PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
METE M. PEÇI
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA FAMILJA MAGRIP PEÇI Monografi
1
Mete Peçi
Autor: METE M. PEÇI Titulli: “PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA” monografi Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM Korrektore letrare: FLUTURA DERVISHI Përkthyese: Aleksandra Shabani IWA, WPS Recesent: Islam Kalemi Art grafik: Dashamir Vraniçi Sponsor: Islam Peçi U përgatit nën kujdesin e LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA
Copyright © METE M. PEÇI, 2013
Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Marin Barleti” Tiranë, 2013 2
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
*** Ia kushtojmë këtë monografi gjyshes sonë Narze, prindërve tanë: Magrip dhe Gastare; familjes sonë, e cila u ngrit nga skamja dhe varfëria, në sajë të përpjekjeve dhe vullnetit të të gjithëve. Sot familja jonë është kthyer në një kala, duke u shtuar në numër e duke jetuar me dinjitet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të fuqishme të botës si: SHBA, KANADA, ANGLI, SUEDI tjerë. Pjesëtarët e kësaj familje po tregojnë se dinë të jetojnë dhe të kontribuojnë në komunitet si dhe ta tregojnë veten të emancipuar... Ata gjithmonë kthejnë kokën nga vendlindja, nga Porta, ku u nisën... Falënderojmë sponsorin e kësaj monografie, vëllain tonë, Islam Peçi, i cili mundësoi daljen e saj në dritë si dhe përkushtimin e gjithë vëllezërisë për kujtimet e tyre, të cilat u përfshinë në këtë monografi. Falënderoj gjithashtu dhe Eqrem Peçin, Luftar Budon, Faro Zumbulin, Mimoza Peçin që dhanë ndihmesë. Autori Picar, 28 Mars 2013
3
Mete Peรงi
4
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Gjyshja , Narzja
Gastare dhe Magrip Peçi 5
Mete Peçi
KUJTESË PËR PRINDËRIT O Magrip dhe Gastare, Krijuat familje të madhe, Shtatë yje e tre Sorkadhe, te dhjetë i rritët me halle, kokën s’e ulët fare. Magrip, ti ke shumë vlera..., Një jetë kalove në Miniera, Ti rrite dhe Inxhiniera, Inxhinierë e Infermjera, Ushtarakë e Shofera. Pasurinë kishe: fëmijë, Të gjithë të kishin zilinë… Të gjithë me shkollë e dijë, Të plotësuan porosinë. Gastare, një mëmë e madhe, Sa në fusha e në male, Mblidhje bimë mediciniale, Dhe e sëmurë, ti nuk u ndale! Nënë, rrite dhjetë fëmijë, Krenarë janë për ty të gjithë... Nënë e madhe, pa llafe shumë, PER TY BIEM NË GJUNJË! Islam Peçi 6
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Një zanafillë e bukur, e cila startoi këtë libër thesar Një ditë, parandjeva se u befasova me vetveten. Isha me mendimin për të pushuar në fshat. Parandjeva diçka të bukur, e cila po zbriste në mendjen time. Mendoja për jetën; për jetën në përgjithësi dhe prekja jetën e veçantë të familjes tonë. Solla nëpërmend sa kisha shkruar dhe, natyrisht, që do të shkruaja dhe në të ardhmen, në gjini të ndryshme letrare: poezi, prozë, publicistikë. Botimi i fundit imi ishte monografia e Çelo Picarit dhe kam përgatitur për botim një libër tipik dypjesësh me mbizotërim të gjinisë së intervistës, libër, i cili, në thelb, ka emigrimin... Por, befas, më erdhi në mendje pyetja: “Pse të mos shkruaj për familjen tonë të madhe të Peçaj, e cila tashmë i ka kaluar të njëqind anëtarët e saj?...” Dhe pyetjes i dhashë vetë përgjigje. M’u ndez një zjarr i madh dhe përgjigja doli e fortë: “Po...”. Ishte një “po” shumë e guximshme, e cila, natyrisht, kërkonte shumë punë, pasi familja kishte një histori të jetës së saj dhe ajo duhej përcjellë në breza. Ka aq shumë për të shkruar, sa mund të bëhej dhe një libër për çdo anëtar të saj dhe jo një libër i vetëm, për kaq anëtarë, pjesëtarë të saj... I thashë vetes: “Duhet filluar sa më shpejt...”. E qortova veten se këtë nismë duhet ta kisha marrë shumë shpejt, pra më herët, por, megjithatë, përsëri thashë me vete se ishte herët. Fillova tentativën, sikur dikush më kishte dhënë urdhër të formës së prerë dhe fillova të hidhja disa rreshta. E zhvillova mendimin, duke patur parasysh një fakt 7
Mete Peçi
kokëfortë: Ishim dhjetë familje të një trungu të fuqishëm dhe pastaj me rritjen dhe burrërimin kishin lindur dhe familje të tjera... Dhjetë familje të trungut... Cila është prejardhje e tyre? Cila është rruga e përshkruar prej tyre në kohë? Këto pyetje kërkonin në kokën time përgjigje... Por pyetja më e madhe ishte e formuluar në atë çast : “Nga kanë ardhur prindërit e tu ?” Ndaj i thashë vetes: “Lere një gjurmë në brezat, një krenim për nipër, mbesa, stërnipër e stërmbesa. Kështu, më dukej, sikur më thoshte një njeri, i cili ngjasonte me një nga të parët e mi. Unë, në atë çast, përmblodha veten dhe m’u shkrep e m’u përhap ky mendim, i cili më zuri hapësirën time të mendimit dhe nuk më shqitej... Dhe, në këtë çast, me mendimin tim, u bashkua dhe fjala e paraardhësit tim të moçëm: “Ç‘pret, jemi në vitin 2010 dhe ende nuk ke shkruar historinë e fisit?!... Ty të jepet për këtë. Filloje... Letrën e ke përpara... Hidh gjithçka të bukur në atë letër të bardhë dhe leje në breza...”. Zëri dhe shfaqja e njeriut tim të fisit më dha forcën e duhur, më shtyu të përparoj në këtë ide të bukur, të zgjohem dhe të kaloj në përfytyrimin tim gjithë historinë, çfarë dija dhe më shtyu të nisem me guxim, për të zbuluar ato që nuk dija... Pyetja: “Nga t’ia filloj?”, më nxiti të kërkoja rrjedhën e nisjes..., burimin, i cili, pa dyshim, do të më çonte drejt asaj porosie të madhe. Në atë kohë kisha dorëzuar për botim librin monografik “Bota e Guximtarëve”. Zëri i parardhësit vinte dhe forcohej: “Përgatite “Botën e guximtarëve” dhe nuk guxon të shkruash për ne, për vete?! Po shkruaj, se do t’ia arrish patjetër kësaj...”. 8
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
U mbusha me një besim të paparë. Më erdhi një frymëzim, i cili më shtynte të hidhja mendimet në letër. Dhe, ndërkohë, lashë çdo punë, që kisha në duar dhe fillova të shkruaj këtë monografi... Nuk e kisha aq të lehtë, sikundër u shpreha në fillim, dhe mora guximin të shkruaja... Kontrollova shënimet, kujtimet dhe ç’kisha shkruar për këtë temë. Fillimisht, m’u duk e lehtë, pasi fillova menjëhere nga kujtimet e viteve të vuajtjeve, duke veçuar prindërit e mi, të cilët, nëse do të kishte njerëz, që kishin vuajtur më shumë në fshat, apo në krahinë, e që ishin robtuar gjithë jetën, këta ishin prindërit tanë: Magripi me Gastaren... Një histori e madhe vuajtjesh , mundimesh e sakrificash të pafundme! Çuditërisht, pavarësisht, se në fillim, thashë me vete, se po ecja, sikundër duhej, ndjeva një stonim. Kuptova se nuk ishte aq e lehtë, sa m’u duk mua në fillim. Natyrisht, dilnim shumë probleme për të realizuar një vepër të tillë. Kërkohej punë intesive, shfletim, grumbullim faktesh dhe ngjarjesh, ndodhish, kërkime dhe studime të fenomeneve të jetës, të përjetuara nga fisi im. Por kjo nuk realizohej vetëm. Kjo realizohej me kontakte, dialogime, gërmime, pra eksplorim në vitet, dekadat dhe shekujt, të cilët kanë kaluar e, sidomos, koha e largët, kërkonte shfletim të madh dhe një rol këtu lozte dhe dialogimi, tregimi gojor, përcjellja nëpërmjet krijimit të mbajtur përmendesh... Biseda me të moshuar ishte një nga punët më të rëndësishme, por edhe ata ishin të pakët... Pra zbulimi i asaj, e cila nuk është shkruar, kërkon mund të madh dhe punë kërkuese. Nuk më mungonte vullneti, këtë gjë e kisha treguar në fillimin e çdo pune, të cilën kisha filluar. Duhej gjithçka të pasqyrohej dhe, 9
Mete Peçi
për këtë, duhej gjetur metoda e pasqyrimit... Caktova se ç’procedurë duhej të ndiqej. Detyrimisht caktova dhe “partnerët” e mi në këtë aksion monografik... Por edhe realizimi i kësaj nuk ishte e thjeshtë, kurrsesi... Ishim një familje, ishim një fis i madh, por shpërndarja tashmë e kësaj familje, e këtij fisi, krijonte probleme në zbulimin e gjithçkaje. Pra, më duhet të bisedoja me vëllezër dhe motra. Emigrimi kishte bërë punën e vet dhe vështirësia rritet në kontakt e sidomos në këtë sipërmarrje, e cila kërkonte, patjetër, kontakt dhe biseda. Pra, dalin në dritë shumë mosrealizime... Familja ime, fisi im ishte, natyrisht, pjesë e historisë së një fshati të tillë, sikundër ishte fshati ynë, Picari. Përgjegjësia për t’i dhënë diçka reale brezit, që jeton dhe rritja e kësaj përgjegjësie për brezin e ardhshëm më brente.
10
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
*** Do të japim, parasëgjithash, një tablo të shkurtër për Picarin, për të cilin ka mangësi historike, në lidhje me të dhënat për të. Po kështu vëmendjen do ta përqëndrojmë te fiset e fshatit, material dhe ky i paktë, i siguruar me vështirësi të madhe, nga aq sa është shkruar për fshatin tonë. Duhet ta shpreh këtu në këtë monografi se, fare pak është shkruar për fshatin tonë dhe kjo ka qenë e lënë pasdore. Pak është hulumtuar dhe gërmuar në këtë drejtim. Por, një rol të madh, në zbulimin e disa të vërtetave, ka luajtur kujtesa e transmetuar nga njerëzit. Unë kam qenë i kujdesshëm dhe mbaj mend transmetimet e gjyshes, babait dhe të nënës si dhe të njerëzve të moshuar, të cilët kanë pasur kujtesë të fortë. Edhe njerëzit e tjerë, këtu në Picar, mbajnë mend çfarë u kanë përcjellë të moshuarit në familjet e tyre... Mund të them se edhe me përçapjet, të cilat janë bërë që fshati ynë të kishte një historik të saktë e paraqitës, nuk është bërë i mundur realizimi apo botimi i tij. Dhe ajo që është shkruar, është shkruar me cungime. Nuk jepet asnjë e dhenë e saktë se kur “është krijuar apo “lindi” Picari... Ndaj kjo mangësi na “pushton” edhe ne. Por unë do të mundohem të sjell të dhëna, të cilat them se janë të provuara historikisht. Në këtë kontekst, për të pasuruar këtë historik të Picarit duhet të vijojë puna për gjetjen e fakteve të reja, por edhe të mbështetura në të dhëna reale historike. Kryesorja e këtij libri është fokusimi i fisit të Peçajve. Do të bëjmë një përmbledhje të këtij fisi. Por, duhet theksuar, qysh në fillim, edhe këtu ka mangësi në gjetjen e rrjedhës së pemës gjeanologjike. Gjen vështirësi, sidomos, te kjo rrjedhë, e cila është vetëm 2-3 breza para nesh. 11
Mete Peçi
Një panoramë e shkurtër e fisit të Peçaj Duhet theksuar, qysh në fillim, se ky fis është një nga fiset më të mëdhenj të fshatit tonë. Është i shkëputur nga mëhalla (lagjja) e Goxhe, një mëhallë kjo, jo e vogël nga përmasa e shtrirjes dhe nga familjet, që e përbëjnë atë. Natyrisht, dhe këtu është hasur shumë vështirësi për ta pasqyruar sa më bindshëm, pasi nuk ka të dhëna, se si u shkëput nga mëhalla; rruga e ecur në shndërrimin e një fisi të kësaj përmase. Pra, e ripërsërit: nuk ka rrënjë të sakta... Thelbi i kësaj monografie është përshkrimi i jetës shumëplanshe të prindërve tanë, të cilët sollën në jetë dhjetë fëmijët, plot shtatë djem e tre vajza, që, së toku, kanë formuar një kala. Një kala që është e rrënjosur thellë. Kalaja, kjo, që kalon qindshen. Për prindërit tanë do të ketë lirshmëri të shprehuri në të gjithë kapitujt dhe nga të gjithë fëmijët e tyre. Mendoj se mund të ketë dhe ndonjë përsëritje mendimi, por ne do të mundohemi të mos përsërisim një fakt dy a tri herë... Pra, sipërmarrja e një monografie të tillë është e përligjur dhe vepruese. Ne do të kemi në dorë historinë e fisit, pavarësisht se kush ishte nisiatori, kush u mor me shkruarjen e saj, kryesorja është që brezat e rinj dhe ata të ardhshëm të njohin sa më mirë historinë e fisit të tyre. Mund të veprojë dhe harresa në përmendjen e ndonjë fakti, argumenti, ndodhie, por kryesorja është se pasardhësit tanë do të dinë të krenohen me parardhësit e tyre, të cilët ua lanë të shkruar historinë e fisit dhe, natyrisht, ata, nesër, do ta pasurojnë atë, do të ngrënë 12
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
“katet” e tjera të kësaj monografie. Ky, pra, është një dokument thesar për niprit, stërnipërit, mbesat dhe stërmbesat e familjes sonë... Ata nesër, sikundër u shprehëm, do ta pasurojnë këtë historik famijar, i cili, për nga gjërësia dhe hapësira trajtuese rrok edhe fshatin tonë e më gjërë. Këtu qëndron edhe një anë e fortë e këtij historiku të Familjes së Peçaj.
13
Mete Peçi
PICARI Është një nga fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm. Në tregimet gojore të trasmentuara brez pas brezi thuhet se, para treqind viteve, Picari ka qenë i vendosur midis Gurres së Progonatit dhe asaj të Gusmarit, rreth dy kilometra në veri të Progonatit. Nga studimet e bëra rezulton se harta ushtarake e botimit të parë të vitit 1962 e shkallës 1:100.000 (një centimetër në harte përfaqëson, pra 100 m në tokë). Hidhet dritë nga tregimet gojore, se 1240 m në veri të lartësisë 1076 është shënuar lartësia 1240 Mali i Picarit dhe poshtë saj, ende ka gjurmë të banesave të vjetra. Këto gjurmë dhe emërtimi i lartësisë 1240 m Mali i Picarit, rreth vitit 1700, në kërkim të kushteve më të mira, për të punuar e jetuar, janë zhvendosur dhe janë stabilizuar në pjesën juglindore, rreth 9 km në vijë ajrore nga fshati Progonat. Duke nisur nga disa mbiemra të banorëve të fshatit Picar, na lind e drejta të mendojmë se, banorët e këtij fshati janë ndarë në dy grupe, kur u zhvendosën: 14
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
GRUPI I PARË Udhëhiqej nga Lekë Dushi, i cili krijoi fshatin e ri, që mori emrin e tij, emër, të cilin e mban edhe sot fshati Lekdush. GRUPI I DYTË Grupi më i madh, i cili udhëhiqej nga Gjoni, djali i Lekës, i cili udhëtoi me gjatë dhe u vendos në pllajën me lartesi rreth 900 m, e pajisur me ujë të bollshëm të Myshnjës me klimë më të butë dhe toka më të bollshme. Mbajti emrin Picar për të treguar prejardhjen në vite. Në të kaluarën djali, si mbiemër, mbante emrin e babës. Edhe djali i tij mbajti emrin e tij Lekë dhe mbiemër Gjoni. Kështu u formua mëhalla e Gjonajve. Sot një vend në Picar quhet Lekgjon. Nga toponimet, të cilat përdoren edhe sot si: Kisha e Peçe, Gjiguga, Buçi i Zefit ( Sefere) e shumë emra të tjerë, të cilat tregojnë katërcipërisht prejardhje të vjetra. Kështu dalim në përfundimin se banorët e Picarit ishin kristianë. Një gur i xhamisë së Picarit datonte në vitin 1200 me kalendarin turk, ndërsa me kalendarin e ri do të thotë + 585 vite = 1785. Këtu, pra, kuptohet mirë se fshati është formuar disa dekada më parë. Mbas ndërrimit të fesë disa mbiemra ngelën të krishterë si: PEÇI, DUSHI etj. Nuk mungojnë dhe emra si: Evjeni, Parashqevi, Aspasi etj.. Banorët që ishin të Lekë – Dushit u zhvendosen në Picar, formuan dhe mëhallën e Mustafa Dushe, e cila përmendet edhe sot. Në Picar, krahas xhamisë, u ndërtua dhe një dylbe e Dervish Mahmutit, ndërsa në lagjen Koron, ku shtrihet Picari i sotëm, u ndërtuan dy teqe: njera në bregun e Koronit dhe tjetra në bregun e Rrodhes nga Veli Shehu. 15
Mete Peรงi
16
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Do të flitet më poshtë për mëhallet e fshatit, por, sipas disa të dhënave për prejardhjen e Picarit, na rezulton: mëhalla e Mustafa Dushe përbëhej nga dhjetë fise, shumica e të cilave u vendosën në Koron si: Haskaj, Muraj, Rrucaj, Bilaj, Saraçaj, Veliqotaj etj. Këta nuk ishin shumë të afërt me njëri - tjetrin dhe, shpesh, bënin krushqi me njëri - tjetrin. Këtë e vërteton edhe kënga: Mëhallë e Mustafa Dushe, këtu vajze e këtu nuse. Sipas këtyre argumentave thyhet mendimi se Picari e ka prejardhjen nga nga Lek Dushi. Harta, që disponojmë, është një dëshmi e kësaj që po shkruajmë. Mbas viteve 1915 shumica e picariotëve, të cilët u kthyen nga Vlora, të larguar nga fshati për shkak të luftës ballkanike të vitit 1914, i gjetën shtëpitë e tyre të rrënuara, të rrafshuara krejtësisht nga pushtuesit grekë. Si rrjedhojë e kësaj, shumë familje u sistemuan në Koron, Gropa e Barxhit, Shtëpëz dhe në ndonjë vend tjetër brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, duke marrë rrugën e emigrimit. Mbas Luftës së Dytë Botërore me çlirimin e vendit më 29 nëntor 1944, si dhe formimin e kooperativës bujqësore “Partizani” edhe ato familje, të cilat kishin ngelur në Picar, u ulën poshtë në Koron, për të qenë më afër punës. Pra u bë kështu fshati i madh, ndërsa Picari mbeti si lagje. Pas viteve 1990, me përmbysjen e sistemit socialist, filloi edhe lëvizja tjetër, e cila u quajt levizja e lirë. Një pjesë e familjeve shkuan nëpër qytete të Shqipërisë, një pjesë emigruan në shtete të ndryshme të Botës, një pjesë u stabilizuan në Votucë e në Humelicë; se si do të quhen këto vendbanime të reja, ende s’ kanë marrë ndonjë emër, për arsye se Humelica autoktone, pothuaj, është larguar 17
Mete Peçi
e tëra dhe aty ka vetëm vlleh (arumunë), të cilët kanë përfituar edhe tokë bujqësore, sipas ligjit 7501. Madje në këto momente, kur po paraqesim këtë monografi, Humelica i ka kaluar komunës së Kardhiqit, ndoshta padrejtësisht dhe para kohe. Më vonë mund të kalojë edhe gjithë komuna Picar, por, gjithsesi, kjo perspektivë do t’i lihet kohës. Për të plotësuar pak më mirë këtë material, mendoj të hedh edhe disa të dhëna disponuese lidhur me prejardhjen e Picarit. Banorët e Picarit në vendbanimin e lartësise 1240 m mbi nivelin e detit mendohet, se janë larguar para ndërrimit të fesë nga e krishterë në myslimane, rreth shekullit të gjashtëmbedhjetë. Lekë Gjoni, Gjon Leka, Gjikë Guga, Petraq, Peço etj, ku shumë emërtime të vendeve mbajnë emra e mbiemra të tillë, ekzistenca e xhamive e kishave me hoxhë, ku vërtetohet se ka qenë një mëhallë e Hoxhe (Hoxhë Vogli) ose Hoxhë Kalorit) e vërteton këtë prezencë, por nuk ka gjë të saktë për kohën e ndërrimit të fesë. Në këtë kuadër, kërkimi pavarësisht nga përpjekjet e mia, nuk kam gjetur saktësisht, kur është bërë ndryshimi i fesë nga banorët e fshatit Picar si dhe kohën e krijimit të Kurveleshit. E citoj këtë për përcaktim të saktë të periudhës. Në fakt ekziston, natyrisht, një histori si për Kurveleshin ashtu edhe për Labërinë. Shtrihen në disa qytete të jugut si Giirokastra, Tepelena, Vlora, Saranda, Fieri, Delvina dhe e gjithë Labëria ka mbi 160 fshatra. Ndërsa Kurveleshi, ku edhe ne bëjmë pjesë, përbëhet si më poshtë: Kurveleshi i Sipërm, që përfshihet në rrethin e Gjirokastrës: Picar, Kolonjë, Golem; Tepelena: Lekdushi, Progonat, Gusmar, Rexhin, Nivicë. Kurveleshi i Poshtëm shtrihet në Vlorë: Kuç, Kallarat, Bolenë, Vërnik; Saranda: Fterrë, Çorraj. 18
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
MËHALLËT E PICARIT Picari përbëhej nga katër mëhallë dhe tri më të mëdhatë kanë qenë: 1.Mëhalla e Skeno Agaraj ( Agai), Begaj, Seferaj) Në këtë mëhallë bëjnë pjesë: Seferaj, Bihuci, Zumbulaj, Demiraj, Sinanaj, Ngjelinaj, Ramaj. 2. Mëhalla e Goxhe. Në turqisht përkthehet e “madhe”, me shumë fise. Fiset e kësaj mëhalle janë: Peçaj, Goxhaj, Halaj, Malaj, Imaj, Dautaj; Mahmutaj, Gjonaj, Gunaj, Coraj, Kalaj, Rrapaj. Besoj se këtu mund të jetë krijimi i fshatit ose marrja e emrit Picar. Pra Gjon Leka, Lek Gjoni ose Peço, Picar. 3. Mëhalla e Hoxhaj Fiset e kesaj mëhalle : Rukaj (Harunaj), Budaj, Sejkaj, të ardhur në këtë mëhallë: Guçaj, Karabinaj. 4. Mëhalla e Mustafa Dushe përbëhej nga Saraçaj, Kokaj, Bejkaj, Ngjelinaj, Gorricaj, Rrucaj, Muraj. 5. Mëhalla e Ikone bëjnë pjesë: Thanaj, Ngjelaj, Duraj, Lapaj, Bilaj, Veshaj, Veliqotaj, Qepaj. Sipas zakoneve mëhalla nuk bënte krushqi brenda për brenda saj, pavarësisht se sa të afërt ishin, gjë që sot ka shumë ndryshime. Nga mëhalla kanë dalë fiset, siç i përmendëm më lart. Në fakt vetë fisi është i përbërë nga disa breza. Mund të jenë 4 - 5 e më shumë breza. Në kohët e shkuara mbiemra mbanin emrat e baballarëve, ndërsa sot ndodh më rrallë. Ka fise që nuk i kanë ndërruar si, për shembull, fisi ynë i Peçaj qëkur është ndarë nga mëhalla, nuk e ka ndryshuar edhe pse kanë kaluar disa breza. Mendoj se në mëhallën e Goxhe, fiset me të mëdhenj janë: 19
Mete Peรงi
20
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
fisi i Peçaj dhe ai i Imaj. Nga fisi Imaj janë ndarë: Veipaj, Lamaj, Biraçaj, Gjolekaj, Rrapaj, Azifaj, të cilët janë bërë familje të mëdha. Afërsisht kështu do të ndodhte edhe me fisin e Peçaj, nëse do të kishte bërë një ndryshim mbiemrash. Meqënëse kemi hyrë te fiset do të përqendrohem vetëm e fisin e Peçaj, ku do të jap disa detaje për t’u njohur pak a shumë më këtë fis, të cilit i përkas edhe vetë, por që mora përsipër të njoh edhe familjen e madhe me mbi njëqind anëtarë. Unë do të jap detaje për Peçajt e Picarit, që edhe kemi njohur më shumë, pasi edhe Peçajt e Erindit, të Kuçit janë të një fisi. Në Pecajt e Kuçit ka emra si Hasan, Kujtim, Mete, Xhafer, Hiqmet e të tjerë, ku, sipas të thënave Peçajt janë ndarë me shpërbërjen e fshatit, kur ishte, midis gurrës së Progonatit e Gusmarit. Një lidhje, për shembull, kanë pasur Peçajt si Hasani i parë me Skëndon, Fejzon, Meten etj., të cilët kanë jetuar mbi lagjen Gropa e Barxhit, te Shkoza e Peçaj, e cila dhe sot mban këtë emër. Lidhjet me këta Peçaj i ka pohuar edhe Xhafer Peçi, i cili jeton në Tiranë; ai është nga Kuçi. Edhe ata të Erindit kanë ardhur nga Kuçi për arsye hasmërie, sipas Bilbil Peçit, të cilin e kam njohur dhe kam biseduar me të, aty nga vitet 1980. Gjithmonë, edhe këto biseda janë me të dëgjuara, pasi dokumenta nuk gjenden, se jo të gjithë njerëzit kishin shkollë, për të mësuar në ato kohë dhe jo të gjithë e kishin mundësinë të shkruanin. Prandaj edhe unë mora përsipër të shkruaja këtë monografi, për t’u lënë diçka brezave, të cilëve edhe mund t’ ju duhet dhe t’i kenë reale, si është edhe koha që jetojmë.
21
Mete Peçi
Në fshat Atje gjen ajrin e pastër, Aty gjen qetësinë, Aty gjen gjithë njerëzit, Aty gjen dashurinë. Dhe po ke ikur larg, Ke ikur për një hall, Mos harro të kthehesh E të shkosh në fshat. Ngado që të shkosh, Sado mirë të rrosh, Prapë s’i ke të gjithë të mirat, Do të ngelet një bosh. Dhe gjumi s’bëhet i qetë, Do të shikosh një ëndërr, Për atë fshatin tënd, Aty, ku u bëre dhëndër! Dhe i vogël të kesh ikur, Vite i larguar me mbresa, Do të kujtohesh një ditë, Kur të të vijë kujtesa. Prapë fshati nuk zëmërohet, Për njerëzit që i kanë ikë, Nga mangësitë e theksuara S’punojnë dot të gjithë. Kretë, 9.9. 2000
22
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
PEÇAJT Nuk marr përsipër të bëj monografinë e fisit të Peçaj, por në vija të përgjithshme do të cek këtë fis me qëllim që familja jonë të njohë dhe të dijë të afërmit e saj, duke realizuar në këtë mënyrë një prezantim të saktë shkurtimisht dhe tipik. Vetkuptohet që do të shkruaj për familjet kryesore të këtij fisi, të cilat ashtu sikundër jemi shtuar ne, janë shtuar të gjithë me degë dhe degëzime. Natyrisht më pëlqen që të gjithë familjet e fisit tonë të shkruajnë monografitë e tyre, me qëllim që të realizohet një monografi e plotë dhe të pasqyrohet kështu gjithe historia e fisit, e cila kërkon punë të madhe dhe përkushtim... Jam i bindur se i nxitur edhe nga kjo monografi jona mund të marrin nxitje dhe familjet e tjera dhe të pasqyrojnë familjet e tyre në të gjithë komponentët...
23
Mete Peçi
Duhet të evidentoj qysh në fillim faktin që më i madhi përfaqësues i këtij brezi, në lidhje me moshën, ka qenë Shefqeti, me të cilin është e nevojshme ta filloja këtë njohje. Ai do të kishte jetuar më shumë, nëse nuk do të vdiste në burgun e Berishës në moshën 90 vjeçare, në tetorin e vitit 1995. Ka qenë pjesëmarrës i Luftës së Vlorës në vitin 1920, i Luftës së madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare për çlirimin e Shqipërisë, në vitet 1941-1944. Si rrjedhojë e zhdërvjelltësisë së tij dhe e kontributit, ai arriti të marrë gradën “Gjeneral”; po kështu atij iu akorduan dekoratat dhe urdhrat më të lartë të asaj periudhe: “Hero i Popullit”, “Hero i punës Socialiste”. Ndaj, në këtë kuadër, ai është një nga më kryesorët përfaqësues, që arriti deri në këtë stad, për të mos thënë më kryesori. Ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuuar e asaj kohe, me të cilin krenohej, jo vetëm fisi ynë, por edhe Labëria e gjithë. Por, ai ka pasur dhe një diçka të veçantë: Shefqeti ishte dhe një poet i zoti, poeti i parë nga fisi ynë.
24
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Poezi nga Shefqet Peçi Jam stërrrall që lëshon çika Jam stërrrall që lëshon çika, Jam nga malet që ka drita, Jam i rregjur nëpër prita, Jam krenar e s’më trëmb frika. Jam stërrall nga Shqipëria Jam mësuar me stuhira, Jam me shekuj në trazira, Jatagani bën kërdira. Jam nga vendi i krenarisë, Jam pjellë e Shqipërisë, Jam gjaku i gjakut të lirisë, Jam shqiponjë e Labërisë...
Sa vite kaluan Në burgun e Gjirokastrës në vitin 1942 U dogja u treta, ashtu si fanari, Për atë që dua, si margaritarin, Ujë të kulluar, që buron nga zalli, Ku ulet thëllëza, ku ulet sorkadhi, Ku fryn erë e ëmbël, mu si zë longari, Që kujton rininë, pranverën me lule, 25
Mete Peçi
Po m’u qep kalaja me këto bodrume, Këndojmë nga derti, rrethuar me mure, Kjo kala e shkretë mbushur me shushunjë, Që nga lart na varen, na bien në kokë, Në stromën me kashtë, na bëhen si shokë, Lagështi e madhe, sikur bie shqotë.
Për të shkuarën Ku i shkruhet asaj kohe të shëmtuar, Asaj jete gënjeshtare, të mallkuar. Botë e zezë, që na lidhte të dënuar. Rrinin fëmija në atër, të hutuar, Nga t’ia nisësh asaj bote plot mjerime, Gjithë vaje, gjithë halle mundime. Shitej burri me të holla, e ku s’vinte Që të merrte një thërrime, të lëpinte! Ikte burri të fitonte, linte ende, Bëhej rob i ndonjë qeni për të ngrënë, Se të zezat rreth në fyt e kishin zënë, Gati hauri mbi kokë, për t’i rënë, Kërcasin enët e thara, pa gjë brenda. Vitet e zeza që shkuan, aq të rënda, Luftën e madhe që bënë e patën të rëndë.
Edhe i moshuar Edhe i moshuar mund të lëshosh dritë, Sa të jesh i gjallë, derdhi energjitë, Për parti e popull bën natën dritë, Mos prano të jepesh, mos i humb fuqitë. 26
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Edhe i moshuar gjithnjë në sulm, Zemrën me çika, gjersa t’i japësh fund, Të mos leqendisesh, të bëhesh dudum, Si “ai “ të thonë dhe dollia “brum.
Në kasolle Mbyteshin me borë kasollet prej kashte, Zogjtë fluturonin, tek shikonin macet, Bora ishte e madhe, unë ngrehja çarqet. Do të zinim zogjtë ne fëmijët në baçe. Dhokani kishte zënë kunadh me mustaqe. Kur iu qasa pranë, si m’u kërcënua, Me ca sy të egër, thua m’u lëshua. Dhokani s’i ndahej, ai kthehej ndryshe, Ia lëshova vrapit, lajmërova gjyshen. Më tha: “Mos shko prapë se nuk është jona, Kasolle e gjitonit e ka nga nevoja, Është fukara, i duhen të holla, Ka fëmijë shumë, i ka mbytur bora”. Kunadhja në lak, kasollja e gjorë, Varfëri e shkretë, kallëz në dëborë.
27
Mete Peçi
1. Familja e Shefqet Peçit Bashkëshortja e Shefqetit ishte Katua; rridhte nga fisi i Koke, një grua e urtë, e zgjuar, e cila gjatë gjithë jetës së saj i ruajti me fanatizëm traditat, zakonet dhe doket labe. Ishte një këshilluese e zonja e të shoqit të saj. Të dy, ndërkohë nuk jetojnë. Nga kjo bashkëshortësi lindën fëmijët: Hankua, Rustemi, Agroni dhe Lumturia. Të katërt jetojnë në Tiranë. 2. Familja e Isa Peçit Isai ishte vëllai i Shefqetit, i cili ishte martuar me Hankon, e ardhur nga fisi i Bede, nga fshati Golem i Gjirokastrës. Fëmijët e tyre: Ratua, e cili nuk jeton, Floresha, Vullneti ( nuk jeton), Nurua (nuk jeton), Shaqja, Bashkimi, Vojsava, Dallandyshja. 3. Familja e Qemal Peçit Qemali ishte martuar me Miron nga Picari. Fëmijët, të cilët patën nga martesa e tyre janë: Karahmani, (nuk jeton), Demiri, Shahja ( nuk jeton ), Yllua. 4. Familja e Serjan Peçit Serjani kishte për grua Fatinë, nga Kolonja e Gjirokastrës; të dy nuk jetojnë dhe nuk kanë patur fëmijë. Kjo familja pra, sot, nuk ka asnjë pasardhës... 5. Familja e Elmas Peçit Elmazi kishte për bashkëshorte Shemen, e cila ishte nga fshati prej familjes së Ferrunajt, me prejardhje nga Kolonja, por që kanë qenë të shpërngulur dhe kanë jetuar në Picar. Të dy nuk jetojnë. Fëmijët e tyre janë : Liftua, Mediu, Jaçja, Evjenia, Qaniu, Axhemi, Dafina. Të gjithë jetojnë dhe kanë fëmijë. 28
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
6. Familja e Turani Peçit Turaniu ka patur bashkëshorte Sabon, nga fshati Plesat i Gjirokastrës. Si familje kanë jetuar në Bajkaj të Delvinës. Këta nuk jetojnë. Fëmijët e tyre janë: Republika, Vladimiri, Doli, Natasha, Vjollca, Etleva, Edlira. Të gjithë kanë familjet e tyre. 7. Familja e Mezin Peçit Mezini ka qenë martuar me Begzon, kuptohet nuk jetojnë. Fëmijët e tyre: Eqeremi, Erveheja ( nuk jeton), Refati. 8. Familja e Kujtim Peçit Gruaja e tij quhej Kano, ardhur nga fshati Zhulat, Gjirokastër. Të dy nuk jetojnë... Fëmijët e tyre: Avniu (nuk jeton), Xhafizeja, Parashqevia, Petriti (nuk jeton), Namiku dhe Vitoria. 9. Familja e Rrapo Peçit Gruaja e tij, Bulina, e ardhur nga fisi i Bihucaje nga Picari. Fëmijët e tyre: Nisibeja, Aspasia, Lejmane, Mjafte, Raiti ( nuk jeton), Sose, Edlira, Gjero. 10. Familja e Veliko Peçit Velikua ka qenë martuar me Mihasenë nga fisi i Murajve nga Picari. Të dy bashkëshortët nuk jetojnë, por nga martesa e tyre lindën fëmijët: Veizi, Ademi, Fatua, Sherua, Bariu, Arbeni, Majlinda, Hulusiu. 11. Familja e Sali Peçit Salihu është martuar me Shqiponjën nga fshati Vranisht i Vlorës. Si familje jetojnë në Vlorë. Fëmijët e tyre : Anila, Eltoni. 29
Mete Peçi
Duhet theksuar e sqaruar se kryefamiljarët, të cilët përmenda më lart, kanë pasur edhe motra, por duhet të shpjegoj realisht se nuk kam të dhëna të mjaftueshme, të sakta, për t’i paraqitur. Dihet që janë me mbiemra të tjerë, por edhe shumë prej tyre të larguara, gjë që kjo ka penguar thithjen e informacionit për to dhe përfshirjen në këtë monografi. Mund të përmend, në këtë rast, se motrat e Shefqetit dhe Isait ishin: Shero, Sefto dhe Zurhaja. Turaniu, Elmazi, Kujtimi dhe Rrapua kanë patur motra: Bebinë, martuar në Thanaj dhe Fatinë, martuar në Rrucaj. Qemali kishte motër Emlon, martuar në Saraçaj. Velikua dhe Saliu kanë patur motër Elmanë, e cila ka qenë martuar me Maksut Kokon. Desha të them se Peçajt nuk kanë qenë vetëm këta, pasi unë, e thashë më lart, se nuk do të shkruaj për të gjithë; madje të më falin për ndonjë gabim të bërë, deri tashmë, me këto sqarime të dhëna prej meje. Në fisin e Peçaj ka patur edhe një pjesë, të cilët nuk kanë lenë fëmijë, ose kanë lënë vajza, për të cilat është vështirë t’i gjesh, mbas disa dekadash dhe, madje, duhet thënë se, ka kaluar një shekull dhe vështirësia e informacionit është e dukshme. Njëri prej syresh është dhe kushëriri i babait tonë, Sqerja, i cili ishte vëllai i Serjanit. Sqerja jetoi në Shtëpëz, ku edhe u martua dhe lindi dy vajza. Njëra, Qeribarja, e martuar me Bejo Harunin dhe tjetra, Melua, e martuar me Zylfo Latifin, po këtu në Picar. Për këta, të cilët lidhen më tepër me familjen tonë do t’i paraqes më poshtë në këtë monografi.
30
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
LËVIZJET DEMOGRAFIKE Për të rishikuar edhe një herë lëvizjet e fundit të Picarit, duhet të nënvizoj se, Picari i sotëm është gjysmuar, sikundër shumë fshatra të Shqipërisë. Ky fenomen i ndodhur për shkak të lëvizjeve të lira. Edhe këtu, është vështirësuar shumë evidentimi dhe nxjerrja e saktë e statistikave, që, natyrisht, kërkon të dhëna të sakta, nëse nesër do të mendoja të shkruaja një libër me këtë temë për Picarin, më kërkohej një studim i zellshëm dhe gërmim për t’i evidentuar drejtësisht, duke u futur në detaje dhe kërkesa, duke i përcaktuar të gjitha me një saktësi të lartë. Kjo, natyrisht, kërkon së pari, vendndodhjen e tyre. Duke bërë një pasqyrim të renditur të prezencës së familjeve picariote, mund të konkludoj, si më poshtë gjendjen e prezencës së familjeve sipas vendndodhjes: 1.Në fshatin Picar jetojnë aktualisht, deri në maj të vitit 2012, 150 familje 2. Në fshatin Humelicë 30 familje (Duhet të keni parasysh shtrirjen nga kufiri me Shtëpëzin gjer te Ura e Kardhiqit). 3. Në qytetin e Delvines jetojnë rreth 12 familje 4. Në qytetin e Sarandës 18 familje 5. Në qytetin e Gjirokastrës 40 familje 6. Në qytetin e Tiranës 45 familje 7. Në qytetin e Vlorës 12 familje 8. Në qytetin e Lushnjës 8 familje 9. Në qytetin e Durrësit 16 familje 10. Në qytetin e Kavajës 7 familje 31
Mete Peçi
11. Në qytetin e Fierit 10 familje 12. Në qytetin e Beratit 4 familje 13. Në qytetin e Përmetit 8 familje 14. Në qytetin e Tepelenës 6 familje 15. Të emigruara në Greqi 12 familje 16. Në Amerikë 16 familje 17. Në Kanada 11 familje 18. Në Itali 7 familje 19. Në Suedi 4 familje 20. Në Gjermani 2 familje Pa përmendur që ka edhe në ndonjë shtet tjetër, por, meqenëse, nuk kam të dhëna të sakta, ngelet edhe kjo si “enigmat” e tjera. Sipas të dhënave historike rrënjët e Picarit janë thellësisht në histori dhe, madje, shumë fakte historike të tij nuk është mundësuar të njihen. Ndaj, këtu, ne paraqitëm disa të dhëna të cilat janë të faktuara historikisht. Shpjegime për Hartën Kjo hartë është përpunuar, sipas sistemit kordinativ, para viteve 1942, e shkallës 1 : 100.000, që do të thotë: 1 centimetër në hartën ushtarake, në tokë i takon me 1000 metra. Një kuadrat i kësaj harte përfaqëson dy kilometra, prandaj dhe iksi e ypsyloni janë për çdo dy kilometra. Vendbanimi i parë i Picarit mendohet të ketë qenë te lartësia 1240; ka kuadratin në kordinatat x 56 dhe y1. Vendbanimi i dytë i Picarit x 50 dhe y 18. Vendbanimi i tretë në vendin e quajtur Koron x 48 dhe y18. Një pjesë e picarjotëve, aktualisht, banojnë në tokat e tyre bashkë me banorët e Humelicës x 46, y 22. ( Këto të dhëna i kam paraqitur për të rritur njohuritë dhe dijet për brezat e ardhshëm, për të saktësuar diçka për njohjen e Picarit, të 32
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
paktën me këto të dhëna që disponojmë. Për të paraqitur këto të dhëna kanë dhënë kontributin e tyre, një ndihmesë të veçantë një nga kushërinjtë tanë, z. Eqrem Peçi, i cili ka qenë oficer me gradën Major dhe, kuptohet, një njohës i hartave ushtarake. Eqremi ka lënë në arkivin e tij shënime historike dhe shkrime të ndryshme, të cilat kanë rëndësi të veçantë në njohjen e Historisë së fshatit tonë. Ai jep një ndihmesë për problemet dhe njohjet patriotike. Këto janë disa të dhëna, që mendova të shkruaj për fisin e Peçajve të Picarit. Natyrisht, të tjerët me fakte të vërteta historike mund të shkruajnë dhe të evidentojnë ngjarje dhe ndodhi që pasqyrojnë jetën e fisit.
