PEGASI , simboli i muzës. PEGASI , yllësi e nd ritshme në Univers. PEGASI , dritëd hënie në shpirt.
Jem i të gjithë engjëj Ejani të bashkojm ë krahët d he të flu tu rojm ë së bashku
Organ periodik letrar i Lidhjes së Krijuesve PEGASI Albania me qendër në Gjirokastër. Viti i gjashtë i botimit, Nr. 27, E-mail: pegasi2003@yahoo.com, Çmimi 30 lekë, Tetor 2007
Fjala e Botuesit Kjo gazetë me substrat të veçantë do të homazhojë për të gjithë artistët burimorë të asaj madhështie profesionale, të shndritshme, kulmore, të artit të madh të gdhendjes në gur e në dru; të homazhojë për të gjithë ata, që përdorën daltën dhe momumentizuan krenarinë këtij vendi, përcollën realitetin shqiptar me një fantazi të madhe, të ndritshme, krijuese dhe konkurruese në vlera, të prejardhur nga një shpirt i pasur, nga një këmbëngulje dinjitoze Kambana origjinale e mjeshtërisë artistike të gdhendjes në gur e dru, në mjeshtërinë e përdorimit të gjilpërës në qendisjen dhe stisjen e pajës së nuseve borëbardha e shtojzovalle shqiptare të paraqitjes bukurore të shtëpive dhe mjedisit si dhe në frymëzimin për paraqitjen e kostumeve popullore mahnitëse të këtij populli plot traditë, të përdorimit të penelës në krijimin e portretizimeve origjinale si dhe nxjerrjes në pah të një relievi dhe vendi plot virgjëri e të guxuar, të mahnitshëm; pikturat fantaziste murale edhe në rajonin tonë me mjeshtra të tipit Dhimitër Dhima; të fantazistëve artizanalë në bërjen e mjeteve të përditshme dhe ato të përdorimit të gjerë, në përdorjen e daltës për të nxjerrë në pah madhështi në
skulptura e në të tjera fusha manifestimi të fantazisë e të krijimit, i bashkohen fuqishëm shpirtit poetik, artistik dhe folklorik të këtij populli të mençur e plot tradita. Por njëkohësisht sot ne nderojmë të gjithë ata që vijojnë të përkushtohen në këto fusha, duke dhënë kontribut të madh, madje për të ekspozuar veprat e tyre, për t i reklamuar ato, sakrifikojnë edhe mundësitë e pakta monetare, që kanë dhe mediokriteti qesh, përqesh, shan, kur një ditë, pa këto materiale të fuqishme shpiërtërore do të enukohet deri në humbje të identitetit Mediokri tha : « Të pasurohem unë duke shfrytëzuar të tjerët dhe t u lë trashëgimi të paparë pasardhësve të mi Kjo më intereson mua » por këto të mira materiale ia zhvat truallit, njerëzve të këtij , trualli , pasurisë së tij Është me vend të perifrazxojmë edhe një herë një thënie të mençur të përkthyeses së talentuar greke, poetes Vasiliqi Kalahanit, e cila në një letër përshëndetëse na drejtohet DUKE NA THËNË SE JU BËNI NJË PUNË TË LAVDËRUESHME PËR TË NJOHUR LETËRSINË E VENDIT TUAJ NË BOTË. Stavri Çati të mahnit me pikturat e tij fantaziste, po kështu Stefan Papamihali, e sa e sa të tjerë ka Gjirokastra të tillë apo gjithë Shqipëria, të cilët sot të çuditin me përpjekjet individuale dhe konkurrimet dinjitoze që realizojnë po individualisht Duhet që këtë pasuri të madhe të krijuar ta administrojmë mirë dhe ta vëmë në shërbesë të gjallimit të shoqërisë.
Most respected friends, You who feel artistic work ëhich brings along a great emotional process and comes as a result of a discerning mind and talented hand, that carves beautiful feelings in wood and then is created the decoration of the environments, the places of relaxation, ëe convey to you today a marvelous artistic work from the town of Gjirokastra, Albania, world assets for its rare architectonic values. (UNESCO), carved masterly by mr. Anastas J. Petridhi, who possesses a great artistic spirit. Anastas has a long experience in this decorative process and has had pretty much success through his works, especially in Greece and Albania. His works are distinguished for a delicate use of chisel, for figurative approach with the reality, for his creative fantasy and beautiful artistic covering. By introducing him to you, we ask,if it is possible, to deliver to us your opinions in this background and when you will be given the chance that some day you visit Gjirokastra, to be in touch directly ëith the work and you would feel the visual beauty by touching them . Anastasi as an artist of this field of beauty is a member of the Association of the artists, writers and poets PEGASI ALBANIA We always advertize essencial sides and introduce such artistic beauties of a country that has professionalism in this art. Kristaq F. Shabani, Writer, poet President of the association of artists, writers and Poets PEGASI , ALBANIA with its headquarters in Gjirokastra
Editorial
