Abdullah Krashnica Presheva të LKpÇB. Abdulla Krashnica merrej edhe me sport, luante fudboll në klubin “Karadak” të Preshevës dhe ishte anëtar i Shoqërisë kulturore “Hamnijet” të Preshevës,e cila u themelua më 1937. Klubi fudbollistik, po edhe Shoqëria e përmendur ishin pjesë e Lëvizjes patriotike të Preshevës. Abdullah Krashnica pos aktiviteteve partiake ushtroi dhe dha kontribut të madh në Sindikatën e Preshevës. Herët u lidh me Sindikatën e Monopolit, e cila kishte përvojë në organizimin e demonstratave më 1936 e 1939. Ishte e njohur dhe e dhimbshme pozita e punonjësve të duhanit që ishin shqiptarë në Preshevë e rrethinë. Abdullahu i doli krah atyre dhe e ndihmoi shumë fshatarsinë në kërkesat e tyre për rritje të çmimit të duhanit e prodhimeve bujqësore të tjera. Organizoi një demonstratë para LDB, e cila pati sukses dhe jehonë të madhe. Kështu, më 17 shkurt 1943 Abdullahu burgoset dhe më vonë ikën nga burgu sëbashku me Selim Selimin dhe në shenjë hakmarrjeje bullgarët likuiduan gati tërë familjen e Selim Selimit dhe nënën e Abdullahut, Shefijen e torturuan pa masë.Pas ikjes nga burgu Abdullahu të ndihmuar nga Hazir Haziri*| sipas Sipas deklaratës së firmosur dhe protokoluar nga Selim Selimi, Kurtesh Agushi, ata vendosen në Gjilan. Prapë pas një veprimtarie në Lëvizjen antifashiste, për të drejtat e shqiptarëve burgoset në korrik të vitit 1943. Pas kapitullimit të Italisë në shtator të vitit 1944, Abdullah Krashnica ik nga burgu dhe kthehet në Preshevë. Më 1944 zgjedhet sekretar i Komitetit të rrethit të PKJ në Preshevë dhe gjithë veprimtaria e tij ishte përqëndruar në mbrojtjen e popullatës shqiptare, e bullgarë, por edhe nga komunistët e ish-Jugosllavisë, andaj edhe e helmuan dhe vdiq më 1945 në moshën 28 vjeçare në Spitalin e Shkupit, në kohën kur më së shumti i duhej shqiptarëve të Preshevës dhe më gjërë. Hapja e arkivave do ta dëshmojë edhe veprimtarinë patriotike të Abdullah Krashnicës, i cili luftoi dhe veproi për çlirim dhe bashkim kombëtar, konform nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit në 31 dhjetor 1943.
Abdullah Krashnica– Presheva (1917-1945) ose i quajtur ndryshe Avdullah Presheva[1] ishte një aktivist dhe patriot i rëndësishëm shqiptar nga Presheva[2] .
1
Jeta
Abdullah Krashnica Presheva u lind më 15 mars 1917 në Preshevën liridashëse, patriotike dhe revolucionare, në një familje tregtare.[3] , dhe gjerësisht mori pjesë në të gjitha lëvizjet gjithëkombëtare shqiptare. Në moshën dyvjeçare Abdullah Krashnicës i vdiq i ati dhe ai mbeti nën kujdesin e nënës Shefije Krashnicës-Aba Shefkë, si e quanin në Preshevë. Qysh në vegjëli u desh të kujdeset për familjen dhe shtëpinë. Shkollën katërklasëshe fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë, sepse atëherë ende nuk ishin hapur shkollat në gjuhën shqipe. Abdullah Krashnica si shegërt u punësua në dyqanin e Haxhi Qazim Maliqit në Preshevë, familje e ardhur nga Miratoci. Më vonë hapi një dyqan me Fahredin Rrahmanin. Dyqani i Fahredinit dhe ai i Hetem Meqës-Gjakova dhe djalit të tij Ibrahim Gjakovës në Preshevë u bënë vend i takimeve të bashkëmendimtarëve të Abdullahut dhe veprimtarise se tij patriotike në Preshevë e më gjërë. Në këtë kohë Abdullah Krashnica shumë lexoi dhe bleu një rdio aparat për t’u informuar mbi ngjarjet dhe ndodhitë në Preshevë me rrethinë dhe më gjërë. Abdullahu ishte shumë i zgjuar, i mprehtë dhe i informuar shumë mirë. Ndikim të madh tek Abdullahu pati edhe kushëriri i tij Shaip Mustafa-Krashnica, i cili në atë kohë, para LDB kreu Medresen në Shkup dhe më vonë ishte student i rregulltë i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Beogradit.Shaip Mustafa, në Kryengritjen e Shkupit vuri Flamurin Kombëtar në Urën e Gurit në Shkup, më 1941 dhe ishte një prej themeluesve
2 Veprimtaria Veprimtaria patriotike e Abdullah Krashnicës[4] Vija etnike e bashkimit në trekëndëshin PreshevëKumanovë-Gjilan Celula e parë komuniste në Preshevë u formua në vjeshtë të vitit 1938. Për themelimin e kësaj celule ndihmë të madhe dha organizata partiake e Kumanovës. Sekretar i celulës u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa 1