1 minute read
TURIZMI NË TRAGJAS, FSHATIN MIDIS MALIT DHE DETIT, PJESË E PROJEKTIT “100 FSHATRAT TURISTIKE”
from Habitat 5
Steisi
Vogli1, Kristiana Meço1
Advertisement
1Arkitekturë 4, Departamenti i Arkitekturës, Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn (FAD), Universiteti POLIS,
Email: steisi_vogli@universitetipolis.edu.al, kristiana_meco@universitetipolis.edu.al
Përmbledhje
Tragjasi është një fshat i veçantë dhe me histori të madhe në të gjitha periudhat e zhvillimit të njerëzimit, me vlera atdhetare e kulturore, fshati “rebel” i pamposhtur nga pushtuesit, që organizoi me dhjetra operacione për ta dëbuar e shfarosur, fshati që kontribuoi në ditët kur vendosej fati dhe e ardhmja e vendit. Tragjasi i rrënuarnjë dëshmi që tregon për çfarë ka ndodhur gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, kur u dogj dhe u shkatërrua i tëri nga fashizmi, u bë i pabanueshëm. Një fshat ku arsimimi ka qenë karakteristikë e veçantë, me të shkolluar jashtë vendit, që kur akoma shkollat e larta nuk ishin hapur në vend. Fshati u dogj i tëri, por tragjasjotët ndërtuan një fshat të ri aty ku është sot, i vendosur me kokën në mal, rrëzë Lungarës, dhe me këmbë në det, me një fushë të gjerë, pyje përreth e burime ujore. Në zonë gjendet një llojshmëri e madhe habitatesh, lloje të ndryshme formash terreni e klime, që nga bregdeti (ultësira fushore) deri në lartësinë e malit Lungara, fushë, kodra, shkëmbinj