojnë gjymtyrët e dyta te fjalitë e dhëna. Tregojnë llojin e tyre. Në ushtrimin 5 nxënësit ngjyrosin me të kuqe kryefjalën dhe me blu kallëzuesin. Formojnë fjali me to dhe dallojnë se cila prej tyre është fjali e thjeshtë. Në ushtrimin 6 nxënësit krijojnë fjali duke plotësuar kutitë me një gjymtyrë që u përgjigjen pyetjeve sipas shembullit të dhënë. Miu ra pa dashje në këmbët e luanit. Atë çast luani e kapi miun. Miu kërkoi ndihmë nga luani.

180


Libër mësuesi Luani qeshi me fjalët e miut.

Reflektimi:

Nxënësit do të shohin figurën dhe do të formojnë një tekst ku të përdorin fjali të thjeshta dhe fjali të thjeshta të zgjeruara. Ela dhe Dori janë ulur para kompjuterit. Dori lexon në ekran. Mikja e tij Mira, i ka dërguar një mesazh. Ela shikon. Pastaj dhe ajo do të shkruajë një mesazh për Verën. Lexohen dhe vlerësohen nga mësuesi/ja. Detyrë: epen ushtrime të Fletores së punës, fq 55.

 Rubrika: Lexojmë

Tema: Shelgu i liqenit

Objektivat pedagogjikë:Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë poezinë me intonacion. Të dallojë gjuhën figurative të përdorur që është bazuar në ngjashmërinë e tipareve. Të krahasojë përshkrimin e liqenit me dukurinë e pasqyrimit të mësuar në lëndën e diturisë së natyrës. Të rishkruajë vjershën duke përdorur lidhëzën e krahasimit si .

Mjete: teksti i nxënësit, fletë të bardha, lapsa me ngjyra. Fjalë kyç: shelg, liqen, pasqyrë, valë, flokë të gjelbër. Metodologji: Përshkrim duke u bazuar në figurë, analizo-krahaso. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përshkrim duke u bazuar në figurë. - Përshkruani me 5 fjali figurën e tekstit. Leximi i përshkrimit nga disa nxënës.

Realizimi i kuptimit: Prezantimi i titullit të poezisë. Shelgu i liqenit. Lexim i poezisë nga mësuesi/ja. Identifikimi i numrit të vargjeve, rimave të përdorura nga poeti. Lexim i poezisë nga disa nxënës. Punim i pyetjeve. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve se në këtë poezi poeti i shpirtëzon sendet dhe dukuritë e natyrës. ( i përfytyron dhe i paraqit me veti psikike e shpirtërore si të njeriut kafshët, sendet e dukuritë e natyrës. Tiparet e njeriut ia vesh një sendi tjetër pa shpirt). Analizohet gjuha e vargjeve. Mësuesi/ja punon vargun e parë:

181


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Flokët në liqen të kanë rënë. Në fakt janë degët e shelgut që bien në liqen dhe që poeti i përfytyron si flokë. Në pasqyrë për t’u parë - liqeni krahasohet me pasqyrën Po ty frika s’të ka zënë?! Vala mund të t’i marrë.- Shelgu nuk ka frikë se ia merr vala degët etj. Në tri vargjet e fundit poeti shpreh lidhjen e tij të ngushtë me shelgun e liqenit. Mësuesi/ja nxit nxënësit. Kjo poezi është e ndërtuar me figurën e metaforës, që është një krahasim i pa shprehur. Rishkrim i poezisë nga nxënësit duke përdorur lidhëzën si, duke i kthyer metaforat në krahasime.

Reflektimi. Vizatoni shelgun që pasqyrohet në liqen, ashtu si e ka përfytyruar poeti në poezi. Nxënësit ekspozojnë punimet e tyre dhe vlerësojnë njëri-tjetrin. Detyrë: Mësimi i vjershës përmendësh.

Rubrika: Lexojmë Tema: Patat e egra

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë vjershën me intonacion. Të dallojë numrin e strofave dhe vargjeve në vjershë. Të përshkruajë shtegtimin e patave duke nxjerrë për çdo strofë një fjali përmbledhëse. Të dallojë figurën letrare të krahasimit duke u ndihmuar nga lidhëza si. Të nxjerrë mesazhin e dashurisë për vendin duke u bazuar në vargjet e poezisë.

Mjete: teksti i nxënësit. Fjalë kyç: pata të egra, shtegtim, strateg, tallaz. Metodologjia: kllaster, lexo-sintetizo, dallo-argumento, ditar dypjesësh. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Kllaster. Punë individuale.

Nxënësit plotësojnë kllasterin e paraqitur nga mësuesi/ja në tabelë. patat e egra Mësuesi/ja i ndihmon me disa pyetje: Në cilin grup bëjnë pjesë? Pse quhen të egra? - Çfarë ndodh me to në vjeshtë?

182


Libër mësuesi - Pse shtegtojnë? - A keni parë tufat e patave ose zogjve që shtegtojnë? Lexohen punimet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit:

Prezantohet titulli i vjershës nga mësuesi/ja. Kjo poezi është shkruar nga shkrimtari shumë i njohur shqiptar Dritëro Agolli. Lexohet poezia në strofa nga nxënësit. Punohen fjalët e fjalorit. Lexohet poezia në zinxhir nga nxënësit. Punimi i rubrikës Kupto përmbajtjen dhe mesazhin. Në ushtrimin 1 nxënësit duhet të shkruajnë për secilën strofë nga një fjali përmbledhëse. Strofa I - Patat e egra shtegtojnë në vargje të gjata e të rregullta mbi malet me dëborë. Strofa II - Patoku i prin tufës me sukses si strateg. Strofa III -Tufa e patave e ndjek nga pas me besim. Strofa IV -Shtegtimi është i gjatë e i vështirë. Strofa V - Patat janë të gëzuara se po udhëtojnë drejt vendit të tyre. Strofa VI - Shtegtimi i patave iu kujton njerëzve vendet nga ku janë larguar. Në ushtrimin 2 nxënësit duhet të tregojnë arsyet pse vargu i rosave është i ngjashëm me vargun naimjan. Mësuesi/ja iu kujton nxënësve vargje nga poema Bagëti e Bujqësi. Nxënësit renditin cilësitë e vargut naimjan: është i gjatë, melodik, i dashur, shpreh mallin për vendlindjen, i paharrueshëm. Punohet ushtrimi 3 ku nxënësit dallojën krahasimet dhe i shpjegojnë. si strateg – cilësi e karakterit, aftësi drejtuese si gërshërë - cilësi e formës, me të cilën shtegtojnë patat Punohet ushtrimi 4 ku nxnësit dallojnë fjalët e sajuara për të krijuar zërat e shpendëve.Me britmat: ga-ga-ga. Në ushtrimin 5 nxënësit dallojnë vargjet ku poeti iu drejtohet jofrymorëve. viset prindërore, malet në karvan.

Reflektimi: ditari dypjesësh. Komentoni strofën e fundit.

Strofa

Si e kuptoj

Ndaj patat kur kalojnë Mbi shpate ga-ga-ga, Mendimet fluturojnë Në tufa të mëdha.

Vlerësohen nxënësit sipas argumentit që ata kanë sjellë. Detyrë: Kthejeni këtë poezi në prozë të shkurtër. Përdorni fjalë nga teksti.

183


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Lexojmë Tema: Pema

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të lexojë poezinë në heshtje. Të dallojë një mënyrë grafike të re të paraqitjes së poezisë. Të nxjerrë mesazhin e miqësisë dhe dashurisë duke ilustruar me leximin e poezisë.

Mjete: teksti, fletë të bardha, lapsa me ngjyra. Fjalë kyç: pemë, miq, emra, njerëz të mirë. Metodologjia: pyetje-përgjigje, lexim në heshtje, mendo-diskuto, lexoargumento.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetje-përgjigje.

Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet: - Çfarë mendon t’i dhurosh një mikut tënd për ditëlindje? - A mendon se ai/ajo do ta pëlqejë një dhuratë të tillë? - Po ti si ke reaguar kur të kanë dhuruar diçka që s’të ka pëlqyer? (e rëndësishme është që miku im ka menduar për mua).

Realizimi i kuptimit

Prezantohet titulli i poezisë “Pema”. Lexim në heshtje i poezisë nga nxënësit. Lexim njëri - pas tjetrit për të kuptuar çfarë shpreh autori i poezisë.

Punohen pyetjet e rubrikës Kupto përmbajtjen dhe nxirr mesazhin. Nxënësit duhet të tregojnë pse kjo poezi është e ngjashme me prozën. Nxënësit duhet të dallojën se ana e jashtme grafike e poezisë kërkon ta bëjë më të qartë për lexuesin përmbajtjen e saj. Është pema që poeti do të skalitë në zemrën e tij ku në vend të zbukurimeve do të jenë emrat e miqve, që janë afër ose larg, po gjithmonë rrinë në zemrën e mikut të tyre. Mësuesi/ja iu drejton nxënësve pyetjet: - Çfarë do të vërë poeti në pemë në vend të zbukurimeve? - Çfarë fjalësh të bien në sy që përdor më shumë autori në këtë poezi? - Antonimet. Nënvizoji ato në tekst.

Reflektimi:

Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të nxjerrin mesazhin e poezisë. Nxënësit punojnë dhe më pas lexojnë krijimet e tyre. Nxënësit përzgjedhin mesazhin më të bukur dhe ekspozojnë me shkrim të madh në një kënd të klasës. Një mesazh mund të jetë.

184


Libër mësuesi Poeti kërkon të dhurojë një pemë miqësie dhe dashurie ku të zënë vend të gjithë (të mirët dhe të këqijtë). Ajo që është e sigurt është fakti se të këqijtë do të bëhen të mirë duke qenë pjesë e pemës së miqësisë. Shkurt fare mund të shkruhet. Pema e miqësisë – pema e të gjithëve. Një veprimtari tjetër që mund të lihet dhe detyrë shtëpie mund të jetë. Rikujtoni poezitë që keni mësuar. Paraqitni grafikisht përmbajtjen e poezisë. P.sh. poezia që flet për llin i vogël mund të paraqitet brenda një ylli. Kini parasysh fjalën kyç të poezisë dhe më pas paraqiteni grafikisht.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Grupi i kryefjalës dhe grupi i kallëzuesit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit në fjalinë e thjeshtë të zgjeruar. Të përcaktojë fjalën bërthamë të secilit grup. Të dallojë nëpërmjet pyetjeve përbërësit e grupit të kryefjalës dhe të kallëzuesit .

Fjalë kyç: grupi i kryefjalës, grupi i kallëzuesit, bërthama. Mjete: teksti i nxënësit, fletore pune. Metodologjia: vëzhgo-argumento, lojë në dyshe. Evokimi: Analizë fjalish.

Zhvillimi i mësimit

Mësuesja paraqet në tabelë fjalitë: Mësuesja shpjegon. Mësuesja ime e gjuhës shqipe shpjegon me shumë pasion. - Çfarë kanë të përbashkëta dhe çfarë kanë të ndryshme fjalitë? Nxënësit arrijnë në përfundimin se fjalia e parë është e thjeshtë dhe fjalia e dytë e thjeshtë e zgjeruar. Në fjalinë e dytë kryefjala mësuesja është plotësuar me fjalët ime e gjuhës shqipe dhe kallëzues i shpjegon është sqaruar me grupin me shumë pasion.

Realizimi i kuptimit.

Në tekst mësuesi/ja lexon se grupi i kryefjalës përbëhet nga kryefjala, e cila është bërthama, dhe nga gjymtyrët e dyta. Ky grup quhet edhe grup emëror. Në grupin e kallëzuesit, kallëzuesi është bërthama, kurse gjymtyrët e dyta shtojnë informacionin për të. Grupi quhet grupi foljor i kallëzuesit. Punimi i ushtrimit 1. Nxënësit veçojnë grupin e kryefjalës nga kallëzuesi dhe grupin e kallëzuesit nga kryefjala. Zogu me sqepin e verdhë cicërin. Një zog cicëron i gëzuar në çerdhen e tij.

185


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Në ushtrimin 2 nxënësit nënvizojnë me të kuqe grupin e kryefjalës dhe me blu grupin e kallëzuesit. Në ushtrimin 3 nxënësit dallojnë përbërësit e grupit të kryefjalës dhe të grupit të kallëzuesit.

Reflektimi: Lojë në dyshe.

Përgatit një fjali të thjeshtë të zgjeruar, ku të jetë zgjeruar edhe kryefjala dhe kallëzuesi. Çfarë mendon se duhet të gjejë ai? Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe shoku për ty. Vlerësoni njëri-tjetrin.

Detyrë shtëpie. Punohen ushtrimet në Fletoren e punës f.... KAPITULLI

v

Pasqyra e përrallave Rubrika: Të lexojmë Tema: Perënditë në Olimp

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë mitin me intonacion, duke respektuar shenjat e pikësimit. Të dallojë veçoritë e një miti, perënditë si personazhe të mitit. Të analizojë elementet fantastike dhe reale të mitit, duke i ilustruar me pjesë nga teksti. Të krahasojë shpjegimin fantastik të mitit me atë shkencor të dukurive të natyrës. Të shprehë pëlqimin ose mospëlqimin e tij për mitin duke dhënë arsyet.

Mjete: teksti, pjesë nga mitologjitë greke, pamje të ndryshme të perëndive, veshje të ndryshme. Fjalë kyç: perëndi, mit, hyjni, ciklop, limp, Fata, monopat, ylber, fantastik, shkencor. Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të krahasuarit, të interpretuarit, të analizuarit. Metoda: pyetja e ditës, lexo-kupto-analizo, lojë në role. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

Pyeten nxënësit: - Ç’dini për mitet? Shkruhen idetë e nxënësve në tabelë. - Kanë lindur nga njerëzit primitivë. - Njerëzit shpjegonin me mitet dukuritë e natyrës - Dukuritë e natyrës, si: shiu, bora, stuhia, tërmetet etj., shpjegoheshin sikur drejtoheshin nga perënditë (hyjnitë, zotat).

186


Libër mësuesi - Rrëfenjë e trilluar për diçka jo të vërtetë. - Ç’lloj perëndish keni dëgjuar apo keni lexuar në pjesë të ndryshme mitologjike? lajmëtari

e muzikës

e verës dhe e kërcimit

e bujqësisë e luftërave

perënditë e dashurisë

e zjarrit e gjuetisë

e detit

e dijes

Miti është një lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore - rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar, për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë.

Realizimi i kuptimit: lexo-kupto-analizo. Shkruhet titulli i pjesës “Perënditë në limp”, e cila është shkruar nga Sofika Zarabuka bazuar te mitologjia greke. - Nxënësit lexojnë në heshtje pjesën. - Shpjegohen fjalët apo shprehjet e fjalorit. shkencor që i përket shkencës

çiklop katallan shumë i madh, me një sy në mes të ballit fantastik

fjalor

perëndi Fata

hyjni, Zot zana e maleve

monopatin

mahnitës, mrekulli

udhë e ngushtë në male

Pyetje rreth përmbajtjes: shih në rubrikën Kupto përmbajtjen. - Pse të pëlqejnë mitet? (Qarko një nga tri alternativat duke shpjeguar pse-në.) - Plotëso tabelën duke analizuar personazhet, vendin, ngjarja, shpjegimi i dukurisë. personazhe fantastike → hyjnitë, ciklopët, upiteri, Fata, Irisi vendi → mali më i lartë i Greqisë, limpi ngjarja → paqja mes perëndive dhe ciklopëve shpjegimi i dukurisë→ vetëtima→ zhurmë natyrore që paralajmëron shiun - Nënvizoni në tekst fjalitë ku jepet një shpjegim fantastik i dukurive natyrore, p.sh., “Duke jetuar... upiteri ... hidhte vetëtima ...në limp zihen perënditë”. Mesazhi i pjesës: Mitet më pëlqejnë për fantazinë me të cilën njerëzit e lashtë përpiqeshin të jepnin shpjegime për dukuritë natyrore.

