Revista Korniza 2

Page 1

„ Botimi Nr 2“ Data: 7 Korrik 2011

Golgota e Shqipërisë

Intervitë me Ardian

,,Fugaa „ Kurtolli

Rita Ora duke

Kercyer me Bruno Mars

Importimi i makinave te

vjetra, mbushe

arkat buxhetore

FUGAA



Parathënje Është shumë e çuditshme kur të planifikosh diçka dhe të del shumë më ndryshe. Më e çuditshme është kur diçka e vogël, sa hapë dhe mbyll sytë bëhet më e madhe. Çudia ia liron vendin krenarisë kur e din që rritja e asaj gjëje të vogël është fryt i punës që bën jo vetëm për të mirën tënde. Revista Korniza filloj si projekt i ndërmarrjes tonë, në mënyrë që publikut ti falim dicka të vogël me brendësi të plotë. Në redaksi çdo ditë dikush tjetër merrte rolin e skeptikut e ai skeptiku i djeshëm i jepte zemër këtij të sotmit, kështu që pas tre muajsh punë nga idea e deri tek botimi i parë, menduam që tani do të mundemi të marrim frymë lirshëm duke pritur vetëm rezonancën e lexuesit. Mirëpo nuk na doli si menduam. Pasi e botuam Kornizën e parë me një tirazh prej 10 000 eksemplarësh, ne vetëm përgatitëm bodrumin e zyreve të PikAs Media për ta përdorur si magaze për gjysmën e botimeve që nuk do të arrijmë të shpërndajmë. Frikësoheshim që nuk bëmë punën si duhet dhe nuk do të gjejmë lexues për materialin e botuar. Populli jonë ka një fjalë të urtë që thotë „ Më heq frikën, të fali atin“. Tani duhet ti kërkojmë falje lexuesit, mirëpo edhe ti falemnderohemi për pranimin aq të mirë, sa që na befasoi edhe ne, edhe ata që ishin të nderliudhur me punën tonë, por na shikonin me syrin skeptik i cili është një ndër tiparet më origjinale të popullit tonë. Në arritëm të shpërndajmë të gjitha ekseplaret e botuara në një kohë brenda tri javësh, dhe për këtë falemnderojmë edhe pikat e shpërndarjes që ishin në gjendje të rezervojnë një pjesë të hapsirave të tyre për revistën tonë Vetes nuk do tia lejojmë komeditetin e mosfrikës nga rezonanca e lexuesit, sepse më i dobishëm ëshe punëtori frikacak se trimi dembel. Redaksia e Revistës Korniza

www.korniza.de 3


Përmbajtje VipNews 6 7

Rita Ora Xhaksie Berberi

MUZIK 8-9 VFM 10 - 11 Qelisi Muzikes

fILM 12

Dokufest

mODA 13

Aksesorë te veres

Intervistë 14 - 18 Fugaa 19 - 23 Flaka Krelani

Ekonomi 24-25 26-27

Kosovë Shqiperia

dIASPORA 28-29

Diaspora

Historia 30-32

Golgeta Shqipëris

Lifestyle 33 Sport 34 - 35 Shendeti

Turizmi 36

19

4

30

34

Shqipëri



Rita Ora duke kërcyer me Bruno Mars Kantautori është filmuar duke kërcyer dhe duke u përqafuar në një club në Londër me këngëtaren shqiptare Rita Ora. Ishte shkruar edhe më herët për një lidhje dashurie mes Ritës dhe Bruno por asgjë nuk ishte konfirmuar e as mohuar nga dyshja. Çifti janë filmuar duke kërcyer dhe duke u përqafuar në një club në Londër. Videoja amatore e hedhur në YouTube krijoi një tymnajë thashethemesh mbi një histori dashurie mes dy artistëve. 19 vjeçarja Rita Ora është më shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli për vokalin e saj magjepsës dhe për performancat e shkëlqyera që e kanë bërë këngëtaren e re të ngjisë shkallët e karrierës në mënyrë të vrullshme.

6


Xhesika Berberi, Shqiptarja në Miss Universe Bukuroshja Xhesika Berberi do të udhëtojë drejt Brazilit për të konkuruar në Miss Universe të organizuar nga Donald Trump. Gjatë fundjavës së shkuar Xhesika rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Albania 2011”. Xhesika është e njohur në qarkun e modës dhe bukurisë në Shqipëri, sepse ka vite që merr pjesë në aktivitete të ndryshme. Fillimisht ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e parë të konkursit “Supermodel of Albania”, ku nuk ka fituar për shkak të moshës së vogël. Megjithatë ajo arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë profesioniste dhe të fotografit të famshëm Fadil Berisha, i cili e ka aktivizuar në sesione të ndryshme fotografike. Në spektaklin “Miss Universe”që do të mbahet në Brazil përveç Xhesikës, këngëtarja bukuroshe Afërdita Dreshaj do të jetë gjithashtu pjesëmarrëse për të përfaqësuar Kosovën

7


Kënga “Rrugëve” nga Genc Salihu Kënga “Rrugëve” nga Genc Salihu fitoi çmimin kryesor dhe tre çmime të tjera në edicionin e nëntë të Videofestit Muzikor (njërës prej ngjarjeve të pakta muzikore në Kosovë që mbledh yjet më të mëdha të estradës muzikore shqiptare) që u zhvillua të hënën mbrëma në Teatrin Kombëtar. Klipi i këngës “Ani, ani syn” nga Tingulli 3nt dhe Flori fitoi në zhanrin hip-hop, derisa hiti “Delicious” i Dafina Rexhepit në bashkëpunim me MC Kreshën fitoi në kategorinë “Best New Artist”. Dafina Zeqiri dhe Ledri ishin të pakonkurrencë me videospotin e këngës “Ti po m’pëlqen” në kategoritë R&B dhe ‘Styling’ më të mirë. “Rrugëve” nga Genc Salihu fitoi në konkurrencën e meshkujve, në zhanrin rok, për regjinë më të mirë dhe u shpall videoklipi më i mirë këtë vit në Videofestin Muzikor. Dy çmime i takuan edhe klipit të këngës “Dua të iki larg” nga Rezarta Shkurta dhe Vedat Ademi- ata fituan në kategoritë duet dhe pop, ndërsa “Blla, blla, blla” morën çmimin në konkurrencën e grupeve. Nga emrat që argëtuan të pranishmit dhe audiencën e gjerë ishin Argjentina Ramosaj, Eneida Tarifa, Big D, Nita Latifi, Yllka Kuqi, Mentor Haziri, Alma Bektashi, Rovena Dilo etj.

