„ Botimi Nr 5 “ 3 Dhjetor 2011
INTER V ISTË EMINA CUNMULAJ DHE JETONI NGA ( TBA ) NË
NDRRON JETË BES IM K A B A S H I GOLGOTA SHQIPËRISË PJ E S A E K AT Ë R T
KERKO BETA SË SHPEJTI
emiNa
cuNmulaj
parathëNje
Fakt, veçanërisht është Korniza,
sepse ajo ka një format të vogël dhe një kapacitet unik. Shumë punë dhe kohë shkojnë në ndërtimin e kuadrit se Kornizes. Për gjysmë viti tani jemi një pjesë e saj. Së shpejti do të mbaroj ky vitë e një historie dhe lindjes e saj. Dhe pyetja që ndoshta paraqitet ne gjitha mendimet është: A do të ekzistojë Korniza akoma në shoqërinë tonë? Nëse po, si? Do të jetë e vogel, e madhe, informativ apo objektiv? Në mesin e shumë pyetjeve që vijnë, marrim shumë urime të ngrohta nga shumë lexues të revistes Korniza dhe më shumë atë e quan ende ,,Lindja e një shkëndijë‘‘. Por çfarë ndodh nëse interesat e vetë zhvilluesve dhe krijuesve humbasin angazhim dhe kohë per te vazhduar besimin dhe krijimin e një reviste shqiptare si Korniza. A jemi duke folur për një krizë ekonomike apo klimë punese jo-produktive?Kritika ndaj vetvetës është mënyra më e ndjeshme për të analizuar se çfarë të bëjmë më mirë dhe çfarë të ndryshojmë. Ather pra e përpjekim ,,Fjalin e parë ‚‘ në mënyrë që lexuesit dhe krijuesit tonë marrin një ndjenjë më të madhe nga ajo duke ngjall kureshtje për të lexuar ,,Fjalin e dytë‘‘ me pasion. Përgjigjet janë të pakapshme dhe të kufizuar me hapësirë dhe kohë. Me pyetjen e duhur, ne kapërcejmë kufijtë e thjesht, faktin qe çdo gjë që ndrit nuk është gjithsesi flori por më shumë nje kujdes e madhe ndaj një pjesë e vogël te angazhuarit, ndaj një pjesë e madhe që besojnë dhe krijojnë. Prandaj emërtimi nga lexuesit tanë ,,Lindja e një shkëndijë‘‘, është sigurisht i drejtë, mbasi në këtë drejtim përkushtimi i disa individëve është shkëndija e përfolur vetë. Në përputhje me rrethanat, gezohuni për më shumë botime tjera me një mesazh karizmatik dhe një ndjeshmëri të theksuar për lexuesit tanë. Gezohuni qe Korniza jonë do te kaplon interesin e juaj edhe më shumë se më parë. Redaksia e revistes Korniza
www.korniza.de 3
PËrMbAJtJe VIPNEWS 6 9
Alban Kryeziu Fatos Ceta
MUZIK 19
Next Level
FILM 23
Festivali Hynesha ne Fron
MODA 20
Ornela Vorpsi
INTERVISTË 12 - 16 Emina Çunmulaj 17 - 18 JeTon nga TBA
FACE OF THE MONTH 11
Agron Beqiri
TEKNOLOGJI 25
Samsung ngacmon konsumatorët e Apple
HISTORIA 26-27
Golgeta Shqipëris pjesa e katert
LIFESTYLE 28 29
Sport Shendeti
TURIZMI 30
26
4
20
6
Brezovic
Alban Kryeziu Simpatik, i ëmbël, serioz dhe magjeps! Me këto fjalë e përshkruajnë adhuruesit e industris se modes, Alban Kryeziun. Por më tutje Korniza ka pyetur se çfarë admironi tek Modeli Albani?Dhe sigurisht që këtu i kemi disa përgjigjje befasuese: Besa ( 16 vjeçare: Prishtinë ) thët: ‚‘ Është mënyra e tij që paraqitet në revista të ndryshme, gjithmonë jo arrogant por shumë i thjeshtë.‘‘ Arlinda ( 19 vjeçare: Shkup ) thët: ‚‘ Ai është një nga modelet me të ëmbël!Dhe gjithashtu ka talent për aktrim.‘‘ Taulant ( 18 vjeçar: Ferizaj )thët: ‚‘ Unë mendoj se unë gjithashtu kamë potencial që të jem një model i tillë si Albani dhe dot punoj në atë drejtim. E adhuroj shumë Albanin dhe i deshiroj suksese.‘‘ Për të lexuar më shumë nga Albani, Korniza e ka kërkuar perosnalisht në një intervistë.
6
Alban që sa vite merresh me fotografi? Merrem që më shumë se 5 vite. Endrra ime ishte gjithmonë kjo. Sigurisht se kam qen shumë i afert më kamerat, dhe aq me shumë me kanë bind edhe fotografet tjerë që m‘thonin: ‚‘CAMERA LOVES YOU‘‘. Si duken puna apo projektet tuaja? Me ritem jo shumë të shpejt, por sigurt sot kam punu me njerz të ndryshem, hollësisht edhe me këngëtarë dhe aktorë. Kam qen pjesë e disa prej videoklipeve te disa këngtarëve, do të veçoja: Dhurata Dora me këngen ,,Vete kerkove‘‘ dhe se fundi te Noga feat Lyric Master me ,,Ajo po qan‘‘,nje këngë-hit qe po ndegjohet shumë, t‘pakten me aq sa kam informacion. Kështu kam projekte ne spote t‘admirueshem dhe më bën knaqësi të jem i projektuar edhe në atë drejtim të artit. Alban, ti tani jeton në Prishtinë por je gjithsesi në revista Meqedonase.Si mund te spjegosh bashkëpunimin në këtë drejtim? Perveq publikimeve te shumta,në reklama për telefonive mobile në Kosove,kalendar, ne cover te revistave të ndryshme në Kosove e forma te tjera te publicitetit,kam qen edhe modeli i vetëm kosovar qe del ne një revistë
Ky ka qen besoj, një nder experiencat dhe mundësit ma t‘mira që m‘janë ofru deri tani në këtë fushë. Me është kushtu një hapsirë e lakmueshme aty,ku njeherit mi ka hapë rruget në tregun e modes te këtij vendi. Por sigurisht, jo vetem ,,Korniza‘‘ që të mbështet si model shqiptarë por edhe me siguri tjera revista, agjencia apo televizione shqiptare e vlersojnë talentin tënd si model profesional? Po e vertet, flm shumë nga ju dhe gjithve që besojnë në mua. Këtu do të do veçoja gjithashtu bashkëpunimin më revisten FLATRA në Kosovë dhe agjencin Iconagency, ne te cila jam model.
