6 minute read
Bordet shkencore të konferencave kombëtare
from Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës.
krahas artikujve individualë. Këto përfundime kanë qenë sinteza të mendimit të përgjithshëm dhe të problematikave të ndryshme me fushën e sigurisë, të cilat janë paraqitur në konferencat e organizuara nga Qendra e Kërkimeve Shkencore të Akademisë së Sigurisë. Revista dhe bordi i saj editorial kanë ndjekur një praktikë shumë korrekte botimi. Pavarësisht se është lejuar që mendimi kritik të shfaqet si një e drejtë e autorëve dhe si një domosdoshmëri për kërkimin shkencor, nuk ka asnjë rast, që revista të ketë lejuar shkrime me orientime preferenciale politike, komente me natyre politike apo të zhveshur nga elementi kërkimor. Ky mund të konsiderohet një prej elementeve më të mira dhe që duhet ruajtur në vazhdimësi.
Në këtë mënyrë, shihet se autorët kanë trajtuar me objektivitet tematika të cilat i kanë pasur familjare, të punës së tyre dhe që kanë qenë edhe të përfshirë. Nxjerrja e përfundimeve të paanshme në këto punime është padyshim një meritë e autorëve, por reflekton njëkohësisht edhe qëndrimin redaktorial të revistës "Policimi dhe siguria". Një tjetër detaj tjetër, që ka jo pak rëndësi, është edhe fakti se artikujt fokusohen në urën e komunikimit kërkues-praktikues. Synohet vazhdimisht, në një pjesë të madhe të punimeve, që të ketë zgjidhje e rekomandime të zbatueshme në praktikë. Duke ardhur në fund të kësaj përshëndetje të shkurtër me rastin e botimit të numrit të njëzetë të revistës "Policimi dhe siguria", uroj që të ruhet niveli i arritur i këtij botimi serioz dhe të mund të zgjerohet kapaciteti i zhvillimit të tematikave të vlefshme, për punën e policisë e të institucioneve të sigurisë në përgjithësi.
Advertisement
Veliu, A.... . « « « « « Revista “Policimi dhe siguria”, një forum i denjë diskutimi » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020
Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Drejtues i Lartë Dr. Bilbil MEMAJ MEMAJ MEMAJ MEMAJ MEMAJ REKTOR / DREJTOR I AKADEMISË SË SIGURISË
Memaj, B.... . « « « « « Botimet shkencore të AS-së, tregues i vizionit të policisë për kërkimin shkencor» » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 Pas një periudhe disavjeçare, në vitin 2015, Akademia e Sigurisë filloi botimin e një reviste shkencore, të titulluar “Policimi dhe Siguria” dhe tani kam kënaqësinë të shprehem me këto rreshta për një arritje të madhe të Akademisë dhe policisë shqiptare. Natyrisht, 5 vjet janë shumë pak për një revistë, por materialet e botuara në të janë një set dijesh për punonjësit e policisë dhe jo vetëm. Në këtë moment përsosjeje të revistës mund të shprehemi se ajo ka krijuar një profil të sajin, tashmë të qëndrueshëm te lexuesit e vet. Botimi në tërësi, sidomos botimet shkencore në veçanti, janë një sfidë për ata që angazhohen në këtë drejtim.
Të shkruash është sfidë për individin, por të botosh është sfidë për botuesin apo institucionin që e merr përsipër. Pavarësisht të gjitha vështirësive, mungesave apo mangësive që mund të ketë pasur botimi i revistës “Policimi dhe siguria”, mund të thuhet në mënyrë të sigurt, se sfida e Akademisë së Sigurisë, si institucioni botues i kësaj reviste, u përballua me sukses. Kjo revistë ka lënë një gjurmë serioze të punës sonë. Ajo dëshmon një përpjekje të dukshme për ndërtimin e një hapësire ku të diskutohet mendimi shkencor policor.
Policia si institucioni kryesor i sigurisë publike është vazhdimisht e sfiduar nga një sërë problematikash dhe dilema. Sfidat kërkojnë zgjidhje dhe vendosin përpara saj imperativë të cilët më shumë se veprim të menjëhershëm, kërkojnë njohje të thellë të problematikës së sigurisë së ndërlikuar publike, përmes analizave shumë disiplinore. Sidoqoftë, më shumë sesa vetëm të njohë nevojat e qytetarëve dhe t’u përgjigjet në mënyrë të njëanshme, policia e ka për detyrë dhënien e përparësisë për zbatimin e
filozofisë së policimit në komunitet. Në thelb siguria publike nuk arrihet dhe nuk mund të jetë atribut vetëm i policisë, por i të gjithë komunitetit.