Gdhendja, një art i bukur i fantazuar dhe real Nga Kristaq F. Shabani, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë Shpesh ne na përshtypëzojnë punimet në dru, në gur, që e kanë rrjedhën në bukurinë artistike të njerëzve, që e dëshirojnë të bukurën, në shpirtin e tyre të pasur, në demonstrimin e fantazisë së avancuar. Gdhendësit, në këtë aspekt, janë artistë, të cilët « pikturojnë » drurin apo gurin me penelat e tyre (thikat, daltat, çekanët apo dhe mjete të tjera), e bëjnë drurin dhe gurin të flasë figurshëm. Në këtë dru dhe gur derdhet pra talenti, del në pah vlera e paraqitjes artistike. Njerëzit e pasionuar në kësisoj punimesh kanë
fenomeneve dhe proceseve të ndryshme, që ndodhin në jetë. Po kështu nëpërmjet pasqyrimeve relievore, prezencës së luleve të gdhendura e tjera krijohet një tablo, panoramë e bukur e këtij arti, duke e kombinuar dhe me zbukurimet artistike të mjeteve të tjera të artistikuara me gdhendje, apo ekspozicionin mural në mjedise të tjera. Ky proces i bukur ka lindur që me lindjen e njerëzimit dhe ka kaluar në një proces gjithmonë në rritje, si rrjedhojë e rritjes së njohjes së botës dhe zhvillimit të fantazisë, por një kohësisht dhe rritjes së nivelit të punimit dhe të
« atelien » e tyre të krijimit dhe punimit. Ata « vrasin » mendjen për temat e larme, që përzgjedhin dhe piketojnë se çfarë do të servirin. Na pëlqen gjithçk++a e gdhendur, ku jepen formate lulesh, formate vijëzimesh gjithë ndriçimesh, hijesh të nevojshme, paraqitje të gjerave, që na emoncionojnë, duke i gdhendur në dru natyralisht; apo dekoracione zbukuruese në dhomat e gjumit, në dhomat e pritjes, në mjediset e tjera anekse, në krijimin e tavaneve të ilustruara, në punimet dekorative të kishave, në krijimin e kornizave si dhe në gdhendjet e apostujve, idhullorëve, figurave mistike, profetëve të shoqërisë në të gjitha aspektet si dhe pasqyrim krijimtar e fantazist të
rritjes së kërkesës për të pasqyruar atë, që duhej dhe konceptohej. Me kalimin e kohës filluan që në këtë gdhendje të drurit të futen elementë të tjerë fantazistë, të cilët përgatitën edhe në këtë fushë ecjen. Etapat e zhvillimit të artit gdhendës njohin lulëzimet e tyre. Kjo është një çështje tjetër, por ne duam të theksojmë se, ndër popujt e tjerë dhe populli ynë, gjatë shekujve, ka dhënë kontribut dhe ka artin e tij të gdhendjes. Të merresh me gdhendje në dru apo në gur është një mjeshtëri dhe tregon nivel kulturor. Pse ka pëlqesë të qilimeve të gurtë në qytetin e Gjirokastrës dhe shpesh ka mahnitje nga turistët e huaj , të cilët vlerësojnë këtë akt të madh fanatzist, apo gjetjet dhe
kombinimet arkitektonike të shtëpive me kalldrëmet të shtruara me gurë të bardhë të gdhendur, prezenca e tavanëve të lulëzuar e të ormentalizuar me diçka vetiake, musendrat apo mjetet e tjera të përdorimit të përditshëm , të punuar dhe të gdhendur nga mjeshtra të zotë ? Kjo është një fushë, sa e bukur, aq dhe e vështirë për t u eksploruar, megjithatë gjithmonë shfaqet, eksplorohet, me mundësinë e saj ekspozuese dhe madje ruhet kjo trashëgimi e madhe e krijuar me art dhe fantazi. Janë me dhjetra mobileri të profilizuara në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Sarandë, Fier e gjetkë , të cilatrealizojnë punime me dru, që aplikojnë artistikisht edhe me gdhendje dhe me prerje figurina befasuese dhe që rrjedhin nga mendimi estetik i pranishëm, i impulsuar ky nga nisiativat individuale dhe krijesat individuale. A nuk do të ishte i nevojshëm një kooperim midis tyre dhe një kombinim harmonik për të stilizuar e vendosur në këtë stisje të madhe dhe praninë e drurit të gdhendur bukur të Anastas Petridhit dhe të tjerëve të këtij « zhanri » Pavarësisht nga puna kooperuese, që bëhet edhe në kompletimin punimet e trajtës gdhendëse të eksplozicionit të tillë të kishave, ku druri ka frymçmarrje më të gjerë, duhet të intedifikohen përpjekjet, që këto punime t i realizojnë mjeshtrat e pranishëm dhe që puna e tyre e gdhendjes flet me gjuhë artistike. Gjirokastra, 29.092007
1
...Mos e kërkoni as harmoninë, Ajo s ka datëlindje ekzistence dhe është e harruar Përgëzime dhe vlerësim të madh për punën artistike të gdhendjes nga mjeshtri Anastas J. Petridhi, siç shprehen poetët nga Bota, tregon aftësinë dhe talentin e tij në këtë punim artistik. Ato ndriçojnë në fotografi, por duhet të jenë më të magjishme realisht. E-mail për këtë manifestim të Artit të gdhendjes dhe vlerësime kanë mbërritur nga Panajota Zaloni, Presidente e Lidhjes « XASTERON » dhe N /Presidente e Lidhjes Panhelenike të Shkrimtarëve, Beniamin Yozon, President i Lidhjes së Poetëve të Lauruar Internacionalë SHBA, Teresinka Pereira, Presidente e I.W.A, Hadaa Sendo WORD POETRY ALMANAC MONGOLI e tjerë.
Kjo bëri që unë sot të përparoj në këto drejtime dhe gdhendja, e cila ka qenë dhe është pasioni im, të jetë një kënaqësi shumëplanshe, Unë nuk mund të shkëputem kurrë nga ky pasion dhe këtë aftësi time do ta transmetoj
Kush është Anastas Petridhi?