8


Lista e plotë e fituesve në VFM ‘11: Videospoti më i mirë i zhanrit hip-hop: Tingulli 3nt ft. Flori- “Ani, ani syn”. Videospoti më i mirë në konkurrencën artisti i ri më i mirë- Dafina Rexhepi ft. MC Kresha- “Delicious”. Videospoti më i mirë në konkurrencën R&B- Dafina Zeqiri ft. Ledri- “Ti po m’pëlqen”. Videospoti më i mirë i zhanrit rok- Genc Salihu- “Rrugëve”. Videospoti më i mirë në konkurrencën grupi më i mirë- Blla, blla, blla- “Kujt i bie”. Videospoti me ‘styling’ më të mire- Dafina Zeqiri ft. Ledri- “Ti po m’pëlqen”. Videospoti me regjinë më të mirë- Genc Salihu- “Rrugëve”. Videospoti më i mirë i zhanrit pop-folkAlbërie Hadërgjonaj- “Kur nuk shkon, nuk shkon”. Videospoti më i mirë në duet- Rezarta Shkurta ft. Vedat Ademi- “Dua të iki larg”. Videospoti me performancën më të mirëBesa Kokëdhima- “Kalorësi i natës”. Çmimi i karrierës- Haki Misini. Çmimi i organizatorit- TDS ft. Nora Istrefi“Ka je”. Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve- Genc Salihu- “Rrugëve”. Videospoti më i mirë i zhanrit pop- Rezarta Shkurta ft. Vedat Ademi- “Dua të iki larg”. Çmimi YouTube – Aurela Gaçe ft. Dr Flori & Marsel- “Origjinale”. Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave- Argjentina Ramosaj- “Perfekt”.

9


çelësi Muzikor, Triumfon Berkani Xhyste Vulaj dhe Berkani janë fituesit e mëdhenj të ndarjes së çmimeve “Çelësi Muzikor” organizuar nga televizioni Zico. Xhyste Vulaj triumfoi duke marrë çmimin e parë në kategorinë e këngëve popullore, përderisa çmimin e parë në kategorinë e muzikës moderne e fitoi Berkani me këngën “Edhe një ditë me ty”. Drenusha Latifi fitoi „Best Female“, ndërsa „Best RNB“ i takoi edhe një femre tjetër, reperes nga diaspora, Lil Vlora me këngën “Aja”. Burim Hoxha fitoi çmimin „Zico TV“. Lista e plotë e fituesve për muzikën pupullore: ÇMIMI I PARË DHE ÇMIMI I PUBLIKUT Gjyste Vulaj: ‘vdekërisht te dashuroj’ Tex: Gjyste Vulaj, Muz: Sokol & Gjyste Vulaj, Ork: Sokol Vulaj ÇMIMI I DYTË Labinot Alshiqi: ‘koha nuk na fal’ Tex: Arian Agushi, Muz & Ork: Andin Randobrava ÇMIMI I TRETË Librond Musliu BONDI: ‘ah sa më mungon’ Tex: Kreshnik Avdiu, Muz & Ork: Arti INTERPRETIMI MË I MIRË Ylber Aliu & Shqipe Krivenjeva: ‘nuk e meriton’ Tex: Hazbi Therra, Muz & Ork: Ardian Kastrati

10


ZICO TV Kumrije Biba: ‘rastësisht u pamë’ Tex: Artan Ferati, Muz & Ork: Fatos Canolli ÇMIMI RADIOFONIK NGA RADIO STAR Kolë Oroshi: ‘sdi met rrejt’ Tex: Arsim Bunjaku, Muz & Ork: Ardian Kastrat Lista e plotë e fituesve për muzikën moderne: ÇMIMI I PARË Berkan: ‘edhe një dit me ty’ Tex: Bujar Idrizi, muz: Berkan, Ork: Adrian Gaxha ÇMIMI I DYTË Alban Mehmeti: ‘telefonom’ Tex: Mithat Sadiku, Muz & Ork: Don Arbas ÇMIMI I TRETË Valentina Dedvukaj Spaho: ‘e do apo se do’ Tex: Valentina Dedvukaj Spaho, Muz & Ork: Dj Selvio ÇMIMI I PUBLIKUT DHE Best DANCE Irva Stefa: ‘rock this party’ Tex: Vali, Muz & Ork: Zapp & Chriss Best FEMALE Drenusha Latifi: ‘pasoja dashurie’ Tex & Muz: Ilir Berani, Ork: Enis Presheva Best MALE DHE ÇMIMI RADIOFONIK NGA TOP KOSOVA RADIO Granit Ahmeti: ‘diva jem’ Tex: Valtrim Haxhija, Muz & Ork: Zzap & Chriss Best HIP HOP M-Afia: ‘vallzojm dirty’ Tex: M-afia, Muz & Ork: AfroBits 11


„Dokufesti“ i cili pritet të mbahet më 23 deri më 31 Korrik, për përvjetorin e dhjetë të festivalit „Dokufesti“ sjell edhe një risi Bendi nga Austria me famë botërore, “Sofa Surfers”, do të performojë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë Dokufest, më datën 24 korrik në Prizren. “Sofa Surfers” janë një bend alternativ të cilët u krijuan në vitin 1996 në Vjenë nga instrumentalistët Wolfgang Frisch, Michael Holzgruber, Markus Kienzl, and Wolfgang Schögl. Filmbërësi Timo Novotny dhe vokalisti Mani Obeya iu bashkuan “Sofa Surfers” në vitin 2005. Bendi është i njohur për eksperimentimin e tyre me zhanre të ndryshme të muzikës. Ata bëjnë muzikë mix nga rock, muzikë elektronike, trip-hop, dub dhe acid jazz. Ata poashtu kompozojnë muzikë për film dhe teatër. Vlen të theksohet përfshirja e tyre në filmin dokumentar ‘Life in loops’, me regji të anëtarit të Sofa Surfers, Timo Novotny. Ku me 25 korrik ky film do të shafqet në “Dokufest” e përcjellur nga Q&A me regjisorin Timo Novotny. Sofa Surfers vijnë në Dokufest me një performancë shtatë orëshe të kombinimit të muzikës live, filmit dhe efekteve vizuele. Dokufest sivjet shënon 10 vjetorin e festivalit. Në prill kanë përfunduar afati për aplikimin e filmave për këtë edicionin jubilar. Janë pranuar më shumë se 2000 filma nga e gjithë bota, që është një rritje e dukshme e numrit të aplikimeve krahasuar me vitet e kaluara, kanë njoftuar organizatorët. Stafi i programorëve të “Dokufest” po punojnë në selektimin e filmave dhe përgatitjen e programit filmik.

12

12


Aksesorë të mëdhenj për këtë verë Për këtë verë duhet të keni byzylykë të mëdhenj me forma të papërcaktuara dhe me ngjyra të qelura. Këtë verë aksesorët tuaj duhet të jenë të mëdhenj. Gjithashtu, nëse i doni etnoelementet, tani ka ardhur koha t’i përfshini aksesorët e modës në pamjen tuaj, sepse krijuesit botërorë të modës dhe shtëpitë e modës si “Chanel”, “Dior”, “Armani” dhe të tjerë i kanë dhënë tendencat e këtij drejtimi. Nëse doni pak ‘underground’ apo rockvariant, Vivienne Westwood do të ishte zgjedhja juaj. Por, pavarësisht dizenjuesit apo markës që doni e rëndësishme është të keni shumë aksesorë që të ju mbulojnë qafën apo duart sa më shumë që është e mundur, duke krijuar idenë që duken si një pjesë. Ndoshta do t’ju rëndojnë aksesorët këtë verë, por si aksesorë moderne do t’ju shkojnë për mrekulli me cfarëdo kombinim të stilit tuaj.