Reflektimi: lojë në role.

Krijohet para klase “Tryeza e perëndive”.

187


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Pasi ndahen rolet, bëhet prezantimi i personazheve: perëndia e luftërave, e zjarrit, e dashurisë, lajmëtari, bujku, perëndesha e detit, e dijes, e muzikës, e gjuetisë, e verës dhe e kërcimit. ( upiteri, Ira, Marsi, Venusi, Vullkani, Merkuri etj.) Nxënësit përshtatin dhe veshjet sipas perëndive që përfaqësojnë. Detyrë shtëpie: epni me shkrim shpjegimin shkencor të ylberit dhe të vetëtimës.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Zgjerojmë dhe zvogëlojmë fjalinë e thjeshtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të dallojë gjymtyrët kryesore në fjalitë e thjeshta. Të zgjerojë me sa më shumë fjalë grupin e kryefjalës dhe grupin e kallëzuesit. Të zvogëlojë fjalitë duke arritur te fjalia më e vogël. Të krijojë fjali të thjeshta, duke i zgjeruar më pas shkallë-shkallë.

Mjetet: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, fletë formati. Fjalë kyç: fjali e thjeshtë, zgjero, zvogëlo, gjymtyrë kryesore, gjymtyrë të dyta, kryefjalë, kallëzues. Aftësitë: të dalluarit, të menduarit, të vepruarit, të krijuarit, të punuarit në grup. Metodologjia: mendo-kujto-zbato, të nxënit bashkëpunues, punë në dyshe-

zbatimi i njohurive të marra.

Evokimi: mendo-kujto-zbato.

Zhvillimi i mësimit

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë: Djali pikturon. - Çfarë fjalie është Djali pikturon? (fjali e vogël) - Nga cilat gjymtyrë përbëhet fjalia? (kryefjalë + kallëzues) - A mund ta zgjeroni fjalinë e vogël? Djali i vogël pikturon një kalë me penela. Djali i vogël çapkën pikturon një kalë me penela në karton. zvogëlohet hiqen gjymtyrët e dyta

zgjerohet

Fjalia e thjeshtë

fjalia të mos e humbasë kuptimin

Realizimi i kuptimit: të nxënit bashkëpunues.

shtohen gjymtyrë të dyta kuptimi i fjalisë bëhet më i plotë

apet teksti në faqen 1 4. Lexohen me kujdes shembujt e tekstit dhe rregullat gjuhësore në tekst.

188


Libër mësuesi Kalohet në rubrikën Ushtrohu, e cila realizohet me anën e të nxënit bashkëpunues.  Grupi I. Zgjero me sa më shumë fjalë grupin e kryefjalës dhe grupin e kallëzuesit. (Fjalitë e dhëna në ushtrimet 1, 2)  Grupi II. Zvogëlo fjalitë duke arritur në fjalinë më të vogël. (fjalitë e ushtrimit 3, 6) 3. Familja ishte mbledhur. Babai lexonte. Nëna gatuante. ola pikturonte. Genti vështronte. 6. Kuzhinieri gatuante. Zogjtë fluturojnë. Gjimnastet stërviten. Mësuesja shpjegon.  Grupi III. Krijoni fjali të thjeshta të zgjeruara, duke zgjeruar grupin e kryefjalës e kallëzuesit (njëkohësisht) Gjethet e pemëve fëshfërinin nga era e lehtë. Etj.

 Grupi IV. Ndërtoni fjali të thjeshta për secilën figurë duke e zgjeruar shkallëshkallë, p.sh., Figura 1 Klajdi ha. Klajdi i vogël ha drekë. Klajdi i vogël ha drekë në tavolinën e ngrënies. Klajdi i vogël ha drekë në tavolinën e ngrënies me kënaqësi. Figura 2 Mami gatuan. Mami i Shilës gatuan një tortë. Mami i Shilës flokëkuqe gatuan një tortë me fruta nga libri i kuzhinës. Dëgjohen përgjigjet e çdo anëtari grupi, duke vlerësuar përgjigjet më të sakta.

Reflektimi: punë në dyshe-zbatimi i njohurive të marra

Punojnë nxënësit në dyshe. Nxënësi i parë thotë fjalinë e thjeshtë, tjetri e zgjeron atë dhe anasjelltas. Fiton ajo dyshe që ka grumbulluar më shumë pikë.

Detyrë shtëpie. Zgjeroni fjalitë e vogla (grupin e kryefjalës dhe të kallëzuesit shkallë-shkallë) Zogjtë cicërojnë. Gjyshja gatuan. Babi lexon. Fëmijët organizojnë.

Rubrika: Shkruajmë Tema: Teksti udhëzues

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

Të krijojë një figurë në bazë të një teksti udhëzues. Të shkruajë udhëzimet e nevojshme poshtë çdo ilustrimi.

Mjete: Fjalë kyç: vjeshtë.

teksti, vinovil, gjethe, kallëza gruri, lapsa, karton. tekst udhëzues, ilustrim, figurë, objekt, gjethe, kallëza gruri,

189


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Aftësitë: të krijuarit, të vëzhguarit, të shkruarit. Metodologjia: diskutim i ideve, punë individuale e drejtuar, punë krijuese Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Pyeten nxënësit: - Si mund të krijoni një figurë apo objekt? - Ç’mjete mund të përdorni? - Ç’është teksti udhëzues? - A mund të krijoni figurën që simbolizon vjeshtën?

Realizimi i kuptimit: punë individuale. apet teksti në faqen 1

dhe lexohet rubrika Kujto.

Plotësoni poshtë çdo ilustrimi udhëzimet e nevojshme. I. Mjetet: një tubet vinovili, gjethe me forma të ndryshme, kallëza gruri, lapsa, një copë karton II. Në një copë kartoni vizatoni figurën e një vajze që simbolizon vjeshtën. III. Fillo e ngjit me tubetin e vinovilit gjethet e verdha që formojnë fundin e vajzës. IV. Vazhdo ngjitjen me vinovil të gjetheve me forma të ndryshme, duke formuar bluzën dhe krahët e vajzës. V. Ngjit me kujdes flokët në pjesën e kokës dhe kallëzat e grurit në duar, duke përfunduar figurën që simbolizon vjeshtën.

Reflektimi: punë krijuese.

- Me mjete, si: fara kungulli, oriz, letra me ngjyra etj., nxënësit krijojnë një figurë apo objekt që dëshirojnë. - Punët e nxënësve ekspozohen para klasës. - Puna e nxënësve mund të përfundojë edhe si detyrë shtëpie, nëse s’është përfunduar brenda orës së mësimit.

Rubrika: Të lexojmë Tema: Kashta e kumtrit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • •

Të lexojë përrallën me intonacion. Të dallojë përrallën nga miti. Të krahasojë dukurinë e natyrës së dhënë në përrallë me shpjegimin shkencor. Të nxjerrë mesazhin e përrallës. Të dallojë fjalët e urta në përrallë. Të ritregojë përrallën sipas pikave të planit.

Mjete: teksti, pamje nga “Rruga e qumështit” nga libri Enciklopedia për fëmijë. Fjalë kyç: duajt, verigat, parmendë, kumbar, plevicë, grazhd, gjunjas, zvarrë, mërzej, i ardhur rishtas.

190


Libër mësuesi

Aftësitë: të lexuarit, të krahasuarit, të dalluarit, të ritreguarit. Metodologjia: pyetja e ditës, lexim i drejtuar, shkrimi i lirë. Zhvillimi i mësimit

Evokimi: pyetja e ditës.

Pyeten nxënësit: - Cili prej jush di ndonjë histori tjetër për Kashtën e Kumtrit (Rruga e Qumështit)? Si e kuptoni fjalën e urtë: Dembelia ia hedh fajin kohës, i zgjuari kokës? Dëgjohen me kujdes përgjigjet e nxënësve. Pjesa që do të marrim sot është shkëputur nga libri “Kashta e kumtrit” i shkrimtarit për fëmijë, Naum Prifti.

Realizimi i kuptimit: lexim i drejtuar. Lexohet pjesa me paragrafë. Për çdo paragraf nxënësve u drejtohen pyetje të ndryshme. Ndalesa I: Ç’natë... deri te... jetohet. - Ku ngjiteshin në kohët e moçme njerëzit? - Kur duket në qiell Kashta e Kumtrit? - Si përshkruhet vendi lart në qiell? - Si ju duket përshkrimi në qiell? - Si mund të vazhdojë ngjarja? Ndalesa II: Legisi... deri te... e ndihmonte. - Pse Legisi vendosi të shkonte në qiell? - Ç’mori me vete ai? - Çfarë bënte Legisi, si i ardhur rishtas? - A ju pëlqen veprimi i Legisit? Pse? Ndalesa III: Legisi... deri te... në hije. - Si e kuptoni thënien “Legisi ndërroi klimën, por jo zakonin”? - Si i dukeshin netët atij? - Cili qe qëllimi i Legisit që shkoi në qiell? Ndalesa IV: Tre-katër vjet... deri te... qerren bosh. - Ç’bëri në fillim kumbara? - Pse e qortoi ajo Legisin? - A e mban fjalën Legisi? - Pse duhet ta mbajmë fjalën e dhënë? Ndalesa V: Ç’bën... deri te... e Kumtrit! - Ç’ veprim bën më në fund Legisi? - Si e pësoi ai? - Pse i thonë “Kashta e Kumtrit”? - Ju pëlqen mbyllja? Si e mendonit ju mbylljen? - Shpjegohen fjalët apo shprehjet e vështira. - Ritregohet pjesa sipas pikave të planit: Vizitë e njerëzve të moçëm në qiell. Legisi në qiell. Dembelizmi i Legisit.

191


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Qortimi i kumbarës. Pësimi i Legisit.

Mesazhi i përrallës: Të mirat sigurohen me mund e me djersë. Dembelizmi të bën me vese të këqija. Gjeni dy fjalë të urta në përrallë dhe komentojini ato. Qetë e mbrehur në kular, ai mërzente në hije. Dembelia ia hedh fajin kohës, i zgjuari kokës. Lexohet pjesa me intonacion nga nxënësit e klasës.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Shkruaj përshkrimin e dhënë në tekst duke i shtuar folje. (Cili përshkrim tingëllon më bukur: ai pa folje apo ai që shkruat ju me folje?)

Shkrimtari i heq foljet që t’i japë më shumë ritëm në mënyrë që lexuesi ta lexojë sa më shpejt tablonë. Lexohen disa përshkrime të nxënësve para klasës. Detyrë shtëpie. Lexoni librin “Kashta e kumtrit”. epni një shpjegim shkencor për Rrugën e Qumështit (duke kujtuar atë që ke mësuar në lëndën e dituri së natyrës).

Rubrika: Lexojmë Tema: Ujku dhe gomari

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë fabulën me intonacion. Të analizojë personazhet e fabulës duke nxjerrë në pah cilësitë e tyre. Të dallojë strukturën e fabulës. Të nxjerrë mesazhin e fabulës. Të krijojë një fabul me jo më pak se 1 fjali, duke u bazuar në figurën e dhënë.

Mjete: teksti, libër me fabula, pamje e ujkut dhe gomarit, format. Fjalë kyç: fabul, sajonte, rënkonte, vlefshme, pasme, përpëlitej, plandosej, kasap. Aftësitë: të lexuarit, të krahasuarit, të dalluarit, të krijuarit, të ritreguarit. Metodologjia: parashikim me terma paraprakë, harta e mendjes, lexo-kuptoanalizo, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: parashikim me terma paraprakë, harta e mendjes. Mësuesi/ja ka zgjedhur 6 fjalë kyç nga teksti, të cilat i shkruan në tabelë: ujku ushqehej gomari rënkonte gjemb shkelmoi Nxënësit punojnë në dyshe për një kohë të shkurtër rreth (4’).

192


Libër mësuesi Përfytyrojnë një tregim me të gjitha fjalët kyç. Nxënësit tregojnë para klasës tregimet që kanë krijuar. Pyeten nxënësit: ç’dini për fabulën? përralë e shkurtër

mësim moral për lexuesin

fabula personazhet janë kafshë

kafshët kanë cilësi njerëzore flasin

veprojnë

Realizimi i kuptimit: lexo-kupto-analizo Shkruhet titulli i fabulës në tabelë “Ujku dhe gomari”. Lexohet në heshtje nga nxënësit. Shpjegohen fjalët apo shprehjet e reja. plandoset

kasap

sajonte përpëlitej

fjalor

gjemb

U drejtohen nxënësve pyetje rreth përmbajtjes shih rubrikën “Kupto përmbajtjen”. Analizohen cilësitë e personazheve, duke mbajtur qëndrim ndaj tyre. egërsira

ujku

gjakftohtë budallallëku

mendjelehtesia

zgjuarsia

gomari trimëria

mençuria

Mesazhi i fabulës: Të jemi vigjilentë në çdo moment, për t’i bërë ballë çdo lloj rreziku. Lexohet fabula nga 2-3 nxënës me intonacion. Nga libri me fabula lexohen disa tituj fabulash dhe tregohen disa prej tyre (kur janë lexuar nga nxënësit). Fabula ka të njëjtën strukturë si përralla: hyrje-zhvillim-mbyllje.

Reflektimi: shkrim i lirë.

Nxënësit duke parë figurën e tekstit shkruajnë një fabul duke respektuar rregullat e ndërtimit të fabulës. Fabula: “Dhelpra dhe lejleku”. Shkruani mesazhin e fabulës. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Lexoni një fabul dhe shkruani mesazhin e saj. Paraqite me anë të vizatimit fabulën.

193


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Kryefjala dhe kallëzuesi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e dhëna me anë të pyetjeve. Të dallojë kategoritë gramatikore me të cilat shprehet kryefjala dhe kallëzuesi në fjalitë e dhëna. Të plotësojë fjalitë me kryefjalën e duhur, duke treguar me se është shprehur ajo.

Mjete: teksti, tabela, shkumësa me ngjyra, format, fisha me fjali të ndryshme. Fjalë kyç: kryefjalë, kallëzues, emër, grup emëror, përemër, folje, kallëzues emëror). Metodologjia: përvijim i të menduarit, të nxënit në bashkëpunim, punë e

pavarur→ zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: përvijim i të menduarit.

Paraqiten në fisha fjali, ku kryefjala shprehet me emër, përemër, grup emëror dhe kallëzuesi me folje dhe me foljen ndihmëse jam + emër ose mbiemër.

Mira lexon një libër me fabula. Të gjithë shkuan në ekskursion. Mësuesja ime shpjegon qartë.

emër Mira

grup emëror (emër + p.pronor) kryefjala shprehet me përemër Të gjithë (p. i pacaktuar)

Redi mëson shumë mirë. Macja është kafshë shtëpiake. Klajdi është i gëzuar.

grup foljor folje + emër është kafshë

folje mëson

kallëzuesi shprehet me

Pyeten nxënësit: - Ç’dini për kryefjalën dhe kallëzuesin? gjendet me pyetjet: kush? cila?

kryefjala është në rasën emërore

194

tregon për kë flitet shprehet me përemër vetorë, kur s’duam të përsërisim kryefjalën

folje + mbiemër është i gëzuar

tregon veprimin e kryer nga kryefjala

kallëzuesi gjendet me pyetjet: ç’ bën? ç’bëri?