Macedonase,si model,si shqiptarë,më traditë dhe kulturë të Kosoves. 7
Ka pas shumë publikime si në Cover të revistes dhe brenda saj, më fotografi dhe eksperiencat e mija në fotografi. Si duken qellimet e Albanit në të ardhmen? Kush do të janë bashkëpuntoret e Albanit dhe a do të shohemi ndoshta se shpejti ne gjermani si model nderkombëtarë? Kom plane dhe shumë ide për të ardhmen, se sa do t‘realizohen mbetet te shihet. Po një është e sigurt, deshira për fotografi do të ekzistoj gjithmonë, ani pse nuk është profesioni jem ky, po lloj hobi qe ka shumë vlerë dhe i kushtoj rëndesi në jetë. Bashkëpuntoret e mi mbesin ata që kom punu deri tash,fotografë nga Prishtina po edhe jashtë. Besoj që ka me pas edhe shumë fotografi dhe mundesi të tjera, që patjetër do ti ndaj me ju dhe ndoshta në të ardhmen do ti vlersojnë edhe dizajnera apo agjencia nderkombëtarë, jashtë vendit. Kështu qe do të ekziston mundesia me deportu ndoshta edhe ne gjermani, france etj. Alban te deshirojmë suksese dhe besojmë që më bukurin dhe vetëbesimin tënd do të arrijë shumë në jetë. Flm Korniza, komplimente edhe juve. Ju dua shumë.
8
nga Arbnora Halili
Fatos Çeta Ladies and gentlemen we represent you- një talent plotësisht të vërtetë. Fatos Ceta, atë mund të përshkruajmë më fjalen angleze ,,multitasking‘‘ për faktin që është metvërtet i gjithanshëm në profesionin e tij dhe unik në stilin e përzgjedhur. Korniza ishte kurioz të di se çfarë lloj muzike bënte Fatosi dhe si do fati, jemi ra në kontakt më të ekskluziv për lexuesit tanë. Lexojmë se si e përshkruan Fatosi vetë pasionin e tij...
Fatos kur ke vendos më bër muzikë? Në vitin 2003 kam fillu më u marrë me krijimin e muzikes elektronike si producent i muzikes elektronike dhe se shpejti e realizova se ky drejtim i muzikes më bënte të lumtur dhe më plocoj ne krijimin timë.
9
Cilat janë krijimt tuaja? Kam realizuar dhe lansuar deri me tash 5 Albume të cilet përmbajnë për afërsisht nga 11 këngë të zhanrreve: Elektro, Minimal, Techno, Tech house, Trance, Break beat. Mundeni mi ndegju në këtë webfaqen time http://www.ritmiko.com/. Albumet e mija Ritmiko, Frekuenca, Album pa plum, Contrast, Reason e shumë tjer, i kam krijuar me plot angazhim dhe knaqësi. Shpresoj se dot pelqejn tek publiku. Cfarë domethanje ka Albumi apo emri Ritmiko për ty? Po njërën anë vetë fjala tregon ritmik-o, se është folur për ritëm më të shpejtë dhe një rrymë në të cilen mundem më shfaqë vetën plotësisht. Në tjetrën anë e kam kriju në vitin 2008 labelin timë me studio dhe kompanin muzikorë, më emrin e labelit ,, RITMIKO‘‘ . Kështu emri Ritmiko me frymëzon dhe më ka ndihmuar shumë.
Po jam i ftuar shpesh në Disco, Clubs apo organizime të ndryshme si Dj. Aty bien gjith audienca në rritem timin. Dhe bëhet një atmosfer e pabesueshem. Kjo me jep shumë frymezime dhe fuqi për të punuar në këte drejtim më tutje. Prandaj ne vitin 2008 e kam bërë videoklipin timë muzikorë „MIKROBIOLOGY“. Aty më shiheni edhe mu në Clip. Incizimi ka kushtuar kohë por me ka lan shumë përshtypje dhe knaqësi të krijoj rritem dhe të jam pjesë të videoklipit. Fatos, a kë bashkëpunuar më artistë tjërë? Po, kam një projekt të zhanrit house me Fatime Kosumi. Në remixin e kënges se saj të titulluar „Ku jam“ kam bashkëpunuar më të. Dhe ka qen një eksperienc shumë e mirë. Gjithashtu e kam bërë shpicen e emisionit Express në Ktv që transmetohet qdo ditë pas ditë, emision i cilli merret me show biz vendor dhe nderkombëtarë. Kam bërë projekte edhe me disa repera Kosovar, më të cilet do ta mbaj kontaktin në të ardhmen. Fatos të deshirojmë suksese vazhdimisht. Flm Korniza, vazhdoni më këtë rritem! nga Arbnora Halili
A ke bërë projekte apo shfaqje tjera në këtë drejtim?
10
Agron Beqiri
UNË JAM AGRON BEQIRI 18 VJEQAR ! BANOJ NË MITROVICË DHE SHKOJ NË SHKOLLËN E MESME TË MJEKËSISË „DR.XHELADIN DEDA“ ! MOMENTALISHT JAM I ANGAZHUAR NË MI2
MAGAZINE QË ËSHTË NJË PORTAL INFORMATIV QË
MIRËPO AFËRSIA IME ME FOTOGRAFINË NUK KA NDOD-
UDHËHIQET NGA TË RINJËT E VERIUT DHE JUGUT
HUR VETËM NË RASTIN KUR KAM FILLUAR TË AN-
TË MITROVICËS ! PORTALI MI2 MAGAZINE KA ROL
GAZHOHEM NË MI2 MAGAZINE MIRËPO UN BËJ FO-
BASHKIMIN E TË RINJËVE NGA DY ANËT E QYTETIT
TOGRAFI QE NJË KOHË TË GJATË QOFTË PËR NDONJË
NË MITROVICË DHE PËRGADITJEN E KUADROVE
PUNË APO EDHE VETËM PËR QEF ! GJITHMONË
TË REJA TË GATSHME PËR PUNË NË LËMINE E GA-
NISEM NGA AJO SE NJË FOTOGRAFI E NDALON
ZETARISË DHE FOTOGRAFISË ! GJITHASHTU MI2
NJË MOMENT DHE ATË E BËN TË PA HARRUESHËM
MAGAZINE I MBULON NGJARJET SPORTIVE, ARSI-
KËSHTU QË UNË MUNDOHEM QË SA MË SHUMË TË
MORE E KULTURORE NGA QYTETI I MITROVICËS ! SI
„NGRIJ“ MOMENTE DHE TI PUBLIKOJ ATO PASI QË
PHOTOJOURNALIST I MI2 MAGAZINE UNË I MBULOJ
ME KALIMIN E VJETËVE NJERZIT DO TË NDIEJNË
ME FOTOGRAFI NGJARJET SPORTIVE NË MITROVICË
NOSTALGJI KUR DO TI SHOHIN ATO FOTOGRAFI TË
TË CILAT KANË INTERESIM TË MADH TË NJERZVE
NJË KOHE QË ATA DO TA KENË HARRUAR MBASE !