33
Mete Peçi
FAMILJA E MADHE
Familja e madhe jona, e Peçaj, nis me lindjen e babait tonë, Magrip, më 15 maj 1913 dhe me lindjen e mëmës sonë më 7 gusht të vitit 1924. Babai ynë, Magrip Peçi, është lindur dhe rritur në Picar. Mëma jonë, Gastare Zumbuli (Peçi), është lindur e rritur po në Picar. Magripi ishte i biri i Mazes dhe i Narzes. Gastarja ishte e bija e Mersinit dhe e Sumës. Kuptohet që hollësi do të japim më poshtë në lidhje me këtë. Nga gjyshërit, si nga mëma ashtu edhe nga babai, kemi njohur vetëm gjyshen nga babai, pra mëmën e babait, e cila quhej Narze. Narzja ishte bijë nga fisi i Çoçke të Kolonjës së Gjirokastrës... Maze Peçi, i biri i Fejzos, ka vdekur aty nga muaji nëntor dhjetor 1913. Babain tonë, Magripin, e ka lënë 34
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
vetëm gjashtë muajsh. Narzja, e ema e lidhi jetën e saj me të vetmin djalë. Një përshkrim i shkurtër i gjyshes sonë, Narzes, të cilën, pothuaj, e kemi njohur të gjithë, përveç vëllezërve më të vegjël, Islamit dhe Edmondit, po e japim më poshtë. Në ato kohë shumicës së grave, që u vdisnin burrat, ishin të rralla, të cilat martoheshin përsëri. Të paktën flasim për ato, që kishin fëmijë. Kështu edhe Narzja ishte një nga ato gra, e cila, ende e re, e lidhi jetën me të vetmin djalë. Siç u shprehëm dhe më lart, ajo ishte nga Kolonja, e bija e Latif Çoçkos. Sipas të dhënave disponuese thuhet se, në Kolonjë, aso kohe, dy fise ishin më të dëgjuarat: Çockajt dhe Shehajt. Narzja kishte një vëlla e një motër. Vëllai i saj quhej Ali. Aliu ka patur këta fëmijë, Manaren, e cila rron; ka qenë e martuar me Lesko Fetiun, i cili nuk jeton. Nga kjo martesë lindën fëmijët: Shero, Viktor, Lumturi, Bukuri, Molotov, Diana. Fëmijë të tjerë Aliu ka: Latifin, i cili jeton ne Vlorë, Elmazi (nuk jeton), Velikua (nuk jeton). Që të dy kanë lënë fëmijë. Narzja ka patur edhe një motër, Shanon. Shanua ka patur një djalë, Manxhar Hoxhën, i cili ka qenë martuar me Begzo Harunin, motra e Bejos, për të cilën do të flasim më poshtë. Manxhari ka qenë i lidhur me Ballin, në kohën e Luftës së madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare 1941 – 1944, dhe është pushkatuar nga Partia Komuniste. Fëmijët e tyre: Ahmeti, edhe ky i dënuar, vdiq në burg; Xhukua, e martuar në Kolonjë (nuk jeton), Taipi, i cili jeton në qytetin e Gjirokastrës; Pëllumbja (edhe kjo e martuar në Golëm, por nuk jeton). Pra, po bëjmë një shpjegim: Këta kanë qenë kushërinjtë e babait tonë. Teuta ka vuajtur shumë, sidomos pas luftës, vuajtje kjo, që ka zgjatur deri në momentet e fundit të jetës. Gruaja e Aliut, dajkja e babait, quhej Veziko. Aty nga viti 35
Mete Peçi
1966 kisha shkuar në Kolonjë, sipas kujtesës sime, së toku me Lavdijen. Ajo, aso kohe, ishte në moshë të thyer dhe na tha: “Amanet Gastaren. Nëna juaj ka vuajtur shumë, prandaj, sa të keni mundësi, ta mbani mirë”. Porosi, të cilën ne e vumë në jetë dhe e konsideruam, si porosi detyrë dhe nënën tonë e mbajtëm mirë. Këtë na e thanë të gjithë, sa e njohën nënën tonë. E ëma e Narzes quhej Haxho ishte nga Kolonja. Për Gjyshen tonë Narze të gjithë kemi kujtimet tona. Një pjesë e këtyre kujtimeve njihet nga të gjithë, por ka dhe kujtime individuale. Sikundër e shprehëm më lart, ajo e lidhi jetën e saj me babain tonë, Magripin. Një vargan i madh vuajtjesh, mjaft i gjatë, të cilin e dinte ajo që i kishte rënë mbi supet e saj. Duhet theksuar këtu një rast: Në kohën, kur ikën në Vlorë, pra që kondicionon me fillimin e dimrit 1914, ajo ngarkoi djepin me djalin e vetëm gjashtë - shtatëmuajsh, duke përjetuar një banim nëpër shpella gjer në fillim të vitin 1915, kur u kthyen. Natyrisht që, kur u kthyen, shtëpitë i gjetën tërësisht të rrënuara e të djegura nga greku. Narzes iu desh të zbriste në Koronë, ku bleu një sasi toke nga Veliqotajt. Kështu quhej fisi, i cili kishte pronë pjesën e bregut të Rrodhes, siç quhej lagjja ku u vendosën. Aty ishin vendosur edhe disa shtëpi të fisit tonë Peçajt. Ndaj gjyshja për të mos u shkëputur nga fisi i burrit u ngul aty, duke ndërtuar një kasolle. Edhe kasollet kanë historitë e tyre, pasi filluan të ndërtoheshin nga viti 1915 dhe përfundimi i ndërtimit të tyre koincidon nga fundi i vitit 1968, vit ky kur u shkëputëm përgjithmonë nga kasollja dhe ndërtuam shtëpinë. Pra shtëpinë, në vendin ku është dhe sot, pikërisht në vendin ku kanë qenë dhe kasollet. Këtë shtëpi e njohin të gjithë fëmijët tanë. Narzja iu përvesh punës. 36
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Ajo kishte tipare karakteristike, të cilat demonstrohen në fotografinë ilustruese, tipare që anojne nga tiparet e një burri. Duhet theksuar se, sikundër i kishte tiparet, ashtu ishte. Asqë mund të mendohej që gjyshes sonë Narze, t’i dilte burrë përpara, pasi i trëmbeshin. Mund të përmend një rast konkret në lidhje me përfundimin e mësipërm, ndodhia me Rait Peçin, të jatin e Elmazit e Kujtimit, Rrapos, ku ai donte t’i spostonte gardhin, të lëviste kufirin e tokës në baçen poshtë. Mbas një debati me të, ajo i tha: “Unë jam grua, këtë tokë e kam blerë me flori dhe t’i shfrytëzon rastin që jam pa burrë, në vend që të më ndihmoje, dashke të më marrësh tokën”. Në gjaknxehtësi e sipër shkuli një dru nga gardhi dhe e qëlloi në kokë, sa i doli gjak. Dhe që nga ajo ditë nuk mund të bëje “shaka” me të. Narzja për të krijuar të ardhura merrej me dru pazari. Shkonte bënte dru, i ngarkonte në kalë dhe i çonte në Gjirokastër, ku i shiste. Me vete merrte edhe djalin e saj, ku e hypte mbi dru. Këtë pune bëri edhe djali i saj qysh në moshë të njomë. Kur kishte ndonjë punë vetë, me kalin do të dërgonte djalin me fshatarët e tjerë më të moshuar, të cilët ia shkarkonin kalin në Gjirokastër e hipnin ne kalë pastaj djalin dhe ktheheshin bashkë... Me Gjyshen Narze u rritëm: Fejzua, Seiti, Lavdia, Metja, Astriti, Fazua dhe Sinani. Ajo ndërroi jetë në vitin 1960. Gjyshja jonë me punën e saj dhe kujdesin që kishte për familjen tonë mberi e pavdekshme, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë ata që e njohën. Ajo la mbrapa saj “hijen”, seriozitetin dhe që u përcoll nga të dhjetë niprit e mbesat e saj. Midis të tjerash gjyshja jonë i la djalit të saj uratën. Edhe pse i varfër në kulm, babai ynë e ka mbajtur të ëmën shume mirë. Në atë kohë, kur kafja s’gjendej dhe në vend të kafes pihej kafe thekre ose gruri, babai do të 37
Mete Peçi
siguronte kafe për të ëmën e tij. Gjyshja e mbante kafen te koka, poshtë jastëkut. Si e mbajti Magripi nënën e tij e di shumë mirë gjithë fshati që në atë kohë që i njohën dhe që vizitonin atë në kasollen me kashtë. Historia e gjyshes sonë nuk përfundon këtu. Për të do të shkruhet në kujtimet e të gjithë nipërve dhe mbesave, se ajo na rriti dhe vetëm ajo e dinte si na rriti, por edhe ne kemi të freskëta vitet. Madje mbajmë ndërmend të gjitha huqet që kishte dhe sesi na trajtonte.
38
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Babai ynë Magrip Peçi U lind me 15 maj 1913 në fshatin Picar të Gjirokastër. Shëpia ka qenë pranë Arrës së Rame, në lagjen, ku ishin Peçajt, afër përroit, hidhesh nga shtëpitë e Gjone dhe që tani ndodhen vetem rrënoja. Magripi i biri i Mazes dhe i Narzes. Mazja ndërron jetë në një moshë fare të re nga një sëmundje e rëndë me ethe të forta, aty nga fundi i nëntorit të vitit 1913. Babai ynë mbeti jetim. Sipas bisedave, të zhvilluara me babain, Narzja kishte lindur edhe një vajzë, por nuk mundi të jetonte. Nuk kaloi shumë kohë mbas vdekjes, ku babai, gjashtë - shtatë muajsh do te merrte rrugën për në Vlorë, pasi kishte filluar lufta me grekun. U shpërngulën të gjitha fshatrat e Kurveleshit e me gjërë, për t’u strehuar në disa zona të mbrojtura të Vlorës. Të gjitha gratë, të cilat ishin me fëmijë të vegjël, ngarkuan djepet dhe u nisën. Gjyshja na tregonte se edhe koha bënte shumë keq. Shiu nuk kishte të pushuar, e nuk e shikonte i pasmi të parin. Sikundër u shprehëm më lart, gjyshja, pra mëma e Magripit, u vendos në Qafën e Rrodhes dhe shtëpia, ku ndodhet sot, kufizohej nga veriu me shtëpinë e Serjan Peçit, i biri i Skëndos, pra kushëri i parë i babait tonë. Nga jugu me shtepinë e Veliko Peçit, vëllai i Elmasë dhe Salihut, fëmijët e Mufit Peçit. Poshtë kodrës, në rrugën krysore shtrihen shtepitë e të bijve Rait Peçit, e Elmazit, Kujtimit, Rrapos dhe shtëpia e Shahes, e cila tashmë është rrënuar. Në shtëpitë e Elmazit jeton djali, Liftua; në shtëpinë e Kujtimit është kthyer nipi i tij, Driloni. Në shtëpinë e 39
Mete Peçi
Serjanit jeton Veizi, djali i Velikos, në shtëpinë e Velikos jeton Ulusiu, djali i vogël i tij. Ishte shumë i nevojshëm ky sqarim për të krijuar nëj ide të qartë që “Familja e Madhe “ të dijë shtrirjen e saj dhe secili të dijë, po kështu, kufijtë ndarës dhe kë kanë nga të gjitha pikat e horizontit si fqinj, duke formuar kështu një ide për këtë kala. Cila ishte lidhja e babait tonë Magrip me fisin e Tij Peçajt, në shekuj, është e vërtetuar, nuk e kanë ndryshuar mbiemrin e tyre. Pra me shekuj kan ë të njëjtin mbiemër. Fejzua ishte gjyshi i Babait tonë. Sipas disa të dhënave ekzistuese dhe të transmetuara ka patur vëlla Rustemin, gjyshin e Shefqetit. Shaqja, i jati i Shefqetit dhe Mazja, i jati i Magripit, kushërinj të parë. Mazja kishte vëlla Skëndon dhe Sqeren. Skëndua kishte djalë Serjanin, i cili për fat të keq nuk ka lënë fëmijë. Si rrjedhojë e kushteve të vështira të jetesës kishte shkuar si hyzmeqar në Shtëpëz. Atje u martua në fisin e Pete dhe la dy vajza, pra kushërira të para të babait tonë, i cili, sikundër kemi thënë, nuk kishte motra. Vajzat e tij ishin: Qeribarja e martuar me Bejo Rukon ( Haruni). Të dy nuk jetojnë, ndërsa fëmijët e tyre janë : Difiruze, Bukuria, Mediu, Kushulla, Gramosi, Frederiku, Adelina, Arjanit. Fëmijët janë të martuar dhe me femijë, përveç Arjanit, i cili nuk është i martuar, deri në këto momente. Vajza tjetër e tij ishte Melua, e cila ka qenë e martuar me Zilfo Latifin nga Picari. Zilfua nuk jeton. Ata kanë një vajzë, Katjushkën, e cila është e martuar e me fëmijë dhe jeton në Tiranë. Me humbjen e burrit, Melua shkoi me vajzën, ku jeton sot me të. Ne shkonim më shumë me Qeribaren, pasi ishim në fshat. Sjell një fakt dëshpërues që, si hallë që e kishim me erdhi keq, kur u nda nga jeta e nuk u ndodha 40
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
në Shqipëri. Më të afërt babai kishte Serjanin, pra kushuri të parë. Marrëdhëniet nuk i kanë patur dhe aq mirë. Ata nuk kanë folur që në vitet e rinisë së tyre, ose pas martesës së Serjanit, për disa arsye, të cilat nuk ka rendesi t’i themi, u shkëputen me njëri - tjetrin. Një pyetje për të cilën janë të gjithë të interesuar të dinë: Si ka ecur rrjedha e jetës së Babait tonë? Duhet shpjeguar qartë kjo pyetje, pasi është e lidhur me kryeprotagonistin e familjes sonë. Babai ynë Magrip ishte babai i dhjetë fëmijëve. Rruga e tij epërshkruar jetësiore ka qenë tepër e vështirë, madje një jetë e veçantë për nga vuajtjet e zgjatura dhe tepër të rënda. Dëshira e tij për të pasur sa më shumë fëmijë ka qenë një dëshirë e mirë, pasi kjo shihet sot me zhvillimine madh të familjes sonë, e cila është shndërruar në një familje të madhe, por kjo e arritur me mund dhe përpjekje të mëdha. Një barrë e madhe dhe një kalvar i këtyre përpjekjeve të mëdha për të triumfuar mbi vuajtjen dhe skamjen, ishte dhe roli i padiskutueshëm i mëmës sonë, Gastare, si dhe i rolit të shumicës së ne fëmijëve të tyre, që ditëm të mbajmë dhe të ndihmojmë njëri - tjetrin, që ditëm të lidhemi me njëri tjetrin, të respektojmë prindërit tanë të mirë, të cilët u ngritën mbi vështirësitë jetësiore dhe rritën gjithë këta fëmijë pëllumba vijues të rrugës së tyre... Si rrjedhojë e këtij kujdesi, i këtij përkushtimi të madh për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve Magripi dhe Gastarja arritën te qëllimi i tyre i madh për të patur pasardhës të denjë. Pa dyshim një nga protagonistet që ndihmojë në formimin e kësaj kalaje ishte gjyshja jonë, punën e saj unë e nënvizova që në fillim të kësaj monografie. Ajo e papërtuar dhe me qëllim të caktuar për jetën,kur shkonte për dru zjarri, të cilat i bënte për të 41
Mete Peçi
shitur merrte me vete djalin e vetem. Pra Magripi, u mësua me punën, përvetësoi artin se si bëheshin drutë, si ngarkoheshin dhe ku do t’i çonte... Kështu ai filloi që në moshë fare të re të merrej me tregtimin e druve për Pazar, sikundër u thonin atëherë. Kjo ishte një nga proceset e punës kryesore të tij, me të cilën ushqehej ai dhe nëna e tij asokohe. Natyrisht këtë proces pune babai e bëri për shumë kohë, prej të cilës familja siguronte vlerat monetare për të jetuar. Përveç druve ai merrej edhe me punë bujqësore, dukë siguruar në këtë mënyrë drithin,pra bukën e familjes. Tokat, të cilat kishte pronë familja i kishte shumë të vështira dhe të varfëra. Kishte një tokë te vendi, i cili quhej Kelvina, nga përkendej fshatit “Andon Poçi”... Atje nuk shkonte uji, pasi ishte një distancë e largët. E mbaj mend si sot, pasi kam qene i vogël. Ishte një tokë e dhënë nga reforma agrare. Një tokë që u hoq mbas krijimit të kooperativave bujqësore, si çdo lloj pronë tjetër private. Pra të ardhurat kryesore për familjen, babai i siguronte nga drutë e zjarrit. Por duhet theksuar se dhe për ato vuante shumë jo vetëm për bërjen e tyre nga Gjanari, Gropa e Kallemit, nga Kulla e Peçe e vende të tjera, ku i lejonin, sipas planifikimit të asaj kohe për prerje. Në ndihmë të tij ishte kurdoherë dhe mëma jonë, me vonë edhe Fejzua, në kohën që vazhdonte shkollen shtatëvjeçare, pak kohe edhe Seiti. Sikundër e shpreha dhe më lart, vështirësi kishin në shitje e druve, pasi do të endeshin rrugëve të kalldrëmta të Gjirokastrës, ku shkonin rrugicë me rrugicë, gjersa gjeti një mik, i cili përkundesej. Si e gjeti mikun është vërtet një fakt interesant për t’u përmendur. “Një ditë, si gjithë ditët e tjera, isha duke bërë dru, tregon babai,- degjova një zë burri që më fliste: “O ti, që 42
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
bën dru?” I fola se çfarë kishte... “Aman, - më tha, - mos ke ndonje cigare?…”. U ula poshtë dhe u përshendeta me të. Ai kishte një park bletësh dhe po punonte atje. “Më mbaruan cigaret dhe m’u ça hunda”. I dhashë kutinë, drodhi një cigare dhe me ktheu kutinë, duke më falënderuar mua. “Jo, - i thashë, - do të bësh cigare që të kesh, deri sa të shkosh në Gjirokastër”. “Këtë nder, që po më bën, - i thotë Ismet Roqi nga lagjja “Palorto” e Gjirokastrës, - nuk di se si do të ta shpërblej”. “Unë nuk bëra ndonje gjë të madhe, se të dhashë dy - tre cigare duhan... Në fund të fundit helm është”. “A, - jo më tha, - për mua është mjaltë, pasi ti je duhanxhi vetë dhe ma ke për besë, po të ngelesh pa duhan...’. Nejse, vazhduam bisedat me të dhe më pyet se ku i çoja drutë. “Që nga sot, - më tha, - drutë do t’i shkarkosh në shtëpinë time çdo ditë dhe do të kesh të bësh vetëm me mua për lekët. Jam unë, apo s’ jam unë në shtëpi do të hysh e dalësh si në shtëpinë tende”. “Kjo ditë, - thoshte babai,- ishte dita më e mbarë për mua, pasi më zgjidhi një nga problemet, që kishim problem në atë kohë. Cigarja lidhi një shoqëri, të cilën e mbajtën, jo vetëm, gjersa ishin gjallë por edhe në ditët e sotme ne një pjese e vëllezërisë kemi lidhje me një nga djemtë e Ismetit, i quajturi Ymer Roqi. Fëmijët e tjerë të Ismetit ishin: Tarja, Rehua, Melua, Hysniu, Luftija edhe Vojsava.
43
Mete Peçi
*** Babai tregonte se, kur shkonte i lagur nga shiu, Ismeti do t’i jepte teshat e tij për t’u ndërruar. Ne, më të mëdhenjtë, kemi shkuar në shtëpinë e tyre, në lagjen “Palorto”. Eh, këto rrjedhat e jetës si të lidhin, ndonjë herë kaq ngushtësisht me njerëz, sikundër episodi i mësipërmë, i cili zgjidhi një problem të madh, atë të shitjes së druve me të cilin ushqehej familja jonë. Ishte pra, burimi i sigurt finaciar yni për jetesë. Brezat e ardhshëm duke lexuar këtë episod ndoshta do të çuditen me peripecitë jetësore dhe do të ndeshin vështirësitë e jetës të paraardhëve të tyre. Gjithashtu do të fiksojnë në kujtësën e tyre këtë vështirësi të madhe dhe këtë përpjekje për mbijetim të guxuar. Nuk mund të lësh këtu, pa përmendur, Çilon dhe Demon. Çilua ishte kali që babai mbante si kafshë ngarkese për shumë vite. Ishte një kafshë, që rralle mund ta gjesh edhe sot. Çilua ngarkohej me dru, ose ngarkesë tjetër dhe, nën shoqërimin e Demos, do të shkonin në mal, në fushë, do të ktheheshin në shtëpi. Çilua ishte tepër i urtë. Ne më të mëdhenjtë e arritëm, pasi ai ( vdiq) ngordhi, aty nga fundi i vitit 1961 - 1962. Madje them vdiq, pasi u shtri dhe rënkonte, si një njeri që lëngon në shtrat. Ne e mbajmë fare mirë mend këtë ndodhi mbi shtëpinë, që ka bërë Shahe Peçi. Në atë kohë ishte vend i lirë. Të gjithë ne e qamë Çilon me lot si njeri, aq keq na erdhi të gjithëve. Ai ngordhi nga mosha. Ishte shumë i vjetër. Demua ishte qeni i bardhë që shoqëronte kalin. Ishte një qen vërtet besnik dhe tepër interesant. Edhe Demua ka historitë e veta. Nëse do të gjente një plaçkë të familjes, ai do ta merrte e do ta çonte në shtëpi. Kur babai shkonte në ndonjë dasmë, Demua e linte zbathur. Zakonisht, aso kohe në dasma i hiqnin 44
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
opingat, pasi burrat rrinin këmbëkryq në dhomën e burrave. Në shtëpi nuk futej njeri me kepucë ose opinga. Nuk mund të harrojmë një rast, kur Demua i merr një fshatarit tonë kusinë me qumesht dhe e çon në shtëpi. Kusia është një enë prej llamarine, të cilën çobanët e përdorin për zierjen e qumështit në stan. Pse jo përdorej edhe në shtëpira. Telin e hodhi në qafe dhe vetë nuk kishte pirë. Ishte një rast tepër i veçantë, saqë edhe sot, kur takoj një humeliciot, Thimjo Qiricin, i cili është mbi 90 vjeç, ma kujton këtë ndodhi. Babai u fut në një punë në lokalitetin e Kardhiqit. Lokaliteti kishte dy - tre kafshë, që i mbanin për t’u hipur drejtuesit e lokalitetit. Madje mbaj mend se kryetar i lokalitetit ishte Hekuran Saraçi dhe më vonë ishte Sevo Rrapi nga Humelica. Aty ai punoi nja dy vite, 1956, 1957, vit kur u largua për në Minierën e qymyrgurit në Memaliaj. Kushtet familjare tepër të vështira e detyruan që të vinte kokën në rrezik. E pse jo disa herë u ka shpëtuar aksidenteve të shumta, që ndodhnin në atë minierë, ku kushtet e punës ishin tepër të rënda punohej me mjete primitive. Ishte një minierë e re me pak vite përvojë, madje, kur shkoi babai miniera kishte dy- tre vjet që ishte hapur. “Iknim në orën 05.00 të mëngjesit dhe nuk dinim se do të ktheheshim apo jo,”- na thoshte babai, kur bisedonte me ne të rriturit. Minierat edhe sot, që mund të themi se janë modernizuar, aksidentet dhe vdekjet nuk janë të pakta. “Uleshim 500 - 600 metra thellë, - vazhdonte babai bisedën,- dhe iknim akoma 2 deri ne 3 km për të shkuar në frontin e punës”. Këtë pune ai e vazhdoi gjer në fund të vitit 1973, vit që doli në pension pleqërie. Ndonëse më i moshuari në minierë i rezistoi asaj pune të veshtirë me 45
Mete Peçi
shumë dinjitet. Në atë kohë minierat i nxirrnin në pension minatorët në moshën 50 dhe 55 vjeç, por babai nuk kishte vitet e punës në shtet, prandaj iu desh të delte në atë moshë. Ai u përball, jo vetem me kushtet e rënda të asaj pune, por edhe me kushtet tepër, tepër të vështira në fshat, në një kasolle me kashte 3m x 3 m dhe jo pak po dhjetë e më vonë dymbëdhjetë veta. Në Memaliaj iu desh të bënte edhe jetë beqari, pasi largësia nuk e lejonte të kthehej çdo ditë. Ai kthehej në çdo një muaj në shtëpi. Dhe kjo nuk zgjati pak : 17 vite të plota!
Foto e vitit 1962
46
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
*** Të dashur vëllezër e motra! Për vëllezërinë, ndonëse janë vetë protagonistë të shumë vuajtjeve, që edhe do ta thonë vetë, por gjithsesi e kam thëne se këto që mendoj të trajtoj në këtë libër janë dhe duhet të jenë një material, sigurisht real për brezat tanë, këta që janë sot si dhe ata që do të vijnë nesër pavarësisht sesi do t’i trajtojnë, pavarësisht, sesa do të besojnë, por, gjithsesi, unë e kam besimin se do të na vleresojnë. Unë nuk kam ndonjë interes që të zmadhoj ose të zvogëloj ndonjë tregim, por, sikundër kam thënë edhe me lart nuk them se çdo gjë është perfekte, pasi ai që punon edhe gabon, shprehje, të cilën e dinë të gjithë. Prandaj edhe trashëgimtarëve tanë të mos u duken si histori të sajuara, por të besojnë se janë histori reale. Vërtet jeta nuk shkon si në vaj, por edhe ne mund ta kemi të veshtirë të bindim në mos fëmijët tanë femijët e fëmijëve për këto që themi. Ndonëse jeta ka evoluar nuk mund të këtë jetë në kasolle, nuk mund të ketë jetë me kandil me vajguri, nuk mund të ketë vetëm bukë misri ose hiç fare; nuk mund të ketë fëmijë që të veshës këpucë në moshën 8 ose 9 vjeç etj. etj., në të cilat nuk desha të ndalesha në këtë moment, pasi do të shprehemi edhe në momente te tjera të kësaj monografie. Po si do t’i kalonte pushimet baba, kur kthehej në fshat? Edhe aty ka shumë për të folur, por unë do të mundohem më shkurt t’i them e shpreh këto probleme. Puna kryesore ishte puna me ne fëmijët e tij. Kontrolli për mësime, për edukimin do të fillonte nga shkolla, ku nëpërmjet mësuesve e drejtorisë së shkollës merrte informacion për ecurinë tonë. Ne, siç dihet, ishim të shumtë dhe na e delte vetëm me diktaturë e tepër të 47
Mete Peçi
rreptë. Druri, në ate kohë ka qenë i dyfishtë, pasi mësueset të rrihnin, po të mos mësoje, të rrihnin edhe në shtëpi, kur nuk u bindeshe urdhrave e kur nuk mësoje. Unë e kam quajtur gjithmonë këtë një “rrahje” të mirë....Nuk mund dhe nuk kishim se kujt t‘i ankoheshim për kushtet mizerable, kur na derdhej boca me bojë e s‘ kishim me se të bënim detyrat, kur na thyhej maja e penës, kur nuk kishim vajguri të ndizej kandilja, pa le të bëhej fjalë për tavolinë e karrike! Kuptohet se çfare kushtesh mund të krijoje në një kasolle 3 x 3m në një familje me dhjetë femijë. Pikërisht babai na edukonte që të përballonim kushtet e jetesës, të mësonim dhe të bëheshim të edukuar. A mund sot t’i japësh një familje të tilla kushte, që përmendëm, dhe do të vazhdojmë edhe me të tjera tregime të mësoje... E pabesueshme dhe e parealizueshme do të ishte. Në ato kushte mund të mësoje vetëm ditën po të mos kishe prekupime të tjera në punët e përditeshme të shtëpisë, ku mund të kullosje bagëtinë, do të prisje gjethe për to etj. e etj. Po t’i lije të gjitha mësimet në darkë “të puthte halla ‘’, pasi edhe shkarpa për të bërë flakë të lexoje apo të shkruaje do të kishte a s’ do të kishte. E në atë kohë domosdo që do të ushqehej ndjenja e frikës, do të ushqehej dhuna, diktatura për të plotësuar kuadrin e disiplinës, të edukatës për t’u bërë i mirë. Çdo vëlla e motër ka kujtimet e veta, pavarësisht se si do t’i shprehin. Dikush i jep të shkruara dikush me mendime përmbledhëse, dikush m’i lë mua në dorë t’i sistemoj në forma të të ndryshme. Babai vazhdoi punën në minierë gjer nga vjeshta e vitit 1973, kur doli në pension pleqërie. Babai u kthye në fshat, ku edhe kishte familjen, të cilën nuk e hoqi nga fshati edhe pse i ishte dhënë mundësia për ta shpërngulur në qytetin, ku ai punoi shtatëmbëdhjetë vite. Në atë kohë e aktivizuan edhe me disa detyra si në 48
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
kontrollin punëtor të kooperativës. E aktivizuan në pastrimin e vorrezave të fshatit, ku i kishte mbuluar ferra e pemët e egra. Ai ishte mësuar me një disiplinë në pune dhe duke punuar me përkushtrim e ndërgjegje përfaqësues i kuadrit të asaj kohe si dhe fshatarët e falënderuan për kontributin që jepte. Si rezultat i punës dhe këmbënguljes së tij filloi një punë në vorrezat e fshatit që edhe sot i kanë zili shumë njerëz që i vizitojnë. Janë vorreza që edhe qytetet nuk i kanë. Po ç’punë bënte tjetër babai në ata kohë? Me dështimin e disa grupeve armiqësore në ushtrinë e asaj kohe, qeveria mori disa masa për vetëmbrojtjen popullore, duke filluar ndërtimin e shumë qendrave të zjarrit të transheve e tuneleve mbrojtëse. Në këtë kuadër edhe xha Magripi, sikundër e thërrisnin, filloi tunelin në pjesën e veriperëndimit të shtëpisë, ku është sot, në atë breg që duket vërtet strategjik. U çuditën të gjithë me të, pasi në çdo cep të fshatit po punohej për strehimet vetëmbrojtëse. Ai bashkë me ne do të punonte për hesap të FAMILJES SË MADHE për ta strehuar në rast lufte… ose në rast bombardimi, si thuhej në atë kohë. Gazetari i gazetës “Zëri i popullit” gazeta më e madhe e asaj kohe, Thanas Dino, mori bllokun dhe nxitoi të takonte xha Magripin e t’i bënte një intervistë (për fat të keq nuk munda ta siguroja për ta hedhur në këtë libër). Shkroi për këtë inisiativë të tij dhe pa nga afër punimet, të cilat po bënte minatori që ishte i specializuar për tunele. Babai, i cili ishte kritik për padrejtësitë për gënjeshtrën që nuk e honepste fare dhe nuk linte pa denoncuar rastet e shkeljeve dhe të abuzimeve në kooperativën e asaj kohe gjatë kontrolleve vullnetare që organizoheshin. Ai do të ishte në krye të atyre komisioneve… Babai përballoi të gjitha hallet familjare në çdo kohë. Atij ju desh të bënte 49
Mete Peçi
gati nga një dasëm në vit. Dasmat filluan në vitin 1968 me martesën e vëllait të madh, Fejzos dhe për të përfundoi disa muaj para, se të ndahej nga jeta, në vjeshtën e vitit 1982 me martesën e Esmasë. Ngelën vetëm dy të vegjëlit Islami dhe Edmondi. Momentet e fundit të jetës së babait tonë Jo se ai kishte moshën, pasi edhe në fizik ai dukej mirë, por si i thonë, vdekja nuk të pyet për moshën. Aty nga data 15 shkurt e vitit 1983 ai sëmuret dhe u shtrua në spitalin e Gjirokastrës. Nga dita në ditë gjendja e tij shëndetësore po keqësohej çdo ditë. Doktorët filluan të dyshojnë e të mos i jepnin shpresë. Në bisedat që bënim me doktoret Jorgo Kaçi, Vasil Kareco e të tjerë nuk donim ta besonim, kur ata na thonin se jeta e tij kanosej nga azotemia në veshka dhe, se jeta, në ato momente, ishte pa shpresa. Brenda, pothuaj pesëmbëdhjetë ditëve, ai ndërroi jetë në spital, ditë, kur po përgatiteshim ta nxirrnim nga spitali, si pa shpresë që ishte. Për ne ishte një humbje e madhe. Nuk kishim pasur asnjë fatkeqësi, qysh nga viti 1960, ku u nda nga jeta gjyshja jonë, Narzja. Ishte tepër e rendë për ne si vëllezëri që përjetuam atë vdekje. Ai u nda nga jeta në moshën shtatëdhjetëvjeçare. U varros më datën 1 mars 1983. Në varrim nuk u ndodh vetëm Astriti me Tabenën, të cilët u ndodhën në Tiranë për një vizitë dhe nuk mundën të njoftoheshin, pasi, në atë kohë, nuk kishe me se të njoftoje, ku telefoni celular mungonte, por edhe telefon shtëpie nuk mund t’i gjeje, pasi ata ishin pa ndonjë adresë. Babai ynë do të mbetet në kujtesë të të gjithëve për aftësitë e tij të veçanta, për kujdesin e tij ndaj familjes në 50
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
të gjitha planet, për seriozitetin e tij të madh, për edukatën që na dha dhe për aftësinë e tij të madhe se si e përballoi jetën dhe rriti një karvan me fëmijë. Babai ka marrë pjesë në batalionin e çetave territoriale për çlirimin e zonës me komandant çete Zenel Demirin. Ai ka qenë me shumë fshatarë të tjerë. Ka qene i zënë edhe rob, ku e kanë çuar në Itali për një vit. Kam shkruar shumë poezi, një pjesë e vogël janë botuar. Në këtë monografi do të paraqis vetëm krijimet, të cilat ua kam përkushtuar prindërve tanë, por më të përzgjedhurat, dhe mendoj se, me kalimin e kohës, do të krijohen mundësitë, pasi mendoj, në një kohë të përshtatshme, do të botohen të gjitha të tjerat në botime librash, që kam në planin tim vetjak. Dua ta çel këtë përkushtim me disa vargje kushtuar babait tonë, Magripit.
51
Mete Peçi
* Të shumtë janë vitet, Që bashkë jemi ndarë, Ndryshime të mëdha, O baba faqebardhë. Jo, s’e të kam harruar, Të të thoja ca fjalë, Meqënëse kisha shkruar, Kur ti ishe gjallë. E kam ca të vështirë Që t’i zë me radhë, Vuajtjet e tua, S’ pe një ditë të bardhë! Kishe vuajtur shumë, Qëkur ishe djalë, Jetim kishe mbetur, U rrite me dru në Pazar... Mëmën e mbajte mirë, Ishit, si qyqarë Kishe barrë të rëndë, Me atë kalin e bardhë... Fëmijë bëre shumë, Ta kishin dhe sevdanë, Se ishe i thjeshtë, Njihje fukaranë. Kam shumë për të thënë, S’i them dot këtë radhë, Për jetën që përshkrove, O i ndjeri babë. Vitet bënë të tyren, Ikën shumë me vrap, Dhe kur të kujtojmë, 52
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Na duken një sahat. Ti ike pa merak, Fëmijët i le gjallë, Shpesh ti na thoshe: “Të iki pa plagë...”. Fëmijët të dhjetë, Respektin e mbajnë, Në ëndrra na shfaqesh, Sikur je i gjallë... Kur vitet kalojnë, Mosha thyhet ca, Ju kujtojmë juve, Kur thoshnit me shaka: Një amanet na le për vëllezërit e vegjël që i le beqarë, pa ndërtuar jetën... Amaneti yt, Shkoi gjer në fund, Ata janë martuar, E u bënë të shumtë. Tani jemi shpërndarë: Në Sarandë e Tiranë, Në Greqi e SHBA Siç na le, jemi kala. Ja, sot jemi mbledhur, Në një ditë të bardhë, Po të ndërrojmë jatakun, Në mermer të larë. Kishin kaluar vite, Toka kishte bërë firë, Mondi të ndryshoi, Të prehesh më mirë! 53
Mete Peçi
Nuk të linte Islami, Po ka ikur larg, “Të bëhet më i mirë, - thotë, Të mos ketë në fshat…”. Dhe unë këto vargje, Që shkruaj tani, Ndoshta është ca vonë, Prapë me lot në sy. Prandaj e kisha vështirë, Të shkruaja për ty, Se nuk t’i them dot, Pa lot në sy. 1998 Më duhet të shtoj se njëra nga kushërirat e babait, Fekua, e cila, sipas gjasave, i bie të jetë halla e tij, ka qenë e martuar në Rukaj, te babai i Hamdi Rukos, pra ajo ishte gjyshja e Tafilit, Zurdiut e Jonuzit, me të cilet kemi patur shkëmbime edhe në dasma, gjer aty nga vitet 1974 - 75. Ka patur edhe kushërirën e parë, Fatimenë, e cila ka qenë e martuar me Dalip Sejkon, e cila kishte femijë: Selfon, Shahinin, Nasimiun. Të tre kanë ndërruar jetë, por kanë lënë femijë. Me Shahinin dhe fëmijët e Nasimiut, pasi vetëe ai ka vdekur, në moshë të re, kemi patur shkëmbime në çdo sebep, ku ka patur edhe lidhje të tjera me ta si, njeri nga djemtë e Shahinit, Haxhiu, ka marrë për nuse Sheron, vajzën e Veliko Peçit. Djali tjetër, Luani, ka për nuse vajzën e dajos tonë, Mirtezanit, Jenisenë. Edhe djali i Nasimiut, Durua, ka për nuse vajzën e Karahmanit, Taibenë. Pra pleksitë kanë vazhduar edhe me këta. Gjithashtu të nënvizoj edhe për Islamin se kush ka qenë. Unë gjeta pak të dhëna për të, gjatë kërkimeve të mia për 54
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
këtë monografi. Ai sipas te dhenave ka qene vëllai i Mazes, gjyshit tonë. Islami ka qene oficer me graden kapiten, ku shërbente në ushtrinë turke. Ai kishte marrë disa dekorata. Mund të përmendim një nga aktet tepër të guximshme të asaj kohe, gjithmonë sipas të thënave të përcjella. Në një aksion ai vrau kryekomandantin e bandave greke, me pseudonimin Arkudha. Kur e vrau, vetë Islami bëri një ulërimë të madhe për të mos rënë në sy. Islami kishte një trup të madh. Pjesëtarët, që ishin rreth tij dëgjuan kërcitjen e fortë të dhëmbëve të tij. Dhëmbët ai i kishte të mëdhenj karakteristikë. Islami ishte i martuar me vajzën e Sinan Budos, e cila quhej Dudi. Dudia ishte motra e Mahmut Budos, babai i Halilit, Selamit, Velos, Eqremit, Luftarit… Nuk dihet mirë arsyeja e vdekjes së Islamit. Ai la një vajzë me emrin Lutfije, ku edhe vajza vdiq në moshën trembëdhjetë vjeçe. Ajo vdiq, mbas vdekjes së Dudisë, së ëmës. Mbas vdekjes së Islamit, Dudia me vajzën shkuan e ndënjën te vëllai i saj Mahmuti. Edhe me Budajt krushqitë kanë ecur. Nga ai fis e kishte nusen Abedin Peçi, i cili përmendej për zgjuarsi, por edhe ky nuk la femijë. Po nga ai fis ishte martuar ede Sali Peçi i jati i Mufit Peçit. Jo pak krushqi u lidhën edhe më vonë me Budajt, si pjesëtarë të mëhallës së Hoxhaj.
55
Mete Peçi
KUSH ISHTE MËMA JONË?
Mëma jonë me motrën e saj Mëma jonë quhej Gastare. U lind më 7 gusht 1943. Ishte bijë nga Zumbulajt, e bija e Mersinit dhe e Sumes. Edhe nëna jonë është rritur jetime. Mersini, i jati, vdiq aty nga viti 1926, ku nënën e la vetëm dy vjeçe. Ajo bashkë me motrën e saj më të madhe pesë vjeçe, mbetën jetime. Nëna e tyre, Sumja, u martua me Resul Kokon, të cilit i kishte vdekur gruaja. Të dy motrat Gastarja trevjeçare dhe Pasheja gjashtëvjeçare u rritën te xhaxhai i tyre, Bedri Zumbuli. Bedriu ishte vëllai i Mersinit dhe Neshatit. Nesheti ka qenë në emigrim në Turqi e Amerikë. Nuk dihet as vdekja e tij, pasi nuk u kthye më prej andej ku emigroi. Para se të shkruaj për Zumbulajt, ku u rrit mëma jonë do të bëj një prezantim të dajove nga ana e Koke, meqë jemi me dy palë dajo. 56
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Si thashë, në kushtet që ishte gjyshja nga mosha, por edhe nga kushtet e tjera të asaj kohe, u detyrua të martohej me Resulin. Kuptohet edhe ndërhyrjet kanë qenë, jo të pakta, ku Resuli, në atë kohe ishte i pasur me një blektori në numër jo të vogël. Para se të merrte gjyshen tonë, nga mëma, Resuli kishte një djalë, Lazen, i cili ishte moshatar me babain tonë. Sumja lindi me Resulin katër djem, pra që ishin edhe dajot tanë. Maksuti ishte i martuar me Elmanë, motra e Velikos e Saliut të Peçaj. Fëmijët e tyre: Nuredini e Ardiani. Të dy djemtë ndodhen në emigrim në Amerikë. Janë të martuar e me fëmijë. Maksuti dhe Elmaja nuk jetojnë. Të dy kanë ndërruar jetë në Tiranë, ku edhe kanë banuar. Maksuti ka qenë partizan në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në moshë fare të re. Me çlirimin e vendit ai kaloi në repartet e ushtrisë, ku edhe u lirua me gradën “Major”.
57
Mete Peçi
Djali tjetër i Resulit ishte Godua. Godua kishte për grua Manon, e bija e Meto Rukos, po këtej nga fshati. Fëmijët e tyre janë: Venetikja, është e martuar në Mashkullorë. Ka dy fëmijë, bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta. Rramnia, e martuar, jeton në Tiranë. Tashmë në shtëpinë e Maksutit, ka dy fëmijë. Serjani është i martuar dhe ka dy djem. Vetë Godua ndërroi jetë në prill të vitit 1997, nga një aksident me mushkën e tij.
Memua është i martuar me Shefon nga Progonati. Fëmijët e tyre janë: Fejzuhaja, është e martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët jetojnë në emigracion në Greqi; Avdullai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Selfia është e martuar me djalin e Mustafa Rukos. Kanë dy fëmijë, jetojne në Picar; Saliheja është e martuar me djalin e Istref Rukos, banojnë në Humelicë dhe kanë dy fëmijë. Mamudia është e martuar në fshatin “Asim Zeneli”, banojnë në Tiranë dhe kanë dy fëmije; Bukuria është e martuar, ka një fëmijë, jetojnë në Gjirokastër. Vitoria është e martuar në Mashkullorë, ka dy fëmijë dhe 58
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
jetojnë në Tiranë. Pëllumbi është i martuar ka një fëmijë. Jetojnë në Humelicë bashkë me prindërit. Këto të dhëna mund të kenë ndonjë ndryshim në numurin e fëmijëve, por këtu janë pasqyruar sipas shënimeve të mia, që lexuesi do ta mësojë.
