PLANI I ZHVILLIMIT I KOMUNES TERTHORE
KOMUNA TERTHORE
PLANI I ZHVILLIMIT I KOMUNES TERTHORE (QARKU I KUKESIT)
Tetor 2012
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Permbajtja e lendes PERMBAJTJA E LENDES 2 FALENDERIM 4 PARATHENIE 5 METODOLOGJIA E PËRDORUR 7 PUNA PËRGATITORE PËR FILLIMIN E PROÇESIT. 7 PJESËMARRJA E AKTORËVE LOKALË NË PROCESS 7 KRYERJA E ANALIZËS SË SITUATËS 8 IDENTIFIKIMI I NJË VIZIONI PËR TË ARDHMEN 8 IDENTIFIKIMI I OBJEKTIVAVE 8 IDENTIFIKIMI DHE VLERËSIMI I PËRZGJEDHJEVE STRATEGIKE 8 PLANIFIKIMI I VEPRIMEVE DHE DOKUMENTIMI I STRATEGJISË 9 ZBATIMI I PLANIT 9 MONITORIMI DHE VLERËSIMI I ZBATIMIT TË PLANIT 9 PËRSHTATJA E PLANIT STRATEGJIK 10 PËRFITIME PREJ PLANIT STRATEGJIK 10 OBJEKTIVAT: 11 OBJEKTIVI NR. 1 11 OBJEKTIVI NR. 2 11 OBJEKTIVI NR.3 11 OBJEKTIVI NR 4. 11 TE DHENA TE PERGJITHSHME 11 TË DHËNA DEMOGRAFIKE 11 VIZIONI: 12 ANALIZA E SITUATES NE KOMUNEN TERTHORE 14 POZICIONI GJEOGRAFIK 15 VEÇORITË GJEOLOGJIKE 15 FLORA 16 KUSHTET KLIMATIKE TË ZONËS 16 MAJAT KRYESORE DHE LARTËSITË 16 MORFOLOGJIA E TERRITORIT 17 TOKA DHE STRUKTURA E SAJ 18 TOKA BUJQËSORE 18 PËRBËRJA E PJELLORISË SË TOKËS SIPAS GRUPIMIT 20 TOKA JO BUJQËSORE 21 PYJET DHE KULLOTAT 22 FAUNA 24 LLOJET E KËRCENUARA 24 BIMËT MJEKËSORE DHE PRODHIMET E TJERA 25 BURIMET NJEREZORE 26 INFRASTRUKTURA RURALE 26 SISTEMET E PRODHIMIT 26 TIPOLOGJIA E FERMAVE 27 2
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
TË ARDHURAT DHE NIVELI I VARFËRISË 27 BURIMET E TË ARDHURAVE 28 EMIGRACIONI 28 ANALIZA E GJËNDJES SË MARKETIMIT TË PRODHIMIT 28 INFRASTRUKTURA SOCIAL EKONOMIKE 29 ADMINISTRIMI 29 RRUGËT 29 TELEKOMUNIKIMI 30 ARSIMI 31 SHËNDETËSIA 31 FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE 32 UJI I PIJSHËM 32 SHTËPITË 32 PRESPEKTIVAT E ZHVILLIMIT 33 AKTIVITETI EKONOMIK NË KOMUNËN TËRTHORE 34 EKONOMIA BUJQËSORE 34 ECURIA E KULTURAVE BUJQËSORE 34 ECURIA E STRUKTURËS SË BLEGTORISË 37 FERMA GJYSËM‐TREGTARE 38 INVESTIMET E KRYERA NË ZONË 39 INVESTIME TË KRYERA DERI MË TANI 39 INVESTIMET QË MUND TË KRYHEN NË KËTË ZONË 40 POTENCIALI QË OFRON ZONA 41 VËSHTIRËSITË DHE PENGESAT AKTUALE 41 ANALIZA SWOT – TËRTHORE 42 KONKLUZIONET NGA ANALIZA SWOT 46 HARTIMI I PLANIT URBANISTIK TË ZHVILLIMIT TË KOMUNËS 48 REHABILITIMI I VEPRAVE TË KULLIM‐UJITJES 48 SHFRYTËZIMI I BURIMEVE JO‐BUJQËSORE 49 NXITJE E ZHVILLIMIT TË PRODHIMIT TË PESHKUT 49 NXITJA E ZHVILLIMIT TË PRODHIMIT BLEGTORAL 49 PËRMIRËSIMI I PUNËS NË SHTIMIN E PEMËVE FRUTORE 50 PROMOVIMI I POTENCIALEVE DHE NXITJA PËR ZHVILLIM 50 NGRITJA E KAPACITETEVE TË ZONËS 50 OBJEKTIVAT E ZHVILLIMIT 51 MATRICA E PROJEKTEVE 54 VENDIMI I KESHILLIT KOMUNES PER MIRATIMIN E PLANIT ZHVILLIMIT 58 BURIMET E INFORMACIONIT 59 LISTA E EKSPERTEVE QE PUNOI NE HARTIMIN E PLANIT TE ZHVILLIMIT TE KOMUNES TERTHORE 60
3
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Falenderim Strategjia e Zhvillimit Afatmesëm E Komunës Tërthore është një arritje e re cilësore në procesin tonë të zhvillimit. Ajo do të na ndihmojë të orientojmë përpjekjet tona për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës sonë dhe të çmojmë vlerën e planifikimit. Duke u nisur nga kjo pervojë ne krijuam bindjen se pa një planifikim cilësor orientues afatmesëm dhe afatgjatë asnjë sektor nuk mundet të zhvillohet në menyrë efiçente. Përgatitja e kësaj Strategjie Afatmesme Zhvillimi për periudhën 20122017 është rezultat jo vetëm i eksperiencës së vetë komunës por edhe i njohurive dhe eksperiencave të përparuara të cilat u mundësuan prej RASP dhe ekspertëve të saj të zhvillimit Lokal, të cilët treguan profesionalizëm dhe dedikim në përgatitjen e saj. Gjej rastin të falenderoj në emër të gjithë komunitetit të Komunës Tërthore të gjithë pjesëmarrësit në proçesin e përgatitjes së strategjisë sonë. Ky proces u karakterizua nga pjesëmarrja dhe diskutimi i hapur i të gjithë shqetësimeve, arritjeve dhe sfidave që kemi përpara. Përgatitja e strategjisë sonë ka marrë gjithashtu në konsideratë edhe zhvillimet në nivel kombëtar, Strategjinë e Qarkut Kukës ku ne bëjmë pjesë dhe Objektivat e Projekteve të BE-s për Bashkëpunim ndërkufitar dhe Fondet e IPARD. Kjo strategji do të trajtoje çeshtje që synojnë: Përfshirjen e Komunës në Projektet e bashkëpunimit Ndërkufitar. Përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqënies së banoreve. Mirëadministrin e burimeve natyrore. Treg të brendshëm të produkteve bujqësore të stabilizuar Rritjen e prodhimeve bujqësore nëpërmjet krijimit të strukturave efikase. Finalizimi i këtij proçesi me miratimin e Strategjisë prej Këshillit të Komunës do të sjellë hapjen e një faze të re që është zbatimi i saj në realitet. Ky është qëllimi ynë i përbashkët. Rrahman Dema Kryetar i Komunës 4
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Parathenie Plani i Veprimit dhe Zhvillimit të Komunës Tërthore është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit të Komunitetit në Planifikimin Strategjik për Zhvillimin Lokal” i financuar nga Balkan Trust for Democracy dhe implementuar nga RASP (Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale), dhe është realizuar në bashkëpunim me Qendrën “Integrim dhe Zhvillim Demokratik, dhe Komunën Tërthore. Balkan Trust for Democracy (BTD) është një iniciativë me një histori veprimtarie 10 vjeçare, që mbështet demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimin Euroatlantik në Europën Juglindore. Ky partneritet publikoprivat, që ka fituar mjaft çmime është krijuar fillimisht në vitin 2003 nga German Marshall Fund i SH.B.A, Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Kombëtar (USAID) dhe Fondacioni Stewart Mott. RASP (Programi i Mbështetjes së Shoqatave Rurale) është një organizatë me qendër në Tiranë, misioni i së cilës mbështetet në stimulimin e mundësive për banorët e zonave rurale për të përmirësuar jetesën dhe reduktuar varfërinë, nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. RASP ka një eksperiencë të gjatë në zhvillimin e projekteve me pjesmarrje të gjerë të komunitetit dhe në fokus të ketyre projekteve është zhvillimi i zonave rurale, forcimi i democracisë dhe rolit të shoqërisë civile në planifikim, hartim dhe implementim të dokumentave strategjike, planeve të zhvillimit, veprimit të zonave ku ata jetojnë. Qëndra “Integrim e Zhvillim Demokratik” është një organizatë me bazë në Kukës e cila ka si mision “Sfidojme të sotmen duke ndërtuar të ardhmen” dhe si qellim të saj ka kontributin e përbashkët me mbështetjen e ndryshimeve të jetës shoqërore e publike të zhvillimit e progresit demokratik të jetes së komunitetit në Qarkun Kukës, rrethet Kukës, Has, Tropojë si dhe në të gjithë territorin e vendit. Synimi i këtij dokumenti është ti ofrojë Pushtetit vendor, Qeverisë shqiptare, donatorëve bilateral dhe multilateral, organizatave Qeveritare dhe jo Qeveritare një program zhvillimi për promovimin e mbështetjes dhe investimeve të shërbejë si një mekanizëm planifikues, i cili kombinon prioritetet sipas sektorëve dhe fshatrave, prioritete të cilat janë artikuluar nga drejtues të organeve vendore.
5
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Komuna Terthore ka një potencial të madh zhvillimi, me bukuri të veçantë natyrore dhe në këtë kuadër Plan i Zhvillimit dhe Veprimit i Komunës Terthore synon të përmbledhë të gjitha prioritet e zones në një “dokument” të vetëm që do shërbejë si një guidë në zhvillimin e komunës në të ardhmen. Me mbështetjen e pushtetit lokal është realizuar një proçes pozitiv për hartimin e këtij plani me një pjesmarrje të gjerë të komunitetit duke zbatuar Kodin e praktikës së mirë në të gjitha hallkat e tij si Përcaktimi i axhendës, Draftimi, miratimi, dhe ky proçes do të vazhdojë edhe me fazat e Implementimit, Monitorimit dhe Riformulimit.
6
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Metodologjia e përdorur Synimi kryesor në proçesin e përgatitjes së Strategjise Afatmesme të Zhvillimit Ekonomik të Komunës Tërthore ka qenë përgatitja e një dokumenti me vlera reale për vendimmarrjen dhe proçeset e zhvillimit në Komunë. Për pasojë metodologjia e përdorur ka patur si orientim kryesor pronësinë e proçesit prej aktorëve lokalë e cila është siguruar nëpërmjet angazhimit dhe kontributit direkt të tyre në process, sikurse është shfrytëzuar eksperienca e deritanishme e RASP-it dhe ekpertëve të hartimit të zhvillimit Lokal. Proçesi i përgatitjes së Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit Ekonomik të komunës konsistoi në 10 komponentë kryesorë si poshtë vijon; PUNA PËRGATITORE PËR FILLIMIN E PROÇESIT. Sensibilizimi i Kryetarit të Komunës, anëtarëve të Këshillit dhe të gjithë aktorëve të tjerë kryesorë, biznesit dhe shoqërisë civile për rëndësinë e përgatitjes së Planit Strategjik të Zhvillimit. Krijimi i Grupit Qëndror për përgatitjen e Strategjisë PJESËMARRJA E AKTORËVE LOKALË NË PROCESS Në të gjithë takimet dhe grupet e punës që u krijuan gjatë proçesit të përgatitjes së strategjisë, ju kushtua vëmendje e veçantë pjesëmarrjes së përfaqësuesve të të gjithë grupimeve kryesore në komunë e më gjerë. Proçesi qëndroi gjithmonë i hapur ndaj sugjerimeve dhe kontributeve të të gjithë pjesëmarrësve.
