SHTYPI MILENIUM I RI < www.mileniumiri.al Á info@mileniumiri.al
PËRKOHSHMËRIA
E EKZISTENCËS JETËSORE
Qenia njerëzore shfaqet nga errësira në dritën e ekzistencës për një kohë të pacaktuar. Ndërmjet segmenteve jetësore frymon duke shpresuar për t’i dhënë kuptim ekzistencës nëpërmjet zbulimit të vetvetes.
Njohja e vetvetes shënon edhe pikën fillestare të kthesës, pikërisht në këtë moment arrin të zbulosh pafuqinë e qenies frymore njerëzore. Përballë asgjësë dhe gjithëçkasë qëndron hendeku i vdekësisë së qenies.
Të jesh i vetë-dijshëm për ekzistencën tënde si një frymorë i pakohë herë herë mund ta trazojë brendësinë për të zbuluar më shumë nga e panjohura përtejë ekzistencës jetësore tokësore. Por edhe ekzistencën si një frymorë duhet t’a jetosh pa e kompleksuar me mbimendimet rreth të panjohurës, edhe pse e panjohura gërvishë shpesh herë brendësinë e qenies kurioze njerëzore. Mënyra e vetme e jetesës që i mbetet mendjes së qenies njerëzore është balancimi i mendimeve ekzistenciale dhe kjo jo pa shkak, sepse e dimë fare mirë që jemi të paaftë për të llogaritur kohën e mbetur midis jetës dhe vdekjes.
Koha nuk na premton pafundësinë e saj në përkohshmërinë e ekzistencës tonë tokësore. Prandaj të veprosh pikërisht duke ndjekur ritmin e kohës është ajo që i bën të arritshme objektivat. Qëndrimi pa vepruar është një vrasës i heshtur i kohës në frymëkëmbimet e çasteve që ikin pa kthim.
Jeta është një mundësi, një mundësi për t’a shprehur ekzistencën përmes veprimit. Të jetosh do të thotë të jesh i vazhdueshëm në veprim. Të veprosh duke i vënë vetes një qëllim. Mënyra sesi secili individ zgjedh të veprojë për të lënë gjurmët diferencon ekzistencën e gjithsecilit.
Por ndërmjet mendimit për të ekzistuar dhe veprimit për t’ia dalë vallëzon shpresa e cila nuk mund të mbyllet lehtë në korniza idealizmash. Shpresa na shërben si një iluzion i një realiteti të pakapshëm për materien njerëzore në projektimin dhe vizualizimin e së ardhmes. Në këtë jetë tokësorë ku në secilën fazë të udhëtimit tonë hasim luhatje, shpresa shërben si një mekanizëm udhëheqës i brendshëm për të na mundësuar rezistencën dhe ndërtimin e narrativës së ekzistencës tonë. Shpresa është forca e shpirtit njerëzorë që ndikon në krijimin e objektivave, arritjeve duke mos e transformuar energjinë e materies në mendimin për të panjohurën që mund të ofrojë jeta. Ne frymojmë, ekzistojmë në një botë të cilën nuk e zgjodhëm por u zgjodhëm për të qenë pjesë e këtij segmenti kohorë, prandaj të jesh i përzgjedhur për të jetuar mbart në vetvetë një kuptim të fshehur të ekzistencës së veshur me shpresë.
Përgjatë jetës humbim njerëz të dashur, ndjejmë dhimbje, dëshpërohemi që nuk janë më pjesë e segmenteve tona jetësore.
Pikërisht në këto momente të vështira duhet t’i rikujtojmë vetvetes se asnjë qenie njerëzore nuk ka arritur të ekzistojë përtejë afatit të paracaktuar. Të jemi koshientë me jetët që ndërlidhen me jetët tona. Të jemi njerëzorë dhe t’i pranojmë ndjesitë njerëzore. T’i japim kohë vetes për dhimbjet të cilat mund të kenë depërtuar thellësisht në shpirt, por edhe të besojmë që asnjë frymë njerëzorë nuk është përjetësisht rezistente në këtë ekzistencë tokësore.
Mbani në shpirt ato që ju dëshën dhe i deshët përtej jetes. Dhe së fundmi, të mos harrojmë që jemi përzgjedhur për të jetuar për një afat të pacaktuar. Ta shohim jetën në spektrin e një misioni që na është ofruar jo pa qëllim.
Jeta është një mundësi, një mundësi për t’a shprehur ekzistencën përmes veprimit
“
Pitet e GJYSHES” Intervistë me
FAHRIJE ADEMI
- Fahrie si fillim ju falënderojmë që jeni bërë pjesë e revistës Familja me një intervistë rreth jush dhe angazhimit tuaj! Është kënaqësi e veçantë të ju
Unë jam Fahrije Ademi, jetoj në Prishtinë. Jam 51 vjeçe. Prindërit e mi janë nga qyteti i Pejës, unë jam martuar në Podujevë. Kam katër fëmijë dy vajza dhe dy djem, bashkëshorti po bëhen 3 vite që kur ka ndërruar jetë. Që me vdekjen e bashkëshortit kam filluar të angazhohem . Vitet e para të punës, për shkak të ngarkesës emocionale por edhe për shkak se fëmijët i kisha më të vegjël dhe donin më shumë përkujdesje, nuk jam përkushtuar shumë në punën e gatimit, por elhamdulilah po bëhet një vit që kur kam filluar me pas më shumë përkushtim dhe përkujdesje për punën e cila po ecën
- Si është e organizuar një ditë e juaja në përgjithësi duke qenë se përveç punës ndani kohë edhe për familjen tuaj? Si i menaxhoni angazhimet tuaja në mënyrë që të jeni
Pas faljes së namazit të sabahut unë nuk nuk fle më, domethënë e filloj ditën shumë herët. Bëj gati si fillim të gjitha porositë e mëngjesit dhe pasi i përcjell
për shpërndarje filloj dhe përgatis mëngjesin për vete dhe fëmijët e mi. Pasi e konsumojmë mëngjesin secili angazhohet me përgjegjësitë e veta ditore, unë nga ana tjetër filloj që të përgatis porositë që kam për të dorzuar deri në drekë. Pasi mbaroj me të gjitha porositë, filloj që të përgatitem për të nesërmen, gjërat që më duhen i lë gati sepse dua që çdo porosi konsumatorëve të iu arrijë në kohë. Mundohem të jem shumë e përpiktë me orarin. Pjesën e mbasditës vonë e kam të rezervuar për familjen time ku kalojmë kohë me njëri-tjetrin, shëtisim, dalim me fëmijët në vende të ndryshme dhe kalojm gjithmonë kohë të mirë dhe produktive së bashku.
- Pse keni zgjedhur gatimi për tu angazhuar, kryesisht atë tradicional?
Në fakt është e rëndësishme që çdo njeri të fokusohet dhe të punojë në fushën që është më i aftë, secili duhet të bëjë atë punë që di ta bëjë më së miri. Nisur nga kjo, në atë periudhë që kam filluar të merrem me gatimin kam qenë e vetëdijëshme që kjo është puna që mund të bëj më së miri edhe pse ka lindur si nevojë angazhimi im me gatimin, njëkohësisht ka
qenë edhe hobi im që e kam pasë që e re. Them ka lindur si nevojë sepse pas vdekjes së bashkëshortit e kam ndjerë që duhet të jem mbështetje për fëmijët e mi përveç anës morale dhe fizike edhe nga ana materiale.
-Na flisni më tepër për “Pitet e Gjyshes”.
