1
“LLIARIOT! KUDO QË JETON, KUJTO VENDIN E ORIGJINËS TËNDE DHE BËJ KUJDES PËR PËRPARIMIN E TIJ DUKE DHËNË KONTRIBUTIN TËND!”
Organ periodik, historiko- kulturor. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania, Viti i Parë i botimit, Nr 1 (001) Çmimi 20 lekë, Euro 1, Muaji Maj 2006
Editorial ENDE KUMBON URIMI I PLAKUT TË MENÇUR JANO HILA : “RROFTË LLIARI!”
Nga Thoma P. Koçi , Pirro Dado
Më datën 11 qershor 2006 takimi i tretë në Lliar Kaloi dhe një vit dhe lidhësia midis
lliariotëve arrin në një pikë më kulmore. Të gjitha tashmë pyesin: “Kur është takimi lliariot sivjet?”, paçka se të gjithë bëjnë llogarinë matematikore, 50 ditë pas Pashkës së Madhe. Dhe kjo ditë feste është dita e 11 qershorit. Le të m a n i f e s t o j m ë përvitshëm unitetin tonë dhe dashurinë që kemi për origjinën, ashtu siç e kemi manifestuar dhe në dy vitet e parë, ku jemi shquar për një takim korrekt, për nisma të mira të ndërmarra dhe për zbatimin e një
projekti afatgjatë: “Për një Lliar të bukur”. Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që banoni! Me rastin e festës së madhe të Shën Triadhës, më datën 11 qershor 2006, zhvillohet, pra, kuvendi i tretë i lliariotëve, ku do të manifestohet edhe një h e r ë dashuria, sinqeriteti, lidhësia midis bashkëfshatarëve, të cilët, paçka se të shpërndarë në të katër anët e vendit dhe të emigruar në vendet fqinje dhe më larg, kanë një nostalgji të mirë për origjinën e tyre. S’ka lajmërim më të mirë se ky lajmërim i bërë në një gazetë me emrin e
fshatit, që del për herë të parë në historinë e tij dhe që, me daljet e saj periodike, do të mundësojë njohjen e traditës, zakoneve dhe p o t e n c i a l e v e intelektuale të njerëzve të origjinuar nga ky fshat. Shumëkush mund të befasohet si ky fshat kaq i vogël i krahinës inteligjente ka këtë pasuri të madhe kulturore, përpjekje të mëdha historike dhe përpjekje arti e progresi! Vete kjo gazetë do të mundësojë këtë shpalosje vlere. Le të hapim siparin e madh për një pasqyrim sa më të dinjitoz. Pronë e këtij fshati është dhe një pjesë e Perlës së Madhe, të quajtur me emrin e madh “Çajup”, që përpjekjet për ta ruajtur pronën janë shoqëruar nga një sakrilegj i paparë dhe mjaft epik.
Simbolet e vendosura në pllakën e mermertë: “ Libri, pena, stralli, masati, gjethja përherë e gjelbër, dhe përrroi inteligjent, që origjinohet nga ky fshat buzëqesh…” Fshati duket sikur ka të gjithë njerëzit e tij që nga krijimi… Trëndafilat e bardhë dhe të kuq kanë shpërthyer këtë pranverë. LLIARI Kristaq F. Shabani Sa të bukura i ka buzët mbrëmja dhe dritëzimi bie ëmbël në notat e tij për t’ia lënë vendin muzgimit të mirë, që agimëzimet të ripërsëriten. Bie erë mollësh që kundërmojnë dhe mushkëritë ndiejnë tejngopjen, erë lajthish që zbulojnë “alpet” e kolme dhe shpërndajnë në eter një aromë, që s’e ka shoqen në Glob… Rrapi i plakur luan me kuvendet duke i ripërsëritur në një refren të tejëmbël… Uji i kroit me të folurën e tij reciton. Stefanajt, Dadajt, Shabanajt, Ponajt Kostilajt e pastaj Ristanajt shkruajnë me dritë në bekimin e Baba Konomit dhe mjekëbardhit Aleks… Mihallarët vendosin në trupin e tyre borzilokët dhe eteri mbushet me erë borziloku,… Sjellin lajmet e dy kahjeve Muçajt, Lafshatet qeshin apo ngurosen tek mandatat vrapojnë me gurë në Rripën e Çames. Hilajt, atje në krye të fshatit, ngjajnë se vazhdojnë blerimin me Priftajt, duke u thirrur Londajve: “Ejani, ç’prisni ?” Apostolët kanë dalë në Sheshin e Kapedanëve, te Llanajt nën ritmin e vargjeve të të madhit Lush Nakaj. Brohorasin Dukajt, Mërtiraj,… “Aman dhe një vjershë…”i luten Vavajt. Gjenerali i Shellajve përpunon në mendje planin e fshatit… Në Taçaj është një mollë me më shumë ngjyra se Ylberi…