7
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Përfaqësuesit që morën pjesë në proçes përfshijnë autoritetet vendore, biznesin lokal, shoqatat ose iniciativat e shoqërisë civile në nivel komune. KRYERJA E ANALIZËS SË SITUATËS Kryerja e analizës së situatës u realizua nëpërmjet; i) Pasqyrimit të gjëndjes në takimet me Komunitetin, dhe grupin konsultativ për miratimin e draftit ii) identifikimit dhe strukturimit të anëve të forta e të dobëta, shanceve dhe kërcënimeve e njohur ndryshe si analiza SWOT ii) diskutimeve të detajuara prej grupeve të punës për fushat kryesore të identifikuara. IDENTIFIKIMI I NJË VIZIONI PËR TË ARDHMEN Vizioni për të ardhmen ka rëndësi të veçantë në proçesin e planifikimit strategjik. Si rezultat i vullnetit të përbashkët për një të ardhme më të mirë ai shndërrohet në frymezuesin e përpjekjeve për realizimin e planit. Identifikimi i vizionit per Komunën Tërthore u krye natyrshëm si vijim i analizës së situatës shoqëruar me diskutimet e pjesëmarrësve në lidhje me konceptin e Strategjisë së Zhvillimit dhe proçesit për arritjen e tij. IDENTIFIKIMI I OBJEKTIVAVE Identifikimi i Objektivave (Synimeve) madhore të Planit të Zhvillimit Strategjik erdhi si rrjedhë e natyrshme e analizës SËOT dhe klasifikimit të gjetjeve në katër fusha kryesore sikurse janë shpjeguar edhe në matricën e Planit Strategjik. IDENTIFIKIMI DHE VLERËSIMI I PËRZGJEDHJEVE STRATEGIKE Zgjedhje Strategjike janë veprime të cilat kur realizohen mund të ndihmojnë në plotësimin e vizionit dhe objektivave të Zhvillimit Strategjik të zonës.
8
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Orientimi strategjik i Komunës Tërthore sikurse del në pah edhe në formulimin e vizionit, është përmirësimi cilësisë së jetesës së banorëve të komunës, përmes përdorimit të resurseve natyrore dhe shtimit të perpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimit të një qëndre të rëndësishme për aktivitetet dhe projektet e bashkëpunimin ndërkufitar me Kosovën. PLANIFIKIMI I VEPRIMEVE DHE DOKUMENTIMI I STRATEGJISË Grupet e Punës që u krijuan dhe morën pjesë aktivisht në të gjithë takimet e organizuara punuan më tej në evidentimin e projekteve për fushat përkatëse dhe për një pjesë të mirë të projekteve zhvilluan edhe detajet. ZBATIMI I PLANIT Mbas miratimit prej Këshillit të Komunës, zbatimi i Planit Strategjik do të jetë i mundur nëpërmjet; hartimit dhe zbatimit të Planeve Vjetore të Zhvillimit të cilat do të duhet të jenë në harmoni me dokumentin strategjik por edhe të reflektojnë zhvillimet e reja, angazhimin e vazhdueshëm të të gjithë aktorëve lokalë ndër të cilët qeverisja lokale (Komuna) ka rol parësor; ngritjes së fondeve të posaçme të vet njësisë si dhe nëpërmjet gjetjes së partnerëve e donatorëve të ndryshëm, për sensibilizimin e të cilëve ky dokument “pasaportë” duke ofruar informacionet e nevojshme për çdo sektor, fushë e territor do të luajë nje rol të veçantë. Në përputhje me prioritetet e identifikuara dhe burimet aktuale në dispozicion nuk del e domosdoshme të ketë ndryshime në strukturën organizative aktuale të administratës së Komunës por suksesi në ngritjen e fondeve do të sjellë nevojën për zgjerim dhe përmirësim të saj . MONITORIMI DHE VLERËSIMI I ZBATIMIT TË PLANIT Monitorimi dhe Vlerësimi i zbatimit të Planit Strategjik si dhe përshtatja ose ndryshimet e tij nëpërmjet rishikimeve për arsye të justifikuara dhe të rëna dakort prej aktorëve relevantë janë përbërës të natyrshm të proçesit të zbatimit të Planit Strategjik.
9
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
PËRSHTATJA E PLANIT STRATEGJIK Në menyrë të natyrshme Plani Strategjik i Zhvillimit, ka nevojë dhe mundet të përshatet ose ndryshohet si rezultat i shkaqeve dhe faktorëve brënda dhe jashtë komunës që nuk mundet të parashikohen që në momentin e projektimit si dhe rrotacionit të vendimmarrjes prej zgjedhjeve demokratikë. PËRFITIME PREJ PLANIT STRATEGJIK Përftimet prej përgatitjes së Planit Strategjik janë të shumta por me poshtë janë listuar disa prej tyre;
Proçesi i përgatitjes së Planit Strategjik ishte një eksperiencë pozitive me kontribut real në ngritjen e kapaciteteve vendore të autoriteteve lokale dhe aktorëve të tjerë duke influencuar pozitivisht mentalitetet dhe praktikat e funksionimit. Strategjia është rezultat i analizës dhe vlerësimit të të gjithë mundësive potenciale për zhvillim në tërësinë e territorit të Komunës. Duke qënë një guidë e rëndësishme për prioritetet e Komunës, Plani Strategjik lehtëson përgatitjen e Planeve Vjetore të Zhvillimit duke mundësuar përfshirjen në të të projekteve tashmë të identifikuara e duke minimizuar keshtu preferencat, subjektivizmin ose interesa të çastit.
10
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
OBJEKTIVAT: OBJEKTIVI NR. 1 Zhvillimi i nje infrastrukture bazë jetësore të aftë të përmiresojë cilësinë e jetës së banorëve vendas dhe stimulojë zhvillimin ekonomik të Komunës. OBJEKTIVI NR. 2 Zhvillimi i ekonomisë lokale mbi bazën e avantazheve konkuruese në bujqësi, blegtori dhe bimë medicinale nëpërmjet krijimit të një mjedisi rregullator stimulues. OBJEKTIVI NR.3 Përgatitja e terrenit për t’u kthyer në një partner të rëndësishëm, përfitues të projekteve të Bashkëpunimit Ndërkufitar OBJEKTIVI NR 4. Përmirësimi i qeverisjes vendore nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore për banorët e zonës dhe stimulimit të grupeve lokale të interesit për pjesemarrje në proçeset vendimmarrëse
TE DHENA TE PERGJITHSHME TË DHËNA DEMOGRAFIKE Komuna Tërthore është një nga 24 Komunat e Qarkut të Kukësit (Qarku Kukës 24 Komuna dhe 3 Bashki). Ka 6 fshatra, Breg-Lumi, Pobregu, Gjegjan, Bardhoc Qëndër, Bardhoc i Ri dhe Morinë me aktualisht 3850 banorë të rregjistruar në Gjëndjen Civile, por popullsia reale është 4,500 banorë të cilët punojnë dhe jetojnë në territorin e saj. Diferenca është krijuar për shkak të rregjistrimit të një numri banorësh në Bashkinë e Kuksit. Karakteristikë e kësaj Komune është se shtrihet tërësisht në kufi me Kosovën. Një tjetër karakteristikë e saj është se autostrata Durrës-Morinë 11
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
kalon përmes të gjithë territorit të fshatrave të kësaj komune. Dogana e Morinit, që ndodhet në territorin e kësaj komune, është një nga Doganat më të rëndësishme të vendit. Vetëm gjatë muajve të verës lëvizin rreth 2 milion veta që hyjnë në territorin shqiptar. Ka qënë një nga zonat më të njohura në vend për shkak të nxjerries së mineralit të Bakrit nga miniera e Gjegjanit. Kufiri perëndimor që e ndan Komunën me zonën e Hasit, preket tërësisht nga ujrat e liqenit të Fierzës. Popullsia është e shpërndare sipas kësaj tabele1. Nr
FSHATI
NR/BANOREVE
1
Pobreg
598
2
Breglum
897
3
Gjegjan
565
4
Bardhoc Qender
672
5
Bardhoc i Ri
480
6
Morinë
638
Totali
3850
VIZIONI: “Komunë me një infrastrukturë bazë jetësore të zhvilluar, të aftë të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve, dhe përfituese e rëndësishme e projekteve të BE-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar”
1
Zyra e Gjëndjes Civile, Komuna Tërthore 2012. 12
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
#
M o r in ë
B A R D H# O C
I RI
B a r d# h o c
G jeg ja n # B r eg lu m ë
#
P o r #b r e g
Harta e Komunës Tërthore
TRO P OJ E
SH KOD ËR
MARG EG AJ
KU KËS
TRO P O JË BAJ RA M CU RRI LEK BIB AJ
BU JAN
LLU G AJ
LEZHË
BYT Y Ç FIE RZ E
GO LA J
HAS KRUM Ë
D IBËR D URR ËS
FA J ZË GJINAJ TE RT HO RE
MALZI KO LSH
TIRAN Ë
KUK ËS ZA PO D
KU KËS SURR O J
SHTIQË N
SHISH TA VE C
BICAJ TO P OJA N
ELBASAN
Lake AR RE N
UJË MISH T GRY KË CA J Ë BUS H TRIC Ë KAL IS
FIER
BER AT KO RÇ Ë
VLOR Ë G JIRO KASTËR
Harta e Qarkut Kukës
13
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
ANALIZA E SITUATES NE KOMUNEN TERTHORE Komuna Tërthore ndodhet në pjesën verilindore të rrethit të Kukësit dhe ajo nuk është shumë e madhe krahasuar me të tjerat e rajonit. Komuna Tërthore kufizohet: në Lindje me Komunën e Zapodit, në Perëndim me Liqenin e Fierzës, në Jug kufizohet me Lumin Lumë (Komuna Shtiqën) në Veri me Kosovën (Kufiri shtetëror me Kosovën) Sipërfaqja e tokës së punueshme në këtë komunë është rreth 874 ha, ndërkohë që cilësitë e tokës janë jo shumë të mira kjo për arsye se toka e punueshme në këtë komunë shtrihet në një terren tërësisht malor dhe me pjerrësi të konsiderueshme. Komuna e Tërthores përbëhet nga 6 fshatra të cilat janë: Morini, Bardhoc i Ri, Bardhoci, Gjegjani, Pobregu dhe Breg- Luma. Qendra e komunës është në fshatin Bardhoc që ka një largësi rreth 16 km me qytetin e Kukësit. Popullsia e kësaj komune përbëhet nga 3850 banorë që janë të organizuar në rreth 713 familje. Rreth 65% e këtyre familje të komunës Tërthore merren me bujqësi. Bujqësia është një aktivitet që i ndihmon fshatarët mjaft në jetesën e tyre. Numri mesatar i antarëve të çdo familje të kësaj zone është 4-5 persona. Aktivitet tjetër i tyre është dhe blegtoria, nga ku banorët e zonës kanë mjaft fitim. Aktivitet tjetër janë bimët e arave, frutikultura etj. 14
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Pyjet dhe kullotat e zonës së Tërthores përbëjnë vlera të vecanta. Duke bërë kujdes në ruajtjen dhe pasurimin e tyre, ne rritim akoma më shumë vlerat e zonës. POZICIONI GJEOGRAFIK Komuna e Tërthores shtrihet në Veriperëndim të malit të Koritnikut lartësia e të cilit është 2392.4 metra. Ky mal përgjysmohet nga kufiri shtetëror me Kosovën, pjesa e sipërme e tij përbehet nga bjeshka (kullotë verore) e fermerëve të Komunës për fshatrat Breg-Lumë, Pobreg, Gjegjan e Morin.
