Revista pegasi nr 3

Page 1


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

“PEGASI” ALBANIA IDENTITET I KOMBIT SHQIPTAR “Pegasi” Internacional Albania të arrijë zenitin e art të suksesit, ndërsa kultura shqiptare, përmes këtij organizimi kulturoro - letrar, të mbetët një dritë e pashuar e librit shqip. “Pegasi” Albania, po bën hapa gjigante drejt një të ardhme të re të Kombit. Në këtë kohë, organizimi i këtij evenimenti kulturor, i ngjan lëvizjes së Rilindasve, kohë, kur u bënë kthesat të paparashikueshme në radhët e kombit. “Pegasi” Albania tashmë po nxjerr frytet e vërteta të kohës; po nxjerr plejadën e atyre intelektualëve, të cilët ecin drejt dhe pa gabime në stadin e aktivitetit letrar e kulturor. Prishtinë, 27 prill 2013

Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani e mail pegasi2003@yahoo.com, http://kristaqshabani-iwa-wps.webs.com Kryeredaktore e revistës : Majlinda Shabani (Aleksandra) Zëvendës Kryeredaktorë: Ma Mimoza Agalliu, Rajmonda Ademi, mjeke Redaktore:Kimete Rugova Adresa e LNPSHA “PEGASI”: Rruga “Alqi Kondi” LNPSHA “Pegasi” ALBANIA *Internet Kafe”, kati i dytë Mobil ++355693846682 Shtypur në shtypshkonjën e Shtëpisë Botuese “MARIN BARLETI “ TIRANË

2


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

Në vend të editorialit

DRITË E PPASHU ASHU AR E LIBRIT SHQIP ASHUAR

Nga Demush Zefi, gazetar Prishtinë Urtësia e një populli është e lidhur ngushtë me organizimet kulturore, me kreativitetin, sinqeritetin dhe begatinë e tyre të organizimit. Vendet që në mungesë sinqeriteti të organizimeve të këtilla, nuk reflektojnë kulturë të gjërë në mesin e kombeve të tjera. Vendi, i cili nuk proceson dhe shpreh vullnet që kultura të ndritet nën besimin e intelektualeve, mbetet një hap prapa të arriturave e sidomos varfërisë e së ardhmes, trashëgimisë së kësaj fushe. Nëpër shekuj intelektualet shqiptarë, kanë lënë gjurmë të thella në aktivitete të kulturës, madje edhe më shumë se sa kishin mundësi reale për zhvillimin e hovshëm të saj. Intelektualët shqiptarë duhet të mburren, sidomos në kohën, kur Rilindja Kombëtare ringjalli gjithë dashurinë, duke këmbëngulur për një atdhedashuri të artë, ku, përmes kësaj fushe kulturore, të rikthejnë besimin e identitetit kombëtar të humbur nëpër shekuj, Një robëri e gjatë e sundimit mbi shqipëtarët nga Perandoria Osmane Turke kishte lënë pasoja të gjata të paparashikueshme, duke humbur çdo gjë, e cila kishte lulëzuar dhe drituar para kësaj kohe me Atë Gjergj Fishtën më shokë: Nolin, Konicën etj., ishte një begati që filloi të ndritë dhe ndërtojë një kulturë në trojet shqipëtare. “Lahuta e Malësisë”, si kryevepër e kombit, së bashku më Atë Gjergj Fishtën, përkujtoi zyrat e të gjithë vendeve të fuqishme botërore, duke i sinjalizuar se, përmes vargut dhe alfabetit shqip, Shqipëria ka qenë është dhe do të jehojë nëpër shekuj. “Pegasi” Albania, po bën hapa gjigante drejt një të ardhme të re të Kombit. Në këtë kohë organizimi i këtij evenimenti kulturor i ngjan lëvizjes së Rilindasëve, kohë, kur u bënë kthesat e paparashikueshme në radhët e Kombit. “Pegasi” Internacional Albania, tashmë po nxjerr frytet e vërteta të kohës; po nxjerr plejadën e atyre intelektualëve, të cilët ecin drejt dhe pa gabime në stadin e aktivitetit kulturor. Shkrimtarë, në kuptimin e gjerë, poet, eseistë, romancierë, poemëtarë, noveltarë përshkrues historik etj, përbëjnë një esencë Kulture, që, tashmë, kombi e ka përfituar në zemër. Plejada e gjërë kudo në trojet shqiptare “Pegasi” Albania, po e përjeton si ngjarje që ka qëllimin

identitetin, suksesin dhe vendosmërinë për të vepruar në këtë kohë, kur kultura shqiptare ka nevojë për një identitet edhe më të avancuar. “Pegasi” Albania qëndron në këtë piedestal të lartë kulture dhe ne duhet jo vetëm ta përkrahim me mundësitë reale ekzistuese, por edhe të angazhohemi maksimalisht që këtë aktivitet të pamohuar kulturor ta mbajmë gallë, duke qëndruar afër me angazhime individuale e pastaj edhe në bashkësi. Konsideroj se “Pegasi” Internacioanal Albania në aktivitetin e vet është ofruar mjaft shumë me ata, që dëshirojnë të jenë të thirrur në veprimtaritë kulturore. Megjithatë, ende ka mundësi që përmbajtja dhe zhvillimi të konstituohen së bashku dhe, një ditë, qytetet shqiptare të përfshihen në këtë eveniment dhe, secili brenda një viti, kombit t’i ofrojë një trashëgimi për shekuj të ardhshëm. Udhëheqësi i “Pegasi”Internacional Albania poeti, shkrimtari dhe studiuesi Kristaq F. Shabani, tashmë, është identifikuar në këtë fushë me një superorganizim që Kombit po i lënë hapësirë të gjërë të rikthejmë atë, të cilën dikur e kishim dhe ishte begati e kulturës dhe traditës. Ky organizator, në sajë të “Pegasi” Interenacional Albania ka varguar në radhën e intelektualëve shqiptarë të cultures, të rinj dhe të reja që, me paraqitjet e tyre po tregohen se e ardhmja shpreh edhe një identitet të ri rilindje, që kishte nevojë jashtzakonisht të madhe, duke ditur se në shekullin e kaluar, gjithçka ishte e bardhë në kulturën shqiptare, u bë e zezë apo u shkrua zi, duke u ndryshuar apo edhe u shkri në humbje. Ata intelektualë që po qëndrojnë dhe angazhohen pranë “Pegasi” Internacional Albania meritojnë shpërblim nga shpirti, duke ditur se ata po bëjnë kthesa që të trazojnë rrugën e re, e cila shpie drejt sukseseve. Përmes këtij organizimi, deri tashmë, janë evidentuar emra, të cilët premtojnë për librin dhe traditën e shkrimeve. Jashtëzakonisht mund të thuhet se është meritë e madhe që “Pegasi” Interenacional Albania të vazhdojë edhe të mbetet vepër monumentale për Kombin dhe të ardhmen e tij. Degët e “Pegasi” Internacional Albania, tashmë, janë edhe në të gjitha trojet shqiptare si dhe ky organizëm ka anëtarë në 71 shtete të Botës . Këto degë po frymojnë me një angazhim maksimal që të mundësojnë veprimtarinë e intelektualëve kulturorë, të pasurojnë gjuhën tonë, librin dhe gjitha lidhësitë e mundësitë e tij, zhanret e tij. Ka nevojë që një fond të dedikohet për këtë vepër kulturore nga shtetet me qëllim që në vitrina të librit të kemi një begati tituj, që do të ishte një shikim i mirë i vendeve që, tashmë, këtë traditë e kanë të përfeksionuar. Urojmë që “Pegasi” Interna-cional Albania të arrijë zenitin e artë të suksesit, ndërsa kultura shqiptare, përmes këtij organizimi kulturor të mbetët një dritë e pashuar e librit shqip.

3


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

Pride taken from a daring birth... Words of the author Rajmonda Ademi

I

am proud of my origin, of my parents, my children, my grand children, my niece with golden face and hair ... I am proud of everything mine: of the past, of the memories, of the present and of the future, which I picture to be bright ... I am proud of my profession, that of the doctor, and of everything I have achieved ... I am proud of the history of my country, its protagonists, of our Mothers, of the symbol... I am proud of my best friends, of the intelligent, encouraging thought; of exultation of my friend, of the artist, the painter, the doctor, the ambassador of peace, from the far India or Washington; I am proud of my friend, of the patient, for the step of my generation, of livelihood, of the shinning eye, of the poet, of the

poetess, the artist of the word..., the beautiful female; I am proud of people, not only those in my country, but of all those who prosper for the Universal Welfare... I am proud of everything we have achieved and of what we have thought about and projected... Today was born, here, amidst gardens of flowers, amidst profuse grass, amidst fountains... , amidst the concerts of birds, humming of bees, amidst the idea of dreaming, the pollen, amidst the song of the nightingale, amidst the nature awakened by the landscapes, a strange book, so strange that joy escaped from its nest and it flew towards the sky... What of a wonderful birth, oh people!