2
TAKIMET E TILLA TË GJALLA SHËRBEJNË PËR TË NJOHUR MË MIRË VETEN Intervistë Me kryetarin e fshatit Zotin Roland Çarka me objekt: takimin e përvitshëm lliariot. Z. Roland tashmë s’kanë mbetur veç disa ditë nga takimi i qershorit, i cili është shumë simbolik dhe domethënës, a mund të na ekspozoni disa nga masat e marra nga ana juaj për këtë eveniment? Përgjigje: Ne, sikundër kemi vepruar edhe në vitet e kaluara, që me lindjen e nismës për një takim mbarëlliariot, edhe këtë vit kemi marrë masa rigoroze për një konkretizim sa më të suksesshmëm të këtij takimi. Është krijuar komisioni veprues i kryesuar nga z. Miço Miho me anëtarë: Aristotel Stefani, Thoma Koçi, Koço Vllahu, Pirro Dado, Petrit Ristanin Kristostom Llane, Pilo Vito(Stefani),Kristostom Hilën Pilo Koçin, Kostandina Shabani (Kondo), Froso Hilën (Çonin),Vangjeli Miho dhe Aleksandra Taçi (Bita), që tashmë ka krijuar një përvojë në lidhje me organizime të kësaj natyre. Po kështu është ndërlidhur me Degët e Shoqatave “Çajupi” në Gjirokastër, Sarandë, Tiranë, Përmet e gjetkë për të pasur një pjesëmarrje të madhe në këtë takim. Pavarësisht nga punët e mëdha të stinës, siç është dhe sigurimi i bazës ushqimore për blegtorinë, ne kemi marrë masa për ta pasur Lliarin gjithmonë të pastër, të bukur dhe të pritshëm, për të krijuar një mjedis sa më të këndshëm dhe për të shfrytëzuar potencialet e fshatit. Themi se, në këtë kuadër, kemi marrë masa të mjafta. Në krye të punëve janë z. Arqile Miho, Ilia Hila, Kristostom Llane, Ksenofon Taçi, Lonidha Mërtiri e tjerë. Këtë vit do të organizohet edhe një ekspoze e gatimeve të traditës lliariote, ku do të dalim në pah të gjitha llojet e gatimeve tipike, të cilat do të shoqërohen me një kumtim të veçantë paraqitës. Përgjigje: Një nga të rejat është dhe ajo që përmenda më Pyetje: A do të ketë ndryshim në programim të veprimtarive nga vitet e tjera ky takim? lart.Vetkuptohet që ne kemi mjaft kuadro të talentuar, të provuar, të cilët çdo vit, i japim ngjyrim më të mirë këtyre takimeve. Këtë vit kemi planifikuar të miratojmë të gjithë bashkërisht një Projekt të detajuar: “Të luftojmë të gjithë së toku për një Lliar të bukur”. Në lidhje me këtë problem është bërë një punë e mirë dhe janë parashtruar se në çfarë drejtimesh do të ndërmirren nisma si dhe secili do të japë kontributin e vet moral dhe finaciar ,sipas mundësive. Tashmë jemi në një periudhë konkretizimesh. Po kështu këtë vit kemi menduar t’i kushtojmë rëndësi edhe pasurisë folklorike të fshatit, ta evidentojmë atë, kur ne kemi pasur një grup këngësh dhe vallesh pë r t’u admiruar. Po kështu shtëpitë e fshatit janë të hapura për të pritur për vizitë bashkëfshatarët. Pyetje: A ka pasur ndryshime dhe lëvizje në kahje pozitive me këto eksperienca