“ L L I A R I OT ! K U D O Q Ë J E TO N , K U J TO V E N D I N E O R I G J I N Ë S T Ë N D E D H E B Ë J K U J D E S P Ë R P Ë R PA R I M I N E T I J D U K E D H Ë N Ë KO N T R I B U T I N T Ë N D ! ”
Organ periodik historiko-kulturor i përvitshëm. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania. Viti i dhjetë i botimit Nr. 1 (09) Çmimi 50 lekë, Euro 1 Qershor 2014, E-mail: kristaq_f_shabani@yahoo.com, http://kristaniada.tripod.com http://pegasialëriters.tripod.com
Takimi i brezave, Iliar 8 qershor 2014
Gëzuar festën e Shën Triadhës ! Dhe ja pas dhjetë vjetësh përsëri një takim në këtë qytezë. Rikthim në kujtesë, rikthim i bukur…
LUMTURIADË
Editorial
A ka ndryshuar qyteza jonë Lliari? Gjithmonë shtrohet pyetjet : « Çfarë është bërë deri tani ? Çfarë ka ndryshuar ? Si do të jetë kjo qytezë në të ardhmen? A do të gumzhijë përsëri ? » e të tjera pyetje të natyrshme. Tashmë Lliari është më afër Gjirokastrës, falë infrastrukturës, e cila ka ndryshuar. Por edhe në këtë lëmë prapë ka vështirësi. Rruga, e cila lidh fshatin me Shën Mërtirin tashmë ka dalë « jashtë loje » , pasi qëkur u projektua, u projektua keqas. Në lidhje me këtë duhet të bëhen përçapje dhe përçapjet kanë filluar për të realizuar këtë lidhje të nevojshme Zhej – Lliar. Është nxitur gjatë kësaj periudhe dhe rikonstruktimi i shtëpive në Lliar, si dhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese. Shumë lliariotë, të cilët banojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, kërkojnë t’i rikthehen kësaj qyteze, të ndërtojnë shtëpitë e tyre dhe të kalojnë pushimet në këtë vend malor, të bukur dhe klimatik, i cili është me shumë vlera . Nismë e mirë kjo. Nëse do të shtohet interesi do të fuqizohet dhe do të gjallërohet jeta …Pse ka preferenca tashmë për Çajupin ? Infrastruk-
tura sjell në këtë perlë, jo vetëm në ditët e pushimit, por edhe gjatë javës pushues e vizitorë, të cilët prekin madhështinë e paraqitjes dhe klimën kurative. Duhet të shtohen përpjekjet që lliariotët, kudo ku janë, të shtojnë kontaktin me vendlindjen dhe madje të mbajnë lidhje akoma më të ngushta me të , të mos mjaftohen vetëm me një festë. Lliari apo qyteza jonë e bukur ka shumë vlera . Ajo kërkon praninë tonë , madje dhe qëmtimin e historikes, eksplorimin e saj… Shumë herë është përpjekur që Lliari të ketë një libër të tij historik . Shpeshherë është folur, por ende nuk është realizuar. Rëndësia e historikut është , pa dyshim, një gjë mjaft e madhe se përcillet kujtesa në breza. Mundësitë potenciale historike dhe shkrimore të Lliarit janë të padiskutueshme dhe kjo tashmë është vënë në rrugë të mbarë …Në këtë aspekt kërkohet seriozitet dhe çdo familje duhet të kujdeset për historikun e saj , pemën gjeanologjike. Duke thënë të drejtën, sot Lliari ka shkrimtarë, poetë të dëgjuar, ka faqe sociale , ku krijohet lidhësia midis njerëzve kudo ku janë. Kjo duhet të përvijohet më tej . Një punë e mirë bëhet në Tiranë, ku lliariotët mblidhen, festojnë së toku dhe kuj-
tojnë të parët e tyre, ndriçojnë me këto veprimtari figurat e shquara të Lliarit. Shquhen në këtë drejtim Koçi Dado e Mihal Vllahu, Koço Vllahu, Petrit Ristani e Llazo Londo, Qirjako Taçe,Kiço Londo, Kiço Dado. Ilia Taçi e Ilia Dado e tjerë. Po kështu ndihmesë japin edhe për fshatin duke kontribuar në të holla dhe materiale. Edhe ne qytetin e Gjirokastrës lliariotët janë të lidhur ngushtë me njëri - tjetrin . Por a duhet që në të ardhmen të shtohet edhe më shumë bashkëpunimi me qytezën ? Kjo është e padiskutueshme. Vetë banorët aktualë të Lliarit janë ata, që duhet t’i japim rëndësi jetës, mjediseve, rregullit . Duhet të shtohen më shumë përpjekjet dhe humanizmi dhe dashuria midis tyre, për të patur si objeksion të madh ndryshimin . Edhe hapja e Bar-Bufe « Kozma Koçi - Lliari » në Çajup është një ngjarje e shënuar dhe një ecje përpara , për të cilën duhet falenderuar Andrea Kristo dhe bashkëshortja e tij lliariote, Liljana Kozma Koçi, për këtë invenstim. Të mundohemi të gjithë së toku për të ndryshuar fytyrën e qytezës sonë dhe të ruajmë traditën tonë të kulturuar.
NGAZËLLIMI I SKENAVE ANTIKE Nga Kristaq F. Shabani Qyteza ime e dashur... LLIARI Shqipëruar « I lirë « Aty ku Perënditë dinë të ulen këmbëkryq me njerëzit, Aty ku Dielli ka tjetër kuptim, Aty ku Hena del me trajta të çuditshme; Lumi e kapercen formën gjarpërore , Ylberi ka më shume ngjyrime, Uji gurgullon, si nga buronja shatërvanësh; Mushkëritë tejngopen me ajrin më të pastër e të shëndetshëm të Botës çlirohen nga streset ; Aty ku stralli lëshon xixa të tejndritshme, dhe NAPOLEONI I MADH e bleu si lendë iniciale ; Aty ku kodrat ngjatjetohen çdo ditë nga bilblilat dhe këngës melodishëm ia marrin laureshat ... Vete Krishti me Apostujt në këtë lumturiadë tejpushon i ngazëllyer ... Gjelbërimi të rrok shpirtin andej, këtej dhe përandej , Dollite me rregullat më të pasterta të dollive Dollibash qiparizi dhe pastaj plepi… Korridhet konkurojnë varietet e rrushëve me me zë të Globit... ... Sa te xhevahirtë i ke pasur dhe i ke njerëzit, Qyteza ime ... Mahnitja shfaqet në kubet e saj në skenën qiellore... Aktrojnë gajllesat si në teatro antike... Qyteza ime e lire perhere midis maleve ... qëkur u shfaqe në këtë tokë të stërlashtë ! Ndaj e ndjej sot me të kuptimtë lirinë time , lirinë e të gjithve në këtë arkitekturë magjepsëse të papërsëritshme... ku zemrat nga gufimi dalin nga kraharorët…
1