Kapllani me bashkëshorten e tij, Vezikon
59
Mete Peçi
Më duhet të shpreh se me lindjen e Kapllanit, gjyshja, Sumja, u nda nga jeta, pasi pati komplikacione gjatë lindjes. Kapllani, në kohën e sistemit të kaluar punoi në organe të specializuara, në organin ekspertiz të Tiranës e më vonë doli në pension, por që edhe ai u nda nga jeta para kohe, si shkak i acarimit të diabetit, në vitin 2007. Vezikua është nga Thanajt, motra e Halit e Abas Thanës. Kanë dy fëmijë: Iliri është i martuar dhe ka një fëmijë. Jetojnë në Tiranë me Vezikon. Rajmonda është e martuar. Ka një fëmijë dhe jeton në emigrim. Mbas gjashtë muajsh fejese me Hasan Qerimin. Hasani largohet përsëri për në Amerikë, nga ku nuk u kthye më. Atje ai vazhdoi jetën e tij, ku u martua e lindi fëmijë. Në Amerike atë e takoi edhe Islami, aty nga viti 1998 - 1999, në një moshe të thyer, ku, më vonë, ndërroi jetë. Kaq ishte edhe martesa e tezes sonë. Tezja u martua, ose e martuan me Xhemal Skendin nga Progonati i Tepelenës. Bedriut, babazotit, sikundër i thoshnim ne dhe Ligos, Salihesë, u duhej të martonin edhe mbesën tjetër Gastaren, pasi edhe vetë lindën dy fëmijë. Njëri quhej Myrtezan dhe tjetri Mustafa. Këta do të ishin edhe dajot tanë, pasi, sikundër e theksuam më lart, mëma jonë, vëllezërit i pati me baba tjetër që të themi të drejtën, marrëdhëniet me ta, të paktën, deri sa ishte babai gjallë, nuk ishin në nivelin e duhur. Në atë kohë edhe pse ishim fukarenj në kulm, nga ata nuk kemi patur ndonjë përkrahje. Resuli, jo që nuk na kishte gjë, por edhe pse ishte i pasur, ai kursente shumë dhe zor të ndihmonte një familje si ne. Nuk u mor kurrë vesh e drejta e disa kontradiktave që kanë pasur asokohe, pasi secila palë ka pasur pretendimet e veta. Pra edhe shkëmbimet kanë qenë të 60
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
kufizuara. Më vonë shkëmbimet e ndërsjellta me ta vazhduan dhe tashmë janë normale, por gjithsesi nga ajo palë dajo është vetëm Memua, të tjerët nuk jetojnë më. Mbështetjen në ato vite e kishim në Zumulaj. Ata, pothuaj, na përkrahnin dhe na ndihmonin, kuptohet, deri diku, pasi përpjekjet e prindërve tanë kanë qenë nga më maksimalet. Pra, si thamë më lart, i erdhi radha për t’u martuar mbesës së dytë të Bedriut, Gastares. Vendosën që, nëpërmjet ndërmjetësimeve, të bëhej edhe një si punë shkëmbimi në krushqi, asokohe, midis Narzes dhe Bedriut. Narzja do të ndërhynte që të bënte mbesën e saj për Lesko Fetiun, që edhe për këtë do të interesohej Bedriu, se edhe ai ishte jetim. Pra babai ynë do të merrte mbesën e Bedriut dhe Leskua do të merrte mbesën e Narzes, Manaren. Ashtu u bë për këto krushqi, të cilat u lidhën. Me martesën mëma jonë mendoi se do të ndryshonte rrjedhën e jetës; mendoi se do të zbrapste fukarallëkun, se do të bënte një jetë disi më të mirë, pasi në derën e burrit nuk kishte njeri tjetër, veç vjerrës, por jo, nuk ndodhi ashtu. Ndodhi krejt ndryshe nga ç’ mendonte mëma asokohe. Mbas martesës Narzja i jep një urim djalit të saj: “Të mbushësh shtëpinë me fëmijë!” Ngaqë ishte vetë me atë fat që përmendëm në fillim, uroi djalin që të shtohej e shumohej. Dhe këtë porosi babai e vuri në jetë dhe, siç tregoi jeta, ai lindi dhjetë fëmijë. Por, natyrisht, me kaq shumë fëmijë, si do të ishte jeta e mëmës sonë? Kuptohet kjo mirë se si do të ishte. Vetëm rritja e një fëmije sa koston për një nënë. Mbajtja e një fëmije në bark për nëntë muaj, kujdesi për të derisa të rritet, nuk do pak punë, por mëmës tonë nuk i dilte koha të rriste të parin, pasi sa mbushte njëri një vjeç, do të lindte të dytin. Këtë e tregon edhe 61
Mete Peçi
mosha jonë, e cila e dëshmon edhe nga regjistrimi i bërë në gjendjen civile për seicilin. Koha mbarte, jo vetëm fukarallëkun, skamjen, por kishte një prapambetje tejet të theksuar, një anadollizëm, si mund ta quajmë. Që të bëje fëmijë të shumtë, në ato kushte, kuptohet se si mund të ishe. Një stimulim për prurjen në jetë të fëmijëve jepte dhe rregjimi i asaj kohe, thirrjet për shtim demografik që bënte PARTIA. Merreni me mend se ç‘mund të bëhej, kur njerëzit, gra apo burra qofshin, do të vinin të punonin në blektori, me pak bujqësi, me rutinën e përditshme; do të riktheheshin në haure ose kasolle prej kashte, pa drita, pa mjete komunikuese, do të flinin gjumë qysh në shtatë apo tetë të darkës e do të çoheshin në të gdhirë. Nejse, do t‘i prekim edhe më poshtë këto anomalira të tejskajshme, por pa u larguar nga tema, për rrjedhën e jetës së mëmës sonë mund të paraqesim faktet e mëposhtme. Nga mungesa e këtyre gjërave dhe të fenomeneve prezente, të cilat i theksuam, më lart do të lindte, pse jo, edhe diktatura, e vetmja armë që përdorej asokohe. Mëma do të kishte një diktaturë të dyfishtë të paktën gjer nga viti 1960, kur kishte edhe vjehrrën. Vjehrrat, në atë kohë, bënin ligjin mbi nuset. Ato ishin të detyruara t’u nënshtroheshin patjetër e jo me që mëmës i ra “fati” me Narzen që thamë se ajo krahasohej me burra. Pra, përveç dhunës së burrit do të kishte dhe dhunën e vjehrrës. Po ështe e habitshme për këto që them e do të them, pasi zor t’i besojë brezi i të rinjve sot. Jeta vjen dhe jetohet si e gjen. Rrethanat, në të cilat jeton, kushtet në të cilat je, kanë ndryshime.
62
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Si i rriti mëma jonë dhjetë fëmijë? Ju deshën sakrifica të mëdha. Ju desh të punonte natë e ditë, të shkonte nëpër male, fusha deri në gremina, për të mbledhur bimë mediciniale, të siguronte ndonjë të ardhur për rritjen e fëmijëve; ju desh që një fëmijë ta kishte në djep dhe një në bark. Do të kthehej nga mali e do të lante rrobat, do të andronte, do t’i thante brenda natës, pasi nuk kishim dy palë, por vetëm një. I hiqnim, laheshin, thaheshin, androheshin dhe do t’i vishnim përsëri. Nëse do të pyeste kush nga ata që nuk i njohin vendet si: Markomat, Çelostep, Qafa e Pirgut e deri te Sheshi i Lerës, Rrëza e Shpatit, kurrizi i Bënçes, Hauzi, e deri te Buza e Myshnjës, fushat e Picarit, Shtëpëzit e pse jo edhe nga përtej lumit në zonat e Lunxhërisë, Mëma jonë i kishte matur me pëllëmbë, duke mbledhur bimët mediciniale si fletë arre, mëllagë, lule shtogu e ndonjë që mund ta kem harruar unë. Përveç këtyre mëma do të ndihmonte babain në bërjen e druve, të cilat shiteshin në pazar ose më vonë dru për furnizimin e baxhove dhe, kur të kthehej në shtëpi, do të ngarkonte një barrë për nevojat e shtëpisë. Ngarkesa e grave me tërkuzë e litar ishte e modës, gjer nga fundi i viteve 1968, ku filloi një luftë kundër zakoneve prapanike e besimeve fetare, por ngarkesa vazhdoi akoma gjatë. Përveç druve ngarkesa përdorej edhe për ujë. Fshati ka qenë pa ujë gjer nga vitet 1980, ku uji mbushej me bucela ose të rrallët kishin matara ose teneqe. Në gurrë, jo vetëm që mbushej ujë për të pirë, por, kur nuk kishin përrenjtë e lagjeve, atje gratë shkonin edhe për të larë rrobat. Vinin një kazan dhe valonin teshat. Pra, laheshin atje në gurrë dhe pse jo na merrnin edhe ne, ku na lanin kokën. E tërë gurra kishte burime, ku 63
Mete Peçi
mbushnin ujë, por e keqja ishte se ne do të merrnim ujë në fund të gjithë burimeve, ku ishte një ferrë, e cila sot nuk ekziston. Aty afër është ngritur një lokal, të cilin e ka i biri i Dervish Rukos, Dari Rukua. Megjithatë, po nga ai ujë, kanë nxjerrë një çezmë në rrugën kryesore dhe i thonë “Çezma e Axhemit”. E ka bërë Axhem Peçi. Nëse nuk do të mbushnim ujë te ferra, gjyshja e njihte ujin, na e zbraste dhe do të na dërgonte përsëri. Nuk mund ta gënjenim, pasi do të shkonim përsëri dhe do të lodheshim. Këtë e bënim, kur përtonim të shkonim te ferra, ose kur na kthenin të tjerët, duke na thënë: “Mbushni këtu, se njësoj është uji”. Ujin nuk e njihte vetëm gjyshja, atë e njihte edhe babai, të cilit edhe atij nuk i bëhej hileja. Ai, si edhe gjyshja, po ta gënjeje, do të bëheshe me të “armik “. Dua të nënvizoj se mëmat, jo vetëm jona, por, në përgjithësi, përballuan sfida më të mëdha në jetë. Nëse një burrë vuan, ose sakrifikonte për jetën, do të ndryshonte shumë me një grua, pasi burrit natyra i ka dhënë forcën, por edhe avantazhe të tjera, ku nuk do t’ia dinte se çfarë bëhej me punët e lodhshme të shtëpisë, ato i takonin gruas. Asqë mund të krahasohet me gruan, pasi vetëm mbajtja e një fëmije në bark, sa i koston, pale pastaj, kur del në jetë e rritet, apo, kur bën dhjetë e dymbëdhjetë. Më lart dhashë një hollësi për dajot nga Kokajt. Po shkruaj edhe për dajot nga Zumbulajt. Edhe pse Myrtezani e Mustafai ishin kushërinjtë e parë të mëmës, e kemi thenë që te këta kemi pasur më ngrohtësi, më përkrahje. Myrtezani ishte djali i madh i Bedriut. Vetë Myrtezani punoi tërë kohën në kooperativë, herë në blektori, herë në bujqësi, herë në ndërtim si murator. Ai ishte i martuar me Faron, e cila është nga fisi 64
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
i Graçe i Kolonjës së Gjirokastrës. Fëmijët e tyre janë: Jeniseja, vajza e madhe, e cila është e martuar me Luan Dalipin (Sejkon) dhe kanë dy djem; jetojnë në Amerikë, prej pesëmbëdhjete vitesh. Vajza tjetër, Vjollca, është e martuar me Karafil Isaraj nga Shtëpëzi. Ka dy djem. Janë në emigracion në Greqi. Edhe këta kanë mbi pesëmbëdhjetë vite në emigrim. Fëmija tjetër i dajos, quhet Arshi. Arshiu mban emrin e gjyshit të mëmës sonë ose të babait të Bedriut. Arshiu është i martuar me vajzën e Miftar Veshit nga Shtëpëzi. Kanë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë. Vajza e tij Alketa më ka kërkuar me insistim të më merrte krushk, kur u martua. Unë ia plotësova dëshirën. Edhe djali i tij mban emrin e dajos. Myrtezani u nda nga jeta me 7 prill 1990, nga një sëmundje e pashërushme, i cili ishte vetëm 55 vjeç. Ndarja e parakohshme e tij na preku të gjithëve. Vajza tjetër quhet Shqiponja. Është e martuar me Ruzhdi Bimen nga fshati Kardhiq i Gjirokastrës. Kanë tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem. Me Shqiponjën jemi bërë dhe bëhemi më shumë. Ajo nuk na ka ndarë kurrë. Djali tjetër është Neshati. Është i martuar me vajzën e Enver Kokos, Paquzenë, ose si i flasim ne, shkurt, Paqe. Kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Djali tjetër, Eduardi, është i martuar me Darlan nga Amerika, pasi jetojnë atje dhe ka dy djem. Më duhet të theksoj, madje edhe e kam përgëzuar Edin, pasi njërit nga djemtë i ka vënë emrin Mersin, emri i gjyshit tonë nga mëma. Si kam thënë dhe më lart, Mersini ishte vëllai i Bedriut dhe i Neshetit. Vajza e vogël quhet Majlinda. Linda, si i thërrasim, është e martuar me Fatmir Brezhanin nga Vlora dhe ka një vajzë. Jetojnë në Amerikë. 65
Mete Peçi
Këta janë fëmijët e Myrtezanit, i cili nuk jeton. Farua jeton me njërin nga djemtë, me Neshatin në Gjirokastër, ku jetojnë edhe Arshiu, Shqiponja dhe Vjollca.
Djali i dytë i Bedriut ishte Mustafai Mustafai ka shërbyer në ushtri si oficer shofer nga viti 1962, kur u kthye nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Ai shërbeu gjer në vitin 1973, ku u kthye në fshat dhe punoi, si shofer, në kooperativë, deri në shpërbërjen e tyre më 1991. Gruaja e tij, Mihaseja, është nga fisi i Ruce të Erindit të Gjirokastrës. Fëmijët e tyre janë: Arjani, i martuar me vajzën e Belul Rukos, Viton, nga fshati dhe kanë tre fëmijë, një vajzë e dy djem. Njeri nga djemtë mban emrin e Bedriut. Kafazja, e cila mban emrin e mëmës së Bedriut, është e martuar me Cane Canën nga Picari dhe kanë dy fëmijë: një vajzë e një djalë. Lindita është e martuar me Sopot Gërxhollin nga Zhulati i Gjirokastrës. Jetojnë në Çepunë dhe kanë dy 66
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
djem. Refua është e martuar me Fatmir Menën nga Gjirokastra, ku edhe jetojnë. Kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Leonardi është i martuar me Valbonën nga fshati Çorush i Mallakastrës dhe jetojnë në fshat dhe kanë dy djem. Arta është e martuar me Avdulla Zeraj nga fshati Matohasanaj i Tepelenës. Jetojnë në Sarandë dhe kanë tri vajza. Etleva është e martuar me Zane Hoxhën nga fshati Mesopotam i Sarandës, ku edhe jetojnë. Kanë tre fëmijë. Genci është ende i pamartuar; jeton me të emën, Mihasenë. Kleana është e martuar me Lorenc Banushin nga Golemi i Gjirokastrës. Ata jetojnë në Amerikë dhe kanë një djalë të vogël. Karakteristike është se femijët e tyre kanë nga dy dhe tre fëmijë, ndryshe nga baballarët e tyre.
Bedri Zumbuli (Babazoti) Salihe Zumbuli 67
Mete Peçi
Bedriu, Babazoti ynë, si e thërrisnim, ka ndërruar jetë në mars të vitit 1968. Ligua ose Saliheja ndërroi jetë mbas gjashtë muajsh, që i iku djali Myrtezani. Ajo vuri kokën dhe nuk deshte më të rronte. Për ta do të shkruaj edhe në kujtimet e mia, por, gjithsesi, nuk mund të lë pa hedhur një thënie të dajke Faros. Ja se ç’ thotë ajo: “Vjehrra, Saliheja, më kishte caktuar një sahan me cekrra për Gastaren dhe, sa herë që ajo do të kthehej, kur shkonte për bimë, sahanin do t’ia mbushja me përshesh me qumësht ose kos, që ta hante. Pra ishte një urdhër, të cilin unë e zbatoja, sa herë që ajo vetë nuk ndodhej në shtëpi...”. Këtë e bënte, pasi ne nuk kemi pasur bagëti, sikundër e kemi pohur dhe më lart. Gjyshja, nga mëma, Sumja, ishte motra e Riza dhe Novrus Veipit nga mëhalla e Goxhaj, por si kemi thënë, ata gati janë mëhallë më vete në lagjen e Gropës së Barxhit, që tashmë janë shpërndarë. Dajua i mëmës, Rizai, ish komandant i batalionit “Asim Zeneli” në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai ka ndërruar jetë në vitin 1991, ndërsa dajua tjetër, Novruz, në vitin 2010. Te shtëpitë, në Gropën e Barxhit, jetojnë djali i madh i Rizait, Hexhderi me Kanon, bashkëshorten. Po këtu banon edhe dajke Bukurushja, e cila tashmë është e moshuar, mbi nëntëdhjetë e pesë vjeçe me njërin nga djemtë, Besnikun. Më të shtrenjtët Prindërit janë prindër, Pavarësisht ç’moshë janë, Edhe kur kanë shumë fëmijë, Ata të gëzuar janë. Andaj duhen respektuar, Se do të kalohet me radhë, 68
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Një “mirëmëngjes” e “mirëmbrëma”, E jo kur t’u vijë mbarë. Prindërit janë prindër, Nuk duhen me interes Edhe kur s’kanë kapital, Nuk duhen lënë në shesh. S’duhet t’u thyeni zemrën, E t’u thoni fjalë bosh, Se u kanë bërë kokën, S’të gjtën në befotrof. Edhe, kur në befotrof Marrin nga një fëmi, Janë të respektueshëm, I duan disi më mirë. Kur të ngjitesh në vitet, Në moshë të tretë të shkosh, Do të jesh tepër i vonuar, Do të duhen t’i kërkosh. Sa të lumtur janë, Prindërit me fëmijë, Kanë gjënë më të shtrenjtë, Perëndia ua ka shtirë. Kretë
69
Mete Peçi
Embëlsirën po e lë në fund
Pashe Skëndi (tezja) Xhemal Skendi (burri i tezes) Pra shkrova për njerëzit e mëmës që mund të ketë akoma, gjithsesi mund të hidhen mendime e kujtime të tjera për këto, që theksuam me qëllim plotësimi dhe për të nxjerrë më në pah figurën e saj. Pse them që ëmbëlsira lihet në fund. Kjo, për vetë faktin, se ka një histori më vete, ku edhe në kujtimet e mia do ta paraqes, por kjo ëmbëlsi është tezja jonë e dashur, e vetmja motër që kishte mëma jonë. Një teze kjo, mjaft e dashur për të gjithë ne. E thashë më lart se ka qenë e martuar me Xhemal (Koçiu) Skëndaj nga Progonati i Tepelenës. Vetë Xhemali ka qenë në formacionet e Luftës Nacionalçlirimtare. Më vonë, me çlirimin e vendit, u mobilizua si ushtarak në repartet e ushtrisë, shumë vite, shërbeu në Degën Ushtarake të Tiranës e më vonë në Elbasan, ku atje doli edhe në pension. Ka qenë në aktivitetet e organizatave të asaj kohe si Kryetar i Frontit për lagjen, ku banonte. Në njësi 70
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ushtarake ka punuar edhe tezja, në lavanteri të teshave, një pune tepër e vështirë, ku punonte në ujë, gjithë ditën. Edhe ajo, në atë punë, doli në pension pleqërie. Tezja vuajti shumë nga reumatizma. Fëmijët e tyre: Bedrua, djali i madh, i ditëlindjes 1 shtator 1941, i martuar me Belen, e bija e Andrea Gugës nga Elbasani, të cilët kanë tre fëmijë: Arbenin, Suelën, Erjonën, të tre të martuar e me fëmijë. Bedrua ka punuar oficer në reparte e njësi në Elbasan, gjersa doli në pension.
Tezja me vajzën e saj, Dritën Drita është vajza e saj, e vitëlindjes 1949. Është e martuar me Shefqet Musa Myrtaj nga Elbasani. Çeti, si i thërrasin, ka punuar, si hidraulik, për shumë vite. Fëmijët e tyre janë: Juliani dhe Vitali, të cilët ende të pamartuar. Përparimi i lindur në gusht të vitit 1951. Është i martuar me Valentina Shefqet Rucin nga Erindi i Gjirokastrës. Përparimi ka punuar hidraulik në 71
Mete Peçi
ndërmarrjen e ujësjellësit në Elbasan dhe tashmë jeton në Tiranë prej 5 - 6 vitesh. Fëmijët e tyre: Andi, i cili është i martuar dhe ka një fëmijë; jeton me prindërit në Tiranë; Anila, vajza, e martuar me një fëmijë. Jeton në emigrim në Itali.
Tezja dhe Agimi me të dy vajzat Agimi, i lindur me 19 Nëntor 1955, ështe i martuar me Zakie Maliq Memaj nga Tërbaçi i Vlorës. Të dy jetojnë në Elbasan dhe duhet thënë se kanë edhe merita, pasi kanë mbajtur tezen, gjersa ndërroi jetë. Pra, Agimi dhe Zakia i kanë shërbyer mirë. Fëmijët e tyre janë dy vajza të bukura: Erjola lindi më 31 korrik 1986; ka përfunduar studimet e larta dhe punon në Angli. Më kanë thënë se ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm. E përgëzojmë. Vajza tjetër është Rezarta, e lindur më 25 prill 1989. Kjo është pranë prindërve; përfundoi studimet e larta. Edhe kjo ka mësuar mjaft mirë. 72
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Me këtë rast u urojmë fat të mirë në krijimin e familjeve të tyre, pasi janë beqare... Agimi ka punuar në punë të ndryshme, shumë vite si hidraulik, ku vazhdon edhe sot, ndërsa Zakia është rrobaqepëse profesioniste. Po si u njohëm me Tezen? Ndonëse e pabesueshme, por, edhe pse brenda Shqipërisë, ishte i pamundur takimi midis dy motrave, të cilat nuk mundin dot të shuanin mallin. Kjo ndodhi për disa arsye, por arsyeja më e fortë ishte fukarallëku. Periudha e Luftës 1941 -1944 bëri punën e saj. Nuk mund ta besoni, por në ato vite nuk mund të shkoje dot në Gjirokastër, pale në qytete të tjetra të Shqipërisë. Njerëzit, pas çlirimit filluan punën, secili në hesap të vet e sidomos në fshat, ku filloi më shumë vonesë organizimi, siç ishin të shkretat kooperativa. Aty nga viti 1961, Mustafai ndodhej në Elbasan për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilin e kreu në kursin trevjeçar të shoferave. Erdhi një herë me shërbim dhe solli vajzën e tezes, Dritën. Ardhja e saj na gëzoi pa masë, pasi ishte fëmija e parë, që po njihnim, ku nuk njihnim njëri – tjetrin. Nga pjesëtarët e familjes edhe tezen e njihte vetëm mëma e babai. I njohu edhe Fejzua, kur shkoi në shkollën e mesme në Tiranë. Drita ndënji disa ditë në pushimet e verës, u njohëm nga afër me të. Në 25 mars të vitit 1968, mbas një sëmundje ndahet nga jeta Bedriu. Vjen tezja nga Elbasani, ku kishin kaluar rreth 25 vite. Aty ajo takohet me të motrën Gastaren si dhe me ne të gjithë. Pra ishte një ngjarje e papërshkrushme për nga emocioni, e mallëngjyshme që, mbas dy dekada e gjysmë të takoheshin dy motrat. Ky vit do të shënonte edhe 73
Mete Peçi
shkëmbimet. Ishte një vit, i cili kishte filluar ndryshimet edhe për ne, pasi kishim rreth një vit që kishim bërë shtëpitë, të cilat janë sot në atë kodër. Në fakt akoma nuk i kishim rregulluar brenda dhe s’kishim hequr dorë nga kasollet akoma. Në vitin 1969, në festat e nëntorit, ( në atë kohë festoheshin me madhështi) unë shkova në Elbasan për herë të parë, ku u njoha edhe me pjesëtaret e tjerë të familjes. Do ta përmendim edhe më poshtë, por gjithsesi ndaj edhe thashë që ëmbëlsira lihet në fund, pasi ka një hisori me vete tezja jonë e dashur. Po shkruaj për vitet e fundit të jetës së tezes, me që fola për të dhe në fund do të pasqyroj edhe për vitet e fundit të mëmës sonë të dashur. Vitet bëjnë të tyren, ato ikin e bashkë me to edhe vuajtjet, të cilat kujtohen çdo orë për ata, që i heqin në kurriz. Në vitet 1996 -1997, më rastisi të shkoja me punë në shumë qytete të vendit dhe nuk mund të harroj edhe vizitën e fundit të tezes në Picar. Isha me shërbim në Elbasan dhe ju luta të vinte me mua, pasi kisha makinën direkt. Ndonëse nuk ishte edhe mirë, por nuk ma prishi dhe ra dakord, me që kishte edhe të vëllain, Godon, të sëmurë rëndë. Erdhëm në fshat. Dua t’ ju kujtoj se, librin tim “LETRA POETIKE NJERËZVE ‘’ e kam çelur me një poezi, të cilën ia kushtoj tezes. Unë më vonë u largova në emigrim, por nuk i ndërpreva lidhjet me të, ku shkova edhe një herë ta takoja në vitin 2001. I njëjti vit, që i ndau nga jeta të dy motrat. Pasheja ishte tre vjet me e madhe nga mëma jonë. Unë kisha ardhur më 1 maj për mëmën; erdha për të dyzetat, ndërsa tezja u nda nga jeta në fund të qershorit. Pak ditë para se të ndahej fola me të, por ajo nuk mundej, pasi, si 74
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
i thonë, e keqja i kishte mbërthyer grykën. E pashë që do të ishte vështirë ta shtynte më dhe, vetëm pas një jave, më njofton Agimi se u nda nga jeta. Në pamundësi për t’i hedhur një dorë baltë, u dërgova ngushëllimet fëmijëve të saj, madje, sipas shënimeve të mia ditore, i thashë edhe motrës Lavdies, që Tezen ta qani njësoj si edhe mëmën tonë. Kjo është jeta. *Do të rikthehem në vitet e fundit të jetës së mëmës sonë të dashur. Nga të ftohtit, që merrte herë pas herë, sidomos, kur kthehej e ngarkuar me thasët e bimëve mediciniale, pse jo nga shëmbjet, kur vritej, kur rrëzohej, sidomos nga buzat e Myshnjës, ajo kaloi në një astëm të rëndë, ku vuajti për më shumë se njëzetë vite. Mbas vdekjes së babait, mëma nuk kishte ndonjë ngarkesë të madhe, pasi edhe Islami e Mondi, të cilët ishin pa martuar të dy, pothuaj, i bënin punët e shtëpisë për mrekulli. Madje lanin, fshinin e gatuanin. Pra nuk e linin mëmën të bënte punë. Në fakt mëma me babain kishin një diferencë të theksur moshe, rreth njëmbëdhjetë vite. Kishte një rritje ekonomike në vitet e fundit. Nuk vuajti për mungesa, pasi mbas viteve nëntëdhjetë, Islami punoi si shofer autobuzi gjer në vitin 1997, vit, kur u largua, për në Amerikë. Por edhe Mondi ishte në emigrim. Desha të them se nga ana financiare mëma nuk kishte nevojë, pasi merrte edhe pensionin e të shoqit. Ishte keq vetëm për shëndetin, por, gjithsesi, nuk e them për të mburrur, pasi notën e vendos fshati, notë, qe e kemi pasur, pothuajse, “dhjetë”. Pra nuk i mungoi gjë, madje as merak nuk patëm, pasi kurimin e kishte sistematik. Vija vazhdimisht në kohën, kur isha në emigrim. Ajo e mblodhi mendjen edhe nga dy të vegjëlit, pasi i la të martuar e me fëmijë... Nuk mund të harrohen muajt e fundit, ku bëmë dasmën e Dritanit, që kishim 75
Mete Peçi
ardhur këtu në fshat. Mëma erdhi ndënji te shtëpia jonë edhe pse për të ishte fundi, që neve nuk mund ta shkonim ndërmend. Ajo e gjeti forcën edhe për të marrë një këngë që, për fat, e kemi në kamer. Kjo ishte ndodhi e nëntorit të vitit 2002. Unë erdha nga Kreta përsëri nga fundi i muajit shkurt dhe ika në ditët e para të marsit. E pashë që, sa vinte, dhe trupi i saj binte; e pashë që po ndryshonte, pothuajse, çdo ditë. U takova me të, pa e ditur se do të ishte hera e fundit. Kam edhe një elegji për të, të cilën mendoj ta botoj.
Dita e ikjes dhe dita e lamtumirës së mëmës Dy ditët e dhimbje së madhe : 1 dhe 2 maj 2003 Ishte data 1 Maj. Atë ditë isha në punë. U ktheva nga puna. Pa mbaruar mire dushin, më merr Tani në telefon dhe më thotë të shkoja nga dyqani, pasi kishin ardhur krushqit, Bezhanajt, njerëzit e burrit të Luljetës. U vesha, me që ishin ata, pasi isha edhe i lodhur, por ç’të bëja. U përshëndetëm. U ula në vendin, që më kishin rezervuar, pasi edhe ata, sa kishin filluar, mora gotën me birrë dhe bëra urimin. Për të ngrënë kishin pjekur një qengj, por unë e kisha të vështirë të haja, pasi kisha hequr pjesën e poshtme të gojës, të cilën e kisha te dentisti dhe kështu nuk mund të haja. Në momentin, që kisha prerë diçka me thikë, më bie zilja e celularit, pa e parë se kush ishte, iu përgjigja. Ishte zëri i Seitit. Që në momentin e parë mendova se, diçka do të ishte, pasi Seiti nuk para merrte në telefon. Më jep lajmin. Nuk mund ta mbaja dot veten. Edhe në këto momente që pasqyroj këtë ngjarje të dhimbshme, përsëri lotoj, mbas nëntë vitesh. E pashë që u bëra “palo burrë‘’, mblodha pak veten, 76
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
më ngushëlluan të gjithë, sa ishin në tavolinë. Aq ishte dhe dreka për miqtë. Janë gjëra që ndodhin. U lidha menjëherë me aeroportet dhe gjejmë dy bileta, ku do të niseshim unë dhe Lina. U lidhëm në të njëjtën kohë me Sinanin e Mondin edhe këta në Athinë dhe e lamë të na prisnin për t’u nisur bashkë nga darka. Zbritëm në Athinë, aty nga ora 21.00 dhe u nisëm me makinën e Sinanit gjer në Kakavijë, pasi Sinani nuk kishte dokumenta për t’u futur dhe do ta linim makinën në Kakavijë. Në telefon na merr edhe Margarita, motra e Linës, por ne nuk kishim vend në makinë e ajo u nis me autobus. Erdhëm në Kakavijë, afër mëngjesit, unë, Sinani Mondi, Lina e Vazua. Atje kishin dalë Arjani, Arshiu, Neshati e të afërm të tjerë për të na pritur.
Metja me mëmën Gastare, 20 tetor 2001 Gjatë rrugës u lidhëm me Islamin, i cili e kishte të pamundur ardhjen nga Amerika. Biseduam me të disa herë. I thashë të mos kishte merak, pasi do të bënim çmos 77
Mete Peçi
që të mos mungonte gjë në lamtumirën e mëmës sonë të dashur. Erdhëm në fshat në orët e para të mëngjesit të 2 Majit. Mbasi bëmë takimin me mëmën kaluam nga dhoma, e cila ishte mbushur plot me burra. Pritëm e përcollëm njerëzit, të cilët vinin pa pushim, gjersa shkoi ora e përcjelljes së mëmës. Lamtumira e saj u bë nën shoqërimin e kamerës së Bastri Bihucit, kasetë, të cilën e kemi kujtim dhe e shikojmë në momente të caktuara. Në ceremoninë mortore nga vëllezëria mungoi vetëm Islami, ndërsa nipër e mbesa, kuptohet që nuk patën mundësi të gjithë të vinin, pasi janë në emigrim. Kjo është një pjesë e rrjedhës së jetës për mëmën tonë që, sigurisht, edhe të tjerët kanë kujtimet e tyre e ndonëse, jo të gjitha mund te shkruhen, pasi kujtesa bën të vetën. Mendova që të hidhja në këtë monografi elegjinë, të cilën e shkrova për mëmën. TRONDITJA E MADHE Ah, sa më tronditi, Sot ky lajm i rëndë, Se këtej e tutje, S’do kem më Mëmë! Oh, moj Mëmë e dashur, Ç‘ të pushoi zemra, Kush t’u ndodh afër? Kë kishe ti brenda ? Sa më pikëllove, S’ di si më trondite, Në ditën e një Majit, Në atë mbasdite. 78
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Celulari i shkretë, Kur më dha njoftimë, S’ qenë mbushur pesë minuta, I ulur në tavolinë. Në gjithë vëllezërinë, Po jepej alarmi, Të gjithë do të mblidhen, Do të mungojë Islami. O moj mëmë e dashur, E gëzuar ike, Dhe pse shumë e vuajtur, Në të shkretat vite. Mua tani që shkruaj, Shumë më dridhet dora, Dhe fletët e bllokut, Me lot i mbulova... Si e bëmë rrugën, Ne atë natë, Fluturojmë nga Kreta, Erdhëm në Picar. Të gjithë të larguar, Na mblodhi shtëpia te kodra, Atë e mbajtën hapur, Veizi e Mimoza. U mblodh i gjithë fshati, Erdhën Miqësia, T’u bë nderim i madh, T’u tha biografia. 79
Mete Peçi
Mëmë të qava dhe me ligje, Era jote do të na mungojë, Në çdo masë e dimension, Vlera jote do të rrojë. Ikën të gjithë nga fshati, I fundit unë ngela, Se kapërceja dot portën, Më dukej si me tela. Të gjitha shërbimet t’u bënë Të dhjetë të kishim mëmë, Edhe lotët s’ qenë të rremë, Islami e pati më rëndë. Ike, mëmë, do rrish e qetë, Pranë babës që mbush nëntëdhjetë. Që nga viti kur u ndamë, Sivjet u mbushën njëzetë. Të dy ikët të gëzuar E nuk morët ndonjë plagë, Veç vuajtjeve të shumta, Picari u mban të gjallë. Mëmë e dashur, Ti vërtet nuk pe, Se kush të hodhi, Ca grushte me dhe! Ty të hodhën të gjithë, Fëmijët me radhë, Të hodhi edhe Islami, Dhe pse vetë s’kish ardhë. 80
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Vërtet ti nuk pe, Se çfarë more me vete, More lamtumirën, E vajzave e të djemve. Vërtet ti nuk pe, As kohën s’e ndoqe, Ish një kohë e pastër, Si ishte zemra jote. Këto dyzetë ditë, Që unë do të kaloj, Pa televizor e lajme, Veç gazeta do të lexoj. Edhe kur unë, Të hap muzikë e këngë, Gjithë jetën do të kujtoj, Se kam patur një baba e mëmë. Edhe kur të prish zinë, Kurrë s‘do kem harruar, Lakrat, bimët, vuajtjet, Ato kasollet e shtëpinë. Edhe, kur ne, Të bëhemi gjyshër e gjyshe, Prapë baba e mëmë ka, Nuk thuhet tjetër ndryshe. Vërtet ti ike, Ike e palënduar, Po edhe unë kurrë, S’ do pushoj për të shkruar. 81
Mete Peçi
Ti, moj orë e Majit, Ti që më trondite, Ju ditët me shumë vapë, Ju që morët mëmën time. Dhe s’do ma sillni prapë … 3 Maj 2003 Në fakt them familja e madhe, pasi ka kaluar nga qindshja dhe unë do të jap hollësi për 31 familjet e këtij trungu në të cilat, po shkruaj, siç kishin të tjerët ndryshimet e fundit, ndryshime, që vazhdimisht do të ketë. Jeta është aktive, në zhvillim, por, gjithsesi, do të shkruhet dhe më vonë, prandaj ka hapësirë. Po e filloj sipas radhës, sipas moshës ( sipas shkallës herarkike, meqenëse kam qenë ushtarak dhe jemi marrë me rreshtimet organike).
82
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E FEJZO PEÇIT
Fejzua është shprehur vetë dhe unë do të paraqes thëniet e tij, duke përdorur ndonjë ilustrim të vogël, por jo të bëj ndryshime, jo kurrsesi, në thelbin e thënieve të tij. Fejzua u lind në Picar, më 15 prill 1941. Mund të them se ka të njëjtën datë me ditëlindjen e babait. Ja si shprehet Fejzua për jetën e tij dhe të familjes: “Nuk dua të them çfarë më kanë thënë të tjerët për fëmijërinë time. Do të mundohem të them atë çka mbaj mend vetë. Përveç prindërve unë njoha gjyshen tonë, Narzen, të cilës burri, Mazja, i kishte lenë vetëm babain tonë gjashtëmuajsh. Mbaj mend klasën e parë fillore e fillova në vitin 1948 me një mësues, i cili quhej Vangjel. Vangjeli ishte i butë dhe shumë komunikues. Në klasën e dytë mësuesi ynë quhej Miço, fatkeqësisht nuk më kujtohen mbiemrat, por dija se ishin nga Zagoria të dy. Miçua ishte i ashpër, i rreptë po të mos mësoje të kapte 83
Mete Peçi
nga dy veshët dhe të përplaste kokën në dërrasë të zezë e sidomos në matematikë. Unë nuk kisha preokupime në shtëpi, pasi ne nuk kishim bagëti, si shokët e tjerë, të cilët vinin me to, mbasditeve. Ne kishim një kalë të bardhë dhe një ka që e kish marrë babai me kredi, për të punuar tokat. Shlyerja e kredisë, asokohe, nuk bëhej me lekë, por bëhej me prodhim, përshembull: do të merrje një kv misër dhjetë ose njëzetë kg ta kërkonte shtet. Kur kau nuk punonte e çonim me çobanin, që ruante lopët e fshatit. Kau kishte raste, që nuk na vinte e ngelej, si thoshin, në brinjë. Unë dilja e kërkoja, por kishte raste që nuk e gjeja dot. Kthehesha vonë e më dërgonin te teqeja, ku i thoja Fajkatit ose Baxhise të na e lidhte kaun, të mos e hante ujku, ose si thoshin atëherë bisha. Ato e lidhnin me lutjet që bënin. Në shkollë shkoja mirë me mesime për dy arsye: E para, mësuesit koicidonin, në përgjithësi, të mirë e komunikues; e dyta, më kryesorja, babai kishte lidhje të vazhdueshme me gjithë mësuesit, ku mësonte të gjitha “xudhitë‘’ tona dhe kjo, jo vetëm për mua që isha i pari, por ka qenë kështu për të gjithë fëmijët e tjerë. Këtë normë e pati deri tek i fundit. Kjo të bënte të kishe më shumë frikë, kur ktheheshe në shtëpi, se sa në shkollë. Të ishe në kudhrën e dy çekanëve e po të doje pastaj të mos mësoje. Kjo vazhdoi, gjersa përfundova shkollën shtatëvjeçare të asaj kohe. Në shkollën shtatëvjeçare më ndihmuan shumë Hasan Zazani nga Gjirokastra, drejtori i shkollës, për disa vite; Theodhori Zoto nga Poliçani i Gjirokastrës, i cili më jepte shkencat e natyrës. Ishin të thjeshtë. Ata vinin në shtëpinë tonë edhe pse ishte kasolle me kashtë. Ata llafoseshin me gjyshen, pasi edhe ajo nuk të falte, zëvendësonte burra. Unë në fshat kalova fëmijërinë, gjer në gusht të vitit 1955, ku u largova për në Tiranë. Isha vetëm 14 vjeç. Në 84
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
fshat do të kthehesha vetëm në pushimet verore. Në pushimet e verës mbaj mend se ndihmoja mëmën në vaditjen e një are, të cilën e kishim prej tre dylymësh. Parcela ka qenë shumë e vështirë për vaditje, pasi e kishim në fund të fushës, ku i thonë Kelvina, nga ana e përtejme ndodhet fshati i sotëm Andon Poçi. Nga Boshoret, në afërsi të urës Kardhiqit, e gjer atje, duheshin 10 -12 orë të shkonte uji. Prindërit në vjeshtë gdhiheshin në arë, kur vilnin prodhimin, ndërsa unë e trasportoja me kalin e bardhë në shtëpi. Gjyshja më jepte për të ngrenë dhe më niste përsëri natën. Në atë kohë unë isha i vogël. Madje dhe trëmbesha e kisha frikë, sidomos gjatë rrugës nga gurra, pasi ka qenë e pyllëzuar dhe ditën dukej si errësirë. Frikën asokohe na e ushqenin në formën e përrallave, kur bënim zhurmë, kur nuk na zinte gjumi, kur bënim marrëzi, duke na thënë se erdhi “Lugati”, “Mëmë lubia” etj. Shpeshherë loznim në Lunxëza ose arat e Ngjeline dhe harronim të ktheheshim në shtëpi, gjersa na thërrisnin. Por më shumë loznim, kur nuk ishte babai në shtëpi, pasi ai na rrihte. Nuk ishin të pakta rastet, kur ngeleshim pa bukë dhe mëma na dërgonte në dajot, të cilët, ishin në Picar të vjetër e nuk pyesnim edhe në dëborë shkonim për të marrë ndonjë ndihmë. Bedriun, që e kishim në vend të gjyshit nga mëma, shumë herë na niste edhe bosh, pa na dhënë gjë. Jo vetëm aq, por edhe na ofendonte, që unë nuk e kuptoja. Vetëm ligua, Saliheja, na jepte fshehurazi nga ai. Ajo më mbushte trajstën me ç’të kishte me miell, me bulmet. Ajo ishte një grua e përsosur xhurmete, ishte nga Halajt. Kur kthehesha në shtëpi u tregoja se çfarë kishte ndodhur, por dëgjonte edhe babai, që nuk e dinte pse shkoja. Atij i vinte shumë inat e sa s’hante veten me dhembë. E kishte vdekje të kërkuarit, por ç’t’i bënte të ëmës, gjyshes sonë, pasi edhe 85
Mete Peçi
ajo nuk donte, por për hir tonë e të familjes vepronte ashtu. Më dërgonin edhe ne Shtëpëz te Xhevua, kushërira e babës, e bija e Tahir Peçit, martuar në Vicaj ( Haskaj). Ata kishin shumë bagëti, por nuk bënin fëmijë. Më donin shumë, si fëmijën e tyre. Atje rrija edhe me ditë gjatë pushimeve të beharit. Ishin të dhembshur. Me punët e shtëpisë merrej gjyshja. Unë me prindërit për dru, për bimë medicinale, para se baba të shkonte tek Ura Kardhiqit, aty nga viti 1954 -1955. Ai punonte privatisht për dru pazari në pyjet e Gjanarit, qafa e Kalase nga Kunji dhe i shiste në Gjirokaster me 300 lekë ose napolonë të asaj kohe. Kur unë isha me pushime disa herë më dërgonte edhe mua me kalin e bardhë. M’i ngarkonte ai dhe i çoja, blija nga një karvele (bukë gruri), ashtu i thonin. Bukën e grurit e përdornim edhe si gjellë për të ngrënë bukën e misrit. Sillja ndonjë paketë me cigare për gjyshen dhe kthehesha në shtëpi. Kur shkonte baba i merrte gjyshes edhe ndonjë pije të asaj kohe, pije grash, pak si të ëmbla, pije, që gjyshja i pëlqente shumë. Ajo i mbante nën jastek dhe nuk ia prekte njeri. Unë e shtypja herë pas here në të gjithë trupin, pasi i dhimbnin mishrat. Ajo kënaqej se unë nuk mërzitesha duke më thënë: “Paç uratën, mor djalë!” E kujtoj edhe sot që jam në moshën, kur ajo ishte 70 vjeçe. Ishte e dashur, por edhe e rreptë. Kur nxehej që e gënjeje ose bëjë ndonjë thyerje disiplinore, nuk të qëllonte me pëllëmbë, por me një shkop, që mbante pranë vatrës, ku rrinte. Fëmijëria ime filloi e përfundoi në kasolle prej kashte, jo vetëm imja por e të gjithë vëllezërve e motrave, gjer më 1967 –1968, kur u ndërtua shtëpia ekzistuse. Nga njëra kasolle në tjetrën, ku mbaj mend se një herë dogja kasollen, duke lozur te kasollja e bagëtive, e cila ishte me bar. U dogjën te dyja kasollet edhe ajo edhe jona, që rrinim. Falë që s’kishte njeri brenda. Ngelëm në qiell të hapur. 86
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Fajtori i vetëm isha unë. Edhe pse gjyshja më mbrojti, nuk munda t’i shpëtoja ndëshkimit. Nuk ishte e lehtë, në atë pikë fukarallëku të humbisje atë pasuri, pra të ngeleshe me gisht në gojë. KUJTIME PËR PRINDËRIT DHE VËLLEZËRINË Duke qenë se unë u largova nga fshati në moshën 14 vjeç, kujtimet e mia lidhen më tepër me fëmijërinë, për të cilën u shpreha më lart. Kur unë ika në Tiranë, Seiti ishte tetë vjeç. Kujtimet e mia janë të pakta, pasi unë në fshat, mandej, kthehesha si “mik”. Besoj se do t’i plotësojne vëllezërit e tjerë, të cilët ndënjën, pothuajse, më shumë në fshat e me prindërit. Një kujtim e kam me babain, kur shkuam te Hibro Murua, kur kërkuam Sefinenë për Seitin. Ishim vetëm ne të dy. Na pritën Hibrua me Nisibenë. Na kanë bërë një muhabet të shkëlqyer me nderime e respekte të ndërsjellta. Të dy të kulturuar. Unë, sigurisht, nuk merrja pjesë shumë në muhabete, vetëm, sa dëgjoja dhe i përgjigjesha ndonjë pyetjeje. Nga i ndjeri Hibro, më bëri shumë përshtypje ai muhabet, si burrë tamam nga të parët. Mbasi u bë goxha muhabet, pse jo edhe shaka, që atë e kanë karakterizuar, të cilat i bënte me kripë, në fund na dha edhe pëlqimin. Kështu që ne u kthyem të gëzuar në shtëpi me babain. Për Mëmën kujtoj një rast, kur kishim shkuar për dafinë nga përroi i Myshnjës, një përrua i thellë ( ata që e dinë), ku, si thashë gjatë pushimeve të beharit mblidhja bimë medicinale për të blerë librat e shkollës e ndonjë rrobë për të veshur. Unë isha më lart dhe mëma mblidhte bimë më poshtë meje. Shkëputet një gur i madh dhe kap mëmën, të cilën, pothuaj, e lë pa frymë. Zbrita me një herë, si i zënë në faj, duke i thënë : “Më fal, pa dashje!” Por mëma mëmë. Më kishte falur, para se t’i kërkoja falje. Për 87
Mete Peçi
fajin tim, ajo vuajti disa ditë nga kraharori i shembur. Një herë tjetër, po me mëmën kishim shkuar të mblidhnim sumak nga vreshtat e Picarit. Unë shkëputem dhe ndez një zjarr të vogël. Era bëri të digjej një sipërfaqe të konsiderueshme kullote. Djegia e kullotës, asokohe, dënohej me ligj. Erdhën gjithë ata çobanë, por unë nuk u fola fare, ikëm me mëmën, me aq sa kishim mbledhur. Na thirrën edhe në Këshill, por unë isha i vogël dhe na e falën. Po me mëmën shkonim edhe nga Rrëza e Kolonjës, ku mblidhnim hithra, lakra e fiq për të ngrënë, pasi vunim shumë për bukën e gojës. Me babain disa kujtime i kam, mbas viteve 1964, kur kisha mbaruar shkollën e lartë për inxhinir minierash dhe më caktuan në minierën e qymyrgurit, në Memaliaj. Babai punonte punëtor, si minator armator. Aty ai më fliste herë pas herë, si i ri që isha në profesion. Disa vite ndënja në një dhomë me Neki Danen, ish magazinier në NFP, (Ndërmarrja e Furnizimit të Punëtorëve). Më vonë ndenja me Vangjel Zoton dhe me Hodo Sinanin, flas këtu për vitet, kur isha beqar. Babai më njihte me situatën, me njerëzit, me cilësite e tyre, krahasimet se nga vinin etj. Këshilla këto, që më shërbyen shumë në jetën e përditshme në artin e komunikimin e punës me njerëzit.