MODERNIA NË PETKA T E TRADICIONALES PETKAT Linditë Ramushi, psikologe, poete

Tradicionalja jonë, apo më

mirë të them mendimi origjinl dhe afekti, që krijon ajo në sjelljet e vëna në pah, në Kosovën e pasluftës u dredhua formave të rrugëtimit. Periudhë e brishtë për të arritur ndërrim situate, ndërtim të ri identiteti. Shoqëria e dalë nga lufta dhe një gjendje tjetër gjatë historisë, si vend kishte fryma të ndryshme ndikimi. Koha, kur filluan ndërhyrjet e ashtuqajtura “rrugë drejt arritjeve të mira” apo ndryshe progres, gjeti te njerëzit një afeksion të madh, që ndikohej nga ato, të cilat servireshin. Kolona zanore e këtyre të ashtuquajturave “arritje”, ishte mjaft insistuese për t’u futur në një ndërtim shoqërie të re. Mendimi se koha që po vinte po sillte një drejtpeshim dhe drejtndërtim tonin, në një farë forme kristalizonte vijat e vërteta nëpër të cilat duhej të shkonte shoqëria. Që në fillim të fazës së progreseve, filloi të krijohet një mendim hipnotik në tërë sferat, si individuale, po ashtu dhe shoqërisë në përgjithësi. Mbase nga euforizmi i marrjes së gjërave të reja, njerëzit harronin arketipin bazë të trashëguar. Mendoj se dhe tani akoma po mbizotëron një frymë e tillë

4

rrjedhëse, që i ngjan arratisjes së dallëndyshes nga foleja e vet. Duke tentuar të kalojmë nga tradicionalja në modernizmin, nuk shoh proces progresiv, s’mund ta quaj dot si të tillë, sepse nuk i ngjan fare. Mendimi si mendim në këtë proces kalimi është akoma në artikulim e sipër, tek po provohej të bëhej ky kalim, në mes u krijua një çarje e kristalizuar, e cila ka devijuar rrugën. Flitet për modernitet, por në fakt moderniteti dhe mendimi i përgjithshëm që është krijuar s’i ngjan asaj që jemi ne, është vetëm një influencë e marrë nga kulturat e huaja. Prandaj, them se shoqëria jonë ka nevojë për një rishikim dhe rivlerësim. Ne jemi një shoqëri e pasuruar me shumë të mira shpirtërore dhe të mira autoktone. Modrnizëm është çdo formë e re e veçantë e një fushe të caktuar, por gjithmonë duhet të kemi bazë drejtpeshimin tonë autokton. Tani për tani në shumë pragje, vlera dhe gjeneralja janë në një pozitë të paqenë, janë si një gotë e kthyer mbrapshtë, e uji nuk rri dot në të. Një gjë e zbrazët e njëkohësisht e mbuluar nga pëlhura e rrejshme, shpesh po duket e veshur te ne sikur “rrobat e padukshme të mbretit” të qepura nga

rrobaqepësi më i mirë i vendit. Rrobat do të na rrinin më mirë po t’i qepnim vetë. Në këtë mënyrë mund ta dimë edhe nëse na shkojnë për shtati apo na vijnë shkurt a gjatë, ngushtë a gjerë. Grumbull gjërash të bëra bashkë hipnotizuan projektin tonë të modernizimit të gjërave ekzistuese tashmë. Vlerë e antivlerë duhet strukturuar dhe një herë format e ndërtimit. Morfologjia e tyre është standarde dhe me etimologji të studiuar shumë më herët. Duhet vetëm një ndërhyrje në këtë vijë kristalore të çarë nga vakumi kohë. Tradicionalja dhe modernja do të shkonin bashkë duke prezantuar identitetin tonë të freskët, që mirëpritet gjithëmonë. Kjo arrihet aq lehtë, por njëkohësisht pshtjellë me petk, që ka përhitur nurin tonë të çiltër. Duhet të na shqetësojë më shumë kjo “pëlhurë e kristaltë”, sa është akoma në pjellën e saj, se më vonë mund të na i humbasë edhe ato pak grimca, që kanë ngelur. Coëpzat e tradicionales të vendosura rreth nesh pasqyrojnë dhe atë, që pretendojmë të kemi si shoqëri. Janë gjithmonë të mirëpritura “rrobe të reja”, por me përmasa tona të vërteta.


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

“Art pa kufij”

“MBRËMJA POETIKE DYGJUHËSHE E TRESHES: X H E PA, KUBATIS, NIKA” - GAZETA DITA nga Ermir Hoxha

N

ë Sarandë u dha prova e radhës se ç‘forcë ka poezia, ç‘magji, ç‘fisnikëri e ç‘paqe ofron atje ku përndezjet e interesave politike, spërkatur me afshe nacionaliste, mund të bëjnë gjëmën. Një grek i madh si Dinos Kubatis, që jo vetëm për të qenit dhëndër në Memaliaj, por për arsye akoma më të thella është po aq dhe një shqiptar i madh, sipas cilësimit që i bën miku i tij sarandiot, aktori Anastas Nika, ishte në Sarandë ku interpretoi në një mbrëmje të shkëlqyer me në krah Nikën e gjiganten e interpretimit skenik e kinematografik shqiptar, Margarita Xhepën. Performuan të tre me fjalën, duke endur në shqip e greqisht njëherësh një kurorë paqeje e bashkëjetese prej fqinjësh, me pragje të përbashkëta, me dyer e kanata hapur për njëri-tjetrin, në të mirë e në të keq, me kufij që shuhen pa u ndjerë. Si në atë mbrëmje. “Art pa kufij” quhej mbrëmja poetike e organizuar në Kinoteatrin e Sarandës, me nismë të Dinos Kubatisit e Anastas Nikës, mbështetur nga bashkia e qytetit. E mes tyre në skenë, edhe Margarita Xhepa, vitale e me të njëjtin rrezatim skenik, profesionalisht e pashtershme për të provokuar shtjella të forta emocionesh. Të tre intepretuan një tufë krijimesh poetike në dy gjuhë, shqip e greqisht, duke nisur me Homerin e Antikitetit, Legjendën e Kostandinit e Doruntinës, Urën e Artës, një legjendë greke kjo; për të kaluar tek krijimet e poetëve kombëtarë respektivë, si Dionis Solomonas e Naim Frashëri; e ma pas tek poetët bashkëkohorë si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Ali Podrimja, Vojsava Nelo e Llambros Pasfiras, Panajota Zalloni apo krijimet e Elitisit. Të gjithë këta emra, krijimtaria e tyre, u përcoll shqip e greqisht, në një kombinim zërash e

stilesh interpretative, që magjepsën sallën. Ishte diçka e rrallë për skenat tona. Akoma më e rrallë për një skenë të lodhur si ajo e Kinoteatrit të Sarandës, që kontrastonte në çdo detaj me furinë interpretative të trios Xhepa – Kubatis – Nika. Edhe spektatorët që prej vitesh kanë humbur atë nurin e njerëzve që dinë të përloten nga e bukura, aq më tepër në qytetet si Saranda ku pjesa më e edukuar e qytetit si gjithkund ia ka mbathur drejt Tiranës, duke ua lënë vendin njerëzve të akullt që përvëlohen vetëm nga dëshira për ndërtime e hyrje shtesë, si për çudi u trazuan nga një e tillë shfaqje e artit të fjalës, aq sa bënë të heshtin dhe celularët. Kulmet e shfaqjes ishin: një dialog mes Margarita Xhepës e Anastas Nikës nga “Kostandini e Doruntina”, ku Kostandini komunikon me nënën e tij; tre monologje nga tragjeditë e Antikitetit dhe e një e papritur, siç ishte poezia “Shqipëri”, një krijim i freskët i Dinos Kubatis, që siç u shpreh aktori Anastas Nika, ishte diçka naimjane në madhështi, një tregues i një dashurie të jashtëzakonshme e të qashtër që një grek ka për vendin tonë, duke qenë mik i sa e sa shqiptarëve, emra të njohur të artit. Kjo shkon për shtat dhe më të qenit e vetë Kubatisit një artisti i madh. I njohur ndër 50 eruditët e aktualitetit botëror, ai përveçse aktor, është njëherësh dhe shkrimtar, regjisor, gazetar e përkthyes nga greqishtja në shqip i emrave më të mëdhenj të poezisë shqipe, përfshirë dhe atë kosovare, ku në vend të parë qëndron Ali Podrimja. Ndërsa Anastas Nika, aktor e intepretues i njohur skenik lokal, si bashkënismëtar i aktivitetit, u nderua vitin e kaluar me Medaljen e Artë “Aleksandri i Madh”, në një event artistik botëror, që organizohet çdo vit në Salaminë të Greqisë, nga shoqata ndërkombëtare “Kafaneja e

ideve”. Në atë aktivitet, Nika interpretoi Kreontin në shqip, për çka u komplimentua në këtë mënyrë nga spektatorët grekë: “Nga interpretimi yt i Krenontit shqip u shtrimë përdhe; nëse do ta kishe interpretuar greqisht, do kishim vdekur fare!”. Nika thotë se nuk është ndjerë mirë nga ky kompliment, ngase i është dukur sikur ia kanë injoruar paksa shqipen, por pranon se ka qenë diçka momentale, një ndjesi atdhetare krejtësisht e

Aktori i talentuar Anastas Nika

përligjur.Dhe në mbrëmjen e paharrueshme të Sarandës, Nika u nderua nga UNESCO me Medaljen e Argjendë, ndërsa Margarita Xhepa, Dinos Kubatis e kreu i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, u nderuan me Kurorën e Artë, po nga UNESCO, me motivacionin “Për zhvillimin shpirtëror në kuadër të Turizmit”. Mbrëmja poetike dygjuhëshe e treshes Xhepa – Kubatis – Nika tregoi se poezia jo vetëm mbahet ende në këmbë dhe e papërulur përballë cunameve shkatërruese të komercializmit apo një pseudoarti me nuanca hedonistike, porse mban të papërulur dhe shpirtin njerëzor, llojin më të fisëm të tij, për të mos u zhbërë përballë viruseve të rënda të kohës, duke nisur që me politikën, ndasitë nacionaliste, si dhe degradimit të shijeve në raport më një art të dominuar nga OMGJ-ja në vend të BIO-s. Fabula e asaj mbrëmjeje ishte: “Çfarë është një gjë e vyer që u mungon jetëve tona?! Është poezia, pa dyshim!”