Libër mësuesi

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

apet teksti në faqen 2 1 dhe lexohen shembujt e dhënë dhe rregullat gjuhësore për kryefjalën dhe kallëzuesin. Punohen ushtrimet e tekstit duke i ndarë nxënësit në grupe sipas niveleve. Grupi I. Dalloni kryefjalën dhe kallëzuesin në fjalitë e ushtrimit 1 dhe në ushtrimin 2 tregoni me se janë shprehur. Përgjigjet për ushtrimin 1 do të ishin: 1. Kryefjalë janë: Eltoni; postieri; Anila; Një dëborë e madhe; vëllai im; Pemët e rrugëve; macja e Ardit; Nëna e Lekës. 2. Kallëzues janë: shkroi, sjell, jeton, mbuloi, turn, pastrojnë, bëri, është. kryefjalë Përgjigjet për ushtrimin 2 do të ishin: ne → përemër vetorë ishim→ folje (folja jam tregon gjendje –ndodheshim) ti → përemër vetorë ishe→ folje (folja jam tregon gjendje –ndodheshim) mësuesja e anglishtes→ grup emëror hyri→ folje Ajo→ përemër vetorë ishte e gëzuar→ folja ndihmëse jam + mbiemër Nxënësit→ emër u futën→ folje Të gjithë→ përemër i pacaktuar u kënaqëm→ folje Grupi II. Punon ushtrimet 3 dhe 4. Plotësoni fjalitë me kryefjalët e dhëna në ushtrimin 3. Tregoni përemrin përkatës. Përgjigjet për ushtrimin 3 do të ishin: qytetarët elbasanas → ata; Ardita dhe motra → ato; motrat→ ato, shokët e tyre→ ata. Ushtrimi 4. Plotësoni fjalitë me kryefjalë të shprehur me emër, përemër, grup emëror. Përgjigjet për ushtrimin 4 do të ishin: ky diell→ grup emëror fqinji→ emër një era e fortë → grup emëror ai→ përemër goma→ emër sëmundja ime→ grup emëror bariu→ emër agimi→ emër

Grupi III. Nënvizoni kallëzuesit dhe dalloni llojin e tyre: Përgjigjet për ushtrimin 5 do të ishin: është e mbështjellë→ kallëzues emëror, folja jam + mbiemër është mbrojtësja→ kallëzues emëror, folje ndihmëse jam + emër quhet→ kallëzues foljor ndalon→ kallëzues foljor etj. Një përfaqësues i grupeve jep përgjigjet e ushtrimeve sipas grupeve

Reflektimi: punë e pavarur→ zbatimi i njohurive të marra. Punohet ushtrimi 6: Gjeni kryefjalët dhe foljet në fjalitë e dhëna dhe thoni me se shprehen.

195


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Fjalia 1 kryefjala→ grup emëror; kallëzuesi→ emëror, folja ndihmëse jam + mbiemër Fjalia 2 kryefjala→ emër; kallëzuesi → emëror, folja ndihmëse jam + emër Fjalia 3 kryefjala→ grup emëror; kallëzuesi→ foljor Fjalia 4 kryefjala→ përemër pyetës; kallëzuesi→ foljor etj. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë. Detyrë shtëpie. Zgjidh nga teksti Gjuha shqipe 5, 1 fjali të thjeshta e të zgjeruara dhe shkruaji në fletore. Nënvizo në to kryefjalën, kallëzuesin dhe trego me se shprehen ato.

Rubrika: Lexojmë Tema: Fati do kapur prej flokësh (ora e parë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë përrallën rrjedhshëm e me intonacion. Të dallojë personazhet e përrallës, duke mbajtur qëndrim kritik ndaj tyre. Të renditë veprimet e personazhit kryesor. Të analizojë elementet e përrallës, duke i ilustruar me pjesë nga testi. Të nxjerrë mesazhin e përrallës.

Mjete: teksti, libri me përralla i Virgjil Muçit; fisha formati. Fjalë kyç: u sos, mllefos, kësmet, katandis, zarar. Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të analizuarit, të diskutuarit. Metodologjia: pyetja e ditës, ruaje fjalën e fundit për mua, pema e mendimit. Evokimi: pyetja e ditës.

Zhvillimi i mësimit

Pyeten nxënësit: - A duhet t’i nënshtrohesh fatit të keq apo duhet luftuar për një fat të mirë? Mendimet e nxënësve dëgjohen me vëmendje. risk

fati

mbarësi

gërshetim ngjarjesh që ndodhin në jetën e dikujt. Në bisedë përdoren edhe sinonimet risk, (fat i mirë ose i keq), kësmet (fat i mirë).

Realizimi i kuptimit: Ruaje fjalën e fundit për mua. - Lexohet përralla me zë nga nxënës të ndryshëm. epet detyra nga mësuesi/ja: Zgjidhni pjesën që ju pëlqen më shumë dhe bëni komentin e saj në një fletë. - Pyeten nxënësit për pjesët e zgjedhura: - Pse i keni zgjedhur? - Ç’kuptim dhe vlera artistike kanë? Diskutohen komentet e nxënësve: një nxënës lexon paragrafin e zgjedhur dhe 3-4 nxënës të tjerë japin mendimet për to, në fund nxënësi komenton pjesën e zgjedhur,

196


Libër mësuesi vazhdon kështu procesi për pjesët e tjera. Shpjegohen fjalët e vështira të përrallës.

Reflektimi: pema e mendimit.

Me anë të pemës së mendimit (kllasterit), nxënësit do të zbulojnë personazhet dhe do të mbajnë qëndrim ndaj tyre. mbreti fati i pashpirt personazhet të ndjek pas cobani i mirë

dyqanxhiu zemërmirë

vajza e mbretit e pafat, këmbëngulëse

Vlerësimi i nxënësve. Detyrë shtëpie. Paraqitni me shkrim figurën e vajzës së mbretit (ashtu si paraqitet në përrallë).

Tema: Fati do kapur prej flokësh (ora e dytë)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të zbërthejë përmbajtjen e përrallës. Të dallojë personazhin kryesor dhe personazhet ndihmës. Të analizojë strukturën e përrallës.

Mjete: teksti, grafik organizues për personazhin, grafik organizues për strukturën e përrallës. Metodologjia: diskutimi, punë e pavarur, analiza. Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Vazhdon leximi me paragrafë, nxjerrja e nëntitullit për çdo paragraf. Hapi II. Ritregimi i përmbajtjes duke iu përgjigjur pyetjeve të tekstit. Hapi III. Nxirret mesazhi i përrallës: Mos t’i nënshtrohemi fatit të keq, por të luftojmë për fatin e mirë. Hapi IV. Analizohet struktura e përrallës duke përcaktuar kohën, vendin,

personazhin kryesor, antagonistin, personazhin ndihmës, sendin magjik.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Gjymtyrët homogjene

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë gjymtyrët homogjene në fjalitë e dhëna, duke u bazuar në rolin që luajnë ato në fjali. Të përdorë gjymtyrë homogjene, si: kryefjalë, kallëzues, kundrinorë, përcaktorë dhe rrethanorë në fjali të ndryshme. Të krijojë 4 fjali me kryefjalë homogjene.

197


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Mjete: teksti, tabela, fisha me fjali homogjene (për çdo rast), fletore klase, stilolaps. Fjalë kyç: gjymtyrë homogjene, lidhëza, kryefjalë, kallëzues, kundrinorë, përcaktorë, rrethanorë. Aftësitë: të dalluarit, të treguarit, të menduarit, të krijuarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, punë e drejtuar, punë e pavarur→ zbatimi i

njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Nxënësve u jepen fisha me fjalitë: Këngët dhe vallet tona gjithmonë janë pëlqyer dhe janë vlerësuar nga të huajt. Bletët zukatin mbi dardhët, mbi mollët e mbi shegët e çara nga ëmbëlsia. - Ç’funksion kryejnë fjalët me të zeza? (Fjalët: këngët, vallet; janë pëlqyer, janë vlerësuar; mbi dardhët, mbi mollët, mbi shegët → kryejnë të njëjtin funksion; i përgjigjen së njëjtës pyetje: lidhen me të njëjtën gjymtyrë). kryefjalë (këngët, vallet)

lidhen me lidhëza

kallëzues (janë pëlqyer, vlerësuar) kundrinorë

kryejnë të njëjtin funksion në fjali

lidhen me të njëjtën gjymtyrë të fjalisë

Gjymtyrët homogjene

përcaktorë

i përgjigjen së njëjtës pyetje

rrethanorë (mbidardhët, mbimollët, mbishegët) Realizimi i kuptimit: punë e drejtuar. apet teksti në faqen 2 5 dhe lexohen shembujt ku vëmendja përqendrohet te gjymtyrët homogjene, si dhe te lidhëza me të cilën lidhen ato. Kërkohet nga nxënësit të dallojnë llojin e lidhëzës. Theksohet se gjymtyrët homogjene lidhen me lidhëzat bashkërenditëse, si: e, dhe, ose, apo, prandaj, por, ose, edhe etj. Kalohet te rubrika Ushtrohu. Nxënësit punojnë në tekst ushtrimet 1-3. Ushtrimi 1. Nënvizoni gjymtyrët homogjene në çdo fjali (këngët, vallet; mbi lulet, mbi barin; nënës, babait, motrës, gjyshërve; unë, mami; ti, motra). Ushtrimi 2. Nënvizoni gjymtyrët homogjene dhe lidhëzën që është përdorur. (unë, vëllai → as; mami, babi → ose; kujdesi i prindërve, mjekimi → por; ti, unë → dhe; ti, macja → dhe; unë, vëllai → unë) Ushtrimi 3. Vendosni me laps në tekst foljet duke i përshtatur me kryefjalët homogjene. (është, krijojnë, dolëm, qëndroni, rrimë, hipëm).

198


Libër mësuesi Gjatë punës së drejtuar nxënësit kontrollojnë punën e njëri-tjetrit në dyshe duke këmbyer tekstet.

Reflektimi: punë e pavarur-zbatimi i njohurive të marra

Krijoni 4 fjali me kryefjalë homogjene, p.sh.: Unë dhe gjyshi shkuam në parkun e lodrave. Klajdi, Redi dhe Oerta janë kushërinj të parë. As Shila, as Kleoja nuk erdhën në teatrin e shkollës. Ti dhe motra ime keni disa mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Vlerësimi i nxënësve. Detyrë shtëpie. Krijoni fjali me gjymtyrë homogjene, si: kryefjalë, kallëzues, kundrinorë, përcaktorë, rrethanorë (5 fjali).

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Përcaktori

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë grupet emërore në fjalitë e dhëna. Të krijojë grupe emërore me përcaktorë, duke treguar fjalët që saktëson a cilëson përcaktori. Të ndërtojë një tregim me rreth 6 fjali, duke u bazuar në figurën e dhënë, ku të përdoren përcaktorë.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, teksti, fletë formati, stilolaps. Fjalë kyç: përcaktorë, cilësi, rasa gjinore, rrjedhore, mbiemër, përemër. Aftësitë: të menduarit, të dalluarit, të krijuarit. Metodologjia: diskutimi i ideve, të nxënit në bashkëpunim, punë e pavarur→

zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutimi i ideve.

Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë: Vinçat e fuqishëm metalikë do të shkarkojnë/ anijet e mëdha. - Dalloni grupet emërore në këtë fjali. Përgjigja: në fjali janë dy grupe emërore: Vinçat e fuqishëm metalikë anijet e mëdha

- Cila është fjala bazë në çdo grup emëror? vinçat, anijet - Çfarë roli luajnë në grupin emëror mbiemrat fuqishëm, metalikë, e mëdha? Përgjigja: Në grupin emëror Vinçat e fuqishëm metalikë mbiemri e fuqishme tregon cilësinë e vinçave, kurse metalikë saktëson llojin e vinçit. Edhe në grupin emëror anijet e mëdha tregon cilësinë e anijeve. Këta mbiemra janë përcaktorë.

199


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

emër në rasën gjinore

emër në rasën rrjedhore mbiemër

fjalë që cilësojnë emrin në një grup emëror

përcaktori

tregon

cilësinë e emrit (mbiemër) saktëson emrin (emër, përemër) përemër

përemër

Realizimi i kuptimit: të nxënit në bashkëpunim.

apet teksti në faqen 2 8 dhe lexohen shembujt e dhënë në libër dhe nxënësit dallojnë përcaktorët dhe me se shprehen. Përcaktori mund të jetë: mbiemër, emër i rasës gjinore, rrjedhore, përemër i llojeve të ndryshme. Punohet rubrika Ushtrohu. Ndahen nxënësit në grupe (sipas niveleve).  Grupi I. Ushtrimi 1. Krijoni grupe emërore me përcaktorë emra, mbiemra. (Mbreti i Persisë; shkelje e ligjit; ndërtimi i pallatit, truall ndërtimi; ndërtesa të reja; pallat i ri; njeriut të çuditshëm; të gjitha ndërtesat).  Grupi II. Ushtrimi 2. Veçoni grupin emëror dhe nënvizoni përcaktorin. Përgjigjet: një arushë të vogël vrapi ynë brinjët e kraharorit

trokitja e zemrës

shtëllung avulli

një klithmë e tmerrshme

majë kalit

me gojën e hapur

 Grupi III. Plotësoni tekstin me përcaktorët në kllapa, duke formuar grupe emërore të sakta. Përgjigjet: e arushës, e mbuluar, të vegjël, e leshta, kalit, dy, një, e tyre, të rrugës, kjo, këtë, këto. Dëgjohen përgjigjet e çdo grupi, nëpërmjet përfaqësuesit të grupit.

Reflektimi: punë krijuese-zbatimi i njohurive të marra.

Nxënësit punojnë ushtrimin 4. Duke parë figurën e tekstit krijoni, një tregim me 6 fjali ku të ketë përcaktorë. Lihen nxënësit të lirë të krijojnë dhe më pas nënvizojnë përcaktorët që kanë përdorur në fjali. Vlerësimi i nxënësve.

Detyrë shtëpie.

Krijoni një tregim me temë “Një shëtitje në parkun e qytetit” dhe nënvizoni përcaktorët me ngjyrë blu.

200


Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Kundrinori i drejtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të dallojë grupin foljor (e kallëzuesit) në fjali. Të dallojë gjymtyrët plotësuese në grupet e kallëzuesit në fjalitë e dhëna. Të gjejë kundrinorin e drejtë me anë të pyetjeve në fjalitë e dhëna. Të krijojë një tekst, me jo më pak se 5 fjali, duke u mbështetur në figurën e tekstit.

Mjete: tabela, shkumësa me ngjyra, fisha me pyete për kundrinorin e drejtë, teksti, fletore, stilolaps. Fjalë kyç: kundrinor i drejtë, pyetjet: kë?, çfarë?, cilin?, emër në rasën kallëzore, përemër, grup emëror. Metodologjia: diskutimi i ideve, ushtrohu duke bashkëpunuar në çifte, punë e pavarur→ zbatimi i njohurive të marra.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: diskutim i ideve.