Po e filloj me emrin e biznesit i cili ka ardhë si ide krejtë natyrale, kam dashtë që të jetë një emër me kuptim dhe që ngelet. Kur kam filluar të merrem me gatimet, kohë e cila konsiston edhe me vdekjen e bashkëshortit, vajzës time të madhe i lindë një vajzë e cila na solli shumë lumturi në familje patjetër, dhe unë vendosa që biznesi që sapo kisha filluar ta zhvilloja të kishte emrin “Pitet e Gjyshes”. Unë nuk kam marrë ndonjë kurs të caktuar për gatimin e ushqimeve tradicionale por çdo gjë e kam mësuar nga nëna dhe gjyshja që e vogël dhe vazhdoj të ruaj të njëjtën linjë dhe metodë gatimi dhe tek “Pitet e Gjyshes”. Ky biznes i vogël në vetvete ka edhe një vlerë të madhe sa i përket ripërtëritjes dhe ruajtjes së një elementi tradicional shqiptar i kulturës tonë siç është edhe ushqimi. Aktualisht punoj në ambientet e shtëpisë time, inshallah në të ardhmen pse jo mos të kemi edhe një vend të përshtatshëm për të gjithë klientët që duan të konsumojnë një vakt në ambientet e “Pitet e Gjyshes”. Në këtë inciativë mbështetje shumë e madhe për mua kanë qenë vellezrit e mi pa të cilët nuk do të kisha bërë dot asgjë, por edhe motrat. I falenderoj shumë për mbështetjen dhe suportin
që më kanë dhënë. Ndërsa për ambalazhin e ushqimeve dua ta falenderoj Mileniumin e Ri që më ka ndihmuar dhe vazhdon të më ndihmojë me kutitë dhe paketimet e ndryshme që më duhen, duke më hequr merakun e paketimit të ushqimit për klientët. Unë gatuaj e vetme në këtë biznes dhe shyqyr Zotit deri tani kam arritur të mbaroj në kohën e duhur çdo porosi, por gjithashtu kam mbështetje fëmijët e mi të cilët më kanë ndihmuar në shpërndarjen e porosive por edhe sa i përket marketingut dhe menaxhimit të rrjeteve sociale.
-Cilat janë gatimet që kërkohen më shumë nga konsumatorët?
Disa nga ushqimet më të kërkuara mund të përmend; flia, krepat, pitet e misrit të cilat i gatuaj me spinaq, me lakra dhe presh, llokumet e ndryshme, petullat, pitet nga të gjitha llojet etj. Të gjitha gatimet që rëndita më sipër përgatiten që nga fillimi nga unë duke mos shtuar përbërës të gatshëm si për shembull petat e blera. Të gjitha i përgatis vet dhe kujdesem që cilësia dhe pastërtia në gatim të jetë maksimal, besoj kjo i ka bërë të pëlqyeshme dhe të besueshme gatimet e “Pitet e Gjyshes”.
-Si praktikante e besimit Islam sa dhe si ka ndikuar feja në jetën tuaj? A ju ka ndihmuar në rrugëtimin tuaj dhe a ka pasur momente që mund të ju ketë penalizuar shfaqja juaj si besimtare muslimane?
Feja islame jo vetëm në aspektin e punës por edhe në aspektin personal është një indikatorë që të mbushë më
forcë dhe vullnet për të ecë përpara. Pa këtë element unë personalisht shumë sfidave nuk do të i kisha bërë ballë dot. Nga ana tjetër më duhet ta pranoj që në publik nuk është se shikohemi si gjitha gratë e tjera, patjetër ka një lloj paragjykimi karshi vajzave dhe grave të mbuluara. Këtë gjë e kam vënë re edhe në punë, shumë mund të habiten që një grua me shami angazhohet në një biznes të tillë, por duke pas sa më shumë shembuj të tillë besoj që edhe paragjykimet do të zbehen me kalimin e kohës. Nuk themi që do të zhduken plotësisht sepse ka shumë mungesë informacioni dhe
keqinformime, por duhet të përshtatemi dhe të jetojmë në këtë realitet duke dhënë shembullin tonë të mirë.
- Mund të ndani me lexuesit sfidat që keni kaluar përgjatë zhvillimit të biznesit tuaj dhe mënyrën si i keni përballur?
Fillimi ka qenë i vështirë, sfidë në vetvete mungesa e bashkëshortit tim padiskutim, por elhamdulilah me forcën që më ka dhënë Zoti dhe me përkrahjen e familjarëve siç e kam theksuar edhe më lartë kam arritë ta marrë veten dhe të përqëndrohem tek puna. Nga kjo jam e lumtur unë edhe fëmijët e mi të cilët
më shohin që po merrem me diçka dhe kam motiv për të vazhduar përpara. Një tjetër sfidë ka qenë patjetër fillimi i çdo gjëje nga zero, kursimet e fëmijëve kemi përdorur për të filluar diçka, por mbështetja e vëllezërve më ka ndimuar shumë.
Ia kemi dalë çdo ditë e më shumë të rrisim punën dhe përkushtimin elhamdulilah! Duhet në çdo gjë që ndërmerr shumë punë dhe shumë vullnet, përkrahje nga të afërmit dhe do shikoni që gjërat ndryshojnë, mund të bëhen më të arritshme.
- Jemi në prag Ramazani dhe donim të dinim nëse do të mund ta kemi “Pitet e Gjyshes” në iftaret dhe syfyret tona?
Patjetër që po, Ramazanin e kaluar për shkak se puna nuk kishte arritur akoma suksesin që ka sot nuk është se kemi mundësuar porosi për iftare apo syfyre edhe unë kam qenë me disa probleme shëndetësore, por ka një vit që puna jonë është konsoliduar dhe ecën shumë me profesionalizëm kështu që inshallah gjatë këtij Ramazani do të jemi në sofrat e të gjithëve besimtarëve musliman që duan të konsumojnë ushqimet tona tradicionale me shije të veçantë.
-Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit e revistës “Familja?
Mesazhi im është i thjeshtë; qëndroni të fortë ndaj sfidave, kërkoni mbështetje tek njerëzit që
ju duan, bëhuni edhe ju mbështetje për ta dhe çdo gjë do jetë më e bukur. I ftoj gjithashtu, të gjithë lexuesit që të provojnë shijen e veçantë të ushqimeve tona tradicionale duke i shtuar sofrave të tyre kënaqësi dhe bashkim familjar, por pse jo edhe kthim në kohë.
-Duke ju falenderuar shumë për kohën, përgjigjet dhe angazhimin tuaj në këtë intervistë, ju urojmë edhe shumë suksese dhe bereqet në vazhdim!
Ju falenderoj edhe unë për intervistën dhe hapsirën, ishte një kënaqësi e vërtetë biseda dhe koha e ndarë me ju dhe lexuesit!
qëndroni të fortë ndaj sfidave, kërkoni mbështetje tek njerëzit që ju duan, bëhuni edhe ju mbështetje për ta dhe çdo gjë do jetë më e bukur
SI TË PËRGATITEMI PËR PRITJEN E MUAJIT TË RAMAZANIT
» Nga Redaksia
PASTRIMI I ZEMRËS
Mënyra se si shumica e muslimanëve në mbarë botën përgatiten për Ramazanin është duke bërë blerje para fillimit të Ramazanit. Por shumica prej nesh nuk mendon shumë për Ramazanin paraprakisht. Kjo është e kundërta e asaj që vepruan sahabët e Muhamedit s.a.v.s. Në fakt, përmendet se sahabët do t’i luteshin Allahut gjashtë muaj më parë që t’u jepte jetë e mundësi për të arritur Ramazanin e ardhshëm dhe gjashtë muaj pas çdo Ramazani ata do t’i luteshin Allahut që t’ua pranonte agjërimin dhe ibadetet. Kjo sugjeron dhe tregon se sahabët nuk i kuptonin vetëm bazat e Ramazanit, që do të ishte fakti që ne nuk hamë nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe fakti që falim namaze të caktuara, por shumë më tepër se kaq. Ata e kuptuan shpirtin, thellësinë dhe thelbin e muajit të Ramazanit dhe të agjërimit. Ekziston një hadith që na paralajmëron se shumë njerëz që agjërojnë nuk do të fitojnë asgjë nga ai agjërim përveç urisë dhe etjes. Imagjinoni të agjëroni për orë të gjata, të jeni të uritur dhe të etur, por gjithçka që merrni në fund është uria dhe etja! Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?
