ËR ËP SIR PË HA
... M DI EN M t ite un m Ko
e or nt de Stu ta Je
rë ltu Ku
t Ar tor en tud iliS sh Kë
tim gë Ar
t or Sp
www.universitetipolis.edu.al
Hapësirë për mendim...
Layout and Design Juljan Veleshnja & Sonia Jojic
PËRMBAJTJA: - POLIS / Vlerat - Programet Studimore - Këshilli Studentor / Rregullorja - Eventet në vite
4 5
Universiteti POLIS VLERAT POLIS beson në energjinë pozitive që qyteti dhe e gjithë shoqëria jonë po gjenerojnë. Në këtë skenar, i cili është në zhvillim e sipër, të plotësuar nga imazhi i një shoqërie që “vibron energji” për të kapërcyer mungesat e së shkuarës, POLIS përpiqet të qëndrojë në pararojë të mendimit dhe praktikës bashkëkohore. Ne besojmë se mënyrat e reja të të menduarit për arkitekturën, sikurse edhe krijimi i një profesioni të ri, ai i planifikuesit urban, kaq të nevojshme për realitetin shqiptar, janë pjesë e ndryshimit të këtij vendi që vrapon drejt së ardhmes. U_POLIS është “Hapësirë për Mendim” i politikave për zhvillimin hapësinor, dizajnin e aplikuar dhe teknologjinë, si dhe për lidershipin e sipërmarrjen! Misioni i U_POLIS është sigurimi i “Njohurive, Teknologjisë dhe Lidershipit” Nëpërmjet kërkimit shkencor dhe të aplikuar U_POLIS zhvillon e promovon “ekselencën shkencore dhe inovacionin”. Nëpërmjet edukimit akademik përmirëson kompetencën kreative dhe gjithëpërfshirëse.
6 7
PROFILE STUDIMI U_POLIS është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale dhe lidership”. U_POLIS i kushton vëmendje të veçantë përfshirjes së studentëve në edukimin bazuar tek kërkimi i aplikuar dhe shkencor, duke u angazhuar në projekte të komunitetit, shërbime konkrete për qeverisjen vendore, si dhe programe të kërkimit shkencor, zhvillimit dhe inovimit për shoqërinë civile, sipërmarrjen e autoritetet rajonale e qendrore. U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh”në Art-Dizajn, Arkitekturë, Ndërtimtari, Planifikim Urban dhe Studime Mjedisore. U_POLIS siguron edhe studime pasuniversitare në Inxhinieri strukturore, Efiçencë Energjitike, IT dhe Aplikacione Parametrike e GIS, Dizajn Urban dhe Peizazhi, Restaurim dhe Konservim të Trashëgimisë Kulturore, Strehim dhe Çështje Sociale, Manaxhim Urban dhe Qeverisje e mirë, apo Administrim Publik, Sipërmarrje Private dhe Lidership. Në U_POLIS ofrohen studime Profesionale, Post-sekondare, programe Bachelor e Master (Profesional, Ekzekutiv dhe Shkencor), si dhe një program ekselent Doktorature, post-Bachelor/ universitare.
8 9
STUDENTËT DHE ALUMNI U_POLIS ka një komunitet mjaft aktiv me studentë dhe Alumni. Shoqatat respektive janë themeluar për të përfaqësuar këto grupe dhe për të krijuar një urë komunikimi ndërmjet studentëve dhe Universitetit, shoqërisë dhe tregut të punës gjatë dhe pas përfundimit të studimeve. Ata organizojnë zgjedhje të lira, marrin pjesë në takimet e Senatit, ndajnë informacione mbi punësimin, monitorojnë ecurinë e karrierës, organizojnë evente sportive dhe sociale dhe sigurojnë informacion për Rektoratin dhe Senatin. Komunitetet e Studentëve/Alumni në U_POLIS tashmë kanë themeluar iniciativa si “Walking & Biking the City”; “Kampionati i Futbollit”; Skuadra të Volejbollit dhe Basketbollit; klube sociale si “Arch House”, “El Peor” dhe “GooGoats”, etj. Studentët janë mjaft aktivë edhe në “Social Media”, hapin ekspozita, dizenjojnë/promovojnë publikimet e Universitetit dhe markën “I LOVE POLIS”. Ato çdo vit mobilizojnë donacione për fëmijët jetimë ose njerëzit në nevojë. Alumni dhe studentët e U_POLIS veprojnë si një forcë shtytëse në “AUA Albanian Union of Architects & Urban Planners”. Ata janë ose sipërmarrës privatë, ose punonjës të kualifikuar e të kërkuar nga tregu i punës dhe pjesa më e madhe e tyre (rreth 70%) punësohen gjatë vitit të fundit të studimeve ose menjëherë pas diplomimit.
Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës (ZMSKK) në U_POLIS Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës (ZMSKK), koordinon dhe orienton studentët e interesuar për punësim pranë kompanive, zyrave të pushtetit lokal e qendror dhe punëdhënësve në përgjithësi të fushave të Arkitekturës e Planifikimit Urban si dhe të Shkencave Mjedisore, si dhe lehtëson ndërlidhjen dhe marrjen e informacionit. Në kuadër të fokusit të kësaj njësie janë zhvilluar takime të numërta me kompani të cilat veprojnë në treg dhe janë finalizuar me sukses disa punësime dhe praktika pune pranë tyre. Në paralel me mundësinë e punësimit dhe praktikës, përditësohen kontaktet me studentët të cilët janë diplomuar dhe aktualisht veprojnë në treg. Kjo, për të mundësuar një rrjet i cili mundëson një kontakt të vazhduar si midis ishstudentëve, Alumni, ashtu dhe me Universitetit POLIS për mundësi të vazhdueshme bashkëpunimi të ndërsjellta. Në kuadër të përgatitjes së qasjes së studentëve në treg, është mundësuar një takim me diplomantët ku janë prezantuar teknikat e përgatitjes së Kurrikulum Vitae dhe të Portofolit të Punimeve, për një prezantim sa më dinjitoz ndaj tregut dhe punëdhënësve.
10 11
STATUTI I SENATIT STUDENTOR Hyrje Në Universitetin POLIS studentët organizohen në Përfaqësinë e Studentëve, një organizëm i pavarur, i cili nuk zhvillon aktivitete politike dhe ekonomike. Përfaqësia e Studentëve ose Senati Studentor (Sena-Polis) është një organizëm i pavarur, që ka për mision të promovojë pjesëmarrjen e studentëve në jetën e universitetit, të koordinojë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucionit, në strukturat mësimore-kërkimore dhe në ato të shërbimeve, si dhe të realizojë bashkëpunime me partnerë jashtë institucionit në interesin e përbashkët të studentëve. Përfaqësia e Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Universitetit POLIS, si për planet e programet e studimeve, rregulloren dhe veprimtaritë mësimore, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive.Gjithashtu përfaqësia Studentore përfaqëson pa rezerva çdo mendim apo kërkesë individuale të studentëve të Universitetit në përputhje me ligjet në fuqi dhe rregullat e institucionit. Përfaqësia Studentore nuk ka të drejtë të organizohet në struktura të tjera politike e jo-politike brenda Universitetit POLIS. Senati Studentor ka stemën e tij e cila është e pandryshueshme. Për aq kohë sa Përfaqësia Studentore respekton rregullat e institucionit, askush brënda apo jashtë shkollës nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Senatit Studentor, si mishërim i të gjitha vlerave të studentëve dhe të Universitetit të cilat janë të patjetërueshme. Sovraniteti i vendim-marrjes së Senatit Studentor është i pacënueshëm.
Skema organizative Përfaqësia Studentore përbëhet nga këta përfaqësues: • Presidenti i Senatit (përfaqësues i studentëve në Senatin Akademik të Universitetit) • Senatorët (përfaqësues sipas kurseve të çdo viti akademik) • Sekretari Organizativ • Përfaqësuesi në Njësinë e Sigurimit të Cilësisë së Universitetit për Garantimin e Cilësisë.
Zgjedhjet e Senatorëve a. Secili kurs studimi në çdo program/profil studimi përfaqësohet nga një senator i vetëm, i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me votim të fshehtë nga më shumë se gjysma e studentëve të kursit pjesëmarrës në votim. b. Zgjedhjet do të zhvillohen në fund të javës së tretë nga fillimi i vitit akademik, pas sigurimit të infrastrukturës së nevojshme. Në raste të veçanta zgjedhjet zhvillohen në një periudhë tjetër të gjykuar si të përshtatshme. c. Zgjedhjet do të organizohen nga senatorët e vitit paraardhës me ndihmën e Administratës së Universitetit. d. Çdo student ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet si përfaqësues i kursit të tij. e. Votimi është i fshehtë dhe do kryhet në një orar të përshtatshëm në respekt të orarit mësimor. f. Senatori zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash g. Kandidatët për senator duhet të paraqiten me kërkesë deri në fund të javës së dytë mësimore nga fillimi i vitit akademik. h. Lejohen propaganda jo-politike dhe fushatat zgjedhore në mbështetje të kandidatëve. i. Që nga momenti i konstituimit zyrtar të Senatit Studentor në mbledhjen e tij të parë, të drejtat dhe detyrimet e senatorit hyjnë në fuqi.