takimesh? Përgjigje: Dua t’i përgjigjem shkurt pyetjes suaj. Ne po e njohim më mirë veten në të gjitha drejtimet dhe po krijojmë një lidhje të qëndrueshme me të gjithë bashkëfshatarët tanë, kudo që ndodhen në Shqipëri dhe jashtë saj. Pyetje: N ë fund të kësaj interviste të shkurtër çfarë do të thoshit për nismën e marrë pë të pasur një organ mediatik siç është kjo gazetë me emrin e fshatit si dhe çfarë u këshilloni ju bashkëfshatarëve tuaj për këtë takim? Përgjigje: Dalja e kësaj gazete, në pamje me format të vogël, është një kontribut i madh intelektual, që ishte nevojë e domosdoshmër.Shumë pak fshtra në Republikë kanë gazetat e tyre. Njëri prej tyre tashmë është dhe fshtati ynë.Ky është nëj sukses i madh. Kjo do të na lidhë më shumë me njëri –tjetrin, do të bëjë që të mësojmë shqetësimet dhe preokupacionet tona, do të merret më mirë mendimi për zhvillimin e fshatit tonë në të ardhmen. Ndërsa përsa i përket këshillimit që thoni ju, unë do të apeloja për një pjesëmarrje më të madhe në takimin etretë, apo siç I themi ne tani Kuvendi I amdh lliariot. Ejani nëtakimin ton ëtë madh të marrim mbi supe përgjegjësi më të madhe për vendin ton ëtë origjinës. Ju faleminderit, zoti Kryetar për intervistën. Ju faleminderit unë juve! Intervistoi: Kiço Muçi
INFORMATIVE, PROBLEMORE, NISMË DHE KËMBËNGULJE PËR ECJE + Paçka se jemi në muajin maj, pranvera në Zagori është e vonuar. “Jemi një muaj prapa,”- përkufizojnë lliariotët. Edhe fusha e Çajupit e dëshmon këtë, paçka se atje lulet shumëngjyrëshe kanë lulëzuar. Një kombinim harmonik me prezencën e borës në malet rrethues. Konditat klimatike këtë vit kanë qenë të tilla, që zhvillimi gjelbërues nuk është në parametrat e viteve të tjerë. Megjithatë, veprimtaria është përqëndruar te proceset që kryen në këtë fazë. Të gjithë banorët e fshatit i sheh me një program të ngjeshur. Krahas proceseve në trajtesën bujqësore, vijon shërbesa në drejtim blegtoral. + Krahas punëve të stinës marrja e masave tërësore për futjen e bazës ushqimore për blegtorinë, po vijojnë edhe restaurimi dhe konstruktimi i shtëpive si dhe çuarja në identitet e Kishës së Shën Nikollit, kishë me vlera përt fshatin, e cila po restaurohet në bazë të një fondi të akorduar nga Mitropolia e Gjirokastrës, që pas reastaurimit të plotë të Kishës së ShënTriadhës, akordoi dhe një fond të tillë për Kishën e Shën Nikollit, pas kërkesave të përvitshme të Epitropisë së Fshatit. Në lliar po vijon restaurimi i shtëpisësë Jano Hilës, atij që, kur po largohej nga fshati, sa doli në “Majën e Shkallës” thirri me sa fuqi kishte: “Rroftë Lliari!”, që sot është bërë lajtmotiv I Kiço Dados. Kjo shtëpi po riskonstrukturohet nga mjeshtrat R. Çarka dhe F. Menkshi, ndërsa kisha e ShënKollit nga z. Arqile Miho. + Si rrjedhojë e dimrit të ashpër një pjesë e murit anësor i Vatrës së Kulturës apo Amelikosë është rrëzuar. Kryesia e Komunës ka akorduar një fond për restaurim. Ky është një veprim energjik. + Pavarësisht nga lidhja me rrugë automobilistike e Lliarit, rruga e re ka shkarje dhe hera herës krijon probleme për lëvizje të automjeteve. Është e mira kësaj rruge të krijuar me mund, t’i kushtohet kujdes i veçantë. U zotuan gjatë premtimeve elektorale edhe kandidatët për deputet se do të