12 minute read
Prof. Dr. Ismet ELEZI3. Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria
from Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës.
Prof. Dr. Ismet Prof. Dr. Ismet Prof. Dr. Ismet Prof. Dr. Ismet Prof. Dr. Ismet ELEZI ELEZI ELEZI ELEZI ELEZI* Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria”
Advertisement
Elezi, I.... . « « « « « Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 Botimi i revistës “Policimi dhe siguria” ka rëndësi të madhe shkencore e praktike jo vetëm për policinë, por edhe për përhapjen e kulturës juridike, profesionale e të profilit të caktuar, në të gjithë nivelet e shtetit të së drejtës që po ndërtojmë. Revista “Policimi dhe siguria” nderon Akademinë e Sigurisë, si një institucion shkencor, rrit prestigjin dhe autoritetin e saj dhe shërben si model për Akademinë e Shkencave dhe fakultetet e Drejtësisë në drejtimin dhe organizimin e konferencave shkencore me nivel të lartë, që përbëjnë burimin kryesor të revistës “Policimi dhe siguria”. Duke analizuar artikujt e botuar në disa revista (numrat 15-19) mendoj të parashtroj mendimet e mia për karakteristikat kryesore.
Karakteristika e parë kryesore e kësaj reviste është se ruan e mbron mendimin shkencor e profesional të saj, pa u ndikuar e komanduar nga kultura politike partiake, e trashëguar nga e kaluara, dhe që vazhdon në forma e mënyra të ndryshme të veprojë.
Karakteristikë tjetër kryesore është se në qendër të përmbajtjes së saj është vënë siguria kombëtare (ashtu siç thuhet dhe në titullin e saj), duke i dhënë përparësi luftimit
* Kryetari i komiteteve shkencore, të së gjitha konferencave kombëtare e ndërkombëtare, të zhvilluara nga Akademia e Sigurisë në periudhën 2015-2020.
të kriminalitetit dhe parandalimit të tij, bazuar në orientimet e Këshillit të Evropës. Ky orientim konkretizohet në tematikën e përzgjedhur, duke i dhënë përparësi luftimit të terrorizmit, si dhe kundër krimit të organizuar e korrupsionit, që përbëjnë objektivin kryesor të reformës në drejtësi. Në këtë kuadër janë botuar artikuj kundër pastrimit të parave, kanabisit etj., që përbëjnë probleme shqetësuese për shtetin në tërësi dhe policinë në veçanti. Me vlera të mëdha për këtë qëllim janë artikujt: “Siguria dhe antiterrorizmi – sfida emergjente”; “Asetet kriminale dhe strategjia kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit”. Në kuadër të reformës në drejtësi është botuar artikulli: “Policia gjyqësore të bëhet pjesë e reformës në drejtësi; reforma dhe lufta kundër korrupsionit, garanci e funksionimit të shtetit të së drejtës”.
Karakteristikë kryesore e kësaj reviste është se artikujt e botuar janë kryesisht referatet shkencore të mbajtura në konferencat shkencore ndërkombëtare, të drejtuara e të organizuara nga bordi i editorial i revistës, kryesuar nga dr. Xhavit Shala dhe nga bordet e konferencave.
Funksionimi i rregullt e me cilësi i bordit, ka siguruar pjesëmarrje të kualifikuar në këto konferenca, që kanë zhvilluar referate shkencore me cilësi të lartë, të cilat janë përzgjedhur dhe botuar në revistë. Kjo metodologji e ndjekur nga Akademia e Sigurisë dhe bordi i saj editorial, është origjinale dhe ka pasur sukses nga pikëpamja teorikoshkencore dhe profesionale.
Karakteristikë kryesore dalluese e konferencave shkencore dhe e artikujve të botuar nga referatet që mbahen në të, është pjesëmarrja e ndërkombëtarëve dhe sidomos e shkencëtarëve të njohur të Kosovës, të cilët me referatet e tyre sjellin risi në shkencën shqiptare. Këtu mjafton të përmendim artikujt e botuar në revistë nga Blerim Krasniqi dhe Blerim Olluri, me tema të reja: shkenca e forenzikës në shtetin e ri të Kosovës, e cila luan rol të pazëvendësueshëm në përdorimin e teknologjisë bashkëkohore (kompjuterit, celularit etj.) për zbulimin e fajtorëve dhe arritjen e rezultateve pozitive në mbledhjen e provave bindëse për fajësinë e të akuzuarve.