5


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

Informacione të nevojshme përgatitur nga Agetina Martini, Itali a. Qeshni sa më shumë Kur hulumtuesit nga universiteti i Maryland në Baltimore në “Medical Center” kanë testuar koeficientët e “humorit “ të 300 njerëzve, ku zbuluan se ata me sëmundje zemre kanë qenë 40% më pak të predispozuar për të qeshur, krahasuar me ata persona, të cilët nuk kanë problem kardiovaskulare. “Të qeshurit nuk është zëvëndësim për ushqimin, por duke eushtruar ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe nivelin”- thotë autori i studimit Michael Miller, MD, drejtori i Qendrës së Universitetit për parandalimin e sëmundjeve parakardiovaskulare. Dhe vazhdon: “ Por duke shijuar disa buzëqeshje në ditë, nuk mund t’ju bëjë keq dhe hulumtimet tona tregojnë se ajo mund të ndihmojë për shëndetin e zemrës suaj”. b. Dëshironi të keni dhëmbë të bardhë dhe të bukur? Buzëqeshja është tipari kryesor, i cili spikat në karakterin dhe bukurinë e një individi, prandaj dhe duhet t’i kushtoni asaj kujdesin dhe vëmendjen e merituar. Por si mund të keni dhëmbë të bukur, me zmalt të bardhë? Zgjidhjen ju a gjejme ne. Mafton të zbatoni me përpikmeri recetën, të cilën do ta paraqesim më poshtë dhe do ngelni të kënaqur nga rezultati.Përbërësit: 1. Dy lugë kafeje sodë buke 2. Lëng limoni. Përgatitja: Merrni soden, hidheni në pjatë. Merrni limonin, ndajeni përgjysmë dhe shtrydhni lëngun mbi sodën e bukës. Përzijeni mirë dhe me këtë masë lyeni zmaltin e dhëmbëve. Për t’i lyer me kujdes mund të përdorni kruareset e veshëve, pasi përbërja e tyre me pambuk ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, dhe ju ndihmon të mos lyeni mishin e dhëmbëve dhe ta dëmtoni atë. C. Me uthull kundër diabetit Uthulla mund të ndihmojë personat që vuajnë nga diabeti duke ulur nivelet eglukozës në gjak. Edhe më parë uthulla ishte e çertifikuar, si nëj ëprbërës shumë i rëndësishëm për të ngadalësuar përvetësimin esheqerit në gjak, pas vakteve. Tani një recetë e re nxjerr në dritë rëndësinë e saj kundër diabetit të tipit 2. Sipas një studimi të Universitetit të Seulit, uthulla mund të ulë sheqerin te të sëmurët diabetikë. Veçanërisht efikase është uthulla e mollës, e cila është shumë emirë për të ngadalësuar glukozën në gjak pas ngrënies së vaktit. Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se duhet bërë kujdes dhe të mos ekzagjerohet me të, pasi për shkak të aciditetit mund të krijojë problem me gastrititn.

POEZIA E PEIZAZHIT SHPIRTËROR Nga Kristaq F. Shabani

D

aljet e befta dhe me cilësi, kualitivitet, natyrisht, tërheqin vëmendjen dhe natyralizohen, duke u bërë objekt diskutimi në fushën letrare. Shpesh ne përdorim atë thënësi të madhe, duke e motivuar talentin me shprehjen e bukur “parabolike” : “Ai, ajo është organ i lindur për poezi”. Në këtë thënësi

6

kryefjalëzon ideja e talentimit, e demonstrimit aktiv të një spontaneiteti krijues, të një përsjellje të bukurimtë e origjinale të poezisë, kësaj gjinie princeshë, e cila kërkon tejshumë aftësi shumëplanshe. Vëllimi poetik “Çelnajë” i poetes Mimoza Agalliu ka një fizionomi origjinale dhe individuale, ku

MAJ 2013

me substratin e saj shpalos arritjen dhe përsjelljen e një poezie të lirshme, të figurshme, të qendisur me stilin individual, të perceptimit dhe të precipitimit të mendimit me objekt të përcaktuar, duke injektuar mesazhe dinamikë për progres mendimor, progres social e proces psikoterapiutik. Mendimi i avancuar, këndvështrimi i fiksuar, bisturia e përdorur me aftësi, inteligjencë, kujdesia për të gdhendur e latuar krijesën, syri i mprehtë, fiksimi pas të bukurës, dallësia dhe ndarësia e prezencës antibukuri, prezenca e “materies” shpirt dhe antishpirt, personifikimi “personazhifik” nëpërmjet konturës dhe zbërthesesës së saj, arkitektuara poetike e karakterit të veçantë, ndjesia e perceptuar dinamikshëm, aftësia depertuese në hollësinë e bukur të pasqyrimit, motivi panoramik dhe peizazhor me prezencë të qenieve të Gjithësisë, të parë nga një sy “zhbirues”, e dritojnë këtë vëllim poetik ndryshe, në dallesë nga mjaft krijues dhe e sjellin “magmën” poetike të vrullshme, nxehtësisht; magnetizojnë shpirtin e prirur drejt bukurimit dhe gjeturisë ekstreme të shkëlqimtares… Mimoza është tejet e lidhur me poetikën dhe një bashëkësim i tillë tipik, ka krijuar një simbiozë fosforeshente, një ujëvarë , e cila ka bukuri derdhjeje në botën shpirtërore njerëzore… Poezia kështu, natyron dhe ëmbëlson, tregon timbrin e saj dhe sjell sadisfaksione shumëplanësh … Nëpër këtë “galaktikë poetike” përsillen Planeti i shpirtit, Diellëzimi, Pentagrami, Dëlirësia, Humania në tejarritje njerëzore, Sublimiteti, elementë të pazbuluar të feminilitetit, emancipim tejskajor, natyrorja me bukuritë e saj ekstreme, ndjenja fine e tjerë . Ndalesa në trajtimin e peizazhit mendimor është një nga pikat më të forta të kësaj poezie meditative, e cila në strukturë ka elementë të shumtë të profetikë, të prurjes të të dy botëve natyrore dhe shpirtërore…


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

RUBRIKA: Mjekësi

Aplikoni disa nga këto këshilla fitnesi, që ushtrimet të jenë më efektive, kështu që të keni çfarë të ekspozoni. 1. Mos e mbani frymën Muskujve tuaj kryesorë u nevojitet oksigjeni i nevojshëm për të punuar me kapacitet të plotë, prandaj duhet ta përqendroni vëmendjen në frymëmarrje. Merrni frymë thellë, sidomos atëherë kur e ndryshoni pozicionin tuaj të ushtrimeve. 2.Ushtroni në të gjitha dimensionet Në vend se të bëni vetëm ushtrime klasike të ngritjes lart, përfshini edhe ushtrimet rrotulluese, sikur jeni duke bërë një jetë të rëndomtë. 3.Ngrini pesha më të rënda Peshat nuk janë vetëm për biceps! Sikur edhe secili muskul tjetër, edhe ata të stomakut kanë nevojë të sfidohen, për t’u forcuar. Nëse nuk ndjeni se po ngrini diçka lart dhe nuk po i vëreni rezultatet, kjo do të thotë se jeni të gatshëm për pesha më të rënda. 4.Kujdes kokën Njëra ndër gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit gjatë ushtrimit të stomakut është lëshimi poshtë i kokës. Kjo e ngarkon qafën dhe e largon fokusin tuaj nga ushtrimet për stomak. Secilën here, kur të bëni ushtrime në dysheme, paramendoni se grejpfruti u është bllokuar midis mjekrës dhe gjoksit. 5. Dëshironi të keni një bel të përkryer dhe nuk dini nga t’ia filloni? Masazh barkut! Një nga fajtorët për bark të fryrë është tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej mesit drejt anës së majtë e më pas anës së djathtë të barkut, e më pas me shuplakë i bëni masazh tërë sipërfaqes. 6. Mbajeni trupin drejt Qëndrimi i drejtë, përveç për kurriz, rekomandohet edhe për muskujt e barkut, kur ulemi dhe qëndrojmë drejt

me krahë të hedhur prapa, në mënyrë automatike e shtrëngojmë barkun. Përveç kësaj, rekomandohet edhe që gjatë uljes ta praktikoni tërheqjen e barkut në cikle prej 3 deri në 5 herë gjatë ditës. 7. Përtypeni kafshatën mirë Ngutja na shtyn që ta përfundojmë sa më shpejt ngrënien, në vend se të kënaqemi me ushqimin, gjë që është krejtësisht e gabuar. Nëse i gëlltisim shpejt kafshatat, e nëse gjatë kësaj edhe bisedojmë, në lukth arrin një sasi e madhe e ajrit, e cila e shkakton fryrjen. Përveç kësaj, duke ngrënë shpejt, kemi tendencë që të hamë më shumë sesa që në të vërtetë na duhet. 8.Shmangeni kripën Një prej fajtorëve kryesorë për krijimin e dhjamit në bark është kripa, mineral në të cilin lidhet uji dhe me vetë këtë e shkakton fryrjen e indeve. Për këtë arsye, është mirë që kripën ta konsumoni sa më pak që të jetë e mundur dhe duhet ta dini se shumica e ushqimeve e përmbajnë në vete këtë mineral. 9. Përdorni pijen “çudibërëse” Çdo mëngjes është mirë që ta pini menjëherë pijen prej limonit dhe xhenxhefilit, e cila do ta shpejtojë metabolizmin dhe do t’i lirojë zorrët nga mbetjet e mbledhura. 10. Konsumoni drithëra Me rastin e kërkimit të karbohidrateve, është mirë që t’i zgjidhni drithëra, të cilat treten ngadalë, siç janë orizi me ngjyrë të kafesë, buka nga drithërat e plota, të cilat ekuilibrojnë nivelin e insulinës në gjak. Përndryshe, karbohidratet e përpunuara shkaktojnë një kërcim të shpejtë të insulinës, gjë që rezulton me ngadalësim të djegies së yndyrave dhe përshpejtim të vjedhjes së shtresave të yndyrave, veçanërisht në zonën e barkut. 11. Një mollë në ditë Kjo pemë është një karbohidrat, e cila tretet ngadalë dhe është e pasur me kompleksë kimikë, të quajtur polifenolë. Ata drejtpërdrejt ndikojnë në forcën muskulore dhe humbjen e yndyrave, duke përshpejtuar punën e gjeneve përgjegjëse për djegie të yndyrave, reduktim të prodhimit të yndyrave dhe mbledhjes së tyre. Një mollë mesatarisht e madhe siguron 200 miligramë polifenolë të mollëve dhe 30 gramë karbohidrate. 12. Provojeni avokadon Avokado është ushqim i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat në organizëm nuk ruhen si yndyra. Përmban edhe sheqer të manoheptulozës, i cili e rregullon sekretimin e insulinës të është faktor i rëndësishëm për djegien e yndyrave. Për këtë arsye rekomandohet që menynë tuaj javore ta pasuroni së paku me dy avokado. I përgatititi: Rajmonda Ademi dhe Majlinda Shabani (Aleksandra)

7


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

AKNET NË FYTYRË 11 këshilla të përditshme nga mjekët!