MIRËPO SHPESH EDHE AKTIVITETET TJERA QË ZG-
GJITHMONË NË RRETHIN TIM UNË SHOH SE NJERZIT
JOJNË INTERESIMIN E TË TJERËVE SI : KONCERTET,
I DUAN FOTOGRAFITË PASI QË ATO RUAJNË KUJTIME
PROTESTAT E NDRYSHME APO QOFTË EDHE NDONJË
QË NUK I SHLYEN AS KOHA KËSHTU QË UNË DUKE I
MBLEDHJE QË MBAHET NË MITROVICË !
PARË KËTA LIDHEM EDHE MË SHUMË ME PASIONIN TIM TË MADH PËR FOTOGRAFI ! PUNËN TIME MË SË SHPESHTI E PUBLIKOJ NË FAN PAGE NË FACEBOOK TË MI2 MAGAZINE : HTTPS://WWW.FACEBOOK.COM/MI2MAGAZINE Mirëpo pa lënë anash faqen time në Facebook Agron Beqiri Photography e cila i numëron përmbi 7 mijë njerëz të cilët me përkrahjen e tyre më shtyjnë që të punoj sa më shumë dhe tju sjell fotografi për her e më të mira :HTTPS://WWW.FACEBOOK.COM/AGRONBEQIRIPHOTOGRAPHY ! Për fund njerzit që bëjnë fotografi do t‘i përshkruaja me fjalën: „Fotografi është i vetmi njeri që mund t‘i thotë një femre ta mbyllë gojën dhe si përgjigje prej saj të marrë një buzëqeshje“
11
eMinA ÇunMulAJ secili mund të arrijë ëndrrën e vet Pa dyshim, Emina Cunmulaj është modelja shqiptare më e njohur në botë, status të cilin ajo e ka arritur me shumë punë e përpjekje. Emina Cunmulaj, 26 – vjeçare, prej vitesh jeton në SHBA dhe është një nga figurat e njohura të botës së modës, meqë sfilon në pasarelat e Nju – Jorkut, Parisit, Londrës, Milanos etj. Pak modele kanë pasur rastin të pozojnë për kopertinat e revistave më të njohura botërore, si: “Vogue”, “Elite” dhe “Fashion”, si, bie fjala, Emine Cunmulaj. Agjenda e saj është shumë e ngjeshur, ndaj ajo është vazhdimisht para aparatëve fotografikë dhe të kamerave në xhirime të spoteve të ndryshme. Së fundi, Emina ka perfunduar xhirimet e filmit “Virgin eyes”. Filmi tregon për një vajzë 17 vjeçare me emrin Andrea, e cila gjatë pushimeve të mrekullueshme, mëson se jeta e saj kaq perfekte në dukje nuk është e tillë, pasi babai të cilin e adhuronte dhe i kishte siguruar gjithçka të bukur në jetë, është një drogaxhi. Ky realitet që thyen utopinë e Andreas, e vendos atë në një pikëzgjidhjeje, se çfarë dëshrion të bëj me të ardhmen e saj.Për jëtën dhe modën ajo flet ekskluzivisht për lëxuesit tanë...
12
Duket qartë se pjesën më të madhe të kohës ia kushton modës dhe karrierës. Cili është stafi që zë pjesë të rëndësishme në punën tënde? Jam e përfaqësuar nga agjenci të shumta në gjithë botën. Menaxheri im kryesor është Konor Kenedi, nga firma “Muse Models” e Nju- Jorkut. Jam e përfaqësuar edhe në Francë, në Londër, në Milano, në Gjermani,
në Dubai dhe në Indi. Por, çdo gjë e punës sime kalon me menaxherin tim. Natyrisht, edhe familja ime zë pjesë të rëndësishme në karrierën time. Pa përkrahjen dhe dashurinë e tyre nuk do të ishte lehtë.
Moda për ty është sakrificë apo privilegj? Janë të dyja në të njëjtën kohë. Gjithmonë duhet të sakrifikojë dhe duke sakrifikuar jam e privilegjuar që kam mundësinë të udhëtoj nëpër botë, të mësoj për kultura të ndryshme, të takohem me njerëz fantastik etj. Sakrificë është edhe largimi im nga të dashurit e mi: familja dhe shoqëria. Janë rralluar pushimet e mia familjare, në ditëlindjet e tyre mungoj shumë herë ose, thjesht, më mungojnë ditët kur gjithçka ishte normale, si në kohën e fëmijërisë. Kaloi shumë kohë prej se je pjesë e rëndësishme e fushës së modës ndërkombëtare. A je e kënaqur me suksesin e arritur? Kam arritur gjithë ata që kam dashur të arrij lëmin e modës. Kam ëndërruar të punoj me dizajnerët: Karl Lagerfeld, Zhan Paul Gautier, Tom Fordin e shumë të tjerë. 13
Unë, po ashtu, kam ëndërruar të bëhem pjesë e revistave: “Vogue” dhe “Elle” dhe këtë e kam realizuar. Sa është vështirë të depërtohet jashtë vendit, duke ditur se atje ku ti punon dhe jeton kanë traditë të jashtëzakonshme në lëmin e modës? Nga përvoja më duhet të them se është shumë vështirë. Ke konkurrencë shumë të madhe, vajza të bukura dhe një fushë të modës, e cila gjithmonë është në kërkim të stileve dhe pamjeve të ndryshme. Të mbijetosh duhesh të jesh ambicioze. Duhet, thjesht, t’ia kushtosh jetën modelimit. Nuk ke reshtur së pozuari për kopertinën e së famshmes “Vogue”, “Elle”,“Marie Claire” dhe shumë të tjera. Si ndihesh? Jam person shumë kritik ndaj vetes. Normalisht që në fillim kam qenë pak e emocionuar kur e kam parë
14
veten në revista, por me kalimin e kohës fillova të mësohem. Emina, je ngjitur në pasarelat e Nju – Jorkut, të Parisit dhe Milanos me veshjet e firmave “Versace”, “Dolce Gabana”, “Fendi”, e shumë të tjera. Si është të punosh me një kast të famshëm dhe me ndikim botëror? Është, thjesht, një ndjejnë e kënaqësisë dhe privilegj për mua.
