Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës.

Page 11

krahas artikujve individualë. Këto përfundime kanë qenë sinteza të mendimit të përgjithshëm dhe të problematikave të ndryshme me fushën e sigurisë, të cilat janë paraqitur në konferencat e organizuara nga Qendra e Kërkimeve Shkencore të Akademisë së Sigurisë. Revista dhe bordi i saj editorial kanë ndjekur një praktikë shumë korrekte botimi. Pavarësisht se është lejuar që mendimi kritik të shfaqet si një e drejtë e autorëve dhe si një domosdoshmëri për kërkimin shkencor, nuk ka asnjë rast, që revista të ketë lejuar shkrime me orientime preferenciale politike, komente me natyre politike apo të zhveshur nga elementi kërkimor. Ky mund të konsiderohet një prej elementeve më të mira dhe që duhet ruajtur në vazhdimësi. Në këtë mënyrë, shihet se autorët kanë trajtuar me objektivitet tematika të cilat i kanë pasur familjare, të punës së tyre dhe që kanë qenë edhe të përfshirë. Nxjerrja e përfundimeve të paanshme në këto punime është padyshim një meritë e autorëve, por reflekton njëkohësisht edhe qëndrimin redaktorial të revistës "Policimi dhe siguria". Një tjetër detaj tjetër, që ka jo pak rëndësi, është edhe fakti se artikujt fokusohen në urën e komunikimit kërkues-praktikues. Synohet vazhdimisht, në një pjesë të madhe të punimeve, që të ketë zgjidhje e rekomandime të zbatueshme në praktikë. Duke ardhur në fund të kësaj përshëndetje të shkurtër me rastin e botimit të numrit të njëzetë të revistës "Policimi dhe siguria", uroj që të ruhet niveli i arritur i këtij botimi serioz dhe të mund të zgjerohet kapaciteti i zhvillimit të tematikave të vlefshme, për punën e policisë e të institucioneve të sigurisë në përgjithësi.

Veliu, A..

« Revista

“Policimi dhe siguria”, një forum i denjë diskutimi

»

Policimi dhe siguria nr .20, 2020 nr.20,

9


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.