Gazeta e Impuls

Page 1

Ha pet një dritar e e rre e par aqitjeje zgjim ëndr ash… Hapet dritare paraqitjeje ëndrrrash e dëshir dëshirash… “Me zemër më uroi, më puthi në faqe, kur e përqafova, ndjeva në shpirt paqe”.

Impuls

Shkurt 2007

s l u p Im

Botohet në kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër Gjirokastër, Albania. Nr 2. (002) E mail@ pegasi2003 yooho. com. Çmimi 50 lekë, 1 Euro, Muaji Shkurt 2007

Organ periodik letraro - shoqëror i krijuesve të vegjël të Shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi” Gjirokastër.

Editorial

Duke përvijuar profilin

Nga Shaniko Bici, Kryeredaktore e gazetës “IMPULS”

Ne e hodhëm hapin e parë. Ishte hap i bukur, një hap i ndritshëm me gjerësinë dhe thellësinë e mendimeve tona, të cilat, jo çuditërisht, u cilësuan të pjekura. Shumë përgëzime kanë ardhur në redaksi për numrin e parë dhe këto vlerësime na nxitin për të hedhur hapa më tej. Në shkollën tonë punohet gjallësisht dhe intesivisht në gjithë sistemin mësimor, por është e nevojshme që, krahas reflektimit të vlerave, në mjediset, ambientet e shkollës, të publikohen edhe jashtë saj në rrjetin mediatik, që sot përfaqësohet nga gazeta të shumta periodike, të cilat kanë shtratin, shtrirjen dhe rrokësinë e problemeve sipas drejtimeve të caktuara. Gjithashtu ky publikim merr shtrirje edhe më të gjerë edhe nëpërmjet publikimit të gjithë gamës edukative dhe mësimore në median elektronike. Dhe ne “kotohoxhasit” e kemi pasur këtë privilegj, në veprimtaritë e zhvilluara me theks të përcaktuar qartë. Për gazetën tonë “IMPULS” u dha një emision i gjithë, duke publikuar vlerat. Në rast se vjen në shkollën tonë, sidomos në ciklin e ulët të kësaj shkolle, syri do të rrokë punime serioze me ngjyrime, të cilat zbulojnë qartësisht intuitën, inteligjencën, aftësinë krijuese e talentore, shkrirjen në prakticitet të ideve, lidhësi ndërlëndore, aftësi dhe talent në përdorimin gjithkohor dhe gjithveprimtar të logjikës, spikatje në përdorimin e talentit të dhuruar nga natyra. Jo vetëm në korridoret, por edhe në klasat e ndryshme nxënësit tanë ekspozojnë punimet e tyre të të gjitha lëndëve dhe në këtë ekspozicion të sajuar bukur dhe thjesht bëhet edhe konkurrimi i vlerave si dhe rritet nxitja për të arritur në maja. Detyrimisht në konkurrime të tilla të inteligjencës, fantazisë kërkohet punë e seriozitet në procesin gjithpërfshirës mësimor, një lidhësi e vullnetshme në kërkim të dijeve në një harmonizëm mësues –nxënës dhe ndërsjelltas. Duke aplikuar këto forma tejet të larmishme rritet edhe hapësira e dijeve në të gjitha fushat dhe hidhen hapa të sigurt për të

vijuar më tej shkollimin. Vetëkuptohet që në tërësinë e veprimtarive nuk shkëlqejnë të gjithë, ka nivele të ndryshme, por metodologjia e sotme aplikative e merr në konsideratë e të qenësishme gjithçka prodhuese. Qenia e këtyre niveleve që varen nga aftësitë e gjithsecilit dhe gjithsecilës, paçka nga puna e mësuesit, i cili punon intesivisht, por rëndësi ka dhe është prioritare edhe puna e pavarur e vet nxënësve dhe talenteve. A nuk kanë nevojë të gjithë këto talente, në fusha të ndryshme të krijimtarisë, të impulsohen dhe të konkurrojnë? A nuk kanë nevojë nxënësit të njihen me arritjet e një shkolle tjetër, të ballafaqohen me ta dhe të rritet sedra e mirë? Pra, në këtë kontekst, lot rol dhe hapësira e madhe e krijuar si dhe projektet e ndryshme që po zbatohen në shkollën tonë, të cilat do të zbërthehen më së miri në numrat e ardhshëm të gazetës sonë. Vlen të përmendet këtu puna pasionante e mësueseve të shkollës fillore: Zana Kane, Flora Mita, Lurjana Shehu, Etleva Korkuti, Etleva Yzo si dhe e mësueseve të letërsisë në shkollën 9 vjeçare: Sareta Haska, Blerta Fili, Majlinda Dashi, Liljana Çobani, Violeta Çaro, Mira Kllapi dhe Desela Nuredini (mësuese e gjuhës italiane), të cilat kanë nxitur krijimet në fushën letrare. Në numrin e parë të gazetës sonë ne, jo pa qëllim, ekspozuam punime si dhe përçapjet e “stafeve “ të ndryshme të revistave me tituj shumë të bukur, të cilat, krahas imitacionit të vullnetshëm të punës të të rriturve, spikaste edhe hapësira qiellore e dijeve të nxënësve tanë. Ekpozimi i këtyre revistave dhe brendia e tyre u pëlqye pa masë dhe tregoi seriozitetin e punës në shkollën tonë. Ne krijuam kështu një përvojë të mirë, të cilën duhet ta marrin dhe të tjerët se, sipas vrojtimeve që kemi realizuar edhe ne gjatë kontaktimeve dhe konkurrimeve me ta, ka talente që duan të shfaqin vlerat. Duke hedhur një hap të dytë ne tregojmë se rrugën e filluar do ta vijojmë me dëshirë dhe pa imponim… Në këtë numër spikasin prurjet e reja, larmia tematike si dhe aftësia për të krijuar admirueshëm.

Kjo gazetë reklamohet nëpërmjet LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI” Gjirokastër, ALBANIA dhe LIDHJES SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE NDËRKOMBËTARË në shumë vende të botës….

