Revista Familja Dhjetor 2024

Page 1


Dija është pushtet dhe çdo njeri duhet t’i di të drejtat që ka

BRENDA FAMILJES RËNDËSIA E FAMILJES FAQE 14

KURIOZITETE PSE FESTAT E FUNDVITIT RRISIN STRESIN DHE RËNDOJNË SHËNDETIN? FAQE 28

SHKRUAJ EDHE TI NE DO TË VAZHDOJMË TË MBJELLIM LULE FAQE 34

Avokate ROVENA TUJANI KLINAKU

Nr. 12 Viti XXIV i Botimit (258)

PËRMBAJTJA

06 INTERVISTË

Dija është pushtet dhe çdo njeri

duhet t’i di të drejtat që ka. Avokate Rovena Tujani Klinaku

12

SOCIALE

Makinat e Larjes

14 BRENDA FAMILJES

Rëndësia e familjes

18

TA THEMI HAPUR

Kolegji i parë në Bosnje H.

Krim kemi mbjellë e krim do korrim!

DREJTORESHË

Ndriçime (Nura) Zekaj Á nura_al@hotmail.com

KRYEREDAKTORE

Prof. dr. Ruzhdie Qafmolla Á qafmolla_r@yahoo.com

REDAKTORE

Msc. Sidorela Brahaj Á revista.familja@hotmail.com

DESIGN & LAYOUT

Ilmi Shahu Á ilmishahu@outlook.com

22

TRADITA PROFETIKE

Edukimi i të rinjëve

24 PSIKOLOGJI

Si të promovojmë sjellje pozitive dhe njerëzore tek fëmijët dhe të rriturit?

28 KURIOZITETE

Pse festat e fundvitit rrisin stresin dhe rëndojnë shëndetin?

34 SHKRUAJ EDHE TI Ne do të vazhdojmë të mbjellim lule.

30 ESEISTIKË

Hapat përtej kohës

32

VITRINA LIBRIT

Zgjoni gjigantin e brendshëm

BASHKËPUNËTORË

Prof. Sadije Bushati

Marsida Simo

Fatime Kalaja

Brunilda Basha

Klodiana Xhaferaj

Medina Sherifi

Matilda Myftaraj

Anila Loca.

ADRESA

$ Rr. “Isuf Elezi”. Nr.10, Vilat Selitë, P.O. Box: 2905. Tirana, Albania

\ 00355 67 20 63 706

< www.revista-familja.com

Á revista.familja@hotmail.com

SHTYPI SHTYPSHKRONJA “MILENIUMI I RI”

< www.mileniumiri.al

Á info@mileniumiri.al

Fotot: Generatet with AI, www.gettyimages.com, www.shutterstock.com

KRIM KEMI MBJELLË E KRIM

» Klevin Muka

vjen zor t’u them kushërinjve më të vegjël që të mësojnë në shkollë. Sinqerisht! Ç'e do?

Po mundohem prej mesditës së djeshme të gjej

dikë “selfmade” (të vetëbërë) të suksesshëm, nga bota e arsimit, shkencës, teknologjisë që të shërbejë si model për rininë në Shqipëri. S’gjej dot askënd. Jo se mungojnë, por se askush si promovon dhe se askujt nuk i interesojnë.

DO KORRIM!

Ama e anasjellta, me personazhe që nga hiçi janë bërë lorda të botës së krimit, njerëz me pushtet, ndërtues, lekista mund të bëj një listë të gjatë. Historitë e tyre, janë temë bisede në çdo

lokal, nga kafet te Opera, te “klubi” i Kadriut në Konispol a Tropojë.

Krahasuar me këtë kategori, “shkollarët” askujt nuk i hyjnë në punë! Janë këta të dytët që vendosin

edhe për ta. Kudo, në çdo sektor të jetës. Ndoshta është mitizuar për shkak të instiktit të mbijetesës, se në fund të fundit, në mungesë të zbatimit të ligjit, hallin ta mbyllin të fortët ose banditët. Edhe sikur të gjitha institucionet të punonin së bashku halli me të dytët mbaron më shpejt.

E kemi ndërtuat shtetin mbrapsht!

E gjersa kemi këtë model, kemi dështuar si shoqëri, si individë, si shtet. Krim kemi mbjellë e krim do korrim!

... sikur të gjitha institucionet të punonin së bashku halli me të dytët mbaron më shpejt.

DIJA ËSHTË PUSHTET DHE ÇDO NJERI DUHET T’I DI TË DREJTAT QË KA

»

Intervistë me Avokaten Rovena Tujani Klinaku

- Rovena si fillim ju falënderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj profesional! Është kënaqësi e veçantë të ju kemi në faqet e revistës tonë!

Faleminderit dhe juve për interesimin. Kënaqësia është e imja të jem pjesë e Revistës. Revista Familja është një revistë e cila gjithmonë ka përzgjedhur materialet me shumë kujdes duke ofruar për shoqërinë informacione të dobishme dhe të këndshme.

-Do të donim ta fillonim me një prezantim tuajin për lexuesit në aspektin personal dhe profesional!

Patjetër. Jam Rovena Tujani Klinaku. Unë kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Kam përfunduar Medresenë e Tiranës. Pas përfundimit të Medresesë kam vijuar studimet në fushën e drejtësisë. Kam ndjekur studimet bachelor për Juridik duke vazhduar programin master, për “Të drejtën Publike” në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu kam studiuar një master të dytë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Kam përfunduar shkollën e avokatisë dhe në vitin 2015 kam fituar titullin “Avokate”. Pas fitimit të titullit jam transferuar në Kosovë dhe prej viti 2015 jetoj dhe veproj në Kosovë, konkretisht në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Angazhimi im ka qenë në fushën e drejtësisë, publicistikës dhe edukimit në fusha të ndryshme që ndërlidhen me të drejtat e vajzave dhe grave, me familjen, me arsimin dhe edukimin, me trajnime dhe angazhime profesionale. Kam punuar për disa vite në organizata ndërkombëtare si trajnere me gra, të rinj, mësimdhënës dhe fokusgrupe të ndryshme. Gjithashtu veproj si koordinatore në Këshillin e Bashkësisë Islame- në

qytetin antik të Vushtrrisë. Kam themeluar dhe udhëheq një organizatë për dialog dhe mos diskriminim. Pjesën më të rëndësishme dhe më të çmuar të aktivitetit tim, pa diskutim, e konsideroj kontributin tim modest në trajnime të vajzave dhe grave për të drejtat e tyre ligjore, për dhunën në familje si dhe për të drejtën trashëgimore. Prej dy vitesh me bashkëshortin tim, në kuadër të aktiviteti tonë publik, social, politik, juridik e profesional, e kemi si veprimtari kryesore “Kauzën për familje”. Kauzën për familje e konsiderojmë si një projekt, një plan të nevojshëm dhe të dobishëm për shoqërinë. Për këtë arsye kemi ngritur zërin për shqetësimet të cilat ne mendojmë që cënojnë vlerat dhe funksionet bazë të familjes natyrore. Kontributi jonë modest konsiston në fushën e drejtësisë, debatit publik, aktivizimit dhe reagimit qytetar si dhe propozimeve të alternativave ndaj planeve ligjore apo politike që po cënojnë vlerat dhe funksionet e familjes. Jemi të lumtur dhe krenar që jemi pjesë e faktorëve ndikues për të reaguar dhe për të mos lejuar miratimin e projekt - Kodit Civil, ku parashikohet martesat një-gjinore apo e diskutimit publik për Ligjin për Fertilizim të