Mbi të gjitha, dhe në radhë të parë, nevojitet që të ketë një ndryshim filozofik, një zhvendosje filozofike dhe metodologjike, lidhur me mënyrën se si duhet të zhvillohet policimi në të ardhmen. Kjo nuk mund të arrihet pa përpunuar format e reja të policimit ku revista ka dhe do të ketë objektin e saj të punës.
Nga ana tjetër, duhet të ketë një filozofi se si mund të përdoren metodat kërkimore shkencore të orientuara, të policisë, nga komuniteti. Kjo do të krijonte një mënyrë të re për vlerësimin e përparimit dhe efektivitetit të punës së saj me qytetarët të cilëve policia u shërben. Kjo që po sjell në plan të dukshëm, është nevoja e një avancimi në drejtim të kërkimit shkencor në polici, me qëllim që shërbimi ndaj komunitetit, të ofrohet edhe në këtë mënyrë. Me anë të punimeve kërkimore, projekteve, studimeve, hulumtimeve të orientuara edhe drejt nevojave të komunitetit. Kërkimet do i shërbenin policisë në vetvete për qëllimet e saja kërkimore, por edhe shoqërisë në tërësi. Për këtë gjë nevojitet që të fuqizohet aspekti kërkimor në polici dhe të hidhen hapat të tjerë para, si dhe të fuqizohet bashkëpunimi me institucionet kërkimore të arsimit të lartë e jo vetëm.
Akademia e Sigurisë mund ta çojë akoma më tej këtë rrugë të kryer deri tani në drejtimin e kërkimit shkencor. Shembulli i revistës “Policimi dhe siguria” dhe i aktivitetit kërkimor të realizuar përmes Qendrës së Kërkimeve Shkencore të Akademisë së Sigurisë, ka rezultuar pozitiv. Botimi i njëzet numrave të revistës “Policimi dhe siguria” dhe realizimi i pesë konferencash ndërkombëtare dhe dy konferencash të spikatura kombëtare, janë tregues real i punë së kryer.
Tashmë, duke qenë se është krijuar një traditë e kësaj natyre, duhet synuar që revista “Policimi dhe siguria” të ngrihen në një nivel edhe më të avancuar. Revista mund të shndërrohet në një forum diskutimi shkencor për çështje me rëndësi dhe nga ekspertë të njohur të fushës së sigurisë. Gjithashtu, akademia mund të trajtojë, përmes kërkimit shkencor, çështje të cilat kanë një interes të spikatur për komunitetin që lidhen me sigurinë dhe jo vetëm.
Kam qenë mbështetës i hershëm i zgjerimit të botimeve periodike shkencore në gjuhë të huaj dhe i ambicies që kemi pasur si institucion për realizimin e një revistë rajonale, ndërkombëtare, shkencore që të trajtojë sfidat të shumta të sigurisë publike. Janë projekte që do të realizohen në të ardhmen, por është e sigurt që ne duhet t’i japim më shumë hapësirë analizave në gjuhë të huaj, pasi edhe nevoja për informacion dhe shkëmbim mendimi mes ekspertësh ndërkombëtarë, sa vjen e rritet.
Kalimi në këtë nivel, pra te kërkimet shkencore për interesa të komunitetit, nga policia, do të forconte pozitën e policisë si një institucion i cili investon vetveten në çdo mënyrë, me qëllim përmirësimin e sigurisë publike. Eksperienca e revistës “Policimi dhe siguria” dhe e botimeve të punimeve të konferencave shkencore të realizuara nga AS-ja, ka hedhur hapin e parë në këtë drejtim. Mjafton të përmendim këtu se tema të tilla si: siguria kibernetike, siguria mjedisore, vetëvrasja, arsimimi në fushën e sigurisë, terrorizmi, narkotrafiku, drejtësia etj., prekin gjithë shoqërinë. Pra qasja që është bërë përmes punimeve shkencore të revistës “Policimi dhe siguria” është një qasje e cila duhet të zgjerohet në të ardhmen, me qëllim që policia të ketë një rol më të gjerë në kërkimin shkencor. Nëse ka diçka për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kënaqur që ka ndodhur, është pikërisht shembulli që ka dhënë revista “Policimi dhe Siguria”, e cila dashur padashur, sjell shembullin më të mirë se si mund të kalojmë nga policimi në komunitet te kërkimi shkencor policor për interesa të komunitetit me qëllim final të transformojmë policinë në një polici moderne dhe të pëlqyer nga qytetarët.
Memaj, B.... . « « « « « Botimet shkencore të AS-së, tregues i vizionit të policisë për kërkimin shkencor » » » » »
Policimi dhe siguria nr nr nr nr nr.20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020 .20, 2020