13


Fugaa - Non Stop Update me tempo!!! Reperi Ardian Kurtolli, i njohur me emrin specifik Fugaa, eshte një ndër artistet më të dëshiruar aktual ne skenen e muzikes ne Kosovë, Shqiperi dhe Diasporë. Fugaa gjithmonë habit me entuziazëm dhe jashtëzakonisht me stilin autokton. Në Prishtinë filloj Fugaa në vitin 2003, si pjesë e grupit INFINIT Records me rep dhe muziken te cilen aj herët në fëmijëri e zbuloj si pasion. Në vitin 2004 ka incizuar albumin e parë titulluar “Të dhëna mbi autorin” qe është publikuar ne vitin 2006. Sot Fugaa bashkëpunon me shume artiste te tjer si Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, por gjithashtu është si Chief Creative pjesë e firmes te suksesshme ,,Enter-Media‘‘. Fugaa eshte për shumë kengtarë muzikorë nje mikë dhe rival i kualifikuar me plot talent dhe ambicione. Besoj së ne këtë drejtim dot ndegjojmë shumë me shumë nga Fuga, veçanërisht publikime te këngevë te reja percjellur më videoklipe. Le të shohim nëse ai na tregon diçka për projektet aktuale.

14


1. Fugaa lexuesit e ,,Kornizes‘‘ janë kurreshtare per zhvillimin gjatë periudhes tëndë si këngtarë. Ki ndonje projekt muzikorë te tashmen, apo jep koncerte aktuale? Zhvillimi i FuGaA-s si artist ka periudha shumë te ndryshme prej vitit ne vit pasi qe nga viti 2003 jemi aktiv kshtu qe do te mbyllej intervista me kete shpjegimin të par, se ka shumë me tregu :). Projekte muzikore.... Ka dicka shumë shpejt, edhe ka dicka pak ma kadale, po padyshim kjo vera 2011 është me supriza edhe koncerte interesante.

2. Cila është një nga këngët tuaja që ta don zëmra dhe të pëlqen ta këndosh me së shumti? Blondieeeeee 3. A dëshiron qe të publikohen videot tuaja gjithashtu në MTV, duke përfshirë se ky aspekt është një nga qëllimet tuaja, të jesh i njohur ndërkombëtarisht në industrinë e muzikës ? Publikimi i videos ne MTV është i pashmangshem pasi qe muzika kosovare ka avancu n‘nivele shumë t‘larta . Jo transmetimet janë vetem qështje politike dhe te marrveshjeve. Sa i perket njohjes ndërkombëtare ajo zhvillohet me karier,me pervojë edhe me kohë. 4. Çfarë bën kur nuk je duke punuar, ki ndonje aktivitet në kohën tuaj të lirë? Shikoj filma, ska lidhje me kon/si është, vetem nese se kam pa 100% e shikoj.

15


5. A ka dikush nga artitest ne skenen muzikorë Amerikanë, me të cilin dëshiron të punosh së bashku? Për shembull, në një duet? Ka shumë artista me te cilet njeri do te ishte i privilegjuar që te bashkpunonte.Personalisht do kisha deshirë nje bashkpunim me Mary J Blige. 6. Nëse mund të kthehesh në kohën e kaluar, do të zgjedhesh për diçka tjetër se të bëjë muzikë apo do veprosh dhe vendosesh prap për zonen e muzikes? Aq shumë kam punuar n‘lemi të ndryshme gjatë jetes, edhe me aq shum sene jam marr sa qe deri tani asgjë fare nuk do ndryshoja, edhe po t‘ndryshoja prap se prap ma merr mendja qe do isha ktu ku jam njesoj. 7. Çfarë këshille ki ndaj talentet e ri qe mund të vijnë se shpejti ne sfiladen e muzikës? Duhet me gjet veten n‘muzikë, nese e don me zemër ather ska problem, por ka edhe miliona zhanre të ndryshme ku njeriu e gjen veten si artist performues. 8. A do të ndryshosh vendbanimin ne kosovë, në qoftë se do të thotë që ti si këngëtarë, pra mund të ketë edhe më shumë sukses?

16


Sma merr menja, veni ku lind ku jeton edhe t‘krijon edhe t‘inspiron ka ma shum se sene t‘mjaftushme per më tmajt aty me kushte edhe rrethana tmira :) Prishtina forever! 9. Kujt ia dedikon Fugaa suksesin ne skenë? Suksesin ne skenë? pfffff spo di jo dikujna a dickaje t‘vecant. T‘kaluares personale ndoshta,qe edhe me jep frymëzim për t‘ardhmen. 10. I ke realizuar gjitha deshirat tuaja apo ki akoma ëndërra për të realizuar? Ty u rrit,njeri lyp tjeterqka qe as nuk menon ndërkohe, keshtu që deshirat non stop bohen update :). 11. A është Fugaa i dashuruar apo je ende duke kërkuar për lumturinë dhe fatin tënd? S‘është tem interesante për mu diskutu për dikon t‘moshes tem :) lol. 12. Ne Balkan Music Awards 2011 kendove me Florin Mumajesi dhe Elvana Gjata nje Mix shumë te pëlqyër. Si e ndjetë veten gjatë performancësh vecanerisht para një audience të tillë me dy koleget e tu? Ishte ndjenjë e mirë, ndjenjë e re, ndjenjë interesante. Cdo gjë ka shkuar ne menyrë perfekte sa ishim atje. Andaj ishte një rrugëtim shumë i këndshëm që nga nisja deri ne kthhim. 17


13. Ku e sheh Fugaa veten ne të ardhmën perafersisht ne pesë vjet? Mesiguri ne të njejten industri audio/video por me ndonjë tempo edhe degëzim tjeter. 14. Cila ka qen dhurata më e cmuar per ty? Dhurata si dhurate është nje gjë e vecant. Secila është unike për veti andaj secila e ka vleren e vet edhe sma merr menja që e kisha vecu najnjo prej tjerave :). 15. Fugaa te falenderoj për sinqëritetin tënd, te deshiroj vazhdimisht suksese ne te ardhmën dhe shpresoj se muzika jote dot na percjell akoma kudo qe jemi. Ne Krijojm sene t‘reja, experimentojmë me sene t‘reja nonstop kështu qe mesiguri ka me pas tempo edhe ushqim per ndegjusit ! „Intervista u realizua nga Arbnora Halili“ 18


Flaka: Me frymëzon muzika e mirë! Flaka Krelani është një këngetare shqiptare që jeton ne Kosovë. Pikërishtë per stilin e saj te vecant, ajo eshtë shumë e pëlqyer nga publiku shqiptarë. Flaka morri pjes në konkursin ,,Pop Idol‘‘ në Shqipëri në moshën 15 dhe fitoj vendin e dytë. Pastaj ajo filloi duke kënduar këngët e saj dhe u përqendrua pikërisht në muzikën Rock. Flaka ka marrë pjesë në shumë festivle tjera ku gjithashtu e reprezentoj vetën të jashtëzakonshme profesionale dhe talentuar. Tani për tani është publikuar kënga e saj e re, quajtur ,, Krejt cka je s‘je „ dhe merr aktual merita të larta dhe komplimente te shquar nga adhuruesit e Flakes. Përgjithësisht kemi shumë muzikante dhe muzikantë shqiptarë, por rradh nje artiste me energji te lartë si Flaka, e cila tregon emocione te verteta ne bazë te veglës se muzikës. Pavarësisht se Flaka momentalisht ka shumë koncerte dhe shfaqje muzikorë, ajo merr kohë për t‘iu përgjigjur pyetjeve tona dhe bind me një mënyrë miqësore, te cilen Flaka e mban si qëndrim tërë jetën e saj...