Një gdhëndës i talentuar, i cili e shfaqi këtë talent që në rininë e hershme dhe e përvijoi atë më tej, duke u profesionalizuar e duke dalë si një individualitet në këtë fushë. Korrespodenti i gazetës « PEGASI » intervistoi Anastasin në lidhje me përvijimin profesional dhe artistik në fushën e gdhendjes. Kur fillon kontakti juaj me këtë art të veçantë ? Përgjigje : Gdhendja për mua është e hershme dhe kontakti me të po i hershëm. Që i vogël më pëlqenin punimet në dru. I shikoja ato me kuriozitet dhe më lindnin emocione, kur i kundroja ato. Më bënte përshtypje një parmak i lulëzuar, një trajtë tjetër e gdhendur, madje dhe një fllackë, ku ishte gdhendur një lule, apo punime të tjera, të cilat, në atë kohë, vendoseshin nëpër mure duke stilizuar shtëpitë karakteristike, kalanë ,hapësirat, punimet e tavolinave për në dhomat e pritjes e tjerë. Më tërhiqnin vëmendjen edhe punimet e tavaneve, musendrave në dhomat karakteristike të Lunxhërisë apo në Gjirokastër. Në Gjirokastër ishin realizuar punime në dru në çdo shtëpi karakteristike gjirokastrite, ku druri ishte « mbreti » i gjithçkaje. Kështu që mua m u fut në gjak arti i gdhendjes në dru dhe gjithmonë ëndërroja për të realizuar punime të tilla. Kështu që preferenca ime kryesore u shfaq që të ushtroja këtë zanat, pasi kisha dhe talent në vizatim. Shpesh herë, dhe kur isha i vogal vizatoja mirë portrete, lule, tufë lulesh, shtëpi e tjera. Dhe ëndrra t u realizua ? Duke i vënë vetes një pikësynim se do të ushtrohesha patjetër në gdhendjen e drurit, fillova kështu, pas mbarimit të shkollës së mesme, të përvijoja punën në Ndërmarrjen artistike, e cila ishte me emër, aso kohe në Gjirokastër dhe prodhimet e saj të quajtura « artistike » kishin dy destinacione : për brenda
vendit dhe jashtë vendit. Duhet të theksoj se në atë kohë Ndërmarrja jonë realizoi punimet zbukuruese në Hotel- Restorant « Zagoria », në Hotelin e Turizmit « Çajupi », në disa lokale të tjera si « Tirana » në pazar, në ambiente të Viroit e tjera. Gjithashtu punime artistike të mjeshtrave të kësaj Ndërmarrjeje Artistike janë ekspozuar edhe në ekspozita të ndryshme kombëatre, që zhvilloheshin në rang vendi apo rrethi si dhe janë reklamuar në albume me ngjyra. Gjatë asaj periudhe kryesisht ju me çfarë gdhendje konkrete jeni marrë ? Ne, siç e përmenda dhe më lart, merreshim me dy destinacione : përpunime për brenda vendit dhe punime jashtë vendit. Për brenda vendit dekoracione për zbukurim shtëpish, dekore, ndërsa për jashtë vendit bëheshin sëndukë (sepete, karrige të gdhendura, tavolina si dhe punime me fletë misri, shporta me thupra shelgu, kanistra e tjerë. Me rënien e sistemit gjithçka ndryshoi dhe gdhendësit iu drejtuan profesioneve të tjera , por në shhpirtin e tyre mbeti pasioni gdhendës. Ju qëndruat në vend apo nisët rrugën e emigracionit ? Në fund të vitit 1991, unë emigrova në Greqi. Ishte një emigrim i lodhshëm, i vështirë, por unë vendosa që me çdo kusht të punoja në profesionin, apo siç shprehemi ne zanatin e gdhendësit. Dhe fati në këtë drejtim më buzëqeshi, më eci. Stacioni im i parë dhe më i rëndësishmi ishte Agrinjoja në ETOLO AKARNAJA, ku u punësova vetjakisht, duke punuar në shtëpi, ku merrja porosi për gdhendje në dru si dhe bashkëpunova me një pronar, i quajtur Stavros Kamenos, i cili u njoh me aftësitë e mia, se çfarë dija të bëja unë. Ai prodhonte dhoma gjumi. Kishte shumë punë dhe, duke parë aftësitë e mia gdhendëse ai sajoi gdhendje të bukura zbukuruese në këto dhoma gjumi, të cilat realizoheshin edhe kështu u përvijua një kooperim i gjerë midis nesh. Zakonisht ai përgatiste dhoma të tilla gjumi për njerëz intelektualë.
Aplikimet e realizuara nga ana jonë u pëlqyen dhe filluan me inteligjencë t i përshkallëzojmë ato dhe të kemi shumë kërkesa. Unë kështu krijova stabilitet. Në vitin 2000 u shkëputa nga Agrinjo dhe shkova familjarisht në qytetin e Volos, në krahinën e Pilos, ku për një vit realizova punime të klientelës sime, kryesisht punime me dru. Në vitin 2001 kthehem përsëri në qytetin e Agrinjos , ku të them të drejtën punova në gdhendjen e drurit në mënyrë të pavarur, pra hapa përsëri punët e mia, kryesisht këtu me dhoma gjumi dhe punime zbukuruese. Punimi edhe në Greqi në mënyrë të pavarur më rriti dhe më aftësoi për të njohur e konceptuar drejt elementët kapitalistë në ushtrimin e këtij profesioni të bukur. Pra përfundimisht pas shumë vjetësh ju u kthyet në Shqipëri, në Gjirokastër ? Në vitin 2003 vendosa që të kthehem në Gjirokastërfamiljarisht, pas një analize të bërënga na ime. Unë gjatë kësaj periudhe kisha punuar në zanatin tim dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë, pasi plus përvojës, që kisha marrë në kualifikimin tim në Shqipëri, unë kisha fituar edhe një pëërvojë të mirë
në veprimtarinë time profesionale në Greqi ; kisha mësuar të konkurroja denjësisht dhe ta ndieja veten të aftë. Kështu, duke shfrytëzuar edhe lidhjet e krijuara me gdhendësit në Agrinjo, Pilos e tjerë mora nismën për të ushtruar privatisht profesionin në Gjirokastër. Vetëkuptohet që fillimet në këtë fushë janë të ngarkuara , më së fundi arrita që të hap një njësi të tillë « Gdhendjen e drurit » në Gjirokastër dhe të punoj me parametra të larta, duke siguruar dhe makineritë, të cilat më duheshin për të punuar cilësisht këtu. Kjo bëri që unë sot të përparoj në këto drejtime dhe gdhendja, e cila ka qenë dhe është pasioni im, të jetë një kënaqësi shumëplanshe, me të cilën edhe jetoj unë dhe familja ime. Nuk mund të shkëputem kurrë nga ky pasion dhe këtë aftësi time do ta transmetoj te djali im dhe te të afërmit e mi dhe them se do ta realizoj, pasi shenjat janë të mira. Zoti Anastas, ju tashmë vajtën disa vjet që ushtroni privativisht zanatin tuaj të bukur, ç mund të na thoni për futjen e këtyre elementëve të punimeve të gdhendjes së drurit në shtëpitë Gjirokastrite? Duhet t i përgjigjem drejt pyetjes
Vëzhgim
dashamirësi gdhendësin duke treguar me shenja se ishte një punim shumë i bukur dhe se do t i pëlqente ta kishte pronën e tij dekorative. I tha përkthyeses që të pyeste për çmimin e saj. Kur gdhendësi i ktheu përgjigjen për çmimin, përkthyesja shtrëmbëroi buzët e saj hollake dhe i tha të huajit, pa kulturë: Eja të ikim, çmimi është i lartë! Ishte një diçka antikulturore dhe antikrijimtarie, një etikë vulgare e demonstruar. Përkundrazi i huaji i tha gdhendësit në gjuhën shqipe: Faleminderit! Një kontradiktë: një sjellje vulgare dhe një etikë mirësjellje.