12 13
Presidenti i Senatit Studentor a. Presidenti zgjidhet në mbledhjen e parë ceremoniale të Senatit të thirrur nga Përfaqësia paraardhëse dhe Përfaqësia e re Studentore. b. Zgjedhja bëhet me votim të fshehtë nga senatorët e rinj të zgjedhur. c. Votimi për president bëhet pasi është realizuar më parë ceremonia për konstituimin zyrtar të Përfaqësisë së re Studentore, dhe nënshkrimit të Kartës së Parimeve (Rregullores) të Universitetit. d. Çdo senator i zgjedhur ka të drejtën e kandidimit për postin e Presidentit të Senatit, dhe për këtë ai ka të drejtën të shpallë kandidaturën dhe të shprehet në mbledhjen e konstituimit të Senatit të ri Studentor me një prezantim 5 minuta mbi objektivat e tij si President. e. Presidenti është drejtuesi i Përfaqësisë së studentëve. f. Presidenti përfaqëson të drejtat dhe mendimet e çdo studenti si dhe informon Rektoratin në lidhje me to. g. Është përgjegjës që të garantojë në fillim të mandatit hartimin e një plani pune, me objektivat dhe propozimin për buxhetin përkatës, të cilat ua bën të njohura senatorëve, dhe nga të cilët merr miratim përmes shumicës së votave në mbledhjen më të afërt të Senatit Studentor. h. Është organizatori dhe përgjegjësi kryesor i punës së Senatit si dhe mban përgjegjësi direkte në përfaqësimin e Senatit në Universitet apo jashtë tij dhe në rrjetet e partnerëve brenda dhe jashtë vendit.
i. Udhëzon Sekretarin Organizativ për mbledhjet e Senatit, mbajtjen e protokollit dhe të financave si dhe ka për detyrë t’i drejtojë ato. j. Mund t’i kthejë për rishqyrtim vendimet e Senatit apo senatorëve kur pas konsultimit me juristin e Universitetit konstaton se ato bien ndesh me Statutin e Senatit Studentor, Rregulloren e Brendshme të Universitetit si dhe me objektivat e shpallura që në fillim të vitit. k. Në diskutim me Senatin cakton grupet e përkohshme të punës si dhe u jep atyre udhëzime përkatëse sipas rastit. l. Mund të iniciojë në Senatin Studentor procedurat për shkarkimin e senatorëve në rast se qëndrimet e tyre bien ndesh me Statutin e Senatit si dhe për paaftësi të përfaqësimit të kursit të tyre. Në këtë rast organizohen zgjedhje të pjesshme për kursin përkatës. m. Është i detyruar të bëjë publik çdo vendim apo iniciativë të tijën si ne rastet kur i kërkohet nga Rektorati ashtu dhe nga senatorët apo studentët. n. Mund të shkarkohet në raste të jashtëzakonshme pas një vendimi të shumicës absolute të senatorëve dhe sipas procedurave demokratike ku cdo anëtar i senatit ka të drejtë të shprehë qëndrimin e tij dhe të votojë. o. Ka të drejtë dhe detyrë të marrë pjesë dhe të përfaqësojë studentët në mbledhjet e Senatit Akademik të Universitetit.
14 15
Sekretari Organizativ a. Sekretari Organizativ i Senatit zgjidhet me shumicë të votave nga Përfaqësia e Studentëve, me propozim të Presidentit të Senatit. b. Zgjedhja e tij bëhet në mbledhjen e parë të konstituimit të Senatit Studentor, pas procedurave të zgjedhjes së Presidentit. c. Është personi i dytë në hierarkinë e Përfaqësisë Studentore dhe detyrat e tij janë të përkohshme dhe të ndryshueshme në funksion të objektivave të Senatit. d. Është simboli i unitetit të Senatit të Universitetit si dhe përgjegjës për imazhin e tij në marrëdhëniet me jashtë. e. Në marrëdhëniet me jashtë mban përgjegjësinë kryesore të përfaqësimit si dhe ka për detyrë të informojë Senatin Studentor dhe Senatin Akademik të Universitetit për rolin dhe kontributin e tij në këtë përfaqësim. f. Sekretari me udhëzimet e marra nga Presidenti i Senatit Studentor ka për detyrë të thërrasë si dhe të organizojë mbledhjet e Senatit. g. Është përgjegjës për gjetjen e ambjenteve dhe plotësimin e senatorëve me baza materiale, mbajtjen e protokollit dhe dokumentacionit dhe të arkës së financave.