Poshtë kësaj zone ndodhet një brez pyjor ku kemi një larmi drurësh që nga pisha, bredhi, ahu, frashëri, mështekna, dushku e deri tek shkurret. Sipas përdorimit këto përdoren për lëndë ndërtimi dru zjarri dhe ushqim për blegtorinë siç janë gjethi (gjethet e ahut), dushku (shkurre) e sidomos në stinën e dimrit. VEÇORITË GJEOLOGJIKE Terreni ku ndodhet komuna përfaqësohet nga gëlqerorë të lasikut të sipërm dhe shkëmbinj sendimentar. Kanë shtrirje Verilindore dhe përfundojnë në malin e Korabit, janë të lidhur kryesisht me mineralin e bakrit.
15
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
FLORA Zona e shkurreve, shtrihet në lartësinë 600-750 metra mbi nivelin e detit Zona e dushkut, shtrihet në lartësinë 750 – 900 metra mbi nivelin e detit Zona e ahut, shtrihet në lartësinë nga 900-1200 m Zona alpine, ka shtrirje mbi 1200 m KUSHTET KLIMATIKE TË ZONËS Komuna Tërthore ndodhet në pjesën Verilindore të Shqipërisë dhe ka një shtrirje në nivele të larta. Ka karakteristika të rëndësishme për sa i përkët klimës së kësaj zone. Shtrihet në faqen Perëndimore të malit të Koritnikut. MAJAT
KRYESORE DHE LARTËSITË
Maja Koritnik (Pikëllima) 2392.4 m, maja e Livadhit me gjatësi 1483 m, maja e Qaramërisë 1021 m, maja e Gollobordës 618 m, kodra e Mollës 609 m, kodra e Gjegjanit, maja e Morthit 504 m, kodra e Kosovës 460 m, kodra e Pecës 402 m. Pjerrësia mesatare është 45%. Pjerrësia maksimale është 80% (ngastra 43/b). Klima e komunës së Tërthores është një klimë mesdhetare kontinentale paramalore. Vera është e thatë dhe e freskët ndërsa dimri është i lagësht e i ftohtë. Temperaturat e reshjeve fillojnë në muajt Tetor Nëntor Dhjetor e janë të larta, ndërsa reshjet e dëborës më të larta janë në muajt Dhjetor e Janar. Muajt më të ngrohtë janë Qeshori, Korriku e Gushti. Temperatura më e lartë shkon në Gusht deri në 34-35 gradë C. Muaji më i ftohtë është Janari. 16
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Territori i kësaj komune ka këtë shtrirje gjeografike: Gjatësia gjeografike
Gjerësia gjeografike
20° 37 30
41° 55 00
20° 37 30
42° 05 00
MORFOLOGJIA E TERRITORIT Relievi është malor. Pyjet dhe kullotat e kësaj komune përgjithësisht janë të vendosura në shpate, një pjesë e vogël ne rrafshënaltë dhe rrallë herë në fundshpat ose luginë. Lartësia mbi nivelin e detit ka një amplitudë të theksuar nga 580 m mbi nivelin e detit deri në ekstremin 1750 m. Vetëm 12% e nënngastrave të pyjeve dhe kullotave të kësaj komune e kanë lartësinë minimale nën 1000 m. Shih diagramën e mëposhtme: Tabela 12. Temperatura mesatare e ajrit sipas ½ (max + min) T° C II
III
IV
V
VI
VII
VIII
IX
X
XI
XII
Vjetor
-4
-2.8
1.2
3.1
7.7
12.4
15.4
15.2
12.5
7.6
5.6
-1.2
6.1
Temperat.
Muaj
I
Zona është e pasur me reshje. Në pjesën më të madhe të fshatrave kohëzgjatja e borës është rreth 4.5 muaj. Më poshtë po japim sasinë e reshjeve sipas muajve.
2
Te dhenat nga Stacioni Meterologjik Kukes 2012. 17
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
TOKA DHE STRUKTURA E SAJ Toka në komunën e Tërthores ka një shtrirje të madhe prej rreth 11 km. Ndërsa struktura e saj është e larmishme. Sipas përdorimit ajo ndahet në tokë për prodhim të kulturave bujqësore dhe tokë për kullotje.
TOKA BUJQËSORE Toka bujqësore në Komunën e Tërthores ka një shtrirje të madhe prej 875 ha. Ndërsa toka tjetër është toke inproduktive dhe kullotë për bagëtinë. Toka bujqësore është relativisht e ndryshme dhe shtrihet në zona të pjerrëta ndërsa një pjesë e vogël e saj është e sheshtë dhe pikërisht sipas fshatrave. Në fshatin Morin përgjithësisht toka është gëlqerore, e pjerrët dhe shumë prodhuese sidomos bimët e arës, ku kultivohet misri, fasulja, gruri. Në fund të fshatit në brigjet e lumit Drin të Bardhë ndodhet një sipërfaqe prej 50 ha shumë të vogël veçanërisht në kultivimin e grurit dhe misrit. Nga struktura e tokës ajo është tokë me origjinë aluvionale e kushtëzuar nga prurjet e Drinit të Bardhë.
18
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Toka bujqësore shtrihet nga 300 – 600 m mbi nivelin e detit. Tokat e ndodhura në lartësi të madhe kanë pjerrësi të theksuar dhe aktualisht nuk mund të shfrytëzohen. Këto toka janë inproduktive dhe përdoren për kullota. Me konkretisht pronësia në tokën bujqësore sipas fshatrave paraqitet në tabelën e mëposhtme: Tabela 2. Sasia e tokës për çdo fshat dhe cilësia e saj3 Emërtimi i fshatit
Sasia e tokës
Cilësia e tokës
ha Morin
168
6
Bardhoc i Ri
172
6
Bardhoc
107
6
Gjegjan
93
6
Pobreg
221
6
Breg-Lumë
113
6
SHUMA
874
36
Sipërfaqet e tokës nëpër familjet fermerëve të çdo fshati po i paraqesim në tabelën e mëposhtme:
3
Drejtoria Rajonale e Bujqesise Kukes 2012. 19
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Tabela 3. Të dhëna për tokën bujqësore4 Tokë gjithëse j (ha)
Tokë në kodër (ha)
Tokë në mal (ha)
Tokë nën ujë
Tokë mbi ujë
Vreshta (ha)
Pemëtor e rrënjë
Morin
168
90
78
10
158
0.1
2250
Bardhoc i Ri
172
85
87
10
162
-
1300
Bardhoc
107
70
37
5
102
0.3
1950
Gjegjan
93
60
33
10
83
1
1400
Pobreg
221
121
100
10
211
-
1000
Breg-Lumë
113
80
33
15
98
0.4
1500
TOTALI
874
506
368
60
514
1.8
9400
Fshati
Në përgjithësi familjet në këtë Komunë përbëhen nga 4-5 persona dhe sipërfaqja e tokës për familje arrin nga 4 - 5 dylym për familje. Por kjo është tokë inproduktive dhe e pamjaftueshme dhe kjo situatë e vështirëson prodhimin bujqësor megjithëse ekzistojnë mundësitë dhe resurse që situata të përmirësohet. PËRBËRJA E PJELLORISË SË TOKËS SIPAS GRUPIMIT Toka bujqësore sipas përbërjes së saj në Komunën Tërthore nuk rezulton homogjene. Sipas ndërtimit dhe funksionit të përdorimit toka është e larmishme, ajo ndryshon nga fshati në fshat. Kështu për shembull toka bujqësore në fshatin Breg-Lumë është humosore me ndërtim aluvional. Në këtë tokë janë depozituar aluvionet, deluvionet nga lumi Luma.
4
Drejtoria e Bujqesise Kukes 20
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Në fshatin Pobreg toka bujqësore është pothuajse e lidhur me shkëmbenjtë gëlqeror, e pasur me kalcium i cili ndihmon në kultivimin e kulturave bujqësore. Një pjesë toke e quajtur kodra e Peces është me përmbajtje të lartë hekuri, pra është tokë acide, inproduktive dhe është pothuajse e abandonuar nga kulturat bujqësore. Fshati Gjegjan për vetë formacionet shkëmbore që ndërtojnë strukturën e tokës, ajo është argjilore ndërsa një pjesë e vogël është gëlqerore. Fshatrat
Bardhoc
e
Morin
karakterizohen nga tokë gëlqerore. Në këtë kontekst tokat në këtë komunë janë të larmishme, pra kultivimi dhe prodhueshmëria janë të ndryshme. TOKA JO BUJQËSORE Fermerët e Komunës Tërthore përveç tokës bujqësore të lart përmendur kanë në pronësi sipërfaqe të konsiderueshme tokë jo bujqësore. Kjo përfshin tokën inproduktive që zë rreth 586 hektarë (pra të abandonuar), kullotat me 643 hektarë, pyjet, livadhet dhe bjeshkën. Për tokën e abandonuar mund të përmendim kodrën e Pecës në Pobreg, Arën e Re në Gjegjan, Çamëria në Morin, etj. Në Komunën e Tërthores një vend të rëndësishëm zënë shkurret dhe drurët të lidhura të cilët fillojnë nga lumi në shpatet e Koritnikut në Lindje e deri në kufirin shtetëror me Kosovën në fshatin Morin.
21
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Ky mund të quhet brezi i shkurreve i cili kufizohet me dushkun, ahun, pishën, bredhin të cilët përbëjnë relativisht një brez të hollë nga Koritniku deri në Çamëri dhe mbi këto kullota ndodhet bjeshka e malit të Koritnikut e cila dallohet për cilësi të ushqyerjes së bagëtive. Theksojmë se kjo kullotë për fat të keq ka vetëm dy burime uji, pra është e thatë dhe paraqet vështirësi për verim të fermerëve. Në këtë kullotë gjenden dhe bimë mjeksore që shërbejnë në industrinë farmaceutike si boronica, sherebela, sanza, trumza, lule manushaqja, lule shtogu, kokërr shtogu, mollë të egra, etj. Mungesa e infrastukturës së ujit të pijshëm dhe atij për kullotë kanë bërë që kjo bjeshkë të mos frekuentohet shumë por mendojmë që është një resurs i pashfrytëzuar për turizmin alpin për vitet e ardhshme dhe brezat që vijnë. PYJET DHE KULLOTAT Në këtë komunë pyjet dhe kullotat zënë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë një peshë të rëndësishme me sipërfaqen e tokës së Komunës. Paraqesin një rëndësi industriale pasi shfrytëzimi i tyre mund të bëhet edhe për interesa jo vetëm të Komunës por edhe të mbarë Qarkut Kukës. Nëpërmjet tabelës së poshtshënuar jepen respektivisht sipërfaqet e llojit të drurëve që kultivohen dhe sipërfaqet e kullotave të disponueshme për blegtorinë.
