6 minute read

Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ Revista “Policimi dhe siguria” - inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike

Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike

Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ* Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ* Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ* Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ* Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ* Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria”

Advertisement

Haxhiaj, I. « « « « « Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike » » » » »

Policimi dhe Siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 Botimi shkencor periodik “Policimi dhe siguria”, në pesëvjetorin e publikimit të numrit të parë të tij, meriton, dhe ka të drejtën e pamohueshme, për të qenë krenar për rrugëtimin që ka bërë dhe rezultatet e arritura në këto pesë vite. Mirënjohje dhe vlerësim i thellë i takon në radhë të parë stafit shkencor të Qendrës së Kërkimeve Shkencore, drejtuesve të Akademisë së Sigurisë dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kësaj reviste, të cilët ideuan dhe mundësuan botimin e saj, e transformuan atë në një platformë profesionale duke shpalosur mendimin e tyre përparimtar dhe reformator për çështje me interes te lartë publik e kombëtar.

Përmbajtja e artikujve të botuar në këtë medium, pasqyrimi i aktiviteteve të shumta shkencore dhe rezultateve të tyre, tematikat e trajtuara dhe thellësia mendimit shkencor, paanësia dhe objektiviteti i trajtesave, e kanë bërë revistën “Policimi dhe siguria” një faktor të rëndësishëm edukimi dhe një opinionbërës përparimtar për komunitetin policor

Drejtor i Strategjive dhe politikave të rendit e të sigurisë publike në Ministrinë e Brendshme dhe, bashkëpunëtor i rëndësishëm i revistës “Policimi dhe siguria”

e më gjerë, në fushën e sigurisë. Ekspertët dhe specialistët kanë gjetur në këtë, organ tribunën për të shprehur mendimin dhe idetë e tyre, analistët dhe kërkuesit shkencorë kanë arritur të publikojnë gjetjet dhe rekomandimet e munguara, dhe drejtuesit e niveleve të ndryshme, kanë paraqitur e shpalosur platforma e vizione për të ardhmen e institucioneve e strukturave që ata drejtojnë.

Në kuadër të politikëbërjes sektoriale dhe në interes të marrjes së vendimeve sa më të drejta, Ministria e Brendshme dhe institucionet e saj të varësisë, shpeshherë kanë gjetur çelësin e duhur dhe përgjigjet e kërkuara, duke angazhuar pikërisht institucionet akademike, qendrën kërkimore dhe publikimet e saja, për të çuar përpara procese e reforma me rëndësi. Një ndër epërsitë dhe aftësitë e mediumit “Policimi dhe siguria” është pikërisht trajtimi i çështjeve të sigurisë publike në mënyrë gjithnjë e më gjithëpërfshirëse, aftësia për të dalë nga modelet tradicionale – dhe nganjëherë të papërshtatshme për kohën, njohja dhe prezantimi i hershëm i modeleve Perëndimore dhe vlerësimi i mundësisë së aplikimit të tyre në vendin tonë.

Në një mjedis dinamik sigurie, ku ndryshimi është i vetmi normalitet i ditëve tona, zgjidhjet dhe opsionet vendimmarrëse për ekspertët e sigurisë dhe për lidershipin janë të kufizuara dhe jo aq të shumta. Në këtë kuadër, duke vlerësuar dhe besuar se mendimi akademik dhe rezultatet e kërkimit shkencor, ashtu si në të gjitha vendet e civilizuara Perëndimore, do të jenë një nga faktorët dhe aktorët e rëndësishëm në bërjen e politikave të zhvillimit institucional, roli dhe rëndësia e kësaj reviste do të konsolidohen gjithnjë e më shumë, duke e kthyer atë në një institucion me influencë.

Sfidat e ardhshme me të cilat përballet sektori i sigurisë publike, ndryshimet e mëdha në spektrin e rreziqeve e kërcënimeve në këtë sektor, redimensionimi i disa rreziqeve të reja në krahasim me ato tradicionale, mundësitë teknologjike dhe shfrytëzimi i tyre nga elementët kriminalë, burimet e kufizuara kombëtare dhe konkurrenca për përdorimin e tyre në sektorët publik më jetësor, përbëjnë kërkesa të reja për të gjithë komunitetin e sigurisë, ekspertët e kësaj fushe por në veçanti për lidershipin politik e profesional.

