1 minute read
KOMPOSTIMI I MBETJEVE ORGANIKE NË ZONAT
from Habitat 5
RURALE - NJË ALTERNATIVË E RËNDËSISHME
Mjedisore Dhe Ekonomike
Advertisement
Lulzime Dhamaj
Master Shkencor në Menaxhim Mjedisor Urban 2, Departamenti i Mjedisit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU), Universiteti POLIS
Email: lulzime_dhamaj@universitetipolis.edu.al
Përmbledhje
Trajtimi i mbetjeve të ngurta urbane është një problem global. Nëse në vendet e BE (Bashkimit Europian) trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve ka bërë hapa përpara, Shqipëria po bën hapa mbrapa, pavarësisht miratimit të ligjeve dhe strategjive përkatëse. Në Shqipëri, ende nuk është ndërtuar ndonjë objekt apo impiant lokal ose privat për kompostimin e mbetjeve, përveç një pjese e fermerëve që kompostojnë në mënyrë artizanale plehun e kafshëve dhe e përdorin për pleh organik. Kompostimi, si pjesë e riciklimit, është një nga elementët themelorë të minimizimit të mbetjeve urbane të destinuara për depozitim në landfill. Qëllimi i këtij studimi ka qenë vlerësimi i ndikimit të aplikimit të kompostimit të mbetjeve të ngurta urbane në zonat rurale, si një alternativë e rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe përfitim ekonomik, si pasojë e zvogëlimit të importit të plehrave kimike. Studimi është kryer gjatë periudhës Tetor