Portat e dashurisë

U puthim shikimin e bukur tek u rrjedh nga sytë, u puthim fjalëzën e rritur tek u shket nga buzët e njoma… I puthim në gushë, i shtrëngojmë në doçka… Ah, dashuria për ta

ka me qindra porta! Kristaq F. Shabani Fatjona Gervi

Shtatë mjellma Argjiro vetullshkruar, moj princesha mbi bedena, Zoti vetë i ka dërguar Gjirokastrës shtatë mjellma.. Përmbi qytetin e gurtë, fluturuan qetë e qetë, takuan njerëz të urtë, ndaj u ulën lehtë - lehtë. Gjirokastër, moj e mirë, shtatë ëngjëj të puthën në ballë, gjoksi sytë me argjend ngrirë, të erdhën mysafirë të rrallë… Sjellin paqe vellohedhur , Janë shtatë nuse fustanbardha, në krahë të Argjiros mbledhur, si shtatë ditët që ka java ! Dikush do t‘i të ketë mërzitur, nga Viroi u larguan, për pak kohë ato kanë ikur, do vijnë prapë se ty të duan !

Enxhi Canaj klasa e VII

Shkruar me diell… Je e bukur sytë të ndrisin, si ylli që shkëlqen në qiell, je ti, moj , nëna ime… Emri yt shkruar me diell !

Gëzuar Festat e 7-8 Marsit! Aneta Arian Vllahu Një nxënëse e shkëlqyer, violiniste e talentuar, një prezantuese plot ndjenjë dhe tonalitet folës, një kërcyese e shkathët, një kuartet ky mjaft i efektshëm dhe bindës. Aneta është një “organ” i lindur vetëm për art. Gazeta “Impuls” merr falenderime nga Jose Hoze Seki, shkrimtar, poet, lëvrues i letërsisë eksperimentale, Brazil, për pasqyrimin e shkrimit për revistën e tij “PENSA QUI”në gazetën tonë.

Dear Mr. Kristaq F. Shabani IWA Thank you very much for your letter your booklet “A SET IN HEAËENS” and your neëspaper “IMPULS”. Thanks too for the text about my magazine “Think Here” in your Newpaper. I very enjoyed your mail. I send you my “Think here # 247 with your, Mirela’s and Petro ‘s contributions. I send you too a booklet from me and mark sonnenfeld(Eksperimental leteratury). Best wishes

Joze Hose Sechi

Reflektim Si ndihen nxënësit, kur u ekspozohen punimet më mur

Nga Etleva Korkuti Një rol të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të larta në procesin mësimor është edhe edukim i fëmijëve me ndjenjën e punës. Kjo gjë duket te punimet që ata kryejnë. Ato janë të larmishme dhe të mbushura me imagjinatë e fantazi. Këto punime, duke qenë se përmbajnë në vetvete kaq shumë ide e “lodhje”, marrim dhe motivimin e duhur. Ky motivim shprehet me nota e shprehje, por edhe me reklamimin e tyre në muret e klasës. Natyrisht ky reklamim bëhet me qëllim krijimin e një ambienti sa më të bukur dhe të rehatshëm në klasë. Nxënësit, kur shohin punët e tyre të ngjitura në mure, ndihen krenarë për veten dhe marrin shtysë për të bërë punë të tjera akoma më të bukura.

1


Impuls

Shkurt 2007

Për lartësim teorik

Mysafir në gazetën tonë poeti italian, i cili ka dërguar disa poezi për gazetën « Impuls ». Ne përzgjodhën njërën prej tyre.

GJËEGJËZA

** *

Kur i merr e s’i përdor,

Mësimdhënia me në qendër nxënësin nga Lurjana Shehu

Të përtypesh ndjen sa zor!

………… ? ? * * *

Graziano Giudetti

Për të thuhet, se s’bën gjumë. Në të hyjnë degë shumë.

Në pragun e një reforme kurrikulare e rëndësishme është përfshirja e problemeve të mëmsimdhënies e të nxënit. Suksesi i misionit të shkollës synon një proces mësimor aktiv, të rinovuar në formë dhe në përmbajtje, gjë që gjen shprehjen konkrete në përdorimin e metodave, strategjive dhe teknikave mësimore bashkohore ndërvepruese dhe gjithëpërfshirse. Në shkollën tonë mësimdhënia ndërvepruese kërkon “ekologji” në drejtim të përdorimit të metodave, strategjive dhe teknikave të mësimdhënies, të cilat sigurojnë cilësi të nxëni, mësimdhënia është vlerësuar si një proces që bashkon “Artin me Shkencën”. Mësimdhënia si “art” në profesionin e mësuesit, në intuitën dhe veprimet e tij gjatë procesit të të mësuarit për ta bërë kurrikulën sa më të përdorshme, më fleksibël e më të gjallë. Mësimdhënia si “shkencë” diktohet nga qëndrimi i autorëve të kurrikulave. Janë pikërisht objektivat, synimet e standartet e vendosura për çdo lëndë ato, të cilat drejtojnë mësuesin në mësimdhënien si shkencë. Kur flasim për mësimdhënien ndërvepruese duhet ta kuptojmë atë si një akt bashkëveprimi. “Mësuesi e nxënësi bashkëautorë të orës së mësimit” dinamik, fleksibël dhe të hapur, ku të gjithë kanë të drejtë të marrin vendime dhe të zgjedhin rolet që u përshtaten. Kjo mësimdhënie i jep mësuesit rolin e drejtuesit dhe të organizuesit, ndërsa nxënësi gjithpërfshihet në gjithë procesin, duke e parë procesin e mësimdhënies e të nxënit të lidhura e të ndërvarura nga njëra- tjetra. Të mësuarit për të nxënë të nxit dhe stimulon te nxënësit respektin, ndihmën reciproke si elemente që duhet të funksionojnë brenda dhe jashtë kohës së mësimit. Një element i të mësuarit për të nxënë është puna në grupe, e cila përfshin si aktorë mësues e nxënës për një kurrikul bashkëvepruese dhe ndërvepruese. Teknikat e “mendimit kritik”, format e punës në klasat që punojnë sipas modelit “Hap pas hapi” marrin në konsideratë specifikat e mësipërme për një mësimdhënie dhe të nxënë ndërveprues.

Në det prehet. Quhet

. . ….. ?