h. Thërret dhe drejton mbledhjet e senatit në rast se posti i presidentit është vakant, përfshi organizimin e mbledhjes për konstituimin e Senatit të ri Studentor. i. Mandati i tij mbaron në momentin e Konstituimit të Senatit të ri Studentor. j. Mund të shkarkohet me iniciativë dhe propozim të Presidentit të Senatit Studentor i cili diskutohet nga Senati Studentor dhe votohet nga shumica e anëtarëve të tij, në rastet ku demonstron paaftësi dhe indiferencë në menaxhimin e detyrave që i caktohen në këtë statut. k. Detyrat e tij të përkohshme caktohen nga Presidenti i Senatit dhe ato janë të ndryshueshme sipas rastit. l. Mban procesverbalet e çdo mbledhjeje dhe i protokollon ato. m. Administron financat dhe kontributet, dhe raporton për to. Është përgjegjës për buxhetin dhe raportin financiar. Rakordon me Administratorin, Rektoratin dhe Financierin e universitetit për financimet që jepen nga universiteti. Ndërsa për kontributet e studentëve dhe projektet e donatorëve potenciale, koordinon me palët e interesuara.
16 17
Senatori a. Zgjidhet në fillim të vitit akademik mbasi ka fituar shumicën gjatë votimit të fshehtë brenda komunitetit studentor të kursit të tij. b. Është përfaqësues i kursit përkatës dhe ka të drejtën e vendimmarrjes vetëm për problemet dhe punët e ndryshme brenda kursit përkatës. c. Vendimet që ai merr brenda kursit janë në mbështetje të interesave të shumicës së studentëve, por në asnjë rast nuk mund të injorojë kërkesat dhe problemet e çdo studenti. d. Përfaqëson kursin në Përfaqësinë e Studentëve të shkollës e. Nuk mund të mungojë në më shumë se dy mbledhje të njëpasnjëshme të Senatit Studentor. Në këtë rast Presidenti i Senatit inicion procedurat për shkarkim me motivacionin për paaftësi në përfaqësimin e kursit përkatës në Përfaqësinë Studentore.
f. Është i detyruar të verifikojë që çdo veprim që ai kryen është në përputhje me këtë Statut dhe me objektivat e Senatit Studentor të cilat shpallen nga presidenti i Senatit qysh në fillimin e aktivitetit të tij. g. Çdo senator ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet për postin e Presidentit të Senatit dhe të Sekretarit Organizativ nëqoftëse zgjedhja e tij nuk bie në kundërshtim me asnjërën nga pikat e këtij Statuti. h. Mund të caktohet nga Presidenti i Senatit si anëtar i “Grupeve të përkohshme të punës”. i. Është i detyruar të përfaqësojë dhe të mbrojë veprimtarinë e Senatit tek studentët e grupit që përfaqëson si dhe nuk mund të shpërfillë urdhrat dhe vendimet e Presidentit të Senatit. j. Senatori nuk mund të ndërmarrë iniciativa vetjake pa u konsultuar me Senatin Studentor dhe pa miratimin e tij.
18 19
Votimi brenda Senatit a. Për çështjet dhe problemet e zakonshme që mund të lindin gjatë veprimtarisë së Senatit Studentor vendimi merret me mirëkuptim ose kur është nevojshme me arritjen e shumicës mbas votimit të hapur. b. Për çështjet e rëndësishme,vendimi merret mbas votimit me shumicë votash. c. Për zgjedhjen e Presidentit, dhe të Sekretarit Organizativ votimi kryhet i fshehtë dhe vendimi merret me shumicën e votave.
Mbledhjet e Senatit a. Zhvillohen normalisht një herë në dy javë, por jo më pak se një herë në muaj, të thirrura nga Sekretari Organizativ, nën drejtimin e Presidentit të Senatit ose Sekretarit Organizativ në rastet e parashikuara nga ky Statut. b. Programi i cështjeve që do të trajtohen në mbledhjen e Senatit Studentor bëhet publik në vendin e lajmërimeve të Universitetit ose me e-mail të paktën 3 ditë para mbledhjes. c. Veprimtaria e mbledhjes pasqyrohet në Librin e Senatit (Protokoll) dhe kërkesat e problemet që dalin gjatë mbledhjes i njoftohen Rektoratit dhe Administratorit, grupeve të përkohshme të punës, si dhe studentëve përmes njoftimit elektronik dhe zyrtar.
Grupet e përkohshme të punës a. Caktohen nga Presidenti i Senatit për zgjidhjen e çështjeve të veçanta, që kanë të bëjnë me aktivitetin e Senatit. b. Anëtarët e grupeve mund të jenë senatorë dhe studentë të universitetit, si dhe ekspertë/specialistë nga stafi i Universitetit ose jashtë tij. c. Grupet mund të shpërblehen pasi kanë përfunduar detyrën që u caktohet nga Presidenti i Senatit ose Senati, dhe kostot financiare bëhen transparente në raportin vjetor të Senatit Studentor që u shpëndahet studentëve, pedagogëve, Rektoratit dhe Administratorit.