Gjithmonë injorantët dhe vulgarët, që janë tani, së fundi, të shumtë kanë një neveri ndaj artit, ndaj librit dhe mundohen që nga talenti të fitojnë e ta detyrojnë punimin artistik të shitet më pak se një kile presh, patlixhan apo trangull, që i blejnë me shumicë Veprimi i përkthyeses , e cila mund të kishte përfunduar edhe universitetin për gjuhë të huaj, apo e ka mësuar gjuhën pa kurse private, direkt në emigracion la për të dëshiruar. Kjo është e pafajshme dhe ofenduese për shoqërinë tonë, e cila prezantohet kaq keq tashmë me njerëz, që s kanë asnjë vlerë përfaqësuese e zotërim
inteligjence, paçka se janë në pushtet apo në funksione tërësisht militantë të një partie apo të një tjetre. Zj. Lubjana Baho pohon: Në një kontakt të organizuar në njësinë, ku janë ekspozuar punimet artizanale të kash, e cila përmbledh punime pothuaj nga e gjithë Shqipëria, spikatin dhe janë më të kërkuara punimet me gdhendje të Anastas J.Petridhit Punimet e tij janë të kërkuara në Australi, Angli dhe SHBA të vlerësuara për stilin, fantazinë dhe teknikën e punimit të tyre. Çdo turist që hyn në këtë njësi ekspoze e përqëndron vështrimin tek këto punime gdhendje prej druri
Ne shpleksim vetë të bukurën... E bukura ofendohet nga vulgariteti dhe mungesa e etikës në mes të ditës Një turist të huaj, i shoqëruar nga një përkthyese vendase, i bëri përshtypje arti i punimit të gdhendjes dhe u ndal para një punimi të tillë. Shihej që turisti, ndoshta dashamirës i këtyre punimeve, ishte përshtypëzuar nga punimi i gdhendjes dhe pa me
2
Përfaqësuesit tipikë të gdhendjes
suaj. Në këtë drejtim janë hedhur hapa përpara, pasi njerëzit po e kuptojnë rolin e drurit, prezencën e tij dhe bukurinë tij zbukuruese. Në lidhje me zbukurimet me dru ne kemi qenë shumë dhe tashmë ka mbetur vetëm një. Një qytet i tillë si Gjirokastra, i cili ka vlera të mëdha dhe është në UNESCO, pra është një pasuri e madhe botërore me kalimin e kohës nuk do të ngopet me « zbukurime druri ».Por theksoj se duhet të bëhet një politikë e mirëdrejtim të tërheqjes së turistëve të huaj që të respektojnë vlerat e mahnitshme të këtij qyteti dhe midis të tjerash të bien në kontakt edhe me gdhendjet në dru. Kjo kohë do të vijë patjetër. Për këtë jam i bindur. Unë i jam përkushtuar këtij profesioni dhe çdo gjë e programoj, por duhet të bëhet një punë më e madhe reklamuese që njerëzit të njihen me këtë proces të bukurisë dhe të fantazisë. Doja të falënderoja, me këtë rast, prindërit e mi, e në mënyrë të veçantë babanë tim, Jorgon, i cili, me shpirtin e tij intelektual, me aftësitë e tij si mësues, më ka impulsuar në ushtrimin e talentit tim , duke më dhënë këshilla të vlefshme, të cilat më bënë që të jem në këtë stad. Po kështu dua të falënderoj të gjitha ata, që më përzgjodhën mua dhe kanë në shtëpitë e tyre punimet e mia të gdhendjes duke më respektuar profesionalisht. Zoti Anastas, ju falënderojmë dhe ju urojmë ju në këtë ndërmarrje sipërore, të bukur ! Faleminderit ! Intervistoi : Agron Shele W.P.S
Në mengjesin e çdo dit e, era e leht ë, kreh e kreh flokët e shelgjev e,
Muaji tetor, muaji Njeriu që ngriti disa kështjella i Letërsisë Homazh për mjeshtrin e gurit Sokrat Stoja .Poezitë e poetes Mirela Dudi W.P.S, zënë vend në Almanakun e Poetëve të vitit 2007, të përgatitur në Mongoli. Këtë ia konfirmon Botuesi dhe Kryeredaktori, që merret me përgatitjen e këtij Almanaku poeti Handaa Sendo, Presidentit të Lidhjes së Krijuesve PEGASI . Poetit Kristaq F. Në kuadrin e muajit të Letërsisë Lidhja e Krijuesve PEGASI do të organizojë veprimtari analitike, promovuese, reklamuese, prezantim vlerash si dhe çelja një Panair Ekspoze të librave të rinj në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës, Përmetit, Sarandës, Tepelenës dhe ekspozicion i Librave tanë më të rinj përfaqësues në Simpoziumin Ndërkombëtar të Letërsisë, që zhvillohet më 2-4 nëntor 2007 Salaminë ( Athinë) të Greqisë me pjesëmarrje të shumë përfaqësuesve të botës shkrimore nga Bota si dhe ekspozicion të punimeve në dru të gdhendësit Anastas J. Petridhit. Për këtë akt njoftohen të gjithë shkrimtarët që të dorëzojnë në Qendrën Kulturore DORIAN librat e tyre për këtë akt reklamues dhe ekspozues me vlerë. Poetja Aleksandra Shabani futet në Almanakun e Poetëve të Laureuar Internacianalë në SHBA me pesë poezitë e saj të përkthyera në anglisht nga libri Skulpturë dëshire në qiell manovrimi Poeti Dino Çiço dhe poetja Elefteria Kallojeri (Hoxhaj) pranohen në Lidhjen e Poetëve Bashkohorë (W.P.S)
.Presidentja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, poetja Teresinka Pereira ndërmerr një turne në disa vende të Ballkanit dhe të Evropës dhe kontakton me anëtarët e I.W.A. Ky inkursion i saj fillon nga Athina. Ajo është e ftuar edhe në SimpoziuminNdërkombëtar, që do të zhvillohet në Athinë. . Në Athinë (Salaminë) zhvillohet Simpoziumi Ndërkombëtar i Letërsisë me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve të Lidhjeve të Shkrimtarëve dhe Artistëve nga vende të ndryshme të Botës. E ftuar dhe Lidhja e Krijuesve PEGASI . Drejtues i këtij simpoziumi është poeti, shkrimtari, publicisti, presidenti i Lidhjes Kafeneja e Ideve z. Dino Kubatis, njëkohësisht dhe Anëtar Nderi i Lidhjes së Krijuesve PEGASI . Në qytetin e Delhit (Indi) u zhvillua Kongresi Ndërkombëtar i Letërsisë, i treti i radhës, që zhvillohet në Indi. Këtë kongres dhe drejtuesin e tij, Dew Bhadwaj e përshëndeti Presidenti i Lidhjes së Krijuesve PEGASI shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani.