Duke qenë vetvetja u bëra e suksesshme në modeli Gjatë sfilatave sfilon edhe me veshje të brendshme seksi. Ka pasur reagime nga
shqiptarët kur të kanë parë duke sfiluar dhe pozuar me të brendshme seksi? Nuk i dëgjoj fjalët e huaja. Puna ime është t’i prezantoj dhe t’i shes rrobat që i reklamoj. Kohëve të fundit je gjithnjë e më e pranishme në mediet shqiptare. Tashmë reklamon edhe xhinsët e një firme shqiptare. Si u bëre pjesë e këtij projekti?
Gjërat në trojet shqiptare gjatë viteve të fundit për modelet dhe fushën e modës kanë ecur mirë apo keq? Po ecim me kohën, por mund të ecim edhe më mirë. Sa është vështirë sot t’i mbijetosh tregut të modës? Duhet të jesh person i fortë për t’i mbijetuar thashethemet dhe konkurrencën. Bota e modës është jashtëzakonisht konkurruese. Për vajzat shqiptare në Kosovë dhe në diasporë je më e preferuara. Çfarë do të thotë kjo për ty? Dua që ato t’më marrin shembull mua, si femër shqiptare, e që kam realizuar ëndrrën time. Pra, secili mund të arrijë ëndrrën e vet, por të ketë besim në vetvete.
Shoku im i dashur, Fadil Berisha, më tregoi për këta xhins dhe ma bëri me dije se është hapur një fabrikë në Kosovë për prodhimin e tyre. Si dhuratë për hapjen e fabrikës kam vendosur të pozoj falas.
Pate një martesë fillimisht të lumtur, por u ndatë. Ish-bashkëshorti juaj nuk mundi t’i mbijetoj jetës tënde si modele apo pat arsye të tjera të ndarjes? 15
Jam martuar shumë e re. Nuk e fajësoj karrierën për problemet në jetën martesore. Por, një femre të re, të bukur, të famshme, ambicioze si ti, sigurisht nuk i mungojnë ofertat apo? Kam oferta si çdo femër tjetër. Na trego diçka më shumë rreth jetës tende private. Ka ndonjë dashuri të re në ? Po, ka diçka të re. Për më shumë ndoshta dikur tjeter… Intervista eshte realizuar nga Elife Kurteshi
16
Jet ot bnA ngA
Fillimisht deshta t’ju pyes, se ku banoni dhe si filluat te merreni me muzik Rap? Ne qfar moshe me saktesisht? Jetoj ne Philadelphia North East apo qysh e quajn PhillaFieri pasi qe ktu ka shum Shqiptar nga Jugu i Shqiperis, Fieri. Me muzik qysh prej shkolles muzikes prej 9 vjet e mandej krejt o histori A ju kerkojn shpesh shqiptaret ne koncerte neper Evrope? Nese po ne cilin shtet me shum jeni te kerkuar? Perveq Kosoves mas shumti kemi pas ftesa prej Zvicres dhe Gjermanis po definitivisht ne kosove pritet si kurgjo tjeter per koncertin TBA (the Bloody Alboz) 2012 ka me kon qaj vit . Kemi ndegjuar qe keni mbajt ni koncert ne Gjermani? Si e kalut ? Gjermani kemi qen me 15 tetor dhe me 11 ne Dusseldorf clubin GoldenTime si pjes e turnes tvgl Zvicer Gjermani Belgjik dhe kemi kalu mrekullueshem, jena knaq me fansat tone.
17
A keni ne plan te lansoni ndonje kenge te re apo ndoshta ndonje album nga ju? Per kto koncertet e tetorit i kemi 3 ose 4 kong te reja qe i kan ndegju per her te par edhe ni rmx me disa repera shqiptar
Rapi shqiptar ka ardhmeri perdersa njerzt kan dashni per to per hiphop pa kerefekte e zbukurime . e nese vazhdojn me keqkuptu muziken e gjdo artisti me kapuq i thojn reper ateher ska ardhmeri .
nga Belgjika (Bair.Ertug Keepman.)
Flm per interviste. A do te keni bashkpunime edhe me ndonje rap artist shqipetare apo rap grup tjeter? Patjeter qe po veq kemi me bashkpunime . me bloodychuck . gjiko . te tanet .
Cka mendoni „A ka ardhmeri per Rap shqip ne tregun shqiptar? Si ju duket kualiteti edhe kenget qe i lansojn rapperat ne kosove? Cili grup ju duket qe premton me shum ne rap-in shqipetar?
18
ju Rap‘shendes Intervista eshte realizuar nga Venera Mehmeti
NEXT LEVEL ËSHTË AGJENSION I THEMLUAR NË VITIN 2006 DHE I CILI ORGANIZON NGJARJE TË RËNDËSISHME KULTURORE TË MUZIKËS, DUKE PREZANTUAR PËR PUBLIKUN KOSOVAR DHE SHQIPTARË EMRAT MË TË RËNDËSISHEM TË INDUSTRISË SË MUZIKËS. THEMËLUESI DHE PRONARI I ,,NEXT LEVEL‘‘ ËSHTË ARDIN BADIVUKU, NJË SHQIPTARË DHE ORGANIZATOR I DEDIKUAR PËR ATMOSFEREN E BASHKËATDHETARËVE. FILLIMI I ,,NEXT LEVEL‘‘ ËSHTË HAPUR ME 2 SHTATOR MË EDICIONIN EKSPERIMENTAL ‚‘NEW SPRAY CLUB CIRCULATION‘‘ NGA LONDRA. ANGAZHIMI NË KËTË AGJENSI SIGURISHT QË DO TË JETË I MADHË NDAJ STAFIT, MEGJITHATË PËR FTESEN E ARTISTËVE NDERKOMBËTARË KUJDESET ARDINI PERSONALISHT VETË. SI LOKACION ËSHTË VENDI NË BREGUN E DIELLIT KU GJITHASHTU STAFI OPERON NË TËRËN VARËSISHT PREJ EVENTIT.