A

knet janë sëmundje e mirrëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen. Shkaqet kryesorë janë faktorët genetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime. Etapat Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev, i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet, duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal. Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh. Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë. Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit. Kur formohen? Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe, në rastet më të shpeshta, mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo, i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës, ku ndodhet qelbi zhvillohen bakterie, të cilat çlirojnë kimikate, që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës. Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës. është e domosdoshme të egzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojes dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojes duhen përdorur me delikatesë. Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. Këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin

8

veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteriet në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohëshme. Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja. Këshilla: 1. Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme, nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër, veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës. 2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj 3. Lani duart përpara aplikimit. 4. Zgjidhni kozmetikë profesionale. 5. Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës. 6.Përdorni fruta e ushqime të freskëta. 7.Merrni vitamina A, C, E. 8.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë, duke prodhuar yndyrë në sasi. 9.Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti. 10.Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën. 11.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet. Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet. Sipas specialistëve, 12 vjeçc është zakonisht mosha në të cilën nisin të shfaqen aknet e para. Në të gjitha rastet ato duhet të kontrollohen nga mjekë estetistë, për të kuptuar, nëse lëkura është problematike apo nëse këto puçra janë të moshës. Rekomandohet që 3 vitamina nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën e përditshme të çdo njeriu, e mbi të gjitha tek të gjitha femrat apo meshkujt që kanë probleme me puçrrat në fytyrë. Bëhet fjalë për vitaminat A, E dhe C. Po tri është edhe numri i bimëve, që duhet të përdoren rregullisht nga të gjithë personat, të cilët kanë probleme me puçrrat në fytyrë, kamomilin, kalendula dhe kamfor. Pastrimi i fytyrës në disa seanca Është e rëndësishme të personalizohet trajtimi, i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klienten. Terapinë në Institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. Është e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në Institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca. Përgatititi Ma Mimoza Agalliu


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

PEGASI DHE 23 PRILLI , DITA BOTËRORE E LIBRIT 23 prilli i përvitshëm, një datë simbolike për literaturën botërore.

Nga Kristaq F. Shabani , President i “Pegasi” Internacional ALBANIA Një përsjellje historike:

N

ë këtë datë të vitit 1616, vdiqën fizikisht Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. Çuditërisht 23 prilli shënon edhe lindjen ose largimin jetësor dhe të shkrimtarëve të tjerë si: Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Këto lindje dhe ikje sollën homazhin e madh të përkujtimit të Ditës Botërore të librit, e cila e ka zanafillën origjinore e vet në Spanjë, në zonën produktive të Katalonjës… Vetëm simbolika: “Kush blente një libër i dhurohej një trëndafil”… Kjo flet qartësisht për këtë vlerësim. Një simbolikë e tejbukur për të nxitur kulturimin njerëzor. Vetëm libri ka një forcë të tillë të madhe dhe gjërësore… A nuk janë librat ato, të cilat hapin horizonte të reja dhe e plotëformojnë NJERIUN?… A nuk janë librat ato, të cilët të përgatitin për jetën dhe shpërndajnë përvojat jetësore të brezave? … 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë historikisht, instrumenti më

i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj. Një arsye dhe një argument tejet bindës, për të cilën kjo datë kulmore festimi për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, të talentuarit, të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor hapësirëgjerë. Shqipëria dhe trevat shqipofolëse, gjithë Kombi ynë shqip, natyrisht homazhon në këtë ditë të madhe. Letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë, falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese, të cilat po pësojnë reformime të thella në drejtim të kualifikimit të botimit të librave, si dhe mundësive për distribuimin dhe tregtimin e librit. Ky inkurajim, kjo nxitje e gjeneratës së re, duhet të marrë përmasa më të mëdha, me një punë e veprimtari më të vrullshme; duhet të ngrihet në një shkallë më të lartë, pasi kultura e arti i të lexuarit, sidomos sot, ka përballë saj prezente kulturën e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur, i cili ofrohet nëpërmjet rrjetit internetik. Libri është gjithmnonë i gjallë, veprues, dinamik dhe luajtës I një roli të madh. Në këtë kontekst, nga të gjithë ne krijuesit dhe organizmat e ngritura për librin, duhet të shtohen përpjekjet për të nxjerrë, më në pah, vlerat e mirëfillta të kësaj pasurie të madhe të kujtesëss së shkruar njerëzore me art, librit. Duhet të rritet në shkallë të lartë procesi ndërgjegjësues në plan kombëtar, duke organizuar Panaire në shkallë kombetare, praktika që ndiqen hera - herës, apo Panaire Ekspoze, publikime librash të karakterit

kombëtar dhe universal, për të realizuar universialitetin e vlerave.. Po kështu duhet të rritet ndërgjegjësimi në tregtimin e librit, jo vetëm nga ata, të cilët e kanë pasion të tyre, apo përpiqen ta tregtojnë atë…, por edhe nga e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja, që duhet të ketë bibliotekën e saj. Dëshirën për të kontaktuar gjërësisht me librin duhet ta ushqejnë edhe vetë krijuesit e të gjithë gjinive kreative, duke krijuar vlera të mirëfillta; parësi e punës së vetë institucioneve, medias së shkruar dhe elektronike Rol luan, natyrisht, vetë Qeveria, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Duhet të ngrënë në nivel veprimtarinë e tyre të kualifikuar të gjithë mësuesit, pedagogët, profesorët, studiuesit si dhe të gjitha organizmat e tjara, të cilat merren me kulturën. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’u ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre. Ndërkohë, Qeveria dhe Ministria e Arsimit, Lidhjet e Shkrimtarëve, klubet dhe shoqatat e shkrimtarëve si dhe organizatat e tjera, të cilat merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht dhe intesivisht me hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në drejtim të punës me librin , duke u marrë seriozisht me këtë problem kryefjalë… Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi “ Albania ka 15 vjet që ka punuar intesivisht për librin dhe letërsinë e mirëfilltë. Vetë organizimi i veprimtarisë përmastive “POLEART” këtë vit e ritregon këtë vlerësim dimensional me një program me gjetje, të spikatur dhe efektprurës… Ne nisemi nga parabola gjermane: “ Çdo libër ka fatin e vetë”. Ne librin e trajtojmë si krijesë, që lind dhe kurrë nuk vdes…” Ndaj këtë vit ne po i japim parësi veprimtarive me ardhmërinë.

9


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

STRESI DHE MËNYRA T E REDUK TIMIT MËNYRAT REDUKTIMIT

Nga MA Mimoza Agalliu

S

tresi është një çrregullim, i cili prek mendimet, humorin, ndjenjat, sjelljen madje, edhe shëndetin fizik. Shkencërisht dihet, se stresi nuk është një dobësi, dhe nuk është se mund ta trajtohet vetë. Stresi është një çrregullim mjekësor me bazë biologjike dhe kimike. Nganjëherë një ngjarje jetësore me stres shkakton stres. Herë të tjera duket sikur stresi ndodh spontanisht, pa ndonjë shkak specifik të qartë. Stresi është shumë më tepër se një brengosje apo një goditje e papritur. Stresi mund të ndodhë vetëm një herë në jetën e një njeriu. Megjithatë, shpesh ai ndodh në formë episodesh të përsëritura gjatë jetës, me periudha pa stres midis tyre. Por stresi mund të jetë edhe një gjendje kronike, që kërkon trajtim në vazhdim gjatë gjithë jetës. Njerëz të të gjitha moshave dhe racave vuajnë nga stresi. Për të ka mjekime që përgjithësisht janë të sigurta dhe efektive, edhe për streset me të rënda. Me trajtimin e duhur, shumica e njerëzve me stres serioz përmirësohen, shpesh brenda disa javësh, dhe mund t’i kthehen veprimtarisë normale të përditshme. Simptomat kryesore për përcaktimin e stresit janë: Humbja e interesit dhe kënaqësisë nga aktivitetet, të cilat me parë pelqeheshin. Gjendje shpirtërore e zymtë. Ndjesi, trishtimi, pa mbrojtje dhe të pashpresë dhe mund të ketë periudha me te qara. Për më tepër, që një mjek apo një profesionist tjetër i fushës së shëndetit të diagnostikojë stresin, duhet gjithashtu që të jenë prezent për të paktën dy javë edhe shumica e shënjave të mëposhteme: Shqetësime në gjumë. E fjetura e tepruar ose patja e problemeve për të fjetur mund të jetë një shenjë që individi mund të jetë me stres. Janë tipike e ecura në mes të natës ose herët në mëngjes dhe mosqenia në gjendje për të fjetur përsëri. Dobësim i aftësive për të menduar apo për t’u përqëndruar. Individi mund të ketë vështirësi për t’u përqëndruar dhe për të marrë vendime dhe mund të ketë probleme me kujtesën. Ndryshime në peshë. Një oreks i shtuar apo i pakësuar si dhe një rritje apo rënie në peshë e pashpjeguar mund të tregojnë gjendje stresi.