Shkruaj në tabelë fjalinë: Fëmijët ndjekin në televizor një film të bukur dhe Përgjigjjuni pyetjeve: - Cili është kundrinori i drejtë në këtë fjali? - Si e gjete? (Çfarë?) - Me se është shprehur në këtë rast kundrinori i drejtë? (grup emëror) emër apo përemër në rasën kallëzore shprehet me emër

rasa kallëzore

përemër

kundrinori i drejtë

grup emëror

vetor, lidhor, pyetës, i pacaktuar

gjymtyrë plotësuese e grupit të kallëzuesit

plotësojnë kuptimin e foljes

pyetjet kë? frymorë

cfarë? jo frymorë

Realizimi i kuptimit: ushtrohu duke bashkëpunuar në çifte.

apet teksti në faqen 21 dhe lexohen shembujt e dhënë në tekst. Ndalohet te rastet kur kundrinori i drejtë shprehet me emër, përemër, grup emëror. Punohet rubrika Ushtrohu. Në ushtrimet 1 - 3 nxënësit ushtrohen duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Në ushtrimin 1 nxënësit nënvizojnë kundrinorin e drejtë në fjalitë e dhëna, duke shkruar me laps në të djathtë pyetjen, p.sh.: Kë kënaqin përrallat pa masë? atë Cilat lexon ai me një frymë? përrallat e Andersenit Çfarë i dhuruan prindërit për ditëlindje? një kompjuter

201


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Ushtrimi 2. Përgjigjuni pyetjeve, duke plotësuar fjalitë me një kundrinor të drejtë. (Filmin “Tomi dhe heri”; objektet e largëta, rrezet e dëmshme, tokën, diturinë e natyrës.) Ushtrimi 3. Gjeni kundrinorët në fjalitë e dhëna, duke treguar me se janë shprehur ata. Përgjigjet janë: bisedën → emër pa parafjalë, rasa kallëzore; këngën→ emër pa parafjalë, rasa kallëzore; puplat→ emër pa parafjalë, rasa kallëzore; një këngë tjetër→ grup emëror; këtë→ përemër dëftor; zogjtë e tjerë→ grup emëror; fjalët e tua → grup emëror; ato→ përemër vetor. Nxënësit bashkëpunojnë në çifte për kryerjen e ushtrimeve më lart.

Reflektimi: punë e pavarur-zbatimi i njohurive të marra. Krijoni fjali duke vendosur para kallëzuesit kryefjalë dhe pas kallëzuesit kundrinor të drejtë. P.sh., Fshatarët mbjellin tokën e re. Arkeologët zbuluan objekte të vjetra. Fëmijët shikonin malin e Dajtit. Unë përfytyroj veten të rritur. Vlerësimi i nxënësve për punën e bërë.

Detyrë shtëpie. Krijoni një tekst me 5 fjali që të kenë kundrinor të drejtë, duke u ndihmuar nga figura e tekstit.

202


Libër mësuesi

VI Pasqyra e historisë KAPITULLI

Rubrika: Të lexojmë Tema: Zemër ilire

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • • •

Të lexojë tregimin rrjedhshëm dhe me intonacion. Të tregojë përmbajtjen e tregimit duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna. Të dallojë tregimin historik. Të dallojë personazhet historike dhe ato të trilluarat. Të analizojë cilësitë e figurës së Batos, plakut Kliton dhe Taulantit duke ilustruar me pjesë nga tregimi. Të dallojë figurat letrare të krahasimit dhe epitetit në tregimin e dhënë. Të ndërtojë fjali me fjalët e fjalorit.

Mjetet: harta të Ilirisë, material ilustrativ për Baton, Teutën, Agronin, Pirron e Epirit. Fjalë kyç: kryetrim, i plagosur, gjyshi dhe nipi, mjekë të huaj, përgatit melheme, shërohet shpejt. Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të ritreguarit, të analizuarit. Metoda dhe teknika: stuhi mendimi, kllaster, lexim, analizë, punë e pavarur, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Stuhi mendimesh.

Nxiten nxënësit e niveleve të ndryshme të thonë se çfarë dinë për ilirët. Me mendimet e nxënësve mësuesi/ja formon pemën e mendimit në tabelën e zezë. Nxënësit mund të japin edhe përgjigje të tjera, që i kanë mësuar në lëndën e istorisë 4, si: popuj të vjetër të Ballkanit

të parët tanë ilirët trima

bujarë

merreshin me tregti

trima ishin të ndarë në fise mbretëritë ilire besonin në shumë perëndi (paganë) pëlqenin teatrin dhe muzikën ndërtonin stadiume merreshin me sport merreshin me tregti merreshin me peshkim kishin qytete të zhvilluara merreshin me gjah monedha ilire pasardhësit e pellazgëve

203


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Paraqitet në tabelë para nxënësve harta e Ilirisë dhe diskutohet shkurt rreth saj.

Realizimi i kuptimit: lexim - analizë. Hapi I.

apen librat në faqen 226. Diskutohet bashkë me nxënësit rreth tablosë në fillim të faqes. Shkruhet titulli i tregimit në tabelë. Po të jetë e mundur paraqitet para nxënësve libri me të njëjtin titull, që flet për luftën e stërgjyshërve tanë nën udhëheqjen e Batos kundër pushtuesve romakë.

Hapi II. Lexohet teksti nga mësuesi/ja, nxënësit i mbajnë librat mbyllur. Hapi

III. Lexohet teksti pjesërisht nga mësuesi/ja dhe pastaj vazhdohet leximi nga nxënës që lexojnë bukur. Nxënësit ndjekin leximin dhe nënvizojnë fjalët e panjohura për ta. Bëhet në tabelë shpjegimi i fjalëve e shprehjeve të reja duke u mbështetur në fjalorin e tekstit. Bashkë me nxënësit formohen fjali me fjalët e shprehjet e reja të panjohura, të cilat mund të jenë më shumë se ato që parashikon fjalori i tekstit.

Hapi IV. Lexohet pjesë-pjesë teksti nga nxënës të niveleve të ndryshme për

të kuptuar më mirë përmbajtjen. Nxënësit bëjnë vërejtje dashamirëse për shoku shokun për përmirësimin e cilësisë së leximit.

Hapi V. Analizohet tregimi bashkë me nxënësit duke pasur parasysh pyetjet e rubrikave Kupto përmbajtjen dhe Nxirr mesazhin. U jepet nxënësve një ide e qartë për krahasimet dhe epitetet, duke bërë ilustrime me shembuj. Sqarohet se krahasimi dhe epiteti nuk shprehen me një fjalë të shkëputur, por me dy fjalë që krijojnë kuptimin e figurshëm. P.sh.: luftoi si luan (krahasim); zemër e bardhë (epitet). Mbiemri e bardhë, po të mos lidhej me fjalën zemër, nuk do të ishte epitet.

Reflektimi: punë në dyshe.

Nxiten nxënësit të punojnë në grupe dyshe për zgjidhjen e kërkesave të ushtrimeve 8, 9 të faqes 228. Diskutohet dhe vlerësohet puna e nxënësve. Ushtrimi 10 faqe 228. Nxënësit nënvizojnë epitetet dhe krahasimet. Kur mbarojnë nënvizimet, diskutohet për kuptimin e tyre të figurshëm. Bëhet përmbledhja e orës së mësimit vlerësimi për cilësinë e arritjes së objektivave, sipas niveleve dhe vlerësimi i motivuar me notë i nxënësve të niveleve të ndryshme.

Detyrë shtëpie.

epet detyra në fund të faqes 228. Një zgjidhje e kësaj detyre mund të jetë: s’i binte ndërmend – e kishte në mendje nga dita në ditë ripërtërihej – nga dita në ditë binte nga shëndeti e lidhnin pazgjidhmërisht – e ndanin përfundimisht fjalëpakë e gjumëpakë – llafazanë e gjumashë

204


Libër mësuesi

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të dallojë kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë me ndihmën e pyetjeve. Të dallojë me se shprehet kundrinori i zhdrejtë me parafjalë në fjali të ndryshme. Të përdorë pyetjet për të gjetur kundrinorët e zhdrejtë me parafjalë në fjali të ndryshme. Të ndërtojë 5-6 fjali duke përdorur kundrinorë të zhdrejtë duke u mbështetur në pyetjet e dhëna.

Mjetet: teksti i nxënësit, Fletore pune, tabelë, shkumësa me ngjyra. Fjalë kyç: kundrinor i zhdrejtë me parafjalë, pyetjet: me kë?, nga kush?, prej kujt?, për kë (cilin, cilën, cilët, cilat)?, në vend të kujt?, kundër kujt?

Aftësitë: të kuptuarit, të pyeturit, të krijuarit, të lexuarit. Metodologjia: stuhi mendimesh, diskutim, punë në çift, punë e drejtuar, punë e pavarur, organizuesi grafik.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kontrollohen e diskutohen detyrat e shtëpisë. Mblidhen disa fletore për t’u korrigjuar hollësisht, për t’u pajisur me shënime dhe për t’u vlerësuar me notë. Hapi II. Stuhi mendimesh. Nxiten nxënësit e nivele të ndryshme t’u përgjigjen

lirshëm e pa ndrojtje se gabojnë, këtyre pyetjeve: - Ç’dinë për kundrinorin e drejtë? - Me se shprehet kundrinori i drejtë? - Çfarë pyetjeje u përgjigjen kundrinorët e drejtë? Shembuj. - Ç’dinë për kundrinorin e zhdrejtë pa parafjalë? - Në çfarë rase janë kundrinorët e zhdrejtë pa parafjalë? Me se shprehen? Shembuj.

Hapi III. Shkruhet tema në dërrasë të zezë. Paraqitet para klasës një tabelë,

ku është shkruar teksti në fillim të faqes 22 . Diskutohet rreth fjalëve të nënvizuara. Me anë të pyetjeve arrihet në përfundim se fjalët e nënvizuara janë kundrinorë të zhdrejtë me parafjalë. Duke u nisur nga klasat a grupe e fjalëve që formojnë kundrinorin e zhdrejtë me parafjalë, arrihet në përfundim se ai shprehet me: emër – Ata u shqetësuan për plagën. (për cilën?) Ata folën me kryetrimin. (me kë?)

205


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

përemër – Biseduar me njëri-tjetrin. (me kë?) Biseduan për atë. (për kë?) grup emëror – Tani në vend të atyre mjekëve do të ishin ata. (në vend të kujt?) Ata ruheshin nga e keqja. (nga cila?)

Hapi IV. Punë në çift: Ushtrimi 1, faqe 22 , sipas kërkesës. Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve. Punë e drejtuar: Ushtrimi 2, faqe 23 , sipas kërkesës. Punë e pavarur: Ushtrimi 3, faqe 23 , sipas kërkesës.

Hapi V. Bëhet organizuesi grafik për kundrinorët në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Ç’janë kundrinorët?

Llojet:

Kundrinori i zhdrejtë:

Kundrinorët janë gjymtyrë plotësuese të grupit të kallëzuesit.

të drejtë dhe të zhdrejtë.

pa parafjalë; me parafjalë.

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 23 . Detyra mund të zgjidhet kështu: Fëmijët shkuan me prindërit në një festë. Ata dëgjuan nga mësuesi se do të shkojnë në ekskursion. Prindërit u morën me tregti. Nxënësit kënduan për mësuesit. Ata fituan në vend të shokëve.

Rubrika: Të lexojmë Tema: I vogli Donat Argjendi

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë tregimin rrjedhshëm dhe me intonacion. Të dallojë personazhet e tregimit të dhënë. Të përzgjedhë alternativat e sakta duke u bazuar në leximin e tregimit. Të krahasojë mendimet e tij me ato të djalit të vogël mbi dukuritë e paraqitura në tekst.

Mjete: teksti i nxënësit, tablo e tekstit, libri “I vogli Donat Argjendi”. Fjalë kyç: fron, medaljon, kandil, ngjyra të larme, petla, nuk ngopej së shikuari Metodologjia: bisedë e kombinuar, lexim, punë në dyshe, punë e pavarur, analizë.

206


Libër mësuesi Zhvillimi i mësimit Evokimi:

Hapi I. - Kush e ka lexuar librin “I vogli Donat Argjendi. Mësuesi/ja u tregon shkurt përmbajtjen e librit.

Realizimi i kuptimit: Hapi I. Lexohet tregimi nga mësuesi/ja dhe nxënësit i mbajnë librat mbyllur. Lexohet përsëri tregimi pjesërisht nga mësuesi/ja dhe pastaj vazhdohet leximi nga nxënës që lexojnë bukur. Nxënësit porositen të nënvizojnë me laps fjalët e shprehjet e panjohura.

Hapi II. Sqarohen fjalët e shprehjet e panjohura. Shkruhen në tabelë të zezë. Formohen bashkë me nxënësit fjali me fjalët e shprehjet e reja të panjohura. Hapi III. Diskutohet tabloja e tekstit. Hapi IV. Analizohet tregimi bashkë me nxënësit duke u mbështetur në rubrikat Kupto përmbajtjen dhe Nxirr mesazhin.

Reflektimi:

api I. Punë në dyshe sipas bankave. Ushtrimi 4 faqe 232. Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimi 8 faqe 232. Në fund bëhet përmbledhja e orës së mësimit, vlerësimi për cilësinë e realizimit të objektivave të arritjeve sipas niveleve si dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve të niveleve të ndryshme.

Detyrë shtëpie.

epet detyra në fund të faqes 232.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Rrethanorët

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të dallojë rrethanorët si grupe të lëvizshme në fjali. Të përdorë pyetjet për gjetjen e rrethanorëve në fjalitë e dhëna. Të dallojë llojet e rrethanorëve. Të ndërtojë fjali, ku rrethanorë të ndryshëm të qëndrojnë para dhe pas foljes.

Mjete: teksti i nxënësit, albume, pamjet e tekstit, shkumësa me ngjyra Fjalë kyç: rrethanor, rrethanor vendi, kohe, mënyre, sasie, shkaku, qëllimi Metodologjia: stuhi mendimesh, pema e mendimit, diskutim, punë e pavarur organizuesi grafik

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimesh. Nxiten nxënësit e niveleve të ndryshme të shprehin

lirshëm se çfarë dinë për rrethanorët. Mësuesi/ja i përmbledh mendimet e nxënësve duke bërë pemën e mendimit (kllasterin) në dërrasën e zezë.

207


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

është fjalë plotësuese

lidhen me foljen Mund të lëvizë në fjali.

është disa llojesh

Rrethanori:

mënyre shkaku vendi kohe sasie qëllimi

gjenden me pyetjet: ku? kur? si? sa? pse? përse?

Hapi

II. Paraqitet ndonjë album me fotografi të ndryshme nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova ose vendlindja e nxënësve. U drejtohen nxënësve pyetje, të cilat mund të marrin përgjigje me fjali, që kanë në përbërjen e tyre rrethanorë të ndryshëm. apen tekstet e nxënësve në faqen 233. Diskutohet rreth pamjeve dhe fjalive të tekstit. Përqendrohet vëmendja në fjalitë pyetëse dhe te rrethanorët e nënvizuar. Shkruhen fjalitë në dërrasë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Hapi III. Bashkë me nxënësit bëhet organizuesi grafik për llojet e rrethanorëve dhe pyetjet me të cilat gjenden. Shkruhet edhe nga një shembull për çdo rrethanor. Lloji i rrethanorit: vendi kohe mënyre sasie shkaku qëllimi

Gjenden me pyetjen: Ku? Nga? Kur? Që kur? Si? Sa? Pse? Përse?

Shembuj: Shkoj në ekskursion. Takohemi në mëngjes. Ecte me vrap. Gara zgjati 10 minuta. U djersita nga vapa. Shkova për pushime.

Hapi IV. Punë e pavarur. Udhëzohen nxënësit të formojnë fjali të ndryshme, ku çdo rrethanor të qëndrojnë para dhe pas foljes. Diskutohet e vlerësohet puna e nxënësve të niveleve të ndryshme. Bëhet përfundimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie:

epet një ushtrim nga Fletorja e punës. Në rast se nxënësit nuk janë të pajisur me Fletore pune, jepet një detyrë e tillë: “Bëni një përshkrim të shkurtër, ku të përdorni rrethanorë të ndryshëm”.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Rrethanorët (ora II)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

208

Të dallojë llojet e rrethanorëve duke bërë pyetjet. Të krijojë tekste të ndryshme, ku të përdorë rrethanorë.


