1 minute read
VLERËSIMI I CILËSISË SË UJIT TË LUMIT TË TIRANËS, BAZUAR NË PARAMETRAT FIZIKO-KIMIKË
from Habitat 5
Ermal Gapi
Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban 2, Departamenti i Mjedisit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU), Universiteti POLIS
Advertisement
Email: ermal_gapi@universitetipolis.edu.al
Përmbledhje
Ujërat sipërfaqësore janë një burim i çmuar natyror për ekzistencën e të gjitha organizmave të gjallë. Prandaj, menaxhimi i cilësisë së këtij burimi të çmuar është i një rëndësie të veçantë. Burimet kryesore të ndotjes së ujërave në Shqipëri në dekadat e fundit janë shkarkimet urbane të patrajtuara, shkarkimet industriale, etj. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i parametrave fiziko- kimik të cilësisë së ujit të Lumit Tiranës, i cili kalon në pjesën veriore të kryeqytetit. Për të pasqyruar të gjitha aktivitetet e mundshme që ndikojnë në cilësinë e ujit të lumit, u zgjodhën katër vende të marrjes së mostrave përgjatë rrjedhës së ujit: ST1- Ura e Brarit, ST2- Ura e Babrroit, ST3 - Ura e Kamzës, ST4 - Ura e Rinasit. Mostrat e ujit u morën në muajin shkurt 2018, dhe u analizuan 14 parametrat fiziko-kimik si: konduktiviteti (KE), kalcium (Ca2+), magnez (Mg2+), natrium (Na+), karbonatet (CO32- ), bikarbonatet (HCO3-), kloruret (C1-), sulfatet (SO42-), azoti nitrik (NO3-), azoti amoniakal (NH4+), fosfatet (PO43-), potasi