bëhej zhavorimi i kësaj rruge. Këtë premtim e dha dhe deputeti aktual. I nderuari, zoti deputet, mbajeni fjalën e dhënë…Filloni të realizoni premtimin tuaj… + Për objektet e kultit është bërë një punë e mirë në Lliar, siç e përmendëm edhe më lart, por do të ishte më me vend që ato vende të frekuentohen, se janë vende të shenjta me emër. Për këtë duhet të luftohet që të merren fonde për rrugën deri në Kishën Autoqefale të Shqipërisë. + Si shpjegohet që transformatori me inicialet “Zhej,ka rreth 1, vjet që rri në kushte drastike atmosferike dhe nuk shkon në vendin e caktuar në Kabinën elektrike në Kastelan?! Ai pret të transportohet. Pse s’veprohet? Nga kush pritet, ku gjëja kryesore për të përmirësuar “standartin” e ndriçimit ka ardhur deri te dera?! Është absurditet i plotë. + Ka ardhur koha që pronat të shkojnë te i Zoti, kjo do të shtojë interesin për të ndryshuar infrastrukturën dhe gjithçka të Lliarit. Çdo lliariot, pavarësisht se ku është, të ketë pronat e tij të dikurshme dhe të largohemi nga ndarjet pa kriter, nga aplikimet e reformave të ashquajtura agrare apo ligjet jo të plotë të viteve të plurimendimit. Marrja nga secili të pronave do të nxiti gjithçka për kahje të mirë. Kthimi i pronave te i zoti rrit interesimin dhe zhvillimin. Kjo realizohet mjaft mirë për Lliarin, ku palë në marrjen epronav ejanë vetë lliariotët, es’ka palë të dytë q ë t’i frenojë për të realizuar një akt të tillë. * * *- Po kështu a s’ka ardhur koha që edhe ne të gjithë të ngrëmë zërin tonë për të siguruar e përmirësuar lidhjen me Gjirokastrën nëpërmjet Çajupit? Kjo rrugë e përmirësuar, po të futej në programet e Fondit të Zhvillimit do të sillte veç të mira për Gjirokastrën edhe për krahinën e sidomos për Zagorinë që në terminologjinë e rëndomtë e quajnë Zagoria e Poshtme, duke u nisur nga i ashquajturi gjeografik, që në realitet duhet quajtur e lartme…Për këtë është e mira t’i drejtohemi Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë për ta rievidentuar këtë problem madhor.
3
Lliari
NJË VËSHTRIM I SHKURTËR GJEOGRAFIKO - HISTORIK
Fshat në lartësi 720 m, rreth 2 km në krahun e majtë të lumit të Zagories, në rrjedhën e poshtme të tij, rrëzë malit të Bucelthit. Përmendet për herë të parë në dokumentat osmane të shek. XV e XVI me 15 familje si dhe në ato të shek. XVIII. Në këtë të fundit dëshmohen ikjet dhe arratisjet e banorëve për t’u shmangur detyrimeve fiskale, sidomos xhizjes (taksë për kokë, që vilej në të holla nga shtetasit e krishterë) gjatë periudhës 25 mars 1675 - 23 shkurt 1778. Lliari është përmendur në qëndresën antiosmane dhe kundër islamizmit, ku është dalluar Apostol Llane, i cili mori pjesë në revolucionin grek të vitit 1821. Lush Nakaj dëshmohet si poet i spikatur popullor, të cilin e imituan edhe shumë bardë të mëvonshëm popullore nga treva e Zagories. Lliari çeli shkollën e parë në gjuhën greke në vitin 1848, e cila vijoi deri në fillim të shek. XX. Në këtë shkollë ka dhënë ndihmesë me vlerë Kiço Sevo. Po kështu ka pasur një kishë (Shën Triadhën) ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër nga Patriarkana e Stambollit (1884) Ajo kishte vlera arkitektonike dhe artistike, por u shkatërrua në vitet 60 të shek. XX Lliari sipas regjistrimit të popullsisë më 1852 ka pasur 25 shtëpi, më 1899 – 350 banorë, më 1913 - 272, më 1927- 219 dhe 1939 – 300 banorë. Gjatë 30 vjetëve të fundit të shek. XIX është populluar me banorë të ardhur nga Labova e Zhapës, Progonati dhe krahina e Kardhiqit. Gjatë shek. XVIII - XIX banorët e Lliarit kanë përpunuar strallin dhe e tregtonin atë në Greqinë Veriore. Kjo dëshmohet edhe nga ekzistenca e një punishteje stralli në shkëmbin e Reçit. Madje thuhet se Kiço Ristani e Koço Muçi në