* * * Mësues s’është, Por të mëson. Ndaj bëje mik, Se të nderon….........??

*

*

*

T’i lesh ushqimet përjashta, I prish dita, i prish nata… Po t’i vendosësh në të, Nuk të vete dëm asgjë.....???

I krijoi Jorgo Telo

Humor

Fran Ukcama, Fier Telenovela në klasë

Fëmijët Fëmijë, kur me sqimë britmat tuaja

do të dhjetëfishojnë avujt e furrnaltës dhe do të zbardhin suva të zeza me buzëqeshje të çiltëra të fëmijërisë, ndoshta edhe unë do të rigjej luginën e lodrave, të atyre përkëdheljeve të lehta; tani thurni intriga reve të ndryshme. Ju, fëmijë, do të rriteni në këmbë të reja, duke sfiduar rrugë e pallate, lubi të çuditshëm stampuar nga nafta. Dhe unë mbushem me atë që mëngjesi nxin në lindje, me ajrin e hirtë e të amullt, pa zhurmë drite e këngësh në novelat e stinëve. Unë do të bëhem fragment,flutur ngjyrë gjaku, për të ecur hijerëndë në valle e kërcime nëpër fusha edhe të ndryshoj në retë e padukshme të rënda, korbat erëmirë,

që prekin ulët fole e strehë zemrash. Përktheu: Ligor Shyti, Përmet

Mësuesi: - Çfarë relievi ka bregdeti? Keti: “Nisi e “E shëmtuara Beti”! Çuna, goca! Mësuesja: “Ç’vlerë kanë vitaminat? Keti: « Goca, kur fillon “Njëqind vitrinat” ? Mësuesi: “Sa u doli ekuacioni?” Keti: « Mësues, sa gallata kish “Kloni”! Mësuesja : “Lexoni romanin “Të mjerët”. Keti: “Mësues, atë them “Karabinierët”?” Mësuesi: “Shikoni malin me kate”. Keti: “Çuna, sot “Njerëz dhe fate”! Mësuesja: “Shkruaj tri fjali të reja ». Keti: “Në mal ra rrufeja. Gjyshja u dogj te xhevzeja. Dje në darkë iku Zhadeja ». Mësuesja: “Fol më mirë, leri cic- micet! Keti: “Mësues, për kokë të mamit, i mori valixhet”. Mësuesja afrohet te dërrasa: “Ua, korba si se kapa?! Pa Zhade më iku darka!…”

Krijimi është art i veçantë dhe ne në këtë rrugëtim të bukur jemi nisur Piknik në malin e Çajupit Ishte një aventurë e paharrueshme!…

Antoneta Qirici Një fletë nga ditari im skicim E shtunë, 20. 04. 2005

I dashuri ditari im! Sot për mua ka qenë dita më e bukur e jetës sime, një ditë e mbushur plot me surpriza. Surprizën më të bukur ma bënë prindërit që në mëngjes. Sa hapa sytë, më erdhi mami te koka dhe më tha se do të shkonim për piknik në Malin e Çajupit. Kur mora vesh këtë gjë, u çova menjëherë nga krevati shumë e gëzuar, lava sytë dhe po përgatitesha. Në atë kohë ra zilja e derës, e cila më dha një ndjesi të çuditshme. Vrapova për ta hapur dhe ç’të shoh? Para meje qëndronte kushërira e ardhur nga Greqia. Kjo ishte një surprizë tjetër e veçantë për mua. Më pas, u përgatitëm dhe u nisëm për piknik. Duke ecur shihja shumë gjëra të bukura, të cilat nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Vendi, ku po kaloja, dukej si një qilim shumëngjyrësh, ku kishte lloj – lloj bimësh. Dëgjoheshin tingujt e ëmbël të këngës së bilbilave, të cilët dukeshin sikur konkurronin për çmimin e artë. Kur po ecja, pashë një qukapik, i cili çukiste në një pemë për të gjetur gjahun e vet. Më në fund arritëm tek një vend, i cili me bukurinë e tij të bënte të ndiheshe si në përrallë. Vendosëm çantat diku në hije dhe, ndërkohë që të rriturit po rehatoheshin, ne fëmijët filluam të dëfreheshim. Ishte një lëndinë plot lule dhe gjelbërim, që të mrekullonte me pamjen dhe aromën e saj. U shtrimë në bar dhe filluam të rrotulloheshim që nga maja e një maloreje. Ishte një aventurë e paharrueshme!…

2

Fëmija është shpresa e nënës nga Dhori Kuro Fëmija është dielli i qeshur, i cili, sapo zbardh agimi, kërkon ngrohtësinë dhe përkujdesjen e nënës. Që në çastet e para të rritjes ai hedh hapat e fëmijërisë me një fytyrë të ndritur dhe të gëzuar. Kjo ia mbush zemrën nënës me ledhatime dhe përkëdhelje, të cilat kënaqin shpirtin. Nëna kërkon që fëmija e saj të ndiej lotët e nënës dhe valët e lumturisë. Me kalimin e kohës nëna do që jeta ta mbart vogëlushin në krahët e paqes dhe jo në botën e ligësisë dhe gënjeshtrës së pafund. Kështu ai do të dijë të jetojë argëtimin dhe botën e bukur të aventurës së çudirave, të të qeshurave. Ndaj dhe nëna është si flaka e nxehtë e zjarrit, e cila pushton çdokënd që do t’i prishë lumturinë fëmijës në zjarrin e kuq të saj. Prandaj fëmija nuk duhet të mendojë se është i vetëm në jetë, por duhet të dijë se nëna nuk është e rrëzuar dhe do t’i çlirojë rrugën fëmijës së saj që, ai të ecë si një zog, të cilin nuk e pengon askush.