22
Tabela 4: Përdorimi i tanishëm i tokës5
Fshati
Pyll prodhue s ha
Pyll i degraduar ha
Tokë pyjore e zhveshur ha
Pyll për dru zjarri
Tokë e mbjellur
Tokë bujqesore
ha
ha
ha
Tokë për kullotje ha
Morin
339
91
11
246
60
168
54
Bardho c I Ri
232
127
137
163
40
107
36
Bardho c
361
215
11
57
60
172
35
Gjegjan
419
254
50
128
42
93
362
Pobreg
201
203
10
49
41
221
28
Breg Lumë
130
72
0
27
50
114
128
Komun al
1682
962
219
670
293
875
643
Pyje shtetëro r
1051
0
Totali MC
2733
962
293
875
643
5
89
219
759
Zyra e Menaxhimit te Tokes ,Keshilli Qarkut Kukes, 2012.
FAUNA Fauna e Komunës Tërthore është e larmishme dhe e pasur. Nga gjitarët e mëdhenj që bëjnë pjesë në këtë zonë janë: ujku (canis lupus), dhelpra (vulpes vulpes), derri i egër (sus scrofa), ariu (ursus ardos), etj. Ndër shpendët kryesorë mund të përmendim: harabelët (passeriformes), qukapikët, gushëkuqin (erithacus rubecula), mëllenja (turdus merula) etj. Lepuri i egër është mjaft i përhapur në Komunën e Tërthores. Në pyjet e Koritnikut jetojnë lepuj të egër, dhelpra, nusja e lalës, shqarthi, bulku, ujku, dhia e egër, ariu, derri i egër etj. Gjatë periudhës së tranzicionit si rezultat i gjuetisë së paligjshme këto kafshë janë dëmtuar aq shumë sa numri i tyre është ulur në nivel kritik. Ndër shpendët e egër më të përhapur janë sorra, thëllënxa, pëllumbi i egër, shqiponja, skifteri etj. Edhe këto shpendë janë të rrezikuar nga gjuetia e paligjshme. LLOJET E KËRCENUARA Llojet e rrezikuara sipas “Librit të kuq” në këtë zonë janë: 1. Colchicum automnale L. (Xherrokull) – Europianoqëndrore, higrofile 2. Coryllus colurna L.(Lajthi e egër)- ballkanike 3. Dryopteris filix mass (L.) Schot ( Fiermashkull)- subkosmopolite, sciofile 4. Fraxinus exelsior L. ( Frashëri I zi) – Europinao kaukaziane 5. Juniperus oxycedrus L. ( dëllinjë e kuqe) – Euromesdhetare, heliofile 6. Orchis sp.div. ( Salep) – higrofile 7. Origonum vulgare L. (Rigon) – Euroaziatike, heliofile 8. Salvia officinalis L. (Shërbele) - Mesdhetare lindore, heliofile 9.Sambucus nigra L. ( Shtog I zi) – Europiane kaukazike, higrofile 10. Sambucus racemosa L. ( Shtogu I kuq) – Europina e jugore 11. Saturea montana L. (Trumëz) – Orofite mesdhetare, heliofile 12. Viscum album L. ( Veshtull ) – Euroaziaike, gati parazitare
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
BIMËT MJEKËSORE DHE PRODHIMET E TJERA Në zonë ndodhen një sasi e konsiderueshme bimësh medicinale. Zona e Tërthores është vendi ku rritet bima e sherebelës, e cila tregtohet me çmimin 100 lekë për kg. Kemi dhe bimë të tjera që tregtohen si: Fletë sherebeleje, Trumëz shkop, Trumëz fletë 60 lekë për kg, Sansi i thatë 900 lekë për kg, Sansi i njomë 200 lekë për kg, Lule mannushaqe 1000 lekë për kg, Shtogu 400 lekë për kg, Molla të egra 70 lekë për kg, Shiten dhe rrënjët e hithrave me 100 lekë për kg, Kaça ose kokërr trëndafili i egër 80 lekë për kg. Grumbullimi i tyre bëhet spontanisht dhe nuk ka ndonjë organizim të veçantë. Në komunën Tërthore ka shumë bimë medicinale të tjera që tregtohen dhe për çmimet e tyre vendos konjuktura e tregut. Të dhëna të detajuara po japim në pasqyrën e mëposhtme.
Boronicë
Trend.ege r.
Murriz
Dëll.zezë
Salep
Kamomil
Aguliçe
Herb.bals
Total
48.3
20.2
1
28
0.03
0.06
1
5
103.59
7000 0
6000
6000
9000
70000
20000
50000
3000
3381
121
6
252
2
1
50
150
Vlera
Çmimi
Sasi kv
Lloji
Tabela 5. Të dhëna për bimët mjekësore që mund të grumbullohen6
6
Federata e fermereve Kukes 25
3963
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Duke qenë se pjesa më e madhe e sipërfaqes së disponueshme në Komunën e Tërthores dhe erozioni është permanet për vetë relievin e të cilëve Komuna shtrihet. Është tepër e nevojshme ndërmarrja e projekteve për aktivizimin e pyllëzimeve të domosdoshme për të krijuar rigjallërimin e bujqësisë autoktone dhe kryesisht specie drunore të cilët do të krijonin bazën e zhvilluar për të gjitha shoqërimet e tjera bimore, pjesë përbërse të kësaj zone. BURIMET NJEREZORE Të dhënat statistikore të marra nga zyra e gjëndjes civile tregojnë se Komuna e Tërthores ka 3855 banorë dhe 713 familje të vendosura në fshatrat e kësaj komune. Nga të dhënat stastikore rezultojnë 1791 meshkuj ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë femrat që janë rreth 1764. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre familjeve trajtohet me ndihmë ekonomike. Ndërkohë rreth 65% e numrit të përgjithshëm të familjeve merret me aktivitet bujqësor. Në sektorin jo bujqësor merren rreth 1.6 % të banorëve që janë arsim, shëndetësi, tregëti etj. INFRASTRUKTURA RURALE Një komponent i rëndësishëm për zhvillimin e Komunës ose një zonë të caktuar është infrastruktura rurale. Si në mbarë Shqipërinë edhe në komunën e Tërthores vërejmë probleme lidhur me infrastrukturën. Në komunën e Tërthores gjatë periudhës së tranzicionit është dëmtuar tërësisht rrjeti i telefonisë statike, është dëmtuar rrjeti i shërbimit elektrik. Disa rrugë të fshatrave janë abandonuar e disa ujësjellësa me pretekst pronësie janë prishur dhe nuk funksionojnë. Të gjitha këto rëndojnë në koston e përgjithshme të familjeve të kësaj Komune. SISTEMET E PRODHIMIT Përveç specifikës që ka Komuna prodhimi bujqësor është i mbështetur në drithra buke dhe produktet bujqësore e blegtorale. Vendin kryesor në drithrat e bukës e zë misri, gruri ndërsa në kulturat foragjere janë jonxha, 26
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
bari e hasëllet. Këto produkte prodhohen për konsum vetjak pra familiar. Gjatë këtij proçesi nuk verëhet ndonjë kujdes për qarkullimin e bujqësisë të kulturave bujqësore. Teknologjia, imputet që përdoren nuk paraqesin ndonjë rezultat të kënaqshëm që mund të përmendet sikurse në realizimin e treguesve ekonomiko-bujqësore. Përsa i përket mbarështrimit të blegtorisë kjo ka specifikat e veta për secilin fshat, ku mund të përmendim në funksion të terrenit përshkues në ato me terren të pjerrët e kushte për kullotë, trajtohet dhia, delja kryesisht në fshatrat Morin, Bardhoc e Pobreg. Ndërsa në Breg-Lumë e pjesërisht në Pobreg mbarshtrohet lopa e vendit. Tufat e imta variojnë nga 20-50 krerë e mesatarisht 30 krerë për frymë. TIPOLOGJIA E FERMAVE Në përgjithësi madhësia e fermave është e vogël për vetë kushtet gjeografike të terrenit, ato variojnë nga 0.3-0.5 ha. Në fshatrat e komunës Tërthore drithrat e bukës zënë 30% të sipërfaqes, foragjeret 30% të sipërfaqes, fasulet zënë 10%, patatet 20%, perime 10%. Siç e thamë më lartë me prodhimin e këtyre kulturave fermerët përpiqen të mbulojnë nevojat e tyre për mbijetesë. Përsa i përket blegtorisë kemi 2322 krerë gjedh, 4640 krerë të imëta dhe 5700 shpendë7. Të studiuara në kompleks fermat në Komunën e Tërthores nuk paraqiten me një zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk ofrojnë kushtet e përshtatshme për një prespektiv të qartë. TË ARDHURAT DHE NIVELI I VARFËRISË Si të gjithë komunat në vendin tonë edhe familjet fermere në Komunën e Tërthores mundësitë për të siguruar të ardhurat dhe nevojat familjare i kanë të kufizuara. Sipas përllogaritjeve rezulton se rreth 35% e familjeve të Komunës së Tërthores jetojnë në nivelin e varfërisë dhe fondi i të ardhurave vjetore është 9.500.000 lekë. 7
Drejtoria e Bujqesise Kukes 27
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
BURIMET E TË ARDHURAVE Në këtë zone rurale, aktiviteti kryesor është bujqësia e cila nuk arrin të sigurojë një nivel të ardhurash të kënaqshëm për fermerët e saj. Duke qenë se të ardhurat sigurohen nga ferma nuk janë të mjaftueshëm për shumicën e fermerëve atëhëre ata zgjedhin rrugë të tjera për të kompensuar nevojat e tyre. Kështu ata merren me aktivitet ndërtimi, pune sezonale, transportin e fermerëve në komunë, emigracion jashtë vendit, etj. Shumë familje shfrytëzojnë dhe pasuritë natyrore si drurin, bimët mjekesore si dhe tregtinë ndërkufitare me Kosovën. Në këto fshatra në rang komune 420 familje trajtohen me ndihmë ekonomike. EMIGRACIONI Si kudo në Shqipëri emigracioni është fenomen që ka prekur dhe fermerët e Komunës Tërthore. Kjo për arsyet që përmendëm më lartë si, të ardhurat për frymë të popullsisë, niveli i varfërisë, familjet në nevojë, etj. Ai është bërë i domosdoshëm për jetën dhe ka prekur një masë të konsiderueshme të familjeve të fshatrave të komunës. Pjesa më e madhe kanë emigruar në Greqi ndërsa më pak në Itali dhe në vendet e Bashkimit Europian. Emigracioni për fat të keq nuk është i organizuar por është spontan e kryhet me rrugë trafiqesh e mjaft me rrezikshmëri për jetën e atyre që emigrojnë. Me të ardhurat e tyre që sillen në rrugë private ato garantojnë fillimisht bukën e gojës e pastaj mund të bëjnë ndonjë investim të kushtëzuar nga niveli i të ardhurave që ata sigurojnë. ANALIZA E GJËNDJES SË MARKETIMIT TË PRODHIMIT Objektivi kryesor i femerëve të zonës mbetet plotësimi i nevojave të familjeve të tyre për produktet bujqësore e blegtorale. Siç i kemi trajtuar dhe më lartë këto fermerë nuk arrijnë të dalin në treg, duke përjashtuar ata të fshatit Breg-Lumë të cilët për vetë kushtet agro-bujqësore dalin me produkte të cilat kanë karakter sezonal, kryesisht perime. Me të ardhurat 28