vitet 1900 -1910 përgatisnin dhe armë zjarri. Banorët e Lliarit kanë filluar emigrimin në vitet e para të shek. XIX dhe sidomos në fund të tij dhe 1900 – 1918, ku përmendet Thoma Koçi, Koto e Vasil Shabani, që punonin në oborrin e Sulltanit (Stamboll) dhe Rako Prifti si biznesmen në këtë qytet. Ky i fundit ka dhënë ndihma materiale të konsiderueshme për vendlindjen. Duhet të përmendet kontributi i madh i dhënë nga Prof. Filip Shabani në lidhje me arsimin, ndihmesën për bazë didaktike dhe për një nga bibliotekat më të mëdha të Jugut, me rreth 10000 tituj në disa gjuhë si
dhe evidentimin e ndihmesës që ka dhënë për gjuhën e re greke në bashkëpunim me të mëdhenjtë: Palis, Psiharis, Fotiadhi, Dheltën e tjerë.. Athanas Shabani, i cili ka dhënë një kontribut të madh në Shoqatën “Vatra” në Boston. Në këtë fshat përmendet Jano Dado, që ka punuar sekretar i Mitropolisë së Gjirokastrës në vitet 20 - 30 të shek. XX dhe ka qenë anëtar i delegacionit, që i vuri kurorën Viktor Emanuelit në Romë, në vitin 1939. Në vitin 1939 Jano Ristani bashkëpunon me Mitro Dadon, Pilo Koçin, Kolo Bitën, Thanas Kapedanin e tjerë dhe ngriti një hidrocentral të vogël dhe e përuruan për herë të parë në Lliar e në Zagorie llampën e parë elektrike,
por kjo nuk pati jetë të gjatë. Banorët e Lliarit kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇL. Këshilli NÇL u krijua në vitin 1942 dhe organizata e gruas në vitin1943. Përgjegjëse e kësaj të fundit ka qenë Aleksandra Taçi. Fshati ka pasur 7 partizanë, nga të cilët 1 dëshmor. Në Lliar ndodhet një shtëpi e vjetër e Koçaj me një ndërtim të guximshëm arkitektonik të veçantë, e ndërtuar në vitet ’60 të shek. XIX dhe ka patur një vidh madhështor me
lartësi 90 m dhe diametër 3 m. Pas çlirimit, qysh më 1945, si në gjithë vendin dhe në Lliar, u vendos sistemi i ri i grumbullimit dhe furnizimit, sipas të cilit nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale që prodhonte çdo familje, pasi llogaritej shpenzimi vjetor, teprica i dorëzohej shtetit. Ky sistem nuk e nxiste prodhimin dhe më pas u kalua në sistemin e detyrimit (tatimit), sipas të cilit çdo familje ekonomi e fshatit në vartësi të pronës do t’i dorëzonte shtetit prodhimin në natyrë, që caktohej në fillim të vitit. Më 1956 u krijua kooperativa bujqësore, e cila u bashkua me Zhejin në vitin 1959. Baza e zhvillimit ekonomik është blegtoria e imët dhe bujqësia. Në Lliar janë shquar për potencial të madh intelektual dhe për shkollim jashtë vendit familja Shabanaj, e cila dhe në ato vende ku janë shkolluar fëmijët e saj ka dhënë kontribut të madh.. Nga Lliari janë përmendur: Kleo Miho, Filip Shabani, Perikli Shabani, Athanas Shabani, Thoma Shabani,
