5 minute read
Prof. Dr. Irakli KOÇOLLARI5. Duke përshëndetur jubileun e revistës «Policimi dhe siguria
from Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës.
Prof. Dr. Irakli Prof. Dr. Irakli Prof. Dr. Irakli Prof. Dr. Irakli Prof. Dr. Irakli KOÇOLLARI KOÇOLLARI KOÇOLLARI KOÇOLLARI KOÇOLLARI Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria” Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Advertisement
Koçollari, I.... . « « « « « Duke përshëndetur jubileun e revistës “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe Siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 Dinamika e botës sot, moderniteti, nën vrullin galopant të globalizmit për nevojat dhe urinë e zhvillimit, progresit dhe prosperitetit, ka kërkuar me etje, dhe gjetur, fusha, fenomene, dukuri dhe instrumente të reja e të panjohura më parë që do t’i shërbenin këtij qëllimi. Kibernetika, nanoteknologjia, bioteknologjia, mekanika kuantike, nanomaterialet e shumë gjetje të tjera janë tanimë realitetet e përditshmërisë humane, të botës në të cilën jetojmë. Dhe siç mund të ndodhë, si një ligjësi e brendshme e zhvillimeve shoqërore, të gjitha këto arritje janë shoqëruar nga një numër dukurish dhe fenomenesh të cilat kërcënojnë dhe sfidojnë rrugën e progresit të shoqërive moderne.
Krimi kibernetik, kërcënimet e ekosistemeve (ngrohja globale), trafiqet e lëndëve narkotike, psikotrope dhe të qenieve njerëzore, legalizimi dhe transferimi i aseteve kriminale, nxitja, mbështetja dhe financimi i ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit me baza nacionale, religjioze, ideologjike, racore etj., ku më shumë e ku më pak, janë dhe do të jenë të pranishme kudo; edhe në terrenin shqiptar.
Lufta për parandalimin dhe zbulimin e autorëve dhe grupeve kriminale të shtrira në
këto lëmì, nuk mund të bëhet me diletantizëm dhe diletantë. Ajo kërkon kulturë dhe dije të thella shkencore, profesionale dhe mobilizim të mendimit dhe fuqisë intelektuale. Për këtë qëllim, institucionet e specializuara në luftë kundër krimit, me kohë, kanë ftuar kërkimin shkencor që të gjejë rrugë dhe t’u japë zgjidhje një numri çështjesh graviteti, për të trajtuar sfidat e mëdha të kësaj përballjeje. Pa mëdyshjen më të vogël, kërkimi shkencor, puna kërkimore, është instrumenti më i rëndësishëm, është mendimi më i arrirë profesional, është shuma e eksperiencave teorike dhe praktike që mund të gjejë zgjidhje dhe ofrojë alternative për t’ju përgjigjur sfidave, fenomeneve kriminale apo dukurive kriminale, globale apo rajonale, kolektive apo individuale me gjetje, me mënyra, mjete dhe metodologji të reja, rentabël, me produkte dhe ide që zgjidhin kërkesat dhe dilemat me të cilat përballen shoqëritë e kohëve tona.
Duke ndjekur me kujdes punën e bërë nga Akademia e Sigurisë, duke iu referuar pesëvjeçarit të parë të botimeve të suksesshme të periodikut “Policimi dhe siguria”, do të thosha se ky produkt ndoshta është një nga prurjet më serioze dhe më të rëndësishme të mendimit shkencor që ka elaboruar institucioni i Ministrisë së Rendit.
Tematikat që ajo ka ofruar dhe trajtuar, pa mëdyshjen më të vogël, janë subjektet që shoqërojnë dhe shqetësojnë shoqërinë e sotme shqiptare; shkrime dhe studime me format serioz shkencor, sikundër: “Krimi financiar”, “Pastrimi i parave”, “Asetet kriminale dhe strategjia kundër e luftës këtij produkti potencialisht të rrezikshëm”, “Sfidat e një bote në ndryshim - konceptet e reja të sigurisë nacionale”, “Krimi i vrasjes”, “Gjakmarrja”, “Krimi apo dhuna në familje”, “Krimi kibernetik” etj.
Unë mendoj se ky lloj produkti i “prodhuar” nga ky institucion është një lloj prurje që asnjë strukturë tjetër nuk mund t’i ofrojë politikbërësve dhe institucioneve që hartojnë politikat shtetërore, për një rend kushtetues dhe siguri, është një lloj “brumi” i veçantë për “shëndetin” dhe “ushqimin” e një shoqërie të sigurt dhe, garanci për gjeneratat që vijnë.
Sigurisht, ky periodik dinjitoz që e ka marrë rrugën e tij të mbarë, mbart kontributin e drejtuesve të akademisë, të stafit të Qendrës së Kërkimeve Shkencore dhe të bordit të revistës.
Duke i parë në tërësi arritjet dhe nivelet shkencore të punës tuaj, do të më lejoni të shpreh dy mendime për punën e kërkimit shkencor dhe për periodikun shkencor të profilizuar, “Policimi dhe siguria”, lidhur me të ardhmen. - Mendoj se ka ardhur koha, apo jeni tamam në kohë, për të ballafaquar mendimin tuaj mjaft të pjekur shkencor në fushën e policimit dhe të sigurisë, me institucionet simotra në rajon, Ballkan, e pse jo edhe Evropë, në një apo disa konferenca shkencore të përbashkëta. Merreni Ju iniciativën dhe bëhuni promotori i një apo disa konferencave të tilla. - Merrni iniciativën dhe tërhiqni në konferenca shkencore, institute apo qendra kërkimore-shkencore jashtë apo brenda vendit, me të cilat mund të bashkëbisedoni, të dëgjoni dhe të këmbeni mendimin e profilizuar për fusha me interes specifik për ju, sikundër: Akademinë e Shkencave, fakultetet e drejtësisë në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë, etj. - Ftoni personalitete të njohura të fushës së studimit të krimit, kriminologë, kriminalistë, psikologë, ekspertë të analizës dhe prognozës, profesionistë të luftës kundër terrorit, personalitete të fushës së policimit, etj. - Nxiteni dhe mbështeteni edhe më tej studimin dhe kërkimin shkencor tek njerëzit e thjeshtë, në strukturat e bazës, dhe gjeni rrugët që periodiku juaj, të studiohet masivisht
Koçollari, I.... . « « « « « Duke përshëndetur jubileun e revistës “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe Siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
si nevojë për aftësim profesional e shkencor, për ta. Kjo do të rrisë cilësisht performancën e profesionistëve në terren dhe bashkë me të, rezultatet e punës së tyre.
Përballja me mendimet dhe teoritë alternative i vendos institucionet në sinkron të lëvizjes dhe të rezultatit. Ju kini shumë ç’t’u tregoni strukturave simotra, sikundër kemi edhe ne ç’të marrim prej tyre.
Edhe një herë, uroj sinqerisht punë të mbarë, suksese dhe rrugë të mbarë në punën Tuaj kërkimore shkencore, me periodikun aq simpatik dhe me vlera, “Policimi dhe siguria”, të cilin ju e ofroni për mendimin teorik dhe praktik të luftës kundër krimit, për sigurinë publike dhe për rendin kushtetues!
Koçollari, I.... . « « « « « Duke përshëndetur jubileun e revistës “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe Siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
Koçollari, I.... . « « « « « Duke përshëndetur jubileun e revistës “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe Siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020