Libër mësuesi

Mjete: teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra. Metoda dhe teknika: stuhi mendimi, punë e pavarur, punë në dyshe. Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Stuhi mendimi. Nxiten nxënësit të niveleve të ndryshme të shprehen

lirshëm çfarë kanë mësuar në orën e parë për rrethanorët. Për çdo lloj rrethanori këmbëngulet të përcaktohet edhe pyetja me të cilën gjendet. Kërkohet ilustrimi me shembuj.

Hapi II. Punë e pavarur. Ushtrimi 1, faqe 234. Kontrollohet e vlerësohet puna

e nxënësve të niveleve të ndryshme. Me qenë se ky ushtrim është i nivelit minimal, vëmendja përqendrohet te nxënësit e nivelit bazë, duke i bërë sa më aktivë.

Hapi III. a) Punë në dyshe. Ushtrimi 2, faqe 234 sipas kërkesës.

b) Punë në dyshe ushtrimi 3, sipas kërkesës. Diskutohet e vlerësohet puna e nxënësve të niveleve të ndryshme. Vlerësimi bëhet në fletore dhe në regjistër. Në fund bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe për cilësinë e realizimit të objektive.

Detyrë shtëpie:

epet ushtrimi 4, faqe 234.

Rubrika: Të shkruajmë Tema: Përshkruajmë me anë të të prekurit.

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • •

Të lexojë përshkrimet e dhëna në tekst. Të dallojë mbiemrat e dhënë sipas cilësive që ata shprehin. Të përshkruajë sendet në bazë të cilësive të dhëna në tekst. Të përshkruajë sende me anë të të prekurit. T’u përshtatë sendeve krahasime të ndryshme. Të përdorë sa më shumë mbiemra e ndajfolje dhe imagjinatën në përshkrim.

Mjete: teksti i nxënësit, tablo të ndryshme, shkumësa me ngjyra, kuti të vogla kartoni.

Metodologjia: bisedë, kllaster, diskutim, punë e pavarur, punë e drejtuar. Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Bashkë me nxënësit bëhet kllasteri (pema e mendimit) për shqisat: 209


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” të nuhaturit

të parit

të dëgjuarit

Shqisat:

të shijuarit

të prekurit

Hapi II. Paraqitet para nxënësve një tablo e zmadhuar e pamjeve të tekstit. Bëhet një bisedë për pamjet e tekstit me nxënësit e niveleve të ndryshme. Lexohen nga nxënës që lexojnë bukur tekstet “Gjethet e pranverës dhe të vjeshtës” dhe “Një qershi e pjekur mirë”. Nxiten nxënësit të dallojnë mbiemrat që i cilësojnë objektet me të prekur. Shkruhen mbiemrat në dërrasë të zezë: të buta, të lakueshme, ta thatë, të brishtë, të pjekur, të butë, të lëmuar. Diskutohet rreth kuptimit të tyre leksikor. Për mbiemrin “e brishtë” që është i vështirë për nxënësit, jepet ky shpjegim: që thyhet a thërrmohet lehtë, e dobët, e lehtë.

Hapi

III. Në kuti të ndryshme të hapura janë vendosur fisha me mbiemra të ndryshëm që tregojnë cilësinë e sipërfaqeve të sendeve, peshën e sendeve, përbërjen, temperaturën. Në një kuti tjetër janë vendosur fisha me ndajfolje që mund të saktësojnë cilësitë e ndryshme të objekteve. Diskutohet rreth mbiemrave e ndajfoljeve duke dhënë edhe shembuj me fjali për çdo rast. Me qenë se disa mbiemra janë të vështirë për nxënësit, bëhen këto shpjegime, që shkruhen në dërrasë të zezë, duke përdorur edhe shkumësa me ngjyra. i pushtë – që është me push, që është i butë e i imët si push. shpues – që duket sikur të shpon me diçka të mprehtë, që të shpon. veshtullor – i ngjitshëm; që ngjitet ashtu si veshtulla, bima që rritet në degët e bimëve të tjera, kacavarës si veshtull poroz – me pore, i gavërt, i përshkueshëm, i depërtueshëm.

Hapi IV. Punë e pavarur. Ushtrohu nëpërmjet krahasimeve, faqe 236. Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve. Hapi V. Punë e drejtuar: Cilave sende mund t’u përshtaten krahasimet e mëposhtme? Bëhet vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie.

epet një ushtrim nga Fletorja e punës. Mund të jepet si detyrë përshkrimi i një fiku të pabërë a një frute që rritet në zonën e tyre.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Rrethanorët homogjenë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të dallojë rrethanorët homogjenë me ndihmën e pyetjeve në fjalitë e dhëna. Të plotësojë fjalitë e dhëna me gjymtyrë homogjene që u përshtaten. Të formojë fjali, jo më pak se pesë, ku të përdorë gjymtyrë homogjene rrethanorë, kryefjalë, përcaktorë, kundrinorë.

Mjete: teksti i nxënësit, tabelë me rrethanorë homogjenë, shkumësa me ngjyra.

210


Libër mësuesi

Fjalë kyç: rrethanorë homogjenë. Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, punë e drejtuar, punë në dyshe.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kujtojmë bashkë me nxënësit:

- Ç’janë gjymtyrët homogjene? (Gjymtyrët homogjene plotësojnë kuptimin e së njëjtës gjymtyrë). - Me se lidhen me njëra-tjetrën gjymtyrët homogjene? (Ato lidhen me presje ose me lidhëza). Kërkohen të jepen shembuj me kryefjalë homogjene, me përcaktorë homogjenë etj.

Hapi

II. Vendos në dërrasë të zezë tavën me rrethanorët homogjenë, siç paraqiten në tekstin e nxënësit. Diskutohet rreth tyre për të arritur në përfundim se janë rrethanorë homogjenë.

Hapi III. Punë e drejtuar: ushtrimi 1 faqe 23 . Udhëzohen nxënësit të nënvizojnë rrethanorët homogjenë. Kontrollohet puna e nxënësve pastaj nxënësve u drejtohet këto pyetje: Ku mungojnë parafjalët te rrethanorët e nënvizuar? Diskutoni a duhet të jenë?

Hapi IV. Punë në dyshe: Ushtrimi 2 faqe 23 . Ky ushtrim shërben jo vetëm për të matur rendimentin e orës së mësimit, por për të testuar dijet e nxënësve për të gjitha llojet e gjymtyrëve homogjene. Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit duke u drejtuar këto pyetje: - Përse shërbejnë gjymtyrët homogjene? - Me se lidhen ato me njëra - tjetrën? - A duhet të përsëriten patjetër parafjalët para të gjithë rrethanorëve homogjenë?

Detyrë shtëpie.

epen ushtrime nga Fletorja e punës.

Rubrika: Të lexuarit

Tema: Muji, nusja dhe zanat idhnake (nga cikli i këngëve legjendare)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë tregimin me intonacion. Të ndërtojë fjali me fjalët e reja të panjohura. Të tregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve të dhëna. Të analizojë personazhin e Mujit, zanave dhe nuses duke ilustruar me pjesë nga tregimi. Të analizojë strukturën e legjendës duke dalluar elementet reale dhe fantastike të tregimit.

211


Libër mësuesi për tekstin • •

“Gjuha shqipe 5”

Të nxjerrë mesazhin e trimërisë, zgjuarsisë dhe zemërgjerësisë së Mujit duke u bazuar në veprimet e tij. Të dallojë ligjëratën e drejtë nga dialogu.

Mjete: teksti i nxënësit, libri i shkrimtari Mitrush Kuteli “Përralla të moçme shqiptare”, shkumësa me ngjyra. Fjalë kyç: cung, besë, idhnake, peng, petka, terr, thep më thep, krep më krep, zanë. Aftësitë: të lexuarit, të ritreguarit, të analizuarit. Metodologjia: bisedë e kombinuar, lexim, shpjegim, diskutim, analizë, punë dyshe, punë e pavarur, punë e drejtuar.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. U paraqitet nxënësve libri i Mitrush Kutelit “Përralla të moçme shqiptare”.

Flitet shkurt për disa nga përrallat dhe përqendrohet vëmendja te përralla “Muji, nusja dhe zanat idhnake” e mësuar në klasën e katërt.

Hapi II. Lexohet nga mësuesi/ja përralla dhe nxënësit i mbajnë librat mbyllur. apen librat. Fillohet leximi nga mësuesi/ja dhe vazhdohet nga nxënës që lexojnë bukur. Nxënësit e tjerë ndjekin leximin dhe nënvizojnë me laps fjalët e panjohura për ta. Sqarohen bashkë me nxënësit fjalët e shprehjet e reja të panjohura. Këto fjalë e shprehje sqarohen në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra. Ndërtohen fjali me to nga nxënës të niveleve të ndryshme.

Hapi III. Lexohet tregimi pjesë-pjesë nga nxënës të mirë dhe bëhet analiza duke u mbështetur edhe në pyetjet e rubrikës Kupto përmbajtjen. Shpjegohet se zanat idhnake do të thotë zanat hakmarrëse, inatçie, inatçore.

Hapi IV. Nga pyetjet e rubrikës Nxirr mesazhin mund të dalin këto përgjigje:

Na tërheq personazhi i Mujit, sepse është i zgjuar, dëgjon urtë, kuvendon edhe më urtë. Muji është trim, i besës dhe zemërgjerë. Kushti që u vuri Muji zanave ishte që t’i lironin nusen robinë, t’i kthejnë në jetë krushqit me gjithë kuaj. Në këmbim të këtyre ai do t’i lëshonte dhitë e egra të mbajtura peng. Zanat i dhanë besën Mujit se ai nuk kishte faj. Ai i detyroi zanat të mos i bëjnë keq askujt. Veprimi i Mujit tregon trimërinë, zgjuarsinë dhe zemërgjerësinë e tij. Ai ishte i zgjuar se zbuloi ku e kishin fuqinë zanat. Ishte trim e i vendosur se u dërgoi mesazh zanave të shkëmbit të mos bëjnë padrejtësi. Muji është kryetrimi, prandaj i zbuti zanat idhnake dhe ua fali bjeshkët njerëzve.

Hapi V. Punë në dyshe: ushtrimi

faqe 24 , sipas kërkesës dhe ushtrimi 1 faqe 24 , sipas kërkesës së tyre. Punë e pavarur: ushtrimi 11 faqe 24 . Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve të të gjitha niveleve. Punë e drejtuar: ushtrimi 12. Aktivizohen nxënës të ndryshëm të shikojnë dhe një

212


Libër mësuesi herë tekstin, të dallojnë ligjëratën e drejtë nga dialogu. Në fund bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit duke kërkuar edhe një herë nga nxënësit të thonë shkurt përmbajtjen, mesazhin dhe elementet fantastike e reale të pjesës.

Detyrë shtëpie:

epet detyra në fund të faqes 24 .

Rubrika: Të lexuarit Tema: Lufta e Mashkullores

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • •

Të lexojë tregimin historik me intonacion. Të përdorë në fjali fjalët e reja të tregimit. Të hartojë pyetje mbi tregimin për të zbërthyer përmbajtjen e tij. Të analizojë të dhënat reale në tregim. Të nxjerrë mesazhin e trimërisë dhe dashurisë për atdheun nëpërmjet veprimeve të personazheve të tregimit. Të diskutojë për figura të shquara të kombit shqiptar që njeh.

Mjetet dhe materialet burimore: Fotografi të Çerçiz Topullit e të figurave të tjera të shquara të popullit shqiptar të sjella nga nxënësit, vepra të Mihal Gramenos, letër të bardhë A4. Fjalë kyç: Lufta e Mashkullorës 5 mars 1 8, mëngjes, ushtri, luftë e rreptë, mbrëmje të vrarë. Aftësitë: të lexuarit, të interpretuarit. Metoda dhe teknika mësimore: Bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim zinxhir, lexim me ndalesa, diskutim, analizë, punë në dyshe, dora e pyetjeve.

  

Zhvillimi i mësimit

Hapi

I. Nxënësit kanë sjellë në klasë fotografi të luftëtarëve të shquar të popullit tonë. Diskutohet shkurt rreth tyre. Veçohet figura e Çerçiz Topullit. Pyeten nxënësit nëse e kanë parë filmin për Luftën e Mashkullorës. Diskutohet rreth tij.

Hapi II. Bëhet leximi shprehës i pjesës nga mësuesi/ja, nxënësit i mbajnë librat mbyllur. Bëhet leximi nga nxënës që lexojnë bukur dhe nxënësit nënvizojnë fjalët dhe shprehjet e panjohura me laps. Shpjegohet kuptimi i tyre në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra. Disa nga fjalët që nuk i ka fjalori i tekstit shpjegohen nga mësuesi/ja: katua – ahur në katin përdhes të një shtëpie, ku mbahen kafshët shtëpiake ose veglat e punës. han – bujtinë pranë rrugës ose në qytete me vend edhe për kafshët. anadollak – banor turk i Anadollit, në Azinë e Vogël, këtu : pushtues turk.

213


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Hapi III. Bëhet leximi me ndalesa dhe analizohet pjesa duke formuluar edhe

këto pyetje për të zbërthyer përmbajtjen e saj: - Kur dhe ku zhvillohet ngjarja? - Cilat janë cilësitë e Çerçiz Topullit? - Si e përshkruan Mihal ramenoja këtë figurë? - Çfarë figurash letrare përdor autori në këtë pjesë? Përdor krahasimin: plumbat venin si breshër, i verdhë si dyllë...)

Hapi IV. Diskutohet me nxënësit e të gjitha niveleve rreth pyetjeve të rubrikës Nxirr mesazhin. Hapi V. Punë në dyshe: Ushtrimi 5, faqe 234.

Në fund bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit sipas grafikut organizues “Dora e pyetjeve”. rientohen nxënësit të punojnë me dorën e majtë dhe vizatojnë formën e saj në fletë A4. Në secilin gisht shkruajnë pyetjet si më poshtë: Kush? Çfarë? Ku? Kur? Pse? Si? Diskutohet për plotësimin me përgjigjet e secilës pyetje të grafikut të dorës.

Detyrë shtëpie: Të nxjerrin pikat e planit të tregimit. Rubrika: Shkruajmë Tema: Kujtime

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • •

Të shkruajë një ngjarje reale jo më pak se një faqe duke u bazuar në strukturën e tekstit me kujtime. Të shkruajë kujtime sipas një modeli të dhënë. Të dallojë biografinë dhe autobiografinë.

Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit “Gjuha Shqipe 5”, tekste me kujtime, biografia e shkurtër e një shkrimtari. Fjalë kyç: kujtime, biografi, autobiografi, ngjarje, persona realë. Aftësitë: të lexuarit, të dalluarit, të përshkruarit. Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, punë e pavarur. Zhvillimi i mësimit

Hapi

I. Kontrollohen detyrat e shtëpisë. Aktivizohen nxënës të niveleve të ndryshme të lexojnë pikat e planit të tregimit “Lufta e Mashkullores”. Kërkohet nga nxënësit të thonë përmbajtjen sipas pikave të planit.

Hapi II. Kërkohet nga nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve të rubrikave Nxirr mesazhin dhe Analizo strukturën. Hapi III. Lexohen para nxënësve tekste të ndryshme me kujtime. Bisedohet 214


Libër mësuesi me nxënësit për veçoritë e teksteve me kujtime. Shpjegohet kuptimi i fjalëve biografi dhe autobiografi duke kujtuar tekste biografike dhe autobiografike nga viti i kaluar shkollor.