Adela Liçe, klasa e IVB 1. Prindërit arushë dhe arushi i vogël

Na ishte një herë e një kohë një mama dhe një baba arush. Këta kishin djalin e tyre. Një ditë prindërit e tij arushë shkuan në lumë. Arushi i vogël donte të shkonte me ta, por ata nuk pranuan, sepse lumi ishte shumë larg. Pasi i ikën prindërit, arushi i vogël qau shumë dhe pastaj doli jashtë e filloi të mblidhte dru. Eci sa eci dhe takoi drenushin e bukur. Ai e pyeti pse kishte qarë. Arushi i vogël ia shpjegoi të gjitha. U nis për në shtëpi dhe sa arriti arushi i sistemoi drutë në radhë. Kur erdhën prindërit u habitën për stavën e druve dhe e përgëzuan arushin për punën e tij dhe rritën besimin tek ai se do të bëhej një arush i mbarë.

2. Gomari që mbante kripë (fabul) Një gomar mbante disa thasë të rëndë me kripë në samar, kur po kalonte lumin. Kripa u shkri në ujë dhe gomari, kur doli nga lumi u ndie mjaft i lehtësuar. « Duhet të kujtohem shpesh për ta bërë këtë hile !… - tha me vete. - Duke bërë, sikur bie në lumë do të ndihem më i lehtësuar, » - dhe kështu bëri planet e tij. Një ditë më pas, kur prapë ishte i ngarkuar u gjend para lumit dhe hyri deri në grykë. Nuk e dinte i gjori gomar se këtë radhë ishte ngarkuar me pambuk dhe jo me kripë. Pambuku u njom dhe u bë më i rëndë dhe gomari hoqi të zitë e ullirit që ta çonte në vend.

Nerajda Feruni, klasa e IVB 1. Nga tre mbetën dy

Ishin një herë tre shokë: gjeli, qeni dhe qëngji. Kishin dalë shëtitje në pyll. Kafshët e pyllit e morën vesh që në pyll kishin ardhur të panjohur. Lajmi u përhap gjithandej, madje dhe te zonja dhelpër. Dhelpra, sa e mori vesh, tha me vete: « Emmm, këtë herë do të gatuaj gjellët më të shijshme në botë ! » Ajo mendoi: « Unë do të shkoj, do të kap dhe gjelin edhe qëngjin. Do të thur një plan si do t’i kap ». Dhe, si tha kështu, zonja dhelpër filloi të mendonte. Tre shokët ecnin nëpër pyll qetësisht, ndërsa dhelpra mendonte e mendonte për të sajuar planin. Papritur i lindi një mendim dhe si e përpunoi mirë e mirë iu përvesh zbatimit të planit. Teksa po ecnin rrugës qeni, gjeli dhe qengji u gjendën në një lëndinë të bukur me lule. Menduan të rrinin pak, por gjeli u veçua për pak minuta. Dhelpra, e cila ishte e fshehur dhe ndiqte mirë situatën, e nuhati mirë largimin e gjelit, sa iu afrua, siç ishte ashtu e maskuar, iu hodh dhe e kullufiti pa një pa dy. Nuk mundi ta gatuante se kishte shumë uri. Qeni e kuptoi që gjelin e kishin kullufitur, prandaj nuhati, i shkoi dhelprës pas dhe e bëri copë e çikë. Prandaj nga kjo ka dalë një fjalëz e urtë: « Koka bën, koka pëson !» Ndoshta dhe kjo fjalë e urtë ka lindur edhe nga kjo ngjarje apo ndonjë tjetër identike e saj.

2. Kështjella e Argjiros

Thonë se në Gjirokastër, shumë vjet më parë, në kalanë e këtij qyteti jetonte princesha Argjiro me të birin e saj dhe princin. Princi u largua nga kështjella për të luftuar kundër pushtuesve turq. Ai e la Argjiron dhe djalin në besnikërinë e komandantëve të kështjellës. Por një ditë jepet alarmi se pushtuesit turq kishin hyrë fshehurazi në kështjellë. Ata donin të rrëmbenin Argjiron dhe djalin e saj. Argjiroja që ishte një princeshë e mirë, për të mos rënë në duart e turqve, u hodh nga një cep i kështjellës bashkë me të birin e saj. Kështu Argjiroja vdiq atë natë të ftohtë dimri. Po në një cep rrjedh ujë sa herë pikë - pikë pa pushim. Plakat e vjetra thonë se ai nuk është ujë, por qumësht me të cilin Argjiroja ushqen djalin.

Macja vret mendjen (fabul) nga Xhesi Xhemali Burri mbyll derën, rri i menduar... “Moj , grua, - thotë,rrojmë të vetmuar... S’kemi kërkënd, jemi qyqarë... S’kemi as djalë,

s’kemi as vajzë”.

E dëgjon këtë macja dhe duke menduar mbeti: “Sa qenka plakur dajë Xhevdeti! Kot thotë ashtu, se ka aq shumë: pesë merimanga, miza një trumbë... Pa ka një mace, një qen që fle, nja dhjetë “minj”, gruan pastaj të re... Ka dhjetë grerëza dhe shumë bubuzhela, në oborr plot pula, madje dhe dy gjela... Pse po ankohet kështu dajë Shefqeti sot,


më duket se ia fut në tym, ia fut kot, kur ka shtëpinë plot e përplot?!”

Plasja e zogut korrigjues (përrallë) nga Anxhela Muçollari klasa e IV B Na ishte një herë një vajzë e vogël që quhej Zana. Ajo ishte në klasë të parë. Kishte një zog që quhej Bubu. Ai i hante gabimet Zanës së vogël. Sa herë që Zana bënte gabime, ajo i fliste zogut Bubu dhe ai ishte i papërtuar. Një ditë shokët dhe shoqet e klasës i thanë se si ishte e mundur që ajo nuk bënte asnjë gabim në detyrat e saj. Zana iu tha atyre se kishte një zog që quhej Bubu dhe ai i hante gabimet që bënte ajo. Shokët dhe shoqet u mahnitën shumë, kur Zana tha kështu. Ata i kërkuan Zanës që të vinin në shtëpinë e saj dhe të njihnin zogun, i cili korrigjonte gabimet. Kështu u veprua. Ata erdhën në shtëpi të Zanës dhe ajo e gëzuar u tregoi zogun e quajtur “Bubu”. Por ndodhi çudia. Pasi ua tregoi shokëve dhe shoqeve të saj zogun, zogu, pas pak kohe, plasi dhe të gjitha gabimet u ngjitën përsëri në fletoret e Zanës. Vajza filloi të qante, duke menduar se a do të mundte të gjente një zog tjetër si Bubu që t’i hante gabimet?!