Koço Miho, Fori Shabani, Lefter Stefani, Kiço Llane, Lono Miho e të tjerë. Dy të fundit janë dalluar në Festivalet Folklorike lokale dhe Kombëtare. Familjet më të vjetra sipas dëshmive gojore dhe kujtesës historike janë: Llane, Miho, Muçi, Koçi. Evidente është se Perikli Shabani është hartues i ligjit të Turizmit të Republikës së Greqisë, që sot zbatohet prej 30 vjetësh edhe në Qipro. Në vitin 1990 z. Perikli Shabani, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Turizmit të Republikës së Greqisë, erdhi në Gjirokastër në krye të një delegacioni me ekspertë të turizmit për të realizuar ndihmesën në fushën e turizmit për Gjirokastrën dhe më gjerë, por nuk gjeti mbështetjen e forcave pluraliste qeverisëse në atë kohë, pasi ishte ende në fillesë kultura turistike. Një “imitacion”
të qendrës së Lliarit ai ka realizuar në Argos të Peloponezit. Lliari ka meritë të veçantë në fushën fotografike, pasi ka pasur korifejtë e kësaj fushe Jano Ristanin dhe Vasil Ristanin. I pari arriti që për herë të parë në studion e tij të “imazhojë”artin e ngjyrimit fotografik ( fotografinë me ngjyra). Këtë përvojë të madhe fotografike që është fushë
studimi e studiuesve të fushës fotografike, po e vijon artin e fotografimit fotografi tjetër i talentuar Petrit Ristani ( djali i Vasilit) , i cili vijon udhëtimin e studios “Ristani” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Edhe në fushën e fesë ortodokse Lliari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke pasur përfaqësues të shkolluar si Aleks K. Shabanin, Papa Konomin dhe Jorgo Filip Shabanin (Dukën). Fshati edhe sot ka një poetencial të madh kuadrosh si dhe vlen të përmenden në fushën e letrave poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani, poeti Kristofor Llane dhe letrari Harrillo Miho, në fushën e teatrit regjisorin e talentuar Kiço Londo, aktualisht Drejtor i Teatrit Kombëtar. Në fushën e sportit përmenden dy emra të nderuar si Aleks Londo dhe Ylli Polikron Shabani, të cilët i kanë dhënë edhe sportit kombëtar.
4
PROJEKT PLAN - PROGRAM AFATGJATË PËR ZHVILLIMIN E FSHATIT LLIAR Paraqitur në Kuvendin e tretë lliariot 11.06.2005 1.Të mirëmbahet rruga Shëmitra- Vështi i Llanaj Përgjigjet Kryesia e fshatit, Ksenofon Taçi Të përfundojë lidhja e rrugës automobilistike Vështi i Llanaj - Kroi i fshatit. Kontribut i banorëve aktualë dhe atyre që ndodhen në të gjithë vendin. Qershor 2006 – Maj 2008 Të përmirësohet rruga nga Kastelani Lliari me Zhejin. 2.Të ndërtohet, sipas edhe zotimit, një bar bufe tipike në qendër tek rrapi i fshatit me investimin e z. Kiço Londo, e cila të funksionojë sidomos gjatë kohës kur ka plotim banorësh në fshat, në periudhën e vjeljes së prodhimeve. Korrik 2006 – maj 2007 Përgjigjen financiarisht Kiço Londo dhe teknikisht Roland Çarka, Arqile Miho 3.Të plotohet me materiale ndenjëse salla e veprimtarive të fshatit Lliar me kontributin financiar të gjithë banorëve Deri në maj të nëntor të vitit 2006 Aristotel Stefani, Roland Çarka 4.Të përgatitet emërtimi i rrugëve, sheshit kryesor duke i emërtuar me emrat e figurave kryesore që kanë dhënë kontribut në historinë e fshatit dhe të krahinës e më gjerë si dhe të vendosen numrat në çdo shtëpi të fshatit, sipas traditës së parë urbanistike. Në këtë kontekst të bëhet një skicë ide e pasqyruar në hartën topografike të fshatit. Deri në vitin 2007 Ark. Pilo Koçi, Thoma Koçi. Pirro Dado 5. Të Këmbëngulet për rikonstrukturimin e Kishës së Shënkollit, duke bashkëvepruar me Mitropolinë e Gjirokastrës. Viti 2006 Kryesia e Këshillit të fshatit, Epitropia e Kishës së Shëntriadhës. 