Statuti i Senatit a. Çdo senator duhet t’i përmbahet këtij statuti. b. Statuti është i përhershëm, por me unanimitet votash të Senatit Studentor mund të shtohet, hiqet ose modifikohet ndonjë nen i tij. c. Statuti i miratuar nga Senati Studentor i dërgohet zyrtarisht Rektoratit dhe Administratorit të Universitetit dhe verifikohet në mbledhjen e Senatit Akademik në se është në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe me aktet e brendshme rregulluese të Universitetit, si Statuti, Rregullorja, etj.
20 21
Eksperience profesionale për arkitekturën dhe urbanistikën nga vizita në Universitetin BILGI të Stambollit Një grup studentësh të vitit II – Fakulteti i Arkitekturës dhe pedagogë të U_POLIS kryen një vizitë studimore profesionale në Stamboll, Turqi. Programi i hartuar nga pedagogët dhe drejtuesit e U_POLIS, Besnik Aliaj dhe Sotir Dhamo, u zbatua në bashkëpunim me Prof. Dr. Atilla Yucel, Fakulteti i Arkitekturës dhe Shkencës, pranë Universitetit BILGI të Stambollit. Prej 10 vjetësh ky universitet privat ka hapur debat në Turqi mbi tema “tabu”, përfshi cilesinë dhe pavarësinë e arsimit të lartë, duke u shndërruar në një institucion lider në rajon. Ne kuadrin e procesit mësimor, studentet vizituan vepra arkitektonike dhe urbanistike të epokës Romake, Bizantine dhe Otomane, si dhe objekte bashkëkohore të arkitekturës moderne. Nder me te rendesishmit permendim: Shen Sofia, Xhamia Blu, pallati Top Kapi, Qendra Tregtare Kanion, Muzeumi i Arteve Bashkekohore (Kompleksi Bilgi), Muzeumi i Teknologjise, etj. Në vijim, pas vizitës së shkollës pasuniversitare të Arkitekturës dhe Dizajnit Urban, studentët morën pjesë edhe në aktivitete të proçesit akademik si leksione, shfaqje filmi, etj. Një takim i veçantë u zhvillua me anëtarë të Bordit Themelues, Zv-Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Shkencës, ku u ra dakort për institucionalizimin e marrëdhenieve përmes nënshkrimit të një akordi bashkëpunimi, për shkëmbim të profesoratit, studentëve dhe projekteve të përbashkëta.
2007-2008
22 23
Eksperience profesionale për arkitekturën dhe urbanistikën nga vizita në Malin e Zi me studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban të U_POLIS Studentët e vitit I - Fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikimit Urban, kryen një tur studimor disa- ditor në Malin e Zi. Gjatë programit të koordinuar me ekspertë vendas u eksploruan qytete si Ulqini, Bar, Budva, Kotor dhe Podgoricë, ku u vizituan objekte dhe zona të periudhës historike dhe bashkëkohore. Në Ulqin, Budva dhe Kotor vëmendja iu kushtua vendbanimeve dhe kështjellave mesjetare si dhe politikave të stimulimit të turizmit. Në kryeqytetin Podgoricë fokusi u përqëndrua tek periudha e urbanizmit modern (vitet 70të) dhe përpjekjet për t’u adoptuar në kushtet e reja pas shpalljes së pavarësisë. Studentët bene vizita profesionale per te pare ne kuadrin e lendeve Studime Arkitekture rikostruksionin e komplekseve hoteliere me 5 yje “Queen of Montenegro” dhe “Splendid” në Budva, zonën këmbësore dhe qendrën e re tregtare “Mall of Montenegro” në Podgoricë, nje bashkëpunim i Bashkise dhe i kompanise turke Gintash.
2008-2009
24 25
Turi i Përvitshëm Profesional “VIA ADRIATICA” në Malin e Zi dhe Maqedoni U_POLIS organizoi edhe sivjet turin e përvitshëm profesional në Malin e Zi - Via Adriatica. Ky tur zakonisht targëton ekspozimin e studentëve të vitit të parë dhe dytë në Fakultetet e Arkitekturës dhe të Planifikimit Urban ndaj katër çështjeve profesionale: i) vizita në zonat kryesore turistike gjatë bregdetit malazez dhe evidentimi i tipologjive-fenomeneve të arkitekturës dhe urbanistikës. Vëmendje e vecantë ju kushtua sidomos vizitave të guiduara profesionale në hotelet e rikonstruktuara “Queen of Montenegro” dhe Splendid“ në Budva; ii) vizita në kështjellat dhe zonat kryesore historike të Ulqinit, Budvës dhe Kotorrit me fokus të veçantë ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Një leksion dhe tur i guiduar profesional u organizua në Kotor, Perast dhe Boka falë mbështetjes së ekspertëve të organizatës partnere “Expeditio”; iii) ekspozimi ndaj zonave tëprojektuara nën influencën e rrymës se modernizmit në ish-Jugosllavi, në mënyrë të veçantë në qytetin e Pogdoricës; iv) ekspozimi ndaj tipologjive bashkëkohore të arkitekturës dhe urbanistikës dhe krahasimit me modelet aktuale në Shqipëri dhe më gjerë.