Hapi IV. Udhëzohen nxënësit të plotësojnë duke e shkruar më parë në fletore pjesën në fund të faqes 243 në rubrikën Plotëso. Hapi V. Punë e pavarur: “Kujto një ngjarje interesante që të ka ndodhur. Mundohu të kujtosh datën, emrat e personave, numrin e personave, të dhënat për ngjarjen etj. Kontrollohet e diskutohet puna e pavarur. Vlerësohen 2-3 nxënës të niveleve të ndryshme. Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit. Detyrë shtëpie: Të shkruajnë kujtimet e tyre për ditën e parë të shkollës.

Rubrika: Të lexuarit Tema: Ra si yll, po s’u shua

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • •

Të lexojë poezinë me intonacion. Të ritregojë përmbajtjen duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke ilustruar me vargje nga poezia. Të dallojë figurat letrare të krahasimit dhe epitetit në poezi. Të shprehë emocionet që i shkakton leximi i vjershës kushtuar Princeshës Argjiro. Të dallojë elementet fantastike duke i ilustruar me vargjet e dhëna. Të nxjerrë mesazhin e mosnënshtrimit dhe dashurisë për lirinë duke u bazuar në veprimin e Princeshës Argjiro.

Materiale dhe mjete mësimore: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, poezia “Princesha Argjiro” e Ismail Kadaresë si dhe vepra të tjera të tij. Fjalë kyç: humnerë, mëkoj. Metoda dhe teknika mësimore: bisedë e kombinuar me shpjegim, analizë, punë në dyshe, ditar dypjesësh.

Zhvillimi i mësimit

Hapi

I. Bëhet një bisedë me nxënësit për krijimtarinë letrare të Ismail Kadaresë. U tregohen nxënësve disa vepra të Ismail Kadaresë. Përqendrohet vëmendja te vepra për fëmijë “Princesha Argjiro”. Tregohet shkurt përmbajtja duke përdorur edhe ilustrimet me vargje dhe me figurat e librit.

Hapi II. Lexohet ose recitohet nga mësuesi/ja poezia “Ra si yll, po s’u shua”. Nxënësit i kanë librat mbyllur.

215


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Lexohet poezia nga një nxënës që lexon bukur dhe nxënësit nënvizojnë fjalët e panjohura për ta. Fjalë të panjohura mund të jenë: humnerë – hon, greminë. mëkoj – ushqej foshnjën. Nxiten nxënësit të krijojnë fjali më fjalët e reja.

Hapi III. Lexohet poezia pjesë-pjesë dhe analizohet bashkë me nxënësit duke u mbështetur në pyetjet e rubrikës Kupto përmbajtjen dhe Analizo gjuhën . Hapi IV. Punë në dyshe: Ushtrimi 6 faqe 245. Nxënësit sipas bankave nxjerrin mesazhin për poezinë. Hapi V. Bëhet ditari dypjesësh. Diskutohet me mësuesit/et. Plotësohet ditari dypjesësh nga mësuesi/ja në tabelë. Nxënësit punojnë në fletore:

Fjalia

Komenti im

Vështron princesha krenare

Princesha Argjiro edhe në çastin kur ranë duke luftuar rojet e fundit, nuk u frikësua. Ajo nuk u dorëzua te armiqtë.

Po a zihet ylli vallë?

Argjiroja është e bukur si një yll dhe e pakapshme si yjet.

U vërvit si zog në erë

Poeti e krahason princeshën me zogun që hap krahët e fluturon në humnerë. Ajo shikon për herë të fundit Gjirokastrën.

Edhe shkëmbi ku u copëtua, / thanë u drodh, u gjallërua

eroizmi i princeshës tronditi jo vetëm njerëzit, por edhe shkëmbin, që mendon si frymor dhe gjallërohet.

Se fëmija i saj mbet’ gjallë

Ky varg tregon fitoren e jetës mbi vdekjen, vazhdimësinë e jetës.

Bëhet vlerësimi për orën e mësimit dhe vlerësimi i motivuar me notë i disa nxënësve të niveleve të ndryshme. Detyrë shtëpie: Detyra në fund të faqes 245.

Rubrika: Të lexuarit Tema: Himni i flamurit

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

216

Të lexojë qartë poezinë. Të dallojë strofat e vargjet e “ imni i flamurit”. Të dallojë vargjet që rimojnë në poezinë e dhënë. Të dallojë figurat letrare të krahasimit në vargjet e poezisë. Të nxjerrë mesazhin e dashurisë së shqiptarëve për atdheun e tyre duke ilustruar me vargje.


Libër mësuesi

Mjete: teksti i nxënësit Gjuha shqipe 5”, libri “ imni kombëtar”. Fjalë kyç: engjëll, toskë, gegë, rrfe, ngadhnjyes, brendë, njat flamur. Aftësitë: të lexuarit, të folurit, të kthyerit e poezisë në prozë. Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim zinxhir, lexim me ndalesa, analizë e diskutim, pema e mendimit, punë në dyshe. Struktura: ERR

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Hapi I. Këndohet “

imni i flamurit” bashkë me nxënësit. Bëhet një bisedë e kombinuar me shpjegim për imnin kombëtar. U tregohen nxënësve materiale e foto për ilustrim ç’simbolizon “ imni kombëtar”.

Realizimi i kuptimit Hapi I. Bëhet leximi shprehës nga mësuesi/ja i poezisë “ imni i flamurit”, shkruar nga poeti Gjergj Fishta. Hapi II. U flitet nxënësve shkurt për veprimtarinë atdhetare dhe krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës. Flitet për kryeveprën e tij “Lahuta e Malcis”. Hapi III. Lexohet poezia nga një nxënës që lexon bukur dhe nxënësit nënvizojnë

me laps fjalët e panjohura: engjëll – qenie e jashtëzakonshme që përfytyrohet si fëmijë me krahë, me shpirt të pastër, të butë e të dashur. toskë – banor vendës i krahinave jugore të Shqipërisë ose ai që e ka prejardhjen nga këto krahina. gegë – banor vendës i krahinave veriore e të mesme të Shqipërisë ose ai që e ka prejardhjen nga këto krahina. rrfe – rrufe ngadhnjyes – fitimtar brendë – brenda njat flamur – atë flamur

Hapi

IV. Bëhet leximi me ndalesa sipas strofave dhe bëhet analiza duke u mbështetur në rubrikën Kupto dhe nxirr mesazhin. Ushtrimi 6 zgjidhet kështu: Strofa e parë është ndërtuar me rimë të kryqëzuar, sepse vargu i parë rimon me të tretin dhe vargu i dytë me të katërtin (skema ABAB). Strofa e dytë është ndërtuar me rimë të përputhur, sepse vargjet me të njëjtën rimë vijnë njëri pas tjetrit (skema AABB). Strofa e tretë e ka llojin e rimës njëlloj si strofa e parë (skema ABAB).

Reflektimi.

Hapi I. Bëhet bashkë me nxënësit pema e mendimit për flamurin.

217


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

është kuq e zi Simboli i kombit

është fitimtar

Flamuri: është i shtrenjtë

është i shenjtë

Hapi II. Punë në dyshe: Shkruani me 3-4 fjali mesazhin e poezisë. Bëhet vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie. Mund të jepet të mësohen përmendsh një ose dy strofa. Rubrika: Të lexuarit Tema: Fjalë të urta në vargje

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë fjalët e urta në vargje. Të përmbledhë në një këshillë secilën strofë të dhënë. Të diskutojë mbi vlerën e fjalëve të urta me ndihmën e mësuesit/mësueses. Të tregojë fjalë të urta të lexuara ose të dëgjuara. Të dallojë llojin e rimës në strofat përkatëse.

Mjete e materiale burimore: librat “Fjalë të urta të popullit shqiptar” dhe “Antologji e fjalës së mençur” e Nasho orgaqit dhe hevat Lloshit, vepra të shkruara nga Naim Frashëri. Fjalë e shprehje kyç: vetëhënë, lipset, të mos i shquash, të të ndriçojë. Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të analizuarit. Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, mendo – shkëmbe mendime, analizë, diskutim, punë në dyshe, punë e drejtuar.

  

Zhvillimi i mësimit

Evokimi Hapi I. U drejtohet nxënësve kjo pyetje:

- Ç’dimë për fjalët e urta? Kush do të na thotë fjalë të urta? Diskutohet për vlerën e tyre.

Hapi II. U tregohen nxënësve librat “Fjalë të urta të popullit shqiptar” dhe

“Antologji e fjalës së mençur”. Lexohen disa fjalë të urta dhe diskutohet për vlerën e tyre.

218


Libër mësuesi

Realizimi i kuptimit. Hapi I. Edhe Naim Frashëri ka shkruar shumë fjalë të urta për të rritur e për

fëmijë. Tregohen disa vepra të botuara të Naim Frashërit. Lexohen disa fjalë të urta. Lihen nxënësit të mendohen dhe të shkëmbejnë mendime rreth vlerës së tyre.

Hapi II. Bëhet leximi shprehës nga mësuesi/ja i të gjitha fjalëve të urta. Lexohen

fjalët e urta nga një nxënës i nivelit të lartë dhe nxënësit e tjerë nënvizojnë fjalët e shprehjet e reja të panjohura për ta. Sqarohen fjalët e shprehjet e reja të panjohura duke u mbështetur në fjalorin e tekstit. Shkruhet kuptimi i tyre në dërrasë të zezë duke përdorur shkumësa me ngjyra.

Hapi

III. Lexohen fjalët e urta për çdo strofë. Lihen nxënësit e niveleve të ndryshme të mendohen e të shkëmbejnë mendime rreth çdo fjale të urtë.

Reflektimi Hapi I. Punë në dyshe: Për secilën strofë shkruani nga një këshillë me fjalët tuaja. Hapi II. Punë e drejtuar: Dallo llojin e rimës në strofat e mësipërme.

Përgjigjet përfundimtare të nxënësve duhet të jenë këto: - Te strofa e parë është përdorur rima e kryqëzuar (ABAB), sepse vargu i parë rimon me të tretin dhe vargu i dytë me të katërtin. - Te strofa e dytë me tri vargje kemi rimën me skemë AAB. - Te strofa e tretë, e katër, e pestë dhe e gjashtë është përdorur rima e alternuar me skemën ABAB, sepse vargu i parë rimon me të tretin, kurse vargu i dytë rimon me të katërtin. - Strofa e fundit është ndërtuar me rimë ABAB, pavarësisht se vargu i tretë ka një shkronjë më shumë (parë – shqipëtarët). Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie.

epet të shkruajnë pesë fjalë të urta dhe të thonë vlerën e tyre.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Gjuha standarde dhe dialektet

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë poezitë dhe tregimet e dhëna. Të dallojë shkrimin në dialekt dhe në gjuhën standarde në krijimet e dhëna. Të dallojë veçoritë gjuhësore të gegërishtes, toskërishtes dhe gjuhës standarde në tekstet e dhëna me ndihmën e mësuesit/es. Të diskutojë për vlerat e dialekteve në pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me ndihmën e mësuesit/es.

   

Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit, shkumësa me ngjyra, Fjalor i gjuhës shqipe, Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe. Fjalë kyç: gjuhë standarde, dialekt. Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të diskutuarit. Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim i imët, mendo – shkëmbe mendime, punë e drejtuar, punë në dyshe.

219


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5” Zhvillimi i mësimit

Hapi

I. Çfarë kemi mësuar në klasën e katërt për gjuhën standarde? Ku përdoret në mënyrë të detyrueshme ajo? Pas përgjigjeve vazhdon biseda për gjuhën standarde dhe dialektet. Mësuesi/ja u shpjegon nxënësve kuptimin e fjalëve gjuhë standarde dhe dialekt. Gjuhë standarde quhet varianti i përbashkët i gjuhës së një kombi. Është gjuha që përdoret nga gazetat, media elektronike, administrata etj. Gjuha standarde quhet ndryshe edhe gjuhë letrare. Zotërimi dhe përdorimi i gjuhës standarde është bërë domosdoshmëri. Gjuha standarde përdoret në formën e folur dhe në formën e shkruar. Dialekt quhet varianti krahinor ose rajonal i një gjuhe. Gjuha shqipe ka dy dialekte: toskërishtja ose dialekti i jugut dhe gegërishtja ose dialekti i veriut.

Hapi II. Punë e drejtuar. Lexohen nga mësuesi/ja pjesët “Kanga në mjesditë”

e Martin Camajt dhe “Fëmija dhe zogu” e Ndre Mjedës. Lihen nxënësit të mendohen dhe të shkëmbejnë mendime për ndryshimet e këtyre pjesëve nga gjuha standarde. Me ndihmën e fjalorit të gjuhës së sotme shqipe, sqarohen fjalët e panjohura për nxënësit. xhingalla – gjinkalla vrrijë – vërri, vend i ulët që nuk e zë era, vend i ngrohtë. mriz – vend me hije, ku kalojnë vapën bagëtia. idhun – zemëruar i dlirë – i pastër

Hapi

III. Punë në dyshe. Udhëzohen nxënësit të punojnë në dyshe sipas bankave për të kthyer në shqipen standarde dy pjesët e mësipërme. Kontrollohet e vlerësohet puna e nxënësve duke tërhequr edhe mendime nga nxënës të niveleve të ndryshme. Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi i orës së mësimit duke u mbështetur në këto pyetje: - Përse folëm sot? (Për gjuhën standarde dhe dialektet) - Ç’kuptojmë me gjuhë standarde? - Ç’janë dialektet? - Sa dialekte ka gjuha shqipe? - Ku është e detyruar të përdoret gjuha standarde? (Në shkolla, në shtyp, në radio, në televizion, dhe në të gjitha dokumentet zyrtare.)

Detyrë shtëpie: Jepet të gjejnë një tekst të shkurtër dialektor dhe ta kthejnë në gjuhën standarde.

Rubrika: Njohuri gjuhësore Tema: Gjuha standarde dhe dialektet (ora II)

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • •

220

Të dallojë shkrimin në dialekt dhe në gjuhën standarde në krijimet e dhëna. Të dallojë veçoritë gjuhësore të gegërishtes, toskërishtes dhe gjuhës standarde në tekstet e dhëna me ndihmën e mësuesit/es.


Libër mësuesi •

Të diskutojë për vlerat e dialekteve në pasurimin e fjalorit të gjuhës shqipe me ndihmën e mësuesit/es.

Mjete dhe literaturë: shkumësa me ngjyra, teksti i nxënësit “Gjuha Shqipe 5”, “Shqipja standarde”, Fjalor i gjuhës shqipe, vepra të Migjenit e të Faik Konicës. Aftësitë: të lexuarit, të menduarit, të diskutuarit. Metoda dhe teknika mësimore: stuhi mendimesh, pema e mendimit (kllaster), lexim i imët, mendo-shkëmbe mendime, punë në dyshe, punë e pavarur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi

I. Stuhi mendimesh. Nxiten nxënësit e të gjitha niveleve të shprehin lirshëm se çfarë dinë për gjuhën standarde. Nga mendimet e nxënësve formohet pema e mendimit në tabelë. më 1

2 u vendosën rregullat e gjuhës standarde

përdorimi i saj është domosdoshmëri përdoret në shkollë

varianti i përbashkët i gjuhës së një kombi quhet edhe gjuhë letrare

Gjuha standarde:

përdoret si gjuhë zyrtare në të gjitha trevat shqiptare

përdoret në shtyp përdoret në radio

përdoret në dokumentet zyrtare

përdoret në televizion

Hapi II. Bëhet leximi i imët i pjesës “Luli i vocërr” dhe “Flamuri i Shqipërisë”.