Fejzo Peçi në një vizitë në Kinë
88
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Moment dekorimi Kishte një veti që në sy të njerëzve kurrë nuk fliste e nuk më merrte erzin. Më thërriste, më këshillonte shpesh, më orientonte edhe për shoqërinë që të kisha. E them me plot bindje se, në një masë të madhe, për të mos thënë në masën dërmuse, ishin këshillat e tij që më bënë të eci mirë dhe të ngjisja gradualisht shkallët e karrierës. Kështu fillova si inxhinier i thjeshtë, më vonë shef sektori, shef i sigurimit teknik të minierës, kryeinxhinier dhe drejtor miniere, dy herë. Babai ishte autoritar, por ishte edhe parimor. Ai i kuptonte situatat, kishte njohje politike. Nuk i pëlqente mirë sistemi, kritikonte shumë veprime e qëndrime. Nuk kishte nostalgji. Tiparin e parimit e shfaqi i pari në fshat, kur dërgoi në shkollë të mesme vajzën, Lavdien. Në atë kohë vajzat ishin shumë të rralla që të bënin shtatëvjeçaren, pasi rruga e tyre ishte deri në klasën e katërt. Aq i fortë ishte fanatizmi 89
Mete Peçi
dhe prapambetja, sa që e kuptoni çfarë të drejta mund të kishin femrat. Ai kishte një sedër të jashtëzakonshme dhe përpiqej të bënte miqësitë me njerëz me nivel dhe ia arrinte qëllimit me këmbënguljen e tij. Ishte ai inisiatori për martesën time. Bashkë me të shkuam në shkurt të 1967, në Luftinjë, ku bëmë parjen me Mjaftimen, në shtëpinë e Selam Didës, dajua i Mjaftimes. Me Selamin babai ishte shok dhe kishin kohë që bisedonin për këtë krushqi. Ata na pritën, si të ishim miq të vjetër. Babain e vunë, sipas zakonit në qoshenë e djathtë. Na shtruan edhe darkë që, sipas zakonit edhe kafja pihej, po të jepej fjala për krushqi, por, siç thashë, ishin edhe me parimin. Pjesëtarët në atë darkë e mbajtën mend me dekada muhabetin, të cilin u bëri babai. Ata rrallë i bënin ndonjë pyetje e ai përgjigjej, si të ishte ndonjë orator. Nga respekti dhe nga shoqëria që kishin me Selamin, pak kohë më vonë, ai e ftoi në dasmën e djalit të tij Myzaferit, madje e dërgon edhe kryekrushk në Kajcë të Përmetit për të marrë nusen. Vjehrri im quhej Qani Pazait Goxhaj, nga Kuta e Mallakastrës. Nuk e kam njohur, pasi kishte ndërruar jetë në vitin 1964. Xhemilja u nda nga jeta në shkurt të vitit 1999.
90
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E FEJZOS Fejzua u martua me Mjaftimen në gusht të vitit 1968. Fëmija i parë është Edlira (Peçi) Hanaj. Duhet themi Eda, sikundër e thërrasim. Eda është edhe fëmija i parë i familjes së madhe, ose mbesa e parë jona. Edlira është lindur më 25 maj 1969. Në fshat ajo vinte shpesh, kur ishte e vogël dhe na kënaqte të gjithëve si fëmija e parë. Nuk binte në shesh nga përkëdheljet që i bënin të tërë. Eda përfundoi shkollën e mesme tregtare në Vlorë. Punoi në Ndërrmarrjen e Furnizmit të Punëtorëve (N F P) në Memaliaj. Me prishjen e sistemit punoi në shtëpi si rrobaqepëse dhe me qendisma. Njihet me një djalë dhe dashurohet me të e që sot e ka bashkëshortin e saj.
Quhet Ndriçim Hanaj. Është nga fshati Dhemblan i Tepelenës, i biri i Jonuzit dhe i Xhevaires. Është lindur me 20 shkurt 1965 me profesion Inxhinier Miniere. Çimi, si i thërrasim, është djalë me norma, i sjellshëm, me një edukatë intelektuale, si ka edhe familjen e tij. Çimi, si shumë Intelektualë të rinj, nuk i shijuan shumë frytet e shkollës, që mbaruan, pasi ai punoi si 91
Mete Peçi
inxhinier në Memaliaj në vitet e fundit edhe drejtor i minierës, deri në shkatërrimin e saj. Tashmë ai punon në firma private, ku të dalë puna. Jetojnë në Tiranë. Me Edlirën ata u martuan në vitin 1991 dhe kanë dy djem të bukur. Lorenci është lindur më 7 tetor 1992 dhe përfundoi shkollën e mesme. Lori, si i thërrasim, është djalë i shkathët, merret edhe me sport. Renualdi, djali tjetër i tyre është lindur më 17 janar 1996. Reni, vazhdon shkollën e mesme. Më kanë thënë se mëson mirë e mbase do të bëhet doktor që të na shërojë ne më të moshuarve. Me këtë rast, unë u uroj suksese këtyre nipërve të shkathët. KLODIANA E lindur me 29 qershor 1977. Klodi, kështu i thërrasim ne, e donte fshatin edhe ajo si Eda, kur ishin të vogla vinin vazhdimisht dhe kënaqeshin. Klodi ka qenë një nxënëse e shkëlqyer; ajo ka mësuar shumë. Mbaroi shkollën e mesme
92
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
në Memaliaj, atje ku edhe kanë lindur e janë rritur, por kur i pyesnin se nga ishin përgjigja ishte e prerë: “Jemi nga Picari”. Një përgjigje që e jepnin të gjithë niprit e mbesat, që kanë lindur në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Me ndërmjetësimin edhe të Islamit, Klodi shkoi në shkollën e lartë ku përfundoi Fakultetin Ekonomik, Dega Financë. Shkollën e përfundoi me rezultate shumë të mira. Klodi punoi në disa firma private, në Angjesinë e Trajtimit të Kredive dhe tashmë vazhdon në administratën e një bange të kursimit. Gjatë kohës Klodi dashuron një djalë me origjinë nga Përmeti, por banonin në Fier, Spartak Mitrushi, i biri i Gaqit dhe i Artës, lindur me 10 gusht të vitit 1969. Prindërit e Takut, kështu e thërrasin shkurt, nuk jetojnë. Ata kanë ndërruar jetë vitet e fundit. U martuan në vitin 2006 dhe jetojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Taku punon si jurist. Është djalë me norma, me intelekt. Edhe si familje janë intelektualë. BESIANA Vajza e tretë e Fejzos, e lindur me 30 Prill 1983. Si më vogla e fëmijëve nuk është e përkëdhelur, pasi të trija kanë qenë njëlloj për prindërit, por ne, si vëllezëri, kemi patur, për të mos thënë e kemi një natyrë, që s’para i përkëdhelim fëmijët. Kjo, jo se nuk i kemi dashur, se nuk ka prind të mos dojë fëmijën, por nuk e di, ndoshta, mund të jetë një mungesë në përgjithësi mund të lërë edhe përshtypjen për ta kuptuar vetë fëmija se, përkëdhelia mund dhe të mos të të kalisë me jetën. Megjithatë le të na kritikojnë, por mund të themi me modesti se, të gjithë si vëllezëri jemi të kënaqur me fëmijët në rrugën e tyre të mirë që kanë marrë. Pra edhe Besi, kështu i flasim shkurt, nuk diskutohet që ngjan me dy motrat e saj. Vajzë me 93
Mete Peçi
karakter të fortë, e dashur, e sinqertë e studiuese. Fëmijërinë, sidomos në pushimet e verës, e kalonte edhe ajo në fshat, në shoqërimin e Irenës; i kishte qejf gorricat që ishin në baçen tonë. Edhe sot thotë se e pëlqen klimën e fshatit, por mundësitë nuk e lenë. Besi ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Punoi në punë të rënda tregtie për 2 - 3 vjet, pasi që të futesh në punë, kur mbaron shkollën e lartë nuk është e lehtë (zarfi duhet të peshojë mirë në kandar). Aktualisht punon në Unionin Shqiptar të kursim kredisë. Përfundoi masterin në Universitetin “Marin Barleti”. Janë për të falënderuar, pasi të trija vajzat kanë mësuar dhe kanë studiuar me djersën e tyre, kanë marre notën që meritonin. E mbas këtyre sukseseve edhe Besi e gjeti dhe e dashuroi një djalë, me të cilin u fejuan. Djali quhet Mensur Rushiti, i cili ka lindur me 8 qershor 1980 dhe ka përfunduar studimet e larta të inxhinierisë; me origjinë është nga Berati.
94
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
MJAFTIMJA Jo më kot e lashë të fundit Mjaftimen, pasi me duhet të tregoj se burimi i arritjeve të tre vajzave të mrekullueshme është, pikërisht, e ëma e tyre, e cila i rriti dhe i mësoi, jo vetëm vajzat e saj, por breza të tërë djemsh e vajzash në rreth katër dekada. Mjaftimja u lind më 28 Janar 1946 në Kutë të Mallakastrës. Mjaftimja është shquar si mësuese rigoroze. Ka qenë një edukatore e brezave të rinj. Nuk delte nga klasa, po të mos e kishin kuptuar nxënësit mësimin, kur i shikonte që ata, nxënësit, e kishin kuptuar mësimin, atëherë dilte nga klasa. Pra, nuk pyeste për zilen ose për pushimin. Pushimin e konsumonte në klasë. Ajo, jo vetëm që ndikoi në nxjerrjen e gjeneratave, por ndikoi edhe te vajzat e saj me punën suplementare, të cilën bënte për edukimin e tyre. Përveç punës për përgatitjen e saj, ju desh të përballonte të gjitha punët e shtëpisë, pazaret etj., pasi Fejzua ishte i angazhuar në punët e Minierës natë e ditë, pa orar. Atij i duhej të shkonte në thellesitë e minierës, në çdo sektor, ndërsa, mbasditeve merrej me mbledhje, deri në mesnatë. Edhe ne, kur shkonim në Memaliaj e takonim rrallë. Kështu që Mjaftimja nuk e ka pasur ndihmën e të shoqit në punët e shtëpisë. Mjaftimja i merrte nxënësit në klasën e parë dhe i dorëzonte në klasën e pestë. Nxënësit e saj i kanë kaluar të pesëdhjetat. Meqënëse jam aty, po tregoj një rast, pasi vetë ajo, dihet, se ka shumë. Një ditë isha me Mjaftimen, ku kishim dalë të bënim pazar. Një grua i foli: “Mësuese Mjaftua, si je me shëndet?” Mbasi e pa, ndënji pak, e njohu se kush ishte. U habita që, mbas dekadash, ta njihte nxënësen e saj. Më bëri përshtypje. Një pjesë të nxënësve të saj janë pedagogë, doktorë, ixhinierë. Tashmë pensioniste, ajo 95
Mete Peçi
merret me punët e shtëpisë e me pazare, duke lëvizur disa kilometra në këmbë. Madje psonis edhe për vajzat, pasi i ka në punë. Maftimja është kunata e madhe, e cila është nusja e parë e Familjes së Madhe, për të cilën të gjithë kanë respekt të veçantë.
96
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E SEIT PEÇIT
Seiti ka lindur më 20 janar 1947. Karakteristike është se një pjesë e vëllezërve dhe motrave janë pothuaj në vit të shoshoqit. Këtë e kupton qartësisht nëpërmjet vitlindjeve tona. Në fakt dy të mëdhenjtë janë me një diferencë prej gjashtë vitesh. Vështirësitë e jetës do t’i them edhe në kujtimet e mia dhe ato, të cilat mbaj mend edhe për të gjithë vëllezërinë, por, gjithsesi, duhet thënë se vështirësitë e jetës ose, me thënë vuajtjet, janë edhe sipas lindjeve. Këtë e them, pasi vitet e para të pasçlirimit, nuk diskutohet që ishin vitet më të vështira e më të rënda, në përgjithësi, por në veçanti për familjen tonë, si do të lexoni në këtë monografi. Duhet të dini se, vendi ynë, në fund të Luftës së Dytë Botërore, u gjet tejet i shkatërruar, i djegur e i rrënuar dhe, thuajse, nuk bëhej fjalë për uzina, fabrika e kombinate. Ato që gjeti sistemi i ri, që u vendos, një pjesë nga niprit e mbesat tona i dinë, u ndërtuan pas 97
Mete Peçi
çlirimit si edhe u mundësua shkollimi, për të luftuar analfabetizmin. Seiti, pra është i dyti nga ne fëmijët. Fëmijërinë edhe ai e ka kaluar në fshat, ku përfundoi shkollën shtatëvjeçare, aty nga viti 1960, ku edhe i doli një bursë për të vazhduar shkollën pedagogjike “Pandeli Sotiri”, këtu në Gjirokastër. Këtë shkollë Seiti nuk e kishte me qejf dhe u bënë disa tentativa për ta ndërruar atë degë, por nuk ishte e mundur, pasi, në atë kohë, ishte me urdhër çdo gjë, si në ushtri dhe Seitit ai “ mos zbatim urdhëri”, i kushtoi në vazhdimin e jetës së tij. Në moshën më të njomë ju desh të merrte kazmën dhe belin e të punonte në Markoma, për të mbjellë patate dhe për kryer punë të tjera në kooperativë. Më vonë ai u fut, si ndihmës e më pas si baxhoxhi, në disa vende brenda rrethit. Mbas përfundimit të shërbimit të detyrushëm ushtarak, të cilin e kreu në pika kufitare, shkoi në Memaliaj. Në Memaliaj punoi në NFP që quhej ndërmarrja e furnizimit të puntorëve. Në vitin 1977 fillon punë në një njësi ushtarake në Tepelenë, si nënoficer. Punoi gjer në vitin 1993, vit që doli në lirim me reformën, e cila u bë në ushtri. Ishte viti, ku u suprimuan shumë njësi ushtarake, reformë, e cila zgjati mbi një dekadë. Nga viti 1998 Seiti sistemohet me shtëpi në Gjirokastër, ku shiti atë hyrje në Tepelenë dhe bleu një hyrje në Gjirokastër. Seiti, pasi doli në lirim, u mor me punë private. Aktualisht vazhdon të punojë në një dyqan të dhëndrrit të tij, Artanit. Seiti ka qenë i lidhur me shtepinë në fshat, sidomos në vitet e para, ku edhe gjendja ekonomike ka qenë teje e rënduar.
98
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Seiti kujton: “Kur ishim të vegjël, jeta ishte shumë e vështirë në kasolle, ku nuk ngopnim as barkun me bukë. Flinim për tokë. Asqë mund të bëhej fjalë për tavolina, karrike, krevat. Babai dhe mëma punonin shumë. Kishin vetëm 3 dylymë tokë, nga të cilat nuk siguronim misër as për një kohë të shkurtër. Puna kryesore jona ishte mbledhja e bimëve medicinale, të cilës nuk i shpëtoi asnjë nga të gjithë vëllezërit dhe motrat. Babai me Murxhon, kështu i flisnim kalit të bardhë, që çonte dru në Pazar, ishin gjithmonë në tension. Gjyshja jonë ishte mrekullueshme. Ishte Narze me halle! Ajo ishte si burrë. Kujdesej për ne, duke na bërë për të ngrënë qull misri me thekër, pasi me grurë ishte gjë, e cila na ndodhte rrallë ose ndonjë vezë të skuqur. Për një kohë kemi patur dhe mjaltë. Bletët i kishim te kopshti, poshtë arrës, e cila është dhe sot. Na pëlqente shumë mishi pastërma, e kripnim dhe e hanim gjatë dimrit. Ngandonjëherë piqnim ndonjë copë në prush; bënim fasule qorre, kështu quheshin fasulet në misër. Fasulet i zienin në bragaç, se kush quhej bragaç ta mësoni, pasi është akoma te shtëpia e madhe në bincë (katua). E me që jemi te bragaçi më kujtohet një ditë loznim unë, Lavdija dhe Metja. Jashtë binte shi dhe, duke lozur, Lavdija kthen bragaçin, që ziente fasulet dhe i bie Metes në këmbë, e dogji e vuajti shumë me këmbën. E mjekonte gjyshja dhe mëma. Shumë herë prindërit më merrnin, kur shkonin për dru, kur furnizonin me dru baxhot, si nga Rrëza e Kolonjës e në mal të Picarit, ku shkonim për të marrë ujë në gurrë të Progonatit, në pus të Lekdushaj. Për të ecur ne më shumë ecnim zbathur, pasi nuk kishim. Bëja nga një palë sandale me rripa që edhe ato ishin të vështira. Në vitin 1954 shkova në shkollë, në klasën e parë. Në atë kohë shkolla 99
Mete Peçi
ishte shtatëvjeçare. Kishim ca banga druri të vjetra, ku rrinim 2-3 veta bashkë. Çantat i kishim prej beze. Na mungonin shumë lapsat, pena e boja, fletoret, maja pene. Penat i bënim me dru shtogu vetë. Vështirësitë ishin dhe nga kushtet e vështira, në shtëpi, kur mungonin të gjitha, sikundër e shpreha më lart, që nga tavolinat dhe dritat. Uleshim në vatër dhe, kur s’kishim vajguri, bënim zjarr me shkarpa (dru të holla). Le të kthehem edhe një herë te gjyshja. Ajo ishte tepër e zonja. Edhe pse ngeli vetëm me një djalë, babain tonë, ajo e përballoi jetën me shumë vështirësi, por edhe babai e mbajti, si asnjë tjetër, ku së cilës nuk i mungonte asgjë, në kohën e pleqërisë. Prindërit tanë kanë vuajtur shumë. Madje, mëma akoma më shumë, pasi i ka rënë barra më e madhe e shtëpisë, sidomos në njëzetë vitet e fundit, kur babai punoi në minierë. Me mëmën kishin shkuar për të mbledhur dafinë nga Buzat e Myshnjës. Asaj i rrëshqet këmba dhe bie në një humnerë. U vra shumë, por, shyqyr, shpëtoi. Me Fejzon shkuam një herë të vadisnim misrin në fushë. Atë e vadisnim natën, pasi ditën ishte shumë vështirë të vinte uji. Nata kishte shumë mushkonja dhe Fejzua bëri zjarr me bajga lope dhe kafshësh. Ara jonë kufizohej në krah me arën e Bezat Demirit, Dalip Guçes, Hasim Demirit, Shahe Kokon dhe më lart me Bedri Zumulin. Kalin tonë, “Çilin”, shpesh, na e merrnin dhe fshatarët, në kohën, kur shihej gruri, thekra, elbi e tjerë. Ishte kohë, e cila nuk kishte makina korrëse dhe kombajna, por të lashtat shiheshin në lëmë. Lëmi ishte një shesh i rrumbullakët i shtruar me pllaka guri. Lëmë kishte në Qafë të Moçalit, Golash, Mërqinjë e tjerë. Si hakë për punën e kalit merrnim grurë, thekër, për çfarë bëhej shirrja në lëmë. E 100
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
kishim si festë, kur bluanim grurin dhe gjyshja na bënte kulaç në vatër. Kur prishej mulliri në gurrë, pasi shpesh lumi delte dhe, kur prishej kanali, që çonte ujin në mulli ose kishte defekt, shkonim te mulliri i poshtën, të cilit i thoshim Mulliri i Taqes, që ishte nga Humelica. Ai ishte te arat e Bule. Te mulliri i Gurrës mullixhi ishte Hyskë Ngjelina, Besho Ziflfo dhe më vonë Ibrahim Ngjelina. Rrugën e Kardhiqit e bënim vazhdimisht, herë për të blerë për vete e herë na dërgonin mësuesit, për t’u marrë ushqime. Mësuesit flinin aty në fshat dhe iknin, kur kishin pushime. Më keq e kishim në dimër, pasi errej shpejt dhe ne vinim vonë e na zinte errësira. Tek arat e Shehe ishte një rrap i madh dhe një zgavërbull (boshllëk), që na trëmbte herë - herë dhe iknim me vrap, pasi na thoshnin se ka lugat dhe të hante. Përroi i Shurdhët Përroi, që kalonim çdo ditë e sidomos në dimër, kur delte sa një lumë ne kalonim nga burimi, që merrnim dhe ujë për t’u shërbyer, ishte poshtë shtëpisë që është sot Jaçe Peçi. Për të lozur s’kishim asnjë lodër vetëm me mjete rrethanore si: shkop, cingal, pllakthi, xhelat ose kaladibrançe, kur dilnim të kullosnim kalin, ose ndonjë top me rrecka. Kënaqësi ndjenim, kur kullosnim kalin nga Qafa e Moçalit, Golashi, Lekgjoni, Rrëza e Kolonjës, Sheshi i Bukur e tjerë. Andej loznim, por hanim edhe ndonjë rrush, lerushk, dardhë. Nga gurra kishte dhe arra. Madje shiteshin me 60-70 lekë kg të saj kohe. Më kujtohet një herë me Flamur Lapën, tetë dhe dhjetë vjeç, shkuam në baçe të Fajkatit të Shehe, në darkë për të marrë mollë. Ishte një gorricë e molasur. Hipëm të dy. Kishim nga një 101
Mete Peçi
trajstë dhe i mbushëm. Ndërkohë, vjen Qebir Karabina. Ishte shef llogarie në kooperativë. Ai na shikon. Kishte ndriçim nga hena. Ne u hodhëm menjëherë nga pema, ku dhe trajstat me mollë i lamë në në majë të mollës. Ikëm me vrap, pa na kapur dot. Të nesërmen na hoqën vërejtje të dyve. Ky veprim ishte nga që ne nuk kishim pemë në shtëpi. Madje, duke marrë shkas nga ky veprim, babai më vuri të hap gropat e të mbillja pemë. Madje shkonim me Lavdien e mbushnim ujë te Lera e Derrave, poshtë shtëpive të Zumulëve. Mbas viteve ‘70, kur punoja në Memaliaj, kur vinim në fshat mbushnim çantat me kumbulla, ftoj, arrë. Po kështu mëma na jepte sallatë, barbunja, qepë, patate, domate e tjerë, të cilat i mbillnin vetë. Gëzim ndjenim, kur bëheshin dasma, të cilat kishin një lezet të madh. Dasma e parë, të cilën e mbaj mend, është ajo e Dajo Myrtezan Zymylit, në Picar të vjetër. Shkuam nga Qafa e Moçalit në Pihua. Kishim me vete dhe një dash të madh, të cilin e shpumë në dasmë. Kur u martua dajua tjetër, Mustafai, unë i hoqa çipunin nuses (Mihasesë). Kuptohet ishte një periudhë, ku nuset merreshin me cipun. Gëzim tjetër ndjenim në festat e Bajramit e të Novruzit, gjer në vitin 1967, pasi më vonë këto festa u ndaluan. Disa nga shokët dhe shoqet e shkollës 7 vjeçare që kam patur: Ferasete Ngjelina, Xhevdet Sejko, Minevere Demiri, Hate Ngjela, Petrit Dauti, Izet Goxho, Hysni Koko, Pëllumb Gorrici, Përparime Koko, Esat Saraçi, Spiro Zharkalliu e tjerë, që nuk më kujtohen. Shkova një vit në Pedagogjike,në Gjirokastër në shkollë, të cilën nuk e doja; s’e kisha qejf dhe nuk vazhdova më. Punova dy- tre muaj në Rruga Ura; pastaj kalova në Ndërmarjen Industriale të Qumështit (NIQ). Fillimisht punova në baxhon e Sofratikës, si ndihmës, më 102
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
pas në Libohovë, Nepravishtë, Poliçan, Lazarat, Mali i Picarit, Kolonjë, Subash, Fushë Bardhë, Veliqot, Tepelenë. Gjatë kësaj kohe u kualifikova me kategorinë e pestë të Teknikut të Përpunimit të Qumështit. Puna ishte shumë e vështirë me orar të zgjatur dhe për moshën që kisha, por edhe mjetet e sotme nuk ishin asokohe. Fillonim nga ora 5-6 e mëngjesit dhe e linim në darkë vonë. Kjo punë vazhdoi deri në 20 gusht të vitit 1966, kur shkova ushtar për 27 muaj, gjer më 24 nëntor 1968. Ushtrinë e bëra në Posta kufitare. Dimri i vitit 1967 nuk mund të hiqet nga kujtesa, pasi ka qenë një dimër tepër i egër dhe ki parasysh të bëje shërbim në kufi në 1.8 m dëborë, në një terren tepër të thyer. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak, mbas dy javësh, fillova punën në Memaliaj, ku babai kishte biseduar dhe rregulluar të punoja në NFP. Kishte biseduar e rregulluar të punoja në NFP, si kuzhinier, në mencën e Punëtorëve. Në këtë ndërmarrje punova gjer në vitin 1976. Edhe këtu puna ishte me tre turne. Punonim e gatuanim për 150 punëtorë. Gjatë kësaj kohe dhe u sëmura rëndë, duke kaluar edhe në bronkopneumoni me ujë në krahë të majtë. Më vonë kalova si magazinier. Më 9 janar 1971 u martova dhe, në vitin 1973, u sistemuam në Memaliaj. Shtëpi nuk kishte. Ne ndenjëm në një barakë. Më 1 maj 1973 na lindi një vajzë, emrin e së cilës e vendosi babai, por ajo vdiq pas dy muajsh. Më 5 qershor 1975 fillova punë në ushtri, në Brigatën Sulmuese Tepelenë, me detyrën e shefit të armatimit për tre vjet, ku pastaj kalova në sekretarinë sekrete te Brigatës. Këtu ndjenja deri në vitin 1994, ku, si rezultat i ndryshimit të sistemit, dola në lirim, pasi brigata u shkri. Më 20 janar 2012 dola në pension pleqërie. Mund të them se prindërit tanë bënë 8 dasma. Pra 103
Mete Peçi
vetëm në dy të vegjëlit babai nuk arriti, ndërsa mëma arriti të martonte dhe nipër e mbesa. Siç thashë më lart, dasmat ishin kënaqësi. Mbaj mend, kur u martua Fejzua, na u prish makina, kur u kthyem në Subash dhe erdhëm vonë në darkë. E njëjta gjë edhe kur u martua Metja: na u prish makina në malore e Salarisë. Në kthim morëm në Tepelenë një taksi dhe kemi ardhur vonë. Madje, në kujtesë, më ka mbetur, kur është kthyer Lina në të parë (në derë të babait, sipas zakonit). Radha më ra mua për ta marrë në Salari. Në fund të muhabetit që, unë sipas zakonit, do të bëja, më vjen Reshati (babai i Linës) me një gotë, duke më kthyer që unë ta mbyllja me gotë të ujit. Reshati, ndjesë pastë, e kishte shumë qejf gotat e ujit në muhabete. Kështu që mora krikon e birrës dhe bëra mbylljen e muhabetit. Më kujtohet që, kur në fshat vdiste njeri, gratë bënin një ulërimë të jashtëzakonshme që të rrëngjethej mishi. Ai ishte sinjal për të shkuar njerëzit, atje ku kishte ndodhur vdekja.
104
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
***
METE PEÇI
Kasollja Kasollja, në mes të fshatit, Ngjaje me të Galikatit, Hape krahët,si kurorë, U mblodhën zogjtë, u mblodhë! Moj kasollja, si kështjellë, Hape krahët, si shqiponjë, Zogjtë e saj të shumtë në numër, Kaluan përmbi gjitonë. Sa lezet që paskan, Gurët e shpërndarë Një nga një u mblodhën, Formuan Kalanë. Ishin të shpërndarë, Në të gjithë botën I mblodhi Islami, Të kujtojnë tokën. Aty është toka, Aty ishin kasollet, Aty është tërë fisi, Përfaqësues ne mblodhëm. U mblodhën të Dhjetë, Motra dhe vëllezër, 105
Mete Peçi
Me nipër dhe mbesa, Dhe ata që s’erdhën... O kodra, në mes të Peçaj, Pse na dukesh kaq e mirë? Për herë ti mban një erë, Mban erë trëndelinë! 22 gusht 2012, u mblodhën të dhjetë fëmijët. Krijimi i familjes së Seitit Seiti është martuar me Sefinenë. Sefineja është vajza e madhe e Çuno Muros nga Picari dhe e bija e Muzos, po nga Picari. Sefineja ka lindur më 28 dhjetor 1952. Janë martuar në shtator të vitit 1971. Le të shikojmë se cila ka qenë familja e Sefinesë. Çunua, babai i saj ka humur jetën aksidentalisht, aty nga viti 1963, në lumin Drino në Votucë. Ju desh Hibros, gjyshi i Sefinesë, të përballonte një kosto jetese me rritjen e fëmijëve të të birit. Për Hibron ka përmendur edhe Fejzua në shënimet e tij që më ka dhënë. Hibrua bashkë me Muzejenën ose Muzon, si e thërrasin, përballuan jetën me rritjen e tetë fëmijëve. Muzua është e bija e Meto Rukos, ose motra e Manos, dajkes tonë që kam shkruar më lart. Sefineja ka dhe katër vëllezer e tre motra, të cilët kanë familjet e tyre. Të gjithë gëzojnë shëndet, janë të martuar e me fëmijë. Hibrua është ndarë nga jeta në vitin 1969. Mbas vdekjes së tij barra i ngeli Muzos, e cila i rriti dhe i martoi. Sefineja punoi qysh në moshë të vogël në kooperativë. Edhe mbas martesës vazhdoi të punonte po në fshat për pak kohe. Me vonë shkoi në Memaliaj. Edhe në qytet shkoi me “fat”, 106
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
pasi, për disa vite, punoi në fidanishte te qytetit, pra e mori kazmën me vete. Nga viti 1982 – 1983 erdhën me shtëpi në Tepelenë. Mund të them se këta kanë vuajtur shumë edhe për shtëpi në atë kohë, kur një periudhë kanë qendruar në një barakë prej druri. Edhe, kur morën një dhomë te një apartament i vogël, ishte tepër e çuditehme, pasi ishin dy familje me një tualet. Kjo gjë edhe ne Tepelene dy familje me një tualet! Mendoni se si mund të shtyhej, kur ktheheheshin nga puna të dy familjet. Do të zije radhën, si në radhën e qumështit. Sefineja, në Tepelenë, punoi në tregti dhe tani është në pension pleqërie. Fëmijët e Seitit e të Sefinesë: Anida (Peçi) Gaba ka lindur më 29 dhjetor të vitit 1975, në Tepelenë. Është vajzë e urtë. Në vegjëli, si edhe të gjithë fëmijët e tjerë të vëllezërve e motrave i kemi dashur, i kemi përkëdhelur, pasi lidhjet kanë qenë herë shkonim ne e herë vinin në fshat. E kam theksuar e po e theksoj se, pothuajse, të gjithë nipër e mbesa e kanë pasur qejf vendin e prejardhes së tyre, pra ku u kanë lindur prindërit, Picarin. Anida, ose si i thërrisnim Nida, ka mësuar mirë në shkollë. Ajo përfundoi me rezultate të mira shkollën e mesme të përgjithshme, gjimnazin, në Memaliaj, Tepelenë dhe më tej vazhdoi studimet në shkollën e lartë tek universiteti i Gjirokastrës për ciklin e ulët. GJatë periudhës së shkollës në Gjirokastër njohu një djalë. Djali ishte nga Lazërati i Gjirokastrës. Kjo lidhje u kurorëzua me martesën e tyre. Djali quhet Artan Gaba i biri i Qebirit dhe Aspos.
107
Mete Peçi
Familja e Anidës Artani e Anida kanë dy fëmijë të mrekullueshëm, një vajzë dhe një djalë.
Atenisa është fëmija e madhe e tyre. Ka lindur në Gjirokastër, më 20 qershor 1999 dhe Arbëri i lindur më 30 korrik 2004. Të dy vazhdojnë shkollën dhe mësojnë mirë. Anida prej vitesh punon në Lazërat, si mësuese, në ciklin e ulët. Artani ka një aktivitet të tij me pajisje hidraulike, ku, sikundër thamë më lart, në një dyqan ku vazhdon të punojë edhe Seiti. Jetojnë në Gjirokastër me shtëpi. Në këtë kohë janë akoma me qera, pa e përfunduar apartamentin e tyre, që po ndërtojnë. Entela (Peçi) Simoni Tela, si e thërrasim shkurt, është vajza e dytë e Seitit. Entela ka lindur me 18 shtator 1980 në Gjirokastër. Aty kaloi pak vite të fëmijërisë, pasi ikën me shtëpi në Tepelenë, ku vazhdoi tetëvjeçaren. Mandej kaluan familjarisht në Gjirokastër. Edhe Entela, mbas 108
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
përfundimit të shkollës së mesme, vazhdoi studimet universitare për Histori-Gjeografi. Mund të mësosh mirë, mund të dalësh me rezultate të mira, po vend punë është tepër e vështirë të gjesh e sidomos në këtë kohë që jetojmë. Është e vështirë, pasi të marrësh një punë shtetërore, si praktikë zarfi duhet të peshojë mirë. Nuk e kam fjalën të paktën për dy mbesat e mia Entelën dhe Besjanën, që u sorrollatën në punë të ndryshme, deri edhe shitëse me një pagë pesëmbëdhjetë mijë lekë në muaj, por në biseda dhe në shumë intervista, që kam berë, në veçanti me të rinj, e njëjta përgjigje më është dhënë. Kjo të paktën vazhdon dhe vazhdon me një heshtje për arsye se nuk bëhet dot problem te partitë në pushtet; shtohet frika se do të dojë zarfin e tij shefi ose drejtori. Për të gjetur ndonjë vend pune Entela shkoi në Tiranë. Atje punoi dhe punon për pak vite, pranë gazetës “Shekulli” në sektorin e marketingut dhe tashmë punon pranë “News 24 “, po në të njëjtën punë. Aty Tela u njoh me një djalë, me origjinë nga Shkodra dhe quhet Julian Simoni. Me këtë Entela ka një djalë dhe u martua në fundgushtin e vitit 2011. Dasma u bë në Gjirokastër. Juli 109
Mete Peçi
është lindur më 1 gusht 1979. Babai i tij quhet Njac, ndërsa e ëma Angjelina, të dy janë pensionistë. Juli punon si shofer po në televizionin, ku është Tela. Më duhet të nënvizoj se te ky çift ka një veçori për trungun tonë të familjes. Kjo veçori është se lindën një fëmijë, i cili është I NJËQINDI i trungut tonë familjar. JUENI, pra plotëson numurin njëqind. Ai lindi më 13 shkurt të vitit 2012, në Tiranë, ku edhe jetojnë familjarisht. Juli me Entelën jetojnë bashkërisht edhe me prindërit e Julit. I njëqindi Shkurti sot trembëdhjetë, Viti dymijë e dymbëdhjetë, Në qiell po zbardhin retë, I njëqindi vjen në jetë. Entela qenke me fat, E mora dhe unë vesh në fshat, Për djalin që sjell në jetë, E urojmë: “Të bëhet mbret!” Është një yll, Të gjithë e pamë, Ai që na shtoi kalanë. Kalaja që hodhi rrënjë Mbush një shekull babë e mëmë! Ata që hodhën kalanë, Gëzojnë edhe pse s’janë, 110
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Ata lanë kala të fortë, Të përhapur nëpër botë. Kalaja me njëqind gurë, S’ka për t’u shuar kurrë, Se çdo vit t’i do të rinohesh, Nipër, mbesa nëpër në këmbë çohen. Një kala me kaq sevda, se bëri as Ali Pasha, Me ushtritë e mëdha... Kalanë që e gostiti E bëri vetë Magripi...
13 shkurt 2012...