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
e tyre ato mundohen të sigurojnë nevojat minimale për jetesë. Nga ana tjetër leverdia ekonomike është e vogël për shkak të konkurencës dhe çmimeve shumë të ulëta që ofron tregu. Duke parë rëndësinë e kreditimit të bujqësisë dhe faktorët jofavorizues, për bujqësinë nuk paraqet rëndësi trajtimi me kredi i fermerëve. INFRASTRUKTURA SOCIAL EKONOMIKE Një ndër faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një komuniteti është infrastruktura. Ndër elementet e infrastrukturës që do të përmendim janë: rrugët, telekomunikacioni, arsimi, shëndetësia, furnizimi me energji, uji i pishëm, shtëpitë, etj. ADMINISTRIMI Qëndra e Komunës Tërthore ndodhet në Verilindje të qytetit Kukës, në rrugën nacionale Kukës-Prizren, në distancë 16 km nga Kukësi. Qëndra e Zyrës së Administratës dhe ajo e Gjëndjes civile gjendet në fshatin Bardhoc. Çdo fshat ka antarësinë e pleqësisë të cilët kanë zgjedhur kryeplakun e fshatit dhe merren me zgjidhjen e problemeve të fshatit. Organi më i lartë i Komunës është Këshilli Komunal, ndërsa administrata e Komunës propozon, zbaton vendimet që merr ky organ. Kjo mënyrë organizimi është e ngjashme me strukturat e tjera të Pushtetit Vendor. RRUGËT Qëndra e Komunës Tërthore është 15 km nga Kukësi, dhe lidhet me qytetin e Kukësit përmes autostradës Kukës-Prizren. Fshatrat lidhen me rrugën kryesore (autostradën) me rrugë të asfaltuara dhe të pa asfaltuar. Fshati Morin ka një gjatësi 20 km nga qendra e Kukësit. Lidhja me autostradën bëhet me një rrugë rurale prej 2 km të paasfaltuar. 29
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Fshati Breg-Lumë ka një rrugë të asfaltuar me gjatësi 4 km që e lidh me autostradën, deri në qëndër të fshatit. Lidhja e fshatit me autostradën është një pengesë. Fshati Gjegjan lidhet me autostratën në fshatin Pobreg që është me rrugë të asfaltuar të dëmtuar rëndë, me gjatësi 4 km. Fshati Bardhoc i Ri disponon një rrugë të pa asfaltuar që lidhet me autostradën me një gjatësi prej 2 km. Fshati Bardhoc lidhet me autostradën me një rrugë prej 1.5 km të pa asfaltuar. Futja në autostratdë përbën një rrezik serioz për njerëzit. Fshati Pobreg lidhet me autostradën me një rrugë të pashtruar prej vetëm 1 km. Hyrja dhe dalja në autostradë mungon dhe përbën një rrezik të madh për jetën e banorëve. Si konkluzion mund te themi se nderhyrja për të lidhur këto fshatra me autostradën është emergjente për jetën e banorëve. Do të ishte mirë të ndërtohej një rrugë që të lidhte qendrën e Komunës me bjeshkët e Koritnikut e cila mund të shfrytëzohet nga njerëz të ndryshëm gjatë verës për turizëm alpin. TELEKOMUNIKIMI Mungon lidhja e telefonisë statike me qytetin e Kukësit. Kjo linjë ka ekzistuar normalisht në të kaluarën, por janë shkatërruar të gjitha në dekadën e fundit. Ndërlidhja realizohet me telefoni celulare e cila ka hyrë gjërsisht në përdorim në të gjitha fshatrat e Komunës. Ekziston dhe shërbimi postar në qendër të Komunës për të kryer shërbimet postare.
30
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
ARSIMI Kjo komunë ka 4 shkolla 9-vjeçare, 2 shkolla fillore dhe një të mesme, kjo e fundit ndodhet në fshatin Bardhoc. Numri i mësuesve gjithësej në të gjitha shkollat është 68 mësues. Në qendër të Komunës në fshatin Bardhoc funksionon shkolla e Mesme e Përgjithshme. Ajo është ndërtuar në vitin 1988 e cila funksionon për fshatrat e Komunës dhe ka rreth 20 mësues. Objekti është i rikonstruktuar dhe është në një gjendje të mirë teknike. Dhe në fshatrat Morin, Gjegjan, Pobreg e Breg-Lumë kemi shkolla 9 vjecare8. Në ambiente shkollore mungojnë kabinetet arsimore si labaratore, mungon enegjia elektrike, mjetet didaktike, palestrat dhe pajisjet e tjera të nevojshme për zhvillimin normal të proçesit mësimor ndaj dhe nxënësit kanë një nivel arsimor të ulët. SHËNDETËSIA Në fshatrat e Komunës Tërthore ekzistojnë pesë ambulanca shëndetësore si në Morin, Bardhoc, Gjegjan, Pobreg e Breg-Lumë, të cilët shërbejnë për vizita mjekësore patologjike. Në çdo fshat të komunës ofrohet shërbim ambulator ku përfshihen aspekte të infermierisë dhe mamisë. Ky personel ka mungesa mjaft të theksuara në paisje dhe mjete pune. Për këtë arsye është e nevojshme që të tregohet një vëmendje e posaçme pasi është i lidhur ngushtë me gjendjen shëndetësore të banorëve. Në shumë raste banorët e Komunës i drejtohen spitalit civil të qytetit të Kukësit, kjo për të qenë më të sigurtë në vizitën e tyre pasi Komuna Tërthore edhe pse ka pesë ambulanca nuk ka kushte të mira e të sigurta si dhe mjete të nevojshme për një vizitë sa më sigurtë të banorëve.
8
DAR Kukes 31
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE Furnizimi me energji elektrike bëhet me linjë ajrore nga nënstacioni Rexhepaj për të gjithë fshatrat e Komunës. Si në të gjithë vendin edhe në këtë komunë ka ndërprerje të energjisë elektrike. Nuk mungojnë abuzimet e shpërndarjes së energjisë elektrike. Rrjeti i shpërndarjes është mjaft i amortizuar. Paisjet e transmetimit rezultojnë të jenë të amortizuara ndjeshëm gjë të cilat ndikojnë në kushtet e jetës së banorëve. Popullata nuk paguan energjinë elektrike. UJI I PIJSHËM Burimet ujore janë relativisht të pakta, kështu në fshatin Morin vetëm një lagje disponon një çezëm (burim natyral ) ndërsa lagjet e tjera këtë furnizim e kanë bërë me kafshë. Në vitin 2003 Pushteti Vendor së bashku me donatorë të ndryshëm kanë ndërtuar tre ujësjellësa, një për fshatin Morin dhe dy për fshatin Bardhoc. Theksojmë se me gjithë investimin e bërë, furnizimi me ujë të pijshëm nuk është garantuar. Fshati Bardhoc furnizohet me stacion pompimi nga vijnë burimet e Resnikut. Në vitin 2005 është ndërtuar një ujësjellës për fshatin në lagjen “Shahe” të kësaj komune (emri i këtij është Përroi i Mirë). Fshatrat Bardhoc i Ri dhe Gjegjan furnizohen me burime natyrore. Fshati BregLumë furnizohet nga një ujësjellës i ri me gjatësi 5 km, uji merret nga vend burimi Gurra e Bratit. Po kështu dhe fshati Pobreg furnizohet me një ujësjellës të përshtatshëm të ndërtuar në vitin 2002 nga Gurra e Bratit e deri në Pobreg. SHTËPITË Në këtë komunë shtëpitë e vjetra janë të ndërtuara me mur guri, më vonë gjatë regjimit komunist janë trajtuar me blloqe betoni, soleta betoni dhe çati vendi.
32
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Gjatë viteve 2000-2012 ka filluar të përdoret ndërtimi me tulla e skelet betoni duke paraqitur e ndërtuar disa vila karaktreristike me një arkitekturë të veçantë, të cilat ndërtohen me 3-4 dhoma që plotësojnë nevojat e familjes.
Prespektivat e zhvillimit Në periudhën e viteve 1993 –2012 lëvizja e familjeve ka qenë e pa kontrolluar, tendenca ka qenë largimet nga fshatrat në drejtim të qytetit. Pavarsisht nga lëvizja e fshatarëve në drejtim të qytetit akoma nuk ka një statistikë të saktë. Si kudo në Shqipëri dhe në komunën Tërthore sipërfaqja e tokës për frymë popullsie është e vogël, pra fondi i tokës është mjaft i kufizuar. Duke u nisur nga mësipër në Planin Strategjik, Komuna e Tërthores nuk paraqet ndonjë rëndësi të madhe për zhvillimin e agro-biznesit. Si rezultat i ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë mendojmë që kjo do të sjellë përparësi në infrastrukturën e Komunës. Kjo rrugë e intensekton (e prêt) gjatësinë në shtrirje të Komunës. Mendojmë se gjithë rrethi i Kukësit dhe Komuna Tërthore do të këtë përparësitë e veta. Me zhvillimin e kësaj infrastrukture mund të zhvillohet: Turizmi veror, në bjeshkët e bukura të Koritnikut. Prespektivë do të kishte dhe mbarështrimi i bagëtive. Miniera e bakrit Gjegjan, pasi dimë që në komunën Tërthore ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj 30-vjeçar dhe është industria më e madhe e bakrit në vend. Kërkimi dhe zbulimi i rezervave gjeologjike të mineralit të bakrit dhe elementeve shoqërorë të tij përbëjnë ndër resurset me fitimprurëse për riaktivizimin e kësaj industrie në këtë zonë.