Kjo do të thotë se kur agjërojmë, mund të agjërojmë duke mos ngrënë apo pirë, por ne i shpërfillim gjërat e tjera që ekzistojnë, përkatësisht elementet e tjera të agjërimit, më të rëndësishme se uria dhe etja.
Zakonisht kur vjen pranvera fillojmë përgatitjet, fillojmë të rregullojmë kopshtin, shtëpinë, ndoshta disa bëjnë pastrim të përgjithshëm, lyejnë muret etj. Për muajin e Ramazanit, ne fillojmë të rregullojmë zemrat tona, sepse kemi nevojë për një zemër të pastër. Pejgamberi s.a.v.s., ka thënë: Në trupin e njeriut është një organ, i cili kur është i mirë, i gjithë trupi është i mirë dhe kur është i prishur, i gjithë trupi është i prishur, ai organ është zemra.” (Muttefekun alejhi)
Sepse kur ne mëkatojmë shumë dhe nuk i kërkojmë falje Allahut, është si të ndërtojmë një mur, tullë mbi tullë, dhe çdo mëkat që bëjmë
është si një tullë dhe ndërton një pengesë mes nesh dhe Allahut.
KËRKIMI I FALJES
E vetmja gjë që i heq këto tulla është kur Allahu na jep faljen e Tij. Ne duhet të lutemi për atë falje dhe të kemi një qëllim të sinqertë që të mos e bëjmë më atë mëkat. Por, edhe nëse e bëjmë përsëri atë mëkat, sepse asnjëri prej nesh nuk është i përsosur, ne duhet të ripërtërijmë nijetin tonë dhe të kërkojmë falje përsëri nga Allahu. Natyrisht, është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk duhet të na inkurajojë që të mos e marrim seriozisht pendimin tonë dhe ta përsërisim me vetëdije, qëllimisht dhe në mënyrë joserioze mëkatin.
Shejtani pëshpërit gjatë gjithë kohës. Dhe Allahu e përshkruan shejtanin si armik të betuar për ne dhe na kërkon që ta marrim atë si armik. Shejtani do t’ju pëshpëritë dëshirës tuaj, do t’ju inkurajojë të bëni keq dhe të qëndroni larg të bërit mirë dhe të mos përgatiteni për Ramazan.
Ne duhet të jemi të sigurt
për të kuptuar se kërkesa jonë për falje nga Allahu kërcënohet nga shejtani, i cili do të përpiqet të bëjë të bukur dhe të drejtë atë që është e shëmtuar që ne bëjmë, kur në fakt nuk është as e bukur dhe as e drejtë. Gjuha është arma më e madhe që kemi. Mund ta përdorim për të dëmtuar njerëzit, p.sh. përgojimi, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shmangim atë në çka na thotë Kurani: “Mjerë çdo përgojues-tallës...” (ElHumeze, 1.)
Një nga gjërat më të mëdha dhe më të shëmtuara që bëjmë me gjuhën është të flasim për njerëzit e tjerë në mënyra që i lëndojnë ata. Ne duhet të përmbahemi prej tij, por edhe nëse bëjmë një gabim, pendohemi dhe jemi të vetëdijshëm se Allahu i Plotfuqishëm do të na falë.
AGJËRIMI
NË MUAJIN SHABAN
Muaji Shaban është muaji ndërmjet muajit Rexheb dhe muajit Ramazan. Ka shumë ditë të mbarë në të cilat Allahu i Madhëruar e nderon ymetin e Pejgamberit të Tij a.s. Na është premtuar shpërblim i madh për çdo vepër të mirë, qoftë edhe e vogël, si për heqjen e një pengese nga rruga që i pengon të tjerët. Përveç agjërimit në muajin e Ramazanit, Pejgamberi ynë s.a.v.s., agjëroi më së shumti në muajin Shaban, në muajin e mëshirës, dashurisë dhe faljes së veçantë të Zotit, siç dëshmohet nga hadithi i transmetuar nga Usame bin Zejdi r.a., në të cilin thuhet: “O Pejgamber i Zotit, nuk shoh që të agjërosh në ndonjë muaj tjetër aq sa agjëron në muajin Shaban. Pse është kështu?” Ai u përgjigj: “Ky
muaj ndërmjet Rexhebit dhe Ramazanit është një muaj kaq i vlefshëm dhe njerëzit janë kaq të pakujdesshëm ndaj tij! Në këtë muaj i ngrihen veprat Zotit të botëve dhe unë dua që veprat e mia të ngrihen duke qenë me agjërim.” (Nesaiu) Me një rast kur e ka pyetur Enesi r.a., të Dërguari i Allahut s.a.v.s., se cili agjërim është më i vlefshëm pas Ramazanit, ai iu përgjigj se është agjërimi i muajit Shaban sepse ai paralajmëron ardhjen e Ramazanit.
VIZITONI MJEKUN
Një tjetër gjë për t’i shtuar listës suaj të përgatitjes për Ramazan është një vizitë te mjeku. Nëse keni ndonje shqetësim, diskutimi i tyre me mjekun tuaj dhe trajtimi i tyre paraprakisht do t’ju shpëtojë nga shumë telashe gjatë Ramazanit. Nëse keni një sëmundje të gjatë si kolesteroli, diabeti ose presioni i lartë i gjakut, atëherë duhet të vizitoni mjekun tuaj gjithsesi. Nëse tashmë jeni duke marrë mjekim, atëherë mjeku juaj do të jetë në gjendje t’ju këshillojë se si të rishikoni oraret për t’iu përshtatur ditës së agjërimit.
BËNI NJË
LISTË
TË LUTJEVE
Derisa je duke e përgatitur listën e lutjeve, është një tregues i qartë se çfarë qëllime je duke synuar për të arritur gjatë Ramazanit. Myslimanët anembanë botës kënaqen duke i bërë lutje Allahut të Plotfuqishëm. Prandaj, është mirë që gjithmonë t’i përpiloni këto lutje dhe t’i mësoni përmendësh përpara se të arrij muaji i shenjtë i Ramazanit.
NGA ALLAHU
» Florim Beqiri
NJË BOTË KU LIBRAT NUK JANË PRIORITET
Nçdo ditë e më shumë po zvetnohet, një nga shtëpizat e vogla të librit ka mbetur e heshtur tashmë për tri javë. Arsyeja është e trishtë: libërshitësi i moshuar, një nga fytyrat më të njohura për lexuesit e qytetit të Prishtinës, po përballet me sfida të rënda shëndetësore. Prej dekadash, ai ka qenë një figurë e palodhur që ushqente lidhjen mes qytetarëve dhe botës së librit, dhe tani ai po lufton për të rimarrë veten.
Kolegu ynë, një njeri i përkushtuar ndaj fjalës së shkruar, nuk ishte thjesht një shitës librash. Ai ishte
një urë mes lexuesve dhe titujve të rrallë, një njeri që nuk ndalej asnjëherë për të plotësuar kërkesat më specifike të klientëve të tij. Për më shumë se tri dekada, shtëpiza e tij e vogël ishte një pikë e sigurt për të gjithë ata që e ndienin aromën e letrës dhe fuqinë e dijes. Shërbimi i tij, megjithatë, shpesh kalonte pa vëmendjen dhe mirënjohjen që meritonte. Tani, në këto momente është e pamundur të mos mendojmë: si ia del ai me sfidat që e kanë goditur? Në një botë ku librat dhe ata që kujdesen për to nuk janë gjithmonë prioritet, kjo pyetje merr një
Ndërsa jemi në prag të zgjedhjeve, ndoshta është koha e duhur për reflektim. Çfarë bëjnë ata që kërkojnë të na udhëheqin për të mbështetur ruajtësit e kulturës dhe dijes? A ekziston një plan për t’i mbrojtur ata që, për vite me radhë, kanë punuar për të ruajtur shpirtin e leximit?