111
Mete Peçi
FAMILJA E LAVDIE (PEÇIT ) SARAÇIT
Para se të hedh kujtimet e vet Lavdies, më duhet të bëj një parantezë, mbasi kam të bëj me një motër, e cila ka një specifikë, në mundem ta quaj kështu, në vëllazërinë tonë. Kjo për vetë hallin e rëndë, të cilën e pllakosi para disa kohësh. E kam nisur këtë monografi, para se Lavdies t’i ndodhte një humbje e madhe në familjen e saj. Një nga yjet e qiellit tonë shkëputet, në një moshë, e cila nuk duhej të ishte shkëputur. Ndarja nga jeta e nipit tonë të dashur, Alkedit, i dha motrës tonë një goditje tepër të rëndë, ku u plagosi zemrën. Ndonëse do të flasim për këtë ngjarje, por gjithsesi u them, se e kam pasur të vështirë marrjen e kujtimeve të Lavdies në kushtet që ajo ka qenë dhe është. Megjithatë, ajo si në të gjithë jetën e saj diti të gjejë 112
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
edhe forca për të m’u përgjigjur mua, nëpërmjet pasurimit të këtij historiku, në njohjen e jetës së saj. Jo vetëm që e kam thënë se jeta as përfundon e as fillon me rrëfimin e disa historive ose kujtimeve. Për vetë spcifikën e çdo vëllai apo motre, ka jo vetëm kaq, por ka për seicilin një roman voluminoz. Megjithatë do të përqëndrohemi në disa aspekte të jetës dhe më konkretisht po flas me fjalët e Lavdies lindi me 1 tetor 1948. Kur ishim të vegjël flinim të gjithë bashkë në mes të kasolles. Zakonisht kasollja shtrohej me dyshekë të mbushur me kashtë gruri. Dy dyshekë të tillë ishin në qoshe njëri majtas e tjetri djathtas, ku në ta flinte në njerin gjyshja dhe në tjetrin babai. Ne shtronim ose ndonjë rrogos, kur kishim (rrogos quhej një tip tapeti, por i përbërë me një lloj kashte tip shavari, i cili bëhet në lumenj) ose një tip dysheku me lecka, që mblidhte mëma e i qepte. Edhe për të hedhur mbi vete një jorgan prej leckash ose ndonjë batanije që po të shikoje qiellin dukeshin yjet. Më kujtohet se një herë më polli macja te koka. Ajo përkrahej te mua, pasi vëllezerit e vrisnin gjithmonë. Në mëngjes të gjithë qeshnin me mua... Gjyshja sëmuret aty nga dhjetori i vitit 1960. Gjatë natës ajo ndërron jetë. Kuptohet, ne u çuam të gjithë nga gjumi, pasi një kasolle kishim. Mëma më thotë që të shkoja në Velikaj e t’i flisja teto Fërfares të vinte. Unë trembesha edhe pse një gardh na ndante me ta. Ajo erdhi me Velikon. Velikua u nis natën për në Memaliaj të njoftonte babën. Kuptohet se në atë kohë nuk bëhej fjalë për makina dhe ai u nis nga Shtëpëzi për të dalë në ujë të ftohtë e pastaj në Tepelenë. Sikundër theksuam më lart ora ishte dymbëdhjetë e natës. Gjyshja jonë, Narzja, ka qenë një grua e zonja. Ajo mbijetoi mbas vdekjes së burrit, aty nga fundi i vitit 1912, ku ngeli vetëm me një djalë, babain 113
Mete Peçi
tonë Magripin. Ajo ishte vetëm 24 vjeçe. Meqenëse jam, duke folur për gjyshen, më kujtohet, kur më fliste për jetën e saj, për fëmijët, sesi i kishin vdekur. Do të shkoja për ujë më thoshte. Në atë kohë uji merrej në Myshnje dhe sa larg ishte Myshnja nga Picari (flasim për Picarin e vjetër) këtë e dinë të gjithë ata, të cilët e njohin terrenin). Kisha vajzën dhe djalin të dy të vegjël. I lashë brenda vetëm dhe u thashë se do mbush ujë e nuk do të vonohem. Unë ika, ndërsa ata ishin ngjitur në hekura të dritares dhe kishin ngelur varur që të dy. Sa shkova unë i gjeta varur dhe kishin vdekur. Kjo ngjarje më tronditi, duke më shkatërruar jetën. Keni parasysh se në atë kohë shtëpia jonë ishte në lagjen e Peçaj, afër sot, ku është një arrë, të cilës i thonë “Arra e Rame” ( bëhet fjalë pë vitet 1912 e fillimi i vitit 1913). Mëma e shumëvuajtur, më kujtohet në vitet e vegjëlisë, kur lante sidomos rrobat, që laheshin në një kazan, i cili valonte jashtë dhe do t’i nxirrte në ujë të ftohtë. Aq ftohtë bënte sa, kur i lante në ujë të ftohtë i ngrinin duart e arrinin t’i rridhnin gjak. Rrobat laheshin me finjë, pasi sapuni rrallë binte në dorë, madje me një sapun të prodhuar në fabrikën e sapunëve në Rogozhinë. E ndihmoja mëmën në punët e shtëpisë në kohën që vazhdoja shkollën shtatëvjeçare. Më kujtohet, si sot, kur lindi Fazua, ka qenë dimër, madje muaji shkurt, pavarësisht se është regjistruar në mars, pasi më atë kohë nuk bëheshin gjithmonë regjistrimet në kohë. Ishte dëborë dhe na vjen një burrë, duke kaluar gjerdhet, ai shfaqet në avlli. Doli gjyshja dhe i thotë se çfarë kërkonte. Burri i tha se e kishte zënë nata dhe kërkonte strehim, të paktën për atë nat. “More, djalë, - i thotë gjyshja, - ne kemi vetëm këtë kasolle. Pastaj kemi dhe gjithë këta fëmijë. Mua sot më 114
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ka lindur dhe nusja e ne nuk mund të dalim jashtë e të flesh ti, prandaj shiko nga gjitonët...”. Dhe pas gjithë kësaj burri iku. Kur kishim gjyshen ne ndjeheshim shumë mirë, pasi ajo ishte shumë e zonja. Ne kishim edhe bletë e në kohën që gjyshja merrte mjaltin, ajo mbushte një kazan e vinte në mes të kasolles. Unë, Seiti, Metja e Astriti i futeshim kazanit me kokë dhe hanim sa na velte. Gjyshja më thoshte shpesh se unë i ngjaja vajzës që i kishte vdekur. Lavdia Në fakt gjyshes i ngjan Fejzua, sidomos nga trupi. Në kulmin e fukarallëkut babai e mbajti mirë mëmën e tij. Ai nuk ia ndante konjakun, likerin, uzon e kafen, në kohën, kur nuk gjendej kafeja, ajo e kishte pakon te koka ndën jastëk, deri sa u nda nga jeta. Pra kishte një kujdesje të jashtëzakonshme të babait tonë, i cili e respektonte në kulm nënën e tij dhe këshillohej gjithmonë për të gjitha problemet, që kishte familja jonë, pasi gjyshja ishte dhe nënë dhe baba për të. Ne nuk kishim as ushqimet me elementare si qumësht, djathë, gjalp gjizë e te tjera, nuk ngopnim dot barkun me bukë. Bimët Mediciniale Bimët mediciniale kanë qenë më të njohurat dhe puna jonë, pothuaj sistematike, e cila na ka shoqëruar në të gjithë vëllezërinë. Në këtë kontekst edhe Lavdia ka pjesën e saj dhe ajo vazhdon me kujtimet e saj, të cilat i ka të fiksuar anë kujtesë: 115
Mete Peçi
“Ndonëse ne mblidhnim nga të tëra llojet e bimëve medicinale, të cilat ishin prezente dhe kërkoheshin në atë kohë, por vëmendja kryesore përqëndrohej te sumaku. Kjo është një lloj bimë, e cila s’para kishte mundime shumë në përgatitjen e saj për ta shitur. Shkonim për të mbledhur këtë bimë, zakonisht, nga vreshtat e Picarit, nga Qafa e Fyerzes, por edhe nga Kësulza e tjera. Ne, pra, unë, mëma, Seiti e me vonë edhe Metja e Astriti sumakun, Lavdija nëntor të cilin e mblidhnim, e çonim te 2003 shtëpia e Peçaj. Në atë kohë xha Isai nuk kishte ikur nga fshati dhe ne e çonim te Lëmi e tyre, e hapnim të thahej, sipas rregullave të tharjes, të cilat i zbatonim pikë për pikë. Teto Hankua, një zonjë grua, na priste mirë, na jepte për të ngrënë e për të pirë që me shumë na thahej buza për një pikë ujë. Kur thahej në kushtet që kërkohej për t’u tregtuar, ne e merrnim, pasi e njomë na rendonte shum,ë ta binim në fshat. Ato rrugë i bënim shpesh, pasi babai bënte drutë e baxhos dhe, kur ai iku në Memaliaj, i bënte mëma, duke e ndihmuar edhe Fejzua, kur ishte me pushime, po kështu dhe unë së bashku me Seitin. Baxhon në behar e shpërngulnin në mal, duke qenë pranë bagëtive, me qëllim që të ishte afër produkteve blegtorale, ndërsa gjatë dimrit e çonin në Rrëzë të Kolonjës. Problematika e ushqimit te ne nuk ishte një vakt, një ditë apo një muaj. Vështirësitë në të ushqyer ishin shumë, shumë të vështira dhe ishte shumë vështirë të përballohej jetesa. Lakrat pa vaj e me pak kripë ishin të pranishme 116
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
në menynë tonë të varfër, të përditshme. Në mëngjes, zakonisht, mëma na bënte nga një trahana, të cilën edhe atë se kishim gjiithmonë të pranishme, sepse nuk ishin mundësitë. Jo vetëm që vajin do t’ ia hidhte, si piperi që i thonë, por më e keqja ishte se, në atë kohë, ne hanim bashkë të gjithë. Mbasi e bënte trahananë e hidhte në një tepsi të madhe dhe ne i futeshim me sulm. Pra me metodën kush të hante më shpejt. Metja nuk e hante dot gjellën të nxehtë dhe, shpeshherë, ‘’kërciste ‘’ edhe druri, jo “ti hëngre tri lugë më shumë e ti hëngre katër. Sikur të kishim ndonjë aparat inçizimi e t’i dëgjonim tani, do të ishte e habitshme. Ndërkohë, që ne i ishim vërsulur tepsisë, mëma e shkretë mbi kokat tona mund të hante nja dy - tri lugë, pasi e shikonte se neve nuk na dilte. Herë bënte trahana e herë bënte papare (Paparja bëhej duke valuar ujë i hidhje qepë të skuqur me pak vaj kikirik ose balene dhe hidhej buka e bërë përshesh). Vitet kalonin dhe unë përfundova shkollën shtatëvjeçare. Asokohe shkollën shtatëvjeçare, jo të gjitha vajzat e përfundonin. Kufiri ishte gjer në klasën e katërt për vajzat, por edhe për disa djem, në kushtet e atëherëshme, që merreshin me blektori. Tentuam për të vazhduar shkollën, por më kthyen përgjigje se i kishim marrë dy bursa: njeri ishte Fejzua dhe Seiti, që e dogji bursën për në shkollën pedagogjike. Pra, ishim në mes ankthesh, pasi unë kisha qejf të shkoja. Opinioni, asokohe, ishte me shumë patriarkalizëm. Që të shkonte një vajzë në shkollë të lartë do të ishte ngjarje e jashtëzakonshme, me lloj - lloj thashethemesh. Pa përfunduar mirë shkollën kishin filluar të vinin ofertat e para për t’u martuar. Imagjinoni një vajzë vetëm 13 vjeçe të bëhej nuse. Madje mund të përmend edhe një rast në provimet e lirimit në klasën e shtatë. Pra në provime e lirimit të shtetit, 117
Mete Peçi
sikundër quheshin atëherë. Atë ditë do të hidhja provimin e letërsisë, na sëmuret babai rëndë dhe e çojmë me autoambulancë në spital. Nuk mundja të hidhja provimin, qaja edhe për babain, të cilin e kishim sëmurë, por edhe për provimin që nuk do ta hidhja dot e do të me kostonte shumë, duke ngelur për në vjeshtë. Në fakt u habita, kur me thanë se në atë proivim kisha marrë 5, pra notën më të lartë, falë drejtorit të shkollës, Fori Shabanit, i cili më ndihmoi, në ato kushte aq të vështira për mua dhe familjen tonë. Ai e kishte mësuar hallin tim që kisha dhe u kishte thënë se notën do t’ia vendosim, pasi është nxënëse e mirë. Më vonë babai u bë mirë dhe, kur mësoi për këtë u gëzua shumë, duke u shprehur: “Të lumtë, Fori!” Në fakt babai kishte muhabet me të, pasi ai, siç ka shkruar edhe Metja për të, na ka ndihmuar mjaft si fukarenj, që ishim. Deri diku e mblodha mendjen, se nuk do të me jepnin bursë, por, si i thonë shpresa vdes e fundit. Si e prita dritën jeshile? Është me të vërtetë diçka interesante. Mendoni një vajzë picariote të vijonte shkollën e mesme në atë kohë. Ja përjetimi dhe emocioni im i madh: Ishim në vreshta, duke mbledhur sumak me mëmën dhe Seitin. Nuk më kujtohet mirë se kush na njoftoi, por duhet të ketë qenë korrjeri i fshatit, i cili bënte shpërndarje të njoftimeve e letrave që vinin në atë kohë. S’përmbahesha dot nga gëzimi, nuk më nxinte vendi. U nisëm me Seitin, po ku të shkoja. Unë isha me (tumane). Që të shkoje me to ishte turp. Vrisja mendjen, ku të gjeja një fustan. Në fshat, asokohe, ishin vetëm dy gra, të cilat mbanin fustan Fajkati e Shehe dhe Beqarja e Ngjeline. Mëma më dërgon te Beqarja që të merrja një fustan hua. Shkova ne Ngjelinaj, 118
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
me të cilët kishim marrëdhenie të mira, madje Seiti dhe Metja vinin nga një herë me dhi të Hakanit, kur ai ishte gjallë. Beqarja më jep një fustan në ngjyrë blu me ca buburreca. E vesha e u bëra si grua. U nisëm me Seitin për në Gjirokastër me këmbë. Në atë kohë zyrtarët punonin edhe mbasdite dy, tri orë me orar zyrtar, tri herë në javë. Kur arritëm në Gjirokastër, mua njëra këmbë m’u bë fluckë, sa çaloja. Shkuam te shefi i D Sh Sh për të plotësuar dokumentat e shkollës. Sa më pa, ai i tha Seitit se kjo vajza është e çalë dhe nuk do të shkojë në shkollë. Seiti u nervozua dhe më tha: “Ec drejt, se do të të shqyej. Ç‘ është kjo që na bën?” Nejse, i mbaruam dokumentet. Bursa ime ishte për mami në Korçë, shkollë trevjeçare. Isha me vonesë, pasi mësimi kishte filluar. Si duket nuk e kishte marrë ndonjë atë bursë nga fshati, po nuk kishte, dhe ma dhanë mua. Ishte ëndërr e madhe, asokohe, të shkojë në shkollë, sidomos një vajzë, e cila ishte vetëm 13 vjeçare, shumë e vështirë. Nga fshati ynë, një vit më parë, kishte shkuar në shkollën e mesme për farmaciste Ferasete Ngjelina (sot Çela). Pra e para vajzë dhe e dyta qëllova të isha unë për infermjere – mami. Babai ynë, s’mori parasysh mendimet frenuese dhe mentalitetet e asaj kohe, as ndonjë thashethem, por u tregua i gatshëm të më niste në shkollë. Më përcjell Babai, deri tek ura e Kardhiqit. Në atë kohë ishte lokalitet dhe atje ishte qendra, ku hipnim nëpër makina për në të gjithë Shqipërinë. Babai njihte një shofer, i cili kishte një skode me turi dhe hipi aty nga ora dhjetë. Hipi lart në karroceri dhe gjatë rrugës ngarkon trarë për në Korçë. Në Korçë arrijmë nga ora 23.00 e natës. Shkolla jonë ishte afër fabrikës së Birrës. Me vete kisha një valixhe të vogël druri, ku në të kisha tre fustanë, dy këmisha, një bluzë pambuku dhe 119
Mete Peçi
pesëqind lekë të asaj kohe. Ajo pesëqindëshe do të ishte 235 për biletën, 230 për marrjen e librave dhe do të ngelej vetëm 30 lekë për nevojat e tjera, gjer në mbarim të semestrit të parë, kur do të kthehesha në shtëpi. Këto ishin ca vështiresi, të cilat mund të quhen misterioze, pra, sesi mund të vazhdoje një shkollë, me ato kushte ekonomike. Dy ishin rrugët: ose të përballoja vazhdimin e shkollës në këto kushte ose të kthehesha në fshat, ku më prisnin kushte akoma mizerabile, ku do të më priste kooperativa, do të më priste ‘’burri”, të cilin do të ma jepnin, ku do të më priste një jetë e “re”... Unë zgjodha alternativën e parë, pra do të qëndroja e vendosur të përfundoja shkollën. Pra lashë kasollen me kashtë, lashë vatrën e zjarrit, që bënim me shkarpa për të mësuar, lashë lakrat pa vaj, lashë bimët mediciniale, lashë gjithë atë jetë të mjerueshme dhe ju përvesha mësimeve, duke mos lënë mënjanë edhe këshillat e babës për t’u bërë vajzë e sjellshme, e edukuar. Dhe ia arrita qëllimit në përfundim të shkollës në 1965, ku mendova, se ia arrita qëllimit për të garantuar jetën time, pse jo dhe për të vazhduar ndihmën e familjes time të shumëvuajtur me atë ndihmë, që pata mundësi. Si e fillova punën? E kisha shumë me pasion zanatin, për cilin mora vendim të vija në zbatim ato ç’kisha mësuar. E prisja me shume dëshirë fillimin e punës. M’u plotësua ëndrra ime ime. Më caktojnë në Picar si mami. Unë kisha nën kontroll edhe tre fshatra të tjerë: Kolonjën, Shtëpëzin, Humelicën që së bashku me Picarin bëheshin katër fshatra. Më kujtohet, si sot, që kam zëvendësuar Lefteri Velengën nga Sopiku i Giirokastrës. Natyrisht puna ishte shumë e vështirë, pasi kishe të bëje me katër fshatra, ku gjithmonë 120
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ishte e nevojshme t’i mbaje në kontroll, ku duhet të shkoje ditën dhe natën në kohë të mirë e në kohë keqe. Nuk pyesnin sëmundjet apo lindjet, sesi do të ishte koha. Pra kisha të bëja me jetë njerëzish, për të cilën personeli mjekësor duhet të ishte i papërtuar dhe t’i shërbente profesionit, deri në maksimum. Babai më kishte vënë në dispozicion një nga vëllezërit, të cilët, në bazë të një grafiku vinin kurdoherë me mua, pa më lënë kurrë vetëm. Metja dhe Astriti e kishin kusur, në të shumtën e rasteve. Ata e bënin me radhë, duke zbatuar urdhrin e prerë të babait. Sot, natyrisht,pas kaq e kaq vitesh i falënderoj se i kam lodhur, duke përshkuar rrugët e fshatrave natën e ditën, madje duke lëvizur në kushte tepër të vështira, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur kishte raste tepër urgjente. Gjatë katër viteve punë në Picar nuk kam ndërmend t’i them dhe të prekë gjithë atë volum pune, por, gjithsesi, desha të përmend vetëm nja dy momente, të cilat i kam të freskëta edhe sot në kujtesën time. Mbledhjet dhe raportimet asokohe i bënim në Prongji. Aty grumbulloheshin të dy zonat, ku na duhej në dimër të hidhnim edhe lumin e Kardhiqit me këmbë sa edhe rrezikoheshim. Doktor Asllan Kalemi ishte shefi për zonën. Rastet e sëmundjeve të rënda, të cilat arrinin të kishin pasoja dhe nuk ishin të pakta, por do të dëshiroja e veçoja një rast të vajzës së Ahmet Halos. Vajza quhej Antoneta, kur në një vapë gushti, e kam marrë në dorë dhe e çova në spital te Dr. Vasil Jorgji. Ndërkohë, që e ëma e vajzës më tha:”Lere të vdesë në shqëpi...”. Një rast tjetër të rëndë kam me Afo Budon. Puna ishte maksimale dhe me shumë ngarkesa, ku përveç punës shtetërore, ku, në shumë raste bëja edhe punën e infermierit, që shumë herë mungonin, unë do të ndihmoja në punët e shtëpisë në ndihmë të mëmës. Në 121
Mete Peçi
atë kohë na ngarkonin me detyra shoqërore si me organizatën e rinisë e me Frontin. Isha anëtare e pleniumit të rrethit, anëtare e Komitetit Ekzekutiv për zonën, në kohën, kur kanë qenë Sevo Tarifa e Rrapo Dervishi. Kam shkuar delegate në Kongresin e pestë të Rinisë. Gëzim i madh për ne ishte, kur filluam të bënim shtëpinë në vitin 1967. Bashkë me vëllezërit shkonim nga Gropa e Fikut për të mbledhur gurë, shkuam, madje, edhe në kufi me Luzatin, për të marrë qerestetë e shtëpisë. Aty filloi të ndryshonte jeta jonë, pasi do të linim kasollen me kashtë dhe do të futeshim në shtëpi. Aty do të rifillonte një jetë tjetër, pasi me përfundimin e shtëpise tonë erdhi dhe drita elektrike. Gëzimi tjetër do të vinte fill mbas përfundimit të shtëpisë, me fejesën e vëllait të madh, Fejzos, ku babai më çoi në Kutë dhe unë kapardisesha si krushkë. Krijimi i Familjes sime Mbas Fejzos më erdhi radha mua. Kështu u fejova dhe, më 1969 u martova me Yzeir Saraçin. Në atë kohë ai punonte në Tepelenë, si ekonomist, në Komitetin Ekzekutiv. Mbas martese edhe unë shkova në Tepelenë. Aty unë filloj punë si mami në Maternitet, për rreth dy vjet. Më 1 tetor 1970, unë bëhem nënë. Meqënëse për punën fola në përgjithësi, unë vazhdova edhe mbas daljes në pension pleqërie të punoja në një klinikë dentare me doktoreshë Lumen. Lumja është, me tërë kuptimin e fjalës, zonjë grua, një doktoreshë e përsosur, qoftë si njeri, qoftë nga profesioni. Me të punova gjer në gusht të vitit 2008, ku fati nuk më la të vazhdoja, pasi m’u sëmur djali i madh, Kedi, dhe, në shtator shkuam në Amerikë. U nisëm me 6 shtator dhe, kur shkojmë atje, mësojmë dhe diagnozën e djalit. Nuk 122
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
kishte më tmerr të madh, mbasi ishte një diagnozë e pashërushme. Shpresa për shërim ishte shumë e pakët dhe ne ndërruam, disa spitale gjer në Boston, ku ishte spitali më i mirë, por që edhe ai nuk kishte shpresë. Për dy vjet atje, bashkë me burrin, kaluam ditët më të vështira të jetës sonë, ku shikonim djalin në atë gjendje që ai vetë na kaliste durimin, duke mos u kuptuar se ç’ kishte. Ai vetë i dinte tërë zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes, pasi ne nuk dinim gjuhën. Pra, vetë ai na jepte kurajë. Në Boston, ku bëri transplazmën, ndenji në gjendje komë për një kohë të gjatë. Më e tmerrshmja ishte, kur ai jepte e merrte me jetën, i vjen një padi nga gjykata. Padia i vinte nga e shoqja, ku kishte arritur t’i merrte firmën në gjendjen, ku ishte për biznesin, të cilin ai kishte, dhe ajo, pasi e hodhi në emër të saj, kërkoi edhe divorcin. Pra s’kishte më gjendje aq të rëndë për të dhe për të gjithë ne. Djali doli nga spitali, shkoi në gjyq dhe, mbas gjyqit, prapë në spital. Mbas një viti që ky jepte e merrte me vdekjen, ajo ia arriti qëllimit dhe bëri divorcin në gusht të vitit 2010. Në kushtet që ne ishim me gjuhën, ku na ndihmonte vëllai im dhe shoqëria e tij, qoftë për lëvizjet, qoftë me përkthimet deri më 24 tetor 2010, ku morëm dhe thikën në zemër. Thikë, kjo që do të mbyllet vetëm, kur të shkojmë pranë tij”.
123
Mete Peçi
FAMILJA E ALKED SARAÇIT
Alkedi ose Kedi, si i thërrisnim, kur ishte që i vogël, lindi më 1 tetor 1970, në Tepelenë, dhe u nda nga jeta me 24 tetor 2010 në Amerikë. Kedi ishte i pari nip yni. Erdhi në jetë mbas Edlirës, e cila ishte mbesa e parë. Pra për ne këta ishin fëmijët e parë të vëllazërisë sonë. Kedi ishte një fëmijë i mbarë, por rreth një vjeç ai pati ca probleme me shendetin e sidomos nga shpretka. Nga kujdesi i madh që pati ai e hodhi me sukses sëmundjen dhe mbijetoi. Ishte një tip i veçantë, kurajoz, studiues i shkëlqyeshëm. Sa herë që shkoja si në fillore, në tetëvjeçare, në shkollë të mesme e në të lartën, nuk e gjeja ndonjë herë pa libra në duar. Ai nuk linte libra pa shfletuar si të bibliotekës të jatit, por edhe në biblotekën e shtetit. Kedi kishte pjekuri e zgjuarsi të veçantë. Ai vazhdoi 124
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
studimet e larta në gjuhë të huaja, duke përvetësuar gjuhën angleze, por nuk la mbrapa edhe disa gjuhë të tjera si: gjermanisht, greqisht fërngjisht. Kedi, në vitet e para të prishjes së sistemit, e gjeti veten në emigracion në Greqi dhe pikërisht në Kretë. Atje punoi si kamarjer, për ca kohë, dhe u kthye në Tiranë, ku banonin. Bashkë me vëllezërit dhe të atin e tyre, filluan të punonin me pak tregëti. Në vitin e mbrapshtë 1997, Kedit iu dha mundësia të merrte rrugën e kurbetit përsëri, por kësaj here më larg, përtej oqeaneve. Me ndihmën e Islamit, ai iku me Tashën e Gentin në Amerikë, më 8 prill të atij viti. Në Amerikë Kedi u përshtat shumë shpejt, pasi ai kishte dhënë dhe mësim në gjuhën angleze. Kështu që nuk e kishte problem. Gjatë punës dhe aktivitetit që hapi atje, u njoh dhe u martua me një vajzë që quhet Tanja, origjina e të cilës është nga Italia. Dhjetë vitet e para për Kedin ishin normale, madje lindën edhe tre vajza të bukura, si yje, ku njëra është me e bukur se tjetra. Por dua të them se vetë emrat e tyre nuk duan shume komente për Kedin tonë të dashur: ALBANIA e lindur më 26 tetor 2005; APOLLONIA e lindur më 24 janar 2007; NAJADA e lindur më 16 maj 2008. Këto vajza ngelën jetime, për arsye se sëmundja e rëndë nuk e la Kedin që t’i rriste vetë, ku iu pre jeta në një kohë, kur do t’i duhej shumë e më shumë familjes, prindërve, vëllezërve, por edhe neve të gjithëve dajove të tij, tezeve dhe gjithë të dashurve të tij. Periudha e sëmundjes monitorohej nga të gjithë: prindërit e vëllezërit, të cilët e panë nga afër. Një shkallë jo të vogël bëri për Islamin, i cili, përveç se ishte nip e dajo, përveç kësaj ishin edhe si shokë të ngushtë, ku konsultoheshin për çdo hall e problem. Të nderuar lexues, unë nuk kam 125
Mete Peçi
vetëm kaq për të thënë e shkrujtur për Kedin, por do të mundohem të sistemoj edhe shkrime të tjera për të bërë një kompletim të figurës së tij, duke nxjerrë në dritë një monografi të zgjeruar për të. Në të ardhmen besoj se do t’ia arrij qëllimit. Mendova të hedh një nga poezitë, të cilën e kam shkruar për Kedin në këtë monografi. PSE S’ PO ÇEL NJË LULE? Pse s’ po çel një lule, në këtë pranvere? Pse s’ po çel akoma, T’i marrim pak erë. O lulja, që erdhe Nga ai dheu i huaj, Çel se po të presim. Vajtëm gjashtë muaj, Mamaja çdo ditë, Vjen të të vadisë Me lotët derdhur lumë, Do të të ujdisë. Tre gonxhet e tua, Rriten për çdo ditë, Lulen do të kërkojnë Atje në Amerikë. Kur të rriten ca, Aty do të kthehen, Të shikojnë lulen, Të shikojnë gjethen. 126
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Dhe unë kam besim, dhe unë kam ca shpresë, se kanë gjakun tënd Gjakun e Melaqesë... Prapë pikat e lotit, Më bien, kur shkruaj, Alked i dashur, Sot u bënë gjashtë muaj, S’ më rrihet pa ty, S’më lënë kujtimet, Katërmbëdhjetë vitet, Më shtuan mallëngjimet. Pak rreshta që shkruaj, Më duken, si pak, S’kam ç’ t’i them motrës, Ngeli atje lart. Do të lutem shumë, Me atë zërin e butë, Foli se ka të tjerë, Shtëpinë prapë e mbush. Të vazhdojë jetën, Të bëhet e fortë, Të uli tensionin, Të pakësojë lot. Fjalën do ta mbaj... Si të thashë dhe vjet, Me laps e me lot Sa të vij dhe vetë. 127
Mete Peçi
FAMILJA E BLENARD SARAÇIT
Nardi, si i thërrasim shkurt, ka lindur më 14 mars 1974, në Tepelenë. Është djali i dytë i familjes. Ashtu, si vëllai i madh, edhe Nardi ka ecur në gjurmët e tij. Pra nuk i mungon zgjuarsia, pjekuria, por edhe intelekti. Kur ishte i vogël, Nardi vinte shpesh në Picar dhe vinin madje, të tre gjatë pushimeve. Mund të them se e kishin shumë qejf fshatin, por, gjithsesi, tashmë nuk munden, për arsye edhe pune, por edhe emigrimi. Megjithatë kanë nostalgjinë për fshatin, bukuritë e tij dhe lidhësinë me të kaluarën. Nuk mund të harroj një moment të fiksuar për Nardin, i cili luante futboll aty te fusha e sportit dhe, papritmas rrëshqiti, në ecje me topin, ku edhe u vra në kokë. E mora e çova në spital; u trëmba shumë, pasi edhe kishte të vjella. Atë natë e gdhiva në bordurat e spitalit, ku të nesërmen vjen Lavdia. Nardin e gjeta edhe 128
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
në Kretë, kur shkuam në 1999, por vitin tjetër ai iku. Në fakt kam shkruar për të edhe një shkrim të botuar në gazeta, kur erdhi për pushime nga Suedia, ku vazhdon të jetë. Pra, duke e lënë Greqinë, Nardi shkoi në Suedi. Atje ai krijon familje, duke u martuar me një vajzë, po në Suedi, e cila quhet Laura e lindur në shkurt të 1973. Nga kjo martesë kanë lindur dy fëmijë të mrekullueshëm.
Tristani
Charliza
Tristani, djali i parë ka lindur më 25 korrik të vitit 2004 dhe Charliza, vajza, më 30 maj 2010. Nardi, në Suedi përfundoi edhe studimet e larta për degën e inxhinierisë, ku doli inxhinier ndërtimi.
129
Mete Peçi
FAMILJA E AURREL SARAÇIT
Aurreli është lindur më 8 shtator 1975. Është pra djali i tretë, të cilin Lavdia e donte vajzë dhe me që lindi djalë Rrelin, si i thërrasim, kur ishte i vogël e lanë me flokë të gjata dhe ngjante si vajzë. Ishte i bukur e madje nuk e dinin se ishte djalë. Edhe Rreli, si dy vllezërit e mëdhenj, ka ecur në gjurmët e tyre. Mësonte mirë, deri sa përfundoi të mesmen, por vitet e para të demokracisë ishin fare të papërshtatshme për shkollë. Filloi një shthurje nëpër shkolla dhe kështu edhe Rreli e përfundoi shkollën e lartë me vonesë. Edhe Aureli e provoi emigrimin, duke shkuar në Gjermani e Suedi, por u kthye në Tiranë, ku është edhe sot, duke u marrë me punë në agjensi të ndryshme ajrore. Rreli kreu edhe shërbimin ushtarak në një repart avionesh në Gjadër të Lezhës. Sikundër edhe vëllezërit vinte shpesh në fshat, ku edhe tani, kur gjen kohë vjen. Ndonëse pak me vonesë Rreli krijoi familjen. Ai u njoh me një vajzë nga Tirana, Klaudia, e lindur me 15 shkurt të vitit 1983 130
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
dhe në korrik të 2012 edhe u martuan. Mësova se presin që të bëhen prindër. Pikërisht, në ditën e parë para ardhjes së pranverës së vitit 2013, më 21 mars kjo familje u entuziazmua, pasi erdhi në jetë një vajzë, me këtë rast u urojmë të kenë jetë të lumtur dhe fëmija të ketë këmbë të mbarë.
131
Mete Peçi
FAMILJA E METE PEÇIT
Me që jam edhe autori i Monografisë nuk do të shkruaj shumë për vete, pasi kam shkruar disa libra dhe jeta ime është pasqyrur dhe, si rrjedhojë, do të ndalem më shume në pasqyrimin e familjes, esencialisht. Kam lindur më 16 korrik 1951 në Picar, por duke u nisur nga anomalitë regjistruese kam një ndryshim në ditëlindjen, pasi në dokumente ditëlindja është shkruar në janar, pra më 16 janar 1951. Në fakt sot gjen e ndesh shumë ndryshime të ditëlindjeve, në të cilat është e zorshme të gjesh saktësi. S’ po zgjatem shumë në këtë pikë, pasi çështja e “indetitetit” është një çështje më vete. Fëmijëria jonë, sikundër jam shprehur më lart, ka qenë në një kohë tejet e vështirë.Po shpreh disa momente të jetës, të cilat i kam ruajtur me fanatizëm në disa kujtime të hedhura më vonë, që sikur të shkruaje në atë kohë, me 132
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
siguri, do të ishin tani libra voluminoze. Tashmë dihet si kanë qenë kushtet tona, me të cilat, ç’është e drejta të gjithë u mësuam, pasi i përjetuam ato për shumë vite. Ne këto përjetime i kemi përcjellë te nipërit, mbesat, por po i përcjellim edhe te lexuesit e kësaj monografie. Duhet theksuar se duke u nisur nga kushtet e sotme dhe një balalfaqim me ato çka ne kemi treguar krijohet një kontrast i madh i pabesueshëm, dhe duket sikur janë përralla, kur ato janë realitet i padiskutueshëm i përjetuar. Të jetoje në kasolle prej kashte, të mësoheshe me ato kushte, të mësoje në dritën e shkarpave dhe të druve të holla, pasi vajguri për kandile, herë ndodhej e herë nuk ndodhej e duke u bërë ndryshimi nga kasollja prej kashte në shtëpinë prej guri, doemos që ke shumë për të thënë. Doemos që nuk mund t’i harrosh, pasi nuk janë vuajtje me ditë e me muaj, por janë me muaj, vite e dekada. Pikërisht nga këto ndryshime vijnë edhe kujtimet e atyre viteve dhe s’ka si të harrohen. Në veçanti nga gjithë vëllezërit më ka rënë një barrë e veçantë, ku kam jetuar e vazhdoj të jetoj në fshat. Edhe mbas një shkëputjeje prej dhjetë vitesh, përsëri u ktheva dhe vazhdoj të jetoj, po në fshat. Desha të them se jeta në fshat është ca e vështirë, për vetë faktin e zhvillimit të përgjithshëm të fshatit që mund të them se është shumë mbrapa, për të mos thënë me dekada. Këtë e tregojnë më së miri kushtet e jetesës, që në shumë raste, janë shumë të vajtueshme, ose, sikundër shprehem, duke e quajtur “xhungël’’. Në fakt, po në fshat, ndodhen edhe motrat Fazua dhe Esmaja. Madje Fazua punoi në koperativë. Kujtimet e jetës janë shumë, pasi të përshkruash ditët, muajt, vitet e dekadat, është e kuptueshme që do të duhet më shumë, por gjithsesi të mbaje shënime në atë kohë, ishte e pamundur, në këtë 133
Mete Peçi
kohë që edhe shkollën shtatëvjeçare e mbaruam me kandile me vajguri. Këto ngjarje asqë duhet të merren me mend, se mund të ikin nga kujtesa. Fëminia Në kopsht kam shkuar shumë pak kohë, pasi dhoma që kishim për kopsht, në qendër të fshatit, ku ka qenë edhe shkolla, të cilën e kanë arritur vëllezërit e mi më të mëdhenj, u mbyll për arsye se ishte krijuar koperativa dhe se ishte ndërtuar edhe shkolla Unike, ose shkolla shtatëvjeçare, sikundër u quajt. Dhoma që kishim, pra kopshti, u kthye në vatër kulture me përgjegjës Halil Bilaj. Në atë vatër kulture bëheshin mbledhje të ndryshme të asaj kohe si dhe veprimtari kulturore. Më vonë, aty nga viti 1958 fillova edhe klasën e parë, të cilën e bënim në korridorin e shkollës, mbasi nuk kishte klasa. Kini parasysh se nxënës kishte edhe me dy klasa të një viti dhe shkolla ishte e re. Mësues mbaj mend një me emër Jorgo, i cili ndënji vetëm simestrin e pare dhe u zëvendësua me Fuat Babameton nga Gjirokastra, mësues, të cilin nuk munda ta takoja ndonjëherë. Asokohe fëmijët, jo vetëm vajzat, por edhe djemtë rrinin me fustan, sidomos ata që ishin fukarenj. Ne në shkollë shkonim më shumë zbathur, pasi edhe opinga me rripa, nuk mund të bënim. As goma e as rripa nuk kishim. Shumë herë na përjashtonin nga shkolla se shkonim zbathur, pasi nuk lejohej. Megjithatë nuk kishin çfarë të bënin dhe na pranonin përsëri. Mbaj mend, nga vjeshta e vitit të dytë të fillores, erdhi një ekip i Kryqit të Kuq dhe solli disa rroba për të varfërit. Mua me dhanë një palë pantallona të shkurtra me rripa ngjyrë kafe. Gëzova shumë që hoqa fustanin dhe vesha pantallona. Në vitin e tretë babai më blen një palë opinga të zeza të cilat, i vishja për herë të 134
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
parë. Por opingat do të ishin vetëm për katër orët e mësimit, pasi gjyshja, sa kthehesha nga shkolla, m’i merrte dhe m’i fuste në sënduk (karcellë), si i thonim. Po në këtë vit fillova të lexoja gazeta, të cilat m’i impononte babai. Ai, kur vinte, në shtëpi, siç e dihet ishte në Memaliaj, jo vetëm që interesohej se si mësonim, ku vinte në shkollë, nuk mungonin të rrahurat, kur bënim gabime ose nuk mësonim, por ai na vinte për t’i lexuar gazetën. Ai kishte shumë dijeni për situatën, njihte jetën, kishte një intelekt, si ka thënë edhe Fejzua, se ai nuk të jepte përshtypjen se ishte pa shkollë. Megjithatë të gjithë, sa e njohën kanë dhënë përshtypjet e tyre. Nuk më harrohet as klasa e katërt, ku asokohe në klasën e katërt kishte provime lirimi, si të klasës së shtatë. Na thonin që në mëngjes duhet të hani një lugë gjalp të freskët. E ku ta gjenim ne gjalpin, ku s’ kishim bagëti.Thoshin se me gjalp të shtohej kujtesa. Në vend të gjalpit pinim nga një filxhan me çaj.... Fëmijëria ime, si edhe e të gjithë vëllezërisë kalonte, duke shkuar për bimë medicinale si: sherebel, sumak, bar tërbimi, rigon, lule shtogu, lule bliri, dafinë, fletë arre, mëllagë, paparunë, fletë delli e të tjera bimë, që mblidheshin në ato kohë. Ushqimi kryesor ishin: lakrat të ziera e të pjekura shumë rrallë me ndonjë pete me nga një ose dy lugë vaj. Festë e kishim, kur gatuanim makarona, të cilat na shijonin edhe me pak vaj. Ushqimet kanë qenë edhe me racion. Në një muaj kishe një kilogram vaj, një sheqer, një miell, një pako me kafe, por jo çdo muaj; 12 kg misër për çdo njeri në muaj. Merreni me mend se ç’ janë 12 kg misër ta pastroje, ta thaje, ta bluaje, të mbante millonai dhe sa do te katandisej për të ngrënë... Gjellëra të tjera ndonjë patate, kur gjenim, ullinj na i jepnin me kokrra p. sh 7, 8 kokrra dhe buka, sigurisht, me racion. Kur ishte bukë furre një bukë do të bëhej në 8 racione. Si gjellë përdornim edhe 135
Mete Peçi
bukën e grurit, të cilën e hanim me bukë misri. Ndonëse mund të duken të pabesueshme, por nuk janë vetëm kaq, janë shumë e më shumë vuajtjet, të cilat i dinë edhe vëllezërit e tjerë, që mund të kenë më shumë kujtime. Cilat ishin lojërat e fëmijërisë? Lojërat që loznim ishin: Pllakthi, xhelat, shkop e cingël, kaladibrançe, ndonjë futboll me top prej lecke, pasi nuk bëhej fjalë për topa futbolli e llastiku. Këto lojëra bënim me gjithë lagjen e Peçaj në baçe të Rame, ku sot është shtëpia e Jaçe Peçit. Aty, herë pas herë vinin edhe nga lagjet e tjera. Lunxëzat, ku sot është fusha e sportit, u hap më vonë, mbas krijimit të koperativës, pasi kanë qenë arat e Ngjeline. Periudha e rinisë Në vitin 1966 kam shkuar me babain në nxjerrjen e qerestesë së shtëpisë, të cilën e filluam një vit më vonë në prill të vitit 1967. Në prurjen e qerestesë, e cila ishte shumë e vështirë qoftë vendi, ku është nxjerrë, por edhe trasportit në krahë në një largësi 3 deri ne 4 orë. Bashkë me Seitin, Lavdien, Astritin, me ndihmën e disa të afërmve, i sollëm. Gurët e qosheve i sollëm nga Gropa e Fikut me krahë. Atje i skaliste usta Canua nga Katundishta e Këlcyrës. Bërja e shtëpisë na kushtoi, pasi koha bëri keq dhe na u desh të mbanim pesë ustallarët për dy muaj. Nuk mjaftoi koha, por na “ndihmuan” edhe kryetari i kooperatives dhe kryetari i Këshillit të fshatit, të asaj kohe, na prenë bukën. Po të mos shkoje në punë të koperativës merrej masa më ekstreme: prerja e bukës. Ky ishte regjimi kooperativist!... Në ato kushte, unë dhe Astriti, shkonim në Memaliaj, ku ishte babai dhe merrnim nga një thes me bukë, të cilin nga Votucat e binim në krahë, se nuk 136
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
bëhej fjalë për makina. Ishte e vështirë që mëma të shkonte në punë, në ato kushte, që ishte edhe me fëmijë të vogël, por edhe nuk mund të përballonte punët e shumta të shtëpisë. Kështu që, me të mbaruar shtëpinë, unë fillova punën në koperativë. Puna e rëndomtë e kooperativës, për mua, do të vazhdonte gjer në vitin 1980. Them pune e rëndomtë, pasi kishe të bëje me shumë procese pune si: mbjellje e korrje misri, gruri, thekre në malin e Picarit; po aty patate, pastrime kullotash, kanale, tunele për mbrojtjen, dru zjarri, e një sërë punësh të tjera, deri në venie të fidanave të duhanit. Në shumë raste na duhej të ngarkoheshim me litarë, si gratë, si në transport thekre, driza ferra për shtrim të stallave të dhënve. Pothuajse të gjitha punët e bujqësisë e të blektorisë ishin në natyrë, pra në shi e në borë, në vapë e në të ftohtë. Kooperativës tonë i kishin vendosur emrin ‘’Partizani’’, duke harruar emra të mëdhenj si ai i Çelo Picarit etj. Në këtë pronë grupi do të punoje me e pa orar; nuk llogaritej rruga që shkonte nga dy deri në tri e katër orë në ditë për të shkuar e për t’u kthyer në frontin e punës. Në punë shkonim me këmbë, rrallë vinin ndonjë “Zis” për transport të njerëzve. Po sa do të ishte shpërblimi? Në punën drejtpërdrejt, e kam fjalën, në punët e përditshme, që bënte brigata, do të merrje dymijë ose tre mijë lekë të asaj kohe, me të cilat ishte e pamundur të përballoje koston e jetesës, pa le të rrisje fëmijë! Pra, në ditë i merrje apo jo njëqind lekë. Diku e kam thënë se në atë sistem kooperativa ishte sektori më i prapambetur, sektori më problematik, sektori më fukara, që më mirë se ata, që e kanë provuar, nuk e di njeri tjetër! Unë ose ne të kategorisë sonë, në shumë raste, në kohën e drekës, e cila zakonisht hahej buka me grupe ose me fise, si mund të bëhej edhe puna, veçoheshim për të ngrënë bukë. Po 137
Mete Peçi
pse? Sepse ne për gjellë do të kishim një shishe me çaj mali, do të kishim dy veta një kokërr vezë të skuqur e pse të mos them një shishe me uthull gorrice me pak sheqer. Më duket sot, pas gati pesëdhjetë vitesh vërtet e pabesueshme e qesharake. Po, po ashtu është, por ato që ke hequr i kujton sot në varjante të tjera. Ato i kujtojnë vëllezër e motra të mia, që i kanë kaluar dhe hequr mbi kurriz. Të gjitha këto ‘’gjellëra ‘’ “konsumoheshin” me bukën e misrit, të cilën dhe po ta qëlloje edhe me dyfek zor të shpohej... Në muajin prill, maj të vitit 1968, shkova dy muaj në hekurudhën Rogozhinë-Fier, ku është sot stacioni në Fier, kishim kapanonet. Në ato vite nuk kishte radhë nga të rinjtë të shkoje në hekurudha. Të tillë frymëzim u jepte partia të rinjve. Në vjeshtën e po këtij viti, u hap rruga për në Picar të vjetër, ku më vonë, shkuan edhe dritat elektrike si dhe uji i pijshëm nga kulpëri i Golëmit. Aksione bëmë në hapjen e kanalit dhe në trasportin e tubave katër e gjashtë metra të gjata. Nën kujdesin dhe interesimin e Shefqet Peçit, pas përfundimit të këtyre veprave, më 27 Maj të vitit 1969, në Picar, vjen Enver Hoxha. Na kishin organizuar të bënim pritjen para zyrave, ku sot është edhe sheshi në qendër. Në maj të vitit 1970 pranohem si kandidat partie në Partinë e Punës. Me hollësi se çfarë më shtyti të pranohesha, e kam shkruar te libri “Çiltër”. Në nëntor të vitit 1970 shkoj për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kras të Krujës, në një repart raketash, shërbim, të cilin e kreva tre vjet, gjer në nëntor të vitit 1973. Vite të vështira ishin për mua edhe, për arsye ekonomike, ku vinte apo jo një pesëqindshe leku në muaj e herë në dy muaj. U ktheva përsëri në fshat. Vështirësitë do të shtoheshin, sipas edhe moshës që isha edhe më i pjekur. E thashë më lart: Të krijoje dhe të mbaje familje, 138
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
nuk ishte e lehtë dhe ta mbaje me dymijë e tre mijë lekë në muaj. Tentova të futesha në polici, ku, në atë kohë, ishin mobilizuar shokët e mi, dëshirë kjo që nuk m’u plotësua nga kuadro të asaj kohe. Fillova të punoja përsëri në të famshmen kooperativë. Bëra një kurs rinie; fillova shkollën e mesme në Gjirokastër, në kushte tepër të vështira, duke punuar gjer në darkë dhe tri herë në javë shkoja në shkollë nate. Në atë kohë nuk gjeje makina. Kur mbaronim mësimin delnim dhe herë gjenim nga nje kamion e hipnim në karroceri dhe shumë herë vija me këmbë në orën 24.00 të natës e të nesërmen do të shkoja në punët e kooperativës! Ishte e pamundur të vazhdoje një shkollë në ato kushte, ku edhe fizarmonika u ndërpre në darkë, pasi bënte tri herë në ditë linjën Subash – Gjirokastër. Kështu u detyrova ta lija shkollën, në fund të semestrit të parë dhe, vetëm mbas një viti, fillova shkollën e mesme në fshat. Për herë të parë u hap shkolla e mesme pa shkëputje nga puna. Pasioni im ka qenë letërsia, ku, qysh në vitin 1968, fillova të shkruaja shkrime në gazetën lokale të rrethit, në gazetën “Rinia”, “Luftëtari”, “Zëri i Popullit” e të tjera. Aktivizohesha në vitet që punova në kooperativë me rininë: propagandist i Frontit, kandidat për anëtar i pleniumit të rinisë etj, të cilat ishin detyra shoqërore. Në shtator të vitit 1974 tentova edhe një herë të largohesha për një punë më me shumë shpërblim ose, si i thoshnin, në një punë shteti. Shkova në Elbasan, ku ndërtohej kombinati metalurgjik. Atje shkova me një kantjer të Gjirokastrës dhe punova tre muaj. Gjatë asaj periudhe ndenja te tezja, e cila banonte në lagjen “Vullnetari”. Nuk munda dot të çaja dhe u riktheva përsëri.