Sa më lart, rritja e rolit të kësaj reviste shihet si e lidhur ngushtë me mjedisin ku jetojmë, pjesë e pandarë e proceseve transformuese, por edhe si një element përbërës i një panorame më të plotë institucionale. Akademia e Sigurisë është e angazhuar tashmë në një proces binjakëzimi me institucione simotra Perëndimore, nga i cili do të transformohet, me synim rritjen e kapaciteteve të saja për të përmbushur në mënyrë më të plotë përgjegjësitë dhe misionin e saj. Nga ana tjetër, në kushtet e vendit tonë, me mundësi të kufizuara financiare e njerëzore, por edhe për arsye të një efektiviteti dhe përdorimi racional të këtyre burimeve, qeveria shqiptare ka planifikuar që t’i besojë Akademisë së Sigurisë, përgatitjen dhe trajnimin e punonjësve edhe për institucionet e tjera të sigurisë, të cilat janë po aq të rëndësishme e me ndikim në garantimin e sigurisë publike.

Strukturat dhe organizimet “evropiane” të dala nga procesi i binjakëzimit në akademi, balancimi i pritshëm dhe i domosdoshëm i peshës mes komponentëve të edukimit, trajnimit, doktrinës e kërkimit shkencor, si pjesë e misionit të saj, do të favorizojnë rritjen e rolit të kërkimit shkencor, të botimeve e publikimeve dhe rrjedhimisht, edhe të infrastrukturës organizative, intelektuale e akademike të këtyre funksioneve.

Në këtë kuadër, perspektiva dhe e ardhmja e revistës “Policimi dhe siguria” duket e qartë dhe e garantuar – pjesë dhe zëdhënëse e një institucioni të konsoliduar, në përbërje të Akademisë së Sigurisë, me kapacitete të kërkimit shkencor, të koncepteve e doktrinave,

Haxhiaj, I. « « « « « Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike » » » » »

Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020

të metodave aplikative, etj. Një perspektivë të tillë, për kapacitetet e sipërpërmendura, e mbështesin edhe përpjekjet për transformimin real të Akademisë së Sigurisë, në një institucion të arsimit të lartë, ku komponentët e mësipërm kërkimorë janë kusht dhe kërkesë bazë e ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.

Duke mos u ndalur në radhitjen e fakteve të shumta, argumenti më i fortë dhe më i rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve shkencore-akademike, kërkimore e botuese, është vet interesi i Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të sigurisë. Konsolidimi i institucioneve të mirëafirmuara, të akredituara dhe me standarde, të integruara në rrjetet evropiane homologe, do të shërbenin si urë lidhëse me mbarë publikun vendas, por edhe më gjerë, e do tu jepnin institucioneve tona “fytyrë” evropiane, duke rritur reputacionin e institucioneve shqiptare.

Filozofia e policimit dhe organizimi policor janë dhe duhen trajtuar si një shkencë e veçantë, dhe si e tillë, ajo duhet studiuar e zhvilluar me të gjithë mekanizmat përkatës dhe në çdo komponent përbërës. Në çdo lloj aspekti që të trajtohet, qoftë si një shkencë administrative apo e studimeve qeverisëse, e deri tek metodat e praktikat policore, ajo kërkon nevojën e kapaciteteve kërkimore, të trajtimit teorik dhe të aplikimeve praktike. Revista “Policimi dhe siguria”, edhe në të ardhmen, do të kontribuojë në konsolidimin e një epoke të re, që policia dhe policimi në vendin tonë të jenë të organizuara dhe të pozicionuara drejtë dhe veprimtaria e tyre, të bëhet bazuar në fakte e të dhëna sistematike.

Pikërisht në këtë kontekst, kjo revistë do të ketë një rol të rëndësishëm: jo në betejën midis të vjetrës e të resë, por në fitoren e kësaj të fundit mbi të parën.

Haxhiaj, I. « « « « « Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike » » » » »

Policimi dhe Siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020

Haxhiaj, I. « « « « « Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike » » » » »

Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020

This article is from: