Revista Korniza

Page 1

„ Botimi Nr 3“ Data: 3 Shtator 2011

INTERVISTË ME TUNEN DHE BLERIM DESTANIN

GOLGETA SHQIPERIS

P J E S A

D Y T

GENTA PREZANTON „ G U X I M I N “

TUNA



PARATHËNJE Në kohën e rilindjes dhe në ate klasike, pikturat priteshin, përgjysmoheshin apo edhe iu ndërrohej pamja, vetëm për të ju përshtatur kornizës e cila i rrethonte. Njerëzit vlerësonin kornizat e punuara me shablona në menyren më të lehtë dhe pa ndonjë mund të madh, kurse piktura ishte diçka sekondare. Emërtimi i revistes sone ka për qellim të kundë rtë n e asaj që ndodhte disa shekuj më parë. Ti krijosh lexuesit një kornizë me informata për cdo moshe, profesion apo interes do të thotë, të ia përshtatësh kornizën kreativitetit të secilit krijues dhe vleresimit të secilit lexues. Ne nga dita e parë e punës për revistën Korniza, kemi hapur dyert e redaksisë për të gjithë ata krijues që dojnë të kontribojnë në furnizimin me informata nga vendi i lindjes dhe ai i jetës, të gjithë lexuesit në mergatën shqiptare. Duke marrë parasysh kohën prej kur botohet revista jonë, ne kemi trefishuar numrin e kontribuesve në mbledhjen e informatave dhe shkrimin e artikujve për revistën tonë. Theksojë me qellim fjalen kontribues, sepse të gjithë ne punojmë në menyrë vullnetare për të botuar një revistë që shpërndahet falas. Këtu një kontribut të veçantë japin shprëndarësit në të gjitha qytetet e Gjermanisë, Zvicrës por tani edhe të Kosovës. Duke mos dashur të krijojmë përshtypjen e një marketingu komercial, mirëpo edhe duke mos dashur të ju mbesim borxh atyre që mundesojnë financiarisht botimin e kësaj reviste, ne falemnderojmë edhe partnerë t tanë afarist të cilët mundësojnë që ne të botojmë revistën e parë shqiptare me format xhepi dhe ta shpërndajmë atë falas. Duke dashur ti mbesim besnike promovimit të kulturës dhe traditës shqiptare, po e përfundojmë me një fjalë të urtë shqipe e cila përshtatet me atë që shkruam me sipër: „ Kur ti kërkosh fqiut bukë hua, ktheja me bukë me sheqer“.

www.korniza.de 3


PËRMBAJTJE VIPNEWS 6 7 8

Edona „ Lind Vajzë“ Argjentina nuk „Zhvishet“ Tuna „ S´don Femrat „

MUZIK 9

Genta me „ GUXIMIN „

FILM 10

Antonieta

MODA 11

Veshje Shqiptare

INTERVISTË 12 - 15 Tuna 16 - 21 Blerim Destani

EKONOMI 22

Shqiperia-Kosovë

DIASPORA 23

Diaspora

HISTORIA 24-25

Golgeta Shqipëris pjesa e dyt

LIFESTYLE 26 Sport 27 - 28 Shendeti

TURIZMI 29 - 30 Shqipëri

6

4

16

22



EDONA LIND VAJZËN, DOA Edona Llalloshi para disa ditësh ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë një vajzë, e cila do të quhet Doa. Këngëtarja kosovare dhe vajza e saj thuhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Familjarët e Edonës kanë treguar ne disa portale mediale se vogëlushja do të emërohet Doa. Edona Llalloshi është e martuar me Gazmend Fejzullahun, një biznesmen nga Peja.

5


ARGJENTINA RAMOSAJ , VAJZA QË NUK ZHVISHET Megjithëse dikur ka qenë modele dhe vajzë, e cila pretendonte për një kurorë misi edhe në Holandë, ajo nuk preferon të zhvishet. Ndërsa jemi duke folur për këngëtaren bukuroshe, Argjentina Ramosaj, e cila siç po e shihni në këtë foto marrë nga një koncert në një ambient në Ferizaj gjatë kësaj verë, preferon të vishet bukur dhe kurrë të zhivishet. Si duket, ashtu siç duhet ajo i beson thjeshtësisë së saj dhe zërit të saj të ëmbël. Kur e pyetëm se për çfarë shpenzon më tëpër gjatë verës, ajo na ka thënë se për garderobë. Dhe, siç shihet për veshje me shije.

6


TUNA, FEMRAT NUK ME INTERESOJN Ajtuna Sejdiu, e cila muaj më parë i dha fund martesës së saj me Rilind Rekën, ka demantuar fjalët të cilat kishin qarkulluar kohë më parë se ajo është biseksuale.Këngëtarja e njohur gjatë emisionit “E diela Shqiptare” që transmetohet në TV Klan ka hedhur poshtë çdo përfolje se ajo është lesbike.Tuna tha se nuk ka asnjë prirje homoseksuale dhe ndoshta të qenit person publik ka bërë që asaj t’i vihen kostot e veta.