6. Të vijojë ngritja e shtëpive të banorëve të larguar nga fshati si dhe ngritja e dhomave për pritjen e banorëve që duan të kalojnë pushimet në fshat si dhe për turistët që kërkojnë të njohin fshatin , krahinën. Dhënia prioritet për tregtimin e prodhimeve të stinës dhe prodhimeve blegtorale. Viti 2006 e në vazhdim Kryesia e fshatit, Kristostom Llane 7.Të ringjallet tradita e veprimtarive sportive, duke u kujdesur për fushën sportive Në këtë kuadër në të gjitha takimet që do të vijojnë do të zhvillohen lojëra të shkurtra futbolli e tjerë. Aleks Londo.Ylli Shabani 8. Të riformohet Grupi i këngës dhe valles lliariote, duke ndjekur traditën e mëpërparshme dhe të marri pjesë ky grup në Festivalet e ardhshme Folklorike Kombëtare që zhvillohen një herë në katër vjet në Gjirokastër. Në këtë kuadër krijuesit dhe hulumtuesit e këngës popullore të japin kontribut. Viti 2006, Aristotel Stefani , Kiço Muçi, Ilia Hila 9.Çdo familje të ketë pemën e saj gjeanologjike të skicuar për të siguruar përcjelljen trashëgueshmërore, për përcjellje në breza Çdo familje e fshatit duke filluar nga qershori i vitit 2006, Përgjigjet Miço Miho. 10.Të botohen veprat për Lliarin: “Njeriu pronë e tre shteteve”, monografi për Filip Shabanin “Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe” vepër e publicistes Mari J. Ristani. duke i futur këto vepra në fondin kulturor dhe historik të fshatit. 11. Të krjohet Biblioteka e fshatit Lliar me vepra të shkrimtarëve vendas dhe të huaj si dhe të ekspozohen veprat e autorëve lliariotë dhe atyre zagoritë. Kristaq Shabani. Mari Ristani 12.Të punohet për të ngritur Shtëpinë Muze “Lliari në shekuj” si dhe të hapet një ekspozitë fotgrafike nga fotografët e mëdhenj të Lliarit Kryesia e fshatit, Miço Miho, Kristostom Llane, Roland Çarka. 13.Me grup autorësh të përfundojë historiku i fshatit Lliar deri në vititn 2007. Kiço Londo, Miço Miho, Thoma Koçi, Pirro Dado, Pilo Stefani 14.Të ngrihen Shoqata për Mbrojtjen e Pyjeve, për shfrytëzimin e pasurisë ujore dhe potencialeve turistike dhe kullotave. Viti 2006. 15. Të evidentohen lëvizjet demografike dhe të këtë evidentim të saktë për Popullisnë Lliar në të gjithë vendin dhe jashtë tij. 16.Të dalë tre herë një vit gazeta periodike historiko- kulturore - letrare “Lliari”, në përbërje të gazetës “Intelekt 2001…” që del periodikisht në Gjirokastër, ku të pasqyrohen evenimente të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë, figura kryesore të fshatit e tjerë, pasuria folklorike e tjerë. Sponsorizim i biznesmenëve dhe banorëve lliariotë Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani.Kryeredaktor Thoma Koçi Z?Kryeredaktor: Kiço Muçi Red. Përgjegjës: Qirjako Taçi. Menaxher: Koço Vllahu, me këshill botues nga gjithë Shqipëria, ku banojnë lliariotë. Maj 2006 18. Të përgatitet një film dokumentar për Lliarin, ku të evokohet përpjekja titanike kulturore dhe efektet historike, potencialet turistike si dhe veprimtaria artistiko - kulturore- letrare e personaliteteve të fshatit gjatë gjithë kohrave brenda dhe jashtë vendit, i cili të transmetohet në TV SH dhe në Tv ë tjera të vendit si dhe në Tv lokale. Kasetat e këtij filmi të jenë pronë kulturore e çdo banori të fshatit dhe të jenë në vidiotekën e çdo familje. Viti 2007. 