139
Mete Peçi
Krijimi i Familjes Në muajin shtator të vitit 1974 u fejova me Linë Zhupën, të bijën e Reshatit dhe Sofijes nga Salaria e Tepelenës. Reshati ka pasë marrë pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare me Brigatën 12 S dhe, mbas çlirimit, u specializua në Bashkimin Sovjetik. Shërbeu në ushtri gjer në vitin 1969, vit në të cilin doli në pension të parakohshëm me gradën “Major”. Eshtë ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare në vitin 1987 nga një trompoza. Sofia ka punuar në kooperativë dhe sot jeton në Sarandë me njërin nga djemtë e saj, Agimin. Lina ka katër vëllezër dhe një motër. Që të gjithë kanë familjet e tyre. Zgjodhëm shtatorin per martesën tonë, 21 shtator të vitit 1975. Të dy me Linën punonim në kooperativë. Në të njëjtën kohë unë vazhdova edhe shkollën e mesme pa shkëputje nga puna. E kisha merak, por edhe pasion. Vijimi i shkollës po bëhej me sakrifica të mëdha nga ana ime. E ndjeja obligim dhe domosdoshmëri vijimin e shkollës dhe përfundimin e saj... E përfundova në vitin 1980. Kam një farë krenarie se ne ishim matura e parë e shkollës sonë të mesme të fshatit. Kjo sipërmarrje më dha mundësinë për t’u larguar nga kooperativa, por jo nga fshati. Në fakt nuk doja të vishesha si ushtarak, me që kisha vuajtur shumë në kohën e shërbimit ushtarak, prandaj edhe doja në sektorin e policisë. Duke parë kushtet tejet të vështira, ku përveç lindjes së fëmijës, më duhej të bëja edhe shtëpi, pasi kushtet nuk ishin në shtëpinë e madhe, që kisha edhe vëllezër e motër të pamartuar dhe duhej të dilja unë prej saj. Duke u rritur edhe kërkesat, u detyrova të pranoja për të punuar në ushtri. Kështu fillova punë në gusht të vitit 1980 në Vramanxa, Picar, ku ishte i dislokuar një repart Obuz 122mm. Marrja e asaj detyre ishte e vështirë, pasi, jo vetëm që 140
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ishin depot në tre vende: Memaliaj, Tepelenë dhe Picar, por kishte dhe përgjegjësi të madhe.
Nuk po zgjatem ne hollësi të tjera, por në këtë repart ndënja gjer në shkurt të 1983, ku mora batalionin “Labëria”, me qendër në Poliçan të Gjirokastrës. Me këtë batalion ndënja gjer në vitin 1991. Mbas dorëzimit të batalonit, marr në dorëzim Depot rezervë të Armatimit të Divizionit. Në këtë vend qendrova, gjer në mars të vitit të mbrapshtë 1997, vit ku u shkatërrua totalisht, jo vetëm ushtria, por i gjithë shteti. Edhe ky vit ka historitë e tij për të cilin kam shkruar pak në librin ‘’PUTHJE NË MERMER ‘’. U riktheva përsëri në punë gjer në prill të vitit 1999, periudhë që shkëputem nga puna dhe largohem për në Greqi me fëmijë. Në Greqi punova dhjetë vjet nga punët më të rënda si në ndërtim, duke arritur deri te puna më rendë me plehëra, kjo e detyruar nga kushtet për të mundësuar dokumentet atje.
141
Mete Peçi
Familja ime sot Kam katër fëmijë: Dritanin, Florjanin ( Fotin), Luljetën dhe Irenën.
Dritani është fëmija i parë dhe u lind më 19 shtator 1976 në Picar. Sot Tani ka familjen e tij. Ai është martuar me Anila Goxhaj nga Kuta e Fierit, e bija e Qemalit dhe e Stolisë, e cila ka dy vëllezër e një motër. Anila është edhe mbesa e Mjaftimes. Pra kemi një miqësi të dyfishtë. Dasmën e Tanit e bëmë të madhe, në nëntor të vitit 2002. Në atë kohe kishim mëmën ende gjallë. Tani ka emigruar në moshë fare të vogël, madje qysh në vitin e dytë të shkollës së mesme. Anila ka lindur më 28 korrik 1980. Të dy si Anila dhe Tani kanë dy fëmijë të mrekullueshëm. Klajdi ka lindur në Kretë me 22 shkurt 2004, por ai nuk do që t’i thuash se ke lindur në Greqi dhe thotë me krenari se është nga Picari. Të njëjtën gjë thotë edhe Anita, që edhe ajo ka lindur, po në Kretë më 21 dhjetor 2007.
142
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Flori (Foti)
Për disa arsye në emigrim e ka ndërruar emrin në Foti. Gjithsesi është një “mesele” më vete. Ka lindur më 29 Janar 1979 në Picar. Flori ndodhet në Kanada, pas një maratone të madhe emigruese. Nuk i ka ecur emigrimi, për një dekadë rresht. Mëqenëse historitë e tij janë disi të veçanta mund t’i trajtoj herë tjetër në një libër të veçantë. Edhe Flori ka krijuar familjen e tij. Në kushtet që ka qene e ka bërë vetë dasmën. Ai është martuar me një vajzë që quhet Kati, nga nje vend i Amerikës Latine, nga Peruja.
Aleksandri
Nikolai
Mateo
143
Mete Peçi
U lidh me të në Kanada dhe martohet në vitin 2006. Kati ka një motër të martuar edhe ajo në Kanada. Kanë lindur tre djem që janë si tre yje. Ata rriten çdo ditë, ndonëse janë me një diferencë jo të madhe nga njëri - tjetri. Dy prej fëmijëve pata mundësi t’i njihja, pasi shkuam me Linën në tetor të vitit 2011 dhe u kthyem në janar të 2012. Aleksadri është lindur më 14 Maj 2007. I dyti quhet Nikolao, i lindur me 4 Qershor 2009. I treti qe lindi një ditë, mbasi ne u larguam nga Kanadaja, më 9 janar 2012 dhe quhet Mateo. Më bënë qejfin mua, meqenëse afron me emrin tim. Megjithatë nuk do të thotë gjë, pasi ne kemi emra të vjetër, ashtu ishte koha. Duhej të vendoseshin emra të vjetër. Luljeta ose Luli
Ka lindur më 29 mars 1982 në Picar. Luli ka qenë fëmijë e urtë. Ajo shpejt filloi të ndihmonte të ëmën në punët e shtëpisë. Lina i vinte detyra për të bërë punët, mbasi vetë do të shkonte në punë. Luli ndihmonte me 144
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ndonjë shërbim edhe vëllezërit e saj, Tanin e Florin, të cilët shkonin edhe për bime mediciniale me Linën. Luli, mbas mbarimit të shkollës tetëvjeçare filloi të mesmen në fshat, por meqenëse ne ikëm për në Greqi, ajo e nderpreu në vitin e tretë. Më vonë e mori dhe vitin e katërt e kështu diplomën e shkollës së mesme. Në Greqi ajo u fut në punë të ndryshme që kishte atje.Vitet kaluan dhe Luli krijon familjen e saj. Ajo u njoh me një djalë nga Gjirokastra, madje, me origjinë familja e tij është nga fshati Hllomo i Gjirokastrës. Romeo Bezhani, bashkëshorti i Lujetës, ka lindur me 21 nëntor 1975 dhe është i biri i Sokratit dhe i Stamatullës. Familja e tyre kanë edhe dy vajza e një djalë. Të tre kanë familjet e tyre, ndërsa Romeua është me prindërit. Ata jetojnë në Kretë të gjithë. Luli është martuar në nëntor të vitit 2003. Dasmën ia kemi bërë së bashku me Bezhanajt në Kretë, se nuk mund të vinim në Shqipëri, për arsye të dokumentave. Luli me Romeon kanë një djalë të shkathët e simpatik, i cili ka lindur me 22 qershor 2006 në Kretë dhe quhet Stamatis. Irena ose si e thërrasim Rena Irena ka lindur më 23 korrik 1985. Është fëmija i katërt yni, njëkohësisht dhe fëmija i vogël. Edhe fëmijëria e Renës, si edhe tre të tjerëve, ka qenë e urtë. Ndonëse çdo fëmijë ka, si i thonë, nafakanë (riskun) e saj. E them këtë, pasi dikujt mund t‘i duken shumë fëmijë, ndërsa neve nuk na duken shumë. Nuk jemi pishman që lindëm katër fëmijë. Sigurisht këtu nuk jam as me numurin e fëmijëve, që kishin prindërit tanë. Pavarësisht se Rena ishte e mbarë, në moshën një vjeçe e gjysmë pati një sëmundje, e cila kaloi, pothuajse, në presë të briskut. Jo se ishte ndonjë sëmundje kush e di e rrezikshme, por mjekët e Gjirokastrës nuk e përcaktuan 145
Mete Peçi
dot edhe për arsye të aparaturave, të cilat ishin të vjetëruara dhe nuk tregonin mirë diagnozën. Kështu në spital arriti të bëhej distrofike dhe anemike. Përfundimisht, me ndërhyrjet, që bëmë për ta çuar në Tiranë, ku aty u kap edhe diagnoza “lambje në zorrë”. Aty nën kujdesin edhe të Lavdies, e cila punonte në mjekësi e rimori veten, mbas tre muaj. Në Greqi Renës i takoi të shkonte në moshën me të vogël. Aty ajo filloi edhe punë, u kalit, pasi varjant tjetër nuk kishte. Edhe për Renën, me kalimin e viteve, i erdhi koha për krijimin e familjes. Në punë e sipër dashuron një djalë, të cilin, kuptohet, sikundër Luli, me pëlqimin tonë, u fejua. Djali quhet Arsen Gjika (Islami). Ai ka lindur më 5 prill 1978. E kam në kllapa Islami, pasi si shume emigrantë, të cilat ndërruan emrat ose mbiemrat për efekte dokumentesh. Arseni është i biri i Myqerremit dhe i Antonetës nga fshati Borsh Sarandë. Në fakt Muqua, si i thërrasin, është me origjinë nga Mallakastra. Përveç Arsenit, kanë edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë e një djalë, ndërsa Antoneta ka edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe 146
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
një vajzë me burrin e parë. Kjo është martesa e dytë. Më duhet të nënvizoj se të gjashtë fëmijët nuk kanë asnjë dallim në vëllezëri. Edhe dasmën e Renës e bëmë në Greqi, po për arsye të dokumenteve, pasi nuk mund të lëviznin të tërë. Në nëntor të vitit 2007 bëmë dasmën bashkë me njerëzit e Arsenit, ku ai nuk kishte as prindërit, të cilët nuk morën dot vizën të vinin në Greqi. Në fakt ajo dasëm pati dhe një surprizë te madhe, surprizë, që mua e Linës na e mbajtën sekret, deri sa filloi dasma. Ishte një surprizë tepër interesante, kur vjen Islami nga Amerika dhe takoheshim për herë të parë mbas dhjetë vitesh. Futja e tij në sallë na tronditi, si dhe na gëzoi shumë të gjithëve. Them na tronditi se ishte surprizë. Të gjithë u mallëngjyen, të gjithë me lot në sy, si ne pjesëtaret e shtëpisë, ashtu edhe miq e shokë të pranishëm, përfshi edhe grekë, të cilët ishin në dasmë. Ardhja e Islamit i dha dasmës një impuls tjetër, ku unë nuk e përballova dot deri në fund. Kuptohet emocionet dhe gëzimi më bënë të humbisja ekuilibrat. Në dasmë mundën të vinin nga Shqipëria Seiti me Sefinenë dhe Aurreli.
Në dasmën e Irenës merr pjesë dhe Islami, i cili vjen nga SHBA, mbas 11 vitesh 147
Mete Peçi
Irena me Arsenin kanë një djalë të bukur me emrin Marjo, i cili ka lindur më 1 tetor 2010 në Kretë. Një koicidencë e bukur ka qenë, kur ka lindur Marjoli. Atë ditë u ndodhëm unë e Lina. Në këtë moment, në të cilin shkruaj, në Kretë vazhdojnë të jenë të dyja vajzat” Luli dhe Irena. 148
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Mete dhe Lina në Niagarë (Kanada), tetor 2011
Autori në Niagarë (Kanada), tetor 2011 149
Mete Peçi
PËR VËLLEZËRINË Sikur të gjithë të shkruanim shënime e kujtime për njeri - tjetrin, do të ishte një praktikë e mirë, por jo të gjithë mund të shkruajnë. Edhe ata që nuk do të tregojnë, kuptohet se, edhe në heshtje mund të plotësojne ndonjë boshllëk që ne lemë. Unë për vëllezërinë, jo vetëm, që kam shkruar e shkruaj, por, gjithsesi, e kam thënë edhe më lart se nuk mund të hedhësh, qoftë edhe në këtë monografi çdo gjë; jo çdo gjë të kujtohet, por unë, të dashur vëllezer e motra, kunetër e kunata, fëmijë, nipër e mbesa, por edhe të afërm, lexues e të tjerë kam menduar e mendoj se monografinë që filloi nuk do ta quaja të përfunduar. Nuk do ta quaja të përfunduar, pasi e di dhe e njoh mangësinë. Jo çdo material e kam siguruar pa veshtiresi, jo të gjitha mundësitë i kam pasur, qoftë edhe kushtet në të cilat kam punuar. Edhe pse punova mbi tre vjet, ndonëse ishin pak, mendova të hedh këto mendime të miat dhe tuajat, për t’i lënë vazhdimin brezit tonë të mrekullushem të kontribojë në bërjen e hisorikut të kësaj familjeje të madhe, ndoshta në kendvështrime të tjera. Puna ime krijuse, as fillon dhe as mbaron me këtë monografi. Në pasurinë time krijuese do të gjeni edhe libra të tjerë të përfunduar apo edhe të papërfunduar në gjininë e prozës apo në poezi. Fejzua Fejzua është më i madhi i vëllezërisë. Për ne që kemi një distancë vitesh nga njëri tjetri, ai është i panjohur mirë në vitet e fëmijërisë. Distanca më e afërt me të në moshë është vetëm Seiti. Unë mbaj mend pak, kur ishte në 150
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
shkollë të mesme dhe në të lartën. Mbaj mend, kur në kohën e pushimeve verore shkonte me mëmën e Seitin për bimë medicinale. Kishte shumë vështirësi në veshje dhe mbathje për në shkollë. Nuk siguroheshin dot të ardhura dhe e bënte shkollën me të keq. Nuk mund të them për jetën mbas mbarimit të universitetit, pasi i ka thënë vetë, por gjithsesi në vitet mbas ndërrimit të sistemit, mbas viteve 1990, ai bëri disa lëvizje, duke shkuar nga Memaliajt në Gjirokastër dhe tani banon në Tiranë. Edhe pse Fejzua i ka kaluar të shtatëdhjetat ai punon ende. Seiti dhe Lavdia Me Seitin dhe Lavdien, kuptohet, kemi qenë me shumë bashkë, pasi edhe moshën e kemi relativisht me distancë më të vogël, madje edhe me Astritin, pasi kemi një diferencë të vogël prej mbi një vit. Shumë që nuk na njihnin, kur na shikonin, na thonin se jeni binjakë. Ne, pra, të katër kemi qenë me të lidhur, si në mësime, në ngrënie, ku edhe “ziheshim”, ku njeri hante më shpejt e një me më avash. Madje nuk mund të harroj një moment, ku Seiti me Lavdien loznin me një mashan afër vatrës (kuptohet kasollja, ku rrinim, kishte edhe një vatër tip oxhaku, ku aty piqej buka në saç nga gjyshja ose nga mëma). Duke luajtur me mashan, Seiti e fut mashanin ndën bragaç (bragaci ishte një enë prej bakri, e cila kryente funksionin e tenxheres), i cili ishte me fasule duke u zier. Si rrjedhojë e kësaj kthehet dhe me bie mua mbi këmbë që rrija rreth vatrës. M’u dogj këmba e sidomos pjesa te gjuri. Nga kjo djegie ndënja mbi një muaj shtrirë, duke e mjekuar me vaj peshku, të cilin na e sillte babai. Në atë kohë isha vetëm shtatë vjeç. Shenjën në gju e kam akoma edhe sot. Me Lavdien shkoja shumë herë që e shoqëroja, 151
Mete Peçi
kur shkonte në fshatrat përreth, ku punonte si mami. Herë shkoja unë e herë Astriti, deri sa u martua dhe u largua fshati. Sinani e Fazua Edhe këta janë me një vit diferencë. Madje duhet thënë se më të shumtët ne kishim diferencë të afërt me njeri– tjetrin. Jo vetëm këta, por edhe të tjerët, të cilët janë më të vegjël nga ne, kanë patur ndihmën tonë. Pra kemi rritur njeri - tjetrin dhe nuk e kemi ndjerë edhe aq shumë krizën, pavarësisht se, pothuajse të gjithë kemi vuajtur dhe seicili ka ato të vetat. Vërtet kanë patur ndihmën, por për qejf te tyre edhe jemi rrahur, se u hanim qullin, kur ata ishin të vegjël. Po, po qullin... Ai ishte ushqimi ynë, qëkur ndërprisnim qumështin e mëmës. Kuptohet sa pak kemi pirë.... Edhe kur hanim qullin fshehurazi e hidhnim në një fetë me bukë, si gjellë... Vështirësitë më të mëdha ishin aty nga viti 1965, ku u bë buka me racion 500 gr në ditë, për një njeri. Kjo vazhdoi 2 - 3 vjet, pastaj sikur pati një zbutje. Pra edhe Esmaja e Islami nuk e patën të lehtë fëmijërinë, por, sidoqoftë, ne më të mëdhenjtë edhe punonim dhe vitet sa vinin e ndryshonin. Edmondi, që është dhe i vogli, sigurisht që ka pasur disi më favor. Është një periudhë që më të shumtët ishin të rritur e në punë. Islami e Mondi kanë ndenjur edhe më gjatë në shtëpinë e madhe. Ata qëndruan gjer në vitet 1997 - 1998, vite kur Islami u largua dhe ngeli Mondi me mëmën gjer në muajt e fundit të jetës së saj.
152
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E ASTRIT PEÇIT
Astriti ka lindur më 6 tetor 1952 Sikundër e pohova edhe më lart fëmijëria e Astritit është pothuajse e njëllojtë me timen, për vetë faktin se kemi diferencë fare të vogël. Edhe Astriti ka mbresat tij, pavarësisht, që më të shumat kanë qenë të përbashkëta. Gjer në mbarimin e shkollës shtatëvjeçare ishim bashkë. Mbas mbarimit të shkollës, atij i ra fati të ikte nga fshati, ku shkoi për të vazhduar një shkollë ndërtimi në Gjirokastër. Prej andej mundi të shkëputej për në Memaliaj. Ai punoi gjer në vitin 1970, vit kur shkoi ushtar, madje ikëm pothuajse në një kohë. Aie kreu shërbimin ushtarak dy vjet, ndërsa unë tre vjet (si gjithmonë me fat). Mbas përfundimit të shërbimit ushtarak, Astriti u kthye përsëri në Memaliaj. U njoh me një vajzë me të cilën edhe u fejua në vitin 1973, duke kapërcyer edhe ‘’radhën. 153
Mete Peçi
Një vit me vonë Astriti u martua me Mifareten ose Tabenën, si i thërrasin. Tabena, në atë kohë punonte si kamarjere. Është e bija e Shaban Xhemalit dhe e bija e Hakijesë, me origjinë nga fshati Allkomemaj i Tepelenës. Në ato vite ata jetonin familjarisht në Memaliaj. Tabenia ka dhe një vëlla e tri motra. Të gjithë kanë familjet e tyre. Shabani nuk jeton, ndërsa mamaja e tyre jeton në Tiranë me vajzën e vogël, Zanën. Astriti qe nga viti 1993 shkoi në Tiranë, fillimisht me qera dhe më vone e bleu shtëpinë. Ata janë afër me Lavdien, afër tregut eletroshtepiak. Mbas një traume, që kaloi ne vitin 1999, Astriti është më mirë. Nuk merret me ndonjë punë, pra është në pension. Për të kam shkruar edhe një poezi në librin “LETRA POETIKE NJERËZVE”. Fëmijët e familjes ASTRIT PEÇI GENTJAN PEÇI ka lindur më 25 prill 1976, në M e m a l i a j . Vështirësitë që kishin në Memaliaj për shtëpi ishin të mëdha, ku strehimi ishte shumë i vështirë. Astriti mori një barangë në anë të lumit nga fundi i qytetit, barangë që ishte Seiti në të. Kur atij i dhanë një dhomë në pallat shkoi Astriti e ndenji 154
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
atje. Gjatë natës në kohë dimri vinin tepsitë nëpër dhomë, pasi pikonte çatia me kartoserë. Pikërisht atje lindi Genti, të cilin e rritën me merak dhe me një kujdes të jashtëzakonshëm. Është për t’u përmendur një moment, kur unë kisha shkuar për ditëlindjen e tij. Nuk ishte ishte dy vjeç. E gjej duke qarë, por jo pak, qante me ngashërim, sikundër i themi ne. “Çfarë ka djali? e pyes Tabenën. “Po ja, - më tha, - nuk ha ushqim...,” - dhe më tregoi një tas, që e kishte mbushur me sultjaç ( oriz me qumësht). U ula afër tij duke e përkëdhelur, por ai prapë nuk dëgjonte. E marr tasin dhe për pak, ia dhashë bosh. Ai qeshi, m’u hodh ne qafë e më puthi, që i hëngra Tasin. “Lëre, - i thashë kunatës, - se kur t’i vijë uri, do të hajë vetë”. Genti u rrit e u bë burrë. Ai u largua nga Shqipëria në vitin e mbrapshtë të nëntëdhjetë e shtatës për në Amerikë, ku e tërhoqi Islami, i cili kishte shkuar më shpejt. Mbas disa peripecive, ai filloi të stabilizohej, duke marrë edhe dokumentet, vitet e fundit. Në Amerikë u njoh me një vajzë, me të cilën edhe u martua. Vajza quhet Polla me origjinën e babait nga Italia. Babai i saj quhet Polli dhe e ëma, Pjexhina Pra Genti ka familjen e tij me dy fëmijë të bukur, të cilet akoma nuk i kemi njohur të tërë nga afër. Gentjano është djali i tij i lindur më 16 tetor 2007 dhe Karina, e cila ka lindur me 1 tetor 2008. Besojmë të takohemi së shpejti me Gentin, me të gjithë nipër e mbesa që të njihemi të njëqind e tre ose të njëqind e katër pjesëtarëve të familjes së madhe.
155
Mete Peçi
SILVANA (PEÇI ) XHELEPI
Vajza e Astritit, një vajzë e mrekullushme, e cila ka lindur në Memaliaj, më 4 shtator 1978. Vana, si i thërrasim, ka përfunduar shkollën e lartë për Bio-Kimi. Ka punuar disa vite dhe tashmë kujdeset për rritjen e dy fëmijëve. Për Vanën Astriti bëri një dasmë, ku në atë kohë ne ishim në Greqi dhe unë e Lina morëm avjon nga Kreta per të marrë pjesë në atë gëzim. Ishte shkurt i vitit 2005. Vana është martuar me një djalë simpatik nga Tirana, Florijan Ahmet Xhelepi, i cili ka lindur me 27 PRILL 1975. Kanë dy vajza të mrekullueshme: Lisna ka lindur më 17 qershor 2005 dhe Kaltra e lindur 24 nëntor 2009. Edhe nga emrat duken që janë vajza me perspektivë për t’u bërë intelegjente.
156
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
*** Në kujtesë kam edhe vitin e ri 1985 –1986, një vit që kemi kaluar me Astritin. Në atë kohë ne s’ kishim marrë akoma televizor. Atje shkuam familjarisht. Në atë kohë Astriti ishte me shtepi në një pallat të ri, aty nga kreu i qytetit. Mbaj mend se natën e dytë, që do të iknim nuk kishte makina. Ishte e pamundur të gjeje në orët e vona makina për të lëvizur. Na ka sjellë Isuf Llapi me një Saurelë të Minierës, aty rreth orës 12 të natës. Astriti, kur ne ndërtonim shtepinë dhe e kishim akoma pa dyer e dritare, na sjell një makinë me zhavor me të cilën shtruam sheshin me çimento. Madje edhe kur mora televizor në vitin 1986, ai u interesua që e mora, pasi, në atë kohë, ishin me autorizime dhe nuk të jepnin, pra duhej një mik i fortë për të marrë një televizor e lavatriçe.
157
Mete Peçi
FAMILJA E FAZO PEÇIT (SHKREPA)
Motra e dytë, Fazua, ka lindur më 6 mars 1955, në Picar. Fazos, ashtu sikundërse dhe mua, i ra fati të jetojë në fshat, të bëjë një jetë të vështirë. Në pamje të parë fshati është dukur si diçka më ndryshe, pasi, si thonë, ka ajër dhe si rrjedhojë ka shëndet. Në fakt njeriu nuk rron vetëm me ajër, ai duhet të hajë, të trajtohet, mbas punës të ketë edhe pushime, të ketë edhe argëtime, të ketë pra, kushte të mira jetese. E si mund të kishe kushte në kooperativë, kur ikje në pikun e mëngjesit nga shtëpia dhe ktheheshe në të ngrysur dhe, në kohë fushate, punoje dhe natën?! Si mund të kishte kushte, kur banesa, në të cilën rrije, qoftë kasolle, qoftë shtëpi nuk kishte as kushtet më minimale për të ndenjur e për të fjetur. Kur të merrte frika, se çfarë do të haje në drekë e ç’do të haje në darkë me atë bukën e misrit, e cila nuk të hiqej nga sofra dimër e behar. Grurë, 158
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ndonëse mbillnim, por e merrte shteti dhe mund të hahej vetëm nja dy muaj në vit. Fshati ka qenë dhe është “xhungël”, flasim për fshatin në Shqipëri, pasi, të paktën fshatrat greke, të cilat i panë shumica e cilëve janë shumë lart në mirëqenie me fshatrat tona. Nuk bëhet fjalë për asfaltimin e rrugëve brenda fshatit, nuk bëhet fjalë për ndriçim rrugësh në lagje. Në fakt, në kohë të diktaturës, fshati ynë kishte ndriçim rrugësh. Nuk bëhet fjalë për një qendër kulture. Sa bie një vesë shi ikin dritat, që ikin edhe në verë, pale në dimër. Për të mos u zgjatur, vetëm ata, të cilët e jetojnë këtë jetë, e dinë vetë dhe vetëm ata ia kanë besë njëri - tjetrit, pavarësisht që prejardhja e një përqindje të madhe e popullsisë është nga fshati, gjithsesi harrohet, kur shkon në qytet dhe përshtatesh me kushte të tjera. Kështu, më që kemi në fokus Fazon, ajo mbas përfundimit të shkollës shtatëvjeçare, filloi punë në koperativë. Kësaj ndërmarrjeje në formë grupi ia pa hajrin, deri në mbylljen përfundimtare, pra deri në vitin 1991, vit, kur filluan proceset demokratike dhe rrënimi përfundimisht i kooperativave dhe i tërë ekonomisë, në përgjithësi. Fazua ka qenë edhe në aksionet kombëtare: në hekurudhën Pishkash - Elbasan, në Dragostun, në vitin 1972. Po në këtë vit fejohet me një djalë nga Kolonja e Gjirokastrës, pra brenda kooperativës. Ky quhet Muzafer Shkrepa, ose, sikundër njihet me emrin Shaqo, pasi edhe me këte emër e njohin të gjithë. Në muajin gusht të vitit 1973 martohen. Në atë kohë, unë isha ushtar dhe kam ardhë me leje nga Kruja. Babai ynë u bëri dasma të gjithë fëmijëve, me përjashtim të Islamit e Mondit, të cilët ishin të vegjëlit, ku nuk arriti dot, se u nda nga jeta.
159
Mete Peçi
Kush është Shaqua? Shaqua ka lindur më 8 shkurt 1946, në Kolonjë dhe është i biri i Biraç Shkrepës dhe i Lalos. Një familje e urtë dhe, si i thonë, në punën e tyre. Shaqua ka edhe dy vëllezër të tjerë si dhe pesë motra, të cilët kanë familjet e tyre. Madje, duhet thënë se, fshati Kolonjë ka një karakteristikë të veçantë, mund të themi në zonë, pasi lidhin shumë krushqi me njëri - tjetrin. Familja e Shaqo dhe Fazo Shkrepa ADELINA ( SHKREPA) FLATARAKU Andua, si i thërrasim, është vajza e madhe, e cila ka krijuar familjen e saj me Qani Flatarakun nga fshati Zhitom i Beratit. Qaniu është i biri i Ganiut dhe i Retfijes dhe ka lindur më 8 korrik 1965. Kam kujtimet e mia edhe për këtë familje, të cilën e kam vizituar vite me parë, por duke përmbledhur një fragment, desha ta shpreh. Kur kam shkuar do ta pasqyroj në një libër tjetër tërë mikëpritjen e kësaj familje beratase, por, në fund të muhabetit, me xha Ganiun, fillojmë një bisedë, ku më tregonte për kohën e luftës dhe konkretisht për një shokun e tij, me të cilin kishin trasportuar një të plagosur. “E kam marrë në krahë, - tha, Jahon, nga Kolonja, me Reshat Zhupën nga Salaria. Nuk di, Qani dhe Adelina 160
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
vazhdoi xha Ganiu, - se ku është ai burrë, i cili ka qenë një djalë tepër energjik”. Kur unë i thashë se jam dhëndri i tij dhe se ai ka ndërruar jetë, xha Ganiu nuk pushonte së qari. Në mëngjes nuk donte të më linte të ikja, por nuk mundja, pasi isha me shërbim. Xha Ganiu, në këtë moment, jeton ende, por vitet e kanë mposhtur mjaft, pasi është rreth të qindave. Pra, ishte një koicidencë kjo miqësi, të cilën e lidhi vetë Andua. Adelina ka lindur më 20 korrik 1974. Fëmijët e familjes Qani dhe Adelina Flutaraku Fëmijët e tyre janë: Mazika, vajza e madhe e tyre, e lindur më 20 korrik 1993; përfundoi shkollën e mesme dhe nuk mundi të vazhdojë të lartën, për arsye të dobëta
Mazika
Vojsava
Nazifi
Arisjoni 161
Mete Peçi
ekonomike. Zika mëson mirë dhe ka shpreson të vazhdojë më lart. Nazifi, djali, i cili është lindur më 23 mars 1996. Ai vazhdon shkollën e mesme, duket një djalë i shkathët. Mua më jepet rasti t’i uroj suksese në mësime dhe të mësojë për t’i dalë zot vetvetes, por edhe të lehtësojë ekonominë familjare. Vojsava, e lindur me 26 korrik 1998, është vajza tjetër e këtij çifti. Vojsava emrin e ka të mirë, kështu më kanë thënë se është vajzë e mirë. Tani vazhdon shkollën nëntëvjeçare dhe i urojmë dhe asaj të ndjekë shembullin e motrës së madhe për të mësuar. Arisjon është djali i vogël i tyre dhe fëmija i katërt. Ka lindur më 3 janar 2004. I urojmë Arisjonit jetë e fat, të bëhet djalë i mirë. Urimin e japim, pra, për të gjithë këta fëmijë, që rriten në kushte jo të mira ekonomike edhe për arsyen se ai fshat i Beratit, nuk ka zhvillim si shumë e shumë fshatra të tjerë të Shqipërisë, por edhe se ata janë edhe familje e madhe. Nuk ka asnjë klauzolë për t’u punësuar prindërit e tyre. Besojmë se fëmijët do t’i dalin zot vetvetes. ENKELEDA ( SHKREPA) QORRI Fëmija e dytë, e cila është lindur më 26 nëntor 1975. Leda , si e thërrasim, ka lindur në Tepelenë, ku, në atë kohë, ishte Lavdia me punë e shtëpi dhe e mori në patronazh. Më kujtohet se, krushku Biraçi ( Ndjesë pastë!) thoshte se do t’ia vëmë emrin Tepelenë (kuptohet se bënte shaka). Leda shkonte tek e motra në Berat dhe aty i vë “synë” një djalë, me të cilin u dashurua dhe u fejua, Vladimir Qorraj, i biri i Ademit dhe Fizes, i lindur më 20 tetor 1967. Edhe kjo familje nga Zhitomi, në të njëjtën lagje me Ledën, e cila ishte dhe si sebepçeshë për këtë lidhje. Kështu ata u martuan në vitin 1995. Më ka rënë rasti të shkoj edhe te këta krushq, te kjo familje, kur lindën fëmijën e parë dhe 162
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
bënë një darkë. Familja e Enkeledës dhe e Ladit përbëhet nga dy vajzat e tyre, të cilat janë, sa simpatike njëra nga tjetra, por mbi të gjitha janë dhe vajza të zgjuara e të respektushme, të dashura, të cilat kanë ardhur edhe në Kretë, bashkë me prindërit e tyre, kur ne martuam Lulin dhe Renën. Tashmë ato janë rritur e vazhdojnë shkollat në Greqi, ku vazhdojnë të jenë në emigrim. Paula është e madhja. Ajo ka lindur më 7 gusht 1996, ndërsa Klaudja më 23 dhjetor 1997. Vërtet duken si binjake , porse njëra është bjonde e tjetra brune. Më pëlqejnë, pasi edhe mësojnë mirë dhe kanë edukatë. SHKËLQIMI Ka lindur më 20 korrik 1978. Çimi i thërrasim shkurt. Vitet e para, ai punoi në polici me forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Më vonë u largua në emigrim, në Angli, ku
163
Mete Peçi
vazhdon të jetë dhe të punojë. Çimi është djalë i qetë dhe i matur. Mbas nxjerrjes së dokumenteve, ai filloi të vijë në Shqipëri, kur, tani, vjen çdo vit. Në gusht të vitit 2012, një natë që u mblodhëm në Picar, ku kishte ardhur Islami e Mondi për pushime, Çimi na bën një suprizë. Kur ne kishim filluar muhabetin familjar, ai na solli një vajzë. Vajza elegante quhej Nertila nga Saranda. Aty u shpall fejesa e tyre. Ishte gjë e bukur atë natë gushti. Nertila është lindur më 21 Maj 1988. Është e bija e Kadri e Tatjana Isait, me origjinë nga Damsi i Tepelenës , por prej shume vitesh me banim në Sarandë . Tila ka përfunduar shkollën e lartë për ekonomi dhe tani punon në një bankë kursimi në Sarandë. Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë dhe të trashëgohen! SOPOTI Djali i dytë i Shaqos e Fazos, i lindur me 19 korrik 1980 . Prej shumë vitesh Sopoti emigroi në Greqi, por, për arsye, se Greqia , vitet e fundit, po dobësohet shumë ekonomikisht, edhe Sopoti, si shumë emigrantë, që kthehen , është kthyer dhe punon këtu. Sopoti që i vogël ka qenë ca i shkathët, është punëtor. Ai, në martesën e parë me një vajzë nga Libohova, ka lindur një djalë që quhet Orgito, një djalë i bukur e i shkathët ka lindur, më 24 gusht 164
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
2006, në Kretë, kohën, kur Sopoti kishte ardhur te ne dhe punonte. Në atë martesë ata u divorcuan për arsye, që vetë e dinë dhe, më vonë, mbas disa vitesh, Sopoti u njoh me një vajzë, origjina e të cilës është korçare dhe, si i thonë shprehjes “ja korcare, ja hiç fare”, por Matilda është vërtet një vajzë sa e shkathët e punëtore aq edhe simpatike. Për të kanë respekt të gjithë ata që e njohin. REZARTI Djali i tretë i familjes, Zarti, si i thërrasim është i ditëlindjes 16 prill 1984 . Është një djalë i urtë e qetë. Zarti punoi shumë vite që në fëmijëri me të jatin Shaqon në blektori. Rezarti pa se të gjithë iknin në emigrim dhe mori inisiativën për u larguar edhe ai kështu që mori rrugën e emigrimit për në Angli, ku kishte edhe vëllain e madh Çimin. Rezartin e ka marrë malli, pasi ka disa vite, që është larguar dhe nuk ka mundësinë për të ardhur akoma, ai nuk ka dokumentat dhe e ka të vështirë lëvizjen. Është akoma beqar, pasi do që të mos e ‘’tradhtojë ‘’ vendin, pra pret të martohet me shqiptare. Zartit i urojmë fat të mirë dhe shëndet, i urojmë kthim dhe çmallje të shpejtë me njerëzit e dashur të tij.
165
Mete Peçi
SUELA SHKREPA ISUFI
Vajza e vogël e familjes. Edhe Suela, derisa krijoi familjen , punoi në fshat, pranë familjes. Suela ka lindur me 13 qershor të vitit 1985. Suela ka krijuar familjen e saj, sigurisht, si shumica e martesave me mblesëri, është e martuar me një djalë nga Konispoli. Eduardi është djali i Ajet dhe Shgirane Isufi, i ditëlindjes 6 maj 1979, në Konispol. Edi me Suelën kanë një vajzë të bukur që quhet Evisa. Evisa ka lindur më 25 Nëntor të vitit 2007. Jetojnë në Greqi kuptohet se vështirësitë e punës janë kudo dhe për këta puna mungon gjithmonë, pra punojnë me periudha. Më duhet të shtoj se familja e Biraçit ka qenë një familje bujare me thjeshtësinë e tyre edhe pse ishin familje e madhe, dinin të prisnin e të përcillnin miqtë. Disa herë më kishte qëlluar të shkoja, kuptohet në cilësinë e dajos dhe, të them të drejtën, kënaqesha me pritjen, që më bënte xha Biraçi e xha Brahua. Ruaj kujtime të veçanta që në një libër tjetër do t’i shkruaj. 166
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E SINAN PEÇIT
Sinani ka lindur më 1 shtator 1956 në Picar. Me kalimin e viteve dhe me ardhjen në jetë të vëllezërve e motrave, mbas nesh, kuptohet që do ta kishin disi më të lehtë jetën, pasi ne rriteshim dhe ata do të kishin edhe përkrahjen tonë. Por, me këtë nuk dua të them se, edhe ata nuk i prekën dhe nuk panë vuajtjet e familjes sonë. Jo. Duhet evidentuar këtu se edhe ata i ndjenë jo pak, pasi jetën në kasolle e njohën të gjithë që nga i pari e deri te i fundit. Njohën jetën e vështirë, pangopjen me bukë; zhveshjen për mungesë të rrobave, mungesën e këpucëve, apo “mosmbathjen”, sikundër shprehemi ne, e provuan te gjithë, pa përjashtim. Edhe Sinani e provoi se ç‘ ishte kooperativa, ndonëse jo shumë, por aq sa e provoi, ka nxjerrë përfundimet e tij. Mbas mbarimit të shkollës tetëvjeçare filloi të punonte në koperativë, më 167
Mete Peçi
tepër punonte në trasport me makinat e asaj kohe. Në vitet 1976 -1978 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në repartet e Degës së Brendshme të asaj kohe, ku shërbimi ishte 27 muaj. Mbas përfundimit të ushtrisë u rikthye përsëri në fshat dhe filloi në kooperativë. Gjatë periudhës, kur filloi edhe punë bën kërkesë për t’u mobilizuar në repartet e punëve të brendshme. Nuk mund të harrojmë ditën që Sinanit i vjen përgjigja nga Saranda për të filluar punë në një repart të kufirit. Dhe ku ishim atë ditë, kur morëm këtë lajm? Punonim unë , Lina e Sinani mbi Gropën e Barxhit, ku bënim qilizëm dhe nxirrnim rrënjë. Lina i tha Sinanit: “ Mbarë të ta bëjë dhe kthe kokën mbrapa, mos na harro!” Sinani i tha: “Në më pafshi më...”. Kështu iku dhe aq i ishte urryer fshati, sa që nuk deshi t’ia dinte më. Ai filloi punën për disa vite në Leshnicë në kufi, disa vite në Çukë dhe në Sarandë, gjer nga viti 1994. Pas këtij viti, Sinani shkoi në emigrim rreth 18 vjet, në Athinë. Familja e Sinanit (Spiros) Në fakt Sinani e ka kthyer emrin, në kohën që ishte në emigrim, si shumë të tjerë me emra myslimanë, të cilët u detyruan ta kthenin për efekt dokumentesh, pasi greku nuk i legalizonte me emra myslimanë. Legalizimi përdorej, apo u jepej vetëm shqiptarëve me emra të krishterë. Më ka qëlluar për tre vëllezërit: Sinan, Islam dhe Mondi të jem unë marrësi i dorës për nuset e tyre. Mbasi rregullohej muhabeti me mikun, njeri, përfaqësues i familjes, shkonte për të marrë dorën, jepej fjala për fejesë. Kështu më ndodhi me Sinanin në Zhulat të Gjirokastrës . Në fakt, ka qenë data 31 dhjetor e vitit 1978, kur shkuam 168
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
me Sinanin në Fushëbardhë, në shtëpinë e Kasëm Mullait, për të realizuar parjen me Vazon, vajzën e Duro Çerepit dhe të Violetës . Ishte një bisedë e bërë nga babai ynë me Ferat Prodën, një mik familjar i babait, i cili jetonte në Memaliaj. Leta, si i thonë shkurt krushkës, ishte motra e Feratit, ndërsa Kasëmi, që thashë më lart, është kushuri i parë me Vazon , mëmat motra. Sa shkuam në Fushëbardhë filloi të binte errësira, pasi, si thashë ishte dhjetor. Në muhabet e sipër, ne morëm edhe dorën për atë krushqi. Koha ishte e keqe dhe, në atë periudhë, nuk kishte makina, kështu që u detyruam të rrinim atje dhe të shkonim në Zhulat, ku festuam edhe Vitin e Ri. Por më qëlloi edhe kur shkuam për ta marrë të shkoja krushk me rroba me Ladien. Pra Zhulatin e kisha bërë ‘’ujë” disa herë. Vazua lindi me 29 prill 1963 dhe bashkë me Sinanin, mbas martesës, qe një ditë para dasme një foto, ku është gjithë familja, e vetmja foto e madhe. Vazhduan rrjedhën e jetës në Leshnicë, ku atje lindën dy fëmijet e tyre: Agimi me Dorinën. Familja e Agimit Gimi ose Foti, pasi edhe ky e ka ndërruar emrin në Foti, ka krijuar familjen e tij. Gimi ka punuar qysh në moshë fare të vogël, në Greqi. Më vinte keq aq sa, kur e shikoja që shkonte në punë shumë shpejt në mengjes dhe kthehej shumë vonë në darkë, pra punonte me një orar të zgjatur dhe i jepnin një shpërblim qesharak prej 2000 e 169
Mete Peçi
3000 dhrahmi në ditë. E pashë, kur shkova për një operacion, në vitin 1998. Më pëlqente nga njëra anë si punëtor, por më vinte inat që punën e bënte ai dhe paratë i merrnin të tjerët. S‘ke ç’i bën, po ishe te tjetri, dihet do të të shfrytëzojë dhe nuk të jep kurrë hakun, i cili të takon. Gimi ose Foti punonte në një ofiçinë, si i themi ne , në rregullimin e makinave të karamboluara ose të prishura; punonte si llamarinist. Atje ai mori edhe zanat, madje hapën një pikë në Sarandë, por që nuk punuan shumë me Sinanin, pasi e mbyllën. Më vonë Gimi u shkëput nga Greqia dhe shkoi në Suedi, madje bashkë me të motrën Dorin. Aty nga viti 2009 Gimi njihet dhe martohet me një vajzë, e cila quhet Etleva. Etleva është vajza me origjinë nga Skrapari, por jetojnë në Tiranë. Ajo ka lindur më 16 prill 1984. Ky çift ka lindur një vajzë të bukur, e cila quhet Gloria. Vajza lindi në Suedi më 21 dhjetor 2011. I urojmë shëndet dhe të bëhet njëqind vjeçe! Vazhdojnë të jenë në Suedi, aty ku është edhe Nardi. DORIANA Dori, si e kemi thirrur ne, ose Katerina, pasi, sikundër u shpreha më lart, edhe ajo e ka ndërruar emrin, por, gjithsesi, ne jemi mësuar dhe u flasim përsëri me emrat e parë, pavarësisht, se si i kanë me dokumenta. Dori, vajzë simpatike, e dashur, ka lindur më 18 maj 1984 në Leshnicë të Sarandës. Edhe Dori bashkë me prindërit në Greqi punoi, pas mbarimit të shkollës. Kreu edhe një kurs për parukjere, por, në pamundësi, të hapte një aktivitet vetë, pothuajse, e ka lënë si zanat. Bashkë me vëllanë shkoi në Suedi, ku është sistemuar 170
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
me dokumenta dhe punon atje. Për Dorin presim një fat të saj, pasi është akoma beqare. Deri tashmë ajo nuk është nxituar, pasi, edhe si natyrë është vajzë e qetë dhe shpresojmë të zgjedhë edhe shortin e jetës. Pra ne të gjithë i urojmë një fat të mirë në krijimin e familjes së saj.