7


GENTA PROMOVON „GUXIMIN“ Genta Ismaili ka promovuar albumin e saj më të ri, të pestin me radhë, të titulluar “Guximi”. Albumi përmban 16 këngë, shtatë nga të cilat janë në gjuhën angleze të cilat këngëtarja i ka përgatitur në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Genta ndjehet e kënaqur me realizimin e albumit të ri të cilin e ka quajtur të parin “mjaft profesional dhe të veçantë”. “Për herë të parë kam realizuar një album mjaft profesional dhe të veçantë. Përveç këngëve shqipe, kam realizuar edhe 7 këngë në gjuhën angleze të cilat i kam përgatitur me krijues profesionist të këngës në Amerikë”, ka thënë Genta për ‘Zëri’. Videoklipi i saj i fundit ishte “Guximi” në bashkëpunim me Dj Da Lool, për të cilin klip është shprehur shumë e kënaqur. “Klipi është plotësisht i vërtet, kam organizuar një ndejë nga ku i kam filmuar të pranishmit pa dijeninë e tyre. Ka pasur shumë skena interesante me shumë pjesëmarrës në ‘party’ që i kemi ftuar në klip”, ka thënë Genta duke uruar që ky klip të vazhdoj të ketë sukses. 9


ANTONIETA NIKPRELAJ ROL KRYESOR NË FILMIN

SCARE 24“

Antonieta Nikprelaj, bukuroshja 24 vjeçare me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, ka nisur një karrierë shumë të suksesshme në kinematografinë e Hollywoodit. Pas realizimit të reklamës M&M’s, bukuroshja 24 vjeçare ka arritur të sigurojë edhe një rol në një film të Hollywoodit., shkruajnë mediat shqiptare. Filmi është një triller fantastiko-shkencor, ku Antoineta interpreton në rolin e shkencëtares Dr. Scar e cila ka aftësinë të udhëtojë në kohë dhe përpiqet për të shpëtuar botën. Filmi titullohet “Scar 24? me regji të Philippe Martinez, ka një buxhet prej 16.5 milionë dollarësh e pritet të shfaqet në ekranet amerikane në vitin 2012.

10


VESHJE SHQIPTARE, MODERNE DHE UNIKE Në mileniumin e ri e veçanërisht në vitet e fundit, kemi mundësinë të shohim një trend të ri në përdorimin e simboleve tona kombëtare, figurave historike shqiptare, klubeve e ikonave sportive që po aplikohen në tekstil e kryesisht në bluza. Përdorimi i simboleve, figurave etj. qoftë në mjedise të tjera kulturore po edhe në hapësirat kombëtare shqiptare është bërë objekt trajtimi në fusha të ndryshme të dijës e në veçanti të antropologjisë kulturore. Por këtu jemi përqendruar në një kompani të veçantë siç është ajo “Delmins”. Në çdo festë kombëtare, rrugët e kryeqytetit tonë vërshohen nga shitësit ambulant të cilët të interesuarve u ofrojnë produktet e tyre të importuara kryesisht nga Turqia, ku si tematikë kanë simbolet tona kombëtare e shtetërore. Ky trend i përdorimit të këtyre simboleve në formën e zakonshme të tyre, ka filluar të ndryshojë afërsisht para dy viteve. Nismëtar i këtyre modifikimeve është bëre kompania “Delmins” nga Prishtina e cila është kompania e parë shqiptare që filloi të krijoj bluzat unike ku subjektet e tyre i mori nga kultura dhe tradita shqiptare. 11


TUNA: I PERKUJDESËM ME SHUMË KARIERËS Altuna është një këngëtare shqipëtare qe ka lindur më 14 korrik 1985 në Shkup. Eshtë një këngëtare e cila fillonte heret me 15 vjet te merret me muzikë dhe deri sot arriti shumë suksese dhe famë te madhe. Gjatë shkolles dhe studimeve me angazhime te mëdhaja, realizoj Altuna edhe suksesin dhe pasionin e saj ne muzik dhe është duke marur formë te shkelqyër për të reprezentuar ne Shqiptaret nderkombetarisht ne bote.Këngët dhe albumet e saj te cilat u bën Hite dhe gjithmon janë shpërblyër me cmime dhe merita te admirueshem nuk janë te vetmjat nga thesarët dhe shkëndijet e Altunes. Me tutje aja është duke realizuar dhe performuar këngë te reja ne këtë vitë. Besnike ndaj stilit saj dhe besnike ndaj vendit shqiptarë, krenohen adhuruesit e saj gjithsesi me origjinalitetin dhe vendosmërin e Tunes. Sidoqoftë mund te thëm se edhe ,,Korniza‘‘u bind se kjo femër është një -Superwoman- me një qëndrim të respektueshëm... 12


1. Tuna, aktual është sezoni i verës. Qe dot thotë se për ty ka më shumë punë, pasi qe ke edhe përformanca ne vende te ndryshme. Si ndihesh pikërisht këtë vitë 2011 ne sezonin e verës muzikorë? Këtë verë gjithë koncentrimi im janë koncertet dhe eventet e ndryshme. Mandej edhe promovoj këngen më të re që se shpejti do të ketë dhe videoklipin „E para dhe e fundit“.

2. Disa muaj më parë ke thën se je duke punuar në një baladë për këngën “Dyshemeja”, tani ne mes te qershorit është botuar. Adhuruesit e tu e vlersojnë si një tjetër vepër arti ne lidhje muzikorë nga Tuna, si

e vlerson ti personalisht këtë krijim aktual? Adhuruesit janë kritikët më të mirë për mua,nuk është modeste që unë ta vlersoj gjithëcka që mund të them është se qe nga fillimi kam besuar në këtë baladë dhe e kam ditur që nuk i takon këngëve sezonale... Dyshemenë e kam ruajtur në sirtar për disa vite, dhe erdhi në këtë moment rastësisht. 3. Mund të presim, pas kësaj baladë te shkëlqyër, për verën 2011 një ,,Mega-Hit‘‘ te ngjashëm si ,, Diten ta Boj Nate‘‘ ne vitin 2009? „E para dhe e fundit“ është një prej këngevë më shumë potencial të bëhet Mega-hit nëse mund ti quaj kështu si kënga „diten ta bej natë“ apo „vibe“ apo „ e boj nxet“...Koha do ta tregojë!