10

Shqetësim. Individi duket nervoz, i shqetësuar, i irrituar dhe që mërzitet lehtësisht. Lodhje ose ngadalësi në lëvizjet trupore. Individi ndjehet i lodhur dhe i duket se nuk ka energji pothuaj çdo ditë. Mund të ndjehet në mëngjes po aq i lodhur siç ndjehet një natë më parë, kur ka rënë për të fjetur. Mund t’i duket se po bën çdo gjë me lëvizje të ngadalta, ose mund të flasë në një ton të ngadalshëm e monoton. Ulje e vlerësimit për jeten. Individi ndjehet i pavlerë dhe ka ndjenjën e fajësisë. Ke me pak interes në seks. Nëse përpara stresit ka qenë aktiv seksualisht, mund te vihet re një pakësim dramatik në nivelin e interesit për patjen e marrëdhenieve seksuale. Mendime per vdekjen. Ekziston një mendim i vazhdueshëm negativ për veten, për situatën rreth tij, dhe për të ardhmen. Mund të ketë mendime për vdekjen, për të vdekur apo për vetvrasje. Stresi, gjithashtu, mund të shkaktojë një varietet të gjërë ankesash fizike, siç mund të jenë probleme gastrointestinal (mostretje, kapsllëk ose diare), dhimbje koke dhe dhimbje mesi. Shumë njerëz me stres kanë gjithashtu edhe simptomat e ankthit. Femijët, adoleshentët dhe ata më të rritur, mund të reagojnë ndryshe ndaj stresit. Në këto grupe simptomat mund të marrin forma të ndryshme ose mund të fshihen nën kushte të tjera. Fëmijët mund të pretendojnë se janë të sëmurë, mund të shqetësohen se një prind do të vdesë, mund të kenë rezultate jo të mira në shkollë, mund të refuzojnë të shkojnë në shkollë, ose të shfaqin probleme të sjelljes. Njerëzit që janë më të rritur mund të kenë dëshire t’i diskutojne manifestimet fizike të stresit në vend të vështirësive të tyre emocionale Vlerësimi i rreziqeve për shëndetin Është i rëndësishëm për të përkrahur ruajtjen e shëndetit. Bëhet duke ekzaminuar shprehitë personale të indvidit dhe të rekomandojë ndryshime, kur shihet që rezikojnë shëndetin. Ka pyetësorë, të cilët përcaktojnë mundësinë që një person me të dhëna të tilla karakteristike do të sëmuret në një kohë të caktuar. Nëse i sëmuri paralajmërohet për këtë ai do të ndryshojë aktivitetet e veta p.sh do të ndërpresë duhanin, do të bëjë vizita periodike për t’u kontrolluar, për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të tij. Pyetësorët përmbajnë këto të dhëna: 1. Të dhëna demografike (mosha, seksi, raca, prejardhja etnike). 2. Të dhëna për anamnzën personale dhe familjare. për disa sëmundje 3. Matjet fizike: T.A(Tensioni arterial,) gjatësi, peshë, analiza laboratorike, gjak, urinë 4. Mënyra e të jetuarit: të ngrënit, gjumi, ushtrimet, duhani, pija, stresuesit në punë, roli i lidhjeve shoqërore etj. 5. A bën pjesë në familje me rrezikshmëri të artë? P.sh një familje me histori kanceri.


MAJ 2013

Këto të dhëna personale krahasohen me të dhënat mesatare të popullsisë. Të dhënat që tregojnë risqe, identifikohen dhe vlerësohen. Nga kjo analizë nxirren rreziqet e mundshme të personit, i parashtrohen ndryshimet që duhet të bëjë dhe, nëse ai i bën këto ndryshime, vlerësohet sërish gjendja e tij, krahasohet me mesataren e popullatës dhe mund të jepen mendime, se sa vjet mund të shtohet jetëgjatësia e tij. Vlerësimi i faktorëve të rrezikshmëm për shëndetin dhe puna edukuese për të përmirësuar sjelljet për shëndetin janë detyra të personelit shëndetësor, që të parandalojë problemet shëndetësore dhe të pakësojë stresin. Sjelljet e përshtatjes Duhet kuptuar se njeriu është në një ndërveprim konstant me ambientin rrethues, të brendshëm dhe të jashtëm. Ndryshimet janë konstante dhe janë të nevojshme për rritjen psiko - sociale dhe fiziologjike. Këto ndryshime kanë nevojë për energji, prandaj duhen rregulluar veprimet personale për të pakësuar stresin. Funksionet për përshtatje janë: 1. Fokusimi i emocionit, duke zvogëluar çrregullimet emocionale me anë të mënjanimit, minimizimit, distancimit. 2. Fokusimi i problemit , duke përcaktuar problemin, gjetur zgjidhjen më të përshtatshme, vlerësuar dhe vepruar.Patjetër që ka diferenca individuale në perceptimin e stresit dhe gjatë menaxhimit të tij, ato duhen marrë në konsideratë. Metodat për të reduktuar stresin Çdo njeri ka modelin e tij të reagimit ndaj stresit dhe po ashtu ka edhe metodën e tij të preferuar për reduktimin e stresit. Tri janë metodat për reduktimin e stresit. 1. Metoda relaksuese 2. Rivlerësimi 3. Terapia me muzikë Ushqyerja e regullt, pushimi i nevojshëm, ushtrimet fizike, meditimi, imagjinata krijuese shtojnë rezistencën ndaj streseve. Këto veprime ndihmojnë për të parandaluar arteriosklerozën e parakohshme. Nevoja për të dalë dhe aktivitetet e ndryshme për çdo njeri janë bërë një domosdoshmëri për jetën. Detyrë e e individit është, që të përcaktojë se ç’farë lloj aktiviteti për reduktimin e stresit është më i përshtatshëm, duke inkurajuar përdorimin e rregullt të tyre. Mbështetja sociale Emocioni, ankthi, frika, faji që shoqërojnë stresin janë të pakëndshme dhe mund të vazhdojnë të rriten, nëse nuk ndërhyhet. Mbështetja emocionale nga familja dhe nga të afërmit e tjere e mban personin me dashuri dhe me ndjenjen se halli i tij ndahet me të afërmit e tij. Mundësia që të bisedojë me dikë dhe të shprehë ndjenjat e veta hapur, mund ta ndihmojë atë që të zotërojë situatën. Njerëz, të cilët janë të vetmuar apo të izoluar tërhiqen mënjanë në kohën e stresit dhe kanë një rrezik të madh për të dështuar në përshtatje. Në këto raste është e nevojshme për ti dhënë informacion, duke analizuar dëmtuesin dhe duke i mësuar strategji për ta përballuar stresin. Të ndihmohet të ruajë aftësinë për të zotëruar situatën dhe të ruaj vetërespektin.

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

Nikollë Ulndreaj, TROPOJË, ALBANIA

TI ISHE NJË QIELL

Kur dëgjoj të thonë njerëzia se të dashurosh do të thotë Përgjithmonë të humbasësh lirinë dhe pavarësinë, Nuk di pse kjo udhë u duket kaq e vështirë në këtë botë, Dy zogj që rendin të kapin buzëqeshjen nëpër stinë.... Sjell në mendje një për një gjithë jetën tënde, e shikoi në sy Në atë moshë rinore, kur nuk të njihja akoma. Një shtjell e spiralët lumi, nëpër një labirint më solli te ty E une s’mund t’mos u bindesha buzëve tua të njoma.... Më kujtohet se si të dy përgjonim lëvizjet e fëmijës parë, krijesën e një fëmije e përfytyronim shi yjesh në qiell, Jeta të mos mbesë një rrugë e shkretë, as frut pa farë, Shpresa të bëhet me krahë, më afër lumturisë të sjell... Ti ishe e bukur, në sy të lulonin me mijëra e mijëra dëshira, S’ka gjë më serioze se të presësh të lind një fëmijë, Por ti nuk trembeshe edhe pse përjetoje çaste të vështira, Se ti ishe një qiell.. e qiellit do t’i lindte dielli i tij...

11


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

POETIKA E BUKURIMIT memories out of labyrinthine route, a broken piece of time-glittering, dreams slowly initiate me into stardust.

Zërin tim e dëgjuan gjallesat, lëvizën nga vendi për të rifilluar një jetë tjetër …

a deserted road: leaves are long dead, feelings/emotions of my thoughts ripple through-enlivening these dead leaves. Leonora F. Buçinca, Trieste, Itali KONTRAST M’u ka mbushë koka plot erë… më ka mbështjellë një bandë e fletëve të shkëputura: britmë - mbrojtura e një paqe të rreme… Papritur muzika që deh, hesht…

frantic darkness climbs upwards, and descends- this incoherent abyss of my poems cannot grasp this sudden newness. Puzzles sit down, awaken, beside me, as silences pile up, poised vaguely, everywhere.

Në male takova një të mjerë, e njihte misterin e gurit dhe të gomarit, kur lind… Foleja ime e thjeshtë ia strehoi fjalët e fundit, Dëshmi kam qiellin… Çfarë ndodhi më pastaj , s’ më kujtohet… Heuuuu… M’u ka mbushë koka plot erë!

Kuldeep K. Srivastava INDIA ANARCHY OF SILENCE Silence, masked in a tranquil voice, the face is hiddenlife wobbles on: unintended, a sanctuary of drenched desires, your aura beams yourselfteeming jungle lurks, eternally.