POR Ç FARË ËSHTË QËLLIMI I ORGANIZATAVE TË TILLA? ARDINI VETË KËTU PËRGJIGJET DUKE THËNË: ‚‘NE KEMI SHUMË QEËLLIME MULTI DIMENSIONALE. NJËRËN ANË PREZANTIMIN E ARTISTËVE TË RËNDËSISHEM PËR PUBLIKUN TONË, FUTJEN E KOSOVES NËPËR TURNET E ARTISTËVE TË MËDHËNJË DHE NË TJETRËN ANË PROMOVIMIN E RINISË SONË MË TË RE NË EUROPË DHE SHTETIT TË KOSOVES.‘‘ KORNIZA KËTË MUND VETËM TA KONFIRMOJ, PASI QË I KA HULUMTU DISA ORGANIZATA DHE REAGIMIN E SHIKUESVE, CILA ËSHTË GJITHMONË POZITIV DHE MBESHTETËSË. PËR TRANSPARENCEN E ORGANIZIMËVE ,, NEXT LEVEL‘‘ MERR SHUMË LAVËDRIM, POR SHPRESOJMË SE MBESHTETJA DHE INTERESI NGA SHPONSORET DO TË JETË MË E MADHE NË TË ARDHMEN, PËR TI TREGUAR ARDINIT DHE KOMPANIS TIJ QË JANË DUKE BËRË PUNË TË MIRË DHE QË MERITOJNË BESIM DHE MBËSHTETJE FINANCIARE. Nga Arbnora Halili
19
Bukuria që
shqetëson Paris. Jam ulur në një bar të ‘Arts et Métiers’, pak hapa larg një kishe. Ornela Vorpsi është shumë e vonuar. Si një femër intelektuale, e bën të qartë: të jesh shkrimtare nuk është e lehtë. Më parë ma dërgoi një mesazh: „Do të kem një kapele të zezë”. Ardhja e saj nuk kishte kaluar pa u vënë re, ku vështrimet nga tavolinat e tjera e shoqëruan derisa ajo u ul. Duket se bukuria saj është e dukshme. Kërkoi ndjesë për vonesën, dhe porositi një çaj të ngrohtë dhe shprehi dëshirën, që të flas për veten time. Por, çfarë t´i tregoj unë, një vajzë e re, e cila është ende në fillim të karrierës se vet? E befasuar nga kjo kërkesë fillova të flas. Me plot vëmendje me dëgjonte. “Është gjynah ese nuk punon me talentin tënd”, janë fjalët që ende me tingëllojnë dhe njëkohësisht ajo pa dashje dhe pa dije ma shtoi presionin ta zhvilloj një bisedë produktive. Ornela ka një elegance të jashtëzakonshme, në levizje, në shprehje, në mënyrë si e drejton çdo pjesë të trupit të vet. Këtë ia kam lakmi. “Jetoj në Paris prej dymbëdhjetë vitesh dhe nuk lodhem kurrë. Në Itali kthehem vetëm për periudha të caktuara, në kohë ne ndonjë pushimi. 20
Kam njohur vetëm Romën dhe Milanon kur studioja dhe ambienti më dukej tepër provincial”. Po Shqipëria? “Për mua është toka e kujtimeve fëmijërore. Nëse kam emigruar, këtë gjë nuk e kam bërë për arsye ekonomike. Familja ime i përkiste ‘pjesës së gabuar’ dhe komunizmi i asaj kohe nuk na linte hapësirë”. Ornela Vorpsi ka lindur në Tiranë në vitin 1968. Që nga viti 1997 jeton në Paris. Është fotografe, piktore dhe videoartiste. Në moshën 22 vjeçare ka emigruar në Itali. Me romanet e saj ka ndryshuar diçka në gjuhën italiane, e adhurueshme me një vështrim të thellë, e veshur sipas mënyrës së saj. “Edhe për mua ka qenë i vështirë ndryshimi. Por, Italia ka qenë në një farë mënyrë një zgjedhje e detyruar. Ishte pjesa perëndimore më e afërt e vendlindjes. Sigurisht, që është edhe toka e kulturës, ku edhe Lucio Battistit dhe Mina jetojnë”. Grat qëndrimit në Itali, Ornela ka studiuar në Akademinë e Breras, më pas në moshën 28 vjeçare ka shkruar librin e saj të parë që fliste për Shqipërinë, “Vendi ku nuk vdes kurrë”, që fillimisht është botuar në Francë. Ornela vazhdon të shkruaj në gjuhën italiane, por në të njëjtën kohë mendon dhe flet në katër gjuhë. Kjo ndoshta është sensi i gjuhës në Evropën e sotme? “Për mua është natyrale, vazhdoj të flas shqip me nënën time çdo ditë në telefon, në
gjuhën italiane me bashkëshortin tim, ndërsa në gjuhën franceze në jetën e përditshme. Dhe besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku“. Që kur ka filluar të shkruan, shkruan italisht. Nuk ishte ndonjë zgjidhje politike, për të tradhtuar Shqipërinë siç e kanë akuzuar disa herë shqiptarët! Absolutisht. Nuk ishte zgjidhje shumë e reflektuar 21
mendimi, ishte një zgjidhje organike. Duke menduar pse kishte nevojë të shkruan italisht, pse brendësia e saj kishte nevojë të shkruan italisht, e pa se në mënyrë organike kishte nevojë për distancë nga ajo çka tregonte. „Besoj se po të shkruaja ato që kam shkruar në gjuhën shqipe, e gjitha do ishte shumë më e dhimbshme dhe thuajse e pamundur. Sepse gjuha shqipe për mua është gjuha që mbart fëmijërinë. Unë u rrita në atë vend dhe në njëfarë mënyre jam e konstruktuar në atë vend, jam thellësisht e tërësisht shqiptare“. Gjuha italiane për të ishte si një lloj filtri me të cilin kishte mundësinë që t`i largonte dhimbjet më të forta. Është një lloj mjeti. Nuk është as zgjidhje politike, sepse i mungon dashuria për vendin. Një bukuri e rrallë, e një mendje e bukur, Ornela Vorspi, u zhduk me hapa të shpejt e të sigurt në ambientin e atmosferën parisiane duke u shkrirë midis kalimtarëve, kalimtarëve që e vërejnë, e ndiejnë dhe e e shijojnë bukurinë e saj… nga Elife Kurteshi 22
FestiVAli i FilMit HyJnesHA ne Fron
NË FERIZAJ MBRËMË ME FILMIN FRANCEZ EMISIONI I KLEOPATRËS ËSHTË BËRË HAPJA SOLEMNE E FESTIVALIT TË FILMIT HYJNESHA NË FRON EDICIONI I 4- T, I CILI PËR ÇDO VIT MBAHET NË NJËRIN PREJ QYTETEVE TË KOSOVËS. NAIM FERATI, DREJTOR I DREJTORISË SË KULTURËS NË FERIZAJ, BËRI EDHE HAPJEN SOLEMNE TË KËTIJ EVENIMENTI QË MBAHET PËR HERË TË PARË NË FERIZAJ.FERIZAJASIT DO TË KENË MUNDËSI TI SHOHIN FILMAT NGA FRANCA, TURQIA, BOSNJA, SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA PREJ 17 DERI MË 21 NËNTORHU SHPREH FERATI,PËRDERISA VLERËSOI LART ORGANIZIMIN E KËTIJ FESTIVALI. ”DO TË KENË MUNDËSI TË NDJEKIN NËNTË FILMA TË ZHANREVE TË NDRYSHME”, KA THËNË DREJTORI FERATI.‘‘ NJË ÇMIM SPECIAL MORI ISHKRYEMINISTRI FRANCEZ LIONEL JOSPIN, PËR ROLIN E TIJ EPISODIK NË FILMIN “EMRI I NJERËZVE”. KURSE ME ÇMIMIN “KINEMAJA E SË ARDHMES” U NDERUA FILMI I SHKURTËR KOSOVAR “INTERVISTA” I BURIM HALITIT. PAS SHFAQJES SË KATËRMBËDHJETË TE FILMAVE, PËRFUNDOI EDICIONI I KATËRT I FESTIVALIT TË FILMIT HYJNESHA NË FRON‘‘ ME NJE SUKSES TE LARTË.