19


1. Flaka ,tani është publikuar kënga „ Krejt cka je s‘je „ ne fillim te ketij viti, çka ka ndikuar që të prodhoje këtë këngë, pa fjal te shkelqyër dhe kur lindi idea per te krijuar? Për këtë këngë, si shumë te tjera, normalisht qe ka ndikuar deshira dhe motivimi qe kam, për te krijuar dicka te re e për ta sjell tek publiku. Idea ka lindur ne Janar te ketij viti, mua dhe kompozitorit poashtu edhe gitaristit te bendit tim Nardit ! Këtë këngë kishim deshirë ta realizonim vetëm si singel pa marrë pjesë në ndonje festival, mirëpo ideja ishte e Nardit që të mernim pjesë ne Top Fest, dhe si ide u permbyll për bukuri, duke u shpërblyër me çmimin Best Rock Alternativ. 2. Ke filluar ne një moshë te re, te meresh me muzikë ne sfiladen e Kosoves dhe Shqipëris. A e sheh këtë si avantazh per zhvillimin muzikorë? Cdo prurje e re e cdo artisti, mirepo kur thëm “ Artist “ e thëm me plotkuptimin e fjales, është e mirëseardhur ne skenen muzikorë ose ne industrinë e muzikes! E shoh si avantazh për zhvillimin e muzikes, sidomos me rrymen qe kultivoj unë, sepse muzika nuk ka vetëm nje zhanri te muzikes, nuk përbëhët vetëm nga R&B, Jazz, HipHop, etj por edhe nga Rocku, Rock & Roll, dmth mjafton që në nje vend ku jetojmë ne muzika te gershetohet me plot zhanre te muzikes, që ndër ta të jem edhe unë! 3. Flaka, unë mund te imagjinoj se ti dëgjon shumë muzikë. A ka ndonjë artistë të ri apo të vendosur tashmë që ti e admiron? Çfarë lloj muzike ndëgjon, vetem Rock?

20


Kengetarja ime e preferuar per momentin është ADELE! Nje këngëtare e hatashme dhe nje poete e vertet! Kurse sa I perket rrymave të tjera te muzikes, ndegjojë shumë, edhe ato qe nuk kan të bëjnë aspak me Rockun! 4. Çfarë rëndësie dhe kuptimi ka gëzimi i jetës për ty? Mjafton qe te bën te ndihesh I lumtur në ato momente, ose ne një periudhë të gjatë të jetes! Kjo është gjithcka….! 5. Ku e informon Flaka Krelani veten për trendet e modës? Me se shumti kuptohet që në Internet, ne web-faqe te ndryshme si: “ People “, “Daily News” , “ Celebrities “, pastaj sa I perket Tv-se kuptohet që Fashion TV etj. 6. Do të shohim në ty Flaka gjithashtu ne zhandre tjera te muzikes apo dot qëndrosh besnik ndaj stilit tuaj? Normalisht qe do I rri besnike zhanrit ose më mirë te thëmi sferes ku qendrojë unë, mirëpo edhe për bashkëpunime te ndryshme jam e gatshme, pse jo, por gjithmonë duke qendruar tek vetja ime. 7. A ka Facebook-u vlera të mëdha në jetën tuaj për të mbajtur rrethin shoqerorë apo kontakt me adhuruesit e tu? Thëm qe ka! Njera ndër menyrat e vetme dhe te pastra që mund të komunikosh me fansat, po ashtu edhe shoqërinë!

21


8. Lady GaGa është munduar të bëhët e njohur rreth pesë vjet para ngritjes e saj, me stilin tipik konvencional dhe me në fund pa sukses, deri sa ajo vendosi të ndryshojë tërësisht. A do të ndryshosh imazhin krejtësisht si Lady GaGa, në qoftë se do të thotë që ti si këngëtarë, pra mund të ketë edhe më shumë sukses? Për një shembull si Lady Gaga, nuk kisha lejuar asnjeher te nderrojë imazhin tim për nje famë, e cila ne këtë rast, prap kritikohet! 9. Ne ,,Top Fest 8‘‘ 2011 morre pjes me këngën -Krej c‘ka ke s‘je-. Kush është kompozitori i këngës dhe si e ndjeve veten gjatë performances energjike dhe çmimit fitues ne kategorin -Best Rock Alternativ-? Kompozitori I këngës, sic e ceka pak me lartë, është Leonard Canhasi a.k.a Nardi! U ndjeva absolutisht shumë mirë, po ashtu interpretova edhe me me energji dhe dashuri pas cmimit! 10. Qfar apo kush te frymëzon Flaka, për të zhvilluar veten në fushën muzikorë? Me frymëzon gjithmonë muzika e mirë, me motivon qe të bëj te njejten gjë po ashtu! Me frymëzojnë idhujt e mi te shumtë qe i kam, qe prëj tyre mar shembull se si një artist duhet krijuar rrugen për te ecur me hapa te sigurt, për një karrier mund te thëm te pa vdekshme. 11. Me heret e përmenda ,, sfiladen ‚‘ si nje aspekt në profesionin e nje këngtarit. Konkurenca e kolegëvë pra është gjithmon percjellës i juaj. E merr atë seriozisht apo te ndihmon të jap rezultate më të mira? 22


Me ndihmon te jap sa me shumë nga vetja, e me ndihmon të jap rezultat të mirë. 12. Flaka, ,,Korniza‘‘ te deshiron vazhdimisht suksese dhe kënaqesi ne punen tëndë. Megjithatë në të ardhmen te presim gjithashtu në gjermani për një vizitë, ndoshta në një koncert live. Nese me bëni nje ftesë, me gjithë kenaqësi! Ju falenderoj, ju urojë suksese ne punen tuaj! Mpuq „Intervista u realizua nga Arbnora Halili“

23


Importimi i makinave të vjetra, mbushë arkat buxhetore Në një intervistë dhënë gazetës Epoka e Re, drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica, ka thënë se nëse hyn në fuqi vendimi për importimin e makinave me të vjetra se 8 vite, buxheti i Republikës se Kosovës do të përfitojë përafërsisht 20 milion euro nga të hyrat doganore. Ky vendim do të shfuqizonte vendimin e vitit 2005, me të cilin nuk lejohej të importoheshin vetura më të vjetra se 8 vite. Që nga ajo kohë, në Kosovë ka pasur një rritje të madhe të çmimeve të makinave të vjetra, si rezultat i pamundësisë së importimit me çmime më të lira nga jashtë. Simbas zt. Huruglica, pritet që në korrik të këtij viti, ky vendim të hyjë në fuqi dhe si rrjedhojë të ketë një fluks në importit të makinave nga perëndimi.