13


4. Kam ndegju se ke marr ftes nga “Top Channel” që të konkurrosh këtë vite prap ne ,,Top Fest 8‘‘ 2011 ,ka ndonjë arsye që nuk ishe e pranueshme ne Festival? Në përgjithsi marr ftesë nga festivalet tona dhe ju falenderoj për vlersimin që më bëjnë...Arsyeja pse vitet e fundit po stagnoj sa i perket këtyre kompeticioneve është që nuk më sfidojnë si në fillimet e mija, edhe pse nuk mund ta mohoj faktin që janë ideal për të promovuar një projekt te ri! 5.Shumë këngtarë e trajtojnë temën e dashurisë në këngët e tyre. Patjeter se edhe ti i ke tematizu keto pasione te dashuris por gjithësesi kemi ndegju këngë me fokusime te ndryshme si: ,,S`ka me diktature ‚‘, e cila apelon për një kohe të re te femrave. Është e rëndësishme per ty te realizosh apelime te tilla?

14

Pa marrë parasysh trendit aktual zhanreve të muzikes që nuk „durojnë“ tekste te komplikuara, unë mendoj që çdo text duhet të përmbajë mesazhin e saj qoftë direkt apo indirekt. 6. A ekziston mundësia qe e shohim Tunen ndoshta ne të ardhmen ne festivale ndërkombëtare si ne MTVMusic Awards? Pse jooo!:)

7. A ka qen më rëndësi per ty tij perkujdesesh gjithashtu studimeve si fundament për jeten tëndë në vend që ti do të merresh vetëm me muzikë?


Pa diskutim që po. Katër vitet e fundit e kam pasur shumë veshtirë të menaxhoj karieren dhe studimet paralelisht, në vecanti dy vitet e fundit në Selanik. Tani që kam diplomuar nuk menoj që përfundoj me kaq, vetëm që kam vendosur ta shijoj dhe ti fokusohem karieres keto vite derisa në nderkohë të vendos magjistraturen.

„vulen e vet“ do të thotë kur në radio do të këndohet një këngë të njihet në 3 sekondat e para se kush e këndon. Këtë gjë tek estrada jonë shumë pak artista që e kanë. Tuna faleminderit për kohen dhe ndershmërinë tënde. Faleminderit edhe juve, suksese Kornizes ne te ardhmen.

8.Mendon se origjinaliteti dhe di „Intervista u realizuar nga Arbnora Halili “

versiteti është me i kërkuar tek publiku se nje stil primadonë? Origjinaliteti pa dyshim është. Nuk ka logjik të egzistojë një artistë më saktë një këngëtarë nëse nuk e ka

15


16


“MUNDOHEM QË SUKSESET T’I PËRJETOJ SI REZULTAT I PUNËS” Një ndër aktorët më të suksesshëm të gjeneratës së re padyshim është Blerim Destani. Status të cilin ai e ka arritur me shumë punë e përpjekje. Një djalosh i ri, i përkushtuar ndaj punës, i kujdesshëm për të kapur çdo shkëndijë të botës e të emocioneve të veta, i gatshem të besedoj edhe me lexuesit tanë për jëtën, filmin dhe gjera të tjera për lexuesit tanë...

20

17


1. BLERIM, NË TREGUN E FILMIT TANI KE KRIJUAR NJË “IMAZH” TË MIRË. NË TË VËRTETË, SA PËRPUTHET KJO ME ATË ÇKA JE DUKE U PËRBALLUR? Blerim Destani: Në tregun e filmit puna ime po vlerësohet mirë dhe kjo më bën të lumtur, pasi pas rezultateve të punës qëndron një përkushtim i madh dhe investim i emocioneve dhe energjisë. Mendoj se gjithçka përputhet mirë.

18


2. Cila është strategjia për të rënë më shumë në sy kundrejt aktorëve të tjerë? Blerim Destani: Strategji më të mirë se punë me përkushtim nuk ka, çdo rol duhet ta ndërtosh nga fillimi, pra me çdo rol fillon procesin e nevojshëm për të qenë personazhi, pasi në film personazhi është vepra e aktorit. 3. Një pasion që u kthy në sukses, aktrimi. Kur ka lindur tek ti? Blerim Destani: Pasionin për aktrim e kam trashëgimi nga Babai, ai në moshë të re të tij kishte blerë nja kamerë me të cilën xhironte gjëra që atij i dukeshin se duhej t’i përballonin kohës. Ka shumë materiale me vlerë të madhe nga koha e rinisë së tij. Dhe më pas unë si fëmijë u gjenda para kamerës së tij dhe shpesh xhironte gjëra që bëja unë. Më pas kur i shihja ato gjëra të projektuara.

në pëlhurë u fascinoja nga ai përjetim që përjetoja, më dukej magjike ajo kamerë që arrinte të regjistronte momente të jetës dhe më pas i projektonte po ato momente. Kjo më krijonte emocione të fuqishme. Dhe kështu edhe unë fillova ta ndjek atë proces magjik 4. Me siguri, ke fituar sodopak eksperiencë duke aktruar në disa filma bashkë me aktorë të njohur nga bota? Blerim Destani: Sigurisht. Çdo bashkëpunim është një përvojë shumë e mirë. Në bashkëpunime të tilla ballafaqohesh me procese të ndryshme pune, ke mundësi të hulumtosh duke krahasuar metodat e punës, proceset. 5. E gjith kjo punë, ky udhëtim nuk është edhe aq e lehtë për ty dhe për familjen tënde, të afërmit dhe shokët e tu. Jo vetëm stres, por edhe angazhim për të qenë pranë fizikisht 19