Shabani i kanë ardhur përgëzime për poezitë e tij të bukura në gjuhën italiane nga Presidentja e Accademisë letrare
A.L.I.A.S Australi, zonja Giovanna di Lombardi, e cila e nxit poetin për të marrë pjesë në konkursin e vitit 2007 në Australi, ku trofeu këtu jepet nga Presidenti i Republikës Italiane përvitshëm. Dolën në qarkullim libri Mysafirëte rinj të Çajupit i autorit Jorgo Telo dhe libri Pronori A.B. dhe Astma e lindur e autorit Kristaq F. Shabani. Peço Kagjini (SHBA) Fillimet e Lëvizjes Antifashiste Nacionaçlirimtare në krahinën e Zagorisë, në krahinën e Luginës midis maleve Si dhe libri Emigracioni i Hënës (greqisht) i poetes Elefteria Kallojeri. Libra, që priten të dalin së shpejti nga botimi: Petro Dudi (Tiranë) Ishulli i seksit Elefteri I. Kallojeri(Gjirokastër): Edhe kur ti ke harruar fjalët (shqip), Mesazhi i detit (italisht), Jetë - korrigjim gabimi anglisht; Agron Shele (Përmet) Imazh i rremë , roman Katerina Kulo (Sarandë) A zbrazet kënga nga shpirti , këngë popullore Vasil Zëra(Gjirokastër) Qeshet syri me qepallë (Këngë për miken këngë popullore Jonida Seiti(Tiranë) Dashuri në kohë gri poezi dhe skicime. Kanë hyrë në botim librat e poetit dhe publicistit Osman Buzo : Kambanat e Luginë së Mbretërve (reportazhe, skicime, kritikë) si dhe përmbledhje me poezi nga dy vëllimet e botuara Në qiell pa faj (Çelsëron Planeti) dhe Ç më duhet Nderi (anglisht) përkthyer nga përkthyesi Dritan Kardhashi. Izet Çulli (Tepelenë) dy libra: një në anglisht të titulluar SKLLEVËR TË GOTËS përkthyer nga Mirela Dudi dhe një libër me skica në italisht me titull Fajin nuk e ka pasqyra përkthyer nga Besnik Ismailati.
Një fragment nga jeta e tij e gjalluar Nga Duro Shehu Ai ishte pasionant, i palodhur, merakçi, i dashur me të gjithë, hokatar me shokët, kërkues ndaj nxënësve, i pakursyer me këshilla me eprorët, i disiplinuar, i ndërgjegjshëm. Të gjithë e thërrisnin USTA dhe për të shpreheshin: Ç i sheh syri, ia bën dora! I barabartë në profesion me usta Simin, usta Peçi Kriston, usta Kiço Lulën, usta Stefan dhe Guli Koçollarin si dhe me vëllanë e tij, usta Peçon. Sokrat Stoja ishte mjeshtër i gurit. Ai ishte fjalëpak dhe në shumë bisedonte me gurin. Ai i njihte që larg gurët, të cilët hanë çekan dhe të pabindurit Ustai i punonte me dashuri. Qëndronte mbi daltë dhe humbiste duke gdhendur duke mos vënë re as orën. Ndonjëherë nervozohej me sehirxhinjtë, të cilët, për hir të normës, bashkë me gurët e radhës, dërgonin edhe gurë të paskalitur . Nga duart e tij janë ngritur shumë vepra, të cilat do të mbeten monumente për qytetin tonë, si për artin e gdhendjes, ashtu dhe në atë të montimit. Të tilla janë: Hotel Turizmi Çajupi , Bashkia, Këshilli i Qarkut, Spitali Civil, Omer Nishani , ish Pallati i Kulturës, Shtëpia e Çerçiz dhe Bajo Topullit, Muzeu Etnografik,shumë pallate, disa institucione kulturore, Ka ndërtuar shtëpitë e dëmtuara nga lufta në fshatra. Ai, gurit i jepte formë, i jepte jetë, i jepte shpirt nga shpirti i tij dhe guri fliste me gojë. Populli ynë ka një fjalë të mençur: Dardha do të bier nën dardhë Paraardhësit e Sokratit, stërgjyshi dhe gjyshi, dy djemtë e tij Vangjeli e Spirua, bijtë e Vangjelit Peçua dhe Sokrati dhe Vangjeli, i biri i tij, i cili vijon edhe sot profesionin e atit, e lidhën jetën me ndërtimin, këtë profesion të mrekullueshëm, të cilit ne i heqim kapelen, ndërsa italianët e quajnë STAR -IN e të gjitha profesioneve, që njeh sot njerëzimi.Populli thotë se, kushdo mund të qepi një kostum tepër elegant dhe në modë, ose këpucari mund të bëjë më të bukurat këpucë, ato do të vishen një, dy, tre vjet, mandej vjetërsohen e dalin
nga moda, kurse ndërtesat e bukura dhe të forta u rezistojnë shekujve dhe brezat e ardhshëm do t i vlerësojnë për mjeshtërinë, soliditetin. Ja si u shpreh një vizitor suedez, kur u përball me me madhështinë e këtij qyteti i tërë prej guri: Grua, po të flas me celular nga një qytet i mahnitshëm, nga qyteti që, për mua është më i bukuri në botë! Mos humb rastin ta shikosh arkitekturën e tij . Mendoj se për këtë qytet ka meritë edhe usta Sokrati. Ai në fakt nuk rron më, por duart e tij duken kudo, në themelet, muret . Çatitë, oxhakët, kalldrëmet e në çdo gjë të qendisur me mjeshtëri në qytetin tonë të bukur e të papërsëritshëm. Vendlindja e tij ishte Koblara, ky fshat i bukur i Dangëllisë së Përmetit, pranë Frashërit. Skulptori i Popullit Odhise Paskali, duke folur për fillimet e artit të tij pat thënë se, dashurinë për gurin, për gdhendjen e latimin e tij e mori në fëmijëri, kur jetoi disa vjet në Koblarë. Aty, - kujton ai, unë u ndodha midis mjeshtrave të