Mustafë KOKA Mustafë Koka (1931-1951) ishte një patriot dhe mësues shqiptar i shekullit të 20-të. Ai u shqua për ndihmesën që dha në qëndresën e shqiptarëve të Kosovës ndaj pushtuesve dhe së fundi ndaj represionit serb të pasluftës se Dytë Botërore.
1
jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, Mustafa Koka u bë sinonim i tmerrit për serbët. [3] Mësuesi, në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike, atij i kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Mustafa, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit të Kokajve, nuk e kishte gabuar shenjën. Musafit i miklonin këmbët duke pritur komandant Haxhiun, për të marrë lejen e tij, që ta provonte edhe ai. Me të parën ndau rrasën e gurit në thërrmija, dhe pasi që luftëtarët e trimëruan për një sukses në shenjëtari aty për aty, kërkoi që t’i bashkohet, nëse mundë ta lejonin ata dhe familja e tij, për të vazhduar shkollimin dhe stërvitjet në përfitimin e shkathtësive ushtarake. Atë ditë Mustafa mori pëlqimin, por më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Popullata e Karadakut, duke i ditur qëllimet e atdhetarit të tyre, filluan në mënyrë të fshehët ti ofrohen atij dhe ta përkrahin në realizimin e idealeve të larta. Dihej se pas “mbarimit” të luftës, shumë shqiptar pushteti i ri i kishte burgosur, dhe i kishte dërgua për të vuajtur dënimin në kazamatet serbe. Në mesin e tyre ndodheshin edhe familjarët e mësuesit të njohur – Mustafë Kokës. Duke e ditur biografin e familjes së mësuesit, organet e UDB-es, kishin marr përsipër që disi ta survejonin mësuesin dhe ti bënin grackën për ta arrestuar. Ai, me kohë e kishte hetuar përcjelljen e tyre, kështu që me ndihmën e korrierit të Hasan Remnikut, kërkon që të takohej me të. Pas takimit që pati me Hasanin në varrezat e kolonëve të Remnikut, në vendin e quajtur Zheden. Mësuesi hallëmadhë pasi se i tregoi arsyet e tij për të hyrë në grupin e tij, Hasan Remniku i dëshiron mirëseardhje në radhët e qetës, që më vonë e vërejmë se bëhen shokë të pandashëm, sa edhe vdekja në fund nuk mundi ti ndaj.[4] Në një dosje të UDB-es, e gjejmë se Mustafë Koka më 6 qershor 1951, në banesën e tij kishte vrarë dy policët e pushtetit Vojon dhe Xhaferin, gjë që kjo ndikoi të përshpejtohej dalja e tij në mal dhe ti bashkëngjitet qetës së Hasan Remnikut[5] .
Jeta
Mustafë Koka u lind në Kokaj me 1931. Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të komunës së Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në korrik 1947,Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit. Mustafë Koka dhe Hasan Alia Remniku, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgaditur OZNA me 11 tetor 1951.[1]
2
Veprimtaria atdhetare
Mustafë Koka (1931-1951) ishte një patriot dhe mësues shqiptar i shekullit të 20-të. Musrafa u shqua për ndihmesën që dha në qëndresën e shqiptarëve të Kosovës ndaj represionit serb të pasluftës se Dytë Botërore. Mustafë Koka u lind në Kokaj me 1931. Mustafa i Hetës dhe i Habibës, Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në korrik 1947, Tiranë,[2] kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar,Lubishtë, Gjylekar, Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila ekzekutohet shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit. Mustafë Koka dhe Hasan Alia Remniku, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgaditur OZNA me 11tetor 1951. Mustafë Koka gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, , ku filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e Anamoravës. Puna Mustafë Kokaj në fushën e arësimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist 1