dhe moralisht. Ti kujt do t‘ja dedikoje këtë arritje deri më tani? Blerim Destani: Lodhja fizike, udhëtimet, stresi janë pjesë e punës, të cilat harrohen kur prezantohet pune e bërë dhe atëherë e kupton se gjithçka ka qenë në të vërtetë një investim i duhur. Unë gjithë punët e mia, para së gjithash ia kushtoj familjes sime që më ka përkrahur në gjithçka. 6. Çfar ndikimi ka në karrieren dhe në jeten private fakti që je i biri i Lazim Destanit? Blerim Destani: Kuptohet që ka ndikim të madh, por këtë ndikim unë do e kisha quajtur përgjegjësi të madhe. Përgjegjësi ndaj emrit të Babait dhe familjes sime. 7. Sa është e vështirë të depërtohet jashtë vendit, duke ditur se këtu ku ti jeton dhe punon ka një traditë të jashtëzakonshme nga fusha e filmit?

20

Blerim Destani: Çdo depërtim në tregjet globale është i vështirë. Pasi aty tashmë janë të krijuara sisteme të vlerave valide, dhe çdo depërtim duhet të sjellë diçka të re, origjinale apo autoktone. Unë kam pasur fatin që në këtë treg kam depërtuar me atë që unë e kam vlerë të trashëguar në familja dhe kombit të cilit i përkas. Kjo është vlerësuar shumë. 8. Je ndër të paktët personazhe të njohur që ke ruajtur thjeshtësinë, duke u treguar gjithmonë i sjellshem dhe i dashur, veçanërisht me mediat. Si ia ke dalë mbanë që suksesi mos të tjetërsojë? Blerim Destani: Ashtu është natyra ime, modestia është vlerë. Mundohem që sukseset t’i përjetoj si rezultat i punës sime dhe përherë arrij të jem me këmbë në tokë. 9. Motivet e filmave tuaja, janë tema të jetës se përditshme,


shoqërore, mbi da shurinë, sekretet e dikujt etj. Blerim, ti si aktor si e vlerëson punën tende meqe vlersimet nga „koleget“ jane te larta? Blerim Destani: I çmoj lartë vlerësimet nga kolegët, është një gjë që më bën të lumtur. Deri tani unë jam prezantuar me punët që vërtetë kaun shënuar sukses, por duhet pritur se unë ende kam punë më të

atëherë shumë mirë e rigjeneron energjinë brenda vetes.

mëdha para meje dhe koha për to po vjen.

pranova me shumë kënaqësi pasi e di se si ndjehen artistët kur presin vlerësim për punën e tyre. Oferta tjera, nëse ia vlejnë, pse jo.

10. Je një aktor mjaft i preferuar, veçanërisht nga të rinjt. Cili është sekreti i kësaj? Blerim Destani: Përherë jam vetvetja dhe me këmbë në tokë. Të pa arritshmen nuk tentoj ta kap duke kërcyer apo fluturuar, por duke ecur me hapa të vegjël dhe të sigurt drejt sa j. 11. Është më shumë vlerësim apo përgjegjësi? Blerim Destani: Do të thosha përgjegjësi. lerim Destani: Do të thosha përgjegjësi. 12. Ndodh të ndihesh i lodhur nga e gjithë kjo? Ke pasur çaste të cilat të shndërruan në pesimist, duke menduar të heq dorë nga filmi? Blerim Destani: Jo. Kur njeriu pasionin e tij e ka profesion të jetës

13. Para disa diteve ia ke dorëzuar Elvana Gjatës shperblimin si “Best Female” në Top Fest. Ke provuar ndonjëherë një eksperiencë të tillë dhe a do të thotë që mund të pranosh edhe oferta të tjera? Blerim Destani: Ftesën e Top Fest e

14. Bëmë një udhëtim paksa të gjatë, ngacmuam kujtime, zbuluam brenga e mësuam diçka nga jeta juaj, por nesër, çdo të bëjë aktori, Blerim Destani? Blerim Destani: momentalisht jam duke xhiruar në Holandë, në një film “Gone back” të regjisorit të ri dhe të talentuar Ernest Meholli, më pas do jem në Austri, më pas në SHBA e kështu me radhë. 15. Ke ndonjë porosi për lexuesit dhe veçanerisht për të rinjt tanë këtu në diasporë? Blerim Destani: Të jenë vetvetja, mos zbukurohen me vlera të të tjerëve, të ecin me hapa të vegjël por të sigurt drejt asaj që e kanë ideal në jetë. „Intervista u realizuar nga Elife Kurteshi“ 21


EKONOMI SHQIPËRI-KOSOVË Mbyllja e kufirit për mallrat serbe, shansi i fundit për ekonominë ndërshqiptare Pas 11 viteve deficiti tregtar me Serbinë prej afër 100% dhe pas 3 viteve që ky deficit arriti shifrën absolute prej 100%, Kosova tani duhet të orientohet nga jugu për të shfrytëzuar mundësitë infrastrukturore që janë krijuar në këto vitet e fundit për marrdhënjet ekonomike ndërshqipëtare. Ndërtimi i rrugës së kombit dhe vazhdimi i saj me autostradën Ibrahim Rugova në anën kosovare, si dhe premtimi i qeverisë shqiptare për dhënjen e portit të Shengjinit në shfrytzim Republikës së Kosovës, duhet të shihen jo vetem si rezultat i mardhënjeve shumë të mira politike në mes të dy shteteve shqiptare, por edhe si një shans shumë i mirë i këmbimit bashkimi.