23
google+ Në ofeNsiVë Rrjeti shoqëror Google+ i Google pas hapjes publike siç ishte pritur po shënon popullaritet gjithnjë e më të madh. Nga kompania porosisin se këtyre ditëve kanë kaluar shifrën prej 50 milion shfrytëzuesve, dhe që nga vënia në dispozicion publik javësh që shkoi për çdo javë në rrjet kyçen rreth dy milion anëtarë të rinj. Shifrat e cekura paraqesin rritje të shfrytëzuesve prej 4 për qind në bazë ditore, që bën që ky rrjet të bëhet gjithnjë e më i madh dhe konkurrenti (i vetmi që është serioz) i Facebookut. Statistikat e kompanisë Experian Hitwise janë ende mbresëlënëse – sipas të dhënave të tyre vizitat e shfrytëzuesve në faqeve të Google+ janë rritur për 1269% gjatë javës së parë pas vënies në dispozicion publik. Facebook momentalisht ka rreth 800 milion shfrytëzues..
24
Reklama e Samsung ngacmon konsumatorët e Apple! Samsung ka hudhur një video reklamë në internet që përdorë një klishe efikase për disa nga konsumatorët e Apple që presin në radhë për të marrë modelin e ri, iPhone 4S. Reklama po korr një tërheqje masive virale në rrjetet sociale, dhe të jemi të sinqertë, kjo video është interesante. Kjo video është mirë të shikohet nga adhuruesit e Samsung, por mund ta shikojnë edhe adhuruesit e iPhone, sepse ndoshta ndërrojnë mendim.
25
Vdes kampioni botëror Besim Kabashi Ka vdekur kick bokseri kosovar Besim Kabashi. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e vdekjes së kick boksierit. Besim Kabashi, 35 vjeçar aktualisht kampion botëror në kik-boks , i lindur në Gurrakoc të Istogut njihej për sukseset e tij të mëdha në kick-boks duke krijuar karrierë të Korespondenti i luftës Fritz Magshkëlqyeshme në Gjermani. nussen i dërguar nga gazeta daneze „Riget“, i cili deri më tani njihej sishpreh ngushëllimet më të sinRedaksia e Indeksonline familjarëve dhe miqëve të Besimit simpatizuesqerta i serbëve, përshkruan në një telegram të tijin veprimet e serbëve ndaj popullësis shqiptare. Për ti ikur cenzurës së rreptë ai dërgoj këtë telegram përmes një lajmëtari nga Shkupi në Zemun. Në të përshkruante atë që po përjetonte dhe dëgjonte në Shkup dhe qytetet e fshatrat tjera të banuara me shqiptarë: „Lufta serbe në Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (Magnussen përdorë termin turk për emrin shqiptarë). Ushtria serbe bënë një luftë të tmerrshme shfarosëse. Nga deklaratat e oficerëve dhe ushtarëve merren informatat që në regjionin
Një luftë asgjësimi
26
nJË KosoVAr MA sHuMe ne tregun e toPit I LINDUR NË KOSOVË DHE I RRITUR NË GJERMANI! ILIR AZEMI E BEFASON BOTEN E FUTTBOLLIT. 19 VJEQARI NGA PRISHTINA E NËNSHKRUAJTI NË FILLIM TË MUAJIT TETOR TË KETIJ VITI KONTRATEN PROFESIONALE MË EKIPIN E FUTBOLLIT GJERMAN SPVGG GREUTHER FÜRTH II. PRËJ SEZONIT TË RI 2012 / 2013 DERI NË VITIN 2015 ËSHTË ILIRI I DETYRUAR DHE NDER KONTRATEN TË LUAJ PËR EKIPIN FÜRTH. KY SUKSES DO TË QON ILIRIN NJË HAPE PËRPARA NË KARIERËN E TIJ. SHKOJMË PAK TË KALUARA E ILIRIT: QË NGA MOSHA 7 VJEQARE, ILIRI KA LUAJTUR FUTBOLL ME PASION DHE ANGAZHIM. SE PARI VETËM SI NJË LLOJ ,,HOBBY‘‘. POR MË KOHË AJ SHFAQET SI NJË TALENT I RI. NË MOSHEN 15 VJEQARE ËSHTË KËRKUAR NGA EKIPI ,,GREUTHER FÜRTH‘‘ DHE NGA AJO KOHË ËSHTË USHTRUAR DHE SHPONZORUAR NGA VETË CLUBI I GREUTHER FÜRTH. TANI MË VETËM 19 VJET ILIRI E KA REALIZUAR ËNDRRËN E TIJ TË LUAJ NË KUADRIN MË TË MADHE SE FUSHES E TOPIT FUTBOLL. NE SI EKIP I KORNIZES I DESHIROJMË SHUMË FAT DHE SUKSESE NË TË ARDHMEN E TI. SHPRESOJMË SE DO TË NDEGJOJMË SA MA SHUMË NGA ILIR AZEMI, NJË DJAL I PERSOSUR PËR PASIONIN E TIJ NGA KOSOVA. NGA VENERA MEHMETI 27
