1 minute read
NDIKIMET MJEDISORE TË URBANIZIMIT TË
from Habitat 5
Paplanifikuar N Nj Sin Administrative Bathore
Spenki Husi
Advertisement
Master Shkencor në Menaxhim Mjedisor Urban 2, Departamenti i Mjedisit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU), Universiteti POLIS
E-mail: spenki_husi@universitetipolis.edu.al
Përmbledhje
Urbanizimi i paplanifikuar dhe zgjerimi urban është një proces i cili është vlerësuar të ketë ndikime të konsiderueshme në aspektin mjedisordheatësocial-ekonomik,ndikimetë cilat lidhen me konsumin e energjisë, ujit, përdorimin e tokës, ndotjen e mjedisit, si dhe problemet sociale të përjashtimit shoqëror. Studimi fokusohet në vlerësimin e impakteve mjedisore në Njësinë Administrative Bathore të krijuar gjatë viteve ’94 e në vazhdim si pasojë e lëvizjeve migruese që përfshiu të gjithë territorin e Shqipërisë menjëherë pas rënies së regjimit komunist dhe ndryshimeve radikale që pësoi politika dhe ekonomia e asaj kohe. Këto lëvizje kishin si destinacion qytetet kryesore dhe mundësitë që mund të krijoheshin duke u afruar me to, dhe pikërisht migratorët u vendosën në periferi të qyteteve të mëdha në tokat bujqësore ose fermat shtetërore në mënyrë të paplanifikuar, duke i hapur rrugë kështu problemeve të ndryshme mjedisore dhe socio-ekonomike. Për të shpjeguar më mirë këtë fenomen