12

Lirije Asllani Osmani, Kosovë HIJA E BUKUR Mbi fytyrën time hodha makiazh, Të mbuloj vragat dhe vitet plasaritës, Fsheha, nën hijen e së qeshurës naive, Ashpërsinë e kohës në vazhdim pa burim, të keqësuar për mendje… Lëshova zërin e çjerrë, e nxora me sforco nga kordat e zërit, më ishin çjerrë nga klithmimet e vuajtjeve… T’ia marr këngës asaj të bukurës, desha të këngëroja. Këndova këngën e pakënduar në rrebeshet e jetës…

Arjan Kallço, Korçë , Albania DASHURIA E hapa portën e ndryshkur, për të parë nëse dashuria jetonte. Errësira, si fantazmë, në dhomë endej pa shpresë. Aty, në një cep rrije e vetmuar, baluket, si vello e zezë, të zinin sytë e përgjumur. Sa kohë ka kaluar nga ndarja! Por ti je ende e bukur, si dikur, fatalisht e bukur. Edhe vetë demoni do të dorëzohej. Copëza kujtimesh sillen rrotull, si grabitqarët e uritur, nga dimri i gjatë i vetmisë që, kur shohin dritë, stepen rrufeshëm të soditin e më pas të të përpijnë. Një dilemë : ta hap apo ta mbyll? IMAZHI YT MË DEH Një ditë edhe ne nuk do ta kërkojmë shikimin. Të jesh e sigurt, asgjë që frymon s’është e përjetshme në tokë. Thonë që edhe vetë bota do të përhumbet ngadalë, Universi do të mbetet jetim. Prandaj nxitoj të kap çastin, kur çdo ditë pafundësia lind. Darkave endem mes perëndimesh pambarim fallxhore: Sa i gjatë duket ky rrugëtim.


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

Plot imazhe magjepse përreth, por vetëm i yti më deh. Ç’e do që shihemi pak dhe dehja pa ty shteron. S’më deh asnjë pije, vetëm kur shoh imazhin tënd në muzg zemra më drithëron. Tingujt xhelozë të këmbanave, shenjtorët mëkatare i zgjuan, sytë e mi, mes verbimesh hyjnore, me imazhin tënd janë dashuruar.

Shëtita në brigje të thepisura, Në botën lëmsh. Me zemrën tënde në duar, Sfidova udhëtimet sfilitëse. E, ja ku jam, Unë në ty, E ti në mua, Udhëtare zemra ime, Në duart e tua.

Pas grilave për ty! PSE?! Më përqafove zbehur në imagjinatë, Me kaltërsinë e qiellit të ndritur, Në një rrugë plot labirinte. E heshtur më vodhe në shpirt, Në muzgun e fatit tim, Agimin i fale tjetrit. Larg do të tretësh, perëndeshë, Me shpirt të plagosur, Dhe dashurinë time të vjedhur.

Laureta Roshi, Sarandë, Albania AKUAREL… Ermira Ymeraj , Shkodër, Albania NËN LËKURË... Nën lëkurë e ndjeva. U drodha. Ti more ç’deshe. Dhe si përrua ike. Aq larg, sa gjurmët i trete në det. Mbeta me lëkurë të çjerrë, Pa diell, e vyshkun, e rrudhun. Plakë. Tani u dimërova. Mu shkërmoq, u grric Qielli im i kaltëruar. Në ditët kur ishe dielli im. Tinëzisht. Në brinjë më ngule kafshimin e skifterit, Mëlçinë ma rrëmbyen britmat e dhimbjes, Ti, pa kthim. Sipër plagës tënde, mbiu korja Dhe zemra ime e acartë, Tret e djeg, Dhimbjet e dimrit tënd. Zemra ime Ti, dikur, diku zemrën ma dhe, Ta mbaja në duart e mia femërore. Rregëtimat e dashurisë Nga poret e duarve më rrodhën. U ngjizën me zemrën, Dhe fole pëllumbash ndërtuam. Zemra jote e dashururar, Me duart e mia të buta.

Qielli është gri Ka në të ca re luledele, Dy zogj që puthen në kafaz, Një yll të zbehtë dhe Një qiri diell Digjet për ëndërrat. E kaltër është toka, Pikëllimi për varfërit e bën gri. Mëkat në kishë Ati predikon paqe, Koristët përsëritin lutjet E meshës së kaluar. Mbi Krishtin e gozhduar, Kërkoj tiparet e tua Dhe lutem.. Nën kubenë e kaltër Për qiell harresën rreth teje… Zemra ime dridhet, Gjuhë mjerane e kambanës mbytëse Në një botë orteqesh. Osmon Bojaxhiu, Kosovë GRILAT E DASHURISË Më fute në grackë, Të më lëndosh në shpirt, Të më përvëlosh në zemër. Pse më puth pas grilash, Të shpresoj në ty, Apo të fantazoj?! Uh, çfarë puthje pa shije, Çfarë dashurie pa dashuri

Rajmonda Ademi, Tiranë, Albania * * * How angry I am with the disappointment, I always close the door in its face, I have never felt sympathy for it in my life... And when it knocked, I never said: “Come in!” Vassiliki Ergazaki,Athens, Greece YOUTH You light the stars You spell the night Trace the extensions of the sky The future of your generation you bear sturdily With your ship The self-assured one You cross the seas Accountable for the wind You compensate with salt You deny the dolphin’s dance For a simple thought The one you did not have You shred your veils And you slowly get an insight Of the technique of doubt And, till doubt drips its knowlegde

13


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS Till the souls’ eyes are dehisced You pass by in haste, Youth is your name. ‘Small Temples on the Wave’ Shefqet Dinaj , Kosovo YOWL Alone I stay in darkness in the nakedness of night I hear a yowl An action of love Or....

i kërkoj botës zogjtë e gjuajtur. Në jehonën e dhimbshme të një thyerje kam pluhurine viteve. Në përleshjet e jetës ngjaj si një yll që nga retë përpiqet të dalë. Nëpër rrugët e vetmisë sytë kryelartë vizojnë kujtesën dhe zemrën me diamante.

THE SHADOW AND I

Vdekja e ditës elegjon shpirti në një kandil të vjetër.

The shadow and I Walk together. I walk vertically the shadow horizontally We meet at the same road, at a point. I walk towards the sun, the shadow down to the hell Absurdity ...

Choi Lai Sheung, Hong Kong, Kandidat e për çmimin Nobel

Nehas Sopaj , Fyrom Tu fazes nascer dentro de mim uma chama Tu és murmúrio ruidoso e fragrância de oliva que vem do mar espumar-se em mim. Tu és calor estivo com zumbido de abelhas que vem de outras eras na longa noite. Tu és perfume de amor na longa noite, claridade velada que vem despertar em mim o canto. Tu és o meu renascimento sóbrio sobre a relva, que bate, como a chuva, na janela do meu quarto, fazendo nascer, dentro de mim, uma chama.” Eftihia Kapardeli, Greece HAJK Pres degët e një peme dhe yjet fillojnë të dridhen... Shtrëngoj erën e stuhimtë

14

Çfarë mund të thotë një shkëmb, kur sprova e erërave dhe valëve do që të më vendosë mua në një jetë të dhimbshme. Qielli lëviz drejt meje, Toka është lidhur me mua, Deti është rinuar dhe jetësor për shkakun tim, Deti ka në pronësi po aq mrekulli, sikundër dhe unë do t’i ofroj... Adolf Shvjedçikov, Rusi JETA Jetojmë sikur nuk kemi jetuar, mendimi i tmerrshëm, i zi na vret, Qefini i bardhë te shpati, ka kohë e dashur që pret. Ke parë një yll si shkrihet, më tej humbet një kometë.. Eh, e dheut është jeta, e dashur, jetojnë shumë pak në pak vjet... Përkthyer nga gjuha ruse: Murat Memallaj

Joe Civaqiu , Japan O bir, mos u rrit, sepse, atëherë, në luftë do të shkosh.... Mos m’u rrit bir, gjersa të hedhin të gjitha bombat që mbajnë. Shtatë ngjyra nga Gjergj Nikolla Shtatë ngjyra kthehen, në një për ty,... shtatë ditë e netë në një të vetme për ty,... diell e hënë e yje në sy, je ti,...vetëm ti! Penën marr me fletën në qiell të shkruaj për ty, poezinë e radhës,... penelin lë në tryezën qelq, fytyrën tënde puth... Kur dielli ndrit a yjet ndizen, kur hëna shkëlqimin merr nga ti, ti dije zemër dije, në buzë më je, në sy më rri... Dino Koubatis, president i “Klubi i Ideve” SALAMINË, Greqi NË KUFIJTË E ORËVE Te kufijtë e orëve qëndroj dhe sa kanë kaluar u ngjajnë minutave të humbura të vitit. N ë kufijtë e orëve qëndroj, Edhe sa vijnë trokitje zemre do të na sjellin kufij kronikë, diçka të gënjyer. dhe sahatët disi pa qëllim numërojnë orët, një zbullimi im rremë që të harrohen në numra të tjerë pa qëllim... Dimitrios Kraniotis PRESIDENT I W.P.S, GREQI POETIT TË TERRIT Ke fituar. Nuk duhet të të vijë keq. Poemat e tua të pabotuara do të jenë gjithmonë të kujtuara. nuk janë të varrosura,


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

nuk janë të përthyera, nga fuqia e kohës, si ari brenda dheut dhe ato qëndrojnë dhe kurrë nuk shkrihen. mund të vonohen ato dhe mund t’u jepen njerëzve të tyre dikur, për t’u ofruar esencën e tyre të ëmbël dhe të përjetshme. Riza Lahi , Tiranë, Albania “FYELLI” I RUMIUT (shqipërim) FYELLI Mbani veshin pak dhe heshtni Këtë mesnatë, nën këtw hënë S’i ndjeni ca tinguj fyelli? - Me të qarë është një këngë”: “ O, mes trëndafilave vjollcave, dorëzonjave, kaceve, zymbylave mendrave, shebojave, te një lum me zogj të kaltër që shkon heshtur, pa bërë zë mu atje kam lindur unë por atje unë nuk rroj më. Më këputën lehtë e ëmbël Më morën nga vendi im… Si bilbili për të dashurën, qaj e qaj unë pa pushim. Zëri im që del nga shpirti, është ëmbëlsuar me lot… O njerëz! Veç qani për mua, Se s’më ngushëlloni dot dhe sikur të më falni mua plot florin, një xhamadan dhe sikur të më dhuroni ç’kanë parqet në Horasan… Më kanë hequr nga shtëpia ndaj dhe qaj, i varfëri, të shkoj prapë, pa le të vdes në këmbët e “të dashurit”” Njeriu e ka zemrën plagë dhe ngrys netët duke qarë, kur shtyn jetën diku tjetër, tutje nga folezë e parë… Dhe sikur një ditë papritur, të jetë e tija gjith bota, do të kërkojë rrugën e vjetër, për atje ku i ka rënë koka. Le të shkojnë ditët e vitet, Ti, i qetë, i bukur rri, Më të pastër s’gjen askund,

se rëni në dashuri. Kënga që nga fyelli fryn, s’është frymë nga buzë të bukura, është flakë e dashurisë, për zemra të këputura. Kush nuk ndjen zjarr dashurie, vetes në heshtje t’i thotë: “ Më mirë është që të shkoj, kot kam ardhur në këtë botë!” Askush njeriut të përsosur, S’ia njeh shpirtin, det me valë… Veç kundrojeni atë… Heshtni! Edhe…Asnjë fjalë!