MungesA e gJuMit sHKAKton DiAbetin e tiPit 2 GJUMI I PAMJAFTUESHËM MUND TË SHKAKTOJË ZHVILLIMIN E TRASHËSISË OSE MADJE EDHE TË DIABETIT TË TIPIT 2, KANË TREGUAR REZULTATET E STUDIMEVE TË CILAT I KANË BËRË STUDIUESIT E UNIVERSITETIT NË AUSTRALINË E JUGUT. KJO KA TË BËJË ME NJERËZIT TË CILËT, PËR SHKAK TË PUNËS ZYRTARE, JANË TË DETYRUAR TË FLENË VETËM 4 -5 ORË NË DITË. TE RASTET E KËTILLA NDODH ÇRREGULLIMI I METABOLIZMIT TË SHEQERIT, PËR Ç‘ARSYE REGJISTROHET EDHE NIVELI I LARTË I GLUKOZËS. TE STUDIUESIT ËSHTË VËREJTUR EDHE ZVOGËLIMI I TOLERANCËS NË GLUKOZË PAS SHUJTËS SË MËNGJESIT, GJË E CILA TREGON SE USHQIMI I PËRDORUR NË ATË KOHË TË DITËS E KA SHKAKTUAR REZISTENCËN E INSULINËS. INSULINA ËSHTË HORMON I CILI E RREGULLON BARASPESHËN E YNDYRËS DHE NËSE VLERAT E TIJ TE RASTET E PAGJUMËSISË KRONIKE MBETEN TË RRITURA, ORGANIZMI ENERGJINË DO TA SHTRESOJË NË VEND QË TA HARXHOJË. 20
28
tAVË Me sPinAq PËRBËRËSIT PËR 4PERSONA: 1,5 kg spinaq i freskët ose 800 gr i ngrirë 1 qepë 1 thelb hudhre 60 gr kaçkavall 20 gr buter 2 ve kripë 2 lugë gjelle miell miell peksimeti
Spinaqi, grihet, lahet dhe lihet të kullohet. Qepa dhe hudhra qërohen dhe grihen imët. Buteri shkrihet, qitet qepa , hudhra dhe mielli përzihen pandërprerë që mos të ngjiten për ene, i shtohen spinaqi dhe mëlmesa, përzihen mirë dhe ena hiqet nga zjarri. Kaçkavalli grihet në rende. Tava lyhet me yndyrë, spinaqit i shtohen edhe vetë, spinaqi me gjysmën e kaçkavallit qitet në tavë i shtresuar njëra mbi tjetrën. Në fund spinaqi mbulohet me miell peksimeti dhe me kaçkavallin e mbetur. Ne furrën e nxehtë prej 225°C, tava piqet 20-25 minuta. Si kombinim mund të përdorën:patate të ziera , oriz, qofte etj.
Recept nga Libri „Befasi të Kuzhines“ Autore: Qamile Fetahaj Kajtazi Ma shum nga Libri www.befasitekuzhines.com 29
brezoViCA BREZOVICA ËSHTË QENDËR KOSOVARE E TURIZMIT DIMËROR DHE VEROR NË MALET E SHARRIT. SHTIGJET E SKIJIMIT GJENDEN 12 KM LARG FSHATIT ME TË NJËJTIN EMËR NË KOMUNËN E SHTËRPCËS. ME MUNDËSIT QË BREZOVICA OFRON PËR DASHAMIRËT E SKIJIMIT, AJO ËSHTË QENDRA TURISTIKE MË E VIZITUAR GJATË DIMRIT NË KOSOVË. HAPËSIRA E QENDRËS SË SKIJIMIT ËSHTË RRETH 2500 HA, NË LARTËSINË MBIDETARE 1718-2522 M. PËRBRENDA KËSAJ HAPËSIRE JANË SHTIGJET E SKIJIMIT ME GJATËSI MESATARE RRETH 4 KM DHE ME NJË LAKUESHMËRI MESATARE PREJ 38%. NË LARTËSINË MBIDETARE PREJ 1718 M, NË LIVADHIN E MADH GJENDET TELEFERIKU MË I RI. STACIONI I DALJES NGA KY TELEFERIK ËSHTË NË LARTËSINË 2212 M MBI NIVELIN E DETIT. QENDRA E SKIJIMIT “BREZOVICA” ËSHTË E HAPUR PËR DASHAMIRËT E SKIJIMIT GJATË GJITHA STINËVE TË VITIT, KU NË VERË, SIPËRFAQJA E MBULUAR ME BORË ZVOGËLOHET POR PRAPË LË MUNDËSIN E SHFRYTËZIMIT. KJO QENDËR KA DISA HOTELE QË OFROJNË SHËRBIME CILËSORE TË KATEGORIVE MË TË LARTA. NDËR HOTELET MË TË NJOHURA ËSHTË HOTELI NARCIS I KATEGORISË SË PARË I CILI GJENDET NË LARTËSINË MBIDETARE PREJ 900 M, DHE ËSHTË 9 KM LARG SHTIGJEVE TË SKIJIMIT. NË LARTËSINË MBIDETARE 1700 M GJENDET HOTELI I KATEGORISË “B”, HOTELI MOLIKA, I CILI GJENDËT PRANË SHTIGJEVE TË SKIJIMIT. NË KËTË HOTEL KRYHEN SHËRBIMET QË KANË TË BËJNË ME PAJISJET PËR RRËSHQITJE. 30
kurioZitete Astronomët kanë konfirmuar zbulimin e planetit me ngjashmërinë më të madhe me Tokën, i quajtur Kepler 22-b. Planeti, thonë astronomët është i banueshëm me një temperaturë mesatare rreth 22 gradë celcius dhe rrotullohet rreth një ylli, jo fort të ngjashëm me Diellin tonë CLIFTON VIAL, 52 VJEÇ, MBETI I BLLOKUAR ME MAKINËN E TIJ TOYOTA TACOMA PËR TRE DITË NË TEMPERATURA -17 GRADË, MBIJETOI DUKE NGRËNË BIRRËN E NGRIRË. DISA GRA NE KINË QË JANË DUKE BUZËQESHUR NË MOMENTET E FUNDIT TË JETËS SË TYRE. ATO JANË NË BURG DHE DO TË EKZEKUTOHEN. ATO DUAN QË MOMENTET E FUNDIT TË JETËS DO TI KALOJNË TË GËZUARA DHE TË QESHURA. KJO I KA NDODHUR DELMA KINNEY, NJË FATLUMI AMERIKAN NGA ATLANTA, I CILI KA FESTUAR 51-VJETORIN E DITËLINDJES DUKE FITUAR PËR HERË TË DYTË 1 MILION DOLLARË NË NJË LLOTARI.