33
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
AKTIVITETI EKONOMIK NË KOMUNËN TËRTHORE Në këtë kuadër do të jepen shifra e pasqyra që paraqesin sa më qartë aktivitetin ekonomik të kësaj zone, duke përfshirë jo vetëm atë bujqësor por edhe aktivitetet e tjera social-ekonomike. Për këtë qëllim janë grumbulluar dhe përpunuar të dhëna duke shrytëzuar statistika të ndryshme që ka ekonomia dhe Komuna. Në mënyrë të përmbledhur këto mund ti paraqesim si më poshtë: Prodhimi i drithrave të bukës Prodhimi i perimeve Mbarështrimi i peshkut Marështrimi i gjedhit dhe të imëtave Kultivimi i drurëve frutore Prodhimi i foragjereve Grumbullimi i bimëve mjeksore. EKONOMIA BUJQËSORE Siç thamë më sipër aktiviteti kryesor në këtë komunë është zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë. Këto si dy degët bazë të ekonomisë fermere janë përcaktuese në rritjen e mirëqënies sociale, ekonomike në bazë të zonës. Aktiviteti kryesor në tokat që zotërohen nga fermerët është prodhimi i drithrave të bukës dhe mbarështrimi i bagëtisë. Në këto kushte ka vështirësi nga më të ndryshmet dhe kërkohet një përkujdesje më e madhe e organeve të pushtetit vendor, veçanerisht në investime dhe infrastrukturë. Gjithashtu duhet që njerëzit ti kthehen punës, pra të rritet interesi për punë, e cila është e vetmja rrugë që garanton të ardhurat e mirëqënies sociale për të gjithë komunitetin në përgjithësi e fermerët në veçanti. ECURIA E KULTURAVE BUJQËSORE Në tabelën e mëposhtme vërejmë të dhënat për strukturën dhe rendimentet e kulturave bujqësore të vitit 2011 34
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Tabela 6. Struktura dhe rendimentet e kulturave bujqësore9
9
Kulturat
Sipërfaqja(ha)
Rendimenti(kv/ha)
Tokë bujqësore
1471
-
Tokë are gjithësej
874
-
Drithëra
247
31
Grurë
200
30
Misër direct
47
35
Industriale(Duhan)
4
20
Fasule e bardhë
5
10
Foragjere
155
170
Patate
2
200
Perime
70
168
Vreshta
68
140
Frutikulturë
232
0.21
Zyra e Bujqesise dhe Sherbimeve , Komuna Terthore 2012. 35
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Tabela 7. Llojet dhe numri i drurëve frutore (rendimenti dhe prodhimi i vlerësuar) 10 Emërtimi
Rendimenti Prodhimi
Pemë jo në
gjithësej prodhim
(kg/rrënjë)
(ton)
prodhim
Pemë frutore(rrënjë)
9435
7030
21
153
2405
Mollë
2700
2000
20
40
700
Dardhë
2500
1500
25
35
1000
Pjeshkë
1250
1200
15
18
50
Kumbull
1350
1000
15
23
350
Qershi
750
700
25
18
50
Vreshta (Ha)
2,5
2
70
14
0,5
Pjergulla (rrënjë)
9300
9300
15
139
10
Rrënje
Pemë në
Komuna Terthore 36
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
ECURIA E STRUKTURËS SË BLEGTORISË Pas privatizimit të ekonomisë bujqësore numri i bagëtive në këtë zonë është rritur vazhdimisht. Në këtë zonë ashtu si në të gjithë vendin nuk janë krijuar ferma të mirëfillta blegtorale. Ato janë ferma mbijetese, të përziera, ku ka një kombinim të fushave bujqësore-blegtorale. Të kufizuara nga mundësitë për kullotje si dhe faktorët e tjerë tufat e
25
105
250
150
0
20
Bardhoc
350
200
0
35
115
Gjegjan
350
190
0
40
Pobreg BregLumë
420
240
0
600
400
2322 1400
Totali
440
400
35
53 1000
400
40
42
800
360
500
30
53
750
120
250
200
40
53
850
45
135
600
350
35
49
800
0
40
160
650
250
30
90 1500
2
205
2100 210
340 5700
80 240
715 2540
Shpendë
Bletë
Viça <1 vjeç
2
Njëthundrak
Viça>1 vjeç
220
Dhi
Qe
352
Dele
Lopë
Morin Bardhoc i Ri
Fshatrat
Gjedhë gjithësej
Tabela 8. Struktura e gjësë së gjallë në bazë fshati11
bagëtive në përgjithësi janë të vogla. Përsa i përket llojshmërisë mund të përmendim në mbarshtrimin e bagëtive si lopën e vendit delen rude, dhinë e Hasit. Një rracë tjetër që ka filluar të mbarështrohet nga fermerët e kësaj zone është raca Holstein. Kjo rracë eksportohet kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia por origjinën e ka nga vendet Skandinave.
11
Drejtoria e Bujqesise Kukes 37
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Delja Gjatë këtyre viteve kemi rritje të numrit të krerëve ku në 2012 numri maksimal i tyre arrin në 40 krerë për familje. Kjo rritje e konsiderueshme tregon tendencë për formimin e lokaleve të mbarështrimit (stallave të mëdha). Numri aktual i tyre shkon 2540 krerë që janë rritur dukshëm dhe produktet e nënproduktet që merren nga delja. Leshi i deleve përdoret nga fshatarët për punimin e rrobave tradicionale si sixhade, qylyma, qeleshe etj. Delja Rude shkon deri në 40 kg peshë e gjallë, manteli është i bardhë dhe shquhet për lesh. Dhia Numri i dhive në Komunë shkon deri 2100 krerë. Mbarështrimi i dhive lidhet me terrenin malor dhe me traditën e zonës. Është i ngjashëm me atë të dhenve për arsye se fermerët mbarshtrojnë në një stallë dhenë e dhi bashkë. Sasia e qumështit që merret nga të imëtat është e vogël, ndërsa për mish të imëtat zënë një vend të konsiderueshëm. Bletaria Po shkon gjithnjë e në rritje dhe po merr një përhapje të madhe në të gjitha Komunat e qytetit të Kukësit. Ky fenomen shpjegohet nga domosdoshmëria e migrimit të familjeve të bletëve. Në mbështetje të bletarive është formuar Shoqata për Mbrojtjen e Bletëve me qëndër në Kukës e cila po bënë të pamundur të shtrijë aktivitetin e saj. Komuna e Tërthores ka mesatarisht 340 familje bletë, shifër kjo që ka tendencë rritje. FERMA GJYSËM-TREGTARE Në komunën e Tërthores fermer të ndryshëm nga fshati Breg-Lumë si rezultat i kushteve të favorshme teknike kanë investuar në mënyrë spontane në disa mikroferma të cilat merren me prodhimin e rasateve të zarzavateve, shitjen e tyre në treg, si dhe me tregtimin në stinën e verës, të atyre perimeve që prodhojnë në qytetin e Kukësit. Këtë aktivitet e kemi trajtuar dhe më lartë. Pesha e tyre në krahasim me numrin e familjeve 38
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
fermere është mjaft e vogël por ne jemi të detyruar ta pasqyrojmë në këtë material. Të ardhurat në shitje përdoren kryesisht për të garantuar riprodhimin e ardhshëm ndërsa pjesa tjetër ose fitimi përdoren nga familja për nevojat e saj. Theksojmë këtu më të rëndësishmen se nuk kemi shoqërizim vullnetar të fermave të prodhuara dhe më e keqja mungon zgjerimi i aktiviteteve prodhuese. Është për të theksuar se si kudo në Veri të Shqipërisë edhe në këtë Komunë mungojnë fermat e mirëfillta tregtare. INVESTIMET E KRYERA NË ZONË Komuna e Tërthores ndodhet në një distancë rreth 16 km nga qyteti i Kukësit dhe gjatë tranzicionit nuk ka arritur të përfitojë investimet e nevojshme për ti hapur rrugë zhvillimit. Kjo komunë mbetet një vend mjaft i varfër dhe në mëshirë të fatit për tu zhvilluar. Banorët e kësaj zone kanë mbetur pothuajse me atë të vjetrën, shumë pak prej tyre kryesisht të rinjtë që kanë njohur kulturën Europiane janë munduar të fusin atë në komunën e Tërthores, gjë që ka ndihmuar mjaft në zhvillimin e vendit, shkak ky pasi ata kanë punuar në vënde të ndryshme të Europës dhe e njohin këtë zhvillim. INVESTIME TË KRYERA DERI MË TANI Në komunën e Tërthores të rrethit të Kukësit nga viti 2003-2012 janë bërë shumë pak investime. Nga Buxheti i shtetit është bërë një ujësjellës në fshatin Morin me një vlerë prej 15800000 lekësh. Nga fondi i zhvillimit Shqiptar (FZHSH) është bërë një ujësjellës në fshatin BregLumë me një fond prej 8000000 lekë. Si dhe është asfaltuar rruga e këtij fshati nga FSHZH që është 1.8 km me një vlerë prej 12000000 lekë.
39
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Në këtë Komunë ka ndërhyrë dhe PNUD-i me investime në dy objekte, ujësjellësin e fshatit Bardhoc me vlerë 85 mijë euro dhe në shkollën fillore në fshatin Gjegjan me vlerë 60 mijë euro12. Fshatarët nuk janë shumë të kënaqur nga investimet e zonës pasi as 50% e problemeve të këtyre fshatrave nuk janë zgjidhur. Me një fond të tillë nuk mund të bëjmë një punë të kënaqshme që të plotësohen nevojat e banorëve të kësaj zone, e kjo gjë është lënë në harresë nga shteti. Vetë banorët e komunës me të ardhurat e tyre janë munduar të zhvillojnë sadopak ndonjë veprimtari. Dhe duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të tyre, pra që është mjaft e ulët themi që vendi është mjaft i varfër e jo i përparuar. Ndërsa lokalet e bukura me modelet Europiane janë investuar nga vetë banorët e fshatit që kanë një gjendje të mirë ekonomike. INVESTIMET QË MUND TË KRYHEN NË KËTË ZONË Në komunën e Tërthores mund të kryhen një sërë investimesh si për shembull: Të ndërtohen rrugët që lidhin fshatrat me rrugën kryesore pasi ka mjaft probleme me këto rrugë pasi nuk ka vënë dorë askush deri tani. Ndërhyrja në rrjetin e ujësjellsave për të gjithë fshatrat për të siguruar ujin e pijshëm Ndërtimi i sistemeve vaditëse, janë mjaft problematike pasi tokat e mbjella në Pranverë janë mirë por në stinën e Verës thahet e gjithë bimësia sepse mungon vaditja, prandaj kemi thënë se vendi është i thatë dhe nuk ka shumë prodhimtari.
12
Te dhena nga Zyra e Urbanistikes , Komuna Tethore 40
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
POTENCIALI QË OFRON ZONA Bazuar në rersurset që disponon zona mund të përmendim një sërë kushtesh, të cilat në të ardhmen përbëjnë prioritete për zhvillimin e komunitetit. E gjithë Komuna përshkohet (intersektohet) nga autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë e cila në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejt do të ndikoje në zhvillimin e zonës. Ekzistenca e bjeshkës së Koritnikut paraqet resurs për zhvillimin e turizmit alpin, nëpërmjet ndërtimit të rrugës Bardhoc, bjeshkë ose të ndërtimit të një teleferiku të mundshëm për turizëm. Ekzistenca e konsiderueshme e bimëve mjekësore si: Boronic, trendeg, murriz, dëllinjë e zezë, salep, kamomil, sherbele etj. Mund të krijojë premisa për përpunimin në të ardhmen. Me përmirësimin e sistemit të vaditjes për rehabilitimin e kanaleve vaditëse, ndërtimi i veprave të reja ujitëse do të përmirsojnë ndjeshëm prodhimtarinë e produkteve bujqësore e blegtorale e për rrjedhojë duhet të rriten të ardhurat për frymë popullsie të fermerëve. Mineralet nëntokësore (bakër) Miniera e bakrit Gjegjan. Peshkimi në liqenin e Fierzës. VËSHTIRËSITË DHE PENGESAT AKTUALE Në zonën e komunës Tërthore të rrethit të Kukësit hasim një sërë vështërsish aktuale të cilat janë: Infrastruktura e rrugëve te fshtarave është e mjerueshme si dhe në Bjeshkët e Koritnikut. Kanalizimet me ujërat e zeza jane problematike Mungesa e ujit të pijshëm Ekziston një sistem ujitës mjaft i shkatërruar i abandonuar gjatë viteve 1991-1992.