Asistuar Mjekësor, apo atij për regjistrim në gjendjen civile që parasheh ndërrimin e gjinisë. Po ashtu kemi reaguar nëpër dhjetëra emisione, debate publike apo takime me qytetarë për tendencat e implentimit të konceptit, Prindi1 dhe Prindi2, si zëvendësim i babait dhe nënës. Po ashtu vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin tonë edhe për divorcet apo dhunën në familje. Përkitazi me të gjitha këto shqetësime, kam nderin të ndaj me ju për herë të parë, se në dhjetor do të publikohet botimi i librit “Kauza për Familje” ku unë dhe im shoq Abdullah Klinaku, jemi bashkautorë. Ndërsa sa i përket pjesës private mund them që jam e bekuar me familjen time. Ne kemi tre fëmijë të mrekullueshëm, dhe jetojmë mes dy kryeqyteteve, mes Prishtinës dhe Tiranës.

Me emër

të Zotit do të bëhem avokate

dhe do të jem në mbrojtje të drejtave që kemi si muslimane.

-Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës ndani kohë edhe për familjen tuaj? Si i menaxhoni angazhimet tuaja në mënyrë që të jeni sa më produktive?

Unë mendoj që pavarësisht punës dhe karrierës edukimi dhe mirëqenia e fëmijëve vjen e para dhe për këtë arsye unë e kam të organizuar ditën dhe javën për të pasur mundësi t’i ekuilibroj aktivitetet publike dhe angazhimet familjare. Me aq sa është e mundur sepse ka raste kur të përfshinë më shumë se sa që dëshiron aktiviteti publik. Unë në të njëjtën kohë merrem me dy apo më shumë angazhime dhe projekte por me kohë të pjesshme dhe nuk preferoj të punoj me orar të zgjatur në një punë. Kjo metodë e punës më ka lehtësuar të bëj agjendën javore apo mujore

dhe të caktoj ditët e mija të angazhimit si dhe ditët tjera të përkushtimit ndaj familjes. Fal angazhimit që ofrojmë kemi kontakte të shumta por ndarja e tyre në ditë të caktuara e ka lehtësuar punën. Unë kam vlerësuar si shumë të rëndësishme pjesëmarrjen dhe organizimin e trajnimeve, konferencave dhe fushatave sensibilizuese të cilat janë në interes të gruas, fëmijëve, dhe muslimanëve në përgjithësi. Sigurisht kjo punë është me e lehtë kur ke mbështetjen dhe përkrahjen e familjes dhe bashkëshortit. - Si ka lindur dëshira juaj për të zgjedhur një profesion në fushën e drejtësisë, avokatinë?

Kjo pyetje më ktheu shumë vite pas kur isha një vajzë e re dhe me shumë ambicie por në të njëjtën kohë me shumë pasiguri. Në vitin 2008 kur kam vendosur t’i përkushtohem drejtësisë

ka qenë pikërisht koha kur diskutohej të vendoset një urdhëresë për të ndaluar bartjen e shamisë në mjetet e identifikimit. Edhe pse shumë e re, unë i them nënës që kjo është padrejtësi.

Me emër të Zotit do të bëhem avokate dhe do të jem në mbrojtje të drejtave që kemi si muslimane. Ka dashur Zoti dhe ashtu ndodhi.

-Për profesionet që merren me ligjet dhe zbatimin e tyre ekziston ideja që janë profesione të cilat bien në kundërshtim me fenë islame. Ju si e shikoni këtë çështje, cili është gjykimi juaj?

Ka qenë një kohë që kanë qarkulluar këto mendime duke dhënë verdikte rreth profesioneve që duhet apo nuk duhet të ndjekim ne si shoqëri. Unë sigurisht jam konsultuar dhe me persona kompetent kur kam vendosur të ndjek studimet në drejtësi. Ne si qytetar të vendit tonë gjykohemi me ligjet e shtetit tonë. Arsimojmë fëmijët me këto ligje, punësohemi me këto ligje, veprojmë me këto ligje, paguajmë taksa dhe çdo gjë tjetër. Sigurisht njohja e mirë dhe qëndrimi në fushën e drejtësisë me dinjitet, pa korrupsion dhe me përkushtim është një vlerë e shtuar e shoqërisë. Kemi nevojë që të kemi muslimanë që ushtrojnë të gjitha profesionet e dobishme për shoqëri dhe që japin më të mirën në atë

profesion. Kemi nevojë që krenarinë që kemi me fenë tonë ta dëshmojmë dhe në punën apo profesionin që ushtrojmë. Unë jam krenare që jam muslimane dhe krenare që kam studiuar këtë fushë dhe që të gjithë dijen dhe studimin e kam vendosur në funksion të shoqërisë dhe Besimit tim. Me krenari dhe pa hezitim angazhohem me çdo rast që cënohen të drejtat e muslimanëve, si psh përjashtimet nga shkolla për shkak të mbulesës apo diskriminimet në vendet e punës etj. Feja dhe shkenca janë partner të njëri-tjetrit dhe kur ky kombinim ka synime të larta atëherë dhe rezultati është vërtetë i dobishëm për shoqërinë.

-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasë momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?

Feja Islame është jo vetëm një religjion që na identifikon por është gjithashtu botëkuptimi jonë. Feja te unë është pjesë e mendimit tim publik, politik, dhe juridik. Feja është pjesë në mendësinë time sociale dhe në çdo pikë të mendimit apo veprimit tim.

Në fazat e para, unë si çdo vajzë me shami jemi paragjykuar fal një stigme mediatike në të cilën e ka përshkruar gruan me shami si të paditur, jo profesionale dhe pa guxim. Sigurisht edhe unë si shumë zonja kemi kaluar në paragjykime dhe

stigmatizime. Por me kalimin e kohës kemi vënë re që kjo është kthyer me kundër argument dhe feja është kthyer në një faktor besimi për klientët apo qytetarët. Pra, nga mendësia që gratë me shami nuk janë profesioniste të mira kaluam në gjykimin që gratë me shamia janë shumë të sinqerta në punë, nuk mashtrojnë, nuk merren me korrupsion etj. Por pavarësisht kësaj unë kam vendosur që mendimin tim islam, veshjen time dhe besimin tim ta shfaq me nder dhe krenari pa menduar kërcënimet apo pasojat.

-Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë zhvillimit tuaj për tu bërë një specialiste në fushën tuaj të studimit dhe si jeni përballur me to?

Fusha e drejtësisë është një fushë shumë e bukur por në të njëjtën kohë shumë e vështirë. Kjo është një fushë që kërko lexim të vazhdueshëm dhe përditësim me të rejat e fundit në vend dhe rajon. Sfidat më specifike mund të përmend debatet e ashpra mediatike për fenë dhe arsimin. Dhimbje më ka shkaktuar kur në një debat mediatik unë kërkoj që të gjitha vajzat të kenë të drejtën e arsimit dhe përballë meje kam zonja që kundërshtojnë këtë që them pasi sipas tyre shamia e një vajzë është një element që duhet ta nxjerrim nga shkolla. Dhimbje gjithashtu është kur

9 Dhjetor 2024

herë pas here konsiston që një zonjë shumë e aftë dhe e përgatitur nuk përzgjidhet në punë pasi është me shami dhe përzgjidhet një kandidate tjetër e cila nuk posedon as gjysmën e përgatitjes. Sfida kryesore është kur e sheh që nuk ke fuqinë e mjaftueshme për të ndaluar padrejtësitë dhe diskriminimet.

-Sa mendoni që ne si shoqëri jemi të njohur me të drejtat dhe detyrimet tona ligjore? Çfarë mund të sjelli njohja ose mos njohja e tyre?

Mendoj që kemi njohuri shumë sipërfaqësore të drejtave tona. Vihet re një përmirësim i lehtë fal fushatave sensibilizuese por ka nevojë për informim më të madh. Të drejtat e punëtorit në vendin e punës janë të drejta shumë pak të njohura dhe po aq pak të zbatuara. Të drejtat ekonomike janë të drejta që gratë i njohin vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Mekanizmat e mbrojtjes nga dhuna, nga ngacmimet nga shantazhet apo kërcënimet e vajzave dhe grave po ashtu janë çështje të cilat ne si shoqëri kemi pak njohuri.

Dija është pushtet dhe informimi i grave për të drejtat e tyre i fuqizon gratë. Informimi i grave dhe vajzave i shpëton ato nga abuzimet dhe keqtrajtimet. Informimi i jep pushtet ekonomik dhe dinjitet. Dija është pushtet dhe çdo njeri duhet t’i di të drejtat që ka, qofshin në

pozitën që janë, qofshin në marrëdhënie familjare, në marrëdhënie pune apo në konflikte.

-Vazhdimisht jeni gjendur në diskutime publike për sa u përket çështjeve më aktuale që përballemi ne si shoqëri, sipas jush cilat janë ato më seriozet dhe si po trajtohen në diskursin publik?

Po e vërtetë. Unë dhe bashkëshorti në diskutimet publike mediatike kemi ofruar pikëpamjen tonë për vlerat islame, identitetin tonë fetar dhe raportin midis identitetit kombëtar dhe fetar, për familjen dhe për problematikat aktuale. Për këtë arsye gati në të gjitha çështjet sociale kemi dhënë kontributin tonë modest. Mendoj që shoqëria dhe opinioni publik është konfuz mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes lindjes dhe perëndimit. Mendoj që të rinjtë janë në udhëkryq mes ndjekjes një rruge të vështirë me vlera si dhe një rruge të lehtë por që ju mungon ideali dhe vlera. Por pavarësisht

sfidave të modernitetit, besoj se ne si shoqëri jemi të kujdesshëm dhe familjen e vendosim të parën, vlerat tona kombëtare dhe fetare i alternojmë në formën më të bukur. Jemi një shoqëri që kemi një bashkëjetesë fetare të admirueshme dhe kemi dialog ndërkulturor. Mendoj që kemi shumë vlera që duhet t’i ruajmë pavarësisht sfidave.

-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?

Mendoni për një ideal, për një motiv të jetës. Filloni të punoni për të. Luftoni për atë që doni të arrini në jetë, mos u dorëzoni. Është koha e jonë. Jepni më të mirën tuaj dhe ndriçimi i suksesit do t’ju ndjek nga pas.

-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju urojmë edhe shumë suksese të tjera në vazhdim!

Ju falënderoj nga zemra!

Autostrada Tiranë-Durrës, km 26, Albania # +355 672063702 k www.mileniumiri2.al

Makinat eLarjes

atë epokës viktoriane, makinat e larjes, të njohura si karroca të larjes, ishin një aspekt unik i kulturës së plazhit në

shekullin e 19-të dhe reflektonin normat shoqërore të kohës, veçanërisht rreth modestisë. Këto karroca u përdorën gjerësisht në Evropë, veçanërisht në Angli, ndërsa argëtimi pranë detit bëhej më i zakonshëm.

Ja më shumë rreth dizajnit, përdorimit dhe ndikimit kulturor të tyre:

DIZAJNI DHE

FUNKSIONI

Karrocat e larjes ishin struktura të vogla, të mbuluara me dru ose pëlhurë dhe të montuara mbi katër rrota, duke u ngjasuar me shtëpi të vogla ose karroca. Brenda tyre kishte një stol, vend për varjen e rrobave dhe

ndonjëherë edhe pasqyrë të vogël. Disa modele të sofistikuara kishin edhe elementë ngrohjeje për të siguruar rehati në ditët e freskëta.

Karroca zakonisht tërhiqej nga kuaj ose shtyhej nga ndihmësit nga bregu deri në ujërat e cekëta të detit. Në kufirin e ujit, një tendë e tërheqshme mund të zgjatej për të mbuluar shkallët që çonin në det, duke krijuar një “derë” që i mbronte banjuesit nga shikimi ndërsa futeshin në ujë. Ky organizim i veçantë i lejonte individët të ndërroheshin me privatësi, duke ruajtur modestinë në një mjedis publik.

RËNDËSIA

SHOQËRORE DHE KULTURORE

Gjatë epokës viktoriane, veçanërisht për gratë, modestia ishte shumë e rëndësishme. Normat shoqërore të asaj kohe e bënin të papërshtatshme të ishe me më pak veshje se sa rrobat e plota në publik, edhe në plazh. Ndërsa larja dhe pushimet në bregdet po bëheshin gjithnjë e më të zakonshme, karrocat e larjes u mundësonin njerëzve, sidomos grave, të shijonin detin pa kompromentuar standardet e rrepta të modestisë. Për burrat shpesh kishte zona të veçanta larjeje, por karrocat mbetën të përdorshme për të dyja gjinitë në disa zona.

RËNIA DHE TRASHËGIMIA

Me ndryshimin e qëndrimeve ndaj modestisë dhe kodeve të veshjes në fillim të shekullit të 20-të, nevoja për karroca të larjes filloi të binte. Veshjet e plazhit u bënë më të pranueshme dhe më pak kufizuese, duke e bërë më të lehtë ecjen nga bregu në ujë pa pasur nevojë për një dhomë private për ndërrim. Deri në vitin 1914, makinat e larjes pothuajse u zhdukën nga plazhet në Mbretërinë e Bashkuar, duke u zëvendësuar nga kabina plazhi dhe mjedise hapur për ndërrim.