gurit, të cilët, ata dhe vetëm ata, dinin të punonin aq bukur . Po të bisedoje me ustanë, tregon miku i tij, Jani Dhimitri, - ai kishte qejf të tregonte histori nga jeta e tij plot peripeci. Kur mbusha një vjeç, - këtë ma tregonte shpesh, - siç më pat thënë nëna, Sotira, ajo dhe njerëzit e shtëpisë në bazë të zakonit të anëve tona, m i vunë përpara gjithë veglat e profesioneve të atëherëshëm. Unë siç më patën molloisur, nuk mora zdrukthin,as kërrabën, as karremin, por iu lëshova çekanit . Dihet që shumë familje mjeshtrish të gurit, që banojnë në Gjirokastër kanë ardhur nga Koblara. Si shkak i shpërnguljes ka qenë nxitja e vëllavrasjes në vitin 1916. Ditën, kur ikën prindërit e Sokratit familjarisht, po atë ditë me ta udhëtuan në këmbë dhe familje të tjera. Të gjitha lanë shtëpitë e bukura 2-3 katëshe, fshatin gjithë gjelbërim e me ujin kristal, lanë bagëtinë dhe gjithë katandinë dhe u nisën me ç kishin veshur. Duke ecur rrugë pa rrugë me fëmijët në krahë, të lodhur e pa ngrënë, u kishte vajtur shpirti
në majë të hundës. Në këto kushte, tregon Paskal Eftimi, - ndërsa ishim duke kaluar lumin me këmëbë, Sokrati, filloi të qante me lemeri. Ishte fëmijë zevzek, më i vogli i fëmijeve të Vangjelit dhe më i përkëdheluri. Atë, sëbashku me motrën Anastasinë, i mbante Sotira. Ajo dinte se ç po hiqte! Të mbante trastat, të mbante vajzën apo të mbante djalin! Të gjithë ishin të ngarkuar, të drobitur dhe tani rrezikoheshin të mbyteshin. Hidhe në lumë, - thirri i bezdisur një nga fundi i karvanit.- Ne s dimë, në do të dalim matanë, ky vazhdon në të tijën. Jo, - foli e dëshpëruar Sotira, e cila mezi çapitej. Vetë mendoj të mbytem dhe djalin s ia jap lumit! . E shtrëngoi të miturin fort në gjoks dhe duket që, ai diçka kuptoi dhe pushoi së qari. Kështu Sokrati e hodhi lumin. Drejtuesit e Ndërmarrjes tregojnë se ai nuk e njihte mosrealizmin e normës. Ustai bënte shpesh fjalë me normistët, se ata për shkak të tejkalimeve të ndjeshme të tij, kërkonin të mos ia shënonin gjithë punën që kryente. Ai tre vjetët e fundit nuk punoi me brigadën, por doli individ. Mesatarja e këtyre viteve atij i doli 150%.. Sokrat Stoja do të mbahet mend për aftësitë e tij të mëdha në fushën e punimit të gurit dhe do të jetë një nga më të ndriçuarit e kësaj plejade ndërtuesish gjirokastritë.
Informim Pas hyrjes në Lidhjen e Krijuesve « PEGASI », Albania, të grupit polifonik « Lundra e Polifonisë labe » të Tepelenës është shoqata kulturore « Jonianët » i Sarandës, drejtuar nga z. Maksi Kulo, që bëhet anëtar i Lidhjes prestigjioze të Krijuesve « PEGASI ». Anëtarja e kësaj Lidhjes, krijuesja dhe këngëtarja e talentuar Katerina Kulo del me vëllimin e saj « A zbrazet shpirti nga kënga » ( dy gjuhë shqip- anglisht ». Kush janë Jonianët ? JONIANËT SARANDË , shoqatë kulturore, e cila mbron vlerat kulturore të trevës së Sarandës dhe Delvinës, zhvillimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie kulturore të polifonisë labe, organizimin e aktiviteteve kulturore në shkallë qyteti e rrethi, përfaqësimin e shoqatës në këto lloj aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit, mbrojtjen edhe ndihmën e anëtarëve të shoqatës në kushtet e konkurrencës së lirë dhe të ekonomisë së tregut, lidhjen e Shoqatës me shoqata të tjera simotra brenda dhe jashtë vendit. Shoqata është miratuar në veprimtarinë e saj nga Gjykata e Rrethit të Sarandës me nr. Vendimi 18 datë 17.07.2000. Kryetari i Shoqatës JONIANËT është zgjedhur z.Maksim Kulo Curriculum Vitae The cultural artistic association JONIANET was founded in December 1993. THE AIM: To preserve and cultivate the folk values of Saranda and Delvina areas. THE OBJEKTIVES: To spread its activity all over Saranda and Delvina area, giving shape to complete folk ensemble in the nearest future by meeting the specific demands of Saranda and Delvina area. ACTIVITY: - Has participated in Fest- Folk Gjirokastra 2000, in the activity Multicultural town Përmeti 2001 . - Has participated in folk Albanian front of Drenas, Kosovo on the 14-th of Julu 2002. - Yearly participation in the folk festival organized by CIOFF. - In 1995 have participated in National Fest Folk of Berat. - In1994 in Fest Folk of South Albania in Gjirokaster - In 2000 took the fifth place in the national Festival of Permet. - Yearly participation in the Festival of Theatres in Butrint. - The group has had invitations from international festivals organized in Portugal, Romania, Greece, but for visas details they couldn t participated. - The group has a vital cultural activity within Albania. The group is member of CIOFF ORGANIZATION.