Clarity from Your light, your love Has cascade itself, So that I can be at one With your cosmos. Without Us; Aloneness would cling Like residue Allowing the dark to spill Its murk, Once again. 3. *The afternoon is ripe And Fragrance of city life Sat outside Jelly hill Puts the sun on faces Small talk amongst Those chilling Brings an encompassing Ambience to My own relaxing Moments of Watching passers-by And keeping my eye on Those sneaky clouds.

Wendy Mary Lister, Glasgow, United Kingdom * My breathe it suspends Itself always, It slows me still. A moment of involuntary it grasped My restless mind, Directed me along a Steady flow Toward The most infinite Of lights. As Time slips, My space it numbed And let my lungs Fill up with a hunger A delicious thirst Now evolved; The ultimate Dopamine.

Teresinka Pereira USA DITA BOTËRORE E POEZISË Poezi, frut i pjekur i shpirtit ushqim i nevojshëm i ëndrrave tona dhe shpresave. Poezia është ëmbëlsi, mjalt i fjalëve, univers i mistereve. Kujtime magjike të qiellit jetuar në tokë për çdo ditë.

2. * You’ve enswathed me As If I were so delicate like A butterfly;

15


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

Në rima buzësh jetuar dashuria... 1 çift buzësh të pikturuara marrëzisht....! 1 çift buzësh.... kurrë se ndalën vrullin... s’u tretën, nuk heshtën... por vetëm u dashuruan në prekjen e njëra tjetrës...!!! Lucélia B. Gomes - Brasil

Majlinda Shabani(Aleksandra) DASHURIA E BUZËVE Dëbora s’e mbuloi dot puthjen tonë në atë ftohtësi ditësh të numëruara janari…! Dhe sa herë Gjurmët e Buzëve të arratisura prej vetes vallëzonin të dehura me ritëm zig – zage, mbetën kundrueset e kërkimit tënd…! 1 çift buzësh në simbiozë…! Emri i Dashurisë së tyre ma preku zemrën, si një fllad i lehtë, sikur vjen nga hiçi me pëshpërimën e saj të merr me vete në stinën e vet; rrahjen ta rrok nëpër duar, ta përkëdhel me kureshtje të mbështjell magjishëm me frymëmarrje +1...!!! Dashuria e buzëve më shtrëngoi pas trupit të saj, ëmbëlsuar më foli për detaje...! Më përkundi në pulsimin... në dëshirën e zjarrtë të një ëndrre, më shpuri në fluturim me vendbanim në qiellin e ravijëzimeve të tyre, në shpirt s’heshti, më tregoi për veten çast pas çasti...! Buzëqeshjen e tyre e jetova brenda meje, u zhyta në hijen e tyre në gjysmë lindje, në gjysmë perëndim...! E ndjeva një rrymë gjaku, sesi u mpreh, me delikatesë në pikat qelizore të kurmit tim, Erdhën si një fluks valësh buzët e tua... në buzët e mia u ngjeshën pafund me mallin e çdo malli në pragstinën e çdo stine dashuruar....!

16

Baek Han –Yi, Kore , kandidat për Çmimin “NOBEL” POETËT E VJETËR KURRË NUK VDESIN Poetët e vjetër kurrë nuk vdesin... Po , o njeri, kurrë nuk vdesin! Ata vetëm përjetësohen, po aq përjetësisht sa drita e Hëns së Koresë, Madje drita kurrë nuk është parë, një natë pas nate. Hëna na mbajti ne gjithkund. Le të themi se njerëzit në Botë pse kanë qenë dritë dhe një... diell q ë lajmëron gjallimin. Poezitë janë përkthyer nga anglishtja në shqip nga: Majlinda (Aleksandra) Shabani

Mimoza Agalliu THE NEXT SIN ... Alley devoid of stars, without frozen body of a night angel, plagued on wet border... Her skin as a white rose, shined in the winter rain droplets, who wailed the next sin of mankind.

TENHO I HAVE Tenho uma fonte inesgotável I have an inexhaustible source que percorre o meu corpo that iterates through the my body e que jorra da mente and that gushes of the mind assim, simplesmente thus simply a cada minuto... by the minute ... I have the restlessness of words que se espalham that spread se misturam are mixed no vasto universo da leitura... in the vast universe of reading ... Meus versos são profundos My poems are deep penetram mundos penetrates worlds Minhas mãos descrevem My hands describes coisas do coração things of the heart sem subterfúgios... without subterfuge ... A poesia fala the poetry speaks na linguagem da alma in the language of the soul reverenciada por muitos reverenced by many e eu, uma gotinha and I, a tiny drop no imenso oceano into the immense ocean simples poeta a simple poet expressando seus sonhos... expressing their dreams ...


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

I will be there in the way of the peace Desnudando medos ocultos Undressing occults fears Desbancando o mal nas escuras escuinas Winning the evil in dark corners

Margarett Leite de Oliveira- Brasil A PAZ

THE PEACE Eu procure estar em Paz I looking for to be in Peace Olhando uma gaivota Looking one seagull Sobrevoar as ondas do mar Flying over the sea waves Eu procure estar em Paz I looking for to be in Peace Caminhando descalça Walking bareffot Em areia molhada On the wet sand Eu procure estar em Paz I looking for to be in Peace Ouvindo os Ruvindo os ruidos Listening the noise Das ondas do mar From the waves of the sea. Eu nao est arei em Paz I will not be in Peace Enquanto houver While to exist Crianças drogadas nas praças Drugged childrens in the squares Eu não estarei em Paz I will not be in Peace Enquanto as mulheres não forem While the women cannot be O índice maior de vítimas da violéncia doméstica Index of the biggest of domestic violence Eu não estarei em Paz I will not be in Peace Enquanto o anjo não While the Angel do not Salvartodas as almas de boa vontade Save all the souls of goodwill Eu não estarei em Paz I will not be in Peace Mas se houver o sentiment de amor But if will have the feeling of love Eu estarei no caminho da Paz

Quando a trombeta tocar When playing the trumpet Procurarei até o último suspiro I will search until the last sigh Trazer vitórias os que acreditam To bring victory to all who believe Na força do bem maior In the strength of greater good… UNË JAM Unë jam drita që shkëlqen në pemë pyjore, Unë jam një ujëvarë e papërmbajtur që bie në jetën e re, Unë jam zëri i zogjve që banojnë token… Unë jam ... Unë jam ... Unë jam… Unë jam bari i butë në këmbët e tij… Unë jam paqe që banon me ju… Unë jam duke qeshur në fytyrën absolute të një fëmije, Unë jam uji që vret etjen tuaj… Unë jam fllad i butë lehetësues i ngrohjes tuaj Unë jam vesa ushqyese e pemës së jetës… Unë jam nëna që lind dhe edukon… Unë jam dashuria e pyjeve indiane, Unë jam krenari vallëzimi, Unë duke kënduar paqen Unë jam duke vuajtur shtypjen e duarve të zeza nga duart e bardha… Unë jam nëna e zezë e dashurisë Unë jam racë e verdhë e Azisë… Unë jam kreu i inteligjencës sëë dalë në Azi… Unë jam melodia e ëmbël e dashurisë së pafund Unë jam bekimi i harmonisë në kor … Unë jam vëllai yt të përulur, Unë jam një njeri i varfër që u kërkon juve bukë, Unë jam një nënë e dëshpëruar për një çati, Unë jam ngjyra që i mohojnë vëllait tënd.. Dhe , në qoftë se ju dëshironi të keni paqe në pafundësi Mos harroni se ju jeni djali im dhe të gjithë vëllezërit e tu janë… Unë jam ... Unë jam ... Unë jam.

Gjergj Nikolla TI VETËM, TI Të shoh si i eturi në fuqi të dhjetës si i djegur e ngjallur nga hiri,përsëri... Feniks dashurie,thellë,aq thellë vetes! E dashuria ime ti,vetëm ti.... Ti,ti... Vetëm ti! Të prek si valën në det,a Lihnidë e bukur njemije here ne kristale sysh, kur pasqyrohesh diellnajë në shpirt, a ylber hënor e kthyer ne Nimfë! Ti,ti... Vetëm ti! Në brigje mundimi si zgalemi dal, tek të mbledh të tërën në një grusht! E njëmijë e një puthje fal,e fal,e fal... Buzëve të tua njëqindfishi,musht! Ti,ti... Vetëm ti! Të nektaroj si bleta me krahë kolibri, i pij kilometrat,si shqipe ne kthetra! Ti metamorfizohesh në fletët e librit... Të desha,të desha,të desha,të desha.... Ti,ti... Vetëm ti! Më jep një puthje,të ta kthej me dhjetë, në më fal,-një çast! Të jap,njëqind jetë... Të ta çliroi qiellin,të gjitha retë i shkri... Avujt e frymës i nyjëtoi në shi! Ti,ti...