Ky tur kombinohet si gjithmonë edhe me një jetë social-kulturore të pasur për studentët. Duke ruajtur traditën këtë vit u organizua me sukses Kampionatit i Dytëi Futbollit në Universitetin POLIS. Iniciativa është tërësisht e vetë studentëve, dhe mbështetet financiarisht në masen 50% prej tyre dhe 50% nga POLIS. Ndeshja finale do të luhet në shtator, per shkak të ndërprerjes së kampionatit nga sezoni i provimeve, dhe finalet e Kupes së Botës në Afrikën e Jugut. Gjatë semestrit të dytë u rikonfirmua dhe plotësua edhe përfaqesia e Këshillit Studentor ku u përfshinë edhe përfaqësuesit e viteve të para të degëve arkitekturë dhe planifikim urban. Komuniteti studentor dhe ai i stafit akademik/mbështetës kanë vetë-organizuar grumbullime sociale dhe party në shkollë dhe jashte saj, apo aktivitete të posacme shlodhëse e sportive, si kanotazh, projektime filmash në kuader te Cine_POLIS, etj. Këto aktivitete kanë ndihmuar për socializimin dhe shplodhjen aktive gjatësezoneve të ngarkuara me punë, provime, detyra e projekte.
2009-2010
26 27
48 Hours Film Festival Eshtë një eveniment ndërkombëtar i kinematografisë jokonvencionale i iniciuar nga Hollivudi dhe qëështë përqafuar nga mjaft kryeqytete të botës, përfshi edhe Tiranën. Projekti angazhon profesionistë e amatorë që dëshirojnë të shprehen artistikisht me mjete qoftë edhe të improvizuara për të ilustruar një temë që zgjidhet me short dhe që ka vetëm 48 orë në dispozicion për t’u konceptuar dhe realizuar. Përvec mbështetjes finaciare të POLIS, katër grupe studentësh nga shkolla kontribuan me filmat e tyre kreative, ndër 140 konkurues pjesmarrës, shume prej të cilëve kishin karrierë profesionale në këtë fushë. Festivali mori mbështetje nga publiku dhe mediat. Ceremonia finale e tij ku u shpallën edhe fituesit u organizua në sallën e Teatrit Popullor ku u projektuan edhe filmat e kualifikuar. Kjo përvojë pasuroi dimensionin artistik të POLIS, sidomos tashmë qëështë themeluar edhe profil i ri i studimeve në ‘Art-Dizajn të Aplikuar’.
2009-2010 Cine - POLIS Gjatë kësaj periudhe ka pasur një sërë projektime filmash me komente në kuadër të serisë së aktivitetit Cine_POLIS. Këto evente kanë ndihmuar për socializimin dhe shplodhjen aktive gjatë sezoneve të ngarkuara me punë, provime, detyra e projekte, por kane qene edhe nje thellim i edukimit. Gjatë këtij viti akademik u shfaqën rreth 5 filma me tematikë profesionale dhe Kinema Premierë: Cikël filmash bashkëkohorë.
28 29
Evente sociale Komuniteti studentor dhe ai i stafit akademik/mbështetës kanë vetë-organizuar disa të premte sociale apo weekend party në shkollë dhe jashtë saj përmes klubit studentor “El Peor” një iniciativë 100% e vetëqendrueshme falë energjisë së komunitetit studentor dhe rrjetit të Polis, apo aktivitete të posaçme shlodhëse, sportive dhe argëtuese.
2010-2011
30 31
Performanca artistike në Tiranë dhe Durrës Në kuadër të një projekti-studioje mbi hapësirat publike në Tiranë dhe Durrës, stafi kërkimor i shkollës gjeneroi një angazhim dhe mbështetje të admirueshme nga studenetët dhe stafi akademik-administrativ duke marrë pjesë intensivisht në një sërë performancash artistike sociale dhe profesionale me impakt në qytet, duke atakur çeshtjet e humbjes dhe risjelljes së hapësires publike në Tiranë e Durrës, përfshi çeshtje të strehimit social, ndërtimit të egër, rrënimit të infratsrukturës kulturore-sportive, apo objekteve të traditës. Këto performanca janë reflektuar në media dhe kanë ngjallur diskutime e provokim tek qytetarët kalimtarë.