Lihen nxënësit të mendohen dhe të shkëmbejnë mendime. Dallohen veçoritë e teksteve të shkruara në dialektin e gegërishtes në tekstin e parë dhe të toskërishtes në tekstin e dytë. Me ndihmën e Fjalorit të gjuhës shqipe kthehen bashkë me nxënësit në gjuhën standarde. Në mungesë të fjalorit të gjuhës shqipe, mësuesi/ja duhet të ketë parasysh kuptimin e këtyre fjalëve dialektore: të mrrijë – të arrijë cak – kufi, vend i caktuar shtie – fut picërrake – shumë i vogël ia tërhek vrejtën – i bën shumë përshtypje t’u çpjegoj – t’u shpjegoj imperator – mbret ose perandor guvernë – provincë, krahinë krerë – kokë

Hapi III. Punë në dyshe: Ushtrimet 1-3, faqe 24 , sipas kërkesave.

221


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Hapi IV. Punë e pavarur: Ushtrimi 4, faqe 24 .

Bëhet përmbledhja e vlerësimi për orën e mësimit. Vlerësoj me notë të motivuar ose me fjalë a shprehje gojore nxënës të niveleve të ndryshme. Përqendrohem dhe te nxënësit e dobët për të luftuar “braktisjen e fshehtë”.

Rubrika: Të lexuarit Tema: Vendi im i shtrenjtë

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • •

Të lexojë poezinë me intonacionin e duhur. Të dallojë strofat dhe vargjet me poezinë e dhënë. Të dallojë vargjet që përsëriten duke i lexuar ato. Të dallojë figurën e epitetit mbi të cilën është ndërtuar e gjithë poezia. Të përshkruajë atdheun duke u mbështetur në përshkrimin e poetit.

Mjetet: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, album me fotografi e peizazhe nga bukuritë e natyrës shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Fjalë kyç: i argjendtë, hirplotë. Aftësitë: të lexuarit, të analizuarit, të përshkruarit. Metodologjia: stuhi mendimesh, pema e mendimit, shpjegim, lexim zinxhir, lexim me ndalesa, analizë, shkrim i lirë.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Stuhi mendimesh. Hapi I. Nxiten nxënësit të shprehen lirshëm se çfarë dinë për atdheun. Shkruhet

në qendër të dërrasës së zezë fjala “Atdheu” dhe formohet Pema e mendimeve ose Harta e mendimeve për atdheun. flitet një gjuhë është i dashur

është i bukur Atdheu

Shqipëria

Hapi II.

epen disa njohuri për shkrimtarin kosovar lindur në Mitrovicë. Ai ka shkruar tregime, poezi ,romane.

vendlindja jonë është i shtrenjtë ivzi Sulejmani, i cili ka

Realizimi i kuptimit. Hapi I. Bëhet leximi zinxhir nga mësuesi/ja i poezisë “Vendi im i shtrenjtë”.

Bëhet leximi me ndalesa sipas strofave nga nxënës që lexojnë bukur. Sqarohen fjalët e reja të panjohura për nxënësit:

222


Libër mësuesi i argjendtë – i bardhë i shkëlqyer, që shkëlqen si argjend. hirëplotë – që është plot bukuri, që ka shumë hijeshi.

Hapi II. U tregohen nxënësve fotografi e pamje të bukurive natyrore shqiptare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Diskutohet rreth tyre. Hapi III. Lexohet me ndalesa nga nxënës të mirë çdo strofë dhe bëhet analiza

bashkë me nxënësit. Përqendrohet vëmendja tek epitetet: i bardhë është vendi im, lumenjtë të shpejtë, të argjendtë, i kaltër është qielli im, i thellë është deti im, hirplotë është vendi im, vendi im i shtrenjtë, me qiell të kaltër e liqej të kthjelltë. Në çdo strofë epitetet janë përsëritur për t’i dhënë bukuri shprehjes artistike, për t’i dhënë forcë e bukuri vjershës, për ta bërë më të qartë mesazhin për atdheun, vendlindjen tonë.

Reflektimi. Hapi I. Bashkë me nxënësit u jepen përgjigje pyetjeve të aparatit pedagogjik në fund të faqe 25 . Bëhen plotësimet në fletore. Hapi II.Shkrim i lirë: Përshkruaj qytetin, fshatin ose lagjen tënde. Bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit.

Detyrë shtëpie: Të mësohet poezia përmendësh e të recitohet bukur. Rubrika: Të lexuarit Tema: Korrik

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • • • •

Të lexojë poezinë me intonacion. Të dallojë strofat dhe vargjet që rimojnë duke bërë ilustrimin me leximin e tyre. Të përdorë në fjali fjalorin e fjalëve të reja të poezisë. Të dallojë elementet përshkrues të vapës së korrikut të dhëna në poezi. Të dallojë ngjyrat poetike duke i ilustruar me vargje. Të dallojë krahasimet e përdorura në poezi.

Mjete dhe materiale burimore: teksti i nxënësit “Gjuha shqipe 5”, vepra të zgjedhura të Lasgush Poradecit, poezia “Kroi i fshatit tonë” e Fjalë kyç: afsh, prush, nër drizëri, shullër, zog, ardhushi, çincëron. Aftësitë: të lexuarit, të analizuarit, të përshkruarit. Metodologjia: bisedë e kombinuar me shpjegim, lexim zinxhir, lexim me ndalesa, analizë, pema e mendjes.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Kërkohet nga nxënësit të recitojnë bukur poezinë “Vendi im”, që e kishin detyrë për shtëpi.

223


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Evokimi.

- A dini ndonjë shkrimtar që ka shkruar për stinët? (Naim Frashëri ka shkruar për vjeshtën, hevahir Spahiu ka shkruar për vjeshtën, e kemi mësuar në klasën e katërt). Faik Konica ka shkruar për vjeshtën. Lexohen para nxënësve dy prej tyre.

Realizimi i kuptimit. Hapi I. Sot do të mësojmë një poezi të poetit Lasgush Poradeci (18

-1 8 ) me titull “Korrik”. Ky poet ka shkruar shumë poezi të bukura për natyrën, atdheun, vendlindjen. Lexohet para nxënësve poezia “Kroi i fshatit tonë”.

Hapi II. Bëhet leximi nga mësuesi/ja i poezisë “Korrik” dhe nxënësit i mbajnë

librat mbyllur. Lexohet çdo strofë nga nxënës që lexojnë bukur. Sqarohen me ndihmën e fjalorit të tekstit fjalët e panjohura për nxënësit.

Hapi III. Lexim me ndalesa. Lexohet çdo strofë dhe analizohet bashkë me nxënësit duke u mbështetur në rubrikat “Kupto dhe nxirr mesazhin”, “Analizo gjuhën”. Nxirret bashkë me nxënësit vlera artistike e krahasimeve posi prushi, posi frym’ e dashurisë. Kjo poezi është një tablo e pikturuar bukur para syve tanë. Ne vëmë re në të: Një fushë me barin e prerë Drita e diellit pasqyruar me ngjyrën e verdhë Një hardhucë të vogël që ngrohet në shtrojerë Shqerrat prej të nxehtit janë hequr Ka rënë heshtja si frymë e dehur Dhe ja, pylli dridhet papandehur Ndër lisa larg po këndon gjinkalla! Te ushtrimi 4 faqe 252, dy vargjet e fundit të vjershës shkojnë ndesh me krejt atmosferën e saj, sepse fjalët paralajmëruese të autorit “pylli dridhet papandehur” dhe “po çinçëron gjinkalla”, tregojnë prishjen e heshtjes dhe fillimin e gjallërisë, rizgjimin e natyrës. Ngjyrat mbizotëruese të këtij peizazhi janë e verdha dhe e gjelbra.

Reflektimi. Bashkë me nxënësit bëhet pema e mendjes në dërrasën e zezë për korrikun. shkojmë në plazh muaji më i nxehtë i vitit

bën shumë vapë

Korriku: piqen frutat mbizotëro ngjyra e verdhë dhe e gjelbër

mbaron korrja e grurit këndon gjinkalla

Bëhet vlerësimi i orës së mësimit. Detyrë shtëpie: Të mësojnë vjershën përmendësh dhe ta recitojnë atë shtruar duke respektuar shenjat e pikësimit.

 224


Libër mësuesi

Rubrika: Të flasim Tema: Këshilla për verën

Objektivat pedagogjikë: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: • • • •

Të lexojë këshillat e dhëna në tekst. Të tregojë sesa i zbaton ai këto këshilla në stinën e verës. Të diskutojë për informacionin e ri që mori me anë të këtyre këshillave. Të diskutojë këshilla të tjera që ka lexuar ose ka mësuar nga më të rriturit për kujdesin në stinën e verës.

Mjete dhe materiale burimore: teksti, letër A4, pamje të ndryshme, libri “Edukimi shëndetësor”. Fjalë kyç: yndyra, proteina, dietë, natyrale, pije të gazuara, ekskursion. Aftësitë: të lexuarit, të folurit, të diskutuarit, të shkruarit. Metodologjia: bisedë e ilustruar, shpjegim, lexim, diskutim i lirë, shkrim i lirë, pema e mendjes.

Zhvillimi i mësimit

Evokimi Hapi I. Bëhet një bisedë më nxënësit për pushimet verore shoqëruar me pamje. Nxënësve u drejtohen disa pyetje: - Ku do t’i kaloni pushimet verore? - Çfarë duhet të kemi parasysh kur shkojmë në plazh? - Ku duhet të ruhen ushqimet gjatë verës? - Çfarë ushqimesh duhet të përdorim? Realizimi i kuptimit.

Hapi I. apen librat në f. 253 dhe nxënësit familjarizohen me pamjet e paraqitura. Bëhet diskutimi i lirë rreth tyre. Hapi II. Aktivizohen tre nxënës që lexojnë bukur pjesët “Kujdes diellin”, “Kujdes ushqimin” dhe “Çlodhje dhe lëvizje”. Nxënësit e tjerë nënvizojnë fjalët e reja që mund të jenë të panjohura për ta: yndyra – dhjami, gjalpi e vaji që përdoren si ushqim, lyrë. proteinë – lëndë organike që përmban azot. Gjendet si lyrë përbërëse themelore e qelizave në organizmat e gjalla dhe është e domosdoshme për jetën e tyre. Gjendet te ushqimet me origjinë bimore e shtazore. dietë – rregull në të ngrënë e në të pirë. natyrale – që buron nga natyra, që bëhet në kushtet e natyrës. pije të gazuara – pije të ndryshme të mbushura me gaz. top aerostatik – topi i mbushur me gaz më të lehtë se ajri. ekskursion – udhëtim që bëhet zakonisht me disa veta për të parë një vend ose për t’u dëfryer.

Hapi III. Lexohen me radhë tekstet me rregulla dhe diskutohet rreth tyre. Reflektimi. Pema e mendjes. Hapi I. Formohet në tabelë pema e mendjes për temën “Këshilla për verën”. Në fund bëhet përmbledhja dhe vlerësimi për orën e mësimit. Detyrë shtëpie: Shkrim i lirë “Dieta ime ditore”.

225


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Testi nr.1 Emri mbiemri ____________________________________________ Klasa ___________________________________________________ Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e ditës •

Lexo tekstin e mëposhtëm.

Nëpunësi i lartë dhe djali i vogël Një fshatar po mblidhte në fushë orizin. Afër tij, hipur në kalë, ndalon një nëpunës i lartë dhe e pyet: - Sa kallinj ke shkulur sot? Fshatari i habitur mendoi: “ a, çfarë i ra ndërmend të pyesë! Ku mund ta mbash mend?! ” Mendohet, mendohet dhe i thotë nëpunësit të lartë: - Po ju, zotni, mund të më thoni, sa hapa ka bërë kali juaj sot? Fjalët e fshatarit e zemëruan shumë nëpunësin e lartë. - Ti po tallesh me mua? Guxon të më përqeshësh. Prit, ta ndreq unë ty! Të urdhëroj të ushqesh për mua derrin e ta bësh të peshojë sa ky mal. Po nuk e plotësove urdhrin, do ta kesh pisk! Tha këto nëpunësi i lartë dhe u largua. Fshatari u kthye në shtëpi shumë i brengosur. Si t’ia bënte? I biri që e dinte se ç’duhej bërë, i tha: - Mos u mërzit, baba, do të shkoj te zotëria dhe do të flas me të. Dhe djali shkoi në qytet drejt e te nëpunësi i lartë. Kur pa një çunak përpara, nëpunësi i i pakënaqur e pyeti: - Çfarë do ti? Djali nxori nga mënga një peshore të vogël dhe i tha: - Zotni i nderuar, ju e urdhëruat babanë tim të ushqejë derrin dhe ta bëjë të peshojë sa ai mali. Po ne nuk e dimë sa peshon mali. Ejani të peshojmë së pari malin. Nëpunësi i lartë u skuq dhe nuk foli asnjë fjalë. . endos

në përgjigjen e saktë.

Fshatari u habit nga: pamja e nëpunësit të lartë, pyetja e tij, fisnikëria e nëpunësit të lartë.

3 pikë Nëpunësi i lartë u zemërua: nga zgjuarsia e fshatarit, nga fjalët e fshatarit, nga ironia e fshatarit,

Djali i fshatarit nuk u mërzit, sepse: ai e dinte rrugëzgjidhjen, e donte babanë e tij, do të fliste me nëpunësin e lartë.

226


Libër mësuesi 2

të pël eu zgjidhja ë o roi djali Pse

2 pikë

3

ili është mesazhi i pjesës

2 pikë

allo tipin e jali e të mëposhtme.

pikë

Një fshatar po mblidhte në fushë orizin. a, çfarë i ra ndërmend të pyesë! Ku mund ta mbash mend! Sa hapa ka bërë kali juaj sot? Mos më përqeshësh! Prit ta ndreq unë! Dhe u drejtua në qytet te nëpunësi i lartë. Dhe djali shkoi në qytet drejt e te nëpunësi. allo në tekstin e mëposhtëm me të ku e jalët e autorit dhe me blu fjalët e folësit në ligjëratat e drejta.

pikë

Fshatari i tha nëpunësit: “Po ju, zotni, mund të më thoni, sa hapa ka bërë kali juaj sot?” Fjalët e fshatarit e zemëruan shumë nëpunësin e lartë. “Ti po tallesh me mua?” – bërtiti i nxehur nëpunësi i lartë. “Po nuk e plotësove urdhrin, - i tha ai, - do ta kesh pisk!” Gjej sinonimet e jalë e. tregoj largohem mërzitem çunak

pikë

Gjej antonimet e jalë e.

pikë

afër hip tallem ndaloj

227


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

daj në tabelë sipas ormimit jalët me të zeza të tekstit të mësipërm. Të parme

Të prejardhura

Kompozita

Gjej përbërësit e jalë e të mëposhtme: Fjala peshojmë (i) pakënaqur ndalon

Rrënja

Tema

Mbaresa

3 pikë

pikë Parashtesa

Prapashtesa

ë endëso shprehjet razeologjike të mëposhtme me një fjalë të vetme

3 pikë

i hyri lepuri në bark s’ia ha qeni shkopin s’e vret mendjen

Gjej dhe shkruaj sa paragra ë ka teksti i mësipërm. hkruaj jalinë kryesore të paragrafit të parë.

pikë

Numri i paragrafëve Fjalia kryesore e paragrafit të parë.

Në modelet e testeve autorët kanë dhënë disa variante të hartimit të tyre. Testet mund të përgatiten për të gjithë klasën ose klasa mund të ndahet në dy grupe. ka edhe modele si mund të bëhet vlerësimi i çdo pyetjeje dhe vlerësimi përfundimtar me notë.