17


“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

MAJ 2013

NJË LIBËR, GUIDË NË SHTEG TIMIN MES SHTEGTIMIN SEKRETEVE TË LIBRA VE LIBRAVE Nga Dr. Moikom Zeqo Poeti dhe studiuesi i njohur Sulejman Mato, në librin e tij më të ri “Arti i të shkruarit” na hap një shteg meditimi. Ai kërkon të shpalosë disa horizonte të mbyllura të sekreteve të shumta dhe të pafundme të shkrimtarisë. Të shkruarit është një nga aktet më të mëdha dhe më të mrekullueshme të intelektit njerëzor; si një akt subjektiv, një veshje grafike dhe fonetike e mendimit. Mendimi dhe shkrimi janë shprehje e njëritjetrit, por substanca e tyre është e ndryshme, padukshmëria e mendimit është dukshmëria e shkrimit. Letërsia nuk është çfarëdo lloj shkrimi, ajo është një bashkësi e çuditshme me zhvillime të brendshme nga më të pabesueshmet dhe nga më subjektivet. Nëse pranojmë thënien që “stili është vetë njeriu”, nuk duhet të harrojmë edhe thënien tjetër proverbiale: “sendet janë stili”. Kryeveprat e letërsisë botërore mbijetojnë edhe për shkak të interpretimeve të tyre. Leximi në vetvete ngjall unitetin dhe të veçantat e librit dhe kështu përjetohet një realitet tjetër. Leximi është një proces jo vetëm mendor, jo vetëm racional, por edhe emocional, edhe psikologjik. Leximi i një libri është i ngjashëm me një vepër muzikore, një proces fizik i kufïzuar,i cili fillon dhe mbaron, por ekzistojnë dhe gjurmët e pakufizuara të këtij leximi të pare në kujtesë dhe në ndërgjegje. Detyra e një kritiku apo esteti është të bëjë disa shpjegime jo vetëm të të shkruarit, por sidomos të të kuptuarit. Nuk ka dhe nuk mund te këtë përputhje absolute midis këtyre poleve. Ky libër është i domosdoshëm për studentët dhe përgjithësisht për njerëzit qe kanë interesa kulturore, ai mund të jepet dhe si një lëndë guide në rrugëtimin mes sekreteve të dyfishta të librave. Shpesh janë shkrimtarët ata që kanë dhënë shpjegime dhe udhërrëfime për librat e tyre, pasi, përgjithësisht, kritikët e letërsisë japin shpjegime që jo gjithmonë përputhen me ato të shkrimtarëve. E gjithë kjo që thashë më sipër lidhet me librin e mikut tim, Sulejman Mato, “Arti i të shkruarit”. Ky liber është shkruar në mënyrë të lirë, kjo e bën atë të këndshëm dhe interesant. Libri ka vështrime të shumëfishta, që alternohen me njëra-tjetrën dhe në substancën e

18

tij nga shembuj tipologjikë të rëndësishëm, për argumentimin e ideve të shpjegimeve. Tcksti i mësipërm i takon vitit 2002, i botuar si një një nga parafjalët e librit “Arti i të shkruarit” të Sulejman Matos. Pas botimit të parë kanë kaluar 9 vjet. Libri tregoi që ishtei suksesshëm dhe u çmua nga lexuesit dhe publiku i specializuar. Gjatë kësaj kohe sa herë jemi takuar dhe kemi biseduar me mikun tim, autorin e këtij libri, dialogët tanë riktheheshin shpesh tek substanca (praktikisht e pafundme) e librit të tij. E çuditshme ishte ideja e autorit 1er t’u thelluar edhe më profesionalisht në analizat, hulumtimet dhe meditimet për laboratorin krijues të shkrimtarit. Gjatë këtyre vjetëve Mato lexon dhe rilexon studime letrare dhe estetike, mban shënime, dhe shkruan si të ishte një ditar estetik, për të mbërritur te ky libër i dytë, i plotësuar, i rikonceptuar dhe i transformuar. Tashmë mund të themi se lexuesi i interesuar për t’u thelluar në sekretet e laboratorit të shkrimtarit, do të ketë në duar një liber unik, (edhe i njëjtë edhe i dyfishtë) një libër i shkruar thjeshtë, i shkrimtarit për shkrimtarin. Ky libër i ngjeshur me argumentime, vëzhgime, meditime dhe arsyetime, me gërshetime dhe ndërthurje shumëplaneshe, ai i afrohet lexuesit si një palimsest estetik, ose si një “guidë laboratorike” në formën e një traktati, pa pretenduar aspak si i tillë. “ARTI I TË SHKRUARIT” është thelbi i synimit dhe qëllimi fisnik i autorit. Eksplorator kapricios e kritik i pamëshirshëm Sulejman Mato ballafaqon dhe aprovon, kundërshton dhe ndriçon përmes një lupe të veçantë, vlera të harruara, që kanë pritur prej kohësh të dalin në dritë. “ARTI I TË SHKRUARIT” është shkruar me një gjuhë të thjeshtë mbi një unitet konceptual, me citime të përzgjedhura nga letërsia jonë dhe ajo botërore, ai synon të shpalosë standartet e asaj çka quhet “letërsi universale” dhe argumenton pse quhet e tillë. Një libër për shkrimtarët e rinj, por edhe për lexuesit që janë përherë dhe potencialisht, shkrimtarë të ardhshëm.


MAJ 2013

“PEGASI” /BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS

SI JU DUKET IDEJA TASHME REALE? NJË LËVIZJE E RE...QË PERVOJA E KA TREGUAR SE ËSHTË KONKURRUESE... LIDHJA NDERKOMBËTARE E POETËVE SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” ALBANIA SHTROI NJË PROBLEM TË MADH DHE HODHI IDENË..., MADJE E KONKRETIZOI…

Shumë studiuesë alternativë kanë dhënë një konktribut të madh për studimin dhe trajnimin e shumë temave studimore shumëplanshe dhe shumë të tjerë u veprimuan dhe së toku krijuan AKADEMINË E SHKENCAVE ALTERNATIVE PEGASIANE... Kjo ndodhi nën përkujdesjen e LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA, e cila ka në gjirin e saj shumë studiuesë të tillë të kontributit të mirëfilltë shkencor, por që s’ kanë gjetur veten...; nuk kanë patur hapësira të lira ... Në këtë mori botimesh ndihet prezenca e botimeve alternative... Në këtë ecuri të zbehtë prezenca e ASHAP do të jetë patjetër konkurruese dhe nxitëse dhe prezente… Shumë studime të karakterit historik, gjuhësor, ndërmarrësi hartimi të fjalësve të gjuhës shqipe, hartim të antologjive poetike dhe të letërsisë me një zhdërvjelltësi profesionale dhe detajime, libra të shkencave të sakta dhe të përpikta kërkohen nga nxënësit e studentët, por edhe nga mësuesit, të cilët japin këto lëndë. Po kështu duhet evidentuar se gjatë këtyre viteve mendimi kritik në fushën letrare nga studiuesit e mirëfilltë ka mbetur në vend, dhe ka dalë në skenë një grup studiuesish të rinj, të cilët po përpiqen të rrugëtojnë me aftësi dhe të analizojnë këtë letërsi të re... Kështu mund të flitet dhe për formate të reja të kritikës dhe të studimit në fushën folkloristike, pikturore, skulpturore, të regjisurës, të artit në përgjithësi, përvoja të reja në këtë liri krijimi. Ende, pavarësisht nga ekzistenca e Akademisë së Shkencave asnjë grup studimor nuk është krijuar për të evidentuar pasurinë frazeologjike, neologjike të krijuar gjatë periudhës dydekadshe të krijimit letrar, një pasuri kjo që ploton dhe e bën më të begatë në fjalëformim fjalësin shqiptar dhe hap hapësira të reja studimore në këtë fushë... Është një grupim i madh. Mandej mund të themi se ka një synim të caktuar për të bërë zbulesa të pranisë së gjuhës sonë dhe të lashtësisë së saj... e tjera. Çfarë do të sillte kjo prezencë e ASHAP, kur

shumë studiues të sferave të ndryshme kontribuojnë me shpirt për një lëvrim të tillë?... Sa studime të kësaj natyre kanë tronditur edhe ata, të cilët e heqin veten ekspertë fushe studimore dhe që puna e tyre e përditshme është studimi, qëmtimi, hulumtimi?Çfarë ka nxjerrë në pah ky studim dhe ç’rol luan sot në progresivitetin, zhvillimin e vendit?Ku është kjo përndritje, ky gjallim?! Shumë studime të alternativistëve kanë nivel shumë të lartë nga ata, që e quajnë veten studiues, apo kanë fituar tituj të ndryshëm?! Stafet akademike në Universitete ç’veprimtari shkencore e konkrete zhvillojnë në qytetet, ku veprojnë dhe a janë të pranishëm në evoluimin e mendimit shkencor në të gjitha drejtimet operuese në këto qytete? Si luftojnë për elitarizimin si dhe këshillimin për probleme të ndryshme, të cilat hasen në përditshëmri dhe duhet të zgjidhin pushtetet vendore...A merren me kete përgjegjesi shkencore? Duhet thënë se në këtë drejtim ASHAP do të ketë dhe shumë studiues titullarë dhe me tituj shkencorë, të cilët do të ndihmësojnë ecurinë ... Ideja duhet gjithmonë të lindë... Dhe kjo lindi nga ne qe po përpilojme gjithçka me zgjuarsi. Kështu nuk do tw lejohet të shkelen principe dhe realiteti historik të transformohet nga interesat... dhe kufijtë të priten prapë nga “VILARËT E VERDHË” ...

19



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.