3
Sy t ë e t ejhapur robërojnë me inat drit ën e agimit . * * * Katerina Kulo, the spirit of the wellknown group Jonianët of Saranda, is the typical representative of the most famous folk singers of her generation, but she is distinguished even as a bard who carries extraordinary energies and this owing to her smiling, humane, and free spirit. She drops bouquets of verses and adds to them radiance with her melodious voice ... This duetto has its origin in the birthplace called Zagori, where the Mothers used to teach their daughters how to sing and weave verses as well... Naturally, there is no region in the world, with such a great percentage of talented people in the making of briliant and conspicuous verses ... Kristaq F. Shabani At this small bosom, like a drop of tears... 1.Would the sea drain by the means of a spoon, would the heart run out of songs ? Who sings so passionately? Do you say a golden song? Who sings with the fire of the spirit Sing along o you Jonians, sing! A sea breeze blows Like the waves the verses of the poet... Ëho sings with the notes of the spirit Mother brought us up to sing! Who shoots, becomes a bride? With those lips like two buds? Sea breeze, mountain breeze, Nature gave us as a gift... Sing songs with Jonians, Dancing like an oread It befits you, o Saranda, The field powwows with the mountains! As long as the sea lives, the song remained in the lips... Would the sea drain by the means of a spoon, would the heart run out of songs there is plenty to be said, saying never ends! Translator: Dritan Kardhashi
Reklamë Ne realizojmë gdhendje në dru sipas shijeve tuaja, të cilat zbukurojnë me një dekoraciontë fantazuar e real shtëpitë dhe mjediset tuaja. Punimet tona janë punime arti, të cilat realizohen me profesionalizëm si : gdhendje tavanesh (rozeta, këndet, ristelat), sëndukët e gdhendur, ikona, ikonostasë familjarë, tempuj, zbukurime : vazo lulesh, shtëpi ; zbukurime gdhendjeje në dhoma gjumi, tavolina pritjeje, karrike, bufe e tjera. Gdhendjet tona janë konkurruese dhe e kanë treguar edhe në vendin fqinj Greqinë. Doni prodhimet tona artistike merrni kontakt me numrat e telefonit : Anastas J.Petridhi, gdhendës i liçensuar : Mobil 0692617562 dhe Fiks 003558468004 / Ne ju presim për të diskutuar së bashku për të bukurën dhe sesi ajo të jetë në shërbesë të jetës suaj ! Ndodhemi shumë afër jush : Lagjja « Pllakë »,Gjirokastër, pranë Shkollës së mesme pedagogjike « Pandeli Sotiri » Gjirokastër.
4
Eftihia Kapardheli ( PATRA) GREQI Hajk Në një këndvështrim analitik të veprës së poetes, prozatores Kapardheli vëren tendencën e pozitivitetit të konceptuarit dhe të arkitekturuarit të mendimit të saj, në substratin filozofik, gjë që nxjerr në pah vlera të të shkruarit në kuadër të analizës deduksionale të kohës, që jetojmë si dhe të një perspektive të së nesërmes. Larmia e tematikës së prekur flet për një pasuri e pasurim të ndërveprimit si dhe të një logjizmi prezent, që merr rol parësor në qartësim të hapësirës mendimore, kjo e përpunuar me një simbolizëm të bukur, të thellë, ndritës. Motivet, që përkryhen e qëndisen në këtë vepër të pasionojnë si dhe të hapin horizont për të hapur rrugë të reja ëndërrimi. Spikat e papritura, e cila del tek kthesimi i mendimit dhe te gatimi i tij i përpunuar. Poetja, përkthyesja dhe kritikja letrare Zaharulla Gaitanaki për këtë vepër, midis të tjerash, shkruan: Bukuri dhe vërtetësi ka dhe kjo përmbledhje e poetes Eftihia Kapardheli me ato mendime të saj të hajkut, shkruar me ndjenjë dhe në veprën e saj del gjithë mençuria e jetës së saj. Dhimbja nuk mungon, siç fatmirësisht nuk mungon as ëndrra e një bote me ëndërr dhe dritë. Bota me çnjerëzoren e saj, që plagos dhe dhëmb njerinë çka kundërshton mendimet e ndritshme të protestës, është një pjatë e madhe kristaline. Petalet e lules të mbushura, lulet bojëdeti, kanë freskinë, aromën, ngjyrat e pastërta të natyrës, larminë e mendimit të saj dhe ndritshmërinë e mendimit të saj për një dimër, që nuk ka ardhur, siç duhej, pranvera paraqet dhe përcakton zotësinë e saj edhe Eftihia me një buqetë (tufë) bojë deti servir lule poetike të mrekullueshme dhe që aromatika e mendimit sjell rilindjen dhe bukurinë në shpirtin tonë edhe në jetën tonë. Këto lule të saj janë plot aromë. * * * Sytë e tejhapur robërojnë me inat dritën e agimit. * * * Me ndjenjën e butësisë mbuloj trupin e ëndrrave të shpirtit * * * Me të rreckosura nuk rikthehem në hijen e dashurisë * * * Shpresa e shpëtimit është kalimi * * * Ecuria shekullore në hapësirën qiellore është e vetmja rrugë e ikjes për shpëtim * * * Kur mendja nuk njeh të menduarit është pa formë dhe dhimbja është e përhapur * * * Duart e tua të zhveshura si degët e zhveshura i përhap në kujtesë, fole të bëhen për zogjtë e lirë. *** Stuhitë kaluan qiejt janë zgjeruar tani qetësi absolute * * *
Zemrat i kemi ravijëzuar tek ata që kemi dashuruar. * * * Rrjedhja e kohës e pakoçarje është një dhuratë trashëgimi shekullor * * * Me kurthe në vit Nuk na dëgjon njeri Në botën njerëzore të zileps zëmërimi, fillon të bërtasë
Elefteria Kallojeri Pa datëlindje ekzistence Gjaku im lëvrin për në damarë, lëvrin si llavë e zjarrtë, e trazuar. Barazi në këtë tokë?! Ju lutem , mos bëni shaka! (S jam qenie e praruar). Mos e kërkoni as harmoninë, Ajo s ka datëlindje ekzistence dhe është e harruar
Eja Si dielli në stuhi të prodhosh paqe në mbrëmjen e errët. Eja Mendimete mia në kuptim janë çmendur dhe shpresat mund të luajnë. Eja Vetëm kështu zilet do të tingëllojnë, vetëm kështu gëzimi do të mbushet metë vërtetën, Vetëm në këtë mënyrë mund të duroj e të mposht dhimbjen time në besueshmërinë e zemrës në dritëzën embëlsore të perëndimit. Oh, lejoji mendimete mia të kenë trajtë paqësore shëndetësisht. Përktheu nga anglishtja: Aleksandra Shabani
Fadil Shehu Fier Peizazh Në mengjesin e çdo dite, era e lehtë, kreh e kreh flokët e shelgjeve, Në ujë: Dielli, motopeshkatoret, malet, të gjitha lahen. Një tufë mjellmash me qafa të gjata, si spiranca anijesh hyjnë e dalin mbi ujë, një varkëz me pushues lëkundet, si djep në valët e Ohrit. Nga Driloni dielli nis të shpërndajë rreze.