2010-2011
32 33
Walking the City “Walking the City” është një aktivitet që nisi si iniciative e studentëve Planifikues Urbanë të Universitetit Polis, i cili më pas u përkrah nga e gjithë masa studentore dhe stafi akademik. Ky aktivitet konsiston në ture informale të improvizuara, të cilat synojnë të promovojnë eksperienca profesionale, sociale dhe sportive, me qëllimin e zbulimit të itinerareve alternative dhe transekteve jotradicionale të qytetit. Këto ture të organizuara 2 ose 3 herë në muaj, arritën në rezultate mjaft interesante, të cilat tërhoqën vëmendjen për të zhvendosur objektivat, nga vetëm kryeqyteti, i cili u projektua të skanohej përmes 12 tureve, më gjerë, drejt qyteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat e mara nga këto ture studimore, më pas të perkthyera në albume fotosh dhe analizash e artikujsh përshkrues.
2010-2013
34 35
Qendra Studentore Puna krijuese dedikuar argëtimit dhe kohës së lirë, vazhdon të sjellë risi në U_POLIS, ku krahas El Peor-it, iniciativës së parë studentore, vazhdon sot me dy aktivitete të reja, Arch House dhe Googats si zgjatime te jetës argëtuese në qytet në menyra kreative dhe iniciativa të studenteve dhe stafit. E para është një hapësirë alternative për evente e krijuar në ambientet e një vile në zonat periferike të Tiranës. Realizuar në një mënyrë shumë origjinale, Arch House mirëpret artin dhe të bukurën në çdo kohë. E dyta është një pikë multifunksionale takimi një “Kafe intelektuale” ku njerëzit studjojnë në një menyrë më të lirshme, prezantojnë projekte dhe eksperiencën e tyre. Qendra të ngjashme në Tiranë nuk janë zhvilluar me atmosferën e qytetit që influencohet nga ndryshimet globale që po ndikojnë qytetet të tëra në bote ditët e sotme, ndaj Googoats synon të ofrojë një ambient të ri dhe origjinal jo vetëm për të rinjtë e U_POLIS por edhe për individë të tjerë nga universitetet e tjera.
2010-2011
arch house gogoats
36 37
Polis Football League Eventet sportive zënë një pjesë tjetër të aktiviteteve në U_ POLIS, ku ndeshjet në futboll dhe volejboll mes skuadrave të përbëra nga studentë dhe staf, organizohen gjatë vitit shkollor dhe finalizohen gjatë stinës së pranverës me një kampionat, nga i cili del një fitues i përvitshëm.
2009-2014
38 39
Shfaqje - “Laugh @ POLIS” Studentët në përfundim të studimeve të tyre organizuan nën ndihmën e prof. Gazmend Haxhia, një shfaqe me grimca humoristike të ndodhura gjatë udhëtimit të tyre studentor. Një dozë ironie dhe shakaje forcon lidhjen jo vetëm profesionale që ka lindur midis studentëve dhe professorëve. Shfaqja u prezantua në Teatrin Kombëtar duke pasur një sukses të madh jo vetëm në sytë e komunitetit polisan por në sytë e gjithë dashamirësve të teatrit.
2012-2013
40 41
Këshillit Studentor të Universiteteve të Pavarura Përfaqësues të “Senatit Studentor Polis” morrën pjesë në takimin e zhvilluar në ambjentet e UET, ku fokusi kryesor ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet studenteve të universiteteve publike jo shteterore. Qëllimi kryesor i “Këshillit Studentor të Universiteteve të Pavarura” (KSUP), do të jetë: bashkëpunimi dhe promovimi i studentëve, mbajtja e aktiviteteve të përbashkëta, konferenca shkencore e seminareve, fushata ndërgjegjësimi, nxitja e vullnetarizmit dhe lobimi ndaj të drejtave të studenteve, etj.
Një ditë me fëmijët... Në prag të festave të fundivitit 2013, u morr një nismë nga ZMSKK, së bashku me një grup studentësh, për një ndihmë modeste ndaj Shtëpisë së Fëmijëve Tiranë “Zyber Hallulli”. Ofertat e mbeldhura, nga stafi i Universitetit POLIS si dhe studentët, ju dorëzuan fëmijëve, me të cilët kaluam dhe disa momente argëtimi sëbashku
2013-2014 Evente - Dita e Tokës Me rastin e organizimit të konferencës lidhur me ditën e tokës u organizua në mënyrë spontane një festë dhe gjithashtu edhe ndeshje volejbolli.
