Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria”
Prof. Dr. Ismet ELEZI ELEZI* Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria”
B
Elezi, I.. Disa mendime e propozime për revistën “Policimi dhe siguria”
«
»
Policimi dhe siguria nr .20, 2020 nr.20,
12
otimi i revistës “Policimi dhe siguria” ka rëndësi të madhe shkencore e praktike jo vetëm për policinë, por edhe për përhapjen e kulturës juridike, profesionale e të profilit të caktuar, në të gjithë nivelet e shtetit të së drejtës që po ndërtojmë. Revista “Policimi dhe siguria” nderon Akademinë e Sigurisë, si një institucion shkencor, rrit prestigjin dhe autoritetin e saj dhe shërben si model për Akademinë e Shkencave dhe fakultetet e Drejtësisë në drejtimin dhe organizimin e konferencave shkencore me nivel të lartë, që përbëjnë burimin kryesor të revistës “Policimi dhe siguria”. Duke analizuar artikujt e botuar në disa revista (numrat 15-19) mendoj të parashtroj mendimet e mia për karakteristikat kryesore. Karakteristika e parë kryesore e kësaj reviste është se ruan e mbron mendimin shkencor e profesional të saj, pa u ndikuar e komanduar nga kultura politike partiake, e trashëguar nga e kaluara, dhe që vazhdon në forma e mënyra të ndryshme të veprojë. Karakteristikë tjetër kryesore është se në qendër të përmbajtjes së saj është vënë siguria kombëtare (ashtu siç thuhet dhe në titullin e saj), duke i dhënë përparësi luftimit * Kryetari i komiteteve shkencore, të së gjitha konferencave kombëtare e ndërkombëtare, të zhvilluara nga Akademia e Sigurisë në periudhën 2015-2020.