Kuriozitete

Korrespodencë e hapur Letër mësueses Zana Kane Gjirokastër, më 30.12.2005

E dashura mësuese Zana ! Në radhë të parë dëshiroj që kjo letër t’iu gjejë shëndoshë e mirë ju personalisht dhe familjen tuaj. Me anën e kësaj letre të vogël dua t’iu tregoj mirënjohjen e madhe që kam për ju. Për ju që keni sakrifikuar shumë për ne, për ju që na keni pritur dhe na keni përcjellë me buzëqeshje dhe dashuri. Për ju që na mësuat të shkruajmë e të lexojmë, për ju që na keni mësuar të zgjidhim ushtrimet dhe problemat matematikore; na keni mësuar dukuritë natyroreju që na keni vëzhguar se si ne rritemi hap pas hapi, se si ne kemi mësuar rregullat e shoqërisë që të bëhemi qytetarë të denjë të Shqipërisë. Për këto, e për shumë të tjera të pathëna në këtë letër, që ti e meriton, mësuesja ime e dashur, unë të falënderoj thellësisht. Ti ngelesh në kujtesën time « yll i mëngjesit » që do të më ndriçosh rrugën në « netet pa hënë » dhe unë do të përpiqem të të arrij! Të puth Gerta Tola

Ju rendni pas përrallave e rrëfenjave tërheqëse e fjalëbukura dhe askurrë prej Femra më e shpejtë në botë është Florencia Grifit Xhojner. Ajo ka mundur të vrapojë 100 m për 10, 49 fjalëve të mbrapshta e të liga që lëshojnë nëpër rrugë, stadiume e gjetkë disa të sek. rritur të paedukatë. Liqeni i Ohrit Mosha 2 - 4 milionë vjet Ju, fëmijë, i gëzoheni flladit të pranverës, Gjatësia 30 km, gjerësia 14.5 km, thellësia mesatare duke u bërë bashkëkëngëtarë me zogjtë. Nuk 289 m ; bregu liqenor 88 km ; sipërfaqja 358 km2, do pranonit të ishit bredharakë nëpër bordura, lartësia mbi nivelin e detit 585 m. rrënoja e vende, ku edhe mund t’u rrezikohej Vendndodhja : Shqipëri – Maqedoni. jeta. Po ashtu, mendoj, se nuk do preferonit të * Tomas Edisoni ishte ndoshta eksperimentuesi më i fërshëllenit kot apo të bërtisnit për të prishur madh në botë. Ai ka bërë më tepër se 1000 qetësinë e të tjerëve. eksperimente që kanë ndikuar në jetën e miliona Ju meritoni të lumturoheni, teksa shihni njerëzve. Edisoni interesohej për gjithçka. Por fluturat krahëergjënda e xixëllonjat eksperimenti i tij më i madh ishte shpikja e llampës dritëflorinjta, duke pretenduar një jetë më elektrike. të mirë, më të begatë e më paqësore. Nuk * mund të lumturoheni kurrsesi, duke mos Makinat fluturuese përfituar përherë e më tepër dituri për vete e nga Klea Fule për atdhenë. Shpejtësia supersonike Aeroplani, i cili ecën më shpejt se zëri quhet Qysh në moshë të njomë cilido njeri zë miq « Supersonik ». Kur arrin këtë shpejtësi bën një e përpiqet që miqtë t’i ketë më të mirë se shpërthim të fuqishëm. Aeroplani i parë supersonik veten. Po ju a dini t’i përzgjidhni miqtë tuaj? për udhëtarë është « Konkordi ». Ai udhëton me një Një nga miqtë më të hershëm e më të lakmuar shpejtësi 2333 km/orë dhe mund të fluturojë nga prej atyre, të cilët rendin pas dijes dihet që NEË YORK në Londër për tre orë. është libri. Lum kush miqësohet me të! Kam një bindje që, disa prej jush nuk e dinë Thyerësit e rekordeve Aeroplanët e fillimit ishin të lehtë dhe të saktë se sa shumë lodhet xhaxhi shkrimtari paqendrueshëm, kurse motorët e tyre shpesh e poeti, për të arritur libri gjer tek ju sa më i prisheshin. Fluturimi atëherë ishte shumë tërheqës, mirë e sa më tërheqës. por i rrezikshëm. Më 1909 Luis Bleroi bëri të parin Mundet nuk dini dhe aq shumë se sa shumë fluturim me motor përmes Kanalit të La Manshit nga punë e mundim i duhet regjisorit që kërkon Franca në Angli për një kohë vetëm 37 minuta. Ami të nxjerrë për ju një shfaqje kukllash sa më të Xhonsoni fluturoi nga Anglia në Australi më 1930. këndshme! Iu deshën 19 ditë, sepse ajo kishte nevojë të ulej për Sikur të kishit më shumë njohje, me siguri të mbushur aeroplanin me benzinë. që edhe me librat do miqësoheshit më shpejt I mblodhi Hëna Logli, klasa e IVF e më shpesh edhe me teatrin e kukullave. Pa më thoni, më bukur është të lozni tek një Edukatë vend i posaçëm për ju, apo në mesrrugë a mbi Një nga miqtë më të trotuar, ku mund të pengoni drejtuesit e hershëm e më të lakmuar automjeteve e kalimtarët? Them se e kuptoni vetë ju… prej atyre që rendin pas Çdo fëmijë lindet prej nënës një krijesë dijes, dihet që është libri. Lum kush ëngjëllore e pastër dhe e çiltër. Po a përpiqen të rriten të tillë? miqësohet me të! Ç’mrekulli sikur të ndodhte kështu! nga Jorgo TELO, poet, shkrimtar Të kuvendosh, me ju, fëmijë është kënaqësi e veçantë. Nga pozitat e një prindi, ish mësuesi e si krijues, po u drejtohem me zemër të hapur e me dëshirën e mirë, i bindur se ju do të dini të më kuptoni drejt. Nëse ju, fëmijë, dëshironi të jeni kënga e së ardhmes, ne të rriturit jemi të vetëdijshëm se, meritoni shumë e më shumë nga sa keni arritur gjer më sot. Shumëkush e di që ju i gëzoheni qiellit të kaltër e jo ajrit të ndotur apo rrugëve të përbaltura e hedhurinave të vërvitura sidokudo. Ju u gëzoheni luleve të vesitura e jo lulishteve të shkelura e pemëve degëkëputura nëpër trotuare e kudo. Ju i gëzoheni dritës e kurrsesi errësirës së frikëshme. Gjatë verës ju i gëzoheni një deti të qetë, ku vallëzojnë ëmbëlsisht valët lozonjare e nuk doni ujëra të turbullta që i vërsulen rrugëve të qytetit a fshatrave gjithandej.

