1 minute read
MUNDËSITË E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
from Habitat 5
NGA ENERGJIA DIELLORE NË TOKAT E KRIPURA
BREGDETARE NË RRETHIN E FIERIT
Advertisement
Ramis Xhurxhi1, Luis Buzheri1
1Studime Mjedisore 3, Departamenti i Mjedisit, Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU), Universiteti POLIS
Email: ramis_xhurxhi@universitetipolis.edu.al
Përmbledhje
Energjia e rinovueshme në vendin tonë është një term që ka filluar të përdoret gjerësisht kohët e fundit për shkak të problemeve që paraqet industria energjitike në Shqipëri. Duke qenë se >90% e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, vitet e fundit, vendi ynë është përballur me probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, për shkak të uljeve të prurjeve të lumenjve duke u detyruar të importojë sasi të konsiderueshme, veçanërisht gjatë periudhës së thatë të vitit. Sipas të dhënave të siguruara nga burime të ndryshme, rezulton se Shqipëria ka një potencial të madh për prodhimin e energjisë elektrike nga energjia diellore dhe rajoni më i favorshëm është pjesa jug-perëndimore.
Studimi është realizuar gjatë vitit 2016-2017 dhe është fokusur në llogaritjen e mundësisë së prodhimit të energjisë elektrike nga energjia diellore, në pjesën bregdetare të Fierit.
Kjo zonë karakterizohet nga toka të kripura dhe rrezatim