Me këto shkrime hapen horizonte të reja në shkencën shqiptare dhe ata janë kontribut i rëndësishëm në modernizimin e veprimtarisë zbuluese të policisë shqiptare. Këtu meriton të theksohet se vetë pjesëmarrja e ekspertëve ndërkombëtarë në konferencat shkencore dhe botimi i referateve të kualifikuara të tyre është arritje e madhe pozitive në zhvillimin e mendimit teoriko-profesionale të policisë shqiptare.
Karakteristikë tjetër dalluese e konferencave shkencore ndërkombëtare dhe e referateve të botuara të tyre shërben drejtpërdrejt në përmirësimin e përsosjes e metodave që përdoren nga policia shqiptare kundër kriminalitetit edhe për krimet e tjera. Kështu p.sh. një numër i posaçëm i revistës i është kushtuar artikujve për veprat penale në sigurinë rrugore dhe parandalimin e tyre. Në këto artikuj analizohen tërë aspektet e nevojshme të veprimtarisë së policisë rrugore e deri te vetë shtetasit.
Temë aktuale që lidhet me policinë janë edhe dhuna në familje, vrasjet e plagosjet midis anëtarëve të familjes, që janë bërë problem aktual shqetësues, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Së fundi, karakteristika e përgjithshme që del nga analiza e përmbajtjes së artikujve të botuar në revistën “Policimi dhe siguria” është se ata bazohen në parimet kushtetuese dhe në ligjet në fuqi si dhe rekomandimet që bëhen janë me karakter progresiv e ligjor. Qëllimi im kryesor është paraqitja e vlerave teoriko-shkencore dhe profesionale të artikujve të botuar në revistë, pa hyrë në analizën kritike të tyre.
Megjithatë, pa e cenuar përmbajtjen e revistës në tërësi, dëshiroj të shfaq një mendim
Elezi, I.... . « « « « « Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
dhe dëshirë, se në tërë artikujt mungon analiza statistikore e kriminalitetit, nuk përdoren statistikat e tij: as të policisë, as të prokurorisë dhe as të gjykatës. Mirëpo kjo mangësi serioze dëmton nivelin shkencor të botimeve. Jam i mendimit dhe propozoj që të vihen në plan të parë statistikat dhe analiza kriminologjike e kriminalitetit, mbi bazën e të cilave të trajtohen problemet dhe nxirren konkluzionet. Kjo kërkesë është universale dhe jo imja personale.
Disa propozime për tematikën e ardhshme të revistës Disa propozime për tematikën e ardhshme të revistës Disa propozime për tematikën e ardhshme të revistës Disa propozime për tematikën e ardhshme të revistës Disa propozime për tematikën e ardhshme të revistës “Policimi dhe siguria” “Policimi dhe siguria” “Policimi dhe siguria” “Policimi dhe siguria” “Policimi dhe siguria”
Elezi, I.... . « « « « « Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
Duke qenë se policia është e pandarë nga sistemi i drejtësisë penale, lind nevoja që krahas problemeve të tjera, në revistën “Policimi dhe siguria” të zënë vend kryesor edhe tema që kanë lidhje me reformën në drejtësi, bazën juridike të saj (“Kodin e procedurës penale” të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017), “Kodin penal” të ndryshuar deri në vitin 2020, “Kushtetutën” e ndryshuar me ligjin nr. 76/2016, ligjin nr. 97/2016 “Për prokurorinë”, ligjin nr. 84/2016 “Për vetingun” etj.