41
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Janë shkatërruar stacionet e pompimit sifoni në Rexhepaj dhe magjistali kryesor në Pobreg e Morin është i shkatrruar. Mungesa e kapitalit fillestar për investime Mungesa e daljes në treg për arsyet e përmendura Mungesa e imputeve plehrave kimike, dhe çmimi i lartë i tyre. Kostoja e lartë e transportit duke rritur kështu koston e përgjithshme të produktit. Mungon energjia e mjaftueshme për banoret, etj. Një rrezik tjetër në këtë zonë është tek mali sepse po dëmtohet shumë (si: pishat, bredhi, ahu, etj), drurët po priten masivisht nga njerëzit. Analiza e potencialeve, mundesive, rrisqeve dhe kërcënimeve për këtë komunë jepet në tablonë e mëposhtme:
Analiza SWOT - Tërthore Pikat e Forta
Dobësitë
Demografia dhe Zhvillimi Hapësinor Numri i popullsisë është stabilizuar vitet e fundit sidomos krahasuar me shpopullimin e konsiderueshëm të viteve 90. Që nga viti 2006 deri ne vitin 2012 ajo është rritur me 10%, (+ +) Komuna ka një popullsi relativisht të re duke qene se 38 % e popullsisë është nën moshën 15 vjeç
Migrimi i brendshëm nga fshatrat e Komunes në ato urbane (Kukës) është një faktor shumë shqetësues për shkak të mospërdorimit të punës në bujqësi – papunësi e fshehur Kushte të pafavorshme natyrore me mungesë të ujit vaditës. Tokë e fragmentizuar dhe mungesë e formalizimit të pronësisë së tokës bujqësore, 42
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Pikat e Forta
Dobësitë pyjeve e kullotave
Afërsi relative me vënde të rëndësishme (Tiranë, Kosovë) për shkak të rrugës së re Rritja, konkurueshmëria dhe Kohezioni Ekonomik Infrastrukturë transporti e Copëzimi i lartë i tokës bujqësore mirë dhe e përmirësuar duke dhe infrastrukturë e lejuar akses më të mirë në pamjaftueshme për bujqësinë tregje dhe punë: autostrada e re Sistem vaditës, totalisht jashtë Burime të pasura natyrore: funksionit minerale, peisazhe natyrore Përdorimi i paqëndrueshëm i Përdorim më i lartë i tokës pyjeve: shfrytëzimi i paligjshëm, dhe të prodhimeve mungesa e menaxhimit të duhur. bujqësore: p.sh. vreshta, arrore Kohezioni social, Shëndetësia dhe Arsimi Akses relativisht i mirë në arsim nga të gjitha fshatrat Nivel i mirë i kujdesit shëndetësor, por jo në bazë materiale
Varësi e madhe nga ndihma sociale: 65% e totalit të familjeve në Komunë marrin ndihmë sociale (të pjesshme dhe të plotë) (-) Nivele jashtëzakonisht të ulëta të të punësuarve që kontribuojnë për të sjellë të ardhura në Komunë Mungesë të personelit të specializuar në shëndetësi Ka papunësi dhe varfëri të lartë në Komunë.
43
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Pikat e Forta
Dobësitë o Mungesë tregjesh për tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale lokale o Mungesë planesh profesionale për zhvillimin e turizimit në Komunë dhe prezencë e ndërtimeve spontane. o Nr. I personave që njohin gjuhën Angleze shumë i kufizuar. o Ndonëse nuk ka probleme pronësie, hiopoteka është ende e pa azhornuar. o Kanalet vaditëse nuk funksionojnë o Mungesë linjash grumbullimi dhe përpunimi të produkteve vendore bujqësore, pemtarisë dhe ato blegtorale o Mungon infrastruktura për zhvillimin e zonave turistike dhe atyre me resurse natyrore. o Mungesë Fondesh
Mjedisi, Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime Infrastrukturë kombëtare rrugore e mirë dhe e përmirësuar - autostrada e re që përshkon të gjithë Komunën (+ +)
Niveli shumë i ulët i masave të sigurise se autostrades Dëme mjedisore për shkak të industrisë minerare Gjegjan, përdorimi i paqëndrueshëm i 44
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Pikat e Forta Vendet me bukuri natyrore dhe ekosisteme të pasura: Mali i Koretnikut Burime të pasura natyrore: minerale, peisazhe
Dobësitë pyjeve Infrastrukturë e varfër e brendshme e transportit rrugor, që vështirëson së tepërmi aksesin e fshatrave me lidhjen me autostradën Mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve në Autostradë vështirëson lëvizjen dhe kërcënon jetën e banorëve.
Mundësitë
Infrastrukturë/shërbime të brendshme, publike dhe private, shumë të varfëra: Furnizimi me ujë, telekomunikacioni, interneti, etj, në të gjitha fshatrat. Kërcënimet
Demografia dhe Zhvillimi Hapësinor Programe të qeverisë dhe Rritja e migrimit nga zonat rurale donatorëve për të rritur në ato urbane, nëse Politikat e punësimin rajonal; për të Zhvillimit Rural nuk janë të rritur rentabilitetin e efektshme (-) prodhimit bujqësor nëpërmjet kredive/granteve. Rritja, konkurueshmëria dhe Kohezioni Ekonomik Heqja e pengesave doganore me Kosovën (+ +) Kualifikimi profesional dhe
Çështje dhe problematika të vazhdueshme rregullatore dhe pronësie mbi tokën dhe pronën i bëjnë të vështira investimet. 45
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Pikat e Forta
Dobësitë
programe rikualifikimi nga Qeveria dhe donatorët. Kohezioni social, Shëndetësia dhe Arsimi Rritja e mundësive të Mos plotësimi sipas standarteve i punësimit në disa sektorë, shërbimeve dhe fasiliteteve të bazuar në pikat e forta shëndetësisë dhe arsimit rajonale: bujqësi, blegtori, shërbime tregtare. Mjedisi, Aksesi në infrastrukturë dhe shërbime Mbështetje e vazhdueshme nga donatorët dhe Qeveria në zhvillimin e infrastrukturës për ta sjellë atë në nivele të pranueshme.
Humbjen e pjellorisë së tokës bujqësore Humbjen e pyjeve dhe tokës bujqësore. Shkatërrimin e pakthyeshëm të ekosistemeve të pyjeve dhe Krijimi i sistemeve të kullotave përshtatshme të mbrojtjes së Degradimin e florës dhe faunës mjedisit, sidomos Shkretimin e tokave mbeturinave të ngurta, Humbjen e mundësive për ujrave të zeza. zhvillimin e ekoturizmit
KONKLUZIONET NGA ANALIZA SWOT Duhet t’i jepet përparësi nga ana e Qeverisë, zgjidhjes definitive të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të Komunës veçanërisht fshatrave më problematike si Morin, Bardhoc, Bardhoc i Ri , nëpërmjet ndërtimit të ujësjellsave të rinj.
46
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Infrastuktura rrugore që lidh fshatrat e komunës me autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë është e domosdoshme me të gjithë elementet e sigurisë, përfshirë nënkalimet dhe mbikalimet. Ndërtimi i linjave të reja të transmetimit per energjine elektrike. Shërbimet shëndetësore të përqëndruara më fleksible në të gjithë juridiksionin e Komunës pasi shumë probleme mjekësore zgjidhen në qytetin e Kukësit. Inkurajimi i vendeve të reja të punës do të përbënte thelbin kryesor për zhdukjen e varfërisë dhe uljen ndjeshëm të migrimit të popullsisë. Kreditimi me kredi afat shkurtër, afat mesme dhe afat gjatë i aktivitetet bujqësore, do të ndikojë në vënien e efiçensës së tokës së abandonuar dhe shfrytëzimin e resursesve të ekonomisë bujqësore. Nxitja e iniciativës së lirë tek banorët e zonës, do synojë një shfrytëzim racional të burimeve natyrore, rritjen e nivelit të të ardhurave, lehtësimin e punës e në përgjithësi rritjen e mirëqenies së banorëve. Rehabilitimi i shpejtë i sistemit të ujitjes duke synuar një përmirësim të ndjeshëm të rendimentit në kulturat bujqësore. Përmirësimi gjithnjë e në rritje i organeve këshillimore duke synuar rritjen e nivelit të informacionit e cila do të çojë në zhvillimin e bujqësisë sipas standarteve bashkohore. Bashkëpunimi dhe përmirësimi i punës nga organet doganore duke synuar zvogëlimin e aktivitetit importues të produkteve bujqësore nga Kosova nëpërmjet shtimit të prodhimit në vend dhe rritjes së taksave të tyre, në sistemet doganore. Bashkëpunimi i organeve të pushtetit lokal në gjetjen e donatorëve për vënien në efiçensë për turizëm veror të bjeshkëve të Koritnikut. Kjo do të synojë zgjidhjen e infrastrukturës së nevojshme duke tentuar shfrytëzimin racional që paraqet objekti në fjalë për turizëm alpin.
47
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
HARTIMI I PLANIT URBANISTIK TË ZHVILLIMIT TË KOMUNËS Komuna e Tërthores ka nevojë për një plan prespektiv të urbanistikës. Përmirësimi i infrastrukturës do të synojë rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhen me magjistralin kryesor me qëndrat e fshatrave. Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës brenda për brenda fshatit e veçanërisht të rrugëve, mendojmë që do të jetë prioritet i organeve vendore në të ardhmen. Rëndësi strategjike për komunën e Tërthores është ndërtimi i rrugës në bjeshkët e Koritnikut. Kjo detyron organet vendore që të kërkojnë e të gjejnë medoemos financuesit pra donatorë të ndryshëm, vendas apo të huaj.