Pas euforisë, vjen zhgënjimin Banorët fshatrave të Therandës janë të zhgënjyer me procesin e shpronësimit të tokave të tyre, për ndërtimin e rrugës së kombit. Ata nuk janë të kënaqur dhe thonë që tokat e tyre vlejnë më shumë se ajo çfarë ju ofron qeveria. Në planifikimin e buxhetit, i cili u miratua me shumë vështirësi në kuvendin e Kosovës, qeveria ka paraparë një pasuri buxhetore prej 23 milion euro për shpronësimin e banorëve të Vërmicës dhe Therandës në dobi të ndërimit të autostradës Vërmicë-Merdare.

24


Pronarët e shpronësuar të këtyre vendbanimeve i janë drejtuar Gjykatës Supreme të R. të Kosovës me një ankesë lidhur me caktimin e vlerës së tokave të tyre nga qeveria e vendit.

Shitet posta për rritje të pagave Edhe pas shumë kundërshtimeve nga partitë opozitare, shoqëria civile dhe vet punëtorët e PTK, qeveria e vendit është e vendosur të shes shumicën e aksioneve që mbanë në Post-Telekomin e Kosovës. Në përzgjedhjen e ngushtë të kompanive që do të mund të blenin aksionet e shtetit në ndërmarrjen më fitimprurëse publike në Kosovë, janë përzgjdhur „ Telecom Austria“, „Hrvatski Telekom“ dhe kompania amë „Deutsche Telekom“ nga Gjermania. Këto tri kompani do të jenë garueset e fundit për privatizimin e kompanisë publike, me qindar milionë euro qarkullim në vit. Qeveria ka paraparë shitjen e PTK´së për të mbuluar deficitin buxhetorë, për të financuar ndërtimin e autostradës dhe për të financuar premtimin paraelektroral për rritjen e pagave në sektorin civil.

25


Shkurtohet rruga TiranëElbasan Në fillim të Qershorit filluan punimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Nga ky projekt infrastrukturorë do të përgjysmohet kohëzgjatja e udhëtimit nga kryeqyteti shqiptarë, në qytetin e tretë me madhësi në Shqipëri. Do të ndërtohen mbi 30 km rrugë, dhe mbi 4 km tunele e cila do të mund të përshkohet me një shpejtësi prej 100 deri ne 120 km/h. Kryese e punimeve është përzgjedhur kompania „Aktor“ e cila ka kryer shumicën e projekteve infrastrukturore për olimpiaden Athina 2004, sikur edhe shumë projekte tjera në botë si në Dubai dhe Rumani. Kosto për ndërtimin e rrugës do të arrijë deri në 256 milion euro, apo 36 miliarde lekë.

26


Tigri i ballkanit Simbas vlerësimeve të shumë ekspertëve ndërkombëtar, Shqipëria momentalisht mund të konsiderohet si “Tigri I Ballkanit” kur është fjala për zhvillimin ekonomik. Përkundër zhvillimeve ekonomike globale dhe krizës që kishte kapluar të gjithë botën, Shqipëria ka arritur te ketë një zhvillim ekonomik prej mbi 3%, gjë të cilën shumë vende të rajonit vetëm mund ta ëndërrojnë. Kujtojmë që Serbia vitin e kaluar i mbijetoj një bankroti shetëror vetëm në saje të ndihmave ndërkombetare prej miliarda euro. Të njëjtin fat me përmasa shumë më të mëdha pësoi edhe Greqia, e cila ende nuk ka arritur të stabilizojë gjendjen, përkundrazi gjendja në Greqi keqësohet dita ditës. Edhe pse në Shqipëri ka stagnime sa i përkëtë shfrytëzimit të potencialit eksportues dhe korrupcionit i cili stopon me të madhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

27


DIASPORA Fëmijun që nuk qanë, nëna mund ta harrojë. Gjatë gjithë hostorisë së popullit tonë, në gjithmonë kishim komunitete të shpërndara nëpër gjithë botën. Shumë nga kokat e të gjitha kryengritjeve shqiptare vinin nga një jetë e gjatë jashtë vendit duke filluar nga Skënderbeu e deri tek rilindasit e gjuhës shqipe Konstandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Anton Zako Cajupi, Naim e Sami Frashëri e shumë e shumë të tjerë. Gjithashtu edhe kokat e themelimit të shtetit shqiptar ishin për një kohë të gjatë pjesë e mërgatës ku edhe rilindi ndjenja kombëtare shqiptare. Edhe gjatë okupimit serb e sidomos nga viti 1991 ishte diaspora ajo që mbajti gjallë financiarisht familjet e mbetura pa të ardhura, por edhe sistemin e ndërtuar paralel për ti bërë ballë agresionit të shfrenuar serb ndaj popullit tonë. Kjo vazhdoi edhe gjatë luftës ku u mbështet në të gjitha mënyrat lufta e popullit për liri dhe pavarësi. Tani ne kemi nevojë për shtetin tonë sepse jetojmë në gjeneratën e tretë apo të katërt larg vendit, dhe cdo ditë kanoset rreziku i harresës. Fëmijët shkollohen gjermanisht, luajnë gjermanisht, argëtohen gjermanisht dhe tani ndoshta do të fillojnë të ëndrrojnë gjermanisht. Me numrin e pakët të shkollave të mësimit plotësues ky rrezik bëhet edhe më i madh. Mërgatës tani i duhet angazhimi i shtetit si në shërbimet konsullore të cilat janë shumë të mangëta, ashtu edhe në kontaktet ndërshtetërore me vendet ku jeton dhe vepron diaspora shqiptare, 28


në mënyrë që të tregohet një përkujdesje ndaj mërgimtarëve në raport me shtetet ku ata jetojnë. Mërgata është pjesa më elastike e popullit, me përshtatshmërinë më të lartë për ti shërbyer shtetit në formim. Deri tani ndihma financiare ishte potenciali më mirë i shfrytëzueshëm i diasporës. Tani vendi ynë ka nevojë për investime ekonomike dhe kuadro të cilat në masë të madhe mund të plotësohen nga diaspora, duke marrë parasysh numrin e madh të studentëve dhe absolventëve shqiptarë në univerzitetet europiane, si dhe një numër i madh i kompanive shqiptare në diasporë ose edhe partnerëve të tyre afarist në vendet ku ato veprojnë. Tani shpresat tona drejtohen nga ministria e sapo formuar e diasporës e cila shpresojmë se do të na mundësojë ti kanalizojmë kërkesat tona si në Kosovë, ashtu edhe në qeveritë e vendeve ku jetojmë, nëpërmes shërbimeve diplomatike. Ne shpresojmë që kjo ministri do të jetë urë ndërlidhëse për kosovarët mbrenda dhe jashtë vendit si në fushën e arsimit dhe kulturës, ashtu edhe në fushën e ekonomisë. Shresojmë që mungesa e fondeve të mos jetë arsye për mosveprim, sepse diaspora kurrë nuk ishte dorështrënguar e aq më pak tani kur është fjala për të ju rikthyer rrënjëve të veta.