POESIE Kristi Kanina klasa e VIIB Il giorno della scuola I giorno della scuola e’ e sara’ La piu’ bella cosa della nostra terra. Il giorno della scuola e’ una bella cosa, Insieme con la mia stanza luminosa. Il giorno della scuola e la Chiesa del Vaticano, quando impariam la lingua, fortunati siamo. La scuola e’ la casa dei bambini E’ il nido di molti uccellini. Sopra la scuola il cielo e’ terso, dove si puo’ vedere tutto l’universo. Sopra la scuola il sole e la luna sono gli angeli della nostra fortuna.

Impuls

Shkurt 2007

Lorena Peçi Pa ty jeta s’ka kuptim Nëna ime e dashur, sa shumë që të dua, më e shtrenjta fjalë që unë dua të shkruaj. Ti mua më linde, më rrite me mundim, pa ty, moj nëna ime , jeta s’ka kuptim. Nuk di si ta shpreh, dashurinë për ty, veç me dhjeta në mësime… Më të bukurën fjalë që zemra lëshon, mjerë për ata fëmijë që nëna u mungon…

I colori Sono veri, sono beli, sono buoni e a volta severi. Sono muti, sono brutti, sono carini, cosi come i caldi panini. Sono sorelle, sono fratelli, ma sembrano veri sopra ai miei capelli. Sono molti, sono forti, ma qualche volta sembrano morti. Un sogno terribile

da Anxhela Isaraj IVB

Un giorno sonno andato dalla mia nonna in campagna. Faccendo una passeggiata’ mi si e’ apparso un serpente che mi ha detto : - Ciao Angela ! Io ti amo tanto. Ti voglio abbraciare. - Cosa ?! - Gli ho detto io, e sono scapota di corsa della paura. - Oh, moi Dio ! Avevo fatto un sogno terribile.

Eleni Çuçani IVD Il mio sogno nell caseto

Quando saro’ grande, voglio diventare una dottoresa, per curare tutte le malata dell mondo. Voglio inventare una medicina per curare ogni malatia’. Ogni persona sulla terra sara’ forte per creare un nuovo mondo, bello e senza guerre. Io voglio che sulla terra regni la pace’ e l’armonia. La terra deve essere un vero paradiso. Io so che relizzero’ questo mio sogno e mi auterano anche tutti i bambini dell mondo.

Klea Fule IVD Noi giocchiamo in palestra, prima che viene la maestra. Andiamo in classe quando suona il campanello ci sediamo al banco e cominciamo a imparare.

Enea Babameto VIIE

Teo dice Quando mi sveglio alla matina, credo che voglio fare prima, ma i piedi mi portano in cucina cosi dedico di mangiare una carotina.

Kristina Zisaj IVD E venuta l’estate Com’ e bella l’estate, com’e dolce e’ colorosa e la stagione piu bella dell mondo !

Iris Hyka IVD

Alla mamma Sei bella come un fiore, dolce come l’olbicocca ; ti voglio un grand’bene anche’ quando mi dicci tu sei la mia cocca ! Përgatiti për botim : Desela Nuredini

Sponsor i Nr. 2

Z. Adrian Kokalari I nisur nga dëshira e mirë dhe pasioni për Gjirokastrën për të impulsuar talentet e reja, në fillesën e tyre, ndërmori këtë akt qytetërues për të konkretizuar vizionin e së ardhmes. Shembullin e z. Adrian duhet ta ndjekin të gjithë intelektualët, të cilët të luftojnë për një ndriçim intelektual të qytetit të gurtë. Këshilli botues dhe redaksia e gazetës « Impuls » e falenderon për këtë nismë intelektuale.

3


Impuls

Shkurt 2007

Shpërthimet poetike kërkojnë që të administrohen dhe të nxiten. Në redaksinë egazetës kanë mjaft krijime të nxënësve , që shumë prej syresh , më e bukura është se shprehin ndjenjën me një temanikë të larmishme. Duhet të impulsohen këta fëmijë të talentuar. një dritë në errësirë, Olsa Zilfo Ira Memo kapur vogëlushët si « shkronjat » e këmbët nuk të mbajnë,

klasa VI B Dëshirat Dhe pse jam e vogël, Unë kam shumë dëshira… Rri dhe mendoj : « Cila është më e mira ?! » Të bëhem sportiste ? Do stërvitje shumë. Të bëhem poete? Talent a kam unë?! Të bëhem balerinë, Të kërcej si flutur ? Duhet , o fëmijë, të jetë gjë e bukur ! Mami më thotë shpesh : « Mëso e merr dhjeta, se kur të rritesh, të mëson vetë jeta ! »

Klejda Kore klasa e IVD

Motërza e vogël

një zemër e artë

do ndihet më mirë !

Kristiana Musta

Ç’gjuhë e bukur ! Fjala jonë, fjalë e artë, më e lashta në këtë botë… Si ajo tjetër nuk ka, ne « shqipe » të duam fort ! Gjuhë të huaj kam mësuar, si të kexoj e si të shkruaj, si të shpreh mendimet e mia,… Oh, ç’gjuhë të bukur ka Shqipëria, gjallëron ndjenjat e mia !… Gjuhë e bukur dhe e fortë si ajo nuk gjen në botë,… Sa e bukur gjuha jonë !…

Gabriel Prastaj Veshja ime

Bluza ime prej pambuku është e blunjtë dhe e bukur, një qenush të bukur si bora, dalmatia me shumë njolla. Dhe kapuçi me arush, më mban ngrohtë e më bën prush. Pandallonat me shumë xhepa me luanë dhe me zebra, koleksion në veshjen time kafshët janë për zbukurime.