Shtëpizat e librit nuk janë thjesht vende shitjeje; ato janë pika ndërlidhëse të historisë, artit dhe kulturës. Të moshuarit që i kanë mbajtur gjallë këto institucione të vogla meritojnë më shumë se një falënderim në heshtje. Është koha që ne, qytetarët e këtij qyteti dhe ata që kërkojnë të na udhëheqin, të sigurojmë që puna dhe përkushtimi i tyre të mos
Në fund të fundit, një shoqëri që kujdeset për librin dhe ata që e mbrojnë atë, kujdeset për vetveten dhe të ardhmen e
Shtëpizat e librit nuk janë thjesht vende shitjeje; ato janë pika ndërlidhëse të historisë, artit dhe kulturës.
SHFRYTËZIMI I KOHËS
» Sead Ahmetaj
ÇFARË ËSHTË KOHA?
Të gjithë padyshim i dim ato fjalët e arta se koha rrjedh si uji, fluturon si harabeli nga duart tona dhe pse ne nuk mund të bëjmë asgjë. Meqenëse përtej të gjitha këtyre gjërave dëshira jonë më e madhe në jetë është të jemi të lumtur dhe të suksesshëm. Padyshim se duhet të kontrollojmë kohën tonë, i cili është faktori më i rëndësishëm që do të na çojë drejt lumturisë dhe suksesit. Nëse vazhdimisht e shtyjmë punën që do të bëjmë, duke pritur lumturinë dhe suksesin, do të jetë një ëndërr për ne. Një dijetar thotë: “Mësova dy fjali nga të mëdhenjtë e mi dhe ato më mjaftuan. E para se koha është një shpatë e tillë që nëse nuk e përdor në punë të mira, do të fillojë të të lëndojë duke bërë vepra të këqija. Së dyti duhesh të përdorsh shpirtin me një vepër të mirë.» Koha kalon shumë shpejtë. Nuk ka rëndësi se a kemi pasur një ditë të lumtur, të bukur, të trishtë apo të keqe. Thonë, një moment i mirë kalon shpejt, një moment i keq asnjëherë Një nga karakteristikat e rëndësishme të kohës është se pasi të ketë kaluar, pavarësisht atë që bëni apo keni bërë,
edhe sikur të vendosni të gjithë pasurinë tuaj apo të gjithë jetën tuaj nuk mund ta ktheni kurrë. Ashtu siç nuk mund ta kthejmë dot, nuk mund ta zëvendësojmë. E shihni dot se e vetmja vlerë që kemi dhe nuk vlerësohet kurrë është ‹koha›, e cila kalon kaq shpejt dhe është e pamundur të kthehet apo zëvendësohet me diçka tjetër.
A KENI MENDUAR SE
CILA ËSHTË VEPRA QË DO LËMË NË BOTË?
Shumica prej nesh e humbin kohën tonë, e cila është po aq e çmuar sa një thesar i madh. Kur vendosim kokën në jastëk dhe mendojmë për ditën që kaloi, pyesim veten se “Çfarë bëra dje?”
Kur i drejtojmë vetes këtë pyetje, marrim një përgjigje të dhimbshme, asgjë të vlefshme. Shumë probleme të pazgjidhura në vendet tona të punës, në familje etj.
ÇFARË PUNE TË MIRË KEMI BËRË?
Nuk do të pyetemi se sa kohë kalojmë në tokë, sa kohë jetojmë. Do të pyetemi se çfarë veprash të mira kemi bërë gjatë asaj kohe. Do të pyetemi se me çfarë e kalojmë kohën e lirë dhe si e kalojmë atë. Ne jemi neglizhentë, duke menduar se koha është e bollshme. “Nxitoni, disa gjëra duhen nxituar. A po presim që varfëria të na pengojë të bëjmë vepra të mira? A po presim për pasuri që do të shkaktojë rebelim dhe zemërim? A jemi duke pritur për sëmundje që do të shkatërrojnë fuqitë tona trupore? Po presim pleqërinë që merr mendjen dhe sjell çmenduri? A po presim vdekjen e papritur duke pritur për një shpëtimtar?
Shfrytëzo sa më shumë atë që mund të bësh duke bërë atë që mund të bësh. Përgatitu për sëmundjen tënde kur të jesh i shëndetshëm
dhe për vdekjen kur të jesh gjallë, sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër.” Thotë Profeti ynë i dashur. E kaluara ka ikur e ardhmja është ende në të padukshmen, nuk dihet. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, nëse do ta arrijmë apo jo. Por ne kemi një moment të tanishëm. Për këtë arsye, ne duhet ta kalojmë çdo moment në mënyrë të dobishme dhe të shëndetshme; Ne duhet të ndërmarrim hapat që do të çojnë drejt qëllimeve tona, suksesit dhe lumturisë. Njerëzit e suksesshëm mendojnë dhe zbulojnë se si do ta kalojnë çdo minutë dhe çdo sekondë të jetës së tyre, si të gjejnë dhe përdorin kohën për të arritur qëllimet dhe ëndrrat e tyre.
Për ta përdorur kohën tonë në mënyrë efikase, duhet të mendojmë të shkojmë më tej çdo ditë. Nëse ne përpiqemi ta bëjmë të sotmen tonë më të mirë se të djeshmen tonë dhe të nesërmen tonë më të mirë se të tashmen tonë, “Çdo dy ditë të barabarta me njëra-tjetrën njëra është e humbur”. Ne duhet të kemi një objektiv që e bën kohën tonë të vlefshme. Ne duhet të kemi një objektiv shumë të qartë, në të cilin vendosim datën në kornizën kohore që synojmë të arrijmë. Në një rast të tillë, ne përpiqemi të mos humbim as sekonda për ta arritur atë në një kohë të caktuar. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për mënyrën se si e kalojmë kohën tonë nën kontrollin tonë.
Na takon neve ta përdorim kohën në mënyrë produktive, të na çojë drejt qëllimeve dhe ëndrrave tona. Nuk e dimë sa kohë humbim. Ne nuk bëjmë një përpjekje të veçantë për ta përdorur kohën tonë në mënyrë më efikase. Për fat të keq, ne nuk kemi një strategji, një plan apo një program. Ka njerëz në të gjithë botën që e humbasin kohë e tyre. Në Amerikë, në sallat e minierës është instaluar një makinë e tillë që prenë monedha ari, që kjo makinë mbledh pluhurin e arit të shpërndarë si rezultat i fshirjes, në mënyrë që të fitohen miliona dollarë nga pluhuri i ari-t në vit. Pikërisht kështu, njerëzit që janë të
...koha
është një shpatë e tillë që nëse nuk e përdor në punë të mira, do të fillojë të të lëndojë duke
bërë vepra të këqija...
suksesshëm në jetë mund të bëjnë ndryshim duke shtuar sekondat, minutat dhe orët që të tjerët harxhojnë me këtë lloj makinerie, siç tha Ajnshtajni “Nëse një person punon në një temë për 15 minuta në ditë, pas një viti ai do të ketë një njohuri shumë serioze për atë temë. Nëse i njëjti person punon në një temë për 15 minuta çdo ditë, pesë vjet më vonë, ai do të bëhet një autoritet për këtë temë, ai arrinë në një pozicion për të thënë një fjalë.” Një person me një nivel mesatar inteligjence dhe një shpejtësi të moderuar leximi lexon rreth 20 faqe të një libri në një orë. Janë rreth 7000 faqe në vit, ose rreth 20-25 libra në vit. Sigurisht, një person që lexon shumë libra do të jetë i ndryshëm nga njerëzit e tjerë.
Vlerësoni kohën, veçanërisht herët në mëngjes. Për të kuptuar vlerën e një viti, në klasë, pyetni një student të ngelur në atë klasë. Për të vlerësuar vlerën e një muaji, pyesni një nënë që lindi një fëmijë para kohe. Për të vlerësuar një javë, pyet redaktorin e revistës javore. Për të vlerësuar një minutë,
pyet dikë që sapo ka humbur trenin. Për të kuptuar vlerën e një sekonde, pyesni një person që i ka shpëtuar për pak një aksidenti. Për të vlerësuar një milisekondë, pyesni një medalist të argjendtë olimpike. Vlerësoni momentin që keni. Ka gjëra që mund të bëjmë për t’i dhënë vlerë kohës tonë, për ta bërë atë më efikase. “Zogjtë e hershëm arrinë të marrin krimbin.” thonë.