KARROCAT E LARJES NË VENDE TË TJERA

Ndërsa Anglia i bëri të famshme karrocat e larjes, ato u përdorën gjithashtu në disa vende të tjera të Evropës dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, të përshtatura sipas zakoneve lokale. Në disa vende, makinat e larjes madje konsideroheshin si luks në vendpushimet e njohura bregdetare, duke shtuar një nivel të veçantë rafinimi në përvojën e plazhit.

Sot, ideja e makinës së larjes kujtohet si një veçori e veçantë e etiketës shoqërore viktoriane, duke simbolizuar një kohë kur normat e mirësjelljes publike formësonin edhe aktivitetet më rutinore të kohës së lirë. Në disa muzeume, kopje të karrocave të larjes janë të ekspozuara, duke ofruar një pamje në këtë përzierje interesante të argëtimit dhe etikës që karakterizonte përvojën bregdetare viktoriane.

RËNDËSIA E FAMILJES

Në gjirin e një familjeje, njeriu vjen në jetë jo për të qenë thjesht një prani, por për të ndarë, për të krijuar dhe për të përcjellë ndjenjë. Por, sa herë vallë harron të gjallërojë shpirtin e tij brenda atij mjedisi, duke u shndërruar nga një jetë e plotë dhe e gjallë në një ekzistencë të vakët, një hije e heshtur që endet pa zë në mes të atyre që duhet ta njohin më mirë? Të jetosh në një familje kërkon shumë më tepër se një frymëmarrje mekanike, më tepër se një vend për të kaluar natën apo një vendstrehë nga stuhitë e botës. Kërkon të japësh pjesë nga vetja, të përqafosh me sinqeritet dhe të qëndrosh aty me të gjitha kontradiktat, brishtësinë dhe shpresat e tua.

Ka një ndryshim të thellë midis jetës dhe ekzistencës. Të jetosh në një familje është të kalosh përmes momenteve të trishtimit dhe gëzimit me një ndjenjë të përbashkët. Është si të mbjellësh farat e kujtimeve dhe të dashurisë në një kopsht të përbashkët, të ujitësh ëndrrat e tyre dhe të festosh frytet e suksesit bashkë me ta. Por të ekzistosh thjesht, është si të mbetesh i palidhur, një shtegëtar i largët që kalon pranë, pa marrë e pa dhënë, pa hyrë në thellësinë e

tokës së përbashkët, pa lënë gjurmë në zemrat e tyre. Kjo ndarje delikate midis jetës dhe ekzistencës është si një perde e padukshme, e cila, nëse nuk zbulohet dhe nuk hiqet, mund ta shndërrojë njeriun në një të huaj brenda shtëpisë së tij. Të jetosh në një familje është të përhumbesh në thellësitë e shpirtit të atyre që të rrethojnë. Është të mësosh të dëgjosh zërin e tyre të brendshëm, edhe atëherë kur heshtin. Një zemër që jeton në një familje është ajo që rreh bashkë me dhimbjen dhe lumturinë e çdo anëtari. Një shpirt që ekziston thjesht, është ai që nuk arrin ta njohë këtë puls të përbashkët, që nuk e përjeton atë magji të padukshme që lidh njerëzit dhe krijon një mozaik të përbashkët të jetës së tyre. Të jetosh në një familje kërkon që të humbasësh veten për të gjetur veten në të tjerët, të lësh nga vetja për të mbushur me prani ato boshllëqe që mbeten në zemrat e tyre. Në këtë rrugë ka dhe një mister të dhimbshëm dhe të bukur: në familje nuk të kërkohet të jesh i përkryer, por të jesh i pranishëm, i sinqertë, i përulur dhe i përkushtuar. Të ekzistosh thjesht është si të lësh anijen e shpirtit tënd të notojë mbi sipërfaqe, ndërsa thellësitë mbeten të pashfrytëzuara, një oqean emocionesh dhe ndjenjash

që nuk preken kurrë. Por cila është rruga për të kaluar nga ekzistenca në jetë? Është një rrugë e përulur dhe e qetë, e cila kërkon që të shohësh të tjerët përtej fjalëve dhe pamjes së tyre të jashtme. Është një rrugë që të fton të shkosh përtej vetes, të lësh pas egon, krenarinë dhe pasigurinë. Të jetosh në një familje është të lehtësosh dhimbjen e tjetrit, të bashkëjetosh me të në një hapësirë ku edhe dhimbjet e vogla janë të rëndësishme. Ai që jeton në familje është ai që e kupton se dashuria nuk është një dhuratë që e merr, por një dhuratë që e jep, dhe në dhënien e saj gjen një thellësi që ekzistenca e thjeshtë kurrë nuk mund ta njohë. Të jetosh në një familje kërkon që të humbasësh veten për të gjetur veten në të tjerët, të lësh nga vetja për të mbushur me prani ato boshllëqe që mbeten në zemrat e tyre.

Në fund të fundit, familja është një udhëtim, një urë që na lidh me vetveten dhe botën. Nëse ne zgjedhim të jetojmë me të gjithë zemrën tonë, atëherë familja bëhet një strehë ku shpirti gjen paqe, ku çdo anëtar ndjen se është një pjesë e pazëvendësueshme e një tërësie më të madhe. Por nëse zgjedhim të ekzistojmë vetëm, atëherë shndërrohemi në kalimtarë të rastit, të pafuqishëm për të ndikuar, për të ndryshuar, për të lënë gjurmë.

Prandaj, ndoshta është koha të bëjmë një pyetje të sinqertë ndaj vetes: a jetojmë apo thjesht ekzistojmë në atë që e quajmë familje? A e mbajmë zjarrin e dashurisë ndezur apo kemi lejuar që të shndërrohet në një ambient të ftohtë? Të jetosh në familje është një art, një thirrje për të qenë të ndjeshëm, të përulur dhe të gatshëm për të marrë dhe për të dhënë. Ashtu si një poet që krijon poezi, edhe njeriu që zgjedh të jetojë në familje, krijon një vepër të përjetshme, të ngulitur në thellësinë e zemrave të atyre që e rrethojnë.

Një familje është si një ogur i përhershëm i shpirtit njerëzor, ku çdo emocion i fshehtë, çdo sekret i padukshëm dhe çdo dhimbje e patreguar janë të pranishme, por të heshtura. Muret mbajnë brenda tyre

histori të pashprehura, dhe në heshtjen e tyre ndjehet si një peshë, si një mister i lashtë, që pret të zbulohen dhe të pranohet. Familja nuk është vetëm një vend fizik; është një univers ku ndjeshmëria e njeriut haset në të gjitha format e saj, në skajet e thellësisë që vetë njeriu shpesh heziton t’i prekë.