171
Mete Peçi
FAMILJA E ESMA SHEHUT ( PEÇIT)
Esmaja, motra e vogël, e tretë jona. Ajo ka lindur më 12 gusht të vitit 1959. I ka rënë fati, si të gjithë të kalojë fëmijërinë në kasollen tre metrone me kashtë. Esmaja ka qënë e urtë, si fëmijë e bindur. Për të mësuar edhe ajo provoi pak kohë dritën e zbehtë të kandilit. Pa mbaruar filloren shijoi të mësonte me drita elektrike. Nga viti 1974 gjer në vitin 1978, Esmaja vazhdoi gjimnazin në Memaliaj, ku ndënji te Seiti dhe te Fejzua. Mbas përfindimit të gjimnazit, u kthye në fshat, ku filloi të punonte në kooperativë. Më vonë Esmaja filloi një kurs për mami, të cilin e përfundoi mbas martese. Esmaja është martuar në Bençë të Tepelenës me Laver Shehun. Laveri është i biri i Muhos dhe i Soses. Ai ka lindur më 29 dhjetor 1958 dhe ka dy vëllezër të tjerë si dhe katër motra, të cilat janë të martuar dhe kanë familjet e tyre. Muhua është ndarë nga jeta, ndërsa Sosja vazhdon jetën. Më duhet të shtoj për Sosen, e cila ka dhënë një kontribut në mbajtjen e kujdesin e fëmijëve të Laverit dhe Esmasë, me të cilët ka ndënjur në 172
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Tiranë, gjersa përfunduan shkollën e lartë. Laveri shërbimin ushtarak e ka kryer në repartin, ku unë punoja në vitet 1980 -1982, në Grupin e Obuzave. Po në tetor të vitit 1982, ata u martuan. Për babain tonë, Esmaja ishte dhe fëmija i fundit që ai martoi, pasi, në fund të muajit shkurt të 1983, ai ndërroi jetë. Familja e Esmasë dhe e Laverit ARTUR SHEHU Arturi ka lindur më 25 janar 1984. Është djali i madh i tyre. Një djalë i qetë, i urtë dhe i matur. Turi ka mësuar mirë. Ai ka përfunduar studimet universitare dhe sot punon në një firmë në Tiranë. Në kohën, kur kryente studimet, gjyshja e tij, Sosja, kujdesej për të. Por, në kohën, në të cilën vazhdonte studimet e larta, ai u njoh me një vajzë, e cila quhet Ardita, një vajzë bukuroshe nga Skrapari me origjinë, por që tashmë jeton në Tiranë. Ardita ka lindur më 25 janar 1980 dhe është vajza e Flamur dhe Dafina Lazes. Edhe Ardita punon, po në një firmë me të. Bashkë me Turin përfunduan edhe shkollën . Joela, është vajza e tyre, një fëmijë e bukur dhe e lezetshme, që i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të mirë.
173
Mete Peçi
Joela ka lindur më 25 gusht 2009 në Tiranë. Fëmija tjetër, e cili është në regjistrimin, që i kam bërë familjes së madhe, i lindur më 5 janar 2013, quhet Noel. Sipas numurit të përgjithshëm, Noeli është i njëqind e katërti. LAERTI I lindur më 13 shtator 1985. Ështe djali i dytë Esmasë dhe Laverit. Edhe Laerti, Erti, si i thërrasim është një djalë bukurosh. Shpesh Esmaja e merrte me vete, kur vinte në Picar dhe ai dukej si vajzë, nga që ishte i bukur. Pra, kur ishte i vogël, na vizitonte shpesh. Edhe Erti si dhe Turi, me fare pak distancë moshe, pra një vit, eci në gjurmët e të vëllait. Përfundoi shkollën e lartë, po për ekonomi, në Tiranë, sigurisht me ndihmën e gjyshes së tyre, ku rrinin në Tiranë. Gjyshja realizonte nga një tregti të vogël për të nxjerrë, sadopak shpenzimet, për të shkolluar niprit. Gjatë vazhdimit të studimeve, Erti u njoh me një vajzë, ku me të cilën edhe u martua me të. Ajo quhet Blerina, e lindur më 11 shtator 1984, e bija e Xhelal Plepit dhe e Lejmones , të cilët janë me origjinë nga Patosi, ku dhe jetojnë. Blerina ka përfunduar edhe ajo studimet e larta dhe punon në një firmë private. Me shtëpi janë në Tiranë, pra të dy vëllezërit. Në provimin e fatit të një fëmije atyre nuk u eci, pra i pari. Atyre fëmija që do t’u lindte nuk u lindi i gjallë edhe pse ishte dita për të lindur normalisht, fëmija 174
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
nuk erdhi në jetë. Të gjithëve na erdhi keq, pasi të mbash një fëmijë në bark për nëntë muaj dhe të mos dalë në jetë i gjallë, është një keqardhje e madhe. Megjithatë, ne u urojmë shëndet të dyve Laertit e Blerinës, me shpresën që të mos ndodhë më një rast i tillë. Madje në dasmën e Laertit ishim edhe ne, më 23 gusht 2010, ndërsa, kur u martua Turi, nuk ishim në Shqipëri . DY DJEMTË E TJERË , EMILIANO DHE GËZIMI Këta të dy janë binjakë, pasi, para tyre, Esmasë i vdes një vajzë rreth dhjetëmuajshe nga një sëmundje fëmije. Emilianua dhe Gëzimi kanë lindur më 29 janar 1991. Që të dy u rritën në Bënçë, ku në sedër të njëri - tjetrit mësuan, përfunduan gjimnazin të dy në Tepelenë dhe vendosën, po me sedër të njeri - tjetrit të vazhdonin më lart.Të mësojnë fëmijët është një kënaqësi, por të përballosh shpenzimet e shkollës është një sakrificë, jo e vogël për prindërit e në veçanti, kur të ardhurat nuk janë të mjaftushme. Megjithatë, ia vlen të përshëndeten të dy Laveri dhe Esmaja për kujdesin, të cilin kanë treguar për katër fëmijë e tyre, që i shkolluan të katërt. Si thashë meritë të veçante ka gjyshja e fëmijës, pra Sosja, e cila i ndihmoi dy të mëdhenjtë, por edhe Gëzimin, që përfundoi shkollën e lartë, po në Tiranë. Në një kohë, kur ai vazhdoi në Tiranë, në Gjirokastër pëfundoi edhe Landi, një shkollë për infermier më 2012 dhe që interesi i të dyve është përfundimi i masterit . Vetë Esmaja punon si infermiere në Bënçë që prej vitit 1983, ku ka kryer edhe kurse specializimi, ndërsa Laveri merret me punë të ndryshme. Investimi, të cilin kryen për fëmijët e tyre shpresojmë t’u dalë mbarë dhe besojmë se, gjer tani, ata janë fëmijë të edukuar dhe të bindur për ndihmën, që u dhanë prindërit dhe gjyshja. 175
Mete Peçi
FAMILJA E ISLAM PEÇIT
ISLAMI ka lindur me 15 maj 1961, në Picar. Mund të them që, në fillim, se Islami ka një datëlindjeje me babain. Më mirë jetën e Islamit le ta pasqyrojmë, sipas rrëfimeve të tij për jetën. Vërtet secili ka ç’të thotë për veten e tij, por jo të gjithë jetën e kanë të kronometruar, jo të gjitha kujtimet i mbajnë mend, jo të gjithë i kanë të hedhura në letër, por, gjithsesi, Islami ka një rrjedhë tjetër të jetës, ka ca veçori, sidomos për jetën e beqarit, për kohën e punës në kooperativë, për mundësinë e shkëputjes nga kooperativa, lidhjet e tij me prindërit e me vëllezërinë në përgjjithësi.
176
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Rrëfimi i Islamit: “Isha 5—6 vjeç dhe akoma nuk kisha shkuar në shkollë, kur Esmaja më merrte me vete në punë dhe shkonim duhan në vergje. Mbaj mend që duhanin e shkonim te Gorrica e Kapos, në Votucë, ku sot nuk ekziston nga ndërtimi i autostradës. Te dy me Esmanë bënim një normë. Nuk kishim çdo ditë sheqer, pasi duhej të hanim nga pak, se na helmonte duhani. Duart na mbusheshin me recin duhani, madje, kur shponim ndonje gisht me gjilpërë, nuk e ndjenim fare, për momentin. Këtë punë e vazhdoja edhe kur fillova shkollën, në kohën e pushimeve. Klasën e parë e kam filluar me mësuese Yllka Budon. Yllka, ndonëse shpjegonte mirë mësimin, interesohej shumë për ne. Ajo na donte sidomos ne, që ishim të varfër; ishte edhe kërkuese dhe rigoroze në punë. Karakteristike ishte se ajo na e fuste mësimin në mendje e, sidomos neve, që s’para mësonim, se merreshim edhe me punë, por edhe me lojëra. Në kohën e fiqve dhe të arrave, unë nuk mbahesha, të them të drejtën, për fiq shkoja se, na merrte edhe uria, pasi nuk ngopnim barkun me bukë. Herë - herë fiqtë i bënte mëma marmalatë e herë i shkonte në vergje, ata që ishin çepela. Arrat i thaja dhe i ndaja nga njëqind kokrra. Ato ua çoja vëllezërve dhe motrës, që, në atë kohë, ishin në Tepelenë e Memaliaj. Mbaj mend, kur shtëpia ishte ende e parregulluar, lozja me top, të cilin mezi e kisha siguruar. Unë gjuaja e Fejzua ishte portjer. Topi doli nga dritarja dhe u zhduk nga bregu në përrua, të cilin nuk e gjetëm dot. Më vonë Fejzua më solli një tjetër për të ma zëvendësuar, mbasi, si portjer, nuk e kreu dot detyrën. Mbas përfundimit të shkollës tetëvjeçare, unë fillova të punoja në kooperativë. Më vonë kreva dhe shkollën e mesme, të cilën e përfundova me shumë sakrifica të mëdha. Aty, nga viti 1974 - 1975 , punonim me babain për të bërë një tunel nga bregu. Në 1981-1983 kreva shërbimin 177
Mete Peçi
ushtarak në Grupin e obuzave, në Picar, deri në shkurt të vitit 1983, ku shkuam pastaj në Mesopotam të Delvinës. Nuk kishim mbushur 15 ditë në Delvinë dhe në 28 të shkurtit ndërrron jetë babai. Mbaj mend se në shtëpi më solli Bujar Shehu, në atë kohë ishte shef i teknikës së Divizionit. Kur u lirova nga ushtria, mëma sëmuret rëndë. E çova në spital. Ajo ishte në rrezik për jetën. Shpëtoi nga rreziku dhe u bë me mirë. Më vonë, me zotësinë time, shkoj në kursin e shoferëve në Durrës, një ëndërr kjo, e cila “fshihej” në mendjen time, prej vitesh dhe që nuk e kisha realizuar dot, për shkak të kushteve. Ishte e pamundur të plotësonin, në atë kohë, një merak të tillë; pra që të bëje një kurs për shofer, do të ishte më vështirë, se sa të bëheshe pilot. I tillë ishte regjimi. U ktheva nga Durrësi në fshat. Fillova të bëja një lerë. (Lera është një gropë e madhe, e cila vishet e izolohet për të mbajtur ujë në behar). Ato përdoren për bagëtinë që të pinë ujë. Pra, në përcëllimën e vapës së gushtit, m’u desh të përballoja atë lodhje, që e dinë vetëm ata, të cilët e kanë bërë atë punë. Me ca përpjekje munda të futem në Parkun e Trasportit të Mallrave në Gjirokastër, ku punova dy vjet, si mekanik e xhenerik. Fshati ynë nuk kishte autobus dhe të pajisej me me një të tillë kishte pengesat e veta. Edhe këmbëngulja nga autoritetet e asaj kohe nuk ishte në nivelin e duhur. Fshatit i duhej për të shkuar në Gjirokastër në kryerjen e ndonjë pune, i duhej të shkonte me këmbë gjer në Votucë dhe aty vinte linja e Subashit, që edhe mund të të linte, si shumë herë. Fshati, në atë kohë, u çua në një demonstrim dhe kjo maratonë përfundimisht u arrit në marrjen e një autobusi të asaj kohe.
178
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
PERIPECITË E JETËS VAZHDOJNË Punova me autobus, gjer nga fundi i vitit 1996, ku nuk lashë qytet të Shqipërisë pa shkuar, por, më tepër, në ato vite, bëja rrugën e Korçës. Ishin ditët e para të vitit 1997 dhe marr vendim për të parë botën. Ishte një vendim jo i lehtë, sa që edhe sot, kur kanë kaluar rreth pesëmbëdhjetë vjet, më duket akoma si ëndërr, siç duket dhe e gjithe jeta. Më 8 janar lë Picarin, lë Tiranën e Shqipërinë e mbi të gjitha lë mëmën e vëllezërinë. Iki, iki në një rrugë të largët, duke kaluar dete e oqeane. Me vete kisha një pashaportë, ku me të shkela Amerikën, shkela botën. Përballja me vështirësitë ishte e dhjetëfishtë. Në Shqiperi më ngelën dy fëmijët dhe bashkëshortja. Maratona vazhdoi, deri sa hodha një sasi të konsiderueshme parash, për marrjen e fëmijëve. Këtë e arrita, duke punuar nga 20 orë në ditë, duke e filluar nga pjatalarës. Maratona e gjyqeve më ka shoqëruar më shumë se një dekadë e akoma nuk ka të sosur. Pa dokumenta e pata shumë të vështirë gjatë gati dhjetë viteve. Më të vështirë e pata, kur më vdiq mëma, më 1 Maj të vitit 2003, ku unë nuk mund të merrja pjesë në lamtumirën e fundit. E ndonëse ajo brengë nuk më ikën, pasi doja ta takoja të gjallë, mbas shkuarjes time në kurbet. Jo, s’e nuk e kishim të gjithë njëlloj, por për dy arsye e kam brengën. Së pari, isha shumë larg e nuk munda të vija dot. Së dyti, nga që unë isha më i lidhur me të, në vitet e fundit, e sidomos periudha që unë isha beqar.
179
Mete Peçi
NUK M’U HOQEN INCIDENTET Mbasi punova një kohë të gjatë pjatalarës në Amerikë, m’u dha mundësia të merrja një autobus me nxënës shkollash. Një ditë të zakonshme po çoja nxënësit në shkollë dhe, në rrugë, autobuzi më merr zjarr. Nga manovrimet, që bëra dhe falë gjakëftohtësisë, në ato raste, shpëtojnë të gjithë nxënësit bashkë me mua. Kuptohet, në atë kohë, isha akoma pa dokumenta, pasi kartën e mora pas 11 vjetësh. Këtë manovrim, që realizova, duke shpëtuar nxënësit, ma quajtën akt heroik, që u pasua me një sërë dekoratash të dhëna. Më japin një autobus tjetër dhe me çojnë në një punë më të mirë. Kuptohet po të kisha dokumentat me atë akt, që bëra, do të kisha tjetër shpërblim. Kam marrë pjesë në shumë gara të organizuara, si shoqëri autobuzësh, ku jam dekoruar disa herë dhe këto gara të karakterit dhe të hapësirës kombëtare në SHBA. Mund të them se kam patur e kam një shoqëri vëllazërore dhe, falë asaj shoqërie, e cila më ka qëndruar shumë afër, në të mira e në të liga, që kam pasur, janë
180
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
ndjerë i fortë. Nuk mund të harroj momentet, kur më vdiq mëma; nuk mund të harroj momentet në vdekjen e nipit tonë të dashur, Alkedit, që jo vetëm në vdekjen e tij, por edhe gjatë dy viteve, kur ai ishte i sëmurë dhe kurohej, shoqëria nuk m’u nda për asnjë çast si dhe kontribuojë për të mundësuar kthimin e tij në atdhe. Për Kedin kam shumë kujtime, ndonëse me bëri një shkallë në jetën time. Ai me mua konsultohej për çdo gjë. Ishim aq afër me të e nuk e tepëroj të them, se ai ishte një GJENI … Fati nuk e deshi që të rronte akoma! Ai më ka lënë me kokë mënjanë; më la një plagë të rëndë. Jeta është, sa e gjatë, aq edhe e vështirë, e ngarkuar me më shumë halle. Edhe unë, sikur t’i them të gjitha, do të duhej një roman voluminoz. Unë e kuptoj se Metja, që merr përsipër të bëjë Monografinë e Familjes, nuk e ka dhe aq të lehtë me ne, por, gjithsesi, doja të thoja se janë ata më të mëdhenjtë, që kanë kujtimet më të shumta të jetës së familjes sonë të madhe, pasi unë dhe Mondi jemi më të vegjëlit. Kuptohet që edhe për fëmijërinë e më të mëdhenjve kujtimet tona, nuk mund t’i dimë, për arsye të diferencës së moshës që kemi, ndërsa për prindërit vitet, kur qëndruam me ta ishin vërtet vite të veçanta, duke krahasuar edhe kohën që jetonim. Babai vërtet ishte i sertë e autoritar, por mund të them se, sadoqë në grindeshim bashkë, kur unë e kundërshtoja, se nuk më linte të lozja në Lunxëza edhe pse ia bëja të gjitha punët që më jepte, unë edoja shumë . Më linte, sa më linte dhe, kur i binin nervat, më thoshte: “Eja, Lami, t’i hedhim një herë dhe loznim letra”. Për vëllezërinë jam munduar të jem korrekt, t’i mbaj afër. Qëkur kam njohur veten, pothuajse, i kam ndihmuar kë më shumë e kë më pak, pasi ne dihet, jemi të shumtë 181
Mete Peçi
dhe kuptohet që, ndonjë gjë, edhe mund të mos ketë shkuar për momentin, por duhet thënë se vëllezërinë e kemi pasur dhe e kemi pa interesa. Unë mbaj mend se kam shkuar në Leshnicë me mëmën te Sinani, kam ndihmuar Meten, kur bëri shtëpinë. Tipike është se, vëllezër e motra kanë ecur me këmbët e tyre, kanë përballuar secili hallet familjare. Për vitet që jam në Amerikë nga vëllezërit ka patur mundësinë të vinte Fejzua në vitin 2002 , Astriti që ka dhe djalin, si dhe Lavdia, e cila qëndroi mbi dy vjet për hallin që pati. Do të doja ta vizitonin edhe të tjerët Amerikën , por kur t’u jepet mundësia. SI IA NDËRROVA EMRIN MËMËS Ishim vetëm me mëmën, kur Mondin e kisha dërguar në Memaliaj, të punonte atje. Ai u fut si mekanik. Ishim beqarë të dy me Mondin. Unë bëja të gjitha punët e shtëpisë, pasi mëma ishte e sëmurë me astmë. Më duhej të laja, jo vetëm enët shtëpinë teshat, por edhe të gatuaja. Ia siguroja të gjitha dhe i thosha të mos bënte asgjë, madje as ujë të mos pinte, por vetëm amita, koka kola, verë e lëngje të tjera. Para, çfarë të donte, ia siguroja të gjitha. Ishte një kohë, kur punoja me autobus dhe i bëja të gjitha furnizimet. Në Amerikë, në ato vite ishte president Bushi i madh dhe unë mëmës i thashë se do të trajtohesh si Bushi. Kështu, qysh atëherë unë i flisja “BUSHI”. Kështu pastaj filluan t’i flisnin të gjithë. Të gjithë vëllezër e motra kujtimet e atyre viteve i kanë të regjistruara në kaseta, ku unë i merrja nga Bastri Bihuci, herë pas herë, dhe bëja filmime më mirë se inçizimet e atyre viteve nuk do të ketë”. 182
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Krijimi i Familjes së Islamit Për krijimin e familjes, Islami pati disa herë edhe këmbënguljen e mëmës, e cila i kërkonte krijimin e familjes, meqënëse ata në ato vite, sikundër shkruam më lart, ishin vetëm. Shpesh Islami i thoshte mëmës: “Rri, o Bushi, se je mirë, ç’të duhet nusja, kur punët të gjitha i bëj unë”. “Jo, derman, - i thoshte mëma, - se ja lodhesh në punë”. Në vitin 1992, Islami fejohet e më vonë martohet me Natasha Zilfon, e bija e Lames dhe e Paquzesë. Më 14 korrik 1994 ata u bënë dhe prindër, duke lindur një fëmijë. Vajza quhet Ista, një vajzë, sa bukuroshe aq dhe e shkathët, një vajzë elegante, por që me mua nuk e ka patur ‘’ mirë”, pasi më përqeshte, kur unë pija kafenë, madje edhe nga Amerika, kur flisja në telefon. Istën e përkëdhelnim shumë të gjithë, sa mblidheshim asokohe. Në 17 prill 1996 lindi Gerti, fëmija i dytë i tyre. Gerti është një djalë bukurosh, i qetë, duket mjaft i matur dhe të dy mësojnë mirë, si Ista dhe Gerti. Sakrificat e Islamit për këta dy fëmijë kanë qenë tepër të mëdha, një pjesë të tyre janë shkruar, në veçanti, ikja e tyre në Amerikë, sakrifikimet e tij për të marrë fëmijët nuk ishin vetëm nga ana financiare, ku dha një sasi të konsiderueshme parash, por ju desh të përballonte një punë tepër të vështirë me një orar tepër të zgjatur. Këtu llogariten edhe streset e tjera, që ai kaloi, kur Islami iku në Amerikë, Gerti nuk kishte mbushur akoma një vjeç, ndërsa Ista rreth tre vjeçe. Pra në një moshë fare të mitur. Megjithë peripecitë e jetës, u arrit që të merrte fëmijët dhe familjen në Amerikë. Të themi të drejtën kishin kaluar shumë vite që ne nuk i kishim parë fëmijët e Islamit dhe u 183
Mete Peçi
befasuam, kur në verën e vitit 2007 , ata erdhën në Kretë, ku kaluam disa ditë me ta. Kemi kujtimet më të mira, ku mua m’u bë qejfi, në veçanti, kur Ista me Gertin, jo vetëm që shqipen e flisnin shumë mirë, por edhe për të shkruar, Ista më ka lënë një shënim, të cilin e ruaj në blloqet e shënimeve të mia. Kemi edhe fotografi, kur dolëm në Kretë. Me këtë rast unë i përshëndes edhe për patriotizmin, që shprehin në kërkim të vizitës në Shqipëri, ku duan të vijnë dhe besoj se dëshira do t’u plotësohet. Ndonëse nga Shqipëria ata janë larguar shumë të mitur, por, gjithsesi, kanë mbajtur të ushqyer ndjenjën e patriotizmit, pavarësisht se ata nuk njohin shumicën e xhaxhallarëve, hallave, por edhe kushërinjtë, në tërësi. Pra, një ardhje e tyre në vendlindje, sigurisht, që do t’ju japë një impuls në jetën e tyre të re. Pra edhe një herë unë, por edhe në emër të vëllezërisë, u uroj të vijnë, sa më shpejt, jo vetëm këtyre, por edhe atyre nipër e mbesa, të cilët nuk njihen. Si kam thënë më lart, një takim i të gjithëve pjesëtarëve të familjes së madhe, ndonëse është, sa i nevojshëm, aq dhe i domosdoshëm për njohjen me njëri - tjetrin, pasi, jo të gjithë lidhen me internet dhe jo të gjithë e kanë mundësinë. Po paraqesim këtu dy krijime të Islamit, i cili ka shprehur natyrshëm botën e tij të pasur shpirtërore dhe cilësitë që gëzon , ndjenjën e tij të fortë në mërgim për vendlindjen... njerëzit e tjerë. O Magrip dhe Gastare, Krijuat familje të madhe, Shtatë yje e tre Sorkadhe, të dhjetë i rritet me halle. E kokën s’e ulët fare.
184
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Magrip, ti ke shumë vlera..., Një jetë kalove në Miniera. Ti rrite dhe Inxhiniera, Inxhinierë e Infermjera, Ushtarakë e shofera. Pasurinë kishe fëmijë, Të gjithë të kishin zilinë… Të gjithë me shkollë e dinë, Të plotësuan porosinë. Gastare, një mëmë e madhe , Sa në fusha e në male, Mblidhje bimë mediciniale, Dhe e sëmurë, ti nuk u ndale! Nënë, që rrite dhjetë fëmijë , Krenarë janë të gjithë për ty... Nënë e madhe, pa llafe shumë, PER TY BIEMI NË GJUNJË! Mallin, të cilin kishte dhe ka Islami për familjen, e ka shprehur me këto vargje, me dëshirën e sponsorit kryesor në këtë monografi. Vetë vargjet e mëposhtme e tregojnë patosin dhe emocionin e tij, dashurinë për vendlindjen, për shtëpinë , për familje, fisin , fshatin dhe më gjërë. ***
Këtu larg në emigrim, E kujtoj unë vendin tim, Çdo ditë kujtoj Picarë, Dhe gjithë fshatarët me radhë,
185
Mete Peçi
Kur unë flas për Picarë, Jam i lumtur e krenar. Të gjithë janë kureshtarë, ka një histori të rrallë, Me ata burrat e parë, Të flasësh për Çelon e Shefqetnë Ata vlerat lart ia ngrenë, Edhe malet që na rrethojnë, Hijeshinë atij ia shtojnë, Mali i Picarit me Gropa, Që përdoret për kullota, Mali i Picarit flori, Përdoret për blektori, Dyzetë vjet dhe bujqësi, Oh, ç’ia kanë pasë zili. Në mal shkoja unë çdo verë, Kisha pirë dhe ujë në lerë. Shumë lera se ç’u bënë, Një të tillë bëra dhe unë. Picari, zemër e Labërisë, I ke të gjitha stolitë, Fusha, kodra edhe male, Rreth Picarit hedhin valle. Aty në qendër në Picar, Njerëz të qeshur e bujarë, Ne çdo klub e kafene Muhabet e hare, Kush këndon, kush muhabet, 186
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Tavolinat me respekt. Poshtë te Gurra në Picar, Është një bukuri e rrallë, Ta provosh në behar, Ujë i ftohtë e qelibar, Veçse rrepet na u thanë… Kur Islami më dha këtë poezi të tij, pasi nuk janë vetëm këto, ai ka shkruar edhe një elegji për nipin tonë të dashur, Alked Saraçin , i cili u nda nga jeta, në tetor të viti 2010, në Amerikë, ku Islami e ndoqi nga afër diagnostikimin e tij dhe terapinë për t’u shëruar, por... Në një libër tjetër unë do ta botoj edhe atë elegji, të cilën Islami e ka merak ta shohë të botuar, duke ma shprehur këtë në fundvitin e 2011, kur ndodhesha në Kanada, dhe unë u ndodha para një befasie. U befasova, pasi nuk e dija që Islami, do të shfaqte këtë krijimtari, ku deri në ato momente, unë “mburresha” për krijime dhe nuk e dija se një ditë do të ‘’sfidohesha‘’ dhe në këtë fushë.
187
Mete Peçi
FAMILJA E EDMOND PEÇIT
Është vëllai i vogël, por njëkohësisht edhe fëmija i fundit, pra i dhjeti. Mondi ka lindur më 30 Maj 1966, në Picar. Vështirësitë e jetës i ka pasur dhe i ka kushdo, madje edhe ata, të clët kanë lindur në “demokraci”. Por që të thuash sot se ne kemi jetuar në kasolle me kashtë dhe se shtronim ndonjë rrogos, jo vetëm që mund të mos na besojnë, por nuk dinë se ç’ është kjo kasolle, të cilën, asqë mund ta përfytyrojnë. Më lart kam thënë se të dhjetë ne kemi lindur në atë kasolle, ku në një poezi e kam quajtur kasollja e “Galigatit”. E dinë ata, të cilët kanë njohuri historike edhe kasollen e Galigatit e kanë parasysh si ishte. Mondi, si i thërrasim shkurt, ka pasur shanset e tij dhe kohën, kur ka lindur, të mos qëndronte shumë në 188
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
kasolle, pasi në vitin 1967 filluam shtëpinë, ku ndodhet tani. Me Mondin merreshim të gjithë, pra e ndihmonim, e mësonim dhe, kuptohet që, si vuajtje, ka pasur edhe më pak. Të paktën Mondi, jo vetëm që me Islamin kanë një diferencë, por se ishte i fundit dhe piu më shumë qumësht nga të tjerët. I shikoni vetë diferencat e moshës dhe e kuptoni, sesa qumësht kemi pirë ne që kemi diferencat nga një vit. Nejse, ia lamë kohës. Fëmijëria e Mondit ishte, jo si fëmijëria jonë, ka qenë disi më ndryshe. Edhe Mondi e provoi kooperativën, ku punoi pak vite, deri sa iku ushtar. Shërbimin ushtarak e kreu në një repart në Libohovë e Bureto, që varej nga brigata e Poliçanit, Gjirokastër. Më kujtohet dita, kur do të ikte për shërbimin usharak. Atë ditë isha shumë i lodhur, në kërkim të një mishi për të organizuar darkën, sipas traditës. Kur djali ikte ushtar, bëhej darkë e madhe me këngë dhe valle. Ishte pa planifikim, pasi nuk dije se sa do të vinin në darkë, pasi ky ceremonial ishte pa ftesa, por për të ardhur vinin. Atë natë do të çelnim dhe këngën, pasi, qysh prej ndarjes nga jeta e babait, nuk kishim kënduar. Mua, me që më jepej për kësisoj gjërash, më duhej të çelja këngën. Në darkë kishte shumë të afërm. Një dhomë ishte mbushur plot. Pas lirimit nga ushtria Mondin e nis Islami në Memaliaj, me qëllim të shkëputej nga kooperativa. (Sikundër kam thënë dhe, në disa raste, kooperativa ishte, si vend dënimi). Jeta që bëhej, marrja e shpërblimit dhe kushtet e jetës ishin nga më të vështirat. Në Memaliaj Mondi punoi si mekanik, deri sa ndryshoi sistemi në Shqipëri dhe u hapën rrugët e emigrimit. Duhet theksuar se ai ka qenë ndër të parët, që shkeli tokën greke. Në vitin 1993 ai fejohet me Shqiponjën, vajzën e Muftiut dhe të Bulinës Harunaj, në Picar. Ponja, sikundër i 189
Mete Peçi
thërrasim, është vajza e vogël e Muftiut, vajza e shtatë e tyre, të cilat kanë edhe një djalë. E kam shprehur që mua më ka rënë gjithmonë fati të merrja dorën, sipas zakonit. Në fakt, me Muftiun mëma jonë kishte të bënte, por kjo nuk pengonte për këtë krushqi . Shqiponja është lindur më 7 tetor 1974. Më kujtohen, si sot, fjalët e mëmës, kur do të shkoja për të marrë dorën, e cila më porositi: “Mete, do të shkosh, por shiko mos na turpëro, kur të pish kafen, mos e rrufit si e pi këtu”. Nga që kam një pirje karakteristike të kafes, i them se nuk do ta pija ashtu këtë radhë. Në fakt, unë bëra të kundërtën e asaj që thashë, e piva si ngaherë dhe nuk u trëmba, se do të ma mbanin nusen ( këtë e them duke qeshur për të treguar, se sa seriozë ishin njerëzit e asaj kohe dhe se si vlerësonin këto ngjarje të mëdha të jetës). Mondi punoi në Greqi edhe, mbas martesës, ai shkoi me gjithë Ponjën dhe u kthye, aty nga viti 1996, ku dhe bleu një makinë tip bens “fortigo” dhe iu fut punës në Shqipëri. Më vonë e shiti makinën dhe bleu një më të madhe, ku vazhdoi të punonte. Gjer në fillim të vitit 1997, ai ishte bashkë me Islamin. Kur Islami iku në Amerikë, ai vazhdoi punën, ku në Humelicë bëri edhe një shtëpi. (Sot atë e ka blerë Hysni Kokua). Mondi makinën e shiti mbas një incidenti, që i ndodhi. Ai incident Mondit i kostoi shumë, duke e shtirë edhe moralisht. Por jeta, si kam thënë më lart, është me të papritura e të papritura. Edhe, kur fillon të bëhesh pak mirë, nuk të lë të ecësh përpara. Megjithatë duhet thënë dhe shprehur këtu se, me fatin, sikundër thonë të vjetrit, nuk hahesh dot, edhe sikur të duash. Mondi u detyrua të bënte prapë kurbetin dhe, në dhjetor të 2002, fill mbas dasmës së Tanit, në dhjetor, ai shkon në Athinë, ku vazhdon të jetë edhe 190
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
sot. Në atë kohë, kur Mondi iku, mëmën e mori Seiti në Gjirokastër. Si thashë më lart, secili ka peripecitë e jetës e ndonëse nuk e besonim që Mondi të kalonte në strese të atilla, por ja që s’ke ç’i bën. Ndoshta ndonjeri, i cili do të lexojë këtë monografi, do të reagojë me veten e vet , për këto që shkruhen këtu. Këtë ne e dimë mirë, reagime do të ketë, kur ne shpjegojmë dhe paraqesim gjendjen e dikurshme me të mirat dhe të metat , por dhe vështorësitë e jashtëzakonshme të asaj kohe. Ndoshta, disa të tjerëve, të cilët nuk e kanë përjetuar këtë jetë do t’u duket si përrallë! Kur u thua njerëzve sot, se si ka qenë jeta në një kooperativë, në një fermë, apo si ka qenë një ndërmarrje, si ka qenë vetë socializmi; si ka qenë një diktaturë dhe do të kenë mundësinë të bëjnë një krahasim me sistemin e sotëm kapitalist, të cilin po mundohemi ta aplikojmë. Mondi dhe Shqiponja kanë dy fëmijë. Kristi është djali, i cili lindi me 14 tetor 1996; një djalë i mrekullushem, i urtë dhe i sjellshëm. Kemi një kasetë të atyre viteve, kur e sollën nga spitali, një nga ato kasetat, që bënte Islami atëherë, në ato vite, për të mbajtur në kujtesë gjithçka jetësore të familjes sonë Peçaj. Erisa është vajza e Mondit, një vajzë, sa e urtë, aq edhe e dashur, një vajze simpatike, të cilën ne e duam të gjithë. Erisa ka lindur më 16 qershor 1999. Mëma me fëmijët e Mondit...
191
Mete Peçi
Portreti Sa herë që ngrë kokën, Portretin tënd shoh në mur, Një portret si i veçantë, Dukesh i gdhëndur si në gur. Një veshje disi e rëndë, Me një peliçe kapele, Veshur me çizme llastiku Një punëtor i thjeshtë miniere. Veçori e një labi, Që vishet me qillota, E dallon thjeshtësia Me ato mustaqe të holla. Edhe pse vite të shkuara, Lënë punën në minierë, Prapë ajo veshje minatori, Dukesh, sikur hyn në derë. Sa herë që ngrë kokën Dhe fotografinë shikoj, Të varur në një peronë, Prapë, sikur nuk besoj. Një portret i nderuar, Portreti i një punëtori, Kur në thellësinë e tokës, Qymyr nxirrte ky minatori. Kretë 29.09.2000 192
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
LË HAPËSIRË PËR SHTESA... Mund ta tepëroj me disa përsëritje, por jo se nuk kanë ndonjë domethënie, porse e shikoj të arsyeshme që t’i përsëris. Kam të thëna, por kam edhe të pathëna në këtë monografi. Nuk kam shkruar shumë për fëmijët tanë, në përgjithësi ose deri diku kam shkrojtur për ndonjerin më shumë e ndonjë me pak. Kjo mund të vihet re edhe për vëllezërinë. E para, jo pa qëllim, nuk jam futur në detaje për nipër e mbesa, pasi e kam thënë se këto “boshllëqe” i lë për t’i përmbushur dikush. E ky dikush mund të jetë një nga pjesëtarët e trungut, një nip ose mbesë, pse jo dhe stërnip e stërmbesë, përderisa janë në zhvillim. Nuk mund të harroj një vërejtje, që më bënte nipi im, Klajdi. Para se të shkonte në shkollë, unë i bëja ushtrime dhe shkronjat në një fletore ( nuk di nëse e ka ruajtur atë fletore , që do të ishte mirë). Unë i vija notat në fund të fletores. Herë i vija dhjeta, herë yje, e herë flamurë. Një ditë më pyeti: “Ti, gjyshi, pse me vë nota të mira edhe kur unë bëj gabime?” Qëllimi im se i vendosja nota të mira për arsye stimuli. Edhe kjo notë mendoj është e vlefshme për çka thashë më lart, pra për të vazhduar më tej këtë monografi, ndonëse në një profil tjetër, në një formë më të lartë, mendoj unë. E dyta, në vëllezeri ka boshllëqe. Duhet të mos ketë hendeqe e gropa të thella. Koha, në të cilën jetojmë, ka vërtet zikzaget e veta; jemi në një kohë, ku krimi në familje ka marrë përshkallëzime të reja. Nuk dua të zgjatem në këto çeshtje, pasi duhet thënë se gjer tashmë kemi patur e kemi një vëllezëri të brishtë edhe pse jemi kaq, sa jemi. Desha të shtoja se boshllëqet, të cilat përmenda janë në evidentimin më të mirë të kësaj monografie, pasi jo të 193
Mete Peçi
gjithë, më ndihmuan me të thënat e tyre. Kjo është edhe nga mos të shprehurit e njërit apo të tjetrit, duke ma lënë mua në dorë të plotësoj, deri diku, historinë; mund të ketë patur edhe ndonjë neglizhim. Unë do të dëshiroja mundësinë e ndonjë takimi si familje e madhe e nuk di se si mund të realizohet, ku unë t’i bëja një pronovim kësaj monografi. Nuk di se a do ta arrijmë një takim me njëqind e katër apo njëqind e pesë veta. Nuk di sa do të jemi gjer në dorëzimin për botim të këtij libri! Të dashur lexues, i thashë më lart disa mendime, veç këtyre ju e dini që do të them prapë, por dua të shtoj se unë nuk do të ngelem këtu, do të marrë edhe vërejtjet tuaja, propozime e sygjerime që do të keni, do të grumbullohet besoj edhe ndonjë material tjetër që do të më jepet mundësia në një libër tjetër, të hedh ato, që do të më thoni. Përveç këtij libri ju besoj e dini që kam dy libra të tjerë të përfunduar, pa përmendur këtu një volum poezish, pothuajse gati për botim. Megjithatë, ju i dini dhe vështirësitë ekonomike, në të cilat është e pamundur të botosh libra me një pension simbolik, që nuk të arrin as të pish kafe. Nejse, kjo është puna ime e jo e juaja, por m’u dha mundësia t’u vë në dijeni. Besoj do të shuaj edhe ndonjë kureshtje, ku mund të thuhet: “Pse s’u tha dhe kjo, pse s’u tha dhe ajo...”. Nuk kam ndërmend të mburr veten, por doja të thoja sesa mund të njihen librat, të cilat kam botuar,që për familjen nuk i kam kursyer. Doja të shtoja se ato mirë është t’i njohin, se kur bëra pronovimin e librit të ÇELO PICARIT erdhën mbi 300 mesazhe nga gjithë bota, ku më pëshendetën. Me këtë dua të them se njohja e krijimtarisë time e ndihma juaj, në këtë këndvështrim, është e domosdoshme për mua. 194
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Kush më merr Kush më merr E kush më shpie, Në ata rrepe shekullorë, Te uji i ftohtë në hije. Ç‘je aq i ftohtë, O more Uji i Gurrës, I ke bërë për vete Dhe gurët e udhës. Është buronjë e mirë, Ajo që del te shpella, Kur ishim të vegjël Merrnim ujë te ferra… Edhe hekuri ndryshket Dhe njeriu vyshket, Po ike në mëngjes, Kthehu, kur të ngryset. Toka do punuar Edhe të mbillet, Jetës së njeriut, Prapë nuk i dihet. Ikën e ikën, Me kokë ulur, Kur të kthehesh, Më shumë je përkulur. Kretë, tetor, 2000 195
Mete Peçi
Nga fisi i Peçaj të Picarit janë disa kuadro, të cilët kanë dhënë kontribut para Luftës: *Shefqet Peçi, pjesëtar në Luftën e Vlorës; Komandant i B5S në LuftëAntifashiste Nacionalçlirimtare, Gjeneral; dekoruar me urdhra të lartë: “Heroi i Popullit”, “Hero i Punës Socialiste”; burgosur disa herë si antizogist. Në moshën 90 vjeçare burgoset nga sistemi i Sali Berishës dhe vdes në burg. *Turani Peçi, luftëtar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare 1941-1944, në Br5S. *Elmas Peçi, luftëtar dhe invalid i plagosur në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pjesëtar i Batalionit Territorial, në mbështetje të LANÇL. *Magrip Peçi, Kujtim Peçi, janë mbajtur si robër në kampet gjermane, në Gjermani . Kuadro që kanë dhënë kontribut pas çlirimit të Atdheut: 1. Rustem Peçi Ushtarak i lartë deri në Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerave 2. Agron Peçi, inxhinier 3. Lumturi Peçi mjeke 4. Rato Peçi, oficer i lartë policie 5. Shaqe Peçi, oficer 6. Bashkim Peçi, pedagog 7. Fejzo Peçi, inxhinier minierash deri Drejtor Miniere 8. Seit Peçi, nënoficer 9. Mete Peçi, nënoficer 10.Lavdie Peçi, infermiere mami 11. Esma Peçi, infermiere, mami 12. Sali Peçi , pilot 13. Lifto Peçi , mësues 14. Avni Peçi , oficer 196
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
15. Eqrem Peçi, oficer major 16.Afrim Peçi, ekonomist i lartë. 17. Sinan Peçi nënoficer 18. Medi Peçi nënoficer 19. Qani Peçi nënoficer dhe shumë të tjerë me arsim të mesëm
Ata na donin gjithmonë kështu të bashkuar dhe kështu jemi!Nderimi ynë dhe respekti ndaj prindërve tanë është maksimal dhe ky nderim transmetohet te brezat e rinj...