228


Libër mësuesi

Testi nr. 2 Emri mbiemri ____________________________________________ Klasa ___________________________________________________ Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e dëshirave •

Lexo tekstin e mëposhtëm.

htëpia fluturuese Një ditë njerëzit e fshatit ngritën kokën lart dhe panë me çudi tek fluturonte me një shpejtësi të madhe shtëpia e zotit Viçenso që tundej si një aeroplan. Nga oxhaku dilte një tym i zi si ai i një lokomotive. Poshtë shtëpisë vareshin thasë, shishe vere, damixhana të vjetër. Zoti Viçenso shikonte nga dritarja e katit të parë. Njerëzit me sy lart thoshin: - Duhet lajmëruar policia. Zoti Viçenso nuk ka leje fluturimi dhe mund të shkaktojë ndonjë dëm. Por çdo ditë shtëpia shëtit për pak minuta në qiell dhe zhduket pas kodrës, pastaj shfaqet nga ana e kundërt, zbret drejt tokës dhe ndalet në vendin ku ka themelet. Të nesërmen skena përsëritet. Shtëpia bën dy ose tri xhiro rreth kambanës, pastaj merr drejtimin drejt kodrave. Njerëzit të gjithë e kanë zili zotin Vinçenso. Ata i shohin me keqardhje shtëpitë e tyre që rrinë gjithmonë në të njëjtin vend, si barkat në breg të lumit.

1- Vendos në kuti

për përgjigjen e saktë.

a- Shtëpia e zotit Viçenso po ecën po fluturon po prishet b- Banorët e fshatit janë të mërzitur, sepse shtëpitë e tyre janë të vjetra nuk lëvizin nga vendi janë të shëmtuara 2- Po ti a je dakord me fshatarët në lidhje me shtëpitë? Pse?

229


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

3- Në tekstin e mësipërm dallo 2 emra konkretë dhe 2 emra abstraktë dhe shkruaji. Emra konkretë 12-

Emra abstraktë 12-

4- Vendos pranë emrave të përgjithshëm emra të përveçëm. Shtëpia e zotit Vajza e Ajo banon në shtetin e

po fluturonte. është pianiste. .

5- Në tekstin e mësipërm nënvizo me ngjyrë të kuqe 4 emra të gjinisë femërore dhe 4 emra të gjinisë mashkullore. 6- Formo shumësin e emrave të mëposhtëm. Numri njëjës një aeroplan një dritare bregu drejtimi

Numri shumës disa disa

7- Gjej në tekst 4 parafjalë dhe shkruaji në tabelë. Përcakto rasën me të cilën janë përdorur. Parafjala 1 2 3 4

Rasa

8- Lidh me shigjetë. njeri kat sy lumë fluturim

230

lakimi i parë

lakimi i dytë


Libër mësuesi

Testi nr. 3 Emri mbiemri ____________________________________________ Klasa ___________________________________________________ Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e fantazisë • Lexo tekstin e mëposhtëm: Mospërputhje Mendon Lushi, filozofushi: - Këta shokët e klasës i kam të gjithë për çudi: me emrin e vet asnjëri s’është në përputhshmëri! a, kemi një Urtak, që urti s’ka aspak. Fytyra e Dritës është plot re: po e ngacmove cazë, ia pëlcet i-i dhe e-e-e! Luani është tamam pulë: s’guxon as sytë të t’i ngulë. Shkurta është e gjatë, gjuhën e ka lopatë. Mendari tërë shend: të duket krejt pa mend. Vera është e ftohtë – akull. Pëllumbi – zdap që të le shakull. Shpendi trashaluq, mezi hedh një hap. Emira lëre zemrën, po as gojën nuk e hap. Edlira më zi: armike me pastërti. Bilbili të ka një zë për tmerr. Nga Engjëlli pret vetëm sherr. Fitimi humbje shënon në çdo lojë. Noli...eh, sikur të mos kish gojë! Naimi s’e shkruan një fjalë gabim. Unë... am i marrë të flas për emrin tim!? 1- A të duket i njohur personazhi i Lushi. Ku e ke takuar atë, në cilin tregim?

2- Rendit emrat e shokëve të Lushit.

231


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

3- Autori i ka vënë titullin tekstit Mospërputhje? Shkruaj katër nga emrat e shokëve të Lushit dhe përcakto dhe shkruaj cilësinë që kanë dhe atë që duhet të kishin. Emri i shokut ose shoqes

Cilësia që kanë

Cilësia që duhet të kishin

4- Nënvizo në tekst 3 mbiemra. 5- Plotëso tabelën duke vendosur ku duhet fjalët e mëposhtme: të gjithë, neve, askujt, e vet, ti, asnjëri, atyre, atë Përemër vetor

Përemër i pacaktuar

6- Në fjalitë e mëposhtme shkruaj nëse që është përemër lidhor apo lidhëz. a, kemi një Urtak, që urti s’ka aspak. Luani s’guxon as sytë që të t’i ngulë. Pëllumbi – zdap që të le shakull. 7- Nënvizo trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara në fjalitë e mëposhtme. Këta shokët e klasës i kam të gjithë për çudi. Shkurta është e gjatë, gjuhën e ka lopatë. Po e ngacmove cazë, ia pëlcet i-i-i dhe e-e-e! S’guxon as sytë të t’i ngulë. 8- Rishkruaj fjalët që janë shkruar me gabime drejtshkrimore në fjalitë e mëposhtme. Ç’do të thotë mospërputhje? Ç’farë mësove nga poezia? Çfarë pret nga Fitimi? Ç’dokush ka tiparet e tij. 9- Vendos përemrin pyetës që duhet në fjalitë e mëposhtme. mendon? është plot re? presin letër nga djali? është Vera?

232


Libër mësuesi

Testi nr. 4 Emri mbiemri ____________________________________________ Klasa ___________________________________________________ Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e pyllit • Lexo tekstin e mëposhtëm. Bora Kthjelltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtueshme erdhi dhe iku. Tani, po hyn dimri, dhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë , zuri të bjerë bora Prapa qelqeve të dritares, po shikoj. Ngadalë-ngadalë, sikur ka frikë të dëgjohet, bora fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreqë e të zbukurojë. Dy çupa të vockla shikojnë e, në leshrat e tyre të arta, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafila të argjendtë. Djemtë qeshin, hidhen, lozin e luftojnë me topa. Zogjtë vërtiten rreth e rrotull pragjeve ciu-ciu, për një thërrime buke! Si në verë gjithë bota janë veshur në të bardha. Flokë – flokë, ngadalë, po bie bora Për ilën stinë bëhet jalë në tekstin e mësipërm saktë. Vera Pranvera Vjeshta Dimri

endos

në përgjigjen e

2- Nënvizo fjalën që të ndihmoi për të dalluar stinën e dimrit? kthjelltësia e qiellit, vjeshta, re, bora 3- Çfarë lloj përshkrimi është teksti i mësipërm: Shëno X në kuti. përshkrim objektiv përshkrim subjektiv 4- Nënvizo me ngjyrë të gjelbër 4 fjalë ose shprehje që autori i përdor për të përshkruar borën. 5- Si e kupton shprehjen: Bora shkruan trëndafila të argjendtë.

233


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

6- Foljet me të zeza në tekstin e mësipërm shkruaji në tabelë dhe plotësoje atë sipas kërkesave. Folja

Mënyra

Koha

Veta

Numri

7- Shkruaj tri lidhëza që janë në tekst. 1238- Fjalët e mëposhtme ndaj sipas klasave. me, zuri, vjeshta, e trishtueshme, mbi, pranë, dhe, për, bora, largoj, mua, flokë-flokë, ah, jo Fjalë të ndryshueshme

Fjalë të pandryshueshme

9- Lidh me shigjetë. Bora bie. Flokë-flokë ngadalë po bie bora.

Fjali e thjeshtë e zgjeruar Fjali e thjeshtë

endos në jalët e ndara saktë në und të rreshtit. qel-qeve vjesh-ta vë-rtitem duke-t vje-shta bi-e n-gadalë e-dhe diel-li endos

në jalët e shkruara saktë.

qylym kuklla rryp

234

vetulla aklli sfungjer


Libër mësuesi

Testi nr. 5 Emri mbiemri ____________________________________________ Klasa ___________________________________________________ Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e përrallave • Lexo tekstin e mëposhtëm. Gruaja nikoqire Tregtari i vajit të sojës, hani, kishte një grua nikoqire. Sa herë burri shkonte në treg, ajo, pa e vënë re askush, hidhte pak vaj në qypin prej balte, të fshehur në qilar. Në dimër punët e hanit shkuan keq. Për Vitin e Ri nuk i mbeti asgjë për të tregtuar. I mërzitur ai i tregon gruas për fatkeqësinë. Ajo i thotë: - Në qilar kam ruajtur një qyp me vaj. Merre! Kështu, për hir të zgjuarsisë së gruas, familja e hanit e kaloi shëndoshë e mirë vështirësinë. hani ishte shumë i kënaqur dhe u tregoi të gjithëve për gruan e tij nikoqire. Njëherë i foli për këtë edhe mikut të tij Çaos, i cili shiste kalendarë. Prej Çaos e mori vesh edhe e shoqja. - Mos unë jam më budallaqe se gruaja e hanit? – mendoi ajo dhe vendosi të ndihmonte burrin. Çdo ditë ajo hiqte fshehtas dy kalendarë dhe i ruante. Në fund të vitit iu grumbullua një pirg i tërë. Erdhi Viti i Ri. Erdhi koha për të larë borxhet. Çaoja u varfërua. Ai i qahet gruas: -Të holla nuk kemi. Për të shitur s’ka mbetur asgjë. Se si do të jetojmë, nuk e di! - Këtë e di unë! - tha me gëzim gruaja dhe i solli kanistrën plot me kalendarë të vjetër. - Na merri, i kam ruajtur unë. Çaoja nuk i tha asgjë, vetëm kryqëzoi krahët dhe mendoi: 1- Cili ishte veprimi që kreu gruaja e Xhanit?

2- Çfarë mund të ketë menduar Çaoja? Plotësoje.

3 endos në përgjigjen e saktë. Gruaja e Çaos ishte:

nikoqire e zgjuar mendjelehtë

235


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

4- Zgjero fjalinë e mëposhtme. Çaoja u vërfërua. 5- Në fjalitë e mëposhtme nënvizo me të kuqe kryefjalën dhe me blu kallëzuesin. hani kishte një grua nikoqire. Në dimër punët e hanit shkuan keq. Kryefjala

Me se shprehet

Kallëzuesi

Me se shprehet

6- Vendosi sipas kërkesës së tabelës fjalët me shkronja të zeza të tekstit të mësipërm. Kundrinor i drejtë

Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë

Përcaktor

7- Nënvizo kundrinorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme. Familja e janit e kaloi shëndoshë e mirë dimrin dhe Vitin e Ri. Ai po i qahej gruas dhe fëmijëve. 8- Nënvizo përcaktorët homogjenë në fjalitë e mëposhtme. Duhej të lante borxhet e tij dhe të familjes. Kush do t’i blinte kalendarët e vjetër dhe të pavlerë? 9- Lidh me shigjetë foljen me mënyrën. Djemtë luajnë me topa bore. Të ndihmosh familjen! Do ta kishte ndihmuar vërtet familjen, po të ishte e zgjuar. S’e paskëshe ditur këtë gjë?! Dëgjo të tjerët, mëso prej tyre. Kalofshi ditë të bukura në plazh!

236

Kushtore Dëftore Lidhore Urdhërore abitore Dëshirore


Libër mësuesi endosi në tabelë oljet në kllapa sipas kohë e. nisej, kam ruajtur, mbetur, do të ketë ndihmuar, pata dëgjuar, tregon, do të kalojë, bleva

kishte

Kohët e thjeshta E tashme

E pakryer

E kryer e thjeshtë

E ardhme

Kohët e përbëra E kryer

Më se e kryer

endos

në përgjigjen e saktë.

E kryer e tejshkuar

E ardhme e përparme

Folja do të kërkojnë është në kohën:

E kryer E ardhme E kryer e tejshkuar 12- Zgjedho foljen hap në kohën më se të kryer. Unë Ti Ai, ajo Ne u Ata, ato

237


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

Testi nr. 6 Emri mbiemri ____________________________________________ Klasa ___________________________________________________ Data ___________________________________________________

Rubrika: Pasqyra e historisë Grupi A 1. Shpjego kuptimin e fjalës “kundroj”. Kundroj

( 3 pikë)

2. endos në përgjigjen e saktë. Tregim fantastiko-shkencor Tregim historik

(2 pikë)

Pjesa “Zemër ilire” është:

3. Shkruaj të kundërtat e këtyre shprehjeve: s’i binte ndërmend nga dita në ditë ripërtërihej -

(6 pikë)

4. Shkruaj një fjali ku kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë të shprehet me përemër. Nënvizoje:

(2 pikë)

5. Krijo fjali me kundrinor të zhdrejtë që t’u përgjigjen pyetjeve: me kë?, nga kush?, prej kujt?

(6 pikë)

(6 pikë)

6. Te tregimi “I vogli Donat Argjendi” Donati nuk i njeh dukuritë e natyrës. Ai i krahason ato me sendet që i njeh. Ç’gjë të përbashkët gjen ai ndërmjet: diellit ( ) llambës luleve ( ) vizatimeve natyrës ( ) njeriut 7. Shkruaj një shembull për çdo lloj rrethanori. Rrethanori të shprehet me ndajfolje:

(14 pikë)

8. Shkruaj 4 grupe emërore me mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm:

238

(4 pikë)


Libër mësuesi 9. Krijo 5 fjali me gjymtyrë homogjene: Kryefjalë, kallëzues, përcaktorë, kundrinorë, rrethanorë.

(1 pikë)

10. Te tregimi “Muji, nusja dhe zanat idhnake” kemi elemente reale dhe fantastike. Shkruaj dy elemente fantastike:

(2 pikë)

. hkruaj

ilësi të flamurit:

(5 pikë)

(4 pikë)

12. Shkruaj 4 këshilla për verën.

Grupi B 1. Shpjego kuptimin e fjalës këqyr. Këqyr

(3 pikë)

2. endos në përgjigjen e saktë. Te pjesa “Zemër ilire”, Batoja është: Personazh i krijuar nga autori Personazh historik

(2 pikë)

3. Shkruaj të kundërtat e këtyre shprehjeve: e lidhnin pazgjidhshmërisht fjalëpakë e gjumëpakë -

(6 pikë)

4. Shkruaj një fjali ku kundrinori i drejtë të shprehet me emër. Nënvizoje:

(2 pikë)

5. Krijo fjali me kundrinor të zhdrejtë që t’u përgjigjen pyetjeve: kundër kujt?, në vend të kujt?, për kë?

(6 pikë)

239


Libër mësuesi për tekstin

“Gjuha shqipe 5”

6. Duke u mbështetur te tregimi “I vogli Donat Argjendi” shkruaj: Cilësitë e djaloshit

(6 pikë)

Cilësitë e atë Savës:

7. Shkruaj një shembull për çdo lloj rrethanori të shprehur me emër e grup emëror. Nënvizo rrethanorin.

(14 pikë)

8. Shkruaj 4 mbiemra që shprehin cilësinë e sipërfaqeve të sendeve.

(5 pikë)

9. Përshkruaj portretin e kapedan Çerçiz Topullit:

(1 pikë)

10. Plotëso: Tekstet me kujtime janë të ngjashme me

(2 pikë)

(1 pikë)

11. Shkruaj 5 fjalë të urta:

(4 pikë)

12. Shkruaj 4 fjalë dialektore. Përballë tyre vendos fjalën e shqipes standarde:

Vlerësimi për të dy grupet: Pikët

1-1

11-18

1 -26

Nota

4

5

6

5 pikë vlerësohet shkrimi i bukur.

240

6 -34

35-42 8

43-5

51-6 1


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.