31
Barcoleta DËSHIRA PI THOT SHOKI SHOKIT: ME BO MET RA MU TAKU ME NAJ MAGJISTAR QFAR DESHIRE I KISHE LYP ME TA PLOTSU. I KISHA THON ME MA FAL SHKOPIN MAGJIK, JA KTHEN SHOKI.
PROVIMI A E DHA PROVIMIN? JO, RASH. S’PE T’VES A RA PO A E DHA PROVIMIN.
PUSHKA ILIRE SA KUSHTON QIKJO PUSHK E VJETER? VET NI TURIST EN NI SHITORE ANTIKE T’SHIPNIS. 30 MILION LEK! PI THOT SHITSI. FORT SHTREJT E PASKE BRE! TURISTI. SHKA PE MENON TI, KJO PUSHK OSHT E KOHES PIRROS! PI THOT SHITSI. ALLAHILE, KU KA PAS PUSHK ATHERE? PO BASH PËR QATA OSHT E SHTREJT.
DENIMI NI GJYKATS PI THOT NI PLAKIT: ZOTNI JE I DENUN 10 VJET. PO UN 88 I KAM, JA NISI MU ANKU KY PLAKI. PO MIR DE MAJ VEQ SA TE JESH GJALL SE KUR T’DESISH NUK T’MAJIM MO. 32 39
Horoskopi Dashi
21 mars - 19 prill
Per Dashin, ne fushen e karrieres, horoskopi thote se suksesi eshte i siguruar. Statusi dhe reputacioni juaj do te rriten. Puna, inteligjenca dhe aftesia per te bere shume gjera te ndryshme ne te njejten kohe do te impresionohe jashtezakonisht bosin dhe parteneret tuaj.
Demi
20 prill - 20 maj
Horoskopi parashikon tension ne jeten martesore, por me durim, mirkuptim dhe qeteso te metat mund te regullohen me bashkeshortin tua. Nderhyrjen e prindereve apo te vjerit/ vjerres mund te kene nje ingluence jo te kenaqshme ne lidhjen tuaj martesore.
Binjaket
21 maj - 21 qershor
Per binjaket e martuar parashikohet te ndjejne monotoni ne martesen e tyre. Koha perfekte eshte per beqaret per te te filluar lidhje te reja. Lidhja martesore do te vijoje ne permiresim dhe do te merrni dashuri te pakushtezuar nga bashkeshorti apo bashkeshortja juaj.
Gaforrja
22 qershor - 22 korrik
Pjestare te familjes do tju kerkojne me shume kohe dhe do duan te ndajne emocionet e tyre me ju. Mund te jete e domosdoshme qe te tregoni sekrete tuajat personave me te vertet te besueshem. Parate do te jene nje debat i nxehte qe do te diskutohet brenda mureve te shtepise tuaj.
Luani
23 korrik - 22 gusht
Do te keni mundesi me te mira per te fitua para kete vit, sidomos mbas muajit qershor. Horoskopi sjell lajme te mira per bisnesmenet apo investitoret financiare. Kontrata fitimpruerse do te trokasin ne deren tuaj dhe ju do te keni sukses ne cdo tentative tuajen.
Virgjeresha
23 gusht - 22 shtator
Do te keni lidhje te mira me familjen tuaj. Sdq ndonjehere mund te perballeni me ndonje problem te vogel emotiv qe do te lekunde qetesine familjare. Mos u hapni se tepermi. Kujdes nga shpenzimet e lluksit. Evitoni debate te panevojshme me 33
Horoskopi
Peshorja
23 shtator - 23 tetor Tregoni mbeshtetje ndaj bashkeshortit apo bashkshortes tuaj dhe nese jane ne gabim. Bashkepunimi dhe mirekuptimi mes jush eshte celesi i nje jete te lumtur martesore. 2009 do te jete i favorshem per te zbukuruar lidhjen tuaj me dhurata romantike, qirinj apo udhetime vetem ju te 2.
Akrepi
24 tetor - 21 nentor
Parashikohen financa te mire per akrepet. Perqendrohuni ne projektet tuaja qe keni ndermend te investoni. Besojini intuites tuaj dhe ndiqni enderrat tuaja. Mos u influenconi nga gjykimi i te tjereve dhe lejoni punedhenesit tju japin nje dore ne planet tuaja me keshillat e tyre
Shigjetari
22 nentor - 21 dhjetor
Nuk jeni të kenaqur me jetën profesionale. Ose jeni të papune dhe doni të punoni, ose jeni në punë por lodheni shumë dhe jeni mërzitur. Mund edhe të doni të beni pushime por s’keni mundesi ta lini punën.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janar
Horoskopi parashikon keqkuptime dhe zenie mes anetareve te familjes gjate gjysmes te dyte te vitit. Ne keto sitauata mundohuni te kontrolloni veten ne menyre qe te mos lendoni te dashurit tuaj. Dikush afer jush do te mundohet qe tju coje ne argumente te forta.
Ujori
20 janar - 18 shkurt
Dashuria dhe romanca po cel per ujoret. Nese jeni beqare, pergatituni per lidhje te reja te shpeshta nga fundi i ketij viti. Ka shume mundesi per propozime martesash nese akoma zemra juaj eshte e thyher, pergatituni per nje dashuri te re qe do tju sjell lumturi ne jeten tuaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 mars
Lajme te mire dhe festime si datelindje, lindje, dasma apo aktivitete te organizates ku punoni do tju mbajne gjalle gjate gjithe vitit. Lidhja me familjen parashikohet shume e mire. Mos u mundoni te dukeni para shoqerise tuaj.
34
BOTUES Pik As Media Korniza Magazin KONTAKT ; Redaksia Prishtinë - Kosovë +377 44739797 // +386 49257525 Redaksia Düsseldorf - Gjermani +491632321455 info@korniza.de // redaksia@korniza.de // marketing@korniza.de
Redaktorë : Arbonra Halili : Elife Kurteshi : Erblin Lekaj : Leunora Lekaj : Venera Mehmeti Drejtor Marketingu : Fatbardh Haxhiu Designer
: Shkelqim Haxhimusa
Fotografe : Arbnora Halili www.pikasmedia.com / www.korniza.de www.haxhimusa.de / www.sgm-marketing,com Aplikimet për shpallje dhe reklama mbyllen me 25.Dhjetor2011
facebook.com/RevistaKorniza
www.korniza.de
twitter.com/KornizaMagazin