Kam një motër, oh, sa të vogël.. Me të luaj , me të rri, por, po i ngacmove një lodër, thonjtë t’i hedh dhe kur rri… Bredhin e Vitin të Ri e vura, e zbukurova sa mirë, i vendosa lodra, llampushka plot dritë, motra e vogël tak – tak me doçka ; Joxhena Rabi nuk la gjë pa ngacmuar Në kopshtin zoologjik sa e qetë i thashë : Një ditë kopshtin zoologjik erdhi një « Shpirti motrës, mos me duar !… ». luan i ri. Atë e quanin Simon. Mira dhe Ana, kur po shkonin në plazh, Elena Kuro papritur, panë luanin. Atyre u Krenarinë nuk e fsheh… pëlqeu shumë luani. Sa herë që del diell a hënë para syve Kostumi im i gjumit më del ti, o nënë ! nga Rei Qendro Nënë, moj nënëza ime, Kostumi im i gjumit është prej prit prej bijës shumë urime ! pambuku. Ai është ngjyrë portokalli Ti, moj nënë, më dhe jetë, me tegel blu. Është me figura të nënë e dashur më dhe fletë, ndryshme kafshësh si : peshq, më dhe krahë të fluturoj, dhelpra dhe arinj. jetën time ta adhuroj… Zemra ime për ty rreh, Joana Garo krenarinë nuk e fsheh. klasa e IV A Jam krenare për ty nënë, Gjelbërim përherë plot thesare më ke dhënë, Ju mësuesja ime më ke dhënë urtësinë, që më jepni dritë, më ke dhënë mençurinë ! që më jeni dije, Gjithë jetën, shpirt, o nënë, me ju jam përditë. për ty zemra buroftë këngë ! Ju mësuese Flora, ju dua kaq shumë, Ersant Veizaj në zemër je mbyllur, sa të jetoj unë, Paqja dhe lufta Mamin e mësuesen Kishim pëllumba i kam paralel u kthyen në armë, si pranverë me lule kishin dashuri, gjelbërojnë përherë… u kthye në urrejtje ; Kur më ledhaton, kishin respekt, shikon e buzëqesh, u kthye në poshtërsi. zemra ime e vogël Kisha një nënë , tani s’e kam më, sa vrullshëm që rreh… kisha një baba, tani s ‘e gjej… Iris Hyka Ishim në paqe, klasa e IV D jetojmë në luftë, Betimi im ky makth shpirtin Sa i madh je për mua, po ma vret. historinë tënde e dua,

Isabela Tafili

Jetimi Ecin në rrugë qorre, pa sy e pa krahë, fjalën dashuri zemra jo s ’e ka… Zemra e tyre akull, qielli plot me re, ëndrrat u shteruan, ata s’janë si ne ! Kanë nevojë për dritë, kanë nevojë për shpresë, por edhe shpresa ikën, kur nënë të vdes ! Jeta e tyre bosh, si hapësirë e zezë, ecin të hutur, pa ëndra dhe shpresë… Jepuni një dorë,

4

që të jem një njeri më i mirë, i mësuar, i ditur, i lirë, për këtë do të punoj, ëmbëlsinë të ta dhuroj, rrotull botës do të shkoj, i dashur Atdhe, kurrë s’do të të harroj ! Ky është një betim që del vërtik prej gjoksit tim.

Vjosana Korbeci klasa e VII A

« Fëmijët janë shpresa, gëzimi, e arthmja » E frikshme duket bota, kur hapat hedh ngadalë, asgjë nuk është e jotja, kur ka veç zhurmë dhe fjalë. Ti ecën pak më tej

një botë e magjishme të shfaqet ballë për ballë. Është bota e fëmijëve, krijesave të ëmbla, ata janë veç ëngjëj që çiltërsi mbajnë brenda. Në sytë e tyre të shkruar duket qartë gëzimi, janë e ardhmja e afruar, janë shpresa në këtë botë zhgënjimi

Arjona Hoxha

Shqipëria S’ ka në botë më të mirë se sa ti, shqipja ime, aq e dashur, aq e dlirë, të kam unë si nënë time !… Të kam mama të vërtetë Shqipja jonë si ylberi…

* * *

Era ka filluar të shkruaj poezi, ndërsa vëllai i saj Geri, i cili është në klasën e parë pikturon dhe lexon shumë bukur. Era, meqënëse është në klasën e pestë, e ndihmon shumë vëllain e

saj të përparojë në mësime. Të dy fëmijët i gjen gjithmonë duke mësuar. Prindërit e tyre e ndjejnë dëshirën e madhe që kanë vogëlushët për t’u pajisur me dije dhe kulturë. Madje duhet thënë se, babai Selami dhe mami Merita në vijueshmëri kontrollojnë ecurinë e tyre në mësime. « Vetëm në këtë lëndë kam një nëntë, - na thotë Era dhe shpreh pakënaqësinë për veten duke të vështruar me sytë e saj të bukur dhe ëngjëllorë. - Por do ta përmirësoj patjetër këtë javë duke marrë dhjetë ! » - përfundon ajo. Ne ndjejmë pasionin dhe dëshirën e madhe për të mësuar. Ky është një shembull i mirë për ju fëmijë.

Era Shameti

1. Dhjeta çdo ditë i sjell… Gjyshja ime është shumë e mirë, po më rrit me shumë dëshirë. « Tekat » e mia po m’i plotëson, ku unë dua, ajo më çon. Më gatuan plot të mira, midis tyre ëmbëlsira. Kek me rrush dhe me bajame, gjyshja ime kapetane. Sa e dua gjyshen time, e di kjo zemra ime. Që të gjitha ia shpërblej, Dhjeta çdo ditë i sjell… 2. Zemra ime porsi zog Me dhuratë te ti vrapoj për ditëlindjen tënde… Vendosma dorën pak në gjoks si më rreh kjo zemra ime, porsi zog… Mezi kam pritur të të uroj, ty, o mami ime e mirë ! Lule e vargje dhuratë për ty sot

s’ka më të bukur urim.