29


Golgota e Shqipërisë Aktpaditë kundër shkatërruesve të popullit shqipëtar. Të mbledhura dhe të botuara nga Leo Freundlich. Një përkthim që duhej bërë më parë Këtë shkrim e kam hasur për herë të parë në një vegëz interneti për lexim të librave të digjitalizuar. Më tërhoqi vëmendjen afërsia emocionale që kishte autori me gjendjen e atëherëshme në Shqipëri dhe bëra disa hulumtime biografike për Leo Freundlich. Aktivitet e tij për qështjen shqiptare në periudhën e Luftës së Parë Botërore nuk ishin vetëm raportime nga distanca, Leo Freundlich ishte pjesë e qeverisjes së Ahmet Zogut. Ai veproi si konsull i nderit i Mbretërisë së Shqipërisë në Vjenë. Në këtë pozitë në vitet e 30-ta ai luajti rolin e ndërmjetësuesit në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Perandorisë Gjermane. Më befasoj fakti që përkthimi i këtij libri në gjuhën shqipe është bërë shumë më vonë se që duhej, gjithashtu edhe mosnjohja e këtij shkrimi tek shqiptarët. Eshtë shumë konfuz fakti se si përsëritet fati i tmerrshëm i shqiptarëve në histori. 30

Si ka mundësi që një popull që ka përjetuar mizori të tilla, pas disa gjeneratash të mos shoh ardhjen e një rreziku të njëjtë. Apo mos kishte ngecje në përcjelljen e ngjarjeve dhe fakteve historike të Shqiperisë nëpër gjenerata tek shqiptarët? Të jemi të vetëdijshëm që percjellja orale e historisë arrin një përqindje shumë më të vogël të besueshmërisë dhe rikujtimit. Ajo përfundon me narratorin. Përjetësimi i historisë bëhet me shkrimin e saj duke e mbështet me kapje të qasteve në mënyrën fotografike apo filmike. Këto janë mediumet që kanë kapacitet të përshkojnë masën. Redaksia Korniza dhe unë vendosëm që të bëjmë përkthimin e këtij shkrimi dhe ta publikojm në pjesë në numrat e ardhshëm të revistës, me apelin që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribojnë në kujtimin e historisë tonë ta kapin rastin e parë që ju ipet. Shkrimtari i njohur gjerman Kurt Tucholsky ka thënë: „“Njeriu nuk bie nga gabimet e tij, por nga armiku që i shfrytëzon këto gabime.““ Të punojm në parandalimin e përsëritjes së gabimeve të njëjta. Leunora Lekaj


Gjithashtu edhe në Itali shqiptarët luajn një rol të rëndësishëm në të gjitha fushat, për shembull Francesco Crispi ishte i tyre. Ushtarët më efikas të Greqisë janë të fisit shqiptarë. Përkrah ndryshimeve të mëdha që shkaktoj Lufta Ballkanike, më në fund do bëhet edhe ky ndryshim i shumpritur, ëndrra e lashtë shqiptarëve për lirinë dhe pavaresinë e tyre do bëhet realitet: Fuqitë e mëdha europiane vendosen ti japin Shqipërise autonomin shtetërore. Mirëpo lakmia e madhe serbe për pushtim ka gjetur një mënyrë të shkatërroj ëndrrën e bukur të këtij populli trim dhe liridashës në prag të realizimit të saj. Hyrja e trupave serbe në Shqipëri u përcjell me zjarr dhe vrasje. Nëse nuk e pushtojm dot Shqipërine, atëherë ti shfarosim shqiptarët - kjo është zgjedhja.

Leo Freundlich Në bregun lindor të Adriatikut, as tre ditë udhëtim nga Viena, jeton një popull autokton, që lufton me shekuj kundër armiqve dhe pushtuesve për lirinë dhe pavarësinë e tij: këta janë Shqiptarët. Gjatë gjithë këtyre luftërave dhe ndryshimeve historike, ky popull arriti të ruaj prejardhjen e tij; si emigrimi as edhe luftërat me serbët, turqit apo pushtuesit tjerë nuk arritën të parandalojn që shqiptarët të ruajn pastërtin e racës, gjuhës, dokev dhe zakoneve të tyre. Historia e këtij kombi është një zinxhiri betejash të përgjakshme kundër shtypësve të dhunshëm. Por edhe mizoritë më të përgjakshme nuk ishin në gjendje për të shfarosur këtë racë. Edhe pse çdo mundësi për zhvillimin e kulturës mbytej që në djep nga pushtuesit në Shqipëri, jeta intelektuale e shqipëtareve nuk pati të ndalur. Gjeneralët dhe burrështetasit më të mirë të perandorisë turke ishin pikërisht nga ky popull, gjykatësit më të mirë të peradorisë osmane janë shqipëtare, sikurse edhe krijimtaria më shkëlqyer e literaturës turke është shkruar nga shqiptarët. Në përgjithësi tregtarët në Mal të Zi i përkisnin kombit shqiptarë, sikurse edhe në qytetet më të mëdha të Rumunisë.

Më 18 Tetor 1912 Mbreti i Serbisë Peter lëshoj manifestin e tij „Për popullin e Serbisë“, në të cilin ndër të tjera thotë: „Qeveritë turke kanë injoruar obligimet e tyre edhe ndaj qytetarëve të tyre, ishin të shurdhët për ankesat dhe idetë e popullatës. Kjo solli pakënaqësi të gjithanëshme për situatën në turqin europiane. Tani më ishin të patolerueshëm si për serbët, grekët dhe për shqiptarët.“ „Prandaj, në emër të Zotit kam urdhëruar ushtrin time të shkojë në luftën e shenjtë për lirinë e vëllezërve tanë dhe për një jetë më të mirë.“ „Në Serbinë e vjetër ushtria ime përveç serbëve kristian do takoj edhe ata islamik që për ne janë njëjtë të rëndësishëm, përkrah tyre edhe shqiptarë kristian dhe islamik, me të cilët ndajm gëzim dhe vuajtje që 1300 vite. Të gjithëve do ju sjellim liri, vëllezëri dhe barazi.“ Gjysëm viti pas këtij manifesti, dhe si i zbatuan serbët fjalët e mbretit të tyre? Mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë, të torturuar gjerë në vdekje, burra, gra, pleqë dhe fëmijë. Fshatra të djegura dhe të plaçkitura, gra dhe vajza të dhunuara, një vend i shkatërruar, i plaçkitura, i larë në gjakë, i dhunuar. - Këto japin përgjegje. Jo si pretendonin, si çlirimtar, por si vrasës të shqiptarëve, ashtu erdhën serbët në Shqipëri.