Anila Mihali Permet Turbamento nell anima Chiedo alla lacrima: Dove vai? Mi dice che sto buttando via la solitudine. Chiedo ai sentimento: Perche gridi? Mi dice che gli ho preso la poesia. La lacrima scorrendo e diventata fiume e li fiume sfocia nei mare, cosi l anima, che continua a gridare, gridare.
Silvana Hazati (Gjirokastër) Dega e thyer Veç emri yt ka mbetur në kujtesën time, trupi yt në lëkurën time, buzët e tua në buzët e mia dhe kjo kaq, sepse ti, nuk je pranë meje, dashuria ime e thyer A hope Look into my eyes you will see suffer and doubts. It s because of my past and my present. I have a hope Maybe the future would be better?!
Andrea Karzis ( PREVEZË) GREQI Eja Si gëzimi në këtë mënyrë trandafilat do të shpërthejnë në shpirtin tim.
ANDREA KARZIS, PREVEZA, GREECE SPIRING Natyre full flowers, takes pride as a bride, Youths fall in love, the heart so pounds, The sun comes out gloriuos and makes everything gold Around it And the night in serenity, scattersd its fragrance too. The world feels happiness sprouting everrywhere And many upon the uniting of kisses, the firey ( ?) shivering They seem notes of another world, the angels mandolins ! INTHE WAY FORGOTTEN LAND OF THOUGHTS A far away memory came and touched my soul Sunk in the monstrous waves of expectation In the way fortten land of thoughts I feel a warmth spreading around And in my heart it melts sorrow In the sobbing of dawn I try to find the omens of your return In the very wet crystal of your memories In all the colors of yoyr eyes Carry me to the of lilies While my lips so search Përktheu nga greqisht në anglisht :Vasiliki Kalahani Korinth (Greqi)
TERESI NKA PEREI RA
Simotra të Lidhjes PEGASI ACCADEMIA LETTERARIA I TA L O - A U S T R A L I A N A SCRITTORI MELBURNE, AUSTRALIA La Storia dell a.l.i.a.s. Di giovanna Li volti guzzardi, pRESIDENTE L A.L.I.A.S. è nata il 7 maggio 1992 alla Biblioteca Comunale di Milleara Mall, East Keilor, dove io ogni sabato mattina dalle 9 a mezzogiorno, insegnavo italiano ai bambini di tutte le nazionalità e facevo fare loro dei piccoli concorsi di poesia. Poesiole che dovevo correggere, ma era una grande gioia vedere tutte quelle poesie in lingua italiana, scritte anche da bambini che non erano figli di italiani.La premiazione avveniva nella stessa biblioteca un sabato mattina, prima della fine dell anno scolastico; allestivo un piccolo spettacolino e intervenivano parecchie persone. I bambini leggevano le loro poesie, quelli che suonavano degli strumenti musicali si esibivano suonando un pezzo a loro piacere, così per quelli che cantavano e facevano danza sia classica che moderna.Quando ho detto ai dirigenti, che se mi avessero dato la biblioteca a disposizione, avrei creato un Circolo Letterario, e potevo indire concorsi per grandi e piccoli, loro, pieni di entusiasmo, mi hanno risposto: Giovanna, sei grande, la biblioteca è tua . Così, da una mia idea e con l aiuto degli amici è nata l ASSOCIAZIONE LETTERARIA ITALO AUSTRALIANA SCRITTORI A.L.I.A.S. ora ACCADEMIA.
Sponsor i gazëtës Nr. 27 Z. Anastas Petridhi Duke u nisur nga shpirti i tij i pasur, nga përkushtimi ndaj artit të madh të gdhendjes si dhe celebrimit si Anëtar i Lidhjes së Krijuesve « PEGASI » dhe daljes së këtij numri special « PEGASI- GDHENDËSI », që nis një « serial » botimesh për këtë fushë që do të impulsojë prezantimin, reklamimin dhe impulsimin e artit të magjishëm të gdhendjes.
WE ARE We, who write on paper, on computers, on napkins, on newspaper s edge, on the plate and on trees, we, who talk to the wind with the voice of poetry and words of stone, we are tireless, transients of the night, sleepless nomads, crazy and imperfect, neglected witches. We go on dreaming and believing in the power of love.
Redaksia « Pegasi »
e
gazetës
Gazeta botohet nën drejtimin e Kryetarit të Lidhjes së Krijuesve PEGASI , ALBAN IA KRISTAQ F. SHABANI IWA, WPS, me qendër në Gjirokastër M o bil 003552553056, 00355692239594 Kryeredaktore e gazetës: Aleksandra Shabani W.P.S Zëvend/ Kryeredaktore: Elefteria Kallojeri W.P.S Zëvendws/ Kryeredaktor:Dhimitwr Miti W.P.S Adre sa e re daksisë : lag jja 18 Shtato ri Pallati 87/4 G jirokastë r Tele f o n 003558465867.