22

Deti si mënyra më e lirë e këmbimit të mallrave favorizon këtë bashkëpunim dhe mund të ndikojë edhe në uljen e çmimeve, të cilat për të hyrat mesatare në Kosovë janë shumë të larta. Marrveshja e CEFTA-s, e cila është shumë e mirë nëse respektohet, do të mund të krijonte mundësi shumë të mira për prodhuesit kosovare, të cilët ishin më të diskriminuarit në zonën e CEFTA-s, në eksportimin e këtyre mallrave në shtetet e BE-së. Pra tani ka ardhur koha që patriotizmit të çiftelisë dhe përqafimeve vëllazërore në vizitat ndërshtetrore Kosovë-Shqipëri, ti shtohet edhe patrotizmi ekonomik, për të cilin populli shqiptarë në të dyja anët e kufirit ka nevojë shumë të madhe.


DIASPORA Ka më shumë se tre vjet që Kosova është shtet, por në ekonominë e saj, duket se jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Në këtë drejtim, vendi vazhdon të jetë i varur jashtëzakonisht shumë nga remitencat (dërgesat) e diasporës së madhe, që jeton kryesisht në shtetet e pasura të Evropës perëndimore dhe ato përtej Atlantikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Milionat që vijnë brenda vitit, bëjnë që ekonomia e Kosovës, edhe nëse nuk mund të zhvillohet, së paku mbahet në nivele deri diku normale. Në fakt, këto janë edhe të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrtarët e së cilës, bazuar në të dhëna konkrete sqarojnë se këto dërgesa vazhdojnë të paraqesin njërën ndër format më të rëndësishme të hyrjes së kapitalit në vend. Dhe duket se ato nuk janë pak.

Sipas shifrave zyrtare, që nga viti 2006, mesatarisht, çdo vit në Kosovë, nga diaspora hyjnë rreth 500 milionë euro. Kjo në të vërtetë do të thotë se dërgesat e diasporës së Kosovës, janë gati sa gjysma e buxhetit të përgjithshëm të shtetit që këtë vit ka qenë rreth 1 miliard e 400 milionë euro. Por bazuar në të dhënat zyrtare të bankës Qendrore të Kosovës,të siguruara nga Albinfo, niveli më i lartë i dërgesave nga ana e diasporës, ishte në vitin 2008. Në atë vit, dërgesat arritën në nivelin prej 535.4 milionë euro ndonëse kjo është koha kur ekonominë botërore e pllakosi kaosi nga recesioni. Por derisa në vitin 2008, kjo krizë duket se nuk u ndie shumë tek mërgimtarët e Kosovës, sipas zyrtarëve të BQK-së, ajo duket se dha efektet e saj një vit më vonë. Kështu, në vitin 2009 është vërejtur një rënie e lehtë prej rreth 5.5 për qind e remitencave, ulje që u ndërpre vitin pasues kur, në vitin 2010, dërgesat u rritën me 1.9 për qind dhe arritën nivelin e 511.6 milionë eurove.

23


GOLGOTA E SHQIPËRISË (Pjesa e dytë) Albanezët duhet të shfarosen Gazeta „Frankfurter Zeitung“ raporton në lidhje me rastin që ndodhi në Prizeren ku u vranë 300 shpiptarë nga Luma, të cilët u hasën të paarmatosur dhe u pushkatuan pa ju bërë fare procesi gjyqësorë: Në rastin konkret përgjegjës për gjakderdhjen duket të jetë ushtria e rregullt serbe. Mirëpo edhe në rastet tjera ku përgjegjësia për masakrime ju la trupave ndihmëse të parregullta, dihet që këto vepruan me dijen dhe nën vullnetin e autoriteteve serbe. Personalisht neve, në fillim të luftës nga

24

nga institucionet përgjegjëse serbe na është thënë: „Ne do i shfarosim Albanezët“. Tani ku pavarësisht protestimeve mbarë europiane kundër kësaj politike të shfarosjes në mënyrë sistematike krimet nuk kanë të ndalur. Është detyra jonë që pa mëshirë ti vëmë në pah qëllimet e Zotërinjëve në Beograd. Zotërinjet e zemëruar do të mohojn te gjitha me shpresën dhe sigurin që mirësjellja gazetareske do na pengoj të përmendim emra. Mirepo është e kuptueshme që ne nuk do bënim një mesazh të till, po qe se nuk kishim sigurinë e plotë në të. Fund se fundmi faktet flasin me thekshëm se çdo rrëfim i hapur e i sinqert që mund ta bëjë ndonjëherë ndokush. Prej që trupat serbe kanë kaluar kufirin dhe kanë uzurpuar zonat e banuara me shqiptarë, gjakderdhjet po ndodhin njëra pas tjetrës. LEUNORA LEKAJ


NJË LUFTË ASGJËSIMI Profesor Shiman (Historiani dhe publicisiti i njohur gjerman Theodor Schiemann) shkruan në një artikull të publikuar në „Kreuzzeitung“: Pavarësisht cenzurës së rreptë të shteteve aleate ballkanike dhe presionit që po ju bëhet korrespondentëve të luftës, letrat private të dërguara direkt nga skena e luftës në të cilat përshkruhet lufta që po bëhet nga serbët dhe grekët, sjellin me vete një pamje jashtzakonisht të trishtuar dhe tmerrshme. Në artikull shkruhet, serbët po bëjnë një luftë shfarosëse ndaj kombit shqiptarë, me pretendimin ti shkatërrojn deri në rrënjë. „Daily Cronicle“ lajmron me 12 Nëntor 1912, është faktike që me mijëra shqiptarë janë masakruar nga serbët. Në afërsi të Shkupit janë masakruar 2000 shqiptarë musliman, ndërsa jo shumë larg Prizerenit 5000 të tjerë. Shumë fshatra janë djegë ndërkohë që banorët e tyre janë masakruar. Pas bastisjes së shtepive në kërkim të armëve, edhe në mosgjetje të ndonjë lloj armatimi shqiptarët vriten pa hezitim. Serbët deklaruan haptazi që shqiptarët musliman duhet të shfarosen, pasi që kjo është mënyra më e mirë për pastrim të vendit. Korrespondenti i luftës nga „Messaggero“ romake raporton për masakrime të tmerrëshme të shqiptarëve nga serbët në vilajetin e Kosovës.