31


Në reuninonin e Ambasadorëve në Londër ishte dhënë sugjerimi që kufijt e Shqipërisë të përcaktohen sipas statistikës nacionale dhe fetare që do përcaktoheshin nga një komision në vend. Serbët shpejtuan dhe me mitraloz, pushkë dhe bajoneta e parapërgaditën rezultatin e kësaj statistike. Shkaktuan mizori të papërshkruara. Tronditja dhe zemërimi mbi këto krime tmerruese tejkalohen nga trishtimi që në shekullin e njëzetë, në Europë, jo shumë larg nga qendrat kryesore të kulturës, të ndodh një mizori e tillë. Dhe më shumë trishtues është fakti se pavarësisht raportimeve që bëjnë raportues të të gjitha nacionaliteteve me muaj të tërë, pavarësisht padis së flakët të Pierre Lotit që e shpërndau në gjithë botën, nuk ndërmirret asgjë që të ndalohen këto vrasje të tmerrshme. Kryqëzimi i një populli trim, me karakter të plotë , po bëhet para syve të gjithë botës. Dhe Europa, europa e civilizuar dhe kristiane HESHT. Dhjetëra mijëra njerëz të pambrojtur po masakrohen, gratë dhunohen, të moshuarit dhe fëmijët shtrangulohen, qindra fshatra të djegur, priftërinjtë priten. Dhe Europa HESHT. Serbia dhe Mali i Zi janë në lëvizje për të pushtuar tokën e huaj. Por në atë vend qëndron një popull trim dhe liridashës. Një popull që pavarësisht robërisë me shekuj, nuk është mësuar që në qafën e tij të bart zgjedhën e huaj. Kështu që pa asnjë hezitim është bërë shpallja e hapur e zgjidhjes: Shqiptarët duhet të shfarosen. Një soldateskë e egër dhe jonjerëzore e bëri realitet zgjidhjen e shpallur në mënyrën më të tmerrshme që mund të bëhej. Fshatra të panumërta janë fshirë me dhe, njerëz të panumërt janë masakruar në mënyrat më të tmerrshme dhe jonjerëzore të mundshme. Aty ku gjenerata të tëra shqipërtare me shumë mund kishin krijuar vendbanim, tani shihen vetëm grumbuj rrënjojash. Një popull i tërë po gjakos në kryq - dhe Europa HESHT. Qëllimi i këtij shkrimi është që të prek ndërgjegjen e publikut europian. Raportet që janë përmbledhur në këtë shkrim janë vetëm një pjesë e materialit të disponueshëm. 32

Qeveritë europiane kanë shumë më shumë njohuri, të marrura nga raportet konsullore dhe publikimet e shtypit madhor. Qeveritë deri tani vetëm kanë heshtur. Por tani, çdo heshtje është e barasvlershme me bashkëpunim. Forcat duhet të ju bëjnë një thirrje kategorike për tërheqje barbarëve të tërbuar. Shfarosja e tmerrshme në Shqipëri duhet sa më shpejt të marr fund. Gjithashtu duhet të përdoret një komision hetimor internacional për shqyrtimin e akuzave kundër qeverisë serbe. Mbi të gjitha duhet bërë tërhjekja e trupave pushutues serbe dhe malazeze nga zonat shqiptare, gjithashtu duhet të hiqet blokada greke e cila po e ndërpren çdo furnizim të Shqipërisë me ushqim. Në emër të njerëzimit, në emër të civilizimit, në emër të popullit të mjerë shqiptarë i bëjë thirrje qeverive të Forcave të Mëdha dhe të gjithë publikut europian. I bëjë apel publikut britanik, atij populli që burrërisht ka ngrit zërin kundër mizorisë armene, dhe për mbrojtjen e të pushtuarve. Apeli im i drejtohet edhe Francës, vendit që shumë herë ka dëshmar se di të ruaj humanizmin dhe të drejtat e njeriut. Një popull i mjerë që konfrontohet me një fat të tmerrshëm, thërret për ndihmë nga golgota e tij. A do ketë vesh Europa për këtë thirrje? Vjenë, në Ditën e Pashkëve 1913.

Leo Freundlich


Majlinda - E bronztë në Lisbonë Sportisja më e suksesshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë edhe 40 pikë të tjera olimpike në pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës në Lisbonë. Në kategorinë nën 52 kg, Majlinda ka arritur të pozicionohet e treta, duke fituar kështu medaljen e bronztë. Majlinda fitoj tri luftëra në këtë garë, ndërsa pjesëmarrja e saj në këtë garë përfundojë në gjysmëfinalen duke u mundur nga përfaqësuesja e Gjermanisë Lisson, e cila humbi në finale.

33


Vaji i ullirit për shkëlqim të pjatalarëses Pjatalarësja e çelikut që nuk ndryshket, më së miri do të shkëlqejë nëse fërkohet me leckë të butë, të zhytur në vaj ulliri. Për çezmë të shndritshme, megjithatë, më i mirë është ‘toniku’ nga lëngu i limonit ose, thjesht, fërkimi me gjysmë limoni. Që ta pengoni zhvillimin e mundshëm të baktereve në dërrasën për përgatitjen e ushqimeve, ajo duhet pastruar me kujdes. Nëse dërrasa nuk është e dëmtuar, mjafton të lahet me detergjent të zakonshëm dhe me ujë të nxehtë, por sapo të bëhen vijat e thikës, atëherë duhet fërkuar me furçë. Pas larjes, dërrasa duhet tharë mirë.

34


Jogurti dhe arrat për pastrim të lëkurës Përzieni ¼ e filxhanit jogurt dhe ¼ e filxhanit arra te bluara. Masën e përgatitur aplikojeni në lëkuren e fytyrës, pas 15 minutash shpërlajeni me ujë të vakët duke e fërkuar lehtë. Këtë maskë aplikojeni një herë në javë dhe do të shihni se si do ti kthehet shkëlqimi fytyrës suaj.

35


„La Repubblica“: „Shqiperia në vend të parë për pushime“ Gazeta numër një në Itali “La Repubblica” ka nxjerrë në faqet kryesore të saj emrin e Shqipërisë. Duke iu referuar pushimeve turistike. E përmend vendin tonë të parin në listën e vendeve të preferuara, por edhe më ekonomike se ku mund të pushosh. Duke e shoqëruar edhe me një foto nga Ksamili, te cilin gabimisht e emerton: Dhërmiu. Dhe ja se cfarë thuhet konkretisht në gazetën prestigjioze: “Nëse vendi në fjalë ju sjell ndërmend ende barkat e ngarkuara me refugjatë dhe luftërat ne Ballkan, është i nevojshëm një ristilizim. Mes plazheve të brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit, maleve dhe kryeqytetit Tirana, Shqipëria sipas „Lonely Planet“ zë me të vërtetë vendin e parë mes top vendeve për 2011. Në mes udhëtimeve të preferuara është rruga nga Korça në Gjirokastër dhe nga kufiri grek mund të ngjitesh drejt Dhërmiut duke parë gjithë brigjet e Jonit, Adriatikut edhe me pyje shoqëruese.”. Pas Shqipërisë të tjera vende të këshillueshme renditen: Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irlanda, Lituania, Qipro e Veriut, Argjentina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Malajzia, Rumania.

36 31


Berati i Francës binjakezohet me Beratin tonë TIRANE- Zbulohet në Francë qyteza e vogël me emrin Berat. Ajo që bënë përshtypje është fakti se në kufi me Beratin francez ndodhet edhe një qytet me emrin Kozare, emrin e të cilit e mban njëri nga fshatrat më të hershëm në qarkun e Beratit, që është fshati Kozare. Berati i Francës është zbuluar rastësisht nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili është larguar nga vendi që në vitin 1990. Ka qenë një emigrant shqiptar në Francë Gazmend Toska, i cili rrëfeu zbulimin e qytezës Berat në këtë shtet dhe përpjekjet për interes e hulumtim për një lidhje të banorëve të tij me qytetin e lashtë të Beratit në Shqipëri. Ky zbulim është bërë shkak që Bashkia e Beratit të realizojë së fundi binjakëzimin e qytetit të Beratit me komunën Berat të Francës. Ceremonia e binjakëzimit është organizuar ditës e martë në Bashkinë e Beratit ku ka marrë pjesë dhe kryetari i komunës Berat në Francë.