Dielli nuk duhet të lindë
mbi ne në mëngjes. Kur shqyrtojmë jetën e biznesmenëve të vërtetë dhe shkencëtarëve të vërtetë që kanë arritur sukses, zbulojmë se ata njerëz zgjohen herët në mëngjes ndërsa të tjerët janë akoma shtrirë në krevatin e tyre të ngrohtë. E nisin ditën herët dhe shfrytëzojnë mirë orët e para të ditës, koha më e bukur, më e qetë dhe më produktive. Kur shikojmë turistët që vijnë në Kosovë nga Evropa, shohim se ndonjëherë dalin në orët e para të mëngjesit. Megjithatë, ne kur shkojmë në një destinacion pushimi, ngrihemi në orën 09:00 - 10:00 të mëngjesit, ose në mesditë dhe e nisim ditën
ashtu. Megjithatë, e kaluara jonë, si shoqëri, është plot me shembuj të panumërt në mënyrë që të vetdijësohemi për shfrytëzimin sa më të mirë të kohës në mëngjes duke u zgjuar herët.
Nga ku deri ku? Ai që zgjohet herët ka shumë furnizim. Ne duhet të planifikojmë ditën tonë. Victor Hugo thotë: “Ata që planifikojnë punën e ditës çdo mëngjes dhe e ndjekin atë, do të gjejnë një rrugë përmes labirintit të një dite të ngarkuar”. Rendisni detyrat që duhet të bëni sot, sipas rëndësisë përcaktoni se cila detyrë do t’ju marrë sa kohë. Ju nuk keni nevojë të bëni dallimin me zgjuarsi midis prioriteteve, shtyrjeve dhe gjërave të lira. Bërja e planeve ditore, javore, mujore, zbërthimi i gjërave që duhet të bëjmë në një periudhë të gjatë kohore, do të jenë të dobishme për sa i përket përdorimit të kohës në mënyrë efikase. Kur analizojmë 24 orët që kemi kaluar, vëmë re se nuk është e mundur të bëjmë të njëjtën gjë biologjikisht, fizikisht dhe shpirtërisht në 24 orë. Dale Carnegie thotë: “Zvarritja është një problem”. Sepse neglizhimi dhe vonesa e gjërave që janë të rëndësishme për ju dhe zhvillimin tuaj bëhen një pengesë që ju bllokon vazhdimisht rrugën. Kur nuk e kryeni një punë në kohë dhe ajo punë shtyhet për një kohë tjetër, ju duhet dy deri në tre herë më shumë kohë se sa do të duhej me parë, dhe kjo ju bën më të lodhur, më të rraskapitur. Duhet të qëndrojmë larg përbindëshave që brejnë dhe gllabërojnë kohën tonë. Televizioni dhe telefoni janë dy prej tyre. Sot, mesatarisht, kalohet rreth 30 deri në 40
orë në javë në televizor apo telefon. Thjeshtë na ngrinë trurin. Idetë dhe mendimet e paraqitura pranohen nga ne. Po humbasim aftësinë tonë për të menduar.
“Unë do të shikoj lajmet dhe do të shkoj në punë.” Mbarojnë lajmet, sheh një film, pasi të mbaroj filmi, fillon një talk show. Nuk e kuptojmë se si kalon koha. Fikja e televizorit në mbrëmje do të bëjë që shumë gjëra të ndryshojnë në jetën tuaj. Identifikoni kohën që mendoni se keni humbur dhe shfrytëzojeni mirë. Reduktonı bisedat e gjata të panevojshme në telefon në orët e vona. Një faktor i rëndësishëm që na vret kohën, edhe pse jo aq sa televizioni, janë bisedat telefonike.
Krijuesi u dha kohë të barabartë të gjithë njerëzve ndërsa ne nuk mund ta përshtatim një punë në një periudhë 24-orëshe. Kur shikojmë njerëzit që kanë arritur sukses, vëmë re se ata kanë zgjuarsi në shumë fusha dhe punë të ndryshme që duken të pamundura për tu bërë. Ose ka një problem në mënyren si ne e konceptojmë kohën ose ata e dinë shumë mirë se si ta përdorin atë. Kjo e fundit ka më shumë mundësi të jetë e saktë.
» Baki Shala
Zbulimet shkencore shpesh na mahnitin, por çfarë ndodh kur ato përputhen me mësimet që janë mbi 1400 vjet të vjetra? Kjo është historia e Dr. Robert Sam, një mikrobiolog amerikan që u konvertua në Islam pas një udhëtimi të papritur zbulimi. Kërkimi i tij filloi me kuriozitet rreth një hadithi të profetit Muhamed ﷺ, i cili i referohej pastrimit të objekteve të kontaminuara nga pështyma e një qeni. Ajo që ai gjeti jo vetëm që e mahniti atë, por e shtyu atë të pranonte Islamin si të vërtetën përfundimtare.
Ne shqyrtojmë historinë e tij dhe dëshmitë shkencore që mbështesin urtësinë e përjetshme të Profetit Muhamed ﷺ.
HADITHI QË NXITI
KËTË KËRKIM ZBULIMI
Dr. Robert Sam u zhvendos në Egjipt për punë, ku u miqësua me disa muslimanë. Një ditë u ngrit tema e qenve dhe miqtë e tij i shpjeguan se qentë nuk lejohen të mbahen si kafshë shtëpiake në Islam, sepse pështyma e tyre konsiderohet e papastër. Ata cituan një hadith: “Pastrimi i enës së njërit prej jush kur e lëpin qeni është larja e saj shtatë herë, herën e parë me dhe.” Një hadith tjetër thotë: “Nëse një qen lëpin enën e njërit prej jush, do ta lajë shtatë herë dhe do ta fërkojë me dhe për të tetën herë.”
Shkurt 2025
Këto mësime magjepsën
Dr. Sam. Ai nuk mund të mos pyeste veten: Pse ta lani një send shtatë herë nëse një qen e lëpin? Pse rekomandohet posaçërisht dheu për pastrim? A nuk do të mjaftonte vetëm uji? I vendosur për të gjetur arsyen, ai filloi një hetim shkencor.
EKSPERIMENTI:
TESTIMI I HADITHEVE
Nga kurioziteti i pastër, Dr. Sam për të provuar këto mësime. Së pari, ai kishte një qen që lëpiu një nga sendet e tij shtëpiake. Më pas e lau objektin tërësisht me ujë dhe sapun shtatë herë.
Ai ekzaminoi objektin nën mikroskop dhe u mahnit kur zbuloi se miliona baktere ishin ende të ngjitura pas tij. I hutuar, ai vendosi të përdorte metodën e përshkruar në hadith. Këtë herë ai e lau objektin shtatë herë, një herë me ujë të përzier me dhe. Kur e ekzaminoi sërish, mbeti i habitur: të gjitha gjurmët e baktereve ishin zhdukur.
Dr. Semi mbeti pa fjalë. Si mundi Profeti Muhamed ﷺ, i cili jetoi në shekullin e VII, të njihte një metodë kaq të saktë për eliminimin e baktereve - shumë kohë përpara se shkenca moderne të zbulonte mikroorganizmat?
NJË
PERSPEKTIVË
HISTORIKE: MIKROBET DHE SËMUNDJET
Ideja se mikrobet shkaktojnë sëmundje u zbulua vetëm në shekullin e 19-të nga shkencëtari francez Louis Pasteur. Hulumtimi i tij novator çoi në zhvillimin e metodave të tilla si pasterizimi për të vrarë bakteret e dëmshme.
Megjithatë, mbi një mijë vjet më parë, Profeti Muhamed ﷺ kishte dhënë të dhëna që tregonin ekzistencën e mikroorganizmave patogjenë dhe një metodë për eliminimin e tyre. Kjo ngriti interesimin për Dr. Sam i cili ngriti dy pyetje të rëndësishme: A ka baktere të dëmshme në pështymën e qenit? A ka toka veti antibakteriale siç sugjeron hadithi?