Të jetosh në një familje është si të ulesh në një tryezë ku për çdo fjalë që thua, lëshon një copë nga vetja. Është të mbash të hapura plagët e shpirtit dhe të presësh që dikush të njohë, të dëgjojë, të ndjejë. Ndoshta në çdo shprehje të fytyrës së dikujt ka një kujtim, një përvojë ose një shpresë që nuk është ndarë kurrë plotësisht. Dhe sa herë që zgjedhim të heshtim, të mos i hapim dyert e ndjenjave tona, një pjesë e jetës mbetet e paprekur, një ndjenjë që nuk gjen kurrë vërtet shprehjen e saj. Në familje, ekziston një ndjenjë e pasigurisë, një frikë e thellë që shpesh mbetet

e maskuar pas veprimeve të përditshme. Frika se mos ndoshta nuk jemi të mjaftueshëm, se nuk jemi dashuruar siç duhet, se nuk kemi marrë dhe dhënë aq sa kemi mundur. Dhe mbi të gjitha, frika e humbjes, e asaj humbjeje të pashmangshme që vjen kur kupton se çdo marrëdhënie është një litar i hollë mes pranisë dhe humbjes.

Kur fillojmë të jetojmë në një familje, mësojmë gjithashtu të njohim vetë zbrazëtitë që na kanë lënë. Shpesh, ndjejmë boshllëqe që janë më të mëdha se sa jemi gati t’i pranojmë; ndonjëherë është ndjenja se na mungon miratimi,

Në çdo hap të udhëtimit, duhet të gjejmë forcën për të thënë: “Unë pranoj të jem i plotë në përqafimin e këtyre të metave,” për të parë bukurinë e asaj që është e papërsosur. Sepse në fund të fundit, një familje nuk është e përkryer; ajo është një grumbull shpresash, ëndrrash të thyera dhe të ribashkuara, kujtimesh që mbeten si gjurmë të paharrueshme. Është si një pëlhurë ku çdo gjurmë që kemi lënë është një histori e vogël, dhe, pavarësisht gabimeve dhe dështimeve, çdo shenjë është e dashur për atë që jemi.

Të jetosh vërtet në familje është të besosh, edhe kur nuk ka siguri. Është të mbash shpresën se, pavarësisht humbjeve dhe dhimbjeve, gjithmonë ekziston një vend ku dikush do të të pranojë, ku mund të jesh vetvetja. Dhe, ndoshta, në fund të fundit, një nga gjërat më të dhimbshme që duhet të pranojmë është kjo: se çdo gjë është e përkohshme. Familja është një udhëtim ku mësojmë të përballojmë këtë përkohësi, të kuptojmë se njerëzit do të ikin dhe do të kthehen, se dashuritë do të lindin dhe do të shuhen. Por brenda kësaj përkohësie, ndodhet gjithashtu diçka e përjetshme: ndjenja që, edhe kur jeta na ndan, edhe kur vitet kalojnë, lidhjet e shpirtit mbeten të gdhendura përjetësisht në thellësinë e zemrës sonë. Çdo kujtim, çdo fjalë, çdo përqafim që është ndarë mbetet i përjetshëm, i pazhbëshëm, një fener që ndriçon shpirtin tonë kur errësira bie.

ngrohtësia ose mbështetja që ndoshta kurrë nuk arritëm ta marrim plotësisht. Por kjo është sfida e bukur dhe e hidhur e jetës në familje: ne kërkojmë plotësimin e shpirtit, jo vetëm duke marrë, por edhe duke dhënë dhe pranuar të papërsosurit e të tjerëve. Sepse çdo anëtar i familjes ka plagë, ka boshllëqe, ka rrënjë që shtrihen më thellë nga sa mund të përfytyrojmë, dhe ndonjëherë dhimbja e tyre është po aq e madhe sa e jona.

Prandaj, le të përpiqemi të jetojmë plotësisht, jo thjesht të ekzistojmë. Sepse kur zgjedhim të jetojmë në një familje, ne jo vetëm që i japim vlerë jetës sonë, por dhe kontribuojmë në krijimin e një historie që do të mbetet përtej nesh. Le të ndërtojmë kujtime, t’i dhurojmë ngrohtësi njëri-tjetrit, dhe mbi të gjitha, le të jemi të pranishëm – siç thotë një shprehje e urtë persiane: “Një zemër e ndarë me të tjerët është si një kopsht me lule të ndryshme, me aroma të shumta që lulëzon përjetësisht.”

Libri Komenti

KOLEGJI I PARË NË BOSNJE H.

Në Sarajevë ka një shkollë dy herë më të vjetër se Shtetet e Bashkuara!

Në vitin 1537, pra 77 vjet përpara se evropianët e parë të fillonin të vendoseshin në Amerikë, në Bosnje, nipi i Sulltan Bajazitit II, Gazi Husrev-beu, vezir perandorak dhe sanxhak-beu i Bosnjës, “urdhëroi” që në Sarajevë, përtej rrugë nga xhamia e ndërtuar shtatë vjet më

parë, “ndërtoni një medrese të lartë dhe madhështore që do të vlerësohet nga të zgjedhurit dhe personalitetet (...) e cila do të ketë 12 dhoma ku do të jetojnë nxënës/ student, jo injorantë të këqij...” , dhe ndau 400,000 aksione për këtë. Që atëherë e deri më sot, kjo shkollë (e cila përndryshe i takon rangut të shkollës së mesme islame) nuk e ka ndërprerë punën. Prandaj, më 1 korrik të këtij viti (29 Reibul-evvela 1421), efendi Zijad Ljevakoviç, drejtori aktual i Medresesë, përcolli brezin e 450-të të maturantëve.

PROGRAMI

SHKOLLOR SI

BETIM

Medreseja e Sarajevës është, në fakt, e para e BiH. Kolegj. Nuk ishte kurrë thjesht një shkollë, por një vend ku njerëzit jetonin dhe arsimoheshin. Të frekuentosh medresenë e Gazi Husrev Beut (GHM) nënkuptonte të jetosh dhe të studioje për dhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë vjet në zonën midis Saraçit, Imaretit, Bistrikut dhe Basçarsisë së sotme. Halim ef. Husic, zëvendësdrejtori aktual për mësimdhënien në GHM, “ringjalli” praktikën gjatë Perandorisë Osmane për danezët. “Medreseja “Kurshumlija”, siç e quanin populli për shkak të çatisë së saj të veshur me plumb, kishte dymbëdhjetë dhoma të vendosura në gjysmërreth. Në secilën dhomë kishte dy nxënës, ndonjëherë edhe më shumë. Në dhoma, vetëm orenditë më të nevojshme ishin të njëjta - vatrat e vogla me tulla dhe midis dhomave kishte një dershanë, ku studentët (studentët) dëgjonin ligjëratat e muderisit (profesorit), në sadrvan, ku studentët laheshin dhe merrnin abdes. Laheshin në banjë. nën Bistrik, dhe hanin drekë në imaret (kuzhinë publike) vetëm dhjetë metra larg Medresesë, që ndodhet pranë xhamisë.