Si rezultat i rezistencës së shqiptarëve janë shkatërruar qytetet Ferizovic (Ferizaj), Negotin , Lipian (Lypjan), Babus (Babush) dhe tjera, banorët e të cilave kryesisht janë vrarë e masakruar. Një prift katolik tregonte që ishte bërë një luftë tre ditëshe e mllefosur në Ferizaj, dhe pas pushtimit komandanti serb kërkoj nga refugjatët të kthehen të qetë dhe ti dorëzojn armët se nuk do ju ndodh asgjë. Me kthimin e tyre u vranë 300 apo 400 persona. Në gjithë Ferizajn ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve musliman. Ndërsa familjet e varëra serbe pa hezitim janë vendosur në shtëpitë e refugjatëve të pasur që u masakruan nga forcat serbe. „Humanite“ e Parisit publikoj një raport zyrtar që i është dorëzuar një konzullate në Selanik. Raporti konsullor përshkruan veprimet e Serbisë në Shqipëri: Vjedhje, shkatërrime, masakrime. Numri i vendeve shqiptare të shkatërruara pjesërisht apo plotësisht nga serbët arrin në tridhjet e një. Bandat e udhëhequra nga Kristo i Komanovës, Ssiro Diliov nga Shkupi, Alexandrovos nga Ishtipi dhe të tjerë plaçkitën të gjitha vendet e rrethit te Kratovës dhe Koçanës. Djegën gjithçka ndërsa të gjithë banorët musliman u masakruan. Në Shujovë dhe në Meshel gjithashtu u masakruan të gjithë muslimanët, edhe 200 të tjerë në Vetreni. Në një xhami të Bodganicës u mbyllën gjashtëdhjetë turq të cilët u nxorrën dhe u vranë një nga një. Nga nëntëdhjet e tetë fshatrat e qarkut të Kavadarit tridhjet e katër u shkatërruan. Disa Turq që paguanin për kokat e tyre dhe që mendonin që shpëtua, vriteshin me të hasur një bandë tjetër. Në Drenovë nuk është kursyer asnjë banorë, të gjithë u vranë. Në mes Drenovës dhe Palikurës u gjetën një seri varresh nga të cilat dilnin vetëm kokat e kufomave. Këto kufoma ju përkisnin martirëve të cilët ishin torturuar në mënyrën më mizore, me varrosje për së gjalli. 25


KOSOVARI QË SYNON OLIMPIADËN E SOCHIT NË SPORTE EKSTREME Adrian Sylejmani është lindur dhe rritur në Norvegji, nga një nënë Norvegjeze dhe babai kosovar. Adriani ka një dashuri të madhe për Kosoven. 18-vjecari merret me sporte ekstreme në Norvegji përkatesisht me skijim të lirë, sport i cili vetëm me 6 prill në vitin 2011 u bë pjesë e Lojërave Olimpike dimërore që kësaj radhe do të mbahen në Sochi të Rusisë, në vitin 2014 dhe ku ai ëndërron të jetë një ditë. Me këtë sport ai ka filluar qysh në moshën 12-vjeqare në mënyrë krejt aksidentale, mirëpo talenti që filloi të shfaqë më tutje tërhoqi vëmendjen e shumë trajnerëve të këtij sporti në Norvegji. Është një sport i cili të përçon shumë adrenalinë dhe emocion e poashtu edhe ku mund të shprehesh kreativitetin tënd duke krijuar stile te ndryshme kercimi. Sidoqoftë skijimi i lirë është një sport ekstrem dhe ku edhe lendimet janë pjesë e saj. Një të tillë e kishte edhe Adriani para dy viteve në gjurin e tij, i cili ka lënë pak mrabpa me përgatitje dhe mund ti humbas rastin që të jetë pjesë e përfaqesueses se Norvegjisë në Olimpiaden e radhës. Megjithatë Adriani shpreson që në një të ardhme Kosova të krijoj përfaqesuesin në skijim të lirë. Gjithësesi ai do të kishte shumë deshirë që të është pjesë e sporteve të tilla.

20 26


TANGO PËR TRUP DHE ZEMËR Secili vallëzim, domethënë edhe tangoja, ndihmon në forcimin dhe formësimin e trupit, në zvogëlimin e tendosjes psikike, në përmirësimin e humorit... Tangoja pasionante ka treguar edhe një përparësi të saj - me vallëzimin e saj mund të shpëtohet lidhja problematike, kanë publikuar shkencëtarët nga Universiteti i Frankfurtit. Hulumtimi e ka prekur popullaritetin e „terapisë me tango“, të cilën e këshillojnë gjithnjë e më shpesh këshilluesit bashkëshortore. Për nevojat e hulumtimit, 22 çifte kanë vallëzuar rregullisht tango si dhe i kanë plotësuar pyetës orët lidhur me ndjenjat e tyre, pastaj hulumtuesit e kanë matur nivelin e kortizonit (hormon i stresit) dhe të testosteronit (hormon seksual), para dhe pas terapisë vallëzuese. Rezultatet laboratorike kanë treguar se vërtet ka ndodhur ulja e kortizonit, ndërsa rritja e nivelit të testosteronit, për ç‘gjë mund të falënderojnë muzikën, lëvizjet si dhe kontaktin fizik me partnerin.