Bjori Thana

Pas abetares… Është ditë e veçantë, dielli plot bukuri shkëlqen mbi Gjirokastër,… Fëmijët e klasë së parë sot janë të gëzuar, mësuan shkronjat, tani po lexojnë… Nëpër rrugë vlon gjallëria, jeta ecën plot gëzim,

dorë për dorë në lexim,… Gjithë qyteti im në kërcim…

Liri Berzani

Kujtimi S’e pashë dot për herë të fundit, nuk e arrita dot të shkëmbej fjalën,… Nuk u thirra dot syve të tij të bukur, nuk ia dëgjova dot zërin dhe fjalën e fundit… Tashti njeriu i dashur, dajua im, rri atje n ëmur dhe vështron teksa mbi sytë e mi shpërthejnë dy pika lot të bukur dhe e ndiej, i vjen mirë për ngrohtësinë time të shprehur…

Melina Belica klasa e VIIA

Kur ata na përcjellin kujtesën Gjyshin e dëgjoja me vëmendje, teksa shpaloste historinë e të parëve tanë, (Ç’trima ke pasur, o Atdhe !) E lexoja këtë në sytë e gjyshit, Kur në sytë e tij ish ulur krenaria që u përcillej syve të mi… « Të parët tanë, - thoshte gjyshi,e donin lirinë, si ajrin, e donin atdheun me shumë dashuri, sakrifikonin gjakun, luftonin në qiellin e vrarë nga trishtimi, që fëmijët e brezit pasardhës

te mos kishin ndjenja të vrara kujtimi…

Spirulla Bare klasa e VII A

Fëmijëria jonë Ëndërrimet që s’u plotësuan, lojërat që s’u larguan, të qeshurat që s’ndaluan, kujtimet që s’u harruan… Ikin, ikin fluturim, ikin e s’kthehen pas, copëza kujtimesh në largim, treten dalëngadalë… Fëmijëria jonë gëzim sjell në jetë, shpresë për të gjithë, jetë për atdhenë. Kjo është fëmijëria e çmuar si flori, e gdhendur nga magjia, e thurur për liri !

Selita Gjoça

Dëborë dhe dhurata Dëbora e bardhë mbuloi çatitë, rrugët , liqenet, kishat, xhamitë… Oh, moj dëborë me bardhësi, e mirë je për ne që jemi fëmijë… Po për barinjtë e gjorë që ditën e natën s’rrinë në shtëpi ?! Zogjtë në dritare bëjnë ciu – ciu, i ka zënë dëbora, furtuna dhe erë e Veriut…

***

Erdhi Viti i ri, ç’kënaqësi, dhuratën më të bukur ta dhurova , mësuese ty… Veç s’janë dhuratat gjëja më e çmuar, por dhjetat që të bëjnë të gëzuar !

Albina Shehu klasa e VI B

E rralla Nënë Tereza krijoi e ç’nuk krijoi në Kalkutë, në Indi…. Sytë e saj shikojnë nga lart, është shndërruar në Perëndi. Kurrë njeri ajo s’mallkoi, dorë e saj gjithnjë në bekim, Nënë Tereza sot e Parë, e njohur në vendin tim… Emri i saj shumë i rrallë, gëzim i madh ardhja e saj figurë e dashur e respektuar, ndaj në zemër unë e mbaj !

Shoqëria shkollore Nis të shkruaj unë kujtime për shoqen e klasës sime… S’di ç’të shkruaj më parë, rezerva ecën ngadalë… Kam aq shumë për të shkruar … Ah, kjo shoqëria shkollore, nuk u shkruaka në fletore ! Elisabeta Shena klasa e VII E Zëvendësimi stinor Pranvera po vjen, dimrin më s’e gjen… Lulet që po çelin , borën e përcjellin. Natyra, oh, Natyra, plot lule e plot ngjyra, plot lule dhe pemë, dielli shkëlqen ! Uji si kristal, po zbret nga mali, mbi liqenin e qetë derdhet shpejt e shpejt. Bilbili më s ‘këndon, (Mbaroi për sot) Dielli perëndon me natën po lot. Po kur vjen prapë dimri, pranverën s’e gjen, lulet që thahen nga pranvera ndahen…

Enca Babameto

Dimër Dimër të ftohtë me stuhi na sjell festa e Vitit të Ri, Dimri borën po na sjell e zbardh vendin kurdoherë. Borë e bardhë si akullore lozim ne me topa bore. Dimri është shumë i ftohtë, ndaj dhe ne s’durojmë dot, veshim pallto e kapuça veshin xhupa e pellusha. Dimri vjen dhe ikën shpejt, siç do të iki dhe sivjet !

Estela Doka klasa e VII C

Dy fjalë bashkuar qëndisur tri rrokje

Atdheut

Në mendje dhe zemër, kodra fusha e male, ti na je ngulitur. Derdhën gjakun lumë trimëritë shqiptare, të të iknin dimrat, të vinin behare. Të merrje frymë, frymë të lehtësuar, ndaj shqiponjat sot kthehen fluturuar. Dhe kur shkojnë larg ndihen afruar… Eh, ç’mall i përvëluar! Brenda teje ky emër, na ngjall emocione, dy fjalëbashkuar qëndisur tri rrokje.

Gazeta botohet nën drejtimin e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” me qendër në Gjirokastër Kristaq F. Shabani IWA 03550692553056, 00355692239594 Kryeredaktore: Shaniko Bici Z/Kryeredaktore: Rudina Bajraktari, Aleksandra Shabani Redaktore: Desela Nuredini Informacion: Xhesi Cinga, Xhuljana Çako, Ridëll Logli, Këshilli botues: Zana Kane (kryetare i Këshillit botues), Silvi Peta, Nevila Shehu, Anxhela Hyseni, Gerta Tola, Antoneta Qirici, Denisa Çabeli, Julian Skëndo, Viola Meçaj, Shpresa Koçi. Adresa: Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Lagjja “18 shtatori” Pallati 87/4 Gjirokastër, Albania Tel.003558465867, 003558462910 Informacioni: Zyra e N/ drejtoreshës së Shkollës “Koto Hoxhi” Gjirokastër


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.