Tematika që do përzgjidhet për botim, të ketë si qëllim kryesor sqarimin e këtyre ligjeve për t’i zbatuar në praktikë nga institucionet përkatëse, ku një rol të veçantë ka edhe policia gjyqësore, duke vënë si objektiv kryesor atë që është përcaktuar në ligjin e vetingut - SPAK-, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në organet e drejtësisë dhe të policisë, si dhe në tërë institucionet qendrore e vendore të shtetit.
Revista “Policimi dhe siguria” ka si mision të trajtojë gjerësisht edhe reformën në polici, duke u përqendruar në problemet më të rëndësishme që paraqiten sot dhe në të ardhmen. Me shumë kujdes meritojnë të trajtohen institucionet e reja që u krijuan nga reforma në drejtësi: SPAK, BKH, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Posaçme, si dhe reformimi i institucioneve ekzistuese; Formimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm (reduktimi i kompetencave të tij), organizimi dhe funksionimi i gjykatave, organizimi dhe funksionimi i policisë gjyqësore (ligj nr. 25/2019).
Në plan të parë tematika e revistës “Policimi dhe siguria” t’i kushtohet bazës juridike të reformës në drejtësi e posaçërisht “Kodit të procedurës penale”, të ndryshuar, i cili ka rëndësi të dorës së parë për përgatitjen profesionale të policisë gjyqësore dhe të policisë në përgjithësi, e që kanë për detyrë zbatimin në praktikë të parimit të ligjshmërisë, në procesin hetimore, për grumbullimin e provave, cilësimet e sakta juridike të veprave penale.
Kuptohet se studimi e publikimi i shkrimeve për “Kodin e procedurës penale” janë të pandara nga studimi dhe njohja e kodit penal, sepse këta janë të lidhur organikisht me njëri tjetrin e nuk mund të konceptohet kodi i procedurës penale i ndarë nga kodi penal, ku përcaktohen parimet kryesore të ligjshmërisë, të fajësisë, të përgjegjësisë penale, të elementëve përbërës të veprës penale, të dënimit penal.
Që këtej del nevoja e trajtimit të vazhdueshëm të temave nga kodi i procedurës penale dhe kodi penal, për luftimin e kriminalitetit në tërësi e të krimit të organizuar dhe korrupsionit në veçanti në sistemin e drejtësisë, në polici, në tërë administratën publike dhe në organet e pushtetit qendror e vendor.
Është e domosdoshme dhe shumë e dobishme që në revistë të zërë një vend të veçantë shkenca e kriminologjisë, duke trajtuar tema të veçanta aktuale. Kështu p.sh. në “Kodin penal” bëhen ndryshime të shpeshta, të improvizuara, siç janë ato për qarkullimin e automjeteve etj., pa bërë analiza kriminologjike të këtij lloji kriminaliteti,
pa iu referuar gjendjes së tij (mbi bazën e statistikave gjyqësore), shkaqet dhe kushtet që e favorizojnë, analizës së personave që i kryejnë këto vepra penale. Nga analiza kriminologjike e krimeve në grup ose të veçanta, tani që do përgatitet “Kodi penal” i ri, mund të bëhen propozime e ndryshime në mënyrë që kodi të jetë sa më i plotë dhe efektiv.
Veç këtyre tematikave, në kohën e sotme ka dalë në plan të parë edhe lënda e politikës penale (politika e luftimit të kriminalitetit dhe parandalimit të tij). Në fakultetet e drejtësisë ka disa vite që kjo lëndë është përfshirë në planin mësimor dhe janë në qarkullim tekstet përkatëse. Revista “Policimi dhe siguria” mund, e duhet, të shfrytëzojë në maksimum tematika të larmishme nga kjo lëndë, e sidomos të përqendrohet në parandalimin e kriminalitetit, si kryefjala e shtetit të së drejtës që duam të ndërtojmë.
Për fat të keq në mentalitetin e zyrtarëve të shtetit vazhdojnë të mbeten konceptet e trashëguara nga e kaluara dhe preferohen sanksionet penale në vend që të vihet në plan të parë parandalimi i kriminalitetit. Shembull pozitiv të koncepteve të drejta dhe të zbatimit në praktikë të koncepteve të parandalimit shërben mjekësia që në çdo rast i jep përparësi parandalimit të sëmundjeve.