20

27


RECEPT TRILEQE Përbërësit për 4 persona janë : 1. 400 gr sheqer 2. 400 gr miell 3. 1 pluhur paste 4. 1/2 kg karamel 5. 1 vanil sheqer 6. vezë 7. 1/2 lit. ajkë “Hoplla” 8. ½ lit qumësht 9. 300 gr qumësht pluhur “Nestlle”

28 20

Përgatitja: Tunden të bardhat e vezëve.Shtohet sheqeri dhe vazhdohet tundja, deri sa masa të formohet shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve dhe vazhdon tundja. Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje, duke e përzier me lugë, deri sa masa të kompaktësohet. Brumi derdhet në tepsi dhe shporeti duhet te shtrohet me letër të yndyrshme. Furra është e nxehtë me temp.180 gardë Celsius që të piqet për afer 30 min. Pasi të ftohet pak përmbyset dhe largohet letra. Ne masen e brumit te pjekur vendoset pandispanja e pjekur. Me ½ lit. qumësht të ftohtë, trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë, në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi, përzihet me 1 lit. qumësht të vakët. Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me pirunë në rast nevoje, që ta pijë mirë qumështin.Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë, hidhet mbi, e nëse është i hollë, mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë.


TURIZMI SHQIPËRI Dy fshatra turistike ne rrethin Kavajës në vlerë prej 2 miliardë dollarësh Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm në mbledhjen e Bordit të Agjencisë Shqiptare për Investime dhe Zhvillim, ku u miratua ndjekja e procedurave për realizimin e dy projekteve turistike në Kavajë, më konkretisht në Gosë dhe në Synej. “Projekti i parë parashikon ngritjen në një sipërfaqe prej 650 hektarë të një qyteze me qëllime multifunksionale dhe projekti i dytë propozon ndërtimin e një porti jahtesh dhe krahas tij, të një qyteze turistike në këtë zonë, me një sipërfaqe prej 160 hektarë. Në përfundim të tyre, këto projekte shkojnë deri në 1 miliardë euro investim secili dhe do të zbatohen, projekti i parë nga konsorciumi britanik Development shpk. dhe i dyti nga konsorciumi zviceran Finsec ltd.”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Berisha tha se duhen respektuar standardet në ndërtimin dhe duhet ruajtur e zhvilluar mjedisi në zonat turistike. “Ne kemi rreth 90 përqind të bregut të pazhvilluar. Kjo do të thotë se nuk duhet të jemi asnjëherë lakmitarë për shfrytëzim intensiv. Ne duhet t’u mbetemi standardeve më të mira të shfrytëzimit, të ruajtjes së mjedisit, të hapësirave dhe të lartësive të ndërtimeve”, – u shpreh Kryeministri. 29


ZHVILLIM EKONOMIK PËRMES TURIZMIT Përmes zhvillimit te turizmit, Bashkimit Evropian synon që të ngrit zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit. Me projektin ‚‘Shihemi ne Dukagjin‘‘, pretendohet që trashegimia kulturore e Dukagjinit të transmetohet në një resurs, e cili do të gjenerojë zhvillimin ekonomik. Bashkimi Evropian është duke investuar gjysëm million euro në zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të Kosovës. Nga ky projekt komunat që do të përfitojnë më së shumti janë: Peja, Decani dhe Juniku. Drejtori i projektit ‚‘Shihemi ne Dukagjin‘‘ Sali Shoshi thotë se ky projekt ka për qëllim konservimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit në rajonin e Dukagjinit.Përzgjedhja e qytetit Dukagjin është bërë për shkak te resurseve të tij të rëndesishme kulturore e historike.

30


KURIOZITETE Adolf Lu Hitler Marak quhet kryesuesi i grupit parlamentarë për qështje publike në parlamentin e provincës indiane Meghalaya. Lufta në mes të Britanisë së Madhe dhe Sulltanatit të Sansibarit ishte lufta më e shkurtë në historinë e njerëzimit. Ajo ndodhi me 27 gusht 1896 dhe zgjati nga ora 9.00 deri në orën 9.38 Breshka Harriet vdiq 171 vite Charls Darwin e solli atë nga ishujt Galapagos për në Angli. Rrethë 175 milion njerëz apo rreth 3 % të popullatës së tokës nuk jetojn në vendëlindje Flokët dhe thonjtë vazhdojnë të rriten edhe mbasi njeriu ka vdekur Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.

38

31


BARCOLETA Kompjuteri Një njeri donte të blinte një kompjuter që kushtonte 500 Euro, mirëpo ai kishte vetëm 499 Euro. Del ne rrugë, sheh një grua dhe e pyet: A mund të më japësh 1 euro se më duhen për ta blerë një kompjuter? Gruaja gjithë gëzim ia kthen: Po në qoftë se të jap 2 euro, do ma blesh dhe mua një kompjuter? Sllatina dhe Durrësi Shkon një kosovarë ne Durrës dhe takon nje durrësak që nuk di të notojë. Kosovari befasohet dhe e pyet: Jeton në bregdet dhe nuk di të notosh ? Durrësaku ia kthen: Pse lali ti që ke shtëpinë pran aeroportit, di të fluturosh?

Oj zemër… Ai: Oj zemër, a po del me mu ta qes ni kafe? Ajo: S’du kafe, du redbull…. Ai: Aha, ok leje pra dalim tjetër her….