RREZIKU NË PËSHTYMËN E QENIT
Hulumtimet moderne tregojnë se pështyma e qenit përmban baktere dhe viruse të ndryshme, disa prej të cilave mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshme për njerëzit.
TËRBIMI
DHE SËMUNDJE TË TJERA
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tregon se deri në 99% të rasteve njerëzore të tërbimit mund të gjurmohen tek qentë. Tërbimi është një virus kërcënues për jetën që infekton sistemin nervor qendror dhe transmetohet përmes pështymës. Dhjetëra mijëra njerëz vdesin nga ajo çdo vit, ku 40% e viktimave janë fëmijë nën 15 vjeç.
Përveç kësaj, pështyma e qenit mund të transmetojë infeksione të tjera, duke përfshirë: Bakteret Capnocytophaga: Të lidhura me sepsën dhe meningjitin tek njerëzit. Salmonella dhe E. coli: Bakteret që shkaktojnë sëmundje gastrointestinale. Kjo dëshmi shkencore konfirmoi mençurinë pas mësimeve të Profetit Muhamed. Por çfarë ndodh me tokën (dheun)?
19 Shkurt 2025
VETITË E MREKULLUESHME
TË DHEUT
Në vitin 2018, shkencëtarët në Universitetin Rockefeller në Nju Jork bënë një zbulim novator. Ata analizuan mbi 2000 mostra dheu dhe zbuluan një familje të re antibiotikësh të quajtur malacidin. Këto komponime vranë bakteret e dëmshme, duke përfshirë ato rezistente ndaj antibiotikëve të zakonshëm.
Toka është e mbushur me miliona mikroorganizma që prodhojnë antibiotikë natyralë. Studiuesit arritën në përfundimin se vetitë e tokës mund të revolucionarizojnë luftën kundër baktereve rezistente ndaj ilaçeve.
Ky rezultat është në përputhje me hadithin e Profetit Muhamed ﷺ, i cili rekomandon përdorimin e tokës për pastrim. Ndërsa shkenca është ende duke eksploruar potencialin e plotë të tokës, Islami vuri në dukje efektivitetin e saj shekuj më parë.
PIKA E KTHESËS: KONVERTIMI I DR. SAM
Për Dr. Sam, këto zbulime ishin asgjë më pak se mrekulli. Ai e kuptoi se Profeti Muhamed ﷺ nuk mund t’i kishte mësuar këto detaje vetëm përmes njohurive njerëzore. Ky kuptim e bëri atë të besonte se Profeti Muhamed ishte vërtet një i dërguar i Allahut dhe Islami ishte e vërteta.
Ai e pranoi Islamin dhe lexoi Shehadetin: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.”
FENOMENI “ SEPHORA KIDS ” DHE SHPËRDORIMI
» Nada Dosti
Në një botë konsumerizmi, ku nga njëra anë bota e industrisë së vetëzhvillimit na nxit që të fitojmë sa më shumë para, të shtojmë të ardhurat tona dhe të synojmë të bëhemi milionerë, nga ana tjetër në rrjetet sociale përqindja me e madhe përmbajtjes është reklamuese dhe të shtyn me çdo kusht të blesh produktin që reklamohet qoftë ky produkt real, dixhital apo shërbim.
Shembull i tillë është skandali i radhës që ka të bëjë me “Trendin Sephora” duke i kthyer fëmijët e sotëm “të tërbuar” pas kujdesit të lëkurës.
“Sephora Kids” është një fenomen i përhapur online, që iu referohet vajzave të gjeneratës Alpha të cilat janë të apasionuara pas produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës. Një numër gjithnjë e më i madh adoleshentesh dhe fëmijësh po përdorin produkte të krijuara për të rriturit, nga kremrat kundër plakjes deri te rutinat e ndërlikuara prej 10 hapash, që, sipas dermatologëve, janë të panevojshme për moshën e tyre. Ky interes i hershëm ndaj kujdesit të lëkurës ka ngritur shqetësime serioze, veçanërisht pas raportimeve për dëmtime të lëkurës te disa fëmijë si pasojë e përdorimit të produkteve
Edhe pse çmimet shtrejtohen dhe krizat ekonomike thellohen, nuk duket se konsumimi dhe blerjet po ulen. Ndoshta për këtë do të duhet një analizë ekspertësh të fushës, por megjithatë mjafton një vëzhgim i kujdesshëm ndaj mbipopullimit në qendrat tregtare apo bar rastorantet apo shërbime të ngjashme.
Por si duhet të sillen muslimanët në një epokë të tillë të bombarduar vazhdimisht qoftë edhe nga përmbajtja me produkte të ashtuquajtura islame?
Me afrimin e muajit të Ramazanit, vërejmë së çdo vit e më shumë, edhe ky muaj i bekuar, i dedikuar ekskluzivisht ibadetit dhe pastrimit shpirtëror dhe përmisimit të karakterit është kthyer në një muaj ku muslimanët më së shumti konsumojnë dhe shpenzojnë, edhe pse në fakt duhej të ishte e kundërta. Do ishte interesante të bëheshin pyetësorë dhe të ndërtoheshin analiza e më pas studime rreth sa shpenzon një familje muslimane mesatarisht gjatë muajit Ramazan, duke filluar vetëm me dekorimet paraprake e më pas ato për Bajram, iftaret brenda ose jashtë shtëpie, për rroba si dhe për pushime
Bajrami (veçanërisht në vende islame ku pushimet zyrtare të Bajramit zgjasin mesatarisht tre ditë).
Shpenzimi i tepërt, konsumerizmi dhe rënia në lluks edhe pse në pamje të parë mund të duken shumë realiteve, dikush mund të pretendojë se shpenzon vetëm për të domosdoshmen dhe dikush tjetër mund ta gënjejë veten se nuk shpërdoron, e megjithatë etalon matës në jetën tonë kemi Kuranin. Libër i cili është shërim për çdo gjë, mund të jetë burim shërimi për konsumerizmin si dhe për shopoholic (varësi nga blerjet dhe bindja se të shpenzuarit për veten e bëjnë të lumtur individin vetëm duke arritur në përfundimin se asnjë blerje nuk e bën të lumtur dhe nuk e përmbush, duke rënë kështu në një rreth vicion prej të cilit e ka të vështirë të dalë).
Si fillim, konsumerizmi në Kuran është një fenomen që kritikohet dhe cilësohet si diçka e përkohshme që nuk duhet të tërheqë vëmendjen dhe përqëndrimin tonë. “Juve ju preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)! Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).” (Tekathur 1-2)
Më pas konsumerizmi asociohet me shpenzimin e tepërt dhe cilësohet si diçka që të privon nga dashuria e Zotit: “Hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë. (Araf 31). Nga ana tjetër shpërdorimi cilësohet si një veprim që jo vetëm të largon nga dashuria e Zotit por të afron me shejtanin: “Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij” (Isra 26-27)
Ibn Kethiri për këtë ajet ka thënë: Kur Allahu urdhëroi shpenzimin, e ndaloi shpenzimin e tepërt; por shpenzimi duhet të jetë i moderuar, siç thotë Allahu xh.sh në një tjëtër sure “Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” (Furkan 67).
Kur djalli karakterizohet me cilësinë e “përbuzësit” na bën të kuptojmë se sa më shumë të shpenzojmë dhe konsumojmë aq më pak të vetëdijshëm dhe mirënjohës jemi për atë çka kemi dhe aq më shumë mosmirënjohës dhe përbuzës të mirësive (nimeteve) që na ka dhënë Zoti do të bëhemi.