Husrev-beu me librat e tij saktësoi formën arkitekturore të shkollës, përcaktoi profilin e nxënësve dhe ekspertizën e pedagogëve dhe formësoi programin dhe lëndët shkollore. Ai kërkoi që dëshira e tij të realizohej vazhdimisht. Kështu, muderis mund të ishte vetëm dikush që është “me karakter moral shembullor, i kualifikuar dhe i arsimuar, metodik dhe pedagogjikisht i aftë”... Muderisit, si profesor kryesor, iu kërkua të jepte: tefsir (komentim i Kuranit) hadithi (fjala, procedura dhe sjellja e Profetit), ahkam (ligji i sheriatit), usul (bazat e ligjit të sheriatit), me’ani dhe bejan (poetika dhe stilistika), kelam (besimi

Medreseja funksiononte në parimin e fakultetit, kështu që nxënësit kishin një numër të caktuar “librash” që duhej t’i kalonin.

islam) dhe “gjëra të tjera që vendi dhe doganat kërkojnë”. Në përputhje me kërkesën e fundit të Husrev-beut, me kalimin e kohës në Medrese filloi të mësohej gramatika, sintaksa, semantika, metrika dhe retorika.

Fëmijët nga mosha 10 deri në 12 vjeç regjistroheshin në medrese. Kohëzgjatja e arsimit nuk ishte e përcaktuar, kështu që studentët studionin nga 12 deri në 16 vjet. Domethënë, medreseja funksiononte në parimin e fakultetit, kështu që nxënësit kishin një numër të caktuar “librash” që duhej t’i kalonin. Gjithashtu, nuk kishte klasa, por nxënësit, në varësi të suksesit të tyre, lidheshin në një rreth. Ata që pa marrë parasysh kohën e kaluar, i kalonin të gjitha “librat”, merrnin një idazazetnama, një diplomë me të cilën mund të emëroheshin në të gjitha zyrat fetare (imam, mualim, muderis, mësues feje, myfti) dhe ata që kalonin vetëm një pjesë të librave merrnin një diplomë të një shkalle më të ulët, e ashtuquajtura sehadetnam. Gjatë Perandorisë Osmane, rreth 350 breza kaluan në medresenë Gazi Husrev Beu, në të cilën kishte më shumë se 10.000 nxënës. Medreseja më vonë u zgjerua në të ashtuquajturat Djulaga dvor, një ndërtesë që ndodhet pranë vetë Kurshumlisë. Ishte koha e artë e Medresesë.

LAIK, DIPLOMË

SHPIRTËRORE

Me ndryshimin e qeverisë në Bosnje, u ndryshuan edhe programet mësimore të Medresesë dhe marrëdhëniet e autoriteteve me studentët dhe profesorët e saj. Me vendosjen e sundimit austro-hungarez, Medreseja u bë vendi ku filloi “lëvizja e rezistencës” ndaj qeverisë së re. Kryengritësit më të rëndësishëm jo vetëm të Medresesë, por edhe të Bosnjës në atë kohë ishin Muhamed ef. Haxhijamakovic dhe Abdullah ef. Lidhja me kusht. Austro-hungarezët e shndërruan GHM në një shkollë tetëvjeçare, futën mësimin e detyrueshëm të gjuhës gjermane dhe dhënien e provimit pranues. Në mes të dy luftërave, latinishtja, matematika, gjeografia, historia natyrore, vizatimi dhe kaligrafia u futën në programin mësimor, sipas fushëveprimit dhe sipas teksteve të përcaktuara për shkollat e mesme. Edhe pse autoritetet e asaj kohe i importonin këto sende në Medrese nga të ashtuquajturit shkollat laike, diploma e “gazianëve” mbeti ende në nivelin “shpirtëror”. E ardhmja e vetme që kishin maturantët e kësaj medreseje dhe të tjera në Bosnje e Hercegovinë ishte xhamitë dhe shkollat. Në

tetor të vitit 1933, në kuadër të GHM-së, u formua klasa e parë e shkollës së grave fetare islame.

Lufta e Dytë Botërore dhe koha pas saj, sërish sollën sfida dhe probleme të reja. Është shënuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore, disa herë me dhunë është ndërprerë puna në Medrese, se ushtria e ka pushtuar dhe e ka rrënuar, e më pas në tregjet e Cazinit dhe Zvornikut janë shitur targa me vulën e GHM. . Në disa gjyqe të inskenuara të lëvizjes “Myslimanët e Rinj”, nga trembëdhjetë të vrarë, shtatë prej tyre ishin studentë, të diplomuar ose profesorë të GHM.

PROFESORËT

JOMUSLIMANË NË

MEDRESE

Dikur një çerdhe dijeje, Medreseja u bë biruca e saj në epokën e socializmit. Autoritetet bënë gjithçka që maturantët e kësaj shkolle të mos mund të regjistroheshin në ndonjë shkollë tjetër laike apo të punësoheshin në shërbimin “shtetëror”. Një periudhë veçanërisht e vështirë për Medresenë ishte viti 1949, kur autoritetet i dëbuan studentët nga pallati i Djulagës dhe i zhvendosën në ambiente të ngushta në Drvenia. “Në atë medrese ishte thuajse e pamundur të jetosh dhe të studionte, nuk kishte vend ndenjie – vend për adhurim, as adhurimi nuk lejohej. Kishte profesorë

në atë kohë që sipas detyrës shkruanin se kush falej, kur dhe sa herë, dhe atë listë ia dorëzoi Komitetit Qendror”, thotë Effendi Husic. Më pas, për shkak të mungesës së mjeteve financiare dhe presionit të autoriteteve ndaj profesorëve të Medresesë, puna e kësaj shkolle vihet në pikëpyetje. Shumë profesorë u larguan nga Medreseja, në vend të tyre qeveria emëroi profesorë jomuslimanë, sipas “detyrës partiake”! Ndërmjet viteve 1950 dhe 1951, në GHM dhanë mësim edhe: Dragan Baltiç (propedautikë filozofike), Zagorka Baltic (pedagogji dhe psikologji), Branko Boshkoviç (stërvitje

Në vitin 2008, autoritetet reduktuan kohëzgjatjen e shkollimit

në vetëm pesë vjet dhe hoqën të gjitha të ashtuquajturat objektet e kësaj bote.

ushtarake), Marinko Gjurgjeviç (stërvitje ushtarake), Ljuba Gjuriç (gjuhë dhe histori serbokroate ), Milutin Joksimovic (ekonomi), Teodora Licen (fizikë dhe matematikë), Milan Popadic (gjuhë angleze), Stojan Sjeran (gjuhë serbokroate) dhe Slobodan Vasiljev (psikologji).