197
Mete Peçi
Nderimi për të afërmit e shpirtit ... Ata prehen në banesat e tyre të zbukuruara... Homazhi ndaj tyre do të vijojë në jetë të jetëve ... E veçanta e homazhit të nderimit: Përulemi me respekt para gjyshërve dhe prindërve tanë... Është homazhi i përjetësisë dhe i vijueshmërisë së jetës...
Pas 11 vitesh, Islam Peçi vjen nga SHBA dhe me pjesëtarët e tjerë vëllezër, motra me familjet e tyre, nderim në varrezat e gjyshes dhe të prindërve .
198
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Respekti për gjyshen, e cila u përkujdes për ne deri në momentit e ndarjes nga jeta! Bashkimi i prindërve.
199
Mete Peçi
Një vit pas vdekjes së mëmës Ju shikues, Ju udhëtarë, A ndjeni dhimbjen, Për nënë e babë? Ne brezat Duhet të mësojmë, Për prindërit tanë Të mëshirojmë. Të dy ju, prindërit tanë, Vërtet s’morët asnjë plagë, Ju bashkojmë dhe këtë radhë, Në mermer të pastër larë. Vijnë zogjtë e cicërojnë, Vinë me zemër të madhe Dhe ata që sot mungojnë, Dinë se do të kenë halle. Te ky fshati pa zhurmë, Aty u sollëm e u prumë Dhe ata që janë larguar, Do të marrin pak baltë e gurë. 1 maj 2004
200
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Kush? Kush ka lerë, E kush ka vdekur, Kush është gjallë, E kush ka mbetur. Kush ka ikur, E kush do të vijë, Kush s’ka ikur Të mos rrijë. Ikni, ikni Me kokë prapa... Gushti ikën, Me të dhe vapa. Mblidhni veten, O të gjallë, Mos u merrni Me të marrë. Mblidhni veten dhe ku jini, Vendin tuaj kujt ia lini?! Kush lind e kush vdes, Ah , tokë e huaj, nuk do t’ju tresë!… Maj 2002 Kretë
201
Mete Peçi
Më të shtrenjtë Prindërit janë prindër, Pavarësisht ç’moshë janë, Edhe kur kanë shumë fëmijë, Ata të gëzuar janë. Andaj duhen respektuar, Se do të kalohet me radhë, Një “mirëmëngjes” e “mirëmbrëma” E jo kur t’u vijë mbarë. Prindërit janë prindër, Nuk duhen me interes, Edhe kur s’kanë kapital, Nuk duhen lenë në shesh. S’duhet t’u thyeni zemrën, E t’u thoni llafe bosh, Se u kanë bërë kokën, S’të gjenë në befotrof. Edhe, kur në befotrof, Marrin nga një fëmijë, Janë të respektueshëm, I duan disi më mirë. Kur të ngjitesh në vitet, Në moshë të tretë të shkosh, Do të jesh tepër i vonuar, Do të duhen t’i kërkosh. Sa të lumtur janë, Prindërit me fëmijë, Kanë gjënë më të shtrenjtë, Perëndia ua ka shtirë. 202
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Vlerë nëne Prapë për nënat, Shkruaj rreshta, Meritojnë vetëm behar, Vlera e nënës, kurrë nuk bie, Gjithnjë çohet në pjedestal! S’shuhet malli i nënës, Nuk shuhet ai zjarr, Sikur deti në kaloftë mbi të, Ai zjarr, mbetet zjarr! Nuk shkruaj për nënën time, Por për nënat në përgjithësi, Se nënat ngelen nëna, Ato prodhojnë vetëm ëmbëlsi! Sikur të gjithë të shkruajnë, Shkrimtarë dhe poetë, Nuk ngushtohet hapësira, Është më shumë se një det... Kreta 2001
203
Mete Peçi
Një ditë në ujëvarat e Niagarës Befasia Atë ditë, ishte 18 tetori. Kisha dhjetë ditë qëkur kisha shkuar në Kanada te djali, me një vizë turistike, me Linën, bashkëshorten time. Islami, vëllai, që është në SHBA, erdhi të na takonte. Me Linën, Islamin, Florin dhe Katin (Nusja e Florianit, djalit tonë) do të shkonim në Niagara. Ishte një vizitë nga më të mrekullueshmet e jetës në atë vend magjepsës, në atë vend që të mbërthente për vendi… Kur shkuam afër, Islami më tha: “ Do t’i shikojmë nga afër ujëvarat, që na kanë mësuar në gjeografi profesor Liftua dhe Luftari, në shkollë. Ah, sikur t’u jipej mundësia dhe profesorëve që t’i shikonin nga afër ato, që shpjegonin në teori nëpërmjet hartës, pasi ndryshe t’i shikosh konkretisht e ndryshe t’i shikosh në harta me përmasa aq të vogla dhe ndryshe t’i shikosh konkretisht ujëvarat, malet, fushat, lumenjtë, liqenet e tjerë. Në bisedë e sipër iu afruam vendit, duke ecur në këmbë, pasi makinën e lamë larg, me qëllim që të përshkonim një copë rrugë me këmbë. Atë ditë të tetorit, dita ishte shumë e bukur, behar. Flori tha se ju na sollët beharin, pasi, në këto kohë, do të kishte filluar ulja e temperaturave. Ujëvarat, me gjithë mend, ishin një një vend mahnitës. Një vend që natyra ka notën “dhjetë”, me atë bukuri, që ka sajuar në atë vend, Ujëvara ose ujëvarat, pasi u takojnë tokës amerikane dhe asaj kanadeze. Pikërisht ato ujëvara bëjnë edhe ndarjen 204
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
kufitare midis dy shteteve, janë një nga mrekullitë e gjithë vijës kufitare midis Amerikës dhe Kanadasë. Infrastruktuara e ndërtuar i përket pjesë kanadeze. Ndarja e atij lumi në dy pjesë dhe krijimi i shiut të mjegullës nga përplasja e ujit, të jep një përshtypje, sesi është ndarë në dy. Ajo formë u ka dhënë shteteve dhe kufirin. Pra emri “ujëvarë” e merr emrin nga ulja ose varja e ujit në atë hapësirë të pallogaritshme, sepse e vërtetojnë më dhjetra e qindra vizitorë dhe vizitore, që e vizitojnë pareshtur, si në verë, ashtu dhe në dimër. Vizitohet çdo stinë, pasi natyra ia jep bukurinë dhe veçorinë të tillë vendeve në çdo kohë. Duke parë lumin, duke parë shiun, që krijohej nga përplasja, duke parë mjegullën e duke menduar gjeografinë e para 50 vjetëve më parë, thosha me vete : “Si është e mundur që të vizitoj një vend të tillë, pas gjysmë shekulli?” Megjithëmend, për momentin, më dukej vetja se isha në ëndërr, në një gjeografi e konkretizuar, pas kaq vitesh. Qenkan këto ujëvara që na thoshte Jorgo Fotiu, e që më çonte më shpesh në gjeografi, pasi më shikonte që lëndët e tij histori, gjeografi, i kisha qejf e duke menduar rithosha: “Sikur të konkretizohet çdo mësim gjeografie dhe historie!... Sa mirë do të ishte, pasi nuk do të mendoja që t’i thoshe mësuesit: “Mirë e ke ti, mësues, po ku jam unë dhe ku janë ujëvarat, Himalajat e tjerë?” Po ndikimet e natyrës si kanë qenë në atë vend? Atje turizmi ka filluar nga vitet 1850. Mbi lumë dallon ura e vjetër, që ka rënë në vitin 1938. Nga trasformimet natyrore, nga temperaturat tepër të ulta, mbi të është ura e re, që është ndërtuar, më vonë, me përmasa më të mëdha , lëvizjet apo trasformimet kalimtare kanë ndikuar. Kanë ndodhur në vitet 1818, 1825, 1828, 1829, 205
Mete Peçi
1850, 1934 këto transformime. Në vitin 1934 janë thyer edhe rekorde në forcën e lëvizjeve, ku ka patur përmbytje të mëdha. Vetëm aty nga viti 1935 filloi stabilizimi, ku ka patur qëndresa të natyrës dhe ka patur stabilizime konstante. Ky vend me histori indiano-romako ka veçoritë e veta, por, pa dashur për t’u futur në histori, për t’ua lënë specialistëve të kësaj fushe, doja të vazhdoja rreth vizitës në këtë vend përrallor. Në këto vende, sajuar nga natyra të gozhdojnë me pamjet e tyre, ashtu, siç mësova, vizitorët nuk rreshtin së shfrytëzuar lumin dhe pse shumë i thellë, me një thellësi 61 metra, prapë ishte i lundrueshëm. Varkat punonin atë ditë normalisht, në atë pjesë lundruese, jo shumë të gjatë, por kjo kishte atë bukurinë e saj. Lumi kishte njolla në vende që uji rrotullohej me shpejtësi, ku krijonte vakume për varkat. Sytë i kisha nga ana e përtejme e ujëvarave dhe mendja më shkoi menjëherë te vendi im, duke bërë pyetjen: “Po vendi im?” Kjo pyetje, të nderuar, do shumë për t’i shtjelluar, por unë do të shkruaj pak kësaj radhe, ku mund të lë vend edhe për të tjerë. Pra, kur shikoja ujëvarat, thosha: “Po Gurra e Picarit? Po Uji i Ftohtë i Tepelenës? Po bjeshkët e Malësisë? Po Alpet e Shqipërisë? Po dhjetra vende turistike që të magjepsin? Po lumenjtë, po liqenët, të cilët i japin vendit një mrekulli? Po bregeti ynë që gjendet rrallë në vendet e tjera, ku Borshi ka vetëm 6 km plazh, po ....?” Mund të vijoja gjatë me këto pyetje. Vërtet bukuritë e ujëvarave të Gjeografisë të profesorëve të nderuar, që përmendëm më lart, u ka dhënë natyra një gjë të tillë, por është edhe mendja dhe dora e njeriut, e cila bën 206
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
mrekullitë. Dhe atje ku ka lënë boshllëqe natyra, ka bërë dora e njeriut. Duke ecur mendoja: “Po sikur Gurra e Picarit të kishte një menaxhim tjetër dhe rrepet të zëvëndësoheshin përsëri? Ç‘do të bëhej, sikur të kishin menaxhim të gjitha?! Po të menaxhoheshin në gërshetim gjeografia, historia, shqiptare ç’do të bëhej? Do të bëhej ajo që nuk do të vinin 50 turistë dhe t’i bëmin 500; do të vinin me mijëra dhe do të thoshim erdhën me qindra. Të gjithë e dinë mirë se sa zhvillohet një vend, që ka turizëm të shumëllojshëm, si e kemi ne... Vetëm te ujëvarat, përveç ndërtimeve, që ka ai territor, ndodhet kazinoja më e madhe e Kanadasë. Ajo nuk ishte thjesht kazino për të luajtur, por kishte një sërë funksionesh të tjera, një sërë kompleksesh mahnitëse, e që nuk mund t’i vizitoje më një ditë. U futëm për të ngrënë drekën në një nga mjediset e saj, por habia jonë, edhe pse kishim pasë pesë gjëra, ishte shumë i madh. Më ka rënë rasti të vizitoj edhe pjesë të Italisë veriore, por çdo vend ka veçoritë e tij. Si mund të shkëputesh nga një vend magjepsës. E thashë dhe në fillim. Kushdo qoftë, kur shikon ndonjë vend të pashkelur, nuk të bëjnë këmbët, pasi thua të shikoj këtë dhe atë dhe nuk shikon dot orën, e cila edhe të ndërrosh dhe kohën “darkën ta quash mengjes”. Edhe ne, atë ditë, na shkuli Islami, i cili kishte për të bërë një rrugë 8 - 9 orë për në Amerikë. Dhe unë u ktheva në shtëpi. Kjo ishte e gjitha e asaj dite të mahnitshme. Njeriu është krijues i madh ... Sa mirë është të njohësh atë, për të cilën, cilin të kanë thënë dikur. Kështu ndodhi dhe me mua dhe me bashkëshorten time. 207
Mete Peçi
Islam Peçi Hat Ford Kenerikc SHBA MALL PËR VENDLINDJEN Këtu në emigrim, Çdo ditë kujtoj vendin tim, Çdo ditë kujtoj Picarë Dhe gjithë fshatarët me radhë, Kur ne flasim për Picarë, Jemi të lumtur e krenarë, Të gjithë janë kureshtarë, Ka një histori të rrallë Me ata burrat e rrallë. Të flasësh për Çelon e Shefqetnë, Ata vlerat lart ia ngrenë, Edhe malet që e rrethojnë, Hijeshinë atij ia shtojnë. Mali i Picarit me gropa, Që përdoret për kullota... Mali i Picarit flori, Sa i mirë për blektori, Të gjithë të kanë zili, Ke qenë dhe për bujqësi. Në mal shkoja çdo verë,
208
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Linim dhe ujë në lerë, Shumë lera seç u bënë Një nga ato e kam bërë dhe unë... Picari, zemër e Labërisë, Ke të gjitha stolitë, Fusha , kodra dhe male, Rreth Picarit hedhin valle... Aty në qendër në Picar Njerëz të qeshur dhe bujarë, në çdo klub dhe kafene muhabet dhe hare. Kush këndon, kush muhabet Tavolinat me respekt. Poshtë te Gurra në Picar, është një bukuri e rrallë, Ta provosh në behar, ujin e ftohtë dhe qelibar...
209
Mete Peçi
Intervista me Islam Peçin Emigruar, prej 10 vjetësh nga Shqipëria, vjen me një mall të madh dhe të papërshkruar në vendin e tij, në tokën e tij të ëmbël dhe të munguar prej shumë vitesh, më ngjalli shumë emocion. Në disa raste pika e lotit i ka hije edhe burrit. Kështu ngjau dhe me Islamin. Për gjithçka e kishte marrë malli, por më shumë për nënoken e tij, e cila prehej në varreza. Tok me varrin e nënës ledhaton me lot në sy edhe tokën, ku shkeli këmba e tij, dheun, i cili është bërë tashmë, strehë e nënës së vet. Një tufë me lule të freskëta Shqipërie dhe me lot të pashterur dashurie për një nënë që nuk mund të puthë dot më të birin e saj , as edhe biri nënë e vet. Lule të freskëta Shqipërie dhe lot të pashterur dashurie Kur jeni larguar nga SHBA? Në 14 MARS 1997 dhe u vendosa në Cenectit cat Hartfort. Është një qytet që, mua si shqiptar, më bëri përshtypje që në momentin e parë, pasi mbeta i mahnitur nga pastërtia, rrezatimi verbues i mijëra dritave që e rrethonin këtë qytet të mrekullueshëm, sidomos aerodromi. 210
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Nuk kisha parë një aerodrom të përmasave gjigante. Më dukej si një përrallë. Gjithsesi tani ndihem mirë. Konkretisht me ç’punë merreni? Shofer autobuzi brenda qytetit Cenectit cat tranzit linjë shtetërore, qysh nga viti 2004. Është një punë, që e bëj me dëshirë, sepse e ndiej veten se jam i dobishëm për njerëzit që lëvizin papushim, gjatë gjithë ditës dhe natës. Ç’lidhje mbani me Atdheun? Mbaj lidhje të përditshme, pasi kam njerëzit këtej. Nëpërmjet telefonave, “Top Channel” shikojmë me vëmendje çdo zhvillim në atdhe. A keni shoqatë në qytetin tuaj dhe a jeni të lidhur ju me të? Kemi Shoqatën e Shqiptarëve të qytetit. Unë jam anëtar i kryesisë të kësaj shoqate. Bëjmë shumë aktivitete, sidomos më 28-29 nëntor organizojmë shqiptarët, që janë aty nga të gjitha trevat e Shqipërisë, për të ruajtur qytetin dhe traditat t’i kalojmë edhe te fëmijët tanë. Gjithashtu shkëmbejmë ekpserienca me njëri - tjetrin, bëjmë aktivitete të ndryshme dhe shumë gjëra të vlefshme, që ndihmojnë për të forcuar edhe më shumë miqësinë tonë. Cila ka qenë dita më e bukur në emigracion? Kur m’u dha e drejta për të jetuar në mënyrë ilegale. E ndjeva se jam dikush këtu në Amerikë dhe kam edhe një vend dhe unë në këtë shtet me përmasat e një kontinenti. Kisha më në fund identitetin tim, ndihesha qytetar i saj, i vendit që respektohet kudo në botë. 211
Mete Peçi
Përshtypjet e para, kur shkove në Amerikë? Kur zbrita pashë një ndryshim të madhe me vendin tim. U magjepsa, çdo gjë ishte e përkryer. Dora dhe mendja e njeriut kishte menduar dhe vepruar me përpikmërinë më të madhe. Shumë gjëra nuk përshkruhen dot me fjalë. Që nga grataçielat dhe deri te gjelbërimi ishin në një harmoni të tillë dhe funksionale, sa njerëzit, të cilët shkelin për herë të parë në të, duan duan kohë të ambientohen dhe ta shijojnë realitetin me qetësi. Kam ngelur i zhgënjyer vetëm nga një gjë, sepse te ne thuhej se, mund të fitosh edhe pa punuar. Përkrundrazi, pa punë aty nuk mund të kuptohet jeta. Aty punohet shumë se në çdo vend të botës, por edhe shpërblehesh për punën që bën. Vetëm me punë aty janë bërë mrekullira, që i kanë rezistuar kohërave dhe që gjithmonë ruajnë një individualitet që ia vlen t’i përmendësh. Gjithashtu më bëri përshtypje rregulli dhe qetësia, duke e krahasuar me vendin tim, sepse në Shqipëri ishim mësuar me llafe dhe biznes të pafrytshëm si politika. E kundërta ndodh aty. Populli i thjeshtë nuk merret me politikë. Aty gjithkush shikon punën e tij. A e ndjen racizmin? Aty nuk ekziston racizmi. Aty jemi të gjithë njëlloj edhe kur nuk kam njohur gjuhën. Aty kush punon është i respektuar si dhe presidenti i vendit. A mësohet shqip nga fëmijët? Tani mendohet të hapen disa kurse, por së shpejti, pasi nuk kemi qenë shumë shqiptarë aty. Kurse unë kam 212
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
dy fëmijë Ista dhe Migert Peçi, të cilët flasin dhe shkruajnë shqip. Këtë e kam arritur duke blerë abetaren shqip në Shqipëri. Çdo ditë ata shkruajnë në kompjuter aktivitetin e tyre të ditës, një faqe në anglisht dhe një në shqip, duke ua kontrolluarr unë çdo natë. Sa kohë keni pa ardhur në atdhe? Plot dhjetë vjet e tre muaj. Më kishte marrë malli shumë dhe isha i emoncionuar. Para një viti më vdiq nëna dhe unë, duke mos pasur dokumente nuk erdha dot, për t’i hedhur një grusht dhe’. Gjithë shqiptarët aty m’u gjendën, si në atdhe, duke më larguar sadopak dhimbjen. Sa zbrita në areroportin e Rinasit, u nisa drejt e në fshatin e lindjes Picar, për të parë varrin e nënës. Aty gjeta dhe shtëpinë e pastër, pavarësisht se nuk banonte asnjë nga vëllezërit dhe motrave, të cilët e mirëmbajnë, Viti dhe Mimoza Peçi. Mbas dy ditësh, kur mbërrita, mblodha gjithë të afërmit, vëllezërit nga Greqia, motrat nga Tirana, miq e shokë u mblodhëm në një drekë çlodhjeje. Çmallim në vite. Si t’u duk Shqipëria? Në këto dhjetë vjet m’u duk me shumë ndryshime. Ka shumë punë. Punohet dhe problemet janë të politikës. E shoh me optimizëm të ardhmen. Ku ke punuar më parë , kur ishe në Shqipëri? Në parkun e mallrave, në Gjirokastër si mekanik dhe shofer i linjës Picar – Gjirokastër. Në vitin 1992 kaluam privat dhe bleva një autobus dhe më vonë i bëra dy: Gjirokastër- Tiranë, Gjirokastër- Sarandë.
213
Mete Peçi
Ç’u shtyu të shkonit në Amerikë? Isha i pakënaqur me zbatimin e ligjit. Ne në punë, deri në vitin 1996, na nxirrnin vazhdimisht pengesa. Edhe, nëse doja, të punoja me ndershmëri, me pengesat burokratike, që hasnim, me një polici që nuk zbatonte ligjet, puna nga kënaqësi të kthehej në bezdi. Në ato kushte nuk shikoja ndonjë perspektivë as përkrahje nga qeveria, këto i shoh edhe ende sot. Si e ndjetë ditën, kur u larguat nga Shqipëria? Ditën që ika nga më vinte shumë keq. Rrugën e kam bërë në këmbë. Ktheja kokën mprapa, duke parë rrugët, malet, kodrat. Doja të merrja me vete çdo gjë nga fshati. Çdo kujtim ashtu në këmbë i kaloja nëpërmend kujtimet e jetës sime në fshat, derisa u largova. Ishte herë e parë që dilje jashtë shtetit? Po. Ishte një ditë e paharruar. Ishte dita, kur kam marrë vendimin më të rëndsihëm të jetës sime. As vetë nuk e di si e mora këtë vendim. Ishte i drejtë apo luaja me të ardhmen e jetës dhe të familjes sime. Duhet të më kuptoni. Vinim nga një sistem, ku nuk kishim eksperienca për emigracionin dhe një ndërrmarrje e tillë duhej peshuar mirë. Mund të më kushtonte shumë ky vendim. Mendoni se do të ktheheni ndonjë ditë në atdheun tuaj? E kam menduar dhe e mendoj. Vendi më i dashur është Shqipëria dhe atje kam dëshirë të kthehem. Aty kam kujtime nga më të bukurat që nuk mund të m’i zëvendësojë as pasuria dhe as mrekullitë e Amerikës. Ky është mendimi im. 214
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Cilat janë të veçantat e jetës së përditshme në Amerikë? Aty jeta është e thjeshtë e lidhur me punën, por kushtet e jetesës janë maksimale. Ndërsa te ne mungojnë edhe sot dritat uji, rrugët. Probleme këto që ende janë shqetësuese dhe nuk po gjejnë akoma zgjidhjen e duhur. Habitem që probleme të tilla aty, janë zgjidhur para 100 vjetësh. Çfarë të mungon në Amerikë? Atdheu. Të afërmit, miqtë, shokët. Biseda në mbremje me një gotë raki rrushi. A ka biznesmenë shqiptarë në qytetin tuaj? Po. Ka madje edhe nga Picari i Gjirokastrës. Njëri prej tyre është Arben Tena, i cili kontribuon për Shoqatën e shqiptarëve dhe për shqiptarët në përgjithësi, që kanë pasur fatkeqësi. Por edhe Luan Dalipi, Leonard Ziflo, Alket Saraçi (Sekretari Shoqatës) e tjerë janë biznesmenë me reputacion, që marrin pjesë gjithmonë në aktivitetet e shoqatës dhe i financojnë ato. Ata janë shëmbull i punës së emigrantëve shqiptarë në qytet dhe në Amerikë. A vijnë gazetat shqiptare në qytetin tuaj? Jo fatkeqësisht jo. Por ne nuk rrimë pa marrë kontakte të vazhdueshme, duke pasur adresat elektronike të gazetave më të mëdha në Shqipëri. Kush është brenga juaj më e madhe në Amerikë? Largësia. Është shumë larg për të ardhur në mënyrë të vazhdueshme, siç mund të vish po të ishe në Greqi dhe Itali. 215
Mete Peçi
Në shoqatën tuaj ka frymë partiake? Në përgjithësi jo. Shoqëria, në të cilën jetojmë, na ka edukuar me një tjetër frymë. Indiferencën ndaj politikës. Aty rrallë mund të gjesh ndonjë tifoz të sëmurë për politikë. Përgjithësisht nga kjo sëmundje shqiptare vuajnë ata që vijnë tani dhe kanë të freskët atmosferën shqiptare të të qenit militant. Kur e ke ndjerë veten më keq në Amerikë? Kur kam marrë vesh ngjarjet e vitit 1997, vitit të mprapshtë. E morëm vesh nga televizionet. Na u dukën ngjarjet të pabesueshme. Gati si në ëndërr. Kur ngjarjet ishin duke u thelluar dhe televizionet amerikane e kishin lajmin e parë Shqipërinë. Dita 15 maj 1997, ishte dita, kur në Picar u shqërthyen depot. Edhe vëllai im ndodhej aty dhe më thanë se ishte vrarë. Kam ndenjur gjithë natën në telefon, deri sa mora vesh se ishte gjallë. M’u duk se atë ditë lindi përsëri. Ishte dita më e vështirë e jetës sime dhe një ëndërr e keqe që besoj se nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem për vendin tim Shqipërinë, sepse në një farë mënyre nxora mallin tim të vjetër, për kohët e shkuara. Për pak ditë që ndenja në Shqipëri u njoha me një gazetë të re. Më pëlqen më shumë se të tjerat. Rastësisht u ndodha në redaksi dhe në ditën e fundit, kur do të ikja dhashë një intervistë.
216
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Picarit i keni rritur namin Biblbili i Polifonisë Nga Mete Peçi O Halil kënga, O Halil valle, Zëri yt gjëmonte Nëpër festivale. Halil zë biblbili, Midis bilbilenjve, O Halili i madh, Midis të mëdhenjve. Ti s’mund të harrosh, Asllanin dhe Qerimin, Zëri juaj i bukur Gurronte burimin. Ti në mendjen time, Ende nuk je tretur, Ti Halil i këngës, Si bilbil ke mbetur.
217
Mete Peçi
“SAGA” E VOGËL E PEÇAJ Nga Kristaq F. Shabani Libri monografik “Porta e shndërruar në kala”i autorit Mete M. Peçi, është një përçapje, e cila nxjerr në pah triumfimin e jetës, ngritjen nga skamja dhe varfëria shumëplanshe, përkalime në sisteme të ndryshme politike, ku secili prej tyre ka përkatësinë e tij morale, shpirtërore në një stad të caktuar emancipues. Dhe në këtë arenë “aktrojnë” personazhe të një familje, ku secili, në etapa të caktuara të rritjes dhe të zhvillimit, tregon cilësitë e tij, por dhe uniformitetin e rritjes, në kuadër të nivelit ekonomik, ku niveli jetik është në nivele varfërie të patolerueshme, ku spikatin: etja për të lënë sa më shumë pasardhës, përpjekja e madhe, plot sakrifica për t’i rritur këta fëmijë në kushtet e një varfërie totale dhe të përpjekjes plot sublimitet, deri në shfrytëzimin e elementëve natyrorë në mënyrë të tejskajshme e duke humbur sensin e të jetuarit natë –ditë, vetëm e vetëm për mbijetim. Duke e parë në këtë aspekt, në këtë libër profilizohet natyrisht figura e Magrip Peçit dhe e bashkëshortes së tij, Gastare, nëpërmjet rrëfenjës, narracionit të personazheve realë, pra jetësorë, fëmijëve të tyre, të cilët sjellin në kujtesë, secili sipas mënyrës së vet, këtë përpjekje totale të prindërve të tyre në gjithë kompleksitetin e përpjekjeve, jashtë mundësisë së tyre dhe lejimit të kuadrit sistemor. Fëmijët e tyre kërkojnë të qendisin këtë madhështi përpjekjesh për mbijetim dhe 218
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
rritje, duke nxjerrë në pah karakteristika, tipare, cilësi dhe mundësi të një çifti lab. Gjithashtu në këtë monografi spikat edhe figura e personazheve të tjerë jetësorë si e gjyshes Narze, një profil autoritar i gjyshes labe, e cila ka tipare burrërore, me një sedër të jashtëzakonshme, e obliguar për të rritur pemën‚ gjeanologjike të fisit të vet, duke e parë këtë në kontekstin përcjellës të jetës në brezat e rinj. Pavarësisht nga humbja e njerëzve të më të afërm, këto gjyshe marrin përsipër të dy funksionet e duke i luajtur ato me zotësi sipas kodit familjar ekzistues, në këto periudha. Dalin në pah një sërë raportesh familjarë midis pjesëtarëve të familjes, të cilat kanë karakter të caktuar, përveç të tjerash dhe komandues, gjë që realizon synimin: rritjen e një brezi me parametra të paracaktuara në planin e tyre për të treguar prezencën në fis, fshat, krahinë e më gjërë , në edukimin e fëmijëve. Pasqyrohet një jetë e vështirë, por dhe nje guxim për ta jetuar jetën... Del në pah edhe guximi për të ndryshuar jetën me plot besim dhe mandej edhe ndryshimi me dinjitet... Në këtë libër tregohet edhe rrjedhimi i ndryshimit demokratik, i cili solli lëvizje të lirë dhe emigrim në vende të mëdha, ku pjesëtarë të kësaj familje u ingranuan dhe u përfshinë në komunitete të përparuara, duke treguar se shqiptarët janë njerëz që dinë të progresojnë... dhe që shfaqin cilësi, karakteristika dhe virtyte të larta njerëzore. Në këtë kontekst kjo familje është një “Sagë” e vogël, e cila po merr dimensione dhe po jep kontribut. Kjo kujtesë e ardhjes së saj nga hiçi flet shumë realisht.
219
Mete Peçi
THE SMALL “SAGA” OF PEÇAJ by Kristaq F. Shabani , IWA, WPS The monographic book “ The gate transformed into fortress “ of the author Mete M. Peçi is an effort, which points out the triumph of the life, the raising from the poverty and the various poverty, the passages to a different systems political, where each of them has its moral, spiritual relevance in a certain stage of emancipation. And in this arena act the personages of a family, where everyone, in certain stages of the growth and development, shows its quality but and the uniformity of the growth, in the framework of the economic level, where the vital level is in the intolerable level of the poverty where stands out :The craving to leave as much as could descendant, a big effort, full of sacrifices to grown these children, in the conditions of a total poverty and a trying of sublimation, until the use of the natural elements in the extremist way and loosing the sense of living night and day, only for survival. Seeing in this aspect in this book becomes apparent of course the figure of Magrip Peçi and his wife, Gastare, through the short narrative, the narrative of the real personages, so vital, to their children this total effort, which brings in memory to everyone in his own way this total effort of their parents in all of the complexity of the efforts, beyond their reaches and the allowing of framework systemic. Their children are trying to embroider this brilliance of efforts for survival and 220
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
growth, pointing out features, characteristics, quality and opportunity of a couple of Laberi. Also in this monograph catches the eye the figure of the other vital personages like that of the grandmother Narze, an authoritarian profile of the grandmother of Laberia, who has manly features, with an extraordinary susceptibility, obligated to increase the genealogical tree of her own tribe, seeing it in this accompanying contexts of the life in a younger generations. Despite the loss of the closest people these grandmothers undertake the both functions and playing them with aptitude according to the Existing Family Code, in these periods.Points out a number of family reports between family members, which have a certain character, among others and commanding, this thing which accomplish the goal, the growth of a generation with predefined parameters in their plane to show the presence in the tribe, village, province and more in education of the children. Is mirrored a difficult life, but and a courage to live the life. Points out the courage to change the life with full confidence and then the change with dignity... In this book is shown and the consequence of the change democratic, which brought free movement and migration in large countries, where members of this family are geared and became involved in advanced communities, that Albanians are people that know how to make progress.. and reveal quality, features and the highest human virtues. In this context, the family is a small “ saga “, which is taking the dimensions and is giving a contribution. This reminder of her arrival out of nowhere says a lot really.
221
Mete Peçi
Value of the mother Another time for the mothers, I write lines, They deserve only Spring, The value of the mother, never falls, Always is raised on to a pedestal ! Never is extinguished the longing of the mother, Never is extinguished that fire, If the sea overtakes on that, that fire remains fire ! I don’t write for my mother, but for the mothers in general, because the mothers remain mothers, they produce only tenderness. If all will write writers and poets, it wouldn’t narrow the space, is more than one sea... Crete 2001
222
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
The union of parents One year after the death of the mother You onlookers, You passengers, Do you feel the pain, for mother and father ? We generations must to learn, for our parents to have mercy. Both of you, our parents, really you didn’t take any wound We have joined you and this time, in pure marble. The birds come and chirp they come with a big heart and those who today are missing, they know that they will have trouble. Here at this village without noise, there we are brought and those who are leaving will take a little mud and stone. May 1, 2004.
223
Mete Peçi
Who takes me Who takes me and leads me in those centennial plane - trees, in the shade to a cold water. Why are so cold water of Gurra, you have magnetised all and the stones of the road. Is a good source, what comes out from the cave, when we were young we took water from the thorn... And the iron oxidizes and the man fades If you are going in the morning come back when it frowns. The land needs to be worked and to sow. To the life’s man again nothing isn’t known. Go and go, with low head when you come back more you are bowed. Crete, October 2000 224
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
In the village There you can find the fresh air, there you can find the tranquility, there you can find all the people, there you can find the love. And if you are going far away, you have gone because of a scrape, Don’t forget to return, and come back to the village. Wherever you will go, no matter how better you will live, again you don’t have all the best, will remain inside you an empty. And the sleep wouldn’t be peaceful, you will have a dream, for that your village, there, where you became bridegroom ! And since child you are gone from many years distant with impressions, you will remember one day, when it comes the memory ! Again the village wouldn’t be angry, for the people who are gone, from the highlighted deficiencies they can’t work all. 225
Mete Peçi
1. The most precious The parents are parent, despite of what age they are, even when they have more children, they are happy. Therefore they must be respected, that will be passed in a row, a “ good morning “ and a “ good – evening “ and not when find this convenient. The parents are parent, they couldn’t be loved with interest, even when they don’t have capital, they couldn’t be left in square. You don’t need to break their heart, and tell them many empty words, they have born you, they didn’t found you in orphanage. Even when in orphanage, take any child, they are respectful, they love somewhat better. When you go up in your years, and you go at an advanced age you will be very late, you will be looking for them.
226
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
How happy they are, the parents with children, they have the most precious thing, the God has donate to them.
A hundredth Today february thirteen, year two thousand and twelve, in the sky are whitened the clouds. a hundredth comes into life. Entela you are lucky, I heard in the village, for the son that you bring to life, we wish you : “ To becomes a king ! “ Is a star, all we have seen him, he added us the fortress, the fortress that took root, fill a century father and mother. They that have left a fortress, they enjoy although they aren’t anymore, they have left a stronger fortress, spreaded around the world.
227
Mete Peçi
The fortress with hundred stones, will never be extinguished, every year you will become youg again. grandchildren, granddaughter rise to the feet. A fortress with so much love, didn’t made even Ali Pasha, with the large armies.. The fortress that treated did himself Magriti. February 13, 2012.
Remembrance for the parents Magrip and Gastare, you created a large family, Seven stars and three Roes, the tenth children you have grown with woe, and you didn’t low the head. You have values..., A life you passed in Mines, You have grown the engineers and nurses. Military and drivers. The wealth you had : Child Everybody were envious in you all with school know had accomplished your order. 228
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Gastare, a great mother, as in the fields and in the mountain you collected medicinal plants and sick you didn’t stoped ! Mother you have grown ten children, proud are all for you, A great mother, with no many words, For you we fall on your knees! Islam Peçi
* Here away in migration, I remember my country, I remember everyday Picar, and all the villagers, When I talk about Picar I feel happy and proud. All are curious Because it has a history of rare, with those first men. Talking about Celo and Shefqet, they raise the values to them, and the mountains that surround us added his grace, 229
Mete Peรงi
The mount of Picari with holes, that is used for pasture The mount of Picari of gold used for livestock, for forty years and agriculture, oh, all were envious of it. In the mountain I was going every summer, I have drinked water in washtub with water. And many washtubs with water who knows who they are now, such created and I, Picari, the heart of Laberi You have all the ornaments, Fields, hills and mountains, Around Picari they are dancing, At the center in Picar, people with a bright faces and generous, in any clubs and cafes, conversation and joy, someone sings, someone talks, all the tables full of respect. Down the fountain in Picar, is a rare beauty. Testing it in spring, amber cold water. Except the turnips that are withered...
230
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Why aren’t you blossoming flower ? Why aren’t you blossoming flower ? in this spring ? Why aren’t you blossoming yet ? To get the perfume of flower ? Flower that you came, from that foreign earth, blossom because we are waiting for you, Sixth month have passed, The mother everyday, Comes to irrigate, With tears spilt as a river, She will arranged the three buds, are growing every day, The flowers will seek there in America, when they will grow a bit there will return to look the flower, to look the leaf, And I have faith, and I have some hope, because they have your blood, the blood of Melaqe... Again the drops of tear shed when I am writing, Dear Alked, Today have passed six months, 231
Mete Peçi
I can’t live without you, Didn’t leave me the memories, The fourteenth years, Added me the emotions, A few lines to wrote, It seems to me few lines, I haven’t nothing to tell my sister, remained up there, I will pray to you so much, in that gentle voice, speaks to her that are the others, the house again she can fill. To continue the life, To be strong, To defuse the tension, To reduce the tears, I will keep the word... As I told and the last year, with the pencil and tear when I will be coming. After six months, on April 30, 2011
232
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E FEJZO PEÇIT
Mjaftime dhe Fejzo Peçi Edlira (Peçi) Hanaj me bashkëshortin Ndriçim dhe dy djemtë, Lorenci dhe Renualdi
Klodiana (Peçi) Mitrushi me bashkëshortin Spartakun.
Besana Peçi me të fejuarin Mensur Rushiti
233
Mete Peçi
FAMILJA E SEIT PEÇIT
Sefineja dhe Seit Peçi
Anida (Peçi) Gaba me bashkëshortin Artan dhe dy fëmijët, Atenisa dhe Arbëri.
Entela (Peçi) Simoni me bashkëshortin Julian dhe djalin Juen
234
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E LAVDIE (PEÇIT ) SARAÇIT
FAMILJA E ALKED SARAÇIT
Alked Saraçi me bashkëshorten Tania e tij dhe fëmijët Albania , Apollonia, Najada. 235
Mete Peçi
FAMILJA E BLENARD SARAÇIT
Blenard Saraçi me bashkëshorten Laura
Tristani
236
Charliza
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E AURREL SARAÇIT
Aurrel Saraçi me bashkëshorten Klaudia
237
Mete Peçi
FAMILJA E METE PEÇIT
Lina dhe Mete Peçi
Dritani dhe Anila me dy fëmijët Klajdi dhe Anita 238
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Flori dhe Kati, kanë tre djem
Aleksandri
Nikolai
Mateo
Luljeta dhe Romeo me djalin Stamatin
239
Mete Peรงi
Irena dhe Arseni me djalin e tyre Marjo
240
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E ASTRIT PEÇIT
Astriti me Mifareten
Gentiani dhe Polla me fëmijët Gentjano dhe Karina.
Silvana me Florijanin dhe dy vajzat Lisna dhe Kaltra
241
Mete Peçi
FAMILJA E FAZO PEÇIT (SHKREPA)
Qani dhe Adelina kanë katër fëmijë
242
Mazika
Nazifi
Vojsava
Arisjoni
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Enkeleda me Vladimirin dhe dy vajzat Paula dhe Klaudja
Skëlqimi dhe Nertila
Sopoti me bashkëshorten Matilda dhe djalin Orgito
Suela dhe Eduardi me vajzën Evisa
243
Mete Peçi
FAMILJA E SINAN PEÇIT
Sinani dhe Vazua me dy fëmijët Agimi me Dorinën
Agimi 244
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
FAMILJA E ESMA SHEHUT ( PEÇIT)
Esmaja me familjen
Arturi dhe Ardita me dy vajzat Joela dhe Noel
Laerti dhe Blerina 245
Mete Peçi
FAMILJA E ISLAM PEÇIT
Islami me bashkëshorten Natasha dhe dy fëmijët Ista dhe Gerti FAMILJA E EDMOND PEÇIT
Mondi me bashkëshorten Shqiponjën dhe dy fëmijët Kristi dhe Erisa 246
PORTA E SHNDËRRUAR NË KALA
Përmbajtja Kujtesë për prindërit ......................................................... 6 Një zanafillë e bukur, e cila startoi këtë libër thesar ..... 7 Një panoramë e shkurtër e fisit të Peçaj ....................... 12 P i c a r i ................................................................................. 14 Mëhallët e Picarit ............................................................. 19 Peçajt .................................................................................. 23 Poezi nga Shefqet Peçi..................................................... 25 Lëvizjet demografike ....................................................... 31 Familja e madhe ............................................................... 34 Babai ynë Magrip Peçi .................................................... 39 Kush ishte mëma jonë? ................................................... 56 Embëlsirën po e lë në fund ............................................. 70 Familja e Fejzo Peçit ........................................................ 83 Familja e Seit Peçit ........................................................... 97 Familja e Lavdie (Peçit ) Saraçit ................................... 112 Familja e Alked Saraçit ................................................. 124 Familja e Blenard Saraçit .............................................. 128 Familja e Aurrel Saraçit................................................. 130 Familja e Mete Peçit ....................................................... 132 Për vëllezërinë ................................................................ 150 Familja e Astrit Peçit ..................................................... 153 Familja e Fazo Peçit (Shkrepa) ..................................... 158 Familja e Sinan Peçit ...................................................... 167 Familja e Esma shehut ( Peçit) ..................................... 172 Familja e Islam Peçit ...................................................... 176 Familja e Edmond Peçit ................................................ 188 Nga fisi i peçaj të picarit janë disa kuadro, të cilët kanë dhënë kontribut para luftës. ................... 196 247
Mete Peçi
Një ditë në ujëvarat e Niagarës .................................... Intervista me Islam Peçin ............................................. Picarit i keni rritur namin ............................................. “Saga” e vogël e Peçaj ................................................... The small “saga” of Peçaj ............................................. Value of the mother ....................................................... The union of parents ..................................................... Who takes me ................................................................. In the village ................................................................... 1. The most precious ...................................................... A hundredth ................................................................... Remembrance for the parents ...................................... Why aren’t you blossoming flower ? ..........................
248
204 210 217 218 220 222 223 224 225 226 227 228 231