19. Në vitin 2007 të zhvillohet një veprimtari e madhe kulturoro- historike e mjedisore në fshatin Lliar me plan të veçantë në bashkëpunim me fondacione e shoqatat joqeveritare që janë të interesuara për poetencialet e krahinës. Komisioni i krijuar enkas për këtë veprimtari Në vijim.. 20. Të krijohet një llogari finaciare në Bankën Tregtare të Gjirokastrës me destinacion “Kontribut për zhvillimin e Lliarit”Gjatë vitit 2006. Komisioni i caktuar për këtë qëllim. 21. Banorët aktualë të fshatit të kujdesen për shtëpitë dhe pronat e banorëve që nuk banojnë në fshat dhe herëpashere të japin informacione për gjendjen si dhe për mbrojtjen e florës. Gjatë gjithë kohës. 22. . Një herë pesë vjet të organizohet Panairi i Pijeve dhe prodhimeve bujqësore, frutore e blegtorale të Lliarit, duke filluar nga VITI 2008 Kryesia e Fshatit dhe Komisioni i krijuar enkas për këtë eveniment.
Komisioni i posaçëm për zhvillimin e fshatit Lliar
Drejtor dhe botues i gazetës Kristaq F. Shabani Mobil 0692553056 Kryeredaktor: Thoma P. Koçi Z/Kryredaktor: Kiço Muçi Redaktor përgjegjës: Aristotel Stefani Për informacionin: Kristina K. Llane, Këshilli botues: Kiço Londo(Kryatar), Marika Ristani, Pirro Dado, Miço Miho, Roland Çarka, Kristostom Llane, Petrit Ristani, Koço Vllahu, Ilia Taçi, Kozma Koçi, Ilia Hila, Qirjako Taçi, Kostandina Kondo (Shabani) Adresa e redaksisë: Pallati 87/4 Lagjja “18 shtatori” Gjirokastër Gazetën do ta gjeni ne Gjirokastër: Kiço Muçi, në Tiranë : Koço Vllahu, Pirro Dado dhe Llazo Londo,Petrit Ristani, në Sarandë Thoma Koçi dhe Viktor Llane, në Patos Vangjel Londo, në Athinë Kostandina Kondo (Shabani), në Përmet: Thoma Stefani në Durrës Viktor Dervishi, Vangjeli Stefani, në Lushnjë: Ilia Taçi, në Lliar; Miço Miho.
Sponsor të numrit 1 Vëllezërit Muçi Kiço dhe Koçi Muçi djemtë e Peço Muçit dhe Thoma Pelo Koçi. Banojnë aktualisht në Gjirokastër. Kiçoja me profesion mësues, vijon të ushtrojë profesionin e bukur të mësuesit në krahinën e Lunxhërisë (Nokovë). Ka katër fëmijë. Dy të parët vijojnë studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ndërsa dy vajzat e tij të vogla vijojnë shkollëne mesme të përgjithshme. Është shquar për zërine tij të bukur, pjesëmarrës në disa festivale folklorike zonale dhe kombëtare. Veprimtar i shquar shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” , dega Gjirokastër. Koçoja është i emigruar në Greqi (Janinë). Është i martuar me Krisanthin nga Dropulli, ka tre vajzatë nga të cilat dy kanë përfunduar studimet e larta në Gjirokastër dhe e treta vijon studimet. Ata kujtojnëme nostalgji vendin etyre të origjinës, Lliarin dhe prindërit e tyre që dhanë kontribut në përparimin e fshatit dhe të krahinës. Thoma Pelo Koçi me profesion mësues, aktualisht punon në Bashkinë e Qytetit të Sarandës. Ka dhënë dhe jep një kontribut të madh për krahinën dhe fshatin e tij të lindjes. Është dhe zev/drejtor I gazetës “Intelekt 2001…”