Policimi dhe siguria, nr. 20, nëntor 2020. Botim jubilar, me rastin e pesëvjetorit të revistës.

Page 30

Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike

Prof. Asc. Idriz HAXHIAJ* Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria”

Haxhiaj, I. Revista “Policimi dhe siguria” inspiruese e rikonceptimit dhe e ridimensionimit të sektorit të sigurisë publike

«

»

Policimi dhe Siguria nr .20, 2020 nr.20,

28

B

otimi shkencor periodik “Policimi dhe siguria”, në pesëvjetorin e publikimit të numrit të parë të tij, meriton, dhe ka të drejtën e pamohueshme, për të qenë krenar për rrugëtimin që ka bërë dhe rezultatet e arritura në këto pesë vite. Mirënjohje dhe vlerësim i thellë i takon në radhë të parë stafit shkencor të Qendrës së Kërkimeve Shkencore, drejtuesve të Akademisë së Sigurisë dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të kësaj reviste, të cilët ideuan dhe mundësuan botimin e saj, e transformuan atë në një platformë profesionale duke shpalosur mendimin e tyre përparimtar dhe reformator për çështje me interes te lartë publik e kombëtar. Përmbajtja e artikujve të botuar në këtë medium, pasqyrimi i aktiviteteve të shumta shkencore dhe rezultateve të tyre, tematikat e trajtuara dhe thellësia mendimit shkencor, paanësia dhe objektiviteti i trajtesave, e kanë bërë revistën “Policimi dhe siguria” një faktor të rëndësishëm edukimi dhe një opinionbërës përparimtar për komunitetin policor Drejtor i Strategjive dhe politikave të rendit e të sigurisë publike në Ministrinë e Brendshme dhe, bashkëpunëtor i rëndësishëm i revistës “Policimi dhe siguria”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.