42 43
Book Club U_POLIS_ Book Club është një tjetër aktivitet në fillimet e tij në U_POLIS, i cili synon të tërheqë studentët në një ambient ku jo vetëm lexohen libra të ndryshëm, por edhe diskutohet mbi to, dhe ngrihen tema të ndryshme debati. Mbrëmjet e këtij aktiviteti organizohen jo vetëm në ambientet e bibiliotekës në U_POLIS, por edhe në ambiente të ndryshme të kryeqytetit, shoqëruar edhe nga lexues të jashtëm.
Festivali i Kombëtar i Filmit të Animuar për Fëmijë Është një eveniment i ri kombëtar i kinematografisë jokonvencionale i iniciuar artistë shqiptarë të mbështetur edhe nga stafi i Polis në degën Art-Dizjan i Aplikuar. Festivali u organziuar në qytetin Shkodër me mbështetjen e bashkisë atje dhe një rrjeti partnerësh ndër të cilët edhe Universiteti Polis. Projekti angazhon profesionistë e amatorë që dëshirojnë të shprehen artistikisht në këtë zhaner i cili ka qenë disi i harruar në këto vite në Shqipëri. Ky është një rizgjim i traditës në këtë fushë. Përveç mbështetjes finaciare të U_ POLIS, pedagogë të art-dizjanit Gëzim Qendro dhe Agron Mesi mbështetën festivalin. Festivali mori mbështetje nga publiku dhe mediat. Kjo përvojë pasuroi dimensionin artistik të U_POLIS, sidomos tashmë që është themeluar edhe profil i studimeve në ‘Art-Dizajn të Aplikuar’.
2013-2014
Klube Tematike Një iniciativë tjetë që Senati ka ndërmend të marrë është krijimi i ‘klubeve’ me tmatika të ndryshme si muzike, letërsi etj.
Stafi dhe studentët e Universitetit POLIS dhurojnë gjak në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Në Dhjetor, Kryqi i Kuq organizoi sensibilizimin e studentëve dhe stafit ndaj aktit të dhurimit të gjakut si shenja më e lartë e humanizmit. Si një takim i përvitshëm ky aktivitet rezultoi me një numër të konsiderueshëm dhuruesish të cilët nuk hezituan të bëhen pjesë e kësaj nisme. Dita e dhurimit të gjakut në U_POLIS përkoi edhe me ditën botërore kundër AIDS, një stimul më tepër për të gjithë pjesëtarët e Universitetit për të transmetuar frymën e solidaritetit dhe humanizmin ndaj njerëzve në nevojë.
44 45
Hippie PARTY Gjithashtu jeta sociale, përveç pjesës akademike, vazhdon dhe karendësinë e vet. Me rastin e fundit të vitit akademik nga Senati Studentor u organizua një festë me tematikën ‘hippie’, ku një ambient i universitetit POLIS u përshtat nga studentët e degës Art dhe Dizajn për këtë event.
2013-2014
46 47
Shfaqje - “Jo se kam studio” Tashmë e kthyer në traditë, studentët në përfundim të studimeve të tyre organizuan nën ndihmën e prof. Gazmend Haxhia, një shfaqe me grimca humoristike të ndodhura gjatë udhëtimit të tyre studentor. Jeta e studentëve e mbushur me ndodhi të shumta, studime me orë të zgjatura, raporte midis studentëve dhe shumë ngjarje të tjera, bëhen subjekt i kësaj shfaqje teatrale. Shfaqja u prezantua në Teatri i Akademisë së Arteve, duke pasur një sukses të madh jo vetëm në sytë e komunitetit polisan por në sytë e gjithë dashamirësve të teatrit.
2013-2014
48 49
TREVAT në POLIS Keshilli Studentor Polis ju fton @TREVAT në Polis, ditën e Enjte | 27.11.2014. Kjo festë e ideuar në ditët e festive kombëtare synon të gërshetojë studimet tona po lidhur me traditën tone kombëtare, ftohet në këtë festë i gjithë komuniteti polisian të jenë presentë me diçka tradicionale, qoftë për t’u ekspozuar qoftë pët të ngrënë. Ekspozita nuk do të jetë vetëm pët studentët e shkollës, janë të ftuar edhe dy graphic designers nga Kosova, Flaka Hoxha dhe Mimoza Rraci, të cilat do të ekspozojnë punët e tyre fantastike me motive kombëtare
2014-2015
50 51
Fragmente nga jeta studentore...
2013-2014
52 53
Fragmente nga jeta studentore...
2006-2014
Universiteti POLIS Rr. Bylis 12, Autostrada TiranĂŤ-DurrĂŤs, Km 5, Kashar Kodi Postar 1051, Kutia Postare 2995, Tirana, Albania. Tel:+ 355.(0) 4 240 74 20 / 240 74 21; Fax:+ 355.(0)4 240 74 22 Cel: +355 (0) 69 40 88 111 Web: www.universitetipolis.edu.al E-mail: rektorati@universitetipolis.edu.al