37


Kuriozitete A e keni ditur që … kur bënë ftohtë Kulla e Eifelit bëhet 14 cm më e vogël? … India në historinë e saj, asnjëherë nuk ka okupuar një vend tjetër? … ulliri mund të jetojë deri në 1500 vite? … Monako përbëhet nga vetëm 370 hektar? … në botë ekistojnë rreth një miliarde bicikleta, dyfish më shumë se automobila? … Grenlanda është ishulli më i madh në botë? … ka vetëm dy regjione në botë ku meshkujt jetojnë më shumë se femrat: në Azinë Juglindore dhe në Iran? … në cdo kontinent ka nga një qytet me emrin Romë? … Himalajet mbulojnë 1/10 e sipërfaqes së tokës?

38


Tre budallenjte Dikush i pyet budallenjtë: Si do të jetë koha nesër? Budalla i parë i thotë: Nesër do të bije borë dy metra? Budalla i dytë thotë: Nesër do të jetë nxehtë 30 gradë. Budalla i tretë heshtë. Ky kurreshtari e pyet: Hë, pse s´flet ti? Budalla i tretë ia kthen: Po mendoj si do të heqim gjithë atë borë, në atë nxehtësi. Njoftimi me familjen Pas dy muajsh së bashku që kishin një qift i ri, i thotë vajza djalit: – “A di çka zemër, mendoj që ka ardhur koha të më njoftosh me familjen tënde”. Ai ia kthen: – “Vështirë do të jetë. Gruan e kam në punë, e fëmija im shkon në shkollë përditë”. MARTESA E pyet nxënësi mësuesen: - Pse kur martohet nusja veshet me të bardha? - Sepse për të është ditë gëzimi - ju përgjigj mësuesja - Aha, tani e kuptova pse dhëndri veshet me të zeza -tha nxënës

39


Horoskopi Dashi

21 mars - 19 prill Këtë muaj shenja juaj do të ndikohet nga lëvizjet e shumta të planeteve, të cilat do të ju bëjnë të ndiheni plotësisht indiferent. Ju nuk jeni nga ata tipa që e lini fatin tuaj në duart e tjerëve, por sot do të provoni këtë ndjesi.

Demi

20 prill - 20 maj Hëna në shenjën e Peshqëve është një inkurajim për çështjet tuaja sentimentale, veçanërisht në historinë e dashurisë që ju po përjetoni së fundmi. Mos lejoni që të ju këpusë lodhja e punës, por rigjallëroni pasionin.

Binjaket

21 maj - 21 qershor Planetet që kanë hyrë brenda shenjës tuaj janë në gjendje që të shkatërrojnë të gjithë planet që kishit menduar për sot. Qetësia juaj e brendshme, e kapur e papërgatitur do të vihet në dyshim. Kujdes, mos u merrni me thashetheme.

Gaforrja

22 qershor - 22 korrik Keni nisur një diskutim të rëndësishëm, duke kapur për dore ëndrrat e kahershme, të cilat janë duke iu quar nëpër rrugët ideale, ato të realizimit. Yjet janë në vëzhgimin tuaj, ndaj mos u merakosni.

Luani

23 korrik - 22 gusht Ky muaj do të jetë i mbushur me surpriza të reja. Do të takoheni me një person, i cili do të rikthejë tek ju nostalgjinë e së shkuarës. Mos i nënvlerësoni miqtë e vjetër, pasi ata janë të vyer.

Virgjeresha

23 gusht - 22 shtator Do të ndiheni pak konfuz, por shumë shpejt do ta rimëkëmbni veten. Saktësia juaj në ekstrem iu lejon që të ecni përpara. Këto ditë prioritet për ju do të jetë ana financiare. 40

Peshorja

23 shtator - 23 tetor Nuk është guximi ai që iu mungon, por shpesh hezitoni të flisni. Shprehni hapur cdo ide tuajën, sepse ajo vlen. Objektiva të reja po vijnë drejt jush. Bëni kujdes, pasi jeni i dobët para gjinisë tjetër.

Akrepi

24 tetor - 21 nentor Këtë muaj do ti jepni jetë një projekti të rëndësishëm për ju dhe do të largoheni përfundimisht nga e kaluara juaj e hidhur. Yjet do të favorizojnë shenjën tuaj gjatë gjithë muajit.

Shigjetari

22 nentor - 21 dhjetor Personi që dashuroni do të bëjë çmos që jeta juaj të marrë një ngjyrë tjetër dhe të bëhet akoma edhe më e çmuar. Humori tek ju është gjithmonë i pranishëm, duke bërë që të dashurohet çdo kush që ju takon.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar Ka ardhur momenti që të bëni disa llogari më precize me veten tuaj. Mjaft më duke ndihmuar të tjerët, pasi keni harruar ekzistencën tuaj. Plane të reja do të dalin në horizont.

Ujori

20 janar - 18 shkurt Dikush i largët për ju do të vlerësojë shumë mirësjelljen tuaj. Bëni disa kompromise me kolegët tuaj, në mënyrë që ta merrni më seriozisht punën që bëni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars Ky muaj për ju do të jetë i mbushur me optimizëm dhe kuriozitete. Mos lini asnjë situatë që tiu rrëshqasë nga duart, pasi nuk mund të rikthehen më. Instinkti juaj nuk gabon.




BOTUES PIK AS Media Korniza Magazin Redaksia Düsseldorf - Gjermani KONTAKT: info@korniza.de redaksia@korniza.de marketing@korniza.de Kryeredaktor: Erblin Lekaj Redaktor: Arbnora Halili Leunora Lekaj Drejtor Marketingu: Fatbardh Haxhiu Designer: Shkëlqim Haxhimusa Fotografe: Fatbardha „Borebardha“ Haxhiu Aplikimet për shpallje dhe reklama mbyllen me 25.Korrik 2011 DESIGN: www.pikasmedia.com / www.korniza.de / www.haxhimusa.de

www.korniza.de


Knaqësia juaj - Qellimi ynë!

0211 - 164 64 06 DITURIA Düsseldorf Friedrich-Ebert-Straße 48 40210 Düsseldorf

DITURIA Stuttgart Königstraße 54 B 70173 Stuttgart

DITURIA Bielefeld August-Bebel-Strasse 101 33602 Bielefeld

DITURIA Prishtinë Rr. Fazli Graiqevci 7A 10000 Prishtin, Kosovës

DITURIA Prishtinë Rr. Fazli Graiqevci 7A 10000 Prishtin, Kosovës

Tel. +49 211 - 164 64 06 Fax +49 211 - 164 64 08 E-Mail: info@dituria.de

Tel. +49 711 - 223 70 11 Fax +49 711 - 223 70 06 E-Mail: info_str@dituria.de

Tel. +49 521 - 521 54 01 Fax +49 521 - 521 54 34 E-Mail: info_bi@dituria.de

Tel. +381 38 - 22 99 75 Fax +381 38 - 22 62 10 E-Mail: info-prn@dituria.de

Tel. +381 38 - 22 99 75 Fax +381 38 - 22 62 10 E-Mail: info-prn@dituria.de

www.dituria.de

info@dituria.de


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.