E si mund të përkufizojmë “shpërdorimin” bazuar në shpjegimet e dijetarëve të tefsirit? Ibn Mesudi ka thënë: Shpërdorim është shpenzim
Nëse dikush shpenzon aq sa është normale dhe e pranueshme për kushtet në të cilat ndodhet atëherë
nuk quhet
shpërdorim
i papërshtatshëm. Këtë e ka thënë edhe Ibn ‘Abasi. Ndërsa Muxhahidi e ka përkufizuar kështu: Nëse njeriu e shpenzon tërë pasurinë e tij në mënyrë të duhur, atëherë ky shpenzim nuk është i kotë, por nëse shpenzon një sasi të vogël në mënyrë të papërshtatshme, atëherë ky shpenzim është i kotë dhe hyn tek shpërdorimi.
Ndërsa Katade ka sjellur një tjetër qasje: Shpërdorim është shpenzimi i pasurisë në vepra të mosbindjes ndaj Allahut xh.sh. Njëherë dijetari i madh shejh Uthejmini është pyetur se çfarë quhet ekstravagancë, lluks dhe shpërdorim i tepërt dhe si mund të ruhet dikush nga mosrënia në këtë lloj fenomeni. Shejhu është përgjigjur se “shpërdorimi” nuk ka të bëjë me veprimin në vetvete por me personin dhe kushtet e tij. Ai më pas ka kategorizuar njerëzit sipas nivelit të tyre të pasurisë, pra: i pasur, i mesëm dhe i varfër. Nëse dikush shpenzon aq sa është normale dhe e pranueshme për kushtet në të cilat ndodhet atëherë nuk quhet shpërdorim. Përshembull një i varfër që dëshironë të shpenzojë sa një i pasur apo sa një mesatër edhe pse ka përgjegjësi dhe përparësi të tjera, atëherë është shpërdorim. Apo nësë një person i nivelit mesatar dëshiron të shpenzojë sa një i pasur përsëri quhet shpërdorim. Si përfundim, edhe pse çështja e shpërdorimit duket si një çështje shumë relative thellë thellë secili prej nesh i bën disa llogari në bazë të kushteve dhe rrethanave të veta, dhe i mjafton fitrah (natyrshmëria) dhe ndërgjegjia e tij për të përcaktuar nëse po shpërdoron ose jo.
Shkurt 2025
Kurani i drejtohet mendjes
» Ajni Sinani
Bota e Anës hebreje: Gruaja muslimane është gruaja më e pastër në tokë.
Dijetari Robert Gaelam, udhë-heqësi i hebrenjve në Institutin Albert Einstein, specialist i Obstetrikologjisë, shpalli Islamin e tij pasi njohu të vërtetën shkencore dhe mrekullinë e Kuranit në arsyen pse gratë u divorcuan për tre muaj.
Ku shkenca moderne i ka befasuar të gjithë me një surprizë shkencore që quhet (Men’s water fingerprint) ku lëngu mashkullor i një burri ka 62 proteina, ndryshon nga një mashkull tek tjetri si diference gjurme gishti, që është një kod i veçantë për secilin mashkull dhe trupi i një gruaje mban (një kompjuter) ruan një kod prej të cilëve ajo shoqëron meshkujt, kështu
që nëse martohesh me një burrë tjetër menjëherë pas divorcit ose ke më shumë se një burrë, është sikur një virus të ketë hyrë në këtë kompjuter, dhe e infekton atë me gliche dhe sëmundje keqdashëse.
Është vërtetuar shkencërisht se periudha e parë pas divorcit heq 32% deri 35% dhe periudha e dytë heq 67% deri 72% nga gjurma e gishtit të burrit dhe periudha e tretë heq 99-ën. 9% e gjurmës së gishtit të një burri dhe mitra pastrohet nga shenjat e mëparshme të gishtërinjve dhe përgatiten të marrin një teh të ri të gjurmës së gishtit pa e dëmtuar atë.
Prandaj prostitucioni dhe praktikat e tradhtisë rezultojnë në sëmundje vdekjeprurëse si rezultat i përzierjes së lëngjeve të spermës në mitër.
Sa për shumë vejusha, duhet më shumë kohë për të deshifruar kodin, pasi hidhërimi e dëshmon shtypjen e tij më të fortë, dhe duhet fati
për të cilin Allahu i Madhëruar ka folur (katër muaj e njëzet) për të hequr impjantin e ujit të një njeriu përgjithmonë.
Dhe ky fakt e shtyu botën Aljanna të hetojë në lagjen muslimane afrikane në Amerikë, tregon se të gjitha gratë mbajnë vetëm shenjat e gishtave të burrave të tyre. Hetimet shkencore në një lagje tjetër të grave amerikane të çliruara zbuluan se kishin shenja të shumta gishtërinjsh që varionin nga dy deri në tre.
E vërteta ishte mahnitëse për botën kur ai bëri teste tek gruaja e tij për të gjetur se ajo kishte tre shenja gishtërinjsh që do të thotë se ajo po e tradhtonte atë
Ai shkoi deri në kufi për të zbuluar se vetëm një nga tre djemtë ishte i tij.
Rrjedhimisht, jam i bindur se Islami është feja e vetme që garanton imunitetin e gruas, kohezionin e shoqërisë dhe se gruaja muslimane është gruaja më e pastër në tokë.
A TË FLE TE NONA SOT?
» Përktheu Elona Caslli
Oma, a të fle te nona sot?”
Këtë fjali dëgjova sot në mëngjes në autobus.
Kur ktheva kokën për të parë vogëlushen, që më ktheu në të shkuarën me një fjali të vetme, nuk pashë askënd. Ishte larguar.
Sa shpejt kaloi koha dhe na bëri të rritur me përparësi të mërzitshme?
Luftojmë çdo ditë për diçka që nuk e dimë nëse e duam me të vërtetë ose jo. Shtëpia e nonës është gjithçka që i duhet kujtdo për të qenë i lumtur.
Shtëpia e nonës është vendi ku akrepat e orës marrin pushimet bashkë me ne dhe minutat kalojnë pa nxitim.
Shtëpia e nonës është vendi ku një pjatë me makarona dhe buka e bërë vetë të shijojnë si askund tjetër.
Shtëpia e nonës është vendi ku një pasdite e pafajshme mund të zgjasë sa përjetësia mbushur plot me shaka dhe fantazi.
Shtëpia e nonës është vendi ku dollapët fshehin veshje antike dhe objekte plot mister.
Shtëpia e nonës është vendi ku kutitë e mbyllura shndërrohen në valixhe me thesare të fshehura që rrallëherë janë thesare, por krijohen si të tilla brenda një çasti.
Shtëpia e nonës është vendi ku mund të bësh gjithçka në mënyrë të mistershme, magjike dhe pa kokëçarje.
Shtëpia e nonës është vendi ku gjejmë copëza të fëmijërisë të prindërve tanë dhe fillimin e jetës sonë.
... nga të gjitha gjërat e botës, do të kërkoja vetëm një gjë;
“A të fle te nona sot?”
Ky luks nuk më përket më dhe për fat të keq do të jetojë vetëm në kujtimet e mia. Megjithatë, nëse do të kërkoja diçka tani, nga të gjitha gjërat e botës, do të kërkoja vetëm një gjë; “A të fle te nona sot?”
Burimi: La vita di una donna.
RËNDËSIA E TË VEPRUARIT NË ISLAM
» Nga Redaksia
Parimi i zgjidhjes së problemeve shoqërore, siç shihet në metodën e Profetit, është veprimi ose puna. Rruga e Profetit jo vetëm që ka nxitur diturinë, por gjithashtu ka theksuar se dituria është e pandashme nga vepra. Suksesi dhe mençuria në arritjen e administrimit në Tokë mund të arrihen vetëm nëpërmjet veprimit. Nuk ka asnjë masë tjetër suksesi apo dështimi për njerëzimin përveç përpjekjeve, mundimeve dhe sakrificave të tyre, të shoqëruara me intelektin, mirëkuptimin dhe diturinë.
Prandaj, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) na inkurajoi që të veprojmë sipas asaj që dimë. Ai (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) i edukoi sahabët e tij të respektuar që të pastrojnë shpirtrat e tyre, të ndërtojnë identitetet e tyre dhe të marrin përgjegjësitë e tyre fetare dhe të kësaj bote, duke u treguar atyre rrugën për ta arritur këtë.
I Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) nuk u mjaftua vetëm me promovimin e adhurimit të jashtëm; përkundrazi, ai gjithashtu, me mjete të ndryshme, i trajnoi sahabët e tij që të zotëronin tipare
fisnike të karakterit. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e prezantoi moralin krahas adhurimit dhe besimit në të njëjtën kohë, sepse marrëdhënia midis moralit dhe besimit është e shprehur qartë në Librin e Zotit.
Duke qenë se veprimi është një nga elementët thelbësorë për zhvillimin e dynjasë dhe të ahiretit, dhe është i domosdoshëm për jetën, duke qenë i
domosdoshëm për vazhdimësinë e llojit dhe në përputhje me natyrën njerëzore, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) vendosi një sistem të veçantë për të dhe lidhi veprimet me qëllimet. Në të vërtetë, drejtësia ose prishja e një veprimi përcaktohet nga drejtësia ose prishja e qëllimit që qëndron pas tij. Ai tha: “Veprat gjykohen nga qëllimet dhe secili do të ketë atë që ka synuar.”1
Për të siguruar barazinë
e mundësive, e cila konsiderohet si tregues i drejtësisë sociale, Profeti Muhamed a.s e bëri punën (veprimin) një të drejtë që shteti duhet ta sigurojë për çdo individ. Nuk lejohet që shteti ta neglizhojë këtë detyrë të rëndësishme shoqërore. Shteti duhet ta përmbushë këtë detyrë për të siguruar që energjitë e individëve të mos shpërdorohen, aktivitetet e tyre të vazhdojnë dhe shoqëria të mos i privojë individët nga përpjekjet dhe
aftësitë e tyre.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) do të ndihmonte gjithmonë për të siguruar punësim për ata që ishin pa punë. Në të vërtetë, i Dërguari i Zotit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka vendosur se: “Asnjë individ nuk duhet të ketë asnjë privilegj në punësim bazuar në pasurinë e tij, pasurinë e familjes ose ndikimin e tij. Mundësitë e punësimit duhet t’i vihen
në dispozicion secilit sipas aftësive, forcës dhe aftësive të tyre. Prandaj, shteti duhet të zgjedhë nga radhët e qytetarëve individët më të përshtatshëm dhe më të aftë për të përmbushur detyrat e tij.
Lidhur me këtë, Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush i është besuar udhëheqja e muslimanëve dhe emëron dikë tjetër nga më i përshtatshmi në mesin e tyre, me të vërtetë ka tradhtuar Zotin dhe të Dërguarin e Tij a.s.2 Prandaj, është e nevojshme t’i përmbahemi parimit të ekspertizës dhe të mos largohemi prej tij në përzgjedhjen e personit më të përshtatshëm dhe më kompetent për çdo pozicion sipas natyrës së tij.
1 Bukhari, 1/30.
2 Sunan al-Bayhaqi, 10/118.
Nuk ka asnjë masë tjetër suksesi apo dështimi për njerëzimin përveç përpjekjeve, mundimeve dhe sakrificave
EDHE NJË TJETËR SHQIPTARE E SUKSESSHME NË DIASPORË
Lavdi Ahmedi është një shkencëtare shqiptare, e lindur më 4 prill 2000 në Damask, Siri, e cila ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në fushën e biologjisë dhe gjenetikës. Pas përfundimit të studimeve të saj universitare dhe Masterit të Shkencave (M.Sc.) në Biologji në Universitetin e Göttingen-it nën programin e institutit shkencorë Max Planck në Gjermani, një nga institucionet më prestigjioze në Evropë, ajo vazhdoi të shquhej në kërkimin shkencor.
Lavdije Ahmedi filloi doktoraturën në Epigjenetikë dhe Biologji Molekulare në Institutin Max Planck, një nga qendrat më të njohura në botë për kërkime biologjike. Gjatë karrierës së saj akademike, ajo ka kontribuar në studimin e mekanizmave molekularë dhe gjenetikë që ndikojnë zhvillimin dhe funksionimin qelizor, dhe studimin e agregateve proteinike në ovocitet e miut, e duke ofruar njohuri që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në shkencën moderne, përfshirë mjekësinë dhe bioteknologjinë.
Historia e saj shërben si frymëzim për shqiptarët dhe komunitetin global, duke treguar përkushtimin dhe arritjet e një gruaje të re që tejkaloi kufijtë kulturorë dhe gjeografikë për t’u bërë pjesë e elitës shkencore ndërkombëtare.
Shkurt 2025
» B. Shala
DHURATË NGA KUSH ËSHTË JETA E NJERIUT
» Dr. Faruk Borova
Ja vjen një ditë dhe në familje lind një fëmijë, Janë të dy prindërit që marrin urimet për atë fëmijë, Rritet çdo ditë ky fëmijë dhe vjen dita që edhe ai martohet Dhe bëhet edhe ai si bashkëshort dhe prind i lumtur!
Procesi i lindjes së fëmijës nga prindërit është një cikël normal, Cikël që vazhdon me vullnetin e Krijuesit nga fillimi i jetës në këtë dynja, Pra çdo fëmijë lind, rritet dhe normalisht martohet dhe bëhet prind, Pse jo edhe Gjysh, stërgjysh dhe vazhdojne brezat pa fund deri në kijamet.
Pyetjes se sa kohë kanë kaluar që nga fillimi i jetës nuk e din asnjë njeri.
Por edhe sa do vazhdojnë këto cikle deri në kijamet askush nuk e din. Këtë përgjigje nuk e din jo vetëm asnjë njeri i zakonshëm por as “profetët”, me përjashtim vetëm të Krijuesit të kësaj bote përfshirë dhe njeriut.
Kur lind fëmija, siç thamë, të gjithë urojnë prindërit që e sollën në jetë, dhe ky urim është tepër normal që bëhet brez pas brezi për fëmijën, por po të shtrohet pyetja, nëse Krijuesi nuk do sillte njeriun e parë në jetë a do kishte vijueshmëri në krijimin e këtyre brezave pa fund?
Jo vetëm nuk do kishte vijueshmëri por njëherësh ky truall nuk do vlerësohej, se nuk do kishte qënie njerëzore që t’a vlerësonin, këtë mrekulli të botës. Në një situatë të tillë, del e qartë se nga e ka dhuratë jetën njeriu, por a vlerësohet sic duhet kjo dhuratë nga ata që e përjetojnë?
Jeton njeriu në këtë dynja por kur ndron jetë, shpirti i tij vazhdon më tej, kjo jetë është e shkurtër ndërsa e përtejshmja është pafund, a përjetohet ajo jetë mund të pyesë çdokush që i njeh vlerat e Krijuesit, për atë jetë, nën kujdesin e Krijuesit, nuk mund të diskutojë askush.
Por lind pyetja se sa gjatë do vazhdojë ajo jeta e shpirtit pas vdekjes?
Përgjigja e saktë është që atë situatë e din vetëm Krijuesi i dynjasë dhe ahiretit.
Pra jetëgjatësinë në këtë botë dhe në boten tjetër e di Krijuesi, por Ai na ka sinjalizuar me lajmin e mirë se bota tjetër është e përhershme.
Lum ai që bëhet gati siç duhet për ta gëzuar.
CIT AT FUTURE2TECH 2024
We were excited to participate in the FUTURE2TECH 2024 fair, organized by Iceberg Exhibitions, held on October 9-10. This trade show gathered top tech companies from Albania and the region, showcasing the latest innovations to thousands of visitors.
CIT proudly presented our range of academic programs and introduced our new Electronics and Robotics Laboratory. We also highlighted some of our most exciting initiatives in technology, science, and education.
The event featured professional conferences, keynote sessions, and expert-led discussions on emerging trends in the tech industry, creating an inspiring platform for learning and collaboration.
A special thank you to our staff who represented CIT at our booth, engaging with visitors and sharing information, and to everyone who visited us at the fair.