REHABILITIMI I VEPRAVE TË KULLIM-UJITJES Sistemi i tokave të kësaj Komune ka pësuar dëmtime pavarsisht se është zonë relativisht me bimësi të veshur, por fenomeni i rrëshqitjeve dhe i gërryerjeve është shfaqur dhe në Komunë. Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes janë të domosdoshme. Për mbrotjen nga erozioni duhet të ngrihen prita malore në mënyrë që të kufizohen gërryerjet dhe shkarjet e dheut. Gjithashtu pyllëzimet dhe mirëmbajtja e gjelbërimit ekzistues janë për ne faktor dominues për problemin në fjalë. Duhet të behet nje studim inxhinerik për rikonstruktsionin e kanalit ujitës Rexhepaj- Morin dhe gjithë degët e tij 48
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
(kanalet sekondare) si dhe gjetjes së mundësive për sigurimin e ujit vaditës nga Liqeni i Fierzes. Rehabilitimi i këtyre veprave kërkon fillimisht kapital financiar dhe njohuri teknike paraprake. SHFRYTËZIMI I BURIMEVE JO-BUJQËSORE Edhe shfrytëzimi i aktiviteteve që nuk janë të lidhura direkt në bujqësi në këtë Komunë janë evidente. Zona shquhet për larminë e punëve artizanale ku mund të përmendim qylymat, sixhadet, etj. Duhet të shtohen përpjekjet për gjetjen e ndonjë invesitori të mundshëm për të aktivizuar këtë biznes mjaft fitim prurës. Po kështu të ardhurat mund të shtohen nga grumbullimi i bimëve mjeksore dhe shitja e tyre, pasi resurset në këtë zonë siç e kemi trajtuar mendojmë që nuk janë të pakta. Këtu bëhet fjalë vetëm për grumbullimin, shitjen e tyre pa përmendur këtu që mundësia e përpunimit të tyre në vendin dhe tregtimi i tyre do të ishte mjaft fitimprurës. NXITJE E ZHVILLIMIT TË PRODHIMIT TË PESHKUT Duke qenë se Komuna përshkrohet në tërë gjatësinë e saj kufizuese Perëndimore që nga liqeni i Fierzës, ekzistojnë mundësi të shumta, pra ekziston baseni (pellgu) ujëmbajtës ndaj do të ishte shumë e rëndësishme që të sigurohej rasati duke kultivuar peshkun. Mjaft me interes do të ishte për Komunën ngritja e një impianti për përpunimin e peshkut dhe pas kësaj tregtimin e tij. NXITJA E ZHVILLIMIT TË PRODHIMIT BLEGTORAL Zhvillimi i prodhimit blegtoral në zonën e Tërthores përbën një prioritet të padiskutueshëm për zhvillimin e kësaj Komune. Vetë zhvillimi i Komunës, distanca e afërt me qytetin e Kukësit, kërkon rritjen e kërkesës për produkt blegtoral, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tij. Pra lind e nevojshme ose bëhet domosdoshmëri
49
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
bashkëpunimi i ngushtë me specialistët e blegtorisë duke krijuar strukturat përkatëse për mbarështrimin e bagëtisë. PËRMIRËSIMI I PUNËS NË SHTIMIN E PEMËVE FRUTORE Prespektiva e zhvillimit të agro-turizmit në këtë zonë dhe kushtet e mira natyrore për prodhimin e pemëve frutore bëjnë të mundur zhvillimin e kulturave drufrutore. Për këtë mendojmë duhet bërë një sërë përmirësimesh si: Përmirësimi i zonave agroteknike dhe futja e mundësive të prodhimit të fidaneve dhe variteteve të reja në këtë zonë. Shtimi i sipërfaqeve të mbjella me drufrutor. Bashkërendimi i punës me FSHZH apo me donatorë të tjerë për kreditimin e këtij biznesi PROMOVIMI I POTENCIALEVE DHE NXITJA PËR ZHVILLIM Media është një mjet mjaft i fuqishëm marketimi dhe promocioni. Përgatitja e këtij materiali tregon për mundësitë e shrytëzimit të mass medias në shërbim të zhvillimit të zonës. Për këtë duhet të shrytëzohen kanali i Radio Kukësit dhe i Televizionit të Kukësit për të paraqitur potencialet e zonës. Përgatitja e fletëpalosjeve dhe hapja e nje faqeje interneti për Komunën. Organizmi i panaireve dhe shkëmbimi i eksperiencave do të krijojnë një akses shumë të mirë të marketimit të prodhimeve vendore të zonës. NGRITJA E KAPACITETEVE
TË ZONËS
Ka të bëjë me trajnimin, shkëmbimin e eksperiencave dhe mbajtjen në kontakt me të rejat për zhvillimin rural dhe më gjerë. Kjo kërkesë vjen nga zhvillimet e sotme nivelet e ndryshme të bashkëpunimit ku përfshihen dhe njësitë e Qeverisjes Vendore. Stafi i Njësisë Vendore ka një rol të madh në mbarëvajtjen e gjithë jetës në këtë zonë.
50
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Stafi që merret me menaxhimin e burimeve të zonës, duhet të jetë në gjendje të realizojë punët e përditshme por ato duhet të marrin pjesë në diskutimet për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e ambienteve të punës, të mbrojnë dhe zhvillojnë punën që kryen dhe metodat që aplikojnë. Kjo bën të mundur që projektet të mirë menaxhohen dhe ndihmon në rritjen e iniciativës së lirë e kooperimit ndërmjet subjekteve të ndryshme në zonë apo në marrdhënie me të tretët.
Objektivat e Zhvillimit13 Nr
Objektivi
Si do arrihet
Afati
Fondi
Mundesi Financimi
000 leke 1
Zhvillimi i një infrastrukture bazë jetësore të aftë të përmirësojë cilësinë e jetës së banorëve vendas dhe stimulojë zhvillimin ekonomik të Komunës.
1-Ndërtimi i rrjetit rrugor lidhës të fshatrave me Autostradën
20122-Ndërhyrje në 2017 sistemin e ujësjellsave dhe kanalizimeve
FZHSH Qeveria 340 000
K.Europian Banka Botërore MADA
3-Përmirësim i sistemit Arsimor&Shëndetësor
Komuna Donatorët
2
13
Zhvillimi i ekonomisë lokale mbi bazën e avantazheve konkuruese ne bujqësi, blegtori
1-Shtimi i 20 ha sipërfaqeve me pemë frutore dhe vreshta.
M.Bujqësisë
2-Shtimi i 5 ha sipërfaqeve të kultivuara të bimëve 2012-
MADA
Arkivi Komunes, Mbledhjet e Komunitetit 51
IPARD
180
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
dhe bimë medicinale nëpërmjet krijimit të një mjedisi rregullator stimulues.
medicinale.
2017
000
3-Shtimi i 1000 krerëve të blegtorisë dhe prodhimit blegtoral
AZHBR Fermerët Komuna ILO
4-Rritja e numrit të Bletarisë 5-Nxitja e sektorit të peshkimit. 6.Ngritja e fermave agro-turistike 7.Ngritja e Tregut agro-blegtoral
3
Përgatitja e terrenit për tu kthyer në një partner të rëndësishëm, përfitues të projekteve të Bashkëpunimit Ndërkufitar me Kosovën
1-Trajnimi i stafit të Komunës për hartimin e projekteve.
Komisioni Evropian Këshilli Qarkut
2-Shkëmbim experience me Pushtetin Vendor të Kosovës 3-Lidhja e 2012marrveshjeve me PV2015 të e Kosovës 4-Kontraktimi i eksperteve për përgatitje projektesh 5-Organizimi i Panaireve për produktet Lokale dhe konferencave me 52
i
UNDP RASP 5000
CBC Projekte Komuna PV Kosovë M.Integrimit Donatorë
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
partnerët, 6-Aplikimi për çdo vit me dy projekte 7-Implementimi projekteve 4
Përmirësimi i Qeverisjes Vendore nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore për banorët e zonës dhe stimulimit të grupeve lokale të interesit për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse
i
Komuna
1. Ngritja e kapaciteve të stafit me trajnime. 2-Ngritja e qendrës së 2012Informacionit për 2015 komunitetin. 3-Organizmi dëgjesave Publike
i
4-Marrja e mendimit të CBO-ve për vendim-marrjen. 5-Përfshirja e grave në vendim- marrje 6-Hapja e faqes së internetit për Komunën
53
AMSHC 2000
Donatorët UN UNDP UNIFEM Këshilli Qarkut Kukës
i
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Matrica e Projekteve Nr Projekti
Afati
Fondi i Partnerët nevojshëm Potencialë
Përgjegjësia
000/ leke 1.
Fshati Lum
Breg
Asfaltim i rrugës 2014 së fshatit me një distancë 2 km
17 000
Rikonstruksion ujësjellësit
12 000
i 2015
FZH SH
Komuna Tërthore
M.Transp. FZHSH
Zyra e Urbanistikës
M.Transp. Rikonstruksion Shkollës
i 2016
22 000
M.Arsimit
Zyra e Urbanistikës
B.Boterore Ngritja e një 2013 argjinature për parandalimin e përmbytjeve nga liqeni i Fierzës për 30 familje 2016
6 000
Komuna
M.Energj.
21 000
M.Mjedisit Donatorë huaj
Kanalizim i ujrave të zeza. 2.
KESH
të Komuna
Fshati Pobreg Rikonstruksion i 2013 rrjetit të ujit të pijshëm së bashku me ndërtimin e një
8 000
54
MADA
Komuna
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
depoje. Asfaltim i rrugës 2014 së fshatit me një distance 1.5km
10 000
FZHSH. M.Transp
Komuna
Kanalizim i ujrave 2015 të zeza
23 000
B.Botërore
Komuna
M.Mjedisit Rikonstruksion i 2015 shkollës së fshatit . 3.
4
68 000
DAR , MA
Z.Urbanistikës
Asfaltim i rrugës 2014 që lidhet me Autostradën .
20 000
FZHSH
Komuna
Ndërtimi i rrugës 2016 që lidh fshatin me qendrën e Komunës
24 000
MADA
Komuna
Ndërtimi i një 2015 Qëndre Shëndetësore.
2 000
M.Shëndetësisë Qëndra Shëndetësore
-Ndërtimi i një 2013 depo të ujit të pijshëm .
5 500
MADA
Komuna
2014
8 000
FZHSH
Komuna
Fshati Gjegjan
Fshati Bardhoc Qendër
-Asfaltimi i rrugës së fshatit.
55
Plani i zhvillimit te komunes Terthore
Rikonstruksion 2015 dhe shtesë ambienti per shkollën e mesme.
11 000
DAR, MASH
2016
24 000
M.Mjedisit, Komuna Donatorë të huaj
-Ndërtim i një 2013 shkolle fillore.
8 000
DAR, MASH
-Ndërtim Qendrës shëndetësore
2 000
M.Shëndetësisë Qëndra Shëndetësore
Asfaltim i rrugës 2014 që lidhet me Autostradën.
14 000
M.Transportit, FZHSH
Komuna
Kanalizim ujrave të zeza.
21 000
M.Mjedisit, Donatorë
Komuna
25 000
MADA
Komuna
14 000
FZHSH, M.Transp.
Komuna
Kanalizim ujrave të zeza. 5
6
i
Komuna
Fshati Bardhoc i Ri
i 2013
i 2015
Komuna
Fshati Morin -Ndërtim ujësjellësit fshatit.
i të 2014
-Asfaltim i rrugës 2015 lagjia "Syle dhe Rexhe".
56
57
VENDIMI I KESHILLIT KOMUNES PER MIRATIMIN E PLANIT ZHVILLIMIT
58
BURIMET
E
INFORMACIONIT
Per burimet e te dhenave u kerkua dhe u dha mbeshtjetja nga institucionet dhe zyrat e meposhtme , te cilat gjejme rastin ti falenderojme ato. 1-Zyra e Gjendjes Civile, Komuna Terthore 2- Drejtoria Rajonale e Arsimit Kukes 3- Drejtoria e Bujqesise Kukes 4- Keshilli Qarkut Kukes 5- INSTAT Kukes 6- Drejtoria e Sherbimit Pyjor Kukes 7-Prefektura Kukes 8- Zyra e Menaxhimit Tokes prane Komunes Terthore 9- Qendra Shendetesore Terthore 10-UNDP , Zyra Rajonale Kukes 11-Zyra e Arkivit te Komunes Terthore 12- Shkolla e mesme Terthore. 13-Kryesite e Fshatrave te Komunes 14-Anketimet me komunitetin. 15- Te dhena nga OJF-te dhe Bankat.
59
LISTA E EKSPERTEVE QE PUNOI NE HARTIMIN E PLANIT TE ZHVILLIMIT TE KOMUNES TERTHORE Komuna Terthore : Rrahman Dema
Kryetar Komune
Selman Matmuja
Nen/kryetar Komune
Grupi i Ekspertëve të hartimit Strategjise Zhvillimit te Komunes Bicaj
Bukurosh Onuzi Ylber Çejku
Ekspert i zhvillimit Rajonal dhe Planeve te zhvillimit. Ekspert i zhvillimit Rajonal dhe Planeve te zhvillimit.
60