Dhjetë vjet më vonë, në vitin shkollor 1960/61. Në vitin 2008, autoritetet reduktuan kohëzgjatjen e shkollimit në vetëm pesë vjet dhe hoqën të gjitha të ashtuquajturat objektet e kësaj bote. Të pakënaqur nga situata në Medrese, në vitin 1972 nxënësit organizuan një grevë tre mujore. Të barrikaduar në “medresenë socialiste pa sexhde”, ata kërkuan ndryshime në programin shkollor, futjen e lëndëve “laike”, shtypjen e teksteve të reja, riorganizimin e jetës shtëpiake... Më në fund viti shkollor 1976/77. Në vitin 2010 Medreseja kthehet në Djulaga dvor, ku edhe sot ndodhet shkolla dhe konvikti me 67 dhoma, infermieri, zyrë IT, sallë e edukimit fizik, amfiteatër etj. Medreseja mori trajtim të barabartë me shkollat e tjera të mesme vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Interesant për Medresenë është edhe fakti se aty kanë punuar më vonë shumë nxënës të saj. Kështu,

drejtori i Ljiljana Mensur Brdar ka punuar si mësues, Senahid Bristric mësues i akaidesë, tefsirit, hadithit dhe filozofisë, Hadzem Hajdarevic dhe Dzemaludin Latic ishin mësues të gjuhës serbo-kroate, dhe Nermina Jasarevic ishte mësuese dhe profesore. Zonja e parë e Bosnjës - Halida Izetbegoviç - punonte në medrese dhe jepte mësime të ekonomisë shtëpiake, kurse Sabina Izetbegoviç ligjëronte anglisht.

Sa i përket Medresesë së Grave, ish-nxënësit e saj preferojnë të flasin për një profesor dhe jo për veten e tyre. Bëhet fjalë për Zehra Sosën, mbesën e reisit të ndjerë Sulejman Kemura. Thonë se ajo ka preferuar të flasë me studentët për emancipim në vend të historisë dhe gjeografisë. Profesor Sose i mësoi mualimëve të ardhshëm të ecnin elegantë duke i vendosur një libër në kokë, i bindi se duhet të mësojnë të luajnë piano dhe, në

përgjithësi, të kundërshtojnë mbulesën.

Këto ditë u regjistrua gjenerata e 451-të e medresesë së Gazi Husrevbeut. Gjashtëdhjetë djem të ndarë në dy klasa dhe tridhjetë vajza në një klasë do të ndjekin këtë shkollë në katër vitet e ardhshme për të marrë titullin imam khatib (ai që mund të mbajë predikime) dhe mualim (ai që mund t’u mësojë fëmijëve). Të rinjtë do të vazhdojnë të ndjekin shkollën dhe konviktin në pallatin e Djulagës, ndërsa vajzat do të jenë në medresenë në Drvenia. Medreseja e Kurshumlisë sot përdoret si hapësirë ekspozite.

SI TË PROMOVOJMË SJELLJE POZITIVE DHE NJERËZORE TEK FËMIJËT DHE TË RRITURIT ?

Një udhëzues gjithëpërfshirës

» Psikologe Organizacionale, Anila Loca

Në një botë të mbushur me sfida dhe kompleksitete, promovimi i sjelljes pozitive dhe njerëzore tek fëmijët dhe të rriturit është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie harmonike dhe të dhembshur. Duke ushqyer ndjeshmërinë, mirësinë dhe respektin, individët mund të kultivojnë marrëdhënie kuptimplota, të kontribuojnë në komunitetet e tyre dhe të bëjnë jetë të kënaqshme. Ky artikull eksploron një sërë strategjish dhe qasjesh për të promovuar sjellje pozitive si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit, duke nxitur një kulturë ndjeshmërie, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

KUPTIMI I SJELLJES POZITIVE

Sjellja pozitive përfshin një gamë të gjerë veprimesh dhe qëndrimesh që kontribuojnë në mirëqenien personale dhe mirëqenien e të tjerëve. Ajo përfshin tipare të tilla si ndjeshmëria, mirësia, respekti, bashkëpunimi dhe qëndrueshmëria. Duke ushqyer këto cilësi, individët mund të ndërtojnë marrëdhënie të forta ndërpersonale, të përshkojnë në mënyrë efektive sfidat dhe të kontribuojnë pozitivisht në komunitetet e tyre.

PROMOVIMI

I SJELLJES

POZITIVE TEK

FËMIJËT

Sjellja e modelimit

Fëmijët mësojnë duke vëzhguar sjelljen e të rriturve dhe bashkëmoshatarëve përreth tyre. Duke modeluar sjellje pozitive, të rriturit mund të japin një shembull të mirë që fëmijët ta ndjekin. Demonstrimi i tipareve të tilla si ndjeshmëria,

mirësia dhe respekti në ndërveprimet e përditshme mund të ketë një ndikim të thellë në sjelljen e fëmijëve.

INKURAJONI

NDJESHMËRINË.

Empatia është aftësia për të kuptuar dhe ndjerë emocionet e të tjerëve, si dhe për të reaguar në mënyrë të përshtatshme në bazë të këtyre emocioneve. Ajo mund të ndihmojë në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe të

përmirësojë bashkëpunimin në një grup ose organizatë. Gjithashtu, empatia mund të ndihmojë në menaxhimin e konflikteve dhe në zgjidhjen e problemeve në mënyrë të frytshme. Inkurajimi i fëmijëve për të marrë parasysh perspektivat dhe emocionet e të tjerëve ndihmon në kultivimin e ndjeshmërisë dhe nxit sjelljen e dhembshur.

MËSONI AFTËSITË

PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTEVE

Konflikti është një pjesë e natyrshme e ndërveprimeve njerëzore. Mësimi i fëmijëve për aftësitë efektive të zgjidhjes së konflikteve,

ZGJONI GJIGANTIN E BRENDSHËM

Avështrimet e brendshme më të zhvilluara të një spektri të gjerë çështjesh, përfshirë vetëdijshmërinë në rritje se suksesi i vërtetë varet së pari nga vlerat e qëndrueshme dhe shërbimi ndaj të tjerëve

8 leksione që dalin pas leximit të këtij libri janë si më poshtë:

Leksioni nr. 1 – Vendimet përcaktojnë fatin tuaj; jo kushtet e juaja!

Në momentin që nisni të ndryshoni jetën tuaj, nisni të merrni edhe vendime. Por, kujtoni se nëse nuk ka veprim, më pas nuk do të ketë as vendime. Cilësia e jetëve tona është e bazuar mbi vendimet tona. Pesë elemente që përbëjnë një vendim janë: besimet, rregullat, vlerat, referencat dhe gjendjet emocionale.

Leksioni nr. 2 – Besimet e ngjarjeve strukturojnë jetët tona; jo ngjarjet në vetvete!