Mjafton të merret si shembull pozitiv rasti i koronavirusit, kundër të cilit u morën masa parandaluese me kohë, për të frenuar përhapjen e tij dhe arritur rezultate pozitive. Në udhëzimin e Këshillit të Evropës, thuhet shprehimisht se: “Në luftimin e kriminalitetit kryesorja është parandalimi i tij”. Ky orientim shërben si udhëheqës për veprim dhe në tematikën e artikujve të revistës. Revista meriton t’i kushtojë përparësi trajtimit të kësaj tematike për kriminalitetin në tërësi dhe për krime në veçanti, përfshirë krimin e organizuar, pa u kushtëzuar nga organizimi i konferencave shkencore.
Tema të veçanta në revistë mund të jenë pjesë nga penalogjia dhe viktimologjia, si shkenca të reja, për të cilat janë botuar edhe libra e jepen si lëndë në kurse të posaçme në Fakultetin e Drejtësisë.
Të gjitha këto, të marra veç e veç dhe së bashku, forcojnë kulturën juridike profesionale dhe të profilit të caktuar për policinë, sipas sektorëve të veçantë ku punohet. Kultura juridike profesionale dhe ajo e profilit të caktuar, janë të domosdoshme e të nevojshme, jo vetëm për gjyqtarët e prokurorët, për policinë, por për të gjithë funksionarët e shtetit, të niveleve të ulëta e të larta, se pa kulturë juridike të standardeve evropiane nuk mund të pretendojmë të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Filozofi Aristotel ka thënë: “Njeriu i kulturuar ndryshon nga ai i pakulturuari, si i gjalli nga i vdekuri”.
Në revistë mund të ketë vend edhe për tema mbi rolin e kulturës juridike dhe të edukimit ligjor publik, që përmban reforma në drejtësi.
Në përfundim propozohet: 1. Botimi i revistës të mos kushtëzohet nga konferencat shkencore, sepse organizimi dhe zhvillimi i tyre është tepër i vështirë dhe kërkon kohë të gjatë, por të orientohet edhe në botimin me artikuj të kërkuar ose të paraqitur nga studiues të ndryshëm, për probleme të veçanta. Kjo metodë do të rrisë numrin e botimeve të revistës dhe do të përfshijë një gamë të gjerë temash, mjafton të jenë me cilësi, në nivel shkencor e profesional. 2. Propozoj që në të ardhmen konferencat shkencore të Akademisë së Sigurisë të organizohen e të drejtohen në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën, ku niveli i shkencave është shumë i lartë dhe ka ekspertë të kualifikuar në fusha të ndryshme të
Elezi, I.... . « « « « « Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
shkencës. Veç referateve që ata mund të paraqesin në konferenca, mund të kërkohen artikuj të veçantë, pa pritur konferencat e radhës, të cilat zhvillohen p.sh. një herë në vit. Bashkëpunimi me shkencëtarët e Kosovës dhe me policinë e saj, kanë rëndësi jetike jo vetëm për zhvillimin e shkencës dhe rritjen e nivelit profesional, por edhe për kombin shqiptar. 3. Të zgjerohet e azhurnohet tematika e revistës “Policimi dhe siguria”, duke pasur parasysh objektivat strategjikë të reformës në drejtësi dhe të reformës në polici. 4. Në tematikë t’i jepet përparësi problemeve kryesore që dalin nga praktika lidhur me zbatimin e “Kodit të procedurës penale” e të “Kodit penal” si dhe të ligjeve të tjera të posaçme. 5. T’i kushtohet vëmendjen e veçantë temave për kriminologjinë dhe kriminalistikën, nisur nga problemet e mprehta aktuale të kriminalitetit. 6. Meritojnë të bëhen objekt shkrimesh edhe politika penale e viktimologjia. 7. Ligjet pas reformës në drejtësi kanë vlera të shumta dhe sipas nevojës, mund të jenë objekt shkrimesh nga autorë kompetentë.
Elezi, I.... . « « « « « Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
Elezi, I.... . « « « « « Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria” » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020