Data e skadimit Gruaja: Shpirt…..Cfarë po kërkon? Burri : Asgjë. Gruaja: Asgjë…?? Ke një orë që po lexon çertikifatën e martesës?? Burri: Thjeshtë po kërkoja datën e skadimit.

32

39


HOROSKOPI DASHI

21 mars - 19 prill Lëvizjet e shumta që planetët janë duke bërë në qiell, janë duke të lënë plotësisht indiferent, të paktën për tani. Nga ana tjetër, ti nuk je tipi që lë në duart e të tjerëve fatin tënd.

DEMI

20 prill - 20 maj Hëna në shenjën e Peshqve është një inkurajim për çështjet e tua sentimentale, veçanërisht në një histori dashurie që është duke kaluar një moment lodhjeje. Sot rigjallërohet pasioni.

BINJAKET

21 maj - 21 qershor Hëna dhe Urani, së bashku në shenjën e Peshqve, duket se janë më shumë në gjendje të shkatërrojnë te gjitha planet e tua. Qetësia jote e brendshme, e kapur e papërgatitur, është vënë në dyshim.

GAFORRJA

22 qershor - 22 korrik Ke nisur një diskutim të rëndësishëm, duke kapur për dore ëndrrat e tua, që janë duke të çuar nëpër rrugë ideale, ato të realizimit. Hëna dhe Urani janë ruajtëset e tua.

LUANI

23 korrik - 22 gusht Me këtë qiell, fati nuk duhet të jetë nga ana jote. Ndaj, mos u inatos në shtëpi nëse miqtë dhe shifrat nuk korrespondojnë me dëshirat e tua. Kush nuk ka fat në lojë, ka fat në dashuri.

VIRGJERESHA

23 gusht - 22 shtator Me një qiell kaq të ngatërruar, është më shumë se e ligjshme që ndihet pak konfuz, ndoshta i mbështetur nga një lodhje në rritje. Saktësia ekstrem të lejon të shkosh përpara.

PESHORJA

23 shtator - 23 tetor Nuk është guximi që të mungon, pa dyshim. Ke ditur të kapërcesh, për të paktën një herë në jetën tënde pavendosmërinë dhe ke ecur drejt përpara objektivave të tua. Je i dobët para gjinisë tjetër.

AKREPI

24 tetor - 21 nentor Hëna në shenjën e Peshqve si dhe Jupiteri po të ofrojnë rastin që ishte duke pritur për t’u ndarë përfundimisht nga e kaluara, duke i dhënë më në fund jetë një projekti të rëndësishëm.

SHIGJETARI

22 nentor - 21 dhjetor Personi që dashuron, do të bëjë që jeta jote, të ngjyroset me ngjyrë floriri dhe të bëhet shumë e çmuar. Humori, kur je pranë këtij njeriu është gjithmonë i lartë dhe optimist.

BRICJAPI

22 dhjetor - 19 janar Pyet veten kur do të arrinte momenti që të qëndroje vetëm, i mbyllur në shtëpi, për të bërë llogaritë e kësaj periudhe të fundit. Më në fund, duket se ky moment ka mbërritur.

UJORI

20 janar - 18 shkurt Mirësjellja ka gjithmonë një kompensim, megjithëse ndonjëherë duhen orë, herë të tjera vite. Por nëse ke vepruar me zemër, duhet të jesh i qetë, do të marrësh diçka në shkëmbim.

PESHQIT

19 shkurt - 20 mars Ndjeshmëria është fuqizuar dhe kjo mund të të ndihmojë të gjesh ndjenja interesante, ku përfshihet kurioziteti dhe optimizmi. Të ndodh të veprosh duke u bazuar vetëm tek instikti yt.

33




BOTUES PIK AS Media Korniza Magazin Redaksia Düsseldorf - Gjermani KONTAKT: info@korniza.de redaksia@korniza.de marketing@korniza.de Kryeredaktor: E rblin Lekaj Redaktor:

Arbnora Halili

Elife Kurtishi

Leunora Lekaj

Drejtor Marketingu: Fatbardh Haxhiu Designer: Shkëlqim Haxhimusa Fotografe:

Arbnora Halili

Fatbardha „Borebardha“ Haxhiu-

Aplikimet për shpallje dhe reklama mbyllen me 25.Korrik 2011 DESIGN: www.pikasmedia.com / www.korniza.de / www.haxhimusa.de

www.korniza.de


Knaqësia juaj - Qellimi ynë!

0211 - 164 64 06 DITURIA Düsseldorf Friedrich-Ebert-Straße 48 40210 Düsseldorf

DITURIA Stuttgart Königstraße 54 B 70173 Stuttgart

DITURIA Bielefeld August-Bebel-Strasse 101 33602 Bielefeld

DITURIA Prishtinë Rr. Fazli Graiqevci 7A 10000 Prishtin, Kosovës

DITURIA Prishtinë Rr. Fazli Graiqevci 7A 10000 Prishtin, Kosovës

Tel. +49 211 - 164 64 06 Fax +49 211 - 164 64 08 E-Mail: info@dituria.de

Tel. +49 711 - 223 70 11 Fax +49 711 - 223 70 06 E-Mail: info_str@dituria.de

Tel. +49 521 - 521 54 01 Fax +49 521 - 521 54 34 E-Mail: info_bi@dituria.de

Tel. +381 38 - 22 99 75 Fax +381 38 - 22 62 10 E-Mail: info-prn@dituria.de

Tel. +381 38 - 22 99 75 Fax +381 38 - 22 62 10 E-Mail: info-prn@dituria.de

www.dituria.de

info@dituria.de


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.