Besimet janë ndjesi të caktuara rreth diçkaje. Nëse unë e kam ëndërr një punë, ajo është besimi im rreth saj, i cili do të strukturojë jetën time, por jo punën në vetvete. Një punë e ëndërruar nuk kupton asgjë pa besimin. Pjesa më e madhe e besimeve tona janë përgjithësuese rreth të shkuarës tonë, bazuar mbi interpretimet

tona rreth përvojave tona; të gëzuara apo të dhimbshme. Nëse ju doni që t’i ndryshoni besimet tuaja, Tony Robbins këshillon që të lexoni libra dhe të mësoni nga përvojat e mentorëve. Përmes përvojave të tyre do të ketë një ndikim më të madh tek besimet tuaja.

Leksioni nr. 3 – Krijoni rregulla që ua bëjnë më të lehtë jetën për të ndjerë kënaqësi dhe më të vështirë për të ndjerë dhimbje!

Një rregull është një lloji besimi që përshkruan atë që ka ndodhur për ne për t’u ndjerë mirë. Ne të gjithë kemi rregullat tona. Për shembull, dikush ka një rregull të tillë se duke parë video, apo lexuar një libër në ditë do të jetë më produktiv. Çelësi është për të krijuar rregulla për veten tonë që do të na bëjnë të ndihemi shkëlqyeshëm. Ato nuk janë përcaktuar nga ngjarjet që ndodhin jashtë nesh. Asgjë nuk ndodh pa pasur një arsye. Në momentin që ju merrni vendimin për t’u ndjerë mirë, ju i dërgoni një mesazh trurit tuaj, për të ndryshuar reagimin tuaj tek muskujt e fytyrës tuaj, kraharorit dhe trupit, për të ndryshuar frymëmarrjen tuaj dhe për të ndryshuar biokiminë në sistemin tuaj nervor që shkakton tek ju ndjenjën e njdesive që e quajmë kënaqësi. Ky rregull nuk gjendet përtej nesh, tek ngjarjet e ndryshme; pikërisht, ndryshimi i mendimeve tona, të cilat shërbejnë për të vendosur rregullat tona, çon tek fakti i të ndjerit mirë dhe do ta keni më të vështirë për të ndjerë dhimbje.

Leksioni nr. 5 – Zgjeroni referencat tuaja për të zgjeruar jetën tënde!

Duke pasur më shumë referenca do të keni më shumë mundësi në jetën tuaj. Referencat janë thuajse të ngjashme me besimet.

Leksioni nr. 7 – Bëni pyetjet e duhura!

Të menduarit është të pyesësh dhe t’ju japësh përgjigje çështjeve. Ato mund të jenë të vërteta ose jo të vërteta.

Leksioni nr. 4 – Vlerat tuaja përcaktojnë cilësinë e vendimeve tuaja!

Drejtimi i jetëve tona është i kontrolluar nga vlerat tona. Kënaqësia afatgjate duhet të gjallojë përmes idealeve tona më të larta. Ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse ne nuk e dimë se çfarë vlerash kemi. Çdo vendim është i orientuar nga vlerat tona. Sa herë që ke një vështirësi merr një vendim të rëndësishëm. Po cilat janë vlerat tuaja? Dashuria, besimi, shëndeti, rritja (zhvillimi), realizueshmëria.

Pyete veten tënde se cila është gjëja më e rëndësishme në jetën tënde? Shkruaj 10 vlera që janë më të rëndësishme në jetën tënde! Disa prej tyre janë pasioni, liria, familja, miqtë. Disa prej anti-vlerave janë frustrimi, ankthi, depresioni, uria. Për të pasur sukses në jetën tënde, shkruaj se cilat janë vlerat tuaja dhe përmbaju atyre çdo ditë të jetës tënde!

3 5 7 8 6 4

Leksioni nr. 6. – Vendimet e rëndësishme merrini në një gjendje emocionale të qëndrueshme!

Kur merrni vendime në jetën tuaj, në lidhje me një mik apo një biznes, shmangi ato kur jeni në një gjendje të inatosur apo konfliktuale.

Leksioni nr. 8 – Kuptoni sistemin e mjeshtrisë tuaj!

Ky sistem ka pesë elemente: gjendjen emocionale, vlerat, pyetjet, referencat dhe besimet.

Vetëm në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë për të qenë më të gëzuar dhe më e vështirë për të qenë të shqetësuar në jetën tuaj.

Ne do të vazhdojmë të mbjellim lule

» Marjeta Çurum

Ne do të vazhdojmë të mbjellim lule

të shfletojmë revista

të shkojmë nëpër tregje

dhe të kujdesemi për kafshët

fëmijët dhe kafshët janë ishuj shprese

do të vazhdojmë të kapim flutura

të koleksionojmë letra me adresa lumturie të ngjitemi nëpër kodra

dhe të perqafojmë perëndime

perëndimet dhe nata janë anije drite

do të gjejmë pastaj rimë për vargun e sprovuar

dhe metaforat do t’i shpërfillim

siç shpërfllet një strategji e pasuksesshme në të dashuruar…

dashuria dhe dhimbja janë të drejtpërdrejta

do ta përfundojmë gjithashtu romanin e nisur

edhe pse koha duket sikur nuk mjafton

dhe pse lapsat duket sikur do thyhen dhe librat sikur nuk do të ekzistojnë

librat dhe shpresat kanë qenë gjithnjë rezikuar

do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka si ajo që tashmë kemi vepruar

ndoshta muret do zgjedhim t’i shembim por në kuadrat, nuk heqim dhe as nuk kemi për të shtuar

kuadratet dhe jeta nuk vizatohet sipas frikërave që mund të na kenë sulmuar

më pas, do mundemi ndoshta të kuptojmë që jemi të mundur nga kjo rrugë e nisur keq nga kjo ngathtësi për të gjetur shpëtim duke kaluar përmes vdekjes, ndoshta do mund të gjejmë guxim

guximi dhe mbështetja në Zot, janë shpëtim “Me të vertetë, në veshtirësi ka lehtësim”

kjo, prej Zotit është premtuar!

Ne do të vazhdojmë ta lexojmë këtë pa e ndryshuar edhe sikur pema e fundit të shkulet mali i fundit të bjerë drita e fundit të fiket

prej besimit, nuk iket

siç nuk iket prej dritës, prej dashurisë dhe prej vetë vetes!

STRENGTHENING COLLABORATION FOR A THRIVING ACADEMIC YEAR

The management and academic teams at CIT recently convened for a strategic meeting aimed at enhancing collaboration and preparing for the upcoming academic year. This pivotal gathering focused on fostering a supportive environment for both students and faculty, as well as addressing the challenges that lie ahead.

CIT Rector, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoğlu, inaugurated the meeting with a message of welcome for incoming freshman students, setting an optimistic tone for the academic journey ahead. CIT President, Prof. Ramiz Zekaj, emphasized the importance of active faculty engagement, noting that collaborative efforts are crucial to creating a vibrant educational atmosphere for all.

These discussions underscore CIT’s commitment to continuously improving academic programs and student services, ensuring the university meets the evolving needs of both its students and the broader community.

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.